Planifikimi dhe zhvillimi i territorit në Shqipëri – Udhëzues për qytetarët

Page 15

a mund të marr unë pjesë në hartimin dhe vendimmarrjen për Planin e Përgjithshëm të Bashkisë/Komunës sime? PO, mund të merrni pjesë gjatë hartimit, duke qenë aktivë në të gjitha dëgjesat publike që do të organizojë Bashkia/Komuna. Ju nuk merrni pjesë në vendimmarrje, por para çdo vendimmarrjeje bëhet të paktën një seancë dëgjimi publik. Seancat njoftohen të paktën 30 ditë para se të merret vendimi, përmes Regjistrit, medias, dhe mjeteve të tjera të informimit. Gjatë kësaj periudhe ju si qytetarë keni akses në materialet e Planit dhe mund të bëni vërejtje apo propozime. Vërejtjet dhe propozimet tuaja i bashkëngjiten versionit të rishikuar të Planit, i cili botohet në Regjistër. Pra, ju mund të verifikoni nëse këto vërejtje dhe sugjerime janë marrë në konsideratë.

Ju mund të ndodheni në sallë ditën kur Këshilli i Bashkisë/Komunës do të vendosë për miratimin e PPV, për të dëgjuar. Që të garantoheni se PPV reflekton interesat tuaja, duhet të jeni pjesë gjatë hartimit, duke u informuar, dhënë komente, sugjerime dhe vërejtje dhe sipas nevojës duke lobuar në Bashki/Komunë për nevojat tuaja. 16


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.