Planifikimi dhe Zhvillimi i Territorit në Shqipëri – Manuali teknik 2012

Page 111

110

Manuali Teknik i Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit për vendimmarrësit, profesionistët dhe zhvilluesit

1. Hapi 1 dhe 2: Kryetari i bashkisë ose komunës dhe struktura përgjegjëse për planifikimin diskutojnë nëse është e nevojshme që të ndërmerret një Program TDZh-je. Nisur nga kufizimet e nenit 9 të VKM-së 502 (pika 3), ky diskutim bëhet në kuadër të hartimit të PPV-së ose rishikimit të tij. Hartimi i një Programi për TDZh-në kërkon studime të hollësishme dhe proces konsultimi. Në këtë këndvështrim është shumë më efiçiente dhe e saktë që TDZh-ja si program të hartohet si pjesë integrale e PPV-së, që gjithashtu kalon në një proces të gjerë konsultimi dhe përmban një seri analizash të hollësishme. Në këtë hap, vendimmarrja për TDZh-në është deri diku intuitive, dhe e bazuar në disa studime që janë duke u kryer në kuadër të PPV-së. Faktorë që mund të ndihmojnë në vendimmarrje janë: a. Njësia vendore ka edhe zona që duhen mbrojtur, edhe zona urbane ku ka presion zhvillimi, por densiteti i zhvillimit nuk është shumë i lartë – pra ka ende hapësirë për zhvillim ose rizhvillim. b. Ka një treg të fortë pasurisht të paluajtshme që kërkon të zgjerojë hapësirat territoriale për zhvillim dhe krijon presion të kërkesës. c. Ka nevojë për të siguruar strehim shtesë për banorë që jetojnë në ferma bujqësore. d. Mendohet se në 10 vitet e ardhshme do të ketë një rritje të madhe natyrore dhe/ose mekanike të popullsisë. e. Etj. 2. Hapi 3, 4 dhe 5: Nëse mendohet se ka kuptim të nisë hartimi i një Programi TDZh-je, atëherë Kryetari dhe struktura e planifikimit angazhohen në një seri hapash të tjerë (hapat vijues) që ndodhin paralelisht dhe si pjesë e studimit për ndërmarrjen e Programit të TDZhsë. Ky studim nuk qëndron veçmas PPV-së; përkundrazi është pjesë integrale e tij dhe në fakt përbëhet nga shumë komponentë që i vlejnë PPV-së në përgjithësi. 3. Hapat 6, 7, 8 dhe 9: Kur bëni studimin për TDZh-në, mund të ndërmerrni analiza të ndryshme që janë relevante për kontekstin tuaj dhe në kuadër të PPV-së. Gjithsesi, janë të paktën 4 aspekte që ju duhet t`i studioni në çdo rast dhe që kanë ndikim në rezultatin e Programit të TDZh-së. Aspektet renditen më poshtë (secili nga hapat), por kini parasysh se ato realizohen thuajse paralelisht. Në fillim realizohen në mënyrë të pavarur dhe më pas rishikohen mbi bazën e gjetjeve të secilit hap: f. Vlerësoni tregun e tokës dhe të ndërtimeve (hapi 6): Kjo analizë bëhet në bashkëpunim me ZRPP16 dhe me agjencitë e pasurive të paluajtshme. Ju duhet të kuptoni tendencat e tregut dhe të kuptoni se ku ka presion për zhvillim, dhe në veçanti për banesa (sipas nenit 10 të VKM-së 502). Në përgjithësi, nga praktika vihet re se një TDZh është e suksesshme kur zonat marrëse (të përdorimit banim) nuk janë të ngopura me ndërtime (pra treguesit e zhvillimit, p.sh., I, janë ende të ulët) dhe ka presion / kërkesë në treg për të ndërtuar në to. Kjo ndodh sepse meqë në një Program TDZh-je shiten dhe blihen të drejta zhvillimi (për të ndërtuar banesa), Programi funksionon vetëm nëse ka treg për 16. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.