Helmimi nga plumbi në fëmijëri

Page 35

Organizata Botërore e Shëndetitësisë

Kostot ekonomike të helmimit nga plumbi Kostot ekonomike të shoqëruara me ekspozimin ndaj plumbit në fëmijëri janë të rëndësishme (Landrigan et al., 2002). Është treguar se përfitimet ekonomike të ndërhyrjeve të suksesshme ndaj helmimit nga plumbi janë shumë të mëdha (Grosse et al., 2002; Gould, 2009). Këto përfitime tejkalojnë me tepri kostot e krijimit të një programi për ekzaminim, survejancë dhe parandalim të helmimit nga plumbi. Kostoja e helmimit nga plumbi në fëmijëri mund të ndahet në kosto direkte dhe indirekte. Kostoja direkte ose mjekësore përfshin kostot që shoqërohen me sigurimin e kujdesit mjekësor për fëmijët me helmim akut nga plumbi. Këto kosto mund të jenë të rëndësishme në një rast individual, por, në shumicën e vendeve nuk përfshijnë një pjesë të madhe të kostove totale ekonomike të helmimit nga plumbi, pasi sot në shumicën e vendeve helmimi akut nga plumbi është relativisht i rrallë. Kostot direkte të helmimit nga plumbi përfshijnë gjithashtu kostot e trajtimit të sëmundjeve kardiovaskulare te të rriturit që kanë zhvilluar hipertension pas ekspozimit ndaj plumbit. Kostot indirekte ose jomjekësore të helmimit nga plumbi në fëmijëri përshkruajnë barrën ekonomike që ai vendos mbi shoqërinë. Analiza e kostove indirekte të helmimit nga plumbi është fokusuar kryesisht në humbjen e inteligjencës që shkaktohet nga plumbi dhe nga pakësimi përgjatë gjithë jetës i produktivitetit ekonomik që rezulton nga kjo humbje inteligjence. Këto kosto nganjëherë referohen si kostot e mundësive të humbura. Duke përdorur një vlerësim konservator, ulja e inteligjencës që i atribuohet çdo 1 µg/dl rritje në nivelin e plumbit në gjak është 0.25 pikë IQ dhe pakësimi i prodhimtarisë ekonomike përgjatë jetës e shoqëruar me çdo pikë IQ të humbur është 2.4%. Kur ekspozimi ndaj plumbit është i përhapur në një shoqëri, humbja totale e inteligjencës (dhe, në këtë mënyrë, e prodhueshmërisë ekonomike) mund të jetë e rëndësishme (Salkever, 1995). Përfitimet që akoma duhet të llogariten lidhen me uljen e shkallës së krimeve, që shoqërohet me zvogëlimin e niveleve të plumbit në gjak si rrjedhojë e heqjes nga përdorimi i benzinës me plumb. Një analizë e kostove direkte mjekësore dhe atyre indirekte shoqërore të shoqëruara me helmimin nga plumbi në Shtetet e Bashkuara gjeti se këto kosto shkojnë në 43 miliard US$ çdo vit, madje edhe në nivelet aktuale relativisht të ulëta të ekspozimit ndaj plumbit në Shtetet e Bashkuara (Landrigan et al., 2002). Kostot indirekte shtesë për shkak të ndoshta nevojës në rritje për shërbime të posaçme edukuese, institucionalizim ose burgosje të njerëzve që kanë vuajtur helmimin nga plumbi në fëmijëri nuk ishin përfshirë në këtë llogaritje për shkak të mungesës së të dhënave të besueshme mbi frekuencën e këtyre ngjarjeve.

34


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.