KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Page 1


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

HAJREDIN BEJ CAKRANI

KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Redaktimi shkencor: Kastriot Bimo

Konsulenca gjuhësore: Zamira Sadiku Ballina: Kristina Bejko (Në foto Bektash e Hajredin bej Cakrani) Punimet në kompjuter: Felix Bimo, Rina Cakrani

©Copyright 2017 Të gjitha të drejtat të rezervuara të pasardhësit të autorit, Av. Kujtim Cakrani

ISBN 978-9928-254-00-9 2017

2


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Një ditë do shuhemi e do vdesim, po vatani duhet të rrojë, qoftë dhe t’u tregojë atyre që do vijnë prapa, se kush lëftoi e u vra për të, kush e deshi atë me shpyrt e kush u përpoq për t’a nxjerrë më dritë.

Hajredin bej Cakrani

HAJREDIN BEJ CAKRANI

1861-1942 3


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

PARATHËNIE

Libri i firmëtarit të Deklaratës së Pavarsisë Hajredin bej Cakrani me titull “Kujtimet e një firmëtari” është botimi më i ri që vjen tashmë në duart e lexuesve të apasionuar të ngjarjeve historike. Të shkruara nga një prej dëshmitarëve historikë të shumë ngjarjeve, si ajo e Pavarësisë por jo vetëm, ato vijnë për lexuesin në një mënyrë si nuk e kemi parë ndonjëherë. Hajredin bej Cakrani, një përfaqësues i denjë i aristokracisë shqiptare, nuk është thjesht një dëshmitar i ngjarjes më të rëndësishme të historisë 500-vjeçare të Shqipërisë, por si një pjesëmarrës aktiv në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe mëvetësisë nga Perandoria Otomane, ai përshkruan në mënyrë realiste përpjekjet e mëdha të të gjithë atyre që kërkonin një Shqipëri të lirë, të pavarur dhe natyrisht më të mirë. Si rrallëkush nga dyert e bejlerëve, Hajredin bej Cakrani kishte kuptuar se mëvetësia nuk ishte thjesht një çështje politike, por në radhë të parë edhe iluminimi i popullsisë së prapambetur shqiptare të kohës dhe dituria e brezit te ri. Së bashku me të vëllanë, një tjetër figurë mjaft interesante por ende pak e njohur, Bektash bej Cakranin, ata hapën një prej shkollave të para në shqip duke financuar jo vetëm për ngritjen e saj, por edhe për një sërë mësuesish. Në historiografinë tejet të varfër shqiptare të fillimshekullit të XX rrallëkush ka lënë dëshmi kaq të qarta, interesante dhe personale mbi përpjekjet që sollën Pavarësinë. Megjithatë, nga Kujtimet që duhet thënë se janë shkruar në një moshë të kaluar, vijnë një sërë këndvështrimesh, ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim për disa nga figurat kryesore shtetformuese shqiptare, sa origjinale aq edhe kritike, duke sjellë dimensione krejt të tjera për disa prej emrave më të njohur shqiptarë. I mprehtë, therës dhe shpesh me nje toskërishte plot ngjyra, Hajredin bej Cakrani jep versionin e rrallë të tij mbi disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të shekullit XIX si Lidhjen e Prizrenit, apo të periudhës së shekullit XX e atë të kryengritjeve të para e pas Pavarësisë. Ai si pjesmarrës spjegon në detaje arsyet e rënies së Qeverisë së Vlorës, periudhën e Princ Vidit, rrebelimin e HaxhiQamilistëve, Luftën e Parë Botërore, Kongresin e Lushnjës, Luftën e Vlorës, apo dhe ngritjen meteorike të Zogut. 4


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Kujtimet e Hajredin bej Cakranit duhen lexuar në kontekstin kohor dhe si një dëshmi autentike e përfaqësuesit të një familjeje të madhe aristokrate, opozitare qysh e Portës së Lartë dhe që ka kontribuar shumë për Shqipërine. I panjohur më parë dhe i lënë në harresë, me këto Kujtime të lëna në dorëshkrim duket se Hajredin bej Cakrani, një prej firmëtarëve më të spikatur të Pavarësisë, kërkon të flasë nga thellësia e viteve për të na kujtuar se historia jo gjithmonë shkruhet nga fitimtarët.

Auron TARE

Luftërat kondra Tanzimatit Këto që rrëfej e që kohë pas kohë hedh më kartë, ç’më kujtohen, se të drejtën u plaka. Pa për ndonjë gjë që s’më kujtohet pyes ndonjë nga tim vëllezër, që nga Sulo Beu e Sabri Beu1 e sidomos t’im vëlla Bektashin, atë më të voglin, që është shpuzë. Bektashit duhet t’ja thuash me terezi, se po e kuptoji që hedh më defter mejtime e ç’më kujtohen, për ato që kemi bërë, le të jem si jam, dhjetë vjeç e kusur më i madh ai, kur vjen puna për vatanë, atdhenë: -Hajredin Bej, do më thotë, ç’do të thuaç me këto gjëra, dhe si ngahera do thotë se puna për atdhe s’mbaron kurrë. Për ato që ke bërë e do bësh, sa të jesh e të jem i kemi borxh! Një ditë do shuhemi e do vdesim, po vatani duhet të rrojë, qoftë dhe t’u tregojë atyre që do vijnë prapa, se kush lëftoi e u vra për të, kush e deshi atë me shpyrt e kush u përpoq për t’a nxjerrë më dritë!2 Dhe vertet vatani, kështu i them unë kaq herë, është si ajo puna e Zotit, që mund t’a duash a jo, por po ja pate me të hedhur e me shejtanllëk, je i nëmur nga ai dhe atij mallkimi nuk i mbëshihesh dotë. Këtë e kam edhe nga im atë Kahreman Beu,3 kur ishte sa ç’jam unë sotë, na tregonte se si gjyshi, Veis Beu thosh kaq herë: -Me vatanin nukë ka shaka dhe s’ta ndërron njeri. Mund të t’a marrin, të 1 Autori

duke pasur njohje të drejtpërdrejtë me ta ose duke i pasur të afërm, shkruan si në një bashkbisedim me veten, duke përdorur vetëm titujt e fisnikërisë, karakteristikë e aristokracisë në Shqipërisë postosmane, gjë që e ka vënë në vështirësi redaktimin. Në rastin e mësipërm bëhet fjalë për Sulo bej Cakranin, Sabri bej Cakranin si dhe Bektash bej Cakranin, vëllezër të autorit. Kështu do të bëhet në vazhdim spjegimi i emërtimit të personazheve 2Kjo frazë është shkruar nga fundi i kujtimeve, por duke e parë si një mesazh, menduam ta zhvëndosim në fillim të tyre (shënim i red) 3Kahreman bej Cakrani ishte babai i autorit

5


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

t’a djegin, po turpi bie mbi të zotin e shtëpisë. I ndjeri Veis beu, thosh im atë, ishte burrë i shtruar e i mënçëm dhe fjalën ja dëgjonte një kaza4 e tërë, ama kur shalonte kalin, hingëllima e vringëllima e jataganit mbetej prapa. Të gjithë këto punë i bëhim për Shqipëri, se të vërtetën ja që ne na pruri vakti që të bëjmë ç’duhet e kur lipsej për të. Se që im gjysh Veis Beu5 dëftente kur hipi Ali Pasha më Janinë dhe e bëri Pashallëk, Dovleti6 nuk e shih me sy të mirë Ali Pashnë, po dhe atë që bëhej më Janinë. Sa herë që Perandorija Osmanllije ishte e pleksur e lëfton me mbretëri të tjera, ai e shtynte sinor’ 7 e Pashallëkut. Ai i vrau e i sakatoi të gjithë bejlertë që i sih si pengim, por ne cakranjotët na shih dy herë hasmë! Ne kishim që pa hyrë fare Tyrqia e ishim bërë vasalë të Sulltan Selimit të Dyjtë, me anë të dinastisë Murjusuf me titullin bej të bejve, nga një farë soji principate, në zotëronjës, apo si i thoshnë këtej nga frëngjtë, guvernatorë të kazasë së Mallakastrës. Ne e lëftuam tok më Pashallartë e Vlorajve, me Ismail e Ibrahim Pashë Vlornë e të tjerë, po Pashallëku që bëri ai e me atë që bënë Bushatllinjtë, s’u muartën vesh me njëri-jatrin për të bërë një Shqipëri e të dil mënjanë. Ndaj dhe j’a çuanë kokën më Ibret Tashè At Mejdan!8 Po kur Stambolli nxorri Hatti Sherif i Gjylhanesë, 9 Oxhaktë e Mëdhenj e panë se nuk i dilej duke lëftuar ata, ndaj thirrnë djem trima e të zotë që kishin lëftuar nën Tyrqi. Ata i bënë, qysh e thashë dhe letër mbretit të Grekërve, një gjermën, Othonit10dhe Veis Beu dëftente se i kishin thënë një llaf: -Kur ne shqipëtartë u ndihëm të 4Kaza

- organizim administrativ osman, ku përfshihej një krahinë e tërë ose pjesa më e madhe e saj, psh.Kazaja e Vlorës, Kazaja e Delvinës, etj. 5Veis bej Cakrani është gjyshi i autorit 6Dovleti - Perandoria Osmane (turq) 7Sinor-sinuar – kufij (turq) 8Ibret-tashetë janë disa lloj kamare që ndodheshin në këtë kohë në një nga sheshet e Stambollit, në At Mejdan, ku ekspozoheshin kokat e prera të kundërshtarëve të sulltanit 9 Hatti Sherif i Gjylhanes–Dekret Pallatit të Trëndafilave, (turq), reformë centralizuese e modernizuese e ndërmarrë nga Perandoria Osmane në vitet’30 shek.XIX, që mori emrin “Tanzimat” 10 Gjermani Otto von Wittelsbach (Othon), lindur në Salsburg (Austri) më 1.6.1815, djali i dytë i Ludwig I të Bavarisë të dinastisë Wittelsbach, u caktua në një Konferencë në Londër në maj 1832 si monark i Greqisë fare i ri, u konfirmua nga Ansambleja Kombëtare e Greqisë në gusht 1832, ndërsa ai vetë mbërriti në Greqi në 6.2.1833. Qëndroi në fronin e Greqisë deri më 23.10.1862.

6


HAJREDIN BEJ CAKRANI

dili mënjanë, nashti na ndihni ju me dyfeqe dhe të bëhemi tok, sa të dalmë mënjanë dhe nevej si juvej, pastaj nuk ngatërrohemi me ju më! Po që kur Moreja 11 u bë më vete dhe e ndihën aqë shumë shqipëtartë, se njëqind vjet12në do kishin ikur nga Dovleti, le të ishin orthodhoksë. Që nga Ali Pasha e këtej, herë ngrihu e herë bjerë, s’kish senë13të mos bëhej kryengritje. Kishin pajtuarë trima të zot si e thashë, nga shqipëtartë që lëftojin nën Tyrqi e që u dëgjohej llafi më tërë kazatë, pa dhe mbëlidhnin mijë a dhjetëmijë shpyrt për këtë punë. Jo se n’a ish hapurë mideja,14po që Ali Pasha me gjithë atë fuqi që pati, u llois aq shumë të dil jashtë Dovletit, sa i vrau e i shoi bejlertë, po qoftë ata shumë që e dojën Dovlenë e mbetnë Stambollit, nukë kishin bërë për këtë copë vënd asnjë gjë, pa le të kapardiseshin andej. Pa Moresë që i ndihën shqipëtartë, më dukej herë-herë se shihin qysh e bënë provë grekërit, që u derdhë e i ndihën, pa dhe lëftuan aty orthodhoksë e të tërë. Taboret e Tyrqisë bëhin ç‘tu desh qejfi, si për tebdil-hava15që qenë, pa kur mirrin zjarr pashallartë, që më të shumën ishin shqipëtarë, bëhin dhe si ato shakatë, një mexhite, një kokë firari!16 Oxhaqet t’onë ishin më hall të madh, se të keqen t’a bën i yti dhe le të ishin shqipëtartë vezirë a ministra, kondra këtij vëndi e bëhin harbutçe gjithënjë, ndaj të partë që futeshim më luftëra, ishim vetë dhe me flori e të gjitha, mall e gjë, mbajim kryengritjet që s’ja prisin njëra-jatrës. Kështu që për ne, sido që filluan të thoshin më Stamboll atë llafnë, “ha buknë e turkut e bën duvanë e kaurrit”, nga që vonë-vonë ata s’kishin ç’bëhin më. 11 Emri

turk i Greqisë. e përdorur nga autori, përtë treguar shkallën absolute të sigurisë së mendimit të tij, gjë që lexuesi do t’a hasi shumë shpesh. 13Senè - vit (turq). 14Këtu - oreksi ( stomaku - turq), pra të ndiqnim shëmbullin e të tjerëve, për të dalë nga Perandoria Osmane. 15Tebdil-hava- ndërrim klime, turq 16 “Ismail Pasha, udhëheqësi ushtarak i fshehur në kalanë e Gjirokastrës, kish njoftuar ushtarët e tij që për ç’do kokë kryengritësi që do t’i sillnin, do të shpërbleheshin me nga një flori. Ushtarët e Ismail Pashës dilnin nga kalaja në skuadra të vogla, vrisnin bujqit që gjenin në fushë dhe kokat e tyre ja sillnin pashait për koka kryengritësish. Për të evituar këtë masakër barbare, Zenel Gjoleka, Çelo Picari dhe Hodo Ali Nivica, vëndosën në ç’do hendek nga dy luftëtarë, njëri mbushte armët, tjetri qëllonte kalorësit, kështu që turqit humbën përmbi 100 kalorës dhe u arrit të evitohej masakra” (Studime historike shek XIX, Trima të kryengritjeve pop. Mexhit Kokalari f. 41, 1978) 12 Shprehje

7


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Nga një anë të Mëdhenjtë,17nga ana tjatër grekërit, po dhe nevej, j’a bëmë sterrë Dovletit dhe ata ndaj i lanë grekërit më Morè të bëheshin më vete. Ne n’a kish shkuar e po aty n’a vate sagllam nëpër mënd, që mejtimi të bëheshim si grekër,18sa vin’ e po n’a rrij mbi kokë si rè. Jo vetëm Mallakastrat, e Sipërme dhe e Poshtëme, po u ç’kulnë nga Delvina, nga Tepelena, Vlora, Kurveleshi e plot që nuk molloisen, të gjithë nga këta u sosnë më një kuvënd, që e thirri Ismail Pashë Vlora me Iljas Benë,19pa Shahin Bej Delvina ish marrë vesh që më përpara me grekër më Korfus.20 Frëngjtë21ishin bërë me grekër dhe të parnë gjë Serasqeri dërgoi kartë, o burra nizamë, se u sosnë grekër e francestë! Këta kishin bërë kuvëndë më këtë lidhje, rrëfente Veis Beu dhe xhevapnë j’a këthyen Serasqerit22se vëndë e ruajin vetë të zotë.23Kuvëndi s’ja priste kuvëndit e u mbëluadh përsi24në Berat, po nizamë25Tyrqia për të luftuar grekër, nuk muarr asnjë dhe oxhaqet t’onë po i dëftenin Dovletit jo sot, po qëkurë që nuk jemi më një mëndje asnjëherë. Se më vënd t’onë ka zot e nevej që n’a rëndonte më kurriz, do ndiheshim për të gjallë, se për ca të tjerë qindra vjet 17Bëhet

fjalë për fuqitë e mëdha të krishtera të Europës, që ndihmuan Greqinë në pavarësinë e saj 18Idea për një shtet të pavarur sipas modelit grek, në këto momemte kur Greqia e ligjëroi pavarsinë e saj, ku kontribuam dhe ne, paraqitej në plan të parë të klasës feudale opozitare të Stambollit, gjë që e tronditi vetë Sulltan Mahmud II ku shprehetj: “..Është krejt e ditur se këta shqiptarët nuk kanë asnjë lidhje me dinin dhe me fenë islame.. Me të drejtë futja në binarë e kësaj Shqipërie ka një rëndësi të domosdoshme, por sa para bën, tani për tani nuk është koha” (Basbakanlik Arsivi, Instanbul, Fondi Hatt-i Humayun Defter Nr. 1, 3, 12, 24-31, vesika 21513-1, më tej BAI) 19Emri i vërtetë i Zylyftar Podës është Iljaz Poda, biri i Hysenj Podës, ish-adjutant i Ali pashë Tepelenës me titull “Silahdar”(mbajtës i armëve) 20 Kjo marrveshje mossulmimi është arritur mes kreut të kryengritjes Shahin Delvina dhe qeverisë së kryeministrit grek Kapodistrias 21Këtu - francezët, përdoret edhe francestë 22Serasqer - titull administrativo-ushtarak perandorak, që ish caktuar nga oborri në krye të një pjesë të caktuar të Perandorisë 23 Thirrjes së Serasqerit të Rumelisë Mehmet Reshit pashës se “Shqipëria rrezikohej nga kryengritësit grekë të kryeministrit Kapodistrias dhe nga qafirët francezë”, kuvendi, me feudalët opozitarë të Portës së Lartë i përgjigjet atij “Përgjigjemi ne po të vijnë gjaurët (forcat greke dhe franceze), (BAI, Fondi Hatt-i Humayun Defter Nr. 1, 2, 12, vesika 21554, dt. 1830) 24Përsizaj-përsi - përsëri, (përdoret shpesh nga autori) 25Nizam - ushtar (turq)

8


HAJREDIN BEJ CAKRANI

kështu do ishim, se mirë jemi. Po halli t’onë për vatanë zgjoi të tërë dhe njerst e mileti i tërë u erdh’ mëndë dhe erdhën prapa nevej e kondra Tyrqisë atças, 26 më një kohë që mund të ikje me kokë në torbë. Ismail Pashë Vlornë e kemi pasur mik për kokë dhe ishim pështeturë te njëri-jatri qëkurë Ali Pasha kërkon që të vrit’ të gjithë bejlertë e të jetë vetë i madh, po vrit këtë e vrit atë, harroi që një ditë mortja iu këthye atij vetë. Po më anët t’onë e Berat nuk çau dotë, kështu që Stambolli nuk flinte dhe Ismail Pashës i punuan një pusi,27po hollë dhe e folnë më Janinë, te Serasqeri. E thanë dhe e bënë, si do që Ismail Pasha kish marrë një taborr28me ata që e ruajin, gjysmit i la jashtë e gjysmit i muarr me vete, po këtu ngjau hataja. Ata kishin mbëshehur nëpër oda qysh më para mizëri ushtërije dhe u vranë e u prenë nëpër oda, sa dhanë të tërë xhanë. Gjysma tjatër që prit përjashta kur panë gjaknë që ikën shkallarëve, u bë të derdhej dhe kjo, po hataja ishte bërë. Kjo i ndezi të tërë dhe një të mbëledhur mileti dhe iu vërvitnë kalave, pa i përzunë dhe ata taborrë të hyqymetit.29 Kështu si e panë që nuk mirr’ dotë asnjë nizamë për të lëftuar grekër, se iu sosnë dhe të tyret,30e lanë Morenë më vete dhe vetë grekërit kur mbetnë pa rrezik e s’kishin kë vrisin më, vranë vezir’ të tyrejn,31 një princ që u mor vesh me Shahin Benë.32 Po nevej ishim ata që të vrisim në luftërat që bëhim me a për t’a mote përpara, 33po që n’a morën më qafë më prapa e që nuk mbaruanë ndonjë herë. Stambolli nuk i la rehat shqipëtartë më dhè të tyrej dhe filloi me pusi 26Atças

- atë çast,(përdoret shpesh nga autori) Pusi- pritë, kurth, grackë. Vrasja e bujshme e Ismail pashë Vlorës në një kurth të tillë, pasi e thirrën në sarajet e Serasqerit në Janinë dhe atje e vranë tradhëtisht, shkëputi të vetmet lidhje të klasës feudale, tashmë opozitare, me pushtetin e Portës së Lartë 28Taborr - njësi ushtarake osmane, këtu - kish marrë me vete mjaft njerëz 29Hyqymeti - qeveria (turq) 30Përbërja e Perandorisë Osmane ndahej në latinë, ortodoksë e turq, kështu që shqiptarët, për shkak të fesë islame i konsideronin turq, pra të tyre 31Bëhet fjalë për Jan Kapodistrias, të parin udhëheqës pas Pavarësisë së Greqisë, që vritet po prej grekëve 32Bëhet fjalë për Shahin bej Delvinën, autorin e marrëveshjes së mossulmimit me grekët e Jan Kapodistrias. 33 Bëhet fjalë për ndihmën që dhanë e luftrat që bënë shqiptarë e arvanitas, pë pavarësinë e Greqisë 27

9


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

t’i vrit të tërë, këta të partë. Këtë gjë që e kishte filluarë qëkurë, ku më Manastir 34 që muar rrëketë e gjakut dynjanë e ku më të tjera vënde e qe hata shkuar hatasë se Dovleti duaj se s’bën kokën që të trëmbin të tjertë, si bëri me Ali Pashnë vetë. Po nashti kryengritjet vijin litar e nuk pushojin dotë më. Taborrët osmanë njëri vinte e i kërkonte me hanxhar e pallë, tjatri me lira flori që t’i dëftejnë shqipëtartë, se me tradhëtira i zijin a i vrisin dhe taborri tjatër më prapa i nxirrte nga varri, me që nukë i besohej!35 Më një nga këto motekëtavanë gjër më Berat dhe kalanë muaj të tërë e rrethosën, nga shëndreu pastaj e muartën, ku u vranë e u prenë me palla dhe i thanë Tyrqisë se i qeverisim vetë kazatë. Kjo qe e padëgjuar dhe Stambolli që s’e prit, u shtrëngua të n’a lërë gjith’ atë farë kazaje, gjithë Jugën thuaj.36 Po Dovleti nuk flinte dhe si nuk i mori dot me të lëftuar, u mbushi mëndjen dhe shqipëtartë që ishin vënë aty,37e dorëzuan pa një pa dy kalanë më Berat. Kështu pa dalë dimri të gjithë me Tafil Buznë, Çelo Picarnë iu sosnë kalasë përsi, po taborrtë kishin dalë përjashta, se më kala ishin plotë. Nuk kish llafe “..edhe mbas gjashtë muajve dukej gjaku i këtyre trimave shqipëtarë në hipodromin “Anllar yni” (Johan George von Hahn, “Albaneische Studien” Wien 1853, fq. 102). Në një raport që Veziri i Madh i drejtonte Portës së Lartë 23.9.1830, mbi vrasjen e krerëve Asllan Kuca dhe Veliko Jaçe dhe gjithë masakrës famëkeqe të Manastirit detyrohej të pohonte; “..Sikurse e kam thënë dhe herë të tjera, ky popull i mallkuar nuk mund të krahasohet në burrëri dhe trimëri me asnjë popull tjetër... Futja e tyre nën zap dhe nën nizam është konsideruar nga të gjithë si një çështje jo vetëm e vështirë, por dhe e pamundur” (BAI, Fondi Hatt-i Humayun Defter Nr. 1, 2, 12, vesika 521518, dt. 23.9.1830) 35 Me sa duket bëhet fjalë për Cane Myftarin nga Smokthinës e Vlorës, të cilin Perandoria Osmane pas pamundësisë për t’a kapur, sajoi një kurth ku duhet të shkonte në Stamboll në një takim me Sulltam Mahmudin dhe ku dihet në Vlorë pas helmimit me tradhëti, e nxorrën nga varri për t’u siguruar, ngjarje që bëri jehonë në atë kohë: “Te xhamia, te pazari / Është shtrir’ Cane Myftari, Vjen halldup shallvare brani / Nuk besonte qeratai, E nxorri Canen nga varri..” (Stud. historike shek XIX, M.Kokalari, fq.105, vepër e cituar) ; 36 Kryengritja dhe marrja e Beratit kurorëzohet në mënyrë të padëgjuar me vetqeverisjen e nëntë krahinave kryengritëse ku: “Sipas marrveshjes, administrata osmane u tërhoq nga këto nëntë krahina shqiptare kryengritëse dhe vëndin e saj e zunë përfaqësues të zgjedhur nga popullsia e Skraparit, Dëshnicës, Tepelenës, Mallakastrës së Sipërme dhe të Poshtme, Vlorës, Tomorricës, Vërça e Sulova..” (BAI, Fondi Hatt-i Humayun Defter Nr. 1, 2, 12, vesika 21695-A) 37Bëhet fjalë për ruajtësit shqiptarë të kështjellave. 34

10


HAJREDIN BEJ CAKRANI

këjo punë, o do bëheshe me kryengritjen, o me Daut Pashnë që i bij’ taborrët dallgë-dallgë. Më krah t’onë plasi tjatër kryengritje38dhe Veis Beu si gjithënjë s’bëhet llaf, i parë më sofrë, pa më ballë vunë Alush Frakullnë dhe i fshinë të tëra çifligjet sulltanie. 39 Pa bënë ushtëri mizëri, po Stambolli këtë radhë bëri sikur nuk ish i zot e nuk i vë dot më zap. Pa turp fare u kërkoi duke u dëftyer Mbretërive të Evropit që nuk j’a dilte dot, pa njëqind vjet u thosh jo me anë më anë po ashiqare,40se ata siç i kishin zët, të mos i qasën më ato anë të tyret njerst t’onë, kur t’i shtypën këta kryengritjet.41 Pa dhe këtyre t’u dil’ borxhit, se jo shaka që nukë bëhet me Stambollnë, po dhe të n’a ulnë hundën, se me të ngriturë krye nuk j’a dilni dotë! Po këjo kryengritje e tundi, se Shkodriantë j’a bënë fora duke i therurë në mes të kasabasë nizamët e Hafiz Pashsë dhe sikur po bëheshim më një mëndje u duk.42 Stambolli bëri sikur u bë pishmënd dhe tha që nuk i duheshin më nizamë, vetëm kush do që të vëjë vetë, po kush ikëte nga ushtërija që kishin bërë këta?! Ndaj hyqymeti j’a hodhi fajnë Valiut dhe ai me që s’kish nga j’a mbante, bëri ujdi përsizaj që të qeverisen kazatë nga shqipëtartë, po të mos i ngasën taborrët këta 38 Kryengritja

e Alush Frakullës kishte si udhëheqje për veprim parrullën: “Të mbrojmë të drejtat e popullit, të fakirëve dhe fukarenjve” (BAI, po aty, vesika 21466) 39Për shpërthimin e kryengritjes së Alush Frakullës thuhet: “Ata sulmuan çifligjet shtetërore dhe i shpallën prona të tyre” (BAI, po aty, vesika 21498, Letër e Valiut të Rumelisë, dt. 25.5.1835) 40Ashiqare - hapur, në mënyrë të deklaruar (turq). 41 “Duke u gjëndur përpara kryengritjeve shqiptare, Porta e Lartë detyrohet t’i kërkojë ndihmë Fuqive të Mëdha. Në përgjigje të kësaj kërkese, shtetet e mëdha europiane i premtuan sulltanit se do të mblidheshin për të biseduar kërkesën turke” (BAI, po aty, vesika 22004 A, dt. 14.1835), shiko “(Stud. historike shek XIX, M.K.vepër e cituar) Princi Klemens von Metternich, Ministër i Punëve të Jashtme të Austrisë në letrën e tij shprehet:”Austria dëshiron rregull e qetësi në Perandorinë Osmane..” dhe pasi dënon veprimtarinë kryengritëse shqiptare shton se ; “Për këtë gjë ka njoftuar edhe ministrin anglez të punëve të jashtme..” BAI, po aty, vesika 46898, gjë që vërteton fare qartë se politikat europiane të mos shpërbërjes së P.Osmane, janë gati të dënojnë çdo kryengritje të zhvilluar aty e që cënojnë strukturën e saj. 42 “Vetëm në Shqipëri nuk mund të quhet gjëndje e qetë, sepse shumica e popullit shqiptar kanë vënë vulat në një “Besëlidhje”. Megjithëse nuk dalin fort në shesh, po nxisin elementin mëndjelehtë.. Nxjerrin fesate. Në këtë varg na del tashti Alush Frakulla në rrethet e Beratit..Duke marrë parasysh dhe ngjarjet e tilla të Shkodrës, afirmohet se populli i Toskërisë është i bashkuar me atë të Gegërisë” (BAI, po aty, vesika 21466)

11


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

e këta taborrët dhe më hataja për ta ish të mos u ngasën dyfeqet shqipëtarëvet, pa dhe ata që bënë kryengritje, të falen. Këta krerë u mbëluadh më Kala të Beratit dhe vunë përsi shqiptartë të qeverisën më të gjithë kazatë, tetë a nëndë me të gjitha tertipet, 43 si e kanë zakonë e qysh e kanë pasurë. Po dhe më luftëra nuk do kenë halldupë mbi kokë, po nën shqipëtartë e këtë hërë thosh im gjysh, muarrmë frymë vërtet. Me këtë dackë Stambolli po rrinte mbi gjëmba, po fundja, thosh Veis Beu, këtë herë i thamë që bëjmë dhe pa të, pa le t’u thotë dhe mbretërive, se ne ishim më vënd’ t’onë e s’ja kishim për bereqavers44 njeriu. Si nuk j’a doli me të lëftuar, i muarr me terezi si për t’i vënë o më krye të ushtërisë, o i futi më ndonjë një pusi shqipëtartë. Duke i hequr një nga një e bënë kërdinë më Kaza të Vlorës, pa dhe këtej nga ne dhe i hoqnë qafe të shumët, ata që lëftojin dhe i prishin punë. Si shkuan ca kohë, se ç’kishin vajtur më Stamboll ca djemuri nga mbretëritë e Evropit. Si s’kishin bërë hair andej nga erdhë, i thanë Sulltanit se kështu si e ke Dovlenë akoma dhe njëqind vitra të tjerë më shiltè 45 këmbëkryq do të rrihi, ndaj ngrihi më këmbë si gjithë dynjaja, se jeni më humbje! Këto e çudinë më fillim, po kur foli të tërë oborrnë dhe dëgjoi se duhet tjatër mëndje si e ka Evropi, Sulltani se bëri dy e i futi më ushtëri këta e ku nuk i çoi më ç’do vënd. S’do mënd i këmbyen ëmër e llagap46e filluanë me qitape e defterë47që kishin prurë andej,48dihet. Edhe këjo punë n’a duhej dhe të n’a varroste fare qysh ngjau më prapa. Se si do që ishte puna, një e dy dhe e përpiqin kokënë tek nevej, në daç për të mbëledhurë nizamë, në daç për të dhjetën, xhelepnë e ku e di unë se çfarë, që të vërtetën i bëhim si i bëhim, po i bëhim vetë ne! 43Këtu

- e njohur zyrtarsht, e organizuar - t’ua dimë për nder 45Shilte ose shiltè (turq) - shtrojë ku uleshin njerëzt në dysheme, sipas mënyrës orientale 46Llagap - mbiemër 47Qitap - libër, defter - fletore (turq). Këtu - sollën teorikisht atë që do të zbatonin si reformë 48Në Perandorinë Osmane erdhën të huaj nga kombësitë të ndryshme, kryesisht gjermanë që kishin mbaruar shkollat ushtarake, por dhe ato civile, dhe i ofruan Sulltanit një rrugë të re reformash europiane, për ripërtëritjen e Perandorisë së mplakur. Këto mënyra krejt të ndryshme nga ato të organizimit të atëhershëm e deri tek ato të deritashmet duhet thënë se i kanë dhënë deri diku, një ngjyrim perëndimor europian. 44Këtu

12


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Nashti oxhaqet t’onë po tundeshin që kur Tyrqia e ndriti me ato reforma që do i bënte si ata të Evropit. Asnjë nukë donte të besonte se ai Dovlet po vinte më krye ca njers që bëhin provë, mirë a keq e ne këtu ishte e thënë më vënd t’onë t’u rrijim lepe peqe të tjerëve. S’kish nga e zirje këtë punë, dhanë e muartën po kjo nakatoste49e fuste më valle tërë milenë që u ç’koqitnë nëpër kuvënde, se kështu si po ngjiste e muarr perrupia atças punën e këtë copë vënd. Nga nizamë që i duhesh Tyrqisë e që do të vejin vetë kush duaj e bënë që do i mirrin me se s’bën hyqymeti dhe dihet më Yemen do t’a mbahin frymën. Kështu u ndes mileti se më sagllam ishte ajo që u ikën dhe ato lira nga duartë, me këtë “Nizami xhedid”.50 U ndes një zjarr nëpër milet që nuk e kish bërë njeri hesap, pa po u bë hazër kryengritja dhe dihetë që do dilin këta që do bijin nga vakti të partë më krye, po inatnë me Dovlet e kishin më të madh ata që ishin më krye të kazave e që j’u tha Stambolli të ujdisën vetë vëndë. U la që do të vijin nga ishin e nga s’ishin të tërë ata që ishin trima dhe të partë nëpër luftërat e Tyrqisë dhe më këtë punë i kishe shqipëtartë me taborrë. Dyfeqe dihetë që kish prurë hyqymeti e nashti i dijim ku ishin, se të drejtën i qan syri shqipëtarit për to. Njers të mbëledhurë për këtë punë, fshatëra e kaza të tëra hazër u bënë, po n’a hante lloia sa gjatë do vente këjo punë e sidomos qysh do i vente filli, se gjërat kishin luajturë që lartë.51 Ne po s’luajim nga t’ona dhe Stambolli vuri më krye të ushtërisë osmanllije në më të shumën, po shqipëtarë e më krah të Mallakastrës e në Berat ishin dihetë, pashallartë Vrionas më krah të tijë. Kur i bën të tëra për vatanë tënd, nuk të dhimbet asgjë se e dij’ që vure një gur atje ku ke këmbët, po këto që do ngjisnin pak n’a i preu fiqiri. Këjo reformë e Hatti Gjylhanesë kish ndërmënd t’a bënte Tyrqinë si mbretëritë e Evropit dhe te ne shqipëtartë që vetëm nizamë i kishim dhënë asaj sa s’thuhet, do vijin këtu e të na urdhërojin të tjertë, thua se nuk u vramë e u premë njëndizë për këto kur kërkuam të ishim më krye të nëntë kazave. E kishim dëgjuar nëpër frëngj ç’kish ngjarë 49Këtu

– përzihen, konfliktohen Xhedid- reforma ushtarake që bëri të mundur shërbimin e detyrueshëm ushtaraktë popullsisëmë 1847, deri atëherë mercenar e afatgjatë, por me dëshirë dhe pagesë. 51Nga këto reforma centralizuese të Portës së Lartë, gotitej pushteti i deritashëm i klasës feudale vëndase, si dhe drejtërdrejt masa e popullit që vihej nën shërbimin e detyrueshëm ushtarak. 50Nizami

13


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

thosh Kareman Beu, po të prishej nga mëndë Dovleti e të bëjë provë më kurriz të tijë, pa dhe t’onënnuk kish anë e udhë. Ndaj i kish thënë i jati Veis Beu, po ka për t’u bërë hataja e është shkruar të vidhisemi, se kjo është si të të marrën shpyrtin së gjalli, do vdesëm duke lëftuar!52 Ato që ai i kish kupëtuarë e që ngjasën Stambollit, nuk i shkojin nëpër mënd njeriu, po nuk duhet shumë mënd e sidomos vitra, se u sosnë sejmentë e hyqymetit për të bërë Dovletin allafrënga, po desh Perëndia e nisnë së prapthi. Si gjithnjë të partë duheshin nizamë e këjo n’a ngriti më këmbë se nukë ish shuar utrima e kryengritjes së shkuar, po puna vinte allasoj ndaj nevej nuk n’a mbante vëndi. Më krye nashti duheshin të lëftojin një herë ata që Tyrqia i njihte mirë, se kishin lëftuar për të gjer në humbje të zezë,53të besës e të mos e vijin vatanin në pazar. Tjatra nëpër milet e kishin ujdisurë aqë mirë të mbëlidhen mijë a dhjetëra mijë shpyrt ushtëri, se vetëm këtë nuk e duron shqipëtari, 54 t’a shkelën me këmbë! Po ku i rrihej Veis Beut jashtë kryengritjes dhe si bëri kuvëndë i bëri hazër njerst dhe me sot e me nesër prit’ haberin si e kishin lënë e nukë mund dotërester dans les coulisses. 55 Për Mallakastrën ishte Rrapush Agai 56 e si nukë ishin marrë vesh me 52“Në

maj të vitit 1847 plasi kryengritja në Shqipërinë e Jugut, që po ziente prej kohësh, më e guximshmja dhe më e rrezikshmja nga çdo kryengritje tjetër që nxori ky vënd. Pothuaj të gjithë shqiptarët pa përjashtim, të pakënaqur nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak dhe nga taksat e rënda, erdhën në marrëveshje dhe u betuan që, me një kundërshtim të fortë dhe të përgjithshëm, të detyrojmë qeverinë turke të ndalojë zbatimin e reformave të reja dmth. Tanzimatin” (Panajot Aravantinoi, “Hronografia tis Ipiru”(1822-1852) Athinë, 1856, libri 6, paragr. 75-76). 53Shprehje popullore për të treguar skajet më largëta të Perandorisë Osmane, ku shqiptarët kryenin shërbimin ushtarak në brigjet e detit Arabik e oqeanit Indian. 54“Në të kaluarën, në krye të lëvizjes popullore në Shqipëri, viheshin njerëz nga familje të dëgjuara, por këtë herë ndodhi diçka e çuditshme. U arrit nga të gjithë marrveshja që udhëheqjen e kryengritjes të mos e merrnin njerëz të njohur e pa përvojë lufte, por ta merrnin ata me përvojë lufte edhe pse mund të mos ishin njerëz të dëgjuar” (Revista “O neos kuvaras” Athinë, 1966, fq. 164-165), cituar tek “(Stud. historike shek XIX, M.Kokalari, fq.121, vepër e cituar): “Parësia dhe disa shqiptarë me rëndësi janë në marrveshje me kryengritësit e vegjël shqiptarë dhe të një mendimi me ata.. por askush prej tyre nuk u ngrit për t’u vënë në krye si udhëheqës..Familjet e para u mënjanuan në marrjen e udhëheqjes, por sido që të ketë qënë gjëndja vëndimi i tyre.. i shërben interesit të përgjithshëm” (po aty, raport nr.2603/295 i nënkonsullit grek të Janinës, Klerinxis qeverisë së tij). 55Të qëndronte pas skene (frëngj) 56Rrapush aga Kamdibashi, emri i Rrapo Hekalit, udhëheqësi luftarak i kazasë së Mallakastrës.

14


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Hysenj Pashnë57për nizamë, Pashai i’u ishte hakërryer se jo djemtë ua marr nizamë atças, po mallakastriotëve do t’u marrë nizamë dhe çupat!58 Nga kjo që ngjau kaqë duhej dhe vjen me njeri haberi për Veis Benë të piqeshin më Sinjë e atças aty u mbëluadhnë me Zenjeltë Greshicjotë, me Shaban Benë nga Peshtani, Orhan Bardhajtë nga Fratari e plotë, pa ishin sosur dhe nga Kaza e Vlorës me Beqir Velo Aganë nga Kanina, Dervish Ali Dukatnë e plotë që kishin më krye Tartar Memush Smokthinën e Hadër Sulo Kaninë me gjithë njers. E thanë, e bënë, radhitën dhe ujdisën e bënë hazër njerst për luftë, po Veis Beun s’e mbante vëndi. Ai desh u vra me ushtrinë osmanllije që u derdh në Mallakastër më këtë luftën që i bënë oxhaqet t’onë Tyrqisë. Veis Beu thosh im atë, haej dhëmbë për dhëmbë për istikamin59më të lig me Rrapush Aganë, Shaban Benë e të tjerë burra Mallakastriotë që lëftuan, sa që varret janë dhe sot atje pa le këngët që ngriti mileti. Me kapedanët e tjerë lebër ata u vranë e u thernë që më Greshicë 60 e gjer në Berat 61 ku u bihin gjylet si breshër.62 57Bëhet

fjalë për kajmekamin e Beratit, Hysen pashë Vrioni, në shërbim të Portës së Lartë. Në një dokument të shkruar nga një konsull i huaj më 6 gusht 1847 në Janinë thuhet: “Dhuna dhe keqpërdorimet e familjes së fuqishme të Vrionasve, janë ndoshta shkaku kryesor i kryengritjes së tanishme” (L.Mile, “Një dokument mbi kryengritjet e vitit 1847”, studime historike, 1968) 58“..pas rezistencës së madhe që gjeti tek krerët e Mallakastrës..Hysen Pashë Vrioni i tërbuar nga inati i kërcënoi mallakastriotët me në krye Rrapo Hekalin..se do të rekrutonte në krahinën e tyre, jo vetëm djemtë, por edhe vajzat!! Luftëtari Rrapo Hekali, në këtë kohë shkoi në Sinjë të Mallakastrës dhe organizoi një mbledhje të shpejtë me krerë të thirrur nga Krahina e Mallakastrës. Aty erdhën Zeqo Xhafo Karbunara, Orhan Bardhanji nga Bardhaj i Fratarit, Shaban Peshtani, Zenel Xhafo nga Aranitasi, Veiz Cakrani, Sulo e Muço Zeneli nga Greshica, Lulo Duranji dhe Yzeir Mahmuti nga Kalenja, Luman Elmazi nga Drizari, Sulejman Çelo Toçi, etj. si dhe nga kazaja e Vlorës Beqir Velo e Hadër Sulo Kanina, Dervish Aliu dhe Elmaz Rodaku nga Dukati, Kamber Delo Tragjasi, Haxhi Hoxha, Tartar Memushi e Dule Zoto nga Smokthina, Imer Kudhësi etj” (Stud. historike shek XIX, M.Kokalari, fq.130, vepër e cituar) 59 Istikam- llogore, turq, këtu: llogoren më të vështirë 60 Beteja e Greshicës në kodrën e Ferobeajt ishte e para ku gjatë tre ditëve mbetën të vrarë vetëm nga detashmenti vlonjat 60 luftëtarë nga Smokthina “Edhe sot dihen në Greshicë varret e këtyre trimave; Moj Greshica maja-maja / Për tri ditë u bë hataja.. O ju gratë e greshicjote / Qani djemt e smokthinjote..” (Stud. historike shek XIX, M.Kokalari, fq.132, vepër e cituar) 61 Qartë e transmetohet beteja për kalanë e Beratit gdhendur nga populli në këngë;

15


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Ata bënë një kartë në Picar më Kurvelesh e ia dërguan mbretit të Greqisë63, një gjermën që duket u trëmb64 dhe nuk i ndihu. Të partë Tragjas e Dukati shumë / Dil o Kanina me vulë, Kaza e Vlorës fortunë / Asnjë nuk e lojti gurë.. (Stud. historike shek XIX, M.Kokalari, fq.134, vepër e cituar) 62Deri në ditët tona ka mbritur kënga: Në sabah pa zbardhur mirë / Vinin gjyletë zinxhirë, Veis Be ç’e bëre mirë / Ndeze dyfek n’mugullirë.. 63 Letra dërguar mbretit Otto von Wittelsbach (Othon) të Greqisë, që mban datën 15 gusht 1847, shfaqet mjaft komplekse në kërkesa përpiluar me sa duket nga klasa feudale opozitare e Portës së Lartë, tejet diplomatike me tërheqje nga Perandoria, kërkesa të pahasura si ajo për një shtet të përbashkët përkohësisht larg represionit osman, po aq edhe ushtarake, vizion që pak mund të mendohet për nënshkruesit si shtresë tjetër, por luftarake, (me përjashtime nga Kaza e Vlorës). Megjithatë për të përligjur mendimin e tyre në plan të parë i kërkohet mbretit Othon në mënyrë urgjente ndihmë materiale, pasi kryengritjen mund ta përballonin vetë me trupa, duke e vënë përpara një lloj “detyrimi” atë ndaj shqiptarëve për ndihmën e jashtzakonshme që ata i dhanë Pavarsisë së Greqisë. “Letra është firmosur nga 89 krerë të kryengritjes, dëguar në Athinë nga Stefan Çali nga Qeparoi i Himarës; Kazaja e Delvinës; Zenel Gjoleka, Xhelil aga (Çelo Picari), Sejko Bilushi, Avdul bej Koka, Muharrem Behluli, Lulo Çapari, Muhamet Abazi, Muho Pronjo, Zahir Pronjo, Osman Kuci, Muhamet Selmani, Aliko Hodo, Xhate Selfo, Latif Elmazi, Mane Beqiri, Demçe Picari, Hodo Nivica, Sulo Çobo, Labë Duka, Sadik Bolena, Dervish Kallarati, Lame Petani, Sinan Malo, Mustafa Ibrahimi, Kapo Myftari, Lame Huso, Mustafa Bedo, Myftar Pina, Sheh Duro, Elmaz Çobo, Xhafer Demi, Ahmet Dino (32 krerë) Kazaja e Vlorës; Beqir Velo Kanina, Hadër Sulo Kanina, Mustafa Bimo Kanina, Sadik Armeni, Muhamet Muço, Ismail Mekati, Zeqo Xhafo Karbunara, Pasho Selman Koculi, Haxhi Tahir Mavrova, Dalip Çelo Mavrova, Selim aga Vlora, Meçan aga Vlora, Fejzo bej, Lato Kanina, Myrto Nelo Lopësi, Xhaxha Martallozi, Abedin Sheshi, Sadedin Vasjari, Ahmet aga Vasjari, Mehmet Qolasi, Osman Rrapo Fratari, Beqir Braçani, Lulo Abazi, Zenel Hodo, Ibrahim Qibro, Lilo Qëndro, Mete Çobo, Talo Habili, Sinan Dervishi, Hito Daut Mavrova, Zibo Keshti, Mehmet Drashovica, Ymer Ali Kudhësi, Mustafa Bega, Bega Ismail, Dervish Ali Dukati, Metan Ali Dukati, Kamber Delo Tragjasi, Mahmud Hoxha, Dule Zoto, Bajram Muço, Selam Hasani, Haxhi Hoxhë Smokthina (45 krerë) Të dy Mallakastrat; Rrapush aga Kamdibashi (Rrapo Hekali), Shaban Peshtani, Skëndo Hyso Qesarati, Sulejman Çelo Toçi, Osman Byli, Dule Mato Kalivaçi, Xhelil Duro Kalivaçi, Sadik Luftinja, Remkë Komani, Ahmet Martallozi, Mahmud Lame Levani, Xhxha Levan (12 krerë). Mbreti Othon ua kthehu përgjigjen negative shqiptarëve, duke u justifikuar se arkat i ka bosh e për pasojë nuk mund t’i ndihminte dot” (Revista “O neos kuvaras” Athinë, 1966, fq. 180), shih ” (Stud. historike shek XIX, M.Kokalari, fq.142, vepër e cituar)

16


HAJREDIN BEJ CAKRANI

e krahinave vunë emrin tetëdhjet e ca shpyrt më kartë më emër të tri kazave, të Vlorës, të Delvinës e të dy Mallakastrave me burra të dëgjuar me Çelo Picarnë, Zenjel Gjoleknë Kuçnë, me Hodo Alinë nga Nivica, Dervish Ali Dukatnë e sa e sa burra që lëftuan dhe i zunë të gjallë pashallartë, me të vëllezërit e Hysenj Pashës e ç’ishin dhe ua bënë gjyqin më Sinjë. 65 Atë behar Veis Benë, që e kish ndezurë nga të partë dyfeknë për Mallakastrën, se ca sahat më para Rrapush Agai nuk e la të vij firmën më kartë,66gjë që e bëri atë xhind të haej me llafe jo vetëm me Rrapush Aganë, po dhe me këta të kazasë të Vlorës, me Hadër Sulo Kaninë e Dervish Ali Dukatnë. Po i mbushej mëndja Veis Beut, që jo kish bërë ato që dihenë, po me tri a katërqind shpyrt po vritej nashti nëpër jezull67për këtë vatanë dhe nuk i dëgjonte fare. Rrapo Agai e hoqi mënjanë dhe u hëngrën me llafe si ndonjë sahat a dy dhe i mbushnë mëndjenë Veis Beut duke i thënë: -Veis Be, do Perëndia n’a ndestë këjo punë që zumë e unë sa të këm frymën ti e di që vetëm të lëftoj di, si e di zotrote se ç’do shkruajëm më atë kartë, ndaj po e pamë keq hidhemi dhe më Korfus, pa po u mblodhëm përsi kush do t’i mbajë këto kryengritje me njers e me të tëra?! Dha e mori Rrapo Agai, po Veis Beu të mbëlidhej kazaja e tërë nuk e bind dotë! -Veis Be të duamë dhe për nesër, se kollaj të bëjmë luftë të tërë, pa tutje-tëhu vatanit edhe vemë e vimë, po këmbët më të duhet t’i ketë njëri e n’a duhet zjarri më vatër të mos shuhet! 64

Në kundërshtim me të vërtetën, historiografia greke përpiqet t’i paraqesë këtë kryengritje masive si kryengritje greke, të organizuar, drejtuar e ndihmuar nga ata; “Kryengritësit shqiptarë u futën në këtë luftë me shumë romanticizën, pasi ishin të sigurtë se prapa tyre ishte qeveria greke, në atë kohë me kryeministër Jani Koletin. Municionet, paratë dhe udhëzimet ishin të tijat. Ai drejtonte mendimet politike të Gjolekës me shokë..” (Revista “O neos kuvaras” Athinë, 1966, fq. 167), shih ” (Stud. historike shek XIX, M.Kokalari, fq.143, vepër e cituar) opsion që bie menjëherë po të kemi parasysh ndikimin në organizimin dhe financimin e këtyre kryengritjeve të klasës feudale shqiptare, opozitare të Stambollit si dhe përgjigjen e negative nga mbreti Othon të vetë letrës. 65 Dervish Aliu kur dole / Pallën në sup e hodhe, Qafën e Sinjës kaptove / Në Berat vajte qëndrove, Me pashallarë luftove / Ata flisnë ti s’dëgjoje, Dije turçe, po nuk doje / Me terxhuman kuvendoje.. (Stud. historike shek XIX, M.Kokalari, fq. 134,vepër e cituar) 66 Këtu e gjen spjegimin dhe ajo ngjarje, se përse nuk është lejuar të firmosë në letër Veiz bej Cakrani. 67Jezull-vapë, i nxehtë i padurueshëm (turq)

17


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Bëri ç’bëri Veis Beu dhe vazhdoi luftën me gjithë njers se po vritej e dërrmohej Kazaja e Vlorës, pa e ndihura nga mbreti gjermën nuk u pa, nga frika duket se mos humbit dhe atë që Stambolli mezi i la më vete othodhokstë. Këtej Hysenj Pasha si s’e zunë dotë, se mbajti anës e Vjosës dhe me atë bè që bëri për të mbëledhurë nizamë me domosdo, që jo vetëm do i bënte zap ata djemuri që muarr malet për të mos vajtur nizamë, po do t’u merrte nizamë edhe çupat mallakastriotëve, la të vëllezërit majë të litarit. Ai si kajmekami i Beratit që ishte dhe me këtë që po bënte të lepijë sahantë e Stambollit, u prish me të gjithë dhe vetë oxhaqet e kishin aqë zët,68sa një milet i tërë u bë xhind69dhe iu vërsul aty ku u vranë e u prenë me ta. Po vajti kaqë kohë dhe nga nevej po mbeteshin gjithënjë e më pak njers për të lëftuar, pa për të mbjellë e për të korrë nuk molloiset dotë, vetëm gratë me gjithë çilimiqër. Tutje më Jugë vardha dyfeku dhe ushtërija osmanllije mijë shpyrt e mbajti frymën më Janinë. Më të dalë të beharit taborrët vijin dallgë-dallgë nga Elbasani dhe Veis Beu ishte duke lëftuar thellë, kur ata u qasnë tek ura. Po si e qysh ngjau ajo hata me Shaban Benë70që me njerst e tij ishte aty për të mbajtur Urën e Konisbaltës dhe nga j’a behën ata taborrë turq, nukë e mori vesh njeri. Kazaja e Vlorës71 ish sosur më urë dhe me që s’të lij’ vëndi të lëftoje me dyfeqe, u kacafytën me taborrnë e u thernë me jatagantë, sa u bë hataja. Më krah të poshtëm ishte Rrapo Agai që me sa shpyrt mund’ të mbahej dhe kur u sos Veis Beu pas dy a tri sahat, ishte vidhisur ç’do gjë e nuk shkoje dotë më atë vapë që ndizej guri, se shkelje mbi të vrarë e të therurë, pa kuajtë nuk bëhin që nuk bëhin udhë. Ushtërija osmanllije më krah të poshtëm të urësë e kish paguarë urën sa s’bëhet dhe dukeshin të shumët çarë e grirë. Po dhe therurë për së gjëri më gojë e mbushurë më gjak vëndë, gjë që Zët-inat, përçmim, urrejtje (turq) - u zemërua jashtë mase 70 Shaban Peshtani braktis në këtë kohë Urën e Konisbaltës që i qe besuar për t’a mbrojtur dhe bashkohet me pashallarët Vrionas: ..Moj dhelpër e marsitë / Shaban Peshtan qerata, Njerëzt’ tan’ i tradhëtove / Me Vrionas u bashkove..(Stud. historike shek XIX, M.Kokalari, fq.139, vepër e cituar) 71 Detashmenti i Kazasë së Vlorës që u gjend më afër urës së Konisbaltës (sot Vajgurore, Berat) ishte i përbërë nga luftëtarë të shquar nga Tragjasi e Dukati; Te ura në Konisbaltë / Mbenë Tragjas e Dukatë, Ç’u përvëluan në flakë.. 68

69Këtu

18


HAJREDIN BEJ CAKRANI

dëftente se kjo punë ishte kordhës së Dervish Aliut,72 që domosdo ishin kacafytyrë nga afër. Kishte filluarë të kricej që me Ali Pashnë që i bëri karshillëk Stambollit, po këjo kryengritje e tundi Tyrqinë nga themeli, mirë po nuk hiqejë njeri nga udha e tijë edhe ne kishim bërë bè më Beslidhje, po dhe Dovleti nga nuk i pruri ushtëritë që lanë kockatë para nevej. Po ushtrija osmallije nuk mbarohej. Sulltani jo vetëm që i futi në hapsanë e syrgjyn burra e gra, po ja u mori gjithë pasurinë dhe bejllëkun cave, duke nxjerrë dhe ca detyrime të padëgjuara. Ca e cave, nga që nukë kishte besë se i ikënin, i mbylli nëpër vaporë dhe drejt e më Stamboll a më Konia syrgjyn, me Çelo Picarnë, me Selim Pashë Vlornë, Rapush Aganë, Hodo Nivicnë se Moreja me gjithë grekër nuk i lanë të kapëtojin si e mejtoi e tha Rrapush Agai. Po Rrapo Aganë e huadh më dorë me hafije,73se kështu ai nuk zirej, pa tradhëtrortë nuk heqën dorë nga zanati e që aherë nuk u muar vesh për të, se të tërë u këthyhen e ai nuk erdhi më. Si gjithënjë kur i vret e i pret si i fituarë, Stambolli nuk la të gjallë ata që i dërguanë më xhehnem mijë shpyrt ushtërijë të tijë, pa i kërkon me çirak ditë e natë dhe herë me paudhësi e me të gënjyerë, se shqipëtartë janë hazër kondra shqipëtarëvet, vetëm të bëhenë me të fituarnë! Kështu futnë më pusi sa e sa nga këta që ishin më krye e lëftojin, që u bënë copë, vrarë e therurë e Tyrqia dha e mori, po punë që s’bëhej. Inatnë e kishnë me Zenjel Kuçnë e me sa të tjerë, pa iu ngjitnë më ato skërka që ka zor dhe dhia e ai që andej u dha dërmën,74po ushtërija osmallije nuk i çitej.75 Tjatrin behar edhe ketë e zunë kur po ikëte më një han dhe nga Manastiri e sosnë atças më E gjejmë këtë moment në një këngë të vjetër popullore; Dervish Aliu e kish nurë / U rrin me këllëç në hundë, Halldupëve gunë murrë / I shkon si dhëntë në shtrungë, Ç’i palos për nën urë.. ..(Stud. historike shek XIX, M.Kokalari, fq.140, vepër e cituar) 73Hafije - spiun (turq), këtu - u tradhëtua nga vetë shqiptarët. 74Lëkurë (turq). Këtu - lanë lëkurën 75Shtrëmbërim i fjalës shqit.Janë të njohura ekspeditat ndëshkimore që kërkonin kapjen e Zenel Gjolekën të fshehur në shpellat e Çorrajt, ku një pasdite duke ruajtur djallëzisht në burim, kapën Maro Kondin me fëmijën e saj të vogël. Kompania alpine, pasi e torturoi e ndoqi në një shteg buzë humnerës, por në pjesën më të rrezikshme të saj, ajo e kapi ushtarin e parë me vete dhe u hodh në humnerë, por duke qënë të lidhur me litarë edhe vazhdimi i kompanisë alpine ranë së bashku. 72

19


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Stamboll, pa erdh’ dhe tek nevej dhe nga që Veis Beu ishte ç’dukur, kërkuanë doemos të mirrin më vënd të tij se s’bën, djemtë. Kështu nga fundi i kryengritjes kurë u derdhnë taborrët më Mallkastër me Rrapo Aganë e Veis Benë e të tërë, të vrarët nukë i varrosje dotë aqë shumë kish, po s’të linte dhe lufta, kështu që u hoqnë prapa me ata që kishin mbeturë dhe e bënë vetë fshatërat këtë punë. Perandorija Osmanllije e dinte edhe pa hafije se kush i bënte kryengritjet, kush i mbante me para e dyfeqe e të tëra ndaj që kur filloi që po tarrte vëndë. Taborri u sos më sarajet t’onë dhe si nukë e gjetnë Veis Benë, u thanë se nukë ishte dukur gjithë beharin. Ata, si thashë kërkuan të merrin atças djemtë, që u tha dhe për këta se kishin ikurë larg Mallakastrës, nga që lëftohej. Taborret tutje e një fshatar që pa gëdhirë me mushkë ngarkuarë tëhu dhe drejt e te sarajet, si bujk demek. Nga që s’kish më njeri e priti qehajaji dhe ky i thotë nënë zë se e ka dërguar Rapo Agai dhe duhet se s’bën të gjejë Veis Benë që t’a nxjerrë nga Mallakastr’ e Butë të mundetë. Po ku t’a gjejin më atë sahat Veis Benë që ishte më të njëjtë rrezik koke? -Edhe të vijë si puna jote kështu i veshurë, jo që kush nuk e njeh Rrapush Aganë, andej nga ju e kërkojnë, këtej e më ç’do vënd, po për t’a nxjerrë Hysenj Pasha për të vëllezëritë që j’u varnë, paguanë flori, si për Rrapo Aganë dhe për Veis Benë, Zenel Gjoleknë, Çelo Picarnë e të tërë! Të të them kur të tarren taborrët, se nëpër t’a hafijet janë lumë, kohë s’ka, që të mos luajë se rrezik më i madh, nukë bëhetë ai s’na dëgjon, se kush e di sa lira flori kanë vënë për kokënë e tijë?! Me që iku para ditja, hataja bëhet atças, o burra t’a gjejmë vetë udhënë. I këmbyenë me thasë e me kafshë dhe i dha të birin, nja dhjetë a katërmbëdhjetë vjeç qehajai dhe përpara fshatari dhe për ndonjë çikë dhe qehajai prapa me një mushkë, se kuajtë po t’i shihin, i merrte ushtërija osmanllije. Te vahu kur u qas, një varg i gjatë me fshatarë që asqertë po i kontrollojin dhe nukë kish ardhurë radha e hekalasit me të birin. Duhejë të gjejin ndonjë vapor a gjemi më skelë se s’kish derman këjo punë më. Si kapëtuan, nxituanë po mushkat ecin javash dhe mezi nga pas ditja i kapëtuan fshatëra e fshatëra më krah të Vlorës, po më të marrë të përpjetën e Qishbardhës, u duk dhe kalaja më Kaninë që ishte bërë sebep i emërit, kurpanënjë tufë me njers kaluar po zëbrisin me terezi, se kuajtë bëjin tym e pluhur. Si u qasnë e i pyetnë, i kupëtuanë këta nga të folurit si mallakastriotë dhe atças u thanë të këtheheshin për vëndi dhe t’i thoshin Rrapo Agait të ikëte 20


HAJREDIN BEJ CAKRANI

tutje për Gjirokastrë a më Morè po të mundë. -I bëni selam Rrapo Agait, po këtë punë e mori lumi më thanë Hadër e Mustafa Agai, se ata u sosnë tek ne lartë, thanë ujë më djersë njerst kaluar dhe u derdhën poshtë. U panë më sy se edhe këta të Kazasë së Vlorësë kaq e patnë, se u kish vajturë me se s’bën haberi osmanëve që këta e Rrapo Agai e të tërë, jo vetëm që kishin lëftuar, po i kishin bërë kartë dhe atij mbretit të grekërve, që nukë i ndihu. Qehajait j’u prenë këmbët dhe nukë ngjitej dotë, mbahu për mushke sa arritnë më një skërkë që dukej deti. Thashë dukej se aty duhej të ish, po që nukë dukej, se nxinte nga vaportë e gjemitë që ç’karkojin nizamë, kuajë, xhephanè e të tëra, më keq se më Mallakastër. 76 -Të kishim këmbyerë thastë me ndonjë gjë tjatër, i tha hekalasi qehajajit, po ky i tha të ikin një sahat e më parë, se nashti ishin të ikur dhe këta vetë e djali dyllë j’u ngjit t’et se po mukej. Natën nukë bëjnë kafshët udhë dhe me këtu e aty më të nesërmen më dreke u sosën më Cakran. Fshatari ishte vonuarë një ditë, po që bënte hatanë sa për dhjetë vitra, po si këmbeu përsi kafshën e lodhurë, nxitoi për lart më Mallakastrën e Egër. A i erdh’ rreziku, a u nxitua, Rrapo Agai kishte luajturë vëndë ku ish mbëshehur dhe kishte dashur të ikëte, se javash po qasej dimri e më atë dimër të lig nuk luaje dotë më. Atë e zunë me hafije më një han andej nga Qesarati, pa njëqind vjet se e zije dotë kurrë atë! Po Veis Beu vërtet u pleks me ata të Kazasë së Vlorësë dhe mezi dy-tri sahat Rrapo Agai j’a mbushi mëndjen, se kush do i mbante kryengritjet në do plasnin përsi?! Se sa çifligje iknë për atë që Veis Beu u fut vetë më kryengritje më prapa e që Kahreman Beu mezi i ngriti me luftëra e siklete. A j’a tha a s’ja tha fshatari, nukë dihetë, po ata duketë se kanë mejtuarë që duhet t’a ndihte Veis Beu se mos ishte më kollaj, si bënë luftënë tok, po ai ishte ç’dukurë për vete me kohë e me vakt. Më prapa duhet të kenë nxjerrë si sebep atë kartënë që i dërguanë me

76Në

këtë operacion luftarak Porta e Lartë futi nga të gjitha anët në Shqipëri një numër të jashtzakonshëm trupash edhe me zbarkim. Gazeta ruse “St Peterburgskie” duke ndjekur kryengritjen në Shqipëri njoftonte: “Porta e Lartë me notën e datës 2 gusht 1847 u bëri të ditur ambasadave të huaja, se...brigjet e Shqipërisë që nga Preveza deri në Durrës do të jenë të bllokuara nga forcat detare turke.” (Stud. historike shek XIX, M.Kokalari,fq.145, vepër e cituar)

21


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Rrapo Aga e të tërë këta krerët e kryengritjes, atij mbretit gjërmën të grekërve.

Shkolla në Stamboll

Më këto vitra leva unë, i dyti bir i Kahreman Beut dhe vogëlinë t’onë e kishim të ujdisurë sahat e minutë me kuajë e luftëra. Kështu që s’i kisha mbushurë nja nëndë a dhjetë vjeç dhe me t’im vëlla e t’im kushërinjë nuk lijim rehat që nga kuajtë e shalës, që im atë linte më fushë e më grazhd e gjer tek sevdaja t’onë më e madhe. Ajo ishte jatagantë prej druje që nuk i ngjajin fare atij të Kahreman Beut dhe t’im ungji, po që nevej ishim të kënaqur. Se si do që ishin pàllat t’ona bëhin punë që ç’ke me të, një Perëndi n’a ka ruajturë pa nxjerrë sytë a pa u çpuarë mishtë me majë të tyrej. E kishim shtruarë lodrën t’onë si ne e hiç njeri dhe me vete kisha t’im vëlla Sabrinë që më mbronë krahtë, pa vëtë po bëja yxhym mbi këta që ruajnë një si punë mullarë e që ishte kalaja, se nevej duhej t’a mirrim me doemos. Nja dy të tyrej iknë dhe zunë një kalë të lidhurë, me zor i hipnë dhe o burra të flasëm të tjertë se ishte keq puna e kalasë. As e pamë se n’a u duk si troku i kalit që iku, kur j’a behu aty Kahreman Beu dhe si djalë i ri më të hidhetë nga kali më trok e sipër. Dhe kur ngjau pa, kur po vrisja të fundit roje të kalasë e si ç’e kishim lënë, kur do bjerë më kashtë, ishte i “vrarë” dhe dreka do zinte të fituarë. Vetëm një utrimë dëgjova sa tundi vëndë dhe më ngriu jatagani lart më dorë, kur shoh Kahreman Benë dyllë. Nga që u nxitua nxorri pallënë e tij të ergjëndë të Shamit77që mbante më bres dhe nga që ahere sahat e minut luftë e kish, harroi njëqind vjet se po n’a hakërryej nevej! Si e mblodhi e kish harruarë se nxorri pallënë e vërtëtë, vështroi vërdallë po më i afërmi njeri ishte tutje atij si mullarë, si do që mëma u lemeris që nga penxheretë, po nukë e dha veten e nuk duall. Kahreman Beu m’u derdhë mua si të vetmit njeri më mejdanë. E pashë që e futi më bres pallënë dhe ahere më hipnë mua ato të miat. Më shumë me këta që kricnë, iknë e më lanë më mejdanë, kur m’a mbërtheu jataganë, demek drunë, unë ngula këmbëtë dhe nuk e lëçoja të bëhej kiameti. Kështu kam ardhur që çilimi, i mbarë e i plotë dhe nukë e mbaj mënd sa vajti ajo punë dhe më në fund qysh më hoqi dorën im atë nga palla, se atças mu err dynjaja, pa ai e theu më gjurin e tijë, si do i çuditurë me këtë që pa. Unë nuk luaja vëndë 77Shami-

qytet në Arabi.

22


HAJREDIN BEJ CAKRANI

si do që më ikënin lotë që më muarrn’ jataganë, po ai më turpërojë fare dhe më dha bishtinë e pallës t’ime që e mbaja më dorë: -N’a merre këtë, se mbase qorrave u hyn më punë! Më ra pika, m’u tha fyti e nuk më dil’ për kiamet llaf, si do që asnjë para t’et nuk e shkonte nëpër mënd, jo të nxirr llafnë. Me që nuk e mbaja veten më të humburë atças, mora pa llafe atë bishtë të kordhësë dhe e ngjesha më bres, le të qeshte gjithë dynjaja po të donte! Sikur të kishja unë pallën e ergjëndë, ahere të matej me mua se bënte vaki t’a bëja çikë mejtova atças, që më bën dhe sotë të qesh me lotë. Darkave më prapa dëgjoja Kahremanë Benë më odë të madhe me miq daveteve, se e zuri vëndë im bir dhe u shkrua që do e mësoj si vetja për luftë, se j’a thotë. Po vonë e kupëtuaç që të veje më shkollë ushtarake, ishte si të të çojin për të mbrojturë vëndë a më keq akoma sikur kishje ardhur i fituarë e kishte dalë tërë kazaja që të prit me urata. Kështu të tërë shkollatë që kapëtoja, që më Ruzhdijen më Berat e gjer më Janinë, mëndjen e kishja atje ku m’a kishin taksurë, se që t’a marrëç një uratë nga Kahreman Beu ishte kiamet e zorçme, pa ai nuk thotë kollaj hallall! Po kur vajç vetë më Stamboll gjeta një rrëmullë që kishin nisurë përsi më Bosnje e vërdallë dhe me që kryengritjet nuk j’a prisin njëra-tjatrës, Tyrqia e dij’ që kishte dorë Nemsja78po asaj si bënte dotë gjë. Kështu që një nga gjeneraltë e ushtërisë, Amet Pasha si mblodhi nizamë u sos atje. 79 Kështu nga Evropi u mbëluadh të gjithë vezirët, ai gjermën, i Nemses dhe domosdo rustë që i dhanë mëndje Stambollit se nukë duhet t’i ngasën kazatë që ngrënë krye e këta bënë sikur e hëngër këtë dhe thanë si gjithnjë se do bëhin reforma. Po qysh do i lir’ Stambolli t’i ikin nga duartë të gjithë këto vënde? Evropi dolli borxhit e nuk besoi më e jo vardha gazetatë, po e ndanë mëndjen se Nemsja më një krah hyri më Bosnje dhe rustë po ishin 78Nemsja-emri

i Perandorisë Austro-Hungareze (turq). ku do të haset shpesh në vazhdimësi. 79 “..konti Andrashi, që përfaqësonte Austro-Hungarinë, u ngarkua t’i paraqiste Portës së Lartë një notë në dobi të kryengritësve në Bosnje-Hercegovinë (13 shkurt 1876), nga ku përgjigja “me reforma” u përkthye “me shtypje” me anë të gjeneralit Ahmet Muhtar Pasha, por këtë radhë toni i diplomacisë ishte shumë më kërcënues: Nëse Perandoria Osmane nuk do t’i kryente reformat e premtuara, Austria do të pushtonte një pjesë të Bosnjës, Rusia do të shkelte Besarabinë Jugore..” (Paul Dumont, “Histoire de l’Empire Ottoman de Robert Mantran”, Fayard, Paris, 1989, fq.476 )

23


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

hazër më krah tjatër, andej nga vllehtë. Kështu nuk po qante njeri hallnë se qysh do ngjasë këjo, po qysh do n’a vejë halli, se jep këtë e jep atë ata do soseshin si ngjau më prapa, më Stamboll. Plasi një rrëmullë aqë e madhe brënda më Stamboll, sa vetë Abdulazisi i këmbente guvernat e nashti nuk kishte besë tek asnjë, po dhe ata që vuri vetëm e vetëm t’i zir mualif80e t’u thosh të tërëve që nashti i zura ata që bënë zararnë! Të vërtëtën Mit’hat Pasha i shkoi prapa Hysenj Pashës, se vetë ish më i lloisur, pa Hysenj Pasha shpyrto, ndaj i dhanë ministrinë e luftësë. Më këtë kohë atë ministri nuk e mbante dotë as Veziri i Madh 81 dhe ai pa hyrë behari e rrethosi Dollma Bahçenë82me ushtëri, pa karshi rrijin vaportë e luftësë dhe ahere rrëmulla e muarr emërin tamëm. Dojin t’i heqin fuqinë e të qe e thënë t’a rrëzojin fare Abdulazisnë duket, se tërë këto vite me këto soj reforma e të tëra, s’kish bërë tjatër gjë vetëm e kishte çuarë Dovletnë më buzë. Po si e donte dhe sëra nuk mund’ të binte a të turpërohej, thoshin e ashtu i bëri gropnë vetes, pa njëqind vjet i preu vetë damarët e duarve. Thoshin që e vranë dhe e bënë këtë gjë që të besojin se kishte vrarë veten, qysh bëjnë gjithënjë ata që u është nxirë jeta a prishen nga mëndë. Të tjerë e ngjacen më tej dhe vuajnë t’a ç’pjegojnë se kështu bëjin mbretër a perandorijë,83se nuk gjejnë dotë udhë të dalin nga halli e bëhet sebep një gjë. Po ai iku se s’mund të durojë atë që i bënë, pa me këtë gjë bëri atë që mileti më vesh njërijatrit thoshin: -Gjeti atë që kërkoi, hakënë, se kështu e katandisi Dovletnë! I madhi i djemve, Murati mori fuqinë, po ç’bëmë thanë ata që j’a punuan t’et, se ky është me xhinde dhe jo më luftë e fut Dovletnë, po e bënë hatanë atças e filloi lloia qysh t’a heqëm dhe këtë, që të vërtetën ja bënë benë. Më të hyrë të vjeshtës së parë vunë të vëllanë, Abdulhamitnë, po si ishte bërë Dovleti nuk ujdisej më! Sa u bënë këto hynere, rustë nuk flijin dhe si e panë që Dovleti nuk ish më ai i pari, nis e kërkon që andej lart nga sërbtë një princ i tyrej 84 të bëhej zot i vëndë më të tëra ato principata vërdallë, që

80Në

befasi, të papërgatitur (turq), këtu - t’i kap në gabim. i Madh - Kryeministër i Perandorisë Osmane. 82Dollma Bahçe- Rezidenca e sullt’anëve, (pallati perandorak) buzë detit. 83Këtu- Perandorë.Aludim për perandorin famëkeq romak Neron. 84Bëhet fjalë për princin Millosh Obrenoviç, i cili kërkoi të vihej në krye të Bosnjës dhe Hercegovina të bashkohej me Malin e Zi, gjë e cila ishte e papranueshme për 81Vezir

24


HAJREDIN BEJ CAKRANI

njëqind vjet ishte sebep. Po nashti vetëm derman nukë kish më, ndaj Tyrqia u fut më një luftë me t’a që do n’a merrtë më qafë dhe nevej, si do që s’bëhin më punë nëmat 85 t’ona, po ajo këtej e prapa do nëmte dhe veten! Nga behari të gjithë mbretër e carë, kështu e quajin të tyrejn rustë që e thoshin Aleksandër, u mbëluadh doemos nga Evropi dhe e ndanë Perandorinë Osmanllije më Ballkan se kishin vdekur të zotë. Nemsja e sëkëlldisur86porositi Tyrqinë, po nashti nukë kishte më derman, se nukë dihej nga do derdheshin. Taborrët t’onë u bënë hazër dhe ne më shkollë, si do që nukë ishim aq të mëdhenj për dyfek, na thanë me që hataja e kaurrëve87është më derë e ne të dyvej që rrijim tok me Nijazi Effendinë, me që i jati i tij ish qëkur më ministri të luftësë, na cakëtuan të ndihmojmë mbrapavijën e Osmën Pashsë më Ballkan. Ne të tërëve n’a ishin prerë shpresat, po Nijazi Effendiu n’a tha se më këtë vakt o bën punë Osmën Pasha që nuk dij’ të hiqet prapa, o s’bën njeri më dynja këtë punë! Dhe të vërtetnë ai ishte nga gjeneraltë më sagllam për këtë luftë me sërbtë, kaqë gjë e dijim dhe nevej të ritë, pa të mëdhenjtë u veshnë më armatë se ushtëritë e atyre, të sërbëve dè, ishin bërë rrëmullë që ndihën njëri-jatrinë e nuk e mirr’ vesh njeri mes tyrej se kush ishin rustë e kush sërbtë, orthodhoksë hesapi! Ai kurë nuk e prit e bëri çudinë, sa Fuqitë e Mëdha që po prisin derkët e Dovletit, folnë me vete. Kështu i çuanë rustë që t’i hakërryeshin Stambollit me kartë, që i linte nja dyzet e tetë sahat kohë dhe që e pru më Portë të Lartë njeriu i tyrej pa u mejtuar fare. Kjo ish si një lodër që nuk donte lloisurë dhe rustë për këtë gjë janë të partë, se ngrinë Napolonë më dimër dhe e ç’krinë me gjithë ushtëri ndaj me të ç’pejto tjatrën mbëledhje, këtë radhë më Stamboll që dëftente se ata nashti nukë kishin më frikë nga Dovleti. Duket u bënë tok me t’a dhe inglistë që ishin mangut dhe këta në këtë pikun e dimrit dhe u sosnë. Nuk dua të llafos këtu për Abdulhamitnë, që si axhami u rrij’ lepe-peqe atyrej, as për Safet

Portën e Lartë dhe nga ky shkak më 2 korrik 1876 u shpall zyrtarisht lufta RusoOsmane. 85Nëmë- mallkim (turq). 86Sëkëlldisur - shqetësuar, këtu - e alarmuar (turq). 87Kaurr - i pafe (turq), kështu etiketoheshin të krishterët ortodoksë, të padëshiruar nga Perandoria Osmane.

25


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Pashnë88që si i mbodhisurë tha se mos i mbetejë peng që kotë bëhim luftë. Se të tërë miletnë e Dovletit e kanë ujdisurë aqë mirë këto sojë reforma, sa që lloisemi kotë, po atyre nuk j’u drodh syri, gjë që dëftente se byreku ishte ndarë gjetkë. Të gjitha telatë i luan Veziri i Madh nashti, Mit’hat Pasha 89që ja i njihte hollë këto gjëra, me inglis e me të tërë dhe si s’kishte më derman, kishte bërë kushtetutnë që e kishte si mëndje që me Abdylhazisnë. Këjo dëftente se Dovleti ishte njëlloj me mbretëritë e tyrej, i gjithë mileti më të ishin barabar, kishin qishatë e tyre, këtu më parlament nuk i heq njeri, se kishin të dyja odatë e të tëra, po këtë radhë nuk e hëngrën rustë këtë gjë dhe nuk bënë prapa. Ai kish hipurë më fron të Vezirit te Madh, pa nuk la pa marrë prapa a j’u qep edhe të nip e Ismail Pashë Vlorës, që e quajin dhe këtë Ismail Bej. Se kur ka një shqipëtar lart, ngrohe, po kur bjenë nga vakti e merr vesh se të është llafosurë shpyrti, jo mëndja e me gjithë ato që bënë nukë e shtynë motin.90 Nga jenari i senesë91tjatër, si nuk arritnë gjë, iknë andej nga erdhnë po me mëndje top se Dovleti nashti kish marrë rrugullimën e Abdulhamiti si e pa që nuk qënka kollaj të jesh më krye të një Dovleti copë e çikë, j’a hodhi fajin Mit’hat Pashsë, që njëqind vjet mori hakënë e t’et. Pa e degdisi në syrgjyn me gjithë kabinetnë që e kish të tërë më dorë Ismail Beu. Nijazi Effendiu n’a i molloisi një natë si do që nuk e dëgjoi llafn’ e t’et të mos fjalosej me njeri, se gjithënjë kishin parë me tjatër sy ato që bën Mit’hat Pasha. Që dukenë të hairit, po ai e ka synë më mbretëri të Evropit, jep shpyrtin për kaurrët sa n’a i pru’ dhe më shkollë e kush e di sa të prapa lloiste për këto gjëra dhe e bën Dovletnë fije-fije, pa njëqind vjet dhe e shet atças! Më oborr të sovranitë Abdulhamitit, thoshën që ngryseshe kadi 92e gëdhiheshe bahçevan a fare më syrgjyn Arabisë a ndonjë vëndi tjatër që nuk merrje dot frymë, jo të merrje habere. Ndaj Nijazi Effendiu 88Safet

pasha, një nga vezirët që ndërroheshin me të shpejtë, në këtë kohë delikate lufte. 89Gjëndja e pashpresë në Parandorinë Osmane, vërehet tek vëndosja e shpeshtë e Vezirëve të rinj, që në këtë kohë është Mit’had Pasha. 90Mosbesimi tek njerëz që organizuan komplotin, shprehet hapur tek autori. 91Senè- vit (turq). 92 Kadi - gjykatës (turq), këtu - ka kuptimin e njeriut të shkolluar e funksionar shteti, që shihet si elitë, por që mund të bjerë në çast.

26


HAJREDIN BEJ CAKRANI

fjalosej me perde me nevej, si shqipëtarë hallexhinj, më shumë kur mbëlidheshim më shtëpi t’ime kaqë herë, se hafije kish aqë shumë sa nuk kishe nxjerrë llafnë, e muar vesh hyqymeti atças! Si të mbodhisurë Parlamenti u mbëluadh dhe e gjetnë vaktin t’i hakërryen Said Pashait më sy të Abdulhamitit, se duheshin mbëledhurë që më përpara pa hyrë më luftë,93pa nashti iku e vate, jo lufta më po dhe Dovleti kishte marrë të kricurë. Këjo jo e dëfteu se Abdulhamiti bënte ç’të dojë, se fuqinë e kish nga Allahu, po dhe ndonjëherë Parlamenti nuk do zgjidhte e jo të bënte ndonjë gjë. Të nesërmen Abdulhamiti i përzuri nga parlamenti dhe këta, që me një sahat më fron i tundën këmbët atij,94bënë atë që nuk e panë më atë derë.

Lidhja e Prizërendit

Ne me gjak të ngrirë e më ethe ku gëdhiheshim, nuk ngryseshim, pa po më vinte çehreja më vënd kur sosej Kahreman Beu dhe më mirr’ prapa nëpër atdhetarë Stambollit. Ai nukë pushonte, herë me të butë e herë duke j’u hakërryer: -Qysh ju këtu nuk bëtë dotë gjë, po n’a e prutë hatanë e kaurrëve më vatër dhe e mbaronte me një llaf, se nëma e atij vatani të gjen dhe më Stamboll! Me kohë ata e kishin zënë këtë punë dhe një nate u hëngrën me llafe me Mehmet Ali Vrionë më odën e madhe plot me burra. Mehmet Aliu e pyeti Abdul Benë nga Frashëri: -Nuk e shohim më thellë këtë që thotë Kahreman Beu, se me Morenë nuk bënë hair të vetët, po se lij rehat Kahreman Beu. -U bëmë rixha grekërve më kohë të t’im eti dhe e dini si n’a e këthyhen xhevapnë, pa Mustafa Pashë Vlora bënte t’a ujdiste llafnë, se n’a kish miq qëkurë.95Abdul Beu herë vinte një dorë 93Më

31 janar 1878 Porta e Lartë nënshkroi armëpushimin“Tani që punët arritën këtu ku janë, ç’vlerë ka që merrni mendimin tonë?” pyeti njëri prej deputetëve në parlament, Naxhi Ahmet Efendiu, kryetar i një esnafi. Kjo gjë e egërsoi Abdylhamidin, i cili i tha Vezirit të Madh, Sait Pashës me zë të ulët; “Përgjigju, pra këtij mistreci, që edhe komisioni të kuptojë si është puna!” Por edhe pas sqarimit të gjatë, deputeti që bëri pyetjen nuk u bind. Të nesërmen sulltani duke u mbështetur në një të drejtë që j’a njihte kushtetuta, vëndosi të shpërndajë parlamentin..” (Paul Dumont, “(..L’Empire Ottoman, R. M. vepër e cituar) 94Shprehje popullore që tregon këmbënguljen dhe kërkesën e llogarisë, në këtë rast ndaj vetë Sulltanit, i cili e shpërndau parlamentin. 95Si dhe më herët bashkpunimi me Greqinë duket si fillim i natyrshëm, por me fund zhgënjyes.Turi i dytë i bisedimeve shqiptaro-greke u zhvillua në Stamboll gjatë gjysmës së dytë të muajit dhjetor 1877. Këtë radhë qeverinë greke e përfaqësonte Stefanos Skuludhis, deputet në parlamentin e Greqisë. Abdyl

27


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

më mjekrrë e me tjatrën i flit Mehmet Vrionasit dhe një tjatri që kish një zë të shtruarë, po që ish hazër xhevap96e që nuk e shohja dotë që nga salloni ku rrija me të bir’ e të zot’ e shtëpisë, që bënte hazër kafetë. -I thonë Vaso Pashë Shkodriani, më foli te veshi ai që rrij me mua dhe unë ngjacu, ngjacu, rrëzova e një çikë qyrkun e varurë të Mustafa Pashsë e muhabeti nukë mbaroi, pa ata u ngritnë pas mesnate. Të tëra këto që ngjasnin i mirrim vesh, po kur erdh Abdul Beu këmbët i mora vetë dhe u sosa më gazetë97të të vëllait Sami Beut, me sebepnë që do merrja udhënë për më shtëpi e ç’ti thosha t’im eti. Po ata ishin marrë vesh dhe Abdul Beu më tha t’i bëj selam dhe hazër Mallakastrën e këto kazatë vërdallë se do t’i çojmë habere të reja dhe iku. Mbetmë me Sami Benë tok dhe me që ishja me uniformë më këmbë, një më dy dhe më hidh sytëse j’u duka zabit.98Po unë që s’e bëj dy e hoqa palltonë, si do që ishte pallcë dimri dhe ai si qeshi një copë herë e më dëftoi këto që do shkruante më gazetë, që flisin se ç’rrugë do mirr’ lufta dhe pse nukë do ruajmë dot Rumelinë, pa më Ballkan ç’do gjë po e mirr lumi! -Edhe ti qysh do shkoç, tha dhe e la kalemin fare duke u futur më lloi. Më prapa muartim vesh se sërbtë, me që ranë taboret e Tyrqisë e u hoqnë prapa, u futnë më vilajet të Kosovës, pa malazestë duall më Shkodër. Nga fundi jenarit të 878 allafrënga rustë bënë aqë përpara, se si kish rënë ushtërija osmanllije aty filloi rrëmulla sagllam dhe ne na hoqnë nga prapavija se mbetmë trenave dhe u bëmë hazër të tërë. Me që muarrebeja99ishte shtruarë më prag dhe këtu, si e panë veten mualif nashti, bënë-ç’bënë e ç’pallnë armëpushimin, se me atë yrysh rustë më të nesërmen i kishe Frashëri, i cili kryesonte delegacionin shqiptar, tani përfaqësonte Komitetin Kombëtar të Stambollit. Frashëri i parashtroi Skuludhit planin e hollësishim të shpërthimit të kryengritjes shqiptare, e cila do të fillonte në Shqipërinë e Jugut. Menjëherë pas saj do të formohej qeveria e përkohshme e Shqipërisë, që do të njihej nga Greqia, e cila do të hynte gjithashtu në luftë kundër Perandorisë Osmane në Thesali. 96Hazër xhevap -gati përgjigjen, këtu,reagues, që kthen përgjigje menjëherë (turq). 97Pas disa gazetave të tjera që drejtonte, me përpjekje të mëdha Sami Frashëri arriti në këtë kohë ta shtinte në dorë drejtimin e gazetës turke “Terxhuman-i Shark” (Interpreti i Lindjes), që botohej në Stamboll, por kjo nuk pati jetë të gjatë, pasi pas katër muajsh u mbyll nga çensura osmane. 98Zabit - officer (turq), këtu - me uniformë ushtarake. 99Muarrebeja - lufta (turq), këtu - lufta ishte aq afër, sa armatat ruse gati hynë në Stamboll.

28


HAJREDIN BEJ CAKRANI

më pazar, pa inglistë e nxinë Marmaranë me tymin e vaporëve të luftës që i mbajin hazër ndezurë.100 Nuk dijim se ç’do kërkojin rustë, pa se si j’u falnë më Edërne101turpja nuk përtypetë sa të jetë ymëri! Nukë kishe nga j’a mbaje dhe koha iku para nevej, kështu që Komitetit më Stamboll i leu tjatër mëndje, se me që po virej më kandar Stambolli, të tjerat i mirr’ lumi atças! Inglistë, Nemsen e ndonjë tjatër që nukë e dojin atças të prishej Perandorija Osmanllije, mbaso do e pranojin që nevej të bëheshim një vilajet i tërë më vete dhe kollaj merreshe vesh, pa dhe po të plekseshinë me ne e dijin që vdisim të tërë për atë copë tokë. Kështu do mirrej vesh nga të gjithë mbretëritë që duhet të lloisen mirë, pa të ndajnë drekëtë t’onë e të mos u duket aqë kollajë. Pa u ndjerë me këto që ngjasin iku dhe shkurti dhe më të hyrë të marsitë rustë bënë sikur j’u dhimsën armentë e bëheshin sikur ishin të fituarë më këtë mes dhe dua këtë e atë vënd. Ne e ndjemë se me këto mbëledhje vardhar erdhi dhe ajo që ngjau e që nashti n’a kish ngrirë gjaknë. E kishim kënduar më gazetatë të djeshmen që më sabah dhe i thashë Nijazi Efendiut po desh të vinte me nevej më Yeshilkoy 102 ku do bëhej mbëledhja me rustë. Ai vetë n’a kish llafosurë më darke vonë dhe i jati që nuk mbëlidhej fare për shtëpije ishte llafosurë si me vete, që po e kapëtuam këtë dallgë, nukë n’a lipsenë më Fuqitë e Evropit! Po që kur bëheshin më Stamboll këto mbëledhje, ne thamë që e muarr perrupia këtë punë. Ushtërija ishte më ç’do anë dhe s’na bëri punë as që i thamë kush jemi e mbetmë që përtej duke parë kur do vijin rustë. Pa ushtërija këtë zanat kish se mbëledhjetë vardha, kështu që nuk luajtëm sa i pamë nja dy tri vetë me palltot e gjata e me festet e tyrej, pa këta të tjerët vijin prapa. Nuk luajtëm që aty, si do që Nijazi Effendiu dukej sikur e zu turpja si i zoti i shtëpisë, po vetëm shtëpi nuk kish më, se me ato që muarrmë vesh më prapa e qamë vatanë. Vonë i pamë kur duallnë serbes rustë më prapa dhe i thamë mikut t’onë stambollì, që kur të vinte i jati mbaso të mirr vesh si kishin vajturë punët atje brënda. Më darke u sosmë përsi në 100 Me

këto zhvillime ngjarjesh të papritura, Anglia rreshtohet me të shpejtë përkrah Turqisë. 101Bëhet fjalë për armëpushimin e datës 31 janar 1878 në Edërne, ku Perandoria Osmane e humbi përfundimisht luftën me rusët. 102Yeshilkoy (Jeshilqoj)-emri turk i Shën Stefanit, ku u mbajt traktati famëkeq me të njëjtin emër dhe ku u ligjërua dominimi rus në bisedime, duke vënë kushtet.

29


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Yeshilkoy, po jo që s’dukej gjë, se nashti nuk e kishim aq shumë nëpër këmbë ushtërinë e ishin tarrur ca, po duke ardhur për në shtëpi vonë më dukej sikur vetë Stambolli ishte lodhurë me këto mbëledhje dhe i kishin dhënë karar, të bëhet ç’të dojë! Më udhë të shtëpisë n’a priste Nijazi Effendiu që dihetë do n’a pyeste, po ne duhej t’a pyesim e jo ai nevej, pa mua më gjëmonte më vesh se qëkur u falë te rustë vetëm buza e priste Dovletnë! -Më duket se shkollën po e bëjmë kot, se si dukenë gjërat sotë, Dovleti ra. Nijazi Effendiu, që njëqind vjet dinte se s’bën ndonjë gjë më shumë se nevej, qysh e ka tabiat ngriti supetë. Thika priste gjetiu dhe më odën t’onë gjithë nata nuk lamë gjë pa thënë për Tyrqinë, që jo n’a la në baltë, po n’a varrosi këtë radhë. Më të gdhirë hoqëm këpucët e u shtrimë të mbëledhim një çikë kockën si të vdekur, pa të nesërmen s’morëm vesh gjë e ku e ku e morëm vesh mandatën. Të tërëve j’u dukeshin njëlloj këto mbëledhje, po nevej e pamë me sy që Tyrqia vetëm kish humburë davanë dhe Perandorija Osmanllije më Ballkan u katandis një thelë.103 Aqë sa e çuditnë Nemsen e të tërë Evropin me këtë temena të padëgjuarë që nuk e kishin shkuarë nëpër mënd ndonjë herë. Si e panë që u duall’ nga hyqëmi rustë dhe Nemsja bëri hazër ushtërinë e duaj t’i ç’palli luftë atças atyre, inglistë nga tjatra anë kishin nisurë me kohë vaportë e luftësë më Stamboll. Më të bukur gjë nukë kish që kishim futur më bela tërë mbretëritë, se më sofër e qorrave sosen të tërë! Kahreman Beu erdhi dhe ndënji përmbi njëzët ditë dhe unë nuk j’u ç’qita prapa e kë nuk poqëm! Ca thoshin se duhet të marrim vesh sagllam se qysh do bëjnë, po im atë vuri ulër: -Kur të jenë sosur me të tëra tertipet104më vatrë, ahere ne atje n’a qani, pa ju s’luani që këtu! Si do që Nijazi Effendiu n’a i thosh copë-copë, se mbase dhe aqë dij’, sërbtë filluanë nga puna duke vrarë e duke prerë dhe vetëm “Me nënshkrimin e këtij traktatimë 3 mars 1878 Turqia humbi rreth 80% të zotërimeve të saj në Ballkan dhe Rusia kerkonte si dëmshpërblim lufte pjesën më të madhe të Dobruxhës, ishujt e Danubit, provincat e Karsit (Kaukaz), Ardahanit, Artvinit në Anadollin Lindor, si dhe një shumë prej 400 milionë rublash. Është e vërtetë që Europa e bëri një sy të verbër për luftën, por tani që cari kërkonte të vëndoste mbi fatin e tërë Lindjes, Anglia dërgoi flotën e saj luftarake të hidhte spirancën para Stambollit, ndërsa Austria mobilizoi ushtrinë dhe shpalli se ishte gati për luftë me Rusinë..” (..L’Empire Ottoman, R. M. vepër e cituar) 104Tertipet, këtu - marrveshjet që mund të sillnin një qëndrim të ri zyrtar ndërkombëtar me Turqinë e që do të rrezikonte vetë ekzistencën e territoreve shqiptare të Perandorisë, siç ndodhi. 103

30


HAJREDIN BEJ CAKRANI

muhaxhirtë që vijin poshtë më vilajet të Shkodrësë me boça më krah, ishin dhjetëra mijë a qindë mijë. Bullgartë u zgjeruan aqë sa erdh’ më Korçë, ku dhe këtu i njëjti avaz duke e sakatuar të tërë Vilajet të Manastirit dhe e bukura ish se do vareshinë vërtet nga Dovleti, po nuk kish të drejtë hyqymeti të fusë asnjë shpyrt nga ushtërija osmanllije aty! Kaza e besëlidhje u bë dhe nashti rreziku të dëftente se nuk ka më vilajet i atij e i këtij vëndi, po vetëmë Shqipëri, gjë që i bëri këta të Komitet’ të Stambollitë t’i futeshin punësë. Si do që ca e ca nuk dojin të futeshim më këtë hata që n’a zuri sherri me Sulltanë, po ama që do lëftojim vetë si qëkurë, këjo ishte ashiqare! Abdul Beu më gazeta të Stambollit, po dhe më zhurnale të Evropit nuk pushonte vardha dhe si kondra rusë ishin inglistë e Nemsja, pa Vaso Pashë Shkodriani j’a kishte sosur kartën ambasadorit inglis.105 U bënë dhe shqipëtarëve ç’pallje se udhë tjatër veç luftësë nukë kish dhe si e muartën vesh se Stambolli nuk do t’i lërë të bëjnë luftë, veç për vëndë të tyrej. Si kishin bërë besëlidhje të tërë kazatë, kësajë të madhesë do i thoshin Lidhje dhe u bënë hazër sa më afër rrezikut, më vilajët të Kosovës. Si hyri behari ato kohë, ai Cari që kishin më krye rustë mori mëndjenë e atij plakut gjermën që kish bërë gjermëntë tok. Këto punë që mbetnë pa çiturë, hajdeni këtu tek unë t’i ujdisim tok dhe si vajtnë atje e bënë Kongresnë të qajin dhe ato copa vilajete t’onë që do u jepte Tyrqia, për t’a lënë atë rehat. E ndjenë të tërë që puna mori rrugullimën dhe qysh do bëjmë nashti, do lëftojmë sërbtë e malazestë, që të drejtën kishin marrë yrysh nashti dhe Abdulhamiti vetë mejtoi që të bëhej atças një mbëledhje, si punë Lidhje që do e quajin Xhemijeti Ittifaki Islamije.106 Pa Lidhjen e kam parë vetë dhe 105Qysh

në muajin mars, kur përmbajtja e Traktatit të Shën-Stefanit ende nuk ishte shpallur, Pashko Vasa i paraqiti ambasadorit britanik në Stamboll një promemorje në emër të popullit shqiptar, në të cilën lufta kundër coptimit territorial të Shqipërisë lidhej organikisht me kërkesën për autonominë e saj administrative. Shqiptarët, shkruante ai, nuk mund të kënaqen me administratën e kalbur osmane. Ata janë të bindur se Porta e Lartë, as nuk dëshiron dhe as nuk është në gjendje t’u japë atyre një administratë më të mirë se atë që u ka dhënë deri sot. Shqiptarët, theksonte patrioti rilindas, janë të vëndosur t’i këputin të gjitha lidhjet që i bashkojnë me Turqinë dhe nuk duhet të përjashtohen nga ajo e drejtë që kanë popujt sllavë të Ballkanit për të formuar shtete të pavarura ose autonome. 106 Në fakt leja nga Porta e Lartë për një bashkim islam, (Xhemijeti Ittifaki Islamije-Bashkimi i Lidhjes Islame) u shfaq ngutshëm pas humbjes, gjë që e

31


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

se qysh Tyrqia u lemeris e u dorëzua, kur humbëm luftën me rustë. Ata j’a dhanë mëndë Lidhjes sefte107për një istikam të ngjacej gjer atje ku ka islamë, lart më boshnjakë. U sosnë më Prizërend, si më e madhja kasaba, të partë myftijë e të tërë dhe boshnjakë, pa më sofër nuk mungonej edhe mytesarifi i Prizërendit. Hera e parë që shqipëtartë, me ata që ishin për Lidhje Islame, me ata që ishin kondra Evropitë e jo Stambollit e me Komitetnë e Stambollit, që ish mëndje mbëledhurë se do u derdheshim të tërëve, qoftë kush n’a shet, qoftë kush n’a shkel me këmbë, ishin tok. Më këtë pikë që do lëftojin si gjithënjë, do a s’do Dovleti ishin më një mëndje. Ishin të rrallë ata që e kupëtuan se duhej dalë mënjanë o atças, o s’bëhej më dotë ajo punë. Më të shumët ishin për këtë Lidhjen Islame që do lëftojin orthodhokstë, pa i shkojin anës-anës asaj se Dovleti n’a dha bahdjava, si u dha Qipron inglisve, mbase t’a shih me tjatrë sy Evropi. Po vetëm Dovlet nga Evropi nuk dukej më gjakundi. U ngjac ky istikam gjer më Bosnje, ku ishin bërë qëkur islamë dhe këta të pamëndë e nisnë së prapthi, si gjithënjë bënte Perandoria Osmanllije. Gjetnë vaktin dhe të parëve që gjenë e i ranë, ishin ca taborrë të Nemses e u prishnë atças me katoliktë që kishin ardhur tok më Lidhje, kështu që po kishim ndonjë mejtim gjysmë të vdekur më kokë për islamnë, n’a iku atças! Këta bënë hazër dhe kanunë të Lidhjesë, pa Tehvidi Vilajet 108nuk e bënë dotë që më fillim. Po e thoshin ashiqare se nuk duamë që hyqymeti të pleksetë me Lidhjen, gjë që dëftente se në mos u ra brruzi atyre më Stamboll, të paktënë ujdisëm një armik të ri. Fora j’a bënë Shkodriantë që u thanë të tyrevet se po filluanë muhabetnë për islamnë, ikëni dhe natën qoftë, pa nuk harrohet karta që j’a shkrepnë ashiqare Evropit për atë që j’u qante zemra të tërë atyre, për më vete.109 tregojnë qysh në fillim, se janë të shumtë përkrahësit e saj që u quajtën sulltanistë. Madje dhe dy grupet e tjerë (radikalët “K.Stambollit” të moderuarit, ata që ishin për luftë, por jo ndaj Stambollit) ishin për të luftuar me urgjencë fuqitë e krishtera dhe këtu kristalizohet idea, jo vetëm e mbrojtjes territoriale, por në fund të fundit edhe ajo e formimit së Shqipërisë si shtet. 107Sèfte- për herë të parë (turq) 108 Tehvidi vilajet - Vilajet të bashkuar (turq), bëhet fjalë për bashkimin në një vilajet të vetëm të trojeve shqiptare nën Turqi, si hap i domosdoshëm i njohjes ndërkombëtare të tij, ku të mënjanonte së paku coptimin. 109 “Ashtu sikurse nuk jemi dhe nuk duam të jemi turq, po ashtu do të luftojmë me të gjitha forcat tona kundër cilitdo që do të kërkonte të na bënte sllavë, austriakë ose grekë”, thuhej ndër të tjera në një memorandum drejtuar, më 13

32


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Pa kapëtuarë muaji punët iknë aqë shumë sa të tërë ishin ndezurë për vatanë dhe i ndihën këta të Komitetitë të Stambollit me Kararname e Talimatë. 110 Pa mbëlodhnë dhe financatë e ushtërinë etat et de gouvernement de la vraie111e si më i kënduari Abdul Beu më të përjashtme. Ai mori Evropin për më kongres të tyrej të paktën të mir llafnë, po atje nuk e qasnë po i thanë që kërkoni kotë një gjë që s’është, se nuk ka Shqipëri. Këto që thoni edhe po të vijë puna për të fjalosurë ndonjë gjë, do flasim këtu ministër të jashtëm të Tyrqisë e jo ju! Pa po kur plasnë memorandumet Evropit dhe zjente dynjaja e tërë. Kongresin më Berlin që e kish ujdisurë ai plaku gjermën e që vajti një muaj dhe vërtet qysh thanë folnë me ministër të jashtmë Thodhori Pashnë. Ky kish marrë prapa Mehmet Ali Pashnë112që dij gjermënçe, po njëqind vjet do ketë qënë nga ata që erdh’ t’i jepnin mëndje Sulltanit qëkurë. Këta nuk kishin të drejtë as të japin mëndje e jo t’u merrej dora për këtë e atë, nukë bëhej llaf, vëndosin vetë ata që n’a lëftojin dhe ne më duket e humbmë davanë njëherë e mirë. Grekërit bënë njërën atje të mirrin Maqedhoninë e Kretnë, se nevej nuk n’a kish njeri më defter fare, po e linin inglistë Kretën dhe rustë me anë të bullgarëvet Maqedhoninë? Kështu si gjithënjë do e paguajin jetimët dhe Epiri me gjithë njers j’u dha grekërve si vakt dreke. Që më senenë para Kongresit të Berlinit, ku gjithë ata grekër u derdhnë më Jug’ t’onë, bëja duva t’a binte Perëndia që të kacafytesha me t’a, po që të lëftoja me grekër aq sa s’molloiset më një kohë të ligë, nuk m’a mirr’ kurrë mëndja! Si do që ishim vetmë nashti, se sërbtë e malazestë u derdhnë më Veri, ushtërija e Lidhjesë bëri istikam dhe nuk e lëçoji vëndë. Këta i panë t’onët që ishin kail113të shuheshin të tërë e nukë bëjin prapa u thanë të Mëdhenjve: -Ç’janë këto vënde që n’a dhatë kështu? Ata po shtrënguan Tyrqinë dhe u qershor 1878, kryeministrit britanik, Lordit Bikonsfild (Earl Beaconsfield), nënshkruar nga rreth 500 qytetarë shkodranë, të cilët kërkonin respektimin e tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe formimin e një shteti shqiptar të pavarur. 110Kararnameja (Akti i Vendimeve-Kanuni) dhe Talimati (Urdhëresa). 111Shteti dhe qeveria e vërtetë (frëngj) 112 Marshalli Mehmet Ali Pashë Maxhari ishte gjerman, lindur në Brandenburg, Prussia me emrin Ludwig Karl Friedrich Detroit, në shërbim të Portës së Lartë, gjen vdekjen në veri të Shqipërisë në zbatim të vëndimeve të K.Berlinit, më 6 shtator 1878, nën mbrojtjen e Abdullah Pashë Drenit. 113Këtu - këmbëngulja deri në sakrifikim është tipar i atij që është vëndosur në anën e së vërtetës.

33


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

sos me taborrë Mehmet Ali Pashai t’i bind me dru, po të parnë gjë që bënë shqipëtartë i vranë telegrafistë që merrej vesh, nga, si e qysh do sosen taborrët e tijë. Më prapa e vranë dhe atë vetë me gjithë një pasha më Gjakovë që i bëri konak dhe s’e lij’ se e kish më besë, qysh e kanë ata. Si e rrethosnë më saraje nuk e pushojin batarenë, si do që ata që e ruajin kishin vënd të mirë dhe ushtërija e Lidhjes la atje sa i mori sarajet e i dogji, nja katr’ a pesëqint shpyrt, gjë që i dëftoi Evropit se ne shuhemi e atë që shkojnë nëpër mënd ata, t’a fshijnë! Mua nukë më mbante vëndi dhe më një nga këto ditë si kishja kënduar gazetnë, 114u sosa te Sami Beu te “Terxhumani”, po udha ishte me aq hafije dhe si nukë pashë njëri përjashta, ika drejtë sikur po shkoja udhës më pun’ t’ime. Nga mbas ditja u sosa përsi po ishte mbyllurë, shënjë e ligë kjo. Më gazetnë që kishim kënduar Lidhja i thosh Stambollit, që jo vetëm të bëhet Tevhidi Vilajet, po i jip’ të tëra tertipet si e qysh,115që dëftente se nukë ka udhë tjatër më. Me Nijazi Effendinë piqeshim e ai çuditej që nukë e pyesim, se i dukej sikur kish ç’pikur rrotënë me ato llafet e t’et. Po nashti që kishin dalë të gjitha mbi ujë, më leverdi kishje të llafoseshe me tjatrin mik të odësë, që më dukej se kishte ardhur gabim nga që ishte i urtë e i shtruarë më shkollë ushtarake, Abdulla Effendinë. Këjo nga që i vëllai i tijë Asbiu ishte më i gjallë, ndaj më dukejë këjo si punë e bërë së prapthi. N’a e pruri fiqirin më vënd Kahreman Beu që atë darke j’a behu pa lajmëruarë dhe m’u duk, si do i plotë që vin, i treturë më çehre dhe unë aqë doja, të vija me të poshtë më shtëpi. Për tri-katër ditë ku nuk brodhëm nëpër atdhetarë e njers të tjerë e më darke vonë mbëlidheshim për shtëpie, pasandaj u nismë nga Stambolli.

Gazeta e Sami Frashërit “Terxhuman-i Shark” (Interpreti i Lindjes) e paraqet lajmin më 27 shtator 1878. 115 Vëndimi u shpall botërisht si lajm, pa emër autori, më 27 shtator 1878, në gazetën “Terxhuman-i Shark”, që botohej nën drejtimin e Sami Frashërit në kryeqytetin perandorak. Sipas këtyre lajmeve, Lidhja Shqiptare kishte hartuar një program prej 7 pikash. Në pikën e parë thuhej se sovraniteti i sulltanit do të ruhej në Shqipëri dhe se asnjë pëllëmbë tokë shqiptare nuk duhej t’u jepej shteteve të tjera. Në pikën e dytë kërkohej krijimi i Vilajetit të Shqipërisë, pra bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një njësi të vetme politiko-administrative. Pikat e tjera trajtonin prerogativat autonomiste dhe parimet kushtetore që duhej të kishte ky vilajet. Të gjithë nëpunësit do të ishin shqiptarë. Në administratë e në shkollë do të përdorej gjuha shqipe. 114

34


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Pa u sosur më shtëpi me gjithë njers, im atë i mbajti kuajtë te Omer Pasha dhe u fjalos116kush e di sa sahat me të, që më dëfteu mua se punët që andej dukenë tjatër gjë, po këtu qenkan pisk. Nga mesi i vjeshtës së dytë u bë një mbëledhje më Dibrë dhe Abdul Beu që ish për Jugën, si e kishin thënë njëqind vjet dhe më gazetë të Sami Beut, si do pa ëmër, të gjithë që do vejin më delegacionë duhej të mirr mandatnë me të shkruar, ndaj nashti puna t’onë filloi. Kështu që im’ atë, Kahreman Beu kur merrej me punët e Lidhjes e unë i vij prapa, s’më muarr që s’më muarr me vete më vjeshtë të dytë të këtij motit të Lidhjes më Fier, ku u poqën me Abdul Benë. Ai më tha se ishte punë me axhale dhe do t’a piqnim tjatër herë atë. -Po pse erdha këtu, i turfullova, tjatër herë dhe llafnë e muartën me vete a e muar era se ai u ç’duk atças. Po unë ishja gjallë dhe si shalova kuajtë me gjithë njers u sosa si ndonjë gjysmë sahati më vonë tek Sarajet e Omer Pashës. Nuk hyra, se dhe ajo më duhej të ngrente sherrin që i kisha këthyerë llafnë në mes atyrej, po kur duall, si do që mileti u bë atças mizë lisi, ai më pa dhe tundi kokën, po ato motet e të hakërryerit kishin ikur për gjithënjë! Ai mot dolli për të tërë, po nevej n’a mbeti në fyt e nuk e kapëtuam dotë kurrë, si do që nuk e pushuam luftën, se kish vajturë tek s’mban më! Puna kish vajturë o nè o ata dhe vetëm kur bija për gjumë mejtoja se sa larg kishte vajturë puna për vatanë nga ato ditë të fillimit, që të gjithë islamë të bëheshim tok dhe se Dovleti do bënte ato që bëri me Shqipërinë. Vilajetet e Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit e të Janinës po shuheshin javash, se të shumët j’a kishin marrë o malazestë, o sërbtë, o bullgartë, o grekër. Aq hata ishte sa nuk dijim nga të mbajmë, se grekërit poshtë më të hyrë të senesë tjatër kishin vajturë me komisjonë turk të virin kufijnë ku j’a kishin dhënë më Berlin. Kahreman Beu u sos si më krye të degësë më Fier që ish, po me terezi se ish ushtarak më Prevezë dhe zgjodhnë, domosdo nga tri vetë: Abdul Benë për t’u llafosurë më Stamboll,117pa po ata kishin dërguarë Amet Pashnë që kish marrë

116 Bisedat,

debatet midis përkrahësve të krahut radikal (Kahreman bej Cakrani) dhe atij të moderuar (Omer pashë Vrioni), me sa duket vazhdojnë edhe në atdhe. 117 Kuvendi i Prevezës formoi tri komisione me detyra të posaçme. I pari, komisioni politik, që do të qëndronte në Prevezë për të ndjekur nga afër punimet e konferencës turke-greke; I dyti, komisioni ushtarak, që do të shpërndahej në Shqipëri për të organizuar forcat luftarake të Lidhjes; I treti, komisioni diplomatik,

35


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

nam e ëmër më luftën me rustë dhe top mëndja Dovletit që ne ishim turq e do i bëhim temena! Më Prevezë, që bëra çudi më atë faqe ato shtëpi të vjetëra e të kuqe në mes e ato të bardha vërdallë që ishte vërtet si vezë e prerë, u sosa me t’im vëlla Sabrinë, pa Kahreman Beu na sokëlliti se po u bë hata atje me grekër, s’mund të vritemi të tërë. Po ne ishim atje mijë shpyrt, të shumët me dyfeqe për tjatër gjë, po dhe grekërit ishin mëndje mbëledhur që do e mirrin Epirnë, se ashtu ish e shkruarë më protokollë dymbëdhjetë a trembëdhjetë.118 Kështu që edhe një çikë dhe i kishim shuar me grekër e me Amet Pashnë, le të bëhej njëra e të futeshinë mbretëritë më luftë, se nevej ishim futur qëkurë! 119 Amet Pashnë s’ishte hera e parë që e shikoja, se e kishja parë kaqë herë me Niazi Effendinë tek Ministria e Luftës dhe nja dy herë duke u fjalosur me këmbë e me duar me t’anë e tijë. Si i gjatë që ish, nashti i dukej që përtej koka me festen e errët nëpër njers duke vajtur më sarajet ku do bëhin muhabetnë. Edhe këtu me gjithë sejmentë120mbushur me defterë e po jepte e po merrte me duar me këta të delegacioneve të të Mëdhenjve, po dhe të grekërve që u erdh’ sahati duket. Dha e mori Pashai dhe si i hollë që ishte e si nuk kish siguri, ikën dhe e vazhduan muhabetnë më vapor më të hyrë të shkurtit, po ikënin mileti që aty?! Stambolli j’u bëri hazër t’u jip’ Thesalinë, po jo Epirnë, si do që kishin punuarë qindin për t’u mbushurë mëndjenë shqipëtarëvet. Po Lidhja j’a kishtë thënë copë, më lum’ të Kallëmit121e këtej vete gjaku më gju! Kështu bënë ç’bënë këta të Stambollit, po nukë i dhanë udhë nga frika, pa grekërve u ra brruzi122e do vejin t’u bëhin rixha prapë të Mëdhenjëve. Kjo i dha Lidhjesë një mëndje të re që po të vazhdojë të ndihë orthodhokstë e kaurrtë me copa Shqipërie, të parënë gjë do t’i që do të shkonte në Stamboll për t’i bërë trysni Portës së Lartë që të mos pranonte lëshimin e trojeve shqiptare Greqisë. 118Protokolli nr. 13 i Kongresit të Berlinit, Turqia të fillonte bisedimet me palën greke për të caktuar kufirin e ri midis tyre sipas vijës Kalamas-Selemvria që kishin rekomanduar Fuqitë e Mëdha. 119 Trysnia e rreth 1500 njerëzve të armatosur në këtë marrveshje, ishte aq e madhe, sa që palët u detyruan për arsye sigurie t’i vazhdojnë bisedimet në një anije të flotës, duke anashkaluar pikën më nxehtë, Protokollin 13, që i jepte territorin shqiptar të Eprit, grekëve. 120Këtu -ordinancë, sekretar 121Lumi Kalamas. Vija Kalamas-Selemvria përbënte projektin e kufirit të paraqitur 122Këtu- u zemëruan, u mbeti qejfi.

36


HAJREDIN BEJ CAKRANI

kthehen Dovletit vetë! Kjo dukej nashti ashiqare se mund’ të më fusin më armatë e drejt e te konakët e mij. Abdul Beu me Memet Ali Vrionasin e ndonjë tjatër u derdhnë Evropit dhe i brodhnë të tërë kasabatë e të Mëdhenjëve që të këmbejnë mëndje përsi, se nuk mund’ t’i ndaç drektë tjatrit ditën për diell e ai të vështrojë më kokërr të syrit! Kur erdh’ im atë dhe na tha se Abdul Beu që dij pesë a gjashtë gjuhë, kish vajtur më Berlin drejt e tek i madhi i Mbretërisë së re gjermëne. I kishte bërë pesë a gjashtë sahat muhabet, që te Bismarku po të duaj të piqeshe me të, do të zijë radhnë tri a gjasht’ muaj përpara. Me plakun gjermën ishin fjalosur më gjuhë frënge dhe ky yni j’a kish ç’koqitur të tëra, po ai e kish qëlluar me një pyetje që bëri hatanë e nxiu fatnë t’onë një hërë e mirë atças. -Mirë që ke prurë libra e defterë që më bind se jeni guvernë, ushtëri më vete e të gjitha ç’thua, po me sa di unë ju nuk flitni më gjuhë frënge e ç’do komb të parnë gjë, ka gjuhnë e tij! Dihet që ai sa e përzuri dhe Abdul Beu tha që këta e dija që s’janë Nemse e se ç’kanë ca krushqi me rustë.123 Pa memorandumë j’a lanë më derë ç’do mbretërie që jemi më vënd t’onë që mijë vjet dhe ç’na kanë hyrë më pjesë,124me veri malazestë e jug me greker, që nuk n’a 123 Cari

Aleksandër II i Rusisë, ishte i martuar me Marie von Hessen und bei Rhein, vajza e ligjshme e Ludwigut II, ashtu si edhe nëna e tij Charlotte von Prussian, martuar me të atin car Nikola I, gjë e cila nuk mendohet se duhet të ketë influencuar në këtë çështje me këto përmasa. 124Në gazetën “Moniteur Universel” Abdyl Frashëri i kthen një përgjigje të ashpër, gazetës “République Française”pro qëndrimit grek për çështjen e Epirit: “..Franca qan gjithmonë humbjen e krahinave të saj; banorët e Alsasës dhe të Lorenës rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë, si “Republika Franceze” i gjen qesharakë shqiptarët, të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë? Nuk jemi savant dhe as pretendojmë për të, por historinë e atdheut tonë e kemi studiuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër. Banorët e Epirit i quajnë “Pellazgë”. Herodoti, Tuqididi dhe Straboni dalin në konkluzionin se ky vëndnuk ka pjesë të Greqisë. Sipas Strabonit, Greqia nga veriu kufizohej prej Akarnanisë dhe gjirit të Ambrakisë. Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihmë grekërve të sotëm, po pyesim ata që kanë mendime të kundërta, se cila pjesë e Epirit është greke? Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë, do të besojë se Greqisë nuk i “përket” vetëm Shqipëria, por edhe Maqedhonia, Thraka, Rumania, Azia e Vogël, sipas vëndeve të Greqisë së Madhe dhe Marseja juaj ! ! ! ..Po të nguli këmbë Greqia në aspiratat e saj të pangopura, të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të drejtës së kombeve, shqiptarët kanë vullnet të patundur që të mbrojnë deri në fund atdheun e tyre e janë betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë dhe të vdesin, po të jetë nevoja.

37


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

u ndanë me atë protokollë. Më veri malazestë nuk mbaheshin dhe hazër për të marrë atë që i kishin dhënë të Mëdhenjtë, kështu këta që më vjeshtë të dytë e gjer më shëndre j’a bënë mëndjenë dhallë Dovletit të bindë nevej, të lëmë vëndë t’onë se humba luftën unë! Këjo ish e padëgjuarë dhe përsi Amet Pashnë125çuanë për këtë punë. Se ç’i dhanë nja shtat’ a tetë taborrë n’a tha Nijazi Effendiu dhe me hir a me pahir do vënë nën hyqëm mileti i atyre anëve që të dorëzojë vëndë më malazes! Me zor i kapëtojë kasabatë e veriut dhe ngeci më Gjakovarë që i ç’pjeguan sagllam se ç’e kish gjetur Mehmet Alinë për këtë punë, ndaj bën si të duaç dhe Amet Pasha që s’ish Mehmet Ali Manxharë, u hoq prapa së vetëm një Perëndi mund të shkojë atje, e ai jo! Malazestë i zu turpja, u hipnë xhindetë dhe më të marrë të tërë ushtërinë nja njëzët a tridhet taborrë. Më krye po dihet një princ të tyrej që ç’quhet e lëfton e ç’qenë i bënë hazër për sulm, po ushtërija e Lidhjes çau më të djathtër pa filluarë yxhym ata. Nga që malazestë ishin mbëledhur më një vënd, si nuk gjetnë njëri këta t’onët, iknë tutje e duall gati-gati prapa tyrej. 126 Kaqë duhej që dhjetëra mijë ushtëri të alarmoheshin, rrëmulla s’ja priste rrëmullës e u hoqnë prapa, pa po të gjithë s’dijin ç’të bëhin e mbetnë me gisht më gojë se nga t’a zir’ këtë punë nuk e dinë!

Europa nuk do të marrë përgjegjësinë e luftrave shkatërrimtare që do të inaguronte Greqia për këtë aneksim të shëmtuar, përballë betimit tonë…” (Moniteur Universel, Paris, maj 1879) 125 Ahmet Muntar pasha marshalli turk, i shquar në luftën ruso - osmane, që kryesonte Komisionin në bisedimet turko - greke të Protokollit nr. 13, si dhe në veri, dështoi si vazhdues i marshallit Mehmet Ali Maxhari, për të zbatuar vëndimet e Kongresit të Berlinit. 126Në këtë mësymje u hodh pothuajse e gjithë ushtria malazeze, 25 batalione me rreth 9 mijë veta, që u rreshtuan përballë Plavës e Gucisë. Por shtabi ushtarak shqiptar përqendroi në zonën kufitare me Plavën e Gucinë 4 mijë luftëtarë dhe 3 mijë vullnetarë, gjithsej 7 mijë veta. Komanda malazezee komanduar nga Mark Milani,do të fillonte sulmin sipas taktikës së tyre tradicionale që kishte pasur kurdoherë sukses përballë ushtrive osmane. Por Shtabi UshtarakShqiptar ua mori malazezëve nëmënyrë të papritur iniciativën. Më 6 dhe 7 janar 1880 njësi të vogla shqiptarësh, me qëllim që të tërhiqnin vëmendjen e komandës ushtarake malazeze, ndërmorën dy sulme në verilindje të Malit të Zi, nga ana e Sanxhakut të Novi Pazarit. Komanda ushtarake malazeze, duke kujtuar se shqiptarët do të vazhdonin të sulmonin nga verilindja, për t’u dalë forcave të tyre pas shpine e tërhoqi ushtrinë nga zona jugore dhe e nisi drejt veriut.

38


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Evropi muarr zjarr e të tërë si u habitnë, n’a dhanë hak dhe me këtë që po dëftenim ngritnë duart ata më Stambollë. Aty se ç’dolli një kont italian127që dha një mëndje se nuk i mirrni dotë ato vënde me islamë, ndaj zgjidhni e mirrni ato që kanë mbeturë me katolikë, aqë shumë i desh ai sa i vuri më pazar të të Mëdhenjve atças! Kështu më të hyrë të senesë tjatër u bënë hazër të dy palëtë, nevej si shqipëtarë, me muhamedanë, katolikë e të tërë, ata avaznë. Shkodëra ishte më këtë siklet të parrëfyer, po si gjithënjë ata j’a gjejnë zgjidhjen, që ishte një këtë radhë dhe një oficer i madh e mori përsipër këtë gjë. U ngritnë të partë e kasabasë, pa bindë dhe bajraktarnë dhe në mes të sheshit i ç’kulnë e i shkelnë me këmbë të gjithë nishanet e ushtërisë osmanllije. Atje ishin nja dymij shpyrt, gjë që dëftente se nashti të gjithë të Mëdhenjtë dhe Dovleti të vijin tok, nuk n’a ç’kul dot nga istikami t’onë!128 Këto mote n’a zunë mua dhe të tërë ahere më një fërtunë të padëgjuarë, po nga njëra anë bëhesha mal që më pru’ Perëndia më këtë kohë mbi dhè dhe më këtë versë, si do që më ngjethej mishtë me Dovlenë, pa se qysh do vinin vitratë më prapa, ne nuk e dijim dotë. Po ato mote nuk j’a uroj dotë njeriu dhe sotë, se të të ç’kulin copa vatani, që i bie si pa një këmbë a një dorë e të mbeteshe ulok gjithë ymrin, ahere vdekja të dukej mjaltë. Ne dhe brënda Perandorisë Osmanllije i dijim të tëra se ku piqeshim me grekër, sërbtë, malazestë e të tërë, tjatër gjë që pashallartë shkodrianë e Ali Pasha, të drejtën e kishin shtyrë sinor të pashallëkut të tyrej, po Dovleti nuk bëri asnjëherë shaka të trazonte vatanë t’onë, po n’a kish lënë nevej për nizamë, të dhjetën e të tëra, ashtu si i bëjim. Po këjo që thashë nuk i shkoi asnjë herë nëpër mëndë, jo si ngjau 127Më

në fund ndërhyri Italia, e cila, nëpërmjet ambasadorit të saj në Stamboll, kontit Korti (Corti), sugjeroi që t’i jepeshin Malit të Zi viset e Hotit e të Grudës së bashku me një pjesë të Kelmendit, të cilat banoheshin gjithashtu nga popullsi katolike shqiptare. Fuqitë e Mëdha menduan se popullsia e këtyre viseve duke qenë katolike dhe jo myslimane, nuk do ta kundërshtonte bashkimin e saj me Malin e Zi, të krishterë. Porta e Lartë nuk solli ndonjë pengesë. 128 Hodo Sokoli, në një fjalim të zjarrtë që mbajti para mijëra qytetarëve dhe malësorëve, deklaroi ndër të tjera, se përballë veprimeve që po kryente Porta e Lartë në dëm të tërësisë territoriale të Shqipërisë, shqiptarët duhej t’i këpusnin lidhjet me Perandorinë Osmane dhe ta merrnin vetë në dorë fatin e atdheut të tyre. Ai dhe pas tij 1500 veta që ndodheshin në miting, hoqën publikisht spaletat e uniformës ushtarake e dekoratat e sulltanit dhe deklaruan se nuk do ta njihnin as atë, as Stambollin.

39


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

nashti. Malazestë si gjithnjë më këmbë nja njëzet taborrë dhe u sosnë përmbi Shkodërë, po ata të Verisë kanë lerë për luftë dhe nukë bëhin prapa. Këtë herë nga Evropi nuk mbeti gazetarë pa ardhur më Shkodërë të shohë ç’bëhej dhe vërtetë të Mëdhenjtë hodhnë si mëndje që të bëhenë të tërë tok, me inglis e me të tërë, domosdo rustë të parë për të vënë në vijë këtë punë, se u turpëruanë. Nemsja dhe gjermëntë i thanë jo, po ajo që kishin bërë me nevej më Berlin nukë lahej më sa të ish dynjaja, pa ne nuk n’a merrin dotë nëpër këmbë dhe nuk n’a ç’kulje dotë nga vatani. Ama këto mote asnjë lirë si taksë e asnjë nizam nuk mbëlodhi dotë Stambolli nga nevej, se administratë kudo gjëndej në më të shumën ajo e Lidhjesë, si do që Tyrqia nuk e shkoi nëpër mënd këtë. Më beharin e tjatrit mot nga që e shtrënguamë për të bërë Tevhidi Vilajet, Sulltani e përçkëndoi më keq këtë punë, po që dëftente se nuk kish nga ja mban. Kështu që u sosa më shtëpi, udhë që e kishja bërë ujë nashti dhe Kahreman Beu shpuri llaf se kishte ardhur nga unë e unë po dihet, isha këtej. Si i erdhën haberet me njeri, se hafijetë i ke më çdo anë, bëri hazër kuajtë dhe njerst që me natë dhe si gjithënjë mua nuk më tha, po më ato kohë vëtëm gjumi nuk të zë. -Nuk jemi si më Prevezë, nuk më sheh jam allafrënga se kushedi j’a shpjenë të ngrohta hyqymetit dhe nuk është aheng. Ti rri më shtëpi të marr Sabrinë me vete, nukë do ikim thellë, gjër më Gjirokastrë do vemë se na duall më ëndërr ai protokoll i grekërve dhe do e ndajmë këtë punë jo me ata, po dhe me Dovlet. Ndaj të dua këtu se ka aqë rrëmullë sa s’ta mollois dot, nashti që llafos, gjithë vilajetet janë sosur! -Ndaj s’më do Kahreman Bej mua prapa, po Sabrinë, se j’a duhem unë më këtë vakt, j’a s’duhet njeri po s’ta mbushë dotë mëndjen, se më ke bërë e jo të kam vënë emër! Po ja që ai s’më la t’a ngjac llafnë: -More merr vesh ç’po të them, mu hakërrye, unë iki që me natë se jam tek ty më Stamboll, ti më përrallis,129e di unë këtë punë a e di ti? Si nuk e bëri të gjatë më lanë mua si hu në mes tymitë që çojin kuajtë prapa dhe u tretën atje tej. Po mua nuk më mban më vëndi, më mirë të jesh më Stamboll dhe këto gjëra i mirr’ me mëndë, se të jesh këtu dhe të mos bëç dotë gjë se i teket Kahreman Beut, kjo ishte kuje! 129 Kahreman

bej Cakrani, duke qënë ushtarak duhet të ketë në këtë kohë të vështirë alibi, duke qënë tek i biri Hajredin Cakrani, student në Stamboll, pasi dihet ndëshkimi i qeverisë turke.

40


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Kur u sosnë e erdh’ që andej, që këtu mua m’u duknë vjetë, Sabriu më llafosi që ishte mbëledhur milet aqë shumë sa veshëllin e një dorë e mban më kokë, se Kahreman Beut s’i fola me gojë. -Ore sa vetë ishin atje të them, ky sikur është me dhën! -Gjithë mileti, mor gegë, mor nga të tërë vilajetet e tërë anët e dynjasë! I pashë të tërë dhe Abdul Benë po ishin të sëkëlldisur për sinuar me grekër, po i dhanë dum po nashti edhe mund të bëhin dhe qeveri si hyqymeti, po t’onën. -Sabri Be na kënaqe se ke dhe muhabet të ëmbël ti, sikur të rrije një çikë më hije, se mua njëqind vjet mu duk se i kish rënë dielli më kokë. -Si u bëka qeveri, po Dovleti ç’duhet ahere?! -Unë nuk jam prishurë nga mëndë si mejton ti, po ti nuk je më të që s’të lë të flaç, jo vetëmë do bëhin hyqymet, po do këpusin të tërë lidhjetë me Stambollnë. Dhe Sulltani mund’ të vërë më krye te vilajetit njerinë dhe të n’a ndihë kur të pleksemi me mbretëri, gjë që më dëftente se shkollnë e punënë t’ime më Stamboll e muarr lumi dhe do vija këtu më krah të Kahreman Beut. -Vrafsha veten pse s’erdha, se mos do ishte marrë vesh, sa milet ka pasurë atje, ju as nuk do më shihnit, i thashë, po ai m’a preu: -Po të bëhej më Janinë, si e ka vaktin, atje s’të lijin hafijetë se i ke mëtë gjithë sojet! Nuk ma mirr’ mëndja se do ikënin kaqë shumë punëtë dhe më darke, ashtu hundë e buzë j’u qasa Kahreman Beut duke sharë Sabrinë që më kishte përrallisurë gjysmë dite përçart. Po ai qeshi, gjë që e bën rrallë dhe më ç’pjegoi më hollë e po ato që më tha im vëlla ishin, po nashti fije më fije.130 Si vajta përsi më Stamboll e u poqa me miqtë, pa po j’a beh Nijazi Effendiu dhe këtyre u thashë, sakën se u shpëton llaf dhe bëjmë muhabet ashtu kot më erë. Po ai po thosh se s’ka fajë Dovleti si po e sakatosin të Mëdhenjtë, se ata njëndizë i erdhë më derë fare. Muhabeti ynë vazhdonte sikur ishin mote me diell e të tërë si ishim më paqë, po ngroheshim më të, po ai i ra drejtë dhe mua më hipnë 130Punimet

e Kuvendit të Gjirokastrës i drejtoi Abdyl Frashëri. Çështja themelore që u trajtua aty ishte: autonomia e Shqipërisë, koha e shpalljes dhe mënyra e realizimit të saj. Kuvëndi i Gjirokastrës vëndosi që, në rast se qeveria e Stambollit do të shtrëngohej të zbatonte rezolutën e Konferencës së Berlinit ose në rast se Greqia do të orvatej t’i merrte me dhunë tokat shqiptare që asaj i qenë premtuar, Lidhja Shqiptare do të shpallte menjëherë një qeveri të përkohshme kombëtare. Me formimin e saj do të merrte fund sundimi osman në Shqipëri. Sapo të shpallej qeveria e përkohshme shqiptare, do të pushoheshin nëpunësit turq dhe do të zëvëndësoheshin nga nëpunës shqiptarë pa dallim feje.

41


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

ato të mijat. -Po mirë s’më thua po t’a kishin prishurë portën rustë e të derdheshin më pazar, ç’do bëje zotrote apo llogo me nevej që po n’a digjet mjekrra!-Nukë bëhet llaf që do e mirr’ lumi atë punë përsi! -E ja ashtu e kemi dhe ne hallnë, j’a preva, se n’a dhatë badjahva orthodhoksëve, sikur u dolmë tepër! -Po dhe të bëni atë që keni nëpër mënd, e shtyu me tej ai, këjo është të vesh me këmbët e tua më gojë të ujkut i thonë kësaj Hajredin Bej! Se kollaj të ikësh nga Dovleti, po prapa ferre janë hazër orthodhoktsë dhe në kanë marrë sot një a dy copa, nesër të përlajnë të tërë, pa po e keni bërë në mënd të veni më kaurrë, me ty jam që keni hak! Nuk më kish shkuarë në mënd se vërtëtë ç’do bënte vaki e ç’do ngjiste sikur të ikënim nga Dovleti, po nukë mund’ t’a duroja Nijazi Effendinë a llafetë e t’et që mund’ të n’a ç’duknë orthodhoksë, që të vërtetënë po bëjin njërën! Këjo punë e kish marrë rrugullimën dhe Stambolli po bënte nga këto hynere se i erdhnë po këta orthodhoksë më vatër, pa ne ja tek e kemi Abdul Benë dhe të tjertë që nuk do shterojnë. -A t’a paska thënë yt atë që keni bërë në jetë të n’a jepëni të tërë, po nuk e sheh more derëzi që ne kemi mbajturë Stambollnë e jo më vatanë t’onë! -Se jeni një copë vënd e nuk e keni takatnë pa nevej, që bëjmë temena dhe sotë për ata që kanë bërë e ç’kanë bërë për Perandorinë Osmanllije, pa e di Hajredin Bej që synë e keni më Nemse, po gabohi se ata ishin që nuk dojin për lart më Bosnje.131 Se ato i duaj’për vete e gjermëntë e u muar më qafë juvej dhe sytë i kini t’i shihni sa bëhenë një herë me inglistë, tjatrën radhë me frëngjtë! E kur s’e dinë vetë ata ç’kërkojnë, do bëhen me juvej që s’duroni dotë as qyrkun tuajë se u bënë vapë! Nukë sosen dotë gjer te ju gjermëntë se një a dy janë, ndaj e kemi zënë këtë luftë qëkurë e ndis e shuajë me rustë, po ata e bënë që e bënë atë që kishin ndër mënd më Ballkan! -Demek ju i latë të partë ata më vete se na kishit më xhep e do ujdiseshit me nevej, po pse nuk e ç’kultë Stambollnë se e duaj rustë e kishit zënë një tjatër kasaba se njëllojë është, si e zutë qëkurë edhe e lini, a po bëni shaka me nevej?! -Ç’thua Bej po atë ditë që e muarmë me Mehmet Fatinë 132 Kostandinopojnë është tundurë 131Porta

e Lartë, për të mënjanuar konfliktin e armatosur, i propozoi Cetinjës që në vend të krahinave shqiptare të Plavës e të Gucisë t’i jepte disa vise sllave të Hercegovinës. Në të vërtetë propozimin e Stambollit e kundërshtoi AustroHungaria si zona të saj të influencës, por këtë si propozim për të mos komplikuar marrdhëniet me vetë sllavët, nuk e pranoi as Mali i Zi. 132Fatih - triumfatori (turq)

42


HAJREDIN BEJ CAKRANI

dheu,133si u lënkërka se të shkrep zotrote nëpër mënd? -Dhe nevej nuk j’a muarrmë njeriu, po kemi mijë a qind’ mijë mote më atë vatan dhe të luajmë vëndë, thua se jemi Perandorija Osmanllije që ka fusha pa hesap dhe vardha jepu këtyre të n’a shohin me sy tjatër! Jepuni më ato mallnë t’uajë, pa ne më malet t’onë vdesim e s’u lëmë juvej të n’a jipni se j’u tek një dite! -Hajredin Bej ju e ne më një hata jemi tok, qysh llafos sikur kini ikur e ndarë nga nevej si Moreja, se ja ju si muhamedanë j’u ka parë Dovleti, j’a s’ka parë njeri më dynja! Pa Morenë s’mbeti njeri pa e ndihurë nga Evropi e të partë ishit juvej. Se nevej bëj temena orthodhoksëve t’uajë e ata vardha lëfto për Morè e këtë e di gjithë dynjaja! Po jo të hani bukënë e turkut e të bëni duvanë e kaurit! Më kish qëlluarë më një vënd që m’u tha goja e më iknë djersë, se nukë mbet’ njeri nga shqipëtartë pa ndihurë Morenë 134 dhe bukës t’onë ata i ranë me gurë, në mos më keq e Abdulla Efendiu ish bërë një grusht dhe s’di nga t’ja mbajë. -Nijazi Effendi nukë më thua, pse doni të këmbeni tabiat si kaurrët e muartë Memet Ali Pashnë që la lëkurnë më nevej me shokë?! Po qënka e thënë që nuk n’a paski dashur kurrë, se j’a e nxuarrtë kokën dhe n’a vrisni e sakatoni me ushtëri e dyfeqe, që s’ja bëni orthodhoksëve këto, apo nga që na doni aqë shumë! Mënxyra t’onë është fillimi dhe ne nukë vdesim të bëhet qielli me dhenë tok, po juvej u gjetë një më e ligë se sahati ynë që n’a i prutë ju! Si n’a e punuat j’ua punoftë, po ka Perëndi e u katandisçi më pak se nevej, se vonon po nuk harron! Ishte bërë rëmullë jo vetëm dynjaja po dhe Perëndia më qiell, se ish ngatërruar e në vënd të më zbrit xhindetë, më kish ulur melaqetë. Se jo Ministria e Luftësë të mbëlidhej më odë të shtëpisë, po e brëndëshme a ndonjë tjatër! Vërtetë Perëndia m’a mbajti dorën, se 133 Ka

vërtet diçka të jashtzakonshme në ndeshjen midis dy botëve; “ Nuk bëheshin as 7000 murgj që do të mbronin muret e qytetit njëzet e dy kilometër të gjatë, kundrejt 100 000 ushtarëve të Mehmetit. Sulmet vazhdonin pandërprerë nën tingujt rrënqethës të luftës: Priftërinjtë u binin këmbanave, ndërsa jashtë mureve binin tamburet e luftës, pa llogaritur një top i stërmadh gjerman që godiste ç’do tre orë muret e qytetit. Të martën më 29 maj 1453 në mesditë rrugët e Kostandinopojës ishin skuqur nga gjaku. Ambicja ishte bërë realitet dhe ai qytet ishte i tij. Mehmeti II ishte vetëm njëzët e një vjeç..” (John Julius Norwich, “A Short History of Byzantium” fq. 348-349, London,1997) 134Janë të njohura tashmë përpjeket e shqiptarëve në ndihmë të Greqisë në fillim të shek.XIX, kur po kërkonte pavarësinë nga Porta e Lartë, gjë që autorin e vëndos në një pozitë të vështirë.

43


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

nukë e dijë ç’do t’i kisha punuarë Niajzi Efendiut, me a pa të drejtë. Dhe që të nesërmen nuk e shihje veten më hapsanë, po më vijë të parë duke vrarë të tutë a veten, po një gjë m’u ngul më kokë sa të jem gjallë. Se të mira e të liga të kesh, po nuk j’a plase më surrat të Mëdhenjëve, është si një punë që s’dihet ku dhe pse nisi e qysh e kurë mbarojë! Se nukë t’a ka shkruarë njeri më defter dhe më keq akoma të bëjnë hesapet mbi ty sikur s’ke qënë kurrë. Ai sikur u ulë një çikë dhe vazhdoi të llafosej me Abdulla Effendinë e po i dëftente se qysh s’e kishin marrë dot Verinë malazestë e të Mëdhenjtë sahat e minut i tundin dhëmbtë hyqymetit, pa surratnë e tet e kish harruar fare. Andej lart Verisë e kishin këmbyer vëndë e atyre katolikëvet me Ulqinë, të mos ndiheshin malazestëe të dil më det ata. Se atë kish sqelën më të madhe Vilajet i Shkodrësë dhe Kosova mbetej më lak, s’ishte ndonjë gjë e madhe! Si s’po mirrej vesh me të Mëdhenjtë që s’u duall’ llafi e si gjithënjë inatnë e kishin demek me Dovletnë dhe më këtë kohë bëjnë po më Berlin një tjatër mbëledhje. Pse s’po marrën gjërat udhë, se më të mëdhenj se ishin nuk bëheshin më dhe u kish nxjerrë avadize një pëllëmbë vënd. J’a të venë më vënd llafetë t’onë, ja s’ka! Sa tha Nijazi Effendiu duall të vërteta se avazin ata të bëhin zap Verinë e shkodriantë. Pa dalë behari nisnë Riza Pashnë me gjithë pesëmbëdhjet a njëzet taborë tërë ushtërinë vardhar për t’u mbushurë mëndjenë e i dhanë karar të rrethojin Shkodrënë, se Ulqini me sahat është që aty. Se këta e bëjin rrëmullën dhe u’a këthehu me të mirë e me të keq, po ata i thanë se nukë të njohim për më krye të ushtërisë së Vilajetit t’onë. Ushtërija osmanllije iku nga Ulqini gjë që dëftente se kaq e kish çapin a iku t’i thotë Evropit se e ke hazër, pa po u sosnë shqiptartë atças dhe zunë istikamnë. Këta të Lidhjesë bënë një mbëledhje më Dibërë dhe Abdul Beu me këta që ishin për luftë e të mos e lijin Ulqinë më malazes, nuk u dëgjuanë me njëri-jatrin për te bërë Tevhidi Vilajet e qeveri. 135 135Debate

të zjarrta u zhvilluan sidomos rreth çështjes së formimit të qeverisë së përkohshme, kundër së cilës u ngritën gjithë delegatët konservatorë. Si pasojë e këtyre divergjencave, Kuvëndi i Dibrës doli me dy rezoluta. Njëra, e ndërtuar sipas platformës së Kuvëndit të Gjirokastrës, me të cilin kërkohej krijimi i Vilajetit të Shqipërisë me autonomi të gjerë, fitoi afërsisht 120 vota. Tjetra, e propozuar nga delegatët e krahut të moderuar, me të cilin lutej Porta e Lartë që të krijonte një Ejalet të Shqipërisë, pa i shkrirë vilajetet, dhe të zbatonte në këtë reformat për organizimin e ri të vilajeteve, sipas nenit 23 të Traktatit të Berlinit. Ejaleti i

44


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Kështu Kahreman Beu u sos më Stamboll si gjithënjë me sebepin t’im, po sëkëlldia ishte se dojin fuqi lufte për Verinë dhe si do rri ca ditë më tha dhe të piqemi se si po vijnë punët, aha një Zot i madh e di më prapa! M’u tha gjuha e llafetë më ikënë si do që e nëmja Dovletnë, unë një pikë ujë isha. Ama një gjë nuk mund’ t’ja harroja kurrë, se sa të jem gjallë më dhëmballë t’a kam, thashë me vete e më shpyrt t’a kam ormisur dufnë, pa më ikën lot nga inati e gjumi u mërgua. Dha e mori Riza Pasha, po nuk i çau dotë dhe nga turpja nukë bënte dot prapa, pa të Mëdhenjtë u sosnë të tërë me vaportë e luftës dhe e nxinë detnë më keq se Marmaranë inglistë. Stambolli punoi qindin për t’i ndarë shqipëtartë që mbrojin Ulqinë. Të Mëdhenjtë si e kishin bërë në jetë prunë vaportë e luftës dhe ata që mbetnë e ruajnë Ulqinë, nga Dovleti prapa kurrizit do mbrohen, nga malazestë a nga të Mëdhenjtë, që si e thanë e bënë dhe si nuku shkoi llafi e hodhën dhe gur’ të fundit. Këtë n’a e llafosi Nijazi Efendiu se do t’a heqin Riza Pashnë se s’e bën dotë më duket këtë punë dhe do nisin tjatër ushtëri me Dervish Pashën. Nevej n’a vajti mëndja për të forcuarë atë që ishte. Po të merrte njëzet a tridhjet taborë 136 tërë ushtërinë osmanllije të Rumelisë me topa xhepanè e të tëra, si do që vetë i ra anës me vapor se vetëm siguri më këtë që bëjin nukë kish, nuk n’a i preu fiqiri asnjëherë! U derdhnë më Ulqin e pa bërë hesap ata më afër që i lanë më baltë ulqinaktë137hyjnë më kasaba po sotë dhe më të nesërmen138pa pikë turpje ua dhanë malazesve për gjithënjë. Shqipërisë do të kishte një autonomi të kufizuar. Rezoluta e dytë grumbulloi shumicën prej 150 votash. 136Më 25 tetor 1880 Porta e Lartë largoi nga Shkodra gjeneral Riza Pashën dhe në vënd të tij dërgoi mareshal Dervish Pashën, dhe bëhet fjalë për 21 batalione dhe të pajisur me fuqi të jashtëzakonshme, ku repartet osmane ishin të pajisura me artileri moderne. 137 Përballë trysnisë së Dervish Pashës më 17 nëntor 1880 shumë anëtarë të Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës deklaruan se hiqnin dorë nga qëndresa e armatosur në Ulqin. Ndërkohë edhe mjaft nga përfaqsuesit e krahut të moderuar kishin kapitulluar para Dervish Pashës dhe patën shkuar aq larg, sa disa ditë më parë kishin lajmëruar telegrafisht Kuvendin e Dibrës se nuk kishin nevojë për ndihma, pasi kishin vëndosur ta dorëzonin qytetin. Kapitullimi i tyre shkaktoi revoltën e atdhetarëve shkodranë, të cilët formuan një komitet të ri të Lidhjes Shqiptare për Shkodrën. Në komitetin e ri, që u ngrit më 19 nëntor 1880, hynë ata që ishin të vëndosur në mbrojtjen me armë të Ulqinit. Por ngjarjet u zhvilluan me shpejtësi të madhe. Përçarja në udhëheqjen e Lidhjes dobësoi forcat e saj ushtarake, sidomos ardhjen e vullnetarëve të tjerë. Komiteti i ri nuk pati kohë të

45


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Po nashti Dervish Pasha nuk ndalohej më dhe më Shkodërë ai bëri hatanë dhe këtej nga Stambolli i thanë se sa fuqi lufte të duhet t’a shuaç këtë Lidhje që n’a ka mbirë e s’e ç’kulim dotë?! Dhe Dovleti i dha tous armée impériale mis à la disposition! 139 Jo më armatat e Rumelisë që e kishin bërë në mënd, po dhe dhe atë të Lindjes, të tëra bëheshin nja dyzet taborrë140e padëgjuarë këjo! Më të nesërmën si ushtëria mori udhënë, ne n’a muarr në armatë hazër dhe gëdhiheshim e ngryseshim më gazermë. Po kurë Abdulhamiti vetë e çoi kartën dhe tha që armiktë më të mëdhenj të Perandorisë Osmanllije janë ata që kërkojnë Tevhidi Vilajet, më këtë sahat të padëgjuar mbi dhè, thashë n’a kishin lënë jetimë Perëndia e të gjithë ç’qenë. Në n’a shikojin gjer nashti me bisht të syrit, nashti e tutje n’a vështrojin me duf e të n’a hajin të gjallë, sa as rustë që desh i muarnë Stambollnë, nuk i shih ashtu! Si i erdhi haberi Kahreman Beu u nis si ushtarak që ish, po tjatër hall kishja se si do që ai nuk dil mbi ujë, të tërë e dijin që ish me krertë e Lidhjesë më kaza t’onë që e kish qëndër në Jugë, më Janinë. Pa këtej hafijet ishin në pikun e punës, që dëftente se sahat’ i lig po qasej. Si do që punët ishin më Veri e gegtë vriteshin me gjyle e xhephane e jo me plumba e s’lanë më shqipëtarë, po i korrnë të gjithë vilajetet që ishin bërë rrëmullë. Dervish Pasha i bëri të tëra sa kish më dorë, me ushtëri e me lira flori kush zë të gjallë Abdul Benë! Si e bënë gjithënjë më prapa e muarr javash-javash vëndë për t’a futur nën hyqëm e kush ish më Lidhje vritej atças pa gjyq e të tjertë kush nukë bindej hekurat, se u kishte ikur mileti nga duartë. mobilizonte popullin dhe të organizonte qëndresën e armatosur kundër ushtrisë osmane. 138 Pasi u thye ushtria shqiptare, forcat turke vazhduan marshimin dhe hynë në Ulqin, më 23 nëntor 1880, të cilin në fakt më 26 nëntor ua dorëzuan ushtrive malazeze. Së bashku me dorëzimin e Ulqinit mori fund edhe çështja e kufijve veriorë, e cila kishte shqetësuar për gati 30 muaj jo vetëm Perandorinë Osmane, por edhe diplomacinë evropiane. 139Të gjithë ushtrinë perandorake që kish në dispozicion (frëngj). 140Në fakt është mareshali Dervish Pasha në relacionin që i paraqiti sulltanit më 27 dhjetor 1880, i cili kërkonte që lëvizja autonomiste shqiptare të shtypej para se të shpërthente një kryengritje e përgjithshme e armatosur dhe për këtë qëllim kërkoi një forcë të jashtzakonëshme luftarake, ku bëhet fjalë për t’u dërguar në Shqipëri 40 batalione me dy qëndra drejtuese, njëra në Shkodër, tjetra në Shkup, Në të njëjtën kohë sulltan Abdylhamidi II u drejtoi shqiptarëve një thirrje të jashtëzakonshme, ku i cilësonte të gjithë ata që kërkonin krijimin e një vilajeti të vetëm shqiptar si armiqtë më të rrezikshëm të Perandorisë Osmane.

46


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Po tarrej këjo punë dukej për vatanë, po ajo në të vërtetë kishte plasur më krah tjatër. Si do që unë veja sa herë tek i vëllai i Abdul Beut, Sami Beu141e kaqë herë i mbaroja ndonjë punë si i ngeshëm, ai jo m’a kish hedhurë larg e larg, po drejt e drejtë se nukë duhej të dukesha, se ikje dhe s’vije më! Po nashti e bëj hesap se i prishur nga mëndë duhet të kem qënë vërtet ditën me diell që veja e i piqja ata me e pa uniformë. Më prapa valiu i Janinës i foli këta të Lidhjesë dhe i çoi atças më syrgjyn, me Omer Pashë Vrionë, Mehmet Ali Vrionë, Dalip Be Gjirokastrë e të tërë. Po ata e zunë tek kapëtonte lumin142dhe j’a prunë para syvet Abdul Benë Dervish Pashsë, që nuk e vrau dotë po e mbylli më hapsanë sa u sëmurë keq. Kahreman Beut nukë i ç’kulej nga mëndja dhe i ra një çehre meiti, sa fliste dhe me vete. Ai nuk derdhte dotë lotë duket dhe me zë të dredhurë e dëgjoja hërë-herë që fliste a vajtonte, ai e dinte. -Pse s’më the që të të nisja njers e t’a kapëtoje Shkumbinë këtu tek unë, si s’tu kujtova më atë sahat Abdul Be?! Do të kisha vënë o këtu me bujq që s’të njih njeri më dynja, o do të kisha nxjerrë me terezi me ndonjë gjemi a vapor Evropit! Ti andej ke qënë kaqë herë po nukë të rrihej, se ty kur vatani vuante s’të mbante vëndi, ky vënd që t’u bë mandatë! Pse nuk e kapëtove lumin tek unë, po vajte atje ku janë hafijet badjahvá, ku je nashti Abdul Be ku je, se sa peshoje ti, rëndonte i tërë vatani! Do t’i vish më këtij vatani dotë gjallë Abdul Be, se nashti atë e mori lumi për gjithënjë?!

Alfabetari i Sami Be Frashërit

Gjith’ atë farë memorandumë që kishin çuar Evropit, pa dhe Stambollit i bënë njerst, po më shumë këta shkronjëtorë që të lloisen 141

Si gjithmonë bëhet fjalë për vëllezërit rilindas Abdyl e Sami bej Frashëri Frashëri u nis në këtë kohë për në Shqipërinë e Jugut. Por Dervish Pasha, i cili donte ta shtinte me çdo kusht në dorë, u dha urdhra të rreptë organeve të xhandarmërisë turke për të zënë të gjitha shtigjet nga mund të kalonte ai drejt jugut dhe caktoi një shumë të madhe për atë që do ta kapte të gjallë ose të vdekur. Abdyl Frashërinë kohën kur po kapërcente Shkumbinin në vahun e fshatit Buqës afër Elbasanit, u kap nga një patrullë turke dhe u dërgua në Prizren. Këtu u dënua nga një gjyq special me vdekje, dënim i cili u kthye në burgim të përjetshëm. Ai u mbajt tre vjet i burgosur në kalanë e Prizrenit, pastaj u internua së bashku me familjen në zonën e Marmarasë. Duke qenë i sëmurë rëndë nga vuajtjet në burg dhe në internim, Abdyl Frashëri u lejua më 1886 të kthehej në Stamboll, ku jetoi i izoluar nën vëzhgimin e policisë derisa vdiq më 1892. 142Abdyl

47


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

mirë për gjuhnë t’onë, pa për kartëra e gazeta si Abdul Beu nuk lenë më, jo për njëqindë po për mijë vitra! Që ahere ama më ish ngulur në kokë se po s’kishe gjuhnë tënde, je në mos i vdekur, nga ata sakatët a shurthtë që flasin me këmbë e me duar. Këjo punë me gjuhnë t’onë kish plasurë që ç’pejto po aty u ngre një shoqëri i thoshin e shkronjave a e Stambollit, domosdo me të vëlla të Abdul Beut, Sami Be Frashërin e plotë atëdhetarë të tjerë. Këta i mbushin mëndjen miletit që sa duhet mëma që të ka lerë, aqë duhet ajo copë dhè që n’a ka lerë të tërëve, ndaj duhet t’a quajim mëmëdhè e më ç’do kartë, qitap a defterë të tërë kështu e shkruajin. Po me se? Allfabetë e muarr’ për të bërë këta më Stambollë dhe si panë tri a katër zgjodhë dhe e bënë atë, dihet të Sami Beut. Ky arriti e bëri dhe një allfabetare të ujdisurë me shkronja e me të tëra e sa herë bëja muhabet, këjo punë zgjoi dhe Abdulla Effendinë që i këndon gazetat vitra të tërë dhe u habit sa s’dëftehet. Ku e ku e muarr vesh që jo i njoh ata, po i kishja miq. Më bëri rixha aqë shumë sa s’ja prishje dotë dhe si do që ishte me rrezik me ato që kishin ngjarë, herën tjetër vajta tok me Abdulla Efendinë. Ai më thosh sa herë se donte t’a takonte Sami Benë që shkruajti më prapa Kumus al Alaminë, enciklopedinë më e madhe të Tyrqisë e që kish bërë dhe këtë allfabetarin t’onë. Qysh më parë tyrqit e shtyrë nga halli Lidhjes q’u duall nga kontrolli dhe e punës së prapë të qishës fanarjote kondra shqiptarëvet që i lëftonte ata, ndaj dhe ne mezi e gjetmë gjysmë të mbëshehur, se shoqërinë ja mbyllnë. Isha veshur me uniformë, po ç’do gjë vajti mbarë. Aty u mblodhnë dhe të krishterë të tjerë me Jani Vreto e Pandeli Sotirnë po dhe Koto Hoxhi e ndonjë zotëri tjatër, gjë që mikun t’im Abdulla Effendinë e trubulloi ca e mezi e mori veten. Sami Beu më foli për allfabetarin e Gluhës Shqipe, kështu e quante dhe për hakërrimin e ministrit për të vëllanë Abdul Benë, që kish marrë Evropin e u fjalos me ta pa i pyetur. Në aksham u poqmë prapë me ta dhe unë u vesha me një kostum të zi e me limodhetë. Javash tek veshi miku im Abdullai më thotë se ç’i kish Sami Beu këta kaurrë vërdallë. Nga mezi muhabetit m’u ngritnë nervat dhe u thashë që grekërit me njëmijë e një shejtanëzira duall’ mënjanë, se mbase ishin orthodhoksë dhe e kishin mirë me Mbretëritë kristiane të Evropit. Po ne që s’dalim dotë qysh do bëjmë, të paktën autonomi si të tjerët të kishim marrë nën Tyrqi, se u bë fare më e hairit të jesh kaurr, mirë më thotë Abdulla Effendiu! Ata u habitnë dhe kur u’a thashë, Jani Vretua qeshi nën 48


HAJREDIN BEJ CAKRANI

mustaqe, po Pandeliu qeshi me lot. Më ka ardhur keq vërtet kur ca kohë më prapa vdiq a e hodhnë nga penxherja.143 Hair dè- tha Sami Beu, se s’kemi qeshur qëkurë, po këta ç’janë? “Kaurë” dè! Qeshëm të gjithë. -Vatani nukë pyet se një Zot i Madh na ka dhënë mëndjen në kokë e që t’a ndriçojmë duhen leçitur libra në gluhën t’onë. Për këto n’a u desh allfabetarja e që i tundi të gjith’ sa ishin këtu. Do të dalim mënjanë që ç’ke me të, po me mëndje të ndriçuar! Ja ti njëzet vite i ke a jo dhe unë bëhem mal kur pjek ata që e duan vatanë! Po të mejtonin të gjithë kështu? Nga Abdul Beu ai e njihte t’im atë si mikun e tij në ato punët e Lidhjes. U fjalosëm gjer vonë për Shqiperinë dhe ai më tha se këjo punë gjer këtu u bë me dyfek, nashti duhet dituri të ndriçojë mëndjen, ndryshe me kombet e tjerë as që matemi dotë dhe mund të ç’dukemi! M’u drodh mishtë se m’u kujtuan llafetë e stambolliut, po dhe që nukë e bëmë një gjë sagllam ne shqipëtarët, po Dovletit lepe-peqe, këtë dijim! Sa tha allfabetarja, ja preva llafnë dhe i thashë se për këtë kam ardhur dhe nuk iki që këtu pa të! U llois një herë dhe si u bë hazër si të më japë porosi si tjatër herë, u kujtua dhe më pa nga koka gjer te këmbët se mos isha me uniformë. Domosdo se ç’mejtoi, vu dorën më mjekërrë si i vëllai dhe tundi kokën, po unë nuk luaja, gjë që j’a preu lloinë. -Po s’e mbajtmë gjallë kombnë u shuam të tërë, ndaj me që komb nukë quhet ajo copë dhè, po mileti që është në të jet’ e mot, nuk kanë vlerë kush i shkroi, po kush i leçiti e u zgjua, si do që vonë! Mua më hipnë të mijat. -Ç’thua Sami Be, mbase s’a ju nuk bëhemi dotë më dynja, po as për të qesëndisur nuk jemi bërë! Qysh n’a qënka një llojnjë që e shkruan dhe një që e këndon, qoftë t’a fusi nënë jastëk, qoftë t’a hedhmë oxhak e t’a djeg! Nevej këtu gjithëgjithë jemi si ata çilimiqtë më prëhër të gjyshes që u dëftejnë një përrallë të bukur dhe pasi u pëlqen hata fare, themi e dua përsi dhe u të qarët! E qeshura për kushedi sajtën herë nuk pushoi më këtë 143Gruaja

e tij, duke mos qenë dakord me veprimtarinë atdhetare prej shqiptari të Pandeli Sotirit, e spiunon në një nga ditët kur ai kish qënë në shtepinë e tij në Stamboll (Beshiktash), të gjitha materialet e punës së tij për abetaren shqipe. Në kohën që njerëz nga kisha greke shkuan për të vepruar me dhunë kundër tij, rrëmbyer dhe shkatërruar dorëshkrimet, ai i pikasi, dogji materialet dhe për të mos rënë në dorë të tyre, si dhe për të evituar torturat, për të cilat ishte i sigurtë që do t'i ndodhnin, u hodh nga kati i tretë i ndërtesës ku banonte, duke gjetur në këtë mënyrë vdekjen më 1890, megjithatë autori dyshon për këtë dhe e quan vrasje.

49


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

radhë dhe Sami Beu mezi tha nga fundi: Për hair gjithë ky gas, se dhe mes këtij sikleti nuk më kish shkuar mëndja! Shkoi dhe u vonua një copë herë dhe i pruri të mbështjellë që mos t’ja shohin. Na dha libra e deftere që i kishte shtypur më shtypshkronjnë që ja mbyllnë, se të shumët i kishin nisur mbëshehur për në Rumani. Miku im Abdulla Effendiu e i vëllai Asbiu për të parën herë e kënduan gjeri më darke, me kalem në dorë. Mua m’u bë qejfi, mbase jo sa t’a kisha bërë unë vetë allfabetarin, po të themi të kisha gjetur një hazine të tërë! Dhe ashtu ishte vërtet. Më vonë më shtëpi kur shihja që rrijin mbi allfabetarin e libra të tjerë nga sabahu e gjer më darkë me t’im vëllezër, i dhashë të drejtë mikut t’im Asbiut më Stamboll, se po më dukej dhe mua sikur isha në tjatër dynja. Më parë unë e kishja parë dhe evëterin e Naum Veqiharxhit që është i parë në allfabetin e shqipes, po në të shumën ish si me greqishte, se s’kam gjë me gjuhnë e grekërve po me llatine këndoi gjithë bota që ka bërë përpara. Të gjitha këto gjëra me libra e qitape shqipe i bëjim mes vëllezërisë dhe me terezi më milet, si do që kazaja e sidomos Mallakastr’ e Butë n’a dëgjojin e shihnin më dritë të syrit. Se të merrte vesh hyqymeti, veje dhe s’vije më nga syrgjyni a të ikte koka fare. Jo shumë largë, po më Kaza të Vlorës llafi bie, më tjatër kohë e kishin paguarë kush e di sa vetë për këtë punë. Se aty është sqela dhe bijin dhe këta duket libra shqip nga Bukureshti a kush e di se nga e që i bjenë vaportë aty. Një nga këta, Neim Beu nga Kanina e muarti dhe si s’kish mbaruar dasma e të vëllait, Smailit më duket se e quajin, ndaj e mbëshehu më vatër. Po ai libër i shkretë, dihet që nukë e kishin parë ndonjë herë, të bën dhe burrnë të mos e mbajë llafnë, ndaj dhe ky se kujt j’a kish treguarë, s’do mënd me terezi dhe njëmijë bera. Hafijet nukë flënë dhe xhandartë ju sosën atças dhe e fshinë me gjithë dhëndërrin e ri, të vëllanë, që njëqind vjet nukë dinte gjë. Pa e mbajtnë frymën në Konia më Anadoll syrgjyn, kush e di sa mote. Edhe Neim Beu ishte i ri, s’kishte shumë martuar e sa i kish lerë i vetmi bir e kështu që e lanë shkretë konaknë. Pashai i Madh atje dilte më një vënd të lartë, kurë bijin nga këto tufa me të syrgjynosur dhe u thosh miserdhe! Pastaj si i ngeshëm, u kërkonte të këndojnë a të hedhin nga një valle nga an’ e tyrej që vijnë, pa këta më tufë të njerësve u qenë prerë gjunjtë e u kish ikur zëri. I vëllai ishte më i hollë e i squat, se Neim Benë e njihte im vëlla vetë dhe vinte më i rrëmbyer e më flaktë, se ky u bë sebepi! Kurë del 50


HAJREDIN BEJ CAKRANI

befas i vëllai nga tufa, kur të tjertë hapnë vëndë. Nxorri shaminë e nuses që s’mbushi javën dhe ja merr valles së dhëndërrit. Pashai, si i pa me inat ata që kishin prurë këta të syrgjynit dhe mbaso do u ketë bërritur, që këta zini e bini këtu ju, këta janë rrezik për Dovletnë? Dhe iku atças duke ç’fryrë. Turma të reja plotë vejin atje dhe kur Neim Beu i pyeste për habere, se këtej nuk e molloiste dotë kush hafije j’a kish bërë këtë nder, nga që i dukeshin të tërë të tillë nashti. Ja që duall’ ca që e kishin paguarë nga i njëjti njeri, Dervish Aliu i teqesë që u kish bërritur në hyqymet, më shumë se zabitë: -Do t’ju qëroj si bëra me Neim Benë e të vëllanë e të harroeni si u harruanë ata andej! Kaqë u desh që Neim Beut ti ikëte gjumi mote të tëra, se i vëllai se kapëtoi motin dhe vdiq nga pleviti i egrasive në llagëmet të kalave, ku i mbajin. Seç bëri nja shtatë vjetë dhe u këthye vetëm filli më Vlorë, po kujt t’i besonte më? Gjeti një djalë, Lilo Evgjitin po që qëlloi për çudi trim dhe e pa Dervish Alinë serbes tutje-tëhu nëpër Vlorë. Po atje një copë vënd ishte e s’kishje nga e merrje haknë, se prapa xhamisë Murad ishin gazermat e xhepanetë, për këtej konsullatat, po ky s’mbante dotë më! E mbështolli evgjitnë të mos u shkojë mëndja e t’i dukenë as mustaqet tëndë, me feste e shami. I dha dy kobure më rrëzë të xhamisë për ushtërinë, pa kalnë aty afër dhe si të mbaronte punë, të çdukej! Përsi le të vinte i veshurë tjatër gjë nëpër milet për të marrë vesh se ç’ngjau! Sa u duk Dervishi këtej xhamisë më udhë të konsullatës, ky i duall’ përpara dhe ai u verdh i tëri e j’u prenë gjunjtë. Seç i tha ca gjëra shpejt e shpejt, që kish mote duket që i molloiste dhe e la të vdekur më vënd! Këtej ushtërija bëri të dalë nga gazerma që e kish dy çapa, kurë144Lilo Evgjiti j’a nis bataresë, sa Neim Beu t’i hipte kalit që atje tej j’a mbante hazër një tjatër njeri. Dhe u ç’dukë edhe kush e di sa mote të tjerë. Tjatër syrgjyn më dajot duket, andej lart nga Mazhari, se poshtë më Vlorë hazër ishte Konia tok me hafijet që burojin! 144 Me

shumë vështirësi gjetëm disa të dhëna për ngjarjen e përshkruar kjo në vargjet e një kënge të vjetër të trevës, ku mendohet se ngjarja më sipër përkon me vargjet e saj: Të hënën që në mëngjes / Neim Bimua lule, Qe vrejtur e binte vesë / Mu te Konsull’ e Moresë, Mu përpara xhephanesë / U vra Dervishi teqesë, Po Smaili ku do mbesë? / O Neim ç’e bëre mirë Që vrave Dervish Alinë / E le të vogël Tekinë..

51


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Këjo ishte Perandorija Osmanllije për shqipëtartë që e kishin mbushur tërë ymrin e sajë më vezirë e ku di unë se ç’farë, se i kishte parë dhe ajo ata, ndaj u kishte vënë festen sipas kokës! Ndaj them se ato kohë të liga n’a ka ruajturë Zoti më shumë, se kushdo që të ishe e sido që të plekseshe me Stambollnë për çdo gjë, ishje i humburë, sa do oxhak të ishje! Këtë gjë që e kish dëftyer kryengritja me Veis Benë e Rrapush Aganë e të tërë, që Dovleti n’a përlau gjithë atë farë pasurije, çifligje e plotë të tjera gjëra. Po s’ishte e thënë, nga ç’u ruajtëm nukë shpëtuam dhe nevej, se vatani të dëften vetëm udhnë. Rreziqet këndoi vetë! Më vonë im vëlla i fundit, Bektashi erdhi më Stambollë të mësojë për drejtësi dhe kur u këthye më Cakran, shpyrtin e kish në Berat me miq e shokë të shumë, të Kahreman Beut po e po dhe vetë kish zënë plotë. Si më i vogli e axhami j’a kishim meraknë se ishte i zjarrtë dhe kaqë dojin të ligjtë që kishin ngrehur veshët. Si gjithënjë gjuha vete tek dhemb dhëmbi dhe Bektash Beu me miqësi hidhej në flakë për vatanë. Si rri as gjuha duke thënë se Tyrqia është fundi i botës dhe se edhe një mëndje që i dhanë e hodhi poshtë,145se kështu duan të rrinë ata, po nevej ç’kusur kemi?! Këto llafe nuk i thoshte vetëm në mes miqësisë e shoqërisë e më shtëpira të tyrej, po dhe nëpër kafene. Kështu që dëgjon bimbashi146dhe u ulet m’u në kafe, po pa ardhur këta. Me të ardhur Bektashi me miq u futet më muhabet duke e llafosur: -Tyrqia të bëri me shkollë, të bëri njeri dhe ti e shan, i bie që ha bukën e turkut e bën duvanë e kaurrit! Se je oxhak,147pa e shikoje veten duke mbledhur ujtë a duke numëruar gurët e bodrumit të ndonjë kalaje më syrgjyn! Pa ka dhe Ibret Tashe At Mejdan, që sorrat t’i nxjerin sytë e mizat të pështyjnë si mish që qelbet! Vatan është gjithë Perandorija Osmanllije që u mban me bukë, po ju duket shihni mbretëritë e tjera dhe kaurtë që dhe kur hanë, hanë ç’të gjejnë përpara e ju hani gjith’ të mirat! Kaqë u desh që t’im vëllai t’i hipnin xhindet. -I lartmi Pasha! Me që janë të ligj ata, s’e kam marrë vesh ndonjëherë qysh nè, që u kallim datën të gjithëve, marrim mëndjen e 145Nga

ana juridike i riu Bektash bej Cakrani, vëllai i autorit ironizon ndryshimin strukturor të ngjashëm me perandoritë e perëndimit që iu dha si model Perandorisë Osmane, por që ajo nuk e bëri kurrë deri sa ra. 146Bimbash - gradë e lartë në ushtrinë turke e barazvlefshme me atë të majorit, që përgjithsisht ishin në krye të garnizoneve të qyteteve. 147Kështu quhej klasa e lartë feudale në periudhën e Perandorisë Osmane.

52


HAJREDIN BEJ CAKRANI

atyrej, pa dhe në luftra që ç’quhemi, humbmë dhe ata që fituan na kërkojë nevej nënën e babanë. Se që ju e kini kollaj të na shisni a të na jepni badjahva fare dhe për këtë na lini pa sy e pa gojë, që të na quajnë Tyrqi tej e tej. Sa për bukë, kujt i kemi dhënë e jo të lipim, po nuk na do syhapur Tyrqia se i lëmë shëndenë, andaj na mban me kulaç e me kërbaç. Vatan me sa di unë, i thonë atje ku ja bën koka bam, pa Stambolli aty është nuk e merr njeri me vete se s’ka ç’e do! Bimbashi i këthehet: -T’a pish kafenë rehat, pa që nashti e shoh kokën tënde më tabaka të ergjëntë! Kështu s’flet një firar kokëgëdhë, jo më një i kënduar,148po me që të ka marë koka erë, do bëj ç’mos të t’a shëroj! Kështu ai mori dhe raki për t’a bërë tamëm dollinë. Po loste si maçja me minë. Djemtë u bënë dyllë nga inati, po Duka me Salinë, shokët e miqtë i dolën më krah. Sejmenët e bimbashit u bënë gati t’i hidhnin hekuratë, po ai nuk i la. Qeshi dhe tha se do t’i varte për gjuhe në mes të pazarit dhe do rrij’ aty t’i shoh sa t’u dalë xhani. Nukë i çoj më Stamboll se do më thonë i shuar! Po nuk e bëri dot atë që kish në mëndje. Djemtë dolnë të partë nga kafeja dhe zunë të tri udhëtë nga mund të kalojë bimbashi me kobure hazër. Berati është kazerma më e madhe e kazasë dhe këta e palosën me gjithë sejmenë. Kur erdh’ ushtërija ca nga miqtë e tyrej që ndënjën si të udhësë, thanë që Bimbashi kish dalë i dehur nga kafeja. Bektashi u ç’duk e u mbësheh, po im atë Kahreman Beu mbeti gjyqeve Stambollit dhe shiti dy çifligje për të mbyllur punën e tij. Po t’ja zësh dhe sotë në gojë atë bimbashin t’im vëllai, do t’a kisha vrarë unë vetë edhe po të më vrisnin, thotë149.

148Pas

shkollës Ruzhdie që mbaroi në Berat, Bektash bej Cakrani kreu shkollën e mesme “Sulltanie” të Stambollit dhe Institutin Tregëtar dhe më pas vijoi Fakultetin e Drejtësisë. Me përfundimin e studimeve u emërua në administratën osmane në Manastir, Janinë dhe në Berat, në profesionin e tij në zyrat kadastrale dhe në ato të punëve botore (publike). 149Deri në fund të viteve ’50, në trevën e Beratit këndohej kënga popullore, për këtë ngjarje, ndodhur nga fundi i shek. XIX. Ja një pjesë e saj: Ç’u bëre sebep, prishe dy shtëpi / Bektash Beu, o nga Cakrani, Vrave një bimbash, o një fermanlli/ Aferim të qoftë ty o efendi, Në Berat e vrave në mes në çarshi/ Aferim të qoftë ty o djal’i ri, Ata ishin trimat, që i mbaje ti/ Njërin e quajnë Dukë e tjetrin Sali, Njëzët e pesë vjeç s’kishe mbushur ti/ Sa kishe mbaruar shkollën në Turqi Se të shanë vatanin, që e doje ti/ Ike more malet se doje liri

53


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Më kish pjellë me këtë njeri se nuk dëgjon dhe qëkurë në mote përpara se të themelohej klubi “Labëri”,150djemtë i çojin nizam më ato reformat e Sulltan Abdulhamitit më humbje tutje Arabisë, më Yemen. Ata o vdisin atyre vëndeve të ç'kretuara nga vapa e madhe, o nga sëmundje që binin më ta, si të një morri të kuq i thoshin, o nga lemeri të tjera. Kështu ikën sa e sa shpyrt, pa le shtatë mote nizam më ato vënde ku piqej buka në diell edhe syrgjyni vetë mund’ të haej e atje jo! Sa vejin e vështrojin të ç'kretuar vëndë që ndizej nga vapa ata fillojin, duam Dautnë, duam Dautnë, vapornë Haxhi Daut që i mirr’ e i sill aty ku mbëlidheshin më sqelë të Vlorës nga të gjithë vëndet e Shqipërisë. Aso kohe Vlora, po dhe të tjertë i dhanë karar dhe u ngrehnë më këmbë kondra këtyre soj e biçim refoma, pa dhe vetë Sullan Abdulhamitit që i bën. U bë pazari si zgjua blete dhe i bënë të gjitha hazër kërkesat, me kajmekam e vetë Stambollit kartat që kërkojin të drejtat, se kishte kaqë vitra po ky zanat më kurriz të tyrej. E kishja marrë vesh më para dhe po vija nga Berati më Cakran dhe pyes për t’im vëlla Bekashin. Kur më thanë se kish vajtur në Vlorë, m’u prenë gjunjtë. Pa u zëbritur kuajve, u thashë njersve të mij të lëshoheshim drejt e në Vlorë, se puna s’prit. Si do që isha i veshur ushtarak, jo vetëm unë po dhe ata, mund të përpiqeshim me milet se do n’a quajin me hak ushtërinë a qeverinë. Mirë që vajç ujë më djersë, po ku t’a gjejim atë?! Brodha dynjanë nëpër Vlorë e nëpër miq e të gjithë ishin ndezur për këtë punë, po më thanë që e kishin bërë kartën hazër, j’a kishin çuar të tërëve e nashti do t’a dërgojin më Stamboll me telegrafhanë. Ngava kalin, si do që jo nëpër popull, po nëpër udhë e mëhalla, ca kaluar, ca për dore dhe e mbajta frymën më telegrafanë, po ishja vonë. Mileti përpara telegrafanës po i bërtit e sokëllit ca ushtarakëve turq, që s’i lijin të hyjnë këta që duajn t’i telegrafojnë Stambollit. Një grusht burra dhe s’do mënd i pari im vëlla po haej me llafe, pa mileti bërtit e veshëlli, potere e madhe. Si do që isha larg e pashë nëpër kokat e miletit që një karrige që e kishin nxjerrë për belà më Nga sa thuhet del qartë, se jo vetëm shkaku, por dhe vrasja e Bimbashit është marrë përsipër nga Bektash bej Cakrani, por qeveria duke ditur ndodhinë, i përndoqi edhe dy të tjerët. 150Klubi patriotik “Labëri” është themeluar në Vlorë më 1908 me ndryshimet në P.Osmane dhe si ngjarje e spikatur vlen si referim tek autori

54


HAJREDIN BEJ CAKRANI

anë të derës, i erdhi në ndihmë t’im vëllai Bektashit dhe më t’ja lëshoj në kurriz njërit prej tyre. -Mos, thashë, nashti e pat’ këjo punë do ta qëllojnë dhe u shtyva tutje, po turma nukë çahej. Si u mbrojt ky nga që u godit, i vjen dhe një shqelm që e bëri të kumbisej mbërdhe. 151 Festja i muarr sokaknë dhe të tjertë me atë që panë, duke mbajtur festet më duar iknë me vrap duke i provuar këpucët e t’im vëllai, po dhe nga frika e njersve që e ndezën poteren sa të shurdhon. I vajç atje afër, po desh m’u hodh mileti përsipër se më quajin dhe mua si ata, njëlloj ishim veshur, zabit. -Ik, më tha, ku më vjen kështu, nuk e sheh ç’bëhet? I thashë që t’a prisja te ndonjë mik, se në Vlorë kishim plotë. -Ik të them, nashti e gjete vaktin, të pjek vetë unë e të llafos! Edhe një çikë të jesh vonuar, do më vijin gurët e miletit për koke. Ika dhe mileti që më quaj se u ç’duka nga frika, tundi dhenë me të qeshura e veshëllima. -Dëgjove Bektash Bej, dëgjova thuaj! Ç’vuajtëm me hyqymetin152ahere ne e dimë, po nashti ama është tjatër punë, se vrite e s’vjen më!

Kongresi i Parë i Manastirit

Në Manastir shkuamë me t’im vëlla Bektashin se bëhej një mbëledhje e madhe me gegë e me toskë, të krishterë e myslymanë, për punën e gjuhësë. Takuam ca miq korçarë dhe e ndjemë veten të d’lirë që të krishtërtë e myslimantë fjaloseshin tërë merak për gjuhnë. Ne kishim plot miq nga të krishtertë korçarë që ishin përpjekur aso

151“..Kur

Vlora protestoi kundër Sulltan Hamitit për të mos vajtur ushtarë, ishte Bektashi ai që i nxorri jashtë me shqelma nga telegrafhana oficerët turq..”(“Dielli”Boston Massachusett, nr. 21,dt. 26 tetor 1911) 152 “..Një natë kur ndodhesha në Cakran, në shtëpinë e tij (Bektash Cakranit) erdhën si mysafirë disa oficerë të ushtrisë turke. Pas buke oficerët filluan të ngacmonin Bektashin në ndjenjat kombëtare, i cili pa u trembur u përgjigjet Mjerë ne shqiptarët që presim qytetërim nga juve turqit, që jeni populli më i prapambetur i botës. Juve nuk jeni të zotë për veten tuaj dhe jo të na qytetëroni neve, pika që s’ju bie! Keni të drejtë juve, se kur ranë frenat e shtetit turk në dorën tuaj, disa “sozëm jabane xhuxhek”, a nuk u shuaka me gjithë racë? Neve shqiptarëve aq na bën. Oficerët nuk lëvizën nga vëndi, për ndryshe trimat e tij që ishin aty koridoreve, me një shenjë të tij, do t’i kishin përlarë..” (“Dielli”Boston Massachusett, nr. 21,dt. 26 tetor 1911), si autori dhe vëllai i tij, Bektash Cakrani shfaqin një urrejtje të hershme ndaj Perandorisë Osmane.

55


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

kohe për gjuhnë shqipe dhe ishin korçartë të partë që hapnë mësonjëtoren, po nashti i ndjeri zoti Pandeli Sotiri nuk ishte më. I poqmë të gjithë, me Mihal Grameno e të tërë patriotë të klubeve korçare. Të tërë e kishin ndarë mëndjen që shqipja të shkrohej me shkronja llatine e të vëndoseshin vjetët e ditët allafrënga. Edhe allfabetari Stambollit, ai i Sami Beut që e kisha me sevda aqë shumë qëkurë i mirë ishte, por i kishte shkronjat th-ëra e sh-ëra greqisht, kështu që duhej bërë një shtypshkronjë vetëm për të. Kishin dhe një alfabet puro llatin dhe im vëlla Bektashi, këtë donte. Në anën t’ime ishte dhe i biri i Abdul Beut e nipi i Samiut e Naimit Beut, Mit’hat Be Frashëri. Prifti shkronjëtor katolik Atë Fishta, pas fjalës që na ngjethi të gjithëve i pari që e qafosi ishte një hoxhë, që nuk e vrau mëndjen fare. U pamë me Bektashin sy më sy, por ai hazër qysh është duke tundur kokën tha: -Këto fjalime u mban shkodrianëve më qishë ky, hallall, prandaj Shkodra s’para i do osmallinjtë! -Më mirë, i thashë, as turqisht, as greqisht brënda alfabetit, vetëm llatine! E di sa prehem kur shkruaj ndonjë kartë më gjuhë frënge, të kënaq! Bektashi e kish nxjerrë defterin e xhepit dhe seç’ po shkruante: Aujourd hui, vraiment nos vies langue! 153 Sa mbarova fjalnë ma tregoi: -Shiko sa kollaj më tha. Më erdhi t’ja grisja nga defteri e t’ja merrja atë shënim me kuptim, por ai atças e mbylli atë. -Duhen pjekur korçarët, i thashë. Unë dhe Bektashi kishim plotë miq tek të krishtertë korçarë dhe im vëlla kur ikte, rrinte me javë të tëra tek ta, si patriotë dhe shkronjëtorë i takonte të gjithë, që nga Mihal Gramenua e gjer te Zoti Qiriazi. I takuam të gjithë të gëzuar, por ne ja premë shkurt: -Ju gëzohi, po ne jemi për udhë. -Dale, thanë ata, si çpejto po ikëni. Im vëlla iu këthye Ligor Çilikut:154 -Pse këtu do t’i lëmë allfabetet, do ngrehim një mësonjëtore si ju dhe që nesër! Ata u habitnë atças, pastaj j’a këtheva si me të qeshur: -Ore do na ndihmoni ju korçarët, se do t’jua themi dhe atë vjershënë e Naim Be Frashërit për Korçën, po të doni: Ne do vëmë vatrën e dijes, ju mësonjësin, apo nuk doni?! Po të duam ne, se s’na kini njohur mirë më duket, marrim edhe Atë Fishtën! Qeshën një copë herë, por kur e panë që ne e kishim ndarë mëndjen, filluan të gjejnë me njëri-jatrin se kë mund të caktohin. 153Sot 154

me të vërtetë gjuha jonë jeton (frëngj). Duhet të jetë emri i Gligor Cilka, nënkryetar i Kongresit.

56


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Bektash Beu hazër xhevap i thotë: -Libëra e defterë i gjejmë në mes të natës nevej, nuk e doni nderin që po u bëjnë bejlertë cakranjotë që kanë luftuar dhe për ju që kur s’ishte themeluar Korça juaj, bëhen mësonjës edhe vetë se s’kemi turp. Ama se mos kërkoni atë vjershënë e Naim Beut përsizaj? Thoma Avramit155j’u derdh kafeja nga filxhani dhe për pak desh u mbyt nga gazi. Bëhim dhe shaka me ta, pa të krishtertë korçarë i kishim miq për kokë! Me të ardhur më Cakran, filluamë atças nga puna. Shkollnë e ngremë tek sarajet e Bektash Beut dhe duhet të bëhim çeljen e saj sa më madhore, qysh e ka hak këjo ngjarje. Nuk u la asnjë nga të paria e vëndit, të gjithë Mallakastrës e që nga Vlora, Gjirokastra, Fieri, Berati e Skrapari, pa çuar haber. Që më parë, nga Korça kish ardhur mësonjësi Viskë Babatasi që na ndihmojë t’i ujdisnim të gjitha. Që një javë para hani ynë ishte mbushur plotë me miq që na kishin nderuarë me Xhemil Bej Vlornë e Brahim Abdullanë nga Vlora, me Jorgji Karbunarnë, që i flitnin Babë Dudë nga Berati, me Kristo Karbunarnë, që foli më emër të Kollonisë të Bukureshtit e plot të tjerë. Ajo ditë më e gëzuar s’bëhej dhe nuk e harroj dotë dhe sotë. Hajredin Bej, ti që ke prurë këtu allfabetarin e Sami Beut e na ke thënë kaqë herë, në doni të mos vdesë atdhetarizma e të n’a njohë bota me të vërtetin emër shqipëtarë, do n’a nderoç e do flasëç me doemos! -Pa gjuhë s’ka komb, j’u thashë, për hair, ja do flasi dhe Bektash Beu po rrofshi që më zgjodhët ju vëllezër, po dhe ju miq të nderuar! Atë ditë të gjithë ishin tërë gas dhe kishin shkruar një tabellë për dijen e përparimin. Fjalën e hapjes dihetë që im vëlla Bektashi e mbajti, ku e dëgjojin tërë veshë dhe nukë ndihej një milet i tërë, aqë i shumë ishin ata të mbledhurë aty. Në emrin e miqëve që na nderuan kishim vënë Jorgji Karbunarnë nga Berati, njeri më patriot nukë bëhej. Ai na ngjethi të gjithëve kur fjalosi me ne e gjithë popullin duke mbajtur abetarin lart më dorë. Viskë Babatasi,156rrëfeu për nderin e madh që j’u bë dhe për defterë e abetare që ish’ vështirë për t’u gjetur, si fillimi që ishte. E mbajta veten, po të vërtetën e të vërtetës, zëmra m’u drodh si zog. Ishte puna më e madhe me vlerë që po bënim aso kohe! Me fjalën t’ime e mbylla unë dhe thashë se: -Ne sot po hapim shkollnë, po ne kemi 155Thoma

Avrami, sekretar i Kongresit për shqipen. i parë Viskë Babatasi ishte zotërues i shumë gjuhëve, ish-sekretar i Don Aladro Kastriotit që atë kohë përfaqësontë Spanjën. 156Mësuesi

57


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

sjellë këtu që shumë më përpara allfabetarin e Sami Bej Frashërit, Veqilharxhit dhe të tjerë, që të këndojmë librat e vjershat e Naim Bej Frashërit më gjuhë t’onë! Pas Manastirit të parë hyqymeti s’po n’a e jepte, që s’po n’a e jepte lejen.157 Si ndonjë vjet më vonë jeunes-turcs158nuk e pandehnë që u ndez një zjarr aqë i madh brënda dhe jashtë Shqipërisë për punën e gjuhës shqipe. Dërgohin gazetarë këtu dhe merrin e çojin habere andej. Pas kushtetutës, 159 sikur muarrmë një çikë frymë dhe u formuam klube të kulturës e të patriotizmës. Bektashi më këtë kohë ishte gjithë kohën me miq më Vlorë dhe që në fillimet e themelimit të klubit “Labëri” aty, që fliste sahat e minutë për atdhetarizmën dhe fatet e vatanit. Ai ishte themeluarë sipas porosisë së Ismail Bej Vlorës, që ishte nashti deputet më Stamboll. Kryesija me tetë a nëndë vetë vuri Xhemil Bej Vlornë më krye. Bektashi, domosdo ishte më kryesi, pa unë vajta i veshur me kostum dhe shkrova emërin si anëtar, se duke qënë se isha ushtarak, hapej llafi shpejt nga hafijet. Në Vlorë na nderonin e donin shumë miq, se lipset e duhej thënë se shumë mund t’ë hidheshin në flakë për atdhetarizmën, po bejlertë e Cakranit jo vetëm të zjarrit ishin, po mbëlidhin atças për të lëftuar, gjashtëqind, njëmijë a dymijë shpyrt. Brahim Effendi Avdullahu, Hamza Aga Isai, Elmas Effendiu nga Kanina,160Imer Aga Radhima, Alem Effendiu,161 Kristo Karbunara e doemos im vëlla Bektash Beu, ishin ata që e themeluan klubin, që më hyrë të vjeshtës së dytë a tetornë, qysh i themi sotë, po nga tjatra anë jeunes turcs nukë flijin.

157..”na

erdhi dhe neve këtu leja për shkollën e Cakranit, e cila është një shkollë e vjetër, mbase nga më të vjetrat në Toskëri dhe e cila gjer më sot është për mbajtur pa lejen zyrtare të guvenës..” (Korresponencë nga Cakrani, “Më mire vonë, se kurrë” “Dielli”vepër e cituar, vjeshtë 1911) 158Jeunes-Turcs- Turqit e Rinj (frëngj). 159Në kuadrin e ngjarjeve që xhon turqit hypin në pushtet, partia e tyre që ishte Komiteti “Bashkim e Përparim” përhapi në ditët e para të korrikut të vitit 1908 një proklamatatë në mbarë Shqipërinë, ku theksohej se synimi i tyre ishte të shpallnin kushtetutën (Hyrjet) dhe me këtë akt “t’u siguronin gjithë popujve të perandorisë, pa dallim feje, lirinë, barazinë, vëllazërinë dhe drejtësinë”. Ngjarjet zhvilloheshin shpejt dhe patriotët shqiptarë duke përfituar nga këto liri, të parin veprim që bënë, hapën menjëherë shkollat shqipe. 160Bëhet fjalë për Elmaz Xhaferin themelues të klubit “Labëri”, Vlorë 161Alem Mehmeti, themelues i klubit “Labëri”, Vlorë

58


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Komiteti i tyre që e quajin “Bashkim e Përparim”, nuk la pa vjellë vrerë për punën e gjuhës, pa le për të tjerat. -Duhet të mbyllet klubi se mbron shqipen, se shqipja nukë shkruhet me shkronjat e profetit Muhamed, se mësonjëtoret shqipe mësojnë dhe të xhumanë 162 e ç’nuk thanë. Im vëlla Bektashi është me një barrë mëndë, ama për padrejtësitë e ke shpuzë! Atë darkë nuk e hoqa festin, se ai dhe miku i tij i mirë për shumë kohë Hamza Agai po haeshin dhëmb për dhëmb me ta. Hyra në mes e u preva fjalnë duke ju rrëfyer se: -Deri sa hipën në pushtet si therorë të lirisë, nga na dalka që po ju të mbyllni atças këtë dhe atë! Bëni si them unë e mos bëni si bëj unë, i thonë kësaj! Pyetën se kush isha, pasi unë nuk doja të më njihnin. Muhabeti u nxeh se Bektashi me shokë i gozhdoi me llafe. Por ja që ata i kishin edhe gurin dhe arrën, po në Vlorë nuk u ndezi, prandaj e hodhnë dhe gurin e fundit. Po pa hyrë mirë behari më 909 allafrënga, sebep ishte bërë hakërrimi që i kishin bërë Ismail Beut më Stamboll se po të vazhdonte më këtë qëndrim, jo vetëm do t’a këmbenin me ndonjë tjatër atje,163po do t’a syrgjynosnin fare. Në klubin t’onë ai ishte kryetar i nderit dhe i shkonte llafi më të gjithë kazanë.164 Klubi i tërë u ndez nga inati dhe j’u këthye jeunes turcs me të njëjtën përgjigje, se po t’i ndodhë gjëkafshë Ismail Beut ne do marrim peng oficertë turq më Vlorë! Këjo vetëm shaka nukë ishte, kështu u përpoqnë me ta dhe qëlluan nja dy të tyrej. Njëri vdiq në vënd e tjatrin e çuan për gjithë nata më 162E

xhuma - e premte (turq), ditë e shenjtë, pra si pushim i një dite fetare, duhet të ndalohej ç’do lloj veprimtarie. 163 Për shkak të veprimtarisë atdhetare të Ismail Qemalit, ku si deputet në parlamentin osman përfaqësonte Shqipërinë, në vënd të tij do të emërohej kushëriri, por kundërshtari i vet, Syrja bej Vlora. 164Në fakt Ismail Qemali në këtë kohë në Vlorë shfaqet në disa burime arkivore me tjetër mision në lidhje me disa marrveshje me shtetin grek ku i shkruan Ministrisë së Jashtme Greke: ..tani është koha për aksion, një numër i madh bejlerësh do të vijnë të më vizitojnë mua. Unë gjithashtu do të vizitoj shumë pjesë të vendit duke deklaruar idetë e mia. Në Vlorë dhe Berat ka një kryengritje të përgjithshme për kauzën greke.. Unë kam filluar të fus idetë e mia përgjatë Gjirokastrës..” (The Archives of the Greek Foreign Ministry (më tej AEY), 1908, KB, konsulli i Vlorës për ministrin e jashtëm, 07.09.1908) “Siç pritej natyrisht në vështrim të aktivitetit të Ismail Qemalit për të bindur bashkatdhetarët e tij për tu bërë më miqësor me grekët situata u përmirsua disi..përmirsimet ndodhën vetëm në zonën e tij, në pjesën tjetër të Shqipërisë.. shqiptarët qëndrojnë armiq të helenizimit” (AEY, 1908, KB, konsulli i Vlorës për ministrin e jashtëm, 26.11.1908)

59


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Janinë, me urdhër të vetë Shefqet Pashës.165 Ata u hakmorrnë, duke dashur të merrin për syrgjyn nga Vlora, të shumën e atyrej që bëhin pjesë më klubin “Labëri”. Me Imer Efendi Radhimën, Hamza Aga Isanë, Brahim Effendinë 166 e Elmas Effendinë e doemos, inatnë e kishin dhe me t’im vëlla Bektashin.167 U bëra merak për të dhe u nisa për në Vlorë, por kishin filluar kontrollet. Aty mora vesh, se kish dalë urdhër arresti për të gjithë anëtartë, këta kryesortë të klubit “Labëri” dhe për t’im vëlla, merret vesh. Të gjithë muarrnë arratinë e ca vajtnë më Korfus, të tjerë nëpër fshatra e Himarë nëpër miq, se po t’i zihin kushedi s’i do t’i vente filli kësaj pune!168 Më vonë ata na i mbyllnë klubin, po dhe nevej atças me një ëmër tjatër formuam shoqërinë “Bashkim e Mbrodhësi.” Hapëm një degë dhe më Cakran dhe me që Bektashi më shumë ishte andej nga Vlora, këtu më vunë mua më krye të klubit. Ishin njëqint e ca shpyrt Cakran e fshatëra vërdallë. Kur u falën dhe kur erdh’ i pritmë me gëzim të madh e me davete, por unë qëndroja më të shumën e herës hazër për urdhërat që vijin nga Komanda e madhe e Vilajetit. Më atë kohë i kishim lënë çifligjet më dorë të ndonjë qehajaji, a fare të 165Shefqet

Pasha, komandant i armatës turke që vepronte në jug, me qëndër në Fier dhe që varej nga kamanda e përgjithshme e Vilajetit të Janinës 166 Bëhet fjalë për Ibrahim Abdullahun, që thirret nga autori në vepër Brahim Abdullahu, Ismail bej Vlorën, Smail Beu, etj. karakteristikë kjo e bashkohësve. 167 Këto janë periudha tejet të ngarkuar me ngjarje, si brenda ashtu dhe jashtë Shqipërisë. Perandoria Austro-Hungareze e vetmja nga Fuqitë e Mëdha si projektuesja dhe me vonë krijuesja e shtetit shqiptar, ka qënë gjithmonë mbështetja absolute e shtetit të ardhshëm shqiptar, strukturave të tij dhe figurave historike të përzgjedhura nga vetë ajo, si I.Qemalit etj. me gjithë kompleksitetin e veprimtarisë së tyre në këtë kohë. Kjo është dhe arsyeja që përveç burimeve të tjera arkivore, redaktimi ka zgjedhur si referencëtë rëndësishme arkivin perandorak të Vjenës:“Hause und Hof Staats Archiv , Wien, Politiches Archive, Albanien”(më tej HHStA,PA,A) Autori përshkruan shkurt veprimtarinë e vëllait të vet, Bektash bej Cakrani në klubin patriotik “Labëri”, por në relacionin e konsullit austro-hungarez drejtuar Vjenës thuhet:“..Ndër të arrestuarit shënohen 13 vetë, si I.Abdullahu, E.Xhaferi, D.Shaska, M.Sharra, e të tjerë. Xhandërmaria xhonturkeka nxjerrë shpallje për arrestimin e Bektash Cakranit, HamzaIsait, Hajri Kreshpës, Ahmet Durmishit, Osman Haxhiut, Xhemil bej Vlorës, etj të cilët janë fshehur në vënd” (HHStA,PA,A, nr. 1510, relacion i konsullit Kraus ministrit të jashtëm Alois von Aehrenthal, Vlorë, 04.06.1909) 168Por odisea e tyre nuk mbaron këtu.Bektash Cakrani, Abaz Mezini dhe Hasan Sharra, mes peripecish të panumërta që u rrezikuan jetën, me varkën e një qeparotsi me mbiemër Sava u arratisën në fillim në Korfuz e mandej në Lecce, Itali.

60


HAJREDIN BEJ CAKRANI

bujqërve dhe vetë tutje-tëhu, dimër behar për punët e vatanit, të shkollës a të ndonjë gjëje tjatër. Që në të ri im atë Kahreman Beu n’a i kishte zgjidhur punën e pasurisë duke n’a ndarë sejcilit çifligjet, kështu jo vetëm që shkojim mirë me njëri-jatrin, që çiliminj e të rinj e jo më aso kohe. Jeunes turcs e hafijet e tyre që kishin mbushur pazarin na e kishin inatnë e shkollës dhe për këtë, n’a e kishin lënë pa leje. Isha marrë vesh me Josif Bagërrin, me Jani Vruhon 169 e me të tjerë miq të mijë më Bukuresht, të bëhin ç’mos e të bijin që andej me vapor të Nemses më sqelë të Vlorës kutitë me libra, defterë e ç’do gjë tjetërë për shkollnë. Këto m’i dërgojin më Cakran me njers, Brahim Effendinë ose m’i sillte shumë herë miku im më Vlorë aso kohe, Kristo Karbunara.

Manastiri i Dytë

Ishte lajmëruarë një tjatër mbëledhje e madhe, po më Manastir. 170 Këtë herë na ftuan vetë, se shihnin që puna e gjuhës shqipe dhe e shkollës po shkohin mbarë dhe ishim kujdesuar, pa më Manastirin e Parë shkuam vetë, se e muartim vesh nga ca miq. Aty poqmë dhe Dervish Bej Himën nga Ohri, që e njohim që më Stamboll, por dhe plotë të tjerë. Thanë aty për të vëndosur se kush nga të dy allfabetet do mbetej dhe qysh do rregullohej vetëm një gjuhë shqipe, gegë e toskë! 169Këtë

fakt e gjejmë dhe tek kujtimet e Kristo Karbunarës, tetor 1937: “..Disa herë shoqëria e Bukureshtit më pati dërguar me postën austro-hungareze në mol të Vlorës, pliko me vivlla e fletore shqipe për bejlerët e Cakranit. Zotnia Hajredin kishte letër porosi me Jani Vruhon, Josif Bagërin e Nuçi Naçin, ndërsa Bektash Beu e Sulo Beu, me anën e Azis Vrionit ishin lidhur me Komitetin e Stambollit.. që i çova kaq herë më 909 në Cakran tok me Ibrahim Efendiun.. ”(Kristo Karbunara, Deklaratë për punët e kombiarëve në Cakran, Vlorë, Vjeshtë e Dytë, 1937), (Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi, Prefektura e Vlorës, Dosja 1207, fq. 114115) Shfaqet çuditshëm me të gjithë mundësitë, puna e atdhetarëve për të njëjtën shkollë, atë të Cakranit, një lloj gare mund ta quash, që asaj të mos i mungojë asgjë. 170Kongresi

i dyte i Manastirit u mbajt nga 2-3 prill 1910, me kërkesën e klubit “Bashkimi” të Manastirit, ku spikati idea e njehësimit të dy alfabeteve gegë e toskë), u morën vëndime për mbrojtjen e gjuhës shqipe ku:“Na kanë shpallur luftë në fushën e shkronjave”, theksoi Dervish Hima në Kongres, prandaj “ne që jemi mbledhur këtu, bashkë me gjithë atdhetarët shqiptarë, do t’i mbrojmë me çdo mjet shkronjat tona kombëtare…”natyrisht nga përpjekjet shkatërrimtare të xhon turqve në këtë fushë.

61


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Pas këtyre që ngjanë jeunes turcs na goditën më një krah që ne e kishim të dobët. Ata ndaluan me ç’do kusht shkronjat llatine dhe shtypnë plot abetare me shkronja turçe e arabe. Këtë gjë e kishin kollaj dhe të tilla shtypje kur e sa të duaç, pa i ndanë më të gjithë miletin, badjahva. Këjo e keqe m’u duk më e madhe se ç’mund të mejtohet, se puna dhe lufta t’onë duket se po venin dëm. Të vidhisen të gjitha atças i thonë kësaj! Atë ditë ishja në Berat me t’im vëlla Sabrinë, që i ka llafet me parà. Që me sabah vajtmë e u poqëm për këto punë me Jorgji Karbunarnë, që e quajin të gjithë më Berat, Babë Dudë. Atë atje e mbajin për theror për ato që kishte bërë, që edhe rrëfenjat e shënjta nëpër qisha ua ktheu shqip. Jo terxhuman,171po shkronjëtor i ditur ishte, po atë ditë e gjetmë në merak të madh dhe pse mileti e dëgjojin. Ai bashkë me patriotë të tjerë u përpoqnë shumë në luftë kondra allfabetit dhe abetarit me shkronja arabe. Njerst i kishin marrë të shumit bahdjava dhe këjo dëftonte që gjuha t’onë ish në buzë të greminës. Kur nga kafeneja ç’të shoh? Njerëzia tufa-tufa me abetarin më duar, pa ca kishin dy a tri. Edhe këjo na lipsej, sido që isha veshur ushtarak nuk luajta vëndit, po kafeja më vajti në kurriz, ama! Pa më të voglën frikë i derdhnë mu në mes të sheshit të pazarit dhe i vunë flakën me një çilimi të vogël. Atças i hodhnë të gjithë libra e abetare, sikur kishin marrë urdhër duke veshëllyer. U ula përsizaj më mirë dhe kafenë tjatër e porosita të ëmbël. Sabriu qeshte e s’pushonte, se për vete porositi sherbet. -Ti e bëke davetnë me kafe, këjo është punë që pamë, më tha. Dhe vërtet, ajo që ngjau na mbeti në mëndje kaqë vjet! Që më nëndëqint e tetë allafrënga e këtej, miqtë t’onë Brahim Effendiu e Hamza Effendiu e të tjerë miqë plotë vejin, vijin e rrijin javë të tëra më Cakran, se ishin më vatër të miqësisë e të besës.172 Klubi “Labëri” më Vlorë, siç e kam thënë, punonte me porosi të

Terxhuman-përkthyes (turq). Bëhet fjalë për Babë Dudë Karbunarën që përktheu rrëfenjat e shenjta në shqip. 172 Ja një nga letrat e shumta që patriotet i dërgojnë njëri-tjetrit për problemet kombëtare: “Zotni Hamza Effendi. Klubi “Labëri” u ka ngarkuar barrën të shkoni në Mesaplik të piqeni me Zaçe Xhelon, Laze Malon dhe Azem Sulon e shokë për punë të Smail Beut, për t’u zgjedhë deputet.. Nxitoni se puna nuk pret. Halli ynë është Plaku. Pres përgjigje ndë Cakran. Brahim Efendiu (Abdullai) Arkivi i Institutit të Historisë, (AIH, Dosja “Dokumenta të Hamza Isait”,fq. 90-95) 171

62


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Ismail Beut ose të plakut, 173 që ish si parrulla t’onë e ne kishim ngrehur degë dhe këtu më Cakran. Sa herë që ishin këtu Brahim Effendiu e të tjerë, nukë pushojin punën e tyrej duke dhënë e marrë habere e kartëra. Të gjithë këto punë i bëjim për Shqipëri, se të vërtetën ne na pruri vakti që të bëjmë, ç’duhet bërë e kur lipsej për të. Punët kishin ardhur nashti me kalem në dorë, se po s’kishje gjuhën tënde, je në mos i vdekur si kam thënë, nga ata shurdhtë që flasën me këmbë e me duar. . Më Cakran, sa ishte mësonjës Viskë Babatasi që erdh’ që kur e themeluam shkollnë, ajo pati mbarësi e me djemtë erdh’ edhe çupa bëj hesap, pa le dhe të mëdhenjtë që mbëlidheshin mbas darke a mësonjësit e fshatërave vërdallë! Kur na kërkuan Viskë Babatasin 174 për t’a marrë të hapë shkollëra të tjera më anët e Kolonjës, nevej na prenë krahtë. Kaqë herë flitnim që të vij’ nga Vlora ndonjë nga miqtë e klubit “Labëri”, Loni Naçin a ndonjë nga mësonjësit aty të shikonte shkollnë e çiliminjtë.175 Aso kohe Bektashi mezi u’a “vodhi” atyre miqëve të klubit “Labëri” të Vlorës tjatrin korçar, Thanas Flloqin. Po dhe ata j’a kishin marrë për vete që më nëntëqint e tetën Vatrës së Bostonit, që kur vu themeli i klubit e u vëndos të hapej që atë behar shkolla shqipe më Vlorë e atë e kishin mësonjësin e parë të Muradies. Ai ishte shumë i squat e flit pesë a gjashtë gjuhë, i zjarrtë, njeri i palodhur, i besës, “Një shqetësim i veçantë ekziston në rrethet myslimane të cilat propagandën greke që vazhdon të përparojë sot në patronazhin e Ismail Qemal Beut e shikojnë si rrezikun më të madh të Shqipërisë” (HHStA,PA, Telegram i Kraus për Aerenthal, Vlorë, 04.11.1908; (I.Qemali, Përmb. dokumentesh, Tiranë 2002, f. 142) Në atë kohë I.Qemali deklaroi se; “..shqiptarët ishin të verbër dhe vetëm me grekët do të hapnin sytë dhe të ndienin ekzistencën e tyre kombëtare dhe raciale”(HHStA,PA,A, sipas AIH, A.IV-322, nr.47,Telegram sekret i Kraus për Aerenthal, Vlorë, 26.09.1908) 174 Në kujtimet e tij Kristo Karbunara thekson: “..qysh nga fundi i shek. XIX, bejlerët e Cakranit kishin në konakët e tyre mësonjës shëtitës, herë Hamit Lumi e herë unë.. Bejlerët e Cakranit i kishin paguar mësonjësit shëtitës, jo vetëm për katundin e tyre, por edhe për katunde të tjerë, si Gorishovë, Buzmadh e Klos..” (Gaqo Floqi, Kujtime, fq. 6, Elbasan, 25 maj 1990). 175 “..Një ditë më erdhi në klubin “Labëri” Bektash Beu (Cakrani) dhe Rushit Gorishova dhe më kërkuan të veja gjer në Cakran për të parë përparimin e shkollës. Shkuam atje së toku me Abaz Mezinin e Hajri Kreshpën e shkolla me mësues Viskë Babatasin, ishte krejt e rregullt e plot gjallëri. Kalamaqërit thanë vjersha e këngë kombëtare e katundarët e pleqtë i dëgjonin me lot në sy..” (Leonidha Naçi, Kujtime nga lufta për çlirim kombëtar, Vlorë, 20.5.1937). 173

63


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

shkurt korçar dè! Bëhej mal kur i bëhin temena176të tërë. Për gjuhnë e shkollnë dhe sotë në mes të natës ngrihem! Po më Cakran pazari ishte plotë ç’do ditë, pa le të xhumanë me njers e karvane që vejin e vijin nga Vlora, Fieri e nga Berati e karvanet që vijin udhëve e grykave që nga Janina. Sa herë që vija tek Bektash Beu më Cakran ndonjë gjë të re e dëgjoj, ama shpyrtin e kishja te shkolla 177 qysh vente. Thanas Flloqi thosh kaqë herë, sa bëri emër për gjallërinë e pazarit, për njerzinë që ishin tregëtarë, fshatarë, bejlerë, mysafirë që vijnë e ikin e s’duaj të dijnë ç’bëhej më tej, e quaj’ Republik’ e Cakranit.178 Një ditë, panë-ç’panë të ligjtë e vajtnë thanë më hyqymet: -S’dimë ç’bëhet më Cakran, karvanet që venë e vinë mos bijen dyfeqe a të tjera gjëra, që bjenë përsi hatara! Dhe ata si me marifet, erdh’ e vunë një postobllok me nja katër a pesë xhandarë që flinin lart në han. Hyrë e dil xhandarët, i habit shkolla e i çudit njerzia që dojin të mësohin e të shkruajin. Pa po dhe xhandarët i’u vërvitnë librave e defterëve e u bënë të paparë se rrijin në diell gjith’ ditën. Përballë hanit në postbllok po mundoheshin me kalem, shkruaj kartë e gris se e bëhin gabim duket, trego njëri-jatrit e po qeshin. Pa po ujdisa jakat e uniformës dhe festen dhe j’a dhashë një të ulëritur, sa u habiç dhe vetë. -Ha-zër!179 Atyre u ra kalemi nga dora, o burra të mirr’ dyfeknë e festja u muar sokaknë. Bektashi u mek së qeshuri, po tha: -Mos i nga, se janë bërë më atdhetarë se ne! Deri sa ika më vonë nga hani, se kaqë gjë e panë që ishja ushtarak, ata nuk luajtën. e rrijin me pushkë të ngrirë, se të vij nashti, të vij pastaj, dukej nga frika!

176Këtu

- e respektonin, por po të kemi parasysh faktin, se ai erdhi nga Bostoni mësues, qoftë dhe në Vlorën e 1908, për patriotizmin, sakrificën dhe misionin fisnik të dijes, respekti dhe mirënjohja për të, ishin pak. 177“..na erdhi dhe neve këtu (në Cakran) leja për shkollën e Cakranit, e cila është një shkollë e vjetër, mbase nga më të vjetrat në Toskëri dhe e cila gjer më sot është përmbajtur pa lejen zyrtare të guvernës” (Artikulli “Më mirë vonë, se kurrë” korrespondencë nga Cakrani, “Dielli”vepër e cituar, vjeshtë e vitit 1911) 178 Në kujtimet e Thanas Floqit thuhet:“..Cakrani ndodhët në Mallakastrën e Poshtme dhe ne e quajshim Republika e Cakranit, mbasi ç’do gja që ndodhte në Fier, a në Vlorë, a në Berat, nuk ndihesh aspak në Cakran, i cili ishte i qetë nga çdo zhurmë shtetnore e Qeverisë Otomane”. 179Hazër- gati, turq, në këtë rast nderim ushtarak; gati-tu!

64


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Kryengritja e Toskërisë

Po pa hyrë marsi i nëndëqint e njëmbëdhjetës allafrënga, vajtmë më Stamboll me t’im vëlla Bektashin e Baki Gjirokastrën180dhe u poqëm me Dervish Bej Himën e Mihal Gramenon. U fjalosmë për udhënë e nisur dhe kartërat e ato që dërgojim e kërkojim ne Stambollit, po punët më Shqipëri po vejin në vesh të shurdhër, ca më keq po i qesëndisin ato. Shkurt muhabeti Tyrqia po na ndalonte dhe frymë të merrim! Nga që unë njihesha si ushtarak, nuk dola të piqesha, kështu vajti të piqej me ta Bektashi me Baki Gjirokastrën e Mihal Gramenon bashkë me Dervish Be Himën që e njihnim qëkurë. Por nuk e kisha vrarë ndonjëherë mëndjen pse im vëlla ca e ca herë kurë ishim vetëm me të i fliste Brahim Bej, ndonjë romuz duket!181 Duhej të piqeshin doemos me Hasan Bej Prishtinën e Nexhip bej Dragën, përfaqësonjësit t’onë më Stamboll dhe e lanë për t’u pjekur në hotel “Imperial”, që të mos bihin më sy. Nexhip Beu dhe Hasan Beu u thanë se përçapjet janë bërë qëkurë dhe kryengritja është hazër nga veriu, ju më Toskëri i jipni udhë të bëhet tok dhe të tundet Tyrqia nga themelet! Ata më veri mbëlidhen me një të qëlluar dyfeku, po ju do bërë ç’mos të ngrihi çeta atëdhetare më ç’do fshat e kaza. Po nuk e plasi nashti që ka ardhur sahati, humbmë dhe s’do n’a hedhin as sytë të Mëdhenjtë e do thonë si ngahera, Tyrqi janë, leri mo i nga! Unë ndënja dhe nja dy javë nëpër miq më Stamboll, po im vëlla Bektashi me Baki Benë e zotin Mihal u kthyen më Shqipëri.182 Baki Benë e porositi të gjejë e të fjalosë me Namik Bej Selimnë183për këtë punë e vetë shkoi më korçarë. Kur erdha unë, punën e gjeta në 180Bëhet

fjalë për Baki Gjebrenë. Romuz - fjalë e thënë me shpotitje (turq). Autori nuk duhet t’a ketë ditur deri në fund, se emri i vërtetë i Dervish Himës është Ibrahim Naxhi, prandaj e paraqet siç e mendon në kujtime. 182 “Më 1911 kish ardhur në Stamboll Bektash Cakrani me të ndjerin Baki Gjebrea. Gjithmonë bashkoheshim në zyrën “Shqiptari” drejtuar nga Dervish Hima.. E gjetëm të arësyeshme të ftojmë deputetët shqiptarë Nexhip Bej Dragën dhe Hasan Bej Prishtinën. Këtë barrë e mori përsipër Dervish Himadhe Bektash Cakrani që t’i lajmëronin dhe kësisoj, në orën e caktuar u mblodhëm në hotel “Imperial”, Nexhip Bej Draga dhe Hasan Bej Prishtina thanë që, për Kosovën kanë shpresën më të madhe për një kryengritje të përgjithshme. Për Toskërinë duhet arritur të krijohet një çetë këtu e një çetë atje dhe për të dhënë ngjyrën e bashkimit gegë e toskë të kësaj kryengritje. Në Toskëri u nisëm, unë Bakiu dhe Bektashi”. (Mihal Grameno, kujtime) 183Bëhet fjalë për Namik bej Delvinën. 181

65


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

mes. Më atë sene n’a vdiq dhe Kahreman Beu që e kishim si gjithnjë për ndonjë mëndje si me këmbë e me dorë që ish dhe e kallëm në dhè me shpyrt të thyerë. N’a dukejë se nukë duhej të ikëte më këtë kohë të ligë që nevej ishim gjer më grykë me këto punë vatani. Bektash Beu kish ardhurë nga Korça, se më këto anë i mbëledhim njerst atças, po duhej të bëheshin hazër gjëratë dhe pa të plaste dyfeku. Unë më Berat ishja mirë e s’bija më sy, po Bektash Beu mbeti më Vlorë nëpër miq për këtë punë. E kishim ndarë mëndjen që duhej të hapnin depot e të mirrnin dyfeqet për të filluarë kryengritjen, po hafijet pazarit i ke më ç’do vënd e po panë dy njers tok që llafosen e mbajnë frymnë tek hyqymeti. Në Berat ishin thirrurë më ushtëri akoma të tjerë redifë, 184 kështu që ishte thirrur dhe Bektash Beu se ishte oficer rezervë dhe erdhi me të shpejtë që të mos bjerë më sy. Unë kisha blerë një palë shtëpi në Berat se ishte qëndra e kazasë, nja dhjetë vjet përpara, po dhe për mos bredhur poshtë e lart. Im vëlla Bektashi këto kohë që rrinte, natën më gazermë dhe ditën vijim më shtëpi. Atë natë ishte lënë që të hapeshin depot e gazermës së Beratit e Vlorës njëherësh e të rrëmbeheshin sa të mund’ pushkë. Po atë nate isha në shtëpi, kur pa u gëdhirë mirë troket porta e jashtëme e njeriu im që rrij aty më thotë që më kërkojnë poshtë. Kur shoh korçarnë Thanas Flloqi, që jo vetëm u jepte mësim si mësonjës e drejtimin e shkollës, troç, gjithë punët e saj i kishim lënë më dorë të tij e për ç’do gjë kujdesohej ai. Me që e kishim marrë nëpër punët tona, i kishim dhënë një a dy njers dhe shpije e bije habere nga Vlora më Cakran. Këtë gjë e bëja me terezi edhe unë, pa Bektash Beu kishte dhe Tol Arapnë që i binte habere a ndonjë porosi. Herë vinte si tregëtar me kalë, herë si fshatar me mushkë e herë si hamall me ndonjë gomar për dore pazarit t’onë, se hafije plot më ç’do vënd. Këtë punë e dij’ nga im vëlla Bektashi po kur m’a tha fill e për pe u vesha për të marrë vesh se gjer ku kish vajtur ajo punë. Kur mora vesh atë që kish ngjarë, thashë se hafijet nuk flënë asnjë vakt. Bektashi kishte ardhur më shtëpi e i kishte dhënë mandatën Thanasit.185 Ishin spiunuar që më Vlorë dhe ushtërija kishin marrë 184Redifë-paraushtarakë

të sapo marrë nën armë (turq). i armëve nuk u krye sepse u dekonspirua në Vlorë dhe që aty komanda e ushtrisë osmane telegrafoi urgjent gazermën më të madhe në Jug, Beratin për tentativën e rrëmbimit të armëve, pasi plani kish dështuar.“Z Bektash atë natë e kishte kalue në kazermë edhe kur erth në shtëpi të Hajredin Beut më 185 Rrëmbimi

66


HAJREDIN BEJ CAKRANI

urdhër të qëllojin ç’do njeri që afrohej tek depot e armëvet. Ishin trëmbur kiamet edhe këtu e kishin vënë karakollnë një dyfek lark njëri-jatrit. -Mos na i bëni dhe ju si vlonjatët, u kishin thënë atë darke. Nuk më pyetnë mua që më fillim, pa as më axhamiu të mos e shkojë nëpër mënd që të mos merret vesh më Vlorë këjo punë, që vëtëm hafije kishte më shumë se hamenj sqele. Ishin marrë të gjitha vesh me anë të telegrafhanës, kush e di në mos u kanë thënë dhe për punën t’onë në Berat. Ç’nuk bën vaki atje dhe do n’a kish marrë perrupia atças, se turp nuk do më vinte ndonjë herë se zotëria e tij, Hajredin Beu me ofiqe që urdhëron jo një po taborrë të tërë, ylefè aq e kaq, çifligje, qehallarë e bujq sa nuk numërohen, nukë qënka i kënaqur nga Perandoria Osmanllije, po më keq akoma paska vendosur t’a vidhisë! Po këjo punë ishte një udhë që nukë kish këthim e nevej n’a ra për pjesë t’a gjejim zgjidhjen se s’bën, se kur bëhet llaf për vatanë, liret mënjanë muhabeti tjatër. Kur ardhç më shtëpi, im vëlla Bektashi e kishte dërguar më Cakran Thanasnë për të qënë hazër.186 -Këjo punë duhet bërë me se s’bën dhe duhen gjetur dyfeqet se njerëzia hazër janë se u është mbushur zemra, po presin e i kanë sytë nga nevej! -Po se mos të vete mëndja prapë te xhepanetë, se vetëm shaka s’e ka ëmërin këjo, i thashë. Po mirë kështu si po vete kjo punë mua më muarrtë më qafë e më latë pa punë, j’a ktheva me të qeshur. -Punë ka më Stamboll, këtu ka të lëftosh, tha. -Dhe ti i tregon arat babajt, j’a këtheva. -Pa hajde këtu se na duhen mauzerë,187se martinat e dogratë t’ona janë të vjetra, qysh thua? I bëmë hesap sa e hedh njëra e sa i hedh tjetra plumbatë, fjalosej për punët e sulmit a ndonjë gjëje tjatër lufte, si do që dhe vetë ishte oficer rezervë. Mua nashti andej më krah tjatër më mbeti të bëja gjytyrymin, që s’ma var njeri e s’flas më me vëllezëri, po shoh vetëm punënë t’ime. Kështu mund’ të mirrja vesh se ç’kish habiti jo pak tue më thanë, se puna e Vlonës kishte dështue shumë keq dhe telegrafisht ishte marrë vesh në Berat, ku autoritetet ushatrake kishin marrë masat e duhura.. Atë mëngjës bile komandanti turk kishte folë para rezervistëve shqiptarë tue stigmatizue veprën e vlonjatëve”. (Thanas Floqi, Kujtime). 186“Në marrveshje me zotin Bektash u kthyesh në Cakran tue pritë zhvillimin e ngjarjeve. Bleva për vete një maliher grek të mesme, një revolver Brouning dhe mjaft municione në pritmëri.. Kryengritja ishte vëndos për t’u ba me çdo mënyrë, d.m.th.edhe pa armët e depove të Vlonës e të Beratit.. nga mbarimi i prandverës së vitit 1911”..(Thanas Floqi, Kujtime) 187Mauzer -markë turke armësh, që duhet thënë, se në fillim të shek.XX, ishte e re si prodhim.

67


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

ndërmënd të bëjë ushtërija e ç’urdhëra vijin dhe nga i merrte, por vetëm këjo gjë nuk mund të nuk haej. Im vëlla Bektashi188e kishte marrë vëllazërinë e të tjerë dhe çeta ish hazër dhe për ç’do gjë kish lënë t’im vëllanë tjatër, Sulo Benë të binte ndonjë haber. Një ditë kur vajç më Cakran e gjeta duke ngjeshur kobure, rripa e duke parë dyfeqet, kush e kush është më i mirë. Nuk i thashë gjë, po ai e di meraknë që kam për të andaj më tha, se kish prurë haber Mihal Gramenua me korçartë e të vete vetë andej, këtë punë e nismë tok dhe të shoh pastaj dhe për dyfeqet. Këtu nuk durova më, se unë e dij ç’njeri është ai dhe se ç’do bëjë e muarç me mënd atças. -Mos u shty thellë nëpër çeta të Spiro Ballkamentë, Misto Gërmenjtë a ndonjë tajtri, se s’njeh vëndë dhe e merr dhe veten dhe njerst më qafë, pa e di që do veç për dyfeqe! -Hajredin Bej, unë them të vemi e të lëftojmë m’u në mes të pazarit të Korçës, qysh thua? Më hipnë xhindet, se që të lëftoji e mirr si lodër, pa të krishtertë korçarë ishin njërëz e atdhetarë të ç’quar, sa s’bëhet. U qas e më qafosi se me një gurë kërkonte të vrit dy zogj, mua të më lij shëndenë dhe të mos i mërzitesha, se e dij meraknë t’im. -Mbylle, i thashë, kusuri im, i vogël që i vogël mbete do të të gjezdis për dore! Mejtova mos i hipnë xhindet dhe atij, po ai u dorëzua dhe qeshi. Shaluam kuajtë dhe tok me njërst t’onë maleve, jo udhëve ja mbërritëm më anët e Korçës. I dërguam llaf me njeri Mihal Gramenos a Qamil Panaritit, kush të vinte nga miqtë t’onë korçarë. Që më Stamboll, Abdulla Effendiu më trazon se e dij që i kam miq për koke korçartë dhe më thosh se janë të gjithë me rrobe të ngrirë e

188“Në

ka historia e Kryengritjes Shqiptare në Toskëri që të tregojë ndonjë burrë trim të madh, që me tërë fuqinë e patriotizmit dhe me dëshirën e flaktë për të fituar lirinë, pa dyshim njëri prej tyre është Bektash Bej Cakrani. Nuk është më shumë së tridhjetë e pesë vjeç, me një shat të derdhur, një trup robust e madhështor, është i katërti djalë i të ndjerit Kahreman Bej Cakranit. Është i martuar në Tepelenë me të bijën e një fisniku që rrjedh nga fisi i Ali Pashës. Që i vogël Bektashi tregonte një afsh të madh për kombin tonë. Sa herë që i binte në dorë ndonjë libër i Naim Frashërit ai e këndonte dhe qante. Mbaroi shkollën e lartë “Sulltanie” në Stamboll dhe u regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë. Është mjaft i ditur dhe i kuptuar. Ndjenjat e tij kombëtare dhe kalorësinë e therorizmit për atdhe, i ka mjaft të zhvilluara. Flet dhe shkruan shumë mirë frëngjishten dhe turqishten dhe më pak greqisht e gjermanisht. Tërë Mallakastra e nderon dhe e respekton si një shpëtimtar”. (“Dielli”vepër e cituar, nr. 21,dt. 26.10.1911)

68


HAJREDIN BEJ CAKRANI

rrezik flenë me limodhetë. 189 Këta ishin korçartë që kishin lënë shtëpitë e tregëti, mall e gjë e kishin dalë malit. Aso kohe një që e quan veten sagllam i mirr për të prishur nga mëntë, bie llafi, një korçar që vinej nga Amerika dhe djal’ i ri, lëfton pa dhe mund të vritej! Nganjëhërë të duket sikur ti di të lëftosh, ti i di të tëra, ti i bën të tëra, po kur pashë ata komitë të çetave, tetëmbëdhjetë e njëzetë vjeçë, m’u drodh zëmra! Me Dhamb Biblën190kuvëndova e u fjalosa gjithë nata, se këta ranë të flijin dhe më tha: -Këjo punë ka marrë rrugullimën dhe se ne si orthodhoksë na i nxinë, më një krah grekërit me ato paudhësitë e tyre, e më tjatrin krah Afiz Pasha më Korçë. Jemi bërë nga grekërit, mos o Zot, s’na vehet më as më qishë, 191 se i dëgjojmë greqisht rrëfenjat dhe n’a duket se jemi ulur në një bango me hasmin e të ligun! -E vërtetë, e liga s’i ngjan të ligës dhe kur n’a bjenë të gjitha në vatanë, hata më të madhe nukë ka! Korçartë ishin të zot e njohin vëndë me pëllëmbë dhe lëftojin e kapëtojin nga guri më shkëmb si drë. Më të gëdhirë erdhi dhe Qamil Panariti me të tijtë. T’u jepja mëndje ishte turp i madh, ndaj u qafosa me të tërë dhe nxitova se këtej kushedi si kishin vajtur punët që ikënin me sahat, jo me ditë. Më tutje nga behari kur guri mirr flakë e cinxurri s’pushon, muartim haber se çetat e Qamil Panaritit e Spiro Ballkamenit kishin rënë më pusi më Ormën Çiflig dhe ishte bërë kërdia. Edhe këjo na duhej! Bektashi erdhi pas ca ditësh dhe u mbyll në odë, as hante e as pinte dhe s’donte t’i fliste me gojë njeriu. E kupëtova se e kish dhimbjen për korçartë e mbase donte nga unë një fjalë, po unë nukë i fola. Jo, se njeriu do dhe të rrijë ndonjë herë dhe vetëm, po nuk doja t’a besoja se ata trima që unë i kisha pjekur e kuvënduar, nashti s’ishin më. Ushtërija osmanllije i kish copëtuar me cfungjitë192dhe ja kishin hedhur si qëntë para dyqaneve më kasaba, duke ulëritur se kush i njeh. I kishin grirë, më fjalosi im vëlla Bektashi e më vonë dhe i jati i 189Limodhetë-gravatë. 190Duhet

të bëhet fjalë për patriotin korçar Llambi Bimbli. që ka bërë Patriarkana dhe kisha greke ndaj patriotëve korçarë dhe veprës së tyre, gjuhës shqipe,nuk ka kufi. Ajo arriti deri atje sa ti shkishëronte dhe kështu ti ndëshkonte publikisht në emër të Zotit patriotët korçarë, që duhet thënë se edhe në këtë pikë mjaft kritike e gjetën “zgjidhjen”. Kështu një numër jo i vogël i tyre u bënë protestantë dhe është interesante se këtu radhiten edhe femra intelektuale, që ishin bërë simbol i luftës për gjuhë e arsim, si Sevasti Qiriazi, etj. 192Cfungji-bajonetë (turq). 191Lufta

69


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

njërit nga të vrarëvet tha se të gjithë komitët e vrarë para këmbëve, i kishte djem e tijtë! Kësaj pune po i vinte fundi dukej, po duajm’ të ishim syhapët për ç’do gjë. T’im vëlla Sulo Benë e lamë më Cakran të mirrej me njerst e këto punë aty. Unë iksh në Berat, po një nate më vjen haberi se çetat ishin bërë hazër e u muartën vesh me njëra-jatrën që më Cakran e Kurvelesh, që më Tepelenë, Gjirokastër e Delvinë. Dhe ku ish rreziku, u mblodhnë çetat. Në Cakran kishin sosur Namik bej Delvina, kapiten Idris Guri e të tjera çeta. Dëgjoja lart e poshtë për komitë por siç nuk më zuri veshi gjë sagllam, vajç dhe i takova pas darke më Cakran. Këta të gjithë tok qysh qenë, kishin vajturë më Drashovicë për t’i bërë një kërkësë Stambollit e që i kërkojin po ato gjëra si karta e malesorëvet të Verisë. Kishin qënë më Drashovicë çetat, ku ishin mbëledhur afro tri mijë shpyrt dhe hazër kishin bërë kartënë Stambollit. U kishin dhënë dhe nga një kartë të tillë më konsullat’ të Nemses, Italisë, te rustë e ishin këthyer drejt e më Cakran me Imer Aganë, me Alem Aganë nga Tragjasi, Brahim Effendinë, Sadik Effendinë e Duros, Zaçe Xhelo Smokthinë e plot të tjerë, të gjithë lebër e vlonjatë që kishin bërë atje kartën. E tërë kazaja kish qënë atje e këta pasi kishin ngrënë bukë këtu, po preheshin. Më të nesërmen do vejin më Berat për të mbëledhur miletin e kazasë e të bëjin një tjatër kartë si të Drashovicës, me kërkesa si ato të gegërisë. Ika dhe erdha po atë natë, se seç ma hiqte melaqeja193se do bënte vaki ndonjë gjë dhe mora vesh, që ushtërija e dij’ për çetnë t’onë e ish nisur për Cakran me bimbash Ismail Bej Libohovnë. S’më mbante vëndi, po mora njerst e mijë dhe i lashë më shtegun e udhës që të bije nga Berati të mbëshehur dhe zbrita poshtë. Mirë që do lëftohej, po unë kisha meraknë se të gjithë çetat do të mbrohin krahtë, pa batareja do plaste drejt e te hani e te sarajet, aty ku kish bërë istikam im vëlla Bektashi me njerst e tijë. Poqa t’im vëlla Sulo Benë më udhë tok me ca njers dhe e ai m’i ç’koqiti të tëra, si e qysh kish ngjarë pa pritur. Lashë njerst dhe tok me Sulo Benë ngula këmbë që duhen më shumë çeta për të ruajtur shtegun e udhës nga Berati a nga Vlora, nga mund t’i vij’ ndihma ushtërisë. Gjeta Namik Be Delvinën dhe më dëftoi për kartënë që e kish prurë një njeri me kalë i bimbashit që u thotë se: -Unë jam hyqymeti, kam ushtëri, po nuk u ngas! -Ja kemi dhënë dhe ne 193Ëngjëlli

(turq). Këtu - e parandjente.

70


HAJREDIN BEJ CAKRANI

xhevapnë, mos u bëj merak! Të bukur punë me kartëra, mejtova atças. Të gjithë qeshnë, pa Idris Aga Gurin më tha se, unë i lashë shëndenë ushtërisë dhe ti mund të zgjedhëç kë çetë të duaç, se i nderuar je e t’a duam ndihmën! Si do që më hipnë ato të miat me këtë që e kishin marrë si me shaka, i thashë: -Këtu jeni më Cakran dhe jeni mysafirë, nuk i dëftohen të zotit të vëndit ku i ka sarajet! Dhe vërtet, një oficer ushtërije në shërbim e një tjatër marrë arratinë nga ushtërija e bërë firar, më të bukur resme nukë bëhej. Çetat që poqa unë të Namik Beut e të tjerë më të nesërmen, ishin jashtë hanit e si u thanë se po vijin, se e panë të partë ushtërinë dhe u hapën nëpër përrenj e hendeqe të bëhin istikam. Ushtërija erdh’ udhës për në pazar të Cakranit dhe kërkoi t’i rrethosë ata që ishin në han, po kur i erdh’ plumbat si breshër, sa këputeshin e bijin degët e ullivet atje ku kishin bërë istikam, ata u prenë! Vetë unë me gjithë njerst mbajta anën e sipërme të përroit, nga mund të vinte ndihma ushtërisë nga Berati që ish dhe xhepaneja më e madhe e kazasë. Kohë s’kish. Dërgova njerinë t’i fliste t’im nipi, djalit të simë motre Faslli Beut194të vijë në ndihmë me njerst e tij. Njersve të mij ç’tu thosha, që po lëftojmë po ushtërinë që jemi vetë?! I mbëlodha dhe u’a thash troç që punën t’onë po e mirrte lumi, se nuk është dëgjuar të dërgohet ushtërija me shqipëtarë, të vijë e të vrasë po shqipëtarë! Këtë po e bën Smail Haki Libohova me njëqind a dyqind gegë që i heq për hunde. Kush e sheh me vënd të iki, mirë, po jo sonte, po nesër më të gëdhirë! -Si të urdhërosh zotrote Bej, më thanë. Të tërë ishin njerst të besës dhe kur lëfton s’ka njëzet mëndje, o lëfton e s’e lëçon istikamnë, o ikën e mirr arratinë! Kur krici pushka ne ndënjëm më pritë, po s’mund të hapim batarè, se mos vrasim njerst t’onë, po mua andej s’më mbante vëndi, e këtej s’i lija dot njerst! Një tufë nga ushtërija u ngjac për më krah të sipërm javash për të rrethuar krahnë e çetës së Namik Beut a të tjerëve poshtë, kur j’a dërguam plumbat njëherësh, ata se pritnë gjithë atë tym e pluhur, po që u shkoq gjysm’ e ullirit. Ata u hoqnë prapa dhe mejtuan se kushedi sa çeta ishim për këtë punë, po ne këtë dojim. Lufta zgjati dhe ne e grimë vëndin nga mund të rrethohin t’im vëlla dhe çetat që e mbrojin atë, pa më pas pamë që aty tek vëndi ku ishin shtrirë, kishin lënë dhe nja dy feste nga që se prisin batarenë. Pa pritur pushoi batareja dhe si do që s’më mbante vëndi e s’mund t’i 194Faslli

bej Patosi, patriot, luftëtar, si dhe nip i autorit.

71


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

lija njerst, ndaj dërgova një nga njerst e mij me vrap të mirrte vesh dhe e pritmë me zëmër të ngrirë. Kur erdh’ ai më tha se Ismail Hakiu kishte njëqind e ca vetë të ushtërisë së tij dibranë, me mauzerrë dhe donte t’ë rrethoste t’im vëlla Bektashin me shokë në han, me se s’bën! Në han po lëftojin 195 duke qëlluar ushtërinë e përsizaj duall’ fare përjashta, nëpër hendeqe dhe e kishin sulmuar ushtërinë ku s’e priste. Kishin dërguar edhe çetat njerst për të kërkuar ndihmë, në Buzmadh e më ç’do vënd. Po pritnin ç’do të bëhej, kur erdhi njeriu i tyrej me kalë që pruri një tjatër kartë e Shuko Progonati i duall para. Ismail Hakiu me zabitë erdh’ e u qas, por ushtërinë e la atje tej. U poqën me t’im vëlla Bektashin, me Namik Selimnë e të tërë. Bimbashi kish kërkuar të fjaloseshin pa luftë dhe kish kërkuar të vijin te hani, ku ish Bektashi me njerst. Ishin fjalosur se nuk u lejon hyqymeti të bridhni maleve me armë. -Duhet të lëftojmë se s’na kanë dhënë të drejtat tona, ja ktheu im vëlla. -Më të drejta do Bej se këto që ke, i thotë Ismail Hakiu. -Duam që ç’ke me të! -Po unë nuk mund t’i lejoj komitët të bëjnë ç’të duan, ndaj më duhet të lëftoj! Edhe ne jemi gati të vdesim të lirë, se të rrojmë me ju mbi kokë, po s’e beson vështroje këtë e i treguan qylafë ku kishin shkruar: “Ja vdekje ja liri”. -Më mirë të mbëledhim një pleqësi nga kazaja e Berati, a ti dërgojmë ato që doni qeverisë a fare më Stamboll, qysh të doni! Filluan kërkesat, gjuhnë, shkollnë, autonomi e nuk mbarohej karta, pa iknë më han t’i shkruajnë Bej, më tha njeriu im me një frymë. Edhe këjo më duhej që mua të mos më mbante më vëndi. Ika javash se po binte nata, kur takova në udhë njërin që kish një dyqan nga pazari e më shkoqiti të tëra. Kur atças mbin im vëlla Sulua te udha sipër dhe tha se janë aty në han e po merren vesh. Të bukur punë, thashë me vete, kanë bërë! Po më vonë më fjalosi vetë Bektashi, se Ismail Haki Beu, pasi kishim bërë kartën me ato që kërkojim e 195 Për

luftën në pazarin e Cakranit ka shumë burime historike, të cilat e kanë pasqyruar këtë kryengritje përgjithsisht gjërë, por duke qënë shumë, paraqesim referencat, si “Një ndeshje me turqit në Mallakastër” (Arkivi Insitutit të Historisë, Petraq Pepo,”Lufta për çlirim kombëtar 1878-1912”, fq.412-413, Tiranë, 1962), “Kryengritja në Mallakastër” (Gazeta “Liri e Shqipërisë”nr. 19, dt.9 shtator 1911, Sofje), “Në Epir, korespondenca jonë” (“La Nazione Albanese” nr.18, dt.30.11,1911dhe nr 22,dt. 30.12.1911, këtë gazetë e nxirrte në Romë arbëreshi Anselmo Lorecchio shqip-italisht).

72


HAJREDIN BEJ CAKRANI

kishin dërguar më Fier me njerst e tij. Pastaj i kish thënë: -Trimat i ke nga Juga e nga kazatë këtej, thuaju të marrin një valle gjirokastriçe! Si do që e pashë vrëngër, u thashë për vallen dhe trimat e hodhnë. -Po ushtërija jote ç’di të bëjë, j’u këtheva, tha im vëlla. Ushtarët e tij gegë ja muarr atë këngë që u kishin mësuar së prapthi dhe kë pa, këngën që e këndojin çetat tona e që e kish bërë me llafe e me të tëra vetë Thanas Flloqi, që ish aty vërdallë.196 Po nashti që u err e filloi një erë e flamosur e ishte fare pa mënd të veja më han, vetëm të vritesha me Smail Hakinë e të tijtë! Erdha tek njerst që më prisin e me që ish errur, u muarmë vesh me veshëllima e parrulla. -Hë Bej, më pyetnë ata. -Lere mos e nga u thashë, se po fjalosen në han! I japën kartëra për këto që kërkojin Smail Hakiut, sikur ai është kajmekami a veziri vetë! Ata qeshnë, po mua s’më ikëte nata për kiamet! Pa po zuri dhe një shi, që edhe ai na duhej. Kur shohim tek shtegu ca njers që po lëvizin javash. -Ushtërija, thamë ne dhe gati batarenë. -Mos qëlloni thashë, sa të afrohen dhe kur të urdhëroj unë u muarrëm vesh? Si të urdhëroç ti Bej! Kur afrohen, ishin njerst e çetave që po zijin vëndë aty vërdallë. U habitnë me ne, se e quajin atças ushtërinë e Ismail Hakiut. -Po ju, u them, ç’patët, sikur j’a kishit shtruar muhabetit për shtat’ palë qejfe në han?! Më fjalosnë se kishin lënë me llaf me Smail Hakinë që ai do të vinte për darkë, po që është e ujdisur, është që ç’ke me të, ndaj u thamë dhe atyre më pazar që nevej do ikim për Romës, se këtu do vijë ushtërija. -Thashë mos i besonit atij a kartërave? Me njerinë e tij e çoi kartën për Fier? -Po, j’a bënë ata. -Po unë u dij dhe të squat, j’u thashë. -Që ai a kërkuar ndihmë se e ka parë që s’na ha dot me luftë, s’bëhet llaf! Pa do mirren vesh me telegrafë me të tijtë dhe nashti s’dihet më nga n’a vijnë. Pa zbardhur mirë u thashë të mijve të bëhin 196“..pastaj

disa ushtarë ndenjën në shesh dhe kënduan këngën “O trima luftëtarë” që e ka kompozuar Thanas Floqi, por jo me fjalët e vërteta të këngës, por me fjalë të ndrequra më pas nga këpucë-grisurit e Shefqet Turgutit.. Ndryshimii këngës ishte, nga “o djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje, ja liri”, në “o djem rrëmbeni hutat, me shkue në Mal të Zi”, por ushtarët nuk e kënduan kështu, por ashtu si ish e vërteta “ja vdekje, ja liri”. (“La Nazione Albanese”, vepër e cituar, nr.18, dt. 30.11.1911 dhe nr. 22, dt. 30.12.1911, Romë) Me të vërtetë ajo këngë radhitet në këngët patriotike elitë të Shqipërisë. Atë e ka shkruar e kompozuar vetë patrioti korçar Thanas Floqi, që në këtë kohë si drejtues i Shkollës së Cakranit, i cili bën edhe pjesë në radhët e kryengritësve.

73


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

istikam më tej në brinjë, se që atje i kontrollojmë të dy krahtë edhe poshtë edhe në u vijnë ndihmë nga Berati! Erdhën dhe Faslli Beu me nja tridhjet shpyrt e u bë një gardh, që nuk bën dot hesap nga të vijin plumbat nashti! Prit e s’ka, prit e s’ka e në të ikur të diellit u duknë që përtej me bori dhe e kishin marrë përpjekur. Më vonë e muartim vesh, se kishin takuar njerst e atë dyqanxhinë dhe kishin pyetur për komitët. -Në Romës iknë, i thanë ata me perëndi se ashtu e dijin. Venë e vijnë në Romës e s’po i gjejnë komitët, se prisnin t’i gjejnë atje ku i lanë. Kur u dëgjua batareja e plumbat u vejën si shi, ushtërija s’dinte ku të vejë! Çetat s’ja prisin batareja bataresë dhe u lëçuan përposh, se dojin t’i zijin të gjallë fare. Ushtërija po prapsej me lemeri dhe vetë Smail Hakiu bën vaki të ish i pari si duket, që u nis për Fier, a kush e mirr vesh?! Gegëtë si e panë hollë me që këta që kishin kuaj e i komandojin u ç’duknë, lanë mauzertë më shesh dhe duart përpjetë, se mos e dijin se do vejin prapë më han për t’ja marrë këngës?! Kur u duka unë nëpër komitë qe e ç’qe, ata si nukë e prisin këtë gjë, u bënë hazër më rresht përsi se thanë mos dolli tjatër ysbash a bimbash dhe do merret vesh me ta. U thashë të lënë dyfeqet dhe atyre u ra pika fare. Mbajtmë mauzertë dhe bën vaki të prishni radhnë, të zestë ju, u thamë se edhe ata do mbajim me bukë ne, kështu që ushtërija mori udhënë përsi më rresht, s’do mënd pa dyfeqe. Po që gegët e mbajin radhnë, këtu m’u mbush mëndja se nuk kishin nevojë t’i kumandoje, qoftë bimbash a tjatër zabit. Çetat tona u nisnë për në Kras të takoheshin të tërë, kështu që dhe unë njerst i nisa për udhë me njerinë e besuar e u thashë që do piqeshim shpejt, po në të vërtetë i lashë shëndenë ushtërisë, si ç’ma taksi Idris Agai, pa Ismail Hakinë, muarrmë vesh se e nxuarr në gjyq dhe dojin t’a dënojin, pse i ikën komitët! Po kur u tha ai që, pse s’më pyesni qysh s’më zunë të gjallë, se ishin mizëri e ndihma nevej na erdhi më të nesërmen, kështu që bënë ç’bënë dhe e falnë. Dhe vërtet, me sa muarmë vesh u erdhi ndihma nga Vlora me njers e me kafshë, po dhe nga Berati e rrezik të jenë këmbyer me njerst e mij. Taborrët e Shevqet Pashës tek ne nuk dijin nga të mbajin dhe nukë kishin ç’i bëhin kryengritësve më Mallakastër. Se atje o do lijin lëkurnë atças, o do mbeteshinë më lak si mbetnë kaqë herë, o do ikin tufa-tufa si muhaxhirë duar përpjetë, të ç’koqurë fare e që të këpusin shpyrtin. Po andej nga nukë kish zot, derdheshin atyre fshatrave të Myzeqesë më bujq të krishterë, duke i djegurë dhe vrarë 74


HAJREDIN BEJ CAKRANI

ndonjë që u këthen llafnë, se për t’u bërë istikam atyrej më atë fushë, as që bëhej llaf andej.

Mauzertë e Kryengritjes së Toskërisë

Ama kaq u desh e u ndez tërë Toskëria dhe kartat e çetat vejin e vijin si pika shiu. Si nuk u arrit gjë me depot e armëve, më pas kur erdhi në Cakran im vëlla Bektashi e më tha t’a zgjidh qesen dhe tok me vëllezërinë Sulon, Sabrinë e me Thanas Flloqnë se ç’kishin marrë një kartë, nga ato qindra që dërgojin e që mirrin. Në kartë Hamza Agai që j’a dërgon atë që nga vapori i Nemses për Triest, i sqaron që ish pjekur me Qazim Aganë197e Fazil Pashnë198më vapor dhe e kishin marrë llafnë e plakut 199 se Toskërija duhet ngritur më këmbë doemos.200 Fazil Pasha, Pandeli Çala tok me Alush Takënë dërgojin një tjatër kartë nga Korfus, ku ishin më zeval201të madh dhe j’a duhet ngriturë më këmbë, j’a mbetmë e u turpëruamë më dynja, o është ky sahat i hairit, o Shqipërinë e humbmë! -Nuk të vjen aty tymi barotit Fazil Pashë, pa këtej nga ne ka filluarë ç’pejto, je i mbodhisur kur u bën rixha se duhet të kupëtohi me Bektash Benë, kurë duhet të kupëtohen ata që nuk kupëtohen dotë

197Qazim

Kokoshi pashë Toptani. 199“Oesterreichischer Lloyd Triest,Fort i dashur vëlla, Zoti Bektash, ..Po të shkruaj ç’më tha Qazimi (Kokoshi). Gegët janë lidhur në besë që të mos i lënë armët pa fituar ato që kërkojmë, presim me padurim të ngrihet dhe Toskërija...Unë po shkoj sot për në Podgoricë bashkë me ta të marr vesh qëllimet e tyre.. Qazimi më tha se mentimi i plakut është të ngrihet Toskërija doemos. Plaku ka bërë thirrje midis tri fuqive Rusi, Austria dhe Itali dhe ose Inglitera, që posa të ngrihet Toskërija puna jonë është e fituar, se këto tri fuqi do të na vijnë ndihmë të fortë. Lipset të vëndosim ditën e parë të kryengritjes..”(AIH, Dokumenta të Hamza Isait,vepër e cituar, fq.23-24) 200 Patriotët shqiptarë në alarm kërkojnë me ngut rrugë alternative për të shpërthyer me çdo kusht Kryengritja në Jug të Shqipërisë, pasi faktorët frenues vërshojnë nga çdo anë:“Toskërija u turpërua po të mos bëjë gjësendi.. Ndë syj të Evropës po e rrëfejmë që Toskërija është Epir.. Vetëm një kryengritje në Toskëri do na afroj me Gegët, do na nderoj në sy të Evropës.. kuptohi me Bektash Cakranin me Bakin e Beratit, Tepelenën e Gjirokastrën e ngrihuni se humbmë”(AIH, Letër e Fazil pashë Toptanit, Pandeli Cales dhe Alush Takës nga Korfuzi, Korrik 1911 “Dokumente të Hamza Isait”nr. 17) 201Këtu - ankth, pritje 198Fazil

75


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

nga një kaza, pa lere fshat e mëhallë! Vatanin jo e jo!202 Të vëndosen komisionet e te ujdisin lëvizjet e çetave e ç’do gjë do bërë me mënd e të dëgjojnë njëri-jatrin! Këto i dijim se ishim vetë më zjarr, po ajo që më ngrohu mua ishte që shpejt do vëndosim një komision të përjashtmë, që do n’a lidh me Evropin. Nga njerst që më fjalosnin, kishja marrë vesh se më Berat, si më e madhja xhephane203e të tërë kazasë, po mbëledhnë redifë me sebep për t’i çuar në Mal’ të Zi, pa dihej që do i çojin më Gegëri, kondra gegëvet që kishin ngritur krye. Bektashi mejtonte që djemve që i kishin marrë redifë u duhej folur atças se do i nisin për Gegëri, me dyfek janë që janë, t’u këthehen e të zaptojnë Beratnë! Çetat tona dhe ne të tërë n’a kanë hazër në mes të natës! -E merr vesh ç’po thua, i bërtita se s’pyet fare e do marrësh njerst më qafë! Unë i njoh me pëllëmbë gazermat e xhehpanenë e Beratit, më e madhja e gjithë kazasë dhe nuk mund të bëhet me llafe kjo gjë! Duhet një plan e parë hollë, me kë duhet folur, kë duhet të kapim për t’u organizuar nga brënda, kur, si, qysh, tek, çfarë, që ti i di mirë! Që këtu ku jemi, s’bëjmë dot gjë, i thashë. -I dërgova kartë Hamza Agait204dhe e porosita për nja njëmijë, njëmijë pesëqind mauzerrë më 202Përsëri

nga të dhënat arkivore shfaqet kompleksiteti i qëndrimit të fshehtë e të hapur të krerëve shqiptarë për sa i përket kryengritjes në jug të Shqipërisë 1911, duke e transferuar përqëndrimin e ndihmave si vatër e nxehtë, në atë të veriut, ku qeveria greke në një kontratë me I.Qemalin: “ra dakort të dërgonte municione në Shqipërinë e Veriut dhe ti ndihmonte ata financiarisht” (A.Y.E. 1911, B-50-52, Propozimet e Qemalit, Athinë, 26.11.1910) dhe se ministria e jashtme greke: “..e siguroi Qemalin që do të dërgohen para dhe municione dhe se qeveria greke do të mbaj pjesën e saj të marrveshjes..” (A.Y.E. 1911, nr.10193, ministri i jashtëm grek për konsullatat Shqipëri dhe Epir, Athinë, 25.04.1911) Pas kësaj marrveshje u rekomandohet krerëve të kryengritjeve në Jug dhe Epir “pjekuri dhe largimin nga një revoltë e përgjithshme”(A.Y.E. 1912, B-42, 53, nr.21490, Varatasis për Koromilas, Korfuz, 11.07.1912)“..Musa Demi që nesër do të udhëtojë për në Vlorë deklaroi se për atënuk ekziston as dyshimi më i vogël se Ismaili (I.Qemalired) qenka i paguari prej Greqisë. Edhe vitin e kaluar (1911-red) ky paska marrë prej Greqisë 5000 napolona ar me konditë që të ndalej ndonjë kryengritje e Toskëve në jug të Vlorës”(HHStA,PA, nr. 3437, Telegram i konsullit Lejhanec nga Vlora, 06.12.1912) 203Xhephane - depo armësh (turq), Berati ishte përqëndrimi ushtarak dhe kazerma më e madhe e trevës, për rrjedhojë mjaft e rrezikshme për tu grabitur, ndërsa për t’a marrë atë me luftë, ishte thuajse e pamundur. 204“Vjeshtë e 1911. I dashur Z.Hamza, Nga një lajm që muartim sot nga Berati, mësuam se Qeverrija po mbledh pesë taborrë ushtarë toskë duke thënë për shkak se ka luftë më Mal të Zi, po me të vërtetë kuptonet se do ti dërgoj në Gegëri. Me

76


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Itali, ndaj të thirra për qesen! Veshëllita aq fort, sa u tund dhoma. Thanas Flloqi më pa i habitur, im vëlla Sulua përdrodhi buzët e Sabriu qeshi nën muataqe. -Hamza Agai do t’a mbarojë këtë punë, po pse s’thua që do t’a futësh andej nga s’del më e t’a harrojmë fare! Sa për qesen s’ta ka mbajtur njeri për kësi punësh! -Javash një herë, se ti s’të lë as të flaç. T’a llafosë një herë me zotin Bozio,205pa për trikatër ditë sosem dhe unë atje dhe e fjalos vetë. Gjithënjë j’a kam marrë si shakara këto Bektashit, po isha gabim e sidomos këtë herë! U unjëm dhe i thashë që ti e do vaporin kastile për këtë punë, pastaj këjo ngarkesë nuk hyn në sqelë dotë fare, pa le ti, i do dhe mauzerrë se s’bën! Ai tha se duhen të tillë, se fishekë të tyrej mund të gjejmë, ndryshe n’a rruashin dyfeqet për bukuri! -Po e di ti sa kohë duan ata të vijnë dhe po i gjetën andej, pa këtej nuk pret sahati më?! -Na jep ndonjë mëndje më të mirë, se ty të duket që këto punë i di vetëm ti. Nga këto qesëndisje s’kisha qeder fare, pa këto punë para duan, të njohësh këtë e atë dhe tjatra, do bërë hesap sa mund të bëhet ajo që kërkohej e më këtë sahat, ata dukej sikur ishin prishur nga mëndë206në këtë që duajnë të bëjin, të paktën për së pari! Ndaj unë duhej të pranoja të mirrja pjesë në gjërat e bëra të t’im vëllai e që në më të shumën e herëvë, më shumë anonin nga përralla, po këtë herë nuk kishim zgjidhje tjatër. Thanasi shkruante më një defter ndonjë gjë me bukë që mund të lëçojim nga goja. J‘a mora kalemnë dhe fillova si fillosof të mbaj fjalimnë dhe në do e dëgjojnë, do e dëftente ajo që e kemi kusur kur fjalosim për punë me axhalè e i presim llafnë njëri-jatrit, nga që i dimë të gjitha vetë. Po nuk ngjau kështu fare. I thashë se vetëm mauzerrë mund të gjejë zoti Bozio me që bredh dynjanë, ka një hazinè në dorë nashti që

qëllim që kjo gjë ësht’ e rrezikëshme për në, u mentuam që këta ushtarë, posa që të mblidhen në Berat edhe të marrin armët të mos venë kundër Gegëvet, por të zaptojnë Beratin dhe nevet të gjithë na kanë ndihmës me besë. Kjo do të jetë pra shkaku i Kryengritjes. Folë pra me Alemin (Mehmetin) dhe cilido tjetërqë ta gjeni për mirë që tu thonë ushtarëve që do të mblidhen të bëjnë si ju shkrojmë më sipër. Fjalosuni edhe me Zotin Bozio në mund të na bjerë nga Italia njëmijë e pësëqind mavzerrë edhe sa të holla njërin. Pas dy a tri ditë do vij dhe unë atje dhe këtë fjalë ta gjej gati të bërë..Bektash Cakrani e Thanas Floqi” (“Dokumenta të Hamza Isait” vepër e cituar, nr. 15, fq 25-26) 205Ulisse Bozio, agjent tregtar i shoqërisë lundruese “Puglia”, me një aktivitet të gjatë, mjaft i njohur nga patriotë në Vlorë. 206Janë çmendur - shprehje pop. e autorit, që tregon pamundshmërinë e veprimit.

77


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

llafosemi. Të vejë më Tarabullus, 207 aty ku ish dhe plaku e ku ushtërija osmanllije eshtë duke u prapsur me lemeri, nga që ka ikur me tokë, se italantë kanë fllotë, jo shaka. Po më tri katër vënde a më shumë, kanë mbetur depot e pahapura, rrezik fare me xhephane e mauzerrë, domosdo të pa shkrehur ndonjëherë. Këto s’ju bëjnë punë italianëvet, se kanë dyfeqet e tyrej tjatër soj e me një çikë marifet i hedh më dorë, mbase jo badjava, po me një çikë terëzi depo të tëra! Vaportë e Italisë si vënd i ri për ta, janë lëshuar andej e jo kontroll që s’ka, po bie poshtë xhephane të tëra, po deshe. Ah, se harrova dhe të hollat, se ato të shkreta parà e ngrënë ujtë përpjetë! Kështu qysh po më thoni s’i bie dot me pako si postë, po me që këtej është kallamè, mund t’i shkarëkojmë më ndonjë sqelë të vogël, që një të tillë e bëjmë a e kemi hazër dhe tek unë më Semen. Pa mund t’i zëbresim në mes të detit me ndonjë sandall nga ato që peshkojnë e që ka plot më Vlorë, për t’i çuar përsi më ndonjë vënd të sigurtë. Po më dëgjojin të habitur dhe si do që ish oficer rezerve për vete, im vëlla Bektashi më dëgjoi të paktën një herë. S’e bëri javën e i hipi vaporit të Nemses, Lloyd-it që ish një vapor vërtet i madh. Njers, të drejtën kish plot që dojin të lëftojin, se e shihin që punët e qeverisë i kish marrë lumi, po Tyrqia s’donte që s’donte të lëshonte pe! Bektash Beu që vajti andej i poqi të tërë dhe punën e mauzerëve e ç’koqiti mirë e më të gjitha anëtë dilte që nukë mund të silleshin. Se më Tarabullus lufta ishte më pikun e sajë e jo vapor që s’qasej dotë më këtë kohë atje, po as njeri jo, se dihetë që lufta të fshin atças, tregëtar e hallexhi të jesh. Llafi iku dhe shyqyr që e quajin të prishur nga mëndë tim vëlla, se hafijet rrezik deri tek kajmekami kishin çuar haber, pa le të digjej Toskëria këtej. Si nuk mund’ t’i mbushejë mëndja me dyfektë italianë, se ata janë më keq nga ne për llafe e hafije, e përpoqi kokën tek Nemsja e me një rrezik të padëftyerë, trenit e u sos atje. Atje nukë është më Zoti Bozio a italiantë që të gënjejnë, po dhe të mbarojnë punë për parà, atje është tjatër dynja dhe nukë dojin t’ja dijin ata që të futeshin më siklete të tilla, se do mirrej vesh një ditë! Që nga Kahreman Beu që kish dhënë çifligjet me qira më ca kontë të tyrej, Bektash Beu mbante dhe më këtë kohë lidhje dhe ja beh njërit nga këta një ditë më sarajet e tijë. Ai u habit me atë që po i kërkojin, po ku j’a del dotë Bektash Beut? Ç’nuk i 207Emri

turk i Libisë.

78


HAJREDIN BEJ CAKRANI

kish thënë, se miku i të atit është më i nderuarë se njëqind miq të tutë, si do që dhe ai ishte bir a nip i atyrej. Po me tim vëlla ishte bërë i vetmi bir që kish konti e që nuk j’a prishte dotë i jati njëqind vjet! Ky s’do mënd ishte shpuzë, jo kallkan qysh janë ata atje! Dy ditë maqinave Bektash Beu dhe më në fund i biri i kontit bëri çudinë, s’do mënd me miqtë e t’et, që si plaçkë e mbyllurë t’i zëbrisnin në Mal të Zi më Kotorr, tjatër hata kjo po t’a mirrin vesh. Kartë a tjatër gjë për tek ne nukë shkohej nëpër mënd, telegrafanën qaje më këtë kohë, se hafijet këtë radhë Sulltanit më dorë habernë! Kështu që u nisnë për afro dymijë e mbërritnë njëmijë e dyqindë dyfeqe, po tok me xhepanetë që nukë qe bërë hesap, ujdisurë si pako. Atje mezi kish pajtuarë një tjatër gjemi që natën e natën me një çikë zor qëndroi përballë sqelës së Semenit, se ngecte në kum. Pa unë mbeta ditë e natë më konakët e çifligut të Korkutasit, që janë me minutë larg sqelës. Se ç’hoqmë që i prumë dyfeqet ca e ca më tri katër udhë, s’e dëftej dot një natë shëndreu të tërë! Pa po më një nga këto herë përbysnë sandallnë e desh u mbytnë me gjithë kashunat e tyre nga që rëndojin, po mirë që ishin afër buzës e detit. Pa duhej të mos e mirr vesh njeri fare, se gati ish ushtërija e të ligjtë. Çetat e Toskërisë vazhduan të lëftojnë e u mblodhnë dhe u organizuan me të ç’pejto, kështu, ku këtu e ku atje ato s’e lanë rehat Tyrqinë asnjë sahat. Këtë herë u lidhnë me mëndë mejtova, se kishin Komitetnë e kryengritjes më Jugë me Ismail Benë, Luigj Gurakuqnë, Fazil Pashnë, Pandeli Çalnë e ndonjë tjatër që rrijin më Korfus, ku vejin e vijin me habere e kartëra, si e qysh venë punët e kryengritjes. Po ku dëgjon nga ai vesh im vëlla për punë lufte? Pa le qoftë larg të marrë urdhëra a mejtime dhe nga kush, nga ata që vetëm e merrnin me mënd se duhej a jo Bektash Beu për këtë punë? Ndaj luftë e ç’do gjë e bëjim vetë, se e dinte llafi bie Fazil Pasha që mirr’ vesh nga lufta, se të tjertë aha, si që nga grekëria, se ku ishte ushtërija osmanllije e ku ishim nevej, pa le ç’duhej bërë! Ndaj nukë i pushojim përpjekjet duke lëftuar vetëm ne filli dhe në dojin a jo që Toskërija të ngrihej,208ajo nashti kish marrë 208“Sikur

të ishte ngritur edhe kjo anë, (Toskëria-red) besoj se Fuqitë e Mëdha do të qenë të shtrënguara të njihnin çështjen kombëtare, gjë që do të kish kursyer mjaft luftë më vonë. Por fatkeqësisht Jugu i besonte Ismail Qemalit. Në ato kohë ai kishte lidhje me një grek korifiat, një farë Andruco, i cili në një letër që më drejtonte mburrej se kishte bashkpunuar me Ismail Qemalin që të këshillonte

79


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

flakë. -Ne duhet të vemi më Tepelenë, thotë im vëlla Bektashi, se bëhet një si kongres e do t’i dërgojmë dhe që atje kërkesa Stambollit! Kështu im vëlla nukë ka gjumë. Po të mos j’u vejin më vesh dhe të Mëdhenjve ama, as që do besoja se mund të dëgjojë Stambolli me kartëra. -Unë ç’duhem si bisht se ja ku i ke njerst, kështu që këtu më ke me vëllezërinë me Sulo e Sabri Benë hazër dhe për ç’do gjë habernë me njeri, e di vetë! Në Dhëmblan qënkesh bërë e madhe se kish ardhur xhevapi nga Stambolli për amnisti të përgjithëshme e u falnë komitët, pa dhe për shkolla më gjuhnë t’onë, po nashti209nuk n’a mbushnin syrin këto, është si vonë! Këtë m’a tha njeriu që më pruri kartën e duhej t’a pres më Vlorë t’im vëlla Bektashin. Pa e bërë të gjatë i hipa kalit e u sosa me gjith’ njers më Vlorë. Kur u falnë,210pa po kur vijin komitët çetaçeta, me Alem Aganë, me Brahim Effendinë, me Hamza Aganë dhe mileti i prit si therorë, pa valë-valë ata s’mbarojin sa u habiç vërtet! Bektash Bej edhe ne u duhemi këtyre në hisè, 211 hajde t’u hipim kuajve se një sahat ja ku është Cakrani! Po ai nguli këmbë që s’vete t’a lëmë davetnë në mes, pa këtu s’jemi për të ngrënë. Aq e ka shqipëtari harenë, sa u unjëm filloi muhabeti që s’janë të drejta këto, të kishim shkruar aq e kaq kërkesa, pse na i bëjnë gjithënjë gjysmake, s’kanë faj ata! -Brahim Effendi, pse vihi në sëkëlldi, mali ja tek është dhe dyfeqet të ngrohtë, një të vajtur prapë më mal dhe ata s’kanë nga t’ja mbajnë! Po gjithë atë farë dynjaje që ka Perandorija Osmanllije brënda, me neve një sahat në ditë harxhon, pa po s’u foli njeri më Stamboll përdita që t’ua nxijë e kur

Jugun të mos ngrihej” (Edith Durham, Njëzet vjet ngatërresa Ballkanike, Tiranë 2001, f.231-232) 209 E vënë në vështirësi të njëpasnjëshme Turqia bënte shpesh lëshime, por që patriotët shqiptarë duke qënë një hap para, formulonin kërkesa të reja, paralel me kryengritjet. Pas kësaj amnistie Porta e Lartë dha: “..të drejta për hapjen e shkollave shqipe me shenja kombëtare..” (Gazeta “Liri e Shqipërisë”, 19 gusht 1911) 210 “Pas këtij sihariqi, të fitimit të disa të drejtave nga Porta e Lartë, Bektash Cakrani, Ibrahim Abdullahu, Arshi Halili, Alem Mehmeti dhe krerët e tjerë të kryengritjes, erdhën në Vlorë dhe u pritën me nder të madh..” (Gazeta “Liri e Shqipërisë”,vepër e cituar, 21 vjeshtë e parë, 1911) 211Hise ose hisè - racion (turq)

80


HAJREDIN BEJ CAKRANI

t’a mejtojnë t’u dalë gjumi, s’kemi gjë më vijë Hamza Effendi,212 i thashë. -Nuk ka mënguar edhe më Stamboll llafi ynë për Shqipëri, e drejtë, janë kohë të tjera! -Duhet nga mëngjesi e gjer më darke t’u vijë festja vërdallë e t’a dijnë që ky vënd’ është urë e ndezur gjithënjë e të djeg, i tha Bektashi. Se po t’a lëmë ç’bëjnë ata bërë qoftë, n’a mbyti i mbyturi dhe e humbmë davanë dhe kur pa, nashti Tyrqia që ka marrë rrugullimën! -Dhe po e muarr lumi këtë punë si po e merr, tha Brahim Effendiu, jo Tyrqi s’do mbetet mbi dhè, se duajn’ t’a shqyejn’ grekër e sërbë që mezi po presin, po as nè s’do n’a lënë, se n’a quajnë Tyrqi! Kështu që ne s’e lamë luftën me çetat, po aty më 912 u lidhnë çetat më Toskëri ku qenë e ku s’qenë, erdh’ vardhar dhe ne i pritmë në Cakran. Ata ishin patriotë të ç’quar dhe që lëftojin për vatanë pa bërë hesap as kokën, pa ishim mbëledhur me korçartë, nga Gjirokastra, me vlonjatë, Mallakastra që ishim vetë po e po! Shpyrtin e kisha më korçarë e i poqa të tërë me Izet Zavalanë, me Jaup Dëshnicnë e me miqtë e mij Dhamb Bimblën e Qamil Panaritnë. Të tërë ishin veshur me këmishë e të tëra rrobet të zeza të mos duken nëpër natë, kur kapëtojin nëpër vënde a lëftojin. Të tërë dukeshin me ato fustanella e rrobe të zeza që të kallin datën, po le me mjekërra të zeza e të vërejturë. Nuk kishe kë të vështroje më para Hysenj Be Dëshnicnë, Ali Pojanë e të tërë. Qamil Panaritit j’u qasa dhe e zura nga krahtë: -Mor bir nukë mund t’a harroj, qysh ratë më pusi në Ormën Çiflig e u bë hataja? Po ti qysh shpëtove mor bir, shyqyr që s’të zu plumbi a të plagosesh?! Po e shikoja nëpër krahë, sikur duaj’ të shoh pas kaqë kohe ndonjë shënjë që i kishin lënë plumbat e Afiz Pashës. -Po Zot u plagosa rëndë, më tha. Unë sa se pyeç që ku? -Ja këtu, dhe vuri dorën në këmishin e zezë të hapur në mest më kraharuar. Llafetë m’u mbaruan e si do që isha më i gjatë, u ula dhe e putha tek ata floktë e rralluar një çikë atje mbi ballë. Dhe sot nuk mund t’a harroj këtë njeri, që për mua ishtë një theror të gjallë e që flit’ me atë që kishin bërë me kaq trimëri. Ç’duheshin llafetë më? Ne i mbëledhëm vërtët çetat me nga njëqind e dyqind shpyrt e mos më, po të jesh njëzetë e të dëftosh atyre se s’vlejnë asnjë grosh para 212 Duhet

të bëhet fjalë për Hamza Isain në Vlorë, por autori i përdor duke ndryshuar here-herë titujt e fisnikërisë, përgjithsisht për ata në qytete, aga ose effendi.

81


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

besë për vatanë, këjo po e ka ëmërin trimëri! Çetat i ujdisnë veprimet se ku duaj të bëjin pusi, kur duhet të prapsen e ku do vijnë. Tyrqia nuk kish nge, se e kishin zënë për fyti Mbretëritë Ballkanike dhe vetëm kërkojin nizamë se do mbrojmë ne vatanë tuaj, thoshin ata. . Im vëlla Bektashi tërë kohën në Vlorë me Brahim Effendinë, Qazim Effendinë, kishin marrë llafnë nga Ismail Beu që të drejtat do t’i mbrojmë me se s’bën dhe tjatrën senè, kryengritjen t’a bëjmë më të madhe, ndaj të jemi gati! Pa hyrë mirë shkurti vjen nga Stambolli Azis Pashë Vrioni dhe më Vlorë takon Brahim Effendinë, Elmas Effendinë, Xhemil Bej Vlornë dhe të tjerë njers e domosdo Bektashin që kish mbirë më Vlorë. Me porosi të Ismail Beut kërkon që parësija e Vlorës, Mallakastrës e Skraparit, t’a zgjedhin më Stamboll përfaqësonjës të tyrej. Si do që na dëgjohej e na shkon llafi më gjithë kazanë, duhej të mbëlidhnim parësinë e të bëhim kuvënde, se e shuma e njersve që s’i dijin këto punë, thoshin: -Ty të njohim ne Bej, të tjerë nuk njohim! Duhej bërë të kishim sido të ish një fill zëri dhe atje, ndaj filluamë nga puna. Këtej i muarrmë përsipër t’i bëjmë unë me vëllezëri, se im vëlla Bektashi mbeti më Vlorë. Atje ishin përpjekur përsi me jeunes turcs e me të tjerë që s’e dojin Smail Benë dhe si gjithënjë u kishin thënë, se javash po vjen vakti që t’a paguani vrimën e miut pesëqind grosh! Pa po erdhi vet’ i gjashtë dhe u hapëm që nga Berati më Patos e gjer në fushë e më Topallti, nga mëngjesi e gjer më darkë. Më këtë kohë aty nga prilli Ismail Beu erdhi vetë më Vlorë tok me Luigj Gurakuqnë dhe kërkojti të piqeshim me të më Vlorë. Ishin të gjithë miqtë t’anë vlonjatë me Hamza Aganë, me Brahim Effendinë, Imer Aganë, Jani Mingën, Osmën Aganë e ndonjë tjatër, që e kishin kërkuar Ismail Benë të vij’. Na tha se duhej doemos të dogjohej dhe zëri ynë më Stamboll dhe të lëftojmë me çeta, sa t’a detyrojmë Stambollnë të n’a dëgjojë. Një llaf po, një llaf jo ishte autonomi dhe mua m’u kujtua, që këjo gjë duhej bërë që më 911. -Mirë kryengritjen e çetat i kemi hazër, po unë them të ndryshojnë një çikë kërkesat se ato të parat i kemi bërë baltë, i tha Bektash Beu. Mua më digj si gjithënjë komisjoni i përjashtmë. -Po s’e muarr vesh të Mëdhenjtë që ne po bëhemi theror për vatanë, si zor të na ndihë njeri, i thashë. -Këtë duam të vëmë më udhë, tha Ismail Beu, t’a bëjmë hazër këtu brënda e t’i themi Tyrqisë se jemi ne zot! Kryengritja duhet të ndizet më të tërë kazatë, që të n’a gjejë sahati 82


HAJREDIN BEJ CAKRANI

më këmbë. Po pse ç’kishim bërë gjer nashti nevej, apo janë të mbodhisur këta, mejtova. Pastaj si për të ngarë muhabetnë tha: -Ju të Mallakastrës, si e keni mëndjen, me të qeshur Ismail Beu. Bektash Beu hazër xhevap i thotë: -Si gjashtëdhjet, a shtatëdhjet vjet përpara me Rrapo Aganë e me Veis Benë. Të gjithë qeshnë, po ne nuk na vij’. -Ashtu është, e di, tha plaku. Çetat filluan pastaj punë dhe pa hyrë behari u bë një mbëledhje e madhe, që e quajt e përgjithëshme më Qishbardhë. 213 Mbluadhmë tri a katërqint shpyrt, me parinë e Mallakastrës e me të gjithë dhe shkuam atje ku kishin ardhur tërë paria e Vlorës e nga kazatë e tjera. Pasi e shkruajtmë me Sulltan e me Vezir të Madh brënda e nuk lamë më, erdh’ ajo mëndje që më digj gjithënjë. Ish thënë kaqë herë ç’do sahat autonomi, po kur e pashë më kartë thashë se këjo po, e ka ëmërin punë. Ne ndaj lëftojim dhe si do që kërkojim e kërkojim të drejtat, po ama kërko më mirë një gjë të hairit! Bektashi me dhjet’ a dymbëdhjet vetë vajtnë më Vlorë e si gjithënjë214më telegrafhanë, t’i dërgojin kartënë Stambollit. Më tjatrën anë kryengritja vazhdonte në Mallakastër, më kaza të Korçës, më Kurvelesh dhe Stambolli s’kish nga j’a mbante. S’kish mbetur njeri pa u futurë më kryengritje, ç’kulur me Dervish Be Himën e me të tërë që e lanë Stambollnë, po dhe kartërat nuk pushojin lart e poshtë dhe të gjith’ e shihin këtë punë, si sahatnë që kishin pritur. Megjithë që e kishim vënë Tyrqinë me shpatulla për muri dhe kishim arritur të hapim një si mbëledhje a ujdi, të mirreshin vesh këta t’anët, kërkesat tona ishin përpara dhe Tyrqia më tjatrën anë. Po gjithënjë më diqte halli se mos ajo na jep më Mbretëritë Ballkanike atças, ndaj duhej të rrëfenim se ishim të zotë të lëftojim, po dhe të bëhim të gjitha pa Dovletnë dhe e para, të mos na marrë nëpër këmbë njeri! Ismail Beu me Luigj Gurakuqnë ishin nëpër mbretëri e dërgojin kartëra nga Triesti më Vlorë e im vëlla Bekatshi më dëftoi se thoshin që të mbani armët gati, s’a t’i fitojmë të drejtat. Po të vërtetën ne s’kishim bërë punë e tjatër gjë kaqë vitra, veç të lëftojim e varda 213Nga

të dhënat e marra nga pasardhësit e Xhafer bej Qishbardhës, organizatorin e mikpritësin e kësaj mbledhjeje të madhe, atë ditë janë therur 28 mishra në hell, vetëm për krerët që firmosën kërkesat Stambollit. 214Aludim i hapur për të vëllain, që kur bëhet fjalë për memorandume Portës së Lartë, shfaqet historikisht nga të parët edhe në dërgesën e tyre

83


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

kartëra, po këtë herë dukej se sahati po vinte vërtet.

Luftërat Ballkanike

Gegët na ndihën shumë dhe kur erdh’ xhevapi se do fillohej të bëhej ujdi me Stambollnë, i thashë Bektashit se nashti e kemi radhën nevej. -Duhej të bëhim një mbëledhje të madhe në Mallakastër, se një më dy e më Vlorë, ndaj mbive aty, i thashë t’im vëllai. Ai qeshi e tha: -S’ka rëndësi se ku ngjet e hairit është se ç’bën! -E këtë s’e dijim, rrofsh që na i the t’a dijmë për nder të madh, t’a peshojmë një herë më kandar dhe Mallakastrën p’a t’a shohësh, se ti vetëm që ke marrë emërin këtej, pa andej u gatove i tëri! Qeshi dhe pastaj u dorëzua. Po qysh do t’ua themi, ma kthehu. -Si ç’ja thamë para ca kohe, kur do e zgjidhënim të na përfaqësojë më Stamboll, ngula unë këmbë. S’po bëjmë ndonjë hata të madhe Hajredin Bej, këjo është ajo që ti, unë e të tërë i detyrohemi vatanit, se pastaj ai s’të ka më as në defter të të gjallëve! Vajtmë për këtë te Omer Pasha, që të vërtetën ishte hazër dhe u gëzua që i prumë më anë t’onë këta që nuk luajin nga Vlora për bè edhe kur bëhin mbëledhje. I lamë dhe atijë ca punë për të bërë dhe j’u përfillmë punës, po se kurë ishin të ngeshëm këta, një Zot e dinte, pa koha jo! Më të hyrë të gushtit më Vlorë kish ardhur Ismail Beu me Luigj Gurakuqnë dhe kishin kuvënduar më konak të Imer Aga Radhimës e ishte thënë se duhej bërë një kuvënd ku të mirr’ pjesë gjithë kazatë që ngritnë krye. Kështu kur vamë për t’jua dhënë si mëndje, na thanë ju rrofshi, se e kishim në mëndje dhe vetë, po që të ishin hazër të tërë, nuk ma prit mëndja! U fjalosëm e i dërguam haber më të gjithë paritë e sidomos të partë ata të çetave, që më Skrapar, Berat e me domosdo korçartë, pa Mallakastrës i mbëlidhnim vetë për një sahat. I dhashë një mëndje për më Cakran Bektash Beut, po atijë j’u ngritnë nervat e më tha, se duhej në meso vënd, që të bëhet kuvënd tamëm, e merr vesh, që do mbëlidhet gjithë dynjaja, apo jo! E kish drejtë ndaj nuk e ngava më, po i’u futmë punës, me kartëra, me njers e me të tëra. Aty nga mesi i gushtit e lamë më Fier për të bërë kuvëndin dhe ishim më ethe qysh do vente, pa e dijim kush ishin korçartë, me Beratnë e të tjerë, po meraknë e kishim për parinë e Vlorsë, se ata ishin mësuar t’i bëhin kuvëndet atje më konak të tyrej. Po erdhnë të gjithë me Hamza Aga Isanë, Qazim Aga Kokoshnë, Brahim Avdulla Effendinë, Elmas Xhafer Effendinë, Osmën Aga Haxhinë, Marko 84


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Qypnë e Spiro Koleknë e s’kishin të mbaruar. Folnë të tërë me korçarë, Pandeli Çalnë e Izet Zavalanë e të kazave të tjera, im vëlla Bektashi po e po, se ty s’të lë tha, se e di që do flaç për komisjonë të përjashmë. -More nuk dua as unë, se ka aqë kallaballëk s’a s’të bie radha të flaç e jo më të dëgjohesh! Bektashi u ngre e u fjalos për të ngrehur më ujdinë e Prishtinës punën e autonomies, që nukë n’a i dhanë dhe që t’i dëftejmë Tyrqisë duke lëftuar se s’na mban dot me pahir. Ismail Beu tha se na duhet të jemi hazër për ç’do gjë dhe duajm të kemi të tëra mëndjet në ujdinë e bisedimet. Se bën vaki që të hynë e t’a shtrëngojnë dhe të Mëdhenjtë, se këtej Mbretëritë Ballkanike, jo po bëhen, po janë bërë hazër e të jemi me mëndje të mbëledhurë dhe për të dalë më vete. Kaq duaj unë dhe u bëra sy e veshë për ndonjë të re. Folnë dhe i sqaruan të gjitha gjërat që pru sahati, me ujdinë që do bëhin bisedime e do mirreshin vesh më Prishtinë e kishin lënë e me të gjitha ç’do thuhej. Duhej doemos që ç’u tha aty të vejë dhe më ujdinë e Prishtinës dhe të cakëtoheshin përfaqësonjës për të vajtur atje. Ato që u fjalosnë e që u thanë, dëftuan se sahati po vinte e kaq u desh që t’a ndezë kaza e Vlorës dhe s’pushohej më, pse të vejë ky e ai, sa që korçartë vunë buznë në gas. Po kish njëri më sagllam që duhet t’u dil’ mbanë këtyre punëvë, ishin të partë ata, po zoti Pandeli me Izet Zavalanë kur erdh’ ky sahat mbase dojin të flisnin, po ku të linte dava e vlonjatëve që e bënë Ismail Beun të lloisej një copë herë. I zgjuadh dy vetë, domosdo vlonjatë Qazim Aganë dhe Sali Effendi Hallkon.215 Ca e shihnin me gas e ca me maras që s’u duall e tyrej, kur ngrehet Sali Hallkua e thotë: -Kohnë e ç’penzuamë e që të veç atje, do kushedi sa ditë. Të tërëve që bënë gjith’ atë dava u ra një çehre meiti se nuk e kishin mejtuar kaqë gjë. Kë do vëmë e kujt t’i themi nashti, kështu që vetë Sali Effendiu e zgjidhi gjith’ atë hata që na gjet, fët e fët! U fjalos me Smail Benë dhe ky i lloisur pas asaj që ngjau tha se do të jetë perfaqësonjës i Toskërisë në bisedimet më Prishtinë 216 me 215Këtë

patriot nga treva e Vlorës, autori e quan herë me emrin Sali Hallko e herë Sali Hallkondi. 216 “Për herë të parë kundër qeverisë turke luftuan së bashku myslimanët, ortodoksët dhe katolikët, për herën e parë erdhën nga të gjitha anët e Shqipërisë kërkesa gati të njëllojta në Kostandinopojë dhe për herë të parë u bashkuan bajraktarët dhe udhëheqësit e Shqipërisë së Veriut dhe të Shqipërisë së Mesme e të Jugut për bisedime të përbashkëta në Prishtinë. Me këtë kryengritje Shqipëria

85


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

kryengritësit e Kosovës, Hasan Bej Prishtina, më patriot e njeri i madh nuk bëhej. Të tërë duallmë nga ky hall e si do që ulur e bëj llafe ishim, na duhej të preheshim. Më të këthyer Sali Effendiu i thotë Ismail Beut e Luigj Gurakuqtë të preheshim tek ne më Cakran. Për të shumën e miqëve t’anë vlonjatë qëkurë, që më Klubin “Labëri’ më 908 dhe më përpara, s’ishte ndonjë gjë e re të rrijin me javë më Cakran. Po për Ismail Benë e zotin Luigj ishte her’ e parë që vijin më konak t’onë, pa po dhe klubit më atë kohë j’a vumë prapë ëmërin. 217 U mluadhmë nja tridhjetë shpyrt të parisë së Mallakastrës me vëllezëri Sulo e Sabri Benë, me t’im nip Faslli Benë, me Ali Aganë, segretarnë e degës së klubit më Cakran, me Kamber e Rushit Aganë218e këtu më dhomën e madhe, kuvënduam rehat. Pas kafeve e mbëluadhmë veten dhe Ismail Beu j’a këthehu Bektash Beut kusurnë ku i tha: -Këtu është vatër atdhetare, jo vetëm e trimave e zuri në gojë Veis Benë e Rrapo Aganë, po dhe e dijes e zuri më gojë shkollnë e të tëra, kështu që atdhetarizma këtu ka rrënjë të thella. Qëllimi ish’ që të lidhenë kazatë me njëra-jatrën e t’a shporrim njëherë e mirë Tyrqinë, se sahat më të hairit zor se vjen më! Pa e nis im vëlla Bektashi, që e uron miknë, të lumçin këmbtë që n’a nderove që erdhe dhe je i nderuar ti Bej, po jemi dhe ne më këtë udhë tok, do t’a shpëtojmë vatanë se s’bën duke lëftuar për t’i bërë dhe ne njëlloj kërkesat me të Gegërisë! Pastaj e pyet dhe e ngjit atë që thamë më Fier. Sikur të shihej dhe ajo puna më vete, se për atë n’a qan syri kaqë vjet, pa Ismail Beu tha: Lumi nuk këthehet dotë më të lartë, këjo udhë do-s’do Tyrqia, atje do vejë, po ne tjatër hall na mundon! Atëhere dhe ne filluajmë t’a pyesim. Faslli Beu i tha, se nder më të madh nukë kam ndjerë dhe të lëftojë është puna jonë e detyrë, po si the zotrote Ismail Bej që Mbretëritë Ballkanike do të futen më luftë e duajn t’a ç’kyejnë Tyrqinë këtu më Ballkan, që në të vërtëtë jemi nè e jo ajo, qysh i bëhet?! Do hapim luftë me të gjithë, se ne nuk jemi Tyrqi dhe në thëntë ajo nuk e dua Ballkanë, ne na merr lumi për së dyti a njëherë pushoi së qeni vetëm një nocion gjeografik” (Raport i atasheut ushtarakt austrohungarez në Stamboll. 31 gusht 1912, Shqipëria në dokumentet austro-hungareze 1912, vëll. V, fq.100). 217Klubi atdhetar “Labëria” u rihap përsëri më 1912, pas një periudhe çensure dhe represioni. 218Bëhet fjalë për Faslli Patosin, Ali Rrapon, Kamber Belishovën dhe Rushit Gorishovën.

86


HAJREDIN BEJ CAKRANI

e mirë! Po Ismail Beu tha: -Duhet të lëftojmë këdo që nget vatanë t’onë, andaj duhen këto që themi e duhet që t’i dalim para Mbretërive, po dhe Evropit që është prapa tyre me luftë, pa dhe më vete.219 T’u themi se ka një vënd me emër Shqipëri si gjithë të tjerët, po jo tok me të tjerë e pastaj të maten mirë! S’mu durua dhe pasi ç’preva gëzimin t’im që na kanë urdhëruar këta njers të ç’quar e që na kanë bërë aq nder të madh, sa nuk dëftehej thashë: -Se kërkesat e Gegëvet, po dhe tonat t’i këndojë Tyrqia me hir ose me pahir, pa e dij’ që atças im vëlla njëqind vjet po më vështron vrëngër. Mirë që do kërkojmë autonomi, a të lumtë ajo gojë mjaltë vjen sahati për më vete, po të gjithë e dijmë që pa n’a mbështetur ndonjë nga të Mëdhenjtë, të mos n’a shkojë nëpër mënd! Dhe që Nemsja i ka zët rustë e sërbtë e s’do mënd që e kemi krahë, po mbaj mënd si nashti që për ca krushqi e të mos e ngisnin se mos na prishej Perandorija Osmanllije, gjermëntë na lanë në baltë a na groposnë fare më atë mot të Lidhjes që do kishim bërë këto që po robëtohemi sotë!220 Ismail Beu vuri buznë më gas e tha se, -Nemsja nuk është si gjermëntë e tjerë. -Est le meilleur ami quand aucun autre,221 i’u këtheva. -Ti e di, më tha, që ka sinorët dhe ata haen për gjëra të mëdhaja dhe ne ama nuk jemi Tyrqi, kështu që ajo është qysh e the, s’ka nga t’ja mbajë, pa po dhe Italia j’a ka frikën e dy në dorë! Pastaj unë u regja Hajredin Bej nëpër këto punë, ti duhet t’a diç, ndaj do Perëndija të vijë sahati pa ne këtu më odë n’a njohën të tërë me emëra tek Nemsja, se më sagllam se ajo s’ka! Pa dhe Kontin Berchtold, ministër të tyre të jashtmë e kam pjekur. Pastaj e pyeti im nip Smail Bej Klosi, Kamber Beu e Ali Rrapua, Hajri Kreshpa e të tjerë. Pa uroi dhe Hoxhë Mustafai e tha se, udhë më të mbarë s’bëhet dhe ishallah i dhëntë i Madhi ymër kësaj pune për vatanë e s’ja priste pyetja-pyetjen. Pa po zoti Luigj shënon 219Duke

pare ndjenjat e flakta atdhetare në atë kohë dhe përkushtimin e të zotëve të shtëpisë, biseda siç shihet zhvillohet e kujdesshme dhe orientohet në idetë e tyre 220Autori nuk harron të evokojë tërë shpoti në këtë mjedis ndodhitë shek XIX, si ato të Kongresit të Berlinit, që duhet pranuar se ishte periudha më e përshtatëshme për të ndjekur shembullin e vëndeve të tjera të Ballkanit për të dalë të pavarur nga Perandoria Osmane, por që nuk gjeti zgjidhje për arësye që dihen. Ai këtu përsërit disa arsye justifikuese që duhet të ketë thënë Abdyl Frashëri miqve të tij në atë kohë, por që në të vërtetë tregojnë diferencën e interesimit të popujve gjermanikë ndaj nesh në atë kohë. 221Është miku më i mirë kur s’ka të tjerë (frëngj).

87


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

ndonjë llaf, si do i habitur një çikë me këto që dëgjon, më defter. Kështu mbetmë më llaf që duhet të bëhim ç’mos të lidhnim më mirë luftën me kazatë e tjera e t’a shtrëngohim me luftë Tyrqinë të n’a lëshojë, do Zoti pa j’u sulur Mbretëritë! -Më këtë punë n’a ke më istikam, se e kemi zanat dhe pa merak ke lënë njeri për këtë punë, po Ismail Bej vështro Evropin se s’është si Tyrqia e të Mëdhenjtë kanë nga një mëndje më vete! Për ç’do të papritur n’a duhej një forcë të lëftonte e të qe hazër më ç’do kohë më Fier a më Mallakastrë dhe dihet, që këjo hynte më zanat t’im. Duhej bërë me çetat që kishim vërdallë një batalion që të bëjë këtë punë. Si e donte zakoni, i zoti i konakut, im vëlla Bektashi e mbylli këtë muhabet të gjatë dhe tha se duhej thënë: -Ne për punën e zotërisë sate, kemi gjezdisur gjithë Mallakastrën, Beratnë e gjithë dynjanë, se e dijim që do n’a përfaqësojë një njeri e patriot i madh. Kemi lëftuar qëkurë me Turqi, po nashti dhe jeunes turcs që erdh’ tërë premtime, n’a gënjyen dhe ne nukë e pushojmë luftën nga njëra anë e nga tjatra, sy e veshtë i kemi më marrëveshjen e ujdinë në Prishtinë. Pa ti rrofsh që i ke hyrë kësaj pune, se për vatanë n’a ke pas, sa të kemi frymë! Për ç’do gjë mund të ishim gati, vetëm Tyrqi s’dëgjojim dotë më! Nashti qesh me vete dhe kush unë, që s’lija cep të Stambollit pa gjezdisur, i bija që në Beshiktash e dijla më Gallatë, më Fanar e Xhami të Sulltan Ametit,222ku kish qënë Aja Sofia223e i bija me miq tej e tej Briut të Artë, po punët kishin ardhur ndryshe. Se dhe Smail Beu ish atje, por e sikterisi224njëherë e mirë Stambollnë! Nemsja ishte përrallë, kurë vejim atje i thosha Autriche. Pa Bektashi flit gjuhnë e tyrej se dhe të dojë s’e harron dotë se mbiu më vapor të tyrej, sa dhe kartërat i dërgon që andej e që i thoshën Oestrreich Lloyd. Po më Vjenë se gjeje dhe fijen e flokut më kalldrëm të tyrej, pa kështu se si ishin si të ftohtë e s’të hidh’ sytë, po ata duall më këtë dynja më krah t’onë e ata do n’a jepënin atë mëndje që të bëhim edhe ne Shqipëri. Si do që n’a dukej se fati i vatanit, që ishte kaq i madh e i rëndë që të fjalosej më odën e madhe të Bektash Beut, ja që ish’ e thënë se këta 222Ose

Xhamia Blu. Sofia - Shën Sofia (greq), megjithëse e kthyer në xhami, Shën Sofia e ruan pamjen dhe strukturën si bazilikë. Këto tipare si dhe emri, që e mbante gjallë, ndoshta jo aq nga Patriarkana se sa popullsia e krishterë e vendosur në lagjen “Fanar” nuk u shuan, siç dëshmon dhe autori. 224Fjalë e ulët fyese turqisht, që tregon këtu ndarjen, si produkt i urrejtjes. 223Aja

88


HAJREDIN BEJ CAKRANI

burra ishin që përpiqeshin me të gjithë fuqitë më një kohë të ligë e që s’na ndihu nga Stambolli njeri a shqipëtar qoftë, fare. U shtrua buka, që na vajti vërtet në bark. Tërë paria jonë i përcuallmë të gjithë për në Vaun e Selishtës. Zura për krahu Brahim Effendinë e i thashë se do të bije fjalë me t’im vëlla Bektashin më Vlorë si e qysh do t’i bëjmë punët këtej, po im vëlla u sos, ka të ngjarë më parë nga ata. Aso kohe ai mbiu në Vlorë dhe më bij’ kartëra kur i duhej ndonjë gjë, pa vetë vin’ rrallë, kur i duheshin të holla. Këtej unë bëra hazër gjërat dhe njerst, iku vjesht’ e parë dhe nisi e dyta pa im vëlla Bektashi më fjalosi se si e qysh Ismail Beu me Luigj Gurakuqnë mbetnë Evropit e Vjenës për punë të Shqipërisë. Nga ç’u ruajtëm nuk shpëtuam dotë. Mbretëritë e Ballkanit i hapnë luftë Tyrqisë dhe rreziku u bë i madh, sa s’dëftehej. Sërbtë e mbajin flamurnë225dhe ndarë e bërë mëndjen top se Mbretëria e tyrej ngjacej gjer jo më det nashti, po më Durrës!226 Nga do mbajim nashti një Zot e dinte. Sido që të tërë nukë i ndaheshin Tyrqisë e se Dovletin nukë e mundë dotë asnjë, jo sërbtë, këjo gjë dëftente sa shpejt e gënjejim ne veten. Kishim vetëm një shpresë dhe këjo ishte Nemsja, 227 a ndonjë tjatër, 228 po si do e zgjidhnin ato punën e 225 Ambasadori

serb Bogiceviç në Berlin proteston ndaj Kancelarit Alfred von Kiderlen: “Austro-Hungaria nuk durokërka që Serbia të shkel tokën shqiptare as që të ngulet ajo në breg te Adriatikut, gjë që e di dhe Rusia e i pëlqen plotësisht. Në rast se Austro-Hungaria do t’a ndalojë me armë në këtë punë Serbinë atëherë Rusia do t’i shpalli luftë asaj!” Kiderlen pergjigjet: “Po të jenë të vërteta fjalët e tua dhe në dashtë luftë jo vetëm Serbia, por dhe Rusia, atëherë urdhëroni! Vetëm atëherë do të jenë krah për krah me Austro-Hungarinë e forcat e tyre, jo vetëm Gjermania por dhe Italia!” ..(HHStA,PA,A, nr. 4305, Telegram nga Berlini, dt. 7. 11.1912) 226Më 30 Tetor 1912 konti Berchtold i dërgon Berlinit një qëndrim zyrtar të prerë e kategorik: ”Në kërkoftë Serbia të shtrihet deri në Adriatik do t’i thuhet që në fillim jo! Në dashtë vetëm një rrip toke për të dalë në Adriatik, kjo s’mund të jetë tjetër veçse tokë shqiptare, për fitimin e së cilës nuk mund t’i njihej Serbisë në asnjë mënyrë kurrfarë e drejte në themel të principit të kombësisë që ajo predikon vetë, ku një zgjerim i tillë tokëksor do të dëmtone pa të drejtë aspiratat e shqiptarëve.. (HHStA,PA,A”nr. 4205, Berchtold, notë për në Berlin, dt. 30. 10.1912) 227 “Për të evituar konfliktin e domosdoshëm, që do të rridhte si konseguencë, duhet me doemos të krijohet nëj Shqipëri e lirë dhe e zonja që të jetojë. Veç kësaj një Shqipëri e vogël mund t’i ketë ditët të shkurtëra gjë që nuk mund t’a duam kurrsesi..(HHStA,PA,A, nr. 4205, Berchtold, notë për në Berlin, dt. 30. 10.1912)

89


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

shqipëtarëvet që dojin akoma Tyrqinë më këtë vakt, një Zot e dinte! Po të qe për frëngjtë e të tërë që ndërsyen sërbtë, jo vetë që do iknim pa nam e pa nishan, po do n’a kishin ngrënë drekët me kohë!229 Gjer nashti kishim dëgjuar autonomi sa më s’bëhet, po më letra që bij’Bektash Beu, pa le kur vin’ vetë më fjalos si po venë punët nga Evropi. 230 I kanë dhënë llafnë Ismail Beut e Luigj Gurakuqtë më Vjenë për autonomi, po pa u trazuar sinuartë më Luftën Ballkanike. Po se kush ishte Ballkani më këtë mes e se kush ish Tyrqia më Ballkan, ishte një çikë e zorçme më këtë dhipllomaci që më çuditi. Armatat e Tyrqisë po thyeshin dhe ai i mbyturi që e kisha mejtuar unë qëkurë, nashti po n’a i bën me dorë, kështu që duhej të luajim nga vëndi, se u mbytmë dhe nevej! Më të hyrë të vjeshtës së dytë Klubi “Labëri”, që j’a kishin këthyer prapë emërin, na foli të piqeshim në Vlorë, mua Bektashin po e po se e kishin ditë natë aty, po dhe parësinë e Mallakastrës. Shoqëria e Zezë për Shpëtim, që ishte i zjarrtë dhe im vëlla më të e që kish bërë atë punë që nukë ç’mohej, ishte e tëra aty. Erdhi Bektash Beu dhe vajtmë e u fjalosmë me nipërit t’anë Faslli Be Patosin dhe Ismail Benë nga Klosi, Rushit Aga Gorishovnë dhe u sosmë më Vlorë ku u poqmë me miqtë t’anë atje. E filluam që nga Abas Agai,231Brahim Effendiu, Imer Agai, Alem Aganë, Elmas Effendinë se kish ardhur 228 Pashiç

i drejtohet tashmë dhe Italisë që: “Me vullnet të mirë të plotësohej kërkesa e Serbisë për daljen në det..në rast të kundërt çështja nuk mund të zgjidhet ndryshe, veçse me luftë!” Ndërsa San Giuliani përgjigjet: “Austro-Hungaria kurrën e kurrës nuk do t’a lejojë daljen serbe në Adriatik dhe shkeljen e një pjese të Shqipërisë, edhe sikur të shtrëngohet të shkojë në rrezikun e luftës!” (Diplomatski arhiv Saveznog sekretarijata inostranih poslova Beograd, Qarkore e Pashiç të gjitha legatave serbe, konfidenciale, nr. 2466, 25.10.1912) 229 Franca dhe Rusia u kërkuan Fuqive të Mëdha të pranonin faktin e kryer të depërtimit sllav në territoret shqiptare duke kërkuar t’u lejonin këtyre aleateve ballkanikë të mbanin gjithçka që mundën të merrnin. Ministri i jashtëm perandorak Berchtold i protestoi shpër ambasadorit francez duke deklaruar: “Nëse ministri i jashtëm austriak do të nënshkruante një deklaratë të tillë, meritonte të vritej!” (British diplomacy and the Making of Albania 1912-1914, B.Islami, Tiranë 2003, fq.20) 230Nëse Austro-Hungaria po ngutej për të zgjidhur problemin shqiptar, nga ana tjetër ministri i jashtëm rus Sazanov shprejej para ambasadorit britanik Buchanan: “Pa marrë pëlqimin e Anglisë, Francës dhe Rusisë, Austria nuk mund të krijojë një provincë autonome të Shqiperisë” (Foreign Office, 51248-42842-12-44, Telegram i Buchanan për Grey, St. Peterburg, 27.11.1912) 231Duket se bëhet fjalë për patriotin vlonjat Abaz Mezini.

90


HAJREDIN BEJ CAKRANI

nga Stambolli i biri i Smail Beut, Et’hem Beu që n’a llafosi për Luftën Ballkanike e që ushtërija osmanllije s’e kish të gjatë. Bektash Beu këtë radhë nuk priti fare, pa unë ndënja më Fier e ku e ku më erdh’ haberi se njerst ishin gati dhe ky vete e ndez më të katër anët. Mallakastra po e po ish ndezur, pa flet dhe kazanë e Vlorës e këta kapëtojnë vaun më Selishtë dhe e mbajtnë frymën më anët t’onë që i prit im vëlla, po synë e kish më Berat, qysh tha. Redifët, si axhami, ca ishin me mënd, po ca të qëllojin e të vrasin, se helbete sa kanë marrë dyfek e nuk e bëjnë dotë hesap. Këjo hata vetëm shaka nuk ish, po im vëlla e ka gjithënjë zgjidhjen më xhep, po një mëndje m’a thotë se zgjidhje ai i thotë asaj “të dalë ku të dalë” dhe e ndez ylyver. Po kësaj here ishin jo pak po me mijë shpyrt, u sosnë dhe ndeznë dyfek më Berat sa xhepaneja atje u bë hazër, po me redifë nuk mund të fillonte, pa të bënte yxhym jo e jo! Mbaso prit’ sa të soset ushtërija e t’i ndihë. Ishte vrarë a ku ishte nuk e dijim, se haberet thoshin shumë gjëra të vërteta e jo, vetëm një gjë thoshin të tërë: Që Berati është ndezur e rrethosur e garnizoni nuk del dotë! Mijë vetë me dyfeqe sa s’kishë gjithë Berati vetë vardha nëpër pazar, se të mos e dijë njeri kush ish Berati, më e madhja gazermë e gjithë kazasë, do thosh qënkan më shtëpi të tyrej këta! Llaf është ky?! Dëgjove Bektash Bej, dëgjova thuaj! Dy sahat është të zëbresësh poshtë e të më bjesh haber, po pa pyetur njeriti bën atë që të luajnë dhe gurët e sokakut, kjo e kish emërin hata! Ja e dija unë kush ish’ ushtërija më Berat që njihja ç’do cep se kisha vitra atje, ja s’e njih njeri! Nashti nuk ishte më si qëkurë, po plumbi vriste njëlloj, kështu që prapë kalit me gjithë njerst e mij e batalionë e më Berat. Kur këta vardhar nuk mbaroheshin e redifët ishin bërë një dorë e kishin bërë istikam më gazermë e brënda. Kishin ulur flamurnë dhe s’laliste njeri më portë, në sokak jo e jo! -Bektash Bej, Berati është xhephaneja më e madhe e tërë kazasë, shaka me zjarrë bën,232nga meraku më shumë unë se e dija që do hidhej më Berat me të tijtë e me vlonjatë e siç e kish lloisurë vetë ashtu e bëri. Pa mua nuk më tha se kurë, se mbase duhesha poshtë, po mijë vetë atje s’ma preu fiqiri! -Hajredin Bej, ishe mirë poshtë me këto mëndje e di që do lloiseshe ndaj s’të fola, po kjo punë nuk do lloi! -Këtë s’e dija, 232“..Bektashi

luftonte për çlirimin e atdheut, bashkë me shokët e tij vlonjatë. Ky është Bektash Cakrani që kur Turqia filloi Luftën Ballkanike, vajti në Berat në krye të 1500 vetave dhe ngriti atje flamurin e Shqipërisë. (Gazeta “Liri e Shqipërisë” nr. 84, Sofje, dt.13 shtator 1913).

91


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

rrofsh që n’a i the, po ti që kur ke lerë e di se dhe kurë vrite vjen prapë më të nesërmen, një çikë vonë, po vjen ama! Nukë doja të haesha me llafe në mes të atyre njersve mizëri që po jepnin e po merrnin me këta të sokakut233që i shihnin tërë çudi. Pa ca të tjerë nga ata erdh’ me dyfeqet e tyrej se këta ishin pakë. Po kështu j’a që s’është e thënë, n’a i ke lënë nevej nashti peshqesh Kahreman Be që i ke fërkuar ca si shumë kokën e që e gatove kështu! Po halli i madh ishte me Janinën se mund të binte nga sulmet e ushtërisë së grekërve, ndaj duhej të mbëlidhim njers dhe për atje. Po të binte Janina më dorë të grekërve, Shqipërinë këtej Jugës t’a qajim dhe se ata do të futeshin nëpër fshatërat t’onë e të bëjin hatanë. Që nga ajo kohë ne mbëluadhmë sa mundëm me qindëra shpyrt nëpër gjithë kazanë e Mallakastrës. Këto për të bërë një forcë të lëftohej më Janinë, ku po mbahej Esat Pashai 234 që ashtu me shpyrt ndër dhëmbë tha të mbëlidheshim te ai, se s’luante dotë e t’a bëhim Shqipërinë atje.235 Atje do ishte më mirë për sahatin, se të tërë do derdheshim dhe vetë sinori do zëbriste vetvetiu më poshtë!236 233 Në

marrjen e Beratit kryengritësit morën pothuaj tërë qytetin dhe rrethuan garnizonin më të madh të ushtrisë së vilajetit në Jug, Beratin, por në këtë kohë ushtria osmane ishte krejtësisht në kaos, për shkak të lëvizjeve të armatës turke në fillimin e Luftës së I Ballkanike. 234Bëhet fjalë për komandantin e garnizonit mbrojtës të Janinës, Esat pashë Janina. 235Në fakt nga ana tjetër Esat Pasha, komandanti i korparmatës së Janinës në një telegram drejtuar shtatmadhorisë e kryekomandës perandorake në Stamboll, pasi i paraqet gjëndjen, kërkon mendim nga Ministria e Luftës mbi qëndrimin e tij ndaj Ismail Beut e delegacionit: “..për shkak të shtetrrethimit, është e ndaluar çdo lloj mbledhje.. u kemi kumtuar atyre se duhet të heqin dorë nga mbajtja e kuvendit. Po kështu qendra e vilajetit u ka kumtuar të gjitha organeve vartëse (Vlora varej nga Vilajeti i Janinës, shën. red) se janë të autorizuara e të lira të zbatojnë vendimin mbi gjëndjen e jashtëzakonshme.” Por ai po aty vazhdon të aludojë se kjo lloj nisme nuk mund të shafqej si formë rebeluese: “..Megjithkëtë, meqënëse Ismail Qemal Beu ka ardhur nga Stambolli, duhet që qeveria perandorake të ketë pak a shumë dijeni mbi nismën që ka marrë si dhe të ketë dhënë gjer diku pëlqimin e saj..”(BAI, 726, 12/25 nëntor 1328/1912) 236 Problemi tejet delikat i Janinës, qëndresës ose rënies së saj, pak iu dha rëndësi nga krerët shqiptarë të kohës, qofshin dhe ata që shpallën pavarsinë, për arsye që do të shohim më tej, ku autori aludon për tradhëti në armëpushimin e Esat pashë Janinës me mbretin grek Kostandin. Por fakte të tjera hedhin dritë mbi braktisjen në masë të trupave shqiptare, ndihmëse të divizioneve nizamë osmanë mbrojtës të Janinës, të stimuluar ose jo, kanë shënuar fillimin një katastrofe pa kthim, por duke qënë se bëhej fjalë për troje e popullsi shqiptare, përbëjnë një përgjegjësi të paimagjinueshme historike të humbjes së territoreve jugore me vendosjen para

92


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Shqipëtartë shpallin Pamvarësinë

Mbretëritë Ballkanike, ja mbërritnë më Shqipëri dhe Ismail Beu i kish thënë Nemses dhe ministrit të përjashtmë kontit Berchtold që të n’a ndihë me ushtëri ndaj sërbëve, se Tyrqia po thyhej më ç’do front. -Po të hyjmë dhe ne, lufta merr dhenë dhe nuk pushon më! Si duket është më mirë një shtet më vete shqiptar, se të futeshin më luftë Mbretëritë e tjera, se nuk do mirrej vesh më e s’dihej pasandaj si mirr lufta! Kështu që Bektash Beu në Vlorë u poq me Nexhip Bej Dragnë, që e kishin pjekur tërvit si përfaqësonjës i Kosovës më Stamboll, me Murat Benë,237e ca të tjerë aty. Nexhip Beu i fjalosi për muhabetnë që kish bërë me Smail Benë me telegrafë, që më Shqipëri do bëhej një kuvënd i madh për hallnë e saj, si e qysh do e shpëtojim. Kartërat vijin si pika shiu më Vlorë e Ismail Beu kish lënë të bir’, Et’hem Benë aty për këtë punë. Ai ishte njeri i rregullt shumë, thosh im vëlla, tamëm ushtarak dhe se pa atë më Vlorë, s’kishin për t’u marrë vesh kurrë me Smail Benë më Vjenë e gjetiu. Nashti që kish hyrë vjeshtë e tretë, pa im vëlla Bektashi një të parë e dëgjuar Luigj Gurakuqnë që i thotë allafrënga si nashti nëndornë, u erdh’ një telegram që thosh se o më Vlorë, o më Durrës do bëhet një kuvënd i madh. Të kemi qetësinë e bashkimnë, se çështja e vatanit u ujdis më në fund. Komisioni për kuvëndin ishte ngrehur më Vlorë dhe im vëlla Bektashi kishte muaj që nuk vin’ ngaqë po ujdisin të gjitha me ngut se Mbretëritë erdh’ më vatër. Andaj duhej parë që ku mund’ të vij’ Ismail Beu të zëbresë, më Durrës238a më Vlorë se aty ishin bërë hazër e dihet u qan syri për aty. Si duket më në fund si po vijin punët edhe Nemses i’u mbush mëndja për të dalë më vete nevej e të ç’pallej indipendenca, ndaj Ismail Beu me Luigj Gurakuqnë kishin dërguar një telegram, ku thoshte se çështja e Shqipërisë u sigurua. Më sihariq nukë bëhet dhe duket se do lente shteti i ri independent, kështu që harruam llafnë e vjetëruar, autonomi. Batalioni që kisha bërë hazër qëkurë, vetëm prit urdhëra faktit të kryer më vonë në caktimin e kufijve në Konferencën e Ambasadorëve, Londër 1913 237Murat

bej Toptani. informova konfidencialisht se mytesarifi ka marrë dje urdhër telegrafisht për të arrestuar Ismail Qemal Beun. Urdhëri ka ardhur pak me vonesë. Një kopje Stambollit.”(HHStA, PA, Telegram i konsullit Rudnei për Berchtold, Durrës) 238“U

93


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

nga unë e që këto unë do t’i mirr nga Bektashi e ata që qenë më Vlorë. Kur më erdh’ telegrami që më kërkohin të isha më Vlorë, po me gjithë batalionë, se e kishin ndarë si duket mëndjen për aty, po ku të vejim më atë kiamet shi, se më të ligë mot nuk e bëje dotë, si do që duhet t’i përgjigjesha Kryesisë së Shtetit të ri Indipendent. Më njëzet të vjeshtës së tretë, iu përgjigja telegramit për në Vlorë.239 Shirat nuk kishin të pushuar dhe lumi i Semenit kishte dalë poshtë në çiflig. Kishin parë një njeri me kalë drejt Petoshajt240dhe i thanë se andej është çifligu i Hajredin Beut. Ai u fut tutje dhe kur m’a prunë më shtëpi e pyeta, se nga vin. Kur u sigurua se unë isha Hajredin Beu vetë, më fjalosi për një kartë241që m’a dërgon im vëlla Bektashi nga Vlora dhe gjallë a vdekur duhet të ta bija Bej, më tha. E këndova me një frymë, ku më shkruan më gjuhë frënge që të kem besim tek njeriu i kartës. Pasi më sqaron fill e për pe, thotë se Ismail Beu dhe zoti Luigj Gurakuqi me njerst të tjerë, do të vijnë nga Durrësi për në Vlorë, është marrë vesh dhe kish rrezik të përpiqen me ushtërinë e bëhej hataja.242 Duhet të bëja gati njerst, tu dilim më Shkumbin, t’u Në telegramin që i dërgon autori Vlorës thuhet: “Kryesisë së Shtetit Indipendent” më 20 Vjeshtë të Tretë: Pas urdhërit tuaj po nisem për Vlorë. Komandanti i Batalionit Mustahfëz të Fierit, Hajredin Cakrani” (Lef Nosi, “Dokumente historike”, nr. 11, fq. 332, Elbasan, Kallenduer 1925). 240Petoshaj - fshat fare afër Libofshës, një nga çifligjet dhe rezidencat e autorit, sot nuk ekziston. 241Në letrën që i dërgon nga Vlora Bektash bej Cakrani, të vëllait Hajredin bej Cakranit, i spjegon qartë se Turqia ka nxjerrë një urdhër arresti dhe kërkon të arrestojë Ismail Qemalin, kështu që misioni i madh mund të dështojë, prandaj duhet me ç’do kusht të kalohen delegatët anës detit, përmes çifligjeve të tij, për të evituar përplasjen me Ushtrinë Osmane. 242Teksti i letrës fillon frëngjisht dhe më pas me shqipen e kohës: “Hautement Confidentielle! Personne qui va remetre la letter est la persone la plus digue confiance que vous pouvez faire confiance totalement et sans reserve de lui.(Shumë sekret! Personi që do të sjellë letrën është njeri i besuar dhe mund të besoni tërësisht tek ai) I dashur vëlla Hajredin! Uroj të ini mirë të gjithë. Me këto hallet këtej më të hyrë të Vjeshtës së tret muartim një telegram t’Ismail Beut nga Wiena që e këndoi i biri Et’hem Beu ku mësuam se çështja t’onë politike u sigurua. Që më 2 të Vjeshtës tret fjalosëm me Nexhip Bej Dragën e Abdi Bej Toptanin për Luigj Gurakuqin kish thënë se Konti Berchtold druan se ndikim rus në Ballkan vetëm një shtet Shqiptar mun’ t’a pengojë. Ne do t’ju ndihmojmë po nevojitet edhe me ushtëri po lufta do marë brënda shumë Mbretëri dhe del nga Ballkani. Në Triest kanë fjalosur me gazetat se shkojmë të bëjmë Shqipërinë që ësht’ një gjë e mire dhe e keqe. Shirat nuk 239

94


HAJREDIN BEJ CAKRANI

prisim udhë e t’i fusim pastaj nga çifligjet. Llafosa me një njerinë t’im të besuar, por ai tha se më këtë hata shi që po bie, rruga as që duket! -Ke dëgjuar gjallë a vdekur, i bërtita. -Si të urdhrosh ti Bej por po ja dolëm dotë me buaj, se për ndryshe u mbytmë! -I bëni hazër kuaj, buaj e qerre se s’mbytemi, jo! Ku të ikënim, se nata erdhi dhe andej s’lëviz dotë. Me t’u gëdhirë, po i bëjim gati kuajt e buajt, kur erdhi një tjatër njeri i bërë qull deri në pallcë dhe pruri kartën e dytë.243 Hataja thuaj ish bërë, se ushtëria kish marrë urdhër t’a zir’ Ismail Benë me shokë se s’bën! Muarrëm rrugën e sipërme të kënetës, po as ajo nuk dukej nga ujtë që kish dalë tej e tej. -Të dalë ku dalë! Buajt ecin javash më llucë pushuan as këtu e kam ardhur ndë buzë të Vjosës dhe nuk munt’ të kaptohet se ka ardhur shumë. I dërgova Azis Pashës në Berat një telegram që pa humbur kohë të dërgojë njerëz të besuar në Durrës t’a bien udhës për Vlorë. Do isha nisur vetë në këtë punë me axhale po këtej nuk i kemi punët mire me lumin këtu e me grekët që kanë zënë Sazanin e janë në Himarë. U poqa me Brahim Abdullanë dhe Hamza Isanë dhe me Xhemil Benë që e njeh Vlorën si asnjë tjetër dhe më tha se Ismail Beu duhet të udhëtojë në msheftësi të madhe, po të mundemi. Ata kanë ardhur në Durrës dhe janë tek hani Azis Pashës. Mua dhe Xhemil Benë na kërkuan të fjalosemi n’aksham. Xhemil Beut i dha një mijë porosi e pyetën për gjëndjen në Vlorë po me mua u fjalos gjatë për kuvëndin po më shumë për udhën. E di që do të mbetet hatëri për këtë detyrë po për ty kam një punë tjetër. Osmanllinjtë kanë plot njerëz vërdallë dhe do bëjnë ç’mos t’a likujdojnë se në këtë vend ku nga anë futet serbi e në tjatrën greku vrasin e presin s’ka siguri asnjë sahat. Puna ësht’ pisk e llafi ka marrë dhenë e munt’ t’i shohën në ç’do vënt po më keq ësht’ aty tek ty në Lushnje që ësht’ ushtërija sheshit. Nuk e di si e qysh po ti duhet t’u këmbesh udhë në rast rreziku e mundohi t’i futësh nëpër çifliqet e tu se udhën nëpër çiflik o e di ti o se di njeri. Lumi do ket dalë e ka mbytur dynjanë pa të dua me bujq, me kuaj e me buaj më këmbë nuk e di si do t’ja bësh. Po të ndoth ndonjë e pa bërë, punën e luftën t’onë të filluar qëkur e muar lumi. Druaj se ajo punë do të vejë tek pushka mos hap batare i pari se do bësh dëm tek ndonjë yni po u përpoqët me t’a. Mavzerri tek koka gjumë s’ka edhe nevej këtej. Po n’a ka bekuar Perëndia këtë here shpëtuam. Njeriu që po dërgoj letrën po e nis në ndonjë va fshatrave me ngut. Jam në merak të math. Notre Patrie sera notre! (Atdheu ynë do të jetë yni) Të fala vëllai yt Bektashi.” 243Letra e dytë është e shkurtër dhe urgjente: “Hautement Confidentielle! (Shumë sekret) Hajredin Beut në dorë! Ismail Beu, Z.Luigj Gurakuqi me shokë janë nisur. Na kanë njoftuar se garnizoni i ushtërisë e do të gjallë a vdekur Ismail Bejnë me të tjerë. Rezik më të math nuk ka. Dilu para në Shkumbin me kuaj e buaj dhe këtheje rrugën e mos e ler të hyjnë në Lushnje. Moti s’ësht me ne po ti i di të gjitha. Bëj si të kam thënë e të mos u preket qime flokut, ti e di si do t’ja dalësh me ç’do kusht e mos humb asnjë sahat. Presim me merak në zëmër. Bektash Cakrani.”

95


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

e ne duhej të nxitojim, po ku të linte ujtë e mjergulla që kishte rënë vënde-vënde, sikur kish dalë deti e qe ngjitur më rrëzë të kodrës. Kishim kushedi sa sahat dhe nuk po dilnim dot nga ujtë. Shpresat n’a u prenë se po ikënim shumë e mos ishim këmbyer pa u parë. Tjatër hata kjo! -Ishallah i gjejmë Bej, po mua më qe verdhur maj’e hundës. Mezi i pamë atje tej anës ujtë, në dhera e zhuka sa më keq s’bëhej, po i gjetëm desh Perëndia! Ata i quajin buajtë t’anë si gjemi dhe u habitnë kur n’a panë, po u gëzuanë e Ismail Beut j’u bë zemra mal kur më njohën. -Në këtë qamet vetëm s’të prisja, po kur i thashë se në çifligjet e mi je i sigurtë, çuditi. Hajde nxitoni, se me këtë mot të ligë edhe një plevit j’u duhet! Kishin fjetur më Çermë tek Dervish Beu e Bexhet Beu.244 U bënte udhë Qemal Bej Elbasani,245që e kish vënë Azis Pasha,246me 244Dervish

bej Biçaku e Bexhet bej Biçaku. Karaormani, më pas firmëtar i Deklaratës së Pamvarësisë, caktohet nga Azis pashë Vrioni, për të shoqëruar delegacionin. 246 Telegrami i Luigj Gurakuqit nga Durrësi dërguar “Bektash Cakranit, Et’hem Vlorës (i biri i Ismail Beut) ose Qazim Kokoshit: “Zoti Bektash Cakrani Vlorë. Me urdhër të Ismail Qemal Beut, ju lutem pas dy orëve të ndodheni në zyrën posttelegrafike të atyrshme. Luigj Gurakuqi”, (Vlorë 22 Nëndor 1912), Në orën tetë të mbrëmjes Bektash Cakrani së bashku me Xhemil bej Vlorën biseduan plot dy orë me Ismail Qemalin në zyrën telegrafike. Me Xhemil bej Vlorën Ismail Qemali bisedoi për gjëndjen në qytet (Xhemil Beu ishte njohës i përkryer i situatave në Vlorë), ndërsa me Bektash Cakranin bisedoi për rrezikshmërinë e udhëtimit për në Vlorë. Pas kësaj menjëherë Bektash Cakrani i dërgon me të shpejtë Azis Pashë Vrionit në Berat telegramin;”Azis Pashë Vrionit e shokëve të ndershëm, Berat. E ardhmja e Shqipërisë u sigurua. Ismail Qemal Beu me shokët e vet, janë nisur nga Budapesti për në Vlorë, për t’u gjëndur në Mbledhjen e Përgjithshme Kombëtare që do të mbahet në Vlorë. Ata kanë lajmëruar telegrafisht se, nesër mbërrijnë në Durrës dhe kanë kërkuar që t’u dërgohen atje kuaj ose karroca. Neve këtej kemi dërguar kuaj, por për shkak se Vjosa ka dalë shumë dhe vah nuk ka, prandaj lutemi, deri nesër mbrëma, t’u dërgoni juve nga Berati kuaj ose karroca. Lutemi na lajmëroni sa më shpejt. Bektash Cakrani” Natyrshëm lind pyetja: Një njeri i besuar me kaq peshë, pse nuk dërgoi në këtë “konspiracion” (telegrafhanat survejoheshin), vëllain e tij Hajredin Cakranin në këtë udhëtim?! Duhet theksuar se në Lushnjë bashkohet rruga që vjen nga Berati, qëndra më e madhe ushtarake.Në tekstet e dy letrave del qartë se atë e ruante për pjesën mëtë rrezikshme, për të devijuar delegacionin nga rruga kryesore nëpër çifligjet e këtij të fundit, pasi ishte marrë vesh urdhër arresti për Ismail Qemalin në veçanti dhe për gjithë delegacionin. Me këto mundësi si dhe vetë qënien e tij si ushtarak së bashku me faktin që batalioni mustafëz i tij ishte i gatshëm në ç’do çast, pa përllogaritur gjëndjen e ushtrisë turke atëhere, i hiqej një peshë jashtzakonisht e madhe sigurimit të misionit më të madh në histori. 245Qemal

96


HAJREDIN BEJ CAKRANI

katr’ a pesë njers me mauzerrë e kuaj. Ismail Beu kish marrë me vete nga Durrësi si delegatë për Kuvëndin e Vlorës, Abdi bej Toptanin e Murat Bej Toptanin, me të tjerë njers. Rrugës u fjalosmë me Ismail Benë për ushtërinë që kërkon t’a zërë dhe ai më tha që nukë mirren vesh urdhërat, 247 andaj i ramë këtej, po qënka kiamet i madh. I dëftova për kartërat që më dërgoi im vëlla Bektashi dhe më tha se ishte marrë vesh, pa nisur nga Durrësi. Nga pas ditja erdhëm më çiflig të Petoshanjit, më konakët nga ana e Libofshës. U thamë e u shplodhmë, se ishim si të vdekur e u shtrua bukë. Nashti jam shtatëdhjet’ e kusur vjeç, po pa n’a ndihur Perëndia e buajtë, një Zot e di qysh do n’a vente filli. Të gjithë bujqit, njerst me dyfeqe e gëdhimë roje. Në sabah u nismë për të kapëtuar Vaun e Petovës. Bashkë me njerst, nisa dhe dy a tri bujq për t’i përcjellë e vetë po bëja hazër ca gjëra për rrugës. U nisa dhe s’kisha bërë një copë udhë nga çifligu për në vah, kur më vjen revan një nga njerst e mij të besës e më thotë, ushtërija! Nga ç’u ruajtëm, nuk shpëtuam dotë. Si do që e mbëlodha, mos janë ushtarët që rrinë te vau, i thashë. -Vrap nga erdhe, se mos janë shumë, shtrihuni më ndonjë ledh e të qëlloni vetëm ushtërinë! Ishallah nuk i kanë zënë, thosha. Batare nuk po dëgjoja dhe shihja baltërat që hidhnin patkonjtë e kalit para e që po më vijin kokës. E mbëlodha, le të vejë ku të vejë puna, s’qe e thënë që përpiqemi e lëftojmë dhe të birt’ e vdekjes jemi dhe të vritemi! Më dukej udha vjetë, sikurë po ikja javash mbi gomar e jo mbi kalë. Kur sosëm te vau ishin vërtet ushtartë rreshtuar, po kishin ardhur t’i bëhin nderimet Ismail Beut. Bën vaki të kenë qënë aty se kishin marrë urdhër t’a zënë. Po hata ishte se Qemal Be Elbasani me njerst kish kapëtuar me lundër matanë dhe më tjatrën udhë do hipte Ismail Beu me të tjerë, kur ja behu ushtërija, po nashti ushtarët kishin ikur. Mbi tiparet dhe karakteristikat, sjelljen dhe gjithçka që Xhemil bej Vlora njihte e mund të bënte, shih: Eqrem bej Vlora, “Kujtime”, fq.69-72, R.Oldebourg München,1973. 247 Problemet janë komplikuar që në Stamboll, ku divergjencat Vezir i Madh (Kryeministër)-ministër i luftës, vazhdojnë, dhe ky i fundit urdhëron kryekomandantin e armatës së Janinës, i cili dërgon urdhër arrestin për Ismail Qemalin. Ndërkohë një shpallje (natyrisht turqisht) është shpërndarë nëpër qytete, duke spjeguar “qartë” se po shpallim një shtet të pavarur “përkohësisht”, për arësye të ruajtjes së Shqipërisë përballë furisë sllavo-greke, që po fitojnë Luftën Ballkanike. Kjo përbën dhe thelbin e mendimit real të Deklaratës së Pavarsisë, sepse ajo që njihet, është një vëndim, që pothuajse nuk ka tekst fare.

97


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Aty u poqmë me të tjerë delegatë që kishin ardhur udhës e i kishin marrë xhandartë nga Elbasani, po dhe nga Prizërendi, Metohija e Kosova, kështu që u bëmë plotë. Udhës Ismail Beu më tha se nashti Tyrqia i kish këmbyer urdhërat dhe kur se, nashti që po bën luftë më të katër anët. U fjalosa rrugës me Qemal Benë248 dhe e pyeç për këta që si njih nga delegatët. Lëre mos pyet se u habitnë e u torturuan, pa janë nga Bukureshti.249 Dolla përpara se kisha njerst e batalionit që kumandoja më Fier e ishin më këmbë ca nga ata për të kaptuar Vjosnë, pa të tjertë udhës kaluar për në Vlorë. Kur sosëm më Fier n’a priti Omer Pasha, si njeri i hyqymetit e nga të partë që ish aty. Po unë kisha punë me njerst për Vlorë e kur vajtëm më buzë të Vjosës për t’a kapëtuar, lumi ishte fryrë shumë dhe njerst që n’a pritnë aty, thanë që më para kish dalë fare. Pyeta për t’im vëlla Bektashin dhe më thanë se këtu kishte qënë qëparë, po duhet të ketë vajtur më Vlorë, për të bërë hazër kuvëndë. Në Vlorë vajtmë pasdreke. Bektashin e poqa dhe e pashë që ish në sëkëlldi250të madhe251 për kuvëndnë dhe si i tretur m’u duk. Pa po poqa të tërë miqtë me Brahim Effendinë, Hamza Aganë, Xhemil Benë, Imer Aganë, Elmas Effendinë e plot të tjerë. Të tërë hapnë konaktë dhe i pritnë që nga Sharrajtë, Radhimajtë, Isajtë, Abdullahtë e ç’të dëftej më parë. Im vëlla, pasi ishte llafosur me komisjonë, i kish folur me të shpejtë Thanas Flloqit për të ardhur më këmbë të korçarëvet. 252 I kishte kërkuar Luigj Gurakuqi më telegrafhanë atë 248Firmëtari

i Deklaratës së Pavarsisë, Qemal Karaosmani, shoqërues i delegacionit mbaruam punët në Durrës, gatitmë për të shkuar në Vlorë. Vlora nga Durrësi nëpër det mban 5-6 orë, po nëpër tokë, në dimër mban 4 ditë me kuaj të mirë. Ç`kemi parë dhe ç`kemi hequr në këtë udhë bëhet roman më vete. Fushët e Myzeqesë, të mbytyra me ujë, dukeshin si nonjë det pa anë, dhe i kemi shkuar kaluar 5-6 orë më këmbë në ujë gjer mbi gju, asisoj dhe udhë të gjata me baltëra të thella që mezi nxirrte këmbën kali. Një njeri i pamësuar në ato vise, jo plak si Ismail Qemali, po shumë më i ri, sikur në flori ta mveshësh, s`ta bën atë udhëtim” (Dhimitër Zografi, firmëtar, delegat i Kolonisë së Bukureshtit “Ylli Mëngjesit”, 30 Nëndor 1917) 250Sëkëlldi - ankth, gjëndje e pashpresë, hall i madh (turq). 251 “..Në mes Ismail Qemalit dhe politikanëve shqiptarë gjënden disa kundërshtime, është mirë që të mos merrmi pjesë në këto grindje dhe as në spjegimin e regjimit të nesërm të Shqipërisë..” (HHStA, PA,A, nr.4498, Telegram i Berchtold për Rudney Durrës, 19.11.1912) 252 Bektash bej Cakrani, meqëse kishte mungesa delegatësh, ndërhyri pranë Komisionit të Kuvendit dhe Ismail Qemalit në Vlorë, të plotësohej sadopak lista e 249 “Pasi

98


HAJREDIN BEJ CAKRANI

natë, tok me Xhemil Benë, U kish thënë Et’hem Beu, i biri i Smail Beut e që mirrej vetëm ai me postën. Kishin kërkuar atë, po ai i tha Xhemil Beut që mirr’ vesh ç’do gjë më Vlorë, si do që kish kërkojtur dhe Bektash Benë të fjaloste hallnë e udhës se duhet të kishin siguri. Atje i kish thënur Ismail Beu Xhemilit, se qysh ishte gjëndja më Vlorë. Se dihej që Xhemil Beu, le që nuk j’a haj qëni shkopnë, po dhe njih’ e mund të pleksej dhe me dreqnë vetë e për këtë i dha porositë të ketë mëndjen. Me mua u llafos goxha, për hallin më Durrës të mytesarifit që i kish thënë se s’a të jem unë nuk do t’a ngrëç flamurnë këtu dhe pikë, si do që Hamid Bej Toptani me ushtëri ishte më anë t’onë. I kishin thënë këta se, po të bëhet më vete Shqipërija, ti ku do veç zotrote me gjithë mytesarifllëk, po ai më të tijën e s’e zije dot më llaf. 253 Pastaj u llafos për udhënë si e qysh, se si kishin vajtur punëtë, vetëm besim që s’kish. I thashë: -Ismail Bej, nashti është marrë vesh nga gazetat që më Triest e më Durrës, po do Zoti t’u ndihë Hamid Beu më Durrës se ka ushtërinë, pa udhës gjallë vdekur do vij vetë fare, a do dërgojmë njerst për shoqëruar udhës. Si të shkruaja ty e donte që e mira të vej’ vetë t’a bjerë poshtë e t’a bitis këtë punë vetë, po Vjosa kish dalë e kish mbytur dynjanë. Edhe njerst e kartërave i kam dërguar nëpër vahtë e fshatërave. Prandaj i dërgova atças Azis Pashës të dërgoj njeri për këtë punë me axhale, se ty të ruaja për atë që e mirr me mënd e që shkoi në fill të perit. -Varrit do t’ja tregoj, i thashë, se këtej do i nxirrja baltërave e këtej turp më vij’ t’u thosha se po u kaloj nga çifliqet e mi, se vetëm tokë që nuk dukej e nuk dukej. Ndaj ti kaqë herë m’i qesëndis, që Hajredin Beu po i ka çifligjet për rosë! Po të vërtetën kishja çifligje an’ e mb’anë më Cakran, Vreshtas, Gorishovë, më të gjithë Mallakastrën e Butë, me konak më ç’do njërën, qehallarë e të tëra, që i shkelja vetëm kurë dilnim për gjah. Po më kish hedhur Perëndia të rrija më Çifligjet e Petoshanjit, që i kishja dy çapa me atë të Korkutasit, nga dilja me minutë më Sqelë korçarëve, duke propozuar Thanas Floqin, drejtuesin e shkollës së Cakranit, i njohur në rrethet atdhetare për veprimtarinë e tij. 253“Mytesarif i atjeshmë (i Durrësit), një shqiptar prej Berati, mjaftë i ditur, po pa ndjenja kombëtare. Njerëzt e Durrësit nga myslimanët ishin ca të pakë me ndjenja shqiptare, të tjerët fanatikë dhe të datosur nga frika, ashtu edhe nga an`e të krishterëve, veç ca të pakë të mirë, të tjerët grekomanë mavije” (Dhimitër Zografi, vepër e cituar, po aty).

99


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

time të Semenit, gjemisë dhe Evropit! Më poshtë për më det nga derdhej dhe Semeni vetë, ishte ai i Hasturkanjit, ku lumi bënte ç’ti tekej, se tokat i kish më tëhu e më krah tjatër të Kënetës së Karavastasë ishte ai Kularit, që nd’anë detit dimër-behar ishte gjol vërtet për rosë. Pa aty ngjitur kishim një pyll të madh, Pyll’ i Piskës i thoshim, që humbisje aqë i madh ishte. Zotër ishte një rracë zagari inglis që mbajim që e kish prurë që andej kush e di që kur Veis Beu, Setër e thoshin, që mundë të kenë mbeturë dhe sotë që gjuajnë andej djemtë. Ai ishte hata për shpezë të egër dhe për këtë ne e mbajim me terezi, se po të binte më kafshë të egërë e jo shpezë, ai ikëte fare dhe arratisej me gjithë gjahnë që ndiqte. Po të them të vërtetën shpyrti më rrinte nd’anë Semenitë ku derdhet, më Hasturkanj dy çapa larg nga Petoshanji, ku qindra a mijë vjet fare kishte ngjarë një hata e madhe, një luftë sa kish vajturë gjaku më bark të kalit. Këtë e kishim edhe bërë më shkollë, pa nashti aty po ujë e zhukë kish, pa ahere mileti ishin mirë e tu mirë nënë Bizanthi. Kurë ja beh nga deti një mbret i llahtarisurë me lesh të kuq i thoshin,254me ushtëri. U derdh më sqelë të Durrësit dhe u kacafyt me ushtërinë atje e u zuri vëndë. Ai i kishte vënë përpara Mbretëritë e Evropit dhe kishin sosur më det, më kufijtë e Bizanthisë që ishim në të vërtetë nevej. Seç plasi një fërtunë dhe j’a mbyti gjemitë të tëra. Ai dha e mori me ushtëritë përpërtej, nga Mbretëritë e tijë të Italisë dhe se kush e vrau nga të tijtë, duket. I biri, më keq nga i jati me hanxhar ndër dhëmbë e veshur më hekur zëbriti Jugës t’onë vra e pre, ç’të gjente para. Ahere të krishterë ishin të tërë këta, po ata o vijin tutje Evropit a nga frëngjtë fare, o andej Verisë duket, se edhe emërin u’a thoshin Nord Mendët. Dolli nga deti ky tutje Jugës e anës-anës detit, duket ka patur vaporë e gjemi plotë, erdhi gjer’ më grykë të Semenit, pa vajtur më kënetë dhe jo më Durrës, ku kalojin gjithënjë për Konstandinopul si sqelë e parë që ish. Po ky mbajti tokës dhe kështu po t’a zapëtonte atë e të piqej më Durrës, merrte fund dheu i Bizanthisë më det! Aty ai u kacafyt me ushtërinë e Bizanthisë, që ma do mëndja gjysmit i kishte shqipëtarë. Gjysma tjatër, njëqind vjet u bënë me të, qysh e kanë mëndjen shqipëtartë, se 254Me

sa duket bëhet fjalë për betejën përfundimtare të vitit 1108, të invazionit të dytë norman në grykderdhjen e lumit Seman, ku mbreti norman Boemund Guiskardi pas një beteje të përgjakshme, bie rob tek forcat bizantine që udhëhiqeshin nga vetë Perandori Aleks Komnen dhe ku shqiptarët si vendas kanë luajtur rol kryesor.

100


HAJREDIN BEJ CAKRANI

njëri do dil’ i fituar, pa thonë të dyja ushtëritë vejin qindë mijë shpyrt, mos më! Thonë se erdhi dhe Perandorijë vetë, se nukë kish derman ajo punë me gjithë ushtëritë e tijë lumë dhe këtë vënd herë e mirr njëri e herë tjatri. Se shqipëtartë e njërës palë i dëftenin mbretit, a ata Perandorijë nga një udhë a shteg të ri. Gjer sa mbreti prej hekuri u rrethos keq dhe si u vranë e u prenë, bërë badërdia, e zunë të gjallë a e vranë më tej, kush e di?! Kush e di sa qindë mijë shpyrtë dergjen nën baltërat e mija dhe sotë, ndaj si njeri që Perëndia më gatoi për luftën, më paqë duketë më ka thënë të rri e të ruajë atje ku janë bërë luftërat qëkurë, qoftë edhe mijë vjetë përpara. Një pjesë të batalionit e lashë që më Panaja e këtej, për ndonjë paudhësi. Po shyqyr që n’a e bëri të mbarë i madhi Zot e jam më ethe akoma, ja bëri Bektash Beu dhe shkoi me vrap te sarajet e Sharrajve se i folnë tek Hasan Agai, ku i kishte mbëledhur e do t’u flit’ Ismail Beu, 255 pa unë u bëra për kafè. Te Sharrajt Ismail Beu ishte ç’mallur e kish pyetur këta që ishin më komisjonë si punë kryesije, se si e qysh kishin vajtur puntë, si do që ishin marrë vesh, më të shumën e herëve me telegrafë. Duhej të shihin mandatet e delegatëve e të cakëtojin nga të gjithë kazatë do qe e mira, pa që mungojnë dihet se vaportë e grekërve nga deti e Vjosa që kish dalë e kishin zënë Vlornë më një lak të madh. Grekërit përposh e sërbtë që erdh’ gjer më Durrës n’a i bënë më të nxirë s’a më s’bëhej. Ndaj plaku u ngut të ujdisnim mandatet, si do që udhës ishin plot të tjerë që i prit të vijin, të bëjim deklaratnë sa më parë. U bënë hazër e më 27 allafrënga e miqtë t’anë nga Vlora i hapnë dyert që nga Hamza Agai, që më prapa muarr Mehmet Pashnë nga dera e Dërrallave të Kosovës, me Imer Aganë, Brahim Effendinë e të tërë. Mehmet Pasha ish një ushtarak i zoti e i sakëtë më urdhërat që jepte e që do t’a kisha chef256më prapa, Më thanë se si më i madh do të firmosja unë deklaratnë, po unë i thashë se ti mbive në Vlorë e u trete e unë të firmos, jo s’vete këjo punë! Do t’i them Ismail Beut 255“..Në

shtëpinë Hasan Agait u prejt Ismail beu e Dom Nikolla. Këtu bënim pjesë ne të komisionit për ngritjen e flamurit dhe shpalljen e indipendencës, Qazim Kokoshi, Hasan Sharra, Ibrahim Abdyllahu, Syrja Bej Vlorë, Qamil Risilia, Abaz Mezini, Ymer Radhima, Alem Mehmeti, Osman Efendiu, Jani Minga, Elmaz Xhaferri, Zini Kanina, Dom Marku, Leonidha Bexhani, Xhemil Beu. Et’hem Beu i foli për të gjithë komisionin sapo hyri Bektash Cakrani u ul në minder...” (AIH, “Dokumenta të Hamza Isait”,vepër e cituar, fq. 90-95) 256Shef - frëngj.

101


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

vetë, po im vëlla Bektashi më qeshi si axhami. Mua më ngritnë nervat: -Të firmosim të dy përsizaj, për të dy Mallakastrat, i them unë se në të vërtetë, ky që ra theror, nukë do! Abdi Bej Toptani kaloi aty ku ishim dhe tha: -Nukë u ç’mallët akoma ju Cakranjotët dhe atças Bektashi mbylli sytë dhe tundi kokënë, shënjë këjo që s’e këthente mëndjen kurrë dhe të bëhej kiameti! Më të nesërmen kur s’kishte ç’prisnim më, vajtmë tek sarajet e Xhemil Beut dhe u mbëluadhn’njerst si mizë lisi. Në odë ishim ne që n’a i kishin kërkuar të firmosim deklaratnë e mëvehtësisë e që nashti i thoshim pamvarësi. Si sotë të mbyllë sytë e më kujtohet, që nga deti vaportë e luftës së grekërve, pa kishin zbritur dhe në Himarë e haberet n’a thoshin që më Durrës hyjnë sërbtë, Më një kohë më të ligë që s’e bën dotë, nè, ca njers të besës vëndosmë që të bëhim Shqipëri, me mëndjen top që këjo ishte zgjidhja e vetëme që n’a foli vatani, pa të dalë ku të dalë! Të gjithë n’a kishte rënë një çehre, se si ai sahat i hairit s’mund të vij ndonjëherë e nashti që kish ardhur nuk doja të largohej më! Të gjithëve, mua më dukej s’e po n’a shkonte nëpër mënd i njëjti mejtim e nëpër shpyrt po ndjenim të njëjtën gjë. Ismail Beu po n’a i thosh këto punë fill e për pë dhe se bëhej këjo punë o sot, o n’a muar lumi përgjithënjë! Dëgjoja me veshë, po dhe mejtoja t’im im vëlla që mbiu këtu e u tret, po dhe sa e sa të tjerë për këtë ditë. -Të gjithë miqtë t’anë vlonjatë nuk donin të firmosin, se nuk do firmos gjithë Vlora dè, na duhen gjithë kazatë ti e di, më thosh që përjashta të më qetësojë im vëlla. Zoti Luigj Gurakuqi e shkruajti deklaratën dhe filluam t’a firmosmë. Nuk harruam që ato rradhë t’i shkrojim edhe më osmanisht, se të partë që duhej t’a mirr vesh ish Stambolli, që s’jemi më tok e i kishim lënë shëndenë! Si n’a i kish punuar më kohë të Lidhjes me Abdul Benë, që n’a shiti atças a na dha bahdjava më Yeshilkoy. Edhe mua më erdhi radha e firmosa nën Zini Aganë,257të bir’ e Abas Nurit që kish hapur sefte shoqërinë për gjuhnë shqipe. Këta ishin miqtë t’anë nga Kanina e ky emërin e shkroi dhe e firmosi sa as tri mësonjës s’e bëjnë dotë, të rrijnë gjith’ dita e gjith’ nata! Si do që e shtroi të madhe e që s’kish harruar t’a bëjë emër të t’et, me dy b, si shkruhet nga e ka vëndë ai emër, arabisht,258kisha meraknë me kaq 257Zihni

Hamzaraj nënshkrues i Vlorës Hamzaraj nga Kanina, ka firmosur Deklaratën e Pavarsisë me emrin “Zihni Abbas Kanina”. 258 Zihni

102


HAJREDIN BEJ CAKRANI

firma të mëdha, nukë do dil karta. Pa Murat Beu i hollë e që e ndjeu sahatnë, si ne a mos më për të mbajtur veten e shtrëngoi aqë fortë, sa u hap boja në kartë dhe e ngjyeu penën përsi. Habitesha herë-herë, si të gjithë këta njers që në më të shumën i njihja që kur s’mbahej mënd e kishim kuvënduar, pa dhe lëftuar kaqë herë, n’a pru sahati tok prapë. Ismail Benë po e po dhe zotin Luigj Gurakuqnë e kishim njohur e pritur më sarajet tona e të t’im vëllai Bektashit më Cakran. Jorgji Karbunarnë që e thoshin Babë Dudë më Berat e njohja qëkurë dhe e kisha marrë kur hapmë shkollnë. Thanas Flloqnë, korçarnë e kishim marrë nga Vlora dhe drejtonte shkollnë t’onë e me të punojim qindin, pa bënte vetë programet e shkollësë, hiq gjuhët e huaja, turqishten e gjuhnë frënge që më pikoi, po lamë gjuhnë t’onë! Pa e bëri Korçë fare me mandolina, nga çilimiqtë e gjer te të mëdhenjtë, pa lejen për shkollë s’e muarrmë ndonjëherë. Murat Benë këtu e doemos të vëllanë Hamid Benë që ish ushtarak, se Toptanasit të gjithë kështu qenë e që e njohja qëkurë, Xhelal Bej Skraparnë po, do t’a njihja e të lëftoj me të më prapa. Qemal Bej Elbasanë që cakëtoji Azis Pashë Vrioni nga Berati e që u bënte udhë Ismail Beut me gjithë këta Dhimitrët259të kollonisë së Bukureshtit që vijin nga udhët si pasqyrë e me maqina të dynjasë, po që atë ditë i muarç nëpër baltërat e kënetës Karavastasë, të pataksur. Mit’hat Benë, të bir’ e Abdul Beut të Frashërit, që më i madh atdhetar nukë mund’ të gjëndet e ne këtu që n’a pruri sahati, jemi çiliminj para atij! Këtë e kisha parë e pjekur më kongres të Manastirit më 908, pa dhe ata që ishin ç’kulur nga Gjakova e Kosova e që më të ujdisur nukë bëhej, me mandate e me të tëra, si do që u habitnë një çikë me atë rrëmullën t’onë. Mor priftë katoliknë të Durrësit,260Vebi Effendi Dibrën, pa sa të tjerë nuk erdh’ dotë e që e kishin vëndë aty, pa ishin aq atdhetarë të mëdhenj e që kishin lëftuar për vatanë qëkurë. Edhe sot më dridhet mishtë që ai sahat n’a foli ne dhe atças të treteshe për vatanë, s’të vinte keq për vete më! Ishim shumë të gëzuarë sa të rrënqethej mishtë, kur mileti i mbëledhur para shtëpisë së Xhemil Beut dhe gjithë ai kallaballëk i madh nëpër oda, shkallë e 259 Bëhet

fjalë për Dhimitër Berati, Dhimitër Zografi e Dhimitër Mborja, që patriotët shqiptarë në Bukuresht i dërguan si përfaqësues e delegatë të tyre në shpalljen e Parësisë në Vlorë me Ismail Qemalin. 260Bëhet fjalë për Dom Nikoll Kaçorrin.

103


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

avlli, ishin si mizë lisi. Pa në ballkon të shtëpisë së Xhemil Beut varnë një flamur, që se ku e gjeti Ismail Beu, po që ish dhe konaku ku kish lerë. Përjashta u mbëluadh mileti nga të gjithë kazatë, shihje aty me qylafë, fshaçe, me guna, allafrënga. Të tërë brritnin, rroftë, rroftë për flamurë a për plakun doemos, se tërvit kur erdh’ më Vlorë, vlonjatë j’a hoqnë kuajtë e j’a ngritnë karrocën më krahë.261 Mileti ishin mizëri dhe bëhin muhabet të gëzuarë, kush e kush duhet të ish i parë në të rejat që vijin, se sa telegrame u dërguan.

Thesari i Qeverisë së Vlorës

Të gëzuar ishim ato ditë sa s’rrëfehet dotë, po unë kisha hallnë se u fjalosa më prapa me Mehmet Pashnë 262 për të vajtur me të më Skrapar, se grekërit po bëhin kërdinë e mënxyra nëpër fshatëra. Atje kishte vajtur me kohë edhe zëvëndësi i tijë, Xhelal Skrapari.263 Isha futur në këtë lloi e desh u përpoqa me Murat Benë dhe Abdi Benë, nga Toptanajt. Në mes të atij mejtimi, që e quajin të përkohëshme të Mëdhenjtë, thënë ç’koqur s’po na njihnin guvernën si ç’i thosh Ismail Beu 264që nga ç’pallja e indipendencës, pa Murat Beu kishte nge për qesëndi. Abdi Beu me të ish më nge e i thashë se më e nderçme do qè të këmbeheshe me Hamid Benë, të vëllanë se ti Murat u mbyte me limodhetë dhe desh t’u thye pena më dekllaratë! -

261 Në

vitin 1908 Ismail Qemali vinte në Vlorë nga Europa, pas arratisjes prej Stambollit më 1900 dhe mëgjithëse i dënuar dhe i anatemuar nga Porta e Lartë, pritet në një dashuri të skajshme nga vlonjatët, po të kemi parasysh vetëm pushtetin osman në qytet, jo të tjerat: Nga porti erdhi me një karrocë të tërhequr nga kuajt, por disa djem të rinj, i hoqën kuajt dhe e tërhoqën karrocën deri në sheshin pranë sarajeve të Vlorajve. Me gjithë zhvillimet pozitive (Shpallja e Pavarësisë, etj), pas gjashtë vjetësh, ndikuar dhe nga kryengritja e Fshatarësisë të Shqipërisë së Mesme, që kish ardhur në prag të qytetit, ai u detyrua të ikte në drejtim të Italisë dhe çuditërisht, pavarësisht kohës, mirënjohja dhe respekti ndaj tij atë ditë nuk u pa. Ai ishte i vetëm me bagazhet në mol, si dhe dy xhandarët e shërbimit të rojës. 262Mehmet

pashë Drralla, ministër i luftës në Qeverinë e Vlorës. Xhelal Koprencka, zv/ministër i luftës, autori e quan Xhelal Skrapari 264Kërkesa për njohjen e qeverisë së përkohshme te Vlorës nga shteti grek, akoma projekt, shfaqet e mirëmenduar qysh në mesin e nëntorit 1912: “Mirëpo Qemali (Ismail-red) kërkoi që Greqia të njohë Qeverinë Provizore me rezervime në vendosjen e ardhshme të kufijve” (A.Y.E. 1912, B-52, nr.33865, Streit për Koromilas, Wien 15.11.1912) 263Firmëtari

104


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Ti dhe Hamid Beu i bije të hidhni firmën me cfungji,265se mos dini punë tjatër, po nga këto që më the ikëm se u bëmë për kafe! Hamid Benë e njohja që ç’pejt dhe ushtarak më trim e fjalëlidhur, nukë bëhej! Ai i priti më Durrës Ismail Benë e Luigj Gurakuqnë, se me gjithë ushtërinë që kish266e me ato që e shtrëngon mytesarifi, të qe ndonjë tjatër, as nami e as nishani nuk do j’u ish gjëndur këtyre që më Durrës! Pa mori këta dhe foli më telegrafanë me të gjithë ata delegatë, që duhej të nisen për Vlorë se s’bën! Po nashti halli i vatanit kërkohej që nga dyfeku, po dhe mejtimi e pena, pa duhej se s’bën dhe dhipllomacia! Këtë e mori Ismail Beu vetë kur bëri Qeverinë, se unë ishja votuarë për në Pleqësi e Senatë. Kishim më krye Vebi Effendinë dhe ishim për të ujdisurë puntë, dhënë mëndje a ndihurë Qeverinë. Se me emërin e përkohëshme, dukej që atje tej që të Mëdhenjtë do bijin ndonjë të tyrejn zot për ne, po sa do ngjacej këjo punë me grekër e sërbë nëpër këmbë, Perëndia e dinte! Foli Bektash Beun dhe i tha se e sheh si jemi, ç’të të vë më ndonjë ministri, të të shohin vrëngër, i duron ti dotë, kur ti n’a je bërë nënë e babë qëkurë?! Ndaj këta që i sheh nashti tok me mua, që dihetë ç’më la Mahmut Beu, 267 kanë naftarët268e kashtës, kështu o i nikoqireps ti këto punë, o s’i bënë dotë njeri më dynja! Do kesh Thesarë, që si e di është shpyrti i këtij shteti të ri dhe më këtë punë do jesh vetë zot e shkop! Ti i di më

“Për fatin t’onë të mirë, ushtria e atjeshme prej nja 500 vetash të gjithë shqiptarë, dhe koloneli kumandar i tyre Hamid Toptani, prej Tiranë, një shqiptar fisnik i vleftë, bir shqiponje. Ky zot i shërbeu tepër çështjes sonë në ato ditë aq kritike, dhe kombi ynë s`ia ka për të harruar kurrë këto shërbime, se po të mos ndodhej zotëria e tij kush e di sa kundërshtime dhe ç`mund të pësonim nga fanatikët e Durrësit dhe prej Muteserifit. Bashkë me Hamid Toptanin dhe me ushtarët vajtim zumë telegrafën dhe që atje thrritmë gjithë bejlerët edhe parësinë e Shqipërisë, u bëmë të njohur ardhjen e Ismail Qemalit edhe të vijnë të gjithë në Vlorë, ku do të mbahet një kongres i madh dhe të kasnecohet vetëqeverimi i Shqipërisë sonë” (Dhimitër Zografi, vepër e cituar, 30 Nëndor 1917). 267“I ati Mahmut bej Vlora, vëllai dhe kushërinjtë u internuan në Konia; më vonë, për shkak se qeveria nuk e mbajti fjalën për të paguar mercenarët e mbledhur prej tij, ai humbi edhe të gjithë pasurinë.”(Eqrem bej Vlora, vepër e cituar, fq. 301). Kujtimet e E.Vlorës si dëshmitar pjesmarrës në shumë nga këto ngjarje, shfaqen të veçantë, hedhin dritë dhe rezultojnë më të vlerësuarat, prandaj në shumë raste detyrohemi ti referohemi për paraqitjen sa më të plotë të kuadrit të ngjarjeve (shënim i red) 268Naftarë - çelësa (turq). 266

105


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

mirë që këtu janë kripë dhe e sheh që nuk n’a vjen asnjë kacidhe më asnjë anë si jemi mbyllurë më lak, pa ato të holla që muartëm, i ormisëm!269 Do ti, do bëjë udhë shteti, s’do, do japë xhanë! Ndaj ti që nukë je kursyerë qëkurë për vatanë, si ke thënë e ke bërë, do zgjidhëç qesen tënde t’i vësh nga liratë e floritë e tua. Pa nevej nashti që llafos kaqë fuqi kemi, të të themi t’u shtofshin e mos t’u mbarofshin! Do Zoti një ditë dhe Qeveria do marrë udhë, ndaj këta bejlertë, 270 që mezi i ngatërruamë me të krishtertë, ministrat dè që vumë, i kemi më vatër t’onë e do t’ju rrimë si i nderon i zoti i konakut! Le që ti i njeh qëkurë, më ç’pejto nga unë! E di që je xhymert271Bektash Bej, po nuk është e thënë të rrimë gjithë senënë të rrethosurë nga grektë. Duhet llafosurë dhe me të Mëdhenjtë, sidomos për sinuartë gjer ku do i kemi dhe të vemi e vimë nëpër mbretëri. Zamet e ke, kështu që ti do mbuloç dhe delegacionë, se nukë je kursyerë për vatanë! Ylefetë 272 atyrej që ruajnë vëndë e Qeveri, pastaj se ku plas hataja me grekër që n’a kanë rrethosurë, e di vetë më mirë si duhen bërë e mbëledhurë me njers e dyfeqe. Se këtë punë e keni bërë me kohë e me vakt me kryengritje tërvit e qëkurë! -Po për këtë ke prurë atë malësornë, Isa Benë273me njerst e tijë, po duhenë edhe ketej që njohin vëndë, se këjo që shoh e ka emërin rrëmullë, jo hair! -Po ke Hamza Aganë, Imer Aganë më krye, ku t’i çojë, thuam ti! Them të marrin dhe ndonjë tjatër si punë ndihmësi më zyrë, ti ujdisësh e jepu sa groshë mejton,274pa mirë e the. Për të njohurë vëndë ata le të marrin dhe këta Ali Dautnë, Halim Tërbaçnë a ndonjë tjatër se duhenë t’u ndihën e tu japën habere. -Një pëllëmbë vënd dhe për hafije ishim mangut se nuk ka 269Ormis

- fsheh, kursen - turq.Këtu shprehet me ironi, u shpenzuan. e fisnikërisë, si bej-bejlerë i kishin të gjithë ministrat me fe islame, ku pothuaj të gjithë posedonin prona e pasuri, kështu si klasë feudale (aristokracia) bartnin ide konservatore zhvillimi dhe asnjë prej tyre nuk kërkoi rrogë. 271Mirbërës, dordhënës (turq). 272Ylefè – rrogë - turq 273 Bëhet fjalë për luftëtarin Isa Boletinin, që mbështetej pa rezerva nga kryeministri Ismail Qemali. 2741. Hamza Isai Kryekomisar, rroga 1000 grosh 2. Ymer Radhima Komisar, rroga 900 grosh 3. Tol Stavre Ndihmës Komisar, rroga 700 grosh Më pas vijojnë axhentët e policisë si; Avduraman Vërmiku, Ali Dauti, Halim Tërbaçi etj.me rrogë mujore 500 grosh. (Dokument i AQSH, botuar dhe në “Vullkan i pashterur”Monografi, Y.Radhima, 2004, f.42) 270 Titujt

106


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Vlora fare, e po mirë, hajde dhe këta. Po sa xhandarë ke Ismail Bej, se dhe duhenë veshurë si punë allafrënga nashti, se mos i lë ashtu si aqerë,275qeshi Bektash Beu. Kështu që atë malësornë e ke marrë për vete the apo jo, e ngau më tutje. -Xhandarë bëhen atças Bektash Bej, pa atijë i thonë Isa Beg. Po sa do rrijë ai me ne, po Verinë t’a djegin sërbtë, pa atë e kam me besë jo shaka, po e kamë ujdisurë dhe këtë punë Bektash Bej. Kam rënë më llaf e besë me Sali Muratnë me njers e me çetë, se për këtë sahat më duhetë që të ruajë vëndë. -Kusartë besë? Bektash Beut nuk i soste e qeshura dhe Smail Beu e vuri buzënë më gas. -Nuk je më Stamboll këtu Ismail Bej, nuk e di nga i gjen këta, po unë nukë mund të hedh asnjë grosh, jo lirë për kusartë vezir! Se nukë është e shkruarë ndonjëherë që kusartë të marrën ylefè, ils ne volent et tuent!276 Po për këto ata janë dënuarë kush e di sa herë me vdekje nga hyqymeti, se edhe të varfërit Neshet Pashë277i ranë nishanet278e gjeneralit maleve të Vranishtit, si do që nga Janina e pruri taborrnë! -I zuri dotë pa? Smail Beu e shtyti më tutje muhabetnë dhe qeshi nga halli tërë siklet. -Tyrqinë e hodhmë prapa, thamë! Mirë ahere, do t’i japësh Myfyt Beut sa mejton për 275Ushtarë

(Turq). vetëm grabisin e vrasin - frëngj. 277Gjenerali Neshet pasha, komandant i xhandërmatisë së Vialajetit të Janinës, ku bënte pjesë dhe Vlora, nuk e arriti objektivin.“Që prej disa ditësh po qarkullonte lajmi se një bandë kusarësh e prirë nga një farë Salih Kapedani, po lëvizte përreth fshatit Vranisht. Njerëzia qeshte: bandë kusarësh në Labëri? E cilin, për hir të zotit, donte ajo të vidhte? A mund të hanë ndonjëherë ujqit njëri-tjetrin?”(Eqrem bej Vlora, vepër e cituar, fq. 184) Thuhet se në krahinën e Labërisë ky fenomen nuk përbënte ves por virtyt, një vlerë të çditshme ku çdo mashkull në moshë martese do ti nënshtrohej një lloj testi të padiskutueshëm: në momentin kur kërkonte dorën e një vajze, i ati vajzës i kërkonte kandidatit për dhëndërr të jepte prova se ishte i “gjallë”, pra i zoti për familjen e re. Për këtë i caktohej si mision psh. “vjedhja” e dashit përçor të kopesë së njohur të x familjeje, por duke qënë se të gjithë dispononin armë dhe i ruanin stanet e tyre, kjo dukuri kthehej në jo pak raste në “Mission impossible”, me produkt fenomenin primitiv, gjaqet dhe hasmëritë. Në këtë kohë Kryeministri I.Qemali detyrohet të veprojë vetë për të pajtuar hasmëritë e lindur prej këtij fenomeni: “Unë kam qënë i pranishim në bisedat zbavitëse të Kryetarit të Qeverisë me prijësat e fiseve që vinin tek ai. Në Bolenë dy fise ranë në grindje dhe i vunë pushkën njëri-tjetrit. Një bari i ri u gjend i rrethuar nga 10 burra të fisit kundërshtar, të cilët kishin ardhur për ti grabitur dhentë e vathës.. Pleqësia e fshatit erdhi tek Ismail beu dhe u lut të caktonte disa gjyqtarë për të pajtuar palët..”(Eqrem bej Vlora, vepër e cituar, fq. 349) 278Medaljet, dekoratat (turq).Këtu - ishte i njohur dhe i dëgjuar, por siç dihet në këtë ekspeditë nuk pati rezultat. 276Ata

107


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

ministrinë e tijë dhe ai të marrë përsipër me Imer Aganë e t’jua japë! -Ismail Bej, kështu do e nisim shtetin, ja erdh’ ndonjë nga ata të Nemses a Italisë që të vunë e të vështrojin ty dhe i pa me sy, se haberet u venë sahat e minut! Ja ku janë konsullatat dy hapa larg apo atë sahat i nxjerr Isa Benë, kavak, 279 trima po, hazër dyfektë dhe mbaroi ajo punë! -Nukë m’a bënë njeri tjatër ketë punë të thashë se Isa Begu sa do jetë këtu, këjo punë do ditë e natë zgjuarë! -Dhe ditën pazarit, natën për plaçkë, thua ti! -I kanë qëruarë ca që bëjnë dëme, nuk janë ashtu si duken, hajde se për mirë do marrë Bektash Bej! Edhe kur piqja Bektash Benë ikëte dita atças, po një mbas dite gjeta aty priftin katolikë Dom Mark Vasnë, miknë t’onë dhe si iku ai i thashë tim vëllai: -Po edhe këtij uratë duhet thënë se me këto të zeza si ata duketë, pa bërë hesap mjekrrën. -Imzot do thënë, se me punë Zoti merret e nukë duhet t’i bjerë brruzi njeriu për të, jo që është i flakëtë, po s’ka vënd që të mos e gjesh! -Po këtu pathriotizmë po të këndonte Bektash Bej, apo si ata që vijnë pas dite e nukë ç’kulen. -Ky është shpyrt njeriu dhe do të ujdisë ca gjëra më qishë, se këmbana do parë mos ka gjë të gjëmojë më fortë e duhetë t’a shohë kovaçi, se edhe për sahat, n’a kujton dè! -Po mirë dhe qishnë mbeti të ujdisësh mor derë bardhë e punë bardhë, se plotë me katolikë këtu radhnë dhe vardha kambana! Apo venë më këta çifutë te ai, se s’kanë qishë të tyrejn, Levët, këta s’kanë dhe para, janë të pikurë, tregëtarë pesëqind breza! -Je i ngeshëm ti që nakatos të krishterë e çifutë tok, po s’më thua qysh e vunë më kryq Jezunë, me hafije, apo jo?! Më ler të kam rixha, se nukë numërohen dhe këto, pa le! Ca rripa karte, ca hekurosur e ca mos më keq, im vëlla i këndonte me nge e shkruajë vardha! -Këto copa karte janë ylefetë, nukë bëhet dotë një defter i sojmë apo lere mos e nga?! -Këto janë rixhatë që u duhenë ato e këto e po qe për para që pa gëdhirë i ke më derë, po duhenë t’i firmosnë pa tjatër te ministri i tyrej. Bektash Bej, kush do Princ që të bjenë, do rrish prapa duke bërë hesape, apo jo?! -Jo, do të lë ty, tha me kalem e kokën mbi defterë, se dale dhe ky hesap, dale dhe ai tjatri kapëtoi mesi i natës dhe mua po më qepeshin sytë. Mezi e ç’kula nga deftertë dhe sikur n’a dolli gjumi përjashta, se hëna ishte e plotë dhe e kishte bërë sokakun dritë. Që tutje nga mejhaneja 279Një

lloj plepi i gjatë dhe i drejtë - këtu i gjatë, trupmadh.

108


HAJREDIN BEJ CAKRANI

dëgjohej ashtu zvarrë si më atë sahat, defi i një evgjiti. Era e mishit dhe e rakisë vinte gjer më sokak, kënga e gazi hovardhá, që duhej të ishin njëqind vjet ata qëruajin vëndë, kusartë! -Paratë e tua janë këto Bektash Bej, apo po ndajnë plaçkënë më këtë sahat? 280 Brënda ndezur tri-katër llamba, gazi, gas dhe kishin zënë një fukara nga ata që lipin. Njëri e mbante për koke nga floktë përpara Sali Kapedanit mbi but.281 Ky po i derdhte rakinë më mjëkërr që e kishte më të madhe nga të tyrejn, pa tjatri me urë më dorë po i vinte flaknë, dukej. Njërin e kishin lënë më portë, po nga që nevej dukeshim sagllam që atje tej, ahengu e gazi u pre. Ai te porta nuk proftasi dhe ashtu nëpër gaz u mundua t’a ujdisë me llafe: -Po i djegim morrat Bej, po Bektash Beu e kish vënë dorën më kobure e ata brënda kishin ngrirë. Fukarai u shpëtoi nga duartë duket dhe në vrap e sipër u pengua te pragu e u qorrollis. I futa krahun tim vëllai dhe ikmë për të marrë ndonjë sy gjumë, pa fukarai u ç’duk nëpër natë për nga Muradia të flërë nashti në behar nën ndonjë arabá. -Kusartë po i lau ujt’ e shiut, ai na dëftente dhe morrat, po im vëlla ishte errur fare e meazallah se i dil llaf, vetëm ç’frynte me vete. Nuk vuri gjumë në sy, kështu që e pagova dhe unë këtë gjë nja dy a tri orë sa u zbardh. Si e thashë nevej më Senat, me që guverna nukë kish nevojë për mëndje se ishte më paqë, sipas zanatit n’a ndanë nëpër ministritë, ku vetëm ajo imja e Mehmet Pashsë, ishte më luftë. Vetëm se kishte një gjë, ushtëri nuk kish! Se nja pesëqind a njëmijë shpyrt ishin mbëledhurë dhe kishin bërë luftë kondra grekërve nënë Dovletnë përmbi fshatëra të Bregut. E nashti që bëmë Shqipërinë të pamvarur ishin shpërndarë atças, t’anët, jo grekërit! Nukë proftasëm dotë dhe herë Bektash Beu e kush mundë u përfillën nashti nëpër luftëra më krye të njersvet që mbëlidhnin vetë. Se grekërit nuk ç’kuleshinë dhe desh kapëtuan Qafën e Llogorasë, pastaj anës e detit për katr’ a pesë sahat i kishje më sqelë. Të Mëdhenjtë e dijin se ç’fuqi kishte këjo qeveri ndaj lëftojin me dhipllomaci e kartëra, po ne n’a ra pjesa me dyfeqe. Se të mos u dilje përpara grekërve i kishje më Vlorë pa dalë java. Që të dyvet n’a kishte rënë mali përsipër, tim vëllai me luftëra e me ylefetë, mua me luftëra e muhaxhirë që nisnë lumë më prapa. 280 Tabloja

me ngjyra të gjalla qëna jep autori të kujton skena të ndonjë filmi piratësh, por duhet pranuar që këto kanë qënë fenomene të bartura, në hapat e parë të shtetit shqiptar. 281But - fuçi e drunjtë

109


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Pas ç’palljes së indipendencës dhe me që e ujdisnë, si e ujdisnë për të ruajturë vëndë më Vlorë, u këtheva dhe shpërndava bataljonë me llafnë që sa t’ju bija haber, të mbëlidheshin më Fier atças, se nukë i dihej. Këjo me që ushtërija osmane ishte e mbëledhurë e kishte bërë fushim më anë të kodëravet n’danë çifligjeve të mijë të Libofshës, se gjer më Lushnje kishin arrirë ushtëritë sërbe. Me që Vjosa ra pas shiravet, njers e kafshë filluan të lëvizin e të kapëtojnë me gjemi e lundëra tutje-tëhu, po më shumë drejt Vlorës, se atje ishte nashti kallaballëku më i madh. Për këtë gjë të shumët ishin tregëtartë më qerre, mushka, kuajë e të tëra. Mallakastra e kishte më kollajë më vah të Selishtës, po nga Omer Pasha e këtej kapëtojin lumin me lundër këtej çifligut të Bektash Beut të Fierzës. Nga anëtë t’onë, më Selishtë nukë ishte dhe aqë kollajë, po me që nashti nukë ishim as andej e as këtej, 282 të ligjtë u ngjallnë dhe të partë ishin kusartë e hajdutë që grabisin njerst, mallnë e gjënë. Kështu që u sos edhe për mua nga guverna telegrami, 283 unë po atças fuqitë që kishja më afër dhe u sosmë që pa gëdhirë me terezi atyre pemëve e ferrave më krah të sipërm n’danë Vjosës. Mungonte edhe këjo, po shqipëtartë nukë mundë të mejtojnë njëlloj për sahatnë që erdh’ dhe ca e ca vështrojin sahatnë e tyrej. Po ikëte dita dhe nukë pamë gjë, as njers e jo më hajdutë, ndaj kuajve dhe muartim rrugën për t’u këthyer. Kur sa filluamë të zëbresim nga qaf’ e Koshavicës, një qerre që në të përpjetë kishte zor, kishte qëndruarë dhe thasëtë, ca j’a kishin marrë, ca hapurë andej-këtej. Të zotnë e gjetmë mbuluar me gjak dhe po e hiqte branë i biri nja dhjetë a dymbëdhjetë vjeç që ishte me të. I muartëm dhe t’anë e çuamë gjall’ e keq më Fier e nga që nukë më mbante vëndi u thashë njersvet të hapeshim më krah të sipërm të Qafës, që atë natë. Nga sabahu, pa filluarë lundra punë, j’a behën 282Shprehje

që tregon qartë statusin e brishtë të shtetit të ri, ku vetëm sa kishim shpallur pavarsinë, megjithëse nën kujdesin e Fuqive e Mëdha, por pa e njohur zyrtarisht ato akoma ishim të varur nga Perandoria Osmane, gjë që bëri të shpërthente një kaos e anarki e pazakontë që pritej në kësi rastesh, natyrisht me tipare shqiptarësh. 283 “Komandantit të batalionit të mustahfizëve të Fierit Hajredin Bej Cakrani: Meqënëse jeni të ngarkuar apostafat për t’i shtënë në dorë e për t’i shtypur ata që kanë kapur rrugën e banditizmit dhe dhunojnë njerzit e popullit që venë e vijnë nga Kushovica e vende të tjera të Fierit, jeni të porositur që të veproni me zell të madh për të kryer detyrën e për të siguruar me çdo mënyrë qetësinë e qarkullimin. Ismail Bej Qemali” (AQSH, F, 245, D, 36, F. 4, dt. 16 dhjetor 1328/29 dhjetor 1912, orgjinali osmanisht)

110


HAJREDIN BEJ CAKRANI

nga ana e Drizës e udhës që të bije nga Cakrani, tri-katër njers, njëri kishte dhe një dyfek. Këjo gjë që dëftente se e bëjin dëmin duke e vjedhur dhe vrarë njerst e hallexhinjtë dhe paskej ditë që vazhdonte ky avaz, ndaj u bëmë një me dhenë. Pas ndonjë gjysmë ore u duknë dy qerre me ata që i hiqnin dhe dy njers me kuaj prapa, nga që ikin javash në të përpjetë. Kur erdh’ para nevej, këta u hodhnë dhe kamë e dyfeqe, po nevej si nukë qëllojim dotë se vrisnim këta hallexhinjtë, qëlluamë bataretë e para përpjetë. Njëri nga kusartë mori dhenë me vrap dhe dy të tjertë bënë istikam. Sa u qasmë atças pamë shtrirë njërin nga këta tregëtartë hallexhinj që e kishin qëlluarë me një thikë më bark. U folmë të dalin dhe të dorëzohen, po ata o nga frika, o kështu e kishin zanatnë, filluanë të qëllojin me dyfek e kobure. Këjo gjë që më futi në lloi se s’mund të ishin këtejë nga këto anë, ndaj këtyre të mijve u fola të mos qasenë po dërgojuani plumbatë atje ku janë. Aqë deshnë këta dhe bataretë e bënë tym e flakë vëndë dhe pas një çike vetëm njëri ngriti njërën dorë. U thashë të pushojin zjarrnë dhe të qaseshin javash, kur kusari u ngrit me njërin krah që kullonte gjak, se atë tjatrin e kishin lënë në vënd plumbatë. Nja dy tri vetë nga të mijtë u hipnë kuajve dhe trok të zijin atë që iku. E pyesja nga vinte, po ai s’e hapëte gojnë për kiamet, si do që krahu mir’ i këputej. Sa të n’a vdesëmë duar ç’pejto t’a çojmë më Fier, po u sosnë atças dhe ata që e kishin zënë atë që mbeti dhe ky i lemerisur kurë pa dhe kusarnë e plagosurë, foli përsi. Kishin lënë tej me faqe kuajtë dhe si vidhin a fare vrisin, si atë të zinë që çuamë gjall’ e keq, vrap, kuajve dhe tek vahu. Dhe çudi qysh ishin bërë tok atë ditë nga Armeni, Picari e ky që u lemeris, nga Trevllazëri. Këtë adet e bëjin gjithënjë duke kapëtuar nga fshatërat e Labërisë më vah të Selishtës si hallexhinj. Vidhnin përsi këta karvantë që vijin nga Fieri më Qafë, kur ata ikënin javash, pastaj o ikënin po andej natënë, o zirin ndonjë lundër aty. Plasi këjo punë njëherëshi dhe si nevej i gjeti hataja të tërë krahunë e për këtejmë të lumit, sidomos Mallakastrën e Butë që kishte mall e gjë, se andej më krah tjatër të tijë, vetëm male e dhi. Nga nukë vijin, me ditë bëjin udhnë vetëm për të vjedhurë karvanet, fshatëra e mëhallë. Dhe jo vetëmë këtu, se atë të uruarë zanat dijin të bëjin dhe jo vetëmë këta gjer më Rromës, po gjithë krahu tjatër i Vjosësë thellë gjer më Dushkarak, Mazhar, Sevaster, Vajzë, Gjorm e fare më Tepelenë. Se këta i bijin nga lart, nga Mallakastrë e Egërë, nukë kapëtojin më Selishtë tek nevej, ndaj e fillojin që andej. Selishta 111


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

u bë si punë qëndre, se aty kalojin më vah të tërë, njers e kafshë dhe guverna, u mor vesh me Bektash Benë që ishte çifligu i tijë. Pa vuri një njeri të sajnë si punë Kajmekami a prefekti që i thonë, për habere e të tëra, doemos vlonjatë me që karvanetë kapëtojin nga një Kaza më tjatrën. Mbetmë kush e di sa ditë e nëtë aty, sa një ditë se nga duall’ gati nga prapa nevej të ligjtë që pa gëdhirë dhe vetëm ata që lamë roje dhe qëntë n’a kujtuan. Se ata e kapëtojin lumin ku të mundnë, u thamë dhe atyrej më Selishtë që të mos lijin njers që mund t’u dukenë kusarë. Këtë gjë s’e gjejin e se gjejin dotë dhe si do që nukë mundej njeri të numëronte e jo t’i shikojë me a pa dyfek. Të vërtetën si e kishin mbajturë gjithënjë e mbajin të tërë dyfeknë më këtë kohë të ligë që plasi kusëria, kështu që zëre se s’kish njeri më vah. Sa u hap llafi që kush vjedh a vret më asaj ane të Fierit e pagon si ai që hëngri dhè, të tërë e feksën vrullnë dhe nukë bëjin më pusi. Këjo bëri që këta që ikënin për Vlorë të hapin udhë një herë me ata njers me dyfeqe, pa nisnin mall e plaçknë. Guverna n’a dërgoi dhe ca herë të tjera haber, se ata e dijin më mirë nga vijin, kështu që këto gjëra kaqë të njohura te ne, i vejin më vesh dhe Evropit nga konsullatat që ishin aty qëkurë. Jo sikur gjysmit t’u çojin më vesh, po edhe melaqè të ishim, qimja ishte bërë me kohë tra! Thonë që kohënë e bëjnë njerst qysh të duanë, qoftë me kusëri, qoftë me vepëra të lëvduara, po ne si n’a pa, n’a i pruri hazër Perëndia kohën më të ligë. Nuk kishja shpresë se mund të n’a njihnin guvernën. Më të hyrë të 913, komiteti “Mbrojtja Kombëtare” më Berat i dërgon telegram guvernës a Qeverisë, që më Skraparë e tutje grekërit po vrisnin, digjnin e shkretojin vëndë e fshatëra. Ndaj qeverija duhet t’i dil’ përpara kësaj hataje e të bjerë këtu Bektash Benë me ndonjë tjatër,284se Xhelal Skrapari është aty e po lëfton. Dhe o burra ne, me treqint a katërqint shpyrt e më Skrapar, më krah të Xhelal

284 Komiteti

“Mbrojtja Kombëtare” Berat qysh në fillim të janarit 1913, pasi i shkruan Ismail Qemalit dhe Qeverisë së Vlorës që ushtritë greke po digjnin e terrorizonin fshatra të tërë në Skrapar, i kërkon ndihmë Qeverisë së Vlorës: “..prandaj, me vëndim të Komisionit, ju lutemi që të urdhëroni e të lejoni Bektash bej Cakranin dhe Musa Hamit Agai, për të rekrutuar e për të dërguar në fronte vullnetarë..” (AQSH, Fondi 71, dok. Nr. 141, kopje turqisht, telegrafuar nga Berati, 1 janar 1913)

112


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Skraparit!285Mehmet Pashnë sefte e piqja dhe kuvëndoja ndonjë gjë para se të nisesha më luftë me grekër më shtëpi të Hamza Agait, po gjeje aqë njers aty, sa s’të binte radha! Më një nga këto ditë shoh Isa Begun, po jepte e po merrte me të dhe ai i prerë qysh ishte i thoshte ç’duhej bërë. Për grekërit më Llogora duket e kishin muhabetnë, po ai kishte tre llafe, dy isharete286dhe kaqë! Me të mbaruarë aty dhe unë, më përcolli Mehmet Pasha përjashta dhe pa i hipurë kalit iu këtheva Isa Begut. -Për luftë po llafoseshe me Pashanë, pse nuk vjen me mua më Skrapar, luftë me grekër ke sa nuk molloiset! Ti ke lëftuarë me sërbtë edhe këta njëlloj janë, sa trima ke? Isa Begu hapi sytë dhe u këthye nga Mehmet Pasha, po dolli nga sikleti atças. -Po Ismail Begun këtu? -E po mirë, i thashë, rrini këtu për të ruajturë vëndë a Qeverinë, megjithë që u bëtë shumë!287 Mehmet Pasha zuri kalin tim prej frëri, që mirë ishte të ikja dhe si ika me gjithë njers, mbeti me Isa Begun. Ky e njihte Perandorinë Osmanllije dhe si ishte ndarë nga ajo, ndiste dyfek sa herë donte dhe nukë kish Perëndi t’a zinte më ato maletë e tyrej që u thonë bjeshkë. Po më Vlorë ishte e gjeç nga mos e pandeç dhe ja që atë burrë që s’e bënte dotë zap Perandorija Osmanllije, e bëri zap aty më prapa Perandorija e kunupeve më atë moçal mijë vitra. Se ai u sëmur atças nga mallarja dhe të mos kishte ikurë më vënd të tijë për tebdil hava, ai njeri do kishte ikurë vërtet! Po dhe duke u dridhur nëpër ethe, sa thamë se iku, më tha Mehmet Pasha, ai i dha urdhër të birit a këtyre që mbëtnë të mos i ndahen guvernës. Ne shqipëtartë jemi të allasoj, po na fole për para a të holla e lëmë muhabetnë fare e bëhemi me kë të jetë, vetëm në para mos n’a nga! Se këjo guvernë a qeveri duhej mbajtur e se duhej të jepnin ndonjë të hollë, si punë takse, as që bëhej llaf! Po të bënte vaki të kërkohej si ahere kur ishim më Dovlet, njëqind vjet që do thoshin: -Nevej për Për arësye se ishte ushtarak me përvojë, autori u planifikua qysh herët për në Ministrinë e Luftës, por vëndosja e gjeneralit me përvojë, qysh nga Lidhja e Prizrenit Mehmet Pashë Drralla, ministër nga veriu, por pa njohuri për zonat jugore dhe për shkak të konfliktit me Greqinë në jug, emërohet komandant i ushtrisë në frontin grek të Jugut Hajredin bej Cakrani, ku vepronte dhe zv/ministri i luftës Xhelal Koprencka (Skrapari) si njohës i zonës. Kjo e bën që edhe në mandat të jenë së bashku me të, përfaqësues të Skraparit. 286Shenjë (turq). Këtu - fliste me gjeste 287Shpotitja e autorit ndaj grupeve mbrojtës të rendit dhe Qeverisë së Përkohshme në Vlorë, thirrur si nevojë e shtetit të parë shqiptar, shfaqet në një kontrast të skajshëm, ndoshta falë CV së tyre. 285

113


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

këtë ndaj duallmë mënjanë, pa po të qe për të dhjetën e të tretën, ishim mirë te baba Dovleti!288 Ç’ishin të hollat e mërgimtarëve nga Bukureshti289e ato që jepin miqtë t’onë me gjithë shpyrt më Vlorë, kishin ikur si ujë. Bektashi ishte në merak të madh, jo se po i dhimbeshin paratë e çifligjeve t’onë, po këta vetëm të tunden e shkruajnë vetë, kaq ylefe ti e kaq ai tjatri, se kush Dovlet do t’i bjerë këto para, as e vrit njeri mëndjen! E kish llafosur sa herë me Abdi Benë, që e kish si punë ministri të tijë dè, po ai tok me Murat Benë, se ç’kishin ca kartëra në dorë përmbys, e s’po i jepte xhevap. -E po, tha im vëlla Bektashi, do jenë hesapet që po bën, si ministër i financave që është. Mor po të bëjë hesapet e tijë, pa tek mua përpjekin kokën përsizaj! Abdi Beu i kthehu praptas kartërat atças dhe Bektash Beut i hipnë ato të tijat, se ai ishte hazineja e të tjerë bëneshin zot! Bektash Beu nuk luajti këmbë, gjeri sa Abdi Beu qeshi nën mustaqe, pa Murat Beu duaj t’ja mirr’ nga duart. Ky po j’a tundi kartërat para hunde Bektash Beut, që ishin ca vjershëra të tijë. Se me që kish naftartë e kashtës e s’kish ç’bën, vardha bëj vjershëra!290 Të gjithë njers e miq që vijin, llafnë e parë qysh jini, të dytnë me të holla qysh j’a shpini, ama Bektash Beut mos j’a kini meraknë, se bejlerëve të Cakranit s’ua ka ngrënë ndonjë herë qeni shkopin! E kish fjalosur dhe me Ismail Benë kaqë herë dhe ai i thosh që, ti e di Bektash Bej, për këtë ti je zot!

Kërkesat e para guvernës 288Faik

Konica spjegon se; “Kur vajta më 1913 në Shqipëri për të vëzhguar punët për së afërmi, zbulova me hidhërim se shumica e madhe e popullit jo vetëm që nuk shihte me sy të mirë idealet tona të një shteti të përparuar, po s’pëlqente as lirinë që po na jipej nga ballanca e Fuqive të Evropës. Është për çudi po është një gjë fare e vërtetë, se shumica e madhe e popullit e priti dhuratën e lirisë me moskënaqësi, me thartësira e me sy te zgurdulluara nga prapamejtime..” (“Historia e ca ndryshimeve”, Dielli, Boston, 5.5.1926, f.1) 289Në Bukuresht gjatë takimit që zhvilloi Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi etj, me koloninë shqiptare atje, pasi u vëndos që të vinin tre përfaqësues për në kuvëndin e Vlorës, (Dhimitër Berati, Mborja e Zografi). Kristo Meksi në ndërhyrjen e tij, ndaj Ministrit të Brendshëm rumun me origjinë shqiptare, Take Junesku (më vonë k/ministër i Rumanisë), siguron një çek prej 500 000 lei dhe ja dorëzon Ismail Qemalit. 290Për këtë detaj, shih Eqrem bej Vlora(vepër e cituar, fq. 316, 1973),pra poezitë duhet të kenë qënë të Murat Toptanit, që ja tregon Abdi Toptanit.

114


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Nga ana tjatër unë mbeta më Skrapar me grekër dhe sa vija këtu që piqja Mehmet Pashnë, ai më dëftentë haberet e reja, që atë e çudisnin një çikë, po mua më kishin regjurë. Pështetja guvernës vërdallë i vinte nga nevej më Mallakastrë, Omer Pasha më Fier e Azis Pasha më Berat. Po Aqif Pasha më Elbasan nuk kishte ditë pa habere, e bëra kështu këtë punë, e bëra ashtu! Mehmet Pashsë i kishte kërkuarë mëndje Myfit Beu, se Aqif Pasha kishte vënë pa hyrë behari kumandantë të xhandërmarisë. Ky po kishte thënë, se e di Aqif Pasha kush i bën punën dhe për këtë bënë mirë që i jep habere Qeverisë. -Po kë kishin vënë Mehmet Pashë, pa këjo është punë e Myfit Beut, po mos e njohmë, iu këtheva. -Ismail Haki Effendiun nga Libohova më duket se e quajin! Bimbashi? E qeshura ime tundi odën dhe s’kish ndërmënd të pushonte. Mehmet Pasha është vetë si i vërejturë, po i shqyeu sytë nga që nuk më kish parë kështu e mbaso mejtoi se lajthita atças, po unë nukë pushoja. Kur u ngesova më prapa, i dëfteva Pashait fije më fije se qysh kishte ardhurë të n’a rrethosi në Pazar të Cakranit, qysh i vumë të këndojin asqerët e zabitët tijë dhe qysh e kishim zënë e një çikë të gjallë vetë bimbashin! Pa të tjertë që i zumë, kurë i çuamë, nuk i pamë nga mbajtën! Po ishte për të qarë që shteti i ri po kërkonte ndihmën e këtyre që ishin coucher du soleil.291 Kishja harruar e kishja qeshur para kohe se Ismail Beu për të bërë punët tamëm për të ruajtur vëndë, se i qëmtonte këta, i kishte thënë një herë anës-anës Bektash Beut që të binte në Vlorë Hysni Aganë nga Luari. Atë im vëlla e mbante e i besonte me luftëra, me Kryengritje të Toskërisë e me të tëra. Këto domosdo me terezi, se këta këtë punën e luftës e qajin, por po i mori vala e saj nukë i ndal më dotë dhe nukë lënë gjë pa bërë. Ahere më Dovlet këto bëma të tyrej nukë i vijim re, se e paguajin ushtëritë me Shefqet Pashës e Perandorija Osmanllije. Po kur ke konakun tëndë, ndryshonte puna. Si do që Bekatsh Beu j’a ç’pjegoi Smail Beut se kishte plot njers për këtë punë nga vlonjatë dhe mos e pleks fare Mallakastrën, ja ku jemi unë e im vëlla! Po ai i tha se e di që është për këtë punë, nga Mallakastr’ e Egërë po dhe m’a bën tamëm atë! Të vërtetën nuk dojim të plekseshim me ta se dhe më ato punë vatani i kishim marrë vetë nga themeli, jo se i ndihëm, po s’i thoshe dotë një llaf më shumë, se të përmëndnin vatanë atças! 291Diell

i perënduar – frëngj.

115


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Kështu Hysni Aganë e folnë e u bë tok me vlonjatë për të ruajtur vëndë, po aqë duajin mileti! Nukë u lanë kartëra pa shkruarë nga Mallakastr’ e tijë të gjithë të zezat, që pa e prurë më Qeveri, që i numërojin të tëra! Ishin shkruarë me të vrarë e prerë,292të bëra e të pa bëra, gjithë të zitë e ullirit si ç’është qëkurë ky zanat më shqipëtartë, që në bëri mirë apo keq, e tregoi koha që nukë vonoi. U muarr vesh dhe më Mallakastër veç habereve që vejin e vijin nga Vau i Selishtës, se kush ishte më guvernë të Vlorës më këtë e atë punë. Për këtë bën vaki të n’a shikojin se s’bën dhe nevej që po bëheshim copa për të me cep të syritë nashti e tutje. Po Aqif Pashsë më këtë kohë i kishte kërkuarë dhe Esat Pasha që ky ti shpinte njers se do të bëntë një kongres më Krujë. Ai nuk i dha dhe i tha se është një Qeveri e Pleqësi më Vlorë, sa do bëjmë?293 Ai e njihte mirë Esat Pashnë dhe më të gjithë Toptanajt, ai dhe i vëllai Ganiu që la lëkurën me sejmenët e Sulltanit, ishin që donte t’u shkonte e tyrja se s’bën! Pa dalë behari Mehmet Pasha më llafosi se si po venë punët vetëm Aqif Pasha e ka kazanë më dorë dhe se bënte vaki që t’a bëhin Elbasanë qëndërë e të çojën dhe Qeverinë atje. Më ranë djersë të ftohta dhe u këputa më karrige. -Po e di ai që atë kaza e merr për dy orë Esat Pasha, që e ka ky zët e që është i kushëriri Aqif Pashës. Pastaj qysh do bëjnë me këtë guvernë, hop këtu e hop atje?! Edhe çiflig t’a kesh nuk e luan dotë, po janë më të këta njers, këta o s’i 292“Hysni

Toska është me origjinë nga kjo krahinë (Mallkastra-red) dhe po në këtë krahinë ku ai ka kryer pjesën më të madhe të shkeljeve dhe krimeve të tij, e kanë bërë atë aq të famshem për keq. Por kur u zgjodh si oficer i xhandarmërisë nga qeveria e përkohshme e Vlorës, peticione të shpeshta të paraqitura nga vendasit e Mallakastrës kërkonin që ky funksionar, të cilit i takonte detyra e mbajtjes së rendit dhe të sigurisë publike, të mos dërgohej në këtë krahinë ku sjellja e tij e mëparshme i kishte krijuar një numër te konsiderueshëm armiqsh, mbi të cilët për të ishte e lehtë të hakmerrej sot që karakteri i tij zyrtar i siguronte atij imunitetin”. (Raportin hetimor për këto ngjarje KNK-ja ja ngarkuan përfaqësuesit francez të saj Léon Krajewski, ku një kopje dërgohet në Paris ministrit të tij jashtëm Stephen Pichon, Vlorë, 19.11.1913, Nr. 113, R 0357, Archives Ministere des Affaires Ètrangères France, AMAE) 293Aqif pashë Elbasani e kundërshton krijimin e shumë qeverive apo pleqësive, për arsye se policentrizmi gjithmonë është konsideruar përçarje që i ka sjellë dëme të pallogaritshme atdheut duke u pozicionuar qartë në vendimin e tij: “ ...ne jemi me Qeverinë e Vlorës. Kongresi nëse është për shpëtimin e Atdheut, duhet bërë në Vlorë që është kryeqendra” (A.Q.Historisë. Nr. 101.503, origjinal, përkthim nga turqishtja). Ky qëndrim armiqësoi menjëherë të dy pashallarët.

116


HAJREDIN BEJ CAKRANI

kanë të Mëdhenjtë më refenè fare, që bëjnë sahat më sahat nga këto hynere, o këtyre u duket vetja se ngasin ndonjë perandorijë, po jo atë Osmanllije që e ndritën, po atë gjermëne, llafi bie! Mehmet Pasha u shtrydh, se mbase i kish plasurë shpirti më Vlorë, po atje ishte rrezik i padëgjuarë dhe s’vonoi dhe sërbtë, që nuk rrijin dot pa futurë hundëtë ja behën nga ana e Dibrësë. Kështu që i varfëri Aqif Pashë, andej i kërkon Esat Pashsë dyfeqe e këtej n’a kërkonte nevej më Vlorë! Me gjithë që Esat Pashait nga dera e Toptanajve, që i kishin thënë që pa e bërë Shqipërinë, të vinte këtu më guvernë e të mos trubullonte ujtë, se po na vështrojin me dylbi të Mëdhenjtë. Ai bëri sikur u fut në guvernë këtë behar, e kish këthyer xhevap më prapa që i madh jam vetë. Bëri-ç’bëri dhe bëri një si guvernë a pleqësi si ne, po më konak të tij më Durrës dhe e groposi këtë t’onën e Vlorës. Mirë po, po ikte behari me luftëra dhe s’po n’a njihin qeverinë e sinuartë, se si dukej, duhet që mbretëritë Ballkanike të soseshin më vatër, pastaj të vireshin.294 Frik’ e madhe ishte dhe më sinuar grek, se ata nuk ngopeshin dhe me mëndje të tyrej, duajn të dil’ më Vjosë.295 Nemsja e pafuqi thoshte, të shpëtohen shpejt sa të munden, nga Veriu e Jugës doemos, se kur ish puna, unë ngrita më këmbë një milion ushtarë dhe ata e bënë, që e bënë të tyrejn!296 Gazetën e Qeverisë e shihje përmbi ç’do tavolinë. Po një ditë Mehmet Pasha më dëfteu një tjatër gazetë me një tufë të tjera dhe tha se ata që shkruajnë më gazetë të Qeverisë, nuk duhet të jenë kondra sajë, sebep ky që të tjera gazeta shqipëtare e të huaja gjëmonin. Ku këndoheshin të gjitha?! Po më zuri syri emërin e 294 Në

Luftën Ballkanike ato territore që do të viheshin nën kontroll nga secili fitues, do të kalonin nën posedimin e tyre, prandaj puna më e madhe dhe e jashtzakonshme e Qeverisë së Vlorës, ishte të shtrinte influencën në të gjithë territoret shqiptare, për t’i treguar Fuqive të Mëdha se ato janë juridikisht tashmë nën shtetin e ri shqiptar, por ushtritë serbe në veri vazhdinin terrorin dhe shkatërrimet“..fshatra të tërë shqiptarë ishin kthyer në grumbuj zjarri. Nga kufiri me Serbinë e deri në Shkup, shihje vetëm zjarr dhe plaçkitje..” (Korrespondent mbi Ballkanin, Lev Trockij, udhëheqësi i ardhshëm bolshevik) 295Sipas planit të hershëm grek, territoret deri në Vjosë që përbënin Epirin, duhet t’i kalonin Greqisë. 296 “S’ka dyshim që është detyrë e qeverisë që të përpiqet që të mos jetë asnjë shqiptar jashtë Shqipërisë, por fatkeqësisht nuk ishim mjaft të përgatitur dhe megjithëse Austria mbajti një milion ushtarë në këmbë dhe Italia u përpoq me të gjitha mënyrat dhe Anglia deshi të na mbrojë, por që të mos kërcasë një Luftë Evropiane, u shtyjnë të na bëjnë theror.” (Ismail Qemali, Perlindja e Shqypniës, viti I, nr.22, 5.11.1913)

117


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Dervish Beut, që ishte marrë me gazeta qëkurë, që më Stamboll dhe thosh se nuk është gazetë ajo që të lëvdon nga sabahu e më darkë. Ndaj gazeta e Vlorës nuk të lë të botosh asnjë llaf, jo artikllë kondra sajë, duke shkrojturë që gjëratë venë vajë. 297 Pa të tjerat që më Amerikë e kudo, vetëm qesëndisin e tallen, se i kanë më udhë punët e tyrej, ndaj ç’do bëjmë, hajd’ të merremi me ata të Vlorës! Më të hyrë të beharit, një ditë me t’im vëlla Bektashin, po lloisesha se mbetmë më luftëra, pa për Cakranin, si do që çifliqet n’a i kish ndarë im atë Kahreman Beu, duhej bërë ndonjë gjë. Është fushë e rrethosur nga male e gryka, e qëmoti këtej ikënin e vijin karvanet për Tepelenë e gjetkë e nga këjo tregëti ish e ngjallur ekonomia, pa dhe e dëgjuar më të gjithë kazanë. 298 Këtu kishin që pellazgtë e kishin qytetnë, jo ne.299 -Po të bëhet të paktën si punë qëndër kazaje, a të bëhet një farë gjëri, të njihet e të kenë të gjithë punë këtu, pa të venë e të vijnë. Ti i ke çifligjet aty, pa ato të miat i qesëndis, se u mbytnë në baltëra. -Jo Hajredin Bej, po s’po n’a lënë hallet e vatanit, po gjë më të mënçme, nuk thuhet dotë më! Pa i bëri kartë qeverisë më Vlorë, për t’a bërë Cakranin nënprefektyrë, po punërat vajtnë keq e më keq.300 Për këtë vajtmë tok te Ismail Beu, dhe e llafosmë këtë punë, po ai u shtrydh se me se t’u ndihë Qeveria, tha. -Asnjë gjë Ismail Bej, t’i kemi ç’pjeguarë më kartë, se i kemi të tëra edhe udha për në vah aty shkon, karvanet e të tëra, që nga Janina, si e di. Me që udhëtë aty këmbehen, pazari po e po, mileti po venë e vijnë, 297Bëhet

fjalë për gazetën “Neue Freue Presse” Wien, ku Dervish Hima shkruan nga Raguza në këtë kohë: “..qeveria s’sillet mirë dhe i ka zënë te shkrimet në dorë nga fijet’e të cilëve s’le të botohen as gjë kundra qeverisë”(“Dobi dhe dëm”, gazeta “Atdheu” Kostancë, 26, Vjeshtë II, 1913) 298Edhe sot Cakrani përbën pothuaj të gjithë atë që quhet “Mallakastër e Butë” me 20 fshatra duke qënë kështu një rajon rural nga më të mëdhenjtë e vëndit, por idenë e zhvillimit e udhëheq dhe pozicioni në luginat e Vjosës, ku furnizonte historikisht të gjithë zonat përreth Fier-Vlorë, me prodhime bujqësore e drithra. Nuk është zbulim i sotëm rruga Levan-Tepelenë dhe zhvillimi i zonës që sjell kjo infrastrukturë, pasi siç del është projektuar si qëndër e madhe administrative qytetare qysh më 1913. 299 Pranë fshatit Cakran, ndodhen dhe sot rrënojat të një qyteti ilir, (gërmime arkeologjike), si qëndra e mbretërisë së Taulantëve, sot vëndi quhet Gurzezë. 300Në bazë të zhvillimeve të viteve 1912-1913, ku Cakrani ishte me madhësi sa qyteti i Fierit, por shumë më i pasur si rrjet tregtar, ndërsa territoret dhe rrugët e kalimit, shumë më të përshtatshme për zhvillim (shih sot rrjetin rrugor jugor) me anë të një letre i kërkojnë Qeverisë së Vlorës ndryshimin administrativ në nënprefekturë, gjë që siç do të shihet nuk gjeti zbatim.

118


HAJREDIN BEJ CAKRANI

mejtojmë t’a bëjmë si punë kasabaje, kaqë gjë nga Qeveria, në mos po nënprefektyrë të paktën, se i ka të tëra. -Ismail Beu vuri buzënë më gaz dhe tha se mëndje hairi duket, po ju aty keni dhe Selishtën si punë qëndërë me gjithë Kajmekamnë që vumë, ç’duhetë Cakrani kasabà? Po ty Bektash Bej të vajti mëndja? -Jo, i thashë, më vajti mua, se unë kam çifligje dhe aty e me që Bektash Beu nukë mburret dotë, se s’di t’a bëjë këtë, unë j’a them dhe e qaj fare! Tim vëllai i ra një çehre, se nuk e priste dhe nuk j’a përtoi. -Rrofsh Ismail Bej që n’a tregove arat, po çifligu i kujt është Selishta që qënkërka si punë qëndërë, se s’të kërkuamë as para për të shtruarë udhënë e as mëndje si e qysh! Vetëmë një kartë që Qeveria e ka në hesap për të paktën Nënprefektyrë! -More Cakranjotë, të tjera punë n’a dalin, të tjera gjëra doni ju, pak janë këto halle që n’a mbytnë?! -Vërtet që u mbytnë hallet, e shoh, ja preu Bektash Beu. Po më e mirë është nahija 301 me njëzetë shpyrt që ujdisi njëndizë Omer Pasha e që mbytet dhjetë herë më senè kur del lumi, se sa bereqeti ynë det? Që po të mos u japim juvej, nuk e di ku do e gjeni, në humbje të zezë a do tundni këmbën fare?! Nuk e doni këtë vatan të bëjë përpara a të xhvillohet, ahere e thoni që kështu do ujdisim shtetin e ri, pa nevej brus n’a bëhet e më shumë n’a shtohet! Sa për të tundur, j’u kemi juvej këtu mes kunupeve! M’u kujtua se ai vënd më Cakran, që kishte qënë i xhvilluarë që me Veis Benë, kur vijin ca kontë a bej të Nemses, që u habitnë, sa i muarr me qinosi302e u bë det.303 Që para pamvarësisë, pa u hedhur im vëlla Bektashi më Vlorë e më tej, kur bëmë kuvënd më konak t’onë më Cakran me Ismail Benë, e kishim bërë në jetë, se dihet që më Vlorë s’i kish punët mirë, se po të vinte sahati i madh këtu në Cakran i kishe të gjitha ato që duhej. Dhe s’ke frikë, mos vin' këtej greku e andej lumi! Hani po e po, pazarnë ja tek e ke e asgjë nuk mungon, të çosh davetnë304një muaj dhe kur ja hodhmë më sy Ismail 301Nahije

- njësia më e vogël administrative osmane (tip lagje). Fieri i krijuar në gjysmën e dytë të shek.XIX nga pashallarët Vrionas, klasifikohej “Nahije” dhe figuronte më i vogël se Cakrani, ndërsa për territore dhe zhvillim (bujqësi) as që mund të afrohej. 302Një lloj marrdhënie pronar-prodhues mbi tokën, në formën e qerasë 303Është fjala për prodhim të bollshëm. Në fillimin e gjysmës së dytë të shek. XIX, një grup fermerësh hebrej hungarezë, morrën me qera për vite me radhë, territore të mëdha në Cakran, për t’i kultivuar. 304Këtu - festa, gostia, për atë ngjarje

119


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Beut, që e dij’ se ç’është më Vlorë, u llois një herë e i ndritnë sytë që s’i kish vajt’ ndër mënd. Po hyri Bektash Beu si gjithnjë e gjërat u bënë ashtu si u bënë. Se të mejtoje ahere këtë vënd’ t’onë si ishte bërë edhe të t’a jepnin peshqesh e t’a udjisje, do lloiseshe mirë, pa bërë hesap mbretëritë që e dojin për të shtuar vëndë e tyrej, si pesëqind a njëmijë vjetë përpara. Nuk e dhanë që nuk e dhanë lejen, jo për kasabá, po as për Nënprefektyrë dhe bëhin sikurë i mbytnë punët më kafe gjithë ditën dhe aqë shumë ishin të zënë me këto punët e llafeve, sa harrojën dhe e pijën kafenë të ftohtë. 305 Sa hyjim ne më kafè e prisin atças muhabetnë, thua njëqind vjet se e kishin për nevej. Në sy, as më thoshin gjë, po as mund t’a shkojin nëpër mend, se nuk llafoste dot kollaj njeri me bejlertë e Cakranit! Dhe nga kjo kurdisnë të tërë, kush e di sa gjëra, prapa kurrizit. Kush e kush e do vatanë pas mëndjes e shpyrtit të tij, se ka ca që bëjnë be e rrufe për të, po e duan dhe më vete dhe shuma e miletit, llafi bie thoshin: Nuk do t’i paguajmë më asnjë taksë atyre turkoshakëve, pa e vrarë mëndjen fare, se si mund të mbahet ky shtet, për këtë as që do t’a dijë njeri! Po këtyre njersve të kënduarë e me shkollë, që kanë gjithë ymrin më Stamboll, duke bërë llafe e dhënë mëndje se si e qysh do të bënte përpara Dovleti, qysh i bëhej? Ata nuk dojin të bënte përpara e të dukejë si gjithë dynjaja që kishin parë një copë vënd, që dhe pa mejtimin e tyrej ishte hambar e bukënë e tij hanin. Po nuk ka shtëpija, është harrëm xhamija, thonë, po shtëpinë e mban trokë a e ujdis i zoti, po zilisë qysh i bëhej, që duan të të shohnë të vidhisur?! -Edhe sotë unë e them, se ajo ishte mëndje plaku, po jo mëndja e plakut. Po fuqi të madhe kanë që u dëgjohet llafi, intrigante pur,306i thashë ditën tjatër. -Axhami bëhesh ti Hajredin Bej, nuk merr mëndje ustai nga çiraku, ma priti Bektash Beu, jo! Nuk doja t’a besoja asnjë herë që të n’a kenë dashurë e bërë temena për interes, se do t’a kishja vënë re një ditë, po jo nga njers të udhës, po nga këta që demek bëhin kaqë shumë për vatanë. Po kot nuk thonë që helmi nuk duket më filxhan të kafesë, vetëm në gojë! 305Vëllezërit Cakrani me anë të një letre i kërkojnë Qeverisë së Vlorës ndryshimin administrativ të Cakranit në qytet ose nënprefekturë, por me zhvillimet e mëtejshme është e tepërt të mendohet një gjë e tillë. Disa bashkohës në kujtimet e tyre e kanë etiketuar si arsyen kryesore të konflitit mes tyre dhe Qeverisë së Vlorës, por arsyeja kryesore mbetet memorandumi për konçesionet që do të pasojë. 306Intrigantë puro - frëngj.

120


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Atë behar n’a ngjau një gjë që nukë e kishim shkuarë nëpër mënd, jo t’a kishim diturë se do ngjiste më para. Qeveria, si e ngriturë sefte, me qënë se nukë po merrej me ndonjë gjë të madhe, mejtoi që të merrej me pasuri e çifligje. Dhe nga që nukë e dij’ nga t’a fillojë, tërë vakëfet nga ne më Myzeqe i fshiu për hesap të sajë. Këjo ishte një gjë që mejtohej e dihej, se një guvernë këtej e fillon. Ndaj me që ca vënde vakëf që Perandoria Osmanllije i kishte lënë si Çifligjet Sulltanie të sajë, me a pa njers që kujdesoheshin, ishin brënda a buzë çifligjeve të mijë e Sulo Beutë gjer më Ardenicë dhe më të tjerë. Po Bektash Beutë vetëm sa i tha Abdi Beu për këtë dhe nukë e shtyu më tutje muhabetnë. Kur atças merr vesh im vëlla më Vlorë se vakëfet guverna do t’i shiste, se mbaso i duheshin paratë se ishte hollë, po vetëmë vakëfet që nuk mund të shiteshin. Po të kapëtojin për hesap të guvernës, po! Po t’i mirr’ njeri tjatërë e t’i prishë, vetëm vakëf nuk quheshin më dhe tjatra qysh do futësh më çifligje t’onë, të Vrionasve a më tej njers të tjerë, kur këto i blijim nevej dhe të rrijin vakëfe qysh ishin jet’ e mot! Si do që të nesërmen ishja për Skrapar, më hipnë të miat dhe vete pjek Sulo Benë me të ç’pejto që t’i tregoja kartënë e Bektash Beutë. Aty më fund thosh se duhet të vijmë atças që të bëjmë këtë gjë, t’i blejmë nevej, që të mos prisheshin vakefet, po të rrijin siç qenë. Se ai vetë nukë mund të hyjë më këto pazare, se ishte vetë më Qeveri. Se bëmë të gjatë dhe u sosmë më Vlorë e drejt e te Abdi Beu, se Smail Benë nukë e gjeje dotë as me qiri. Ai n’a sqaroi ashtu copëcopë se është e drejtë e guvernës nashti që t’i shesë a të bëjë ç’të dojë, po ne nukë luajim nga e jona. Ato duhet t’i blejmë nevej, sa të bëjnë, se janë nëpër çifligjet t’onë dhe mëndje mbëledhurë më këtë gjë. Njëqind vjet nuk n’a shkoi në mënd se ata nukë dojin të n’a i shisnin ne jo e jo, po as Omer Pashës a ndonjë tjatri që ish sinuar me to. Bektash Beu kish parë ca orthodhoksë më dukeshin tha, allafrënga një ditë para dhe kishin vajturë më konak të Qeverisë, për këtë gjë a jo, nukë e di! Ju i keni bujqërinë orthodhoksë më Myzeqe, këjo punë vjen erë, gjejeni nashti këtë gjë se e humbëm davanë! Kuajve dhe tek Omer Pasha më Fier që i kishte orthodhokstë më të katër antë. Po ai u çudit më keq se nevej, ndaj muarrmë atças me vete Galip Benë dhe krehëm tërë Nahijen, po nukë muartëm vesh gjë prej gjëje! -E po nga qielli nukë erdh’ ata, këtu janë, sokëllinte Sulo Beu sa Galip Beutë më këtë vapë, i ranë djersë të ftohta. 121


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

-Unë ja e gjej, se do i zë tërë kasabatë kush është ky qën bir qëni që do të bëjë këtë gjë, ja plas në vënd! Unë u ktheva në Petoshanj, Galip Beu në Fier, kur pa gëdhirë njeriu nga Sulo Beu më bije haber se i kishte gjeturë ata njerst. Nukë e piva kafenë dotë, po njerst e vrap tek Sulo Beu më Ardenicë. Atje gjej një tufë njers, bujq duketë, që i kishte mbëledhurë po nukë u’a bëje dot për ispat që ishin ata më Vlorë, pa përse, nukë dihej! Vajti dreka dhe ata nukë flisnin ndaj Sulo Beu si pyeti se kë kishin të parnë e tyrej, vuri orthodhokstë e tijë dhe e shtroi në hu bujkun që kishte qënë veshurë dhe allafrënga. Me ç’para do i blinte vakëfet, kurë këta kanë një taborr me çilimiqër e nukë u del as për bukë! Si ikëm nga konaktë dhe u mbodhisëm nja dy sahat për dreke, u këthyhem përsi dhe orthodhokstë e tijë e kishin bërë orthodhoksnë, pulë. Paratë, me të blerë rroba e të tëra j’ua kishin dhënë ata të qishës dhe me që ishin të gjithë fis këta me njëri-jatrinë, të thoshin se i kishin mbëledhur të tërë dhe t’a blijin nga guverna si çiflig të sajnë. Pastaj do t’ja shisin demek qishës më prapa nga halli! Më ranë mua djersë të ftohta dhe nukë ngrihesha dotë nga vëndi se gjunjtë më ishin prerë, kur mora vesh dhe se sa do i blijin. Shumë më tepër nga nevej dhe të tjerëve që halli i kish zënë të tërë nën vete dhe më këtë sahat nuk dojin të dijin më. Prapë te qisha ne, po nukë muartëm asnjë orthodhoksë me vete se atyrej u prishnim punë dhe nevej nukë n’a duheshin. Ndaj folmë uratën përjashta, që u vonua një çikë se u vesh sikur do vente më meshë. -Më ç’qitap është shkruarë uratë këjo që do të blesh vëndë dhe kaqë i zoti je që përngreh orthodhokstë e i vë të blejnë vëndë për hesap të qishës, j’u hakërrye Sulo Beu. Urata u verdh po bënte bè e rrufe për Zotnë e i zuri tërë shënjtortë, që nukë dinte gjë. Tha se po të duhej që zgjerohesh varreza ndonjë herë, do të merrte leje e do blinte vëndë vetëm për këtë gjë me Sulo Benë a kush ishte zot dhe e kish çiflig të tijnë. Kurë i tha Sulo Beu për ata orthodhokstë dhe emërat e tyrej, urata u llois një copë herë dhe si u kujtua tha se njëri nga këta vëllezëri shërbente më qishë dhe nukë mund të bëjë të tillë muhabet, se ky njeri është shërbëtor aty. Po i vëllai ka qënë prapa uratës së madh që kish ardhurë nga Janina. Ai vinte sa herë dhe ishte duketë nga ç’pjegimi copë-copë i uratësë se nukë e pyeste fare atë Dhespotnë, a e kish llafosurë, po njëqind vjet që ky urata këtu ishte një copë prifti që mezi i lidhte ato që kishin ngjarë. -E nga e mori vesh urata nga Janina a nga thua është, se vakëfet e Myzeqesë do 122


HAJREDIN BEJ CAKRANI

shiteshin? Sulo Beu ishte bërë vrer. -Atë j’a thashë unë për vakëfet e muhamedanëve kurë erdhi njëndizë. Nga që besimtartë orthodhoksë andej vërdallë punojnë dhe e dijin nga ata që kujdesohen si m’i thanë mua, j’a ç’jegova të tëra! Po e kanë ndërmënd t’i shesin i marrim nevej për qishën, pa le të mbetën përsi për orthodhokstë. -Urata se s’bën e ka diturë se ishinë për të shiturë vakëfet nga ndonjë hafije a nga peshkopi i Durrësit vetë, që s’lë gjë pa marrë vesh e ujdisurë si këjo punë, hyra unë më muhabet. Ky urata këtu mu duk njëqind vjet tutkun që dinte vetëmë shënjtortë. U pamë më sy me Sulo Benë dhe që të nesërmen u sosmë më Vlorë te Bektash Beu dhe ja’ ç’koqitmë të tëra. Thashë që vinte erë këjo punë, po kaqë të thellë, jo! Pazari ishte i majmë dhe vetëm grekër paguajnë për këtë, ca me andartë, ca me pazare! Do pjekurë Ismail Beu dhe duhet ndarë këjo punë që vakëfet t’i blejë Sulo Beu, se ti dhe unë jemi këtu dhe nukë mundemi dotë. Qoftë të fusë dhe Vrionas që kanë andej çifligjet dhe të mbeten vakëfe, pa ne nukë kanë ç’na duhen. Nukë duhetë t’u shpëtojë llafi, nga që ka dhe të tjerë më pazar, se nukë e dimë sa thellë është bërë muhabeti! Për nja tri-katër ditë më Vlorë përsi dhe poqëm Smail Benë që m’u duk se nukë dij’ gjë fare dhe si n’a dëgjoi, Sulo Benë më shumë. Ai si i ç’pjegonte fill e për pe se ku ishin çifligjet t’onë e të të tjerëve dhe vakëfet ngjiturë e mbyllte muhabetnë se i blejmë ne sa të bëjnë dhe pikë! -E kujt ëshë kjo mëndje Sulejman Bej, se do ishte turpje e madhe që t’i blijit pasuritë e guvernës prapë ju, që po e mbani atë me paratë e floritë tuajë. Qeveria do t’a shikojë këtë punë dhe do t’ju dërgoj haber me Bektash Benë. -Po nevej ja ku jemi, zotrote thua që do shikojmë, u hodha unë, se mbase nukë e di që janë futurë më pazar dhe orthodhokstë nashti! Ismail Beu qeshi me të madhe duke thënë se gjysmit e kabinetitë të krishterë janë, shqipëtartë thoni Hajredin Bej dhe s’e pushonte gaznë. Sulo Beu më pa me inat që më dolli llafi, se prisha aqë punë sa nukë thuhej. Po atijë i ishte ngriturë delli i ballit përpjetë nga inati dhe i tha Smail Beutë se o ai me ata që kishin çifligjet andej do i blijin, o guverna t’i mbajë si pasuri e çifligje të sajë që i takojnë! Po tjatër njeri nd’anë çifligjeve t’onë ama jo, nakatoset puna dhe humbiste filli përsi! Plaku duke qeshurë kurë pa se Sulo Beu nukë luante nga e tija dhe unë isha errur fare, n’a hodhi duartë më qafë, që donte të thosh për së pari se nukë do n’a i prishte, pa Sulo Beu s’pushoi së thëni: Të mos kemi llafe përsi Ismail Bej! 123


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Bektash Beu i kish thënë, kur nevej po bëjim dava me Smail Benë, Abdi Beut ministrit të tijë, se ti jo e jo, po son Excellenceas me shaka nukë duhetë të zërë në gojë konçesionë! Pa le të bëjë llaf për të shiturë vëndë, vakëf a qishë qoftë! Më prapa muartim vesh se nga që Omer Pasha e kishte bërë muhabet me të tijtë punën e vakëfeve, llafi kishte ikurë më Durrës te ajo guvernë që e kish ngriturë a do ngrinte Esat Pasha. Si do që vetë nuk kishte hyrë më duketë dhe ata me Fazil Pashë e Hamit Be Toptanin, Faik Be Konicnë dhe Dervish Be Himën e të tërë kishin bërë namin, më të tëra konsullatat.307 Këjo duketë e pruri punënë më atë sahat që nuk e zë dotë më gojë. Më keq s’bëhej dotë më, se të Mëdhenjtë si po vejin punët, do n’a i bëjin dhe ne si grekërve qëkurë. Se nuk janë të zot për të bërë mbretëri, dhe fap, j’a prunë një mbret gjermën, atë që do i dërgonte kartë im gjysh Veis beu me parinë e kazave, t’i ndihmojë. Kishim shpresë se Ismail Beu, i regjur më punët e Stambollit e Bullgarisë e ku nuk kish qënë, të bënte një copë detyre për këtë vatanë ku kish lerë, pa ish rritur Stambollit. Po as ai nuk n’a kish njohur mirë, ose i mori për sejmenë308ata që e rrethojin dhe vonë e kupëtoji, po vakti kish ikur dhe hataja ish bërë. Se të lozësh me vatanë më kohën më të ligë, o duhetë t’ja kesh pasurë me shejtanllëk që sefte, o të ka qorruarë Perëndia përsizaj! Ç’e zgjas, j’a e dinte Bektashi se ç’punë e ç’fuqi kish kjo guvernë, j’a s’e dij njeri më këtë dynja! Se im vëlla, mua më ç’koqiti probleme du tresor. 309 S’po druan hiç për paratë që duhen dhe për ç’do gjë që kishin kërkuar ato, po paratë ikin si ujtë. Si do që ne nuk kishim pasur a kishim ndonjë hall, i vetmi hall ishte vatani, që me gjithë atë mundim, më duket po e humbnim. Ç’do gjë mund të bëjë vaki me t’im vëlla, po për punë vatani nuk flet dot me të! Mund t’a çosh të vdesë për të, po për i drejtë e t’ja hedhë ndonjë, jo! -Këta i vënë vetë ylefetë, shkruajnë e vulos e më vinë me ca copa kartëra e defterësh 307“Faik

bej Konica, Fazil pashë Toptani dhe Dervish Hima i kanë bërë një kritikë të ashpër veprimit të Ismail Qemal Beut para meje dhe kolegut Italian. Ata kritikojnë despotizmin e Ismail Qemalit, duke e konsideruar një veprim ilegal (unë besoj të drejtë) akordimin e konçesioneve dhe sidomos qëllimin e tij për të shitur pasuritë vakëfnore në Myzeqe. Të gjitha këto ia kanë vështirësuar pozitën atij dhe ata besojnë se pakënaqësia në Toskëri po merr nga dita në ditë përmasa më të mëdha”.(HHStA, PA, Letër e konsullit austriak në Durrës për Berchtold, 26.07.1913) 308Sejmenë - ushtar truprojë (turq), këtu-servilë. 309Problemin e thesarit (frëng).

124


HAJREDIN BEJ CAKRANI

dhe vetëm para kërkojnë. Ismail Beut j’a kam thënë sa herë, po ai, o më duket i pafuqi, o s’kish parë ç’bëhej këtu e as i njeh, pa i vë nëpër ca vënde,310që ai e di. Pa ndonjë gjë për shkollnë, a ndonjë gjë për udhënë, s’bëhet llaf fare! Dhe po n’a mori lumi, ata vetëm të krekosen dinë, po që të vejë në det, unë nukë kam vdekur akoma! Ç’të jetë nisur, të bitiset nga të Mëdhenjtë, j’a të vidhiset j’a të ujdiset! Kemi vitra që i kemi varur torbën punës t’onë, me çifligje e pasuri, se o bëhet sot, o u përmbysmë, e kur bëhet fjala për vatanë, ti e di, s’pyes për njeri më dynja! .

Konçesioni i Qeverisë së Vlorës

Që pa e filluar këtë punë Ismail Beu e kish pjekurë tim vëlla dhe j’a kish hedhurë si fillim anës-anës. Si nukë kish më ç’ti thosh më, u shtrëngua t’i thotë më në fund atë që po gatuanin ato ditë, se me këtë lidhesh puna e parave të Qeverisë më ç’do anë. -Të ç’lirohesh Bektash Bej dhe ti, se një bankë si e kanë ata andej, do t’a bëjmë doemos! -Po me ç’para e kapitale do t’a ngrëmë Ismail Bej, se ti e di si po kripemi?! Të gjithë duan ylefenë e nëpër kafe e bëjnë atë punë që e ka emërin, pa po për parà j’u qan syri! -E di Bektash Bej, po unë kam mejtuar të mos e hapim ne, po të j’a japim Nemses a Italisë 311që kemi aty afër, se ti e di, që ne nuk i kemi takatnë. T’i vënë ata hë për hë, pastaj do ujdisemi. Do marrën një si përqindje dhe nevej t’i vëmë gjërat më vënd, se mbetmë n’a këtë baçë me ullinj e nëm këtë merá për bagëti! Këjo do i ujdisë të tëra e le të mbëledhë dhe ato lira që vijnë nga deti, se ne i mblodhmë e u bëmë çirak, nuk e sheh?! Këjo ish si punë shakaje mu duk, njëqind vjet! -Me që po bëjmë shaka, zotëria juaj kryeministër a Ismail Bej qysh të të flas, në më lejohet të bëj një pyetje? Mirë që do vënë paratë ata, po ne kë do lëmë peng 310Këtu

- poste delikate në administratë. për ngritjen e një banke kombëtare, figuron privatisht mes qeverisë së përkohshmë të Vlorës dhe “Weinner Bank-Verein” e “Banca Comerciale Italiana, Milano”, prandaj kundërshtohet me forcë nga atdhetarët shqiptarë për arsye se shfaqet e njëanshme dhe nuk është është në marrveshje mes Fuqive të Mëdha, të cilat duhet të kqyrnin dhe të drejtonin çdo zhvillim të shtetit të ri shqiptar; “Prandaj Shqipëtarë mendoni rrezikun e atdheut dhe protestoni siç duhet kundër kësaj Banke, të cilën s’ka të drejtë Qeveria e Vlorës të themelonjë. Protestoni kundra kësaj Banke të cilën as njonjë fuqi e madhe nuku e dëshiron, aqë më shumë Italia dhe Austria q’u përpoqnë aqë shumë për Shqipërinë”. (Mihal Grameno,“Çojuni Shqipëtarë”, “Shqipëria e Re” dhe “Atdheu” Kostancë, 26, Vjeshtë II, 1913) 311Marrveshja

125


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Ismail Bej, sarajet e Xhemil Beut me gjithë avlli,312se Syreja Beu i ka më vete! Edhe s’më qeshej, tha im vëlla Bektashi, po dhe shakatë për nevej ishin, se të thonë pastaj nursëz,313ndaj e vura buzën në gas. Këto Ismail Bej, pa e bërë hesapnë se mo i marrin si ç’e kanë zënë grekërit gjer më Vjosë vëndë, dhe ikën dhe sarajet dhe çifligu im!314 Unë jam ca si plak për romuzet e tua, Bektash Bej! Ismail Beu e kish me gjithë mënd dhe mua m’u err dynjaja, kaqë m’u desh kur flit më kurriz të vatanit, tha Bektash Beu. -Po je dhe ca si i ri zotrote Ismail Bej, që të pleksesh në pazar me vatanë e t’a lësh në kumar, i thonë kësaj! Pa ma ç’pjego vezir, 315 se qysh do marrim paratë e do lëmë peng vëndë, që kemi akoma varret e njomë të luftërave që s’kanë të pushuar?! S’e kuptuaç pa sinuartë të bëjmë pazar me vatanë, kur ne nuk kemi as sovranë e që të Mëdhenjtë na njohin si një copë guvernë kazaje,316qysh do bëjmë shaka à faire des concessions? 317 Qysh do t’a shesim pa e marrë akoma, pa për t’a 312Avlli

- oborr (turq). Shtëpia ku ka lindur vetë Ismail Qemali, që në këtë kohë ishin dhe quheshin sarajet e Xhemil bej Vlorës. 313Nursëz- i vrazhdë (turq). 314Bektash Cakrani posedon në këtë kohë midis çifligjeve të shumtë edhe atë të Fierzës (vënd afër Mifolit dhe lumit Vjosë, nga ana e Vlorës) gatishmëria e madhe për të mbuluar financiarisht Qeverinë e Vlorës, vjen dhe nga fakti se janë të shumta të ardhurat nga posedimi i pronave e çifligjeve të tyre: “50.000 tra buoi e pecore (nga buajt tek delet), 173.000 olivi (ullinj), 80.000 ettari di terreno coltivabile (hektarë toke të kultivuar)”, (Gazeta “Oggi” 21.3 1984). 315Vezir-kryeministër (turq). Anatemim për pozitën e dikurshme si shef i kabinetit të Mit’had Pashës, pra si ëndërr për pushtet. 316 Guvernë kazaje – qeveri lokale. “Në atë Memorandum midis shumë pikavet ishte ajo pikë që intereson fatin e Shqiperisë, do me thënë i theshnim Qeverisë Shqipëtare, që ajo nuku ka të drejtë të apë konçesione (imtiare) pa ardhurë princi dhe pa u formuar Shqipëria si shtet. Se me arësye një Qeveri e përtanishme nuku mun’ të apë konçesione kurë ajo nuk përfaqëson gjithë kombin shqipëtar, por vetëm qytetin e Vlonës.Neve që kemi lëvduar atë Qeveri për shërbimin q’i pruri atdheut kur në mes të rrezikut ngriti flamurin kombëtar, po jo të a lëvdojmë dhe tani kur kërkon të hedhë Shqipërinë në një zgjedhë të re dhe më të rrezikshme!”(Mihal Grameno, “Shqipëria e Re” dhe “Atdheu” vepër e cituar, 26, Vjeshtë II, 1913) 317Të japim me konçesion (frëngj).“Pyesim pra me ç’të drejtë pesë shpirtë lidhin Shqipërinë për duar edhe këmbë? Kush u ka dhënë lënjë që të bëjnë ç’të duan? Pandehin se Shqipëria është çifligu i zotërisë së tynë? Jo kurrë! Shqipëria është e shqipëtarëvet, dhe vetëm atë herë kur të lirohet e të organizohet si shtet, mund të apëm konçesione dhe jo sot që Qeveria është si një komitet! Pastaj këta zotërinj hidhen me vrap në Banka kur nuk u kanë haber sa bëjnë katër e katër? Kur na duall këta zotërinj financierë? Zotëri e tyre nuk kanë u ditur hesapin e shtëpive të

126


HAJREDIN BEJ CAKRANI

gëzuar me këtë mëndje Mit’hat Pashë,318duket dielli që kur len! -Unë nuk jam Mit’hat Pasha, po Ismail Bej Vlora, po ty s’ti marr për të keq këto llafe, si do që janë plumb të rënda, se sa ty kam djemtë e mij dhe e di që s’ja do të lignë vatanit! Gjithë dynjaja është ujdi, Bektash Bej e këjo është ujdi që do n’a nxjerri nga halli madh që na ka zënë! Ata vijnë nga fuqitë që n’a kanë ndihurë sa s’bëhetë, ndaj pse të mos të lëmë aty si fillim Çifligjet Sulltanie që shkojnë nashti për hesap të shtetit të ri?! Pa ç’do njeri më mirë i bije të marrë më një bankë para, se me fajde, që e dinë sa janë! -Po qysh do marrin para më bankë e pastaj të lënë peng vëndë, për pesë a gjashtë muajë, jo pesëdhjetë vjetë e ke të shiturë vatanë! Se ne jemi qorra e s’i dimë që i mbetnë bankës osmanllije këta miljona e miljona groshë e lira, po nga ata u ç’këputmë, ikën e vajtnë ato! Po nga këta qysh do ç’këputesh, se i fole vetë Ismail Bej?! Po nashti vezir më emër të kujt do hedhësh firmë, se ti e di që të kanë lënë një copë herë më këtë vënd rrëmullë sa të vijë sovranë, edhe ai të merret vesh mbretëri me mbretëri! Pa zotrote gjithë ymrin andej e shkon për bukuri, ja zotrote ike, si ke bërë gjithënjë, po nevej këtu?!319 Apo ato që kemi lënë pengë një të shiturë i bëjnë ata dhe n’a rroftë që po lëftojmë me grekër e sërbë, se këtë radhë i vumë vetë në qoshe! Vatani nukë tyre jo të një shtetit! Kësaj i thonë Bankë e jo Pilaf e Muhalebi !!!” (Mihal Grameno,po aty) 318 Mes akuzave që iu bënë Vezirit të Madh, Mit’had Pashës, ishte dhe ajo e prapaskenave të pazareve që bënte me territoret e Perandorisë Osmane, problemet e tilla në luftën ruso-osmane, veçanërisht admirimin e hapur ndaj Britanisë, sistemit dhe liderëve të saj, ndaj të cilit ishte njohës i shkëlqyer. Ai njihet si pjesmarrës në organizatat e tyre të masonike, ku dhe Ismail Qemali thuhet se ka bërë pjesë, por duke pasur besim në këto lloj njohjesh me britanikët, duhet pranuar se kjo rezultoi mjaft negativisht për ne, përfshi këtu dhe misionet e ndërmarra për llogari të shteteve fqinjë. 319 Pena atdhetare e Fishtës reagon për këtë periudhë tejet delikate të 1913; Me gjasë, s’çan kryet shqiptari për komb t’vet, As pse Shqipnia n’veti u ba sot shtet, Pse e sheh se veç atje, ku xixllon ari, Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget, Si Krishtin shiti Juda Iskariotë, Drue, Atdheu ndër ne po shitet për një zallotë.. (zallotë-monedhë turke me vlerë të ulët) Thue edhe për ta ndokujt di t’i hijë çuda, (do të çuditet) Kur them, se nuk janë tjetër, veçse Juda?.. (Gj.Fishta, Mrizi i Zanave, 28 Nanduer 1913, fq. 36)

127


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

është ngjallurë akoma e s’ka sinuartë e tijë, zotrote thua pari perdant!320 Këjo, i thashë, seule aventure ne peut pas etre 321dhe po qè, për tjatër emër, kaqë gjë mund t’a gjejë vetë Votre Excellence. 322 Pa po e do dhe t’a them, e ka emërin tradhëti! Vuri buznë më gas nga zori dhe se ç’doj të më thuaj, po nuk e tha. Kaqë gur i madh u lëçua e më zu nën vete, tha im vëlla Bektashi, pa atij fët i erdh’ arabaja dhe e mori. -Pse kështu u bëka pazar, si më ndonjë sokak të Stambollit dhe i vajç plakut prapë, më tha im vëlla. Ismail Beu m’u duk si i lodhurë e më ç’koqiti ca gjëra, që nuk m’u dukën si hamëndje, po që e kishte ndarë mëndjen, s’bëhej llaf fare! S’kemi ç’bëjmë Bektash Bej, e di meraknë tënd, po n’a duhet de donner la concession, se jemi më hall të madh e kështu mbase dalim nga këjo hata që na ka zënë. Pa dhe t’a xhvillojmë këtë copë vënd, se ti nukë do mbetesh jet’ e mot me nevej e këta t’a bëjnë këtë gjë e le të kenë fitimnë e tyrej, ne t’onën! -Po i muartën të tëra më dorë ata, ç’duhetë Votre Excellence më përsizaj, se guvernat për të nikoqirepsurë ato para janë! Njëlloj si i zoti që mban shtëpinë, po ka shtëpi dè, e jo t’a fillojë me borxhe e të lërë udhëve çilimiqtë, pa shtëpisë i ka dalë flaka! Unë ngul këmbë që zotrote Bejeffendi të mos j’a bëç këtij vatani këtë, se nukë e ka hak them unë këtu brënda. Po e ka bërë hak më sytë e njërit që vjen nga Qabeja dhe zotrote sytë s’të gënjejnë, t’ja bëç që ç’ke me të! -Bektash Bej do lirohemi goxha, këjo është tamëm pamvarësi e vërtetë e jo ajo copë kartë, që të vërtetën n’a pruri më këtë sahat! Si do që të shumën e kohës isha më krah të Xhelal Skraparit e lëftoj me grekër, sa herë që vij e takoj t’im vëlla Bektashin mbi dy a tri herë e gjej Ismail Benë me tjatër mendje. Po s’të lij’ dhe Bektashi, kur ta pjekësh, duhet t’i thuaç, si e do protokolli, zotrote a kryeministër, po unë j’a preva me të qeshur: -Ai është kryeministri yt, jo imi, ne pleqësia jemi më të mëdhenj si rang e j’u japim mëndje. U poqmë dhe i thashë se, po ikën kjo punë në fill të perit e po ramë, na mori lumi, po ai ngul këmbë të vej të Evropi për sinuarët. -Ismail Bej, ne s’na pruri njeri këtu, erdhëm vetë, se ti e di që i kemi të ngrehura të gjitha, me kohë e me vakt! Po ky vatani qënka njëmijë 320Ta

humbasim në bast - frëngj. aventurë nuk mund të jetë (frëngj). Këmbëngulja e Ismail Qemalit për të dhënë me konçesione në një periudhë delikate nga një qeveri provizore e bën drejtorin e thesarit ta akuzojë atë më tej për tradhëti. 322Shkëlqesia Juaj (frëngj). 321Vetëm

128


HAJREDIN BEJ CAKRANI

herë më i madh, se beja që kemi bërë për të! Ky n’a ka bërë të mirë a të liq, a jemi bërë gjetiu,323s’e di, se kështu si po ngjet, mua më ngjan se po vidhiset, jo po ujdiset! Esat Pashai s’do, kurrë mos dashtë, ne duhet t’a zgjidhim këtë punë dhe pa të. Toptanajt e tjerë, ti e di, i kemi me vete. E dimë dhe që s’mund të bëhesh katërqint copë, edhe Evropit edhe këtu, por po u’a lamë vatanin mbretërive, kush e di ç’udhë merr, pa i bie pastaj të jemi të shuar e vetë s’bëjmë dot as një gjë. -Bektash Bej, ç’i thua ti Hajredin Beut, për këto? dhe nuk m’i ngriti sytë. -Po fjaloset me ty Ismail Bej, unë ylefenë j’a kam dhënë! Më këtë muhabet e pashë që s’ndreqej gjë dhe xhevapi me qesëndi i Bektash Beut për nevej, që në të vërtetë lamë tërë paratë e çifligjeve aty, më dëftoi se punët kishin ikur shumë larg. -Po u ndamë si zoqt’ e korbit, vjen qyqja e bën folè, pa me Esat Pashën nuk llafosesh dotë, ju e dini, po këjo punë nashti është në dorë të Zotit. Këto dukeshin në të parë llafetë paqme plaku a këshilla si në përrallë, po paskeshin paturë brënda tjatër gjë. Pasi kishin fshirë të tërë Çifligjet Sulltanie për hesap të tyrej, kishin bërë në jetë të japin më vonë me konçesion sqelët e Vlorësë, Durrësitë, që e bëri më prapa armik me Esat Pashnë. Me Shën Gjinë e të tërë do i jip’, pa rroftë sebepi dhe do bëjin një tram si ata të Evropit që të shkojë buzës’ e detit, kurë Vlora mbaron prapa sarajeve të Vlorajve e këtej për sqelë gjer’ më xhaminë Murad. Pa tutje më det ishte mijë vjet e jo sotë moçali dhe tok me të e ngulurë që ahere, Perandorijë e kunupeve. Ndaj këjo bëri që të përpiqeshin aqë fort me nevej dhe sidomos me Bektash Benë që u tret prapa kësaj guverne tok me ne të tërë. Po ajo që do bëjin më prapa nuk na i priste dot fiqiri jo nevej, po asnjëri më dynja! Dufi edhe mund të dukej aty-këtu, po se ç’po gatuajin nën rrogoz dhe që këto do t’i rëndojin kaqë shumë këtij vatani, nukë e kupëton asnjëherë kur je me të drejtën!

323 Është

i çuditshëm anatemimi që i bën autori Ismail Bej Vlorës, pasi duke e njohur thellë, qysh nga koha që ishte student ushtarak në Stamboll, kur Ismail Qemali ishte shef i Kabinetit të Mid’hat Pashës, Vezir i Madh (1876-1877), ndërsa krahu atdhetar që udhëhiqej nga Abdyl Frashëri (katër vjet e gjysmë është më i vogël I.Qemali nga A.Frashëri), në shek XIX ka një veprimtari kryekëput të ndryshme në raport me atdheun.

129


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Kjo ishte mangut, që të flasë dhe Esat Pashnë, 324 që të zgjidh’ ministrinë që do, e vetë të vejë te konakët e Imer Agait, pa po ai nuk erdhi më dhe më vonë formoi një si punë pleqësie, më Durrës e kazatë rrotull, që i kish nën hyqëm. Këto me sebepin se guvernën e Vlorës, nuk e duan të Mëdhenjtë, pse të mos bëj dhe një tjatër unë, la concurrence course. 325 E sido që ndodhi kjo, Ismail Beu e kish frikën te Esat Pasha, që kish fuqi të madhe më ato anë. Vepëra e Esat Pashës dukej që përtej që mbante erë, po duket se vetëm ai më një krah, e ne të tërë më krahë tjatër, u duk që nuk j’a dilnim dot. Të Mëdhenjtë po mbodhiseshin që ne të mos ishim hazër për sinuartë e Jugës sidomos, ndaj më keq s’bëhej dotë! Grekërit, si e panë që po n’a njihnin të tërë e s’po j’a dilnin dotë me luftë, muartën ca të tyrej njers, që e mbajin veten për të parë. Por të vërtetën, ishin ushtarë të tyrej e vëndosnë të kërkohin më vete, kazanë në Jug e më krah të Himarës. Të Mëdhenjëve u qe thënë nga grekërit, se pa u vënë sinuartë, këjo kaza duhej të dil më vete dhe s’do përzihej, as me grekëri, e as me ne, guvernën e Vlorës. Po t’a kishim bërë ashtu copa-copa vatanin si qëmoti prusjantë, që u flit plaku gjermën Bismarck e s’e dëgjojin që princërit të bashkoheshin,326po për nevej një pëllëmbë vënd i yni e po n’a ikte nga duartë! Shqipëtarë të parisë e të tjerë që ishin më shërbim në Tyrqi, kishin fituar ofiqe dhe kishin bërë pasuri, se kishin bërë zap kombe të tjerë, po tek ai i tyre, po hanin njëri-jatrin. Hataja s’ja priste hatasë dhe duhej të kishe, shtatë kokë e njëqind mëndje t’ua dilje. Të ikënin lot nga marazi kur e mejton, po kështu qënka e thënë e kështu të jemi ne shqipëtartë, të mirët e dynjasë e të ligjtë e vatanit të tyre. 324Qeveria

e Vlorës fton Esad Pashë Toptanin, për pjesmarrje në të, por ai për me qënë se ishte ushtarak, kërkoi Ministrinë e Luftës, të cilën e kish një atdhetar dhe njëkohësisht gjeneral Mehmet Pashë Dërralla, njohur qysh nga Lidhja e Prizrenit, prandaj për këtë arsye i dhanë Ministrinë e Brëndëshme, të Myfit Libohovës. Interesante shfaqet situata kur Esad Pasha do të bujtëte tek motra e tij, nëna e Xhemil bej Vlorës, që ishte njëkohësisht dhe nipi i Ismail Qemalit i cili banonte aty, tek sarajet e Xhemil bej Vlores, ku dhe kish lindur. Me ardhjen e Esad Pashës, Ismail Qemali largohet nga sarajet e Xhemil Beut dhe strehohet në shtëpinë e Ymer Radhimës pranë shkollës së Muradies. 325Gara konkurence (frëngj). 326 Krahasimi me formimin e shtetit gjerman nga Otto von Bismarck, duket i skajshëm, por tregon jo vetëm njohuritë thella të autorit për ngjarjet botërore, por dhe një apel i madh për vëndasit e tij, që megjithse vonë, shfaqin paaftësinë në ngritjen e shtetit.

130


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Esat Pashnë nuk e kam pjekurë, se kur erdhi më Vlorë ai unë isha i zënë me Jugën, po të them të vërtetën Ismail Benë dhe në bojë327dhe në tabijate,328ish për atë punë, dhipllomat dhe njeri i mënçëm, për mua. Këtë t’a dëftente që më të parë, po edhe kur flit me zë të shtruarë e të jip mëndje, sa të habiste se qysh i kish ujdisurë llafet më atë Parllament rrëmulle më Stamboll. Pa që të haej me llafe e sherre sa t’ja hiqte me pëllëmbë Dervish Beu plakut e që rroftë Hasan Beu që u gjënd e i dha xhevapnë, nuk ka mëndje t’a lloisë!329 Të gjithë e kishim këtë mejtim që më klubin “Labëri” kur dukej rrallë, po se qysh e ç’faqin mënçurinë ndaj vatanit këta njers më kohën që ai i kërkoi, e dinë ata një dhe vatani që e heq në kurriz, dy! Pa qysh e ç’faqën me njers e me ata që i quajin qëkurë miq, këtë vetëm një Zot e di! Thonë që ata maletë prej akulli që shetisin atyrej deteve të ftohtë, rrënjët a të shumën e tyrej e kanë poshtë e që s’ka Zot që ta shohi dotë. Ai se ç’kish në të parë si një njeri allasoj,330pa allaturk me mjekërr të bardhë kur ish me feste e me t’a hequr atë, dukej njëqind vjet tjatër njeri, allafrënga! Se të gjithë si nën Tyrqi dhe këtej, mbajin mustaqe, se edhe Evropi kështu ishte e të rrallë ishin ata alla romana të rruar, ku herë-herë bëja pjesë dhe unë. Ismail Beu po korrte ato llafet, para e pas kafesë që i kemi bërë ç’do minutë, kondra njëri tjetrit. Po këtu nuk duronte dotë më puna, se ai 327Këtu

- pamje - sjellje, zakone (turq). 329Konflikti në Parlamentin e tejmbushur osman nga kombe në të tre kontinentet mes Ismail Qemalit dhe një deputeti, Dervish Beu, ka bërë që ky i fundit ti jetë përgjigjur dhunshëm e brutalisht I.Qemalit. Vetëm ndërhyrja e Hasan Prishtinës i bëri të qartë agresorit se po të kërkonte konflikt mund të ndeshej me Prishtinën vetë, madje në duel, jo të sillej kështu me një deputet që nuk ishte mosha e tij. Kjo ngjarje zemëroi mbarë opinionin shqiptar duke protestuar në shtyp: “Siç dihet në Parlament bisedoheshe buxheti edhe duke marrë fjalë zoti Ismail Qemal Beu kritikojti Qeverinë për udhëhekurtin e Bagdatit. Kjo kritikë zëmërojti vezirin e madh dhe dhe zuri për dore folsin kur Dervish Beu, deputeti i Serejit e goditi në surat. Kjo ngjarje pikëlloi gjithë Parlamenti me qënë së zoti Ismail Qemali nderon gjithë mbretërinë ottomane, me ndjenjat e tij të larta për një diplomat”.(Gazeta “Koha” Korçë, nr. 5, V,I, 3 mars 1911)..“..janë egërsuarë shqipëtarët kudo, po më tepër në vilajet të Janinës për dackën q’i ra depytet i Serezit depytetit tënë Ismail Qemal Beut brënda në parlament. Për këtë shkak bënë protestime mjaft, se kjo shuplakë është për tërë kombin shqiptar e për tërë Shqipërinë”.(Gazeta “Liri e Shqipërisë”, Sofje, nr. 3, V, I, 31, mars 1911) 330Këtu - i çuditshëm 328Tabijat

131


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

njeri që kish udhëhequr, sido qoftë në vëndet ku e kish çuar Tyrqia të ngit’331një vapor, nashti po mbytej në një sandalle.332 Këto bëma, që ai i pranonte si zgjidhje nga ata që i rrinë afër e i fryjnë në vesh e çuan më qorrsokak, se shqipëtari nuk e mban fajin për vete kurrë, po e degdis gjetkë! Që më 908 e këtej dëgjoja në Berat se më Vlorë kishin bërë kartë më hyqymet për një çetë kusarësh me Sali kapedanë,333që j’u binte më qafë e vidh’ çfarë t’i gjejnë miletit. Pa kishin marrë dhe njers peng e nga Janina kishin dërguar qëkur taborrë, po s‘i zu, që s’i zu dot! Po nashti ishin bërë e tundeshin si therorë më ç’do vënd e një të marrë qeveria e i kish vënë të ruajin vëndë. Këto po i thashë, po ku rrijin dotë ata e t’a harrojin zanatnë? Gjer ahere ishin habitur gjithë njerëzia, se si e qysh e zuri vëndë ajo çetë. Po kur shih’ që s’rrinë rehat njerst e tyrej, se se linin dot zanatnë ujku qimen këmben, vajtnë mileti e bënë kartë. Si e qysh, unë nuk e di, po për të qënë rehat qeveria nja dy kusarë të kësaj çete, i huadh jashtë Vlore, më anët t’onë në Mallakastrë. Po as andej ata se lanë zanatnë, kështu mileti e njerëzia bënë hazër ca vetë dhe drejt e më qeveri, në Vlorë. Ismail Beu si më krye që ish e duhej t’i sqaronte, si gjithënjë ishte përjashta, për sinuartë. Sebepi ishte ky, pa duajn’ të bëhin atë që bënë! Nga Qeveria e Vlorës, kur im vëlla Bektashi ishte vetë aty më Vlorë, ngrihet e vjen një njeri, një gjirokastrit më duket se ish, më Fierzë,334më çiflig të Bektashit e që thotë se ish dërguar nga Qeveria. 331Ngas,

këtu – udhëheq, drejton. - varkë e vogël peshkimi. 333Ismail Qemali dhe Qeveria e Vlorës, përveç armës së xhandërmarisë, morën për mbrojtjen e rendit, çetën e Sali Muratit (Vranishtit): “Mirëpo kjo bandë kusarësh.. një ditë rrëmbeu djalin 16 vjeçar të njërit prej krerëve të fshatit të Nartës dhe kërkoi 2000 napolona ar për lirimin e tij..Duhet thënë se ajo as u kap, as u asgjesua ndonjëherë dhe mbijetoi.. deri në vitin 1912, kur befas u shndërrua në një çetë politike “atdhetare”, paçka se gjatë shtatë vjetëve të veprimtarisë së saj, kishte kryer krime që meritonin litarin. Për mirënjohje ndaj “therorizmit” të saj atdhetar, Qeveria e Përkohshme e ngarkoi me ruajtjen e qytetit. Kur një ditë e pyeta se ç’bënte kështu, ai (S.Vranishti) më tha: “Zot! Të të jetë trim është detyrë, ndërsa të bëjë plaçkë është e drejtë e luftëtarit!”(Eqrem bej Vlora, vepër e cituar, fq. 184-185) Duhet thënë se kjo çetë i qëndroi pranë me besnikëri Ismail Qemalit deri në momentet e fundit të qëndrimit të tij në Vlorë, ku ai për arsyet që dihen u detyrua të largohej. Kreu i saj Sali Murati (Vranishti) i tha: “Po tani qysh do të bëjmë Ismail Bej? Unë do bëhem derr dhe do të marrë malë, ti peshk e dil matanë!” 334Fierzë - vënd afër Mifolit e Vjosës 332Sandall

132


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Paskëshin marrë një kartë atje për Bektash Benë e se nashti shteti i ri do shohë sa çifligje janë të këtij e sa të atij, ku janë sinuartë. Se llafi paskej vajtur që ne paskeshin zaptuar fusha e merá, e që nashti, këto i duhen Qeverisë se Vlorësë. Abedin Agai, kështu e quajin më duket, i tha qehajait këto dhe si temerrut 335 kërkoi t’i tregojin këtë e atë çiflig. Po qehajai i tha se sa të çonte kuajtë ngarkuar me misër me kafsharin që kishte me vete, kështu nuk bridhen më këmbë, i dinë sinuartë dhe bujqit vetë, kaqë gjë ishte kollajë! -Të hysh më çiflig të botës, qoftë nga Qeveria, mbase Bektash Beu është plot me punë, pa po një nga vëllezëria të paktën të jetë, kështu nukë të lë dotë, se për të bërë hije jam unë këtu e nashti më beharë?! Ai i kishte kërkuar pastaj kartërat se do t’a shohë qeveria nashti se sa çifligje, fushë e mera kini, se nga këta bujq vijnë llafetë më Vlorë, nuk vijnë nga qielli! Qehajai, që s’kish haber nga kartërat, j’a nxjerr ato të Tyrqisë dhe i thotë që mos n’a çudini, se Bektash Benë e kini ditë natë e kaqë vitra aty në Vlorë! U vërdallis duke parë atë e këtë ugar me defter, sa njerst që kish me vete u mërzitnë atje tej. -Po ç’kanë thënë e kush n’a qënka ankuarë, se ketej bujqëria i mbjellnë e i korrnë vetë dhe të partë marrin ata, dhe si bëri me dorë nga kuajtë me misër, i bëri shënjë kafsharit të ikëtë. -Bektash Beu i ka çifligjet e tijë dhe ne n’a ka lënë me mall e gjë, kuaj e të tëra dhe bëri hazër kalnë e tijë. Kujt i dëften kuajt që lë e merr ti, Qeverisë që s’pyet për ty e jo për t’a dhe t’i merr fare?! Të hysh më çifligje të tjatrit nuk bëhetë llaf Aga, se i bije të më tundëç këmbtë më shtëpi time i thonë kësaj! -Ku merr vesh ti, Qeveria do marrë fushë e merá se i duhen, si qëkur na paskeshin bërë frëngjtë, 336 po ti qënke një gëdhë, ku kupëton ti nga këto?! -Kaqë gjë e kupëtova, i thotë qehajai, që ja ku janë të gjitha e si e qysh do e bëni, më mirë llafos me Bektash Benë, po unë që t’u duka gëdhë, këtë ç’e pate? Abedin Agai u bërriti njerësve të tijë t’ja merrin kuajtë e qehajait.337 Se ç’kish thënë dhe ca 335Temerrut

- i përzgjedhur (turq). Këtu ka kuptimin fuqiplotë, pasi ishte i dërguar i qeverisë. 336Duket se bëhet fjalë e analogji për revolucioni francez. 337Varianti i KNK-së, bazuar në të dhënat e xhandërmarisë e qeverisë shqiptare shfaqet disi ndryshe në raport, në karahasim me opsionin e autorit, por me shkak final, të njëjtë: “Mbi këtë krim asnjë dyshim nuk më duket i mundur. Bindja ime është krijuar: Abedin Agai është vrarë nga Hasani (qehajai-red), përgjatë një prej grindjeve aq të shpeshta në Shqipëri dhe për këtë motiv të kotë të rrëmbimit të një pele.”(AMAE, Raporti KNK-së Vlorë,19.11.1913, Krajewski ministrit të jashtëm Pichon, Paris, Nr. 113, R 0357)

133


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

llafe të tjera gjirokastriti, që e mbushnë kupën dhe ky i pamënti, gjeti vaktin dhe j’a shkrepi me kobure. 338 Kurë panë Abedin Aganë në dhè, ata hapnë zjarr dhe qëlluanë e vranë atças njerinë e qehajait me gjithë kafshnë e ngarkuarë. Vetë ky, si do që qëllonte ata, shpëtoi më qime e plumbatë i vejin një shtëpie aty afër. Ai u ç’duk atças, ca thonë më Cakran të piqte ndonjë nga vëllazëria se Bektash Beu vetë ishte më Vlorë. Po as ai mavria që u vra nukë e kish kupëtuar ku dhe pse e dërguan aty dhe as ky nuk e kupëtoi se i ishte futurë shejtani në mëndje dhe na pruri aqë andralla sa s’thuhen! Ishte ujdisurë aqë mirë, sa nukë dërguanë njeri nga Vlora që ishte as dy sahat kaluarë, po i dërguanë Bilal Agait të xhandarmërisë tek Omer Pasha më Fier të vinte. Si erdhnë dhe panë të dy të vrartë, duketë nukë gjejin dotë atë që e bëri, se ai morri arratinë dhe u sos më prapa më antë e Leskovikut. J’a prunë më shteg, si e kishin sajdisurë këtë punë dhe j’a lanë më derë Vlorësë t’a gjejë atë që bëri zararnë. Ata që e ndiq këtë punë e që e dijin mirë se kur Ismail Beu nuk ish aty, nxuarrnë helm nga inati, duke prurë atças detachement favorite 339në emër të qeverisë më çiflig të Bektashit më Fierzë. Si nuk e gjetnë atë që bëri zararnë, bënë-ç’bënë dhe muartën udhnë për vajturë në Mallakastrë, se ishte hazër dhe ajo puna e kusarëve që kishin zënë e që këta të kësaj çete, s’i njih fare demek! S’do mënd guverna nukë mund të binte vlonjatë, po nis Hysni Aganë me gjithë njerst, po dhe ky në mos i kish të tërë, i kishte nakatosur me vlonjatë. Këtë herë Hysni Agai si i atyre anëve printe, e të tjertë prapa. E mbajtnë frymën për në Cakran dhe si s’panë njeri nga ne, se Sulo Beu më Amet Bejas, Sabriu më Gorishovë, pa unë vetë isha në çifligun t’im në Petoshanj, kur më vjen haberi dhe u nisa mevrap me njers e me kuaj dhe vajç më Cakran. Kështu që po lloisesha që udhës se që këtej do e fillonte punën qeveria dhe gjeti nevej. Nuk ka 338Po

ti referohemi autorit “..qeveria do marrë fushë e merá, se i duhen, si qëkur na paskeshin bërë frëngjtë..”pavarësisht nga modeli që ndjek ajo, del si një shtetëzim i “pastër”. Por raporti i konsullit austriak në Vlorë Lejhanec në shtator 1913, dërguar Vjenës zyrtare “..bejlerë e agallarë.. si pronarë tokash..në vëndimet e Ismail Qemalit dhe të Qeverisë së Vlorës shikonin edhe rrezikun e zvogëlimit të pronave të tyre ” është fare i qartë. Mos bëhet fjalë për tipe shtetëzimesh që u aplikuan pesë vjet më pas në Rusi nga Lenini për krijimin në praktikë të të parit shtet totalitar në histori?! Vështirë të thuhet kjo gjë, por veprimtaria e paqartë dhe plot veprime të dyshimta gjatë 1913 shumfishuan braktisjet ndaj kësaj qeverie. 339Çetën e preferuar (frëngj).

134


HAJREDIN BEJ CAKRANI

njeri më dynja që të jetë përpjekur sa s’mund për të si nevej dhe të marrë kusurnë që nuk i shkon kësaj pune. Le të mejtosh përsi se po t’a punojnë nënë rrogoz gjer sa s’mban më. Dukej sheshit që po e hiqnin për hunde plakun, po që të bënte vetë ai kështu, nuk ka mëndje që t’a mejtojë dotë! Ndaj them se të tjertë i bëhin hazër e ai i dinte kështu këto punë duket, fap i vinte vulnë! Kaqë herë them se po t’a mejtoç hollë duke futur në tavë të tërë, del më të gjitha udhët se vakti e pruri që Nemsja nisi Ismail Benë të ç’pallte indipendecën tok me ne. Po që t’a bëç qeverinë e bërë sefte çiflig e t’u vësh shqelmin luftës, punës, e parave t’onë kur vetë nuk ke asnjë kacidhe, të haesh me të tërë se të pëlqen mëndja jote, i bie të jetë më keq së të vraç veten! Të vërtetën nukë mund të kërkojim nga një njeri i rritur Stambollit, me të mirat e të ligatë e Dovletit, të bëjin shtet si të Nemses, llafi bie. Të tëra këto gjëra ata i kishin bërë qëkurë atje më hyqymet, kokën këtij që n’a zë udhënë, qërohe këtë se e kemi ferrë, lipse atë tjatrin se n’a pengon! Dhe s’e kishin për gjë për të bërë këto kondra njëri-jatritë këtu, se kështu e pataksëm Evropin nè, që megjithë që u bë copë prapa nevej nukë n’a kupëtoji një herë. Jo ata, po s’kish Zot të n’a kupëtonte më këtë punë, aqë esnafë ishim, sa hyneret340e njërës ditë nukë i ngjajin tjatrës. -As më një hërë gjer më sot, nuk më ka shkuar nëpër mënd që Smail Beu të dijë, pa të kish gjisht më të nuk mund të bëjë vaki! Njerst e mij ngritën supetë se këtë e fola nëpër dhëmbë. -Ti i njeh më mirë Bej, po nuk viretë dora më zjarr për asnjë e sa për vaki bën çdo gjë! Kur ishte bërë kaq e madhe këjo çetë me kusarë, s’e kisha bërë ndonjëherë hesap, pa më Mallakastër nuk shet dot dëngla e nuk n’a shkel dot njeri me këmbë, s’bëhet llaf! Po qeshë gabuar. Më Cakran më thanë me atë mëndje nga qeveria ishin këta, ama si dukej zanati ish hapur e më të tjerë, a e kishin harruar një farë kohe e nashti iu ngjall, këtë s’e them dotë! Bie llafi, Duro Shaskës, që kush e di sa hërë kish ngrënë bukë aty, nukë përton e ngre më krahë, kolltuqe e kanapè e ç’të gjej, pa të tjerët zanati 341 s’i la pa punë! Kishin ikur me sebepin që të gjejin atë që vrau Abedin Aganë dhe udhësë zir bujq, rrih e var për këmbësh. Këjo bëri të marrë llafi dhenë dhe u ngritnë atças fshatratë vërdallë dhe i rrethosnë të tërë, 340Mashtrim

(turq).Këtu - vepër me bazë të keqen. e autorit arrin deri në sarkazëm kur quan vjedhjen dhe grabitjen zanat (profesion), aq më tepër nga ata që i ka konsideruar patriotë e bashkluftëtarë. 341Ironia

135


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

që kurë i panë se ishin kusartë pyetnë Hysni Aganë që u printe për hallnë. Ai u tha se kërkonte atë që kish vrarë Abedin Aganë më Fierzë, se i kishin thënë se ishtë më Varibop, po këjo gjë i kish çuditurë cakranjotë. Këta e quajin sebep që të nakatosnin Mallakastrën e Butë dhe të ngjisin lart përgjegjësinë e qehajait të Fierzës më Cakran. Po njerst që ishin mbëledhurë i prunë dy kusartë që kishin për t’i çuarë më Vlorë dhe këtyre që i thoshin vetes ushtëri e Qeverisë, u qeshi buza e u ndrinë sytë kurë panë të tyrejt. -Ju më nxirrni këta dhe më mbëshehni atë që vrau më Fierzë, ulërinte Hysni Agai, po Cakranjotë bënë istikam atças dhe do e kishin shuarë çetën me kusarë e me Hysni Aga, si u bë ajo punë.342 Nxitova më udhë të Varibobit,343kur më thanë se kishin ikur. Udhës u mejtova, se qënkej e thënë, që duhej të lëftojim edhe me shqipëtartë më Pazar të Cakranit. Pa po ishin ngritur të tërë dhe bataretë nuk pushojin dhe e kishin rrethosur çetënë. U qasa afër të miresha vesh me t’a, po nukë mundej. -Hajredin Bej, ju n’a thatë që ishin atdhetarë ata më Vlorë, po ne nashti pa Bektash Benë nuk i çojmë! Do t’i bjemë vetë më Vlorë, po nevej nukë n’a merr për budallenj as çeta e kusarëve e as Hysni Agai më keq se t’a, që të shtojë radhëtë t’ja japim?! Nukë bëhej dotë muhabet më ndaj, si do që doja të qasesha për të parë, nuk më lanë. -Hej kusure, thashë dhe do këthehesha, nga që ç’do gjë bënte vaki. -Dakort, u thashë dhe vetë me gjithë njers zbrita më Cakran, se mos vjen ndonjë forcë që i ndih, do duhej dhe të isha hazër se këjo punë shqiptarësh, u pa! Nuk po e molloisja dot mes asaj rrëmulle nga vinte e seç po ngjiste, po bën mor bën vaki që ç’ke me të, thashë me vete. Im vëlla Bektashi erdhi afër darkës dhe u foli njerëzisë, se këjo gjë është e gabuar, se mileti nuk e dijin dhe nuk kish bërë vaki më dynja, që qeveria të dërgojë për të mbaruar një punë të këtillë si ushtëri zyrtare të sajë, një çetë kusarësh! Pa unë j’a lashë aty se i njih më mirë e i kish ditë e natë më Vlorë.

342 “Hysni

Toska, i cili gjendjej në një situatë të rrezikshme e mendoi më kujdesshme të tërhiqej duke dorëzuar në duart e njerëzve të Bektashit dy burgosurit që, disa ditë më vonë, iu dorëzuan autoriteteve gjyqësore Vlorës”.(AMAE, Raporti KNK-së Vlorë,19.11.1913, Krajewski ministrit jashtëm Pichon, Paris, Nr. 113, R 0357) 343Fshat në afërsi të Cakranit, në Mallakastër.

136

të të të të


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Më të nesërmen erdhën nga Vlora Alem Agai,344me shokë, të mirr’ kusartë që kërkojin dhe bënë demek sikur u zunë me njëri-jatrinë e s’i muarr ata, po kërcitnë e iknë. Njerëzia sipas rregullit të Kazasë, i muarr’ dhe i çuan më Qeveritë dy kusarët e që ata në Vlorë shokët e tyre, i çuan që atë natë. Sa do bukë të jipte Mallakastra e Cakrani, gurë do mirr’! Po jo sa të mos e kishim mejtuar kurrë se do të ngjaste me ne ajo që ngjau! Vëndi s’më mbante dhe vajta në Vlorë e takova t’im vëlla Bektashin që ish bërë dyllë dhe t’i prisje mishin, pikë gjaku se i dil’! Jepte e merrte me t’a dhe të gjithë ngrihin supet e s’e thanë që s’e thanë s’e kush e kish dhënë urdhërin. Nashti ishte vidhisur vërtet e nga ç’u ruajtëm nuk shpëtuam, se s’di njeriu i shkretë nga të ruhet më parë, nga Zoti, a nga hataja që kishin prurë të ligjtë, që s’lijin dy gurë bashkë! 345 Që të nesërmen, pasi pyetëm këta që kush i kish prurë 344Alem

Mehmeti ose Alem aga Tragjasi, si e quan autori është në këtë kohë në krye të rendit publik në Vlorë. 345Në një artikull polemizues të atyre ditëve nga paria së Mallakastrës ndaj atij të botuar nga zëdhënësi i qeverisë së Vlorës Haki Glina, në gazetën “Liri e Shqipërisë” Sofje, dt. 22 korrik 1913, ndër të tjera shkruhet: “Në artikullin tuaj juve thoni se :”Bektashi me 150 veta rrethoji ushtërin zyrtare të Qeverisë së Vlorës!”. Nuk është ashtu e vërteta. Çështja qëndron krejt ndryshe: Ata që erdhën në Varibob për të kapur fajtorin nuk ishin ushtëri qeveritare, por ishin disa banditë e vrasës ordinerë të arratisur e të dënuar nga gjyqi në mungesë. Këta njerëz Qeveria e Vlorës, meqënëse nuk kish fuqi ti kapte, i fali dhe i hodhi të banonin në Mallakastër përkohësisht. Por meqënëse këta njerëz filluan të vidhnin përsëri, atëhere shkoi në Vlorë një delegacion nga populli i Mallakastrës, për tu ankuar në qeveri, në një kohë që kryetari i qeverisë ndodhej jashtë shtetit. Por kur në Myzeqe,u vra Gjirokastriti në zënkë personale nga kujdestari i çifligut të Bektash Cakranit, qeveria i dha urdhër kësaj bande për të kapur vrasësin, e cila shkoi në Myzeqe (në Fierzë), por mbasi nuk e gjeti fajtorin erdhi dhe rrethoi fshatin Varibob të Mallakastrës. Populli i Mallakastrës, gati 1500 shpirt e jo 150 si thoni juve, pa ditur që kjo bandë kish ardhur me mision zyrtar, duke e njohur të shkuarën e tyre banditeske vajtën dhe e ndaluan bandën nga veprimi. Në këtë kohë Bektashi vetë ka qënë në Vlorë dhe ka ardhur në Mallakastër më darkë, ku gjeti popullin të mbledhur, të cilët i këshilloi me fjalë të buta, të mos bëhin ndonjë marrëzi, se trazirat gjithmonë rrezikojnë atdheun; kështu populli u zbut dhe qëndroji pa ndonjë veprim deri në mëngjes. Në mëngjes kanë ardhur nga Vlora oficerët zyrtarë Alem Tragjasi dhe Ali Prishtina; me të cilët Bektashi arriti një marrveshje që populli të shpërndahet dhe aty të qëndrontë oficeri Ali Prishtina për të marrë në dorëzim të pandehurit (jo banda e kusarëvet); mirëpo Ali Prishtina nuk dijmë sesi u grind me krerët e bandës dhe u largua pa i marrë në dorëzim të pandehurit. Pas dy ditësh neve Mallakastriotët, ia dërguam qeverisë së Vlorës këta dy të pandehur, e cila njërin prej tyre e lëshoi që

137


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

kusartë më Cakran e Varibop që desh e paguanë edhe një çikë, n’a tha Imer Agai që e kishin lënë aje kotë, se rrezik do j’u hedhin hekuratë dhe juvej, kaqë janë tërbuarë këta! Dhe vërtetë nxorrën sa ikëm a pa ikur nevej urdhërat të n’a hedhin hekuratë ne si vëllezëri dhe atyre që u kishin dëftuarë me dyfek kondra kusarëve të Hysni Agaitë bërë një me ta! Nja dhjetë a pesëmbëdhjetë karta të gjitha. Si gjithënjë kush hynte më Mallakastr’ të Butë për të keq i dëftohej vëndi. Kështu që Amet Aga Durmishnë që kish vënë guverna më Selishtë ku nis Kazaja t’onë e me gjithë të tjertë që shkumojin të n’a shihin mbërdhe, u pinë lëngunë kartave dhe urdhërave për të arrestuarë nevej. Bie llafi, se ai që bëri zararnë dhe kusartë që i dorëzuamë frytnë e iknë!346 Si nukë e mori përsipër njeri, plaku fali nja shtatë a tetë nga ata që kishin qënë më Varibop atë ditënë që erdh’ kusartë. Po urdhërat t’onë për të hedhur hekuratë për nevej që s’ishim fare aty, i la më fuqi. 347 Po pas këtyre që ngjanë, vëndi i Ismail Beut u keqësua e guverna po fironte dita-ditës. Shumë ikënë për te Esat Pasha, si ç’ishin mësuar për ndonjë vënd a për ndonjë post, po ne e kishim ngritur me duart t’onë këtë guvernë, qysh t’a lijim?! Këto po ngjasin litar,348po mua më çuditi dhe një tjatër gjë. Hollë e kishin tjerrë këtë lak, po e ndjeja që këjo punë nukë do mbaronte dhe nukë më gënjeu mëndja, se nuk vazhdoi shumë kështu. Gjumi u mërgua. Mund të lëftosh sa të duash a të fitosh, po atë natë..” (Abedin Daut Cakrani, Rushit Dalip Gorishova, Kamber Shuaip Belishova, Gusht 1913) 346 “Në vijim të këtyre fakteve, prokurori i përgjithshëm lëshoi urdhër arrestet kundër vëllezërve Cakrani dhe kundër shtatë prej miqve të tyre, të gjithë të akuzuar për organizimin e ngjarjeve të Varibobës dhe pjesëmarrjen në të. Në të njëjtën kohë, një vendim i qeverisë së përkohshme i lexuar në Selishta, nga i cili varet fshati i Cakranit, ja besuan këto urdhëra funksionit të Kajmekamit Ahmed Aga Durmishi, dhe ky këto disa krerëve Moausin dhe Hajredin Musa, të dy armiq personalë të familjes Cakrani. Dy funksionarët mbajtës të njëmbëdhjetë mandateve të arrestit mbërritën në Selishta. Por këto mandate do të qëndrojnë pezull përgjatë dy muajve” (AMAE, Raporti KNK-së Vlorë, 19.11.1913, Krajewski ministrit të jashtëm Pichon, Paris, Nr. 113, R 0357) 347“Një dokument i 6/19 Shtatorit na shton sigurinë që në këtë datë Ismail Qemal Bej, duke vepruar nën fuqinë e disa tagrave në kundërshtim me ligjet otomane, të vetmet ende në fuqi, fali shtatë nga personat kundër të cilëve ishin lëshuar mandatet e arrestit. Për të qënë logjik, kjo amnisti nuk mund të bëjë diferencën midis personave të akuzuar për të njëjtin krim.“(AMAE, Raporti KNK-së Vlorë,19.11.1913, Krajewski ministrit të jashtëm Pichon, Paris, Nr. 113, R 0357) 348Këtu - të njëpasnjëshme

138


HAJREDIN BEJ CAKRANI

kur vjen puna t’a mbaç, të duket tjatër gjë që s’e ke pjekur kurrë. Nga që s’dijin nga të dridheshin këta të Qeverisë t’onë, i dhanë karar dhe në pikun e punës me sërbë e grekë nëpër këmbë, sinuarë e muhaxhirë e gjetnë dhe bënë në jetë atças të ngrënë bankën, se ajo do n’a shpëtonte po atças thashë, s’a nuk mbushi javën! Te Bektash Beu atë dreke kish njers dhe gjej Hasan Bej Prishtinën dhe Pandeli Çalën, 349 që e prenë muhabetnë atças. Sa herë e kish prishur e ngritur Ismail Beu kabinetë, nuk molloiseshin me gjithë ata që ikënin, e këta nashti ishin ministra të tijë, pa unë këtu për para do fjalos! -Hasan Bej muhabete parash bëni që të iki unë, i thashë si me shaka nga që e pashë të ngrysur, se qëkurë në kish njeri që ngrinte mijë shpyrt atças më kryengritje, ish ai! Po nashti që e bëmë këtë shtetin t’onë, është nëmë që t’a shesëç me gjithë muhaxhirtë që vdesin për bukë, pa im vëlla më bëri me dorë të ulem. -Lere Hajredin Benë se si nga Senati, o do n’a japë mëndje qysh të bëjim, se atje për mëndje i mbajnë, o do n’a japë udhë më këtë sahat! Zoti Pandeli ishte bërë dyllë dhe futurë lloi. -Zotni Bektash se s’bën ne do jemi kondra, po sa mundë të jemi nevej, si e kanë zënë këta do t’a bëjnë atças, si e kanë në mëndje ndaj, atë mëndje që hodhe zotrote, duhetë bërë nashti! Për deri sa banka ka fuqi të pa shoqe e dorë të lirë të bëjë ç’të dojë me financat shqipëtare e thesarnë e shtetit, ka edhe më pasuritë e këtijë vëndi, që janë Çifligjet Sulltanie e që hë për hë kanë shkuarë për hesap të shtetit shqipëtar. Po nashti ata hyjnë atças më bankë peng! -E paska ndarë mëndjen e ne nuk dojim t’a besojim, po më shumë n’a dukej si na një mëndje tjatër e futur më kokë të plakut! -Unë, thuaj Hajredin Bej, se ne n’a janë dridhurë leqet e këmbëve qëkurë me këtë haber, u hodh përpjetë im vëlla. -Ajo pika që banka do të merret me të tëra e ç’do gjë do kalojë nëpër të, është hata e madhe, se ata që do i japin këto konçesione kanë dorë të lirë pastaj për të shtënë në dorë toka e çifligje, po nuk u këthyen paratë që do japin, tha Hasan Beu. Mua m’u prenë gjunjtë vërtetë, a thua se këto toka e çifligje nuk e kanë emërin Shqipëri!350 349Patrioti

korçar Pandeli Cale, firmëtar i Deklaratës së Pavarsisë, emërohet në qeverinë e Vlorës minister i bujqësisë, industrisë dhe tregëtisë. 350 “Shqipëtarë! Konditat (shartet) të Bankës së Vlorës nuku mund të djënden gjëkundi përveç se në Indi ose në Kinë, se këjo Bankë trazohet më të gjithë punërat si në konçesione, si në amanetet dhe në për çifligjet, edhe pa pyetur atë s’mund të bësh gjësendi! Përveç këtyre Qeveria do ti paguajë një e gjysmë përqind

139


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Nuk mund t’i drejtohemi të Mëdhenjëve dotë, se nukë dimë sa dorë kanë mbretëritë më këtë, se nukë ç’pjegohetë dotë ky guxim. Por po shkoi e u bë këjo punë ata do thonë vetë e bëtë, sa do që të jemi kondra, u muartën paratë, iku vatani, i preu llafnë Bektash Beu. -Por po s’u bë këjo Bektash Bej t’i dalim borxhitë, nuk do të dijë më njeri se ç’do thuaç më prapa, hataja u bë dhe pikë! Hasan Beu nukë ulej po i trokiste defterëve mbi tavolinë, pa korçari i lodhurë pa nga mua që nashti isha bërë meit. -S’bëhet llaf që do bëhet atças memorandumnë, se i kemi bërë s’a u lodhmë Tyrqisë, nashti rroftë Ismail Beu që n’a bëri mukajet të vëmë rè këmbanët t’onë, pa ziletë e botës vanë, tha Bektash Beu u pështet më kolltuk. Pa ju nuk dilni dotë tjatër herë nga Vlora si sotë, se duhet të jeni aty kur t’u kërkojin të firmosni, ndaj me kartëra e telegrame po kemi filluarë. Pa unë do vete të pjek vetë kë të mundë nga miqtë të firmosnë këtë tjatrën, memorandumë se koha n’a iku më duket! Azis Pasha u duk aty nga darka dhe unë që e kishja për të ikurë, nukë j’u ndava Bektash Beut më këtë sahat. -Tyrqinë edhe e ndiqje, si e bëmë një ditë, por po e firmosmë këtë hata, s’ka Nemse e Itali të n’a ndihë! Se e keni bërë vetë do thonë dhe kush pa, nevej që në të vërtetë nukë këmi gjë më dorë pa sovranë, po që hatanë t’a bëjmë se! -Azis Pashë, i thashë unë, nukë i dhimbetë vatani një njeriu që nukë ka punë me të, pa n’a digjetë shpyrti për të themi të tërë sahat e minut! Ama po ranë në pre edhe kockënë j’a hanë këta, se të vërtetën kockatë i kanë mbetur! -Po nuk m’a do mëndja se Nemsja me italiantë do t’a marrin me shaka këtë punë, u hodh im vëlla, se që të kenë dorë ata që bënë njërën që dhe ne të kemi një copë vatan, pa ç’do gjë bën vaki! Dhe që të merret vesh po janë plane, nevej hazër memorandumnë njëherësh të gjithë të Mëdhenjëve që të dalë e vërteta atças! Hasan Be Prishtina, Azis Pasha dhe Pandeli Çala më Qeveri thanë që ato ditë jemi kondra, nuk lozim dotë me vatanë si juvej e nuk firmosnë, pa Esat Pasha nukë u duk më në Vlorë se kishte qysh dihetë punët e tijë, po që kishte më kartë ministrinë e Myfit Beut të ujdiste ata që ruajnë vëndë. Pa po Lef Nosit j’a donte puna këtu e nga gjithë buxheti që do të prishnjë edhe kur të vërë para në Bankë ajo të mos i paguajë fais! Sa për shartët e tjera nuku i dimë sepse Qeveria as në ndonjë gazetë nuk i ka botuarë”. (Mihal Grameno, “Shqipëria e Re”dhe “Atdheu” vepër e cituar, 26, Vjeshtë II, 1913)

140


HAJREDIN BEJ CAKRANI

aty, atë ministri kish e nukë ishte aty ato ditë.351 Pa bërë hesap që Esat Pasha nukë e shkonte nëpër mënd që të vinte më Vlorë, se dhe ato tri-katër ditë një Zot e di qysh erdhi, kishja frikë se Lef Nosi nukë bënte dotë jashtë mëndjesë së Aqif Pashsë, se prishej me të. Pa Pashai po të ishte më Vlorë nuk do bënte ndonjë gjë më tepër se Ismail Beu. Im vëlla këtheu mëndje dhe i tha Pandeli Çalës të vijë kurë të të bije haber, po me terezi, pa këtej të çonte haber më korçartë se hatanë e bëjin minutatë, jo më sahat e ditë!

Memorandumi drejtuar guvernës

Ikmë që më sabah, muarrmë njerst dhe u nismë për Berat, se kish vajturë Azis Pasha, kështu që ishim unë Bektash Beu dhe Sulo Beu e aty lamë Sabri Benë, si gjithënjë. Kur vajtmë më Berat ishte më të mukur dhe u rehatuamë nga sarajet e mia që u kishja dërguarë haber më para njersve që lija aty. Filluanë të vijin njerst, kush larg e kush afër, po me terezi u kish shkrojturë im vëlla. Për këtë ishte llafosurë dhe me mytesarifnë, Medi Benë,352po njëqind vjet e dijim që do u vente llafi se ç’bëjim ne në Berat nga hafijet.353 Nga të gjitha anëtë 351Siç

e kemi theksuar, pena e fuqishme e asaj kohe M.Grameno për këtë problem delikat bën thirrje: “Shqipëtarë! Mësoni që Qeveria e Vlorës përveç të konçesionit të tramit vëndosi që të bëjë dhe “Bankën kombëtare”, edhe e dha në duart e ca tregëtarëve Italianë dhe Austriakë pa pyetyr kombin! Qeveria e përtanishme besojti që Shqipëria është çifligu i saj dhe kështu në katër ditë e shipër duke punuar dhe natën nënëshkrojti kondratin! U kundërshtuan nga ministrit Azis Pasha Vrioni, Hasan Be Prishtina dhe Z.Pandeli Cale të cilët dhanë lënjet po Qeveria e nënëshkrojti! Pastaj nuk u dimë mendimet Esat Pashës dhe Z.Lef Nosi që nuku ishin në Vlorë e të merrnin pjesë”. (Mihal Grameno,po aty) 352Duhet

të jetë Mehdi Frashëri pse Berati quhej disi i sigurtë për të mbledhur krerët, ndoshta jo së bashku për shkak të këndvështrimeve dhe aktivitetit të tyre për të përpiluar memorandumin, lajmet nuk munguan të informonin qeverinë në Vlorë, se ndaj saj po intrigohej: “Si merret vesh nga Berati disa persona kanë filluar edhe aty të bëjnë intriga..Por s’është parë ndonjëherë në Shqipëri që një grusht feudalësh të mashtrojnë një popull që s’është i zoti të ndajë të mirën nga e keqja.. Prej lajmeve që thuhen për ditë, intrigantët po punojnë me tërë fuqinë e tyre. Por Shkëlqesia e Juaj, që provuat madhështinë duke ngritur Flamurin e Shqipërisë, do të jeni i zoti edhe të zhdukni vështirësitë dhe t’i sillni këtij Atdheu një periudhë qetësie. Unë i përuluri po ua raportoj këto ç’kam dëgjuar dhe ç’më ndjen zemra Shkëlqesës suaj, si një mik vjetër besnik dhe me qëllim që t’ju vë në dijeni mbi çfar po ndodh. (Letër e Tefik Rugos drejtuar Ismail Qemalit, AQSH. F.71, D.4, Dok. Nr. 76034, kopje, përkthim nga turqishtja) 353 Edhe

141


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

vijin dhe nukë ish mbëledhje kjo e uruar ato ditë, po kuvëndë, në mos po Kongres fare! Më sarajet 354 e Azis Pashës do vijin këta krerëtë dhe ata njerst që kishin marrë prapa ujdisin kuaj e të tëra. Këtu ishte qetë dhe nukë bije më sy të njërit a tjatrit, vijnë për ndonjë punë tek Azis Pasha dhe kaqë, do mejtojin! -E sa shpyrt mund të bëhen këta që do e firmosnë Bektash Bej, i thashë. -Karta u kemi dërguarë të gjithëvet thuaj, se ka që e dinë, ka që s’e dinë! Ata nuk vijnë dotë njëherësh, s’bëhet llaf dhe ne seulement pour les informer, 355 po edhe mund të zënë qindin, këta krerë që kemi lajmëruarë. Po sa ishin njerst prapa tyrej aha, se këjo punë o do bërë atças, o lere mos e nga më! -Po kaqë nuk u mbëluadh edhe ditën që ç’pallmë pamvarsinë e bëmë shtetnë, pa dhe më pas mos u prish nga mëndë dynjaja që bëjnë vaki këto gjëra të padëgjuara?! -O kanë qënë të prishurë nga mënd qëkurë Hajredin Bej dhe n’a ç’mëndë dhe nevej nashti, hidhej Sulo Beu bërë vrer, pa Bektash Beu ishte futurë më të thella. -Ata që janë larg duhetë të marrin vesh, japin ndonjë mëndje po kanë dhe të firmosnë, se vëtëm kohë s’ka! Qënka më kollaj t’a prishësh se t’a bësh shtetnë Hajredin Bej! Shkova dhe porosita njerst që lija më shtëpitë në Berat, të ujdisin sarajet e të bëjin hazër odatë sipër e poshtë, me të ngrënë, me të fletur e të tëra. Para dreke kish ardhur Seit Aga Qemali kaluarë me njers nga Vlora që me natë, të mos e shihnin duketë e që n’a çuditi. Si e pritmë, Bektash Beu e dinte se ai i ndjente këto sahate. -Seit Effendi, nukë more ndonjë nga Vlorajtë, apo nukë kish?! -Ka vlonjatë e vlonjatë, tha Seit Agai që nukë e dëgjoi mirë duket, ndaj më sheh këtu se nukë ngrëmë dotë turpjen e tri-katër njerëzve Bektash Bej! Po s’vonoi dhe j’a behën para a prapa njëri-jatrit me Mit’hat Benë të Frashërit, me Veli Bej Këlcyrnë që e kishja më Senatë, Abdul Ypnë, një djalë që e shihja trenave kurë vejim e vijim Stambollitë me Bektash Benë. Ai ishte më një shkollë të vjetërë të amerikanëve, që e kishte hapurë qëkurë atje një zengjin i madh, një farë Roberti edhe emërin e tijë kish. Mit’hat Beu, nga që vinte nga ata të tjerët, si pa dhe vlonjatnë u shtrydh, po ai ishte fillimi. Azis Pasha e poqi i pari përsi nevej, dihetë kush ish sebepi dhe im vëlla ishte bërë fortunë. -E merrni

354Pallat

(turq). Këtu shtëpi të mëdha dy-tre katëshe. për ti informuar – frëngj.

355Vetëm

142


HAJREDIN BEJ CAKRANI

vesh, më bërtit mua dhe Mit’hat Beut356që kishte qënë ministër atë ditë, si do që Mit’hat Beu ish njeri më i kënduar sa s’bëhet, flet javash e fjala i peshon flori, se soji do vejë në soj! -Po u dhanë konçesionet e qani vatanë e mos thoni jam nga Shqipëria, se s’ka më Shqipëri, tha Mit’hat Beu. Se këtë zollomahi këtu ata e kanë si ujqërit më mjergull, pa sinuar, pa sovranë, aliher, po kur u bënë këta zot e shkop, s’ke qysh thua tek të Mëdhenjtë! -Shiko një çikë këtë punë, se mua më duket se ka të drejtë, si do që nuk mund të dalë krah t’im vëllai për një vepërë që mund të jetë dhe e gabuar. Se sahat e minut ky vë më kandar vatanë! E pashë që Mit’hat Beu u fut në lloi që atças. -Të gjitha këto që bëhen po bëhen gabim, dihet që Bektash Beu ka kaq vitra që ra theror, po kjo s’duket si punë vatani! Konçesionet më gjithë dynjanë, bëhen kurë merren vesh mbretëritë, po cili mbret a princ Bektash Bej do e bëjë këtë marrë veshje?! Im vëlla nuk mbahej nga marazi dhe tradhëtorë ngri e lëço. Si molloiste357im vëlla Bektashi kaq hollë se i dhimbej, dihetë, s’donte kallauz358këjo punë. Pa le që m’u drodh mishtë kur kisha aty Mit’hat Benë dhe s’po gjëja tjatër emër se ajo që e kish ujdisur aqë mirë Naim Beu në ato vjershërat e tij. Tradhëtor ishte për vjershërat e tijë. Pa kur i kemi pjekur tradhëtortë u kemi dhënë kusurnë, po kaq e madhe puna, rëndonte e s’ngrihej. Veli bej Këlcyra dukej që s’para i kish me qejf këta më Qeverinë e Vlorës që këmbeheshin për dita, pa Abdul Ypnë si nga Durrësi më vinte nashti në lloi, po dihetë që këtu pështeste nevej dhe pikë! Pandeli Çala erdhi dhe tha se donte të vinte dhe Hasan Be Prishtina, po korçari nukë e kish lënë, se e marrin vesh dhe fusim në zeval Azis Pashnë. Ai n’a kishte thënë se nashti ishin firmosurë konçesionet me Smail Bej, me Abdi Bej, Myfyt Bej, me Petro Pognë, Luigj Gurakuqnë e me mon ministre en chef, 359 Mehmet Pashnë, gjeneralnë më të vjetërë, si më luftë që ishim. Myfyt Beu më prapa e kish ndjerë këtë gjë dhe ish pleksurë më plakun, pa thonë që dhe ishin sharë. Po ku kishte qeder Ismail Beu nga këto që kishin nisurë më Stamboll, kishin vazhduarë me Bektash Benë e do e çudiste atë Myfyt Beu, kurë im vëlla j’a kish 356Ministri

i punëve botore (publike) Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit, së bashku me zv/ kryeministrin Dom Nikollë Kaçorri, u larguan nga Qeveria e Vlorës qysh në fillim të pranverës së 1913. 357Këtu - argumenton 358Kallauz - spjegues, sqarues, tregues (turq). 359Shefi im ministër – frëngj.

143


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

thënë jo një, po sa herë se rend l'aventure!360 Ishin të shumë ata që ngulin këmbë se këto ishin pazare të zakonëshme Stambolli që kishin bërë vitra të tëra me që Ismail Beu kish qënë më Oborr361kaqë vjet, po dhe nevej nukë vijim nga Hindia! Nga pas ditja u dukën vargan kuajt e korçarëvet, dhe mua m’u duk njëqind vjet se po fillonte përsi Kryengritja e Toskërisë. Po nashti kundër kujt? Sipas porosisë nëpër sokak nga një e nga dy qameti vijin. Në kish njeri që nukë e honepste dotë Esat Pashnë që po bënte ç’mos të fuste nënë hyqëm tërë kazatë e Korçës e vërdallë, ishin ata. Po të vinte sahati ai fuste dhe atë vetë e merrej vesh atças, se më grekër ishin korçartë! Nukë i bëje dotë më një mëndje, sa do miq e të kishje lëftuarë me t’a, po korçartë kanë një gjë që i ngjit me Bektash Benë: Të drejtë tek Perëndia dhe atdhetarë si asnjë tjatër, ndaj vijin nashti mëndje mbëledhurë për hatanë që u qas. Le të ishin aty me Mit’hat Be e të tjerë që kishin ikurë qëkurë për këto hynere nga Qeveria e Vlorës e kishin vajtur më Pleqësi të Shqipërisë së Mesme. Ata kishin për të thënë llafnë e tyrej për vatanë, si e kanë thënë me një barrë mënd dhe shkollë qëkurë dhe pikë! Pa Esat Pasha ishte esnaf që më Shkodërë dhe nukë e gjeje dotë që ai merrej vesh, po atje nukë e bëri dotë se malazestë j’u futnë atças. Ai si u forcua dhe vonë filloi t’i bëjë kollajë pazaret që njëqind vjet guverna j’onë si sefte, j’a mësoi sagllam fare! Nukë e zgjatën dhe u bënë nja dhjet’ a pesëmbëdhjetë vetë dhe dihet që të shumit ishin korçarë, që po përvëlohen më luftëra e guverna i shih me sy, po s’bën dot gjë. Mauzertë me gjithë njers e dëftenin sagllam këtë, po ata dukeshin si të lodhurë e hequrë. Ishin nisurë natën e kishin bërë udhë pa hesap, kështu njerst i çuanë nga unë dhe korçartë tek Azis Pasha, se këtu e kishin lënë me të tërë. Ca hëngrën e ca sa e nganë buknë, pa Azis Pasha u tha miserdhe dhe sa u nxuarr kafetë filloi davaja. Si do që korçartë kanë një barrë shkollë dhe flasin më radhë, po këtu jo! Mihal Gramenua e nisi i pari si e do ai, që këta liberalltë e Vlorësë j’a kanë bërë borxh Korçësë me kohë, po vatanit nuk j’a priste fiqiri njeriu! -Nuk ma do mëndja zoti Mihal se janë ashtu si ata të Evropit, pa po të ishin dhe ata të babëziturë, do kish dalë uj’i zi, jo do ishte ajo që është! Ndaj si të madh emër u vure se Tyrqia nuk është Nemse a frëngjtë, j’a këtheu 360Bën

aventurë (frëngj). Këtu - Porta e Lartë.

361Oborr,

144


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Bektash Beu dhe bëri me dorë nga Seit Effendiu që t’a kupëtonte jo llafnë, po ç’po mejtoje nga çehreja. -Unë dhe të kem tjatër mëndje s’do m’a besoni se kështu e bëmë ne, po nukë i kam honepsur qëkurë këto gjëra të tyrej, si do që s’e kisha mejtuarë më këtë sahat, këtheu xhevap Seit Efendiu. Kurë vjen një herë më kaqë kohë a më ymër fare më vatanë dhe më çiflig tënd të vish, do të duketë i botës! Mit’hat Beu këtu, Pandeli Çalnë më tutje dëgjojin korçartë e tjerë që anës-anës kishin inatnë me guvernën, po Esat Pashnë s’e shikojin dotë fare me sy. Se e dijin që me fuqitë e tijë të prishte punë atças, si do që ata ishin më thonj të grekërve dhe një Perëndi e dinte qysh do i vente filli asaj pune. Bektash Beu, donte t’i jepte udhë muhabetit për të gjithë, po dhe një çikë desh i futi më sherr. -Ku jeni ju që bëhit namin me këto shoqëri të mbëshehura më Selanik qëkurë, po nashti që janë gjëratë sheshitë pse u iku goja? Mit’hat Beu unji kokënë, Pandeli Çala e pa me habi, pa Misto Gërmenjë po lloisej. Që kurë e nisa atë punë atje ata kishin nga tri mëndje, po vetëmë kur përmëndej vatani shtrëngoheshin të vireshin më lloi. Pa sa e vërtetë ish e dëfteu kurë u kërkova të veja më Janinë më emër të tyrej, m’u hodhnë për fyti e habitnë dynjanë, a thua se po veja më anë të grekërve! Unë e kërkova atë gjë dhe se nuk kishja ç’bëja atje, udha mbyteshe në baltë dhe asnjë grosh nukë hodhnë nga ato që u jepte ky për botoren, se i qajin për vete. Po desh Perëndia më nxorri shumë përpara këtij sahati faqebardhë, foli me të butë Mit’hat Beu. Stavro Karolë kërkoji ndonjë gjë më shumë se dinte, pa sa niste im vëlla t’a sqaronte, hynte zoti Mihal që s’e mbante vëndi. -Këjo është që të bëç opozitë, më një krah ata që kanë lëftuarë e bërë copë për vatanë qëkurë e më tjatrën anë ata që e kanë parë vatanë me syrinë e bukë shkeluritë e t’a japin atças! Ne njëndizë n’a njohnë e po çapëlyemi nëpër halle, jemi a s’jemi më, pa sinuartë e këta n’a lidhin këmbë e duar më një zgjedhë të re, që n’a qënka pamvarësi e dytë! Këjo lloj opozite do t’a quaja, që nukë ka kallëpin e atyrej duhet të bëhetë gardh për këtë të keqe të re që po j’a bëjmë vetes, të marrë këtë përgjëgjësi kombëtare, se nesër është shumë vonë! -Këtë nukë durojnë dotë ata që duanë t’u shkojë e tyrja e vardha prova në kurriz të kujt të jetë, se nukë është ndonjë madè 362e madhe të tradhëtoç vatanë, nuk të dalën brirë thonë, po u bëka atças duket, i preu llafnë

362Imja

(turq). Këtu, nuk harxhon gjë në këtë vepër.

145


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

vëlla. Sahat e minut i them Bektash Beut se rrëmbehe, kur e shoh si të padrejtë, po këtë herë iu verdh maj’ e hundës nga inati. Misto Gërmenjë 363nga lloia u fut më muhabet atças. -Po mirë po ikën javash-javash moti dhe këta e kanë lënë Korçënë më thonj të grekërve, një llaf nukë kanë thënë, jo të n’a ndihën, se nevej krah tyre gjithënjë! Pa nukë kemi vdekur akoma, si do që nuk e lëmë gjer tek i funditë. Kaqë j’ua kemi thënë qëkurë, po këto lodra me vatanë nukë përtypen dotë. -Ty Misto Gërmenjë guverna të cakëtoji më Skrapar për të ujdisur ndonjë fuqi aty a ruajtur vëndë me Baki Gjebrenë që është aty qëkurë, ndaj e di sa largë është Korça nga Vlora. Ata dhe të duanë nukë vijnë dotë, po juvej j’u mbulon Aqif Pasha si më afër që është dhe këtë këmborë j’a kanë varurë atijë. Pa për të ujdisurë fshatëra e kaza andej, jemi përpjekurë të tërë thashë dhe u këtheva nga im vëlla që seç donte të thosh. -Ai, mejtoj unë edhe mund t’i ketë aqë njers sa të ndihë çetatë tuaja tek lëftojnë me grekër, që të vërtetënë burojnë gjithënjë. Por po s’e ka bërë pastaj o s’e ka fuqinë t’u ndihë, o i kanë thënë më Vlorë mos u pleks me atë kaza, se sa do t’a ndihësh, në do rri më këtë anë a më grekër do e vendosin të Mëdhenjtë! Aq u desh të më hidheshinë për gryke të tërë dhe ata korçarë aqë të kujdesuarë, hekurosurë me limodheta e të lloisurë, jallah nukë e mornë vesh i pari të dytnë! Një sahat me të bërritur sikur i kishja lënë unë rehem e jo po vritesha për vete me grekër më Skrapar e që Misto Gërmenjë ishte vetë. Këtu nuk bënë punë as Azis Pasha e as im vëlla që u futnë kaq herë më muhabet. Misto Gërmenjë shfrynte, se e dinte dhe ishte bërë harbi364për këto hynere që ne më Vlorë po j’a bëhim të qartë guvernës qëkurë, pa për kasabanë e tyrej me ata vriteshe dhe me hakë! -Si i senatit i di këto që na i thua zotni Hajredin, apo të shkoi ashtu kotë në mëndje që Korçënë lere mos e nga atje ku është! Misto Gërmenjtë i ishte ishte ngriturë delli i ballit përpjetë dhe të tërë pushuanë atças, sa unë habita. Seit Effendiu s’po merrte vesh gjë, shiko andej, shiko këtej që ç’patnë këta?! -Misto Gërmenjë, vlonjatë s’i njeh fare ti jo të merreç me t’a, po këtu duhetë maturë gjërat mirë si dhe i dini, pa t’a nxjerrim llafnë! Këjo hata nuk është brënda për brënda, po me ata që vendosnë dhe 363Patrioti

dhe luftëtari korçar Themistokli Gërmenji. - luftë (nga arabishtja) Këtu ka kuptimin ndoshta jo luftarak por më shumë“agresiv” në këtë bisedë. 364Harb

146


HAJREDIN BEJ CAKRANI

e bënë më vete këtë copë vënd e që një mëndje axhami mundë të thotë se n’a duajn të keqen. Po ç’frikë paskemi përsi?! Pa unë isha atje për të ndihurë Mehmet Pashnë me istikamnë tim më Skrapar e Tepelenë me grekër, se mos nukë e di dhe bëra me dorë nga Azis Pasha. -Po ç’mejtoni ju se vetëmë sa merrja ushtërinë më Vlorë se n’a ishte hazër, i vë më luftë dhe vetë pi ndonjë cingare duhan, ju duketë?! Të tërë që i merrja janë mallakastriotë e që m’i këmbente im vëlla Sulo Beu, nga Berati vinte e i binte ky burrë, bëra nga Azis Pasha, skraparllinjtë atje e kanë konaknë! Kështu që si e dini këtë guvernë më Vlorë ju, Nemsen që ngrë njëherëshi një milion shpyrt për luftë?! Ajo mezi ruan vëndë me ca njers që edhe këta po i ka gjeturë vetë! E dija që Misto Gërmenjë ishte i prerë për të ruajtur vëndë dhe se si e qysh e kish llafosurë Mihal Gramenua për nevej, po atijë s’i rrihej pa pyeturë vetë. -Po nukë ka oficerë dhe ngjaci dornë nga unë, po qënkan shuarë fare që e kanë bërë xhadërmarinë me këta soj njers?! -Në të vërtetë punën për të ruajturë vëndë atijë j’a bën hata fare një çetë me Sali Muratnë, dënuarë nga hyqymeti me vdekje më litar nga dy tri herë të tërë. Korçartë esnafë të kësajë pune u habitnë dhe panë shoshoqnë atças. -Jo se kanë lëftuarë Tyrqinë, po kanë vrarë e prerë njers, vjedhurë e marrë peng, se po s’më prure aq e kaq lira flori të prumë kokënë! Këjo është një tufë kusarë që Smail Beu i ka bërë nashti therorë dhe ata kanë dorë të lirë drejt e nga par son Excellence!365 Kur të bën njeri dëm ankohe tek kadiu, po kur është vetë kadiu ai, s’ka kush t’a bën më davanë, i thonë kësaj! -Këta paguanit zotni Bektash, tha Stavro Karolë, po unë vazhdova. Ka ca dhe nga ata që u kanë ardhur uniformat e milicisë njëndizë. Të partë që vuri ishin vlonjatë, miqtë t’onë që e dojin me shpyrt Ismail Benë, po ai ku t’i çonte? Pa të vërtetnë nukë ishin për këtë punë, ndaj i ka këmbyerë njëqind herë a mos më, ata pakë njers. Ata jo se nukë janë të zotë, pa ka dhe të birin Et’hem Benë ai dhe të tjerë plotë ka, po i këmbejnë sa herë t’u mbushetë dhe kështu përsi bëjnë sejcili si e mejton. Llafi bije, sa vjen një tregëtar nga Janina a ku di unë se nga, që duhetë të ketë prurë atë dhe këtë plaçkë, drejt e tek hani këta. -Duam defternë nga ty hanxhi dhe ti Effendi n’a trego plaçkënë, se të ligjtë rrezikojnë Qeverinë e ç’nukë fusin këtu! Kështu që hapen nëpër thasët e atij mavrisë me çirak më dorë dhe s’lënë as 365Shkëlqesia

e tij - frëngj.

147


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

gjysmat! Pa po që pa gëdhirë ikënë fare pa gojë ai i varfëri nga erdhi e një nga deti, tjatri nga mali, se e rruajnë vëndë vërtet këta, i thashë. -Që sefte si nukë pranova të paguajë kusartë, i thashë Smail Beut që këta i kanë nxjerrë avadize Perandorisë Osmanllije, jo nevej, sa Neshet Pasha erdhi me gjithë taborrë që nga Janina, më preu muhabetnë im vëlla. -Hë pa i zuri dotë, më thosh plaku. Veli Beut i shkrepi një e qeshurë, po e fali atças. Nuk u ndije njeri një copë herë dhe Misto Gërmenjë tërë duf m’u qas te hunda fare. -Duhen atdhetarë, jo kusarë ata që ruajin vëndë Bej dhe nashti më bindë që e kini fajin ju që e katandistë më këtë ditë guvernën e Vlorësë! Që i paguani me flori këta soj njers dhe nga që s’mundë të ruajin vëndë e japin si nashti! -Nuk kemi paguarë kusartë, po qeverinë e ajo vë ata, pa s’keni kujt i bini nashti o korçarë, bëri t’a ujdiste atë që prisha unë Bektash Beu, le të qe e vërtetë. Se edhe ju të ishit qeveria e parë, këtë gjë do kishim bërë! I thamë Ismail Beut t’a bënte Shqipërinë andej nga ne më Cakran, se i dija vlonjatë, po atijë nukë i ndahetë shpyrti nga ata dhe bën këto që n’a mbëledhin këtu! Si i bëjnë kaqë kollajë guvernat këtu tek ne, hak keni që s’u sosa më Nemse dhe t’u thosha se i marr unë përsipër të tëra si vëndalli. Ta bëja qysh duhej a e mejtoja unë. Se ne mbetmë Nemses e blijim mijë dyfeqe për kryengritje apo n’a mungonte gjë, e harruatë njëndizë?! Kurë i dola kondra plakut, se po më thosh dhe kujt mua, se banka n’a qënkej pamvarësi e dytë për këtë i kërkova që konçesionë të mos e zërë më gojë as me shaka, se këjo ishte tradhëti! E dini si më tha? -Ju Bejlertë që keni pasuri, mall e gjë nukë e doni xhvillimin e këtij vatani, ai që vetë më ka thënë sefte kur mora Thesarnë, se të tërë mund të ishin atdhetarë, po ky sahat i gjeti kripë! Se n’a i kishte vënë ai mall e gjë, që vetë nukë ka një grosh! Këtej Bejlerët e bënë shtetnë, andej n’a qënkan armiktë!366 Nashti ju korçarë Bejlerë jini a 366Shfaqet

dhe përvijohet qartë idea që kish qarkulluar nëpër shtyp mbi veprimet I.Qemalit (ai ka themeluar Partinë Liberale, pra thënia: Liberalltë e Vlorës) mbi veprimet e rrezikshme të konçesioneve të qeveritarëve dhe nga ana tjetër memorandumi i kundërshtarëve, lidhur edhe me interesa jetike me fatet e atdheut, tashmë të kthyer në opozitën e parë shqiptare në histori. Për këtë gjë Mihal Grameno shkruan: “Po lind në Qeverinë e Vlorës një opozitë nga më të fuqishmet..Kemi të bëjmë me një opozitë serioze e cila s`kërkuaka gjëra të erës dhe mërira, por gjëra fondamentale.. Siç mësojmë në këtë opozitë qënkan shumë njerëz të provuar në luftra kombëtare” (Gazeta “Atdheu“, Konstancë, 26 vjesht e II-1913, f. 3)

148


HAJREDIN BEJ CAKRANI

ç’farë jini, se atdhetarë nukë duhetë të jeni, se ata nukë i duanë të mirën këtij vatani?! Veli Bej Këlcyra sa zuri të thotë se këta si të krishterë që janë u thonë zotni ndaj, pa Mihal Gramenua u bë hazër të flasë. Po Bektash Beu sa kish filluarë. -Nuk n’a gjete ndonjë mik më Amerikë Mihal Gramenua të ikim nga ky vënd se pjell sahat e minutë vetëm të liga?! Se në mos blijim gjymën a tërë kasabanë e tyrej si vëllezëri, mos n’a thënçin më emër e llagap! Po ja që s’marrim dotë me vete kohënë që shkoi e as varret që të Veis Beut e të Karehman Beutë që kallëm njëndizë. 367 Ndaj si jeni ju të lidhurë me vatanë e s’keni shokë, kështu dhe ne kemi qëkurë leu dielli! Qysh do t’a bëjmë, pa për të gjeturë gabime e faje është kollajë dhe bëri me dorë nga Pandeli Çala, që e mori vesh njëqind vjet dhe ngriti Mendu Zavalanë nga froni dhe u ul vetë mes tyrej. Mihal Gramenua nukë e la as këtë të flit’ se j’a priste llafnë duke dëftuarë se i dinte të tëra fill e për pe. Për një çikë u muarrn’ me njëri-jatrinë duke dëgjuarë e prerë llafnë kaqë herë. Njerst e Azis Pashës erdh’ e vunë llambat edhe më tavolinë se u muk fare. Po muhabeti ik e hajde dhe korçartë gjetnë nevej që n’a u derdhenë për Korçënë, se duhet të mbahim edhe këto gjëra ne që guverna i bëri çirak! Izet Zavalanë, kurë Mihal Gramenua që s’pushonte së sqaruari se ç’i tha, i ra ballitë. Dhanë e muarrn’ dhe j’u këthyen Bektash Beut për t’i sqaruarë, po ai bëri me dorë nga sokaku që të pushojin të paktën. -Ju që keni ç’pikurë mësonjëtoret e diturinë, mos më qeshni që do j’u ç’pjegoj unë nashti, nga që si shqipëtarë, ju e nevej s’po merremi vesh! Në të parë si e ka dynjaja nukë duket keq, “Bankë Kombëtare”368thonë do i vënë emërin, që do të thotë ajo se shtrihetë

367Tyrben

e hershme monumentale (ata ishin bektashinj), në të cilin varroseshin gjithë bejlerët e mbiemrit të tyre, (përfshi dhe vetë autorin), më 1967 në luftën kundër besimeve fetare dhe objekteve të kultit, pasi kryen çpime përreth me sondë, e minuan me një sasi të madhe eksplozivi dhe e hodhën në erë së bashku me varret dhe natyrisht, eshtrat e tyre. 368Konçesioni i “Bankës Kombëtare” është përpiluar me të shpejtë nga qeveria e Vlorës në fund të gushtit dhe 1913 firmosur nga kryeministri Ismail Qemal beu dhe ministrat Myfit bej Libohova, Abdi bej Toptani, Luigj Gurakuqi, Petro Poga, Mehmet pashë Drralla. Aty për atynë fillim të shatorit 1913 u dërgua memorandumi i cili e kundërshtonte atë si shitje e territoreve dhe interesave të atdheut nga rrethe patriotike brenda vendit; Më 4 tetor 1913 u bë fakt themelimi i kësaj banke, por për shkak të konflikteve e divergjencave me patriotët e mësipërm,

149


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

më të gjithë vëndë. Po pse sikletosemi ama, kurë plaku ka thënë se pas pamvarësisë e dyta gjë më madhe për vatanë është këjo që po bën vaki, se shartet369për nja pesëdhjet’ a gjashtëdhjet’ vjetë i bënë. Smail Beu, si e dini, i ka fshirë të tërë çifligjet Sulltanie për hesap të Qeverisë. Këjo s’duketë gjë e keqe se nashti kemi shtetnë t’onë, po që t’i futësh në bankë si peng sefte, 370 këjo nukë ka mëndje t’a mejtojë për të mbarë! Banka do t’a ketë e do t’a ujdisë qysh të dojë e me kë të dojë Thesarnë 371 e shtetitë e Qeverisë. Kështu që këtu duketë se dridhetë puna dhe shtetin e heq për hunde banka, pa ju do thoni shyqyr që ke shpëtuar nga paratë ti Bektash Bej! Ç’do gjë do kalojë nëpër kalemin e kësaj banke, sa që plaku thotë sahat e minutë t’i bjenë këtu paratë e të tërë më këtë bankë! Përveç se ka në dorë të blejë ç’të dojë, mor çifligje, saraje e të tëra, 372 dihetë banque vont accorder des prets373 dhe ç’do shqipëtar që nukë j’a ka takatnë, llafi bije një gëzim a ç’të të them që duhen paratë njëhershi, do marrë paratë atje e jo me fajde. Këtu fillon trazohet puna, se këtej Smail Beu thotë se më mirë është të marrësh paratë më bankë, se tek fajdexhinjtë,374andej banka është e të tjerëve dhe ka nënë hyqëm ç’do gjë e mund të bëjë ç’të dojë! Kush shqipëtar do i ç’lyejë paratë e u publikua në gazetën qeveritare “Përlindja e Shqypniës” vetëm në 3 dhjetor 1913. (“Përlindja e Shqypniës”, Viti I, Nr. 27, 3 dhjetor 1913) 369Sharte - kushte, kondita 370 Pika e nxehtë që qëveria e Vlorës do të përdorte në favor të bankës pronat shtetërore, ishte një nga pikat e papranueshme duke e quajtur dorëzime të territoreve të atdheut të paformuar ende: “XIX. Qeveria do të pranojë e do të përshkruajë obligatat fundore (tahvilat arazie-bonot e tokës) si dhe obligat e tjera të Bankës për të përdoruemit e fondeve erazi (tokave) që ka në dorë shteti, Prefekturat, krahinat, korporatat e fondatat e të gjithë kategorive..” (“Përlindja e Shqypniës”, organ zyrtar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, nr. 27, 3 dhjetor 1913) 371Banka do të merrte përsipër thesarin e shtetit, gjë që pasqyrohet në pikën IX të koncesionit: “Punënë e thesarëtarit, pagues të shtetit, vetëm kjo bankë do ta bajë dhe asnji tjetër bankë.. Pra banka do të ketë barrën e shërbimit të thesaries së Qeveriës dhe të gjithë veprimeve të lidhura me të.” (“Përlindja e Shqypniës”po aty) 372“VI..Banka do të mund të blerë e të shesë, të marrë e të apë me qira çfarëdo kamje (pasuri) të patundshme; të apë huana hypotheksore, të cilat të paguhen me të pritun të gjatë me kreanca e interesa, etj”.(“Përlindja e Shqypniës”po aty) 373Banka do të japi kredi - frëngj. 374 Në pikën IX banka tregon se ishte më e përshtatshme për huamarrje të gjërë:“IX..Banka do të jetë ma e pëlqyeme për huajtjet..sikundër edhe punët financore të shtetit, prefekturave, krahinave etj.(“Përlindja e Shqypniës”po aty)

150


HAJREDIN BEJ CAKRANI

marra atje me këtë fukarallëk? Se ata lanë pa ç’lyerë miliona lira te banka osmane,375që nga hallexhinjtë e gjer më ata që lijin më kumar bahçe të tëra me ullinjë! Ja që do shtrëngohen të lënë ndonjë copë fushë a merá, po si e dimë që pa lënë gjë peng, 376 s’merr dotë të hollatë! Për këtë u hëngra dhe me vezirin, fshatari do lërë atë që ka, se borxhi është lak. Duhet t’a thoshja të parnë, po të drejtën të shesë e të blejë me të huajt të drejtën e ka vetëm këjo bankë.377 Dhe me borxhet që bëhen mal, ajo i shet gjërat e lënë peng më të huaj, se ne i kishim që i lamë atje, nukë i blejmë dotë prapë dhe atças i ke tërë grekërinë me para më dorë! Nukë është se Nemsja, llafi bije pruri Princin dhe ai do bëj ujdi me Perandorijnë e tyrej a të tjerë dhe t’a ndajnë përgjegjësinë mes tyrej, se bëhët llaf për një vatanë të tërë, po këjo është accord prive!378 E di që nukë e doni Durrësinë e që po u vërdalliset, po dhe Vlora është një guvernë qehajá sa të vijë i zoti, kë do vënë, se ne e këmi ndriturë gjithënjë! Do donit t’u fusë më bankë dhe juvej me çifligje sulltanie e ato që do lënë mileti nga halli e nga malli? Kurë ju nukë keni çitur punënë akoma me grekër dhe banka, me që ka fuqi mbi këtë guvernë dhe me të huajtë për këtë gjë, do gjejë ata që j’a blejnë më shtrënjtë, grekëritë që janë hazër sa të jetë?! U rruat që vriteni sahat e minutë në male ju, pa grektë këtë herë i keni vardhar, jo me dyfeqe e të Mëdhenj, po me ca kartëra këtë radhë që i kemi firmosurë vetë e që s’ka Përëndi t’i këthejë përsi pa paguarë! Edhe peng të lërë vëndë, gjë që merret vesh, gjer’ ku do venë sinuartë e Jugës, ju jeni vetë më ditë të xhanit për to! Nukë e di njeri e ata që ruajnë prenë, se ca do thonë i kemi blerë e ca n’a e dhanë të Mëdhenjtë se ishin t’onat! Ku ishim ne të kryengritjeve që 375 Banka

Bujqësore e Perandorisë Osmane (Osmanllë Ziraat Bankasë) zhvilloi veprimtari të gjerë në vilajetet shqiptare. Ajo hapi degë, agjenci dhe arka në Berat, Elbasan, Kavajë, Korçë, Shkodër etj. Në vitin 1912, kjo bankë kishte dhënë në vilajetet shqiptare një kredi prej 6.7 milionë grosh (kurush) ar, pjesën më të madhe të të cilave me afat të gjatë shlyerjeje. 376Pika tjetër e errët e konçesionit ishte se banka do të vepronte në çdo lloj mënyre zyrtare për shlyerjen e borxheve nga kreditorët, që do të thoshte se kishte të drejtë të përvetësonte çdo lloj pasurie të patundshme për ta rishitur përsëri në favor të saj:“XIX..Ç’do depozitë gjyqësore e ç’do depozitë pengu e përshkrueme prej shtetit, prej prefekturave, krahinave, korporatave e fondatave të shkëmbehen në Bankë, ja me titlla (tituj pronësie), ja me të holla”. (“Përlindja e Shqypniës”po aty) 377“IX. Banka do të jetë i vetmi agjent financiar i Qeverisë si për brenda ashtu dhe përjashta” (“Përlindja e Shqypniës”po aty) 378Marrveshje private - frëngj.

151


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

u vramë e sakatuam për vatanë, hiç gjakund! Sa do rrinë tok Nemsja me italiantë? Sa është e shkruarë, këtë s’e dimë e po u ndanë, qoftë larg, të marrnë këtë e atë çiflig njëri e tjarti. Ju jeni të tërë të kënduarë dhe ata s’i marrnë pa fitim, kështu që i japin a i shesin dhe këta gjitonë, se kanë një jetë që këtë presin, hazër janë! Ky është vatani që po e japim a po e shesim, pa atje vete këjo punë, që s’e kemi marrë akoma dhe bëri me dorë nga zoti Mihal, e që po nxitojmë kaqë shumë t’a shesim! Ata u ngritënë atças të tërë pothuaj më këmbë duke folur njëherësh, po të bëjin kështu ata njers me një barrë mënd, shkollë e që kanë parë dynjanë, dukej se sa rëndonte vatani vërtet! Bektash Beu nukë dorëzohej dhe bëri përsi me dorë nga penxherja se ikënë natënë llafi. Abdul Ypi i çuditurë a nukë e di tha: -Po mirë kaqë të babëzitur sikurë nukë kanë parë a kanë pasurë kurrë këta? -E drejtë, duhej t’a thosha në fillim po do vente shqiptarçe dhe unë këtë evgjitllëk s’e bëj dotë ndaj, po financat i kam mbuluarë unë që pa u ç’pallur indipendenca, kurë u bë Qeveria e deri njëndizë. Këto kanë qënë për ylefetë e xhandarëve, suvaritë 379 tutje-tëhu, të tërë mejhanetë të ngrëna e të pira përjashta, arabatë, han e kuajë.Të tëra ç’u duhej atyrej më guvernë et des délégations diplomatiques 380 që vejin andejë për sinuartë, që e dini sa venë ç’pezat për një shpyrt, po dhjetë e njëzetë, se dojin dhe sejmentë prapa të dukenë këta! Sa për Ministrinë e Luftësë dhe bëri nga unë, të gjithë me njers e me dyfeqe, xhephanè, kuaj e të tëra, me të këmbyerë fuqitë t’onë që lëftojin më krye të dy-tri muajve dhe bëri nga Sulo Beu, më frontin e Jugës me andartë i kam siguruarë siç dhe e dini. Ndaj Abdi Beu 381 që ditënë e parë ka pasur naftarët e kashtës, se asnjë nga vaportë e gjemitë nukë i lijin ata të grekërve të hyjin më sqelë për ndonjë lirë, sa për taksë! Pa e dini që po t’jua zirje më gojë vlonjatëve dhe të tërëve, ndaj jemi me ju se nukë japim të dhjetë, pa ashtu ishim mirë te baba Dovleti nevej, thoshin. Për të ujdisurë udhënë se sa herë nukë jam kursyerë se shkojim përditë dhe bëri nga Mit’hat Beu. Ndërsa për shkollnë, veç ylefefe, sa herë që kanë 379Suvari

- kalorës. Këtu ka kuptimin e korierëve me zonat e tjera, natyrisht kur nuk e mbulonte telegrafi, apo qeveri-senat 380Dhe delegacionet diplomatike – frëngj. 381 Abdyl Ypi është dhëndërr i Abdi bej Toptanit dhe është vrarë më 1920 si iniciator i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës. I pari kundërshton në memorandum, i dyti firmos konçesionin si ministër i financave.

152


HAJREDIN BEJ CAKRANI

dashurë, mor për çatinë që pikonte, se më vjen turp sa s’thuhetë e më erret dheu për këto që i zë në gojë, po dua të të sqaroj se s’bën, dysheme, libra e defterë e të tëra me radhë. Ata vijin me ca copa karte dhe duhetë ajo e këjo, që sahat e minutë i ç’pikin vetë, se vetëm punë unë nukë shikoja aty, le të iknin paratë lumë! Po unë nukë e kam as më sua që t’u bije prapa këtyre punëve, se ata që i ndajin ishin këta. Mit’hat Beu hyri dhe tha: -Që kur i cakëtojim kush e kush se sa duhenë, me të prurë Bektash Beu mblidheshinë tok dhe tek mua sa isha unë nukë ka pikuarë asnjë grosh, për bè! -Nashti që do e ujdisin me bankën që bënë, tha Bektash Beu, mbase u forcohen një çikë financat, se kanë qënë hollë. Dhe për këtë plaku më dha një mëndje që më behar kur u hëngrëm me llafe, që tërë pasurinë time, po dhe të tim vëllezërve t’a vë në aty, se guverna nukë përzihet fare! Mihal Gramenua filloi dhe ata u prenë fare. -Po mirë të tjerë sharte me Qeverinë kanë lënë, se nashti nukë mbeti më gjë, duke u këthyer nga im vëlla. -Rrofsh që m’a kujtove zoti Mihal! Folmë për gëzime, po ai që ikënë si të lë fushë e merá t’i trashëgoç, që do veç më bankë t’a shkruaç pasurinë e nukë e luan dotë pa kalemin e sajë thashë, ashtu të lë dhe borxhnë dhe mos o Zot ata të fshijnë shtëpinë atças. Me që nevej mijë vjet, jo sotë jemi bujq e fushë e merá kemi për të mirë e për të keq, po të n’a i japin a shesin, si të doni quajeni, për borxh’ e pa këthyer më këto halle që mund t’i bjenë njeriut, te gardhi nashti ke një grek, mos o Zot a ku e di se unë se ç’farë! Këtë radhë rrëmulla që dukejë se nukë do soste, plasi mes tyrej dhe j’u derdhnë Pandeli Çalës, duketë nukë i kish sqaruarë mirë. Sa feksi rrëmulla Ligor Çiliku m’u këthye për të këmbyerë muhabetnë duket. -Po shkollnë zoti Hajredin, se ti ke qënë më Vlorë, e kanë më apo e kanë mbyllurë, se helbete nuk kanë para. Yt vëlla u kujdes për të tijnë qëkurë dhe të atyrej jo duket!382 Se paratë i qajnë ata që ruajnë Në një periudhë më pas në Durrës, Dom Mark Vasa, (katolik Vlorë, me njohje në brendësi të ngjarjeve), së bashku me Dom Nikoll Kaçorrin (ikur tashmë nga Qeveria e Vlorës) dhe françeskanin Gj.Fishta (i cili pasi interesohet, reagon fuqishëm mbi elementin më jetësor, gjuhën shqipe, pjesë e papërfshirë në kujtime, me sa duket si element dytësor për shkak të rëndësisë ndërkombëtare që ka marrë çështja) takojnë B.Cakranin, gjatë kohës së nisjes për të protestuar në Vjenë; Por nipat tu n’Shqipni sot ndër mësonjtore, (Ku gjuha shqipe hyn si fëmijë i gjetun), As emnin, ndoshta nuk e dinë si t’quhet.. (Gjergj Fishta, Mrizi i Zanave, 28 Nanduer 1913, fq. 38) 382

153


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

vëndë dhe me që kanë bërë prokopi dhe pa shkollë, ç’e do dhe atë! Unë e kam mbaruarë shkollnë time i thashë, po Bektash Beu e ka merak për vete shkollnë e diturinë më shumë nga ju. Po me që mbërrin gjer tek ju këjo guvernë, duhet të përgjigjetë për diturinë më të gjithë vëndë që do që t’a ketë nën hyqëm! Ju i keni pasur që sefte mësonjëtoret, jo sotë e nukë j’ua këmbejnë dotë grekër të bëhen dhë një herë sa janë! -Aty më rri zotni, se e kanë vidhisur fare e se kanë për gjë këtë, nga që kanë punë më të mëdhaja më duar! Im vëlla Sulo Beu me dorën para gojës mbase po qeshte, se e gjete kujt t’i jepje xhevap do thosh, gjë që dëftente se duhej të merrej Bektash Beu me Azis Pashnë me t’a. Po unë nukë jam gurë varri, ai po të dojë të qeshë, mua nukë më qeshet dhe pikë! -Nukë mbetet dotë Shqipëria çiflig i atyrej që nukë dinë të bëjnë hesapin e shtëpive të tyre, jo të një vatani, që po e shesin pa marrë. Gazetat aty janë t’a marrë vesh dynjaja, pa ne nukë vdesim se me luftëra jemi rriturë e nuk i pushojmë kur është puna për vatanë, s’pushonte Mihal Gramenua. E shkrojtën memorandumnë,383që të pakësoheshin këto ç’penëzime për hiç mos gjë, të vështrohen paratë nga e qysh ikin si ujtë384dhe se s’është bërë asnjë gjë, që nga gurët e sokakut që mbyte në baltë, më Për këtë çështje shqiptarët e Amerikës theksonin se: “Në kabinetin e qeverisë së Vlorës përdorej turqishtja si gjuhë. Kjo u bë që të mos mbeteshin pa punë nëpunësit e Turqisë. Emëroheshin nëpunësa vetëm ata që kanë shërbyer në Turqi. Prefekti i Elbasanit dhe ministri i luftës nuk mund të shkruajnë as emrin e vet shqip” (Dielli, Boston, nr. 309, Çështja e kabinetit, 05.05.1914) 383Memorandum-promemorje (frëngj). 384Një e dhënë tjetër shfaqet në këtë kohë për të ardhurat e qeverisë së Vlorës, me sa duket, ajo kërkon ti shpenzojë një pjesë të tyre në një drejtim tjetër, për forcimin me çdo kusht të ekzistencës e pozitave të saj: “Qeveria e Përkohëshme bëri sot porosinë përfundimtare pranë fabrikës së armatimeve në Shtjar, duke dërguar njëkohësisht dhe të hollat për furnizimin sa më parë me tre mitralozë dhe 30.000 fishekë. Njëkohësisht ajo ka ndërmend që të dërgojë një agjent dhe në fabrikën e municionit në Birtenberg për të blerë predha në një sasi edhe më të madhe. Duke marrë parasysh konfliktet e afërta me Esad Pashën, Ismail Qemal Beu i lutet shkëlqesisë për të patur mirësinë që t’i njoftohet se me çfarë çmimi dhe në se mund të bëhet furnizimi menjëherë dhe komplet me dy topa malorë me nga 100 copë predha secili.. Ai lutet gjithashtu që t’u jepet urdhër në fshehtësi fabrikave dhe firmave tona tregtare të armëve..që të mos i shesin as armë dhe as municion Esad Pashës, i cili është një rebel”.(HHStA, PA, Relacion i konsullit austro-hungarez MPJ Vjenë, 16 shtator 1913) Kërkesë kjo që realizohet menjëherë: “..Në Vlorë arritën nga Austria njëqind e ca arka me fishekë dhe dy mitralozë bashkë me municionin..” (HHStA, PA, nr.125, Telegram i Lejhanec për Berchtold, Vlorë, 6.10.1913)

154


HAJREDIN BEJ CAKRANI

keq se tek nè, e gjer më shkollnë që është vatër e diturisë. Pse pak ushtarakë kish aty sa mund t’i kishin zili mbretëri dhe viren në xhandërmari ca allasëndëk. 385 Që nga Myfyt Beu që ish ministër i brëndëshëm e që rrih me shkop bythëve gazetarnë nga Italia, me hynere që s’mirrej vesh ç’bëhej, me ca çeta që i mbajin për trima e kapedanë e që ishin ca kusarë me nam386më këtë anë po dhe andej gjer më Stamboll. I vunë të ruajin vëndë, vunë ujkun bari. Dhe domosdo, atë punën e bankës pa pasur sovranë që të virej zot e të firmosë e pa sinuartë, që s’dijim ku do vejin.387 Me këtë hata që n’a 385Këtu:

të dyshimtë, negativë, destruktivë. thënë se ajo çetë, as u asgjesua ndonjëherë dhe mbijetoi lavdishim deri në vitin 1912, kur befas u shndërrua në një çetë politike “atdhetare”, paçka se gjatë shtatë vjetëve të veprimtarisë së saj kishte kryer krime që meritonin litarin. Për mirënjohje ndaj “therorizmit” të saj atdhetar qeveria e përkohshme, e ngarkoi me ruajtjen e qytetit. Veprim krejt logjik, ndonëse jo fort i moralshëm. Se kush mund të ishte më i zoti për t’u marrë me kusarët e hajdutët, sesa ata që kishin qënë vetë të tillë?(Eqrem bej Vlora, vepër e cituar, fq. 185) 387Divergjencat lidhur me konçesionet dhe me të tjera probleme të mprehta me kryeministrin e qeverisë Ismail Qemali, shfaqen hapur në memorandumin, pasi me këto probleme ishin njohur rrethet atdhetare, por në këtë kohë Qeveria e Vlorës propagandoi se ky ishte memorandumi i klasës aristokrate, (përjashtuar të krishterët, të gjithë firmëtarët e Deklaratës së Pavarsisë kanë pasur titujt e fisnikërisë Bej, apo sipas rastit), pasi ajo po shfaqte frikë për humbjen e pasurisë së tyre, kur në të vërtetë nga 15 përfaqësuesit firmëtarë të parë, rreth nëntë janë korçarë pothuaj të fesë ortodokse, pa disponuar pasuri të mëdha, por me një ndjenjë të madhe përgjegjësie ndaj fateve të Atdheut: Mihal Grameno, Themistokli Gërmenji, Idhomen Kosturi, Stavro Karoli, Gligor Cilka, Izet e Mendu Zavalani, G.Zografi e Faik Dëshnica, pasuar nga Mithat bej Frashëri, Abdyl bej Ypi, Veli bej Këlcyra, Hasan bej Gjirokastra, Seit bej Qemali, Nexhat bej Libohova etj. ku kërkohej: 1-Të pakësoheshin shpenzimet e Qeverisë dhe të ishin transparente, 2-të uleshin pagat e nëpunësve, 3-të rritej buxheti për arsimin dhe rrugët, 4-nëpunësit të emëroheshin sipas meritave atdhetare e profesionale, 5në krye të xhandërmarisë të emëroheshin oficerë profesionistë, 6-të ndalohej dhënia e konçesioneve shteteve të huaja, veçanërisht e Bankës Kombëtare që pritej të formohej nga italo-austriakët, me arsyetimin se nuk mund të jepeshin konçesione pa u njohur më parë shteti shqiptar, pa ardhur princi në krye të shtetit (sovrani që kish të drejtë të nënshkruante), pa u caktuar kufijtë e Shqipërisë, sepse një qeveri e përkohshme nuk kish të drejtë të bënte marrveshje konçesioni. Pas moskthimit të përgjigjes nga ana e qeverisë, lista e firmëtarëve shkoi në 67 krerë nga më të rëndësishmit si, Hasan Bej Prishtna, Pandeli Cale, Dervish bej Hima, Faik Bej Konica, Fazil Pashë Toptani, Sotir Kolea, Baki Gjebrea (Gjirokastra), Hamid Bej Toptani, Sami Bej Vrioni, Qemal Bej Vrioni, Qazim Bej Hekali, Hajredin Bej Fratari, Ismail Bej Klosi, Myderiz Mehmeti, Sheh Hasani, Bektash Cakrani, etj. 386“Duhet

155


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

gjet me orthodhokstë lart po dhe poshtë ku guverna jonë, me gjithë fuqinë e ndihmën të gjithëve e me atë që ne e ndihëm me të gjithë paratë e çifligjeve t’onë, pa bërë hesap emërin e përkohëshme, nuk kishte fuqi të dil nga kazatë e Vlorës, Beratit e Mallakastrës. Me gjithë ne që lëftojim më Skrapar, korçartë i zu ai hall i madh dhe nuk u ndihën dotë. Dhanë e muarrn’ me defterë më duar të tërë dhe filluan t’a shkruajin kartënë me radhë. Mihal Gramenua me Azis Pashnë e Pandeli Çalën me shartetë e bankësë, Bektash Beu me Abdul Bej Ypnë dhe doemos Seit Aga Qemalnë me financatë, Mit’hat Bej Frashëri me Stavro Karolnë, Zografnë e Veli Bej Këlcyrnë për puntë e botores, Misto Gërmenjë me Faik Be Dëshnicnë, Mendu Zavalanë, Nexhat Libohovnë për xhandërmarinë e ata që ruajin vëndë, Ligor Çiliknë, Idhome Kosturnë, Izet Zavalanë e Haxhi Gjirokastrë më punëtë e shkollës e diturisë. Te Misto Gërmenjë shikoja herë-herë dhe nukë lanë më pa shkruarë, me ato që nukë është bërë asnjë çap për ndreqjen e xhandarmërisë. Se ka aqë oficerë të zotë, pa këta të rinjtë që nukë dinë ç’është ushtërija, policija jo e jo, të qërohen një sahat e më parë dhe të bjerë xhandarmëria më duar të nderçme e jo merr nga dhitë e bëj zabitë, 388 ç’nukë i shkruan pa kështu dhe të tjertë. Pashë dhe atë të financave që i qajin e ikënin si ujtë paratë, pa dhe për bankënë që e firmosnë, po këjo punë kish vajturë: Ja ne, ja ata! Gjithë nata mezi i bënë tok të tëra. Azis Pashnë, Pandeli Çalënë dhe Bektash Benë nukë do i fusnin më ata që do fimosnë, se këta kishin thënë jo e për këta njëqind vjet që dihejë se e kishnë gatuar. Ato sahatë kush ishte dërrmuarë nga udha, u preh një copë herë a sahatë më sarajet e Azis Pashsë, se nga unë ishte plotë më njerst e tyrej. Si u bë hazër më të nesërmen me të tëra dhe e firmosnë, duhejë atças t’i vente guvernës me postë zyrtare e këtë punë jo aqë kollajxhe e mori dihetë, Azis Pasha. 388“Komandanti

i xhandërmarisë ishte mëndjemadh dhe budalla. Ia sollën Ismail beut si një njeri që i ecte fjala. Ismail beu, që ishte larguar para 45 vjetësh nga Vlora, nuk i njihte njerëzit, e dha pëlqimin për ta emëruar komandant të xhandërmarisë së qytetit. Kur po ndahej nga Presidenti, ai e pyeti këtë tëfundit se sa yje duhej të ngjiste në jakë. Ismail beu ishte njeri me humor, por nuk donte edhe ta rëndonte të ardhmen e vendit duke i bërë peshqesh zyrtarë të këtillë. “Disa yje, që të dukesh bukur, edhe mund t’i ngjitësh!” Të nesërmen A.M. vjen me një uniformë, mëngët dhe jaka e së cilës ishin mbushur me yje. “Ah, jo, -qeshi Ismail beu. -Unë nuk thashë tamam kështu. Merri tani 99 përqind të yjeve të tua dhe hidhi në koshin e plehrave!” (Eqrem bej Vlora, vepër e cituar,nr. 147, fq. 321)

156


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Kartën e memorandumnë e firmosnë të partë nja dhjetë a pesëmbëdhejetë vetë, me Mit’hat Benë, që kish qënë dhe ministër i tij e me radhë korçartë, me Mihal Grameno e Misto Gërmenjë, me Idhomen Kosturnë e Stavro Karolnë, që ish më prapa kryetar bashkie atje, me Ligor Çiliknë, që udhëhiq në Manastir më 908 shqipen e Izet e Mendu Zavalanë, Seit Aga Qemalnë nga Vlora e të tërë, po asnjeri nuk lëçoi pe. Sa e kishin kënduarë ishin bërë bishë dhe pandyhen se këta korçartë më humbje të zezë nukë i ka më refenè guverna! J’u këthyhen Pandeli Çalës e këtyre ministrave që kishin thënë jo, me të hakërryer gjë që dëftente se s’kishin sy për Qabè, jo për të ujdisurë gjë, po as për të këthyer xhevapnë! Që e kishin marrë e kënduar memorandumnë e muartim vesh nga një gjë e tyrej që e bënë tërë maras; Shkarkuan atças Medi Benë dhe vunë aty po atças Fejzi Benë389Mytesarif.

Konçesioni është shitje!

Asnjë nukë hiqej nga udha që nismë, kështu që sa shkuanë ca ditë dhe prapë kartat njerëzve dhe të mbëlidheshinë përsi më Berat. Këtë radhë tek unë, se bëhej Azis Pasha përsi sebepi, që si e kishin nisur ata, mund të përpiqeshin edhe me të! Si e muarr guverna vesh, pa njëqind vjet që e dinte kushë e gatoi,390pa i vajti dhe atyre Evropit dhe filloi sherri mes të Mëdhenjëve dhe si i vijin mejtime a mëndje për këta si duhej të sajdisnin hallnë, ashtu dhe sokëllima nga të tjertë që atje tej po j’a bënin benë.391 Ata bënë të tyrejn, po nevej nukë kishim filluarë akoma. Ishin hazër njëqind shpyrt vetëm këtu brënda, se po të squheshin392dhe t’u kërkohej mëndja dhe atyre jashtë, ishin mijë që e ndizin atças! Ahere Bektash Beu bëri një tjatër yxhym dhe i mbëlodhi përsi, që të vërtetën u bënë nja pesëdhjetë a gjashtëdhjet’ shpyrt të tërë. Po që nukë erdh’ njëherësh, se të haeshim dhëmbë 389Duhet

të jetë Fejzi Alizoti, pasardhësi i kryeministrit Ismail Qemali, kur qeveria e përkohshme u kthye në administratë lokale. 390“Përgjatë këtyre dy muajve, Bektash Efendi ka shkuar dy herë në Berat ku ai u prit nga Mytasarifi dhe të gjithë kohën e mbetur ai e ka kaluar në shtëpinë e tij në Cakran, ku prania e tij nuk mund të mohohet nga Kajmekami i Selishtës.”(AMAE, Raporti KNK-së Vlorë,19.11.1913, Krajewski ministrit të jashtëm Pichon, Paris, Nr. 113, R 0357) 391Këtu - Rriten tensionet dhe mosmarrveshjet mes vetë Fuqive të Mëdha që kanë dhe nuk kanë dijeni për konçesionet e njëanshme. 392Squat-zgjuar. Këtu - zgjoheshin, një lloj e folur e trevës me sa duket.

157


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

për dhëmbë me t’a mbeti, me Mytesarifnë, xhandartë dhe luftë tamëm përsi! Të partë erdh’ Myderis Mehmeti e Sheh Hasani që ishin aty e më vonë nipi ynë Smail Be Klosi që e dij’ këtë punë se më Cakran e kish kokën me Hajredin Fratarnë. Po këtë radhë kishim vendosurë të mos i bijim më qafë më Azis Pashsë dhe të mbëlidheshim nga sarajet e mija, ku i kishja bërë hazër odat lartë. Pa vajturë dreka u sosnë Baki Gjirokastra me Sotir Kolenë, po pas një çike edhe njerst e Fazil Pashës dhe thanë se erdhmë për siguri, pa Pashai po vjen prapa me njers. Vërtet nga pas ditja u duk Fazil Pashë Toptani me Hamid Bej Toptanin, që po e ngiste ky duket duke qeshurë. Këta që ishin më Pleqësinë e Mesme, si të d’lirë dukeshin dhe qesh e los vërtet e kishin punën, mali me halle n’a kish rënë nevej me atë guvernë. Pa i vëllai Mehmet Bej Konicës që kishim lënë për sinuartë, Faik Beu e Dervish Be Hima kishin gazetat e tyrej a shkruajin më gazeta. Bektash Beu nxinte e turfullonte nga inati, po jo me mua. Faik Benë e njihja, se i kishja përcjellë e vajturë më Stamboll tok me të e Viskë Babatasnë kaqë herë. Pa më të shumën unë këthehesha më Bukuresht të piqesha me Josif Bagërrin e sa unjesha me të, nga e ndjente a merrësh vesh dhe punë sahati e kishe aty me Jani Vruhon e me Nuçi Naçin që nuk më lijin javë të tërë, pa ushtërisë këtej më Berat, aha! Po Faik Bej Konica kish një penë, më të hidhurë nukë bëhej dhe të tërë që përmëndin atë u ikëte gjuha atças, se po të të zinte pen’ e atijë, doje njëqind vjet të ngjalleshe, se të fuste në dhè! Nashti nukë mbahej dhe atijë nuk j’a dilje dotë, se sa zinte muhabetnë ngrihej më këmbë të sqarojë këdo, po inatnë e kish me Bektash Benë që nuk e kishte molloisurë qëkurë kush ishin ata. Kur u poqëm me Fazil Pashnë e Hamid Benë unë nuk e lashë të flit dhe i dhashë karar. -O, doli bishti para sqeparit! Për ç’do gjë mund të të dëgjojmë, po jo të vësh kujën! Edhe të jenë, ruajna Zot pazare, ti shiko punën tënde! Nukë e qetësoja dotë, se u duk që kish marrë të krisur puna. E dija dhe qesh i sigurtë se punët në Bullgari a gjetkë nuk i kishin vajtur si duhet Smail Beut. Po mua më trubullonte mejtimi se që kur kisha qënë në shkollnë ushtarake në Stamboll, fjalosesha me të birin e njërit që ish plakur më Oborr dhe Abdulhamitit i kishin thënë kaqë herë, se s’na pëlqen Mit’hat Pasha! Nga ato që dëgjoja për të e ato që kishin ngjarë më dridhej mishtë, po ja që Mit’hat Pasha ishte i parë më Oborr, Vezir i Madh dhe kish 158


HAJREDIN BEJ CAKRANI

aq dorë të lirë sa i bënte që nga intrigat e gjer te kompllotet a gjer më atë që i ngjau e vdiq Abdulhaziznë! Më vonë dolli që ish dhe hafije393i inglizit i kredhur nëpër ato llozhat e tyre të masonerëve e të gjitha. Ai i njihte mirë çdo gjë e i bënte pa gabim të gjithë pazaret që i leverdisnin atyre pas tij, se kish fuqi të madhe, gjeri sa Abdulhamiti e degdisi a j’a preu kokënë, se s’u dëgjua më për të! Kështu pazaret më të mëdha të gjithë dynjasë bëheshin në Oborr’ të Stambollit, ndaj qëkurë të Mëdhenjtë nuk dojin fare t’a ngisnin Perandorinë Osmanllije, pa le t’a lëftojnë atë ca të mjerë! Ah, se mos harroj, Ismail Beu ishe segretar i tij, Chef de Cabinet394e ç’do gjë, po puna me vatanë është tjatër gjë. Ai s’të kërkon as bukë, as ujë, as të vishet, kërkon vetëm t’i ngjallësh emërin e harruar! Fazil Pasha m’a këndoi mëndjen dhe tha se këjo vjen erë Mit’hat Pashë. Ai tundi kokën dhe im vëlla i tha: -Jo me mua ama, se vatani është një bè,395që po u bë, s’këmbehet me asnjë gjë më dynja! Hamid Beu i erdh’ në ndihmë atij dhe tha: -S’keni ku veni, tek ne të pushkës do e përpiqni kokënë! Ai kish bërë më Durrës që ata erdh’ dhe e bënë Shqipërinë, se të mos kish dashur, kushedi se kurë do Zoti do qe bërë ajo, a fare sotë! S’paguajmë hiçë gjë si më Dovlet, as taksë e as gjë dhe pa u bërë akoma, t’ja kishim këtij copë vëndi me të hedhur, kjo ishte kujë e shkuar kujës! Hamid Beu me Bektash Benë e shih hatanë si lodër. U bëra paparunë,396nga inati që s’kish ç’i thoshja asnjërit, se s’i jep dot mëndje njeriu kur është më të drejtën! Baki Gjebrea u poq me mua e si do që ishte çehre vrarë, qeshi dhe se ç’i tha Bektash Beutë nga afër, pa Sotir Kolea mbante ca shënime duket më një deftër të vogël të xhepit. Po këtë radhë nuk e besoja se ç’po ngjiste, se këta ishin njerst më të kënduarë që kishin bërë emër më Stamboll, pa dhe Evropit e ishin përpjekur më shumë se kush do! Po më dukej se më kishin prurë si më ditë të xhanit të vatanit t’im, mua që kishja marrë pjesë më ditënë e pamvarsisë së tijë, atë ditë që leu. Pa nashti në të parnë përpjekje me guvernën e shtetit t’im! Ata si thashë ishin ata njers që më të ç’quarë s’bëheshin më, mor kishin bërë me luftëra, me dhipllomaci po e po, pa erdhnës’erdhnë atë ditë, pa futurë më hesap Nemsen, duartë e tyrej dhe 393Hafije

- spiun (turq). Këtu - punonte për Britaninë. kabineti (frëngj). 395Bè-ja, këtu - betim. 396Këtu - flakë i kuq. 394Shef

159


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

mëndja e tyrej e pruri atë ditë.397 Pa rënë dielli erdh’ Pandeli Çala me dy-tri njers e s’kapëtoji sahati dhe j’a behu Hasan Be Prishtina me të tijtë që i kish rënë e aty-aty duket, nga udhë tjatër. Më odat e miqve sipër u hapnë penxheretë, gjë që dëftente se tymi i duhanit kush e di kur do pushonte, nga sabahu duketë. Nukë i nxinte vëndi e kapëtuanë karriget se s’ishte vakti që ai do vënë atje e ky këtu! Kështu që mua më mori vala dhe u sosa ngjiturë me Sotir Kolenë, resme kjo hata fare, njëri me dyfek e tjatri me kalem. Një çikë më tutje ishte Faik Beu që s’kish fron përpara, duketë do ngrihej dhe nashti të zestë këta që ishin këtu! Azis Pasha tha se këjo hata ngjau, si do që u pleks e bëri llafe për këtë jo një herë, duke bërë me dorë nga im vëlla, po më hollë të thotë Bektash Beu si e qysh, rreziknë dhe qysh do j’a bëjim! Sa e nisi Bektash Beu, Faik Benë s’e mbante vëndi, megjithë që po e shikonte e maste llafetë që do thosh. -Ca nga ju mund të llafosen që nga ajo anë e vënditë ku jeni sotë, po e keqja n’a ka zënë të gjithëve dhe ata aty dhe bëri nga Azis Pasha me dorë, pa korçari më tutje kishte unjur kokënë. Se nuk ka kohë si e qysh ngjau, po si do t’i diletë të keqes para! Lart-poshtë e dini nga kartërat e të tjera që bëmë memorandumë Qeverisë më Vlorë, po si më larg fola korçartë si fillim. Se ata sahat e minutë Bejlertë nukë e duan xhvilliminë, ata duan t’a prishin këtë që është pamvarësija e dytë, se nukë ishin ata që e bënë këtë shtet e guvernë! Me që korçartë nukë janë Bejlerë, po atdhetarë e firmosnë. Po e vërteta është se e kanë bërë aqë ters, sa nukë ka asnjë gjë që të mos kalojë nëpër të. Dhe e keqja është që ata pakë njers që e dini e firmosnë ditë e natë për as tri ditë concessions bancaires, se me kë u fjalosën, ata e dinë! Ky është halli dhe këtu nuk u ka thirrurë as Bektash Beu, as Azis Pasha e as ndonjë tjatrë, po vatani me këtë që u bë më kurris të tijë. Ndaj e them prapë po u llafosët si nga këjo anë e nga ajo anë, do rrahim ujë më havan gjith’nata dhe koha po s’ka ngenë t’onë e ikën me ata!

“Vetëm në sajë të nacionalistëve, të cilët arritën të zgjojnë ndërgjegjen kombëtare shqiptare dhe të krijojnë një lëvizje pavarësie duke e paguar këtë me mijëra sakrifica, u bë e mundur që Austria të mbrojë përpara Evropës tezën e ekzistencës së një kombi shqiptar.” (Faik Konica, letër drejtuar Princ Vidit, Berlin, 9 dhjetor 1913) 397

160


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Ai pa nga Fazil Pasha, po si m’a ndjeu Faik Beu si më shpuzë dhe nga vetë Bektash Beu, që këtë herë i kish rënë vakti të dëgjonte e të sqaronte fije më fije hallnë, u derdh atças. 398 -Thatë më kartë se banka ka dorë të lirë që të bëjë ç’të dojë me financat e kësaj guverne, të japë e të marrë dhe me të huajtë. -Jo të guvernës, të gjithë vëndit, se guverna është aty sa të vijë Princi, që bën vaki t’a nisi me borxhe, j’a preu im vëlla. Se këjo n’a djeg që një guvernë kazaje ngrihet e jep a shet vëndë! -Ahere me që mund të bëjnë ç’të duanë, shteti do detyrohet të presë të vijnë paratë nga banka e po priti shteti para nga ata, janë ata në të vërtetë më krye të këtijë shteti! Po këta ç’do të bëjnë? -N’a e thuaj ti Faik Be që e nise! -Po prandaj e keni bërë qëkurë çiflig këtë guvernë dhe nashti n’a flisni t’u ndihmë! Hasan Beu399po lloisej duke fërkuarë mustaqet, pa Faik Benë e prisnin të tërë që do e vidhiste me llafe. -Për këtë që thua anës-anës, vërtet do vija këtu më këmbë të t’im vëllai Mehmet Beut, po nashti po e them të fundit më fillim, se vatanin e kemi tok Bektash Bej, ndaj e bëtë kallamè a më keq pazarë! -Faik Bej e di ku e ke, po nuk jamë unë ai që vulos e firmos konçesionë e që n’a ka mbëledhur këtu, u fut vrer Hasan Beu më muhabet. -Po të mos u kishja mbëledhurë sotë, do t’a kishit shkuarë me një kartë konsullitë hatanë, gjithëmonë po t’a mirrnit vesh, ndaj t’i ndajmë gjërat, hynte Bektash Beu, po ku dëgjonte Faik Beu! -Edhe atijë j’a kam thënë dhe j’a them sahat e minutë, që vatanë e kemi tok dhe se i hipën njërit t’a nxjerrë më pazar, se ka dhe njëqind mote ai këtu që t’i dhimbetë! E kanë mbushurë administratën e xhandërmarinë me gëdhënj e injorantë dhe pse pa? Që t’a kenë kollajë t’i heqin për hunde dhe t’i çojnë ku duanë e të bëjnë ç’duanë ata, që dihetë të vjedhnë a të vrasnë. Se ata që nukë dinë as të këndojnë emërin e tyrej e kanë goxha kollaj kusërinë, që duket e qajnë të tërë këtë punë, më hollë dhe ata me shkollë! Nukë desh t’a bëjë fajnë, po nukë di të këndojë i varfëri, do thonë, e merrni vesh si e kanë bërë hesapnë këta të diturit! Se janë për vete më keq, ata i mësojnë, thuamë me kë rri, 398Këtu

- u hodh në sulm bej Prishtina. Natyra e rrëfimit, ngaqë autori është pjesmarrës dhe i njeh nga afër krerët shfaqet e një lloji krejt të veçantë, por përdorimi vetëm i emrit dhe titujvë të fisnikërisë e vë në vështirësi të jashtzakonshme redaktimin. Në një interval të vogël faqesh shfaqen dy emra Dervish Bej; I pari është Dervish bej Hima më lart, më vonë shfaqet Devish bej Biçaku. Për lehtësi u detyruam të vendosnim mbiemrat e tyre në fillim të ngjarjes (shën. red). 399Hasan

161


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

ndaj gjithë hajdutërinë që ka mbëledhurë e krimineltë j’a bëjnë këtë punë birinxhi se këto dy gjëra ka në jetë guverna e Vlorës për të bërë: Të vjedhnë e të vrasnë e këta janë për turp të dynjasë, xhandërmarija e administrata e Qeverisë së Parë Shqipëtare!400 -Shqipëtartë mbase kështu bëjnë kur bëhet muhabet për parà, po jo kurë të vënë zot shtëpie, u hodh me atë zënë e grisurë Fazil Pasha. Im vëlla nukë duroi më. -Po ashtu është, ai ka hallin tuajë, jo se ikëtë qëkurë, si ika dhe unë njëndizë, por që keni vajtur atje ku jeni dhe duke qënë se Esat Pasha forcohet e i ka zënë udhnë, po nxitonë që t’a arrijë me para e të tëra. Më istikam ka vënë Aqif Pashnë gardh dhe bën ç’mosë që të fitojë temenatë e Nemses e italianëve. Merr dhe hap bankë të tyrej, pse ç’e dini ju atë se nukë e tirrte hollë dotë?! Ai ka bërë prapa Mit’hat Pashsë hesapet e gjithë Perandorisë Osmanllije, sa vënde do lëmë këtu e sa do shesim atje, kë do heqim qafe e kë do qërojmë, kështu që këto këtu ai s’i ka gjë fare! -Pse ku jemi këtu me bullgartë që i kërkojin këta të vinte Dovleti aqë e kaqë mijë lira për kokët e komitëve e firarëve të tyrej, se ata rrezik të shuajin aqë e kaqë taborrë, pa këta njëzet groshë hafijesë, një të fshirë atças komitnë e liratë më xhep të tyrej! Po këjo nuk është Perandorija Osmanllije që e xhvatën dhe që të fillosh me vatanë tënd kështu, nuk ka an’ e udhë, gati bërriti Dervish Beu 401duke tundur gjishtin. Hasan Beu me Fazil Pashnë j’a ç’krepën gazit duke vënë dorënë para gojësë, se nukë e mbajin dotë. -Dhe s’jua bën dot për ispat,402se nukë të lënë të shkruaç as një gërmë më gazetat të tyrej as për një gjë e as për këta temërrutët! -Këto punë dukeshin që atje tej, 400“Analfabetët,

hajdutët, vrasësit dhe tradhëtarët duhen mënjanuar nga shërbimi publik. Kjo vërejtje duket e padobishme, por për fat të keq është e nevojshme. Në mesin e funksionarëve dhe xhandarëve të qeverisë provizore që vuan sot Shqipëria, pjesa më e madhe e tyre nuk di të shkruajë e të lexojë. Pothuajse të gjithë janë hajdutë ose vrasës të njohur dhe madje, disa prej tyre, janë kundërshtarë të ashpër të mëmëdheut shqiptar. Mbajtja e tyre në pushtet ndërkohë që në Shqipëri ka elementë të arsimuar, të ndershëm dhe patriotë të gatshëm për t’i shërbyer atdheut, do të çonte drejt një katastrofe të madhe. Një studim i detajuar mbi lëvizjen tonë kombëtare gjatë lëtyre 18 vjetëve të fundit, duke përfshirë në të qoftë personat që kanë luajtur një rol të rëndësishëm për atdheun, qoftë spiunët e administratës turke, është më se i nevojshëm për të krijuar një ide të saktë mbi karakteret e shqiptarëve.” (Faik Konica, letër drejtuar Princ Vidit, Berlin, 9 dhjetor 1913) 401Bëhët fjalë për patriotin Dervish Hima. 402Këtu - nuk e pranojnë fajin, e mohojnë

162


HAJREDIN BEJ CAKRANI

se nashti u mor Moreja më duketë, hyri përsi Faik Beu, po që nuk e proftasët, aha! -Po ç’duhetë të bëja unë që s’jam atje Faik Bej, këta janë më zyrë me t’a dhe j’a thanë vetëm kur e kishin bërë hazër të shumën, nukë e fjalosën fare me këta hani shqip ju! Pandeli Çala, që të vërtetën j’a kish thënë i pari tim vëllai se ç’po ngjet, po dhe që ne nukë do vritemi me t’a, nukë e firmosmë dhe pikë! Kur e firmosi Mehmet Pasha që e njeh mirë dhe Hajredin Beu dhe bëri nga unë, ç’pyet për të tjertë! Ajo punë nukë ka sotë, por po e mejtojin që më behar, pa n’a njohur të Mëdhenjtë fare! -Unë rrezik kam qënë më Skrapar me grekër ahere kur e lloisin ata, pa po të bëhej ahere Mehmet Pasha njëqind vjet mua do m’a dëftente, po me kë do e fjaloste tjetër ai?! -Hajredin Bej, tha Faik Beu që nukë ulej, edhe të qe bërë ahere konçesioni, ata do i thoshin: Qysh i do ti Pasha paratë që do n’a bjenë, dyfeqe? Po do i thosh ai i varfëri, të ndihë me to Hajredin Benë se po vritet më Skrapar me grekër dhe fët do vinte firmënë! I njeh mirë ata ti apo jo! Ai gas që nisi, nukë pushoji dhe kush e di çfarë çehreje më kish rënë, se ç’mu desh që u bëra sebepi unë! Nashti e mora vesh sagllam se për dyfek po, pa bërë hesap ndonjë Fazil e Azis Pashë që ishin për këtë gjë, po ama për llafe të tjerëve nuk j’a dilte dotë as një Perëndi. Megjithë që u bëra hazër t’i thosha se këtë gjë t’a thosh Hasan Beu me korçarnë do qe me vënd, po Sotir Kolea ngjiturë me mua m’a bëri me bërryl, kështu që pa feksur gazi e la defternë më gjunjë. -Banka edhe mund të ngrihet siç e ngritnë, po të drejtën konçesione nukë e jep dotë një qeveri e përkohëshme, që është një copë komitet Vlore, Berati jo e jo! Se me këtë emër të nderuar nukë mund të përfaqësojë vatanë e aq më tepër të hyjë më pazare. Konçesionet edhe më dynja mbëlidhetë shteti dhe e sheh tej e tej për dhjetra a qindë vjetë punënë, pa të vendosë mbreti a sovrani. Në kartë më ke sqaruarë Bektash Bej se mundë të japë para banka dhe për peng të shumët do lënë atë copë fushë e merá që kanë, në mos më keq shtëpitë fare. Kështu që pa këthyer borxhin, ka të drejtë dhe fuqi t’jua shesë atë që mban peng edhe të huajve. Del që ne nukë n’a cakëtohen dotë edhe sinuartë, se janë të bankës të shumit e vëndë, si ka futurë që nashti Çifligjet Sulltanie! -Ata e kanë firmosurë me kohë, pa këtë j’a kam thënë vezirit kaqë herë se dihet sagllam, pa hollë-hollë shartet që kanë thënë a shkruar gjer’ nashti, Bektash Beu u këthye nga Hasan Beu që tundi kokënë tërë bezdi, thonë se nukë 163


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

mund të bëjë njeri as një gjë pa marrë leje nga ajo! Nga që ç’do financë që del nga shet e blen, kalon nëpër kalemit të sajë si Bankë Kombëtare e Vlorës dè! Vetëm ajo, u kam ç’pjeguarë sa herë e ka të drejtën dhe fuqinë të shesë e të blejë me të huajtë dhe asnjë tjatër, vetëm ajo dhe që është hataja vetë! Hajredin Be Fratari që e dinte duket, po jo kaqë tha se për të shitur e blerë nashti çifligje do marrmë pëlqimin e sajë, pa rrezik vë dhe çmimnë dhe këtej nga tjatra anë po dihetë u kam dhënë aq e kaqë, këto nashti shkojnë për hesap të sajë?! -Sagllam, po më keq akoma, tha Azis Pasha se Çifligjet Sulltanie kanë shkuarë me kohë atje, me se u hap ajo, kë lamë peng, po Bektash Beu s’e la më tutje. -Për konditat e tjera n’a kanë thënë, se unë nukë jam më atje por me qënë se shartet ngatërrojnë vëndë e dynjanë me të. Banka do japë ato paratë që do i ormisën këta, dihetë që do të përfitojnë kurë të vijë puna për ç’lyerje, rrasja Princit a Mbretitë. Ne guvernë kazaje jemi s’kemi më ç’tu japim n’a merrni shpyrtin po të doni! Pa ata të bankës këtu e aty e kanë marrë vëndë, qoftë çika-çika 403 e grekërit atças j’a marrin përsi asajë, ajo bankë është, këtë punë ka shet e blen a jep e merr me të huajtë dhe e merrni vesh se ku vete vatani?404

403 Këtu

- copa toke të lëna peng ndaj borxhit të marrë në bankë, ku falë eskluzivitetit të saj për marrdhëniet financiare me jashtë, mund të shiteshin për të përftuar shumën e dhënë por dhe interesat. 404 Pika më e diskutueshme që patriotët shqiptarë kundërshtuan fuqishëm në memorandum mes të tjerave ishte ajo XI e konçesionit: “Kreansat (të ardhurat) e Bankës që dalin nga veprimet që ban ajo me kreditin për tokëna, do të kenë të drejtën të ekzekutohen sakaq: aktet që janë bamë për kreancat ipothekore do të kenë fuqi ligje e do të mos kenë nevojë për gjyq. Po të jetë që nji detyruës i Bankës nuk i mbush detyrat e tij kundrejt saj, ose i pushon pagimet e tij, Banka pa forma të tjera ka të drejtë që, për ta mbushë shumën e të hollave që ka për të marrë t’i përdorojë të gjitha vleftat, shumat, mallin apo sendet e tjera që ka në dorë, me çdo titull që të jenë për llogariën e detyruesit të keq.”(“Përlindja e Shqypniës”, po aty). Si vend agrar, kreditorët merret me mend do të vendosnin si garanci tokën në bankë, por që mund të kthehej në objekt shitblerjeje dhe tek të huajt, pasi vetëm banka kish të drejtën të kryente veprime financiare me jashtë, natyrisht për të përftuar shumën e pakthyer. Kjo për një kohë tejet delikate, ku Qeveria e Vlorës nuk ka status kombëtar, vepron njëanshmërisht pa u vënë sovrani që ka të drejtën e marrveshjeve (princi) dhe kur nuk ka përfunduar ende ndarja e kufijve shtetërorë, do të shfrytëzohej nga pala greke për grabitje territoresh, prandaj u quajt nga ata shitje e atdheut.

164


HAJREDIN BEJ CAKRANI

-Unë po qaja Kosovnë405dhe po bëhesha katërqind copë mos bëhim ndonjë gjë me këta këtu, ja e shitën dhe Jugën se u mbeti maras! Hasan Beu kishte zë si të dredhurë dhe e tundi kokënë gjatë. E vinte më kokë festen sahat e minutë, e hiqte, fliste dhe e hidhte më prëhër e pasi ulej, harronte dhe e vinte përsi më atë sëkëlldi të madhe. -Mos o Zot Hasan Be, j’u këtheva unë, ç’na dij nevej hunjë? Aty e kemi istikamnë si qëkurë, se ata n’a kanë mbëledhurë gjer njëndizë aqë e kaqë shpyrt ata nevej?! Vetë i kemi bërë të tëra gjithënjë, se po i ike luftës një sahat jo më shumë, i ke taborret e grekërve më keq se nga juvej, jo më Vlorë! I ke më Vjosë! Ndaj Hasan Bej ligështohe kotë se një gjë do bëhetë se s’bën, pa që s’kanë turp e di! -Këta hapnë bankë jo se marrin vesh nga financatë, por po nxitojnë të qajnë ato që demek do i jepen Qeverisë, që për Thesarnë, për pasuritë e sajë që ka lënë peng a ato që do shitenë dhe kollajë përsi ikin nga erdhnë. S’kanë parë ndonjë herë shtet më vete këta, se kanë ndriturë shtëpitë e tyrej dhe bredhin nashti lart e poshtë. Këtu një copë herë mirë e shkuam, këta borxhet mirë i kanë, s’kanë le të lënë vëndë dhe jo Princ nukë ujdis dotë grekërinë që do vijë ku jemi sotë, tha Dervish Beu këtë radhë me këmbë e me duar, po Perëndia vetë! Faik Beu që po shkruante gjer nashti e la kalemnë. -Bektash Bej vous n'etes pas le financier,406por jurist, gjer dje hesapet i ke bërë si i zoti i punësë, po të ishit financier me ç’kondita do t’a bëje një bankë! E pyetura ishte me axhalè dhe të tërë pushuanë, po Bektash Beu nga këto gjëra s’ka qeder dhe j’a dha xhevapnë atças. Me konditatë që do cakëtojë sovrani407që do e vënë të Mëdhenjtë aty Territoret veriore ju aneksuan Serbisë e Malit të Zi nga Konferenca e Ambasadorëve (ato kishin pësuar fat të ngjashëm qysh në Shën Stefan e Kongresin e Berlinit 1878) mënjëherë në pranverën 1913. 406Ju nuk jeni financier - frëngj. 407Natyra e njëanshme e krijimit të bankës filloi dhe ndërkomëtarisht të shfaqej si një mollë sherri më vonë edhe me sovranin. Megjithëse duhej një mekanizëm kalimin e një huaje që ishte vendosur qysh në Londër ti akordohej më pas princ Vidit, i cili ngurronte të nisej për në Shqipëri duke pritur një përgjigje mbi garancinë financiare të Fuqive të Mëdha prej 75 milionë frangash. Ai i shkruante sekretarit të shtetit gjerman: “..jam i detyruar të pres një përgjigje, para se të marr vendim definitiv, sepse ndryshe do të bija në kundërshtim me vetveten” OUA (Österreich-Ungarns, Aussenpolitik von der bosnischen krise 1908 bis zum kriegsausbruch 1914, Wien nr. 9173, Telegram nga Berlin për Berchtold, 09.01.1914) “..tani që i ofrohej garancia e Austro-Hungarisë dhe Italisë..të priste përgjigjen e krejt Fuqive të Mëdha.. është një qëndrim deri diku në kundërshtim me vetveten” (OUA, nr. 9179, Berchtold për Berlin, Vjenë, 10.01.1914) 405

165


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

për këtë gjë e para dhe financierement të dalë i fituarë vatani edhe banka nga ai. Po të mos jepet a shitet toka e tijë categoriquement tek të huajtë, se kemi mijë vjet jo sotë më luftëra për të, pa t’ja hedhin këtijë vatani e t’a vjedhin n’a qënka kaq kollajë! Pse nukë n’a cakëton, llafi bie qoftë edhe Nemsja të jetë, një Princ, ai të merret vesh me të vetët dhe mbretëria ndihë mbretërinë marrë vesh dhe me të Mëdhenjtë! Pa do cakëtojë pastaj atë bankë a tjatrë, nukë dihet! Puna është se Nemsja me italiantë j’a nukë janë më tok dhe do ndajnë drekët t’onë ahere? Një gjë është e vërtetë si një e një, dy, që Nemsja me italiantë bënë për ne atë që dihetë. Por po të merret vesh qysh është puna me këtë kartë, do i këthehen të tërë të Mëdhenjtë që i lënë bankat e tyrej këta të copëtojnë një vënd që nukë dihetë akoma se gjer’ ku është! -Sinuartë e Jugës po kërkohen gjer më Vjosë akoma e për këtë vëndë jemi vrarë, nashti t’i lëmë në bankë këto, ajo po zanatnë do bëjë pazare me të huajtë domosdo. Ku e sosën këta këtë punë më buzë është pak ajo që do ngjasë, u fut më muhabet Baki Gjebrea që nukë e linte Faik Beu sa bëhej hazër ky. -Javash një herë, sqaroi Bektash Beu, memorandumnë t’onë që j’a dërguamë mos e dini se s’e kanë shkuarë nëpër mënd thoni ju?! Po pse nxituan kaqë shumë e më prapa pse hoqnë Mytesarifnë këtu atças? Njëmijë herë më me vlerë është që këtë t’a dërgojmë me të ç’pejto Nemses, italianëve e të gjithë të Mëdhenjëve që i vunë këta, pa e di që për turp do bëjnë të lloisen dhe ata që nukë kanë dorë këtu e do thonë: -Ç’na u desh që i bëmë më vete! Këta e shitnë që ditën e parë!408 Po për këtë gjë duhet Gjermania shprehej se: “Princ Vidi duhet të nisej menjëherë.. pasi mesa dukej nuk kishte asnjë perspektivë, që marrveshjet e huas të përfundonin shpejt” FO (Foreign Office, nr. 3778, Bunsen për Grey, Vjenë, 26.01.1914) Ndërsa qeveria ruse shprehej se: “..huaja duhet të ishte e garantuar nga të gjithë Fuqitë e Mëdha.. pasi kontrolli i administrimit të financave në Shqipëri i përkiste KNK-së” (FO, nr. 492, Buchnana për Grey, St. Petërburg , 02.01.1914) Britaniku Grey i shprehej princ Vidit se: “Kur të shkoj në parlament të marr miratimin e tij.. në garantimin e huas, do të më kërkohej të përshkruaja se cilat interesa të Britanisë përfshihen aty.. Por nëse nuk ka pjesmarrje të barabartë,.. përse duhet të ketë përgjegjësi financiare të barabartë..” (FO, nr. 7748, Grey për Goschen, Londër , 18.02.1914) Ndërsa Franca këmbëngulte: “Banka e Shqipërisë duhet të bëhet ndërkombëtare, pa asnjë privilegj për ndonjë nga Fuqitë.. ku dëshironjmë që banka austro-italiane të zhduket apo shkrihet dhe KNK të marrë kontrollin mbi huan” (FO, nr. 3673, Notë e Cambon, Londër, 25.01.1914) 408 Fishta vazhdon; E për ata që zyrë e nder harrue,

166


HAJREDIN BEJ CAKRANI

të ndalojin a të shtrëngojin shoshoqnë e me domosdo ata të tyrejt që të mos futen më pazarë t’onë. Pa mos o Zot të prishen me njërijatrinë e të vendre des actions,409të partë ke grekërinë me para më dorë, se me andartë e bënë! -Jo vetëmë këto Bektash Bej, po qysh erdh’ punëtë gjer këtu, se nuk i pyes dotë as me Hasan Bej e as me zotin Pando që janë aty, Azis Pashnë j’u duk e tepërme t’i këthehej e qysh e ka Faik Beu po j’u derdh tim vëllai: -Po ty që j’u ke hapurë synë qëkurë, ata ga e ti na, t’i bëjin që sefte këto hynere pa e shihim përsi, po ata kërko për kusarë e zagarë të holla e ti hazër! -Faik Bej nuk ke qënë atje ti ndaj. Po puna për vatanë nuk është si vakëf e bëj të mira se të dihen, po bè e bërë nga të tërë ndaj të mirë, të ligj ata e ndeznë të partë, kështu që kurë është vatani në mes. Se harruaç, i bënë dhe më përpara këto punë se u është ç’qyerë syri për pará, në behar me vakëfet në Myzeqe që bëtë llafe dhe ju me konsujt e Nemses dhe Italisë. I mori, i shiti a i dha atje ku donte ato, se e kish bërë në mënd që do i shiste megjithë që ne j’u qepëm, tek mua ahere nukë erdhi asnjë haber, jo kartë! Mirë që e kini diturë të paktën se vatanin e kanë nisur për në pazarë qëkurë! -Vatanin e kemi tok të tërë t’a them edhe një herë Bektash Bej, ti dhe ajo Nemse i keni ndihurë e bërë kështu më këtë ditë që n’a çojnë më buzë e n’a mbëledhin për t’u dëgjuarë hyneret! Nashti do i dilni zot! Ai bëri me dorë nga ata dhe Hasan Beu u bë dhè, Pando Çala vuri dornë më mjekërr, pa Azis Pasha u pështet i vrarë në çehrè. -E kam thënë gjithënjë se shqipëtartë nukë e kupëtojnë dotë lirinë e këto gjëra i bëjnë me qejf! Pa kurë bëhet llaf për Jorgo e Kostandinë nënë rrogos t’a shkojnë ujtë dhe hazër t’i lëpijnë dhe këmbën a t’u puthin shollnë! Po jo katr’ a pesë vetë të n’a fusin dhe nevej më këtë hata që e kanë punë dhe me aqë sevda! Sido që t’i mbajë Nemsja këta, më grekër e kanë shpyrtinë e pazarnë! Ky komb do njëmijë vjet të ujdis mëndë, ndaj pesëqindëve që i prishi ato! Por po nukë mund t’a qytetërojmë dotë atë, mirë, po jo ata pesë njers që u është besuarë Që, marre e turp kaherë flakërue mbas shpine, N’visar t’atdheut me t’huej shkojnë tue tregtue, (Kush ndytë mbas frangut rrejtë, kush mbas stërlinet).. (Gjergj Fishta “Mrizi i Zanave” 28 Nanduer 1913, fq. 37) 409Shesin aksionet- frëngj.

167


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

vatani ditë e natë me kandil më dorë qysh t’a shesim a t’a japim, kujt’ të jetë! Që u ke dhënë që pa u bërë shteti e dimë, po Qeverisë sa para, groshë a lira mund t’u keç dhënë Bektash Bej, se o u ke hapurë midenë që nxitojnë e bëjnë kështu, o i ke lënë thatë e si mbetnë pa gjë këta, yrysh! Bektash Beu nuk dha xhevap dhe të tërë pushuanë duke vështruarë nga ai. Faik Beu duketë bëri ndonjë hesap në mëndje dhe j’u këthye përsi. -Qindëra a mijë besoj, a në mos qindë mijë, se Nemsja nevej, domosdo!410 S’durova dotë dhe u futa më muhabet duke i thënë, se vëtëm tebdilhevatë411e këtyrej jashtë bëjnë një dynja. -Ja ku është Italia dhe ju e dini sa ç’penëzon, po këta që vejin vargan me sejmenë, se derë e madhe helbetè, po andej Nemses, tek frëngjtë a lere fare ingliztë në humbje të zezë?! Në mos janë miljonë Faik Bej, po ai se thotë kurrë se kështu është gatuarë, pa ata që i muartën e i qanë gëzohen, me mëndje se j’a kanë marrë Bektash Beut dhe harrojnë se j’a kanë hequrë gurë-gurë ato që i vumë vatanit! -Kapellen për atë që bënë, po xhambazë e dallkaukë, kusarë e hajdutë nukë mbajmë dotë më kurriz ne, vatani jo e jo që po e shesin atças dhe kujt se, këtijë tjatrit Kostandinë, që po e ha të gjallë Jugën, shfrynte Faik Beu me hak. Le t’a dinë tërë mbretëritë412 këto 410 Rasti

i keqadministrimit të të ardhurave të qeverisë së Vlorës, bën Fuqitë e Mëdha dhe përfaqësuesit e KNK-së pas vendosjes së tyrë në Vlorë të shprehen për këtë gjë: “Nga ana e vet, Ismail Qemali nuk do të lejojë kurrsesi që të gjykohet keq nga partizanët e tij, duke pranuar, ashtu siç kërkon kundërshtari i tij (Esat Pasha-red), që të japë llogari për administrimin e të ardhurave shtetërore dhe që të rishikohen konçesionet e dhëna prej kohe..” (AMAE, KNK, Krajewski për Pichon, dt. 18.10.1913, AIH, F. 87, F.K .320-325, orgj. frëngjisht) 411Delegacionet e qeverisë së Vlorës në Europë, nga që paraqiteshin nga një qeveri provizore nuk u morën parasysh dhe autori i quan “ndërrim klime” 412Pa arritur të gjithë antarët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK) në Vlorë ata marrin një telegram (frëngjisht) nga Pleqësia e Shqipërisë së Mesme, ku nga përmbajtja duket qartë i hartuar nga Faik Konica, madje me titullin “Çpallje”: “Xhandarët dhe policët janë zgjedhur kryesisht mes keqbërësve, shumë prej të cilëve sapo kanë dalë nga burgu; Në vend që të pakësonte numrin e zyrtarëve dhe rrogat e tyre, qeveria i shtoi ata, u rriti dhe pagat; Në vend që të përpiqej të sillte sa më parë Princin, qeveria e Vlorës i frikësoi Fuqitë, duke u thënë se ardhja e sovranit tani do të ishte me rrezik. Me këto shpifje kundër karakterit të kombit shqiptar, Ismail Qemali ia zgjati jetën Qeverisë së Përkohshme, e cila ndihmon ata që duan të plaçkisin vendin;

168


HAJREDIN BEJ CAKRANI

bëma e hynere që s’i kemi për turp ne shqipëtartë dhe le t’i ndihën e t’u fërkojnë kokënë po të duanë e t’i katandisin si sotë!413 Se nukë e dinë duket që sa këthejnë kokënë ata, tek tjatri e mbajnë frymnë! -E di unë ç’duan ata, ndaj jo atyre, po duhetë dërguarë memorandumi t’onë të Mëdhenjëve, pa turp, nderë, duhet t’a ndajmë hallnë me ata që i vunë e që këtë gjë po ngjet tek nevej nukë e do njeri. Mjaft jemi vrarë e prerë se n’a mungonte dhe ky çengel kasapi nashti, ja preu Fazil Pasha si me të bërtiturë, se ai është i javashëm, po kish vajturë tek s’mbante më! Hamid Beu, si u llafos atças me Fazil Pashnë i preu llafnë Faik Beut, se bën vaki do i derdhej Nemses rrezik këtë radhë. -Po kemi bërë gjë mirë a keq me t’a, n’a hiqni veshnë,414po këto nukë durohen! Se vete vrite më luftë, kader, po të t’a marrin vatanë javash-javash, se ke firmosurë vetë këjo është hata, ndaj me të ç’pejto firmat dhe nevej më memorandumë, pa si të duanë j’ua E ashtuquajtuara qeveri nuk ka dhënë kurrë llogari për shpenzimet e saj dhe populli nuk di asgjë për gjëndjen financiare te vendit; Qeveria duke qënë e përkohshme dhe duke mos pasur tjetër punë veç ruajtjes së rendit deri në ardhjen e Princit, nisi t’u japë konçesione të huajve. Historia nuk na jep shembuj që mund të justifikojnë njerëzit e Vlorës. Të gjithë qeveritë e përkohshme kufizohen në masa të përkohshme dhe nuk mund ta angazhojnë të ardhmen ekonomike të vendit me konçesione afatgjata”(HHStA, PA, nr. 5155, Durrës, 12.10.1913, orgjinali frëngjisht) 413Me gjithë situatën e mëvonshme pas vendosjes së përfaqësuesëve të KNK-së në Vlorë, pala austro-hungareze insiston në mbrojtje të qeverisë së Vlorës, duke kërkuar t’a njohë atë si të vetmen qeveri në Shqipëri: “Me shumë vështirësi unë dhe i deleguari anglez arritëm të bënim që të miratohej pjesa e vendimit.., ndërsa përfaqësuesit e Austrisë dhe Italisë ngulnin këmbë për t’ia lënë Qeverisë së Përkohshme Shqiptare të Vlorës caktimin e delegatit shqiptar, gjë që do të sillte si pasojë: 1.Njohjen e Qeverisë së Përkohëshme 2. Të drejtën e tij për të folur në emër të gjithë Shqipërisë..etj..”(KNK, Krajewski, MPJ të Francës Pichon, dt. 16 tetor 1913, AIH, F. 86, F.K. 292) “Delegati austriak takimet e gjata dhe të shpeshta i zhvillon natën me Ismail Qemalin dhe njerëz të rrethit të tij, qëndrimi i tij këmbëngulës për të na detyruar që të njohim Qeverinë e Vlorës, kanë tërhequr prej kohe vëmëndjen tonë.”(AMAE, KNK, Krajewski, MPJ të Francës Pichon, dt. 20.10.1913, AIH, F. 87, F.K. 338-339) 414 Ironi e Hamid bej Toptanit, i cili ishte më 1912 komandanti i garnizonit ushtarak osman të Durrësit me 500 trupa, ku në kundërshtim me vendimin e arrestimit të mytesarifit të atjeshëm, e ndihmoi Ismail Qemalin dhe tërë delegacionin duke e vënë nën mbrojtjen e tij si dhe duke bërë të mundur me anë të telegrafhanës të lajmëroheshin të gjithë delegatët për Kuvendin e Vlorës, tashmë prefekt i Durrësit.

169


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

këthejmë! Të tërë nuk u ndjenë se Faik Beu nukë la më gjë pa thënë gjithë nata edhe ato që do thoshin ata. Kështu që të shumit, si do që kafetë s’ja prisin njëra-jatrës e mbaso u vinte gjumë, po kujt j’a mbante të hapëte gojën, jo të thosh gjë! Të nesërmen e gjeje emërin me një faqe të tërë gazete prapa! Kur ca nga këta me Faik Benë vajtnë dhe u pështetnë për të marrë një sy gjumë, të tjertë u bënë tufa-tufa dhe bëjin muhabet për këtë gjë sa të zbardhte. Fazil Pasha, Hamid Beu e ndonjë tjatër që nashti nuk më vjen në hatër e rrethosnë Bektash Benë e Sulo Benë dhe se ç’i thoshin me duar e me këmbë. Bektash Beu u jepte xhevap dhe herë e linte defternë e herë, po me duar e me këmbë se ç’u thosh më një sëkëlldi të madhe. Sulo Beu fliste më të rrallë se s’të binte radha, po dukejë nga çehreja se ishte kondra të vëllait. Sotir Kolenë dhe Baki Gjebrenë që kishja aty afër i dëgjoja e sikur bëja muhabet me t’a gjer sa u zbardh, po mëndjenë e kishja tek im vëlla e ata rrotullë që e kishin thënë anës-anës se e dimë ne se ç’duanë këta! Kishin bërë vërtet muhabet se me vlonjatë e me këta soj që kanë mbëledhurë atje, vetëmë lufta i lan hesapetë e një të fshirë të tërë! Sa shpyrt të bëhen ty Bektash Bej, i kishin thënë, se nevej i kemi hazër e meqë të Mëdhenjtë një llaf këtu e një këshillë atje, këta e kanë ymrin njëmijë vjetë, ndaj nukë ka udhë tjatër! Im vëlla ishte lloisurë dhe u kish thënë që njëndizë u përpoqmë me t’a, pa miletit më Mallakastrë të Butë u kishte mbeturë në fyt ajo më behar dhe s’i shohin dotë. Ata kishin ngulur këmbë dhe si i tha im vëlla se venë rreth dymijë dyfeqe hazër pa këta lart. Ata e bënë të mbaruarë dhe thanë se aq mund të bjemë ne atças, po u muarrmë Vrionasve njëmijë dhe as një a dy ditë luftë le të bjenë, se n’a plasnë xhanë! Pa guvernën e bëjmë qysh të jetë më e mira! Bektash Beu nukë donte, se aty i kemi e një lumë n’a ndan, gjithë jetën gërr e ham do t’a shkojmë, pa Sulo Beu si e shikoja atë nate, ishte me t’a. Ishte një hata mbi hatatë këjo që nukë e kishim bërë hesap dhe nukë e mejtoja dotë që mund të bëhej këjo gjë! Si nukë e mejtoja dotë se ata njers ishin tok me Smail Benë që kurë bëheshin Kryengritja e Toskërisë e gjer sa e përcuall’ nga Durrësi. -Nukë do vritemi me vlonjatë, se si e kanë bërë, do thyejnë qafën një ditë, po jo sebep nevej Bektash Bej! Se këjo do jetë o për hair, që vlonjatë nukë e njohnë si llaf, o një hasmëri që nukë shuhetë jet’ e mot, i thashë më prapa. -Po t’a bëjnë atë që thanë ata dhe të bjenë njerst që i kanë hazër, me kë do 170


HAJREDIN BEJ CAKRANI

lëftojmë ne, kondra vlonjatëve a kondra Fazil Pashsë e Hamid Beut?415 Se s’bëhetë llaf, vala do i marrë të tërë! Kësaj pune s’kishe qysh t’ja vije emërin, se vete të bëç nder e gjen qeder! M’u duk se ata ishin më të hollë në të ndjerë sahatnë për muarrebenë, po ja njëri do t’a marrë, ja tjetri nga duartë! Këtë punë që kishim nisurë me karta e memorandumë ishte si Evropit, po shqipëtartë nukë dëgjojnë nga ai vesh dhe e zgjidhin punënë me dru. -Të ndajmë një herë këtë punë të memorandumit, i thashë t’im vëllezërve, pa përsi shohim e bëjmë. -Ç’do të shohim Hajredin Bej, kur t’a kenë vidhisurë më keq se në beharë, hidhej Sulo Beu shpyrto. Kaqë ditë nukë pushuanë njerst që firmosinë bërë vrer dhe nevej herë na dukej sikurë n’a mbuloi turpja e ca njersve që e bënë, e herë sikurë n’a foli vatani që t’a ndihëm më sahatnë më të ligë të tijë. Kështu që ne e bëmë t’onën ndaj me që këtë gjë një Zot e dinte, ishim mëndje mbëledhurë të tërë! Ahere ata që e kundërshtuan Ismail Benë tek kjo aventyrë, vajtnë nja gjashtëdhjet a shtatëdhjëtë shpyrt, me Hasan Bej Prishtinën, Pandeli Çalën, Dervish Be Himën, Fazil Pashnë, Sotir Kolenë, Baki Gjebrenë, Hamid Be Toptanë, Hajredin Be Fratarnë, Ismail Be Klosnë, Myderiz Mehmetnë, Sheh Hasanë nga Berati e s’mbaroheshin e s’mbaroheshin emërat më memorandum. Edhe më të shumë se ne që bëmë dekllaratën e Pamvarësisë e që të gjithë njers të ç’quar e atdhetarë, sa më s’bëhej. Nuk mjaftonte kjo, po i vëllai i Mehmet Beut, që e kishim lënë Evropit për sinuartë e të gjitha, Faik Beu, firmosi nga të partë. Mbaso e kish radhën i vëllai që tok me të ishin Evropit që sefte për këtë vatan, po hataja që n’a kishte zënë ne dhe atë nukë kish anë e udhë! Hatanë nukë t’a kupëton ai që është përjashta më sokak, po atij që i bie më shtëpi dhe si do që gazetat gjëmojin, të partë ishin si gjithënjë të Mëdhenjtë që filluanë nga puna. Memorandumi j’u dërgua me të ç’pejto Nemses dhe tërë të Mëdhenjëve që j’u trubulluan ujtë të tërëve dhe zunë i hakërryen njëri-jatrit nashti, kush i bën këto gjëra e kush mund të përfitojë. Njëqind vjet që i janë hakërryerë dhe guvernës për këtë! Se s’bën Komisjonë e të Mëdhenjëve u tha që të mbëledhnë atças dhe mori 415 Në

Durrës Faik Konica u argumentonte gazetave të huaja se: “Krijimi i një qeverie të përkohshme në Shqipërinë e Mesme ishte i domosdoshëm për shmangjen e një lufte civile..”(Freunlicht, Die Albanische Korrespondenz: Agenturmeldungen aus Krisenzeiten, f.194)

171


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

vendim që përfaqësonjësit e tyrej drejt e më Vlorë t’a mbajin frymën. Ajo po e dinte kush e gatoi këtë gjë dhe nukë e vonoi xhevapnë, po që ishte hata që vetëm vlonjatë mund t’a bëjin. Gjënë më të ligë në gjithë dynjanë, shqipëtartë kanë të pështyjnë mbi njëri-jatrin e t’i prishin punë kur të duaç. Ismail Beu vazhdonte të dëgjonte njerst që e rrethojin dhe i mbushnin mëndjen, llafi bie, me që nuk fliste që më Stamboll me Syreja Benë, të kushëririn e tij edhe Qerem Benë, të birin, duhej t’a sikteriste! 416 Qerem Benë e kisha pjekur sa herë më sarajet e tijë me Myfyt Benë e Abdi Benë, duke i qesëndisur, si i ri që ishte. 417 Se i riu si veriu dhe s’e harroj dotë alamet djali i kënduar, po a për t’u dukur bën vaki, a nuk e di si e qysh, çoi atë xhevahirnë nga goja, që të vijë në Vlorë Sulltani, qoftë për tebdil heva.418 Po ai dinte gjermënçe dhe më Vjenë ish si më shtëpi të tijë. Ndaj të gjithë i thoshin Smail Beut, se ai flet keq për guvernën dhe do të bëjë vetë një si principatë të Nemses e ai të jetë këtu zot. Po të vërtetën, të dy Qeremtë419ishin axhami, pa mëndjen e Syreja Beut a të Ferit Pashës. Sikurë nuk ish ajo Nemse që vuri Smail Benë, po do i këmbente Vloraj për Vloraj se nuk kishin punë tjatër ata! Vënd i ç’quarë nevej e n’a kishin zili, se të vije nga Tyrqia për Evropin, qënkej sevda e madhe! Me këto punët e vatanit, ishte e ç’ishte, pa më prapa e lloisa mirë e m’u mbush mëndja, se pas llafeve që këmbyem me Ismail Benë, dukej se ata që e rrethojin po j’a punojin. Se nukë e mbante kandari, që ai të ishte prishur nga mëndë e t’ja punonte vetes! Më habit, se si kur ishim në klubin “Labëri” e më “Dorën e Zezë”, ishim bërë theror e nashti që u gjënd’ njeriu, t’a vidhisnin, se kishin për gjë! Të tërë bëjin be e rrufe, se faji ishte gjetiu. Plaku i varfër s’e molloiste dotë se kush e pështeste, e kush i flit për njërin a për tjatrin e j’a hoqnë mëndë fare. Ai nuk e mejtoi dotë, kë kish lënë këtu kaqë vitra që ishte Stambollit e dynjasë dhe për më keq, këtij vatani ku n’a ka bërë koka bam, i jemi boxhëllinj të tërë. -Kush e gatuan këtë Bektash Bej, i thashë një 416Këtu

ka kuptimin: Ta shporrte. këtë problem,nota të tilla ironie ndihen vërtet në kujtimet e tij. (Eqrem bej Vlora, vepër e cituar, fq. 316) 418Tebdil hava - ndërrim klime (turq). 419Eqrem bej Vlora ishte i biri i Syreja bej Vlorës (deputet në Parlamentin Osman), si dhe nipi i Ferid pashë Vlorës (ish-kryeministër i Perandorisë Osmane), njëkohësisht ishte dhe kunati Eqrem bej Libohovës. 417Për

172


HAJREDIN BEJ CAKRANI

ditë, se punët po venë kuje e që po vidhisemi, s’do as mënd, as kalem! -Të tërë për atë të nëmurë pushtet e bëjnë, të tërë, njërin më keq se tjatri e ke! Kaq herë më prapa, im vëlla i kish thënë Ismail Beut, që të mos u vërë veshin dallaverave të atyre njersve që duan vetëm t’u shkojë e tyrja, po ai duket i besoi gjer më fund ata, sa u vidhisën. -Këta janë vlonjatët Bektash Bej, se s’i kisha njohur, i thashë një ditë nga këto. Ai shtrëmbëroi buztë dhe nuk m’i ktheu fare sytë. -Të pështyç lart, të bije më kokë Hajredin Bej, tha dhe nukë foli më. Fisnikëria e kish marrë kusurnë nga harbutëria. Ziliqarët, para dite e pas dite, ngaqë s’kishin ç’bëhin, pështy e shaj nevej prapa krahëve. Po qysh t’ja bënim që kishim ngrënë bukë aty e ata kishin ngrënë tek ne? Ismail Benë e kishin plakur punëra të mëdha, se më tavolinë të tij bëheshin hesapet e gjysmës, në mos të tërë dynjasë, pa dhe Mit’hat Pasha j’a pagoi Sulltanit e nashti ish harruar. Po Vlorës nuk paskej Mit’hat Pashë që t’ja dilte! Me a pa mëndë, me a pa zëmër, me bukë, a bukë shkelur, ata e bënë hatanë që e ndjemë e që dhe sotë më dridhet mishtë nga marazi!

Hapsana dhe përpjekja

I thashë Bektash Beut të ikëte më Cakran të ujdiste punët me pari e Mallakastrë, se me sa po dukej aty të ligjtë po na fusnin më lak të tyrej dhe m’a hiqte melaqeja këtë gjë, po njëqind vjet atë që bënë vlonjatë jo, nuk ja pret fiqiri njeriu më dynja! Me të ikur ai me gjithë njers, mua më hipnë të mijat për ato që dëgjova. Më vinte keq vërtet që ne duke ndihur vatanë, që guverna e tijë ishte në të vërtetë një tufë me këta njers, bëjim më shumë keq se sa kujtojim se bëjim të mira. Ishte errur dhe kokënë plotë me këto mejtime u sosa para shtëpive të mija dhe nukë po i shikoja dhe njerst që të merrin kalnë, që të vërtetën nuk po bënte udhë. Pashë një herë vërdallë, kur mbjinë nga errësira nja shtatë a tetë xhandarë dhe vura dornë më kobure, pa ata zunë kalnë për frëri. Këjo bëri që atças ai të ngrihej më këmbët e para duke hingëllitur dhe me që njëri po më hiqte për këmbe, rashë përmbi të, kur të tjerët m’u huadh’ përsipër. Nukë e bëj dotë hesap edhe nashti sa vazhdojë kacafytja, po xhandartë në fund m’i hodhnë hekuartë dhe një karrocë që priste te udha tjatërë, u qas. Kurë rashë, koburja iku atje tej dhe kur m’a muartën atë, mu err’ dheu, se më asnjë luftë nuk isha zënë kaqë ligsht, sa me të tutë! -Pse 173


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

ç’ka bërë vaki, u thashë, po ata nuk luajin më të tyren. -More, folni kumandantë kush j’u urdhëron, se po futeni më një valle më duket, që jep një mexhite dhe s’del dot as me njëqind më! -Nuk të japëm hesap ty Bej, nga Qeveria jonë i marrim urdhërat! Ishte punë e parë e Mytesarifit të ri Fejzi Beutë njëqind vjetë këjo, po nukë kish kohë më t’i mejtoja këto, se karroca u sos te hapsana. Ata që më prisnin tek shtëpitë do kenë thënë se ka ikurë me Bektash e Sulo Benë më Cakran. Tim vëllezër atje, hë se është më Berat Hajredin Beu dhe hë për hë, nukë më kërkonte njeri që ishte një llojë se ata mund të bëjin me mua ç’të dojin, s’i pa njeri. Nukë e bëja dotë hesap qysh m’a torrën pusinë, po as ditëtë e netët nukë i numëroja se ata ma do mëndja, nukë i thanë njeriu. Si pas ndonjë jave më nisnë se për ku, një Perëndi e dinte se nukë më thanë pse, qyshë a tek. Po kujtova se mjaft me sebepin e atyre urdhërave të arrestimit që kish shkruajturë Ismail Beu për nevej më beharë, po nashti që po më luajin kurë u err, tek e keqja të shkon mëndja. Sa ikëm, nukë e llois dotë, po kur u zbardh udha nukë pushonte si do që nukë shikoja gjë vetëm trokun e kuajve, nga kunupetë mora vesh se po veja më Vlorë. Qëndruam dhe dëgjoja muhabetet përjashta dhe xhandari brënda me mua nukë luajti, ku pas një copë herë e kërkuanë poshtë dhe ai dolli. Po unë nukë po e merrja dotë veten! Kur më zëbritnë m’u err dheu se kusartë e xhandartë po më prisnin, pa unë punën e kishja pasur me Memet Pashnë dhe këta s’i vija më kandar ndonjëherë. Po nashti e shihja që ata të bëjin hatanë, jo nevej, po si e kishin zënë, vatani po i paguante shtrënjtë hyneret e tyrej. Xhandartë si të sikletosur, se kusartë ishin me fuqi të madhe, më dëftuan një derë më të mëngjër. Vlonjatë, si miqtë t’anë që i kishim qëkurë ku kishim lëftuar kondra Jeunes turcs, sidomos me Bektash Benë pa bërë Shqipërinë, që më luftë të Cakranit e gjer më Berat, nashti po na bëhin këtë nder të padëgjuar. 420 Pa u sosur më portë u duk atças 420Brenda

fare pak kohësh ata që kanë qënë miq, bashkluftëtarë, etj. tashmë kanë kaluar kundërshtarë të autorit. “Miku i madh i Shqipërisë, senatori francez D’Ėstournelles de Costant më tha një ditë: “L’amè albanaise est un amalgame de bassesses et d’èlevation!”- (frëngj: Shpirti shqiptar është një përzierje poshtërsie dhe fisnikërie)..kam frikë se ai shpreh në mënyrën më të qartë dhe më të përmbledhur ato kundërti jetëgjata, që dëshmohen në karakterin e popullit shqiptar dhe në sjelljen e tij” (Eqrem bej Vlora, vepër e cituar, fq. 17).

174


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Alem Agai me Elmaz Effendinë. Nga prapa tyrej allafrënga Halim Tërbaçi si hafije, që s’e mora e s’e mora vesh ndonjëherë ç’punë bënte, dhe ky me nja dy-tri të tjerë prapa, që bëjin sehir. Më mbyllnë më një odë dhe që aty më prapa dëgjova se erdh’ Imer Agai kaluar dhe pas një çike bënte muhabet që dukej herë-herë se u pleks me ta me llafe. -Këta paska gjetur plaku që t’i vërë më këtë punë, thashë me vete. Po me që nukë njihemi me ta sotë do Perëndia mbase merremi vesh, se të madhe guxim kanë që pleksen me Senatë më këto gjëra. Po se mos bëjnë dotë tjatër gjë! Bërrisnin sikur ishin me xhinde, pa mua Perëndia më kish ulur melaqetë atças, si me Niazi Effendinë qëkurë më Stamboll më kohë të Lidhjes. Mejtova se më mirë t’a kesh lloinë të qëruar, se sebep dojin ata, dukej. -Po ç’u gjeti, pa gurët tuaj nukë po i sheh buka jonë, po Perëndia ua hedhtë për koke, apo sot më sheh sefte?! Alem Agai herë bënte sikur lloisej dhe s’po gjënte llafnë, herë hidhte sytë nga xhandari më derë që kish ngrirë. Po e gjithë oda sus më thosh se njëqind vjet prapa dere po ruajin e dëgjojin të tërë këta sejmentë e që më atë kohë nuk më vijin në hatër për kiamet. -Me ty s’kemi gjë Hajredin Bej, po ja ti e di që ai Bektash Beu nuk lë rehat edhe mizën që shkon, se e trazon dhe prish aqë punë. -Po pse u nxorri sytë, se u ka mbajturë me ylefè e para juvej që s’jepni as për kafè, apo se u vra e u sakatos që sefte e njëndizë me grekër, që më Llogora, Tepelenë e Skrapar tok me mua! -Palè i hakërryet me karta dhe guvernës e Ismail Beut tok me ata që i kanë mbushur mëndjen duket! Ç’farë do të dëftejë apo mos i vete mëndja për atë vënd lart, po këtu ka zot hauri, t’a dijë! -Po ti e di se kartën e bënë shtatëdhjetë shpyrt, më të zotë, më të rrahur e më të squat, se unë, se ti e se plaku. Po mirë e the haur është ky që n’a mbëlodhi këtu. Po këjo punë nuk ka filluar akoma, jo të mbarojë me kaqë, ndaj bën mirë t’ua thuaç dhe atyre që luajnë telat a u japin urdhëra këtë. Pa jo që jeni bërë një me kusarë e të palarë që kapardisen se do ruajnë, po këtej djegin vëndë, pa mua nashti m’u mbush mëndja se sejmenë do vdisni, i thashë. Ne s’na paske njohur mirë, ndaj edhe e ke zët Bektash Benë që thua. Po me që ti duhet të jeç i fundit këtu se po rri si karakoll te unë, më bjer ndonjë që të merrem vesh, se nuk ke përpara ndonjë kusar a firar që mund ti hakërryesh, e more vesh? Se nga që s’do e kupëtoç ndonjë herë më

175


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

dynja seç po bëni, po të kujtoj se nukë kam bërë gjë e para,421që të më hidhni hekuratë me urdhër nga këjo guvernë që e ngritëm me aqë siklete e halle e që nashti e bëtë sa po i del xhani. E dyta varem nga Senati që është më i madh se ju e se sa guverna si këjo e ato që do vijnë më prapa. Ai u nxi fare, po unë u ngrita më këmbë. -Shko më bjer ndonjë nga Pleqësia a Senati, Vebi Effendinë a qoftë Qerem Benë, 422si do që axhami po e gjeni kollajë. Jo të më mbani nëpër konakë mbëshehur, se Bektash Beu as dy sahat s’e ka Vlornë me udhë e me gjithë kusarët e tu! Po mbase do Zoti të mos vërë surratin tuajë e t’a bëjë këtë. -Unë nuk të jap hesap ty Hajredin Be dhe mos më dëfte kusarë mua, që në fund të fundit të kam begenisur që vij këtu! Nxorri koburen t’ime që j’a kishin dhënë xhandartë e Beratit, e zuri për tyte, e ngriti lart dhe nisi të m’a tundëte me një dorë si ato zonjat që u është dehurë agai dhe e qesëndisën duke i tundur para syvet shishenë e rakisë që mbaroi. -Bobo, thashë me vete, se nukë e prisja dhe atças m’u err dheu. Ju hodha më grykë Alem Agait që nukë e priste se ra me gjithë karrike, pa po unë përsipër me vrap dorën te koburja që atças u shkreh. Ishte koburja a qëlloi xhandari nukë e mora vesh, po jo një po dhjetë plumba të më merrnin, nuk më dilte pikë gjaku, se isha bërë vrer! Ulërimat ca të Alem Agait, ca të xhandarit, pa bërë hesap të shkrehurën e armës, bënë që atças të hynin më odë, si ma m’a hiqte melaqeja më përpara, këta sejmentë. Me Elmaz Effendinë më krye që ruajin pas dere e nuk i shihja dotë nga që po kacafytesha, po zërin 421 “..ndërkohë

që Hajredin Bej (Cakrani) që kishte qëndruar jashtë lëvizjeve të protestës, u arrestua dhe u burgos“.(AMAE, Raporti KNK-së Vlorë,19.11.1913, Krajewski ministrit të jashtëm Pichon, Paris, Nr. 113, R 0357) 422 Nënkryetari 27 vjeçar i Senatit, Eqrem bej Vlora merr dijeni së bashku me kryesinë e tij, por këtë ngjarje detyrohen ta kalojnë në heshtje për arsye të trysnisë së madhe të qeverisë, nga njëra anë dhe nga ajo e kundërshtarëve të Ismail Qemalit nga ana tjetër, të cilët e shfrytëzojnë këtë situate dhe në kujtimet e tij ai nuk e përmend fare këtë ngjarje e cila kompromentonte të gjitha struktuat shtetërore të Vlorës, por përballë këtyre të fundit ai shprehet përkrah qeverisë: “Një ditë pak si herët në sallonin tim të pritjes gjeta dhjetë a dymbëdhjetë vetë besnikë të nderuar të tim eti, të cilët donin të bisedonin “vetëm për vetëm” me mua, ku më kujtuan se ithtarët e Ismail beut i kishin shkaktuar shqetësime të shumta tim eti dhe mua vetë dhe se më binte për detyrë t’i kundërvihesha me forcë dhe publikisht personit të Ismail beut dhe qeverisë së tij. -Për t’u ngritur kundër xhaxhait, as që mund të bëhet fjalë, u përgjigja ftohtë.”(Eqrem bej Vlora, vepër e cituar, fq. 319-320)

176


HAJREDIN BEJ CAKRANI

e tyrej e kam si nashti më vesh. Se nga më erdhi nga lart një kondak m’u në brinjë, pa një mullar me njers më hipnë sipër e më shtrënguanë hekurat. Veten po e mbaja me shpirt ndër dhëmbë nga dhimbjet, po e pashë dhe Alem Aganë që mezi u ngrit me buzën tërë gjak e i kokolepsur me rripa e kobure. -S’ke për t’a marrë vesh ndonjëherë se ç’po bën ti a ndonjë tjatër, më erdhi aty për aty se dëgjova nëpër njers zërin e Et’hem Beut, të birit të Smail Beut që po u fliste, duket. Nuk donte shumë mënd se kush i ujdiste urdhërat lartë, po në kish njeri që i kish bërë temena plakut, ishim nevej e ai Bektash Be, që më kohën më të ligë mori më kurriz hazinenë. Pa të vërtetën, plaku as konak nuk kishte për të futur kokën, se njëndizë, as një muaj a dy s’ka bërë, kurë erdh’ Esat Pasha te i nipi Xhemil Beu e kurë plaku mori dysheknë më krah e drejt e te Imer Agai, që i hapi konak. Më çuan që atë natë në hapsanë, po mua nukë më mbante vëndi se ç’po bënte Bektash Beu më këtë vakt, po njëqind vjet mejtoja se e dinte që më kishin hedhur hekurat të mijtë. Se këtë e them nga që ishim shkrirë e bërë një ne të Pleqësisë a Senatit me këtë guvernë. Sipas zanatit më të, mua më binte të hiqja punët e Mehmet Pashsë, se si do i zoti nuk e njinte Jugën. Le që në Vlorë s’të jepnin një pikë ujë, jo të mbëlidhje qindra shpyrt që duheshin të lëftoje grekun dhe këta për lutter volontairement. 423 Ndaj këtë barrë e mbaja unë, Bektash Beu, Sulo Beu e të tërë nevej me njers që mbëlidhnim Mallakastrës, se t’i lëç grekut udhë dy ditë e kishje më Vlorë! A fare më Vjosë nga nevej që e kërkonin sinuarnë, se i kam të mijtë orthodhoksë e më duan, e bënte punën qëruar dhe pastaj s’kish Nemse e Gjermën ti luajë më! Si peng ç’do mejtim që më vinte më atë kohë të ligë e që ishin me mijë, më bëhej si lëmsh e më thahej fyti, se ja kishim bërë ne për këtë vatan, ja s’kish njeri! Pa bërë hesap luftëra po e po, por që nga baltërat e flamurnë, këtë guvernë që e ngritëm me duart t’onë e po e mbajim me flori, këto j’a thosha vetes se turp ishte, po më errej dynjaja edhe kur i mejtoja! Nga një herë më dukej fare sikur kishim dashur të zëbusnim gjarpërin kur i thonë, pa le të bëjmë dhe lodra e t’a mbajim dhe në gji! Më hante lloia e të gjitha i shkova nëpër mënd, se edhe të më vrisnin nuk më dukej çudi, po një gjë nuk e gjeja dot. Këtu më Shqipëri bëjnë kështu këta njers, apo këtë muhabet kanë pasur që më Stamboll? Se që të kesh 423Luftuar

vullnetarisht (frëngj)

177


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

më Vlorë konsullatat e Nemses, të Italisë a të tjerë dy hapa larg e të bësh këto lloj e soj hyneresh, këtë nuk e ç’pjegoja dotë aty ku isha. Qëkurë ata më Senatë ishin mësuar që më shkruajin se mungon Hajredin Beu gjithënjë, po pse, po ja se po vritet gjithë senenë me grekër më Skrapar e Tepelenë! Po ku mund të kishin humbur më këtë kohë me Hamza Aga e Brahim Effendi e të tërë, që o s’dijin gjë se ç’ngjet, o i kish zënë gjarpëri më vënd të lig dhe s’luajin dotë, kësaj nuk i jepja dotë udhë! Tërë natën më lanë me hekura mbërthyer e shtrënguarë më duar dhe për gjumë as që bëhej llaf fare, ndaj mejtoja: -Hajredin Bej, s’ta ka shkuar nëpër mënd, jo të t’a përmëndëte hapsanën Perandorija Osmanllije e ja ku vete e gjen nga ata që u tregon udhnë dhe vrite për ta më luftëra, e këtë s’e molloisja dotë! Më lanë një karakoll më portë mos më duhej gjë, po mua më hante lloia mos Bektash Beu që ishte shpyrto, mund të kish ngritur më e pakta, Mallakastrën më këmbë për këtë gjë. Po muarrebenë e mejtoja herë të parnë e herë të fundit aty ku isha. I jepja hak që ç’ke me të atças Hamid Beut, Fazil Pashsë e të tjerëve, pastaj e mbëlidhja dhe thosha se nga lufta del vetëm luftë! Nuk numëroja dotë ditët dhe nëtët se më trazoheshin dhe më bëheshin sikur ishin mote, aqë gjatë m’u duk hapsana. Dëgjova një nate si zërin e Et’hem Beut m’u duk, që po i jepte porosi javash atij që rrinte roje prapa porte dhe i varfëri ai vetëm peqe. Kështu thashë se si s’u dukë njeri t’ju thosh për këtë gjë, duajn të më ç’dukin dhe hajt’ njatjeta e gjetëm të varur dhe kaqë! Me se të lëftoja e para, pastaj kur oda ishte aqë e vogël ç’duhet të bëja më parë se s’dija sa shpyrt mund të vijin brënda. Nga darka dëgjova javash tek frëngjia që më flisnin: -Bej, Bej, mund të të nxjerrin, se qënka bërë hataja përjashta. Si do që s’doja të qasesha, s’më mbante vëndi ç’kish ngjarë, se dyfeqe a batare të lëftojin nuk kisha dëgjuar. -Kanë vajturë me kapedan Sali Muratnë, Hysni Toskënë e me të tërë nga ne edhe nga ju lart nga Mallakastr’ e Egër dhe u kanë prishurë e djegurë fshatra e vrarë e prerë gjak dynjaja. Vetë Sali Murati kish shpëtuarë më qime, vetëm me ca plagosura. -Mos, thashë po s’e dhashë veten, se ai pushoi së foluri atças, sikur e zuri njeri të gjallë tek po më fliste. Pas ndonjë copë herë erdhi dhe e shtyu më tutje muhabetnë, se unë vetë kisha ngrirë e bërë kallkan. -Kanë vajturë ushtëri e qeverisë për të bërë zap Mallakastrën, se qënka bërë një me Bektash Benë kondra qeverisë këtu më Vlorë dhe kanë bërë kërdinë, luftë më të katër anët, 178


HAJREDIN BEJ CAKRANI

ç’e pyet! -Po Bektash Beu ku vajti a ku është nashti, more gjë vesh përjashta, e pyeta. -Po për të zënë atë kanë vajturë, po gjer sa nukë erdhi me t’a, kanë bërë luftë! Po këtu llafosen se prapë pas hatasë, Bektash Beu nuk e di qysh është marrë vesh me të Mëdhenjtë, me Nemse, Itali e gjithë dynjanë është bërë nami këtu dhe bën vaki që këta të qeverisë të të lëçojnë, se i kanë shtrënguar duket. Isha bërë unë sebepi që Mbretëritë e Mëdha e Komisjonë të haen me guvernën time që u prish nga mëndë në mes të ditës?! Jo, këjo nuk kish as anë e as udhë, ndaj e pyeta atças, se s’dija kujt t’i zëbrazesha pa mejtuar se ai ishte një copë xhandari, që të drejtën nuk e poqa më dhe ai nuk erdhi tek unë më prapa. -Po mirë qysh do i thonë dynjasë, Komisjonit e të Mëdhenjëveqë dita-ditës, jo po i shtrëngon por po u bënë benë se nuk duajmë Mallakastrën, Korçën, Beratnë, Skaraparnë, Bektash Benë e tërë ata që janë bërë theror njëqind herë më shumë se këta? Apo se u kish dalë tepër Hajredin Beu e nuk na duhet se s’bën asnjë punë dè dhe hajt t’a heqim qafe! -Nuk e di Bej ç’të të them, po të gjithë po gjëmojnë e po llafosen me vete, ndaj them se do të nxjerrin që këtej. Nashti e mora vesh sagllam që Bektash Beu nukë u kishte këthyer xhevap këtyre më Vlorë e të kish ndezur dyfek me ta, po u kish dërguar të Mëdhenjëve a Komisjonitë kartë, që t’a ç’koqitin ata punën e guvernës që më mbante si peng. U ngroha një çikë kur më prunë rrobat për t’u ndërruar, se e kishin marrë vesh, po mua nuk lanë njeri që të më pjekë. M’u prenë shpresat dhe kështu që as ditët nuk i numuroja dotë, se gjithë ato farë mejtime që më vijin, m’a kishin bërë kokën daulle. Më nxuarrën një ditë dhe më thanë që mund të më mbajin akoma, po do më nxirrnin me probation 424 dhe se kishin paguarë këta të mijtë e prurë me qehajanë tim nja dy a treqindë lira.425 Të pangopurë si gjithënjë mejtova, po që aty pashë atje tej në mb’udhë që kishin lënë për këtë punë, si pa rëndësi Imer Aganë me kalnë tim për dore, që sa e kish prurë, duket. Më dha javash koburen mbëshyeraz që 424Liri

me kusht (frëngj) “Për të përfunduar do të thoja që mbajtja në burg në Berat (Hajredin Cakranitred) gjatë tetë ditëve, më pas i sjellë në Vlorë ku qëndroi i ndaluar gjatë tre javëve, ai është aktualisht në liri me kusht kundrejt shumës prej 210 lirave turke“. (AMAE, Raporti KNK-së Vlorë,19.11.1913, Krajewski ministrit të jashtëm Pichon, Paris, Nr. 113, R 0357) 425

179


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

nukë m’a lejojin se isha më provë dè dhe ai u shtrydh sikur donte të më thosh gjë. Po unë i hipa kalit dhe u derdha për në sqelë. Ai më mori prapa me nja dy njers të tjerë që e ruajin dhe atë dhe mua duket dhe e dëgjoja mes trokut më krah tim: -Më more më qafë Hajredin Bej, jo koburen, ç’mu desh mua që t’a dhashë! Se di sa ngjaci udha gjer sa u duk deti dhe flamuri atje lart më konak të qeverisë, po llafi ikën më shpejt se era. Nga e mornë vesh, a e dijin, se pa u qasur tek dera më duall’ përpara këta sejmentë e xhandartë m’u bënë atças gardh se mos hyja më konak të qeverisë. Kë pa, mua që e gëdhija me Mehmet Pashnë sa herë aty. -Foli Mehmet Pashsë se e kam punë, i thashë atij që më rrinte para syvet e s’më linte të shihja nga porta, po ai nuk luajti nga vëndi. -Nukë ke më punë me njeri këtu Bej, ndaj ikë me të mira! A i folnë, a dëgjoi vetë, Mehmet Pasha pas një copë herë doli çehre vrarë në prag dhe u foli, që mezi më lanë duke parë kisha koburje a jo. Po atë nashti unë nuk e lija atë, të vritesha në vënd! U futmë brënda dhe më sallon sus, as miza nuk dëgjohej, pa po nga prapa u futnë më portë këta sejmentë. Si s’u duk aty ndonjë zoti Luigj a ndonjë njeri tjatër i njohurë, po dyertë mbyllurë të tërë. -Hajredin Beg nuk të kam pjekur dotë atje tek ke qënë, se nukë më ka mbeturë më llaf të të thosha. Nga që turpja n’a zë të tërëve, ndaj bëre mirë që u duke vetë, pa le të thonë ç’të duanë, më foli javash. Atças ja behu dhe Smail Beu dhe vuri buznë në gas. Ngriti supet, sikur me shih sefte e s’dinte gjë ç’ishte bërë nga që s’kish qënë aty fare demek. Filloi se këjo gjë ishte një si punë gabimi, se unë i kam anulluarë ato urdhëratë e arrestimit t’uajë, po dha e mori, prapë tek Bektash Beu e hodhi llafin. Sikur s’kish ngjarë gjë e vir herë-herë buzën më gas, për të thënë që ishte shtrënguar duket, të bënte këtë hyner që bëri. -Këtë e ke gas-maras Ismail Bej, po s’më thua, kur s’ke dhënë urdhëra, nga i di këto që po më llafos për Bektash Benë? Po s’e dojët bukën tonë n’a e thoshit qëkurë, se dy udhë janë: Njëra vatanit hallall, tjatra atyre që e shkelin u zëntë sytë e mos vonoftë! Me që nukë e dojit ndihmën tonë aherë, pse s’e ngrite më Durrës flamurnë? Po sikur të të thosh ai Bektash Bej, që të qënka bërë ferrë, atë ditë më Cakran do e kishe ngritur atças aty, se të vetëtitën sytë! Apo i kishe hazër këtu këta sejmentë, që do të këthejnë kurrizin atças dhe ty! -E po dhe të vrasëç njerst e shtetitë s’është shaka, se nuk janë armiktë këta, janë të tjerë! E nxorri kokënë, se për këtë e kishte gjeturë sebepnë dhe kish bërë kartat të n’a hidhin hekuratë 180


HAJREDIN BEJ CAKRANI

nevej. -Hollë e kishit tjerrë dhe e dërguat atë, se u bë për rahmet i ziu, te qehajaji më kokëshkretë që nuk linte as Bektash Benë të futejë më çifligje të tijë pa pyeturë. Le që ku ke pasur ndonjëherë Ismail Bej qehallarë, pa çifligje jo e jo! Ju s’po më lini të futem këtu më konak të Qeverisë, që demek është e miletit, kur unë e kam gëdhirë kaqë herë aty! Po kush e di ç’hall u ka zënë që më dëgjoni, se do më kishit futurë një plumb që atje tej më kohë tjatër. Qysh do futeshë më çiflig të tjatrit, pa dhe t’i tundëç edhe këmbët se e dua unë dhe t’i thuaç ti të fryç sytë?426 Pse s’i bije si trima që janë këta e që demek i ke vënë të ruajin vëndë tek unë më Skrapar e Jugës më luftë me grekër ahere, apo thoni le të lëftojin e vriten këta qorrat me armiktë e nevej lëvdatat, dihet! A, se desh më dolli nga mëndja, i mbani këtu për të më hedhur e shtrënguarë hekurat mua! -Mangut edhe këjo ishte, me këtë që bëmë e ujdismë dhe zararnë, nashti i vumë më vënd të tëra! Për të lëftuar do vete unë të lëftoj me grekër e që dihet se nga kam ardhur. Këtej po nuk e njoh as vëndë e as njers, apo do më ndihë zotria juaj që s’je më mirë se unë ketëj poshtë më Jugë, u hodh Mehmet Pasha i vrarë më çehre. Ai dhe i gëzuarë të jetë, ka një bojë lufte.427 Ismail Beu nuk i këtheu as kokën, jo xhevap, po unë turfulloja nga inati dhe nuk pyesja më për asnjë. -Kështu i torturojit dhe bullgartë ahere se dojin të dilnin nga Perandorija Osmanllije? Apo me që nashti u harruan ata therorë të tyrej që i vrisnit si t’u tekej, të bëjmë provë me shqipëtartë, se n’a hanë duart! Ndaj të cakëtoji atë ditë Nemsja për të bërë Shqipërinë tok me nevej e të vuri për këto këtu vezir, se të trokiti ai sahat më derë, po as derë nuk kishe Smail Bej, se ishe muhaxhir! Atij i ra një çehre kur i kujtova Nemsen e që ish muhaxhir më shtëpijë të tijë, po nuk e dha veten, pa ata sejmenët e tjerë që hynë brënda në sallon, po rrijin si të ngrirë. Ai vuri përsi buzën në gaz, luajti dorën nga qostreku i florinjtë dhe donte të ma hidhte qafe si bënte qëkurë, po unë bëra prapa dhe ujdisa festen. -Hajredin Bej me ty e di që merrem vesh sagllam, ndaj ti e di që këto gjëra që bëhen kondra guvernës janë në të ligë të vatanit dhe kur se, më këtë mot të ligë brënda e jashtë! Nuk e di sa vazhdova ashtu po Mehmet Pasha m’a bëri me isharet të dilja përjashta, se mund t’a kisha gëdhirë duke i thënë ato hyneret e 426 Ndoshta

padashur autori nxjerr në dritë kontradiktën e madhe mes klasës feudale aristokrate, që ka suport anën pronësore dhe financiare dhe klasës e “re” që nuk i posedon këto, por pushtetin për ti arritur. 427Këtu - pamje e vrazhdë luftëtari

181


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

tij Ismail Beut, e që nuk e di si do kishë mbaruar ajo punë. Përjashta nuk m’u durua dhe i thashë Mehmet Pashsë se kaqë shumë e sëmuri ajo kartë Smail Benë, që kish vetëm të vërteta? Dhe a u fryu më vesh atyre ai a i frynë në vesh ata atijë të dërgonte ushtëri e të vriste e priste, këtë nuk e mollois dot! -Këjo është jo Ali Hoxhë, po Hoxhë Ali, po ç’ushtëri Hajredin Beg, unë jam ushtëria këtu e më Skrapar me grekër ishe ti e ndonjë Azis Pashë! Ata ishin këta që ruajin vëndë e mbëledhurë njers si vetja më fshatëra e Labëri të tërë! O burra se u do Qeveria, po ç’e do nashti më këtë gjë, turpje e tillë nukë e ngrë dotë dheu! Po shyqyr që u bë e madhe dhe Komisjonë, se ka ardhurë më Vlorë nashti e mori vesh dhe bëri namin të të lirojnë e sa të tjera që s’molloisen dotë, po s’është vakti që të të llafos. Këta sejmenë u bënë atças aty mizë lisi, sa mezi ç’quajta Imer Aganë, pa Hamza Agai s’u pa dhe shikojin mua dhe Mehmet Pashnë që më përcolli gjer tek kali. -Nuk kanë as turp e as gjë bukëshkelurit, që dy hapa larg janë dhe konsullatat e Nemses, italiantë e bëjnë si firarët më pusi! -Nuk të llafos dotë të thashë, se kabllon me Evropin428e kishim prerë qëkurë ne, mos n’a di gjë budallenj, pa bëmë ato që bëmë, po as sotë s’kish për t’u marrë vesh, të mos e kish bërë bujë Bektash Beu që ua dëftoi të tëra! Si do që duaj’ t’a pyes Mehmet Pashnë, ai zuri kalin për frëri, që do të thosh se duhej të ikja, kështu që s’e bëra të gjatë. Imer Agai priste dy hapa më tutje dhe erdhi përsi me mua më Vlorë. Më duhej të kthehesha më Cakran, ç’ishte bërë, qysh kishin vajtur punët e me radhë. Udhës më llafosi ashtu copacopa se përgjegjësinë që kishin ndezurë dyfek, j’a kishin hedhurë guvernës Komisjonë e të Mëdhenjtë dhe i kishin bërë benë asajë që kish bërë luftë, vrarë e prerë, djegur e çkatërruar, pataksur gra e çiliminj! Se nukë bëhej luftë për të vërtetat e një karte që t’a bëjnë të tutë e të të vënë sy e jo të t’i nxjerrin! Kështu këjo punë një Zot atje lart e di qysh do mbarojë, thashë me vete. Lloisesha qysh duhej të dilnim nga ky lak të ligjsh dhe pse Perëndia e shkroi që të bëheshim nevej sebep të plekseshim me ta e që Fuqitë e Komisioni ti hakërryeshin guvernës kaqë shumë, sa e ç’krinë fare. Lloisesha dhe kërkoja se ku e kishim bërë gabimin ne, po më dilte 428Me

sa duket problemet me kabllin e lidhjes telegrafike janë të hershme, qysh në mars 1913, shkak për të fajësuar kundërshtarët Qeveri-Senat, njëri-tjetrin: “Një ditë marsi 1913, Myfit bej Libohova më vjen në shtëpi shumë i tronditur dhe më thotë se është informuar që unë kam dërguar njerëzt e mi dhe kam prishur kabllin e lidhjes telegrafike me Italinë..”(Eqrem bej Vlora, vepër e cituar, fq. 320).

182


HAJREDIN BEJ CAKRANI

hesapi se këta që guvernën e mbajin si çiflig të tyrejn dhe se këjo Shqipëri që nuk ishte as Vlorë e as Mallakastrë, e shkretuan më në fund atë që mezi e kishim ngritur. Mora udhënë vetëm se duhej të ikja një sahat e më parë që aty dhe as i këtheva fare kokën Imer Agait, mbase pa të drejtë, po të vërtetën atças mua Vlora m’u duk varr! Të bëjin shaka për ndonjë tjatër pritë, pa bërë hesap fare që mund të më zijin pusi e të më vrisnin si e kanë zanat kusarë e firarë, as më shkoi mëndja fare se isha bërë tym! Hazër isha të bëja bè për të mos shkelur më sa të jetë dynjaja më Vlorë, jo të merresha më me vlonjatë, po e dija që një ditë nukë do t’a mbaja benë nga që një mal i madh që i thoshin vatan, do n’a vinte sa herë në provë më prapa! Sulo Beu kish dalë me njers më krah të Topalltisë dhe pas një çike e poqa e ashtu vrer nukë më bëri muhabet fare, vetëm ja ashtu vajtnë ato punë, tha. Me të mbërrirë më Cakran drejt e tek Bektash Beu që e gjeta vrer, si do që u gëzua tok me Sabri Benë kurë më pa. U dëfteva aty fill e për pe ç’më kish ngjarë atë ditë më Berat, po dhe më hapsanë më Vlorë, si do që ata i dijin të shumat. U kish dërguar të gjithëve atyre miqëve atdhetarë që kishin firmosur tok memorandumnë për ato që bënte qeveria, doemos edhe për mua. Kështu që turp më të madh nukë kish e aty, qielli më ra në kokë dhe vdekja më dukej mjaltë. Po përtej turpit, hataja e kishte kapëtuar sinornë. Më të dalë të vjeshtës së parë punëtë kishin ardhur pisk dhe nga që nukë e prit’ nuk u muarr’ vesh se nga plasi gjithë ai farë yryshi. Dhe nga a si do i dilej, se ata ku i kishje sotë, s’i kishje nesër, nga që dhe ajo e uruarë Mallakastrë e Butë është një dynja e tërë! Si më kishin futurë në hapsanë mua më Berat atë natë, urdhëri i beharit ishte që të arrestoheshin jo vetëm nevej, po nja njëzetë shpyrt. Kurë panë dhe emratë e firmatë më memorandumë, shkumuan fare dhe si nukë i gjetnë më Berat, më huadh’ hekuratë mua pa pyeturë, pa çak, pa bamp! Kështu që kusartë kishin ardhurë mizëri,429 duket kishin shokë e miq plotë të tyret andej lart. Kishin prishur, djegur e ç’katërruarë shtëpi e Këndvështrimi i konsullit austriak Lejhanec shfaqet pro qeverisë dhe në artikulimin e shifrave, pasi ndoshta që andej e merr informacionin, që ndryshon shumë nga hetimi i KNK-së, si dhe paraqitjen së ngjarjes, pozitë që dihet tashmë nga kjo fuqi ndaj qeverisë së Vlorës: “Befas në fillim te shtatorit xhandarët arrestuan në Berat Hajredin beun. Më 26 shtator, i vëllai, Bektashi me njerëzit e tij, sulmoi për hakmarrje një togë të vogël xhandarmërie, mirëpo asaj i erdhën 429

183


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

fshatëra të tërë, vrarë e prerë njers me luftë e pa luftë, hedhurë çilimiqër në buzë, kishin dashur të zënë dhe gratë, djegurë katonj me lopë e dhën brënda, bërë rrëngia të xhumanë.430 Ata kishin shkuarë duket nga Vau më Selishtë duke u marrë vesh me Amet Aganë aty që n’a donte të pjekurë. Tok me kusartë që i mbante guverna si ushtëri të sajë, kish ardhurë duke vrarë, prerë e djegurë prapa tyrej doemos tërë Mallakastrë e Egër, qysh e tha karakolli. Duket nukë mjaftojin këta, po një fuqi e Aqif Pashsë që ishte udhës për në Vlorë nga Elbasani e lënë me llaf njëqint vjet, u bë tok me t’a dhe i kishte rënë radha dhe vrit e digj më çifligjet e mia e të Sabri Beut më Vreshtaz, po dhe më Gorishovë.431 Kush kishte proftasur kish ndezur dyfek vetë. Po duke qënë dhe Mallakastrë e Egër dilte që kishin ardhurë dhe nga lartë, pa aty ishin dhe ata të Aqif Pashsë, kështu që kusartë u bënë mizëri, po plasi dhe Mallakatrë e Butë e tërë. Rushit Aga Gorishova bëri istikam atças, po kërkojti të merrej vesh një herë me t’a dhe doemos me Hysni Aga Toskënë, duke i thënë se nukë keni punë as ju e as guverna këtu. Si nukë ishin marrë vesh, dihet, dyfeku kish plasurë dhe me që lëftohej mes njersve e shtëpive, s’kishje kë të mbroje e kë të qëlloje. Ishte hata këjo që bëri të vriteshin aqë njers, me çilimiqër e gra, pa bërë hesap të vrartë nga ata qindra shpyrt që u mbëluadh e bënë istikam atças. Kusartë i numëruanë të tyret vetë. Sa mbajtnë gjithë ditën Hysni Toskënë Rushit Agai me Gorishovas, Elbasanllitë u futnë më Vreshtaz dhe vranë, prenë e dogjnë fshatin, nga që tërë burrat lëftojin më Gorishovë. Më këtë kohë Sali Murati u derdh më Cakran, kur Bektash Beu nukë ishte aty dhe i vuri pazarit zjarrnë duke vrarë e lebetiturë që nga çilimiqtë, deri tek pleqtë. Të plagosurit e të sakatosurit nukë i hiqnin dotë se lëftohej derë për derë. Me të ardhurë Bektash Beu me Sulo Benë pa ikurë dita, u sosën më Vreshtaz që ishte çifligu im, ku i kishin djegur të tërë, që nga përforcime. Përfundimisht, Bektash beu u gjend i rrethuar në Cakran nga dy-tre mijë vullnetarë që erdhën ne ndihmë të xhandarëve!” (HHStA, PA, nr. 155, Lejhanec për Berchtold, Vlorë, 3.10.1913) 430Këtu - katastrofë e plotë 431Pra raporti hetimor i KNK-së shfaqet shumë më i hollësishëm edhe në shifra; “Hysni Toska ishte nisur me tridhjetë xhandarë dhe rreth treqind individë të mbledhur gjatë rrugës. Në Gorishovë, ai u përplas me një turmë me më shumë se 400 vendas”. (AMAE, Raporti KNK-së Vlorë,19.11.1913, Krajewski ministrit të jashtëm Pichon, Paris Nr. 113, R 0357)

184


HAJREDIN BEJ CAKRANI

shtëpitë, katonjtë e gjer tek mullartë! S’shkoje dotë nga tymi e flaka, po sa u qasnë më konaktë e parë një grua u duall’ përpara e ulërinte e lebetiturë. Të kutërbonte një erë mishi e djegurë, që të zije hundët. Më një sofrë gjysmë të djegurë tej tek mëni më baçë kish hedhurë sipër të zotnë e shtëpisë duketë, mbuluarë me një velenxë jeshile. Se duhej të ishte bërë shkrumb e një opingë e mëngjër dukejë përjashta ç’krirë me këmbnë e bërë një, pa plaka që s’luante dotë duket, ishte përbys e zhuriturë e bërë shkrumb, mbuluarë me ca shkarpa. Ai i ziu kishte qëlluarë me pushkë sa i pa më shkallë me gjithë të vëllanë. Po duket këta të tjertë që kishin rrethosur vëndë a aty ishin pjekurë me Mallakstrën e Egër që vijin nga lartë e i kishin këputurë nga prapa e përsi flakët e shtëpisë i kishin rënë përsipër. Gruaja vajti të hiqte velenxnë, po Sulo Beu nukë e la e ahere ajo u derdh të hidhejë më flakët që nukë pushojin. Po atças njerst e tim vëllai e mbërthyenë për krahësh. Gjetnë ca njers të tjerë që j’a dhanë, po ku të vejin se të tërë shtëpitë i kishte përpirë zjarri dhe ata u thanë që kishin dashur zënë dhe gra dhe të shumët nukë ishin vlonjatë. Pa kish mes tyrej dhe nga ata që u bëjin udhë e i vijin zjarrnë ç’do gjëje. Nga goja këta ishin vlonjatë ata me mjekërra, më thanë e mejtoja njëqind vjet ishin kusartë! Një tjatër çilimi, si kish marrë zjarr shtëpia dhe e jëma më një dorë këtë, më një po hiqte lopënë se i zoti i shtëpisë ishtë më arë, me të parë ata me dyfeqe i shpëton nga dora s’ëmës. Me vrap i hipën një ulliri të madh për të shpëtuarë, po as aty nukë mund t’a lijin të ligjtë. E mbushnë me shkarpa ullinë nga poshtë dhe i vinë flaknë e ai si u mbyt nga tymi u shkrumbua tok me ullinë. Mezi e gjëtnë se nukë dukej në muk, ngjiturë për dege si cung sterrë qysh kish hipurë. Nja tri a katër burra të qëlluarë nga prapa ishin përmbys një ledhi, po dyfeqe nukë kish sheshit. Më vijë të ujit ku është mulliri dy-tri mushka të vrara, mulliri më flakë dhe një tra i kish rënë, ku e kish lënë në vënd me gjithë thes me miell atë që po bluante. Kë do shpëtojin më para, njerst, bagëtinë a ndonjë lopë që të përzhiturë e kishin vënë para. Djali i një stani, duketë kish dëgjuarë dyfeqe e flaktë në majë, kish hipurë më një skërkë t’i shih’ më mirë. Që nga buza e kishin hedhurë e plasurë mu në vënd më stan të tijë e gjaku rrëke kish marrë dynjanë. Bagëtia e kishin rrethosurë dhe mezi e gjetmë, pa erdh’ të tijtë atë darke e vunë kujën. Të tjerë njers vijin me dyfeqe tok me t’im vëllezër, pa më një si punë fushe therurë dhe kanë dhe të zotnë m’u në ugar, se s’e digj dotë duket! Më Gorishovë nukë mbëlidhje dotë të plagosurit. Kur më darke fare aty u duk Veli 185


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Beu432i Senatit, këtë herë nga Qeveria tek ana e Sulo Beut dhe tok vajtnë tek Bektash Beu me terezi. Ai kishte marrë llafnë e Ismail Beut për këtë dhe kishte qënë më tjatrin krah, nga Hysni Agai me Sali Muratnë që të mos sulmohej më nga ushtërija e shtetit Mallakastra e Butë! Se do ujdiste që Bektash Beu do zëbriste vetë më Vlorë tok me të më guvernë të bëjin ujdinë. Kështu si tha ai as kusartë e ushtërija nukë do sulmojin Cakranin e as Cakranjotë nukë do bëjin yxhym, sa të zgjidhej këjo punë.433 Natë ishte, kështu që nukë mund të ndizje dyfek, se s’dihet kë vrisje. Këtë punë kusartë nukë dojin t’a bëjin me llafe, po vetëm me telegramë nga Qeveria, që do të vinte te Amet Agai më Selishtë. Bektash Beu me vëllezëri e Mallakastriotë më istikame pritnë gjithë nata, pa Sulo Beu si gjithënjë ishte për të qëlluarë nga lartë ushtërinë, po Bektash Beu nukë e la. Se nukë dihej nëpër natë se ku kishin bërë istikamnë elbasanllitë a kishin ikurë fare, po këtej Veli Beu duketë nukë kish bërë gjë. Pa zëbardhur mirë kusartë kishin këmbyerë istikam dhe kishin bërë atë që Sulo Beu kish hedhurë si mëndje, për nga lartë. Duket elbasanllitë ishin akoma më krah të tyrej dhe filluan batarenë të partë. Të tërë u ngjeshnë dhe nuk e pushuanë zjarrnë, po lufta kish mbërthyerë aqë keq sa nukë luaje dotë istikamnë, jo të ikje. Se ata të ruajin më të dy krahtë dhe duke parë a marrë vesh me njëri-jatrinë, Sali Murati u derdh për në Cakran dhe kë gjeti para më pazarë e vrau a e sakatoi dhe atças si gjithënjë. Të tijtë i vunë flakën përsi dhe Pazarit të Cakranit! 434 Flaka dukej që atje tej kishtë mbërthyerë 432Duhet

të jetë Veli bej Këlcyra Bej bindi presidentin e qeverisë së përkohshme, i bëri apel ndjenjave të tij humane dhe arriti, bashkë me lejen për të shkuar në Cakran për të bindur Bektash Efendinë që të zbriste në Vlorë dhe të vihej në dispozicion të autoriteteve. Kjo do të arrihej me dërgimin e një urdhri telegrafik Kajmekamit të Selishtës, duke i kërkuar të thirrte Hysni Toskën dhe Salih Muradin të pushonin konfliktin. Veli Bej mbërriti në Selishtë rreth orës nëntë të mbrëmjes, i bindur që urdhri i Ismail Qemal Beut i kishte ardhur Ahmed Aga Durmishit dhe ia transmetoi menjëherë Hysni Toskës dhe Salih Muradit, si dhe shkoi në Cakran bindi dhe Bektashin, i cili pranoi të kthehej me të në Vlorë me kusht që, ndërsa qeveria po angazhohej për zgjidhjen, të mos ta sulmonin Cakranin gjatë mungesës së tij. Në pritje të marrjes së këtij angazhimi Bektash Efendi u dërgoi edhe luftëtarëve të tij urdhërin që të mos sulmonin Hysni Toskën dhe njerezit e tij gjatë kësaj kohe.”(AMAE, Raporti KNK-së Vlorë,19.11.1913, Krajewski ministrit të jashtëm Pichon, Paris, Nr. 113, R 0357) 434“Fajësia e Salih Murad është kaq evidente, sa mohimi i saj do të ishte mohim i realitetit. Ai dhe Hysni Toska kanë refuzuar t’u binden urdhërave të superiorëve 433“Veli

186


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Pazarnë e shtëpitë rrotull, ikëte në qiell dhe dukejë se s’bën rrezik që përtej Vjosës. Njers, gra me çilimiqër që i kishin shpëtuar, ca me lopë gjysmë të përzhitura kishin marrë udhnë nëpër të vrarë të iknin sa më larg. Pazari ishte pataksur nga kusartë, se ata më ëmër të kujt të duash le të vijnë, s’e lënë dot zanatnë, kështu që s’mund t’a lijin dhe këtu. Njerëzia kishin marrë dyfeqet e nuk u mbahej inati dhe me hak. Më parë vidhnin ç’të mundnë, me kafshë, karro a qerre, kuajtë vetë, ç’të gjejin dhe përsi flakën! Si i bënë atças këto hatara nëpër milet, nukë kishin harruarë t’i vijin flaknë dhe shkollës, pa e dijin që ishte shkollë, njëqind vjet jo! Se ata vetë ishin elifi matrak, po këta nga që s’marrin vesh nga dynjaja, është e shkrojturë që të bëjnë hatanë! Kush e di sa herë i kish bërë telegram Veli Beu gjithë nata që nga Selishta që guverna të ndalonte kusartë e të pushojin luftën me Cakranjotë. Po Qeveria nukë e ulte hundën dhe nukë e dha urdhërinë! Nga ana tjatër Sali Murati me Hysni Toskënë i ishin hakërryer vetë Amet Agaitë. Se po të mos binte Qeveria fishekë e xhephane se ishin më rrezik, do të të hedhim hekuratë ty në vënd të Bektash Beut dhe drejt e më Vjosë, se j’a ku e ke!435Atë njeri e kish marrë Bektash Beu prapa në sa e sa luftëra. Që kishin mbrojturë këtë Pazar të Cakranit e që zaptijet e Ismail Libohovës nuk ishin futurë dotë, po i zumë të gjallë, jo t’u shkonte mëndja t’a digjnin! Duket i kishte ardhurë o xhevap nga Qeveria për ujdi me Bektash Benë, se Mallakastrën e Butë e humbnë, o Veli Beu i dha karar vetë dhe u nis tok me kumandantë e xhandarëve që rrijin tek Vau i Selishtës, se luftë tej e tej! Kur pa atças më qiell flaktë e Pazarit436 dhe ish këthyerë se le gouvernement avait acheve la mission. 437

për të ndaluar sulmin dhe për këtë ata janë fajtorët kryesorë.” (AMAE, Raporti KNK-së Vlorë,19.11.1913, Krajewski ministrit të jashtëm Pichon, Paris, Nr. 113, R 0357) 435“Të nesërmen, në agim, një shkëmbim zjarri u ndie në bregun e Gorishovës. Veli Bej nxitoi për në Selishta ku ai mësoi nga goja e Kajmakamit që Salih Murad dhe Hysni Toska refuzuan t’u bindeshin urdhrave të Ismail Qemal Beut dhe nëse ata nuk do të merrnin municione të tjera, të cilat i kërkuan urgjent, kërcënuan Ahmed Aga Durmishin nëse ai nuk do ta bënte, do ta konsideronin si përkrahës të familjes Cakrani.” (AMAE, Raporti KNK-së Vlorë,19.11.1913, Krajewski ministrit të jashtëm Pichon, Paris, Nr. 113, R 0357) 436 “Megjithëse Ismail Qemali dha urdhëra të rrepta që të kapeshin vetëm të revoltuarit, pa dëmtuar pronat, të ardhurit nuk u përmbajtën dot. Pazari i Cakranit

187


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Turqit kishin ardhurë qindra vjet përpara dhe ishin ngulurë më Bizanthi anës një lumi që s’rrinte gjë e gjallë, jo njerst. Po këta jo vetëm ndënjën po u shtuanë dhe e rrethosnë më në fund Kostandinopojnë e Bizanthisë, që ishte katandisur vetëmë brënda ca mureve që janë dhe sotë më Stamboll. Sulltan Mehmet II Fatihu e muarr’ për një ditë, se kishte vënë për atë sahat qindra mijë shpyrt! Dhe si ishte zanat i vjetër i ushtërive fitonjëse të vrisin, prisin kë të gjejin para, digjin, vidhin, zënë gra e çupa me pahir e i torturojin të tërë, tri ditë e tri netë! S’bëri ndonjë gjë më shumë lukunia e kusarëve e miqëve të tyrej e t’onë, pa u thanë a e kishin në mënd vetë, nashti s’kishim më qeder se këjo punë vajti, o nevej, o ata!438 Shqipëtartë kush e di beduvanë e kujt paguajnë që mijë vjetë, se Perëndia që nukë gabon dotë n’a pruri më sinuar orthodhokstë, sërbë e grekër, që bëjin të njëjtën gjë, vra e pre! Sa nevej do lëftojim andartë, do u ruhemi nishanllive të tyrej a do hapim udhë e do ndihëm muhaxhirtë vargan! Kështu kush e di se ç’nëmë paguan dhe Mallakastrë e Butë, se është hambar e mban me bukë gjithë kazanë vërdallë, po dhe të tjera më tej ku janë e ku s’janë, që Perëndia i ka vënë më sinuar e një lumë i ndan, vlonjatë! Bataretë nukë pushojin dhe kusartë anës lumitë kishin zgjedhur vaun, po pa u sosurë larg nga Selishta kishin rënë më zjarr’ t’onë. S’i j’u vra një i tijë që e kish afër, atças Sali Murati e mbërtheu pa rënë dhe si ra me gjithë të më ujë, u branis nëpër lumë që plumbatë të zirin të vdekurnë. Po ata ishin breshër dhe e muarr’ edhe atë vetë, sido që nëpër duar e krahë, se nukë e linte i vdekuri. Si e pa këtë, u hodh atças më krah tjatër për t’a qëlluarë nga prapa një nga këta djemtë e rrëmbyer nga Buzëmadhi. Po ata që ishin anës lumit, se u bënë qindra e këputnë aty dhe ky si nukë qëlloi dotë Salinë që u nis, po një tjatër që e mori lumi dhe e nxorri më poshtë, pa do e kenë marrë a jo, kush e di? Kishte ardhurë radha që këtë turp t’a bëjin shqipëtartë dhe më e ligë se hataja që mund të bjerë ç’do luftë është ajo që t’a marrën kalanë u plaçkit dhe u dogj. U dogj edhe fshati Vreshtaz. Nga të dy palët pati të vrarë e të plagosur!” (HHStA, PA, nr. 155, Lejhanec për Berchtold, Vlorë, 3.10.1913) 437Misioni i qeverisë kishte përfunduar (frëngj) 438“Kush janë arsyet e konfliktit? Është, sipas mendimit tim, një që i përmbledh të gjitha: Lëvizjet në opozitë ndaj qeverisë së përkohshme të Ismail Qemal Beut nga Bektash Efendi..“(AMAE, Raporti KNK-së Vlorë,19.11.1913, Krajewski ministrit të jashtëm Pichon, Paris,Nr. 113, R 0357)

188


HAJREDIN BEJ CAKRANI

nga brënda! Po përçarja ka bërë gjithënjë njëmijë herë më mirë punë, se të lëftosh flakë më flakë! Që nga Fejzi Beu që si Mytesarif kish dhënë urdhër që të më hidhnin hekuratë mua më Berat e gjer te Amet Agai më Selishtë nukë pushojin telegramet me Smail Benë dhe s’bëhetë llaf që nevej n’a bëjin fajtorë! A thua u vajtmë ne më Vlorë a erdh’ ata më Cakran!439 Nukë durohej dotë dhe një gjë që Smail Beu u thoshte të Mëdhenjëve për të mbuluarë bëmat e tijë, se unë s’di gjë për Pazarnë e as urdhër kam dhënë, do t’ja kenë vënë vetë Cakranjotë zjarrnë, të bëjnë me fajë Qeverinë. 440 Më prapa të Mëdhenjtë j’a vunë fajnë qysh e kish, guvernës. Nukë lejuan më që ajo me gjithë Ismail Benë të përdorin kusartë për të vrarë e ç’katërruarë vëndë, se nukë viret nënë hyqëm me dajak mileti! Për këtë hata u sosnë më Vlorë të tërë më vjeshtë të dytë a tetornë. Sulo Beu hidhej në tra e në mbërdhe se 439“Lajmi

i sulmit të Gorishovës erdhi në Vlorë, po në të njëjtën ditë ku ajo u dërgua nga një telegram i Mytesarifit të Beratit që akuzonte formalisht ata të Cakranit. Unë pyes veten si Fejzi Bej mundi, pa një hetim paraprak të ngjitej në atë mënyrë kategorike, mbi të gjitha kur midis Beratit dhe Gorishovës kishte një distancë prej një dite udhëtimi?! Duhet të themi që ai është vënë në dijeni nga Kajmekami i Selishtës, por gjithmonë duke njohur mundësinë e kësaj gjëje, unë nuk shoh ndonjë probabilitet te saj. Është shumë më e natyrshme të mendosh se Ahmed Aga Durmishi t’i kish telegrafuar direkt qeverisë së përkohshme të Vlorës, që duhej të ishte e para e informuar dhe që duke qënë afër me vendin e sulmit, do të mundte më lehtësisht të dërgonte përforcimet e nevojshme. Feizi Bej që kishte zëvëndësuar Mehdi Beun në kushtet që kam treguar më lart është e mundur që ai nuk do humbiste asgjë duke akuzuar këtë familje të dyshuar nga qeveria e përkohshme.”(AMAE, Raporti KNK-së Vlorë,19.11.1913, Krajewski ministrit të jashtëm Pichon, Paris, Nr. 113, R 0357) 440“Por unë nuk mund të ndaloj së fajësuari Ismail Qemal Beun që përdori vartësit e tij, të cilët në fakt, pasi morën urdhrat e tij, krijuan një gjëndje veprimesh nga më të keqardhshmet. Nuk injoroj që ai pranon mundësinë e zjarrvënies së Pazarit nga njerëzit e Cakranjotëve, të cilët duke dëshiruar të vendosin një barrierë midis arratisjes së tyre dhe ndjekjes, fatkeqësisht ky opinion është vështirë të pranohet. Nqs pranojmë saktësinë e fakteve të tillë, ashtu siç i kam përcaktuar dhe nëse konsiderojmë që vendi i luftimit një orë larg nga Cakrani dhe që është i vendosur në një lokalitet që ofron më shumë se një mundësi arratisjeje njerëzve që njohin të gjitha shtigjet dhe strehimet. Më tej ky supozim i zjarrvënies nga vetë vendasit është kategorikisht i kundërshtuar nga një dokument që e kam në duart e mia, për të cilin Kajmekami i Selishtës kishte urdhëruar Salih Muradin të vendoste në rastin kur do t’a gjykonin të nevojshme zjarrvënien e shtëpisë së familjes Cakrani.” (AMAE, Raporti KNK-së Vlorë,19.11.1913, Krajewski ministrit të jashtëm Pichon, Paris, Nr. 113, R 0357)

189


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

duhetë mbëledhur njerst e një sahat e më parë t’a mbajmë frymën më Vlorë. Vetë kishte filluarë, pa qindra e qindra dyfeqe duall’ vetëm nga fshatrat vegjël që u dogjnë. Vajtnë nja dy mijë të tërë, sa i kishim taksur Hamid Beut e Fazil Pashsë që llafnë e tyrej e pësuamë më kurriz, po Bektash Beu nuk e kish lënë. -E vrasin atças Hajredin Benë ata, nuk t’a nxjerr si sebep! Po mbahej Sulo Beu dhe qimja i kish ndarë nga muarrebeja që do kishte vidhisur ata më Vlorë, po dhe nevej. -Këta të Mallakastrës së Egër këtu i kemi, i ujdisim dhe ua këthejmë kusurnë qysh të duan, po duhet tundur dhëmbët dhe atij Aqif Pashsë që filloi edhe ai nga këto bëma e hynere! Sabri Benë e lanë aty dhe qyshë kishin vajturë punët m’a dëfteu ai vetë. Më këtë kohë, kur s’kish dalë behari akoma, Bektashi kish vajtur më kaza të Elbasanit e kish pjekur Aqif Pashnë. Nuk shkoje dot se pa kaptuar Shkumbinin ishin njerst e Kadri Beut, nga Peqini edhe ky kondra Aqif Pashsë.441 Pa tabortë e Qeverisë tri a katërqind shpyrt ferrave, njëqind vjetë ata që erdh’ te nevej mezi i pamë që më Lushnje. Me të parë nevej, hapën udhnë dhe erdhën të tërë, se thanë kanë ardhurë të marrnë hak me Pashanë, duket. Kish qënë aty dhe Dervish Beu me ushtëri dhe e kishte hedhur larg e larg, se më mirë i bie të jesh me Esat Pashnë, pa Princi që do të vijë, do të jetë s’a për t’a njohur Mbretëritë e të Mëdhenjve. Bektash Beu nuk ishte ndjerë se dukej që atje tej, se këta ishin nashti kondra Aqif Pashsë dhe që dojin doemos të bëhin punët me mashë. Vunë njerst e tyrej më krahë të lumit, mos të përziheshin me njëri-jatrin, se sebep dojin të dyja palëtë dhe vanë atças te Pashai. Me Aqif Pashnë Bektash Beu kish bërë llafe, se nuk e njohin guvernën të tërë dhe si e kanë gatuar këtë punë dhe për njëqind vjetë nuk kanë për t’a njohur, se si ç’po duket këtë punë e kish marrë lumi. Jo lumi, po nashti që do mirr Aqif Pasha Qeverinë e do t’a ndrisë, deti! Se është më i mirë nga vlonjatë ky, pa për hynere njëlloj. -I nderuar je Pasha më vënd’ tënd, po jo të marrësh symbyllur haberet nga guverna e të bëhesh një me vlonjatë për të liga, pa që ndani konakët dhe hyneret me t’a, zili t’a kam! Nga e gjen ti Pasha fuqinë a urdhër që dërgon për të vrarë, prerë e djegurë Mallakastrën me njerst e tu, nga guverna doemos?! Ç’punë ke që plekse me “Në Lushnjë Ismail Qemali mban në gadishmëri 200 kalorës dhe 500 ushtarë. Dymbëdhjetë kilometra më tej në Peqin, ndodhen 400 xhandarë të dërguar nga Esat Pasha për tëndalur ndonjë sulm të trupave të qeverisë..”(HHStA, PA, XII/424, Hornbostel për Berchtold, Durrës, 6.10.1913) 441

190


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Mallakastriotë pa sebep, pa po do sikurë të bëj dhe unë këtë gjë nashti, ja ku i ke xhandartë atje tej, unë njerst këtej ç’do bësh ahere? Apo telegram më vlonjatë si të bënë ata të të ndihin dhe ty me kusartë, i qe hakërryer Bektash Beu. Ai kishte bërë bè e rrufe se nukë i kish dërguar për këtë punë dhe as që i kishin thënë gjë të tijtë. -Kur të bëjnë të liga vete ankohe te kadiu, po kur t’a bën kadiu vetë këtë s’ka kush t’a bën davanë, thonë! Po kush mejton se u ka vënë kadi juve Pasha? E di ti që është një vatan i tërë që s’u ka më kandar fare juvej, jo dynjaja! E di ti që me këto hynere tek Nemsja të vejë llafi s’e mbush sahatnë? Pa le do marrëç guvernën këtu e do t’a ndrisësh dhe ti, se je më i mirë nga ata që të përngrehnë! Ndaj po të vjen dhe ty rrotull Aqif Pashë, po të të them e gjeç nga të tutë, se të kemi bërë aq temená sa s’e ke pasurë kurrë hak! Nashti duamë xhevap kush të përngrehu ty e njerst e tu, të dalnë ku i ke nashti! Më Kazanë tënde je dhe të shohim përsi, se jo që s’ke takat, ndaj i bën këto pas krahëve, po merr flakë dhe kasabaja jote, pa dhe shuhetë fare, që t’a dish! -Këtë gjë pastaj t’a kanë bërë njerst e Dervish Beut, se ata nuk lënë dy gurë bashkë.442-Ata janë më krah të Esat Pashsë Aqif Pashë, nukë më mbushet dotë mëndja, këjo është dora jote dhe e Ismail Beut se një mëndje kini. Po më Mallakastriotë keni trokitur më portë të gabuarë, se jo nashti që jeni më xhanë, po edhe kur keni qënë mirë nukë n’a i ka bërë syri tërr nga ju! -Xhevapnë Pasha, iu hakërrye Sulo Beu, se ne nukë ç’kulemi me gjithë njers dhe ja ti, ja nevej sotë! -Nuk di ç’be të të bëj të më besoç Bektash Bej, po Dervish Beu mban njers të tillë, sa e di unë s’e di njeri! Ata i ke më ç’do vënd me këto gjëra, sa më fshatërat t’onë këto gjëra u kanë bërë përdita e n’a kanë bërë hasëm me t’a! -Edhe atij vete i them se nuk janë kunguj Mallakastriotë që mund t’i vrasëç kur të teket, po janë njers dhe me çika e as malli e gjëja e tyrej nuk është pa zot t’a djegëç! Do Zoti e gjej këtë gjë dhe urò të mos kesh gjisht Pasha se nuk mbaron këtu, po nashti të fillon muarrebeja ty dhe më kërkoi mua. -Po ç’be i bëri Sabri Bej, se ai llafi kur betohe thotë, për kokë të të vetëmit djalë e ai një djalë ka nja pesë a gjasht’ vjeç, apo i dhëmb i vetmi, pa të tjertë le t’i marrë lumi! Këtë po nukë e di, t’a them unë nashti që ç’e do më! -Më dërgoi haber dhe unë s’e bëra të gjatë, 442“Informohemi

se Dervish beu ka krijuar çeta, ka ndërprerë komunikimin midis Vlorës dhe Elbasanit dhe vazhdon të bëjë grabitje”(Arkivi Qëndor i Shetit, D. 4, dok. Nr. 11831, origjinali turqisht)

191


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

shalova kuajt dhe u nisa me njerst e mij, po hataja kish ngjarë. I ishin këthyerë Aqif Pashsë të tërë këta që i kish pasurë muaj më parë nën hyqëm, po gjëratë kishin luajturë aqë shumë sa s’të besohej që ishin po këta njers që i bëhin gropën njëri-jatrit. Me Aqif Pashnë u fjalosa nxituar, se më duhej të piqesha një herë me vëllezëri, të mirrja vesh si ishte puna. Po ai më tha se të tërë këtë e ka bërë Dervish Beu dhe këjo nuk mu besua as mua. I thashë se, po ka gjë më të vërtetë në këtë dynja, është që jo një po njëqint Pashallarë, nuk n’a tëheqin dot për hunde nè, bejlertë e Cakranit! -Drejt e ke, që Esat Pasha i ka kokolepsur puntë, sa si mirr’ dot vesh as ai vetë, se boll t’i dëgjohet atij emëri. -Po xhindet këtij t’imit i kanë hipur me hak, se mbase ti nuk e di se ç’bëri vaki, dhe j’a ç’koqis të tëra. -E këndova dhe më gazetë, tha Aqif Pasha dhe ishte bërë vrer që po dëgjon këto hatara, të pa dëgjuara e të pa bëra ndonjëherë. -Jo që kanë djegurë Mallakastrën e vrarë e prerë, këtë e dijë gjithë dynjaja, po të mos ndiznim dyfek me vlonjatë, kanë mbyllur në hapsanë Hajredin Benë, vëllanë t’onë më Senatë dhe nuk e dimë është gjallë a jo, e preu rrëfimin Sabri Beu. -Mos më thuajë që u habit, i thashë tim vëllai. -U çudit që ç’ke me të, tha Sabri Beu, po këtej unë njëqind vjet se e besoja që nuk dinte gjë Pashai, se ai sahat e minutë merrej vesh me Smail Benë! -Hak e ke, po nga do që të dridhet këjo punë, ujtë vete më mulli të Esat Pashsë, nguli këmbë Aqif Pasha, pa të liqtë nuk i ujdis dot, as ai lart. Nukë merresh dotë vesh me Esat Pashnë, ju bëheni provë po do bëheni pishmënt më vonë e mbylli Aqif Pasha muhabetnë. Unë erdha si më i madh, ndaj ti Pasha mos më bëj këtë muhabet se është kushëriri yt e jo imi Esat Pasha! Prandaj bën kështu dhe zotrote se nuk të ndezi që t’i bëje tok më një mëndje, po të la ajo që do pajtoç shqipëtartë ti?! Ika për t’i takuar t’im vëllezër afër Shkumbinit, po Bektashi kish marrë me vete dhe vëllanë Sulo Benë tok me njers e ishin bërë tok me Kadri Benë nga Peqini. Kadri Beu, i biri i Demir Beut, që Aqif Pasha tha se e kishte pasurë më krye të nënprefektyrës dhe nashti i biri kish zënë vëndë e t’et pa pyeturë Pashanë ishte bërë zot! Po dhe pa të thënë ai nukë dilje dotë vërtet nga kazaja, molloisi im vëlla. Kërkuan Dervish Benë që t’a pyesnin, po Kadri Beu u shkul së qeshuri dhe tha që ku e sheh nashti, nuk e gjen përsi Dervish Benë. Pa në këtë vakt kush e di ku është a fare më Durrës! Me këto që ngjanë, si do që Aqif Pasha e pështeste pa hesap Ismail Benë, punët 192


HAJREDIN BEJ CAKRANI

kishin marrë të krisur. Dervish Beu, 443që e kish pritur vetë Ismail Benë e ish bërë copa për të, nashti n’a paskej marrë dhe ushtëri.444-E mora më nj’anë t’im vëlla Sulon dhe i thashë të mos përpiqen me ushtëri më asnjë mënyrë, pa unë do iki në Cakran, se u la shkretë. Dervish Beu kish bërë muhabet duket me Esat Pashnë, që i kish lënë dorë të lirë atij. Po Bektashi e Sulua, nga kaza e Elbasanit u sosnë më Durrës, po Esat Pashnë nuk e kishin pjekur. Si nuk panë ndonjë gjë të hairit, se atje të tërë t’i bëjin temená Esat Pashsë, tjatër gjë nuk dijin, u ç’pëlodhën një çikë njerst, kuajve dhe u bënë hazër për të këthyer. Kur u duk Pashai sikur vinte nga lufta me një taborr me njers e dyfeqe prapa, me kuaj e zagarë, potere e madhe e pluhur e tym, se po këthehej nga gjahu. I priti duke thënë se nukë e dinte që kishim ardhur, po dhe nuk i kishte vajur llaf për këtë gjë atë ditë. -I di, s’i di ti Esat Pashë ato që ngjanë më anët t‘onë nga Qeveria e Vlorës që vrau e preu, nuk e them dotë. Turp, nder, me ata ishin dhe ata lart nevej nga Mallakastrë e Egër, se nuk dilnin këta që thashë që vrisin, digjin e ç’katërrojin. Po një fuqi e Aqif Pashës që e kishin lënë me t’a, kanë djegur e vrarë dhe ata. Po Aqif Pasha, andej vijmë ne, bënte bè e rrufe që ishin nga këta që vjedhin e vrasin të Dervish Beut, që m’a do mëndja se varet nga ti Pasha. Po është se e ka bërë për pará, t’a mbajë fajin, po do të fusë në sherr dynjanë, të numërojë ditët pastaj, i tha Bektash Beu. Pashai vuri buzën më gas dhe tha se nukë duhet të të shkojë fare nëpër mënd, kur ne n’a ka halë Ismail Beu dhe Aqif Pasha të pleksemi me t’a, pa le të ndihmë dhe fuqitë e tyrej! Jo Bektash Bej, këto janë punëra të njërit-jatërit, se ata janë 443Dervish

bej Biçaku, ka qënë ai që priti Ismail Qemalin (përpara se të futeshin në rrugën e vështirë të çifligjeve të autorit) dhe ky i fundit fjeti atë natë në Çermë në çifligun e tij, por tashmë Dervish bej Biçaku aderon si komandant në formacionin e Shqipërisë së Mesme drejtuar nga Esad pashë Toptani. 444 Telegram i Kryetarit të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, Ismail Qemali, drejtuar prefekturës së Elbasani, 18 shtator 1329 / 1 tetor 1913 “Nënprefekti i Lushnjës na lajmëron se çetat, të cilat kanë disa ditë që po përgatitën n’anë të Peqinit dhe Kadri Beu kanë qëllim të sulmojnë nga krahu i Shkumbinit. Në krye të tyre janë i njohuri Dervish Beu dhe Bektash Agai me Sulo Aganë nga Cakrani. Megjithqë nuk duhet të të ketë mundësi një guxim i çmendur dhe kriminal, për çdo eventualitet po dërgohet një fuqi e mjaftueshme.Gjëndjen ju aty e dini, prandaj ju porosis që, sipas nevojës së kohës dhe gjëndjes të jeni gati për çdo veprim. Kryetari i Qeverisë, Ismail Qemali”. (Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 71, Dosja 4, Dokumenti nr. 11.790, kopje përkthim nga turqishtja). Nga sa del në kujtimet e autorit, grumbullimi i forcave të vëllezërve Cakrani në drejtim të Elbasanit ka pasur tjetër qëllim, hipotezë kjo që shfaqet e paqartë dhe në telegram.

193


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

njëlloj të dy! Ti i ndihe me të tëra dhe si t’a punuan prapa kurrizit, nuk mundë të duroje këto hatara, prandaj si e sheh jemi më një gjemi të dy ballas me Vlornë! -Esat Pashë, këtë do t’a thoshe po të kishe vajturë më Vlorë e thënë jo ato ditë si Hasan Begu, Azis Pasha, korçari e të tjerë, ajo është ballas! Pa fuqi e të tëra i kemi pasur me kohë, po nukë n’a ka thënë mëndja ndonjë herë të bëhim guvernë e ushtërinë t’onë, j’a këtheu Bektash Beu i bërë vrer. 445-Vlornë nuk kam pse t’a shoh më dhe atë biçim guverne nuk kam pse t’a dua, te këjo që po ngrihet nga unë të tërë u futnë se u është bërë plaku exhel!446 Dhe për të thënë j’ua kam thënë që ç’ke metë dhe me se s’bën po do të dish Bektash Bej, të tëra hyneret dhe për këtë t’a bjenë këtu më Durrës guvernën! Se atje vetëm të liga dëgjojmë e që andej j’u shesin atças me ato konçesione juvej, se mua m’a bëjnë marshalla! M’u err dynjaja, tha Bektash Beu, se po më lëfton me armët e mija! Po më duhej t’i tregoja Pashait se edhe t’i kish dërguarë ato ditë ai këta të Pleqësisë së tijë, ata nukë e zunë më gojë fare, që ishte barabar me atë që nevej jemi zotër vetë! -E bëmë vërtet memorandumnë dhe j’ua sosmë edhe të Mëdhenjëve që të mos bëjin shaka të japin vëndë me konçesione vërtet, po ata miq të mijë që firmosnë më thanë ç’koqurë fare se kartën vërtetë n’a i bëre ti, po për të thirrurë, n’a thirri vatani! Pashai më siklet, që ky sahat që rëndon sa vetë vatani i kishte shpëtuarë nga duartë, se ai do e kish ç’katërruarë guvernën më Vlorë, si n’a e thanë Toptanajt e tjerë më Berat. Pa inatnë e kish të mos e linte të bëhej fare, po ajo Shkodëra j’a kishte zënë kokënë me derë më këtë kohë, po Bektash Beu nukë ndalej. -Zotrote thua se ata e kanë lënë të vejë më kaza të tyrej nga që s’është Pasha Ismail Beu, t’a marrë yt kushëri, se pashallarë për pashallarë me ty, ç’të keqe ka? Esat Pashë, u del guverna më ëndërr me gjithë t’ët kushëri, ndaj s’u zë gjumi, por po dolli ai më i fortë dhe e çoi më Elbasan e jo më Durrës tek ty?447 Zotrote Pasha duhet 445Fenomeni

“Cakrani”, shfaqet fuqishëm tashmë si një pol i tretë ndoshta, me suport lidhje të fuqishme e sakrifica për atdheun, por në ndryshim me dy të tjerët ambicja për pushtet shfaqet si pikë e dobët e tyre. 446Exhel – vdekje (turq). Këtu-idea e fantazmës së saj ndjellakeqe që shfaqet. 447“Vjena propozon KNK-së pajtimin e Ismail Qemalit me Toptanin, ku pari do të “ishte i gatshëm: 1- Të caktojë në postin e ministrit të brendshëm dhe zv/kryetar të qeverisë së përkohshme dy njerëz të zgjedhur nga Esat Pasha.., 2- Të emërojë Esat Pashën guvernator të Durrësit dhe të rretheve që e kanë zgjedhur

194


HAJREDIN BEJ CAKRANI

t’a keç paturë atë mëndje për luftë, që ç’do mëndje sagllam do t’a kish sotë nga ne zili, ndaj e ke të vështirë më paqë! Se është më keq t’a mbaç se t’a fitoç thonë, ndaj ata që nashti janë më përpara, s’të dëgjojnë më! Këjo po të muarr’ dhe Shkodrënë dhe të vunë në mes, ahere bëj guverna dhe ti që s’të hyjnë më në punë!448 -Sa për luftë dhe nevej mund t’a bëjim përsi si dhe e bëmë e u vramë më Cakran, po tjatër hall nuk n’a la t’u vejim në Vlorë! Se një ditë, kiameti nja dy e kishim atë punë Pasha, j’a preu Sulo Beu, po n’a i zjen Hajredin Beu që mbajnë më hapsanë e n’a ka zënë gjarpëri më vënd të lig! Ai e dinte këtë gjë, po nukë i tha Sulo Beut as të derdheshin më Vlorë, si e kishin mëndje të tijtë. Po as të nxirrte veten, se vdes për këtë, që i zgjidhte vetëm ai gjërat atças, por po vinte vërdallë që t’i qaheshim atijë dhe futu më radhë përsi! -Ka dy punëra, jo një për të bërë Ismail Beu ndaj është një çap përpara ty e po nxiton shumë. Një, të bëhet me konçesionet vetë Pasha me fuqi, dy tjatrin Pasha e ka me vete e t’a vë gardh ty, pa të bëhenë dotë tok e bën mënjanë atças atë plaku, e ndezi Bektash Beu Pashanë. -Do t’a shohëç se gjer’ ku vete guverna ime Bektash Bej, se sa ajo Vlorë unë kam konakët e hyzmeqarëve, po luftë që e kisha në mëndë, nukë ndes dhe të shohëç të gjithë si shqerra do vijnë këtu, pa me luftë që ai e ka pasurë hak me kohë, me sahat e bëj po të dua! kryetar të senatit të Shqiperisë, 3- Të pranojë transferimin e selisë së përkohshme në një qytet asnjanës..” (AMAE, Telegram nr. 53, Krajewski për Pichon, 26.10.1913) 448Qëllimi i palës austrohungareze shfaqet qartë në idenë se shtrirja e influencës së Qeverisë së Vlorës edhe në veri do ta bëjë atë me tipar kombëtar dhe për rrjedhojë të njohur nga KNK si të tillë: “Ismail Qemali me ndërmjetësimin e klubit shqiptar të Shkodrës u ka kërkuar banorëve të këtij qyteti të njohin qeverinë e tij. Ka qënë padyshim nxitja e përfaqësuesve austriakë që e ka bërë atë të ndërrmarë këtë hap..Kam bindjen se kjo e ka burimin në këtë konsideratë; 1-Të shtrihet sa më tepër të jetë i mundur autoriteti i kësaj qeverie..dhe të shtrohet çështja e njohjes së saj nga KNK; 2-Me hyrjen e Shkodrës në këtë qeveri ti hiqet KNK-së e drejta e emërimit të qeveritarit të këtij qyteti, pasi do të caktohej prej Ismail Qemalit..” (AMAE, Telegram nr. 53, Krajewski për Pichon, 26.10.1913) “..të na detyrojnë që në një çast lodhje mendore e fizike të njohim qeverinë e Isnail Qemalit për gjithë Shqiperinë..”(AMAE,Telegram nr. 53, Krajewski për Pichon, 23.10.1913) ..Refuzimi i menjëhershëm i Anglisë se nuk do ti tërhiqte trupat nga Shkodra sepse: “Nuk mund të lejojë që trupat angleze të jenë nën kontrollin e një qeverie të përkohshme dhe të pakontrolluar”(AMAE, Cor. Pol. Alb.Et. Ind.Vol.II, Fos. 52, Deklaratë e ambasadorit britanik në Paris, Telegram për P.Cambon, 07.10.1913)

195


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

-Ti me luftëra, ai më Vlorë me dhipllomaci demek, ky tjetri babaxhan e do t’ju pajtojë, kush mbeti të shohë këto halle që s’mbarohen a i ç’pikin vetë?! Se ky i lig, ai shejtan, tjetri së prapthi, kush mejton se ka mbetur sagllam pa j’a punuar këtij vatani më?! Esat Pasha, që vetëm dëgjonte, këmbeu njëzet herë këmbët mbi këmbë nga sikleti, se vetëm atij nukë j’a hedh dotë dhe tundi kokën. –Ti, gjer nashti Bektash Bej, se i dëftove vëndin, pa dhe e pagove që nukë të ndihu njeri dhe sotë. Të gjithë i flasim për gabime Ismail Beut, je ai envoye un ultimatum 449 për këto hynere me gjithë Shqipëri të Mesme, por po ka njeri që u hëngër dhëmbë për dhëmbë, ju ishit Bej! -Esat Pashë, pa fund i ke çifligjet gjer më det dhe nevej anës lumit pa mbarim, punë e halle kemi plotë, po vatani nuk mban bërryla, ndaj mbushi mëndjen Aqif Pashsë, se tëndin e ke dhe bëj ato që ke në mëndje me të, pa më Mallakastrë e më anët Unë kam dërguar një ultimatum - frëngj. Në 14 shtator 1913 kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës (Mytesarifi, ndikuar nga Esat Pasha) i drejtohej në formë ultimative Kryesisë së Qeverisë, Vlorë: “Ne, popullsia e këtij atdheu që na u shterua fuqia duruese, duke parë se interesat tona të shenjta kombëtare po bëhen lëmsh ndër duart tuaja kapriçoze e ambicioze, mbledhur në këtë miting të përgjithshëm, kërkojmë njëzëri zbatimin menjëherë të pikave të shënuara këtu poshtë dhe prësim fundi brënda tetë ditëve përgjigjen tuaj, po ose jo, duke jue lënë juve përgjegjësinë morale dhe materiale në rastin e kundërt. Art.1 Qendra të shpërngulet domosdo nga Vlora dhe të vendoset në Durrës, për të ruajtur kështu dinjitetin e qeverisë dhe për të lehtësuar plotësimin e nevojave të Malësisë. Art. 2 Në bisedim me Esad Pashën të formohet menjëherë një kabinet me persona të zotë që të kenë besimin e popullit. Art. 3 Të mblidhet parlamenti, i cili të riformohet në përpjestim me nevojat e vendit. Art. 4 T’u tërhiqet vëmendja Fuqive të Mëdha që të marrin iniciativën serioze e të shpejtë për zgjedhjen një orë e më parë të mbretit të Shqipërisë. Art. 5 Mbasi kabineti i ri do të marrë në duart e veta fatet e kombit dhe do të ngarkohet me përgjegjësi morale dhe materiale, t’i dorëzohet atij, bashkë me aktet përkatëse, bilanci i veprimeve të periudhës së Qeverisë së Përkohëshme. Në qoftë se ajo Qeveri ka marrë angazhime dhe ka dhënë ndonjë konçesion që dëmton interesat e vendit dhe shkon në kundërshtim me dëshirat e përgjithshme kombëtare e me ligjet qeveritare, këto angazhime e konçesione nuk do të njihen fare nga kombi. Të sigurohet nga ana juaj trupi ministror i ri për sa thuhet më sipër, në mënyrë që të ndriçohet dhe të formojë opinioni e duhur mbi ato pika”. (AQSH, F.245/III, D.5, f. 106 orgjinali osmanisht) 449

196


HAJREDIN BEJ CAKRANI

t’onë për të liga nuk e mbush sahatnë! Bektash Beu u ngrit dhe të tjerët kishin bërë hazër kuajt. -Kështu e kishe mëndjen që më Shkodërë, se ahere Nemsja po kërkonte njeri për t’a bërë më vete këtë copë vënd?! Atë që s’e bëre dotë ahere Pasha, zamet e ke do mundohesh nashti ti me vlonjatë! Në kishja ndonjë gjë që isha mëndje mbëledhur, ishte ajo që Bektashin e Sulo Benë nuk i hiq dot njeri për hunde. Kisha sikletin, s’a t’ja këndoj mëndjen t’im vëllai, po ai m’a këtheu, se Esat Pasha e kish më rrëmullë të tijën. Ndryshimi ishte, që sejmenët e tij ishin gëdhë të vrisin për të ditën e natën, pa vetë pashai dihet, që të vret natën e të qan ditën. Si Hasan Pashnë a kush e di sa të tjerë! Sabri Beu tundi kokën dhe unë e mora vesh që s’kishin shkrehur dyfek me ata të Aqif Pashës, si do që ata e kishin hak me atë që kishin bërë e vrarë më çiflig të Sabri Beut. Këjo, si do që më qetësoji një çikë ishte hata më vete, po hataja s’ja priste hatasë. Me të ardhurë më Cakran i kishin dhënë karar, po është thënë se po nuk do t’u bëjë gjë Nemsja a Italia që i vunë më krye, ahere njerst i kemi me mijë, jo qindra si kusartë, dyfeqe po, dervenit e le t’i shomë kush janë bukëshkelur! Bektash Beu, Paria e Mallakastrës t’onë, vëllezëria e të tërë ishin bërë hazër qëkurë. Po atças pas hatarave që ngjanë po prisnin se kishin dhe një udhë tjatër të mos bijin më lak e të merrnin përgjegjësinë para të Mëdhenjëve, kur Qeveria e Vlorës vrau e dogji e para dhe e bëri ç’do gjë si vetja e sajë.

Letër Fuqive të Mëdha

Mejtova, se u duk që vatani ishte në buzë dhe vetëm të Mëdhenjtë një dhe Perëndia dy, mund t’a këthenin e t’a ujdisnin këtë punë që e gatuajnë tërë gas shqiptartë më kurriz të tijë. Duhej t’a mirr’ vesh dynjaja e tërë se puna nuk ish se këjo Mallakastrë prishka punë, po ajo copë kartë, memorandumë i kish nxjerrë më shesh të tëra se ç’bëhin më Vlorë. Dhe e para Nemsja, italiantë po e po, e të tërë t’a mirrnin vesh se shteti i ynë që ata u kujdesuan aqë shumë e njëqind vjet që nukë e bënë për pazar, po vidhisej nga një dorë njers që e kishin bërë jo çiflig, po plaçkë. Vërtet Bektash Beu ishte bërë hazër një herë për të hyrë më Vlorë, po e kish lloisur më ç’do anë, se ata mund të mirrin atças hakë me mua. Me këto hynere të gjithëve, po atij, tim vëllai i kish ardhur qumështi i nënës te hunda me këta bukë shkelur që e prishnin pa teklif të parnë shtet që ashtu si leu, po ishte më vete i 197


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

shqipëtarëve.450 Ndaj si vëllezëri, tok me parinë e Mallakastrës kishin sosur më Durrës. S’i dihet qysh vente puna dhe muartën vaporin për në Kotor, më Mal të Zi dhe që andejë trenin e më Vjenë, ku j’a u ç’koqitnë të tëra dhe me që ata e vunë Smail Benë më fron, nashti t’i dilin zot atij dhe bëmave. Si fillim u shkruajtën të tërave konsullatave të Fuqive, se s’dihetë ç’gjet më Durrës. Po tek Konsullatë e Nemses para se të niseshin u kishin dhënë një mëndje që për të vajturë më Vjenë do harxhojin kohë, kurë i kishin lënë njers e vëndë më rrezik. U këthyhen përsi më Durrës, se si e tha dhe Mehmet Pasha ashtu nëpër dhëmbë, më Vlorë nuk bëhej llaf të merreshe vesh me Evropin, Ndaj e kishin mbajtur frymnë tek konsulli i Nemses451 atje, që dhipllomacia e kësaj Perandorije t’ja dërgonte ministrisë së përjashtëme se ish me axhalè atças!452 Bektash Beut i kishin hipur të 450E

ku kjo punë kisht’ ndodh, pose në Shqipni, Që’i popull, s’pari dalë prej robnimit, Për një motmot të rrijë ai n’anarki, E t’bahet përralla e gazi i rruzullimit.. (Gjergj Fishta, Mrizi i Zanave, 28 Nanduer 1913, fq. 35) 451“Vellezërit Cakrani besonin se e gjithë kjo histori ishte shpagim i Ismail beut për një memorandum me ankesa, që ata i kishin dërguar kreut të qeverisë dhe që ai e shihte si revoltë” (HHStA, PA, nr. 253, Hornbostel për Berchtold, Durrës, 3.10.1913, Letër e parisë së Mallakastrës për konsullin e Austrisë dhe Italisë në Durrës) 452Teksi i letrës që u është dërguar me urgjencë qeverive të Fuqive të Mëdha në Londër, Vjenë, Romë, Berlin, Shën Petërburg, Paris, është në frëngjisht: Zoti Konsull, Ne jemi nga rajoni i Mallakastrës, kemi mbështetur me ushtritë tona shpërthimin e përpjekjeve për Pavarësinë tonë dhe i kemi dhënë mbështetjen tonë Qeverisë për të instaluar në Vlorë një qeveri që do themelojë një shtet Shqiptar modern dhe të civilizuar. Çdo ditë kemi vënë re se Ismail Kemal Bey po e çon vëndin drejt një humnere, pavarësisht nga dëshirat e sinqerta të qeverisë suaj. Duke parë që kjo gjendje është prezente në çdo qytet të Shqiperisë, ne bashkë me distriktin e Beratit i kemi dërguar Qeverisë provizore një memorandum, për të cilin Shkëlqesia juaj ishte në dijeni. Këto kërkesa legjitimore të njerëzve, janë interpretuar nga Ismail Kemal Bey si një revoltë. Ai ka terrorizuar njerëzt dhe u ka bërë thirrje bandave e forcave të tij për të shtypur zërin e popullit. Brigadat dhe vrasës që janë dënuar disa herë me vdekje, Salih Murad, Hysni Toska, Hajdo Prishta, Bajram Ceprestaka, Hairedin Hekali dhe të tjerë, të premten në mëngjes erdhën të na sulmonin. Ne kemi bërë gjithë përpjekjet tona që të mos kishte gjakderdhje mes vëllezërve shqiptarë. Por këto banda janë të ndërgjegjshme që kanë ndjekur urdhrin e Ismail Kemal Bey për të djegur fshatrat tona dhe për të arrestuar këdo që dëshiron të jetojë në qetësi dhe që do reforma për vëndin e tij të

198


HAJREDIN BEJ CAKRANI

tijat dhe me hakë dhe u kish dërguarë që nga konsull i Italisë, tek i Nemses e me radhë frëngjve, inglistë e gjer te rustë më Shënjt Pjetërburg kartnë. T’a dijin Fuqitë një herë të vërtetën me këto luftërat e Qeverisë shqiptare që vriste, priste e digjte po shqipëtartë e të rrijin sus se paskej zot hauri e që ishin për qejf të tyrej! -Po te rustë më Shënjt Pjetërburg, emërin tim gjete të shkruaje, i preva llafnë, nukë kishe më halle dhe mbushe kartën me të, apo do vinte carë të më lirojë më Vlorë! -Hajredin Bej, ç’do të të them, ishe mirë në hapsanë më Vlorë, n’a lër të kam rixha se vërviten aqë halle sa nuk i ngrë dot dheu, jo njeriu me shpyrt! Kur erdh’ dhe sejmenët e Esat Pashsë edhe këjo ishte mangut, që u thanë se i priste Pashai më konak të tijë e donte të këmbente dy llafe me vëllezëri. Kuajve këta e tek Esat Pasha e i thanë se nuk jemi vetëm vëllezëri, po Mallakastr’ e tërë! Kështu që ai nga që i dinte mirë të tëra duket dhe si i pa këta çehre vrarë e nisi muhabetnë i pari, për të marrë vesh për ku ishin këta, duket. -Bektash Bej, gjëja më e mirë është këjo që bëni, se edhe të ndiznit dyfek me vlonjatë, nuk dihet qysh do vente, pa mund t’ju ndihja dhe unë. -T’a thamë njëndizë, nuk bjemë më atë lak Esat Pashë, i zgjidhim vetë punët t’onë si i kemi zgjidhurë gjithënjë! Ti po është se e ke atë mëndje udhnë e di, pa nevej do e gjejmë llafnë Evropit! Ti këtu i kishje këta,

mrekullueshëm. Pas një konflikti me këto forca, i cili pati gjakderdhje, ata nisën të digjnin fshatin Vreshtas dhe pazarin e fshatit Cakran. Fëmijet t’anë mbetën në duart e vrasësve. Kjo fatkeqësi shkatërroi vëndin. Vëllai i Bektash Bey Cakranit, anëtar i senatit shqiptar, gjendet në burgun e Vlorës. Ne kërkojmë nga Ju, zoti Konsull, që jeta e Hajredin Bey të sigurohet nga Konsullata juaj në Vlorë. Në kërkojmë gjithashtu edhe një hetim për t’u informuar mbi jetët e fëmijëve dhe grave tona. Ne ju lutemi gjithashtu që këtë situatë të mjerueshme, si dhe hidhërimin dhe vuajtjen tonë t’ia përcillni qeverisë suaj. Ismail Kemal Bey ka zënë kabllogramet për të ndaluar zërin tonë në Europën e civilizuar. Ne kemi qënë të detyruar që të merrnim një anije në Durrës deri në Cattaro (Kotor)për të dërguar thirrjen tonë në Londër, Vjenë, Romë, Berlin, St.Peterburg, Paris. Ju lutem, Zoti Konsull, pranoni respektet tona.Bektash Bey Tsakrani; Suleiman Tsakrani; Sabri Tsakrani; Sulejman Mustafa; Marsi Dervisch; Kurian Bajram; Margeliç Djafer; Jussuf Kolea; Faslli Bey Patossi; Teki Bey Patossi; Ferhat Seid Gearra (Nr. 253, 3 Oktober 1913, Monsieur le Consul de S.M. Imp. et Rojel D’Autriche-Hongrie, Durrazo)

199


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

pse nukë u ke thënë me kohë po ke plotë akoma, apo nuk t’u kujtuan vlonjatë me gjithë hynere!453 Sabri Beu që nuk i kish përzënë prapa të vëllezërit, sa dëgjojë guvernë më erdhi gas tha se të gjithë këta që ikënin nga plaku, atje përpjekin kokën, më Durrës! Kur erdhën i pyeta në kish ndonjë gjë të re nga guverna tjatër me të qeshur, se po i vështrojmë nashti e si më të kënduar duken, që nga Mit’hat Beu me shokë dhe vanë se u duall’ më mirë duket!454 Bektash Beun nuk e nxinte vëndi dhe pa shkuarë dy a tri ditë u sos me gjithë Sulo Benë te Konsulli Përgjithshëm i Nemses, më Tiranë ky. Ai priti vetëm Bektash Benë që i dinte se kush ishte, me detyrë e të tëra. Po Konsulli i dinte haberet mirë dhe i tha se i di Vjena këto gjëra, po gjer te këjo e luftës, të vrarë, prerë, therurë njers e djegurë fshatëra e zënë gra, jo! -Sebepi u bë ajo bankë që Ismail Beu j’ua dha juvej tok me italiantë, po ajo guvernë kazaje nukë mundë të japë me konçesion se nukë e ka atë fuqi! Ajo është të rrijë më Vlorë pa ardhurë Princi kush do qoftë ky që të merren vesh mbretëri me mbretëri, pa të firmosnë! Për një llaf dhe këto mënxyra, si do j’u u besoni këtyre njerëzve e do jepni e merrni me t’a? -Nemsja e di këtë gjë se Qeveria e Vlorës, që është e përkohëshme do të bëjë bankë e të japë me konçesion. Po Shqipëria nuk është akoma shtet a mbretëri që të japë leje sovranë edhe ai të merret vesh me nevej, Esat Pasha përpiqet në këtë rast për herë dytë të “përdorë” vëllezërit Cakrani, që janë në konflikt të drejtpërdrejtë me qeverinë e Vlorës, e cila ka arrestuar dhe vëllanë e tyre senator, autorin. Por këta kërkojnë zgjidhje me anë hetimesh nga Fuqitë e Mëdha dhe në këtë rast, negociatash me Perandorinë Austro-Hungareze me shkak pikën delikate të konçesioneve ndaj tyre dhe pasojë konfliktin dhe djegjen e fshatrave të Mallkastrës, gjë që e vë në pozitë shumë të vështirë Esat Pashën i cili e kërkon me ngulm mbështetjen e tyre. Për këtë ai menjëherë pas dytre ditësh bën të njëjtën gjë ndaj konsullit të përgithshëm britanik(11 Tetor letra e B.Cakranit kontit Berchtold; 14 Tetor raport i konsullit britanik Lamb, min. jashtëm Edward Grey), ku i shtron një sërë kërkesash që rezultojnë pothuaj të njëjta me ato të Bektash Cakranit, ku kryesorja është konçesioni i qeverisë, si dhe zgjidhjen e situatës me ardhjen e sovranit. Kërkesa të tilla nga konsulli britanik do të konsiderohen si të pranueshme dhe të justifikuara. (Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët, tetor-dhjetor 1913, vëll. I, vepër e cituar, 162. Raport i konsullit të përgjithshëm Lamb, për Grey, dërguar në 14 tetor 1913). 454Në 12 Maj 1913 krijohet nga Esat Pasha Pleqësia e Shqipërisë së Mesme “e dyta qeverie shqiptare”(Përlindja e Shqypëniës) ku në të bëjnë pjesë tashmë shumë përsonalitete si Dervish Hima, Fazil pashë Toptani, Faik Konica, Mustafa Merlika, Mitat Frashëri, etj. ky i fundit ish-ministër në qeverinë e Vlorës. 453

200


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Fuqitë! Jo ajo Qeveri që nuk e ka fare atë fuqi të japë e marrë, pra të bëjë pazare, qofshin këta njers të Nemses, Italisë e këdo! Nukë mundet kurrë që një Qeveri që e kemi lënë vetëm të jetë më këmbë shteti t’uajë, të bëjë qoftë me jashtë, qoftë me brënda këto gjëra! Qeverinë e Përkohëshme e kemi lënë aty më Vlorë të rrijë sa të vijë një Princ më krye e të zgjidhet këjo punë, se duhej ta kishim njojturë për të vetëmen qeveri në Shqipëri. Po këto e mbushnë kupën dhe si është bërë në jetë, Komisjonë do çojë përfaqësonjësin e tijë më Vlorë. Me ditë është këjo punë, të shohë që atje se ç’bën ajo Qeveri, të cakëtojë dhe ajo një njeri nga të sajtë më Komisionë, po me këto që po ngjasin Ismail Beu, t’a harrojë emërin e tijë nashti!455 Ajo nukë ka punë me Senatin, jo t’ju hedhë hekuratë atyrej, këjo ishte e padëgjuar e ne nuk e dijim këtë gjë. Bektash Beu i tha se ishin aty për të çuar haber Vjenës, t’a ndajin përgjegjësinë me Nemsen e me Kontin, që të vërtëtën na ndihu sa më s’bëhej e sebep ju u bëtë që Vlora është atje si guvernë e si shtet! Ahere atijë j’u zgjdh gjuha duket dhe i tha Bektash Beut se ky njeri u gjënd nga Nemsja më atë sahat kur plasi Lufta Ballkanike, po dhe ju e kishit pranuar dhe ishit hazër, të paktën kështu thoshën telegramet me Vlornë. Duhet të kesh qënë atje zotrote më atë kohë! Ç’ti thosh Bektash Beu, që nevej ramë theror të tërë, jo prapa Smail Beut, po prapa atij sahati të vatanit që erdhi pas qindra mote, po kur nuk e prisnim?! E kish filluar me radhë me detyrën më qeverinë e parë e hallet, dhe po është se kështu bëjnë të tërë guvernat, japin konçesione e shesin vëndë, ne të n’a falësh dhe ngrihemi ikim! Po Konsulli i dinte të tëra, që para pamvarsisë, me luftëra të Toskërisë, me Jeune-turcs, me plakun e Klubin “Labëri”që n’a e mbyllnë, pamvarësinë e nuk numërohen. Kështu thosh mirë Ismail Beu se n’a njohën të tërë këtu më odë me emëra, kurë erdhi më Cakran. Po ai i kish prerë krahtë Bektash Beut, që i kish rënë tavani më kokë vetëm me një llaf! S’paska më keq se kur nuk merresh vesh, aqë më keq kur bëhen këto hynere me njëri-jatrin e të vesh pastaj të qash hallnë te kushdo qoftë e sado për plak t’a mbajnë atë! Hata e më tej e ka 455 Përfaqësuesi

austro-hungarez dhe ai italian në KNK e konsiderojnë më të përshtatshme kandidaturën e Myfid Bej Libohovës, si përfaqësuesi shqiptar në KNK, në atë kohë ministër i jashtëm në qeverinë e Vlorës, që më pas mori miratimin edhe të anëtarëve të tjerë, por jo të Ismail Qemalit.(Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët (tetor-dhjetor 1913, Procesverbal i takimit të 9 të KNK).

201


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

emërin, ndaj im gjysh Veis Beu thoshte: -Po është se se ndez dotë, mirë është që Perëndia të lëçojë një vetëtimë nga lartë e të të shuajë! -Qoftë tri-katër vjet që ishit me të, bëtë luftë e namin e t’a zgjidhnit përsi më Stamboll, nuk e njohët dotë, se këto gjëra nuk vijnë nga hiçi? Ai i kishte pakë llafe, mbase kështu j’a donte puna, po nga ato llafe zeheri dukej mjaltë! Bektash Beu ishte ngrysur fare nga llafetë dhe nuk j’a përtoi dhe atijë. -Po është se ne paskemi bërë gabim që lëftojim dhe e kishim vënë atë më krye të pathriotizmës më Vlorë, tjatër gjë se ai kish dyzet a pesëdhjetë mote që s’kish shkelur më vatan e vatër të tijë, po ju qysh e qasët një njeri të tillë t’u mbaronte këtë punë juvej,456 pastaj lere vatanit të tijë? Ai u llois dhe atças vuri buzën në gas, që do të thosh se nuk zirej dot gafil Nemsja. -Vërtet e kish nisurë këtë Syreja Beu vjet që më behar dhe jo se nuk e dijim që Serbtë përngrehën orthodhoksë më tërë Ballkanë e do t’i bijin Perandorisë Osmanllije, po vetëm koha nuk u bë dot hesap! Se luftërat bëhen pa hyrë behari, po këjo nisi befas për të shtyrë taboret, siç edhe ngjau. Këjo është edhe ajo që ngaqë nxitojim i thamë përsi Syrja Beut, po atijë i ra brruzi dhe sahati nuk priste! Evropit ishte Ismail Beu dhe iu tha menjëherë atijë, jo rixha,457po ai ishte hazër dhe tha se punët më Shqipëri i kishte në vijë dhe se të gjithë paritë këtë prisnin. Bektash Beu kishte kapëtuar pështymnë se iu bë lëmsh në fyt, mbase i shkuan para syvet tërë se ç’ishte bërë, ndaj e dëgjoi më tutje. -Halli nuk ishte me sërbtë, se ç’kërkojin ata këtë e dijim, po me frëngjtë që i kanë gjermëntë zët e s’i shohin dotë me sy që nga lufta me prusjantë. Për këtë punë atyrej u vajtën prapa dhe inglistë e u bënë një! Ne më krahun tjatër dihet, ne me gjermentë dhe këta nukë e dijin si do i vente filli kësaj lufte, ndaj e kishin bërë në mënd që ç’do gjë që të ngjiste të mos ç’pallin luftë mbretërive, se ajo vetëm ç’katërrimë ka. Frëngjtë pështetën sërbtë, gjermëntë nevej dhe ne rrezikoheshim aqë shumë po të dilte më det Sërbia, qysh e kishtë bërë në plan. Në Mal të Zi po nuk futeshe dotë se edhe ata me “Ismail Qemali u nis nga Triestja për në Durrës. Ju duhet të silleni mirë si më të ashtu edhe me të gjithë patriotët shqiptarë dhe në rast se gjenden ngushtë t’i ndihmni.. megjithatë duhet të hapni sytë fort kundrejt Ismail Qemal beut, të cilit në politikë nuk mund t’i besohet kryekëput. Në ju zëntë në gojë tema politike, atëhere i thoni vetëm pikpamjen tonë që e di gjithë bota..”(HHStA, PA, nr.4498, Telegram i Berchtold për Rudney, 19.11.1912) 457Rixhá - lutje (turq). 456

202


HAJREDIN BEJ CAKRANI

sërbtë janë një, kështu bëmë atë që ajo copë që ishte Shqipëri, dojins’dojin shqipëtartë, të dilte nga Tyrqia! Po këtë do t’a bëjin doemos shqipëtartë, se s’bën! Këtë herë Bektash Beu nuk e duroi, ndaj i preu llafnë. -Demek të j’u kishim dërguar haber dhe nevej se i kemi më dorë të tëra këtu, me pari e të tëra, aq e kaqë shpyrt për të lëftuarë, do kishit zgjedhur nevej! Apo e zgjodhët plakun se mund të lëftonte me sërbtë më atë sahat?! Po t’i kishin zënë këta që prutë e bëtë hazër ju që më Durrës, ç’do të bëjit më prapa, apo nuk n’a ndezi dhe lere, kur të dalë ndonjë tjatër?! Ai vuri buzën më gas dhe tha se këjo punë që thua shkoi, ne e kishim hallë me Mbretëritë të thashë. Me t’a njohurë nevej atças sërbtë nuk do futeshin, të shtyjin sinornë e të dilnin më det të një shteti që s’ishte më Tyrqi. Po frëngjve tok me inglistë si u bëhej, po t’u shtoç dhe rustë që kanë qënë hazër qëkurë për sërbtë?! Sido që jemi më një mëndje u hëngrën me perandorijë e gjemënëve. Princi ynë, pa Perandori është plak nashti dhe sherret i duhen, ishte që o të jenë tok më një mëndje me ne, o tjatër udhë nuk ka sahati që erdh’. Ahere, ata siç dihet më gazetë iu hakërryen frëngjve e të tërëve se ndezin luftën me gjithë dynjanë për këtë gjë dhe do bëhej ashtu vërtet, po desh Zoti ata nuk u ndjenë, ndaj këtë peshqesh e kini nga gjermëntë.458 Të gjitha i dijim, po këtë me gjermëntë e dijim nëpër të. Po të ishin shqipëtartë që nuk janë as shtet, as mbretëri ata që ngatërrojnë tërë dynjanë, lloisesha, pa ata si mbretëri që janë, kanë hesapet e tyre. -Pa ne, e ngjaci konsulli, jemi miq të vjetër të shtëpisë, apo jo? -Të drejtën, sido që n’a qante syri për shtëpi më vete, nevej nuk n’a dëgjonte njeri nga të Mëdhenjtë, ndaj juve nënë e babë u bëtë, n’a i ngrehët atë, si do që si shtëpi e re nevej e ndritëm! T’a nisnim me të prishur shtëpinë, këjo nuk kish anë e udhë, se me që do marrim borxh, të japim një odë e pastaj një tjatrë, shtëpia s’mbush muajnë, se nukë të dhimbset kur t’a lënë, se s’e ke ngriturë vetë! Këjo punë u ngjac sa të vinte Princi, po pse nukë n’a dhatë këtë Princnë tuajë që j’a bëri fora, se më Nemse ish i shtëpisë dhe t’a ujdiste me të ungj, po këta të kësaj Qeverie që marrin paratë, fusin vëndë më zgjedhë dhe kërcasin e ikin! Se mos kanë qënë këta ndonjëherë këtu! 458“..përçapja

austriake e ka befasuar qeverinë gjermane dhe se ajo nuk ka qenë e kënaqur” (Raymond Poincare, Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës(1912-1913), Shkup- 2006, fq.147).

203


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Si do që për këtë kishim ardhurë dhe vatanin t’onë, jo të ndonjë tjatri, më gojë të tjatrit kupëtohet sagllam s’e ç’hata kishim bërë, mejtohej Bektash Beu që i rëndonte më kurriz gjithë ai mal me hynere shqipëtarësh. Po ai j’a del mb’anë dhe i tha konsullit se po kishte ndër mënd të ujdiste shqipëtartë, do t’i duheshinë qindra mote, aqë sa u deshënë që u prishnë. Po qysh do vente halli nashti, se shtatëdhjetë shpyrt e shkruajtën memorandumnë e Mallakastra e Cakrani e paguan nga ligësitë, që nuk i kanë burim e përrua, po lumë e det shqipëtartë!459 -Ti je i nderuar që mbron të drejtën e vëndin tënd tek ne, po Kontit Berchtold do t’i shkruajmë se s’bën kartë, jo telegram, se s’dihetë kurë i bije më dorë, kurë puna është urgjent. Këjo do vonojë ca ditë, po është më dorë se s’bën, dal unë garant! Duhetë të kupëtoni dhe ju që ai duhetë të vërë më udhë edhe atë punënë që sërbtë hynë njëndizë më Shqipëri, si do që atje lëftojnë shqipëtartë. Por po s’u hakërrove atyrej, se e harrojnë hera-herës që ky është një vënd më vete, nukë ç’kulen!460 E kishin hazër atë kartë që u dërguan italianëvet e të dy e ujdisën shqip e gjermënçe dhe e dërguanë. -Kontin s’keni pse t’a piqni e të mundohi, se nga ne karta merr tjatër fuqi e haber, e dini.461Ndaj për Konflikti i qeverisë së Vlorës me krahinën e Mallakastrës, si pasojë e memorandumit, del dhe ky si një nga shkaqet kryesore të dobësimit hap pas hapi të pozitës si dhe rënies kësaj qeverie, shkak ky gati fare i panjohur, madje i parë shumë herë nga një këndvështrim krejt tjetër në histori, del me një përfundim totalisht ndryshe. 460“Qeveria perandorake dhe mbretërore (Austro-Hung.) dëshiron të shpresojë se qeveria serbe nuk do të vonojë të kryejë zbrazjen e plotë të territorit shqiptar brenda një afati prej tetë ditësh” (Documents Diplomatiques Francais, 3 eme serie, t. VIII, d. n. 341, pp. 429-431). 461Teksti orgjinal i letrës: Nr. 262, Durazzo, vom 11. Oktober 1913, An den öster - ungar. Konsul in Durazzo. HOCHGEBORENER GRAF ! Mit Bezugnahme auf meinen ergebensten Bericht Nr. 253 vom 3.d.M. beehre ich mich Euerer Exzellenz die deutsche Uebersetzung eines meinem italienischen Kollegen und mir in albanischer Sprache überreichten Protestes Bektash Zakrani’s gegen das Vorgehen Ismail Kemal Bey’s gegenüber seiner Familie in ganz ergebene Vorlage zu bringen. Abschriftlich nach Rom, Valona, Skutari und an Generalkonsul Petrović sub Nr. 1068/res. Genehmigen, Senier Exzellenz dem Hochgeborenen Herrn: Leopold Grafen BERCHTOLD von und zu UNGARSCHITZ, Etz, 459

204


HAJREDIN BEJ CAKRANI

W I E N, Bellage zu Bericht Nr. 202 vom 11.Oktober 1913. An den österr.-ungar. Konsul in Durazzo. Vor 11 Tagen wurden von Ismail Kemal Bey 300 bis 400 Briganten und zum Tod Verurteilte als Gendarmen nach Zakrani gesandt, wo sie den Bazar niederbrannten, die Mühlen zerstörten und die Güter verwüsteten; sie vernichteten das Vieh, mißhandelten die Dorfbewohner, verfolgten, verhafteten sie, erniedrigten das Ansehen einer großen Familie, um die Macht Ismail Kemals zu ziegen und das Volk zu terrorisieren. Abgesehen von dem uns zugefügten Schaden von 40.000 Napoleons, bofindet sich mein Bruder Haireddin Bey, Senator der provisorischen Regierung, im Gefängnis, in ungesetzlicher Weise, und sein Leben ist unter der Tyrranei Ismail Kemals in Gefahr. Die in Zakrani zurückgebliebenen Weiber und Kinder sind von Verbrechern blockiert, in verzweifelte Lage. Ihre hohe Regierung hat Albanien geschaffen, um die albanische Nationaltät vom Joche zu befreien und ihr das Licht der Zivilisation zu zeigen, und nicht, um uns zu Sklaven Ismail Kemal Beys zu machen. Herr Konsul, ich bitte Sie, Tränen in dan Augen und blutenden Herzens, der Kontrollkommission und dem Ministerium des Aeussern Ihrer hohen Regierung schreiben zu wollen, damit diese ungesetzliche Tyrranei in Untersuchung gezogen, mein Bruder aus dem Gefängnis hefreit, das Leben der Frauen und Kinder gesichert, meine Leute und Diener freigelassen werden, damit ich die Ernte meiner Güter einbringen könne und mir die durch Ismail Kemal, den Präsidenten der provisorischen Regierung, und seine Kollegen verursachten Schäden ersetzt werden. Tirana, 7. Oktober 1913. Bektash Zakrani (Nr. 262, 11 Oktober 1913, An dan öster - ungar. Konsul in Durazzo) Nr 202 Durrës, më 11 tetor 1913, Nga Konsulli Austro-hungarez në Durrës. SHKËLQESISË SË TIJ KONT! Duke iu referuar tim më të devotshëm Raporti Nr. 253 nga 3.d.M. Kam nderin të Shkëlqesisë Suaj, përkthimi gjermanisht të një nga kolegëve të mij italianë dhe kam paraqitur në shenjë proteste shqiptare kundër veprimeve të Ismail Qemal Bej ndaj Bektash Zakranit dhe familjes së tij gjatë letrës të sjellë. Me kopje në Romë, Vlorë, Shkodër dhe përf. i përgjithshëm Petroviç nën nr 1068 / res. Ju lutem pranoni, Shkëlqesië së tij Kontit Leopold Grafen BERCHTOLD, Ministër i Punëve të Jashtme p. dhe m. VIENË Njoftim për të raportuar nr. 202, 11 tetor 1913. Konsullit të përgj.austrohungarez. Në Durrës 11 ditë më parë 300-400 disa banditë të dënuar me vdekje u dërguan si xhandarët e Ismail Qemal Beut në Cakran, ku kanë djegur pazarin, shkatërruar mullinj dhe shkatërruar mallra, shkatërruar vëndin e bagëtinë, abuzuar me fshatarët duke i përndjekur dhunuar e arrestuar ata, për të ulur prestigjin e një familje të madhe dhe të tregojnë fuqinë e Ismail Qemalit duke terrorizuar popullin. Përveç dëmit të shkaktuar mbi ne prej 40,000 Napolonash, vëllai im Hajredin Bej, senatori i Qeverisë së Përkohshme, gjëndet në burg në mënyrë të paligjshme dhe jeta e tij është në rrezik nën terrorine Ismail Qemalit. Më pas gra dhe fëmijë në Cakran

205


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

këtë vëllanë tuajë që është më senat që e kanë arrestuar thatë dhe e mbajnë në burg, nuk m’a do mëndja se pas kësaj që bëmë të duan një telash më shumë. Si është bërë ajo guvernë edhe pa këtë male të tëra me paudhësi kanë mejtoj, ndaj Vjena, Komisionë e të tërë do tunden t’i luajnë të gjitha kartat që kanë më dorë dhe urgjent.462 Të vinte edhe keq edhe turp njëherësh që të bëheshim sebep nevej për Qeverinë tonë t’a ç’krijin të Mëdhenjtë, nevej që kishim bërë për të sa s’molloiset! Po të shesin vatanë ditën me diell e pa shkuarë moti, këjo nuk ka mëndje t’a mejtojë! -Po kaqë keq e katandisi guvernën ky njeri, sa të huajtë që n’a bënë shtetin qeshnë a lloisenë qysh do t’ja bëjnë me të, thashë duke u mejtuarë. Po Bektash Beu më hodhi më prëhër një tufë me gazeta, që unë kurë i pashë, m’u kujtuan se m’i kishte dëftuar çehre vrarë Mehmet Pasha më Vlorë. I kishte prurë një miku i tijë korçar, mërgimtar nga Amerika që kishte ardhurë më Vlorë nga Italia e kishte qëndruarë më Cakran, ku i kish llafosurë pa hesap. -Po kurë të qesh i yti s’ka hata më të madhe, m’a këtheu im vëlla, pa unë sa fillova t’i këndoja, Malo këtu e Malo atje, dukej e tallin, m’u bënë shkronjatë si miza dheu që nuk ikinë për një, po rrëmullë ku të mundin.463 Ndaj i lashë gazetat dhe për herë të janë terrorizuar nga kriminelët dhe janë në gjendje të mjerueshme. Shqipërinë dhe qeverinë e tyre e krijoi kombi juaj e lartë për të çliruar shqiptarët nga zgjedha dhe për të treguar asaj dritën e qytetërimit dhe jo për të na bërë skllevër Ismail Qemal Beu. Unë që dua t’ju shkruaj me lot në sy dhe një zemër që kullon gjak kërkoj, nëpërmjet Konsullit Juve, që Komisioni i Kontrollit dhe Ministria e Punëve të Jashtme të qeverisë tuaj të lartë të hapi një hetim për ato që ka bërë në mënyrë të paligjshme, të ndali menjëherë terrorin, të lirojë vëllain tim nga burgu, të sigurojë jetën e grave dhe fëmijëve, t’u shpëtojë jetën e të lirojë njerëzit dhe shërbëtorët e mij, në mënyrë që unë të mund të rindërtoj dhe të marr të frutet e punës në pronat e mia dhe dëmi i shkaktuar nga Ismail Qemali, kryetar i qeverisë së përkohshme dhe kolegët e tij, të zëvëndësohet. Tiranë, 7 tetor 1913. Bektash Cakrani 462Duke qënë se të gjithë kundërshtarët e I.Qemalit ishin filoaustriakë, Vjena për të mos shkatërruar punën e jashtzakonshme të arritur deri në këtë pikë megjithatë këshillon: “..Mua do të më vinte në mënyrë të veçantë keq sikur elementët simpatizues të Austro-Hungarisë ndërmjet shqiptarëve t’i bënin tani vështirësi qeverisë provizore..” (HHStA, PA, A, vj. 23-12-1294, AIH, Telegram i Berchtold për Rudney, Nëntor 1913) 463Për shkak të kësaj lloj qeverisjeje, Kryeministrin e Qeverisë së Vlorës kolonia shqiptare e SHBA e shpotiste me pseudonimin “Malo” që ishte bërë fare i zakonshëm në shtypin e tyre. Kjo duhet të jetë e vërtetë, sepse si gjë “normale” për ta, nuk i ka shpëtuar as penës së Nolit tek poezia “Hymni i flamurit”:

206


HAJREDIN BEJ CAKRANI

parë m’u dhimb mua vetja për të gjitha këto që ngjasin, mbaso edhe për këtë gjë. Të Mëdhenjtë, siç e thashë nukë mundë të pranojin ato që bënte Qeveria e Vlorës dhe jo e ndaluanë, 464 po j’a bënë benë, po ne si shqipëtarë ishim mësuarë nashti me t’a! Pakë kohë më vonë dhe nukë n’a gënjeu mëndja për këtë, Hysni Agai me t’a thirrurë Aqif Pasha e i tha Ismail Beu të vejë t’a ndihë, atë si bëjin gjithënjë. Ai u sos atças dhe i vajti befas me këto fuqitë e tijë që erdh’ dhe tek ne, Dervish Beut,465që nukë pa nga shkoi se nukë e prit. Sa që e harroi Me Skënderben' u-lavdërove Dhe në furtun' i funtmi u-shove, Me Malon prapë lart vrapove, Yll i pavdekur për Liri.. 464Presidenti i Komisionit të Kontrollit për Ismail Qemal Bej, Presidenti i qeverisë së përkohshme të Vlorës Vlorë më 8 Dhjetor 1913 Në vijim të hetimit është proceduar ndaj ngjarjeve të Cakranit, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit ka nderin t’ju paraqesë funksionarët, fajësia e të cilëve është mjaftueshëm e përcaktuar aplikimi i dënimit: 1 -Pezullimi i funksioneve dhe takimeve të Kajmekamit të Selishtës, Ahmed Aga Durmishi dhe Lejtnantit të xhandarmërisë Salih Murad dhe një gjykim i përbashkët i tyre. 2 -Thirrje e menjëhershme e Hysni Toskës, i cili nuk duhet të emërohet më me detyrë në krahinën e Mallakastrës. Komisioni i Kontrollit kërkon gjithashtu: 1 -Gjykimin e menjëhershëm të të gjithë personave të fajësuar në ngjarjet e ndryshme të Cakranit. 2- Kthimin tek pronarët e vet të kafshëve dhe sendeve vjedhur nga grabitësit në vijim të zjarrvënies së Pazarit. Lista i është dorëzuar paraprakisht V.E. Ajo është e detyruar gjithashtu të shprehë keqardhjen për përdorimin e xhandarmërisësë qeverisë, emrat e të cilëve janë shumë të njohur, që ajo të këtë nevojë t’i përkrahë. Në këtë pikë, ajo duhet të tërheqë vëmendjen e V.E. për eliminimin sa më shpejt të jetë e mundur për këta keqbërës, shumica e të cilëve nuk i kanë kryer dënimet për të cilat ata kanë qënë ndëshkuar më parë. Firma: Aristoteles Petroviç. Vendim i përf. A-H, Kryetar i KNK-së, Vlorë, 08.10.1913, (AMAE,Paris) 465Më datën 18 janar 1913 Hysni Toska me pëlqimin e Qeverisë së Vlorës e cila po jetonte ditët e fundit, shkon në ndihmë të Aqif Pashës dhe pushtimit të fshatit Godolesh i përgjigjet me një sulm shpartallues: “Këshilli i Kontrollit (KNK) e ka pyetur Dervish Beun që më çfarë urdhëri është bërë sot në mëngjes sulmi i Godoleshit si dhe pushtimi i tij. Mbi suksesin e sotëm popullit i kishte lindur një shpresë e zell dhe rebelëve e përkrahëve të tyre, një deziluzion..”. (Letër e Aqif

207


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

dyfeknë e kuranë që mbëlidhte njerst kondra Aqif Pashsë e u thosh që ai u prish nga mëndë e do n’a bjerë Princ kaurr, se muhamedantë kaq e patnë! N’a kish çuditurë qëkurë që Aqif Pasha hidhejë më flakë për Smail Benë,466se ata s’ishin as vërsnikë e Aqif Pasha ish atyaty me mua, pa kish dhe punënë më të zorçme, se kazanë e fuqitë i kish ballas me Esat Pashnë. Pa plaku vetëm jepte urdhëra e mëndje, pa bërë hesap kurë i ikënin këta, ç’krinte e ngrinte kabinetnë! Si i ujdisin këto gjëra atças me njëri-jatritë, i bijin kujt nukë bindej a ishte kondra, vetëm që Komisjonitë nukë j’a hidhje dotë! Ndaj Fuqitë i thanë a j’u hakërryen për herë të dytë që bëjin luftëra vra e pre me shqipëtartë, që nukë i ka vënë njeri për këtë punë!467 Që donte të thosh se me të luftuar më kurriz të miletit nukë të ka më në refenè njeri, Fuqitë jo e jo! Edhe ajo sevda e tyre shteroi një ditë, po këjo n’a kish djegurë qëkurë e hequra për hunde e bërë mashë kondra njëri-jatrit, gjë që njëqind vjet se e bëjim dotë! Po njeriu e kish kokën mbi supe dhe e mejton atë gjë si të dojë, pa kurë i ikëte ajo fare, digjte e vriste dhe të tijtë, si bëri ai. Po kishte filluarë që pa dalë vjeshtë e parë më Vlorë, plaku dil’ e mbaj fjalime miletit,e ç’pikurë qëkurë këjo. Dhe me që Esat Pasha i ishte hakërryer guvernës që të vente fare më Durrës, dukej nga frika se Aqif Pasha po e tërhiqte atë javash-javash më Elbasan. Vetë Pashës Qeverisë së Vlorës, dt. 18 janar 1914, AQSH, F.245/III, D.8, f.24, orgjinali osmanisht) 466Megjithëse 16 vjet më i ri Aqif Pashë Elbasani ka qënë mbështetja më e madhe e Ismail Qemalit, për të cilin ky i fundit thotë “Unë nuk e di se ç’vend do të zë në historinë e këtij populli, por ju shkëlqesi (Aqif pasha-red) qysh tani e keni marrë atë të njeriut e atdhetarit të madh”, ndërsa Aqif Pasha në një letër i shkruan: “Unë ju kam në këmbë të babait dhe me lartësinë tuaj jam i lidhur krejt sinqerisht, gjë për të cilën jam krenar” (AQSH, F. 245, D. 12, f. 52, dt.10.11.1913, orgjinali osmanisht) 467KNK duke pasur frikën e shtimit të kaosit e anarkisë, për mos të thënë një lufte civile e ndalon Aqif Pashën në inkursionet e tij ushatrake ndaj Dervish beut dhe përdorimin e Hysni Toskës dhe forcave të tij të cilët po kryenin operacionin, pasi parë nga shëmbulli i Cakranit meqënëse po luftohet në zona të banuara, për viktimat civilë, palët mund të akuzojnë njëri-tjetrin: “Katër orë më parë prej Kryesisë së Kontrollit më është porositur në mënyrë kategorike që të mos ngarkoj me punë Hysni Toskën e shokët e tij e në qoftë që i ngarkoj, do të të jem përgjegjës personalisht. Kurse nga një telegram tjetër që mora tani me firmën e kryesisë së Kontrollit, njoftohem që të heq dorë nga çdo ndjekje gjer në një urdhër të ri”.(Letër e Aqif Pashës Qeverisë së Vlorës, dt. 18.01.1914, AQSH, F.245/III, D.8, f.24, orgjinali osmanisht)

208


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Elbasani mund të binte me sahat nën Esat Pashnë dhe kurë bëhej llaf për guvernën e tijë, korçarëvet u dilte gjumi. Ndaj kish qënë atje dhe Mihal Gramenua që mbanë gjithë dita e gjithë nata fjalim, po atje kish thënë pesë llafe kondra atyrej më Durrës dhe si të gjithë me thirrjen se populli që është shpresa e shtylla e këtij kombi e që nashti është zgjuarë, jo dy a tri të ligj që duajn’ ta heqin për hunde! Kështu që plaku mbeti si peshku pa ujë, nga që të Mëdhenjtë u pleksnë me shoshoq për bankënë që s’mund t’a japin me konçesion tri-katër shpyrt, po sovrani që do vënë ata tok! Kishin prurë më në fund nga mesi i vjeshtës së dytë a tetorë më Vlorë Komisjonë, se plasnë duket! Si s’po e gjente dotë me llafnë dhe me këta ministra më kabinetë, dihetë që më fund përpjek kokënë te mileti yt, ai që me mëndje axhami të beson e nderon për atë që e ke dhe s’e hak! Nga që e dijnë se demek këta të Evropit n’a i pruri Smail Beu të n’a ujdisnë, pa që janë më krah tijë, nukë shkohet nëpër mënd! I mbëlodhi e j’ua këndoi të tëra halletë se po mbushej moti që s’i zgjidhnë dotë e domosdo qeverimi i Shqipërisë ishte penguarë nga të ligatë që kanë ca njers. Po dhe ca gjëra që ngjasin pa dashjen e njëriu, j’a që e vërteta n’a qënkej se janë vrarë, prerë njers e djegurë tërë Mallakastrën e Butë se desh Perëndia! Pa mileti varfër si qëmoti përpjekin pëllëmbat e duarëve s’a u dhëmbin. -Ndaj ne jemi më zëmër të Labërisë, që e bëmë Sanxhak dhe si është Labëria është e tërë Toskëria, në mos po gjithë Shqipëria! Nga që e pyetnë se mos ka kundërshtime për këto punë nga ministrat t’uajë, j’a prunë ujtë më vijë dhe ai u tha si plaku i shtëpisë, se nukë mund të pyeç se ka a jo kundërshtime mes fëmijëve, pa të tërë i kam të mirë e të nderçëm e mileti e një çikë dhe e mbajtnë më krahë si j’a bënë kur erdh’ më 908 duke sokëlliturë: Qeveri përjashta kundërshtartë! Nukë më mbante vëndi kur një njeri me kartë më vjen dhe më tha se ishte me axhale dhe nukë luante, se pristë xhevapnë! E kishte dërguarë Xhelal Skrapari, se ca xhandarë që i kishin vajturë për të lëftuarë me andartë kishin ikurë pa nam e pa nishan, ndajë nukë mbahem dotë më vijë të frontit më Skrapar me grekër, thoshte. Si do që kishte bërë çeta ky me skraparllinjë, nashti Baki Gjirokastrën nukë e kish më. Më duhetë të veja dhe më Berat për këtë t’i piqja, se kurë nukë ishja unë, mallakastriotë i kish këmbyerë sipas zakonit Sulo Beu dhe ai i kishte thënë se po të jetë për Vlornë, do n’a kishit qarë njëqind herë! Ja që vatani nuk di gjë se ç’të ka ngjarë a ç’të ka gjetur vërtetë, po të rrëfen sahat e minutë benë që ke bërë për të! 209


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Me Xhelal Bej Skraparnë,468zvëndës ministërin e luftës, i kisha punët andej nga Skrapari, se vrisin e prisin grekërit, po ai turivarur më priti një ditë kur vajç se Dule Benë,469të vëllanë, j’a kishin hequr nga paria dhe këjo për skraparllinjtë ishte gjë jo e vogël. Pas ca kartërave të miletit që ankoheshin, kishin vënë të ruaj vëndë Misto Gërmenjnë dhe korçari tërë merak, kish filluar të ujdisë gjërat e t’i vërë më vënde, po Dule Beu mbet’ pa pjesë! Pa i çon një kartë, ku i hakërryej dhe Misto Gërmenjë që s’i bën tërr syri, se në male e kish më kollaj, nuk e sqaron fare po vete dhe i hedh hekurat Dule Beut, se më shumë po prish punë se ujdis si pari. Xhelal Beu më tha, që edhe të pjekur të të shohin këta, nukë ngopen, se o po lëmë lëkurën ne për vatanë, po vatani për këta është atje, te kafeja! Si do që më ra në kokë qielli i Skraparit, e quaja se Xhelal Beu kish lajthitur dhe për këtë me të shpejtë i dhashë një mëndje të piqesha vetë me Misto Gërmenjnë për të bërë gjë, po ai nuk më la! Dhe po u tha mëndja skraparllive për një gjë, jo e jo, e gjithë dynjaja të mbëlidhet, ata nuk e këthejnë! Që kurë kishte ikurë Baki Gjirokastra nga nën prefektë edhe zëvëndësinë e tijë Dule Benë e mori perrupia, Xhelal Beu më prishte shumë punë, se ai njeh vëndë dhe nukë mbrohesha dotë nga krahëtë, nga që çetatë e tyrej ishin lënë aliher. -Misto Gërmenjë, nukë janë Dule Beu që i hedh hekuratë në mes të ditës vlonjatë, do t’i thosha, po ku t’a gjeja më këtë siklet? Kështu vazhova më ato skërka, të lëftoj me miknë t’im të vjetër e të rrallë Azis Pashnë, që i kishim tok ushtëritë më Skrapar, se ai ishte vërtet burrë i ç’quar dhe ne e kishim mik për kokë! Se jo ç’do njeri këtu e quan kështu, po dhe ndonjë tjatri, si Omer Pasha,470pa me të tjerë Vrionas as n’a haej muhabeti e miqësija. Se të vërtetën ata mbaheshin prapa emërit dhe për të mbajtur tërë sqimë, i shitnë të gjitha, me çifligje, mall e gjë! Kështu që edhe ai emër, ca e ca herë dil mbi ujë. Se s’mund’ t’a harrojë që im gjysh Veis Beu në luftërat kondra reformave të Tanzimatit u vranë e u thernë me jataganë tok me Rrapo Aganë, Dervish Alinë e të tërë. Të tërë lëftojin kondra të tjerë pashallarëve Vrionas dhe si i zunë e ua bënë gjyqin më Sinjë, i 468Xhelal

Koprencka, zv/ministër i luftës, quhet nga autori dhe Xhelal bej Skrapari shumë herë në vepër. 469Dule bej Koprencka ishte vëllai i zv/ministrit të luftës Xhelal Koprencka. 470 Azis pashë Vrioni dhe Omer pashë Vrioni janë personazhet më të spikatur të këtij mbiemri të hershëm, të cilët kanë një kontribut të gjatë e të madh në fatet e atdheut.

210


HAJREDIN BEJ CAKRANI

varnë përsi të vëllezërit e Hysenj Pashës, që për hesap të Tyrqisë digjnin vatanë e tyrej. Më vonë u pleksa me një nga të tyrejt, që e kishja dhe në mbledhjen e në Dekllaratën e Pamvarësisë, një farë Iljas Beu, që thoshin se i krinte flokë, mustaqe e ç’të gjej, tri herë para buke e dy pas buke. Ne kishim një motrën t’onë, që ish shumë e bukur, sa qysh thotë llafi, t’i këpuç kokënë, e që e kishim fejuar më Berat. Më një nga këto davetet, vete me të shoqnë që ishte div,471e jo grua, që krihej gjithë dita! Vrionasi me t’a parë i ranë sytë dhe hodhi sevda, si do që më tavolinë daveti, me një zonjë që e kish asllanë472më krah dhe thotë se, j’a e marr atë perri, j’a s’ka! -Ilias Bej, i thanë ata vërdallë, po ajo e ka asllanë më krah, qysh e thua?! -Unë j’a vras fare burrnë për atë, se po më ikën mëndja! Po këta njers, që nuk i thonë se e kujt motër është në të vërtëtë si gratë me llafe e mbaso të n’a vij në sherr, vajtnë më portë të gabuar. Pasi m’i çkoqiti këto, s’e lashë të flit më atë që më erdhi e m’i tha dhe fillova: -Do të të vij dhe do të të futem nga oxhaku që më llahtar t’a ndaç ëndërrën me shejtanë, pa udhnë për në xhehnem, je i lirë t’a zgjedhësh vetë! -Po, jo Hajredin Bej do thoshja, e mban mend ç’të thashë, i turfullova. -Si urdhëron, më tha se dhe një çikë të kish vazhduar, nuk e di dhe sotë, si do i kish vajtur filli të parit njeri që shpije e bije llafe! Që të nesërmen pas drake, erdhi tërë siklet që i ish futur asaj valleje dhe më tha se Ilias Beu, jo që s’e dinte se kush qe fare, po kish qënë i pirë dhe s’mban mënd, ç’ka thënë e po qe kështu, tha të më falç njëmijë hërë! Nuk e ngava më atë muhabet, se dhe sot të prishem nga mëndë e t’u them djemve, Ilias Beut po i’u mbajt mënd ndonjë copë emëri, se varri s’ka për t’ju gjetur më.473

Motmoti i Pamvarësisë

Jo shumë prapa këtyre, një ditë më çiflig më erdh’ dhe më thanë se po vijin nja dy vetë kaluar nga Vlora, duket për të më pjekurë mua. Se bëra dy, kalit dhe u dolla para të shikoj se kush ishte, kur pashë Mehmet Pashnë vetëm me një njeri nga të tijtë. U gëzova, se m’u 471Div

- këtu njeri i zoti, i dëgjuar - turq. 473Disa herë më pas ai ka qënë kryeministër, por po t’i referohemi vitit të fundit të ditarit (1932), në atë vit Iljaz Bej Vrioni nuk jeton më. 472Luan

211


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

duk si ato ditë kurë llafoseshim tok, që nashti ishin larg vjetë të tëra, po ai më llafosi tërë siklet më ballkon që e prita, se ishte kohë e mirë. -Nuk dua Hajredin Beg të më shohë këtu Bektash Begu, ndaj më mirë rrimë brënda, po unë qesha dhe i thashë se im vëlla, jo që dërgon me njeri kur do të vijë, po do gjysmë dite të vinte këtu! -Si i lashë janë punët Mehmet Pashë apo më keq, kanë marë rrugullimën fare, e pyeta. Se edhe mund’ t’i ujdisni puntë kështu, një të mbajturë fjalim miletit, se ai i varfëri po e mori vesh ndonjë herë e merr vesh i funditë dhe vetëmë pëllëmbatë di të përpjekë, po këjo është të gënjeç vetenë me zor! Ai si është çehre vrarë tha se nga mesi i vjeshtës së dytë më në fund kishin ardhurë ata të Komisjonë më Vlorë dhe dihetë që Nemsja me italiantë duajn të njihnin si të vetme guvernë më Shqipëri. Si do që Esat Pasha kish bërë me ngut guvernën e tijë dy a tri ditë përpara, për të thënë duketë që nukë ka vetëm guvernë Vlore! -Doemos Pasha, se juvej i bëtë zot më vëndë ata me ato konçesione e atë bankë që nashti po, do n’a ndrisin fare! Mehmet Pasha tundi kokënë dhe përdrodhi buzët. -Me zor e firmosa i funditë fare, se nukë më ç’kuleshin, Pasha të parat të holla që do vijnë ministrisë tënde, se ti je më siklet e luftëra! Këjo më kujtoi Faik Benë dhe një Zot e di qysh nukë qesha para atijë njeriu. Që të nesërmen i thanë plakut se duhetë një përfaqësonjës nga juvej dhe ai u bë hazër se mejtoi mos do t’a zgjidhte guverna, se i vajti një llaf nga Nemsja. Po hiqeshin për hunde frëngjtë, rustë e inglistë? Inglizi e të tjertë j’u vunë atças kondra duke thënë se jo vetëmë Vlora është e padëshiruarë, po këjo Qeveri që e doni ju të të gjithë Shqipërisë nukë e njeh fare njeri më Shkodërë! Se mirë hajde se ajo është nën të Mëdhenjtë nashti, po më Gegëri, jo e jo, e pa bërë hesap Elbasanë, Shqipëria e Mesme po është kondra sajë dhe ç’thotë e ç’bënë ajo, pa këtu më Jugë i ka dalë boja fare! Përfaqësonjësi i Nemses nukë e bëri dotë hesap duketë për të njohurë guvernën, se j’a kishin më dhëmballë konçesionet, tha të vijë përsi një përfaqësonjës nga këta, po t’a zgjedhim ne këtu dhe synë e kishin për Syreja Benë. Plakutë i ra pika,474po hanin pykë fëngjtë rustë e 474 Me

sa duket edhe mbështetësit austro-hungarezë dhe italianë me anë të delegatëve të tyre në KNK për këtë problem shprehen: “Në marrveshje me qeverinë italiane ne jemi të mendimit që ministrii Jashtëm i derisotëm në Qeverinë Provizore, Myfid Beu, të emërohej si delegat. Fatkeqësisht kryetari i Qeverisë Provizore, Ismail Qemali, ka refuzuar gjer më sot të bëjë emërimin e Myfid Beut. Delegati ynë dhe i Italisë janë autorizuar që të ndërhyjnë edhe një herë në këtë

212


HAJREDIN BEJ CAKRANI

inglistë për këtë punë dhe mezi mbetnë për Myfyt Benë me që kishte Ministrinë e Përjashtëme, vetëm që Nemsja me italiantë hiqnin dorë nga të tjera mëndje. J’a thanë plakut një herë dhe Esat Pashsë nga ana tjatër telegram, gjë që dëftonte se ajo ishte katandisurë më një guvernë kazaje e asgjë më shumë. -Do t’i ketë dhëmburë më shumë se dacka e Dervish Beut në mes të kallaballëkut të parllamentit më Stamboll, se nukë e priste me gjithë këto që u kishte bërë, i thashë. Jo, po as për Shkodrënë nukë j’a lanë të cakëtonte Qeveria më Vlorë një njeri nashti që iknë malazestë, se është guvernë kazaje thanë, jo Shqipërije dhe Ismail Begu humbi edhe këtë herë për fare! Unë u ngroha një çikë kur ai i Nemses tha se mund të bjerë xhandërmari të huajë nënë kumandë t’onë, të Ministrisë së Luftësë. Kështu ishte thënë që më Konferencë të Ambasadorëvet, ishte cakëtuarë dhe se kush do n’a mirr, një shtet andej Verisë Shvedia u thoshin. Po nukë n’a merrte njeri më dorë nevej, si do që ata thonë se kanë lerë nga luftërat. -Thonë Mehmet Pashë, i preva llafnë, për këta që thua zotrote, se ata nukë duan a nukë pleksen dotë me Ballkanë fare, se një llaf të n’a thuaç nevej, koburen dhe ylyver dynjanë. Pa ata për të njëjtë gjë të shohin më kokërr të syritë ç’po thotë ky i lajthituri, moti i ka bërë shelegë ata thonë dhe nukë e kupëtojnë dotë këtë zanat’ t’onë jet’ e mot! -Dhanë e muarr’ dhe për këtë punë jo të vogël n’a cakëtuan dhe muartën për ne xhandartë hollandie. Dihet kondra të shumët dhe mbetnë që të vijnë më Vlorë, po të vareshinë nga Komisjonë dhe nevej si gjithënjë, naftarët e kashtës! -Ju, i thashë, jeni aty sa për hije do me thënë, po ç’ka tjetërë më dorë guverna? -Komisjonë i pru më në fund xhandartë e tijë hollandie më sqelë. I ka prurë sa për të ujdisurë këtu brënda vëndë, se atje shtatë gjëra bëjnë dhe një merret vesh! Ndaj ka hedhur llafnë që mbaso bëjmë nja pesëqind a po të mundëm njëmijë shpyrt, t’i veshim xhandarë e t’i çojmë nëpër kazatë që ka rrezik! Veshëllita s’a u tund oda dhe Pashai e preu llafnë. -Po me se do i mbani qindra a mijë shpyrt, apo do i bjenë paratë Mbretëritë e ylefenë që andejë, i thashë, se po mbërritnë paratë këtu, aha! Më mirë të ruajnë ata xhandarë hollandie që erdh’ vetë vëndë dhe shkoi përtej ajo punë! Ashtu është Beg, nuk do bëhetë gjë me sa po shoh e para aqë shpyrt nuk i gjejnë dot më një vënd, e dyta nuk të venë të vritenë më kaza drejtim pranë Ismail Qemalit”.(HHStA, PA, Njoftim nga pala a-h në KNK, Vlorë dërguar Vienës, 20.10.1913)

213


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

të tjera dhe e treta këto para mungojnë! 475 Nga këto që ngjanë plakun e marazosën dhe si Qeveria dhe Senati do ikin më Elbasan te Aqif Pasha, se do bëhetë atje si punë qëndër, jo më e kazasë po e gjithë Shqipërisë. Për këtë ka vëndosurë Ismail Begu vetë dhe si është bërë guverna fije-fije, asnjë nuk del kondra, se si han kush do iknë e kush do vin’ aty! 476 -Po muhaxhirtë, që janë me mijë do i merri me vete, thashë, po ai më tha se nukë i ndihmon dotë Qeveria dhe u dolli borxhit. 477 -Shyqyr që dolle në llafetë e mijë Mehmet Pashë, po me luftërat qysh j’a shpini, apo i bëjnë ata që ruajnë vëndë! -Këtë që është bërë, e shtyu më tutje, e kanë marrë vesh qëkurë të Mëdhenjtë dhe duket si fundi, po turp më të madh nuk e kishja mejtuarë Hajredin Beg! Pa Esat Pasha i ka bërë hesapet hollë “Territoret që do të zbrazen nga forcat greke do të kalojnë në administrimin e Qeverisë së Vlorës, e cila do të financojë edhe shpenzimet e para të organizimit të xhandarmërisë”. (Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët, (tetordhjetor 1913, vëll. I. 543) 476 Ismail Qemali shkruan një letër Aqif Pashës, ku në fund të saj e mbyll me premtimin që i bën se së shpejti Elbasani të shpallej kryeqendër e Shqipërisë. (A.M.E. Elbasan, Kutia 14, Dosja.9, nr.13, f. 3-4. Letra mban datën 24 tetor 1329/ 7 nëntor 1913).Për këtë fakt Esat Pasha i ka shkruar qysh më parë Aqif Pashës “... Ky njeri i ulët (Ismail Qemali) ndoshta asht tue ju gubue tue ju sigurue se Elbasani do të bahet Qendër e Qeverisë. Vllai em kurkush nuk ka të drejtë me e caktue që tash Kryeqytetin e Shqipërisë. Këtë do ta mendojë Evropa dhe do ta dij princi qi do të vij, cilido qoftë” (Po aty, f. 21/1 – 21/2, 8 shtatuer 329, 1913). Por Aqif pasha ngutet në përgjigjen e tij me nota kapitullimi: “..Emërimi i disa nëpunësave të paaftë..me këtë rrogë bëri përshtypje të keqe edhe në pjesën intelektuale. Konçesioni i Bankës me kushte, si ç’thuhet, të rënda dhe trajta e administratës që konsiderohet si kantonale, dalngadalë ka bërë dhe këtu përshtypje të keqe.. Të paanshmit janë zotuar të bëjnë një afrim me kusht që qeveria qëndrore të transferohet në Elbasan brenda 10 ditëve dhe që të bëhet një ndryshim në kabinet, gjithnjë nën kryesinë e lartësisë suaj, ti jepet në këtë kabinet Ministria e Luftës Esad Pashës. Pasi nuk shihet një fuqi me mbështetje tjetër për t’i dalë përpara rrymës.. dhashë pëlqimin tim për këtë zgjidhje. Në këtë kohë që punët janë ngatërruar dhe përfundimi mund të jetë fatal.. pas 10 ditëve do të jem i shtrënguar të jap dorëheqjen”.(AQSH, F. 243, D. 11, f. 6, dt. 14 nëntor 1913, orgjinali osmanisht) Kjo letër me siguri i është mbajtur e fshehtë ministrit të luftës Mehmet pashë Drralla, pasi ai nuk e shpreh këtë parashikim. 477 “Tani, çdo shqiptar që ndihmohesh prej qeverisë duhet të zgjedhë një prej këtyre tri rrugëve: Ja të kthehet në katundin e vet; ja në mos do që të kthehet, le të bëhet muhaxhir dhe të vëndoset atje ku të dojë, në Shqipëri, ja le t’i shtrohet punës atje ku është dhe ta fitojë paren me djersën e vet” (Gazeta “Përlindja e Shqypniës”, organ zyrtar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, vit‟i I, Nr. 22, dt. 5 nëndor 1913). 475

214


HAJREDIN BEJ CAKRANI

dhe sikur e ka rrëzuarë Elbasanë me gjithë Aqif Pashë, se i venë prapa të tërë më ato kaza andej. -E di, se kurë isha më hapsanë më Vlorë, vëllezëria ishte pleksurë me ata të Aqif Pashsë që u bënë një me kusartë dhe erdh’ e dogjën Mallakastrën, pa me Dervish Be e me të tërë i ishin këthyer atijë qëkurë. Nuk para kam gabuarë Mehmet Pashë për këtë fundin, po si ç’pejto erdhi. Dhe me hyneret që bënë j’a shtruan udhnë me lule për tek të Mëdhenjtë Esat Pashsë vetë, që vetëmë se ka dyfeqe e njers, pa mëndë, aha, nuk më duket më i mirë se vlonjatë! Ne në të vërtetë, n’a duhej një njeri shqipëtar, po këta që kemi më këtë kohë, janë këta që janë, ata të mëdhenjtë lanë vetëm veprën e punën e bërë për vatanë! Se si do që Smail Benë e doja dhe respektoja me shpyrt që para pamvarsisë, të vërtetën ai, llafi bie, ish nja dhjetë a kusur shkallare më poshtë se Abdul Beu i Lidhjes!478 Mehmet Pasha u ngrys fare uli kokën dhe tha javash: -Të ishja vrarë për vatanë me ata burra ahere, nuk doja më shumë, le të ishja harruarë nashti! U fut më të thella dhe pas një çikë i erdhi çehreja. Për tjatër hall të kam bujtur Hajredin Beg, se më vjen aqë keq sa më pikon më shpirt që nuk erdha dot më Vlorë atë ditë e atë sahat tok me Isa Begnë, si do që u ngutëm shumë. -Po ja tek ishim nevej që n’a njohe nashti e që pa shkuarë seneja e ndritmë! -Më habit Beg që nuk e lëçon nga goja dhe e quan akoma me ato që u bënë juvej, guvernën tuajën! Për këtë të heq festen që s’e the një llaf të ligë për t’a, vetëm të vërteta, ndaj për këtë dua që të vije se s’bën më Vlorë. -Jam velur Mehmet Pashë, ja u kam lënë juvej nashti, keq më vjen që nuk vij dotë për urim dhe në konakët e rinj që do t’u japë Aqif Pasha më Elbasan! A, po erdhi Esat Pasha nuk i dihet kë do keni më krye, si është bërë nashti mos u habit! Jo Hajredin Beg, s’më le të t’a them, se Ismail Begu do të bëjë më krye të senesë së shtetit, ditën që u ç’pall pamvarësija, pa duket fundin, Perëndia e di! Duhet të vije pa tjatër, se jemi dhe nevej, po ju që firmostë më dekllaratë duhet të jeni se s’bën! Pa Ismail Beu kurë del emëri yt ndonjëherë i pritenë llafetë, po nuk flet keq asnjë herë. Më 478Është

tejet interesante mënyra e vlerësimit të autorit, duke i njohur të dy nga afër, ku vetëm katër vjet e gjysmë është në distancë moshe më i vogël Ismail Qemali nga Abdyl Frashëri. I pari, sekretar i Vezirit të Madh Mid’hat Pasha, i dyti, megjithëse një nëpunës, ka një veprimtari atdhetare, si Lidhja e Prizrenit, që është padyshim ngjarja më e madhe shqiptare e shek. XIX. Kjo i bën që të jenë kryekëput të ndryshëm me veprën e tyre, në raport me atë ç’ka i dhanë atdheut.

215


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

ranë djersë të ftohta kurë më kujtoi pamvarsinë, goja m’u tha e s’më dil llaf për kiamet. -Më bëre Pasha me këto që më the, po do i them dhe Bektash Beut, se ti e di sa është përpjekurë ai, s’kemi bërë të tërë tok dhe si do që nuk është koha për ahengje, t’a quajmë devoir de la patrie.479 Ai u shtrydh dhe tha se nuk e shoh dotë më sy nga turpja t’ët vëlla, ti më thua nga këto gjera! Nuk ndënji atë nate dhe iku nga pas ditja se mos e kërkojin, po përse nuk dihetë! Nashti ishte vidhisur fare Vlora, po shyqyr që u kujtuan të Mëdhenjtë për xhandartë 480 thashë, se gjer nashti n’a mbetën atje vetëm ata që tundeshinë si therorë, kusartë!481 Më të nesërmen ishim për dreke si vëllezëri tek Bektash Beu, që s’i sosnin këta haberxhinjtë e n’a e prenë bukënë në mes njerst e Omer Pashsë. Thanë se na kërkonte Pashai për një punë me axhalè atças. Kështu që s’i mbaruamë pjatat, kuajve dhe më sarajet e Omer Pashësë që urdhëroi atças dhe ky të shtrohej bukë. -I nderuarë je Pasha, i tha Bektash Beu, kafenë nuk e pimë dotë, se erdh’ njerst e tu e si mik që të Kahreman Beut dhe e miknë t’onë, në mes të natës vijmë tek zotrote! Omer Pasha e pruri vërdallë se guverna e Vlorës që e bëmë me aqë sevda, dojim-s’dojim kishte marrë nashti rrugullimën dhe duhej të dorëzonte naftartë një ditë, po më Vlorë as që bëhej llaf, dhe u këthye nga unë. Mua më ra tavani më kokë, po Bektash Beu hazër xhevap iu këthye. -E bëmë atë sherr me Aqif Pashnë, se ata tok me Smail Benë mbajnë njëri-jatrinë dhe e kanë bërë në mënd a e kanë shpurë fare nashti që fjalosemi, Qeverinë e Senatë atje e do vërë Elbasanë qëndër! Andej të varen gjithë kazatë, se Vlora nuk e bëri dotë, zotrote e di! -Ky është halli Bej, se ata duket se janë si njëri tjatri dhe ku ishim, hiç gjakund i thonë kësaj, 479Detyrë

ndaj atdheut – frëngj. Konica jep një mendim mjaft interesant dhe të vlefshëm që përkon me atë të Fuqive të Mëdha për ruajtjen e rendit në Vlorë në atë kohë: “Për çdo rast, nëse Princi nuk dëshiron të bëhet lojë në duart e intrigantëve dhe dhe kryehajdutëve, të cilët kanë mbushur me njerëzit e tyre radhët e policisë dhe xhadërmarisë, i duhet kërkuar Fuqive të Mëdha që të vendosin në kryeqytetin e përkohshëm shqiptar një garnizon të trupave ndërkombëtare të Shkodrës.” (Faik Konica, letër drejtuar Princ Vidit, vepër e cituar) 481Dhe në të vërtetë me akumulimin e ngjarjeve dhe gjëndjes së nderë, “Qeveria e Vlorës në 24 dhjetor 1913 shpalli shtetrrethimin, duke i dhënë kompetenca xhandarmërisë holandeze për sigurimin e vëndit”. (Gazeta “Përlindja e Shqypniës”, organ zyrtar i Qeverisë së përkohshme të Vlorës, Vit I, Nr. 35, 27 dhjetor 1913). 480Faik

216


HAJREDIN BEJ CAKRANI

ndaj u kam folurë për një tjatër mëndje që më dhanë. U bëmë sy e veshë, po njëqind vjet m’a mori mëndja se këjo ishte puna e Esat Pashsë e se i dhëndërri Sami Beu po e dëgjonte pas dere muhabetnë duket. -Hair Pasha dhe n’a e bëj kabull se nuk erdhmë të parët nevej si më të rinj për këtë gjë tek ty. Se dhe nashti pyesim, qysh do i vejë filli kësaj pune, se nukë e dijmë kurë do vijë ndonjë Princ nga Mbretëritë, pa nevej e ndritëm e shtyu muhabetnë Bektash Beu. -Ismail Beu është prishurë edhe me italiantë e Nemsen më në fund, për ato konçesionet që i dini, për liman’ e Vlorës e Durrësit e më tej, që duaj’ t’ju a japë atyrej. Po më Durrës Esat Pasha ka thënë jo vlonjatë që s’njoh të më japin mëndë e urdhëra, po asnjë se këtë kaza e urdhëroj vetë! Kështu duketë kanë rënë më llaf të Mëdhenjtë dhe ai më ka dërguarë haber me njeri se guverna më Vlorë është me ditë. Ndaj për ç’do gjë që të ngjasë, se Komisjonë do t’a heqë Ismail Benë që është me sahat, duhetë të jemi hazër që të vijë tek ne guverna! 482 Mos të plasë ndonjë rrëmullë, nga ata që ju i dini e i shkojnë Aqif Pashsë naftarët, se po ra plaku ai nuk e ka të gjatë! Këjo e pruri më fund guvernën e Vlorës dhe për atë punën tuaj që u përpoqët me ta, kështu që ai donte të merresha vesh një herë edhe me juvej. Pa për këtë deshi të më lërë një taborr me njers që t’i kem hazër, se sahati erdhi! Unë i thashë që këjo është njëlloj si të ndez dyfek unë nashti me Cakranjotë, ndaj duket se nuk ka shumë zgjidhje ky hall, për këtë u fola. Bektash Beu u ngrys fare, pa unë po mejtoja se kurë Esat Pashai n’a qënkej melaqè e nukë do qeveri, ku i patnë sytë këta që nuk i vajtën prapa që këtë behar që erdhi më Vlorë? Po nashti po ç’pikin lloj e soj gjërash që guverna po jep shpyrt?! -E ç’do ndash nashti me nevej Omer Pashë, hallnë apo guvernën, i tha prerë Bektash Beu.483 -Më kollajë e kisha të merresha vesh me 482Duket

se është e njohur idea e hedhur nga Syrja bej Vlora për shkrirjen e të dy qeverive në një me në krye Omer pashë Vrionin nga përfaqësuesit e KNK-së: “..Syrja Beu u përpoq të më bindte..për të mirën e vendit dhe bashkimin e shqipëtarëve qënkish e nevojshme që Ismail Qemali të jepte dorëheqjen. Syrja Beu mund të më garantonte se do të jepte dorëheqjen edhe Esat Pasha dhe në vend të të dyve mund të formohej një qeveri e përbashkët, nën kryesinë e Omer Pashë Vrionit që qënka i përshtatshëm për këtë plan..në të kaluarën ai nuk është kompromentuar..” (HHStA, PA, Letër e përfaqësuesit a-h në KNK Vlorë, Petrovic, për MPJ. 19.nëntor 1913) 483Dështon për herë të tretë “manipulimi” i Esat Pashës me anë të Omer pashë Vrionit mbi këtë plan mbështetjeje jo dhe aq të “fshehtë”. Ismail Qemali ka

217


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Kahreman Benë qëmoti i ndriftë shpirti, po kurë i them hall, n’a rrij mbi kokë të tërëve Bektash Bej! -Pasha, u hodh Sulo Beu, nukë jemi bërë kondra Ismail Beut e Aqif Pashsë për hyneret e tyrej, po këto i rëndojin vatanit aq sa nuk bëhen hesap! Po këtë që thua nuk e përtypim dotë, se nukë n’a ka hequrë për hunde njeri gjer nashti e as n’a ka bërë mashë! -Sabri Beu, si më i vjetri flet rrallë, po këjo gjë nuk haej! -Kurë u fjalosa me Aqif Pashnë, ai sahat e minut thoshte se të gjitha këto çojnë ujtë në mulli të Esat Pashsë! Nashti këto që mejton se do bëjmë, në mulli tënd do çojnë ujë, se ne mullinjtë n’a i prishën vlonjatë e kusartë që dërgoi Ismail Beu e gjer tek ata që pruri Aqif Pasha! Kaqë për shodolë n’a di ti Omer Pashë që kërkontë n’a lidhësh pas qerres tënde? Po kush je ti Pasha me njëzetë orthodhoksë që do bësh qeveri, kurë nevej mbëledhëm atças me mijë shpyrt dhe mund të bëjim ç’të n’a kishë dashur qejfi po të kishim atë mëndje, me guvernë, me ushtëri e të tëra! Ne mbajim të të tjerëve se flisnin më emër të vatanit, apo do të të bjerë Esat Pasha ndonjë fuqi, ty të të lërë si lodër e ai të luajë telat! Po pse nukë bënë këtë gjë vlonjatë, një lloj qënka, apo këmbehen Pashallartë në këtë mes! E lëmë këtu muhabetnë kaqë, ti shëndoshë e nevej t’u mirë, sejmenë gjej këtej rrotull, nuk n’a heq për hunde nevej asnjë guvernë, po qysh t’ja bëjmë atij vatani që n’a e zë kokën me derë! -Pashai nuk do të n’a marrë për mashë m’a do mëndja, e fillova unë, po që Esat Pasha të bën dhe zotrote mashë Omer Pashë, duhetë t’a dishë këtë, jo po t’a themi nevej! Sa për guvernën më Vlorë që Smail Beu do e shpjerë më Elbasan te Aqif Pasha, nuk do mënd se dihet. Dhe kurë nuk ka më besim Komisjonë e të Mëdhenjtë tek ai e tek hyneret që nukë u mbarojnë, dëften se fundi është qasurë! Po si në fund që është ai do bëjë motmotin e pamvarsisë, se dhe ai n’a mungon nashti! Kështu që edhe ti Omer Pashë edhe ti Bektash Bej, unë po e po, të vemi më Vlorë jo për aheng, se kanë ikurë të tërë, po t’i dalim borxhit për herë të fundit! Të mos i shkojë mëndja të ujdisë ndonjë rrëmullë si the zotrote, se nukë dëgjokërka jo nevej, po dhe Nemsen që la kokënë për të! Të tërë kishin shqyerë sytë dhe Bektash anuluar konçesionin e dhënies së porteve të Vlorës, Durrësit dhe Shëngjinit palës italiane, fakt që u ktheu në kundërshtar edhe palën mbështetëse austro-hungareze. Faktori “Omer pashë Vrioni” si qeveri mund të ishte një mënyrë zgjidhjeje për të shmangur të dy krerët që kishin sjellë jo pak probleme për KNK. Ndërsa fenomeni “Cakrani” siç shihet, shfaqet si një lëvizës ekuilibrash jo vetëm të brendshëm, por tashmë dhe të jashtëm.

218


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Beu paparunë m’u këthye. -Hajredin Bej, në hapsanë më Vlorë i lloise këto dhe nashti e gjete të n’a i dorovitësh? -Jo Bektash Bej, po të vërtetën ti ke bërë sa asnjë dhe do të ishte turp i madh të mungoje! -Po ja që do vete më çifligjet tuajë Vreshtaz e Gorishovë e s’kam kohë, se do bëjë punën tuajë! Do ndihë njerst e shtëpitë e atyre që vranë kusartë dhe do ngrëmë atë që ç’katërruanë e dogjnë! Po është se ti e ke Vlorën me kaq sevda, i bie më mirë të të këpus unë një plumb këtu, se të t’a japin vlonjatë atje, që ti e di pse s’ta dhanë! -Nuk di ç’temená të të bëj për këtë nder që m’a the këtu te Pashai këtë gjë, se s’i kish shkuarë nëpër mënd njeriu, jo të m’a kish thënë! Kështu që t’a paça borxh Bektash Bej dhe u ngrita, kur të gjithë kishin ngrirë atças! I hipa kalit dhe u sosa me gjithë njers në Petoshanj duke u lloisurë, se mirë do ishte të llafoseshim për shtëpi, çifligje e vëllezëri, po vatani është mal me derte, po edhe nëmë, po j’a pate me të keq! E ndava mëndjen dhe bëra hazër njerst që do merrja për Vlorë ditën që mbushej motmoti i indipendencës. Atë ditë aty do të ishte dhe më i humburi, të mos ishim nevej që firmosmë! Sido që isha marrë vesh ato ditë më para dhe pothuaj të gjithë që kishin firmosurë, po që kishin ikur nga Smail Beu, do vejin, se e quajin me hak ditën e tyrej. Kur u sosëm më Vlorë ishte aq kallaballëk i madh, sa nuk çaje dotë. Flamurnë që ahere nuk gjëndeshin më atë ditë, nashti plot më ç’do vënd. Të habiturë ahere ishin vërtet të tërë se nuk e kishin parë ndonjëherë flamurnë t’onë me një shqiponjë hapurë, po të zezë me dy kokë, jo si të atyre Mbretërivet. Pa për të kuq, u ishin vrarë sytë qindra mote nga ai i Tyrqisë, po bojën ky yni e kish si më të vrarë, pa për një që nukë i ç’quan dot, njëllojë i duken! Thoshin se andej Gegërisë e kishin prurë tërvit që bëhin kryengritje si ky flamurë, nga ata që kishin mbeturë nga të prasmit e Skënderbesë, andej Italisë. Se ja e dijin dhe e ruajin ata flamurnë e nishanë të tijë qysh ishin, ja nuk mundë t’a ç’pikim nashti, ndaj dita e pamvarsisë nuk e kish për herë të parë flamurnë, dukej. E kishin bërë me llaf si e thashë dhe kishin ardhurë të tërë, sikur nukë kish ngjarë gjë, vetëm kurë mejtoje se brënda senesë kishin ngjarë aqë hynere, bindje veten se shqipëtartë kishin lerë për të prishurë e ç’katërruarë, jo vatanë e tyrej, po të mundnin gjithë dynjanë! Të tërë më vështrojin mua, ca me cep të syrit, ca me llafe, qysh e kanë me njëri-jatrinë këta njers, po unë nuk e bëra qejfin qeder. Foli 219


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

njërit e foli tjatrit, sikurë kishte mote që kishte ngjarë ajo gjë, jo me ditë, po gjeta atças Mehmet Pashnë dhe u ngjalla. Ai, si gjithënjë çehre vrarë më tundi vetëm kokën qysh e ka ai me isharet, që dëftente hapurë se edhe ai nuk e kish të gjatë aty. Donte Perëndia atë ditë e bëri diell dhe të tërë vajtmë tek konaku i Qeverisë më sqelë dhe këtë herë tërë temená po këta sejmenë që m’u bënë gardh ditë më para, pa po Ismail Beu më qafosi. Të gjithë shikojin tërë çudi, po unë nukë e dhashë veten dhe e pyeta për shëndenë, po edhe ai nëpër të, vëllezëri tha, nuk e zuri në gojë Bektash Benë, pa dhe këta të tjerët i pashë. Mileti i varfër bërë mizëri, pa njëqind vjet se i dinte këto që ngjasin, po të këput shpirtin një që nuk di shejtanllëk dhe për këtë ti e qesëndis a e bën bukë e kulaç fare!484 Ismail Beu tha se mirë ishte të dilnim për këtë më ballkon, se i gjithë mileti i kish mbërthyerë sytë aty. I pari priu Smail Beu, ne të tjerët pas tij, po atijë i ngeli koka nga unë dhe i thosh Azis Pashës që kishte prapa: -Hajredin Benë, këtu! Unë aty si do që ishja me Mehmet Pashnë, më hipnë të mijat edhe më këtë sahat: -Ismail Bej, lermë mua po te parmaku zotrote, nga mileti, se ai të bën temená! Ai nukë e këtheu kokën, po Mehmet Pasha si më pa me inat, u fut në mes te parmaku. Pa Azis Pasha më tha javash ato që m’i tha me sy ai tjatri: -Nashti e gjete?485 Ajo ditë shkoi këngë e valle nga i varfëri milet, resme e të tëra, si do që n’a rrij’ si qortim mbi kokë ajo ditë një mot më parë që n’a mblodhi tok e që nevej siç dihet, e kishim mbajturë llafnë! E kishim ndriturë! Mehmet Pasha se mbushi muajnë, plasi aty dhe iku,486se duket filluan dhe me të, si do që ai j’ua firmosi dhe konçesionë, po si burrë nuk e ndihu Smail Benë të ngrinte plaçkat e të vejin te Aqif Pasha, qysh i kish dhënë llafnë.487 Pa do më ketë dhënë të drejtë a jo, nashti nuk kishte më Vlorë për të. 484Shprehje

e përdorur qysh herët në trevat e Jugut; -këtu-mund ta përpunosh ose përgatit dikë për interes. 485Çuditërisht edhe fotoja e famshme e një vjetorit të pavarsisë, duket se e paska një diçiturë tashmë. 486Një veprim i tillë sipas konsullit britanik nuk vinte për motive patriotike, po më së shumti motivohej nga interesat e tij politike, por largimin, vetë Mehmet Pasha e konsideronte si një reagim të natyrshëm ndaj rrugës despotike që po ndiqte Qeveria e Vlorës.(Pasqyruar në “Përlindja e Shqypniës”, organ zyrtar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, 27 dhjetor 1913) 487“Vetëm në vonoftë ardhja e sovranit në Shqipërie, për ca dit do të vi( në tekst: do të shkoj) atje (Elbasan) sigurisht për me pa bashkatdhetarët e atjeshëm para se

220


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Rënia e Qeverisë së Vlorës

Më bjenë haber me vrap se im vëlla Sulua ish pleksur më çifliqet e tij me një punë, që më shumë më habiti. Domosdo që kish vajtur aty dhe Bektashi e po bëntë llafe që ç’ke me të! S’e bëra të gjatë, kalit dhe për një çikë vajç atje se afër ish, kur ç’të shoh? Bektash Beu po i ulërinte Sulo Beut, sikur e kish dhjetë a më shumë vjet, nën të! -Ne bëj të mira e s’na dihen, ti bën dhe mënxyra të tilla! U habita edhe më shumë dhe kërkova të më ç’koqisnë se ç’po ngjet! Mora vesh që Sulo Beu, me që kish çifligjet më Ardenicë ata grekërit e manastirit i kishin kërkuar një copë tokë të zgjeroheshin prapa mureve për të varrosur priftërinjtë që vdisnin. Se ndaj janë dhe manastiret dè! Me me që prifti u qe mbytur, prunë paratë dhe blenë tokën e vëndë. -Si në rregull më duket, nuk u pëlqeu pazari, i thashë. Im vëlla Bektashi ishte bërë dyllë dhe i dridhej cepi i mustaqes, po mua nuk m’u këthye, si Sulos. -Nashti të thashë, i bërriti aqë fort, sa ngrimë të tërë! -Kaqë do bota dhe e ke që nesër nëpër gazeta të gjithë dynjasë, se bejlertë cakranjotë, po i shesnë vatanë grekut! Doja të thosha se nesër ka ditë prapë, po Bektashi me të drejtë më këtë hata nxirr’ dhe koburen! -Nashti dhe s’e luan topi! Dhe Sulua, si do që po vinte nata, bëri hazër kuajt e njerst dhe u nisnë për Janinë, nga e kishin qëndrën grekërit e qishës. Nja dy ditë sa u sosnë aty, u dhanë prapë paratë grekërve dhe ua falnë atë copë tokë varri.488 me lanë detyrën ashtu dhe për me bisedue me Shkëlqesin t’uej mbi ndërtimet dhe pregatitjet qi nevojiten për me u ba Elbasani kryeqytet”(A.M.E. Elbasan, f. 19. Kutia 14, Dosja.9, nr.21, f. 7-8. Letra mban datën 10 Nanduer 329/23 nëntor 1913). 488 Disa

bashkohës i kanë anatemuar vëllezërit Cakrani, duke shkruar se kanë “shitur interesa të Shqipërinë Greqisë, për pará”, ku shprehen më shumë si hipotezë, e paprovuar kjo pasi për arsye se deri tani asnjë fakt e dokument tjetër nuk e ka vërtetuar këtë. Madje nga analiza historike del se asnjë territor i zotëruar prej familjes Cakrani nuk ka qënë i vendosur në kufijtë juglindorë të Shqipërisë me Greqinë, (ato shtrihen kryesisht nga territore ngaDelvinë, Tepelenë, Mallakastër, Fier, Lushnjë e deri në Durrës). Edhe më pas B.Cakrani nuk ka pasur asnjë pozitë aq të lartë shtetërore, (ai ka qënë senator 1920-’21 dhe deputet 1921-‘23), që si mundësi pushteti mund të sillte abuzim të këtyre përmasave, madje posedimi i një pasurie të tillë të cituar më sipër, si dhe jeta e rregullt e historikisht e lidhur me atdheun e të gjithë përfaqësuesëve të kësaj familjeje të madhe, të nxjerr në tjetër konkluzion. Megjithatë vëllezërit Cakrani “figurojnë” se kanë “marrë” para nga

221


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Këtej Qeveria më Vlorë nga që hallet i kish hedhur pas krahëve nashti e si i kish bërë armiq të tërë, me shqipëtartë e me të Mëdhenjtë edhe të donte të mejtonte gjëra të mbara, nukë mundëte. Kush e di sa mëndje i derdhin sahat e minut plakut ligësi për të tërë, kur atijë nukë i vijin vetë. Kështu që haberet nga Vlora nashti që hyri seneja sikur u bënë shumë e sido që nukë kishe kë të mirrje për sagllam, po ato mëndje për po ato hatara flisnin! Prapë si tjatër mëndje më duket hataja e madhe që ngjau me kapiten Beqir Grebenenë, që si e qysh e gjënd këtu, pa po i huadh hekurat s’a vuri këmbë në sqelë, me nja pesë a gjashtë njerst e tijë. Po puna paskej qënë më e madhe. Nukë i kishin lënë të tjerët të zëbrisin, se kishin qënë qindra. Kush do e dëgjonte do thosh u prishën nga mëntë këta, jo po duam më vete, jo po duam përsi Tyrqi! Po asnjërit nuk j’a priste fiqiri që ishte tjerrë kaq hollë meseleja.489 Vetë Beqir Grebeneja, s’ma do mëndja që t’a kish të parnë herë të llafosej me Ismail Benë, se nuk u prish nga mëntë e të vijë si cjapi te kasapi! Po nevej n’a kishin thënë që aty nga fundi i beharit e kishin ujdisur muhabetnë që s’bëhet llaf, se për më krye, jo do cakëtojin po ishte hazër Izet Pasha!490 Duhej ushtarak me se s’bën, se duhej të qërojë vëndë nga kusartë dhe të ligjtë që vijin më rrezik guvernë e të tëra e që njëqind vjet dihet, ishim ne të partë. Nja treqint a katërqint shpyrt, kishin ardhur nga Stambolli me vapor, për të bërë kush e di ç’farë me në krye Beqir Grebenenë e thirrur nga Ismail Beu, se nuk e mbante dot guvernën. Kusartë e bënë si e bënë atë punë, po të

grekët, ku del qartë në faktin e përshkruar nga autori, që na jep ndoshta të vërtetën e thjeshtë e që inflacioni i ambicjeve dhe mendjet e sëmura e kanë komplikuar mjaft. Por ky mendohet do të jetë vetëm një fakt, pasi ngjarje të tjera do të pasojnë në lidhje me B.Cakranin dhe Korçën, ndodhur pranë territorit grek. 489Meselè - çështje (turq). 490Menjëherë ministri i jashtëm austriak Berchtold thërret për këtë gjë me urgjencë ambasadorin turk në Vjenë Hilmi Pasha: “Shqipëria, ku jeton një pjesë e madhe e popullsisë muhamedane që është ceduar prej Turqisë sipas vendimeve të Londrës, duhet të gëzojë një ekzistencë shtetërore të pavarur ..Në vend që kjo zgjidhje të përkrahej..në Stamboll është hartuar plani i çmendur dhe absurd për të kryqëzuar e penguar nëpërmjet thirrjes së një muhamedani shqiptar në fronin e Princit, duke shfrytëzuar egoizmin e disa krerëve dhe injorancën e fanatizmin e klasave të ulëta të popullsisë..Prandaj duhet të këshilloni me energji Stambollin që Porta tu japë fund intrigave dhe të respektojë rigorozisht angazhimet.. (HHStA, PA, nr. 9164, Telegram i Berchtold për Stamboll, Romë, Berlin, 07.01.1913)

222


HAJREDIN BEJ CAKRANI

thirreshin këta njers të mbëledhurë e ç’quarë më këto hatara, ishin dhjetë herë me keq sa kusartë që bënë kërdinë. U bëmë hazër me njers e dyfeqe, që ç’do fshat do rrinte zgjuar ditënatë. Sikur kishte rënë atças hataja më prag, se ndryshe mënxyra do ishte pak! Nuk i thamë asnjërit se kish nga këta që mund të vijin, po nga që hataja me kusartë kish ngjarë njëndizë, të gjithë ishin hazër. Bektash Beu u dha urdhër të prerë të gjithëvet që me të parë njers tufë, të qëllojin pa i pyetur nga do që të vijin, nga lumi, nga lartë a nga Fieri. Zumë dhe Vaun e Selishtës dhe me terezi se ikën llafi pyesim ç’bëhet asaj Vlore. Po si nuk dijin gjë ata që venë e vijnë, u duk se hataja ishte në buzë të lumit e n’a vështronte nashti. Na kërkoi përsi Omer Pasha, po nuk i këthyem xhevapnë fare se po n’a digjej mjekrra, pa ai i varfëri mos n’a donte po për këtë hall. Pastaj im vëlla më tha mua se po është se vijnë nga Vlora, si është marrë vesh me terezi do ruajturë dhe deti se nga qielli nuk do vijnë! Po ky i uruar vënd fushë ka njëqind shtigje për të dalë e dyqind për të hyrë, ndaj po sikur të zëbresin më sqelë të Semenit, kush do i presë? S’më vajti fare mëndja për çifligjet e mijë që zëbrisnin gjer më det, si do që nukë ishja i qartë fare se nga do vijin. Kur vajta e poqa Omer Pashnë, ai më tha javash te veshi hallnë dhe këtë punën e Semenit kishte dhe ai, se vau Selishtës ishte zënë nga nevej. Këtë haber duketë j’a kish prurë Esat Pasha, nga që nukë mund të rrijë pa i diturë gjërat ai njeri, po nashti kishte prurë Pashait dhe nja tridhjet a dyzetë shpyrt. -Hoqi dorë Esat Pasha nga ajo që e kish bërë në jetë me ty Omer Pashë, të rrëzojit guvern’ e Vlorësë dhe naftarët ty, apo për këtë t’i ka prurë tridhjetë shpyrt?! Me këta do e plekseni me vlonjatë?! Omer Pasha vuri buznë më gas, po e mbëlodhi dhe tha që nukë ka kohë më për atë që thua. -Atë që e kishte bërë më jetë edhe mund t’a bitiste nashti më këtë kohë, si i thotë mëndja Esat Pashës. Po këjo hata nukë pritej se ç’bije sahati, nuk bije moti Hajredin Bej! Pashai më dha një mëndje që t’i çoja më çifligjet në Korkutas këta njers që i kishin prurë, më krahë të Semenit, po i thashë kemi aqë njers Pasha, sa je lodhurë kotë dhe i ke marrë Esat Pashsë njers. Të jepnim nevej! Mua nukë dua të më nakatosësh me fuqinë e atijë, se njers kemi shyqyr plotë dhe mbajmë përgjegjësinë vetë, jo po ishin të mitë aty, jo po e kishte fajin ai e ky! Esat Pasha hedh çik për të lig kot pa punë, mbaji këtu dhe viri më luftë po erdh’ tek ti, po nga do vijnë? I hapa njerst dhe rrethosën sqelën e Semenit, lashë një njeri të zotë e të besës me t’a dhe të tjerët i hapa pyllit anës detit e Semenit 223


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

më çifligun e Hasturkës gjer sa derdhet më det e kënetë. E kapëtojim këtë aty ku derdhet, dhe buzës së detit Çifligut të Kularit, si do që aty është gjol dhe në beharë, nga frika se mos j’a behnin aty. Vetë nga një vah tek tjatri, si do që ishte dimër dhe ai i flamosurë lumë, nga që është fushë fryhet dhe të dalë nashti e të dalë pastaj, pa baltë e lerë s’kishim më qeder. Ata që prisnim s’kishin qeder nga Semen e Shkumbinë, ndaj barra i bije të zot, se ai e njeh vëndë dhe i del përpara hatasë, që nëpër natë nukë mundë t’a dijë dotë sa e madhe është. Kishte qënë e vërtetë dhe si pa punë që kishin qënë këta, vaporit dhe vrap më Vlorë se j’u gjënd puna, pa se kush do t’i paguante, një Zot e dinte! Si zëbritnë këta më sqelë, xhandërmaria hollandie i dinte të tëra që këta ishin soj firari e i mbajin jeunes turcs 491për të qëruar hesape, si esnafë më këto punë. Kështu që u hodhi hekuratë me Beqir Aganë, me Çerçiz Topull’, me të tërë 492 dhe më Shkodër e mbajtën frymën. 493 Të Mëdhenjtë e Komisionit n’a vështrojin me 491 Berchtold

ndaj ambasadorit turk në Vjenë vijon: “Në rast se kjo nuk do të ngjasë dhe çmenduria që vënë në skenë Turqit e Rinj nuk do të pushojë, atëherë, pavarësisht masave që do të merrnim me fuqitë e tjera për ta penguar..jo vetëm relacionet midis Monarkisë dhe Portës do të përkeqësohen, por dhe se neve do të na duhet të bëjmë një revizionim fondamental të politikës sonë në çështjen armene dhe një sërë çështjesh të tjera ndërkombëtare që i interesojnë Turqisë” (HHStA, PA, nr. 9164, Telegram i Berchtold për Stamboll, Romë, Berlin, 07.01.1913) 492Si ekspeditë ndëshkimore xhonturke, njësia mund të kish njohje edhe me Esat Pashën, por u thirr nga qeveria e Vlorës (sepse aty zbarkuan), me sa duket nuk kryesohej vetëm nga Beqir Grebeneja, por dhe ushtarakë të tjerë xhonturq të njohur, por sipas gazetës “Përlindja e Shqipëniës”në gjyqin ushtarak që u zhvillua, fillimisht Grebeneja u dënua me pushkatim dhe më vonë, me burgim të përjetshëm, ndërsa me 15 vjet burgim u dënuan Asaf Ismail, Mehmet Hulusi, Shevki Qazim, Ismail Ahmet, Muhedin Mehmet, Veli Mehmet, Mustafa Osman, Rifat Ahmet, Azif Kaqedani, me 5 vjet burgim u dënuan Taksimi, Rexhep Samin, Riza Talip, Mehmet Xhaferi, Nexhip Islami, me 3 vjet burgim u dënuan Sulejman Huseini, Hajredin Xhelil, Ismail Latif, Ali Galib, Hysni Sait, Shyqri Salih, Tajar Akçiu, kurse me 4 muaj burgim u dënua Fehim Ademi. 493Por nga personazhi mjaft i rëndësishëm, i cili e mori në dorë qeverinë rrëzuar të Vlorës pikërisht në këtë kohë kur ajo u kthye në një organ lokal, Fejzi bej Alizoti na vjen kjo e dhënë që përkon me atë të autorit: "Xhandarmëria hollandeze e arrestoi Beqir Grebenenë dhe gjykata e dënoi me burg të rëndë, bashkë me shokët e tij, midis të cilëve ndodhej edhe Çerçiz Topulli dhe për siguri e dërgoi në burgun e Shkodrës. Gjykata nxori të implikuar edhe Ismail Qemalin, por Komisioni i Kontrollit vëndosi mbylljen e procedimit për të, duke përdorur si argument

224


HAJREDIN BEJ CAKRANI

dylbi përdita dhe i mirrin vesh më përpara nga nevej, ato që ngjasin. Kështu ata muartin urdhër për të mos i zëbritur nga vapori njerst e Beqir Agait, po të vazhdojin udhnë për Triest. Të shumit thonë që Nemsja e dinte, se qindra shpyrt me dyfeqe, sado mbëshyher më vapor të sajë, ndaj këjo punë çpoi dhe erdhi erë më Komisjonë. Ky po bëri hazër atças xhandërmarinë hollandie t’u hedh’ hekuratë këtyre krerëve. Këtë radhë të Mëdhenjtë nukë n’a folnë më dhe u habitmë, se ata që bënë ç’mos të n’a njihte dynjaja u treguan më të egër. Dhe mbase të drejtë, se nuk na paskeshin njohur,494kanë thënë me vete. Por po do kërkojin ndihmë ndonjëherë, ishim ne të pleqësisë, se ne i kishim të gjitha tertipet 495edhe t’a qërtonim guvernën. Po dhe sikur ama, të prisheshim nga mëndë, s’e përmbysmë dot, se nuk e kishim atë fuqi. Po guverna jonë, që e kish marrë topi bam e ajo tutje, se duhej të ish mbi të tërë e të bënte ato që bëri! Pa bërë hesap se dojin të Mëdhenjtë a jo, se ç’do njeri që leu, mëndjen e tij pëlqeu i thonë kësaj, torri këtë pusi tjatër që po të ngjiste, ish hata që nuk ka mëndje t’a mejtojë! Atyre nuk u duallën varë e prërë, gra e çilimiqër të djegur e lebetitur, që nga shtëpitë e Vreshtazit e tek Pazari i Cakranit që i doli flaka, kur s’ishim ne aty s’do mënd, po dojën ta bëjin fare gjëmën, duket. Xhandërmaria hollandie që Komisjonë e të Mëdhenjtë e kishin lënë më Vlorë për ndihmë e habere, pasi e shih dorëheqjen e premtuar nga detyra e kryeministrit dhe largimin nga vëndi..” (Fejzi Alizoti, gazeta "Drita", 13 Dhjetor 1936) 494Përfaqësuesit e fuqive që na kishin mbështetur pa rezerva një vit më parë në Shpalljen e Pavarsisë, detyrohen t’i drejtojnë Ismail Qemalit një ultimatum, të linte menjëherë Qeverinë e Përkohshme dhe në rast të vazhdimësisë së kësaj veprimtarie, do të detyroheshin të lëshonin një urdhër arresti për të. Kjo ndodhi pas ardhjes së Beqir Grebenesë, i cili u arrestua nga xhandërmaria ndërkombëtare në Vlorë dhe pas gjyqit, ku pranoi se e kishte “ftuar” I.Qemali ”Piksynimi i vërtetë është emërimi i Izet Pashait si princ i Shqipërisë.. Ismail Qemali është tepër i lënduar se Princ Wied dëshiron të shkojë në Durrës dhe tenton të hyjë në kontakt me Turqit e Rinj me besimin e gabuar se këtë lëvizje tepër të rrezikshme mund ta përdor për interesat e veta..” (HHStA, PA, nr. 9162, Telegram i Petrovic nga Vlora, 5.1.1914) Konsulli austriak ne Vlorë njofton për korrespondencën që iu kap Grebenesë: “Dërgimi i Izet Pashait nuk mund të shtyhet më..Përsa i përket propozimeve tona Shqipëria është unanime. Është absolutisht e domosdoshme që Izet Pashai dhe Ismail Qemali të takohen në Evropë, mbasi çështja është se takimi duhet bërë në mënyrë të fshehtë..”(HHStA, PA, nr. 9186, Telegram i A.Petrovic nga Vlora, 11.01.1914) 495Mjetet e nevojshme.Këtu - ligjet.

225


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

që po e mirr lumi këtë punë, i pyenë ata që zunë. Dolli që i kish thirrur Ismail Beu, se nuk e mbante dotë guvernën. Për këtë, më mirë të vijë një nga Tyrqia për t’a bërë, pa shqiptar a ç’të jetë e di ai që i kish prurë për këtë punë. -Prapë Tyrqia, thashë me vete dhe u ngjetha. Nga fillimi i vitit, me gjithë hallet që kishim n’a duhej të vejim e të shihnim dhe ushtërinë e Tyrqisë, që kish mbetur më anë të çifligjeve të mijë të Libofshës.496 I ndihmojim sa mundeshim, sa të ikënin, po ata i kishin dërguar kartë guvernës dhe duhej të vejim për t’i parë, doemos. Në kartë ata thoshin, ato që i kemi dëgjuar dhjetëra a qindra vitra, se jemi byrazerë e do lëftojmë e do fitojmë tok, po t’ë duan shqipëtartë. Këtë ata e bëjin për një copë bukë, po ne ishim njers dhe përpiqeshim. Si do që më kaza t’onë ishte përgjegjësia, duhet të mos t’a shtyhim më kalnë e qorollisur! Si i pleqësisë e këshilltar i ministrit të luftës, po dhe si zot i atyre anëve më duhej domosdo mua të veja. Isha me gjithë njëzet a tridhjet shpyrt, të dërguarit e guvernës a qeverisë së përkohëshme e drejt e më shtatoret e asaj, po t’a quajmë armatë që kish mbetur. Njerst u bezdisnë me atë lloh e shi, po unë isha argasur se andej i kam çifligje, shtëpi e katandi, po më të urtë pula fare që ish bërë ushtërija osmanllije, s’e besoj dotë! Pa po ca kishin vdekur nga sëmundjet e ca të tjerë t’i shihje me rroba dalë boje, të vinte keq vërtet! Një herë kur sa kisha vajtur më shkollë në Stamboll, një farë Idriz Pasha që dëftente për mënyrën se si e qysh duhej lëftuar në conditions de la montagne,497n’a çoi më një vënd nga Deti i Zi, afër Krimesë. Këtu n’a ç’pjegoi se, rustë ishin deri diku më mirë me ca kuaj të ulët në conditions de la montagne, po ne fluturojmë me kuajt arabë në territoret fushore, tha. -Atje tej e zu plumbi Kutuzofnë, po nuk e vramë dotë dhe u qorrua nga njeri sy se e zu plumbi më nofull

496 Ismail

Qemali dëshironte që trupat turke të çarmatoseshin, natyrisht me ndihmën diplomatike të A-H dhe armët t’ja dorëzonin Qeverisë së Vlorës, por si mund ti çarmatoste Vjena trupat turke, kur nuk kishte dorë fare në konflikt? Berchtold diskuton mbi këtë pamundësi me ambasadorin Italian Avarna kërkesë që paraqitej nga Vlora në letrat dërguar të dy qeverive: “Aty u konkludua se një çarmatim i trupave turke nuk është një gjë e mundshme, përderisa vazhdon lufta.” (HHStA, PA, NR. 4786, Raport i bisedës së Kontit Berchtold me Duken Avarna, 05.12.1912) 497Kushtet malore (frëngj).

226


HAJREDIN BEJ CAKRANI

e i duall në sy, dy herë më të njëjtin vënd.498 Vëndi që po fjaloste Pashai ishte tutje dhe s’e kishin më tyrqit, po më atë skërkë mezi çapëloheshim ne që ishim djem, po kuajt një zot e di?! Kështu që m’u kujtua, që bëhej fjalë për një vënd që s’ish më Tyrqi e që rustë e kishin marrë prapë. Po dhe se moti ishte kështu, me shi e rè, ikën retë, dil’ dielli atças e fillon shiu përsi e kështu këjo ushtëri që kisha shërbyer kaqë vjet në vënd’ të tjatrit, nuk mund të rrijë kapardisur sa të jetë dynjaja! -Jo po kemi lëftuar tok, jo po kemi qënë tok e karta kishte dynjanë me llafe, që ishin më shumë të lutura e që nuk mund’ të të shkonte nëpër mënd që Perandoria Osmanllije të binte kaqë poshtë e m’u dhimbën ata ushtarë vërtet! Edhe çadëret ishin të dalur boje dhe ata bërë një grusht nëpër çadëre, n’a shihnin jo si ata që kishim qënë tok, po si ca njers të pa njojtur, që n’a kishin parë sahat e minut para syve, po s’na kishin njohur kurrë. Ne u llafosmë me njerzillëk, se turp, nder si do që pashallartë si gjithënjë në më të shumën ishin shqipëtarë, po në fundin e saj të dukur edhe le comportement chevaleresque 499 duhej treguar, për vete. Se ata nuk e di dhe sotë, sa mijë shpyrt që ishin, qoftë vetëm për bukë t’u kishin thënë, yrysh sa qenë, do ish bërë badërdia! Se të vërtetën ne nuk e mbajim dotë një armatë të tërë, po nukë ishin më ata që të prisnin kokën për hiç mos gjë dhe u fusin datën të gjithëve. Pa fundi ishte i thënë, me turp! Ne kishim hallin t’onë, se ishim a s’ishim dy sahat nga Vlora kaluar, pa ata mund t’a kishin punën pas nevej dhe me Omer Pashnë e vetë Esat Pashnë, që mezi e kish pritur këtë occasion en or 500dhe ditë e vjet po e priste si ujku prenë! Po tek këjo që ngjau e që ish punë e padëgjuar, pa kishin gjetur dhe se kush do hip më krye, Izet Pashnë,501një ushtarak, që s’e dij as sotë psenë e vërtetë. Se dhe nuk 498 Është

e vërtetë që feldmarshalli rus Mikhail Kutuzov i cili fitoi luftën me Napoleonin, "për sjelljen e tij (ai imitonte eprorët) e dënuan duke e dërguar në frontin e Krimesë, në luftë me turqit. Gjatë një ndjekjeje një plumb turk i hyn në nofullën e majtë dhe i del në syrin e djathtë, mrekullisht, pa prekur trurin. Më vonë në të njëjtat luftime po një plumb turk i hyn nëpër rrugën e të parit dhe vetëm atëherë atij filloi ti qorrohej syri i djathtë". (Kapedanët e Mëdhenj Rusë, Moskë, 1947) 499Sjellje kalorsiake (frëngj). 500Rast i artë – frëngj. 501Mareshalli Izet pasha ishte përgatitur për të marrë kreun e shtetit shqiptar, pas asaj që do të ndodhte me njerëzit e Beqir Grebenesë, por që ngjarja u njoftua dhe parandalua nga xhandërmaria ndërkombëtare në Vlorë.

227


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

e tha njeri, po unë me këtë mendjen t’ime them u zgjodh ai, sepse të plekseshe me Esat Pashnë, që i qe hakërryer Sulltanit dhe për çfarë pa, për fronin, s’e mbushje sahatnë me kokë mbi shpatulla! Po që Pashai nuk mirrej vesh as vetë se ç’mëndje kishte, ndaj këjo punë dukej që nuk bëhej dotë fare. Ai i nëmur fron të err sytë edhe kur e ke edhe kur nuk e mban dotë. Pa këta që erdh’ mund të jenë marrë vesh me Esat Pashnë, se n’a kanë thënë të bëjmë këtë e atë dhe ti Pasha, sa jep për këtë punë dhe na ke më anë tënde! Po Esat Pasha, vetëm gjytyrym502nuk ish dhe një e dy, u thotë atyre të Komisionit a të Mëdhenjëve këtë, që mezi e prit të ngjasë: Shikoni effendilerë se ç’bën Ismail Beu, që ju e keni me sevda! Ata që u hakërryen më shumë ishin ata që n’a kishin dhënë pështëtje, Nemsja e Italiantë, se nuk n’a paskeshin njohur. Po udhë tjatër që të bindet shqipëtari se e ka gabim që prish vëndë e tijë, nukë ka! Por pa dalë moti punët muartin për keq fare dhe jo më Vlorë e Durrës, po më Korçë. Andej grektë që nashti kishin ikur vetëm me ushtëri të rregulltë, po bëjin kërdinë më fshatëra me ca banda, një lloj si kusartë këtej, vra e pre! Ismail Beu dhe guverna më Vlorë këtë këmborë, si e kam thënë, j’a kish varur Aqif Pashës si më afër që ish. Po me ata Dervish Bejtë nëpër këmbë e rreziknë që vinte nga Esat Pasha vetë, merret vesh se sa i ishte përfillur ai kësaj pune. Më këtë kohë të ligë korçartë dojin se s’bën t’i ndihje, me gjithë që ata janë vetë të zotë dhe j’a kanë dalë mb’anë, e as guvernë e as Aqif Pashë gjer nashti nukë i kish pjekur, jo t’i ndihë! Po ja që të mos vejin të partë fuqitë e Esat Pashës aty, si do që Aqif Pasha ishte për vete më xhanë, Smail Beu i dërgon një tufë njers, si gjithënjë ushtëri e Qeverisë për këtë punë. Esat Pasha po nxitonte dhe po fshinte të tërë kazanë që mbulonte Aqif Pasha më Qeveri të Durrësit nashti. Po këtë të vërtetën nuk po e bënte me të mirë, ndaj me sot e me nesër fuqitë e Aqif Pashës po kacafyteshin me ato të Esat Pashës për kazanë që e kishte nën hyqëm gjer nashti. Me të ardhurë fuqia nga Vlora t’a ndihë, Pashai si një copë e Qeverisë së Vlorës që ish, i fut atças tek lëftohej me këta të Esat Pashës. Po kë do fuste më luftë, vlonjatë? Të tërë iknë nëpër male dhe mezi ca vetë vajtnë dhe i thanë Pashait se nevej n’a thanë për më Korçë me grekër, ndaj ne nukë të lëftojmë me shqipëtartë, qofshin të kujt do Pashai që të jenë! Kështu më këtë kohë j’a prunë 502Gjytyrym

- njeri i humbur, i marrë nëpër këmbë (turq).

228


HAJREDIN BEJ CAKRANI

fundin Aqif Pashsë më ç’pejto se ç’e kish mejtuar.503 Korçartë nuk kishin qeder dhe j’a dalin, se janë për mëndje ata që kanë parë gjithë dynjanë e Ameriknë. Pa kanë dhënë mëndje dhe aty, sa më ç’do gjurmë që lë prapa vatani është dorë e tyrej se s’bën. Jo më të mejtohet ndonjë herë se mund t’i heqë për hunde njeri, kush do qoftë ky i ardhurë nga Tyrqia, qysh ishin këta. Po nashti ata ishin më udhë kryq me grekër nëpër këmbë, vlonjatë që nisen e nukë sosen, Aqif Pashë që i lë më baltë e Toptanasi që do t’i lidhë pas qerrës së tijë! Më këtë kohë Aqif Pasha kërkoi më Komisjonë që kazanë që po i shpëtonte nga duartë, t’ja linte atyrej a kë do vijin ata, vetëm më dorë të Esat Pashsë të mos binte. Po ata nuk j’a këthyen xhevapnë fare, po e hoqën nga mytesarif fare dhe e zëvëndësuanë, kështu që fundi i qasurë nashti u sos! U pa që Esat Pasha nuk e vriste mëndjen jo për Komisjonë e të Mëdhenjtë, po as për Princ e Mbret që do bijin, nga që gjithë muhamedantë i kandiste me atë që të vërtetën ata e prisin pa durim, kuranë e islamnë! Troç Tyrqi përsi si do që nevej të vërtetnë ishim a s’ishim nja shtatëdhjetë e shuma njëqind shpyrt më këtë vënd që nuk dojim t’a besohim se lumi nukë këthehej prapë më të lartë, që n’a i kish kujtuarë dhe Smail Beu dhe i bëjim hesapet si me veten. Me të hyrë viti, Komisioni e të Mëdhenjtë do mirr vetë të udhëheqë Shqipërinë, se ne kishim dëftuar që s’ishim për këtë punë e do të bjerë një Princ andej nga gjermëntë që kishin aqë shumë. Atyre u kishin mbetur nga që vëndi u bë një i tërë nga plaku gjermën, Bismarcku shtet i tyrej. Po pricëllëkun e mbajin, si do që nëpër udhët e tyre shkojin maqina, këta me gjerdhanë të floritë e me rrobe princërishte, majë kalit! Edhe para tij ata i kishin dhënë grekërve një mbret, se s’dinin të udhëheqin veten dhe e kishin vrarë fare një Princ të tyrejn! Po jo njëqind vitra më vonë, si ç’po e bëhim nevej! Të Mëdhenjtë e kishin bërë hesap, që me një gur të vrisin dy zogj. T’i rrëzohin qeveritë, si t’onën dhe atë të Esat Pashsë dhe e dyta të 503Në

përgjigjen e letrës që Aqif Pasha i dërgonte qeverisë së Vlorës konstatonte: “... Pra, pas largimit tim, qind për qind është e sigurt që Elbasani do të bashkohet me Durrësin. Kështu me Ju lajmëroj se për mua nuk është e mundur ta marr mbi vete këtë detyrë që keqardhje do të më nderonte” (A.Q.H. F. 71, D. 5, dok. Nr. 12174, kopje, përkthim nga turqishtja, në Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj...vepër e cituar, 312. Letra mban datën 6 janar 1914).

229


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

vëndosin më në fund një Princ të huaj. Se ne kishim rrëfyer se jo që s’ja themi për këtë punë, po ca më keq, ngatërrojmë veten dhe pastaj gjithë dynjanë! Kështu me këto që po ngjisnin litar nuk kish Princ më dynja që të merrte përsipër këtë punë, se ish si të vrit veten. Pa për Princin n’a ishte thënë që më ditët e pamvarsisë do vijë sot e do vijë nesër, po ata sinuartë n’a zunë për fyti! Se sa fuqi nga të Mëdhenjtë do ish më krah t’onë, të shumit kondra, me frëngjtë, inglistë, rustë po e po! Bektash Beu me Sulo Benë e të tërë u kishin dërguarë që pa dalë vjeshtë e dytë haber Hysni Agait më Luar e të tjerëve nga Mallakastr’ e Egër për të zëbritur më Cakran. Të vijin që të merreshin vesh a të jepnin hesap me gjithë të tijtë për ata Mallkastriotë që vranë e prenë. Se qorrsokaku i tijë kish futurë më hasmëri Mallakastrën e Butë me atë të Egër dhe vetëm të mos jepnim më beharin që vinte asnjë kokërr grurë atyrej lartë, gjë që tek nevej ishte bërë bè, ishte hata! Ahere atijë i dukejë vetja majë kalit që merrte përsipër urdhëra për t’i hedhurë hekuratë Bektash Beut që e mbante prapa më Kryengritje të Toskërisë. Jo vetëm atijë me gjithë vëllezëri, po dhe atyre dhjetë a pesëmbëdhjetë shpyrt, po nashti që të Mëdhenjtë, jo që s’e njohin fare, po j’a bënë benë, kaqë e pati. Si ra ky nga vakti dhe guverna nukë kishte më punë për këta, se pas atyre që ngjanë e muartin e ruajin vëndë vetë Xhandërmaria Hollandie që e kishin prurë të Mëdhenjtë që vjeshtënë e dytë a tetornë, ai nuk ishte dukur. Nashti më Cakran kishin ardhurë kështu njerst e Hysni Agait dhe kishin kërkuarë leje në e pret Bektash Beu, po im vëlla i tha se nuk e pres unë, po tërë Mallakastr’ e Butë. Kështu e pritën si pari atë darkë të tërë, po shpirti te hunda u kishte vajtur kurë erdh’ Hysni Agai me të tijtë dhe e zuri muhabetnë i pari. -Nuk e dijim se do vente kështu Bektash Bej, pa ata të Qeverisë dhanë urdhër se duhetë hedhurë hekurat Bektash Beut si të vëllaitë. Dhe jo vlonjatë, po Mallakastriotë duhetë vënë aty më krye e t’i ketë krahë Qeveria! -Po Hajredin Hekalnë me gjithë njers që vrau, dogji e vodhi e kisha me vete unë apo ti Hysni Aga, ngulte këmbë Bektash Beu. Apo mos e kisha marrë prapa me gjithë ty, si ahere më Kryengritje të Toskërisë më po këtë vënd që vratë e pretë! -Ai ashtu bëhetë hazër kur bëhët llaf për juvej, seç ka atë kollnë e vjetër të të gjyshit, Rrapo Agaitë që nukë e la të firmoste tët gjysh Veis Benë e që ky nukë e ndihu, po e zunë taborrët e osmantë ahere. -Hysni Aga ti e di si buka që ha se dhe Veis Benë po t’a zijin të njëjtën gjë do bëjin, pa nukë i duhej 230


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Veis Beut të firmoste a jo, se dhe ata që e firmosnë j’a panë hairin grekërve! Po nga nevej një udhë ka për më Vlorë dhe ushtërija osmanllije po vinte lumë dhe nga deti. Nukë e ka vëndin këtu ky muhabet, se nukë është detyrë që të djegëç e vrasësh vëndin tënd, po turpje që s’e ngrë dotë njeri më dynja, gjëmonte im vëlla. -Po dhe këtej Amet Agai më krah tënd jam dhe unë thosh, pa pesë xhandarë nukë i bëjin punë atijë vetë e jo mua! Kështu ja ku më ke, se unë luftëra dij vetëm Bektash Be, po për të djegurë e shkretuarë, nuk na i preu mëndja se do ngjiste! Për të tjerët nga nè nuk them dotë, se u mbërthyem më Gorishovë me Rushit Aganë më luftë gjithë dita e në kanë vënë zjarrnë e kush vodhi nuk e di, se s’e mora vesh dotë se nga erdhnë! -Nuk merr flakë vetëm Mallakastr’ e Butë Hysni Aga, merr edhe ajo e Egër dhe më mirë, si do më ato skërkat që është! Vetëm është një gjë, që po mori dotë, vetëm gurtë do mbeten, jo qindë, po mijë vjetë më prapa si Gurë Zeza jonë e Gurë Bardha juajë,504u hodh Sulo Beu bërë vrer me sytë mbërdhe. Bektash Beu e pa me cep të syritë, se mbase nuk e kish radhnë nashti ai llaf, po Hysni Agai e shtyti më tutje. -Unë nukë mund të bëja kondra Qeverisë, se ju e dini më mirë që më muarr’ për luftën atje, ndaj bashkë me vlonjatë ishim vërtetë, po ne vetëm lëftojim si thashë. Po është se mejtoni se unë që kam lëftuarë prapa Bektash Beut Tyrqinë, do digjja Mallakastrën se nuk jam aty vetë ditë e vjetë, unë e lë dyfeknë e kalnë që nashti këtu dhe iki më këmbë vetëm, pa le të më dalën në pusi! Ky lloj turpi nukë pritej ndaj Bektash Beu e shtyti muhabetnë, për të marrë vesh se qysh kish qënë urdhëri i Qeverisë. -Cilin dyfek do lësh këtu Hysni Aga, nga ata që prura unë me mijë tërvit nga Nemsja kurë ndezëm Toskërinë tok, apo t’a dhanë ata të Vlorës! -Unë thashë që më luftë më dërgojë Qeverija, unë po atë di të bëj dhe një çikë vrava Amet Aganë më Selishtë, se po n’a mbaroheshinë xhephanetë, po të viresha më krye të vëndë, s’më kish vajturë mëndja! -Po Vreshtazin e dogja unë, j’a këtheu Bektash Beu. -Nuk e di si mori përpjekja, po zjarrnë nukë e kemi vënë ne, t’a kemi të ndarë këtë punë, u shtrydh Hysni Agai. 504Qyterërimet

antike si ai i Cakranit (Gurëzezë) dhe ai i Hekalit (Bylis) kanë qënë qëndra mjaft të zhvilluara në antikitet, por sot kanë si tregues vetëm rrënojat, pra nga katastrofa që mendohet se kanë ardhur nga luftrat, gjë që biseduesi me sa duket e paralajmëron ashpër.

231


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

-Hysni Agá, nuk bënë dot lodra llafesh me mua, se të kamë marrë prapa më çetë se lëftoje, jo të më bëje hije, se dogjnë dotë Mallakastrën zaptijet dhe nuk e djeg dotë asnjë bukëshkelur se.. Bektash Bej, të thashë.. -Hysni Aga Luari!!! Bektash Beu ulëriti e i ra tavolinsë aqë fortë, sa llamba mbi të ra e si u thye, u fal. Sabri Beu u mat t’a ndiste, po Sulo Beu i zuri dornë dhe s’e la. Të tërë kishin ngrirë dhe Hysni Agai me sy mbërdhe, si tundi kokën nja dy herë, nuk bëri asnjë llaf më tej, po u ngrit, ujdisi rripin e koburen dhe doli shkallëve vetëm më këmbë. Poshtë kurë i qasnë kalin të hipë, ai kishte ikurë më këmbë pa kthyerë as kokën prapa. Lart, si nuk u dëgjuan më çapat e u mor vesh ç’po bëhej, njerst e tijë erdh’ më vete dhe u derdhën njëherëshi shkallëve. Dhe se s’bën i kanë çuarë kalnë pa dalë nga muri i avllisë, pa dyfeknë e la aty, që dëftente se o turpja o ai më dynja! Që ahere ai ishte hazër kurë e flit Bektash Beu, po si do që ishte i zoti më luftëra, mua m’a thosh mëndja se im vëlla e merrte prapa t’i dil’ borxhit për t’a ç’lyer hatanë e të vritej më luftë, pa njëqind vjet këjo punë ishte bukë e thyer! Bektash Beu e mori përsi prapa senenë tjatër që u pleksmë me rrebeltë më Myzeqe tok me mërinë e nëmat e tërë Mallakastrës së Butë, se t’im vëlla e cakëtuan për Jugën. Ai i tha Hysni Agait se kurë të lënë të gjithë në baltë e sheh sa të vlen lëkura! Pa po të mos të të marr me vete të ç’lyesh gjaknë e atyrej të xhumasë, do të vijë ndonjë plumb, në mos nga unë, nga ndonjë tjatër, se për zullume j’a u kalove atyre të Vlorës! Ai po ai o për t’u dukur, o u zu mualif se ishte natë e s’merrej vesh, nukë i vajti atças t’a ndihë dhe tim vëllai j’u vranë gjithë ata njers. Njëqind vjet atë e torturonte, në mos i dilte më ëndërr nashti që ra nga vakti e nga që vetëm luftë dinte të bënte, kur e fliste njëri apo tjatri dhe ai vente prapa tijë sikurë a change son patron.505 Po t’a lije të shinte, ai bënte më keq se kusartë më Vlorë që o i kanë kërkuarë, o i kanë dhënë mëndje sa ish atje. Kështu për të lëfturarë e morëm, po rrebeltë kishin një gjë, i merrnin me hir e pahir tërë bujqit dhe i vijin më ushtërijë të tyrej kondra nevej dhe nga që këta njohin vëndë, n’a i bijin pas kurrizit sa herë, le të hajin buknë t’onë ata jet’ e mot! Kështu bën shqipëtari e i erren sytë duke vajturë pas të tjerëve dhe e hequra prej hunde zor se do u dalë një ditë nga ajo e errur. 505Ndërronte

padron (frëngj)

232


HAJREDIN BEJ CAKRANI

E prisim fundin që pasi iku Mehmet Pasha nga Vlora, sado që të bëjin tri herë më ditë guvernë të re, kishte vajtur tek s’mbante më! Pas kartës që i dërguan asaj t’onës e kish radhnë guverna e Esat Pashsë dhe mbaso këta t’anët, Ismail Beu i quaj peshq të vegjël, pa i madhi ish ai që i kish zënë udhnë, dukej. Sa larg më dukej ajo ditë që erdh’ të gjithë dhe për të parnë herë bëjin qeveri më vete për vatanë dhe nevej që u tretmë vetëm që asajë të mos i mungojë gjë! Këjo pa bërë hesap tutje-tëhu nëpër luftëra! E para e dha shpyrtin guverna jonë më jenar dhe si do që kishin vajtur puntë, mua m’u dhimbs aqë shumë se e kishim ndërtuar e mbajtur vetë me duart t’onë. Po dolli që s’qënkeshim të zotë të tërë dhe festja n’a rrij për bukuri pas kokës. Pothuaj të shumët ministra që kishin filluarë me Ismail Benë kishin ikurë më atë të Durrësit, se do e bëjin vatanë që atje çirak, duket. Më prapa ra dhe ajo e Esat Pashës, që me gjithë hyneret t’ona n’a bëri varrin. Një lumë n’a ndante dhe Vlorën e kishim kujtuar si konakun t’onë, po nashti atje s’ishte gjë tjatër veç një vënd i nëmur lanetësh e melunësh. Edhe të Medhenjëve t’ua zirje më gojë u shkojin ethe, jo të vijin, po qysh t’ja bëhin atij halli që i kishte prurë aty! Kartërat e telegramet vejin e vijin si pika shiu dhe turp e mbi turpje ishte që ata, jo çuditeshin me hyneret t’onë, po s’kish nga e zijin këtë milet, qoftë edhe për të dhënë një mëndje. Si e hëngën kohnë me bëmat t’ona dhanë karar dhe s’bëhej llaf që nga Vlora duhej ikurë natën! Bektash Beut, që do tërë senenë t’i zëbresin ato të tijat dhe për të tëra ato që i bëmë vetes më sy të të Mëdhenjve kur vajti më Vjenë j’ua shkrojti atyre më kartë që nukë mbarohej, po dhe e thosh dhe kaqë vitra më prapa. -Si ç’e gatuamë, e paguamë atë punë! E dini se ç’punë bëri gjithë-gjithë, më një mot ymër që kish guverna e Vlorës e që do mbahetë mënd më dynja? Dogji Mallakastrën, vrau e preu njerst, po dogji dhe shkollën e Cakranit që mezi e ngritmë me njëmijë mundime e që këtë gjë nuk n’a i kishin bërë dotë as zaptijet! Po nashti i zu mali të tërë dhe të Mëdhenjtë bënë atë që kishin ndër mënd, pa me Esat Pashnë i bënë hesapet ndryshe. Se e shihin si fuqi e jo shaka dhe pasi j’a rrëzuan pleqesinë, i bënë qejfin sa mundnë, se Esat Pashai vetëm pa pushtet s’mund të rrijë, pa pa bukë lere! Komisjonë e të Mëdhenjvë e ç’kriu qeverinë më një administratë sa për të ruajtur vëndë dhe mua mu dukë vetja si jetimë. Sa herë kërkoja t’a fshija këtë gjë nga mëndja, aqë më shumë më futej aty! Si do që më qetësonte ajo që, Perëndisë mund t’i kemi ndonjë faj, po 233


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

atyre, jo! Kam dhe një mëndje që nukë hanë dotë bukë ata aty dhe nuk u vete në bark, vetëm t’i bjenë me gurë të mirës, kush do qoftë! Ahere kënaqen e janë të ngopurë ditë e vjetë!Këtë t’ja thosha t’im vëllai Bektashit s’vente, se ai ishte bërë bishë nga inati, po mua po më vijin nëpër mënd të gjitha këto që kishim bërë sefte dhe lloisesha se ku ishte bërë gabimi, po dilnin shumë! I jepja karar përsi, bëje të mirën dhe hidhe në lumë, thosha me vete dhe bëja të hiqja mëndjen. E di Zoti vetë, thosha! Pa po kish dhe gjëra që nuk i harroj dotë, kur ngritmë më Selishtë dhe ne flamurnë, pa e ngritmë e në Fier e plot gjëra që e pruri sahati të bëjim. Asnjë Mbretëri nuk mund të bëjë hesap mbi shqipëtartë, le t’i njohë sa të dojë, se ata të bëjnë atë që s’ta pret mëndja dhe e këthejnë një ditë me diell më sahatë xhani! Nukë mund të këthejim qindra vite Tyrqi aqë pak njers që ishim, sa do fuqi të kenë e mëndje të hairit! Se po nuk vjen shejtani për të prishurë punë tek ne, bëhemi vetë ne shejtanë dhe i vidhisim atças të tëra! Këtu leu nga e tillë mëndje që shqiptartë e kanë hazër më ç’do kohë, ajo që nuk kish as Princ e as Mbret, as Komisjonë e as të Mëdhenjtë dhe as dynjaja vetë t’a mejtojë atë fuqi të së ligës që mbajnë ata brënda e që e përzuri Evropin ditë e vjetë! Sa që diellnë e tyrej nuk e pamë dotë nevej që u përpoqmë sa vetëm ne e dimë, po me këtë mëndje thashë, si zor t’a shohnë ndonjë herë dhe të prasmit!

Princ Vidi dhe lufta kondra rebelëve

Kështu që e vunë Esat Pashnë më krye të një grupi, me njerst të parisë dhe duaj’ të vejin se s’bën, më shtëpi të tijë t’ja çojin kurorën, Princit që kishin vendosur të bijin, një gjermën që e thoshën Wied. Shqipëtartë kur j’ua thotë mëndja, duajn të jenë të partë e gjithë dynjasë të munden, po kur j’u afron një çikë pushtet, qoftë dhe në kurriz të së mirës a të njersve të tijë, ata të puthnë dhe sholln’ e këmbës! Jo se më këtë punë Komisjonit j’a preu që Esat Pasha ish më i madh në pari, apo që ngatërron gjithë dynjanë me prapësitë e tija! Se këtë ata e dijin më mirë se nevej që e kishim peshqesh më këtë kohë të ligë. Po e dojin qysh e qysh t’a ujdisin atë më guvernë, a qeveri e sidomos, t’i këndojin ç’kish në mëndje, se vetëm ai bënte atças, atë që nuk e prit! U mbëluadh’ nga kazatë, që doemos do cakëtonte Esat Pasha si përfaqësonjës dhe më këtë punë domosdo, ne e dijim dhe shpëtuam, se ai i do të gjithë nënë hyqëm dhe për këtë ne s’mund të n’a thirrte. Ndaj mori bashkë me të tjerë Vrionas, 234


HAJREDIN BEJ CAKRANI

të dhëndërrin e tij që e kishim dhe më Vlorë e më krye ruante vëndë, kur u muar vesh me vaportë e grekërve që na hodhën gjylet më avlli, Sami Benë. Se mos harroj, kishin vajtur me Xhemil Be e të tjertë dhe nga Vlora.506 Pasi erdh’ që andej, po bëheshin hazër më Durrës të vijë Princi e s’do mënd që Esat Pasha do ish i parë më oborr, dukej. Kur muartim vesh se do vijë Princi, më të hyrë të marsit vajtmë më Durrës për t’a pritur, si të përfaqësisë t’onë.507 Esat Pasha bënte si zot, me që ish më vënd të tij dhe i kish ujdisur, që nga konaku e gjer te çingitë,508që do t’a çudisin Princin. Pa po u vërvit me një varkë e i hipi Princit më vapor të tijë, duket duaj të zbrit se s’bën, tok me të! Më hapur nukë bëhej, që unë jam zot i vëndë e pas Princit vijë unë, duaj’ të thosh, po këto hynerè më shumë të bëjin të qeshje. Princi ishte i gjatë, i veshur mbretërore e jo princërishte, pa po këtej ahengu kish ditë që ish ngrehur. -Do Zoti, thashë me vete, të mësohen shqipëtartë me një njeri të drejtë, se dhe grekërit ishin më keq nga nevej, po gjermëni i tyre mbretëroi dyzet e kusur vjetë! Po shikoja ahengun dhe po mejtohesha se mbase tani j’u vu kapak këtij muhabeti, jo po guverna ime, po e jotja lamë nam e i kish gjetur hataja dhe të Mëdhenjtë me ne. Kur im vëlla i kujdesur si gjithënjë u dërgoi cakranjotëve, të bëhin një telegram e të urohej princi, se të tërëve n’a i kish qejfi që t’a shihnim këtë radhë si shpëtimtar. Po ai e të Mëdhenjtë e kishin bërë në mënd që përpara, të mos virin Esat Pashnë më krye të qeverisë, se ai trubullon ujtë tek rri dhe për këtë kishin kërkuar pashallarë të tjerë të zot, të viren më krye. Jo se këtë punë s’e kishin bërë qindra vjet më Perandorinë Osmanllije, po që të mirrej njeri me Esat Pashnë e të gjej llafnë me të, nuk kish dukej. Kryeministër kërkuan nga të gjithë pashallartë që kishin shërbyer më Tyrqi, po nukë e bënte njeri gabimin e të parëve, si do që muarr’ Turhan Pashnë, 509 shtatëdhjet e kusur vjeç, që pranoi vetëm për 506Megjithëse

Xhemil bej Vlora e kish Esat pashë Toptanin vëllain e nënës, ndihet doza e ironisë së autorit, për njerëzit e tjerë që ndryshojnë, kur bëhet fjalë për pushtet. 507Këtu - të Mallakastrës. 508 Çingi - këngëtare cigane rrugësh, pëgjithësisht në Shqipërinë e Mesme, karakteristikë dhe pjesë e jetës shoqërore, por dhe e kulturës sonë postosmane. 509 Turhan pashë Përmeti mori detyrën e kryeministrit pas propozimit Italian e mbështetur nga ai rus (ai kish shërbyer dhjetra vjet si ambasador i Portës së Lartë në Rusi), më 1914 për shkak të moshes dhe në kohën më delikate, u quajt sfidë e vërtetë.

235


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

vatanë! Me të bërë qeverinë i thanë Esat Pashsë, se ti je më i rëndësishmi duket dhe do marrë jo një, po dy ministri. Të luftës, se e kish ndriturë që me atë punën e Hasan Pashsë më Shkodërë dhe atë të brëndëshme, mëndje këjo e atyrej që e vunë duket. Se po qe ndonjë që trubullon ujtë është ai vetë, kështu vetë zot, vetë shkop, të rrijë urtë! Kurë i mbëluadh Princi që të cakëtojin këta kumandantë, se ai vetëm të shoqen e xhandartë hollandie kish me vete, ushtëri asnjë, ç’ishin vaportë e gjemitë që e mbrojin nga deti, kështu kush kishte aqë e kaqë shpyrt dihetë dhe Bektash Benë si gjithënjë e cakëtoji të mbulonte Jugën. Ne atje kishim qëkurë, po nashti sikur u ngrohmë, se prapa Princit ishin Mbretëritë që e cakëtuan atë vetë. Ndaj sipas hesapit t’onë do ujdiseshin puntë me ata që kishin një ymër që n’a bijin më qafë, si sërbtë e grekërit më Jugë tek ne, që nuk n’a u ndanë një sahat! Që pa hyrë marsi grekërit nga hakërrimi i të Mëdhenjëve u shtrënguanë të hiqnin ushtëritë e tyrej nga Korça, po kishin lënë çeta të vogëla me ushtarë brënda dhe më fshatëra. Këta herë si të sëmurë që s’iknin dotë e herë si të mbodhisur, po t’i shtojmë këtu dhe ata shqipëtarë që ishin me t’a, ishin shumë ndaj çetave me atdhetarë, që pandyen se iknë vërtet. Po sa kish hyrë marsi këta ishin bërë tok dhe u hynë fshatarave të tyrej të lënë rehem nashti. Po veç që zijin gra e çupa me pahir, nga njëzet a më shumë, sa të gjejin më ç’do fshat, po i vrisnin burratë e djemtë muhamedanë a të krishterë qoftë! E këtej jo shtëpi, po fshatëra të tërë i bënë shkrumb! Kështu që me që fuqitë t’onë ishën hazër Princi j’a cakëtoji atças Bektash Beut këtë punë. Dhe nukë harroi t’i çoji prapa ata pak xhandarë hollandie me një oficer të vrarë më çehre a gjeneral që e thoshin Ver. Sa hyjnë më fshatrat e Korçës 510 tym e flakë më ç’do fshat, të vrarë më ngè, 510Ngjarjet

bëjnë të shfaqet për herë të dytë hipoteza e ngritur nga disa bashkohës për B.Cakranin në lidhje me grekët, pasi në këtë kohë ato ndodhin në trevën e Korçës. Konsulli britanik Lamp thekson: “Kolegu im francez më ka thënë..se qeveria e tij ishte informuar nga gjenerali i Dangëllisë burim i besueshëm ky, që bejlerët e këtij vendi janë blerë nga qeveria greke..një e fshehtë që e dinë të gjithë..kjo ka qënë në komunikim të rregullt me Esad pashën përmes një farë Dr. Voilas.. i cili raportohet të ketë transferuar një shumë prej 20.000 stërlinash të vendosura në dispozicion të tij.. (FO, nr. 1544, Lamp për Grey, 06.01.1914) Por duhet thënë se mundësia e ndonjë negociate në këtë rast zbehet totalisht, së pari për faktin e terrorit çnjerëzor grek dhe sidomos të prezencës në çdo hap të

236


HAJREDIN BEJ CAKRANI

shumica të therur ishin pirgje nga ata që kishin ikur si muhaxhirë mes velenxave e rraqeve. Më Panarit, jo një e dy, po nja dy a treqind shpyrt a mos më, pa ishin prapsur dukej, po ishin aty rrotull grektë. E keqja ishte se s’kish njeri që t’i kallte më dhè, ndaj gjetnë njers për këtë gjë. Gjenerali hollandie i tha tim vëllai që të vazhdojin maleve e fshatërave nga krahu që të çon më Tepelenë. Atë e kishim bërë ujë nevej një vit e ca, duke qënë më vijën e parë, ku ishte lënë nga të Mëdhenjtë sinori i ushtërisë greke, ndaj nukë do çuditesha për hatara të padëgjuara që kishin bërë më fshatërat përtej nevej. Po nga muhaxhirtë që nukë pushojin, dëgjojim jo mënxyra të tilla po dhe ndonjë haber që unë si ushtarak nuk e lija të ikëte. I pyesja mes halleve që ngrinin se sa ishin, kush dhe nga iknin, ku mbëlidheshin, kështu që derdheshim poshtë e i flisnim dhe ata burra të atyrej fshatërave që kishin ikur malit. Këta tok me nevej t’i qëllojim nga se prisnin, se sa herë këjo, para e pas hatarave që nuk mund t’i dijim ku dhe kur do t’i bëjin. Bektash Beu, po dhe gjenerali hollandie panë me sytë e tyrej pirgje mbi dyqind e ca shpyrt të therurë e pa kokë më një qishë, gjak dynjaja, trutë mureve dhe zëmra e shkota të ç’kulura sikur ishje më kasaphanë! Ato që pa e pataksën atë, pa im vëlla dërgoi njerinë tek fuqitë t’onë që të shtyeshim poshtë nëpër fshatëra me terezi, se ata vërdallë ishin e qëllojin, pa po prapseshin nëpër natë. U këthye përsi po nga anët e Korçës tok me ushtarakun hollandie dhe krehën fshatërat të tërë. Pastaj tok me korçartë ujdisën ndonjë gjë më kasaba, po ata duket e kishin inatnë me dhespotnë, se ai u printe, thikë me dy presa këjo se bëheshe armik me tërë miletin. U llafos me Verin që t’ju dërgonte të Mëdhenjve fill e për pe ato që ngjisnin, se Korçën po t’a kenë grektë e shuajnë fare, si dhe e pe! Si u tarrën gjërat, erdhi më udhnë e vjetër më të rrezikshme që kishim qëkurë, Tepelenë e Skrapar, se grekërit kemi ikurë thoshin! Po ku ngjalleshin përsi mizëri e nukë pushojin vra e pre! Po puntë po ngatërroheshin me Esat Pashnë me dy ministri nashti, që duket nukë pyeste po merrej vetë me muhamedanë e të krishterë, me turq e kaurrë! Tok me Azis Pashnë e Bektash Benë mbulojim luftimet më anët e Skraparit, po të vërtetën, mua m’a tha mëndja, se me këtë njeri që nuk dëgjon as Princ e as Mbret, nuk ishte shaka t’a kishe mbi kokë! përfaqësuesit të xhandërmarisë holandeze De Weer së dyti, që figuroi më e rrepta dhe më e vendosura përkrah Princit.

237


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Se ai së prapthi bën si e qysh të ndihmojë me grekër e sërbtë dhe kaurr 511 si ata të ish, s’do bënte kaqë! Me gjithë që ishim gati për Skrapar, se grekërit nuk duajin të luajin nga e tyrja, kur vjen urdhëri me telegraf se duhet të këthehemi më Berat. Dy-tri telegrame i dërgoi im vëlla Bektashi vetë Princit dhe Esat Pashës, si ministër lufte dhe në to i ngul këmbë që luftimet duhet të vazhdojnë se s’bën më Skrapar! Kurë vjen urdhëri se qeveria po mirrej e do flit’ me të Mëdhenjtë e nuk duheshin më luftërat. Nga ana tjatër ai shkumëzonte që nuk e vunë më krye, ndaj s’pushonte së kurdisuri nën rrogos Turhan Pashsë, pa dhe vetë Princit. Dha e mori im vëlla dhe më pyet si do vejë kjo punë e vidhisur?! I thashë se duhet të vemi më Durrës e të piqemi vetë me Pashanë, pa atje do t’a shohim qysh e ka mëndjen për tani, pa se ç’ka në mëndje ai, ajo dihet! Sosëm më Durrës dhe e kërkuam Esat Pashnë, po këta që i rrinë rrotull n’a thanë si me siklet, që do ç’karkojë vapornë me limonë!512 Pamë dhe në sqelë, po s’e muarmë vesh se ku qe e n’a u duk njëqind vjet se u tallnë! Im vëlla Bektashi ishte bërë dyllë nga inati. -Nashti atij po i këndojnë çingitë për qejf, ne duam ujë që vijmë dhe e kërkojmë, i thashë. Se ç’ma hiqte melaqeja,513se ai e dinte për ne dhe kish nxjerrë sejmentë e tij, për të n’a përcjellë. U këthyem e këtej e kish plasur një kolerë e një murtajë, më muhaxhirtë,514që vijin nga fshatërat që djegin grekërit e që shuheshin përdita, nga pesëdhjet a njëqind shpyrt, jo pak! I thoshin gripi spanjoll dhe thoshin se kish rënë dhe Evropit e po bëntë kërdinë. Muhaxhirtë kishin ardhur më atë anë të Vlorës a brënda më të, anës 511Këtu

- nënkuptohen ortodoksët. nuk e beson këtë thënie si çdo gjë tjetër nga njerëzit e Esat pashës, por që duhet të ketë rezultuar e vërtetë. Shqiptarët e Amerikës duke parë gjëndjen katastrofike dhe humbjet mes refugjatëve, kryesisht nga zonat e Jugut, mblodhën ndihma dhe i dërguan ato me një anije tregtare kanadeze enkas. Kapiteni i anijes tregtare, siç bënte tregëti e shiti ngarkesën me shpresë se me ato para duke qënë afër, do të gjente një ngarkesë të tillë në Itali, duket për përfitim për ta sjellë në Shqipëri. Duke qënë në vështirësi të mëdha, si çdo prag lufte ai nuk siguroi dot ngarkesën me ndihma dhe i vetmi sugjerim që mori ishte për një ngarkesë agrumesh (limona)në Siçili. Për të qënë korrekt, veprimi u krye dhe ngarkesa me limonë mbrriti në Durrës, ku kuptohet se ra në duart e Esat pashës, i cili e menaxhoi “si duhet” situatën (e bleu ose e konvertoi) në marrveshje me kapitenin. 513Shprehje, këtu – parandjeja. 514 Muhaxhirë – refugjatë (turq), njerëzt që zhvëndosen për shkak luftrash ose fatkeqësish. 512Autori

238


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Vjosës më krah t’onë, po dhe më krah tjatër të sajë. Edhe këjo hata ishte mangut, po u nxituaç që e quaj’ hata, se paskej qënë më e madhe. Pa hyrë behari, i mbëluadhmë parinë e nxituam t’u çojmë muhaxhirëvet ndonjë rrobë a ndonjë gjë për të ngrënë, i bëmë hazër rroba, lopë, dhën e të holla e t’i ujdisnin këto gjëra lamë zonjat tona, si vëllezëri.515 Për t’i prurë tërë këto, ngarkuam qehallarët t’onë. Vetë me Xhelal Skraparnë, këtë herë pa pyetur njeri bëmë istikam më anë të Skraparit, se grekërit e kishin ndarë mëndjen. Këjo nga që kishin bërë më Gjirokastrë dhe një si kongres e një si punë guverne me të gjitha. -Si s’u mbaruan një herë këto guverna, kaqë kollaj qënka, thashë me vete. Se t’u besoje atyre si thoshte Esat Pasha dhe të prisje e të numëroje muhaxhirë sa të gjallë e sa të vdekur, duke parë me sy ata që i vrisnin, këjo ishte e padëgjuar! -Nuk duajn’ luftë këta, e bëjmë dhe vetë, i thashë Bektashit. -Kjo nuk durohet dotë më dhe drejt e më Durrës, më tha. Atje kë nuk pamë që i kishin thirrurë a kishin vajturë vetë për të dëftuarë që peshojin, me Isa Begë, si tek Ismail Beu merrej me mbrojtjen, Et’hem Benë, Mehmet Pashnë e deri te Qerem Beu që këtë herë e shihje më punë të përjashtme. Po ne nuk j’a kishim asnjërit ngenë këtë radhë. Turhan Pasha që ish një burrë i shtruar, shtatëdhjetë e kusur vjeç jo pak, n’a priti atças, kur i thanë. -Në mos po, mere vetë ministrinë e luftës Pasha, pa po erdh’grekerit këtu e muar lumi, jo Princ, po dhe Mbret të ketë, i thashë. Turhan Pasha kërkoi të ç’pjegoheshim më hollë, për istikamet më krah të Skraparit a Tepelenës. Kurë i rrëfyem se kishim njëmijë a njëmij’ e pesëqind shpyrt më luftë, u sikletos dhe n’a dha një mëndje për të pjekur vetë Princin. Unë u mundova t’i rrëfeja që: -Me të Mëdhenjtë duhet të ç’koqiteshim mirë, jo qysh u gëdhitë e qysh u ngrysët, pa është një milet i tërë që s’po del dot nga kjo hata! Se dhe guverna e Vlorës kështu e pësoi nga të Mëdhenjtë po dhe nga vetja, po këtu Pasha po rri zotrote shtrënguar, sikur të kanë prurë e jo sikur ke ardhur vetë! Princi është më këto punë si mysafir, që iu deh i zoti i shtëpisë dhe vetë s’di ç’të bëjë e kujt t’i flasë, se s’njeh njeri! Ne jemi të zotët e shtëpisë, se ja e dimë ne ku i dhëmb këtij vatani, ja s’e di njeri pa pastaj, ja do e bën! Po nuk i shtrënguam me luftë, ja të n’a lërojnë vatanë më Jugë, ja kështu si po 515Në

një shkrim në formë kronike të Marigo Posios thuhet se vëllezërit Hajredin, Sulo e Bektash Cakrani dha për muhaxhirët në atë kohë 1914 (në listë janë të shkruar zonjat e Bektash, Sulo dhe Hajredin bej Cakranit) “14 lopë, 120 dhen, 200 franga ushqime dhe veshmbathje”

239


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

bëhet do ngjasë si më Vlorë! Ku ne i kishim thënë Evropit se jemi më vete, që e kish marrë vesh gjithë dynjaja po dhe ata grekërit e këtej fap hidhnin gjyle, mu në mes të Vlorës! Pa Princin ç’do t’a takojmë, ja e ke ti këtu e fjalosu me të, i tha im vëlla. Pashai nuk e ngau kafenë fare, u llois se po dëgjonte, mbase gjëra që s’i dëgjon përdita, nga ata që e lajkosin, se ata atë punë kanë. Na përcolli vetë. -Kotë sa mundohe zotrote, ikmë ne Pasha, shih e bëj vetë, po më mirë n’a bëj ti telegram, zamet e ke, se lij’ rehat im vëlla Bektashi. Mbase donte të vir’ buznë në gas, po nuk e bëri dotë. U kupëtuam më sy, ne që i kishim dalë borxhit dhe ai që s’kish se ç’bën! Deri më Kavajë nuk folmë me gojë, sa i thashë Bektashit se u bëmë për kafe përsi! Ne kupëtuam një farë gjëri, po jo atë që do të ngjaste më vonë. Që të bëç luftë e të ngreç krye me dhjetra vitra, të arriç atë që do, e mirë, e ligë, ish e bërë me duar’ t’onë, pa dhe të të ndihin ashtu si u bë nga të Mëdhenjtë! Na dhe një njeri dy metro e të hedhësh vickla e të kërkosh prapë Tyrqi, këjo nuk kish an’ e udhë! Nashti më kujtohen se dhe Tirana me Elbasanë e kazatë vërdallë ishin të thekur dhe bëhin bè për Tyrqi e islamnë! Sa që dhe kartërat që j’u vejin për t’a ngritur flamurnë, para se t’a ngrehnim ne më Vlorë që mbretëritë ballkanike t’a gjejin të bërë Shqipërinë, u fjalosej ç’koqur, se do largohemi nga Tyrqia s’a të shpëtojmë nga thonjtë e mbretërive, pa këtu jemi përsi! 516 Po më rrëmujë të madhe se pru’ kjo lufta me Princin, s’e kisha molloisur dotë! Të kishe Esat Pashnë më guvernë, doemos se kërkon të gjitha pjesët e s’bën asnjë punë vetë, se është Pasha e duhet t’i dëgjohet llafi më tërë kazatë, ishe e ç’ishte! E thashë që u gabuaç, se hataja nashti vinte. Që shqipëtari një e do të zjerë e tjetri të pjekur, dihet, po që të mos dijë farë ç’farë kërkon, kjo është hata më vete! Se që të ngrihen ca të pamëndë që s’dinë as të shkruajn’ e të kërkojnë të këthehemi përsi më Tyrqi, këjo n’a dëftoi se ja ne nukë ç’këputemi dotë nga Tyrqia e se nuk e dojim Evropin që u dukej dhe qimja më udhët e tyre si pasqyrë! Ja ndonjë mëndje e ligë, duaj’ të bëj prapë pazar, pa kishin gjetur dhe vaktin! 516 Në

këtë kohë një shpallje (natyrisht turqisht) është shpërndarë nëpër qytete, duke spjeguar “qartë” se po shpallim një shtet të pavarur “përkohësisht”, për arësye të ruajtjes së Shqipërisë përballë furisë sllavo-greke që po fitojnë Luftën Ballkanike. Kjo përbën dhe thelbin e mendimit real të Deklaratës së Pavarsisë, sepse ajo që njihet si “deklaratë” në fakt është një vendim dhe firmëtarët, por që pothuajse nuk ka tekst fare.

240


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Ca ditë para shpalljes së indipendencës, të gjithë telegramet i drejtonim me ëmërin shtetit independent, se ato ditë kish dhe qytete që duhej t’a shpallin para se të bëhej kuvëndi më Vlorë, se ushtëritë e mbretërive, duhej t’a mirrin vesh se ishte Shqipëri nashti, e jo Tyrqi! Po s’e harroj dotë, mu para syve e kam atë telegram që i dërgohin shqipëtarë e partiotë të kënduar, të “Vatrës” së Bostonit e thoshin, ja bëheni Shqipërinë si kombe të ditur e xhvilluarë si Svicra, a Norvegjia e të tjera vënde, ja po do e bëni si kombe islamë, si Afganistanë e ata vëndet më lindje, mos e bëni fare mirë jeni ashtu!517 Ja që e keqja kish ngjarë e hoxhtë e ca bujq të kazasë që ish Esat Pasha zot, kishin marrë udhnë e ishin përpjekur më Shijak, me xhandërmarinë hollandie të Princit. Kishin kërkuar që ai të ikë, se gjejnë vetë një muhamedan! Jeunes turcs nuk pushuan së dërrmuari Shqipërinë, duke u fryrë në vesh të pamëndëve e të palarëve, se kishin hazër, që nga Izet Pashnë ahere, e gjer nashti të bir’ e Sulltanit, Buharedinë, si do që ai rrezik nuk dij gjë fare! Edhe këjo mungonte! Fshatartë që mbëlidheshin pas tyrej, ishin mizëri e të gjithë me dyfeqe kishin vënë në krye një mjekërrosh të pa larë, Haxhinë. 518 Brritnin të gjithë duam babën, gjë që dëfton këjo, se babanë e kishin gjetkë.519 Edhe uniforma e gjeneralit, që kush e di ku e kish vjedhur e mbante hapur e shqyer, si firar. Princi i habitur sa s’thuhej n’a thirri atças gjithë paritë dhe më zollomahi të madhe kur bëhen tok shqiptartë nuk kish parë jo 517Pothuaj

në të gjitha kohët, mallkimi ynë ka qënë Orienti dhe këtë e kanë ndjerë më shumë se kushdo ata shqiptarë që jetonin në Perëndim, pasi e shihnin diferencën, por mendja u punonte për atdheun: “Telegram Kuvëndit të Vlorës, 4 dhjetor 1912. Mos e bani Shqipniën nji shtet oriental si Khiva, Buharaja, Afganistani, Tunisia e të tjera. Kini për ideal nji Shqipnië europiane si Norvegjia, Danimarka, Holanda, Belgjika. Ja përse ne preferojmë nji princ nga familje mbretnore europiane i cili të sjellë tradita oksidentale. I ndënshkruemi u lutet veçanisht deputatvet muhamedanë qi ta tregojnë patriotismën e tyne tyke sgjedhë një princ të krishtenë. Me bamë ndryshe do t’ishte si me bamë nji faj qi s’do të ndreqet ma”. Ky telegram i shqiptarëve atdhetarë të Amerikës është shenja më e qartë, që tregon hapur drejtimin properëndimor që duhet të ndiqnim, por që për fat të keq nuk u realizua atë kohë 518 Udhëheqësi i kryengritjes fshatare të Shqipërisë së Mesme, në 1914, Haxhi Qamili. 519Aq dëm solli kjo kryengritje në atë kohë delikate për fatet e atdheut e rëndoi aq shumë në ndëgjegjen e patriotëve shqiptarë, por dhe në histori, sa autori nuk e përmban dot zemërimin, duke etiketuar pjesmarrësit e saj, si gjak jo shqiptar.

241


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Princi, po asnjë më dynja! Vajtmë me Bektash Benë dhe ata e ndeznë ylyver, sa ai i varfëri një e dy e sytë nga terxhumani. Po terxhumani gjithë-gjithë do t’i ketë ç’pjeguarë se duhet të nëmësh ditën që të cakëtuan këtu, them unë. Nukë kishja parë hordhi të tillë se ata parlent en meme temps520dhe sa fekste një çikë, j’a pristë një utrimë që të zije veshtë! Se mos harroj, aty ishte dhe Ismail Beu që mezi dëgjohej dhe akoma e kish llafnë të bëhet më vete, pa për Vlornë duket. Atje bën vaki e dëgjojin lepe-peqe të tijtë, si i donte ai, ata që vinte e hiqte sa herë prishte e ujdiste guvernën, po këtu nuk kish temená! Po doje t’i njihje shqipëtartë, i kishe këtu sagllam dhe kjo i ra për pjesë Princit, që ishte mirë e t’u mirë dhe i vuri rreth kokës me ne! Kështu që hera e fundit që pashë plakun e që ishte tretur ca.521 Si nuk u gjënd zgjidhje dhe të tërë iknë sikur i kishin thirrurë për dasmë dhe e mbaruan davetnë, Princi bëri-ç’bëri dhe kandisi Komisjonë për të vajturë tek ata. Si nukë nxorri gjë dhe Komisjonë, arabanë dhe më Durrës, ku Princi e pa që duhejë të thirrte nashti ata që kishte cakëtuar për kumandantë. Pa hasur ndonjë pengesë, nga që e kishin marrë përpara dhe një fuqi xhandërmarie hollandie që ishte përpjekur me ta më Shijak, rrebeltë po i qaseshin Durrësit. Ata qëllojën nga larg, pa kishin dhe një top që duhej të ish i ushtërisë osmanllije e që u vin’ nashti në ndihmë. Me të dërguar Azis Pasha u sosëm më Durrës dhe më të shpejtë, me njerst zumë urën e sido që ish një vapë, bataretë pëllcisnin larg. Azis Pasha na fjalosi, se përgjegjësia për këtë i binte Esat Pashës, po ai po ulërinte se nuk i kish vënë ai kondra Princit dhe se, po të kish aq e kaqë njers, do t’i shuante! Te Princi kishim shpresën e fundit me Evropin, 522 që të 520Flisnin

në të njëjtën kohë – frëngj. i qeverisë së Vlorës Ismail Qemali është i mendimit se, nuk ekzistojnë burra në Shqipëri që të kishin autoritetin e duhur për udhëheqjen e qeverisë dhe për një periudhë tranzitore ai e konsideron si të vetmen rrugë ndërhyrjen e Fuqive” (OUA, nr. 9985, Kral për Berchtold, Durrës, 02.07.1914) 522Në të vërtetë kërkesa e Princit i kishte arritur tashmë Fuqive të Mëdha, por në Londër pasi Shqipëria ishte krijesë e marrveshjes së tyre, nuk ishte parashikuar të dërgoheshin ushtritë e tyre për përballjen e një revolte të brendëshme, veç fuqive të Adriatikut që kishin interesa. Për këtë arsye filloi rekrutimi vullnetarëve austriakë për në Shqipëri dhe gazetat e vendit shpallnin një lloj thirrjeje si ajo “Fremdenblatt”: “..ky vend (Austria-red) nuk mund të lejojë që Shqipëria të ndahet e të copëtohet, pa u shkrehur asnjë pushkë në mbrojtje të saj” “Këto regjistrime nuk u lejuan nga frika e Italisë dhe vullnetarët gjetën rrugë private.. 521 “Ish-kryetari

242


HAJREDIN BEJ CAKRANI

drejtën nuk n’a e ka dhënë hakën asnjë here. Si gjithënjë, hallnë e kishim me grekë e me sërbë, që s’kish ç’i bën edhe Evropi, po nga ca bujqër e ca hoxhallarë hunj, kjo ishte e ç’ishte! Këtu mejtova se shqipëtarit edhe t’ja bëjë puntë a luftën Evropi, jo, do hidhte çik për të lig523se nuk rri dot me të! Kur muartim haberin se i kishin hedhur hekurat dhe Esat Pashsë vetë nga xhandarmëria hollandie e Princit, u pamë me t’im vëlla Bektashin më sy dhe u kupëtuam, po ish vonë! Nashti Princi duhet t’i ketë marrë të gjitha fuqitë mbi luftën, si do që është vonë, mejtova. Se bëmë të gjatë dhe u sosëm te Princi në mes rrëmullës, me kuaj, çadëre, njers, topa, erë lufte vërtet! Nukë patëm kohë t’i ç’koqnim baltërat, si do që behar ishte nëpër atë udhnë e kënetës. Afër akshamit, ishim aty e n’a futnë më odën lart të Konakut, ku Princi me rrobet e çelura e të qëndisura, po i mërzitur e i inatosur tani, 524 dyllë i verdhë, sa i dridhej deg’ e mustaqes. Besim Agai, 525rrij më këmbë e terxhumani 526fjaloste më shumë nga princi dhe Bektash Beu e vështroi me inat. Jo vetëm e dij gjuhnë e tijë, po sa javash llafosej princi, i kupëtojin të gjithë, jo vetëm ai, po dhe unë nga çereja që i binte Princit. Terxhumani uli javash kokën dhe tha shqip: -Bektash Bej, protokolli, s’ke ç’i bën! Po unë i kisha qepur sytë një harte më tavolinë, pa Bektashi dëgjonte me sytë mbërdhe. Po dhe Princi po shihte shpatën, që e vërteta e bezdisi dhe e vuri mbi tavolinë, tutje hartës. Po dhe një tjatër njeri që i pru’ një si pelerinë, për ceremonitë duket, i bëri shënjë dhe e ndoqi. Na tha se më keq ishte Durrësi, por po u hapnë më Jug, Shqipërija nuk e kish të gjatë e për hollësi të mireshim vesh me Besim Aganë. Azis Pasha kish qënë para nevej, se nukë mund të rezistojë gjatë, po të binte ura. Puna ish që të mos përhapej Jugës këjo kryengritje, nga më të fëlliqurat që kamë parë me sy. Wied i pranoi vullnetarët austriakë dhe italianë” (ACS, Archivio Centrale dello Stato in Roma, Presidenza del Consiglio, Trefari për Romë, Durrës, 06.07.1914, në AIH, B.1, f.26) 523 Shprehje e vjetër e përdorur në Jug – këtu: do të nxirrte shkak për tu konfliktuar. 524“Gjer këtë ditë kisha besuar se qeveria italiane do të më jepte një ndihmë të pashtershme në gjendjen time të vështirë. Tashmë e dija të paktën që prej Aliotit mund të më vinte çdo poshtërsi. Për shkak të mardhënieve që kishte Tripalëshi ndërmjet vetes , mu desh këtej e tutje me bë një sy të mirë në lojë të keqe” (Wilhelm Wied, Memorandum përmbi Shqipërinë, Tiranë 2008, f.35) 525Beso Koka, komandant i forcave qeveritare të princ Vidit. 526Terxhumani - përkthyes (turq).

243


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Vaportë e gjemitë që rrijin më sqelë, nuk i pamë më dhe si po vinin punët me se do ikte i varfëri Princ, një Perëndi e dinte!527 Po të binte ai më dorë të hoxhallarëve e Haxhive me mjekërra,528 se kur të vijnë të mirat, hapu derën, i thonë kësaj?! Po të binte Durrësi, që me mëndjen t’ime s’e kish të gjatë, i thashë të prapsemi më Lushnje a Berat. Po u hap haberi dhe njerëzia janë çudi, bëhen atças me të fituarin, kush do qoftë ai! Pa le të shkelim përsizaj mbi bè a burrëri, mjaft një gjë, t’i bëje fitimtarë edhe më i ligu, vetëm që erdhi një ditë të krekosen pa gjërat e tjera e vatanin, t’a mir lumi atças! Udhës muartim vesh se kishin vrarë një oficer të madh të xhandërmarisë hollandie, 529 e ca mbrojtës shqipëtarë te ura. 530 Të gjithë ngrënë veshtë me kë do bëhi’ e këjo e bëri t’im vëlla bishë, pa unë po bluaja të tjera mejtime, se si e ku do të zijim vëndë. Se Myzeqeja është fushë, po në këtë lloj lufte aso kohe, rëndësi kanë buzat e lumenjve e ndonjë va, nga mund të kalohej. U poqmë dhe 527“..italianët

kishin përgatitur gjithçka për të vrarë Princin dhe janë zemëruar që çështja me Esatin dështoi” (HHStA, PA, A, AIH, vj.28-28-2824, Zyra e evidencës së marinës Vjenë, 02.06.1914) 528Do të ishte vërtetë e paimagjinueshme që Princi të lihej në duar e fanatikëve me sjellje mesjetare, ku për këtë problem vetë pala gjermane shprehej tejet e indinjuar: “..do të na pëlqente shumë abdikimi i shpejtë i Princit, për t’i dhënë fund rolit të vajtueshëm që po haste një oficer gjerman në fronin e këtushëm”(HHStA, PA, A, AIH, vj.24-20-2022, Telegram sekret i Lowenthal për Berchtold, Durrës, 17.07.1914) 529Bëhet fjalë për kolonelin holandez Tomson, që u vra nga rebelët, në përpjekje për të mbrojtur urën afër Durrësit. Jo vetëm faktori kryengritës vendas, por dhe oficerët italianë që nxitnin kryengritjen, kolonel Maurizio dhe doktor Kunigo, (italo-shqiptarë) komunikonin nga shtëpitë e tyre me rebelët, por u pikasën dhe u arrestuan menjëherë nga xhandërmaria holandeze. Alioti i kërkoi Princit menjëherë lirimin e tyre dhe falje nga koloneli Thomson. “Tomsoni nuk i kërkoi falje Aliotit. I thanë ta bënte këtë për hatër të mbretit, por kalorësi holandez qëndroi i patundur dhe u përgjigj se do të jepte dhe jetën për mbretin, por kurrë nderin e tij” (Heaton Armstrong, Gjashtë muaj mbretëri 1914, Tiranë, 2001, f. 113) Për Këtë Fishta ka shkruar: “Krisi pushka për gjithë anësh, a thua se shkjau ishte tue mbytë turkun e Anadollit e jo se ishin tue vra vlla me vlla, shqiptari me shqiptarin. Në pushkë të parë mbet Thomsoni e vdiq si burrat tuaj thanë: Rroftë Shqypnia! E do qena shqiptarësh, tue pas gjallë Shqypninë, desin për me e humb.. i marroftë Zoti!” 530“..sulmi u bë pikërisht në një periudhë kur çështja e sadisfaksionit të kolonel Mauricios kishte filluar të bëhej kritike dhe se i vetmi i huaj i vrarë ishte koloneli Tomson” (HHStA, PA, A, AIH, vj.24-22-2276, Merey për Berchtold, Romë, 18.06.1914)

244


HAJREDIN BEJ CAKRANI

me Hysni Aganë, po më Lushnje ishte pisk, se nukë kishe ku bëje istikam a pusi, po ne e bëmë, pa kumandant Beso Koka, ishte për pritë në Seman. Për në Lushnje e kundërshtova unë, pa për anët e mia, s’më tregonte dot arat njeri. Po prapë lumi ishte pengim, si do që njerst e Hysni Agait të mbanin më të djathtrën e Semenit, si tha Beso Koka. Ne n’a mbeteshin çifligjet e mia e të Sulos Beut, më krah të jashtmë të Petoshanjit e u ngjacëm gjer te qafa e Ardenicës, ku më kumandë do ish Bektash e Sulo Beu me njers, e do t’i binin Mbrostarit. Gjëja më e keqe në luftëra, që e kemi bërë e kënduar nëpër akademi më Stamboll e më ç’do vënd, është nata, ndaj duhet të dihen që ditën istikamet e armikut, vëndet nga do bëjnë udhë,531pa t’a qëlloç armiknë. Armiknë them unë, po ata ishin mizëri. Qeveria kish pru dhe dy topa hollandie dhe duhej të mbrohej krahu i Bektash e i Sulo Beut, doemos më krah të Ardenicës. Gjenerali hollandie532me gjithë njers mbeti më Fier dhe u futë më prapa në luftime, se luajin Bektash Beu e Sulo Beu për të zënë istikame të reja. Nata është e ligë dhe për një tjatër gjë, se nuk mirr vesh dotë, si e qysh janë puntë, kush sulmon e kush prapset dhe vrite me të tutë! Të dërgoç njeri me kartë, as që bëhet llaf, po tjatër mënyrë nuk kish. Të dy topat hollandie nukë pushuan gjithë ditën e gjithë natën, po për istikamin e Bektash e Sulo Beut s’kisha haber, se armiktë u shtynë shumë më atë krah. Po pa zëbardhur dërgova njeri në ishin marë vesh Hysni Agai me t’im vëlla Bektashin, se që të ishin vrarë, mos o Zot, ishte gjëja më kollajxhe, 533 nashti që po lëftonim dhe nga krahu i udhës së Tregishtës. 534 Nuk i dëgjuam më as topat të qëllojin, po njeriu që dërgova erdhi pa gojë, se topçinjtë mund të qenë vrarë dhe nashti po, i kemi nënë hundë. Pa im vëlla më kish dërguar kartë, se Zijai535me vlonjatë të n’a vijë nevej536dhe ai duke qënë më thellë e më 531Këtu

- përparojnë. fjalë për gjeneralin holandez De Weer dhe trupat e tij, që ishin ngarkuar nga Shtabi i Luftës së Princ Vidit në ndihmë të trupave qeveritare të drejtuara nga Bektash Cakrani, me qëllimin për mosdepërtimin në jug të rebelëve. 533Këtu - e thjeshtë. 534Emri i vjetër i Libofshës. 535 Major Zijai, komandant i detashmentit vlonjat, që u fol se do të vinte në ndihmë. 536Këtu - të na ndihmojë ne. 532Bëhet

245


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

afër më armik, ishte e s’ishte me sahat! Si do që topat kishin pushuar, armiktë si të regjurë më këto punë u futnë thellë se Hysni Agai luajti istikam 537 dhe kapëtoi lumin se duaj’ t’i vij më ndihmë Bektashit. Arritën deri tek ne dhe nëpër natë me rroba të zeza nukë i sheh as shejtani e lëshuan një kalë përmes kallamishteve, që e quajim ndonjë nga ata. Batareja s’ja priti bataresë dhe kafsha e varfër, e pagoi jet’ e mot! Ata luajin shumë nëpër natë, thua se e njih’ vëndë dhe nevej nuk e pushuam batarenë, po as ata, që si duket duaj’ të mirr’ istikamin t’onë e t’i kenë kollaj përsi, pas kurrizit ata të istikamit të parë. Po ne nuk luajim dhe i qëllojim nëpër natë, si do që ngjaceshin të n’a mirr’ krahtë. Si ngëcëm më këto istikame, ata si nukë i zinte gjumi, n'a e punuan mbëshyeras prapa kurrizit. Këtë kur e muartim vesh na ra pika, po nashti nukë tërhiqeshe dotë e të veje më sqelë të Semenit, që herë dukej uratë e herë nëmë!538 Më të nesërmen ndihma e vlonjatëve u sos te unë, kapëtuan lumin dhe u shtynë për Ardenicë, që deri ahere nuk i dijim ata, ishin gjallë a jo! Topat filluan përsi të qëllojin, po më rrallë dhe e muarrmë vesh, se vetëm njëri qëllonte, po ne n’a duhej të lëftojim gjithë dita, për istikame të reja. Vapa, po vapë dhe kunupet nuk i vij’ më hesap njeri, po duke u shtyrë, muarmë vesh nga njers, se ishte zgjatur vija e luftës dhe më të tjerë. I dhashë karar dhe pa u gëdhirë mirë, ngava kalin tok me njerst për te Bektash Beu dhe e gjej me Nuredin Benë,539Duk Aganë540e më prapa erdh’ dhe Tafil Agai nga Oshtima e Seit Effendiu541nga Vlora. U thashë se sa do të mbaheshim e këjo do varej nashti nga numëri i fuqisë së armikut dhe koha që do mësyjë. Pa e rrahur me top vëndë të mos qasen, kjo punë u pa! I kisha rënë më të, se si do që nuk mbahej mënd sa ditë e netë lëftuam aty, kur 537Këtu

- ndërroi pozicion. Në atë kohë, pa më të voglën mundësi ndërlidhjeje dhe me mungesë, thuajse të plotë shikimi natën, duhet të veprohej me intuitë, gjë që e çonte strategjinë e hartuar qysh ditën, në mëshirën e fatit. 538Me sa duket bëhet fjalë për furnizimin e kryengritësve haxhiqamilistë në trevat e Fierit e Mallakastrës me armë nga Italia: “..një sasi armësh dhe municionesh luftarake që ishin destinuar për forcat kryengritëse, po shkarkohen në një vend të quajtur Seman, në bregun shqiptar mes Durrësit dhe Vlorës. Gjithashtu më informojnë dhe raportohet se anija që po i shkarkonte ato , mbante flamurin Italian” (FO, nr. 30529, secret, Admiraliati anglez, Durrës, 25.06.1914, Dokumente Britanike..nr. 13, f. 591-592) 539Nuredin bej Vlora, që është pozicionuar me forcat, krah Bekatsh bej Cakranit. 540Duhet të bëhet fjalë për Duk Rushitin 541Seit Qemali

246


HAJREDIN BEJ CAKRANI

n’a vjen haberi se Tafil Aganë e të tjertë i kishin vrarë, Ish çarë gardhi ynë që lëftohej tutje ku hynë armiqtë, si do që ishin shqipëtarë e ishin rrebeluar, me a pa të drejtë. Se të mbedhësh gjithë atë farë mileti e t’i çosh më luftë, pa dhe të vdesin, këjo dëftoi që Tyrqia ishtë një nëmë, që nuk n’a çitej542 kollaj. U thamë njersve të prapseshin sa më ç’pejto të munden, po sa të vijë llafi a karta t’onë si ishim ngjacur, shumë nga nevej u zunë nga armiktë dhe si u vajti filli, nuk e muarrëm dot vesh atças! Të paktën të qëndrojmë më tej në Vjosë, më Cakran a në Mallakastër, mejtova tek isha me me t’im vëlla Bektashin. Si do që u mbajtëm në istikamnë e i luajtën ato kaqë herë armiktë ishin mizëri dhe e muarr’ Myzeqenë e iu qepnë Beratit. Muarmë vesh, që Princi iku me vapor e kish lënë një dekllaratë që do vij përsi po aty e pamë që punët po vejin keq e më keq! U prapsëm shpejt e hymë më Cakran, ku të gjithë kishin marrë dyfeqet dhe ishin bërë gardh, nga Cakrani e lart Mallakastrës. Filluam të mbahemi duke dalë gjithë çetat me njers, me Hajredin Bej Fratarnë, me nipërit t’onë Faslli Be Patosnë e Ismail Benë nga Klosi e plot të tjerë njers që lëftojin. U ndes përsi lufta, si erdhmë me t’im vëlla Bektashin e u mbluadhmë nga e gjithë Mallakastra, paria e çetat të mirr’ Ballshin që e kishin zaptuar armiktë e kishin vënë një komitet të tyrejn, me Isuf Aga Ohrin. Si e muarrmë e rrëzuam komitenë e tyrej dhe vumë shpejt një komitet, me Bektash Benë, domosdo e nipin t’onë më krye, Ismail Benë nga Klosi. Ky i dha një mëndje t’im vëllai, ku më fuqinë që lëftojim, të vinim Mustafa Aganë nga Aranitasi. Si do që meraku ynë ish Berati, me njers bëmë përpara e u përpoqnë kaqë ditë të hidh’ Beratnë përsi më dorë, po ata shtoheshin sikur mbinë aty dhe bëhen hazër atças! Unë u kërkova të hiqesha poshtë më Cakran, meqë ish kohë që nuk lëftohej dhe u thashë që po të luajin nga Ballëshi, të më bijin haber atças e vetë zbrita më Cakran.

Rrebeltë më Vlorë, Ismail Beu ikën

Një ditë nga këto pamë kuajt te hani dhe Brahim Effendiun me njerst, që kish ardhur më Cakran të mirr’ vesh se qysh ishin puntë, duket. N’a llafosi për të gjitha, se Ismail Beu tek rrij’ më atë shtëpi në buzë të detit,543i kish dhënë një mëndje për t’u marrë vesh me ta. Se nuk e shij’ si punë me vënd të digjej dynjaja, pa vetë duhej ikëte 542Shtrëmbërim, 543Ndërtesa

shformim popullor i fjalës - shqit, shqitej e qeverisë

247


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

me vapor. Këtu më Cakran kur të vdisnim nevej xhanëm! Më hipnë xhindet dhe kapëtova mauzerrnë më dorë të mëngjër e i ulërita të dyve, sa njerst nga prapa tyre ngrinë. -Po pse qënka e shkrojturë që vetëm ne do lëftojmë a do vritemi?! U habiç, se im vëlla Bektashi i kish dhënë karar këtë herë dhe ish z’butur, a mbase dhe lodhur nga tërë ato hatara e të vrarë që kishim parë me sy. -Pse ti po pret të vijë e lëftojë plaku këtu, m’a këthehu. Për mëndje që e mbajnë akoma këta, nuk e sheh si po vazhdojnë t’a ndrisën me hynere! As e kisha qeder qesëndinë e tim vëllai dhe j’a këtheva me të brritur: -Po vatanë e duan kur kanë interes, pa se kanë nja njëzet djem e asnjë nuk hedh një pushkë, s’është ndonjë gjë! Brahim Effendiut, që s’i kish filluar halli akoma. -Nga plaku nashti presmë ndonjë llaf a këshillë, për këtë hall të madh. -Brahim Effendi j’a ku ua tha llafnë, bëni pazar me t’a si ç’keni bërë gjithënjë, se më mirë do j’u dalë! Bektash Beu, si ç’po lloisej atças, iu këthye dhe Brahim Effendiut. -Të bëjë Vlora çerekun t’onë, se nesër i keni më vatër dhe do t’ju shohim! -Bektash Bej, për këtë po fjalosem me ty, këta nuk mbarohen, sikur të bëjmë me ta ndonjë muhabet të mos n’a ngasin flamurnë, pa të tjerat aha! Brahim Effendi, si e kam Hamza Aganë, se vatani nuk fitohet a mbrohet me aman, po me luftë thosh ai, pa ju kini mëndjen tuaj. Jo vetëm mëndje s’kini më këtë sahat e ja tek e kini atë mëndje që u tha plaku, u hyra në muhabet unë i bërë vrer. -Kush ju paska njohur, me gjithë mënd e kini, që ata të palarë nuk do ngasën flamurnë?! Po jini lloisur ndonjëherë se ç’kërkojnë? Po atë flamur kërkojnë t’a heqin e ju thoni të bëjmë pazar! -Hajredin Bej, m’i more ters llafet, për atë bukë që, po j’a preva llafnë e nuk e lashë më të flit’. -O jini axhami e n’a çuditët, o u është futurë pazari më gjak e s’e nxirrni dotë sa të jini gjallë! Nuk mund të bëni dotë tjatër gjë se nuk dini, jo për gjë ndaj vardha me muhabete dhe pazare, si keni bërë gjithënjë e se si e ndritët qëkurë! Po këtë herë ama po e bëni llami544vërtet! Im vëlla e pa që, jo s’nxirr gjë nga ky muhabet, po më vonë o hodh më Trevllazër e u poq me Brahim Effendinë, Halim Aganë 545e të tjertë, se ata si do bëhet halli, të mos vritemi kotë! Armiktë e kishin më të gjithë kazanë me nevej inatnë, vetëm se lëftojim e duajm vëndë e shtetin e jo t’u bëjim temena atyre të palarëve. Kur lëfton, hesapi i parë është të fitosh, e dyta me sa më pak të vrarë dhe e treta, 544Këtu-dritë 545Halim

e fortë, vetëtimë, rrufe Risilia

248


HAJREDIN BEJ CAKRANI

kur armiknë e ke kaq të madh, të tërhiqesh nga vëndi që lëfton për të mbëledhurë njers e të sulesh përsi! Pa po të duhet të ruaç dhe milenë nga e keqja që mund t’i bejë ai që fiton! E dijim që ata do mirr’ hak, po që të digjnin gjithë pazarin, ashtu si bënë më Cakran kur u dherdhnë, nuk ka mëndje ta mejtojë dotë! Nukë lanë më gjë pa djegurë, me saraje e pazar radhë, po kur dogjnë dhe shkollnë me gjithë çiliminj brënda, këtë nuk e kapëtoja dotë poshtë! M’u bë ditën më diell sikur njerst iknin me kuaj a luajin më rrëmullë dhe të shumët i kishin varurë të tërë dhe nashti tundeshin nga era, ndaj m’u tha goja dhe mezi erdha më vete. Ata u ngjacnë gjer më va të Selishtës, pa nga ana tjatër e Vjosës rrinte fuqia e vlonjatëve qëkurë dhe n’a shikonte qysh vriteshim me rrebeltë nevej. Po meazallah se e kapëtoi njeri vaun, qoftë të pyeste, jini gjallë a jo, si do që ishte beharë! Vaun e kapëtuanë kur muartin vëndë rrebeltë të partë dhe e bënë pa shkrehur asnjë dyfek, muhabetnë a pazarë vërtet me t’a. Si ç’e thanë e bënë, pa po kur vjen më Cakran një tufë nga Vlora, aty nga fundi i gushtit, me në krye Brahim Effendinë, Elmas Effendinë, Alem Aganë e doemos Duro Shaskën, 546me të tjerë njers. Do t’ju bëjin rixha atyre të palarëve, ato që llafosnë me nevej, të mos ngasën flamurnë, që kishim firmosur më Vlorë dhe të mos bëhej luftë, se naftarët e kasabasë,547i keni më dorë që këtu! Ata, si ç’ma ndjeu, kërkuan dhe Osmën Aganë e të tjerë, që ishin të njohur nëpër ta dhe më të hyrë të vjeshtës së parë, hynë më Vlorë. Dervish Beu po e po, printe i pari se mjaft të ketë ushtëri me mijë, pa se punën e kujt bën, se ka për qedèr! Të parnë gjë që bënë, ishte ajo që hoqnë flamurnë dhe vunë të tyrejn, atë të Tyrqisë se jemi muhamedanë, jo shaka! Vunë më krye Osmën Aganë dhe e përzunë Brahim Effendinë, duke j’u hakërryer se mund’ t’i hedhin edhe hekurat atças! Turp më i madh nukë bëhej dotë më dynja, po

546 Ironi

e fatit shfaqet sërish, ku po këta krerë të parisë së Vlorës arrestuan autorin, e burgosën, madje nga këta disa erdhën dhe dogjën pazarin dhe shkollën në Cakran, shkatërruan mullinjtë e dogjën shtëpitë, fshatrat si Vreshaz, Gorishovë, vranë dhe dhunuan banorët, (shih letrën), kur në këtë kohë rebelët po bëjnë të njëjtën gjë, po i djegin të gjitha sërish, ndërsa të tillë njerëz e gjejnë gjuhën me ta. Autori nuk i kursen shpotitë për njerëz që herë si miq e hërë armiq, në kohë të ndryshme kanë ardhur aty me qëllime krejt të ndryshme. Shih nr. 394, 473. 547Çelësat e qytetit (turq), këtu - dorëzohesh, kapitullon. Autori vazhdon më tej, mbi kontrastin e veprimeve krejt të kundërta të parisë së Vlorës, me ato të tyre.

249


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

vlonjatë nuk e kishin për gjë t’a hajin turpin me bukë! Pa duall dhe llafi ynë, po ishte vonë e gjërat muarr’ rrugullimnë dhe më keq. Asokohe armiktë, kur e muarr’ vesh se ç’ngjau më Ballsh, që e quajnë Principatë e Mallakastrës, u harbuan fare! Aty nga vjeshta e dytë, fuqia armike erdhi mizëri dhe shkuar asaj, nè n’a duhej të lëftojim më tri krahë, po ata çanë aty ku ne s’e prit, më Ballsh! S’molloiset dotë ajo që ngjau në vijën që lëftojin Ismail Bej Klosi, sa i korr batareja radhë. Baki Gjirokastra i erdh’ në ndimë me ata njers që kish, po vëndi ishte tym e bataretë nuk pushojin. Nevej s’luajim dotë, po Hajredin Be Fratari u derdh më anë të tyre me njers, t’i ndih. Të qëndrojim, dukej e kotë, se vija e gardhi jonë u thye më krahë të sipërm e im vëlla Bektashi erdhi me pëllëmbë të mëngjër gjithë gjak e me mauzerrnë më dorë dhe tha të prapseshim ç’pejto. U thashë njerësve të mijë të prapseshin, sa më ç’pejto të mundeshin. Muartim vesh më vonë, se Ismail Bej Klosnë, Baki Gjebrenë, Hajredin Bej Fratarnë i zunë dhe i varnë, po sa e sa të tjerë, u vranë aty. -Merr shpejt më Cakran, fëmijë e të gjithë ç’ke Bektash Bej, të kapëtosh Vjosnë dhe rri ca kohë nëpër miq, o tek Osmën Agai, o tek Myqerem Agai,548a ku të mundësh! Vështro për nga Osmën Agai, se ai mund t’a ketë mirë me t’a dhe shko më fshatëra, ku kanë ata çifligjet, më Armen a më Picar! Po me terezi të madhe, të mos merret vesh, se mjaft është vakia e motrës t’onë!549 Më vajtnë lotë nga inati dhe një mëndje më tha, që të bëhesha hazër e të mbëledh njerst për t’i qëlluar më krah të mëngjër t’im e t’i dil nga prapa tyrej. Po nga që ata ishin shumë, kishja merak se mos mbetesha mes dy zjarreve më lak dhe i marr përsi njerst më qafë. Njerst i kisha shpërndarë, po më rëndonte si mal, ajo që kishin bërë rrebeltë më Cakran! Po dhe lloisesha e s’më besohej njëqind vjet, ato që nuk n’a i kishin bërë zaptije dotë e të n’a i bëjin ca të palarë e gëdhënj, që për turp e kishin emërin shqipëtarë! Nukë më besonej njëqind vjet, se ata burra që ishim llafosur e kishim lëftuar tok, nukë ishin më! Më Cakran, kush nuk kish qënë e kish lënë gjurmët e tij për gjuhnë t’onë, që nga Hoxhë Tahsini,550që vinte e prehej me javë dhe bënte në jetë, si e qysh duhet të këndojmë abetarin e Kristoforidhit, duhet 548Osman

Haxhiu dhe Myqerem Hamzarai nga Vlora, miq të Bektash Cakranit ku ai u strehua, për të cilët nuk dyshohej nga krerët rebelë. 549Ismail Klosin, autori e kish nip, djalin e motrës. 550Atdhetari shqiptar Hoxhë Hasan Tahsini, ishte themeluesi dhe rektori i të parit universitet shtetëror osman të Stambollit

250


HAJREDIN BEJ CAKRANI

të vini njerst fshat më fshat, të mësojnë çiliminjtë! Pa dhe alfabetarin kur e prumë e i mësojim me gjuhnë t’onë e atë shkollë kur e ngritmë me njëmijë halle, se s’na e dhanë që s’na e dhanë lejen! Nashti që duajm’ të bëjmë Shqipëri, kush e di cila nëmë po n’a përzë pas! Ata pasi e ç’kretuan vëndë, këndonin në mes të miletit ç’palljen a kartën që po t’a zinin t’im vëlla, mua a ndonjë tjatër nga vëllazëria, do n’a varnin për gjuhe te pazari i djegur. Të tërë të harbuar551nuk luajin nga Cakrani, se e shkojin nëpër mënd që do t’i qëllojim ne se s’bën e ish punë sahati! Pa po mbluadh’ tërë atë farë njeriu, mizëri! T’i qëlloje me kaqë njers sa kishim ne, ishte si të vrisje veten e gjëja më pa mënd dhe vetë u hoqa në Petoshanj. Që andej më krah të poshtmë të Semenit, tek konakët më Korkutas, me gjithë të mijtë për të qënë hazër. Nga halli mund t’i hipja ndonjë gjemije më sqelë të Semanit e të hidhesha gjakundë, në Vlorë jo e jo, po më ndonjë tjatër vënd, më atë rrezik të padëgjuar. Pa bërë hesap ata katoliktë e bajraktartë që e bënë si burrat dhe prunë mijë shpyrt a dy, po ç’e do që vonë si ç’e thashë, Princi iku se u kërkojti të Mëdhenjëve t’a ndihnin e të bijin të paktën, nja tri mijë shpyrt të tjerë. E kishte thënë Besim Agai që kur lëftojim më Lushnje dhe nga që ashiqare Esat Pasha këtej kishte dy ministri e këtej u jepte mauzertë e xhepane, ses forces mercenaires552të lëftojin vetë Princin dhe këjo, nukë haej! Ne kërkojim për të lëftuar më Skrapar dhe ai nuk duaj’, pa i fry’ më vesh dhe Princit. -Më Jugë po vritemi kot, shiko merru me atë qeverinë që ka nën hyqmë vëndë, 553 le të vërë administratnë t’onë atças dhe pa lëftuar hiç! Princi nuk e zgjat, po nga që nuk kish besim te njeri, nga ne shqipëtartë jo e jo, dërgon një ushtarak të tijë hollandie për të bërë muhabetnë. Dhe ata që u begenisnë si guvernë, bënë sikur ishin dakort, po të ishin as andej e as këtej. 554 Se të 551Në

këngët popullore të trevës e gjejmë të paqyruar këtë fakt: Shqipëri të hodhë mavrinë/ Cakranit i vunë zinë Dogjën Pazar e shtëpinë/ More poshtë Italinë, Aferim o efendi/ Nëntë muaj në Itali, Ike me gjithë fëmijë/Jashtë flakë, tym e hi, Moj e mjera Shqipëri 552Forcat e tij mercenare (frëngj) 553Këtu - ajo që ka influencë, bëhet fjalë për qeverinë vorio-epiriote. 554Këtu - neutralë. Zografos deklaronte:“Populli epirot është i obliguar.. me gjithë kundërshtimin e tij për vendimet e Fuqive me qëllim që të shpëtojë nga një rrënim

251


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

vërtetën, si këjo ishin bërë nja njëzet të tilla a mos më! Kaza e guvernë, fisi i atij këtej e fisi i këtij andej, më rrumullë e madhe nuk e bën dotë, sa edhe komitetin t’onë më Ballsh i thoshin Qeveria e Bektash Cakranit. Gabimi t’onë që nuk n’a falet sa të jemi gjallë, ish që nuk vajtmë te Princi qysh tha Turhan Pasha e t’i ç’pjegojim si ishte puna, se sa vdisnin më ditë, sa vriten e sa priten! Atë guvernë kazaje e mbajin gjallë grekërit555se ishtë më sinuar, pa do kishin vënë thëmbrat nga majat për tri sahat dhe po të ikënin ata s’ndihej më njeri, pa po të lipsej njers që e duajn vëndë, kish plotë e bëj një tjatrë po të duhej, që nuk prishë punë! Nuk mjaftohej këjo, po hyn dhe Komisionë i të Mëdhenjëve dhe të fryrë nga grekërit e bënë të madhe këtë punë dhe vajtnë më Korfus të firmosnë protokollnë. Pa nisurë behari e si nisi ters këjo punë, kësaj kohë të ligë atças iu bënë peshqesh dhe ata që ngritnë krye, nga që u fryn’ Esat Pasha për Princin se duhet muhamedan!556 Ja ku jam unë e të tëra me radhë! Kështu që Princi plasi, u mor vesh me një nga të tijtë, major të ushtërisë dhe që pa gëdhirë i vajtnë Esat Pashsë t’i hidh hekurat e ai duket e ndjeu dhe nuk dil’. Pa po kur j’a vërvitnë me top, nxuarr atças çarçaf’ të bardhë më penxhere. Po fuqi të madhe paskej patur! Se jo gjyq që nuk j’u bë, po italiantë varnë turitë dhe një dukë a baron i tyrej, si punë bej i madh më Durrës e hipi në vapor dhe në Itali e pritnë me temena të madhe. 557 Kam lloisur kaqë herë se ai i sigurt në mungesë të garancive të mjaftueshme që t’i sigurojë atij të drejtat e njeriut dhe qytetarit. Për sa i përket Greqisë.. ka ardhur momenti për përfundimin e pushtimit të saj të përkohshëm dhe t’i lëshojë krahinat” (FO, nr.9666, Lamp për Grey, Vlorë, 28.02.1914) 555 Por duke deklaruar Spiromilo nxjerr në shesh të vërtetën: “Ushtria greke që është e detyruar të tërhiqet, do të konsiderohet gjithmonë si ushtria jonë kombëtare, si vëllezërit tanë në armë, ushtria e sovranit tonë të madh kombëtar, Kostandinit, të cilin të gjithë ne e konsiderojmë si mbreti ynë çlirues.. Rroftë helenizmi! Rroftë Epiri autonom!”(FO, nr.9667, Lamp për Grey, Vlorë, 28.02.1914) 556“Ambasadori grek më ka thënë se Esat Pasha për një kohë të gjatë kishte qënë në kontakte të ngushta me Turqit e Rinj në Kostandinopojë, të cilët e furnizonin rregullisht me armë përmes agjentëve sekretë që përgjithsisht punonin në Shqipëri në interes të Turqisë..” (FO, nr.24004, Foreig Office, Grey për Lamp, Londër, 08.06.1914) 557“Italia jetonte me iluzionin se Esati, i cili kish marrë para prej saj, ishte gati së bashku me gjithë myslimanët në Shqipëri, të punonin për interesin italian..por qeveria italiane nuk ishte në dijeni të faktit se ai po punonte për turqit. Formën që kishte marrë shpërthimi i problemit e detyroi Austrinë të futej në veprime t’ja

252


HAJREDIN BEJ CAKRANI

njeri bëhej edhe me dreqin vetë për t’u bërë i parë, pa dhe për ato të shkreta parà, se me to mund të këmbej gjithë dynjanë, po të mundë ai! Me Nemsen j’a kishin zënë udhnë ata që dijën gjermënçe, se mbaso i qan syri si i prapë që ish, po e nis shqip dhe e mbaron turçe muhabetnë. Se ashtu nukë mund të veje tek ata e t’u jepje mënd dhe kujt, atyre që ishin të partë, jo nga gjermëntë, po tërë Evropit! Nukë viret më hesap ajo që i premë udhnë e që i dërguam Nemses e Kontit kartë, po nga ajo shkumoi dhe kë nukë zuri nga konsullatat, a fait la meme déclaration.558 Kështu Esat Pasha kapëtoi më krah të sërbve,559 që i kish miq qëkurë dhe si ua ç’koqiti të gjitha dhe atë që nashti s’e dëgjojnë më as bujqit e hoxhallarët e tijë, ata u bënë hazër t’a bijin më Shqipëri si zot të vëndit, po u mbetnë kartërat më duar!

Lufta e Madhe e Mbretërive

ërbtë vranë një Princ të Nemses, kur ish për punë andej nga ato vënde të saj560dhe Nemsja u dërgoi haber e për tri katër ditë, si nuk muar xhevap, u hapi luftë sërbëve. Më anë tjatër, gjermëntë rusëve, pa Esat Pasha mbet andej ku i qan syri, me sërbtë a më mirë prapa parave të tyrej. Princi kishte qënë ai që i kish molloisur konsulli i Nemses Bektash Beut, që u kishte tundur këmbët gjermënëve të nisin luftën me frëngjtë e të mos dilnin sërbtë më det. -Prapë ne shqiptartë sebepi thashë me vete, po që të ndizej luftë që të mirr’ flakë gjithë dynjaja, ishte hata që nuk e shkon njeriu nëpër mënd e nukë kish bërë vaki ndonjë herë! E nisnë Mbretëritë me njëra-jatrën, po si dihet zjarri merr dhenë në vapë! Lufta e Madhe e Mbretërive që plasi më gjithë dynjanë n’a hapi aqë punë, sa s’molloiset dotë!561 Se Nemsja përzi sërbtë dhe u ndanë armik me njëri-jatrin. Më të griste maskën Esatit, duke e turpëruar plotësisht me Italinë. (FO, nr.24004, Foreig Office për Lamp, Londër, 08.06.1914) 558Bënte të njëtën deklaratë – frëngj. 559“Qeveria ruse nuk e ka besuar kurrë se eksperimenti shqiptar do të provohej të ishte një sukses, dhe sigurisht nuk ka ndjerë asnjë habi përpara asaj që ka ndodhur” (FO, nr.23646, Bunsen për Grey, Vjenë, 24.05.1914) 560Bëhet

fjalë për vrasjen e dukës Franc Ferdinand, e cila provokoi Luftën e Parë Botërore në Sarajevë, territore që i përkisnin kësaj perandorie multietnike, njeriu që qoftë nisur edhe nga interesat perandorake, ka favorizuar skajshëm pavarsinë e Shqipërisë, në situatën më të nderë. 561Si të mos mjaftonte situata e nderë e kaotike në Shqipëri, filloi dhe Lufta e Parë Botërore, që e kthehu atë në fushë lufte.

253


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

hyrë të vjeshtës së parë, pasi armiktë e ngritnë më Vlorë flamurnë turk dhe e hoqnë tonin, të Mëdhenjtë jo vetëm që nuk i suall’ ndihmë se u ndanë qysh thashë, po mezi i thanë princit të ikë me vapor të tyrej! Pasi iku Princi, rrebeltë vajtnë më Durrës dhe më konak të qeverisë e bënë të tyrejn!562 Vunë flamurnë turk e bërritnë sa u ngjirnë për Sulltanë, pa ata që gjetnë i vranë a burgosnë atças pa hesap! Këtu u bë llahtar dhe të palartë që ishin rrebeluar e që ishin shumë, po mish-mash, filluan të mbëledhnë mëndjen nashti, që ne jemi e s’ka më! I hynë sarajeve e depove dhe mirrnin e digjnin ç’të gjejin para e thoshin që s’ka më bejlerë, jemi ne! Pa do vijë dhe Baba Dovleti, se shpyrtin ja mbajmë ne gjallë këtu! 563 Esat Pashnë s’po e mbante vëndi, se mos i ikën nga duart vëndë dhe dil e mbëlidh gegë nëpër guvernat e fiset e tyre dhe i paguan’ vetë, pa i merr përsi nga sërbtë. Vëndi u bë kallamè 564 fare dhe Esat Pasha hyri nga sërbtë nëpër fshatëra e kasaba, Tiranë e nëpër kazatë e tijë. Po s’e dëgjojin më të tijtë dhe më Shijak pasi lëftoi shumë, i gënjeu si gjithënjë. U tha se do bëheshin tok me të dhe si e mori Shijaknë, më tutje lëftoi me ta dhe u vrau nja tetëdhjetë a nëntëdhjetë shpyrt. Pa kur iu liruan duart, mblodhi një si senat a pleqësi dhe me ata që i zgjidh vetë formoi një si qeveri të Shqipërisë së Mesme dhe dihet, më krye vetë, më kumandë të ushtërisë vetë të tëra! Mirë që ngjasnin këto, po kur dërgon kartë dhe im vëlla Bektashi nga fshatërat e Vlorës, se nashti që Princi iku, qysh do t’ja bëjmë për të lëftuar? Në mund të mbëledhim ndonjë fuqi e ku do lëftojmë, si e qysh për ndonjë urdhër nga qeveria, po ka mbetur! -Bah, ç’ësht’ ai llaf, j’a ktheva xhevapnë, fuqitë i ka marrë Esat Pasha të gjitha! Nevej s’jemi marrë vesh me të që kur ishte qeveria gjallë për të lëftuar më Skrapar, jo nashti që ai është vetë qeveri e ushtëri dhe s’do mënd, ne n’a do të n’a shohë të pjekur! Si ç’e pa që nuk ndreqej këjo punë më, im vëlla aty nga vjeshta e tretë pasi u bind, e muarr’ vesh dhe e pa me sy se Esat Pasha kish 562“Festet

e kuqe kanë mbushur Durrësin më keq se në kohën e Turqisë.. Si të krishterët e myslimanët u prishën mendërisht nga gëzimi. Dhespotit grek të Durrësit i puthin mjekrrën myslimanët. Ne nuk kemi ç’të themi tjetër veçse t’i lutemi Perëndisë që të fitojë Austria” (Dielli, Boston, nr. 351, Ikja e mbretit tonë nga Shqipëria, 29.09.1914) 563Duket se aludohet për flamurin turk 564Këtu - tokë e djegur, e shkatërruar

254


HAJREDIN BEJ CAKRANI

nxjerrë e ç’pallur urdhërin të arrestohej565për tim vëlla. Pa kish thënë me vete, si s’u muarr vesh ndonjë herë me kë a kondra kujt lëfton ky njeri, se vetëm me vatanë, jo! Mori vapornë më sqelë të Vlorës e u hodh në Itali, me fëmijë e gjithë të tijtë. Si nuk i vuri dot nën hyqëm, Esat Pasha bëri goxha luftëra atë dimër me ta dhe si e pa që nukë i shtyp dotë, u tha sërbëve që të vijin me ushtëri të tyrej drejt e këtu. Po ata kishin luftën e tyrej më kurriz dhe paguan kush e di sa mijë gegë, për të mos futur në bela ushtërinë e tyrej, që u duhej për Luftën e Madhe të Mbretërive. Po ata fshatartë e tij të rebeluar nashti ishin mizëri e ngritnë vëndë më këmbë, mos u paguani asnjë gjë bejlerëve, në litar të gjithë se nukë mbarojin dhe e vunë përpara Esat Pashnë me gjithë ushtëri. Vetëm ahere sërbtë i dhanë ushtëri e të tëra gjërat nga e tyrja, pa dhe rusë, që i veshën dhe si gegë të mos i njohin. Nga fundi i prillit ngjau një gjë që n’a preu krahtë fare! Italiantë që ishin bërë me Nemsen qëkurë, n’a u mërzitnë se nuk i pyet ajo e kapëtuan më krah tjatër, me frëngjtë e sërbtë. Po nga tjatra anë dhe bullgartë për çudi, u bënë me gjermëntë, pa rustë i shtyjnë sërbtë të futeshin më Shqipëri. U ndes një katrahurë e vërtetë, e gjitha më kurriz t’onë! Ushtëritë sërbe hynin më Tiranë e Elbasan si më shtëpi të tyrej dhe u këndojin kartëra miletit se kryengritës nuk do të ketë dhe t’u qeverisë një njeri shqipëtar, si Esat Pasha. Edhe ju rrini urtë, mos dëgjoni llafet e intrigat e Stambollit a të Vjenës! I zunë shumë prej tyre që kishin ngriturë krye dhe i varnë aty nga fundi i beharit me në krye Haxhinë, që duaj rrëfyer se kish bërë aqë shumë emër atë vit më bujq, sa ata ca kohë e panë si therornë e tyrej. Pasi ra kryengritja e tyrqëve e hoxhallarëve të palarë e u qetësuan gjërat, im vëlla Bektashi erdhi nga Italia me gjithë fëmijë. Vajç i prita, të dërrmuar nga ajo luftë e fëlliqurë shqipëtarësh. Fuqitë e Nemses iu futnë Verisë e Gegërisë, duke përzënë sërbtë, pa erdh’ gjer më Vjosë. Si e kanë ata që e duajn’ dhe e respektojnë 565Fakti

që Shero Emini, i cili ishte në këtë kohë në krye të policisë së qytetit, i tregon Bektash Cakranit si mik i tij urdhër arrestin për të në portin e Vlorës lëshuar nga Esat Pasha, bën pjesë në atë natyrë hakmarrjeje të këtij të fundit, për faktin se si kundërshtarë të qeverisë së Vlorës nuk pranuan të bënin pjesë në aleancat e tij. Por zgjidhja e kësaj çështjeje ndërkombëtarisht nga ana e Bektash Cakranit, duhet thënë se e dobësoi dukshëm pozitën e qeverisë së Vlorë deri në renie, gjë që Esat Pasha e kish ëndërruar prej kohësh. Për këtë vëllezërit Cakrani ai i futi menjëherë në radhët e armiqve të tij.

255


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

shtetnë, si do që ishin ushtarakë bënë administratën, n’a lanë flamurë, shkollnë, gjuhnë e të tëra. Edhe kur vejim atje tek ta e kishja mëndjen më ushtri të tyrej. Ishin aq të rreptë, sa dukeshin të lerë në la guerre dans les montagnes,566se male kishin më shumë nga ne! Po sidomos më brente meraku mes kësaj lloie të madhe, se Sulltan Sulejmani i Madhërishmi ndaloi në portat e Vjenës se e ndaluan këta, apo i frynë në vesh dhe atijë! Ata n’a kërkuan dhe dojin të piqeshin me ne, mua dhe Bektashin, si zot më vëndë dhe që më temena se ç’kishin një bojë të prerë lufte.567 Si do që im vëlla j’a këthehu më gjuhë të tyrej, ata kërkuan një mbëledhje si pari më Cakran, që ne e lamë për tek Rrapi i Çairit. Ai që kumandonte vijën e lumit Vjosë gjer’ afro Tepelenës, ish një oficer madhor që n’a këndoi një kartë të gjeneralit të madh që kumandon të gjithë ushtërinë e Nemses më Shqipëri. -U falem nderit që mbrojtët vëndë 568 e dhatë ndihmë duke lëftuar kondra rrebelëve më krah të Princit! Po për ne kishin hyrë e dalë ata nja gjashtë muaj rrëmulle, sa n’a dukej sikur e kishim parë si nëpër ëndërr. Këndoi dhe një proclamation 569 ku thuhej se ishin miqtë t’onë dhe se po lëftojnë me sërbë e italianë, që janë bërë tok e na duajn të keqen! N’a kujtoi dhe atë punën e sinuarëve dhe me hak, që Nemsja më atë kuvënd 570 ish kondra rusve po e po, me sërbtë e malazestë, po edhe atij lordit të grivër inglis. Për këtë Ismail Beu me atë miqësi që kish qëkur më inglistë e ata masonertë e tyrej, la gjysmën brënda e gjysmën jashtë të vilajeteve shqipëtare. Pa po lëvdoi dhe malet e pyjet, njerst e të gjitha dhe i habitur që shihte jeshillëk dynjaja, me ulli dhe të tëra, tha se do ujdisej bujqësia si andej. Të bëhej dhe udhë që të lidh fshatëra e kaza! Pa tha dhe për një udhë e hekurt, nga Romësi e që do shkonte nëpër vëndet shesh, gjer te ne, më Seman. Si duket për ndonjë gjë që kishim ne e atyre u 566Luftën

në male (frëngj) - pamje luftarake 568 Kjo pjesë nga më të çuditshmet, na sjell fare qartë atë situate ku fuqitë si Austro-Hungaria etj, ishin të interesuara jashtë mase për instalimin e regjimit të princ Vidit, si një regjim totalisht perëndimor, model i të cilit ishin ato perandori elitare, ndërsa qëndrimi oriental i shqiptarëve ka shkelmuar shanset më të mëdhaja të historisë. 569Shpallje - frëngj 570Bëhet fjalë për “Konferencën e Ambasadorëve” ku qëndrimi austro-hungarez atje ishte më pro-nesh, se qëndrimet e tjerë. 567Këtu

256


HAJREDIN BEJ CAKRANI

duhej, se ata ishin punëtorë, jo si nevej që djersimë tek rrimë në qoshè! Si n’a i hodhi në sy që jemi prapa dynjasë, na tha se Vjena do t’u ndih’ në ekonomi, po dhe të bëhi të zotë, të jini të pamvarur vërtet! S’i harroj dot ato llafe, se jo që s’na i kish thënë njeri deri atëhere, shqipëtar jo e jo, po si do që bënte luftën e vet, me këta Italia ishte një copë fshat. Doja të ngrihesha, po im vëlla Bektashi e bëri më parë këtë punë dhe j’a këthehu. Se ju n’a ndihmoni dhe këtë ua dijmë për nder, po ne duam të jemi si ju e gjithë të tjerët, me këmbët t’onë! Kështu që kur të mbarojë lufta, ushtëritë tuaja nuk e kanë më këtu vëndë, se për vatanë ne zgjohemi natën! Ushtaraku nuk e la pa thënë atë, që Bektash Beu kishte une culture orientale et occidentale,571si dhe që flit gjuhnë e tyrej. Se të vërtetën Kahreman Beu i mirr’ Mustafa Pashsë që nga Vlora, një mësonjës privat nga Nemsja, Haincin,572për frënge e për gjermënçe. Si do që më gjuhë frënge flisnim gjithë ditën ne, po gjermënçe atij i zgjidhej gjuha o atje tek këta, o në vapor të Nemses.573 Sa herë që kish kohë, ai s’pushon së shkrojturi artikëlla për gazetat o journaux, 574që nga Amerika, Bullgari, Rumani, Egjypt e me radhë. Me që duhej treguar se ne i dimë të tëra ato që ngjasin e që bëjnë ata me ne, Kamber Beu575shpuzë, j’a tha se për këto neve ju besojmë e nderojmë. Po atë punën e sinuarëve, që grekërit të marrën gjithë Jugën t’onë, me gjithë mënd e ka Vjena?! Ushtaraku u ndje më siklet, si do që tha anësanës, se ne jemi administratë ushtarake dhe më shumë merremi me luftë e frontë. I bënë këto, udhët shtruan dhe e bënë hazër udhnë e hekurt po dhe depot për ushtërinë, si dhe muarrnë djem e i bëjnë hazër për luftë. Me barkun e parë kisha një djalë, Kadrinë që ish rritur nashti e ramë më llaf që t’a çoj te Nemsja, për të bërë shkollnë ushtarake. Se ai vin’ i vrazhdë e atje ish rregulli më i mirë, të bëhej njeri e të mos i mungojë gjë, si do që pasuri e katandi j’a kam dhënë, se i takojnë si 571Një

kulturë, si orientale dhe perëndimore (frëngj) Krakeff, mësuesi privat austriak që kishte Mustafa pashë Vlora dhe që e transferoi tek miku i tij Kahreman bej Cakrani 573 “Oesterreichischer Lloyd”, shoqëria e lundrimit të Perandorisë austrohungareze e cila mbulonte pothuaj gjithë Mesdheun, përfshi dhe detet e brëndshëm, e që ishte nga më elitaret 574Gazetat - frëngj. 575Kamber Belishova 572Heinz

257


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

zjarr më vete! Dhe ashtu u bë! Po edhe atje që ka udut dhe rregull që nuk gjëndej më dynja, si do që mëson, se është i lerë për këtë punën e luftës. Dhe atje prapë nuk rrij’ rehat dhe nëpër luftëra e gjente trenë për më shtëpi. Se atë t’a hidhje më det ai dil’ më sterè, pa nuk harron të bij’ një a dy shokë të tijtë nga Nemsja, qysh e kanë shqipëtartë. Këtej më krah tjatër dhe sërbtë po ndërtojin rrugë dhe varda frangat e arit Esat Pashsë, pa ç’ka se të gjitha Sërbia i hedh më defter si borxhe të Shqipërisë. Po më vjeshtë të dytë bullgartë j’u vërsulnë ushtërisë sërbe nga anët e Shkupit dhe i dërrmoi ata, kështu që udha e ushtërisë për Selanik dhe më det u pre. Si do që Armee de l'Orient,576që ishin armike me ushtëritë e Nemses e që i quajnë Antantët a Entente bloc,577zëbriti më Selanik. Dhe nga Veriu fuqia e Nemses po i përzi ato sërbe, që ishin mos më keq. Të vrartë u bënë mal a togje-togje edhe këtu tek ne, lufta mirr përpara ç’do gjë nashti e muhaxhirtë vargan po të soseshin dotë jashtë saj ce serait miracle!578 Ushtëritë francese hynë nga kufiri i grekerve më Korçë e kazatë rrotull. Me që Sërbia ngul këmbë se dhe më Korçë duhet të shtrihet fuqia e Esat Pashsë, u ngritnë atdhetarë kolonjarë, me mijë vetë jo pak, me Sali Butkën më krye e korçartë me Misto Gërmenjë. Shkrojtën një protokollë me francestë, që Korça me kazatë rrotull të ishin krahinë autonome shqiptare, nën ushtërinë francese. Më krye të xhandërmarisë u vu Misto Gërmenjë, që dihet ish kondra Esat Pashsë dhe që nga Korça i përzuri grekërit, pa dhe njerst e Esat Pashsë që vijin nga Selaniku. Po këjo që ngjau tjatrën senè, më 917 i bëri armik frëngj e grekë dhe këta njëri i binte gozhdës e tjetri patkoit. Mbreti si nuk u fut më anën e gjermënëve, pa u tha atyrej se donte të ish asmenjë, dihetë nga frika se mos i sosen bullgartë aty. Nga ana tjatër qeveria i iku dhe i doli kondra më Selanik. Francestë j’u hakërryen më Athinë brënda duke j’a shuar ushtërinë fare Mbretit, kështu që këto punë vazhduan ndiz e shuaj, po Korçën nukë e harronte asnjëra palë. Në behar Greqia bëri-ç’bëri dhe hyri më Luftën e Madhe të Mbretërive, më krah të Entente Bloc. Francestë duke dëgjuar grektë, po dhe Esat Pasha nuk j’a harroi atë që ngjau me njerst e vet dhe bëri ç’mos duke i fryrë në vesh atyrej, që u prishnë me korçarë dhe e arrestuan 576Armata

e Lindjes (frëngj) i Antanëts (frëngj) 578Do të ish mrekulli (frëngj) 577Blloku

258


HAJREDIN BEJ CAKRANI

mbëshehurazi Misto Gërmenjnë. Ndaj bënë njërën për të, që sido që e bëri këtë gjë më para paskej qënë bërë me armiktë e tyrej dhe këta sa dëgjuan Nemse s’e bënë të gjatë. Ata e çuan më Selanik më të hyrë të vjeshtës së tretë, për një javë i bënë një si gjyq sikur ishte më krah të Nemses dhe Armee de l'Orient e dënoi me vdekje dhe e pushkatoi në vënd. Këjo n’a qëlloi në shpyrt, po na dha dhe një herë mëndjen se punë me shqipëtarë si Esat Pasha, nukë bëhen sa të jetë dynjaja! Si ishte bërë vatani copë-copë, jo vetëm që nukë luaje dotë të shkoje nëpër vëndë që kishin zënë ata e që ishin armik me njërijatrin, po për të marrë vesh se ç’punë kishin ndër mënd të bënin me këta njers, as që t’a priste fiqiri. Këtë j’a thamë dhe Bektash Beut kur u këthye nga Shkodra, që të vërtetën n’a ishte dukur gjithënjë sikur ajo kaza gjithë ditën ishte e jona dhe natën na i merrnin përsi! Shkodriantë si atdhetarë nashti që t’ja dilin u duheshin një mijë methodha, se sa hynin inglistë, qaseshin për t’u futur si gjithënjë malazestë, sa ikënin këta hazër ishin sërbtë a radhë e tërë prapa. S’kish kaluar moti që grekërit e francestë nuk ishin më tok dhe u duk se korçartë e zgjidhnë për bukuri duke u bërë më vete e larg grekërisë, po vetëm në të parë, se brënda zjente tjatër gjë. . Këtë e dëftoi ajo puna e francesëve që vranë Misto Gërmenjnë, vetëm pse kishin marrë vesh, pa mua më dukej si e ç’pikur e se s’e besoj as sotë, se një ushtarak i madh nga gjermëntë më Athinë kish pjekur këto çeta me korçartë. U kishte dhënë mëndje për grekërit, se po u bënë me frëngjtë, ju e kini davanë të humbur, ndaj ngrihi! Këtë e thosha sahat e minutë, se korçartë janë për ç’do gjë dhe i zgjidhnë gjërat me mëndë a me dyfek atças, se e dinë ata ku u dhëmb! Dhe ne a im vëlla Bektashi, kur u vejim korçarëve, mbëledhëm njëmijë shpyrt, po Sali Butka mbëlidh’ dymijë e kusur dhe e rrethos gjithë vëndë. Pa ngjarë këjo hata kështu e mejtoja dhe unë mbaso si axhami, se i quaja të tërë si Nemsen, pa Bektash Beu vinte me një krah me gazeta dhe tjatër mejtim jepte më sabah, ç’dukej ditë të tëra, vinte përsi, pastaj tjatër shtronte më drekë e tjatër tirrte pas darke! Po më çuditi një gjë që Sulo Beu ma tha tek më bujti pas mesnate më atë kiamet dimër, duket nga që gjer më darkë rrinte Bektash Beu tek unë. A e kish dëgjuar nga njeri, a i kishin prurë haber këtijë, që njëqind vjet këjo ish, se korçartë që ishin tok me francestë, nashti dukeshin birinxhi. Por po u shkiste javash toka nën këmbë dhe më këtë rrezik 259


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Bektash Beu bënte vaki vinte që pa gëdhirë me gjithë njers dhe i thosh qysh e ka zakon më sahat të fundit, se jemi për Korçë dhe pikë! -Nukë bën vaki Sulo Bej, korçartë janë të zot jo të kazasë së tyrej, po tërë vatanit sa herë, se nukë kishte njeri më dynja që të shkonte nëpër mënd, jo të kish bërë këtë zgjidhje që bënë! -Hajredin Bej nukë e njohe Bektash Benë akoma? Po bëj një sy gjumë, se siç m’a heq melaqeja ke rrugë për të bërë dhe u tret me njers nëpër natë, sa që as qëntë nukë u ndjenë, qysh e kanë zanat që e ndezin. Gjumë as që bëhej llaf nukë kish, ndiz e shuaj urat më vatër, kur që pa gëdhirë qëntë u zgjuan dhe kuajtë përposh u sosnë. S’bëhet llaf me Bektash Benë, këtë radhë me çamta e hejbe ngarkuar. -As kafe nuk do pimë, i thashë tek zëbrisja shkallëve. Kur prapa tijë Sulo Beu qeshi si më lak që kish rënë, po ai nukë i zëbriti kalit, gjë që dëftente se po vonohesha unë nashti. Fryma e tyre dhe e kuajve më atë ftomë shëndreu dëftente vërtet se kishim udhë të gjatë. Në Fier mbajtën kuajt tek Sami Beu579që se s’bën i kishte çuar haber më përpara, se dava minuta pritëm, unë nukë u ndjeva po Sulo Beu nukë j’a përtoi. -Edhe këtë kemi mangët Bektash Bej, ke më të tjerë dhe këtej thua se është e mbëshyer dhe me axhalè! -Sulo Bej, ashtu është, po mos merr zjarr, ja shiko Hajredin Benë që nukë e prish terezinë fare, është futur në qyrk! Unë kujtoj se e di ti që andej zot nukë janë francestë apo grekër qysh thuhet, por Esat Pasha dhe ç’do njeriu mund t’ja prishë ai, po dhëndërrit jo! Ndaj sido që të jetë n’a duhetë se s’bën them unë, pa i kam thënë se na kërkon Misto Gërmenjë si e qysh do ujdisë Korçën nashti! Sulo Beu pushoi se atças erdh’ Sami Beu me gjithë njers. Fli më një han e gëdhiu tek tjatri pa hyrë maleve si qëkurë, bora në gju e era të thante, pa në Korçë hymë nga dy e nga tri, se frëngjtë merrin vesh atças se ç’ngjiste. Në han shpumë vetëm Sami Benë me të tijtë, për ne as që bëhej llaf, ndaj mua me gjithë njers më thanë për të vajtur tek një shtëpi mënjanë me avlli ku lidhmë kuajt. Po sa u muk më tha i zoti shtëpisë se do më çonte vetëm mua tek Dhamb Bibli, kështu atje gjeta tim vëllezër në një hajat me llambë ndezur. Vonë erdhi Misto Gërmenjë me një njerinë e tij dhe na llafosi. -Po pse mbëshyeras, ti nashti je zot më vëndë, i thashë po ai tundi kokënë dhe im vëlla më pa me çudi. Si n’a e molloisi ai, ashtu si e kish ndjerë dhe im vëlla, se Esat Pasha kishte fuqi të madhe gjer më 579Sami

bej Vrioni, dhëndrri i Esat pashë Toptanit

260


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Selanik. Francestë i kishin nevojën atij dhe njerësve të tijë dhe Armee de l'Orient duket e kish mëndjen të fletur. Po hataja ishe me grekërit, se sido që nukë shkojin me ta, mezi po prisnin si ujku prenë të vinte dita që me francestë të lëpieshin si aleatë! Të vijin përsi dhe ta mbyllnin këtë punë, të mirrnin kazanë qysh kishin bërë qëkurë. Nukë jemi më anët t’uajë me Nemsen Zotni Bektash, që mbase për ju është ajo që e di ku u dhëmb! Unë kisha kohë që e dija që më Poradec se Nemsja do ndihte çetat greke që të nbajin grekërit anën e tyrej. Si u pa përsi që nukë u bë këjo punë, ndihnin dhe ato të Sali Butkës më anë të Kolonjës. Po grekërit e kishin të hapur synë e ishin këmbë kryq më sofër këtu, pa bërë hesap ata që u pëlqen grekëria më Korçë, se jemi orthodhoksë demek! -Ata kanë grekërinë për atë që the e si nukë kapëtuan dotë më këtë kaza e lanë, po ata janë në më të shumit vënd nga ne më Vjosë e tutje Verisë e zor të humbasin! Përsi kanë ndihur Sali Butkën edhe këtë e di, se ata m’a kanë thënë, po e gjithë këjo se italiantë që u derdhë poshtë dojin të dridheshin Jugës e Jugës për tek ju e ky t’i rrinte si pritë për tërë kazatë tuajë. Pa ky dihetë luftën e kish me grekër, u hodh Bektash Beu, po korçari j’a preu atças: -Edhe unë nga ata e mora vesh, se ç’pika dhe sebepi ky është që u muarmë vesh tok me francestë. Nemsja me gjermëntë entre en accord580se Mbreti Konstandinë si i tyrej që qënkërka, do t’a mbajë Greqinë të paktën asmenjë, pa shqiptartë nukë n’a mërziten nevej! Grekërit që iknë dje e di që nukë n’a ndahen, pa i përzunë këta, francestë po s’dihet si ngjet, një llaf dhe nesër i sheh tok larg o Zot, se ka një gjë që mund t’i lidhë. E ky hall mbi hall është Esat Pasha, që e kanë marrë me gjithë ushtëri francestë e po lëfton për t’a! Ai po nukë i thotë jo florive të grekërve a kush do qoftë e rrezik më të madh nukë mund të vijë më këtë rrëmullë! Pa këtu të shumit mejtojnë se jemi nashti më paqë e jo luftë, pa ca e ca nukë i zë gjumi për grekër, tha Misto Gërmenjë dyll i verdhë, mbaso nga flaka e llambës. -Ja zgjodhtë frëngjtë Zoti Misto, gjeti kohën për shaka Sulo Beu. -Ja që na ranë në pjesë, qeshi me zor korçari. -Hataja u rri mbi kokë e shoh, po Nemsja edhe t’jua bëjmë muhabet nukë do los me zjarrnë, se kanë të tjera mëndje për më vendet që kanë ushtëritë në Shqipëri. Pastaj edhe lufta kush e di si merr, po unë ngul këmbë që të piqen këta njers të Nemses a Gjermënve që 580Frëngj-hynë

në marrveshje

261


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

kanë qënë këtej vërdallë nga ju. -Ju i bëni hesapet si andej nga vini, u llois korçari, me flamur, shkollnë e të tëra! Po ne e dimë sa u munduam e u gëzuam dhe që më në fund i kandismë frëngjtë për këtë gjë, që e ujdismë si lloj republike! -Nuk e zë gjumi grekërinë dhe këtu do jemi që Esat Pasha nukë e harron atë që i bëtë! Bën vaki që jo vetëm do vritet për t’a, po edhe floritë që do i japën grektë, ti çojë më frëngjtë, vetëm që Korçën t’a vërë më pazar a t’a japë atças! Nukë janë Nemse këta Misto Gërmenjë, pa çdo sevda e ka një fund, juve u daltë për hair, tha im vëlla i bërë vrer. Po ne ishim akoma pa gojë që po u fliste kështu, jo më konak të tyrej, po për një gjë që sa ishte bërë njëndizë. -Qysh të pjek armiktë e këtyrej që kemi në sofër Zotni Bektash! Edhe sikurë të prishem nga mëntë, janë a s’janë këtu më këtë luftë, kanë ikurë fare a janë më Athinë, kush e di?! Pastaj qysh këtej sa e nismë këtë punë e mbase e bën Zoti mbarë, e këtej t’jua punojmë, s’vete kjo gjë! Unë nukë luaj nga frëngjtë, këta n’a dha Perëndia dhe n’a i bënë ato që kërkuam! Misto Gërmenjë dukej herë sikur nuk donte t’a prishte atë mundim që kishin ngritur Republiknë e herë dukej sikur po dëftente pa dashurë një gjë që nuk thuhet, e ujdisurë me llafe. -Ahere le të prishem unë nga mëndë, tha Bektash Beu, që duket e kish tjerrë që pa u nisur këtë punë, ndaj mori dhe Sami Benë! Atças këmbeu muhabet dhe llafosi për më Shkodërë ku kish qënë, gjëra që as ne nuk n’a i kish thënë më para. Më të ikur mbetnë dy sahat përjashta që të tri. Ne plasmë, ndiz e fal duhantë, po kur korçari u poq me nevej dhe iku vetëm, im vëlla ishte bërë dyllë, pa njeriu i tij rrinte aty më këmbë. Ne nukë flisnim dotë si e qysh, po Bektash Beu tha se këta i ka marrë lumi më duket! Me këtë që bënë me francestë e që u duken kaqë të mirë, Esat Pasha i lidh atças si me sërbë dhe me grekër. Se i ka marrë këta grekerinë e i ka bërë mullar dhe brënda frëngjve, këta thonë e ujdismë! Po më e keqja është se vetëm pakë njers e lloisin këtë gjë! -Jo se u bind, po këjo është si gjë që e llois unë e jo ai dhe e lamë që të vete për të marrë më Selanik ndonjë vapor e të pjek, nuk e di se kë më Athinë, se s’i dihet. Unë nukë di gjë fare për këtë, më tha. Jo se francestë janë sy e veshë, po hafije ke më ç’do anë, ndaj për këtë që ti e sheh kështu si thua, pa mua më duket si mejtim të marri, ke këtë që ky dhe Perëndia mund t’a dijë, kaqë mundem! Dhe më la këtë njerinë e tijë të besës sa për udhën. Po çava më këtë rrëmullë, duhen pjekur edhe gjermëntë, dhipllomatë a ushtarakë të tyrej që këta janë lloisur a 262


HAJREDIN BEJ CAKRANI

i kanë pjekur më përpara se të bëhej këjo nashti, po më ndezi! Si do që të ngjasë po të prapsen francestë nëpër grekër e të vijë sahati, dy batalione i ka Nemsja që të shpëtojë Korçë e kazatë rrotull! Këtu ku jemi aha, më këto anë s’shkon dotë miza! -Këta o lloisur, o pjekur Bektash Bej, se po n’a quaj’ axhami e po n’a i thua copë-copë haberet, i bërtita unë. Po dhe Sulo Beu u duk që ishte më një mëndje. -E ja i kanë pjekur më përpara, po nashti këta nukë luajnë nga e tyrja dhe harrojnë se ç’mund të ngjasë. Më ç’do rast fiton a jo Nemsja, Korça nukë duhëtë t’i këmbejë francestë me grekër! Ku ishim ahere, hiç gjakund Hajredin Bej! Ndaj si me axhale që është puna u thashë për të vajtur unë më Selanik a më ndonjë kasaba më poshtë e që andej më Athinë. Po të jemi sa më larg a mos përpiqemi me ata të Esat Pashsë të jetë e mundur. Ndaj e kam Sami Benë me vete, po duhetë këtë gjë të mos e marrë vesh ai njëqind vjet! -Qysh dhe me vete dhe nuk do e marr vesh, je në vete ti, j’a këtheu Sulo Beu. -Sa për siguri udhe, do vemi për ndonjë punë tregëtie, ai tebdilhava! Nukë e ka se nashti është luftë aty po do shkojmë vëndeve të tjera i thashë. Pa më Selanik e lë më ndonjë mejhane me gjithë korçarnë. -Pse fute më udhë qorre Bektash Be, ne nga Nemsja vijmë, po t’a kishe në mënd e kishje fjalosur atje me ta dhe kishe marrë xhevap! Qysh qënkërka këtej më sagllam, që ikën e s’vjen më, se muarrebeja është shtruar tej e tej! More kur do heqësh dorë nga këto puntë e mbaruara pa nisurë, u ngrita më këmbë, po im vëlla tha me të qeshur: -Ti Hajredin Bej mos u mundo se vete vetë, më del ky korçari i besës që më dha Misto Gërmenjë, Sami Benë po e po dhe dava një jave më keni këtu! Kjo ishte e ç’ishte, hata e shkuar hatasë, do piqte gjermëntë, duke ikur më fushë të frëngjve e më vënd të grekërve për t’u thënë se si e qysh do bëhet puna e Korçës, mu në mes të Luftës së Mbretërive! Gjithë natën unë tek zjarri dhe në mëngjes i pa gjumë erdhi pashë Sami Beu edhe ai përgjumësh s’po merrte vesh ç’po ngjiste, po e kish kandisur im vëlla dhe i përcolla të katërt. Kur ç’të shoh pas një çike? E kish përzënë dhe Sulo Benë dhe vetëm me korçarnë e doemos Sami Benë kishte marrë udhnë për Selanik a Larisë, ku do ikëte. Ne prit e s’ka, u bëmë derr, kur pas nja një jave vjen vetëm korçari që iku me tim vëlla dhe ky i uruar natën dhe mbëshyeras dhe ne thamë kaq ishte! Ai n’a thotë se Bektash Beu kish shpëtuar e ishte 263


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

mirë, po kish dalë maleve nga ana e Kolonjës mos piqte Sali Butkën a ndonjë çetë të tyrejn. -More u prish nga mëntë ky, thashë, luftë do hapë me të tërë, po ai m’a priti: -S'i e qysh do t’u llafos vetë ai, po mejtoj që duhet të ikni që këtej, se kam frikë se mos merret vesh nga kumanda francese këtu më Korçë këjo punë! Se j’a bjenë sagllam nga Esat Pasha, Armee de l'Orient po e po, grekëria ja ku është dhe trubullohen puntë që pa nisurë, pa nukë ka Zot t’i zgjidhë më dhe mblodhi buzët. E kotë që të prisnim mos vinte Sami Beu për ndonjë haber. Se korçari n’a tha se e kishin lënë më të hyrë më Selanik. Nga ana tjatër dhe ai duke kujtuar se kishim ikur nga ndonjë udhë tjatër, kështu që dhe ai do ikëte. Ikëm, po nga do shkojim nëpër borë, se s’dihej ku do t’a takojim, pa korçari si hoqi mjekërrën një sahat erdhi me nevej. Kështu që pyjeve e pyjeve në borën që s’e çante dotë kali, u sosëm! E gjithë kjo me terezi se s’dihet për kë n’a marrin, ndaj do folur me temena këtyrej, se këta s’të këthejnë as xhevap! Dëgjove Bektash Bej, dëgjova thuaj! Më në fund e gjetmë me ca komitë me guna që i ha shtëpia,581po nevej ishim bërë për vete firarë. Kështu na llafosi se si i kish vajtur ters, s’bëhet llaf duke parë nga unë. Si kishnë gjetur një karvan të vogël me nja katr’ a pesë kafshë, një tregtar duket, kishin ecur mirë, po më ç’do vënd njerst e Esat Pashsë. Ishin llafosur me t’a dhe i kishin thënë se ngjacej istikami i tyrej gjer tutje. Po një dynja me shqipëtarë ishin akoma me taborret tyrke dhe po bëjin luftë për hesap të sajë. Qesha me vete, tha Bektash Beu, se e dija sagllam që shqipëtartë vërtet nukë e dijin akoma që kish dalë vatani më vete. Dhe këto puntë e të Mëdhenjve i dijin si ca lodra që një ditë do mbarojin, pa Dovleti të rronte jet’ e mot dhe ther e grij ermenë për të! Ata e kishin kupëtuar duket dhe e kishin ndarë nga karvani tok me Sami Benë e korçarnë, pastaj e kishin çuarë më shtab të tyrej. -Ti mos u ndje hë për hë, mbase n’a lënë i tha im vëlla Sami Beut, po ai e ndjeu që ish më sinuar të tijë dhe kërceu përpjetë. -Këta s’i vë në hesap unë, ti thua mos u ndje! Këtë radhë Bektash Beu ishte e thënë se do merrte më qafë dhe korçarnë duket. Ndaj u tha udhës se do iknin për ca punë tregëtije më Selanik dhe se korçari dinte gjuhnë e grekërve, po një oficer frances që ish me ta, nuk e hëngri këtë. 581Shprehje

popullore për ata njerëz të sakrificave që e kanë më të lehtë jetesën e kushtëzuar mes vështirësive, larg vatrave familiare

264


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Më të nesërmen i çuan më ca saraje që ishte thanë, Shtabi i Madh fare afër Selanikut dhe kur të shohnë mes ushtarakëve francesë, hartave, ushtarëve, dyfeqeve e të tërë, vetë Esat Pashnë! -Nashti n’a mori lumi, tha korçari dhe u pre, po im vëlla i di lodra këto! Sami Beu u poq me të dhe i tha se ishim vërtet për Selanik, po Esat Pasha nukë gabonte në këto gjëra që vetë i kish bërë ujë. -Bektash Be edhe këtu s’mu ndave, se ku gjëndeç ti vetëm luftë ka! -Ju jini më luftë, unë këtë herë jam më paqë e po vete më Selanik për ndonjë punë tregëtie, ja këtheu im vëlla, po Toptanasit nuk j’a hidhje dotë. -Hoqe dorë t’jua jepje vajt’ e ullirit italianëve a Nemses e do e shesësh kaqë larg, se s’kanë këta? Nukë ma hedh dotë mua Bektash Bej! Ç’po kurdis kondra frencesve, këtë e tha ashtu si më gjuhë frënge, sa një ushtarak frances aty u ngrit më këmbë atças. Bektash Beu j’a dha një të qeshure, sa të tërë e morën për të prishur nga mëntë dhe tha në fund: Më mirë pyet Sami Benë! Po Esat Pasha e kupëtoi njëqind vjet a kishin haber, se hafijet s’mbeten kurrë pa punë! Pas nja dy a tri sahat i dorëzoi me shejtanllëk, si për siguri demek, tek ca si xhandarë vëndas grekë që i mbajin frëngjtë për sejmenë dhe im vëlla ca llafe nëpër të dëgjoi. Po i kish marrë vesh korçari të tëra! Sami Beu s’do mënd ndënji dhe çuan vetëm Bektash Benë me korçarnë, këta të dy e ata dymbëdhjetë me maqinë në Selanik. Atje të mbarojin punë dhe s’do mënd u rrijin aty-aty se ç’do bëjin. Si nuk u iknë dotë këta u thanë se do vemi dhe më Larisë, po ata ahere edhe grekërit ranë në erë dhe i çuan tek maqina atje tej. Nashti po i çojin t’i vrisnin a kush e di, po e mornë vesh kur u sosnë aty ku u nisën, te Shtabi i Esat Pashsë! Kështu që ymri i tyrej po tundej në fill të perit, po për një gjë ishte i sigurtë im vëlla: -Se korçari vdiste në vënd dhe nuk dëftente si e qysh! Pa vajtur sipër këtë herë Esat Pasha doli që tek shkallët, se kish shumë punë duket dhe i tha: -Bektash Bej, po t’u them këtyre poshtë se kush je e si i ke lëftuar më Tepelenë e Skrapar, se mbush sahatnë! Po t’u them këtyre lart që vjen andej nga është Nemsja, s’do të gjëndet nishani, po unë të flas si shqipëtari-shqipëtarit: -Me gjithë mënd e ke ti se për Korçën vendosin korçartë, sado t’i duaç ti ata! E shkruajnë të tjerë atë punë, po më vjen keq që dëften se je kaq tekayt dhe në gjithë këtë rrëmullë në vënd t’a zëç, se s’të vjen gjithënjë, po

265


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

të ikën zogu nga dora! 582 -Esat Pashë, që nga shkallët e ke parë vatanë gjithënjë, apo ke qënë dhe brënda tijë ndonjë herë! -Po e bën hak nga grekëria këtë radhë një plumb, pa unë t’a jepja kurë të doja më Durrës e më Vlorë, ku të ish! -Rrofsh që më fole si shqipëtarishqipëtarit Pasha, si the dè, me plumb, i kish thënë im vëlla dhe kish ikur me korçarnë e pa gojë pa e pyetur për Sami Benë që la aty, kur xhandarët u ngjitnë për të marrë xhevapnë. Po duketë u kish thënë që lereni t’a gjejë nga ndonjë tjetër, pa i dolëm borxhit, kështu që nukë u futa nga Korça, po ika maleve e maleve këtej mos piqja Sali Butkën më anë të Kolonjës, tha im vëlla. Ne n’a kish ikur goja kur e dëgjonim, po im vëlla i thosh këtij të zotit të shtëpisë: -Hidhi një krah dru zjarrit o Bej dhe nukë të vinte për kiamet për të qeshur që i zoti i shtëpise e kish andrin që më krye e deri në fund të këmbës së pantallonit. Por duket im vëlla e mori vesh dhe të n’a binte një çikë në isllà tha se s’të këthejnë xhevap këta po s’u the Bej! -Ju nukë do vini më Korçë, do vete unë vetëm me këtë dhe i hodhi dorën më sup korçarit, që të drejtën më prapa nuk e kemi parë më. Ikëm javash me kuaj të nesërmen dhe e pritmë sa del nga Korça, prapë dy e tri vetë. N’a kish rënë një çehre që vetëm ne e dijim, e im vëlla n’a tha se atë që ngjau e kish fjalosur me Misto Gërmenjnë, po dhe ai ishte çuditurë. Po im vëlla i kishte thënë se Esat Pasha lloiset për të liga për ç’do njeri që sheh, se i duket se e ka kondra. Ajo që u bë u muarr vesh më prapa e s’u mbësheh dotë, pa për Bektash Benë erdhi rrezik i ri. Po pa bërë hesap njerinë e besës së tijë, njëqind vjet Misto Gërmenjë këtë gjë e mori me vete! Po ka 582Shfaqen

për herë të tretë ngjarje të B.Cakranit në marrdhëniet me Greqinë, këtë radhë për Korçën. Por ndryshe, ngjarja e këtushme shfaqet e një lloji krejt tjetër dhe padyshim mes shumë të tillash me këtë temë, kjo shfaqet më kompleksja. Duke e rikujtuar edhe në gjyqin e zhvilluar ndaj tij më 1945 prokurori ushtarak nuk harron ta akuzojë B.Cakranin për këtë gjë, pra marrjen e të hollave nga Greqia. Por i akuzuari nuk është se paraqiti ndonjë situatë, qoftë duke e tjetërsuar ose shtrëmbëruar për të justifikuar akuzën, siç edhe ndodh. Duke qënë vetë jurist Cakrani përgjigjet me terma totalisht përjashtuese: “Pretendimet e Zotni Prokurorit për marrjen e të hollavet nga shteti tradicional armik të Shqipërisë, Greqia, jan krejt të pathemelta. Prokurori pretendon pa baza dhe pa asnjë argument e dokument, sepse nè shtetet lakmonjëse të Shqipërisë i kemi urrejtur dhe i kemi luftuar kurdoherë dhe cilido nga fqinjët t’anë, qoftë politikisht, qoftë me armë dhe u’a kemi lënë në testament t’onë trashëgimtarëvet patriot që të lëftojnë armiqt t’onë..për të mbrojtur Atdheun..”(Arkivi MPB. Dosja B.Cakrani, 1945)

266


HAJREDIN BEJ CAKRANI

njeri më atdhetarë, janë korçarë e s’kanë pse t’u thotë njeri, se o i dinë ata punët e vatanit, o s’i di njeri! Po Misto Gërmenjë583mbeti më Selanik dhe këto punë po trazoheshin aqë shumë, sa që duhej tri kokë e gjashtë mëndje! Dimëri s’kish dalë dhe nevej s’e kishim mbëledhur veten nga ajo ftomë e plevit që pamë, kur këtë radhë Sabri Beu vjen dhe më thotë afër drekës. Tha se Bektash Benë e kërkuan më komandë të madhe të Nemses dhe me të iku dhe Sulo Beu, po kush, si, qysh, pse, hiç! Po Sulo Beu ç’donte me të, kurë nukë e kishin thirrur, asnjë nga këto?! -Kot që m’i the dhe këto gjysma-gjysma Sabri Bej, se nukë ka Zot që të marrë me mënd ç’mund të bëjë ai njeri atje! Po ti qysh mejton? -Me ty jam Hajredin Bej që ato që bën i di vetëm ai, po ja që nuk e këmbejmë dotë, qysh thua ti?! Nashti s’kish më gjumë vërtet! Sabri Beu fleti nga unë dhe më të nesërmen si s’u duk njeri, nga dreka iku dhe ai. Po unë ku të nisesha që t’i gjeja? Kështu të nesërmen mora njerst dhe u bëra gati për udhë. U këtheva për siguri nga shtëpija e tijë, po dhe atje nukë kishin marrë xhevap për të. Nxitova rrugës, deri më Durrës të ikja po të mundja, po dhe atje ku t’a gjeje, se ai nuk rrinte më një vënd! Nuk kisha dalë akoma nga udha për Lushnje, kur Sulo Beu vetëm me njerst e tijë u duk që tutje bërë një një grusht në atë ftomë. Kur erdhi te këmbët e mija i zëbriti kalit dhe më mori mënjanë. Isha bërë meit se e kishin vrarë, a kush e di, po Sulo Beu tha: -Më më keq akoma! -Më keq s’ka ku të vejë, i thashë, ku është, më llafos?! Me javash Sulo Beu më fjalosi për ato që kishin ngjarë dhe që e kishin marrë atças sa u sosnë në pyetje Bektash Benë për atë që u bë më Selanik. Duket se ata atje o kishin qënë ndonjë çap më tutje, o kush e di nga contre espionnage584dhe i kishin marrë vesh të gjitha fill e për pe! Bektash Beu nga an’ e tijë ngulte këmbë si mushka që sebepi ishte Nemsja që kishte ndihur grektë sefte që të bëheshinë me të. Sido që vetë Nemsja nukë ishte urdhëruar për të kapëtuarë me ushtëri më 583Është

me të vërtetë i jashtzakonshëm qëndrimi i Themistokli Gërmenjit para skuadrës franceze të pushkatimit në Selanik. Në vënd të dëshirës së fundit ai kërkoi tre të tilla: 1- Të mos ekzekutohem nga pas, por përballë me duar të lira, 2- Të mos mi lidhni sytë, 3- Urdhërin për zjarr do ta jap vetë! 584Kundërzbulimi (frëngj)

267


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

zonë të Korçës e vërdallë e që nashti ishin francestë. -E dini sa peshon ajo kaza, u thosh sahat e minutë im vëlla atyre. -Në Jugë nuk të lëmë dotë se trazoke dynjanë! Se ku do rri Nemsja më Shqipëri e dinë në Vjenë, po këto gjëra për Korçën e ç’kishe duhet të n’a i thoshe nevej, jo t’a marrin vesh francestë e të n’a bëjnë ne me faj! Pa korçartë janë marrë vesh vetë me ta! Në pikun e luftës këto gjëra janë rreptësisht të ndaluara dhe gjyqi i luftës të pushkaton në vënd! Ndaj se s’bën do të largojmë ca kohë si syrgjyn! -Mirë mua, po Korçën e Jugën mejtoni t’i lini më dorë të grekërve si qëkurë, vazhdonte më të tijën im vëlla. Dhe të themi të vërtetën llafi i doli! Sot e nisën me maqinë për Shkodër, pa unë erdha poshtë si më sheh vetëm. Ç’të bëja?! Edhe këjo n’a duhej nashti më këtë kohë të ligë Bektash Bej, thashë me vete. Kështu që pas ca ditësh u nismë për Shkodërë t’a shihnim. Po s’bëri shumë kohë dhe e lanë të vinte, s’do mënd me njëmijë porosi, po mund të dëgjojë porosi kur bëhet llaf për vatanë im vëlla?!

Nemsja dhe ne humbim luftën

Më të hyrë të 918 mora vesh nga im vëlla për plakun, që kishim dëgjuarë për herë të fundit për të, që kur lëftojim me armiktë më Ballsh e Cakran nga Brahim Effendiu. Kish bërë gjezdisje e vazhdonte Evropit me dhipllomatë për vatanë, që po i vijin vërdallë nashti, t’a ndajin prapë. Po këtë radhë si i dërguar nga atdhetarët e Amerikës, që kishin bërë një parti të tyrejn dhe që s’ishin pakë. Si çudi a s’kish njeri tjatër, se ata ishin që e kishin qesëndisur tërvit, po mund të ishin të tjerë njers më “Vatrë” nashti. Kish dhënë intervieës dans les journaux 585 dhe thosh si në ditët, pasi e bëmë më vete vatanë, se pa u vënë në vënd haknë e Shqipërisë dhe të ujdiseshin gabimet e bëra me sinuarët. Pa Kosovnë lart më Veri e Çamërinë poshtë Jugës, të bëheshin një me vatanë, Ballkani nuk ka qetësi asnjë herë! Tek llafoseshim me vëllezëri tok se qysh do i vejë halli këtij vatani, dilte hesapi gjithënjë se s’kishte kush i del zot e i fjalosnim këto habere. Sabri Beu që flet rrallë e ujdisi dhe këtë herë lloinë që e brente për këtë gjë. -Po nashti më erdhi mirë, sa më vanë lotë, që plaku nukë pushoi së përpjekuri për vatanë, se u plakmë ne, po ai që me gjithë djem mbeti Evropit?! E pamë më sy se kishte dhe të

585Intervista

në gazeta (frëngj)

268


HAJREDIN BEJ CAKRANI

vërteta më të plotë, po asnjë nga ne nuk j’u vu kondra, si dhe asnjë nuk j’a ngjaci llafnë. Amerika ish futur më Luftën e Madhe të Mbretërive kondra Nemses, se gjermëntë i mbysin vaportë deteve. Fuqitë e Boshtit, që i quajn’ gjermëntë e Nemsen me të tjerë, u duk që do humbisnin dhe halli ynë s’kish të pushuar nga hatatë! Të tjertë, si do që Esat Pasha duke ndihur e lëftuar tok me sërbtë n’a vuri më krah të Entente Bloc, që mund të dil fitonjës, po hataja vin’ më pas. Se gjith’ atë farë paraje që i kish marrë sërbëve ai, jo Shqipërinë do jepte, po ç’të jetë! Të Mëdhenjtë nukë ishin si përpara lufte dhe mund të fitojin ata që nevej të vërtetën, n’a i kishin nxirë! Gjenerali i Nemses që përgjigjej për vijnë anës Vjosës gjer më Tepelenë, j’a behu një darke me gjithë nja dy të tijtë më saraje të Bektash Beut. Se sido që nukë ishte herë e parë, ata të thoshin kohë përpara, tërë temená. Unë ishja aty atë darke, po me Sulo e Sabri Benë pa u mbushurë sahati u çuan haber dhe ata ishin aty. Me Bektash Benë u muartën vesh se andej Evropit gjermëntë nuk i kishin mirë puntë, pa këta vetë ishin mbërthyer fytazi me italiantë andej Verisë. Sa bën çudi njeriu i shkretë kur mejton se njëndizë ishin tok e n’a ndihën s’a s’bëhet nevej! -Po të mbarojë këjo luftë keq, se nukë kishin llafe ata më gjuhë të tyrej humbmë, pa ç’do gjë e ujdisnin me të, ju qysh do j’a bëni kont? Jeni më dorë të frëngjve e këtyre italianëve, që qysh n’a vijin nevej prapa, dihet që u venë atyrej nashti. Pa ne për këtej lumit nukë u pleksëm me t’a e patë vetë! Mirë a keq bëmë ato që bëmë këtu.586Inglisve nuk ju’a këndojmë dotë mëndjen ne, juvej jo e jo! Sërbë e grekër që u janë qepur prapa këtyre e dini përse, ka të ngjarë të jenë më të fituartë dhe kush do t’i ndalë mejton nashti kont? Bektash Beu u bë dhè fare, pa ne të tjerët kishim ngrirë, se ai nukë n’a i tha këto llafetë e fundit. -Si qëmoti kë mund të keni hazër për këtë vënd Evropit, po të jetë me këmbë për tokë, se me sërbë e grekër e dimë sagllam se ç’ngjet! Mua m’u tha goja se e ndjeva që n’a 586Me

sa duket bëhet fjalë për natyrën e rreptë ushtarake perandorake, sidomos në kohë lufte ku dënimet janë ekstreme, gjë që e bën ministrinë e jashtme A-H të kundërshtojë Komandën e tyre në Shqipëri: “Një shfaqje kaq e “lavdishme” e qeverisë sonë ushtarake, ka qënë edhe ekzekutimi i katër oficerëve shqiptarë nga Fieri, sepse në lidhje me trajtimin e vullnetarëve shqiptarë, kanë rënë në konflikt me disa nga oficerët tanë”(HHStA,PA, A, në AIH, vj.26-17-1793, Telegram i August von Kral nga Shkodra, 17.09.1916)

269


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

kishte rënë një vetëtimë mbi kokë e n’a kishte lënë çyryk, kur nuk gjen dotë llafnë, jo që të gjesh zgjidhje! -Asnjë, i tha im vëlla dhe ata si n’a panë më zi të tërëve, u fut ai që ishte më i dobët më krah të gjeneralit e që i dha llafnë ky vetë. -Ne e dimë që ju me Qeverinë e Vlorës qëkurë nukë kini shkuar dhe Vjena j’a dha xhevapnë. Po nga këta dy njers me fuqi ahere, Esat Pasha është me sërbtë dit’ e vjetë, kështu që duket nukë kini zgjidhje tjatrë veç Ismail Beut, që nuk është më këtë vakt më këto aleanca qysh është Pashai. Si do që ky i fundit ka fuqi! Duhet të kini dhe një çikë fat, se nevej mund të mos jemi aty gjithënjë, po atë një çikë duhet t’a zini për flokësh kont, se gjërat për keq po marrnë! Ai nuk dinte si t’a thosh dhe la më tavolinë një copë të vogël kartë që duhej të ish për Smail Beun. Ne ishim bërë të tërë meit, po rroftë Bektash Beu që u tha se më ç’do kohë për ne, po kish Zot ishte ai një dhe Nemsja, dy! Ata u ngritnë më këmbë ashtu të ngrirë duke bërë temená, si zëbritnë poshtë ku te kuajt prisnin hazër dy të tjerë, iknë kaluar nëpër natë. Nuk n’a dilte llaf për bè dhe Bektash Beu e prishi qetësinë sus. -Ai që la kartën ishte nga gjenerali i madh që kumandon ushtërinë e Nemses më Shqipëri,587po nuk j’ua thoshja dot atças. Nënë e babë t’i kishim, nuk do bëjin kështu për ne edhe kurë, nashti që vetë janë më xhanë! Asnjë nukë e niste dotë muhabetnë për Smail Benë se të kujtoheshin vlonjatë, ndaj kurë s’e prisnim hyri më muhabet Sabri Beu. -Këjo lufta n’a dha dhe sy, tok me hatara të pa dëgjura që ngjanë, se llafet që bëmë me Ismail Benë si do për vatanë, ishin si të ziren dy çiliminj për lodra! Se me këto që po ngjasën e me këtë Esat Pashë, nuk kanë an’ e udhë hallet! -Sabri Bej, nuk e harrojnë t’anë e vrarë çilimiqtë e fëmijënë e djegurë nënë e babë e tyrej nga kusartë! Po e harrove ti, po, pa mall e gjë u vu javash-javash. Si do i bëjmë rixha plakut, kur s’e dimë ç’fuqi ka, qysh do e bëjë ai këtë punë? Dhe kur vetë Nemsja me gjithë atë farë mileti brënda Perandorisë që nukë janë të sajë të tërë, nukë e di do jetë më, pa më të fituarë, jo e jo! E shihni ku jemi më mes të një vëndi të ç’kretuarë që nukë dimë nga të vemi, jo të gjejmë një pikë ujë, qysh thoni ju! U futa unë më muhabet, duke i thënë se më këtë sahat është një lloj si ahere që 587 Mund

të bëhet fjalë për përfaqësues të shërbimit sekret ushtarak austrohungarez, të cilët janë në korrent të vazhdueshëm nga Vjena të ngjarjeve, por edhe të personazheve të preferuar historikë që mund ti vlejnë më pas Shqipërisë.

270


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Nemsja zgjodhi Smail Benë, ndaj nukë ka zgjidhje! Sa për Esat Pashnë, nashti që është bërë një me sërbtë e mori perrupia vëndë! Deri pas mesnate i molloisëm këto, se unë ishte turp të veja e t’a piqja, si do që e poqa më Vlorë në motmotin e pamvarësisë. Ndaj u fjalosa me t’im vëlla Bektashin, të vejë me një herë më Vjenë ku ish plaku,588të fjalosej një herë me të. Qysh ishin e qysh do vejin hallet e këtij vatani, që s’u mbaruan ndonjëherë, se ne këtu, si do që i marrim vesh, mbetmë nëpër luftëra! -Nuk kanë shkuar as pesë mote Hajredin Bej nga hatarat që ngjanë, po i ke harruar më thuaj! Po nashti që nuk është më si j’a kish ënda më krye, se vatani e thirri nga halli, pa nukë e vunë si plak atje ku ai e shoi! -Sa ka rruar nuk do rrojë plaku, se u plakmë ne i thashë t’im vëllai, po festen j’a heq që nukë pushon e përpiqet për vatanë. Kështu që punët, si do që të jenë, ti do jesh si përpara një plaku vërtet! -Mos harro që Evropi është më zjarr e nuk dëgjojnë dotë këmbanat e tyrej, jo të vënë re zilet e dynjasë, po unë j’u qepa për këtë gjë. Bektashi më pa në sy, që i këndohej ashiqare se nukë e lë rehat unë si më i madh me këshilla, pa ai u dilte punëve n’danë vetë qëkurë. Nuk e bëri të gjatë e shkoi në Vjenë, poqi Et’hem Benë të birin, që kish pa e parë që kur ishin tok në Vlorë, më 912 për pamvarësinë dhe i bëri rixha589t’i thotë Ismail Beut se të ka ardhur një mik e të fton për darke. Et’hem Beu, domosdo j’a tha që ka ardhur Bektash 588Në

këtë kohë jemi në mbarimin e Luftës së Parë Botërore dhe I.Qemali tashmë kthehet në Vjenë, pasi qysh në fillimin e luftës kontradiktat me Vjenën ishin tejet të tendosura nga pozita flirtuese e tij me Italinë: “Është e nevojshme që të binden shqiptarët se me anën e një princi gjerman, Austria shikonte të bënte për vete shqiptarët me qëllim..të përvetësojë Shqipërinë. Përkundrazi qeveria italiane kërkon t’ju japë shqipëtarëve një udhëheqje më të lartë, të vërë në zbatim në vend një administratë të rregullt, të krijojë siguri dhe rregull.. Në këto mënyra është Italia ajo që mbron vazhdimisht pavarsinë e Shqipërisë.. Për të ruajtur pavarësinë dhe për të siguruar ekzistencën e Shqipërisë, duhet që shqiptarët të shkojnë së bashku me Italinë..” shkruante I.Qemali (HHStA,PA, A, në AIH, vj.24-32-3218, Telegram i konsullit Halla për Berchtold, Shkodër, 11.11.1914) Ndërsa në një letër e konsullit austriak në Romë, ministria e jashtme perandorake njoftonte: “Ismail Qemalit iu bë e ditur që ai të mos zhvillojë këtu asnjë aktivitet politik dhe se është krejtësisht e padëshirueshme që ai të qëndrojë më gjatë këtu” (HHStA,PA, A, në AIH, vj.25-1-115, Berchtold për Merey Romë, 02.01.1915) 589Këtu - Bëhet fjalë për hir të bashkpunimit të ngushtë në ditët para pavarësisë, pasi Et’hem bej Vlora ishte ushtarak më pas në ushtrinë e Princ Vidit, ku merrnin pjesë dhe autori me të vëllanë Bektash Cakranin, por nuk ruajtën ndonjë miqësi për arsyet që dihen.

271


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Beu më Vjenë dhe plaku, që kish kohë pa e parë, kish vënë buzën më gas dhe tha: -Mirë, ja që vatanit i duhet mëndja dhe ndihma e të gjithëve! Ishin ç’mallurë dhe kishin qarë hallet e këtij vatani, që s’u mbaruan kurrë dhe im vëlla Bektashi i kishte thënë: -Nashti që jemi tok e që vetëm ai vatan e hallet e tij n’a rëndojnë, duhet t’a dish që për të mund të t’a kemi bërë ndonjëherë edhe borxh! Se vetë më ke thënë, që unë jam vërsnik me djemtë e t’u dhe zotrote Smail Bej, nashti e kemi mëndjen të ftohtë dhe llafosemi hapur, të më zërë sytë kjo bukë!590 Se me ato që shohim e dëgjojmë sot, vetëm një Zot i madh atje lart, n’a marrtë hakën! Qysh thua, ç’qe ajo hata sikur kish zëbriturë shejtani dhe u kish hyrë në kokë të tërëve që e vidhisëm! S’them dotë të shkuara e të harruara, se e nismë gabim dhe ndaj vajti për lumë ajo punë. -E di që çdo gjë e ke bërë pa të keq dhe për vatanë, po ato kohë ishin fërtuna dhe të gjithë kemi bërë gabime.591 Se e sheh vetë që të Mëdhenjtë n’a përçanë, se duajn t’a humbnim dhe atë copë vatanë! Po nashti janë kohë të tjera dhe hallet më të koklavitura sa s’bëhet, ndaj n’a duhet të bëhemi tok përsi, se punët e vatanit, ti e di nuk mbarojnë kurrë, i tha Ismail Beu. Atë natë me t’im vëlla Bektashin e të bijtë, kuvënduan për kohëtë e trazuara që kanë ardhur. Edhe hatanë e madhe që e prit’vatanë me këtë Esat Pashë, që e jep bahdjava ditën me diell. Këta të Mëdhenjtë që dukej se do fitojin e me që ai u shërben qëkurë, e ndjenë duket se ai nuk dihet se ç’ka në mënd të bëjë. I thanë më vonë, të mos qaset as afër sinuarëve, jo të vijë më në Shqipëri dhe t’a bëjë atë si e di ai vetë. -Duhet të flasim me ç’do kusht e unë kam marrë mandatnë e atdhetarëve të Amerikës me inglistë dhe kur e pa që im vëlla përdrodhi buztë, vazhdoi. E di, e di që nuk i sheh dot me sy që nga sinuartë, po këta janë, s’ka të tjerë nashti që do fitojnë do e kemi 590Në

fakt darkën në Vjenë e ka shtruar Bektash Cakrani, ku me sa duket për të “testuar” plakun për të vërtetën e ngjarjeve të ndodhura në vitin 1913, por dhe për situatën ku ndodheshin. Ngjarja ka ndodhur afër fundit të Luftës së Parë Botërore, ku siç thuhet shërbimet austriake i bënë të ditur Bektash Cakranit se Ismail Qemali ndodhej në Vjenë, natyrisht i papërfillur nga fuqitë e mëdha, që me humbje e fitore po krijonin ekuilibra të rinj. 591Toni i zbutur duke futur dhe veten i B.Cakranit, por dhe pranimi i pjesshëm i I.Qemalit, bëjnë pjesë në tiparet e shqiptarëve, ndoshta si ballkanas.“Në furtunat e kaluara të gjithë kemi bërë gabime, se të mëdhenjtë me zilitë e ligësitë e tyre na ndanë e përçanë për të humbur vatanin, po tani duhet të bëhemi tok ta shpëtojmë nga rreziqet e reja..”(Ismail Vlora, intervistë e dhënë në vitin 1990). Për tiparet e shqiptarëve shih nr. 481.

272


HAJREDIN BEJ CAKRANI

kusur e vështirë dyfish! Se me Nemsen ishte ndryshe dhe ata e thoshin llafnë dhe e mbajin. Nashti kanë futur hundët të gjithë dhe hataja jonë më e madhe është se ata që duajn të n’a bëjnë varrnë, do jenë të tërë nga ana e të fituarëve. Këjo më keq se më luftën e Mbretërive të Ballkanit, me Tyrqinë! Me të mbaruarë lufta, ata doemos do bëjnë paqe, që do të thotë se do ujdisim këtë e atë sinuar e t’i japëm këtë e atë vënd atij e këtij që lëftoi me nevej! Do bëhet aqë keq Bektash Bej, ndaj duhet t’i vëmë shpatullat kësaj pune. Se po humbmë këtë radhë, jo ai flamur që u përpoqmë aqë shumë ne tok me të tjertë do mbetet vetëm si kujtim, po dhe vatanë t’a qajmë, me ç’po duket se do ngjasë! Plaku i kishte thënë, si ato që të shohnë fatin e fallnë në pëllëmbë të dorës, pa dhe kur vdiq, t’im vëllai i erdh’ keq. Sa thosh dhe inatnë e kish me Qazim Benë,592që ja helmuanë atças e s’kish sy të shih! Se do bëjë kokën e mustaqet më brillantinë e s’kishte nge të shih t’anë, sikur e kishin pajtuar segretar të tij e jo sikur ish i biri! Lufta e Madhe e Mbretërive kishte mbërthyerë kaqë vjet Evropit e atyre fushave francestë me gjermëntë nëpër ca istikame. Vitra të tërë aty u qelbnë e s’luajin dotë, se të vrit’ tjatri matanë që mezi prit, gjer sa aty vdisnin. Nemsja po kacafytej me italiantë më sinuar të tyrej, Sërbia e me radhë dhe rustë, që gjithënjë kanë qënë prapa tyrej. Kështu që s’mirrej vesh kush do fitonte! Si do që istikamet do ishin aty kush e di sa vitra, po të mos ngjasnin ca gjëra, që kur i ndjemë ne këtu, më dynja bënë që të pritet këjo hata e tyrej. Pa dhe ne po vështrojim, se po n’a luante toka nën këmbë, lere pastaj të shikojim dhe ëndërra me sy hapët. E fundit hyri Amerika më luftë, se vaportë e sajë të mëdhenj, ja mbytnë me gjithë njers, ca gjemi allasoj që bridhin nënë ujë e që i quajën sous-marin 593 a nëndet. Ata zëbritnë Evropit me gjithë atë farë ushtërije, vaporë e topa, këtë radhë më anë të inglizit. Nemsja me gjermëntë e të tjerë e panë pisk, se po ishte e thënë që ata ishin më të zotë të fitojin, këto plane j’a prishi Amerika! Si do që rustë hoqnë dorë dhe ngjau një gjë e padëgjuar, mu në mes të luftëse gjetnë të bëjnë luftë me njëri-jatrin!

592Qazim

bej Vlora, djali i Ismail Qemalit, njëkohësisht dhe sekretar i tij, që sipas Baktash Cakranit, nuk u kujdes në momentin e duhur për të. 593Nëndetëse (frëngj)

273


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Mirë a keq, rustë i kam parë si sërbtë, në mos më të ligj! Se nukë rrijin rehat nëpër ata pyjet që ngrinë borë tërë senenë e del dielli njëzet ditë. Mbreti a sulltani tyrej që i thoshën car e me gjithë t’anë që kish bërë ç’i deshi qejfi më ato vite të Lidhjes me Ballkanë që nuk u ujdis më, e kishin hequr nga froni. I kishin thënë se nukë vritemi më këtë luftë, se nuk është e jona! Këtë e bëri Yljanofi,594një burrë që bëri me vete ca marinarë e nëpër ftomë i hynë atyre ngricave tej e tej! Kush nuk bëhej me ta, të vritej në vënd, se s’mbaroheshin rustë e atyre pyjeve, u thosh ai. Kaqë herë e kam pjekur e kaqë herë jemi shtruar me të ndjerin Dervish Benë me gjithë t’im vëlla më konak t’im e të Bektash Beut. Se e kishim mik të vjetër qëkurë, më Manastir të Dytë, po dhe kur ish më Stamboll e drejton gazetnë “Arnautlluk.”595Pa më prapa në Svicrë, gazetnë “Albania”. Im vëlla Bektashi, sa herë e ngacmon, Brahim Bej, duket me qesëndi,596dhe i thosh: -Në sa vënde vete miq të rinj zër, po ne s’na harron, si s’e ndave një herë mëndjen e të rrije rehat, se mirë ne që s’rrimë dotë pa vatanë e pa hallet e tij! -Ashtu e kam edhe unë, j’a këthente ai, se sa bënit ju ndonjë kryengritje, më dukej se më fliste sahati i tij dhe do ti, atças mua më vij’ gjumë! Dhe vërtet, më kryengritje të Toskerisë ishe ai që ngjiti në mal atyre skërkave të dhive dhe djemtë që mësojin në Selanik. Po im vëlla Bektashi nuk e lij’ rehat dhe ai e shtynte më tej muhabetnë. -Miq vërtet kam pasurë, se në Svicrë kam njohur Yljanofnë dhe kaqë herë hajim bukë tok, po dhe piqeshim pas diteve kur e linim sahatnë. Yljanofi, më i squat nukë bëhej dotë dhe dinte pesë a gjashtë gjuhë, po me mua shkoqej më gjuhë frënge. Pa mua m’u mbush mëndja top që ishte me gjermëntë. Po me sa kupëtoja unë ai i mirr gjithë atë farë paraje e të tëra, nga ca lordë të tyrej,597si punë bej të mëdhenj që kishin parà pa hesap, si do që ai kujdesohej të mos flit’ hapur. Unë të drejtën, si një drejtonjës i një gazete të vogël nukë bëja dot gjë e t’a rrezikoj, po ai që e kish kënduar hollë-hollë nga librat që nga lufta e frëngjvë me gjermëntë kurë këta bënë mbretërinë e tyrej, më thosh: Këjo puna e Mbretërive s’e ka të gjatë dhe se gjithë këjo farë 594Vladimir

Iliç Uljanov-Lenini, udhëheqësi Bolshevik që rrezoi Carin - shqiptari (turq). Gazetë në Stamboll që e drejtonte Dervish Hima. 596Autori ka të ngjarë nuk e ka ditur kurrë që emri i vërtëtë i Dervish Himës është Ibrahim Naxhi, ndërsa i vëllai, po 597Bëhet fjalë për dinastinë e madhe Rothschild e cila e pajisi me literaturë dhe anë financiare V.I.Leninin që të bënte Revolucionin Bolshevik në Rusi. 595Arnautlluk

274


HAJREDIN BEJ CAKRANI

punëtorie që janë mizë lisi, duajn’ të jenë vetë zot! -Po mirë zoti Yljanof më kohë të luftës me frëngjtë, gjermëntë ishin aty më këmbë kur e muarr Parisin ca firarë.598 E që i vunë të gjithë, me burra gra e çiliminj e u vranë të tërë me ushtërinë e shtetit më Versajë, a me njëri-jatrin! Po është si thua zotrote, se këjo punë bëhet tek të gjithë, pse gjermëntë që i kishin ditur e shkrojtur më përpara këto gjëra,599nuk e bënë provë te vetja? -Nukë bindet mileti gjermën, pa i ka dhe më vijë të gjitha, kështu më mirë bind një që s’i bie bukë në bark, se dhe frëngjtë me njers që rrijin rrugës e filluan, përsizaj dallga i muarr të tërë! -Po s’i do binden, llafi bie, këta të udhës t’onë që i bjenë pjanos e hidhenë si të harbuar gjithë nata? Po ata miljonë?! Ata janë më kollaj, se mjaft t’u thuaç, j’a buka ku është t’ja marrim këtij që e hedh poshtë a ushqen qëntë dhe ti e di, që më të shumit e mbytnë pakicën! Dhe iku e i bëri rustë, që të vërtetën ishin hazër, të ngrijin krye e t’i bijin njëri-jatrit, pa mori dhe moskovë600e bëri zap miljonë! -Po mirë Brahim Bej, se i kemi kënduar nëpër gazeta e journale, që vërtet i nxorri rustë nga Lufta e Madhe e Mbretërive, po pastaj u hyri dorë,601duke qëruar milionë që nukë binden! Apo kish plot nga ata andej ai, e qesëndiste im vëlla Bektashi, Dervish Benë dhe qeshte duke e ngritur dollinë për mikun, po ai i lloisur thosh: -Janë shumë vërtet! Po dukej që i kish mbeturë në mëndje Yljanofi e ne që e llafosnim, ishim a s’ishim sa një mëhallë e kasabasë së tyrej! Edhe graria që hysmetojin, pyesnin dhe u habitnë me këto muhabete. Kaqë kohë e u mbet’ në mënd, se qysh i vrit moskovi ata sikur s’ishin të tijtë e sikur ishin kunupe kënete. Nga barku i dytë djemtë i kam të mbarë, pa dhe të shkolluar e të kënduar,602po me atë më të voglin, Hajdarnë që është vërtet akëzi bina603ahere sido i vogël, n’a kish gjet belaja! Si i vogël i fërkojim kokën, ndaj ai i trazon të tërë me 598Këtu

- rebelë, komunarët mbi “Manifestin e Partisë Komuniste” të Marksit, nuk i mungojnë Dervish Himës, por biseda me Uljanovin paraqitet nga më interesantet 600Këtu - pushtetin dhe kryeqytetin, Moskën. Me të vërtetë shkaktoi habi të madhe në gjithë botën marrja e pushtetit nga partia bolshevike, që deri atëhere zotëronte vetëm 3% në parlamentin e Rusisë. 601 Shprehje popullore e përdorur në këtë rast për terrorin dhe vrasjet e bolshevikëve. 602Këtu - të shkolluar, lexonjës, me botë. 603Ngrehinë, dru i shtrembër(Shumë i prapë-turq). 599Njohuritë

275


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

njers, kuaj e ç’të gjejë! Pa e bie vërdallë dhe t’ëmën sa ajo nukë j’a ka fuqinë më dhe e nëm: -Të vraftë moskovi bir!604 Këjo punë u mais, po që të ngjaste ashtu si ngjau me këto që kishja parë e dëgjuarë, vdekjenë e dijim, po këtë jo! Im bir, që kishja me barkun e parë, Kadri Beu bëri-ç’bëri dhe merr nja dy a tri nga ata shokët e tijë që i zu sa vajti. Muartën vesh që tek gjermëntë, meqënëse nukë ishin të kënaqurë nashti që i muarr perrupia e duall’ të humbur nga lufta, se nashti duhej të ngjallej ai plaku gjermën e të shohë se ç’gatoi me atë republiknë,605pa i madhi i tyrej iku nga sytë këmbët. Këta më Jugë, pa po ngrënë një tjatër republikë tamëm qysh e kish bërë me rustë Yljanofë dhe emërin nuk j’a këmbyen. Pa hyrë behari, duall’ e tundnë flamurnë të tyrej, që nga një që bën thiatro e një që mirrej më punët e përjashtëme, një i prishurë nga mëndë, që si nuk muartën ca trenë nga Hellvetia, i ç’pallnë luftë atças asaj!606 Pa bënë ushtëri me taborrë dhe i quaj’ të kuqë, si Yljanofë, që ishte gjallë e doemos ish bërë mal, pa do ketë dërguarë në mos njerst, kartë domosdo! Kaqë u desh dhe Kadri Beu u sos me gjithë shokë më sinuar, në Salisburgë, po ishin mbyllur sinuartë e këtu e bënë punën floritë e Hajredin Beut domosdo! Dhe si brodhnë një ditë të tërë e kapëtuanë sinornë, pa për katër sahat je më kasaba të tyrej! Hyjnë atje më fund të prillit, më një kohë që ata kishin filluarë të tarrin vëndë e që nuk

604Dhe

vërtet Hajdar Cakrani udhëheqës i çetave nacionaliste, megjitëse i gjymtuar u kap nga fitimtarët komunistë prorusë dhe u var më 1945. 605Në fakt Otto von Bismarck ka qënë arkitekti i themelimit të shtetit gjerman, si perandori. Pas rënies së saj, në fund të Luftës së Parë Botërore dhe largimit të perandorit Wilhelm II, Gjermania pushoi së qëni si perandori dhe vetëm atëhere u krijua Republika e Vajmarit. Ndërsa në këtë rast, mosfunksionimi i saj dhe revoltat e ish-ushtarëve të luftës u bënë shkak për krijimin e Republikës Sovjetike të Bavarisë, si modeli qeverisës që shkaktoi reagimin, protestën dhe urrejtjen e pothuaj të gjithë popullit gjerman, mjaft i ndjeshëm në problemet kombëtare. Këto arsye, do t’a vëndosnin atë më vonë, si mbështetës të diktaturave të djathta. 606 Siç përmëndet bëhet fjalë për anarkinë që shpërtheu pas Luftës së Parë Botërore në Gjermani, ku formimi i një republike sovjetike, duke përjashtuar atë të Vajmarit në Bavari, deklaroi të përmbysur dinastinë mbretërore Wittelsbach që kish mbretëruar mbi 700 vjet atje. Autori me sa duket e ka fjalën për kreun e saj prill 1919 Ernst Toller dramaturg, si dhe Franz Lipp për punët e jashtme, i shtuar shumë herë në spitalet psikiatrike, i cili pas refuzimit që bëri Zvicra për ti dhënë Republikës Sovjetike Bavareze 60 lokomotiva, i shpalli luftë asaj.

276


HAJREDIN BEJ CAKRANI

lanë gjë nga rustë.607 I muarr e i vranë kë mejtonin se ish kondra tyrej atças dhe këta të pamëndë, si axhami u futnë fët, se dijin gjuhnë. Ja që qarri dhe zarari ikin tok dhe aty ja behu ushtërija e bardhë i thoshin, e shtetit. Po më para nga të gjithë u sosnë njerst si këta dhe filloi rrëmulla tamëm. Merr e bjeri me gurë a ç’të kishin dhe kacafytja vazhdoi sa erdh’ ushtërija tjatër që e ndezi tym e flakë. Mor nuk kish mbeturë njeri, nga Nemsja që kishin qënë që më ushtëri, gjermëntë po e po e më të gjitha zanatet! Se më siklet mund të jesh, po të zgjedhnë udhën vra e pre, dëfton se fundi është qasurë.608Këta axhamitë bënë prapa se nisnë bataretë dhe një Zot i madh e di qysh shpëtuan! Si do që njëri erdhi çalë-çalë, se e zu një plumb më këmbë, po si mbetnë gjallë doit avoir ete un miracle.609 Kurë erdhnë dhe n’a i molloisi, sikur nuk i kishim pak këto halle që n’a kishin zënë, i thashë: -Muarrebeja kërkon kokë njeriu, ndaj po e ke të tepërme mos i merr këta më qafë! Po ai j’a këthente atças atyrejtë tjerëve që kishte prurë dhe kricte gazi nga të kricurit, sikur kishin qënë më davet e nuk u kish dalë rakia, gjë që dëftente se shokët i zgjidh’ si vetja! Kështu u rrokullisnë këto punë dhe shkolla u mbyll sa mbaroji lufta, se ata të Nemses që i kishin në versë për dyfek, drejt e më armatë! Më vjeshtë të tretë dhe Nemsja me të tjertë humbi luftën dhe më keq, u ç’kri fare! Ai iku prapë për shkollnë, po të gjithë shpresat që mund të kishim tek ata e që kishin bërë aqë shumë për ne, i muarr 607Këtu

- përdorën të njëjta metoda terrori.Vetë republika jetëshkurtër eci nëpër disa etapa. Kreu i saj Kurt Eisner një hebre i Partisë Socialdemokrate Gjermane, filloi revoltën qysh më 7 nëntor 1918 në njëvjetorin e Revolucionit Bolshevik dhe arriti të përmbysë mbretin Ludwig III, ku të nesërmen e deklaroi Bavarinë “Shet të Lirë”, por kjo nuk zgjati. Megjithatë si i humbi zgjedhjet më 21 shkurt 1919, duke shkuar në parlament ai u vra nga një antar i krahut të djathtë nacionalist Anton Graff von Luginen. Më 3 maj 1919 ushtria e shtetit mes luftimesh, hyri në Bavari duke vrarë mbi 1000 vetë dhe pushkatoi 700 të tjerë. Duke pasur parasysh urrejtjen ndaj hebrejve dhe komunistëve Adolf Hitleri shkruan: “Vrasja e Eisnerit i nxitoi dhe i çoi drejt fundit zhvillimet e diktaturës sovjetike, ose për ta thënë më saktë, prishi atë rregull që parashikuan hebrejtë e që ishte qëllimi i vëtetë i nxitësve të të gjithë revolucionit” 608 Reagimi i popullsisë për adoptimin e një modeli të tillë bolshevik qeverisës, ishte i menjëhershëm, pothuaj i të gjithë shtresave të saj, ku gjatë përleshjeve, pati shumë të vrarë e të plagosur, në Gjermaninë plot kaos e anarki të pasluftës. Pikërisht këtu, mes shumë të tjerëve, merrte pjesë një ish-ushtar i Luftës së Parë Botërore Adolf Hitler, i cili arrestohet dhe dënohet me burgim 609Duhet të ishte një mrekulli (frëngj)

277


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

lumi! Megjithë që Mbretëritë e Evropit e kishin me njëra-jatrën këtë punë, ne n’a duhej të bëjim kujdes se po të fitojin ata që nuk n’a duaj’ e puna jonë ishte më buzë! Lufta e Madhe e Mbretërive, mbaroi aty nga mesi i vjeshtës së tretë dhe këndojim nëpër gazeta se që të vejë haberi se kish mbaruar ajo, nëpër gjithë atë farë fushe me istikame, kushedi sa mijë të tjerë u vrarë përsi, se nuk e dijin që kish pushuar lufta. Si do që ishim përpjekur për ndonjë punë, si e qysh të qeverisej ky vënd nga ne, as që bëhej llaf se ushtëritë e Mbretërive ishin armikë me njëra-jatrën. Llafi bie, Nemsja kish qënë qëkurë, po dhe kish bërë një punë që ne të mësojim me tabiatet610e një Mbretërie vërtet me emër, u mund e u ç’kri, bashkë me ndonjë mëndje t’onën! Të vetëmen gjë që u kish ardhur në majë të hundës Mbretërive që do fitojin pa mbaruar lufta, si do që ne nukë ishim asmenjë,611ishte që Esat Pasha me atë si qeveri e ushtëri që kish, kishte bërë ca luftëra. Dihet që ishin më krah të sërbëve dhe ata ngulnë këmbë, se duhej të kapëtojim më anë të të fituarëve e domosdo e Esat Pasha të ish zot! Mbretërive mund t’u bësh ç’do gjë, po për të hedhur nuk j’a u hedh dotë! Dhe ata që e dijin më mirë nga ne kush ish e ç’kish bërë, nuk e qasnë fare më Shqipëri e ai duket plasi e seç bëri një guvernë më Selanik. Sërbtë bënë ç’mos që ai të n’a përfaqësojë nevej më mbëledhjen e madhe që do bëjin fitonjësit. Një Conference de Paix612më Paris, se kushedi sa i kish vajtur defteri i borxheve dhe këjo n’a duhej përsi! Ku ishim ne, hiç gjakund!613 614

Qeveria e Durrësit

Për andej Vjosës ishin qëkur italiantë dhe nashti ishin të fituar, ndaj filluan të n’a jepnin mëndje se si e qysh mund të bëjim dhe ne një qeveri a komitet kombëtar. Mëndje e një konti Manxoni i thoshin dhe se s’keni pse të bëji gjërat vetë e mund të vareshim nga ata, se flit ata për ne! Këjo n’a dogji që më fillim nga këta soj fitonjës dhe i 610Këtu

- mënyra e qeverisjes - asnjanës 612Konferenca e paqes – frëngj. 613Njihet nga të gjithë jeta e Esad pashë Toptanit në Paris, ku me shpenzimet e shumta e nën shoqërinë e femrave, po shihej ngadalë nga shoqëria e konsumit, si një model i spikatur i shoqërisë së lartë (atë që sheikët imponojnë sot). Madje thuhet, se për këtë shkak e natyrisht me shpenzimet e tij, u prodhua enkas një lloj parfumi me emrin e tij. 614Këtu - ana perëndimore, Vlora 611Këtu

278


HAJREDIN BEJ CAKRANI

them Bektashit se duhet bërë ndonjë gjë, kur erdhi Mehmet Beu me Mehdi Benë që kishin punuar më administratën e Tyrqisë. Ishte me t’a dhe Mustafa Asimi, që ishte më i riu më ngjan nga ne që firmosmë pamvarësinë. Po dhe sikur të bëhej qeveri a dhe komitet, duhej të bëhej mbëledhja a kuvëndi i madh me njerst nga të gjitha kazatë, se po bëhej llaf për një vënd të tërë! E lanë për më Durrës, si gjithënjë që bëhej dhe këtë radhë vajta nga fundi i vitit vetë si përfaqësonjës i Mallakastrës, po nukë i pashë vlonjatët. Nukë mund t’i lënë më thanë, se kishin marrë haber nga Roma që nukë kishin të drejtë të përfaqësoheshin. Se këjo kaza që i thoshin hiderland, varej nashti nga Italia po dhe gegët nukë ishin, pa korçartë kishin ushtërinë e francestë më vatër. Pa po kur u mbëlodhnë flit’ e jep mëndje gjthë ai farë njeriu që kishin ardhur,615sa delegatët e Durrësit si të vëndit që ishin u ngrenë. Ata thanë që këtu po flasin e japin mënd njërëz pa mandate fare nga udha dhe se këta që mungojin e bëjnë mbëledhjen të dobët. Pa u thanë ca llafe të mira për italiantë, se një ushtarak i tyre nuk ç’qitej,616po rrij e dëgjon. U bë dhe një falenderim për presidentë amerikan Willsonë, që kishte thënë për të drejtat, se duhej të vëndosin vetë, populli e mileti i një vëndi. Po ca njers unë i pashë që ishin më hall të madh! Njërin, Myfyt Benë,617që dukej se do flit si gjithënjë mirë për Italinë e do bëjë t’a lëvdojë. Nga që mundë të n’a sigurojë një delegation de représentants,618po të bëjim një si komitet, pa të tjerat do n’a i hiqte Italia! Poqa Namik Bej Delvinën që kishim lëftuar qëkur tok e me të shpejtë i thashë që me Myfyt Benë s’bëhet muhabet për këtë gjë. Po t’i themi Mehmet Beut, se ai ka qënë gjithë kohnë andej dhe i vë më kandar të gjitha këto që duan të n’a punojnë! -Se një guvernë a qeveri, qoftë e përkohëshme duhet se s’bën dhe këta këtu do e 615 Karakteristikë

e Shqipërisë paslufte, plot kaos e anarki, mungesë delegatësh, trysni Fuqish të Mëdha, është edhe fillimi i një kuvëndi kaq të rëndësishim, si ai i Durrësit dhe si të ishte një takim publik me dyer të hapura, hynin dhe jepnin mendime njerëz nga më të ndryshmit. 616 Bëhet fjalë për nënkolonel Ettore Lodi, i dërguar i Romës, tani që ushtritë italiane kanë zënë vëndin e atyre austriake dhe e shtrinë pushtimin pothuaj, në të gjithë territorin shqiptar, sipas zbatimit të Traktatit të Londrës, ndiqte, survejonte dhe përpiqej të diktonte, ç’do përpjekje për organizim të shtetit nga patriotët shqiptarë. 617Myfit bej Libohova, në këtë rast paraqitet në krahun proitalian 618Delegacion përfaqsues (frëngj)

279


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

thonë, se s’kanë turp, që dhe për këtë gjë duan të marrëm leje atyrej. Po unë mejtoj se nukn’a prishë punë, se e njeh a jo një fuqi guvernën! -Më llaf i saktë s’bëhet, po e kam dhe vetë në mëndje Hajredin Bej, pa do gjej dy a tri të tjerë, t’i themi Mehmet Beut e ti do bësh hazër më të tjerë këtë të dytnë. Që ne do e bëjmë qeveri, do a s’do Roma! Kjo qe e ç’qe, se të më dëgjojin e kisha bërë në mënd, po t’u bëja rixha e t’u mbush mëndjen shqipëtarëvet, duhej une philosophie orientale et une occidentale! Kur j’a u bëmë shumë, se përfillmë rendnë e ditës. Po kurë ata thanë për komitet dhe nevej ishim për qeveri, si do që ishte pallcë e dimrit, më vajtnë djersë dhe hoqa një mal nga kurrizi! -Dëgjove Bektash Bej, që këto janë punë të prërë për ty dhe m’i vare mua, dëgjova thuaj! Mehmet Beu u ngre dhe tha se për gjithë popullin t’onë, qeveria është më e mirë, pa komitetnë n’a e shohën si une institution impuissante drole.619 Dhe se pastaj ndonjë Fuqi, si Franca a ndonjë Ballkanike620kaqë dojin, të n’a hiqnin mënjanë e të vijin Esat Pashnë më Conférence de Paix. Po sikur vërtet francestë si fitonjës t’a mirr’ vesh këtë, se sërbtë po e po, hazër ishin?! Dhe të thoshin se këta s’bëjnë dotë një gjë sagllam, ja ku është Esat Pasha përfaqësonjës më Conférence de Paix, ndaj m’u droth mishtë! Të tërë ne e ndamë mëndjen, t’a mbrojim mejtimin për guvernë. Këtë do e bëjim para kujt të ish e jo më atij ushtarakut Italian, që njëqind vjet po i bënte telegram Romës, se këta e bënë të tyrejn dhe s’dëgjojnë! Ne po dhe Mehmet Beu, që ish kryetar i kongresit bëri t’i dil’ borxhit atij ushtarakut, po signore Lodi tha të çohej haber më Romë e të prisnim xhevapnë. Kaqë duhej të n’a hipnin ato tonat. Pse ç’ishim nevej dordolecë në arë që të n’a hiq për hunde, qoftë dhe një fuqi fitonjëse?! Mirë keq, vetëm ajo fuqi ish nashti, se Nemsen me të tjerë i muarti me vete fati i keq i tyrej, po dhe yni! Po më dilte nga zëmra kjo punë shqipëtarësh, na një mexhite e hyr më valle e na pesë e s’del dot më! Po nukë e mora veten edhe kur e zgjodhmë qeverinë dhe vumë më krye prapë Turhan Pashnë, se e muarr me vete ata që e lëvduan e i bënë temena Italisë, sikur ne të tjertë kishim vdekur! Që me Myfyt Benë kur ky ish më guvernë të Vlorës ministër i brëndëshmë aty e kur ne s’kishim marrë këmbët

619institucion

i pafuqishim qesharak (frëngj) qartë Serbia

620Nënkuptohet

280


HAJREDIN BEJ CAKRANI

akoma, j’a thau bythtë italianit me shkopinj e nashti j’a lëpin. Me Sami Benë621që e kishja më sinuar kam punë nashti.622 Që kur ikmë për më Vlorë me njers e me Smail Benë dhe i thashë Omer Pashsë si njeri i hyqymetit, të mirrej me ngritjen e flamurit në Fier, po ai m’a kthehu: -Nga mua plaku i do këto punë e unë e zura nga dora e i thashë: -Si ç’e sheh do iki me plakun në Vlorë me gjithë batalionë për të bërë Shqipërinë, ti e di, më këmbë tënde njerinë se s’bën e Omer Pasha këtë radhë, jo u bë edhe një herë pasha, po do më ketë dhënë një mal me urata. Nga ana tjatër nuk do lijim rehem vëndë, ndaj i fola Sulo Beut se këta po shtrydhen, nukë do e lëmë shkretë fare, ndaj merru ti që mbete me këtë punë! Domosdo merru vesh me Omer Pashnë, sikur i thamë ne këtij shko e ngreje më Selishtë623 flamurnë! Po pse xhanëm? -Ku kini haber ju nga këto punë, aty janë të gjithë udhët për në vah dhe e shohnë gjithë dynjaja që venë e vijnë! Po më Fier ku, t’a ngrinim te Pashai më hyqymet, se aty s’lalis njeri!624 Dhe vërtet, që ahere e bënë çifligun e Bektash Beut, Selishtën si punë qëndër, se me që shkojnë nga Kazaja më Kaza si point de douanes. 625 Kishte vajturë Sulo Beu dhe te Omer Pasha për t’i thënë: -Bektash Beu mbeti më Vlorë, ti e di, Hajredin Beu ka çuarë me kohë telegramnë shtetit e iku me bataljonë. Pasha, ti ke qënë e je më i madhi këtu hyqymet e të tëra, mos do njers të të ndihmë nevej? Gjithë ata bujq orthodhoksë e muhamedanë, tërë këta njers të besës që kemi pasur e kemi, se kush n’a i ka bërë luftërat nevej gjithënjë, ata njers dhe më këtë ditë ku janë? Atë e zu turpja duket dhe dërgojë vetë me të ç’pejto më telegrafhanë një nga këta njerst e tijë orthodhoksë dhe nashti më në fund Bektash Beu gjithë gas, m’a tund para hundës telegramnë e Omer Pashësë nëpër njers, sa Qemal Beu626bëri me dorë: -E bini këtu! -E po ti që merresh me këto mbive më Vlorë, unë po e po, kush do ti që t’i bëjë 621Duhet

të jetë Sami bej Vrioni. pop. e autorit, që do të thotë pak a shumë “Do të ndaloj gjatë” për të 623Selishta është si gjithmonë pjesë e çifligjeve të familjes Cakrani dhe pikërisht pronë e Bektash bej Cakranit 624Këtu - nuk qarkullojnë. Në atë kohë Fieri ishte qëndër relativisht e vogël dhe si njësi administrative, nahije 625Pikë doganore (frëngj) 626 Qemal Karaosmani, qysh në ditët e para bënte punën e ruajtësit të dukumenteve, pranë Ismail Qemalit 622Shprehje

281


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

ti, ai është më i madhi, po për plak ama!627 Bektash Beut j’a zura më grykë harenë, se atças u pre: -Sikur ka dhe një taborr Vrionas prapa ai, ç’fjalos Hajredin Bej? Dhe vërtet ai cakëtoi Sami Benë, po ky, sido që nxitohej për më Vlorë, s’erdhi që s’erdhi dotë me nevej, se bën vaki t’i fëlliqej queues 628 tek kapëton Vjosnë dhe j’a la Galip Beut629 e kështu e bënë Vrionasçe këtë punë. Po nashti këjo që po bëjin me italiantë nuk haej më dynja, pa të tjerë si ai prifti, si ai bajraktari, 630ishin katolikë dhe këjo dihej. Mehmet Beu me Mit’hat Benë e me gjithë doktorë Turtullë, ishin më anë t’onë dhe Mehmet Beu j’a ç’koqiti ashiqare. Ne duhet të bëhemi me fuqi që nuk kanë interesa më këtë vënd. Ndaj duajm’ Amerikën, se kështu j’a hedhim litarnë vetes më qafë dhe llafi i tij dolli! Kur vajç dhe poqa t’im vëlla Bektashin, ai u habit pse unë isha bezdisur nga këto gjëra. -Dale, dale se është fillimi dhe vërtet, kur u pa që nuk n’a i përfillnë rixhanë dhe kur pashë që dhe ata të Vatrës së Bostonit j’u kishin dhënë mëndje këtyre të qeverisë të bëjin ujdi me italiantë, aha j’a bëra, po Nemsja kish vdekur! Mit’hat Benë që ish më delegation de la Conférence de la Paix631e poqa dhe i thashë se si do që jemi pakë ne që nuk e pështetim Italinë, mbaso bëhet gjë e të mos lëvdohet e thuhet kaqë hapur, që ne jemi me t’a. Se e di që do më thuaç, kur s’ke pulnë do haç sorrnë! -I ke rënë më të Hajredin Bej qeshi ai, po nukë do shumë mënd që është bërë me të gjithë një accord tacite.632Se halli që ti e di, është të mos hyjnë më pjesë si jemi bërë copë-copë, Mbretëritë e Ballkanit, ndaj n’a duhet se s’bën, pa unë e di ç’do ti! Amerika është larg për të n’a marrë haknë dhe duhet këjo punë helbete, jo sa hidhen më zjarr këta që sheh! -Sa për sërbtë, j’a këtheva, që ti m’a hedh anës e anës, do nxjerrën ujë të zi që të marrnë paratë e tyrej që kanë dhënë. Ndaj duhet mëndje e hollë se po u futnë më muhabet ata, të shitet tri herë Shqipërija nukë bëhen dotë paratë e borxhit! 627Këtu

- e mbajnë për mendime, të zgjidhë situatat (frëngj) 629Të gjithë personat e cituar, Omer pashë, Sami bej e Galip bej, janë pjestarë të familjes së madhe Vrioni, themelues të qytetit të Fierit, që në kohra, sipas situatave të krijuara, kanë mbajtur qëndrime të ndryshme, në raport me atdheun 630 Duhet të bëhet fjalë për Luigj Bumçi dhe Preng Bib Doda. Autori arrin të justifikojë ata me lidhje feje, në kontrast me qëndrimet e pjesës tjetër proitaliane. 631Delegacionin e Konferencës së Paqes (frëngj) 632Këtu - marrëveshje e heshtur 628Frak

282


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Qeshi përsi, po unë i thashë: -Kot sa t’a pjek zotin Luigj ahere! -Mos u lodh kot, se kemi kaqë pakë armë për të lëftuar këtë herë, sa s’ta mollois dotë! -Një Zot i madh n’a marrtë hakën, i thashë, se s’u mbaruakan hallet e këtij vatani! S’më mbante vëndi dhe i thashë edhe zotit Luigj që ishte dhe ai për në Paris. Po ai nga që më pa tërë turinj m’a këndoi mëndjen dhe më tha: -Nuk është aqë keq sa e mejton Bej, do ujdisen të tëra se jemi më të lirë nashti! -Po mirë, qënka e shkrojtur që ne të vdesim a të bëhemi copë-copë, i thashë se u prishnë nga mëndë Të Mëdhenjtë ahere e bënë një copë kartë 633 dhe se n’a qënkan fitonjës sotë! -Këtë rrezik do bëjmë mënjanë, se mos duajn t’i japin ndonjë gjë Sërbisë, tha ai po unë i preva llafnë: -Unë them të kërkohi dhe ato që u tallnë me nevej më 913 me sinuartë,634ju akoma! Pa nga ana tjatër e dij’ që më shih’ si të prishur nga mëndë me ato që thosha, se ato i kishim qarë qëkurë. Po s’është e thënë që atë që e ke qarë t’a harroç! Zoti Luigj kruajti kokën tërë siklet, se ç’duaj’ të më ç’koqit e s’di nga t’a zërë, po unë e ndiha. -Ndjesë pastë Nemsja,635i thashë, pa le të n’a 633Bëhet

fjalë për Traktatin e fshehtë të Londrës e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore 1919, do të sillte ndryshime të reja kufijsh me vëndimet e saj, të cilat përjashtonin vëndimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër 1913, pasi atje kishin marrë pjesë dhe ishin marrë parasysh mendimet e shteteve që tashmë janë humbës. Këtu e mbështet idenë e kërkesës së tij dhe autori, kur thotë se delegacioni duhet të kërkojë kufijtë etnikë, por Traktati i fshehtë i Londrës, i ka hedhur në erë këto dëshira atdhetarësh 635 Njohja dhe vlerësimi i qëndrimit të Perandorisë Austro-Hungareze, që në pothuaj të gjitha konjukturat e krijuara, ka qënë për mos depërtimin e sllavëve në Ballkan e sidomos në territoret shqiptare, është pak i njohur në masë, për mos të thënë i transmetuar në të kaluarën armiqësor, nën etiketime, si grabitje territoresh, pasurish etj. Por pa përllogaritur këtu mbështetjen e madhe të Shpalljes së Pavarësisë, kjo kalon deri në mosmirnjohje. Jo shumë larg, por me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, në qytetin e Vlorës një i ri që tregëton elektroshtëpiake e që shkon shumë herë për to në Austri, e dinte rolin e vërtetë të saj në lindjen e shtetit tonë shqiptar dhe për këtë vëndos mbi njësinë e tij më 27 nëntor 2012, krahas atij shqiptar, një flamur të madh Austriak, siç rëndom vëndosin jo një, por shumë flamuj të huaj në njësitë e tjera disa metra më tej. Nuk kaloi as një orë dhe aty mbërriti e gjithë policia e qytetit. E çuditshme ishte këmbëngulja e përfaqësuesit të SHISH, si ekspert, i cili thosh se është flamur serb, sigurisht nga mosnjohja dhe se udhëheqësit e shtetit që pritej të vinin atë ditë, nuk duhej ta shihnin atë. Këmbëngulja e autorit të vëndosjes së flamurit, duke dashur ta paraqesë si keqkuptim të policisë e duke u treguar disa bocete me flamujt e Austrisë e vëndeve të Europës, nuk bëri gjë tjetër veç se atë që policia e qytetit ta 634 Konferenca

283


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

quajin dobiçë të saj të Mëdhenjtë636ahere! -Bej, sikletose kotë se ti s’më njeh sotë! Dhe vërtet me të kishim vitra që e njihnim e që n’a dukej një jetë e tërë. Si ishin bërë të gjithë me Italinë dhe harrojnë nga një herë e flit fare më gjuhë të Italisë. Kështu s’mu duk se kish sy për Qabè, këjo punë! Në fund të jenarit muartim haber dhe një kartë që i dërgon t’im vëllai Bektashit, Qazim Agai nga Vlora, për këtë zi e humbje të madhe kombëtare! Këjo ishte se kish vdekur plaku më Itali kurë po bëhej hazër të vejë më Conférence de Paix më emër të atyrej në Amerikë, që kishin bërë një si parti dhe e kishin vënë atë përfaqësonjës. Kish vdekur thashë, po njëqind vjet e kishin helmuarë se kështu na tregoi Qazim Beu637më prapa. Po dhe s’do mënd e kishin ferrë nëpër këmbë nashti që italianëve u qe mbushurë mëndja se do mbajin me hir a me pahir atë që e kishin vënë në mënd, po kishin bërë dhe kartë për të tërë kazatë, më Vlorë, Gjirokastrë638e me radhë. U poqa me t’im vëlla Bektashin dhe nuk n’a flitej, pa ai turfullonte kondra të birit, Qazimit që rrij’ me të sahat e minutë me të dhe j’a helmuan sy më sy! Pa ç’ka që nëpër gazeta shkruajin që si plak, i paskesh rënë gjak më tru e nuk shpëtohej dotë. Nukë ishin budallenj t’i hapnë avadize vetes ata, kështu qe e shkrojtur nga Perëndia e shkoi përtej! Kur e ke, nukë e bind veten për as një gjë, po kur të mungon të bën hesap mëndja vetë pa i thënë fare, se sa peshonte më kandar puna e bërë a ajo që quhet veprë. Si do që plaku hyri e dolli aqë pakë më këto senè, që nga Klubi “Labëri” e këtej, duan-s’duan të tërë, atijë i dha fatnë Perëndia të bënte Shqipërinë e si do që ahere mund të mos kish fare duk këjo punë e të qe përmbysurë atças nga sërbtë. Ndaj them që Zoti ç’piku Nemsen e Nemsja bëri nevej për një sahat, më kohën që nuk j’a priste mëndja njeriu! Ai nuk e kish shkuar ndonjë herë nëpër mëndje e jo të kish bërë kryengritje si kishim bërë nevej më përpara e gjithë atë farë memorandumi. Po nevej anojim më krah të luftërave, hiq Bektash Benë që kish lerë për hiqte flamurin dhunshëm, gjë që në ditët e sotme përveç habisë, lë një shije të keqe. 636Menjëherë pas mbështetjes së madhe që dha Perandoria Austro-Hungareze për lindjen e shtetit shqiptar, ai u quajt “Fëmija i jashtligjshëm i diplomacisë austriake”. 637Qazim bej Vlora është i biri i Ismail Qemalit 638Bëhet fjalë për proklamatën e G.Ferreros

284


HAJREDIN BEJ CAKRANI

të tëra, ndaj them se që nga vatani më Luftë Ballkanike nuk dilje dotë, jo të bëje muhabete, kur sërbtë po i fshijin tërë kazatë sahat e minutë. Këto pa bërë hesap se mileti ishin si ishin nën Dovlet, nuk e kupëtojin ditë e vjetë se një ditë duhej dalë prej tijë. Edhe kur kishe të shumët dhe nga notre couche aristocratique639që vejin sahat e minutë tek Evropi, po një milet i tërë që nuk di as emërin e tijë qindra mote? Them se të shumët e shqipëtarëvet e kanë parë Evropin si armiktë, se kështu j’a donte puna Dovletit t’u thosh atyrej po dhe të gjithëve, ndaj nga e thëna më të bërë ngjacet udha e qindra moteve. E sa ishim nevej që shkojim dhe e shikojim Evropin? Këtej e mbajim festen e Tyrqisë mbi kokë e këtej rrënqetheshim me esnafllëkun e tyrej që kishnë gëdhëndur aqë qisha e monuments en marbre,640sa Aja Sofia bërë xhami nashti, dukej aqë larg! Gjënë e bukurë që të troket më shpyrt o nuk e njeh, se s’e ka parë ndonjëherë, o je më hordhitë e qoftë largut, që kanë ligësinë me vete e që nukë dinë gjë tjatër vetëm ç’katërrime e flakë. Këta njers që kishin bërë vëndë e tyrej të Mëdhenj, i kishin bërë me mëndje e duar, jo nargjilè e shiltè që djersinë tek rrinë! Pa feksnin dhe kur hipnin e iknin nëpër arabara, vetëm festet e mëdha të grarive që u ndrisin nga dielli, pëndët lloj-lloj e j’ua merr era, nisur e stolisur sa nukë mund të bëheshin hesap. Evropi n’a zgjaste dornë herë pas here, po ne o nukë e kupëtojim dhe frikë se nuk do e kupëtojmë dotë atë që ikën përpara, o mëndje e ligë, që te shqipëtartë e ke bahdjavá n’a lë ku jemi. Këtu ishim të tërë hazër, po pse s’e bëmë nevej këtë punë? Hiq ndonjë Syreja Be, e bëmë Nemsen të kërkonte me qiri njerinë! Këta e prunë sahatnë për nevej dhe Perëndia gjeti Smail Benë, që pa asnjë kacidhe në xhep e më një rrezik të tillë u gjënd atë ditë! Bëri atë që bëri e që i heqim festen, si ditës po dhe atijë për atë ditë, jetë e mot! Të tërë shqipëtartë do t’a mbajnë mënd vetëm për atë ditë Samil Benë! Se megjithë që nevej të tjertë ishim dhjetëra a qindë që nuk durojmë asnjë mbi kokë, ai u vu javash më krye pa llafe e sherre, gjë që dëftente se më atë sahat fait un excellent travail, 641të tërë të tjerat mileti do t’ja harrojnë! 639Shtresa

jonë aristokrate – frëngj. mermeri – frëngj. 641E kreu atë punë shkëlqyeshëm –frëngj. Këtu-bëri një punë të madhe. 640Monumente

285


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Nga fillimi i shkurtit vajtmë më Vlorë, për të pritur xhenazenë e plakut me gjithë parinë e Mallakastrës, me Kamber Benë, Rushit Aganë, me Et’hem e Gani Aganë nga Patosi, me Nuredin Alinë, Abedin Dautnë e plotë të tjerë. Edhe Bektashi kish bërë dhe një kurorë nga kjo pari, po më emër të tijë dhe të Kamber Beut. Më trazonte mejtimi që im vëlla Bektashi, se ç’kish për t’i thënë plakut me emërin në kurorë dhe llafet “Shpëtimtarit të Kombit më rreziqe”. Si do që të shumën e kish shlyer, kur i vajti e u pajtua me të më Vjenë, po mbaso ishte ajo l'énergie humaine642që plakut nuk i shteri ndonjë herë. Pa le të thonë ca e ca se ai përpiqej për të justifier l'argent qu'il avait pris d'eux.643Për ato të flamosura parà që nakatosin dynjanë atças u bëmë dhunë me të, kështu që s’do mënd për këtë punë të vatanit e pagoi plaku që po përcillnim dhe nuk vente më dynja të mos vijim. Aqë më shumë kur im vëlla e poqi më Vjenë dhe si tha Nemsja, si do që pakë kohë bëri më Shqipëri dhe pa futurë më hesap ditën e flamurit, dilte që për vatanë po përpiqej dhe nashti. Në Vlorë italiantë ishin zot dhe këta miqtë t’onë edhe fjalimet, thosh im vëlla Bektashi, ua japin një herë atyre t’i këndojnë e po t’u dojë qejfi përsizaj t’i lënë! Pa mileti i varfër e ndjente se ajo që kish bërë ai e kish emërin vatanë dhe nashti u mungon. Italiantë e suall në sqelë me një vapor ushtarak të tyrejn,644pa kish dhe dy ditë që e mbajin arqen e plakut më kumandën e marinës më sqelë. E kishin ballcamosur si më Egjypt mijëra vite para, si ata që i dojin të rrojën perandortë e tyrej që i kishin si perëndi, pa këta e bënë të humbnë gjurmëtë.645 E kush do e gjejë të vërtetën pa, ne që na i helmuan ashiqare? Pa kishin dhënë dhe urdhër të mos dalë më shesh asnjë flamur i ynë, se përse ishin mbëledhur gjithë ai farë mileti, mizë lisi aty? Përse e nderojin, se të ishte burri më i lartë më dynja nukë bën dotë të mirë e të ligj, të pasur e të varfër, të kënduar e ata që s’dijnë asnjë llaf tok! Pa dhe t’i qëllojë e t’u pikë të tërëvë më shpyrt, s’bën vaki! Ishin marrë vesh me kryetarn’ e bashkisë e të tërë që mos të dil asnjë flamur yni sheshit dhe Bektashi tha se do t’i them Qazim Agait që 642Energji

njerëzore (frëngj) të justifikuar paratë që mori prej tyre (frëngj) 644Bëhet fjalë për lufanijen “Alpino”, e cila solli trupin e Ismail Qemalit 645Balcamosja, si heqja e organeve të brëndëshme të njeriut në këtë rast, thuhet të jetë bërë për të fshehur vrasjen, që mendohet të jetë realizuar me anë të helmimit 643Për

286


HAJREDIN BEJ CAKRANI

ne për atë flamurë i bëjmë temena e n’a piku, po unë nuk e lashë. I thashë se këtë punë do t’a zgjidhnë ata vetë, si kanë zgjidhurë e rrinë tok me italiantë! Më në fund j’u mbush mëndja që të lijin një flamur vetëm të mbulojin arqen e plakut e sikur po vejin gjërat më vënd, po t’im vëllai nuk i mbush mëndjen dotë! -Edhe detachement de la chevalerie 646 na mungon për t’i bërë nderet i huaji, tha im vëlla Bektashi duke parë ushtartë me kuaj që vijin nga fundi. Të partë ishin djemtë, që u thoshën djelmoshat e që mbajin kurorat, djaloshartë më prapa. Të gjithë këta djelmosha më njëqind shoqëri a klube u rrofshin emërat, se i huaji ishte a s’ishte pesëdhjëtë santinë tutje dhe u këndon me bandë avaze vakie, 647 italiane domosdo! Karroca që e hiqnin nja gjashtë kuaj të grivër, ikte javash dhe hoxhëtë vijin prapa. Përsi djemtë e tijë dhe Qazim Beu, 648 që t’im vëllai i dhëmbin sytë po t’a shih. Prapa vijin një gjeneral, që e bëmë të flit’ me vete si ndonjë senè më prapa,649po dhe një ushtarak me të tjerë rrobe, duket i fllotës.650 Dyqanet ishin mbyllurë të tërë dhe vlonjatë e varfër, si do që s’u lijin flamurnë, kishin vënë ca kartëra nëpër mure me rrip të zi që thoshin zi kombëtare për patriotnë e madh. Folnë me Jani Minga e Qazim Agai dhe si do që i drejtoheshin miletit me llafet, pse je kaq i brengosur o popull, ç’të ka ngjarë e gjer më fund: -Ismail Bej, të përunjemi, se vatani s’e harron kujtimin tënd e që të rrënqeth mishtë vërtet! Mëndja më vinte vërdallë herë-herë kur dëgjoja, po thonë që më vaki i bëhen hallall të tëra atij që iknë, po kush do t’jua bënte hallall atyre të varfërve që kishin ikurë përpara tijë? Sebepi ishte që po ujdisnë vëndë651e më mirë ish t’a varrosnin më Kaninë, ku kanë varret më teqenë të gjithë pashallartë të sojit të tyrej. Pa unë s’e besoj

646Regjimenti

kalorsiak (frëngj) - marrshe funebër. Natyrisht, banda frymore ushtarake italiane ekzekutonte pjesë të tyre dhe kjo ishte një tjetër ironi fati, që i huaji luante me ne shqiptarët në një ditë të tillë 648Qazim Kokoshi, në atë kohë kryetar bashkie i Vlorës 649Gjeneral Piacentini, komandant i ushtrisë italiane në Vlorë, aludohet për luftën 1920 650Duket se bëhet fjalë, për kundëradmiralin e flotës Lubetti 651Në atë kohë komanda e trupave italiane, po rregullonte sheshin, ku për të zhdukur ç’do element atdhetar, që i lidhte vlonjatët me këtë ngjarje të madhe, e quajtën “Piazza di quatro pale” (sheshi i katër topave). Shqiptarët e quajtën gjithmonë edhe sot, “Sheshi i Flamurit” 647Këtu

287


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

as sotë se ai e kish lënë me gojë për më Kaninë,652kur ai vdiq atças, pa mileti i mbushi kodrat mizëri. Mangut ishte në fund edhe hymni mbretëror i tyrej dhe i vinte vulnë kësaj pune. Në Kaninë folnë Brahim e Seit Effendiu e më fund fare më baçë të teqesë, u vunë dhe kuroratë. Kur erdh’ që nga lart djemtë e tijë, i muarr’ për dreke të vakisë Brahim Effendiu, pa ne ikmë të vrarë më shpyrt, kur vdesë një njeri që e ke njohur dhe ke shkuarë të mira e të liga tok. Them kështu se ajo ditë që ngritëm flamurnë nuk n’a ndan e n’a e heq dotë njeri më dynja! Dhe nukë bëmë një të mirë kështu e t’a hedhim më lumë, se nuk quhet kështu kur vatani të ka zënë për këmbe. Të këqiat i shkruan ai lart dhe j’a bën biftan sejcilit. Të tërë paria herë-herë shikojin nga ne, po dhe nevej nuk ishim prej guri! Ne bëmë adetin t’onë. Perëndisë mund t’i kemi fajë, si të tërë, po njeriu, jo! Si ç’tha plaku ngjau dhe nga shkurti e marsi të Mëdhenjtë fitonjës, me inglis, francestë, Amerika dhe domosdo italiantë që ngulën këmbë e bënë në jetë që gjer sa kishte një copë kartë që parashikonte ç’do gjë, po dhe si po vinte puna për ne, të mos ishte fare më faqe të dheut shteti shqipëtar. Kjo i bezdiste, të mos kishte më Shqipëri më hartë! Këjo copë toke të mos ishte fare shtet i pamvarur, po të ndahej më ata që kishim kohë që i lëftojim qëkurë dhe nashti i quajim nos ennemis traditionnels.653 Mbretëria Sërbe, me që i kish mbëledhur nashti ato shtete që u ç’këputnë nga Nemsja,654duaj' të mirr domosdo dhe nga nevej Gegërinë! Se s’mjaftohej hataja që n’a ngjau me sinuartë më 913, grekërit ato që kishin bërë në mënd, gjer më Vjosë e domosdo, Italia do mirr më të shumën! Le t’a quaj’ qoftë principatë muhamedane të sajë. Këjo ishte të të lidhnin këmbë e duar e të të ç’kulin zëmrën nga vëndi për së gjalli, pa le të kesh një jetë të tërë që lëfton e të preç nashti vdekjen. Po pse, pse iu tek kasapit! Po më kuja është të mos bëç dotë as një gjë! Qeveria t’onë, po t’a quajim me këtë emër, ish hazër të firmosë kartërat e tyrej, vetëm se ata n’a ishin të Mëdhenjtë nashti! Kështu ne mbetmë me duart përpjetë, të n’a dil’ dhe ai 652Peteksti

i komandës italiane, se Ismail Qemali kishte kërkuar vetë të varrosej në vëndlindje, nuk duket se ka bazë, për arsye se vdekja e tij nuk ishte natyrale, por mendohet ata e vëndosën këtë, për të mos bërë vënd pelegrinazhi, Vlorën 653Armiqtë tanë tradicionalë (frëngj) 654Bëhet fjalë për atë bashkim që u quajt në këtë kohë Mbretëria e Jugosllavisë

288


HAJREDIN BEJ CAKRANI

derhem shpyrt i fundit! Pa po në fund do thoshin gjithë-gjithë, s’kemi ç’të bëjmë se s’kemi në dorë asgjë! N’a kish ardhur rrezik gjithënjë nga armiktë që ishin, o zaptije, o të ligjtë e vatanit t’onë, që kemi me bollëk. Po të ishin marrë vesh aqë mirë e të bëheshin dy gurë bashkë, i thonë, këjo nuk ish e dëgjuar dhe të vinte të plasje e s’plasje dot nga marazi! Këtë herë thamë me vëllezëri kurë u mbëluadhmë e me të tjerë nga paria me netë të tërë, që s’e shihnim dotë njëri-jatrin nga tymi i duhanit, gjënë e fundit! Me që Italia është ulur këmbëkryq në më të shumin vënd tek ne dhe vëndos e bën ç’i do qejfi me gjithë atë biçim qeverie, të pështesim ç’do mëndje që është kondra këtij litari që e kishim më qafë hazër, pa fronë do n’a i heqin këta t’anët. 655 Se të merreshe me sërbë e grekër, ish lodër karshi kësaj hataje. Hataja po flinte ndënë nevej dhe ne vinim vërdallë mbi të si jetimë dhe mos më keq kurë nukë ke ku të përpjekësh kokën më sahatnë që u sos! Si u pa që nuk kishte anë e udhë, më krye Mehmet Benë e këta që e pështesin i dhanë karar! Nënë sytë e atij italianit që na mbiu e u na u bë exhel, bënë atë që më bëri të ngjethesha i tëri, si kurrë ndonjëherë që jam zënë ligsht! Si erdh’ puntë hataja po loste me nevej dhe po nevej s’kishim fuqi as t’a shohim me sy, jo të ngrehim dorën. Në fillim si muhabet e sikurë duajn të n’a këndojnë mëndjen filloi dhe si gjysëm mbëshehurë, të mos e mirr vesh ata që ua shpjenë të ngrohta italianëve. Njeriu i shkretë nashti e pa sagllam që ishte i mbyturë dhe kjo ishte të qajin, jo më atë që u mbyt, po jetimët që la prapa! Pa kur më t’i bërë rixhanë Amerikës të n’a marrë qoftë për ca kohë e të shpëtojim me këtë punë, nga këta që kemi një jetë e që vetëm dhëmbët u shohim. -Mehmet Bej po këjo është lemeri, po e dini mirë ç’do me thënë ajo rixha?Ai ishte i hollë dhe zë unjur e këtu ndahej me të vëllanë. Pa për shpuzë një lloj dhe i lindurë për atë punë dhipllomacinë, që më këtë sahat ne shqipëtartë nukë n’a qasi fare. -Po si thua Hajredin Bej, ja ku i kemi të tri që presin të n’a rjepin lëkurnë atças! Mori filxhanë e tijë që sa j’a prunë, i bëri tok me nja dy të tjerë që ishin të zëbrazur, se sa i kishin pirë. -Zgjidh e merr me kë do zotrote të bëhesh, se nga të tërë vdekjen e ke më sagllam sot, se nesër aha, nuk do e shohim më njëri-jatrin! -More mirë, 655Aludohet

për Qeverinë e Durrësit e cila nën mbështetjen e Italisë, po largohet gjithnjë e më shumë, nga ato vëndime, qoftë dhe të reduktuara për shkak të trysnisë italiane, të Kongresit të Durrësit

289


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

dihetë se Amerika është tjatër gjë dhe s’është këtu si këta që fusin turitë atças, po këjo rixha më ngjeth kur e zë në gojë, jo më tutje! Dy sahat më lloisi si e qysh, po unë nxija. -Hë zgjodhe, më tha, lidhi duartë dhe unji kokënë mbi filxhanë. Si n’a pa ashtu më hall, Pando Vangjelë u këthye dhe iku atças. Të dy, njëri i plotë e tjatri thatim, njëri ç’pjegon e tjatri e dëgjon, sido që e dijë më mirë buznë që n’a ishte qasur, nashti më kish bërë meit656fare. -Bej dhe nashti që flasim mund të bëhet hataja dhe n’a rroftë që ne bëmë këtë gjë! Vuri buzënë më gas, sido që ai ishte njeriu që nuk i qesh buza kurrë. -Ke pirë kafe të ftohtë ti Bej, apo jo, më tha mua që më ishte tharë fyti e për kiamet se më dil’ llaf. -Këtë lloj zeheri Mehmet Bej duhetë t’a kishja provuarë, pa po ka Zot, n’a marrtë hakënë, se duket që nuk n’a do as ai, të tillë paskemi qënë! Kurë muartim xhevapnë, që me nevej e hallin t’onë nuk kish njeri më dynja të merrej,657thashë që më qiell e më dhè, nukë do kish më të mëmur nga nevej. Këta të tjertë duket se e muartën vesh dhe u bënë të gjallë e dukej se atë sahat prisnin, pa e çuan më tutje atë punë. Sikur n’a u ngroh një çikë zemra që nga fuqitë që ishin fitonjëse, vetëm Amerika që hyri vonë më luftë nuk e kish firmosur atë copë kartë më 915 që n’a torturon dhe më gjumë. J’a tha si burrë se nuk mund të firmos kartëra që kini bërë hazër ju, pa qënë e pa e ditur unë, le të jemi tok fitonjës! Rustë, si ç’e thashë, i muarr perrupia,658kështu që inglistë, francestë e italiantë kishin mbetur. Po rrezik kish që francestë të ndihnin sërbtë, qysh ua ka ënda dhe Esat Pasha bëhej prapë si qe. Rreziku bëhej më i madh se Italia kish ushtëri më të gjithë vëndë si fitonjëse që ish dhe kish kartërat që të bëjë ç’të dojë këtu, pa që t’i tundnim nga vëndi, as që bëhej llaf! Se që epara nuk bëheshim dotë më një mëndje! 656Meit

- i vdekuri (turq), këtu - kishte marrë ngjyrën e tij shqiptar i mbetur në udhëkryq detyron atdhetarët shqiptarë të bëjnë këtë hap.“Një kujtesë tjetër e “Vatrës” - Fakti është zoti Kryeministër që më 1919 nga shumica e krerëve shqiptarë të asaj kohe, duke ndjerë rrezikun e tërësisë tokësore të Shqipërisë, iu lutën Amerikës të merrte Shqipërinë si një protektorat për një kohë të caktuar. Amerika e refuzoi..” (gazeta e përmuajshme “Shqiptari i Lirë”, artikulli “Rezoluta e Vatrës” dt. 31.12.1960, letër drejtuar kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, New York) Pavarsisht natyrës së ngurtë të autorit si fillim kur bëhet fjalë për atdheun, në këtë situatë nga më kritiket krerët shqiptarë bënë lëvizjen më diplomatike të historisë. Kjo gjë, e bëri Amerikën pas refuzimit, të ndryshojë qëndrim në raport me fatet e Shqipërisë, qëndrim që njihet tashmë. 658Shprehje pop. Këtu - bënë revolucion dhe dolën nga Lufta e Parë Botërore 657Problemi

290


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Kongresi i Lushnjes shpëtoi Shqipërinë

Po më Durrës pjek Abdi Benë dhe më thotë javash,659se nga fillimi i vjeshtërave nga ana e sërbëve kish ardhur një inglis dhe këta bajraktartë që e ruajin ranë në pusi e u vranë, po dhe ky shpëtoi në qime e u plagos. Kjo gjë rrëfen se ky është ndonjë që rëndon e që j’u shkeli më kallo, si do që janë tok fitonjës e mund të gjezdisin nëpër njëri-jatrin. 660 Po kur më erdhi më çiflig, më llafosi se Qeveria e Durrësit ka kërkuar në Conférence de Paix mandatnë e Italisë,661këjo është hataja më e madhe! Duajn ta ndajnë copa-copa qysh e kanë bërë në mënd dhe inglistë j’a kanë dhënë vetë llafnë për të marrnë Vlornë si kaza të tyrej më atë kartë, që e thoshën hiderland. Pa syrin e kishin më të gjithë Shqipërinë. Nashti nuk mund të hajë llafnë,662por po e latë Qeverinë më këmbë e t’a firmosë mandatnë, j’u mori lumi për fare! Duhet doemos të rrëzohet qeveria jote,663e një përfaqësi a nuk e di, se jam akoma tym, të mos e pranojë mandatnë e Italisë! Që ajo të shkruaj e vulos më emër t’onë, se as emëri, jo më vatanënuk do të mbetet më! -Abdi Bej, po ka njeri më dynja më anë të Durrësit je ti që mejtimin sefte për Kongresnë e dhe zotrote, tjatër se u hoqe prapa! Pa atje nevej po n’a del shpyrti nga hundët dhe ai si vuri buzën më gas dhe e ç’duku atças e shtyu muhabetnë më tutje. -Ndaj kam dërguar dhëndërrin, që është prefekt këtu Abdul Benë, 664të vejë më Tiranë e të piqet me

659Këtu

- fshehtas - të qarkullojnë nëpër territoret e pushtuara të secilit fitues 661Krahu i fuqishim qeveritar proitalian po nxitonte shumë. Do të firmosej shumë shpejt nga Qeveria e Durrësit një deklaratë, që mandatonte Italinë, e cila mund të vëndosë në emrin e Shqipërisë. 662Është fjala po për Traktatin e fshetë të Londrës, që e inicioi vetë Anglia. Tashmë për shkaqe rivalitetesh e ndikimesh të ndryshme, shfaqet e “penduar”, duke kërkuar të na ndihmojë 663Kjo duhet të jetë shpotitje e Abdi bej Toptanit, një lloj “parrulle” që i thoshin njëri-tjetrit pjesmarrësit, pasi autori ka qënë në pleqësinë e Durrësit. Në këtë kohë Abdi Toptani vetë, duket i tërhequr, prandaj shprehet në këtë mënyrë, për ata që janë akoma në organet e perënduara të Durrësit. Por duke pasur një besim të madh tek autori, qysh nga njohje të hershme, i beson lajmin në formë misioni 664Abdyl Ypi është nga të parët që niset me mision, të organizojë një përfaqësi në rang vëndi, për të rrëzuar Qeverinë e Durrësit 660Këtu

291


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Reuf Benë.665 Të hapet ky llaf nëpër pari e të besuarë, po në vesh se nga kjo qeveri ç’nukë pret, ti e di vetë se je atje! Si do që më qesëndisi për qeverinë, u bëra mal që më besoi një haber të këtillë! Se këjo dëftente që ai i dijë të gjitha ato që unë ziresha sahat e minut me këta të qeverisë e sidomos me ata të délégation de la Conférence de la Paix. 666 -Do mbëlidhemi ne të kazave t’onë,667do çojmë haber dhe më krujanë e matjanë, të hapemi më paritë e tyrej se dhe nashti që të llafos, është vonë më duket! Si do që inglistë si shih’ dot që nga puna e sinuarëve, po i mbushja mëndjen vetes, se qoftë dhe një njeri vetëm që desh e vranë më pusi, si zor të mund të bëjë një punë kaq të madhe! E pyeç Abdi Benë se ku është nashti inglizi. -Iku nga ju, a andej nga Berati me këtë punë më tha. Kaqë duhej, që të vij e të pjek t’im vëlla Bektashin. Ai më keq nga unë u sos më Berat, po inglizi që Abdi Beu j’a thosh Eden,668ish sosur më Gjirokastrë. Këjo punë shkurt, po të mos bëjim gjë nashti këtë dimër që të rrëzohim Qeverinë e Durrësit e të bëjim një sagllam që të dil’ kondra atyrej që vëndos ajo,669ishim si ata që iknin me sytë mbyllurë e gjezdisin buzë greminës!670 Po duket se të gjallë e të pa fat, nukë ka! Po halli ishte se ku mund të bëhej këjo mbëledhje, se për të liga Qeveri e Durrësit ishte hazër! Nga ne ca kokërra mbetmë që kishim varur turitë qëkurë për ato që bënte, por ajo as që kishte qeder! Pa më të gjithë vëndë ishin italiantë dhe mund të vriteshe me ta atças t’a mirrnin vesh, me ç’pamë dhe më Vlorë. Si do që të ngjasë duhej bërë Kongres me përfaqësonjës nga tërë kazatë, pa të bëje pastaj qeveri! Bektash Beu ishte i prerë për këto punë, po mua më tha se italiantë i ke më ç’do vënd, prandaj duhet një fuqi e madhe të rrethos vëndë. -Jo një, po shumë j’u këtheva se më hyri në sinuar. Se për ku bëhet llafe shoh, unë po llafos për në Myzeqe që është fushë. Ti e di se ç’hoqmë me ata të palartë e Haxhitë! Sulo Beut j’u drodh mjekra kur i kujtova ata, se kishim 665Rauf

Fico

666Delegacioni

i Konferencës së Paqes (frëngj) - Shqipëri e mesme 668 Bëhet fjalë për agjentin anglez, që solli mendimin britanik për shpëtimin e Shqipërisë, Morton Frederick Iden 669Qeveria e Durrësit 670Krahasim me sonambulët nga autori, duket komik në këtë rast, por në të vërtetë problemi i Shqipërisë në atë kohë, nuk ka qënë kurrë kaq pranë katastrofës 667Këtu

292


HAJREDIN BEJ CAKRANI

lëftuar më çiflig të tijë. -Duhet meso vënd të vijnë e të mbëlidhen të tërë atças, se vetëm kohë nuk ka! Mëndjet e të gjithëve janë për në Lushnje, qysh thoni? -Atë që thashë Bektash Bej, kërceva unë nga vëndi, se si duajn’ të vijnë njerst atças, vijnë dhe të ligjtë e ushtërija dhe do mejtuar mirë! -Hajredin Bej, njerëzve po u çojnë haber që nashti, ti thua dale të pij kafenë unë! -Po edhe që të derdhet ushtërija e të lëftojim pa filluarë fare e pa bërë asnjë punë, nuk është me vënd Bektash Bej! -Xhandërmarinë e Lushnjes e ka më dorë kapiten Meleq Be Frashëri, kështu që brënda u ujdis këjo punë më duket! Ç’po thua Bektash Bej, po sikur janë nja katër anë që duhet të ziren se është fushë e i ligu të vjen nga s’e pret! Ti më fjalos për nja njëzet bujq e atë baltovinë që mezi shkon njeriu! Mirë u vajti në mënd aty, si vënd i vogël e i qetë, po o do ruajtur ky vënd i hapët, o s’kemi gjë më vijë e fjalosemi kot havadan, pa kemi dhe kohë të tepërme! Sulo Beu u ngre dhe tha: -Nukë ngjet ajo e rrebelëve më Hajredin Bej, se i bie që të kemi vdekur të tërë e më këtë krah të Ardenicës që nashti t’i mbëledh dyqint a më shumë shpyrt! Bektashi e vështroi dhe i tha: -Nukë do rrimë karakoll, po fuqia më e madhe e italianëve si e dini, është e grumbulluar më Vlorë dhe për tri sahat i ke këtu, vetë do rrish me t’a! -Po dhe vetë rrij se s’është turp, po ja ku kemi Kamber Benë671me të tjerë, pa flasim dhe Hysni Toskën dhe si ahere po qe dhe e ndezim përsi! Bektash Beu e pa një herë dhe tundi kokën. Kamber Beu ish i zoti dhe tha qoft’ e bërë, këtu më keni ditë natë, po sa llafosemi duhet të iknim fërtunë për të bërë fuqinë hazër. Po nga veriu që kemi dhe qeverinë tënde dhe italiantë me topa e mitroloza?! Më mirë të vete e të mirrem vesh për ndonjë fuqi të vijë që andej, pa dhe nga ana tjatër më dhanë llafnë e sikur ka ardhur një fuqi me njers nga anët e Dumresë. Unë u nxiva dhe iu ktheva t’im vëllai Bektashit: -Ajo është qeveria ime, jote, e Sulo Beut e të gjithë ne shqipëtarëve që i bëjmë punët më këmbë dhe po ne jemi që kur këto punë mish-mash n’a çojnë në buzë, e kemi zgjidhjen, dyfeknë! Paska qënë nëmë e madhe ajo që nuk n’a u nda këmba-këmbës se nuk zgjidhmë një gjë me njerzillëk si gjithë dynjaja, po një më dy e dyfeknë!672 Im vëlla qeshi dhe tha: -Ajo dynja n’a i ka me hilè, ndaj Kamber bej Belishova më se e vërtetë se tipari ballkanas i zgjidhjeve radikale shfaqet i imponuar edhe tek shqiptarët. Kjo gjë bëri që në kohëra të kemi mangësi të mëdha në këtë pikë, për shkak të eksperiencës së munguar e që e ndjejmë dhe sot nëpër negociata 671

672Është

293


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

ne i duhemi këtë ditë vatanit e mos të të mbetet hatëri se shaka bëra! -Nuk më tregon dot mua arat, i thashë, se të kam mbajturë për dore kur hidhje këmbët, po s’bëmë një gjë si njerst! Se dynjaja ka mbeturë për këtë copë vënd baltovinë! Po n’a i shohin mëndjen e n’a vënë festen, ndaj kam inat! Po hajd’ të vemë më Lushnje e të mirremi vesh se kë kanë cakëtuar ata ndonjë fuqi me njers për nga krahu i veriut a u themi atyrej. -N’a more mëndë me fjalime, atë e kisha ndërmënd që qëparzaj, po ti s’të lë mëndje! Kur vajtmë atje kishin ardhur nja njëqint e ca matjanë me në krye një djalë të ri fare, nja njëzetë, njëzetë e ca vjeç nga dera e Zogollajve e që e thoshin Amet Bej.673 Këtë e kishja dëgjuar nga im vëlla që se ç’kishin pasur ca krushqi qëkurë dyert e matjanëve me Toptanaj. Dhe nashti ishin ungj e nip duket me Esat Pashnë e që më trubulloi më shumë se vetë Esat Pasha, që kish vitra që n’a dil’ më ëndërr. Po im vëlla Bektashi m’a këndoi mëndjen, duket dhe e pyet: -Amet Bej, sa ty unë kam djalnë dhe më vjen mirë e bëhem mal kur shoh se si e ke marrë përpjekur këtë punë. Po nukë më thua se qysh nuk e ndihe dajon kur erdh’ që të lëftoj rrebeltë, se andej nga anët tuaja u derdhë me ushtëri e ju i vajtët pas,674mbase me hak! Ahmet Beu, që ish më i hollë në mëndje se ç’pamdehmë tha: -Vërtet kur u sos më anët t’onë unë isha çilimi nga kapedantë e tjerë që vëndosnë ti bien pas,675sido që kisha dhe ahere djem të ri me vete. E atijë i duhej fuqi e madhe për të shtypurë rrebeltë, po aty ai e ndjeu dhe t’i këtheje llafnë, as t’a shkoje nëpër mënd! Ndaj i thashë se duke qënë fuqi e madhe e unë si të vij, si të mos vij nukë bëhej gjë! -Dëgjo ore dajo, kurë je nisur për këtë punë të madhe unë i ngrë duart përpjetë dhe të them ishallah! Por po t’a mbaroç këtë punë të madhe, do të të them marshallah! Ai u nxi nga inati, si do që e nuhati që mund’ të jetë a jo mëndje çilimiu, pa atij i madh e jo më unë s’ja këtheje dot llafnë! Ndaj unë nxitova më këmbë të t’im eti e si zot më vëndë t’a ujdisë: -Këtu je më konak t’onë dhe qoftë vetëm për kafe, do n’a begenisësh! Ai duke e bluar mejtimin më kokë erdhi në Burgajet dhe bujti atë natë, po e hoqi dot atë mejtim për mua a jo, nuk e dij dhe sotë! -Më habit 673Ahmet

Zogolli (Zogu) se bëhet fjalë për Xhelal Zogollin, vëllain e madh të Ahmet Zogut, që e ndihmoi Esat pashë Toptanin në Mat, kur ai filloi luftën kundër rebelëve. 675 Duhet të ketë qënë rreth 18 vjeç Ahmet Zogu në 1914, vit kur u zhvillua kryengritja e Shqipërisë së Mesme 674Duket

294


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Ahmet Bej, si të gjithë i vajtnë pas me Xhelal Bej e të tërë dhe ti që kërthi ke pasur mëndje t’i këtheç llafnë, bëri t’a ujdisë Bektash Beu muhabetnë. -Ja, unë jam më i vogël se im vëlla dhjetë vjetë e kusur, po kur vjen puna për të lëftuar nuk j’a këthejmë llafnë, se është më zanat të tij, pa dhe nuk mund’ të n’a dojë të keqen! -Bej, po më lëfton me llafe që të të them atë që do ti! Ahere të të pyes, me sahanë pa kapak llafose, a jo? Bektashi tundi kokën poshtë dhe Amet Beu tha: -Një mëndje më tha tek venë këta të tjerë, po unë çilimi do këthej llafnë, po t’a dish Bej, se prapa dajos që e shkon nëpër mënd zotrote mund të veja, pa dhe të bëja ndonjë pasuri. Po më e shuma po të bëheshe mes atyre çakenjëve që mban nga pas, ndonjë roje i tij i parë. Këjo do të thosh se për ç’do armik që ka ai me bollëk që tek lind e tek perëndon, t’a haja plumbin unë i pari, pa le të hidh’ mbi mua ca mexhite ai! Kështu, si do që t’u shkojë mëndja se e kam a jo Esat Pashnë gjë, këtu jam për vatanë, si ç’kam qënë çilimi dhe më Vlorë e që zotrote Bej s’më mban mënd, m’u këthye mua. -Se s’ma do mëndja që zotrote Bej që ke një jetë që lëfton e të kemi dëgjuar gjithënjë, thua se u prish nga mëndë ky e të vijë të vritet për Esat Pashnë! Tundi kokën dhe seç u tha me atë gjuhnë e tyrej676ca matjanëve, që vetëm unjin kokën dhe ku ne dëgjuam vetëm, peqe!677 Unë nukë e mbaj mënd vertet se sa gegë erdh’, që nga Isa Begu e plotë dhe kur duall vjeshtë e tretë e u bë qeveria më Vlorë erdh’ të tërë e jepnin dhe mëndje. Pa Amet Beu ahere po të ketë qënë sa çilimiqtë që bijin kafetë e nukë do e kemi vënë re, njëqind vjet! Nashti ja ku ish aty me gjithë ata njers që kish hazër e aq i vëndosur të lëftoj e mbroj vatanë, që ish gjithë-gjithë ca njers që do të vijin nga gjithë kazatë e tijë. -Amet Bej, po është si the, po ai j’a preu: Dëgjo Bej! Unë nukë erdha këtu se më mbushnë mëndjen, po m’u duk se vatani nashti që mund të ç’duket fare nga dynjaja më flit’ me atë gjuhnë e tijë. Dhe të mos dukesha unë nashti, do më zir’ turpi si mal e do më mbetej peng për jetë! Se për këtë vatan mund të vritemi që sotë a nesër, pa borxhin atijë kështu j’a kemi ç’lyer, ne të rinjtë them, pa ju që keni një jetë që lëftoni e keni bërë me kohë! Ai iku më krah të tij, ne më t’onën, po im vëlla Bektashi e dij’ që në lloi gjithë Kongresi do ish që të zgjidh’ një njeri që të ish i zot për 676Këtu 677Si

- dialekti verior urdhëron (turq)

295


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

vëndë! Pa dhe për ushtëri, se këto të dyja gjer nashti ç’do përfaqësi që bënte mbëledhje të mëdha thosh: Këto dyja leri mos i nga se janë të Esat Pashsë! Dhe kurë e bëri dhe Princi këtë, lere mos i nga të tjertë! -Ky djalë, tha im vëlla, do n’a duhet më shumë se të gjithë më duket këtu më Kongres! Pa ata s’e kishin fare më të678mejtimin këtë radhë se kë do vijin më qeverinë që do shpallin më këtë katrahurë që mund të ngjasë atças! Se s’dije nga të ruheshe, nga qeveria e Durrësit a nga ushtërija italiane që ish më ç’do vënd! Nga sërbtë po s’po lijin gurë pa luajtur e të mirr të gjithë Verinë. Pa dhe të vënë Esat Pashnë a ndonjë Princ të kazasë së tijë. Se jo vetëm ai, po gjithë ata të tjertë firmosën për të marrë kusurnë 679e kësaj cope vënd, si grekërit me avaznë e tyrej dhe që të merrje për detyrë ndonjë ministri bie llafi, të dukej më këtë kohë se vrit veten! I kam thënë asokohe Bektash Beut: -Pse nuk merr ndonjë detyrë ministri, bie llafi se ty s’ta prishin?! -Hajredin Bej, ne jemi të një soji tjatër, me namuz,680se më këtë vënd, po s’e ke njohur t’a them unë: Gjëja më kollaj është të shaç a t’i hakërrohesh tjatrit, pse s’e bëri këtë a atë dhe ne nuk i durojmë dot këto gjëra! Po është se n’a kërkojnë mëndje, ashtu po! Ndaj ty s’të vë më këto punë, se të nxjerrin mëndë nga koka. Me ç’pësove nga Kongresi yt, ishallah të vejë mbarë ky nashti e t’u nxjerrë dhëmbët nga vëndi atyrë çingive681të Durrësit, që ti qofsh që i dëgjoje! -Këtu s’ma mbush dotë mëndjen Bektash Bej, shqipëtarë ke nga do të të këthehesh dhe njëri ka një të keqe, tjatri ka një të keqe tjatër që s’ngjajnë, fjaloseshim ndanë zjarrit në atë ftomë jenari. 678Këtu

- nuk ishin të qartë kë do vëndosnin - janë gati të firmosin çdo version që copton Shqipërinë, mjaft që të shpërblehen 680 Këtu - me autoritet, që i dëgjohet fjala. Duket si arsye bindëse që vëllezërit Cakrani, duke mos dashur të jenë të varur e urdhëruar nga dikush tjetër, e kanë pikë të “dobët” ambicjen për pushtet, kjo e shfrytëzuar mrekullisht nga Esat Pasha më 1913. Për këtë mjaft të pëmëndim këtu, jo ministra, por vetë kryeministri i ardhshëm, Sulejman Delvina, që duhet pranuar se, pa përllogaritur atë situatë në të cilën ushtroi funksionet, ka qënë sipas analizave historike, kryeministri më i suksesshëm në histori. Megjithatë nga periudha tërë tension e trysni të brendëshme, ai dha dorheqjen për shkak të një krize nervore. 681Krahasimi sarkastik me cigane rrugësh e ka nismën, nga veprimet përulëse ndaj Italisë, të qeverisë së Durrësit me justifikimin se, duhet të mbështetemi tek një fuqi, ndryshe nga armiqtë t’anë tradicionalë (Serbi - Greqi), por që i solli një dëm të pallogaritshëm atdheut 679 Këtu

296


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Pasi vinte tek Sulo Beu nga Lushnja, ai n’a llafoste për të rejat, sa të deleguar erdh’ e sa janë nisur. Im vëlla Sulo Beu gjithënjë ka qënë zëmër gjërë, po këtë radhë i mbajti me para, bukë e të tëra fuqinë t’onë më çifligjet e tij në Ardenicë, që po prit’ armiknë të vij’ nga Vlora! N’a e kaloi të tërëve, këtë herë! Kur muarrmë vesh se kishin vrarë të dhëndërrin e Abdi Beut, që ish prefekt në Durrës, Abdul Benë! Ai ish nga të partë që filloi këtë punë pas llafeve të inglizit dhe njëqind vjet e vranë çingitë e Durrësit që n’a u bënë hije! Sa thosha me vete, qysh kam ndënjur atje dhe unë, po më vjen me ca njers e domosdo me Turhan Pashnë që, la riviere a pris.682 Në lloi ishin të gjithë kë do virin kryeministrë, kur të tërë për t’u tundur e kapardisur një çikë janë të vetmit! J’u qan syri për këtë, po kur dhe Turhan Pasha u bë allasoj si ata, mos prit më! Por jo, kjo ishte kohë tjatër dhe njëqind vjet më këtë rrezik nuk kemi qënë as më 912. Më krye të fuqisë t’onë kishim lënë Kamber Benë me të tjerë, Hysni Toskën dhe të tërë e për ç’do të pa pritur të më bijin njeri dhe ika në Lushnje. Atje nukë kishin një konak të shtetit për të qënë që të mbëlidh’ të gjithë nëpër ato baltëra. Vajtmë e poqëm Bektash Benë me Aqif Pashnë, që kish ardhur dhe që ishte më i vjetëri nga të gjithë e asokohe patriot më i madh s’bëhej për të tërë. Po nukë kishin ardhur shumë të deleguar dhe Kongresi nuk fillohej dotë! Mbi dhè njeri që e ndihi Ismail Benë pa asnjë mëdyshje e interes deri më fund nuk mund të ketë, veç atij! A nuk donte, a nuk e arriu, po që të merrje përsipër të pajtoje të dy njerst që e kishin zënë pushtetin për gryke ahere, sa do të Mëdhenjtë të thoshin për këtë gjë që ishte si të rrije ujë më havan! Po është se e ka patur në mëndje që me të rënë guvernat më Vlorë e Durrës, Elbasani po qëndër do bëhej dhe ky do prapste me Esat Pashë e me Ismail Be për t’u bërë vetë zot, e ka gënjyer ajo njëqind vjet!683 Po me Bektash Benë, si e kam thënë vështirë të bëjin këto gjëra, po një gjë që kishte ngjarë me t’im vëlla mund të nxirrte aqë telashe, sa 682E

mori lumi (frëngj). Këtu - e morën me vete të ligjtë vitin 1913 nga Elbasani kërkohet realizimi i një kompromisi midis Ismail Qemalit dhe Esad Pashës, duke i ofruar këtij të fundit postin e Ministrit të Luftës, me kushtin që Qeveria e Vlorës brenda 10 ditëve të transferohej në Elbasan. “Në rast se Qeveria Qëndrore transferohet këtu, mosmarrëveshja do të zhduket”(Botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Shtëpia Botuese “N.Frashëri”, 1963, f. 71, d. 4, dok. nr. 120 14, kopje, përkthim nga turqishtja, në Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, 248, dt. 14 nëntor 1913) 683Në

297


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

mund të përmbyseshin të tëra atças! Ndaj me anë Aqif Pasha i tha se ishte me aqë rrezik ajo që kish marrë përsipër im vëlla, sa italiantë mund të vijin për tre sahat dhe puna më këtë kohë të ligë, vente e gjitha më lumë! -Të shohim ndonjë methodhë tjatër mos ndes se këjo që ti ke marrë ti përsipër. Se të përfaqësoç vlonjatësotë, ikën llafi dhe nukë mund të bëjmë këtej luftë e andej kuvëndë më një vënd, sikur s’e di dhe kohnë e ligë që n’a është shtruar më sofër! Kush do vejë t’u thotë ti Aqif Pashë? Se sa ke bërë për vlonjatë më atë kohë, sa bëtë ato që bëtë me t’a e që ti e di! Pa unë nukë e bëj për vlonjatë Pasha, se në arçin nuk e di fare kë do cakëtojnë, po për Vlornë e asaj ditë që përmëndet! E qysh thua, që t’a lëmë më thonjtë e italianëvet se mos n’a vijnë ata këtu e pastaj t’u themi atyrej se nuk e dijim që do vinit, vjen erë kjo Pasha! Ti u je bërë strehë më ç’do kohë atyrej, lere nashti se e mbaj unë përgjegjësinë! Dhe po ngjau ndonjë hata e s’keni përfaqësonjës më kaza t’onë, bëni si të bëni me këta që keni, por po e lamë sotë, e kemi qarë nesër Vlorë e Kaza Pasha!684 Nga mesi jenarit kishin filluar të vijin të deleguarit dhe ne ishim më hall për këta miqtë t’onë më Vlorë, se me ç’pamë aha, s’ma do mëndja t’i lijin të vijnë! Kur ja u duk Imer Agai bërë paparunë nga ftoma, me ata sytë në bojë të qiellit që ndrisin e i çojën lotë, me një pelë të bardhë. Të parnë pyetje, qysh u ike italianëve se ata të vrasin fare, pa ty dhe të njohnë, i thamë. -U ika ca me marifet, ja do vete te filan fshat se kemi një dasmë e ca me vrap kur shihja fushë sa j’a dola mb’anë, po të tjertë do vonohen se ikën fshatrave e fshatrave për të kapëtuar më anët tuaja685e jallah të vinë këtu për një javë! Na llafosi se, qysh pas rrëmujrave që bënë e u rrahnë më Vlorë për ditën e flamurit me italiantë dhe sherrin që bënë këta me Qeverinë e Durrësit e që u thoshin: -Jeni shqipëtarë a jo, se që të shetisë flamuri ynë lidhur nëpër qëntë e sokakut,686ju qofshi, se ne për atë flamur 684Shfaqet

e fuqishme, madje krejt e çuditshme në kontrast me të kaluarën, ndjenja atdhetare për përgjegjësinë që merr Bektash Cakrani, që të përfaqësojë Vlorën në Kongres, deri sa të vijnë përfaqësuesit e saj, të cilët në këtë kohë ndalohen rreptësisht, pasi Vlora figuron pjesë e Mbretërisë së Italisë qysh më 1915. 685Është fjala për në Mallakastër. 686Më 28 Nëntor 1919, në përkujtim të ditës së Pavarsisë, pushtuesit italianë në Vlorë, nisur nga pozitat e një fuqie të madhe, provokuan një incident të shëmtuar. Meqënëse nuk lejonin flamur kombëtar të varej atë ditë, lidhën flamurin shqiptar në bishtin e një qeni, i cili vraponte rrugëve. Kjo i dha shkas banorëve të qytetit, por dhe atdhetarëve vlonjatë, të përleshen me pushtuesit italianë.

298


HAJREDIN BEJ CAKRANI

jemi vrarë e vritemi atças! Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të 919 më Vlorë kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Willsonë,687dhe më shtëpinë e Osmën Agait, u mbëluadh gjithë paria. Me Hamza Aganë, Ali Asllanë, me miknë t’onë qëkurë, katoliknë Dom Marknë,688Jani Mingën, Qazim Aganë e vetë Imer Aganë e të tjertë dhe ishin llafosur e i kishin dhënë me vete, s’bëhet llaf dhe një mémorandum se Vlora do që t’i bashkohet Shqipërisë, si ç’është Kaza e sajë. Këtë t’ja çonte Willsonit më dorë, pa italiantë i ndaluan, as t’a shkojin nëpër mënd e jo të vijin përfaqësonjës nga Vlora këtu! Kështu ajo punë e Amerikës i paska pasur ca rrënjë dhe më këta. -Paskeni bërë një punë të paktën, tha im vëlla Bektashi që j’a behu atças dhe tha që të vejim më Lushnje, se ishim në merak të madh nga që të deleguarit nuk i lijin ushtëritë italiane a ata të Durrësit dhe vajtja e Imer Agait, do të fillonte të paktën listën e vlonjatëve. Nuk do lijim gur mbi gur dhe shtetin që mezi e bëmë dhe që më e padëgjuara, mezi n’a e njohnë të Mëdhenjtë e nashti hata më të madhe nukë kish, se duajn t’a fshinë, vetëm të vdekur e lijim! Si do që gjithë ato farë vënde u ç’këputnë nga Nemsja e u bënë më vete,689pa u ç’pikën dhe fintë690andej lart nëpër ftomë që s’ishin parë e dëgjuar! Im vëlla Sulo Beu kalnë e mban hazër dhe si djalë i ri, erë bëhet më ç’do vënd dhe unë e trazoj, se i kujtohet lufta me të palartë këtyre anëve. Ndaj do që të nderohemi këtë herë, doemos dhe e derdhë.691 -Hajredin Bej, s’u lodhe kaqë vitra duke thënë e mbaso i quaje me inat të palartë, po ata u bënë mizë lisi, se ti e di që shqipëtari bëhet me fitonjësin! Po pakë bujq orthodhoksë692u futnë 687Bëhet

fjalë për përfaqësuesin e Presidentit amerikan Uillson, që hyri në Shqipëri atë kohë, Josef Hevrin 688Prifti katolik në Vlorë dom Mark Vasa, ka qënë shumë aktiv në veprimtarinë e tij në rrethet patriotike 689Ndarja e Perandorisë austro-hungareze, solli shtete të rinj që bëhin pjesë në të, si Poloni, Çekosllovaki etj 690Pas Luftës së parë Botërore, Finlanda shfaqet si shtet i ri 691Këtu - harxhon shumë për mbrojtësit e Kongresit 692Në pothuaj gjithë territorin Shqiptar gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, e cila përveç të tjerash, predikonte e përhapte fenë islame, klasa feudale vëndase e mori atë si privilegj të saj, për pozitën shoqërore që kishte. Për këtë ajo, jo vetëm i lejoi, por dhe i stimuloi fuqimisht klasën tjetër që kish mbetur e fesë së krishterë, natyrisht të një pozitë më të ulët, si “e drejtë e tyre”, por që në fakt ishte për të bërë diferencën. Krahasuar me të krishterët ortodoksë korçarë, që autori e shpreh

299


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

më ushtri të tyrej se u thoshin: -Nashti që bejlertë bënë shtetin, jo më ndonjë copë tokë që mund’ të merrnit, e qani, po do t’u marrin, gratë e të gjitha! Dhe o burra t’ju djegim atë e këtë, se shqipëtari është zjarrë ndezur për të liga dhe në ujë! Jo vetëm ata që e bënë ushtërinë e tyrej mizëri të derdhej sikur e njih’ njëqind vjet vëndë, po të gjithë, qysh e tha Sulo Beu. U bënë me ta dhe nga nevej, se ne bektashiantë693jemi aqë të ligj, sa dhe nëpër teqera e vakëfe në vënd që t’i themi një llaf të mirë dynjasë për të ujdisur këtë e atë punë, si j’a do puna vëndit të shënjtë, po mbrapa atyre mureve bëjmë njëmijë e një ligësi! Se s’kanë frikë nga i madhi Zot hiç, tamëm a shumë më të ligj se masonertë, 694 që i mbajnë të mbëshyhera njëmijë e një paudhësi, dynjasë! Kush i ndihu e n’a lëftoi më Mallakastër, më luftë të Ballshit e të Beratit? Nukë ish shehu i Çorrushit 695 me të tjerë gjithmonë, megjithse vetë Korçën e ka themeluar një mysliman, Iljaz bej Mirahori për shkak shumicës së popullsisë së krishterë ortodokse që kish lidhje të shumta me emigracionin dhe botën e jashtme, nën ndikimin e ideve iluministe të Rilindjes europiane, ishte e lidhur shumë më tepër me dijen, se ç’do popullsi e trevave të tjera të Shqipërisë. Kjo ndikoi aq fuqishim në çështjen kombëtare, sa në periudhat e filimshekullit XX, ata u bënë simbol i gjuhës, arsimit e diturisë, pra qytetërimit europian. Ndërsa në Myzeqe, ku zhvillohen ngjarjet në këtë rast, popullsia ortodokse ishte lehtësisht e “përpunueshme”, përsa i përket shkallës së zhvillimit intelektual, kontaktet me botën jashtë e çdo gjë të kësaj natyre, pa përllogaritur këtu propagandën dhe frikën me anë të terrorit, që bandat haxhiqamiliste përhapnin në çdo vënd. “Deri në vitet ’30 dhe më tej, (shek.XX), megjithëse krerët feudale në një lloj gare me njëri-tjetrin, djemtë që shfaqnin talent në vëndet që zotëronin i dërgonin me studime në Perëndim, natyrisht me shpenzimet e tyre, për fat të keq, tek ne në Myzeqe, kjo shifër ishte afër zeros..” (Dhjetor 1982, Vasfi Hajredin Cakrani, ish-student në Sorbonë, në vitet 30) 693Autori është vetë bektashian dhe aludon se e njeh mirë sektin, natyrisht, mënyra si paraqet faktet, nënkupton të tjerët, ata që i kryejnë 694 Krahasimi me masonët në këtë rast, bëhet me sa duket, për shkak të të fshehtave të vetë sektit 695Këtë të vërtetë e gjejmë në shumë botime, por ai i shoqërisë “Vatra” i është thënë dretpërdrejt personit përfaqësues. Shfaqet nga më interesantet në letrën e hapur ndaj kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, 1960 “Vatra” e bostonit thekson; “Ju ishit djalë motak kur u proklamua Indipendenca e Shqipërisë më 1913, pra nuk kishe pas rast të dëshmonit kohën tragjike dhe anarkike që vatranët e hershëm e patën jetuar. Ju s’ishit në pozitë si një foshnjë dy vjeçar që të dëshmonit aktivitetet e atit tuaj. Sheh Ismaili, i cili si një klerik fanatik mysliman, mori armët kundër Shqipërisë më 1914, duke kërkuar që Shqipëria të bëhej pjesë e Perandorisë së rrënuar të Turqisë. (Letër e Hapur e “Vatrës” drejtuar Kryeministrit Mehmet Shehu, gjatë vizitës së tij në OKB, New York,1960 (“Dielli”Boston Massachusett, shtator 1960)

300


HAJREDIN BEJ CAKRANI

zagarë që i vejin pas?! Ne më këtë anë të istikamit, ata mbëlidh’ njers më krah të Haxhi Demirit696e vunë më komitet të tyrej Isuf Ohrin. Se kur e muarrmë nevej Ballshin, ata i thanë Principatë e Mallakastrës, pa të tërëve u thoshin se vatanë nukë e duan këta me këtë princ kaurr! -O po dhe kur ishim të gjithë atë behar kur po niste ajo luftë e fëlliqurë në mbëledhje me Princin, të gjithë për vatanë vetëm nxirrin xhevahire nga goja! Asnjë nuk tha, pse ngjau a qysh do e zgjidhim, po t’a bëjmë kaza-kaza, si punë principate kaqë vënd e kush e kush të ruajë të vetën,697i thashë, po pa të keq. -Hajredin Bej, plakut i kanë plasur sytë me kohë, i gjalli me të gjallnë nashti kush j’a del mbanë, që jemi vetëm filli!698 Nuk u ndjeva se më Berat, të gjithë konakët t’onë, të Azis Pashës e me radhë, i vuadh’ e lemerisnë burra, gra e çilimiqër e i dogjnë,699pa unë s’kisha njeri të mijtë. Vetëm ndonjë që e ruan, lija asokohe, se e kishja atë shtëpi kur veja rrallë. Pa ata kishin bërë hatanë dhe më të tjerë dhe nukë harrojin që të lemerisnin e torturojnë edhe të tërë që u përpoqnë aqë shumë për shkollnë, gjuhnë, flamurnë e të tëra! Këto gjëra ata i kishin halë! Këta ishin të krishtertë atdhetarë me Jorgji 696Haxhi

Demiri, haxhiqamilist që luftonte në krye të kryengritësitve fanatikë të Shqipërisë së Mesme 697 “Atë ditë u mblodhën aty burra që përfaqësosnin krahina të ndryshme të Shqipërisë.. Të gjithë pranë e pranë bisedonin, kundërshtonin dhe ndërprisnin njëri-tjetrin, sepse asnjeri nuk dinte ç’të thoshte. Ndërsa Ismail beu bëri propozimin më të çuditshëm që të ndryshohej kushtetuta e Shqipërisë dhe t’i jepej asaj një formë federale kantonale, sipas modelit të Zvicrës - sikur të mos mjaftonte copëzimi ekzistues! “ (Eqrem bej Vlora, vepër e cituar, fq. 393) Në një farë mënyre Ismail Qemali hedh alternativën decentralizimit, por duke pasur parasysh shtetin e ri e të brishtë, trysnitë e kufijve e luftrat fqinje, ku bashkimi i tij shfaqej më i nevojshëm se kurrë, kjo lloj shpërbërjeje do të shënonte fundin e shtetit shqiptar e do të ishte në ato kushte, tragjedi 698Këtu - është tretur, pra aludohet për kohë të tjera e situata kritike, ku nuk ka më miq. Pas vdekjes së I.Qemalit, i cili citohet rrallë, siç shihet për çështje të ndryshme imediate në shërbim të ardheut, marrdhëniet me krerë të krahinës së Vlorës shfaqen gati të “normalizuara”, me sa shihet edhe më sipër, nga vetë vëllezërit Cakrani. 699 “Në Berat rebelët, nën drejtimin e një fare Haxhi Demiri dhe të shehut të Çorrushit, gjetën laro dhe me anë të tyre..dëbuan nga shtëpia grate e pallatit të Vrionasve, plaçkitën ç’mundën dhe i përndoqën.. Këtë fanatik (shehu i Çorrushit) e ka shpëtuar nga litari më 1915 Sami bej Vrioni (mëkëmbës i atëhershëm i Esat pashë Toptanit në Berat). I biri, (Mehmet Shehu) në vitin 1947, për t’u marrë paratë, shtroi në dru Sami beun dhe të birin e tij 17 vjeçar, deri sa Sami beu vdiq.”(Eqrem bej Vlora, vepër e cituar, fq. 396)

301


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Karbunarnë, si do që plak fare e që ata nuk e kishin harruar dhe mezi e prisnin, po dhe të tjerë. -Pse s’u ndezi më anë të veriut, që ka dhe andej islamë të mirë e që e duajn’vëndë! Po ata s’kishin qysh t’i gënjejin se ata dyfeknë e pesë dhi kanë, nuk i trëmb me njers dotë, pa nuk më mbushet mëndja mua se ata duajn’ vërtet islamnë! Dhe kush, ata që s’dijin të këndojin asnjë llaf kurani, thoshte i lloisur im vëlla Bektashi. Ky kish qënë gjithënjë një rrezik i madh, që n’a rrij mbi kokë dhe që ne, si do që n’a dëgjon një kaza e tërë, të shumë vërtet ishin ata që na bëhin varrë! Ndaj nashti që këto ditë n’a kishin shtruar hartën t’onë mbi tavolinë, n’a erdh’ haberi se ish punë sahati të vëndosin kë copë do marrë ai a ky! Si do që ne po nxitojim shumë, thashë nashti qënka e shkruar se koha nuk është me ne dhe më duket e humbmë davanë!700 Bektashi mbeti më Lushnje fare, se ata pak të deleguar që kishin ardhur bëjin hesap secili mëndje më vete të viret ai apo ky, se ka qënë më këtë e atë qeveri e më aq e kaqë luftëra, shqiptarçe demek! Më nja tri katër herë që e kam pjekur atje e ai po haej me llafe me Aqif Pashnë, Abdi Benë e të tjerë që të mos virej më krye asnjë që e kish “ndritur” nëpër guvernat më përpara! Se ata të gjithë ishin mbi gjëmba pse të mos jetë një i anës t’onë që është aq e kaqë i zoti, ai që ka qënë më aq e kaqë qeveri ndaj të lloisemi, tha im vëlla dhe të zgjedhim një njeri të zot e jo të pazareve! Aqif Pasha pa nga unë dhe unë i thashë pa të keq: -Nga këta njers nuk kanë mbetur më! Hajredin Bej, po vete gjashtëdhjet vjeç dhe zili t’a kam mëndjen që ke, ndaj e qave punën me ata të Durrësit! -Unë nukë isha më qeveri Bektash Bej, pa do kishja ikur ditën e dytë! Jo ditën se u gabuaç, natën! Ika dhe i lashë, duke mbushur shqiptartë mëndjen njëri-jatrit, kur më darke sa shkeli më derë mir’ të më hajë të gjallë, duke më thënë se kishte shumë pak njers me vete. Mezi kishin parë tërë ata vetë701kush ishte më i zotë në atdhetarë, po dhe burrë të shtruar e të zot të mirrej vesh me të tërë. Se këta zotësi e dinë të hakërrohesh e ulërish! Nashti puna ishte e koklaviturë se kohë më të ligë s’bëhej dotë dhe duhet të ishte dhe dhipllomat, dhe i gojës, me zëmër e të gjitha! Për këtë po u mbushte mëndjen atyrej! 700Është

më se e vërtetë se në këtë kohë ngjarjet akumuloheshin me shpejtësi. Nga njëra anë interesat e fuqive të mëdha dhe nga ana tjetër vendi ynë me një zë të mohuar atdhetar në Europë, bëri që fati tij si asnjë herë tjetër të ketë qënë kaq pranë katastrofës. 701Këtu - ishte e vështirë kë do të caktonin

302


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Të gjithë ishin bërë një grusht, po me këto që po ngjasin nuk bënë dëngëla dhe kishin pranuar të shumit, të ish një njeri i zot e të mos ish përzierë jo më guvernë të Vlorës, jo të Durrësit e jo të Roshbullit! Për këtë kishin thirrur të vëllanë e Namik Bej Delvinës, Sulejmanë që kish qënë më Stamboll, bërë shkollëra e ku nuk kish qënë! Më administratë të tyrej, që nga Veziri i Madh që i bën dekretet e gjer më ministri, i madh 702 e drejton gjithë vilajetet! Pa kish qënë dhe Professeur de lycée703më Gallatë e ku nuk kish qënë, po shqipëtartë ziren pas një gjëje vetëm, sa të prishin punë! -Po ku ka qënë më këto kohë që ne bëjim shtet, të mirë a të lig? Po dhe për këtë ama më fund të vitit ai kish qënë më Paris si délégation de Istanbul 704për të drejtat e Shqipërisë, që domosdo nga që u shkelnë n’a prunë në ethe më këtë ditë! -Mbaso këta nashti nukë do thonë dotë se s’ka më kohë, se ka bërë gjë këtë e atë, si këta të tjerët këtu! Po dhe me rrezik është ama, se këta të rinj që duajm’ të vëndosim e që duhen aqë shumë sotë, se mbetmë: Ai do dëgjuarë se është plak, pa vini dhe këtë se i dëgjohet llafi, ikën këto e këta të rinjtë nuk i njohin mirë tabijatet705e këtyrej! Këtë herë është aqë i madh halli, sa ai që do ndihet të shalojë kalin dhe nga ka ardhur! Po dhe këtu nëpër baltëra nuk është prishurë nga mënd njeri të rrijë qeveria që do bëjmë, se s’po gjejmë një konak për të qënë e s’ka, po rroftë Kaso Beu706që tha u’a ujdis unë dhe e keni hazër sa të doni! Kështu që jemi lloisurë për tutje më Tiranë, se më Durrës nukë mundemi dotë jetë e mot nga që janë ata të Esat Pashsë! Më Elbasan nuk vëmë Aqif Pashën më zeval, se kur s’ka, s’ka as Perëndija, pa më Tiranë i vari të tërë vetë dhe është rehat nashti që nuk është dhe ai. Do e themi një herë sagllam se mbetmë, jo po jemi Mbretëri, jo po jemi Princëri, jo po shtet, jo po vilajet! Dhe e premë këtë radhë, pa mua nuk m’a kish shumë qejfi se do haen si shqipëtarë që janë po nuk mund të bëhej ndryshe e mbetmë për Mbretëri! Po më vënd të

702Sulejman

bej Delvina ka punuar në administratën e lartë osmane, si drejtor i vilajeteve në ministrinë e brëndëshme, si dhe me funksione të tjera, por ndjenja atdhetare e bëri atë të marrë këtë përgjegjësi në një kohë të tillë 703Profesor liceu (frëngj) 704Delegacion i Stambollit (frëngj) 705Këtu - zakonet apo “veset” 706Kaso Fuga, i zoti i shtëpisë së Kongresit

303


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Mbretit të jenë représentants religieux, 707 me muhamedanë e me bektashinj, Abdi Benë e Aqif Pashnë, me orthodhoksë doktor Turtullnë e me katolikë imzot Bumçin. -Ore s’paskeni lënë më nga ata të Durrësit pa marrë, po me imzot Luigj Bumçin nuk llafoseshe dot për Italinë kur ishim atje! -Ore ai është më l'homme justifie708si katolikë që është, po ti kishe Myfyt Benë që të hidhej për gryke, sikur po i shaje t’anë! Kështu do bëjmë ç’mos të ngatërrojmë me gegë e toskë, të krishterë e myslymanë nëpër ministri, se aqë duan njerst, pa u llafosa me Aqif Pashnë që pa asnjë llaf do jetë më krye të Kongresit e me të tjerë.709 Këtë herë për të ruajtur vëndë, si ministër të brëndshëm do vëmë atë djalnë e gjallë majtanë, Amet Benë, pa le të më viret kondra njeri e të thotë se është çilimi nga ata më këtë kohë të ligë! Më të jashtëme nuk e luajmë dot Mehmet Benë se mezi u’a muartëm, po dhe atë e njohën ata në Conférence de Paix! Të mos çojmë njëzet delegation de représentants710e të n’a tallnë përsi si n’a e bëri italiani më Paris, pa për drejtësinë do vëmë Iljas Benë nga Vrionasit si më i ri, pa Azis Pashë e Omer Pashë që ishin bërë theror për vatanë, nuk bëhen më! Për punën e financave do kujdesohet vetë kryeministri, po nukë do vëmë më me ç’kemi vuajtur njeri këtej711dhe mejtuam për katoliknë zotin Ndoc Çobnë! Familje tregëtarësh e që ka mbaruar më Venedik, i zoti s’ke ç’thua se për këtë hyqymeti e kishte çuar drejtor të të gjithë doganave! Unë u bëra hazër t’i prisja llafnë, po Bektash Beu m’a kish kënduar mëndjen dhe tha: -E di që do thuash se dhe këtë e kishja më Durrës, po t’a ç’pjegova qëparë punën me katolikët dhe mos harro, që ky ka qënë më klub të At Fishtës, si ne me plakun. 712 Esheref Be Frashërin që punon këtu më Lushnje e që është tok me ne më komisjonë, i përpjekur kiamet, të marrë botoren,713pa shkollnë dhe telegrafnë, më korçartë! Të parnë dihet zoti Sotir Pecë që qe më Manastririn e parë të 908 drejtori i gazetës “Kombi” më Amerikë e mësonjës i Normales, se më me kulturë 707Përfaqësuesit

fetarë (frëngj) - i justifikuar 709Duhet të bëhet fjalë për regjencën, që ishte projektuar 710Delegacione përfaqësuesish (frëngj) 711Aludohet mbi periudhën e vet nga Bektash Cakrani, kur shfaqeshin vështirësitë dhe problemet financiare në qeverinë e Vlorës, 712Klubi atdhetar “Labëria” Vlorë 713Ministria e punës 708Këtu

304


HAJREDIN BEJ CAKRANI

nukë bëhej dotë! Pa zotin Idhomenë714atdhetar e i vëndosur me të tjerë kishte bërë për Korçën atë që s’e bën njeri dotë dhe na bëri ne më Vlorë për ujë të ftohtë!715 Të tërë u tha që do e pranojnë këtë barrë, pa vetëm këtë herë puna nuk të lë të pish një filxhan kafe, jo të mejtosh paudhësira dhe pa nga unë që isha duket i vrarë në çehre. Jo se dëgjova plot emëra nga ata të Durrësit, si do që mëndja m’a thosh se edhe ata i kish zënë gjarpëri më vënd’ të lig,716ndaj rrijin atje nga halli! -Hajredin Bej, nuk do flasim këtu presidentë Willsonë a ndonjë tjatër të n’a zgjidhë më sahatn’ e lig që jemi! Me t’anët do kripemi, mos n’a e bëj ters se ja e ka ky sahat udhnë,717ja më nuk ngrihemi dot në këmbë më! -Ku e di ti Bektash Bej se po llois për këto që thua, po këjo është provë me zarar t’a mbushëni me të rinj dhe pastaj kërkon sahatnë e hairit, iu këtheva. -E po këta e ata që llois ti, gjer më sot e kanë ndriturë kush do qofshin, shikoje vetë ku jemi më buzë të greminës! -Dhe dale ku je akoma, hyri Sulo Beu që i kish ardhur në majë të hundës vu tutje e vu tëhu për njërin a për tjatrin, ndih’ ne e ndih’ ata dhe në fund një vërë në ujë! -Jo mor përpjekjet s’kanë mënguar ndonjë herë, po s’na do ai fat dreqi që kemi e n’a është bërë ferrë si nëmë! Se jo të tërë po vetëm veten të shohim, mbetmë më shumë në punë vatani se më shtëpira e më njers t’onë! Po si këtë radhë, o ne mbetmë prapa dynjaje, o kjo lodër s’më pëlqen! Që të vësh dhe çilimiqër më qeveri nuk është parë e dëgjuarë! Im vëlla Bektashi, vuri buznë më gas dhe e mori vesh meraknë t’im. -E para më tha, s’është çilimi se po bën një gjë që s’e bën dot tjatër njeri, po bije toger Prengë Jaknë që e ka pasur nën të me gjithë batalionë të gjezdisë e ruaj vëndë! E dyta, po dhe në e ka shkuarë kaqë hollë nëpër mënd, ti mos u sëkëlldis se atë ministri do marrë të ruaj vëndë! Dhe në i daltë para ai që ti mejton,718le të vriten ungj e nip, se boll jemi vrarë e bërë copë nevej!

714Idhomenë

Kosturi, ministri i telegrafës (ndërlidhja kish rëndësinë më të madhe, për kohën) 715Aludohet për letrën e patriotëve korçarë drejtuar Qeverisë së Vlorës 716 Shprehje popullore e përdorur shpesh herë nga autori, këtu - për të treguar situatën pa rrugëdalje, në të cilën kishin pranuar të punonin 717Këtu - rast i papërsitshëm 718Aludohet hapur për Esat pashën dhe kjo është lëvizja më brilante historike, në planin e brëndshëm, për situatën dhe kohën

305


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Të tërë bëhin çudi, po Kamber Beu dëgjonte dhe vir’ buzënë më gas se qysh haeshim ne vëllezërija, sikur po bëhej llaf për gjëra që do ngjasin më çiflig t’onë. Po ja që vatani nukë të lë të bëç gjumë se të zë për këmbe dhe të tregon sahat e minut benë që ke bërë për të! Shkodëra ishte hall mbi hall dhe mund’ të binte,719ndaj nuk e bënë të gjatë dhe të mërkurnë më njëzët e një allafrënga para dite e hapnë Kongresin. Po pas adetit që bëri Sheh Karbunara e hapi Ferid Be Vokopolasi që kish firmosur dhe më Vlorë. Si zot i vëndë që përfaqëson prefektyrat Berat, Lushnje e Skrapar bashkë me të tjertë, ishin bërë copë për organizimin e Kongresit, i uroi të deleguarit për ardhjen dhe Kongresit punë të mbarë. Aqif Pasha vazhdoi llafnë me patriotizmën dhe atças u hoqnë të fillojnë punë. Ferid Benë720e vunë hë për hë segretar dhe zgjodhnë një komision për të parë mandatet me katër a pesë vetë. Dhe me që e shuma nukë kishin ardhur e shtynë për si ndonjë javë, sa të vijnë të tërë. Gjithë atë javë ishim më ethe se nuk i dihej, nga Vlora mund të vij’ sahat e minutë ushtërija italiane, ata të Durrësit nuk e bënë fare dy dhe vranë Abdul Benë, kështu që këjo ishte punë me kokë që ka dhe atë të mirën e sajë. Se nashti s’do bëjin më gërr-vërr me njëri-jatrin si herët e tjera, pa këtë herë halli rrij’ sipër si rè! Për një javë erdh’ thuaj të tërë, vetëm nga Shkodra e Veri jo dhe në mbëledhjen e parë në më të shumën e të deleguarëvë, u thanë përsi po ato llafe atyre që s’qenë dhe u vendos që kryetar i Kongresit të virej Aqif Pasha. U folnë nga të deleguarit për Abdul Benë që e kish nisur këtë punë nga të partë e që e kishin vrarë ata të Qeverisë së Durrësit të vijin frikën të mos vijë njeri këtu më Lushnje. Po nga një herë më shumë bën dëm se fiton me këto gjëra, pa të vërtetën atyre u ikën më të shumët e që prapë të vërtetën, ishin më të saktët! Në fund bënë një telegram të ngushëllojin familjen e tij si Kongres. Më prapa u tha që Lushnja me këtë që bëri të përfaqësohej drejt e më Senat, si do që Sheh Karbunara tha që e kish për detyrë! Ndaj u la të shkruhej një kartë e të falenderohej tërë Lushnja për këtë vepërë. Më mbëledhje të tretë filloi vërtet Kongresi se u ndes dhe të gjithë llafnë e kishin më këta biçim fitonjës, që s’paskan punë tjatër dhe ça e nda këtë copë vënd 719 Trupat

franceze, pasi zunë vëndin e atyre austriake, sipas marrveshjeve me serbët, po ua linin vëndin dhe do të zëvëndësoheshin me këta të fundit në veri të Shqipërisë 720Ferid bej Vokopola, drejtues i komisionit për mbajtjen e Kongresit të Lushnjës

306


HAJREDIN BEJ CAKRANI

duke na tundurë atë copë kartë,721sikur e kishim shkruar ne e jo ata vetë qëkurë! U zgjodhnë urgjent përfaqësonjësit për në Conference de Paix, që dihet Mehmet Benë, Imzot Bumçë dhe Doktor Turtullë. Më mbëledhjen tjatër, u zgjodh ai, Këshilli i Lartë që n’a i kish molloisur im vëlla Bektashi. Me représentants religieux722e që do bënte punën e sovranit, që duhej të qe ç’pikja më e madhe e allasoj më dynja, po dhe më e sakëta asokohe! Gjë që e rrëfente fare ç’koqur se ne shqipëtartë nukë kemi sy për Qabè për këtë punë jo njëqind vitra, po mijë vjet! Thanë e ç’nukë thanë dhe për Qeverinë e Durrësit që kishte dalë nga udha që i kish vënë Kongresi i Durrësit, demek nevej, që më dhjetor të 918. Ajo kishte bërë ç’mos të pengojë Senatin më Durrës dhe si qeveri duke bërë ç’tu dojë qejfi, jo i tyre po i italianëvet. Kështu e kishin bërë vëndin ashi-neshi dhe kishin acaruar të gjithë, sidomos me këtë që duajn’ të ndalojnë Kongresin se s’bën! Si do që s’thanë as gjysmat, se unë jo i kisha dëgjuar po hequr më kurriz të tëra. Më pas bënë vëndimnë që muartën të tërë pa mëdyshje fare të mos e njihnin më atë soj Qeverie të Durrësit dhe ç’do gjë të saj më dynja e këtë që unë e prit’ që ditën e parë të bëhej, nashti më bëri nja pesëmbëdhjet e jo njëzet vjetë të ri! Nashti Bektash Beu s’lij më njeri të flit’ 723 dhe më ëmër të përfaqësonjësit të Mallakastrës këndoi qeverinë e re me emëra e me 721Realisht,

burimi i të gjithë ngjarjeve që çuan situatën dhe vetë Shqipërinë, në ekzistencën apo jo të saj, ishte Traktati i Londrës 722Përfaqësues fetarë (frëngj). Kjo zgjidhje e rrallë është diktuar, jo më shumë nga situatat e jashtme kritike, se sa nga përfshirja në aspektin e brëndshëm, e të gjithëve në këtë përgjegjësi historike 723Delegati i Mallakastrës, Z. Bektash Cakrani, propozon në kabinetin qeveritar zotrinjtë: Sulejman Delvina, Iliaz Virjoni, Amet Zagolli, Sotir Peci, Ndoc Çoba, Mehmet Konica. Z. Iliaz Virjoni për shkaqe të veçanta nuk pranoi: u propozua Z. Hoxha Kadria, i cili u pranua. Votimi u bë çeltazi (fjalë në dokumentin origjinal). U bë betimi i delegatëve dhe i Këshillit të Naltë. U zgjodh kabineti: Kryeministër Z. Sulejman Bej Delvina Zëvëndës Z. Eshref Bej Frashëri Ministër i P. Mbrendshme Z. Ahmet Bej Zagolli Ministër i P. të Jashtme Z. Mehmet Bej Konica Ministër i Arsimit Z. Sotir Peci Ministër i Drejtësisë Z. Hoxha Kadria Zëvëndës Z. Hysen Bej Virjoni

307


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

detyra, që nga Sulejman Beu e Amet Beu, Mehmet Beu e gjer te zoti Kosturë, si ç’na i kishte ç’pjeguar që më parë dhe me të votuar hapur! Po të mos i kishin bërë me karta hapurë724dhe të qe me të mbëshyher, aha edhe sot do ngjacej se nukë u mbushet mëndja shqiptarëve! Ilias Beu vetëm nukë do porofole se ashtu e ka punën, si ç’e ka ai, po atças e zëvëndësuanë më Hoxhë Kadri Benë, që ish kryetar i komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”e që shkruajnë tok me Sali Nivicnë gazetnë e tyrej “Populli”. Më të ish,725se kish mbaruarë drejtësi më Daralfunun të Tyrqisë. Aqif Pasha tërë lloi nashti po jepte e po merrte, se s’po i jepte udhë punësë së qeverisë, se t’a lijin aty më Lushnje s’e mbushje sahatnë se mbinin italiantë atças! -Ja sahati Aqif Pashë të erdhi, me Qeverinë e Vlorës bëtë njërën me gjithë plakun për t’a çuarë guvernën më Elbasan dhe të bëhej qëndër e të gjithë Kazave! Ne i thamë Ismail Beut të ngrinte flamurnë e t’a bënte Shqipërinë më Cakran, se j’a hiqnim nevej të tëra e më rehatë nuk do kish, po ai vajti te foleja e arrëzavet, tek të vetët, kështu që si e mbolli e korri ama, nuk e linte rehat Bektash Beu. -Bektash Bej kur s’ka, s’ka as Perëndia, ç’të të them nashti që nuk gjej dot konak për këtë punë, më keq se këtu, se është dhe turp! -Po ahere ku do e shpije guvernën që përngreve plakun, apo boll t’a hiqje nga Vlora dhe vetëm të dëgjohej Elbasani yt Pasha! -Nashti or Bej zgjidhmë e leri ato që iknë, nashti që jemi më xhanë dhe e kemi lakun në fyt s’kemi nga dridhemi, apo nuk e sheh, gjëmonte Aqif Pasha. Kështu që e lanë që pa bërë shamatá të venë më Tiranë të çojnë qeverinë, se rrezik kishte pakë nga që njeriu më dynja nukë i shkonte nëpër mënd atje! Durrësi kishte mijë vjetë që e bënte këtë punë e kush zinte Durrësin, i kish të tëra më dorë, zot e shkop! Më fund u zgjodh Senati dhe me ta im vëlla Bektashi aty vëndosnë që të mos iknin të deleguarit sa të mirr qeveria këmbët! Po ku aty më atë baltovinë dhe në mes rrezikut, gjë që n’a rrëfeu se si do që mbëledhja e Kongresit mbaroi e s’bëhet më mirë, puna t’onë s’kish filluar akoma! Si ç’e dijim më para qeveria do vejë më Tiranë, se Ministër Finance Z. Ndoc Çoba Zëvëndës Z. Idhomen Kosturi 724Votimi për përzgjedhjen e qeverisë në Kongres si dhe për emergjencën që shtronte koha, u bë i hapur (çeltazi), njëkohësisht dhe për të shmangur mosmarrveshjet për pjesmarrjet në qeverinë e re. 725Hoxhë Kadri Prishtina, plotësoi qeverinë e re që u zgjodh nga Kongresi

308


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Durrësi të harrohej nashti, pa më shumë kish pasur të këqia të themi të vërtetën, se të mira! Që aso kohe njerst e Esat Pashsë e ç’mbeti nga ata të Durrësit, plasnë e ç’nuk bënë me miqtë e tyre italianë dhe që hoqnë dorë më vonë. Këtë e bënë nga marazi, jo se dojin! Më dit’ të fundit të jenarit Amet Beu u dërgoi telegram të gjithë prefektyrave, ku u ç’pjegon pse u mbajt Kongresi dhe ç’kish vëndosur ai për fatin e Shqipërisë, duke bërë të mejtoheshin mirë nashti të tërë. Bektashi u fjalos me të nashti me përgjegjësi, si do që ai tha se do të linte këtu, batalionë shëtitës,726po nuk ikje dotë as një sahat se s’dije ç’të prit’! Kështu dhe delegatët nuk luajtën nga vëndi nashti që u muarr vesh sagllam se ja nga t’anët, ja nga italiantë dihej ç’të prit’! Ama këtu Amet Beu bëri çudinë, se që i kish habiturë të gjithë me vakt s’donte mënd, po këjo që bëri i la pa gojë të tërë! Pa u tha troç se ç’u vëndos këtu do të zbatohej se s’bën dhe këjo nuk do llafe do guxim! Ndaj unë ika i pari për Tiranë, ju rrini mirë jeni këtu dhe pa nga Bektash Beu e të tjerë, po të deleguarit nuk e prishën qedernë fare, mbaso me hak! Se ato që ngjanë n’a thanë më prapa se rreziku ish aq i madh, sa s’dëftohej! Na hoqi mënjanë për të n’a porositur, po im vëlla Bektashi j’a preu e i tha: -N’a zuri ne do rrimë me këta, po ti mos do ndonjë fuqi tjatër se jeni pak e më ç’do vënd ke italiantë a më keq akoma ata të tyt’ ungji! Që më fillim po, do i binte brruzi, pa po nashti s’kish qeder se duket e kishte ndarë mëndjen. -Për ç’do gjë njerinë ti e di, po Amet Beu tundi kokën dhe tha: -Tani Bej nuk ka më prapa, nuk të vjen më në dorë ky sahat, po do mirremi vesh! Ty të zuri vërtet, o rri, o po e pe se mund të vish ler këta me delegatë, po amanet dëgjove? -Ore të zgjodha unë, a më vure ti që më tregon arat, vështro dhe bëj ç’mos me të gjitha t’ja dalësh, se s’ta kam friknë! Vetëm më Tiranë të dua t’a mbaç frymnë, pa atje piqemi po qe e shkruar, dëgjove! Ai qeshi dhe s’tha dot, peqe Bej, si do që njëqind vjet e mejtoi, pa nashti s’ja linte detyra.

Qeveria hyn në Tiranë

Ai para e qeveria prapa dhe ne me mëndje të ngritur u këthyem tek njerst. Bektash Beu më delegatë për ndonjë punë, unë më njers e të 726 Batalioni

shetitës ishte një lloj force ndërhyrjeje e Preng Jakut, që do të shërbente sado pak për mbrojtjen e të gjithë delegatëve, të mbetur në Lushnje tashmë, nga gjëndja e rrezikshme që bëhej herë-herë e pashpresë, ku të gjithë faktorët ishin pothuaj kundër

309


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

tërë që pyesnin me gjak të ngrirë: -O po mbaroi apo jo Kongresi? Po unë ç’tu thosha e kështu bëmë-ç’bëmë i çuam të tërë delegatë e i strehuam sikur ishin muhaxhirë, në më të afërmit çifligje, më Çermë. Këtej Amet Beu me të tjertë hyjnë më Kavajë e si gjithënjë aty pengesë.727 Këtë radhë j’u kish dalë kumandanti i garnizonit italian për t’u thënë ndal, po Amet Beu ishte më të tijën! I tha se njih’ vetëm qeverinë e Lushnjes, pa po të ishin përpjekur as një sahat luftë nukë bëhej, se vetëm topa e mitrolozë italiantë kishin pa hesap! Puna vajti gjer aty sa ai do jepte urdhër për të qëlluar, po Amet Beu nuk e luajti qerpiknë dhe tha: -Nashti në vënd’ të plasë batareja e u bë hazër, kur të tërë kishin ngrirë! Gjithë-gjithë me aqë ushtëri, topa, mitrolozë që kishin italiantë, pa bërë hesap vëndë që kishin bërë istikam e të shih si në pëllëmbë të dorës ku që andej të fshinin atças, mund të bëhej a jo, kiameti dy sahat luftë. Nuk kishte Perëndi jo Amet Bej që t’a kapëtonte dotë këtë pengesë. Ndaj ky i dha karar duket dhe kërkoi që të llafoseshin pa ndezur dyfek në mes të një urë e vogël prej druje aty, andej italiani, këtej Amet Beu, po vetëm këta! Si i la dyfek e kobure ky dhe italiani i pa të tëra, a të mos të turpërohej, a u ngroh nga mitrolostë prapa tijë, nisi udhënë dhe ai mbi urë vetëm që të piqejë kështu me Amet Benë. S’tokën duartë mirë, kur fap Amet Beu e mbërtheu oficernë për fyti atças! Se nga nxjerr një kamë, që sa hap e mbyll sytë j’a vë më grykë italianit që e kish këthyer nashti nga të tijtë.728 Matjantë ishnin hazër po ky as i kish thënë njeriu gjë, se i erdhi atças në mënd duket dhe këta mund t’i kishin vrarë të dy. Nga ana tjatër ulërima e oficerit, jo nga Amet Beu duket po nga të tijtë që desh hapnë zjarr atças, bërrit ata e bërrit ai bëri që pas një copë here, se ky nuk e çonte, të dilnin nga istikami. Ai ishte bërë meit dhe Amet Beu e sqaroi se s’kish punë me ushtërinë italiane që mbante anën e atyre të Durrësit, ndaj si ushtëri të rrijë atjë ku e kanë vëndë, kështu ai u bind. Me terezi matjantë erdhë aty se mos plaste dyfeku nga që ishin aqë afër, po nuk ngjau gjë! Oficeri italian hapi udhë dhe Amet Beu ndënji ca ditë për të

727Aludohet

për pengesën që i sollën Ismail Qemalit më 1912 fakt e kemi të njohur dhe nga tregimet e Hana Këlcyrës më 2012. Ajo në Aleksandri ishte fqinjë e mbretit Zog dhe i kërkon një ditë atij ta ndihmonte si protagonist për një temë mbi Kongresin e Lushnjës që ajo do të kryente. Nga njëzet minuta që kish përllogaritur bisedën, ajo zgjati mbi dy orë dhe me detaje ku bën pjesë dhe fakti mësipërm 728Këtë

310


HAJREDIN BEJ CAKRANI

ujdisur administratën më Kavajë nashti, po haberi u vajti atyre çingive të Durrësit e i zunë të prerat.729 Kur muarr vesh se vetëm me luftë nukë i këtheje dot këta nga udha, j’a behën me njerst të tyrej. -Jo po të mos njihen këto e ato që u thanë e u bënë më Kongres, jo po të vish ti dhe të bëjmë një kongres të madh më Vlorë,730jo po t’a llafosim si e qysh mund’ të bëhet më mirë, se është rrëmullë, po ai j’a u preu: -Ore kush jeni ju që po më jepni mëndje a urdhëra se nuk j’u njoh fare! Keni ndonjë muhabet tjatër, këtë e harroni se nuk i shkojë nëpër mënd fare, jo të llafosem unë për këto që po më thoni! U ra pika atyre dhe ikën më Durrës, po ky u nis për në Shijak e po kjo punë me kumandantët e ushtërisë italiane, me topa e mitrolozë e prapë erdh’ ata të Durrësit e më fund me bisht në shalë. Dhe këta pëngesnë e fundit e kishin kur hyjnë më Tiranë, si dy të parat dhe mileti u derdhnë se haberi ikën. Me temena të madhe e pritnë dhe që atë sahat e bënë Tiranën la nouvelle capitale.731 Këto i muarrmë vesh se erdhi haberi tek ne më Çermë për ato që kishin ngjarë dhe në vënd të gëzohin që kishin çarë më ato hatara që ngjanë, po jo, këta u futnë në lloi më keq! Ata që vajtnë më Tiranë e që ngrehnë shtetin, kishin gjithë-gjithë që nga lumi i matjanëve e gjer te ne më Vjosë, se të tjerat më Shkodërë brënda ishin francestë. Pa vëndet vërdallë lumit të Drinit j’a kishin dhënë që kurë iku ushtërija e Nemses, se kishin vdekur të zotë, sërbëve! . Italiantë i kishin të gjitha me Durrës e me Shëngjinë, pa ishin dhe më Tiranë me ushtëri e të tëra, që kështu pa ikur mirë të deleguartë u poqnë aty më Lushnje më një mbëledhje me parinë e Vlorës, me ne të Mallakastrës gjer më Gjirokastrë e më Përmet, ku domosdo im vëlla Bektashi, gjëndej i parë. Më hoqi mënjanë se mbëledhja kish qënë e mbëshehur dhe më molloisi se në të kishin qënë dhë këta të shtetit e qeverisë së re dhe ata të Vlorës, Myqerem Aganë, Qazim Bej Koculnë, Osmën Aganë, Dhimitër Qypnë. Ajo që ish llafosurë atje mund’ të bënte vaki shumë shpejt, ndaj duhej të mejtoheshim mirë! Ishte llafi për Vlornë, se si e qysh do bëhet për të luajtur italiantë nga vëndi, se ata 729Krahasimi

më ciganë rrugësh, shfaqet mjaft i goditur si të përulur ndaj Italisë deri në tradhëti nga ana e Qeverisë së Durrësit, nuk ka kufi në këtë rast, pasi dihet fare mirë, që në Vlorë është fuqia më e madhe trupave italiane, gjë që e cilësojnë si të sigurtë, me ato që që kanë bërë 731Kryeqytetin e ri (frëngj) 730Përulësia

311


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

vetë e të partë e tyrej nuk po lijin gazetë që thoshin se Vlora është province de l'indivision732e tyrej. Pa po t’ju thosh mëndja edhe më Durrës e dua vëndë se kam ushtëritë edhe atje e këtje e puna jonë vënte më lumë! Qazim Bej Koculnë me Spiro Koleknë nga Bregu j’a kishin thënë Sulejman Beut se duhej të krijoheshin komitete të mbrojtjes kombëtare, që t’i dëftenin miletit të tërë. Se kurë gjithë Shqipërija po bëhet javash-javash e nevej nën Itali nukë durohet, ndaj duhej të fitohej kjo Kaza! Po halli i Vlorës mbetej hata më vete se italiantë tundnin akoma atë kartë fëlliqur 733 dhe aty ishin hapur qëkurë nëpër fshatëra gjer më Tepelenë me të tëra. Që nga mitrolostë e te l'artillerie de montagne 734 kush’ e di sa mijë vetë, as Vlora e vërdallë s’ish’ aqë kurrë! Ata rrijin me atë sebep aty dhe sido që t’a bëjim ne nukë luajnë nga vëndë, se janë si biçim fitonjës! -T’a them këtë Hajredin Bej, se të mbeti mëndja më këto punët e fuqive, ç’farë thonë sotë e ç’u teket të bëjnë nesër! Se ca mëndje e inglizit, e ca ishim hazër vetë ne, bëmë atë që s’e mejtoje dotë pesë a gjasht’ muaj para e që do vejë mbarë si duket! Se të merret vesh që është mëndja t’onë si qeveri a si shtet, n’a u hodhnë për fyti! Po është një mëndje që t’a hapin vetë sherrin që është i ngrehur, që kur u rrahnë me italiantë për punën e flamurit vjet, më fjalosi im vëlla. -Je në vete Bektash Bej? Të paktën sa dij unë nukë është e shkruar e s’ka bërë vaki ndonjë herë që më një Kaza të kacafyten dhjetë a njëzetë mijë ushtëri, me sa njers mund’ të mbëledh' Osmën Agai me Brahim Effendinë e Hamza Aganë më atë vëndë! Ah, ka një hesap që rrëfen e që është më krah të atij që njeh vëndë, po këjo vetëm sa e vonon dhe e harbon735atë që qëllohet! Pa do dhe një gjë tjatër mijë vjet e jo sotë, kurë nukë j’a dilje dotë ushtërive se ishin shumë i gjëjnë ku shkon uji e j’a pret, nga vinë buka e j’a ç’katërron, ku janë xhephanetë e j’a prish a j’a merr! Po këto as i ke më dorë e as bëhen më një ditë, i thashë. -Merr kalem e kartë si qëkurë dhe mos më fol mua havadan, se këjo punë është barabar me të gjithë ato punë që kemi bërë tok gjer nashti! Se vërtet n’a i muarrnë më Londërë ata sinuartë që vunë dhe ne gjer ahere s’kishim lerë akoma, qysh i thonë, 732Provincë

e pandarë (frëngj) - Traktati i fshehtë i Londrës 734Artileria malore (frëngj) 735Harb - luftë, (fjalë arabe), këtu - reagon, inatos, zemëron 733Këtu

312


HAJREDIN BEJ CAKRANI

pa lemë si e di, kërthi i gjymëtuarë, 736 pa këtë e atë që të mos i përmënd se më ngjethet mishtë! Po t’a kesh tëndin e me të tëra e të të thotë ai tjatri se nuk bën për ty ky vënd e t’a marr unë se ke vdekur ti, këjo nuk përtypet dotë! Ata, m’a do mëndja, do t’a zgjidhnë këtë punë vetë brënda më Vlorë, po vetëm ti e di nukë bëhet dotë, pa nevej si shtet e si qeveri nukë i ndihëm dotë hapur. Se po n’a vështrojnë dhe nashti që fjalosemi jo më, po unë po mejtoj nga duhet nisur, se ballas aha! -Bektash Bej dhe ushtërinë e Nemses të kishe737do lloisur mirë ku i ka krahtë e dobët, ku duhet qëlluar me topa e rrahur vëndë, nga mund’ t’i vijë ndihma, janë hesape këto dhe mua nuk më del asnjë po e do me kartëra! Kështu me zëmër të dalë ku të dalë, është tjatër punë! -Ore unë të them erdhi sahati, ti me hesape! -Po mirë Bektash Bej hajde vemi që nashti të vritëmi atje, po s’kemi më sy të shohmë përsizaj do ndryshojë gjë a jo! -Nashti bëhet ajo, prerë hesapi, ngulte këmbë im vëlla Bektashi dhe si e pashë që nuk tundej nga e tija, po të vërtetën udhë tjatër nukë kish e i thashë edhe bëhet, po kështu si thua do vritet dynjaja! -Hajredin Bej, herë-herë më duket sikur nukë do të përzihesh asnjë herë me vlonjatë, po këjo punë që duketë si e pa mundurë kurrë vërtet, thua se duhetë të bëhetë, kur është llafi për vatanë? -Bektash Bej, të dua sa s’ka ku të vejë më si vëlla xhani, po nukë ka jo vlonjat, po Perëndia vetë të plekset me Italiantë më këtë sahat! Pse s’e bënë njëndizë këtë gjë, që u shkoi fap atças në mëndje sot, se s’kanë vitra që rrinë tok, po n’a mbushnë mëndjen me një histori të qënve të sokakut?! Perëndia më ndjeftë mos i hyjë më hak njeriu, po këto janë më të thella se sa na i the ashtu flakë Bektash Be! Nukë më mbushetë mëndja më dynja mua që këtyre u hipi të vriten nashti me italiantë dhe hazër Kazanë më këmbë! O ka të tjera parà në mes, të më ndjejë Ai lart, pa grekëria nukë është ajo që ka qënë. Frikë se është dorë e sërbëve, si gjithënjë! Dhe po ishte ajo, që njëqind vjetë 736Mjaft

interesante shfaqet pikpamja e ketyre bashkohësve kur shprehen se “lindi foshnje e gjymtuar”, pra “lindi” me kufij të cunguar, (jo shprehja e sotme-na coptuan), po të kemi parasysh këtu se njohja e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha u bë në 29.07.1913, kur kufijtë ishin ndarë, ose duke u ndarë qysh nga pranvera e 1913, menjëherë pas Konferencës së Londrës. 737 Austria, kundërshtare e Italisë në Luftën e parë Botërore, vetëm në betejën pranë lumit Izoncio, i shkaktoi asaj mbi 200 000 të vrarë, pra kontrasti i madh e bën autorin si ushtarak, bën që teorikisht të mos e mbështesë në fillim vëllain, Bektash Cakranin

313


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

është, nukë mund të të bëjë zëmra për luftë, qoftë ky dhe vatani, që do t’a shpëtokemi me paratë e sërbëve! Nukë të bën dhe pikë! -Edhe unë Hajredin Bej, e kam të dëgjuar këtë që po më thua e që e bëjnë sërbtë si nga herë, pa dhe që ka plotë nga këta që u shqyhet syri për para. Po unë ngul këmbë që këjo, si gjithënjë i bije të jetë një borxh ndaj vatanit, pa ata me paratë e të huajit a më keq të sërbëve, mbeçin! -Jo Bektash Bej, dhënt’ e dhit’ e Zeres, nami Hasan Qeres, i thonë kësaj! Sa herë hedhin gurë sërbtë në lumë u dashka t’i nxjerrim nevej? Nukë të përzë dotë prapa këtë herë Bektash Bej, thuamë ç’të duaç, bërrit sikur më ke dhjetë mote nën vete, këtë mos m’a kërko! Ahere shtro darkë, se drekë s’bëhet llaf Hajredin Bej që s’del sahati të të mbushç ty mëndjen! Unë nukë luaj! Si bën gjithënjë me të qeshur të tjerë muhabete, sikur nukë jemi unjur për këtë hall, m’a ha kokën me të mirë dhe aty pas darke m’a hëngri kokën dhe mua vatani, ndaj po lloisesha se si e qysh mund të fillohej këjo hata e padëgjuar. -Po filloi, duhet të fillojë nëpër fshatëra e Lum’ të Vlorës, që duke qënë pakë njers e vëndi mal mund’ të bëjnë pusi. Të ç’katërrojnë ndihmën me xhephane e bukë dhe e bën kollajë të dorëzohet atë të rrethosurnë e si njohin vëndë, të hiqen prapa! Nashti këjo lufta që iku dëfteu shumë gjëra të reja, me sous-marins et les aeronefs,738që ne i themi ballonë akoma. Nuk është më si qëkurë kur ushtërija vishej me të kuqe e me të verdha e si lihej vëndë më një fushë të madhe, bam bjeri njëri-jatrit, sa të shuhen! Jo vetëm nashti, po më kohë të gjyshërve t’onë ushtërija ishte më bojë të gjethit, po jo ashtu si thua me fustanella e tirqe të bardha dhe në mes të natës, mejtoj! Pa dhe si pakë që janë kurë do bëjnë yxhym s’ka nevojë të të marrë nishan ushtërija: Mbyll sytë e bjeru! Se s’ishim budallenj dhe e gjithë çeta e Toskërisë i bëri me fustanella e të tëra të zeza, j’a prita. E fjalosja rrënj’ e dhëmballë për atë që kishim më dorë të bëjim, po ai hidhej përpjetë, si ai! -Ore unë kërkoj mënd’ nga ty, këto janë muhabete pa bereqet qysh do bëjmë, po t’a them prapë me përgjegjësi! Unë jam ushtarak vetë e kam lëftuar që kurë s’mbahet mënd, apo nuk e di ti se nashti ke lerë, ngulte këmbë im vëlla. Muarrmë Kamber Benë dhe dy a tri të parisë që kishin lëftuar me ne dhe mbëshehur u fjalosmë që këjo ish gjë e padëgjuar. Po dhe do të 738Nëndetëse

e aeroplanë (frëngj)

314


HAJREDIN BEJ CAKRANI

bëhej se s’bën e nevej do ishim për të mirë e për të keq më këtë anë të Vjosës, sahat e minut hazër! Në mos po do hyjmë brënda e do përpiqemi që këtej të mos u shkojë nëpër mënd të hidhen! 739 Nga fundi i shkurtit qënkej nisurë për Vlorë vetë Sulejman Beu që të piqej me parinë e tyrej e të fshatërave më Lepenicë e doemos që bashkë më vlonjatë u sosnë më Cakran.740 Kush nuk kish qënë aty nga të gjithë ata atdhetarë që i kishim miq e që kishim lëftuar qëkur tok e që ishin e nuk ishin më! Po Sulejman Beu vinte për herë të parë ndaj u bëmë hazër dhe folmë parinë e tërë Mallakastrës, me Frakullë, me Kutë, me Greshicë, Çorrush e të tërë fshatërat, u mbush përjashta te hani, plotë me kuaj! Më kujtohej se kështu kishim pritur dhe Smail Benë me Luigj Gurakuqnë e me vlonjatë. Të tërë që erdhnë nga mbëledhja që bëmë më Fier e bënë konak këtu, më këtë odë. Lart-poshtë këta burra të parisë e pritnë e u fjalosmë për halletë e vatanit, po nashti ishin kohë të tjera. Sido që shtatë a tetë vjetë kishin kaluar nga që kishin ngjarë aqë shumë luftëra, punëra e kuvënde, nashti n’a dukej tjatër kohë, që nuk ngjan fare me të. Sulejman Beu ishte tjatër, i ri, njeri i shtruarë e i urtë, po shumë i vëndosur dhe i hollë që e dij’ vërtet se ç’duhej bërë, pa bërë hesap kohnë e ligë që kishim mbi kokë. Ai tok me të tjertë, erdh’më të errur dhe si u shpëlodhmë pa u shtruar bukë, im vëlla Bektashi la Kamber Benë për t’u thënë miserdhe,741u lumçin këmbët e që bëri presentation,742që thuhenë më këto vakte. Se vetë se ç’po bluante, që njëqind vjetë do t’ja thosh Sulejman Beut troç e do j’a ngecte bukën në fyt. Kamber Beu si ç’është shpuzë nukë e harroi dhe atë që më shkoi nëpër mënd, mbaso jo vetëm mua. -Më këtë odë e më konak të Bektash Beut që e njihni dhe ju më mirë si atdhetar, është unjur Ismail Beu e sonte po më këtë qoshè ulet prapë kryeministri i ri, zotrote Sulejman Bej! Se këjo është oda dhe ajo qosheja e kryetarëve të qeverive më këtë 739 Për

arsye strategjike, pasi në luftrat e atyre kohëve ushtritë kishin tashmë tregues të rinj, si njësitë e motorizuara, italianët ndërtuan një urë mbi lumin Vjosë që lidhte rajonin e Vlorës me atë të Mallakastrës e Fierit, që u quajt Ura e Mifolit. Autori, sado që ura mund të ndihmojnë armikun, thekson se në trevën e tyre, ata janë zot. 740 Tejet e çuditshme shfaqet ndihma dhe gatishmëria për hir të atdheut, duke shkelur e harruar edhe të kaluarën. 741Mirserdhët në toskërisht, e trajtuar në gjuhë pop. 742Prezantimin (frëngj)

315


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

konak, se kështu është e shkruar! Unë e pashë me cep të syrit Kamber Benë që e gjeti kohën për shakara, pa të gjithëve nuk u mbahej gazi sa dhe vetë Sulejman Beu vuri buzën më gas. Përsizaj Kamber Beu fjalosi se: -E dimë se keni halle andej plotë e sa për ne i shkojmë vetë, po këto janë vogëlsira ndaj atyre që përpiqeni më ç’do ditë, që me sërbtë e grekër e gjer me këta italiantë, që n’a janë shtruar më vatër e s’luajnë. Po hall të madh që ka Vlora e vlonjatë, një Zot atje lartë e di dhe pa nga Brahim Effendiu. Pa këjo punë u tha që më Kongres e ky s’është hall vetëm i Vlorës, po i të tërëve se Vlora është Shqipëri si nevej dhe e po n’a i muarr’ një dorë këtu e një këmbë atje, ç’e do të rrosh çyryk? Bektash Beu mori llafnë e Sulejman Beu u bë sy e veshë e të tjertë, pa Brahim Effendiu u pështet se e dij’ qëkurë që është i hidhur po i drejtë im vëlla. Si zot konaku e uroi kryetarnë e qeverisë dhe të tjertë që janë miqtë t’anë qëkurë dhe s’harroi t’i thosh: -Zoti Sulejman Bej miserdhe dhe t’a dish se je më një vatër atdhetare sa të jetë dynjaja, ndaj do n’a i bësh kabull nja dy fjalë që të themi! Si do që si qeveri e re, nuk duhen bërë gabimet e atyre që shkuan, ata e kishin gjer më Berat vëndë që i njohin, po dhe këjo qeveria t’onë nashti e ka nga lumi matjanëve 743 e gjer këtu më Vjosë. Lart-poshtë aty-aty që e njohin e i shkon llafi, kartërat e urdhërat e zotërisë sate. Ç’ka ndër mënd’ të bëjë për këtë gjë qeveria, se si ç’e kanë zënë lart sërbtë e poshtë grekërit do n’a vinë më vatër si po presin të ligjtë që janë hazër! Pa për miletin e atyrej Kazave se ç’u bëjnë a ç’u punojnë atje ata, bërë qoftë! Ne dhe nukë kemi fare ushtëri a fuqi që mund’ t’i lëftojë e po e panë ata744këtë punë që zgjat, dava sahati është e s’ka kush i ndalon! Nashti të gjithë sytë i kemi tek ju më Tiranë dhe po i latë Kazatë pa u kujdesur, s’e ka të gjatë kjo punë! Duhet të vini njers e të qani hallnë me t’a e me përfaqësonjësit e tyrej, se ka që s’e kanë marrë vesh që është një qeveri e të gjithë shqipëtarëve! Pa ca u thonë miletit se këjo guvernë edhe ca ditë është e do bëjmë nevej një të mirë, ndaj mos i shkoni prapa pa po dhatë ndonjë të hollë për të, ua shkurtuam duart! Ndaj qeveria këtë punën e parave t’a shohë mirë e të bëjë ç’mos të ujdisë punët. Por po të bëjmë rixha, të bëhet pa këkuar ndonjë borxh gjetkë, pa pastaj e shitmë vatanë atças! Për 743Lumi

Mat - pushtuesit fqinjë, i mbajnë me dhunë e terror popullsinë e trevave të pushtuara, në të cilat nuk e ka shtrirë akoma influencën e saj Qeveria e Tiranës 744Këtu

316


HAJREDIN BEJ CAKRANI

këtë jemi ngrënë me ata të partë,745sa dhe nashti ngjethem, pa për ndihmë nevej n’a ke vete sahat e minutë! Muhaxhirtë janë hall mbi hall dhe këjo hata s’është sotë po ka vitra. Qysh do bëhet për të ujdisurë e bërë ndonjë punë tok me ne të gjithë, se të këpusin shpyrtin! Vdesin pesëdhjetë a njëqind’ dita e u shuan fare, se shqipëtarë janë pa për Vlornë n’a zu mali! Me gjitonë, thotë ai llafi t’a kesh mirë, po më të ligj se këta që n’a janë bërë biftan746këtu më derë, nuk paska pasurë më dynja! Se njëri kërkon Verinë747se j’a kam dhënë florinjtë Esat Pashës, që shyqyr që nuk e kemi nashti nëpër këmbë, po këjo nukë është bërë sot e të n’a çudisë? Se ka që më atë kohën e Lidhjes që Tyrqia n’a la në baltë! Ky tjatri n’a tund atë kartën e Londrës dhe si zot më vëndë bën pazare e jep e merr Kaza me grekëri, 748 pa dhe flamurë nuk e lënë, se e pamë. 749 Ne Mallakastrës n’a dhimbet sa s’dëftohet ai flamur se jemi munduar aqë shumë, pa dhe jemi vrarë e prerë për të. Po ne shqiptartë nukë i kemi borxhe asnjërit, ata n’a kanë dhe shumë! Brahim Effendiu u prish më çehre dhe kish një copë herë që shikon mangallin e madh të bakërtë. Kështu e shtyu më tej muhabetnë im vëlla. -Ne mjaft n’a bënë hatanë inglistë me sinuartë e trembëdhjetës që n’a lanë gjysmit jashtë! Pastaj po s’do mënd, nevej s’kemi vdekur dhe jo vetëm Vlora, po gjithë Shqipërija është më këtë hall të madh e mënxyrë. Se qeveria e re nuk j’a del dotë punës së Vlorës se trazohet me mbretëri persizaj! 750 Ndaj më këto halle kërkon ndihmën, mëndjen e zëmrën e të gjithë nevej. Jo sotë, po qëkurë ne kemi qënë, po nashti n’a ke hazër që nga çilimiqtë e gjer te plaku

745 Problemi

financiar që, jo aludohet por thuhet drejt dhe që njihet, është për Qeverinë e Vlorës ’12-14 746Këtu - na kanë rënë në pjesë 747Aludohet hapur për serbët 748Bëhet fjalë për Italinë si dhe marrveshjen Titoni-Venizellos 749Në varrimin e Ismail Qemalit në Vlorë, nuk u lejua asnjë flamur kombëtar, veç atij që mbulonte trupin e tij 750Qeveria e Tiranës nuk mund të merrte në asnjë rrethanë pjesë në mënyrë të dretpërdrejtë në këtë luftë, sepse Italia e konsideronte gjithë rajonin e Vlorës provincë të saj (Traktati i Londrës 1915) dhe me prishjen e këtij traktati, hapej konflikti i Qeverisë së Tiranës me vetë Italinë. Për këtë ajo ja la në dorë Vlorës dhe krahinës së saj konfliktin, që duhet thënë, si i pabarabartë është i paimagjinueshëm, por edhe një faqe lavdie e padiskutueshme historike, që fatkeqësisht trajtohet fare pak

317


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

shtatëdhjet’ e kusur vjeç më istikam për vatanë, zotëria juaj Sulejman Bej! Sulejman Beu si burrë i shtruar që është, gjatë fjalosjes së t’im vëllai, ish lloisur dhe i tha: -Ja i di ti Bektash Bej vështirësitë që merret me to bashkë me nevej, ja si di njeri! Po, është dhe e vërtetë që qeveria e re sa ka lerë, që prapë e di zotrote e sa të mëkëmbet me gjithë këto halle do ndihmën e të tërëve. Por dua të falenderoj Bektash Benë me Kamber Benë e të gjithë që i dhatë atë ndihmë që s’dëftohet Kongresit. Se Mallakastra e gjithë kazatë rrotull kanë lëftuar qëkurë kondra zaptijeve dhe i numëroi si Ismail Beut ahere, që nga Veis Beu, me Rrapo Aganë e gjer më kryengritjen e luftën t’onë751që n’a çoi më ç’palljen e pamvarësisë më nëntëqind’ e dymbëdhjetën. Dhe që më këtë ngjarje të madhe keni fatin që punuat shumë e që është nder i madh tj’u përfaqësojë duke firmosur atje Hajredin Beu. Pa nuk mund të harrohen luftërat për shtetin me Princin, që ratë therorë më Berat e më tërë Mallakastrën me Ismail Bej Klosnë, Hajredin Bej Fratarë, pa sa të tjerë. Po nashti punët po bëhen me mëndje të hollë më të gjitha anët dhe t’i detyrojmë e t’i largojmë duke lëftuar. Po dhe duke përdorur dhipllomacinë e të ngulim këmbë më të drejtën t’onë e të mos bëjmë gabimet e të tjerëvet! Pa si e the vetë, duhet të mos merret vesh që ne e nismë këtë punë, se nuk i dalim dot ballas Italisë, pa ata e dinë këtë që po bëjmë. Po të mos u lëmë gojë të thonë se shkelnë atë e këtë marrëveshje e me këtë sebep bën vaki të hyjnë akoma ushtëri këtu brënda, sikur nuk n’a mjaftoheshin këto që kemi mbi kokë. Ne nukë po grabisim gjë se ky është vatani ynë, por po s’u bë një i tërë dhe tok vatani do mbesim më luftëra ku këtu e ku atje dhe nuk do shohim a të qajmë hallet e këtij vëndi. Kështu e fillojmë nga më e madhja që duket sikur nuk mundet dotë, po nevej duhet t’a bëjmë se s’bën! Ndaj erdha këtu të mirrem vesh e të kuvëndojmë tok me parinë tuaj për të n’a ndihur ne, Vlornë dhe veten, se veç luftës udhë tjatër nukë ka! Për të gjitha këto, me që Mallakastra si kufi me Vlornë që është kemi mejtuarë se duhet të jetë fuqia rezervë luftarake që do të ndihë 751 Pothuaj

nuk njihet fare në Historiografinë Shqiptare Kryengritja e Toskërisë 1911, që kish pjesmarrjen e gjithë trevave të Jugut (pasi pothuaj gjithë vëmendja ishte tek revolta e Veriut). Por ajo solli si produkt me anë të luftrave memorandumin e Sinjës (i barazvlefshem me atë të Gërçës), gjë që vuri Portën e Lartë në vështirësi të tilla, sa pranoi një sërë kërkesash, gjithmonë në rritje nga kryengritësit, si prologu i pavarsisë më 1912

318


HAJREDIN BEJ CAKRANI

vlonjatët në buzë të Vjosës. Pa vetë Cakrani duhet të bëhet si punë bazë, me njers e armatime, si dhe udhë për të kapëtuar më anë të Vlorës. Bektash Bej, nga ty që ke lëftuar qëkurë e je një ushtarak i vjetër, të kërkoj të bëç organizimnë nëpër fshatëra! Me kryepleq e me njers, si fuqi luftarake e armatosur, pa duhet të jeni udhë kalimi e fuqi të pështetëse edhe ekonomike. Se vlonjatë juve ju kanë për të mirë e për të keq! Nuk durova dot me gjithë këto llafe që të drejtën nga që i dija, po më dukeshin anës-anës dhe i thashë: -Sulejman Bej, atje ku e hidhni ju duhet t’a dini që e bëmë nga halli! Dojim që të mbëlidheshin të gjitha lundërat më Vjosë, se si kishin hyrë thellë Mustafa Ndroqtë e Qamil Haxhifejzët që i ndihnë ca zagarë më vënd’ t’onë752e nevej që po vriteshim në Berat e më Ballsh, mund të n’a rrethosnë siç ngjau. Pa mund të dilnim dhe në Vlorë ndaj, pasi u llafosmë më Trevllazër, kur u lanë lundrat përsi ne u rrezikuam aqë shumë vetë dhe bëra me dorë nga Brahim Effendiu. Nukë mund të edhe të lëftojim e vritemi edhe të shikojim vlonjatë që përtej lumit që n’a bëhin sehir. Ai u bë hazër e se ç’duaj të flit, po unë e vazhdova mejtimin. -Se po vete zotrote për t’u marrë vesh me vlonjatë se si e qysh do t’a bëjnë luftën dhe hair ishallah, bëhet si ç’ësht’ mejtuarë! Po ju si qeveri nuk bëni dot diplomate représentants 753 të saj nëpër mbretëri! Ndaj mejtoj se duhet bërë nga vetë vlonjatë një shtab a komitet, kush do i përfaqësojë më një komisjonë të përjashtmë, Bektash Beu vuri dorën më ballë, që të ujdisë puntë e t’u thotë mbretërive e Evropit se si e qysh do bëjnë, ç’do kërkojnë e me radhë! Se po u bë mishmash, jo vetëm që nuk do n’a e varin po më keq akoma, do ndihën ata që n’a kanë zënë vëndë! Unë mejtoj se edhe ne këtu duhet të bëjmë një komitet tonin. Dhe të merremi vesh me njerst t’onë më Vlorë që janë derë për derë dhe i shohin e i dinë, sa janë armiktë më ç’do anë, sa topa kanë që mund të rrahin vëndë, ku i kanë xhephanetë, qysh merren ata vesh, se nevej dihet më veshëllima e me zjarre! Me këto nuk j’u japim mëndë, mirë unë e Bektash Beu që e dimë me pëllëmbë me Vlornë e fshatëra, po duhet t’i dijmë të tëra, që të lëftojmë! Se po hymë më luftime nevej të dijmë të gjithë ç’po bëjmë e ku do qëllojmë? Pa ata më Vlorë duhet t’a mejtojnë mirë se nuk lëftonet ballas me një ushtëri, po me atë luftën me çeta, që kur 752Aludim

për shehun e Çorrushit e bashkpuntorët e tjerë të Haxhi Qamilit diplomatik (frëngj)

753Përfaqsuesin

319


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

njeh vëndë e ke kollaj të qëllosh e të hiqesh prapa nëpër male. Brahim Effendiu tha se, për këtë po vemi atje dhe do t’a bëjmë si të jetë më e mira, por po ka krah që të n’a ndihë është ana e Vjosës, Mallakastra e Cakrani e që s’e ka bërë sotë këtë punë! Pa kur të vijë sahati do t’ju dërgojmë njers për t’a pleqëruar këtë që si u tha, s’është vetëm puna e jonë po dhe juaja, e të tërëve! U ngrenë me Nuredin Ali e me Rushit Aga e të tërë dhe e mbyllnë hoxhtë që bënë duva duke nëmur armiktë italianë, që të këpusin qafën një sahat e më parë nga Vlora. Se të vërtetën kishin katr’ a pesë vjetë, që vejim më Vlorë me leje nëpër ato postat kufitare italiane, sikur po kapëtojim jo Kaza, po Mbretëri të tëra! Më të nesërmen ata si gjithnjë, kapëtuan më vah të Selishtës. Kaqë u desh të organizohej e të shihej më Cakran se kush ka dyfek e më Mallakastrë u bë fshat e çetë, që më Buzëmadh, Gorishovë, Belishovë, Kreshpan, Frakullë, Klos e më të gjithë Mallakastrën e Egër, pa më Cakran që u bë base centrale. 754 Ishte formuar një komitet që e muarr emërin ca ditë më vonë “Mbrojtja Kombëtare”, si ata që e kishin ngriturë më Vlorë. Nga ana tjatër Esat Pasha nukë po pushonte as nga jashtë e as nga brënda këtij vëndi, kështu që hataja vin’ vërdallë, po pas kësaj më fund të shkurtit im vëlla u sos më Tiranë. Më të hyrë të marsit Amerika ju’a vë sinuar më vëndë këtyre të Evropit755se nukë është me këtë mëndje të tyrej që sërbtë me se s’bën duajn’ të mirr' Verinë! Pa dhe nuk mund’ të lejojë që t’ju jepet Veriu ynë se i paskan humbur ca vënde gjetiu ata! Këjo ishte si fillim i mirë me ato që po bëjin vaki, po më prapa gjeneraltë frances më Shkodërë u bindnë a e kishin bërë në jetë të ikënin si fuqi fituese, demek aleatë. S’bëhet llaf, hazër ishin qëkur sërbtë t’u zijin vëndë, po Amet Beu i kish bërë hesapet më para dhe hyri atças me fuqinë e tijë që nashti e quajin kombëtare. Se ushtëri, thuaj nukë kish fare po dhe shkodriantë e pritnë e i bënë nder të madh! Bektashi erdhi a s’erdhi nja dy herë dhe ujdisën pleqësinë e që do e quajin Parlement National.756 N’a tha kurë filloi nga puna Aqif Pasha e të tërë që u ç’piknë më Lushnje, pa nashti do t’ju flisnin më gjuhë të tyrej, Këshill’ i Naltë. Do bëjnë doemos një kartë që do t’a 754Bazë

qëndrore (frëngj) - nuk ishte dakort 756Parlament kombëtar (frëngj) 755Këtu

320


HAJREDIN BEJ CAKRANI

këndojnë aty se dojim të rrojmë mirë me gjitonë, të heqin mëndjen italiantë nga nevej e të n’a e njohin vëndë si të tërë dhe indipendencën t’onë. Nukë do harrojin t’i dërgojin falënderim dhe presidentit Willsonë e Amerikës, për ato që bënë. Bënë plotë punë të tjera, po nga fundi i prillit, nisnë një fuqi Jugës dhe muarrnë kollajë. Se të vërtetën kishim qëkurë që lëftojim andej me grekër, po Gjirokastrë, Përmet e vërdallë, i bënë tok me Tiranën. Më pas bënë hesap si bënë me Shkodrën, ashtu të bëhej dhe me Korçën, se kishte rrezik të këmbeheshin ushtëritë e këtu francestë t'jua lijin vëndë gekërve. Këjo ishte frika e madhe që kishim të tërë e që Bektash Beu nëpër Luftën e Madhe të Mbretërive, mes grekërve, francesve e Esat Pashsë shpëtoi për qime! Korçartë, si janë të kujdesuarë, j’u kënduan miletit një kartë, se ne s’jemi të shuar pa qeveri e pa flamur! Kështu që nevej si Shqipëri që jemi, bashkohemi me Qeverinë e Tiranës dhe shpunë njers te grekërit, që s’e prit’ se ishin hazër. Po u ra pika pas kësaj që ngjau e u shtrënguan të piqeshin më sinuar, më një vëndnë Kapshtijë. 757 E firmosnë, që njohim sinuartë që të inglizve, si do që ca fshatëra i mbajtën! Për këtë vajti vetë Sujeman Beu me korçartë që kish më qeverie që firmosnë. Pa muarr’ me vete dhe dhespot Jakovnë. -Ti uratë i njeh më mirë se i ke të tutë, kështu me Korçë e Poradec i muarr’, po unë për vete zëbrita një mal nga kurrizi se me grekër kishim qëkurë s’mbahet mënd’ që lëftojim!

Lufta e Vlorës

Javash po zëbrazëj vatani nga këto ushtëri që i kishin marrë frymën dhe më haber i gëzuarë ishte që ushtëritë italiane lanë me Tiranë, Durrës e të gjitha e u ngjeshnë më Vlorë, ku u bënë mizë lisi. Më fund të majit me Bektash Benë tok me vëllezëri e gjithë paria me kryepleq, me ata që ishin vënë kumandantë e ata që i zëvëndësojin, me çeta më Cakran e Mallakastër u mbëluadhmë te Rrapi Çairit për të njohur vëndë dhe ku do bëhin istikam nashti që lufta ishte larg me sahat! Bektashi u fjalos me të gjithë këta dhe çetat do bëjin istikam më krah tjatër të Vjosës më një vijë, nga Panajaja, më xhade e do ngjaceshin gjer më Llakatund. Nuk n’a mbante vëndi e vendosmë të kapëtojim Vjosnë nga Llakatundi e kodrave e kodrave, se gjithë ai farë istikami 757Kapshticë,

marrveshja që grekët njohin kufijtë tanë të vitit 1913

321


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

e breza të tërë me telë me gjëmba sa të hante syri e ngaqë nuk ikënim dot më tej, u sosëm drejt e më Xhyherinë. Pritmë sa erdh’ miku t’onë Beqir Agai që kishim lëftuar qëkurë, tok me Mustafa Aganë nga Kanina e që gjyshërit e tyre që i quajin po më këto emëra.758 Ata të partë kishin lëftuar me t’im gjysh Veis Benë më atë kohë, pa kishin shkruar dhe atë kartën atij mbretit gjermën të grekërve. Pa kishin lëftuar dhe me malazestë me Kahreman Benë e gjëra që s’kanë të sosur. S’do mënd që dhe këta kishin lëftuar qëkurë e nashti si zot më vëndë kishin hazër çetat. Po me që Kanina është si mal e më kalanë që dukej herë-herë tej mbi breg, atje ishte kumanda e madhe e të gjithë ushtërisë italiane dhe qysh do e zgjidhnin këtë punë, një Zot e di! Po dhe çifligjet i kishin këtu me Mustafa Aganë e Beqir Aganë, po vëndë ishte si gropë mes ca kodërave e fushë tej e tej. -M’a ç’pjegoni dotë qysh do lëftoni më këtë fushë e që istikamet më Qaf’ të Koçiut e kanë, jo nënë hundë, po më pëllëmbë të dorës tërë fushën?! Sos’ u prishët nga mëndë se si do që të dridhen punët këtej iket për Vlorë, që është dava as gjysmë sahati javash me kalë, i thashë. -Të vijë puna gjer këtu, pa do mbëlidhemi nga e tërë Shqipërija që t’ja dalim, tha Bektash Beu. Beqir Agai e Mustafa Agai të qetë fare thanë: -Kjo n’a ra për pjesë se jemi më vënd’ t’onë, po s’ka njëqind udhë do derdhemi nga krahtë se më fushë vërtet vrite kollajë! Po mos kishit ndonjë mëndje më të hairit dhe vetëm ahere im vëlla që pa errur mirë e pa qysh nxinte Qaf’ e Koçiut e tha: -S’do mënd, ata n’a shohin me dylbi nashti që këtu ku jemi besoj, po ne do ngrihemi se kemi lënë një qerre punë dhe kur pa, nashti. Ata ngulnë këmbë, po ne e lamë të n’a bijin haber se jemi hazër e për të ardhur dhe nevej, qoftë dhe për ndonjë mbëledhje. Muarrmë njerst të iknim nashti me terezi, se italiantë filluan lozin me projecteur lumineux.759

758 Është

interesante vazhdimësia e luftrave atdhetare që brezat ja transmetojnë njëri-tjetrit. Me sa duket bëhet fjalë në këtë rast për gjyshërit e Beqir Velo Kaninës e Mustafa Bimo Kaninës, komandantëve të çetave të Kaninës 1920, (ata luftojnë në Xhyherinë, ku kanë çifligjet, sepse në Kaninë ndodhet shtabi i përgjithshëm Italian), janë po ata që kanë firmosur për Kazanë e Vlorës, firma 2 dhe 3 në letrën drejtuar mbretit Otto von Wittelsbach (Othon) të Greqisë, në luftrat ndaj Reformave të Tanzimatit, luftuar me gjyshin e autorit si dhe kundër malazezëve me të atin në shek XIX. 759Projektorë ndriçues (frëngj)

322


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Më në fund n’a erdhi haberi që ish bërë në jetë më një vënd’ më Dukat, në Barçadha do bëhej një mbëledhje e madhe me të tërë parinë e Vlorës e vërdallë. E kishin ndarë mëndjen të lëftohej me çeta e me të tëra, të ngrihej Labëria më këmbë fshat e çetë që duajn’ të qëllojnë armiknë a t’i presën telat, si ç’kishin bërë të mos mirren vesh me njëri-jatrin. Mirë që çetat që njohën vëndë e nëpër gryka e pusi do bëjnë si do bëjnë se ikënin nëpër mal, po këto që e kanë vëndë fushë qysh do i dalin ballas si ajo që pamë?! Po këjo punë është dhe në Topallti, se ushtërija italiane nuk mbarohej e vente gjer më Tepelenë. Këtë punën t’onë e të parisë vlonjate që po ua shkojim ujtë nën rrogos, do-s’do e muartin vesh italiantë, kështu dhe këta bënë të njëjtën gjë. Kur j’a behin një ditë pazari me shpresë se do t’i zënë të tërë, fillojnë me këta të kasabasë e u huadh’ hekurat me Qazim Aganë, me Abas Effendinë, Hasan Aganë e të tërë që gjenë më shtëpira. Pa muarr’ dhe Dom Marknë,760po llafi iku dhe mori dhenë, fshatartë poshtë për më pazar e llafi lart! U qenë hakërryer, si më llafosi më vonë pas lufte Jani Minga: -Si s’u pëqeka të rrini me Italinë juvej? Ky hazër xhevap u thotë haptas: -Nuk më thoni qysh do bënit po t’u zërë Nemsja ndonjë qytet që u dhëmb, llafi bie andej nga Milano a Torino ju? Kaqë duhej që ata atças më t’i hedhin hekurat e t’a syrgjynosin po atças më Sazan! Këjo vërtet bëri që të shpëtojnë të shumët, se dihet që më kasaba sa janë effendilerë, 761 zanatçinj po plot, çifutët tregëtarë që janë aty qëkurë, se pazarnë e bëjnë vetë fshatartë të xhumanë. Kusuri hamenj evgjitër, që i ke më ç’do vënd! Kështu që rroftë sebepi dhe u bë erë një haber mbëshyher që vente fshat më fshat dhe vesh më vesh! Me kryepleq, paritë e të gjithë të mbëlidheshin në mal më Tragjasë, tek burimet më shesh të Barçadhasë, po dhe afër Dukatit që erdh’ i fundit. Qysh e mbajtën të mbëshehur lebërit këtë punë nukë dihet, se ata i nxjerrën llafet si gratë! Po them se duhet të ketë bërë punë ajo që labi mejton se e di vetëm ai këtë gjë dhe me mëndjen top se njëqind vjet e ka ky dynjanë më dorë! Nga sa muartëm vesh kur mbarojë lufta e shuma dukatasve kishin dëgjuarë të vëllanë e Xhemil Beut, 760 Jani

Minga,Qazim Kokoshi, Abaz Mezini, Hasan Sharra etj. u arrestuan nga italianët si krerët nxitës të ndonjë revolte të mundëshme. Ata nuk kursyen kështu dhe dom Mark Vasën që ishte prift katolik, por me veprimtari atdhetare 761Këtu - klasa aristokrate qytetare

323


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Serri Benë 762 që të mos vejin më atë mbëledhje. Po ata më fund këthyhen mëndje dhe vajtnë, po doemos haberi n’a erdh’ dhe nevej që si e thashë, po i bëjim hazër të tëra. E di që t’im vëllai edhe t’i ketë vajtur mëndja, nuk mund’ të luajë e të vejë më atë Kaza, se si senator italiantë aqë kërkojin, ndaj bëri kartën që ua dërgon e u thotë se do t’u ndihim që nga bereqeti e gjer me mishra. Pa nevej jemi hazër nëpër gjithë vijën më buzë të Vjosës, që më ngjol,763e gjer më Llakatund dhe me që duhet, po u dërgojmë aty nja pes’ a gjashtë njers! Nukë j’a tha dotë se jo t’ju shohim me sy kur të lëftoni a vriti, si e bëtë dhe keni bërë juvej gjithënjë! Aty kishin bërë një mbëledhje të madhe dhe e kishin ndarë mëndjen të marrin dyfeknë më dorë e të lëftojin, të ngrihej Labëria më këmbë, fshat e çetë që të qëllojnë armiknë! Kishin qënë dhe më Tiranë po vetëm Sulejman Beu me Amet Benë e dijin sagllam se u vete më vesh italianëvet, pa aty këta thanë: -Po na ndihu Qeveria e Tiranës, hallall, jo po ne nukë kemi vdekur se dy duar për një kokë janë dhe këtë hërë ja të shuhemi nevej, ja ata fare! Pasi kishin marrë llafnë shumë të ndezur se të gjithë aty ishin të parisë, bënë bè më kuran, që më thertë e më dyfek, më vraftë! Përsi bënë një komitet që e quajin “Mbrojtja Kombëtare”, me Osmën Aganë më krye e me nja dhjetë a dymbëdhjet vetë nga paritë, me Qazim Aga Kokoshnë, Beqir Sulo Agallinë, Qazim Koculnë, Myqerem Aga Hamzaranë, Alem Mehmet Tragjasnë e Duro Shaskë që i njhnim mirë. Se kish dhe të tjerë të parisë së fshatërave, pa bënë dhe shtab a Këshill’ të Luftës me tridhjet a dyzetë vetë këta që ishin kumandantët e çetave e të gjitha dhe ç’do vëndosë Komisjonë, që i thosh mileti,764duhet të bëjë Këshilli i Luftës! Pa po u hapnë më gjithë kazanë për mauzerë a ç’të gjejin, sa erdh’ dhe më anën t’onë. Se nga koha e ushtrisë së Nemses, nevej kishim plotë dyfeqe nga të tyrej, pa bërë hesap ato mijë që kish prurë Bektash Beu më Kryengritje të Toskërisë dhe që ishin ku e ku me të tjerët.765 Jo vetëm ato, po dhe xhephane dhe i 762 Siri

bej Vlora ishte vëllai i Xhemil bej Vlorës dhe mendohet se ka ndikuar nëpërmjet miqësive në Dukat për të për të mos shkuar në kuvend, këta të fundit. Më pas u vra dhe nëpërmjet hijes së vrasjes nga disa xhandarë të dërguar nga Ahmet Lepenica, shfaqet gjithmonë ky moment 763Gjoli i Nartës 764Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare thirrej në popull “Komisioni” 765 Bëhët fjalë për pushkët austriake Steyr të Luftës së Parë Botërore (Armata Perandorake A-H) në Mallakastër dhe ato Grac para saj (Kryengritja e Toskërisë),

324


HAJREDIN BEJ CAKRANI

ndihmë mjaft ata lebër, që të vërtetën u mbëluadh’ e bëheshin hazër më ç’do kohë sa zilepsej një ushtëri e rregullt e me urdhëra. Më krye të Këshillit të Luftës, të çetave dè, vunë një ushtarak të vjetër që të Tyrqisë që kishte marrë grada e lavdëruar nga trimëritë e succès militaires,766Amet Bej Lepenicnë që nuk kish shkollë, po i prerë për luftë! Se fundja ç’do u dëftente lebërve, që në të shumën i dinë vetë të gjitha! U vëndosnë më Beùn të Smokthinës të tërë, me Komisjonë e që andej ujdisnë çetatë e bënë plan’ e luftës më një anë defteri e më tjatrën dyfeku! Pa njerst me kuaj venë e vijnë erë që çojin e bjenë urdhëra e habere, po meqë ishte llaf i lidhur me bè këjo punë, kishin bërë një si gjykatë me njers më të.767 Mor me avokatë që nga Neki Xheneti e gjer te Abdul Kuçi e miku ynë Agjah Bej Libohova që u futnë në punë atças, se kish ngjarë një hata e madhe! Të gjithëve më Komisjonë j’ua kishin vjedhurë dyfektë dhe me hak, se nuk i shkrehën një herë! U bë e madhe dhe vardha këta si punë xhandarë.768I gjetnë dyfektë po ç’e do, se të gjithë ishin më vijë të parë dhe po i përdornin për bukuri! Vetëm njëri nga komisioni, Duro Shaska nuk u merakos, se atij s’arritën t’ja marrin a s’ja mirr’ dot, këjo nuk u muarr që s’u muarr dotë vesh! Nuk mbeti burrë që e kish provuar veten më dyfek, pa të rinjtë të piqeshin përsi! Se dhe duhej të ruajin njers, shtëpi e katandi e të vazhdojin të rrojnë, po të binte e të vritej burri i shtëpisë tek lëfton! Këjo gjë kish mbeturë qëkurë, si do që dhe Amet Bej Zogolli i ri ish, po bëri atë që bëri! Andej lart ishin mbëledhur thuaj të gjithë çetat e vogëla më ca çeta të mëdha, u thoshin dhe e rrethosën vëndë. Aty u dërgua dhe nga ana jonë një çetë me nja pesëdhjet’ a gjashtëdhjet shpyrt, të gjithë që kishin lëftuar e të gjallë që komandonej nga nipi ynë Faslli Be Patosi769dhe që vajti e lëftoi atje. po aty. Çuditërisht në një varg të një kënge të njohur labe të Luftës së Vlorës hasim një tregues që e qartëson këtë; Te Sherishta mu te fiku/Ja bëri yxhym armiku, Ja bëri se ashtu i thanë/ Se shqiptarët aty s’janë, Kanë vajt të falin Bajramë, etj.. dhe mbyllet me vargjet; Me plumb të austriakut/U hapën llapën e barkut.. 766Suksese ushtarake (frëngj) 767Këtu - juristë. 768Një lloj policie ushtarake 769Luftëtari atdhetarFaslli Patosi, ishte nipi, djali i motrës së autorit

325


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Po më të hyrë qershorit pasi ishin bërë hazër gjërat e njerst, sa mund’ t’i quajmë kështu, ngjau një gjë që jo vetëm n’a habiti te Zoti, po që nukë kish bërë vaki jo më nevej, po që ish gjëja më e pa mëndë nga ajo ç’di unë për luftën! Si këjo lufta t’onë them, se ato të mëdhatë janë ajar770me njëra-jatrën ushtëritë e i dil borxhit më sy të dynjasë dhe me dhipllomaci. Po nevej që po u mbëluadhmë dy, pa tri mijë shpyrt janë shumë, lloj e soj dyfeqet sa s’ka fishekë për to! Pa bërë hesap prapa istikamëve pa mbarim gjerdhe e breza të tërë me telë me gjëmba dhe vetëm ushtëri këtu italiantë kishin dhjetëra mijë shpyrt. Nga mbiu në Labëri kjo le comportement chevaleresque 771 dhe mëndja e kujt ish të luaj me rregulla të kohës së pallave e për të bërë këto shakara që bota i kish lënë qëkurë?! Nukë e muartëm vesh atças, se po kish gjë më dynja të n’a ndihë, ishte të derdheshim befas e të çajmë më ballë e më istikamtë tyrej! Po nashti kishin vëndosur t’i bëjin kartë ushtërisë italiane, një lloj dernier ultimatum, 772si ato Mbretëritë e Mëdha me njëra-jatrënë që ish e bukur sa s’thuhet! Po kështu e bëri dhe Nemsja me sërbtë, po nashti u harrua! Zgjuadh një që të qe trim, po jo nga këta më Komisjonë se i njohin dhe në mos i vrasin në vënd, që kish më shumë të ngjarë, më Sazan, ajo dihet! Fluturoi trimi kaluar më derë të italianëvet, j’ua dha kartën që e kish ujdisur më Beùn avokati Avdul Kuçi dhe terxhuman më i ndodhuri qëkurë, zoti Bozio! Ai e dij’ jo shqipen, po tërë tabiatet t’onë e si s’e veshëllyen fare kartën ata, top mëndja se këta allbanesë duhet të jenë prishur nga mëndë, pa bëjnë dhe si mbretëri të n’a fusnë friknë! Nga të gjithë ata që hyjin e dilnin që nga Vau i Selishtës e gjer më Jalli773për nga ne për këtej lumit mirrnim habere, ku ishin sagllam xhephanetë e tyrej, sa njers mund të kishin për luftë italiantë që të mbëlidhnim sa duhen çeta a të hapim batare më vënd që duhej. Po shumë n’a ndihën dhe barinj e çobenë që rrijin afër tyrej e më vënd të parrethosurë nga gjerdhe e lëmshënj tela me gjëmba që nukë mbaroheshin më dy tri e katër breza. Çetat i kishim bërë hazër, po dhe vëndë ku do hidhej sejcila e më krye dihet, Kamber Benë me Ali Nezhë e të tërë. U la se duhej të lëftohej natën dhe para se të fillojë erdh’ aty Brahim Effendiu, Myqerem Agai, me një mësues që e 770Ajar

- baraz (turq) kalorsiake (frëngj) 772Ultimatum i fundit (frëngj) 773Jalli - periferi e Vlorës 771Sjellje

326


HAJREDIN BEJ CAKRANI

kishin si punë segretari e që i thoshin Halim Xhelo Tërbaçi. Ky kishte qënë më Vlorë që më 912 e që Imer Agai me Hamza Aganë që ishin më krye e ruajin vëndë, i mbajin prapa këtë e nja dy a tri të tjerë për habere e që t’i ndihën. Po kishte bërë përpara se duketë kishte gjeturë atë që s’bëjin dotë vlonjatë, ndaj e bën ky! Rrinte allafrënga dhe nënë sqetull defterë e qitape, shkruaj e vulos, se këjo duket nuk kish lidhje me dyfeknë e pa atë nuk mund të jeç burrë tamëm! . Nuk mbeti njeri pa shkuar më nevej e që të kalojin më vah më krah tjatër të Vjosës, pa kur j’a behën një turmë e madhe me njers më Cakran që vijin nga Kavaja e fshatërat e sajë, me dyfeqe e që kishin ardhur të shumët më këmbë. Dhe duajn’ se s’bën të rrijin më ato vënde që n’a ishin cakëtuar nevej për të lëftuar, më Trevllazër e gjer më Llakatund. Duket njëqind vjet për mos u përzierë me vlonjatë! Kumandant kishin një ushtarak që e thoshin Adem Rizai, po ne s’mund të bëjim mish-mash dynjanë dhe folmë kumandën e luftës e pasi bënë benë më flamur, i çuan nga ana e Çepratit për t’u derdhur më gjerdhet me tela. Më të mëdhatë kumandë, shtab e ushtëri italiane ishin Vlora me Kaninë, po nga që ushtërija ngjacej gjer më Tepelenë thashë e nukë kish vënd pa bërë caserme militaire.774 Më e madhja ishtë ajo më Kotë, që kishte nga l'artillerie de montagne, 775 me automobiltë, xhephanetë, 776 depo e gjer spitalë, kështu që u vëndos t’i bijin Kotës. Për këtë u kujdesuan të presin të gjithë telat e telefonëve që mirreshin vesh dhe pritnë hazër për t’u derdhurë nga të tëra anëtë njëhërësh, që të mos e mirrnin vesh t’u hapin batare. Duke qënë se i rrethosnë nga afër e mëshyheras, të mos qëllojin dotë me topa e të rrahin vëndë, se s’qase dot më përsi! Të tërë u habitnë se kumandant Amet Lepenica hoqi dorë, po yxhymi që kishin marrënuk duhet të vej’ kot dhe atças Komisjoni cakëtoji një të tijin, Qazim Aga Koculnë! Të gjithë çetat rrethosnë vëndë më gjerdhe me tel me gjëmba që shtrihej jo vetëm më Kotë, e këtë j’a lanë çetës më të saktë e trime, asaj që e thoshin Çeta e Shullërit, me Velçë, Vajzë, Bashaj e Ramicë brënda. Pas asaj që bënë këta që lëftojin, se që kishin zënë të gjallë një çetë të tërë me italianë e i kishin çuar prapë me armë e me të tëra, se u tha një i komisionit. 774Kazermë

ushtarake (frëngj) malore (frëngj) 776Këtu - depot me municione 775Artileri

327


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Më shumë bëri bujë këjo që ngjau dhe të varfërit italianë, vajtnë pa gojë më shokë! Nukë dihet kush mund t’a ketë ç’pikur, se lebërit dhe sot e kësaj dite do nxjerrin nga një histori që e ka ç’pikur sejcili më vete, po këjo çetë e bëri e para provë që huadh’ brructë e gunët mbi telat me gjëmba, duke bërë të kapëtonin më krah tjatër. Plani i tyrej ishte t’a këpuste Kotën të parnë si më e forta e të tjerat do bijin javash, se do t’ja prisin ndihmën nga Vlora. Dhe me luftë të paprerë e nëpër të vrarë bënë sa bënë luftë, po kur u vra dhe gjenerali i tyrej,777ata u dorëzuan të tërë! Këto n’a i llafosnë kur erdhnë, po ne kishim hallin t’onë se lloiseshim kaqë herë, që ushtërinë e tyre italiantë, pse do e shtyjin kaqë në veri, kur ai lumë nuk kapëtohet kollaj nga frika e Nemses?! Bie llafi dhe një farë xhevapi e gjetmë se më Panaja ata kishin depotë më të mëdha me xhehpane e me të tëra, ndaj aty i ruajin me ushtëri, topa dhe ca fole me çimendo me gryka që i ruajin mitrolostë. Këtu u ra vëndë çetave të Mallakastrës së Butë për të lëftuar, më fushë të Bunavisë e dilje më Llakatund. Pa kish dhe fshatëra si Trevllazëri e ca më Topallti që ishin jashtë gjerdheve e brezave me tela me gjëmba. Se mos harroj, lëftonte dhe Çeta e Lumit të Vlorës, me Gjorm, Lepenicë, Kallarat e Vranisht, të tërë brënda e që kumandohej nga Sali Vranishti me nam!778 Kur ra Kota e i goditnë, po dhe më Tepelenë si qëkurë, se ata duke qënë më kala ua prenë ujtë dhe varda batareja nga një tjatër çetë e madhe, ajo që e thoshën e Fëngut, me Romës, Mallkeq e Treblovë brënda. Më pas u ngjesh me gjithë ata që ishin më vëndë po dhe me çeta të tjera të vogëla me nivicjotë, salarjotë e të tërë më istikamet që pamë ne më Qaf’ të Koçiut, ku vetëm brezatë me telme gjëmba nukë i numëroje dotë! Ata ngjaceshin gjer më Risili nga kurveleshas e tepelenas që kishin marrë Kalanë e Tepelenës e të tjera çeta që kishin ardhur dhe që nga Çamëria, me Muharrem Rushitnë e Alush Taknë, vijin gjer më Llakatunt e piqeshin me nevej. . Po ata që hyjin më vënd të armikut dhe mbushur me degë e gjeth, se bëjin dy dhe çajin nëpër natë duke shkuar aqë thellë, sa shohnë Vlornë. Pa po hynin gjer më Budak779me batare që i bënë vlonjatë 777Bëhet

fjalë për gjeneral Enrico Gotti Vranishti ose ndryshe Sali Murati, personazhi i konfliktit në Cakran, 1913 779Kodër në Vlorë, atje ku sot ndodhen varrezat e dëshmorëve 778Sali

328


HAJREDIN BEJ CAKRANI

kush kish pushkë t’a rrëmbejë! Këjo pruri prishjen e ç’do rregulli lufte nga italiantë, se pa gëdhirë mirë ata muartën me forcë të gjithë muhamedantë burra, i nisnë me vapor dhe i syrgjynosnë më Sazan duke e lënë shkretë kasabanë, kur j’a priti hataja tjatër: U dogjnë shtëpitë e sarajet e të gjithë parisë që lëfton, me Osmën Aganë e Qazim Aganë, më Vlorë, më Kaninë po e po e më ç’do vënd! Çetat a tufa të vogëla me njers që lëftojin thellë, më të gdhirë hiqeshin prapa, jo të gjithë më istikamet që kishin zënë, se fllota me vaportë e luftës mund’ t’a shuajë farë Vlornë nga themeli e të nxjerrë uj’ të zi! Më një nga këto netë nga Babica e më krah të sipërm të Qafës, salariotë e nivicjotë u përpoqnë nëpër natë me italiantë, pa kur u këthyhen më të gdhirë, s’do mënd jo të gjithë se nëpër natë kishin mbetur thellë nëpër istikamet e italianëvet. Si kishin vrarë një topçi e kishin prishur topin, vajtnë gjer mbi spitala e një plak salariot, Selam Musai e thoshin me të tjerë s’u këthye më. Pas lufte, që n’a i tregojin të gjitha këto hatara e kërkuan për t’a varrosurë të paktën, po nukë e gjetnë as atë e as të tjertë! Armiktë me atë që po ngjaste i kishin djegur fare me benzinë për t’i shuarë e të ç’duken pa nam e nishan! Pamë që Hamza Agai e të tërë të parisë, me hak i bënë plakut një si varr të madh më një bregore më Qafë. Me këtë duajn’ të thoshin se vetëm burratë që kanë parë e lëftuar qëmoti, mund të dalin ballas me armiktë e të vdesin për vatanë dhe duke bërë atë plak çoban dhe therorinë e tij, exemple heroique,780më shumë nga ç’duhet! Pa për të vrarë e prerë, ja u vranë nga fshatërat e Vlorës më këtë luftë, ja tjatër gjë s’mund të bëjë vaki! E tërë këjo ngjau kur mbaroi lufta fare dhe këta agallartë e këta vlonjatë që i bëjnë të gjitha më dynja, janë allasoj! Dhe kur u vjen më derë këjo luftë që nuk kishte shoqe, ku më të u vranë e u prenë vetë sa s’thuhet, theror vunë plakun çoban tepelenas! E dinë vetë xhanëm dhe mbase me hak, si symbole de la virilite!781 Më vijën t’onë që u derdhëm ishin depot më të mëdha të xhephaneve më Panaja thashë, që i ruajin aqë mirë dhe projecteur lumineux nuk pushojin gjithë nata si sy lugati që i thoshn. Pakë shpresë, kishim për t’u hequrë prapa italiantë e t’a lijin vetë vëndë. Po fuqisë t’onë që s’ja priste batareja-bataresë dhe ç’pikjes së italianëve, j’ua dhanë xhevapnë atças. Kishin mbëledhur zile, byqe a 780Shëmbull 781Simbol

heroik - frëngj i burrërisë- frëngj.

329


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

këmborë e i kishin varur më krahnë e jashtmë të gardhit me tela. Kështu j’a gjetëm duke i lidhurë ca tela e litarë të gjatë e të mbëshyer më ndonjë rrënjë ulliri i tundnë ato nëpër natë e ata s’pushojin zjarrnë se e quajin se hyjmë a u derdhmë më atë krah të Vjosës! . Që në fillim im vëlla Bektashi duaj’ të hyjë e të marrë fuqinë t’onë, si ç’e ka meraknë, po ne si vëllezëri s’e lamë vetë i pari unë i thashë: Po qe se do futet tërë Shqipërija më këtë luftë, t’a bëjmë me ç’pallje dhe i ke këtu të tërë! Por po qe si tha Sulejman Beu vete sikur vrit veten! Atë ditë aty ishte dhe Spiro Koleka që kishte ardhur nga Tirana se do ikëte për Korfus te Hamza Agai. Se e kishin bërë dhe atë komisjonë të përjashtmë që e kisha kaqë merak e mirreshin vesh me Evropin duke u thënë se ç’po bëhej, që të mbëledhnë mëndjen për të vërtetën dhe ata. -Edhe këjo n’a duhet që italiantë të thonë se qënka vetë Qeveria e Tiranës, tha bregasi i shkretë, se nashti edhe këjo n’a mungon! Që lëfton Tirana s’bëhet llaf, ja senatori vetë dhe atças n’a ç’pall luftë dhe nevej si vëndë e shkoi e vate gjithë ajo që ngrehëm me mundim! Po si gjithënjë im vëlla, më pa në sy dhe si u prish më çehre e kish të drejtë njëqind vjet, se vetëm veten mund të besoç më këtë dynja! Kaqë hërë e kërkojin ata nga Tirana e ç’dukej për ca ditë. Pa po kur një ditë më dha një haber që më fluturoi festja e këjo luftë s’mu dukë gjë! Më tha se kishin vrarë Esat Pashnë mu në mes të Francës e më sy të Xhemil Beut.782Pa me kobure më dorë kanë parë mësuesin, atë libohovitin që kemi pjekur më Vlorë me Myqerëm Aganë! Po këjo gjë nukë zgjati po të bësh hesap luftën që ishim kredhurë të tërë. Aha, e mori plaku me vete, më shpëtoi pa dashur, po Bektash Beu u vërejt që ç’do gjë e lidhja me plakun. Po të vërtetën kur niste muhabeti i tyrej jo po Ismail Beu bën kështu, po fajin e ka Esat Pasha, jo po Esat Pasha erdhi më guvernë e i dolli borxhit, po këta nuk e dojin, jo po ky ka fuqi, jo po atë e duan të Mëdhenjtë dhe të ikëte mëndja se këta dy njerëz kish prurë Perëndia vetëm më dynja! Të dy nga që nuk e duaj njëri-jatrinë trazojin dynjanë, pa nevej i bëjim për bukuri me Kryengritjen e Toskërisë, me Memorandumnë që më Sinjë e më ç’do vënd pa ardhur këta, që të vërtetën s’kishin ngulur një gozhdë më Shqipëri! Po si sahati që i pru’ Nemsja e të Mëdhenjtë këtu, njërin për të mbrojturë Shkodërë që e ndriti, tjatrin 782Xhemil

bej Vlora ishte nipi i Esad pashë Toptanit, djali i motrës

330


HAJREDIN BEJ CAKRANI

me hyneret më të mëdha më dynja, sa dhe jeunes turcs kur dërgojin ushtëri e prishte vëndë, pas memorandumit ishin hazër t’i paguanin ato që prishnë gjer më një! Po t’ja zirje më gojë vlonjatëve thoshin atças, se një bankë bëri që kish nën hyqëm Jugën e ju bëtë namin, se duhet të shiste dhe Verinë. Pa po t’u zirje më gojë Esat Pashnë atyrej të tijve më Durrës, mirë bëri, thoshin, se me çifligjet e tij andej Verisë bën ç’të dojë, se duhet të shiste dhe Jugën ai! O n’a kish prishur nga mëntë Perandoria Osmanllije me ato qindra vjetë, të më ndjejë Zoti nashti më darkë, o e kemi prishurë nevej! Kishim vajturë një ditë të bëjim hazër njerst për të shpurë ndihmë, me desh e shqerra më vah dhe Bektash Benë e kërkuan. Dihet ishin ata nga Tirana që pyesin, a kishin prurë ndonjë gjë për matanë,783pa unë me Sulo Benë ikmë të prehemi një copë herë se zumë kallo majë kalit. Për andej Vjosës lëftohej pa pushim nga fuqitë tona luftarake e ato të Topalltisë784dhe bëjin sulm fuqitë tona të mbëshehur nëpër ullinj, se zjarri i motrolozëve të grinte nëpër natë! Kurë këtheheshin italiantë që i derdheshin785përsi brezit t’onë të fuqisë luftarake! Kudo italiantë mund të hiqeshin prapa po aty jo, se kishin xhephanetë e tyrej më të mëdha e mund të vriteshin të tërë për to, pa për të lënë vëndë e të bëhin prapa as që bëhej llaf! Kështu që lëftohej gjithë nata dhe më të nesërmen muartim vesh një gjë që vdekjen e di njeriu, po këtë jo! Duket më këto kohë që armiktë bëjin yxhym, 786 fuqitë tona hiqen prapa, po dhe një çikë e është Vjosa dhe bën vaki të kenë bërë llafe me shoshojnë të dy kumandantët. Ali Nezha mbaso, për të mos u vrarë njerst, hiqetë nga vëndë që lëftojin, po mbeti Kamber Beu me më pak njers. Ndaj bëri-ç’bëri kur hiqetë prapa dhe ky se sheh që kumandanti tjatër donte të kapëtonte lumin më krah të urësë. Këtu u hëngrën me shoshoq 787 duket, ku vete pa urdhër dhe ti theve breznë788t’onë, ç’je ti e ç’jam unë, shqiptarçe dhe u hoqnë prapa.

783Ndihma

materiale e Qeverisë së Tiranës kalonte nëpërmjet Cakranit në vah të Selishtës, për në rajonin e Vlorës 784Topalltia, ose Myzeqe e Butë, që quhet ndryshe, përfshin fshatrat e zones së ulët, por dhe të tjerë, nga gjoli i Nartës e deri në lumin Vjosë 785Këtu - kundërsulmonin 786Yxhym - ka kuptimin sulm (turq) 787Shprehje pop. - u grindën me njëri-tjetrin 788Këtu - frontin

331


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Nga të tërë gjërat që kam parë më dynja, pa bërë hesap ato qishat maja-maja789e si të qëdisura nga dorë esnafësh, urat më kanë mbetur në mëndje, aqë të bukura sa të bjenë sytë. Jo vetëm shkoje më to, po aqë të mëdha e të gëdhëndura, të gjera për lumenj të mëdhenj, sa para tyrej ky yni dukej përrua, si do që delte e n’a mbyste kur t’i tekej, më kishin mberturë në mëndje. Nga që nevej s’kishim fare dhe kapëtojim më ndonjë vah si jo qindë, po mijë vjetë para! Kaqë kish bërë Perandorija Osmanllije për ne që i mbushnim taborrtë e saj mizëri. Ne edhe me një të mëhallës tjatër që mund të ziremi me llafe më çesmë, jemi hazër t’a fusim më armiktë atças e t’i punojnë qindin, të jetë e thënë! Nemsja me italiantë që ishin vrarë qindra mijë më sinuar të tyrej, qysh nuk u pleksnë fare që një lumë i ndante, po ngrehën urë mbi të! E pa dëgjuarë këjo, jo për ne shqipëtartë, po për dynjanë e tërë! Italiantë punojin, jo shaka dhe bënë mbi Vjosë urën jo si ato që thashë, po që nevej n’a dukej hata fare! Shkurt muhabeti urat i shërbejnë e luan aqë kollajxhe mileti më to, sa që i quajën urat’e Perëndisë,790 po për ne atë ditë ish nëmë! Nga që ish natë kur pushuan pushkët ata të Topalltisë e trevllazriotë që ishin hazër, zunë nga një istikam me të ç’pejto dhe hapnë zjarr nga ç’do vënd, kështu që italiantë e quajin se ishim ne, po kishim këmbyer vëndë ndaj mbetnë atje ku ishin. Po të ish ditë a të kishin kupëtuar gjë italiantë e të kapëtojin më këtë krah, anës e anës, Bunavi, Llakatund e u dilje të tërë çetave tona që kishin bërë istikam gjer më Qafë të Koçiut nga prapa krahëve! Dhe atças mbyllej Lufta e Njëzetës, doemos për italiantë e kushedi kur iknin, a s’iknin më me ato që bënë vaki tek ata më prapa.791 Ali Nezha nukë kish dëgjuar njeri dhe nga ata që kishin ardhur t’i flit e do u ketë thënë duket: -Ju urdhëroni vlonjatë, jo mua, a kush a di ç’farë dhe nëpër urë kapëton fare lumin! Kur e bënë këtë gjë kumandantët e luftës, Komisjonë me hak tha të shkarkohej Kamber Beu atças! Pa Ali Nezhën j’a dhanë detyrë t’a gjejnë dhe t’a bjenë para gjyqit ushtarak. Dhe ai i shkretë gjyq nukë shtyhet me sotë e nesër, po vete gjithë-gjithë nja pës’ a gjasht minuta! Sa të këndojnë sebepin e dëmin që u kë prurë, pa për të vrarë të gjithë atyrej që presën atje tej me dyfeqe, u hanë duartë! 789 Katedralet

mesjetare të stileve të ndryshme, gotike, baroke etj. në Europën Perëndimore 790Këtu – bekim 791Aludohet për vëndosjen e rendit fashist në Itali, më1922

332


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Komisioni të vërtetën ish bërë për t’u vrarë për vete,792se kishin lënë nam e desh ishin vrarë me njëri-jatrin, Osmën Agai me Qazim Aganë se kush do bëhej i madh e do virej më krye të vëndë! Këto të gjitha pa mbaruar lufta e Qazim Aga Koculi, si kumandant i luftës, i la të rrihen dhe jep vetë urdhër për sulmin e madh. Se si u bë e muarr vesh të tërë e do iknin një nga një nga lufta e t’a gëzojin prefektyrnë a bashkinë me italianë këta! Bektash Beu kish vajtur dhe kur u sosa unë ishte bërë meit e i dridhej cepi mustaqes nga tërbimi, duke u thënë atyre që e dijin më mirë se qysh ishte puna: -Të dy m’i nxirrni më atë gjyq, se po s’e bëtë ju do t’i vras vetë! Po ata j’a prenë shkurt: -Si ne dhe juvej jemi më këtë luftë, të n’a thoshit po s’e bëjit dotë se nevej kemi çeta plotë! Po jo të n’a dalin prapa italiantë e të n’a shuajnë se u teket juvej! Vëndos një njeri të zotë që ke plotë e që e njeh a ke lëftuar me të vetë dhe fuqinë tuaj e duam më vijë të parë! Po im vëlla Bektashi që ishte bërë tym, pa nga unë dhe unë si më i qetë i thashë tek veshi për Hysni Tosknë që kish lëftuar me nevej në Myzeqe me rrebeltë më kohë të Princit dhe zgjedhje më e mbarë nukë bëhej dotë. Se ai ishte i lindur për luftëra, pa për të lënë vëndë ai vetëm i vdekur, as që bëhej llaf! Me ato që kishin ngjarë më para e më prapa, atij i vinte sahati gjithënjë dhe vaktin për luftëra j’a binte Perëndia atças! Po ai nukë bëri bisht kurrë nga Princi e këtej! Bektash Beu më pa me inat dhe njëqind vjet mejtonte gjithënjë se unë j’a bija në mënd emërin e tijë, që ja t’a lante atë gjak e ato flakë që unë nukë i pashë dotë më Cakran, ja t’a gjente atças me ndonjë plumb nga armiktë. Po unë nukë e kisha fare aty muhabetnë. Të dyja Mallakastrat duhej të ishin tok më këto luftëra dhe nukë më kujtohej nga ata kurë kërkohej mëndje, tjatër njëri. Më ligsht nuk e kam ndjerë veten, pa Sulo Beu iku fare se Bektashi një më dy e dorën më kobure dhe me hak! Po njëqind vjet se mund t’a bëjin njerst t’onë këtë! Ne kemi një jetë nëpër luftëra, ama të n’a vrisje atças nukë n’a dil’ pikë gjaku! Kur vajtmë e poqëm Kamber 792 Krerët

e “Komisionit” (Osman Haxhiu e Qazim Kokoshi), pa u bërë beteja përfundimtare dhe pa fituar luftën akoma, janë grindur e konfliktuar keq me njëri tjetrin për… postet që do të zinin pas luftës. Tipare shqiptare këto të luftës për pushtet, por kjo që ndodhi në këtë luftë të jashtzakonshme për liri, por mbi baza vullnetare, do të sillte efektin e shpërbërjes

333


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Benë,793si nukë kish njeri aty, im vëlla Bektashi e mbërtheu për fyti dhe kur nxorri koburen unë thashë se e vrau! Bëra t’a heq, po ai i tha: -Më mirë po të vras unë ballas që nashti, se të të vrasë gjyqi i luftës pas kurrizit si tradhëtor dhe që nashti do të të marrë unë, se u llafosa me t’a e do të të vë më istikam të parë që të vriteç, se e ke hak! As me ata s’u llafos, se unë isha aty po si s’nxorri asnjë llaf Kamber Beu se ata që s’ja dhanë gjyqit të luftës e kanë parë që ky u hoq prapa se mbeti vetëm e mund’ t’i vriteshin njerst! Le të thosh ashtu e kështu, në luftë s’ka tri udhë si në përrallë, vetëm një, të lëftosh! Mori njerst dhe Hysni Aganë e si u vunë nëpër istikame, që në të shumën ishin ca rrënjë ulliri po që s’i çpon jo plumbi po as gjylja, vetë u sos më Llakatund ku i dha karar dhe vetë i kontrollonte, ditë natë! Më vonë e kishin zënë Ali Nezhënë dhe si është shkruar më luftë për atë që ikën nga lufta e rrezikon njerst a luftën vetë, do vritet nga prapa kurrizit! Tjatër turp ky që s’e ngrë as dheu e as qielli e të dëftehet më breza të tërë edhe më të prasmit që ua lë! E vranë po u duk sikur n’a kishin vrarë dhe nevej, si do që kishim një jetë që lëftojim për vatanë, po s’ka turp më të madh se sa të t’a hedhin më sy këtë gjë!794 Por po e them se mangët ishte vetëm një minutë, jo sahat për hedhur më lumë të tëra! Punët vajtnë mbarë se të duajn’ dhe në kokë, po Bektash Beu nuk luajti nga Llakatundi ku kish bërë shtabin më breg të Rashës gjer’ sa mbaroi a u mbyll lufta dhe kur erdhë ata të shtabit të luftës. Se nuk harruan të bëjnë ata inspection des troupesë 795 më brezë e front’ t’onë, ballas folesë së arrëzavë më Bestrovë e Panaja. Pa nukë kishin më frikë, duke thënë llafe të mira për trimërinë që treguam e që dukej hapur, se njerst t’onë ishin ata që dijin e që kishin lëftuar qëkurë. Këtu kishim kapëtuarë, si bëjim gjithënjë, për të parë qysh vente lufta me këta që lëftojin më krah të Vlorës dhe Bektash Beu e pruri muhabetnë se duke qënë mizëri qysh do bëhet që të bienë ç’pejto e Kamber Belishova është, se u drejtohet atyre vetë kjo shprehje, pra autorit e vëllait të tij Bektash Cakrani, që si krerët përfaqësues të Mallakastrës, megjithse kishin marrë pjesë në një periudhë të gjatë luftrash për liri e gjithë puna e tyre, mund të përmbysej në një çast. Kjo, me gjithë atdhetarizmin që kanë të dy palët, pa përllogaritur situatën dhe gjëndjen e brishtë, që egziston mes tyre, qysh më 1913 795Inspektimin e trupave (frëngj) 793

794 Idea

334


HAJREDIN BEJ CAKRANI

të shpëtojmë?! I thashë se ka ca udhë që do shkoç nëpër to, jo se të teket dhe të bëhetë atças! Të parnë gjë duhet, si t’a kam molloisurë, t’a zëmë mualif796si ata më Tepelenë e do ç’katërruarë prapavijë e tyrej, uji e buka, një këjo! Po do të bjenë për një javë u prish xhepanetë dhe, 797 a ua merr fare po të bëj vaki, që duhej të ish radhiturë e para po që ka rrezik të madh! Vlonjatë e lebër dëgjojin e vështrojin tek shkruaj dhenë 798 dhe si duket pyesin njëri-jatrin me isharet,799pa llafi mos daltë dhe më krye të sahatit që ç’koqitmë të tëra e muar’ vesh që ky që n’a përrallisi një sahat të tërë, n’a qënkej Hajredin Beu që i qante luftërat! Si gjithënjë edhe këtë radhë i vëllai i Bektash Beut e jo ai im vëlla! Pa rënë akshami lebërit, si bëjnë kurë mbëlidhen jo shumë po tri shpyrt, j’a kishin marrë dhe unë nuk i vura veshnë, pa Bektash Beu tha t’a qepnë këngën lebërit! Pa të vërtetën si s’e dëgjova mirë e zura më ca llafe nga fundi, si s’u lodhe ti, me luftën qysh e dije ti 800 e vardha iso, që më bënë të qesh një javë të tërë. Këjo luftë që u bë me të bërë yxhym e kur kishin nxjerrë nga lufta e prishur nja dy fole çimendo mitrolozësh. 801 T’onët u derdhnë dhe italiantë që nashti nukë kishin nga j’a mbajin, ngrinë duart përpjetë pa pikë turpje dhe u zunë rob, pa haberi i vete shpejt Bektashit që u bë erë. Si erdh’ e gjeja e parë kush kumandon dhe një kapiten më ngjan se qe e hoqi mënjanë dhe i tha më gjuhë të tijë për ndonjë gjë për ushtërinë a depot e xhephanetë që n’a ndrisin sytë. Ai si u fjalos me sahat të tërë i ç’pjegoi t’im vëllai se nga Italia nukë ishin punët mirë. Jo vetëm mileti që nuk e dojin luftën me Allbaninë, po vetë urdhërat e haberet dëftojin që më mirë të lirohej802 Vlora, se me këtë hesap, me njers, topa, armë e ushtëri, nukë i dilej! Pa janë tërbuar dhe limanët, nuk nisnë vaportë me njers e ndihmë për Vlorë dhe i kish vënë më prëhër Bektashit një pirg me letëra që u dërgojin njerst e 796Befas,

i papërgatitur (turq) të lëvizin me pushkë bosh (frëngj), këtu - idea për paradë 798Këtu - gërvishte në tokë planin e luftës 799Isharet - shenja (turq) 800Mundëm të gjejmë në këngët e trevës së Mallakastrës, por dhe atë të Vlorës vetëm vargjët: “..S’e pushove një herë ti/Në të ri e pleqëri, Për vatan e për liri/Luftën siç e doje ti, Hajredin bej Cakrani..” 801Bëhet fjalë për bunkerë, fortifikata 802Këtu - lirohet, lihet si territor pushtimi 797Le

335


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

tyrej që andej e që u thoshin: -Mos u vritni kotë, se këta do j’u heqin një ditë të afërme dhe j’u rruat lufta në vënd të tjatrit! U vra nga ne dhe një djalë i ri, nga Kreshpani më duket dhe nja dy të tjerë të Mallakastrës lartë, pa italiantë e vrarë t’i numërojë Komisjoni e kumandantë e luftës që i vunë të varrosin të vrarët e tyrej, si kishin bërë dhe më Kotë e gjetkë këtë punë. Të tërë robërit i çuan e i mbëluadh’ më Vajzë. Gjëja që n’a habiti, po dhe n’a ngrohu shumë ish se një ditë del nga brezi i gjerdheve me tela, me një çarçaf të bardhë një ushtarak italian, si punë kapterri po që kish më dorë naftarët e xhephaneve më të mëdhaja të italianëvë, Depot e Panajasë! Fuqia t’onë mori s’a mundi dyfeqe, fishekë e ç’të mundë, pa do mirrej që do mirrej vesh dhe italiani u vuri flaknë pa iu dridhur qerpiku xhephaneve, të tija demek. Gjëmimi e flaka e depove më të mëdhaja të Luftës së Njëzetës e tundën vëndë aq fortë, sa kuaj e ç’do gjë muarr’ arratinë nga data!803 Pa flakë aqë të mëdha që vejin gjer më qiell, nuk kemi parë ndonjë herë më dynja. Italianin, që e thoshin Valenca a Balenca,804se ishte kalabres më të folurë e mori Bektash Beu dhe se ç’e mbajti nja dy ditë me vete më Llakatund. Se ai ishte me vlerë sa nevej të tërë bashkë me gjithë atë që po bëjim dhe e çoji me nja dhjetë a pesëmbëdhjetë njers më Drashovicë te Shtabi i Luftës. Italiantë nuk i luajtnë istikamet dhe u mbajtën me shpyrt ndër dhëmbë vetëm nga turpja, po dhe nevej lëfto e mos pusho e prit të ngrihin duartë përpjetë ata. Një ditë kur nga Komisjoni n’a vjen haberi se italiantë kishin ardhur një herë me Bozion përpara. Pasi ishin fjalosur të mbajin Sazanë, Skelnë dhe Karaburunë e të pushojin luftën, po t’anët i përzunë atças! Këtë n’a i ç’koqiti Sait Be Toptani, miku ynë më Llakatund që i kish pjekur e llafosur vetë me t’a, po këtë herë sa kish hyrë gushti dhe nuk kish më muhabete, jo të mbajim këtë e të lëshojim atë dhe Bozio ua ç’koqiti tamëm këtë radhë. Se po të n’a zinte vjesht’ e parë, aha dhe dimrin e kishje më kurriz, pa s’dihej si mirr lufta dhe thanë: N’a lini kohë sa të heqim njers e plaçkë ndonjë muaj të paktën! 803Këtu

- tmerr fjalë për ushtarakun Italian me origjinë arbëreshe Giovanni Valenzia (Xhovani Valencia), i cili u dorëzoi depot më të mëdha të armëve të armatës italiane në Vlorë kryengritësve shqiptarë, veprim ky që shteti italian nuk ja fali kurrë. 804Bëhet

336


HAJREDIN BEJ CAKRANI

U ç’këmbyen robërit e luftës, gjithë ai farë italiani që ishin mbëledhur më Vajzë, se ish vëndi ku mbëledhnë robër e plaçkën e luftës me ata të syrgjynit më Sazan dhe që nga ajo ditë e gjer më sotë, Sazanë e kanë ata! Italiani Valenca nukë iku dotë më nga Vlora me atë që bëri, po të tijtë nuk j’a harruanë atë punë dhe dy a tri vjet më vonë, prunë njerst e tyrej dhe e vranë më Vlorë. Për atë njeri më ka ardhur keq vërtet me bè, pa mbaso për vlonjatë një italian më pak se u kish zënë vëndë! Dhe njëqind vjet që dorë e tyrej i qante këto pas krahëve!805 Lufta po mbaronte me ikjen e të gjithë ushtërisë italiane që kish kaqë vitra e ngulur dhe që ish shtuar me ikjen e garnizoneve më Durrës, Kavajë, Tiranë e me ngjeshjen e tyrej më Vlorë duke u bërë aty mizëri. Nukë mund’ të besohej që më një luftë, me një ushtëri, që nga topat e mitrolostë e gjer më vapor e ballonë, Italia nuk la gur mbi gur për të marrë Vlornë! Jo se duaj’ të bjerë dynjanë që ishin aqë përpara806tek nevej, po i interesonte nga që Shqipërija lidhej që nga udhët e detit e gjer më ato të tokës e që plasi se mos e zënë atë greker e sërbë e ajo Itali që ish maj e gjërit,807n’a iku një ditë me bisht në shalë. Kishin bërë luftëra dhe këtej që më Llogora, Çetat e Dukatit e Tragjasit e më tëhu më shkallë të Radhimës që t’u prisnin udhë italianëve të ndihën njëri-jatrin. Po dhe t’i rrethosnin e të mirrnin vesh ata se shqipëtartë që janë kaq të qëkurçëm,808me qylahe e tirqe e dëftohen kaq të urtë, të përzënë brënda natës po deshnë! Më rrëzë të malit e anës detit më një rrip fushë kishin avions de combat,809ballonat që i thoshin vlonjatë, të rrethosur me gjerdhe me tela me gjemba që nukë soseshin dhe lufta aty muarrmë vesh, u bë allasoj! Që nga Sazani e bëjin vëndë ditë me projecteur lumineux që n’a habiti vërtet, po që u hapnë aq telashe çetave si do që ato i ç’katërruan ballontë! Italiantë kishin prurë një farë bataljoni të regjur 805 Për

këtë veprim në kohë lufte, shteti italian e dënoi Xhovani Valencian me vdekje dhe familjen e tij e izoloi, duke e survejuar vazhdimisht. Pas mbarimit të Luftës së Vlorës një mik i tij nga Vlora shkon në Itali dhe mes aventurave e peripecive të shumta, arrin të marrë familjen e tij duke e sjellë atë në Vlorë. Megjithatë këmbëngulja e shërbimeve italiane bëri që atë ta vrasin, natyrisht me anë të shqiptarëve disa vjet më vonë. 806Këtu - botën e qytetëruar 807Këtu - shumë e civilizuar 808Këtu - me veshje e sjellje të hershme, primitive 809Avionët luftarakë (frëngj)

337


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

me hanxhar ndër dhëmbë për ç’do lloj lufte, që u thoshin arditë dhe i fusin më ç’do vënd që e kishin zor këta të tjertë. Po dhe ata të “Vatrës” së Bostonit më Amerikë, kishin prurë njëqind e ca shpyrt që andej, me banda e me muzikë që ndihën jo pakë, si do që lebërit e bëjin këngën aty fët e fët pa të dhe se mos bëhen tri vetë dhe j’a marrën me iso! Ata e bënë dhe ujdisnë atë vjershë që kish bërë ato ditë shkronjëtori Ali Aga Asllani dhe e bënë hymn, si frëngjtë asokohe marsejezën!810 Nashti u erdhi radha lebërve, që më të hyrë të vjeshtës së parë që i thoshim ne ahere, t’ja shtrojin davetit të fitores, me mishëra të pjekur dhe kur muartim vesh më vonë se i kishin hak të vërtetën, kishin pjekur nja katër a pesë mijë dhe e kishin bërë si e duaj’ këjo ditë! Im vëlla Bektashi ish nisur me njerst që të vijin më Vlorë për t’u bërë tok me këta fitimtartë e tjerë e të bëjin një festë të madhe më atë kasaba. Se më atë luftë kishin lënë kokën e unë u nisa më vonë se mezi i mbusha mëndjen tim vëllai tjatër, Sulo Beut të rrinte më Cakran, po sa u bëra gati unë ai ishte nisur. Me gjithë njers u derdhëm e zbritmë për Vlorë pa leje e postkumandë, pa n’a folur njeri si qëkurë, po me mëndje se këjo gjë nuk ish e besuar akoma! Si do që kishim afro një muaj që përpiqeshim më këtë ëndërr dhe s’na besohej vërtet që italiantë ishin unjur dhe bëjin muhabet me nevej811dhe që ishim ne që imposer des conditions de la guerre. 812 Më të mbaruar të Luftës së Madhe të Mbretërive, italiantë kishin lënë me Nemsen andej lart kufirit të tyrej 810Bëhet

fjalë për këngën “Vlora-Vlora” të shkruar ato ditë nga poeti i shquar vlonjat Ali Asllani. Mund të duket e çuditëshme por kjo këngë lufte, tipike si thirrje ka bërë pjesë në jetën e brezave vlonjatë pothuaj në të gjithë kohrat, pa e ditur fare autorin. Në kohën e diktaturës vendi ideal ishte stadiumi për tu dhënë zemër skuadrës, si dhe për të shfaqur pakënaqësitë ndaj “padrejtësive”, natyrisht të federatave. Në një ndeshje në fillim të viteve ’80 në ish-pallatin e sportit “Partizani” Tiranë, tifozët vlonjatë të pakënaqur nga truket, nisën këngën që ishte dhe arma e tyre më e fuqishme. Ata nuk harruan të zvëndësojnë vargjet: “Vlora, Vlora.., Buçet klithma për liri, Ja do bëhet Vlora e jonë, Ja do të bëhet shkrumb e hi!” me vargjet “Ja Tirana shkrumb e hi” gjë që bëri të ndalojë menjëherë ndeshja. Të gjithë gati me tmerr shihnin tribunën e tyre për herezinë, po kënga nuk pushonte. Spikeri Shundi ndërhyri nëpërmjet altoparlantit duke thënë se nuk duheshin shtrembëruar këngët patriotike, por vazhdimi i këngës bëri që të mobilizohej menjëherë policia e atëhershme dhe “Sigurimi”. Nga njohjet në strukturat e shtetit të atëhershëm, natyrisht nuk pati asnjë “fajtor” nga Vlora. 811Këtu - Italia e mundur bën marveshje me “Komisionin” 812Që vëndosim kushtet e luftës (frëngj)

338


HAJREDIN BEJ CAKRANI

me të, më një lumë që e thoshin Izonco nja dyqint mijë shpyrt, njëzet herë më shumë se ishte ushtëria e tyrej më Vlorë, a dhjetë e më shumë herë sa Vlora vetë me gjithë kaza. Vlorën e quajn’ nëpër gazetat e tyrej me emërin e asaj luftës së nëmur të tyrej, Kaporeto shqipëtare! Ky që dhe sotë është më krye në Itali e ulërin e bërret më radio,813ahere sa ishte futur më parlement dhe i kish rënë si zali814kur dëgjoi se italiantë ishin marrë vesh me ca fshatarë, gjithë ajo perandorijë dhe do ikënin nga Vlora, më për t’a qarë atë Kaza që e quajn’ te tyrejn! Mezi i gjetmë mallakastriotë në mes atij kallaballëku që s’mbaroheshin tek çesma e xhamisë, se vërtet po ikte dita e më të nesërmen do bëjin festën. Bektashi me me gjithë njers që bëjin fuqinë luftarake t’onën, i poqi Osmën Agai, Qazim Aga Koculë, Jani Minga, Shefin Gjeçovi, 815 prifti katolikë dhe atdhetar Dom Mark Vasa e plot të tjerë që gëzojin vërtet. Po dhe nashti që bëjnë të zot’ e vëndë e të rrahin shpatullat thua se helbete, ata kanë bërë namin me dyfeqe! Këta kishin ndezurë një zjarr të madh dhe j’a kishin shtruar këngës, pa aty erdh’ plotë njers që ishin miqtë t’onë qëkurë e që kishin lëftuar më këtë e më atë përpjekje, që lebërit s'i dëftojnë hiç!816 Pa shkoi më të mukur817Rexhep Aga Sulejmani nga Vajza që ish më krye të vëndë atje e ish malluar të shih shqipëtarë,818se mijëra italianë të zënë robër kaqë kohë i kishin vrarë sytë. Po kur shkoi aty Shero Aga Emini me Amet Aga Lepenicnë majë kalit dhe mbajtnë kuajt për t’u pjekur me Bektash Benë, po unë më tutje i hipa kalit t’im. Kamber Beu, që po më shihte me cep të syrit i tha me terezi tek veshi Bektash Beut, duket për mua që po ikja me gjithë njers. Shero Agai Emini ishte miku ynë qëkurë, po me sot e me mot819ai ishte më krye që ruan vëndë e italiantë i thoshin polici. Po dhe kur iku më ato ditë të kiametit ku Esat Pasha me gjithë sërbtë sa i kish vënë përpara e i vari rrebeltë e palarë, ai ishte chef de la police820në Vlorë dhe j’a 813Aludim

për Benito Mussolinin - të fikët 815Duhet të jetë Shtjefën Gjeçovi 816Këtu – krenohen, mburren gjithmonë 817Pa rënë muzgu 818Në fshatin Vajzë ishte ngritur kampi i robërve italianë, të cilët megjithëse me mijra vetë, ishin nën komandën e një formacioni ushtarak shqiptarësh, më të vogël, të komanduar nga Rexhep Sulejmani 819Këtu - herë pas here 820Komandant policie (frëgj) 814Zali

339


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

dëftoi në sy urdhërin që t’i hidheshin hekuratë atças Bektash Beut kur po ikte me vapor me gjithë grua e fëmijë më Itali. T’i hidhen hekurat thosh karta, pa me gojë ai ka thënë njëqind vjet hiqeni qafe, nga që nuk n’a lidhi dotë pas qerres së tijë, se i zumë udhën me ato kartat Nemses. Kështu që Esat Pasha ishte më i lig se rrebeltë, që të vërtetën ishin një brumë! Sa u bëra hazër, që duket e panë dhe ata që erdh’ ndaj ikën, pa im vëlla u sos tek unë dhe e mori vesh njëqind vjet që pse po ikja nga ajo ditë e rrallë, që s’e pjek më në jetë. -Si s’ju vjen turp e t’i mbulojë Kuzbabaja do bëj mirë që e lanë luftën fare dhe e shohin më bregore e njerst që lëftuan ç’bënë ata, bërë qoftë! Pa dhe le të vriteshin se këtij trimit do t’i bjemë Nishanlli Taborrnë, 821 qysh është mësuar! Pastaj venë e vrasin Ali Nezhnë që u hoq me a pa njers s’ka të thotë, po që të ikë kumandanti i madh822nga lufta, s’ish parë e dëgjuar! Për këtë hyner e vunë të ruaj vëndë se s’kish ndonjë vënd më lartë ndaj, i thashë. Bektashit i hipnë xhindet se ishim në mes njerëzve dhe ishim për tjatër gjë aty, po unë isha më krah t’im e më mëndje t’ime që s’ma këmben njeri dot më dynja! -Pse nuk e vranë këtë bimbash effendinë me gjithë kumandant’ e çetës së Shullërit që s’vajtnë fare atje tek Batalioni snajperëve (turq). Është sa e çuditshme aq edhe paradoksale veprimtaria e shqiptarëve që kanë patur pozita të ndryshme në Perandorinë Osmane. Ismail Qemali psh. jo vetëm ishte sekretar e shef i kabinetit të Mit’hat pashës, por dhe i emëruar nga Porta e Lartë në rajonet e Bullgarisë në një kohë kur atje pëpjekjet për shkëputjen e Bullgarisë nga Porta e Lartë, ishin në kulmin e tyre. Mit’hat pasha me urdhrat e tij ndiqte e torturonte patriotët bullgarë që luftonin për pavarësi. Në këtë kohë Vasil Levski, heroi bullgar është torturuar dhe ka vdekur në moshë të re nga pushteti osman atje. Ahmet Lepenica kishte arritur gradën major (bimbash), falë aftësive luftarake dhe udhëhiqte po në Bullgari në kohën e shkëputjes së saj nga Turqia, njësitë elitare ushtarake të batalioneve të snajperëve (nishanlli tabor). Kristo Botev, një tjetër hero i luftës për pavarësi të Bullgarisë që drejtonte çeta luftëtarësh atje, vritet befas me një plumb në gjoks nga një snajper osman. Nuk shtrohet këtu, nëse Levski dhe Botevi kanë gjetur vdekjen, nga “dora” e patriotëve tanë që ishin nën pushtetin perandorak, sepse ata mund ta kenë pasur veprimtarinë e tyre në të tjera territore bullgare, por mënyra se si këta atdhetarë shqiptarë vendosën ti shkëpusin lidhjet me Perandorinë dhe ti derdhin gjithë aftësitë e tyre një ditë për Shqipërinë, është padyshim vepër e lartë atdhetare. 822Këtu - komandant i përgjithshëm i luftës. Ahmet Lepenica, menjëherë pasi filloi lufta e Vlorës, lirohet nga detyra e Komandantit të Përgjithshëm, së bashku me komandantin e çetës së Shullërit Kalo Telhajn, për mospjesmarrje në operacionet luftarake dhe i pari emërohet zv/komisar policie i qytetit 821

340


HAJREDIN BEJ CAKRANI

lëftohej, po i shihnin më bregore! Se nukë shoh të kenë bërë ndonjë gjë më pak nga Ali Nezha, në mos më shumë! Se ai i ziu i hoqi njerst nga vija tek lëftojin e këta i lanë të vriten me burra, me çiliminj a të mbyllin dyer fare,823pa ata që gjykokan luftën na paskan dy kandarë, një të nënës e një të njerkës, vazhdova më t’imen. Bektash Beu u bë xhind fare dhe Kamber Beu u ngrit të n’a ndajë se ishim në mes të pazarit, pa të tjerët e pushuan këngën e rrijin si të ngrirë ç’po bënte vaki. -Hajredin Bej nukë t’a kam borxh të më bësh këtë në mes të sokakut, po të doje të vije, vije si njeri tok me ne! -Rri mirë je me këta Bektash Bej, se gjer më fund edhe ty do të të hapin avadize,824po atë ditë s’më ke mua aty, more vesh dhe i hipa kalit e ika nëpër mug me gjithë njers. S’kishim vajtur në Bestrovë akoma, kurë n’a arriti Sulo Beu me tri katër vetë të më mbushë mëndjen! Po unë isha më t’imen dhe i thashë: -Ik rri tok me të, se unë jam më i madh se të dy juvej e s’më jepni dotë mënd! Ato i mbani për vete se do t’u duhet t’i harxhoni me vlonjatë! Pa vajtur më shtëpi u them njerëzve, që të vërtetën më vijin nga pas pa gojë me ato që po shihnin dhe mbase me të drejtë a jo! -Nevej nuk vemi më Vlorë për vlonjatë e as për tjatër njeri, po do vemi që pa gëdhirë nesër se nuk jemi si ata çilimiqtë që rrinë më portë se do vijë nusja e t’u hedhën ndonjë sheqerkë! Po vemi se dhe nevej si qëkurë kemi lëftuar tok e kemi dhënë ndihmën t’onë me ata qindra mallakastriotë që u kacafytën këtu me ajkën e ushtërisë italiane, që ruajn’ xhephanetë më të mëdhaja të tyrej! Që i patë vetë sa ishin e u vajti flaka më qiell, ndaj flini ndonjë copë herë sa të gëdhijë! Ata, po dhe unë hoqmë një mal nga kurrizi dhe nëpër natë dëgjoja rreth e rrotull: -Aferim Bej, po më i gëzuarë ishja unë vetë që s’jua prisha harenë dhe u thashë si e mejtoja unë të vërtetën. Pa gëdhirë shalova kalin, pa ata më prisnin mua dhe u derdhmë në Vlorë, po dhe nashti më rrënqethet mishtë si atë ditën që u mbëluadhmë më shtëpi të Xhemil Beut e bëmë Shqipërinë! Se nuk mund të besohej që lebërit e vëndosur, pa ndihmën e ndonjë lloj qeverie a shteti e me shpatulla e gjak të tyrej, kishin bërë atë që nuk është e shkruar më asnjë vënd! Mundën një ushtëri aqë të madhe, pesë a dhjetë herë më të madhe nga ata, po jo vetëm si njers, po që

823Duket

se bëhet fjalë për vrasjen e ndonjë djali të vetëm telashe (turq), këtu - telash apo shkak për ndëshkim

824Nxjerrin

341


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

nga topat, mitrolostë, maqinat që s’i ç’pon plumbi e gjer te ballonat, vaportë e luftës, që se pushuan një minutë luftën kondra nevej! Më qeshet dhe sotë e s’më pushon gazi kur më dëftuan ata që kishin lëftuar vetë më këto përpjekje, po e rrëfenin mbaso, jo bukur po të vërtetë ato ditë kur kishin marrë Kotën me mundim. Se u ndodhën mes dy zjarreve ngaqë më njërën anë ishte ushtërija që po qëllohej nga ne e më krah tjatër nga shtëpitë ishin fuqia e karabinjerëve. Pasi ra Kota e u vra gjenerali i tyrej, gjithë ai farë italiani u bë rob atças, po t’anët muartin me të shpejto maqinat e ata që i ngasin dhe i ngarkuan me fishekë e xhephane. U derdhnë poshtë për në Gjormë se kish plasur dyfeku më të njëjtën kohë dhe ushtërija italiane që ish rrethosur aty tha se i erdhën t’i ndihën shokët, se nuk j’a dilnin dotë! Pa t’anët mbetnë më istikame të ngrirë e nashti se qysh do j’a bëjin, se nukë mund’ të dil asnjë i gjallë nga ajo pusi. Pa po kur u dëgjua kënga labçe, maqinë e këngë më vete e italianëve u ra pika, se vdekjen e mejtonin, më luftë ishin, po të këndojin labçe maqinat e tyrej, jo! Dhe si u hipi më kokë e u mbajtën ca duke lëftuar, u dorëzuan se s’kishin ç’bëhin e mbushnë vëndë më Vajzë. Nashti me shesh të Vlorës ish bërë mizë lisi, mbaso më shumë së më 912 me Smail Benë, se kishin zëbriturë të gjithë fshatërat! Pa po prunë të shohin ç’bëhej dhe ata që qenë plagosur, ca që s’rrijin dot me arabara e ca që mbahen më këmbë. Më erdhi vërtet keq që si ndonjë vit më para kur erdhmë për të kallur në dhè Ismail Benë, po këta italianë ishin që i vijin më radhë vlonjatë, u thoshin ç’të bëjnë, qysh të iknin, qysh të flasin e ç’famur të mbajnë! Pa atë surrat të gjeneralit të tyrej si nashti e kam në sy, që nën strehën e kapellës vështronte me bisht të syrit se ç’mund të bëjnë vlonjatë e që nashti duhej të ish duke çjerrë floktë a kokën, a të pakën duke ngrënë thonjtë! Paritë e agallarëve e fshatërat më radhë dëftuan më këtë luftë që është e rrallë në llojin e sajë trimëri të pa shoqe. Se nuk muarr urdhëra nga njeri, as bënë muhabet me mbretëri,825të lëmë këtë e të marrim atë, po të tërë fshatëratë bënë çudinë! Ata nuk i mori njeri me pahir, po për vatanë vendosnë d'enregistrer toutes volontaire.826 Si lëftuan vetë të tërë shtëpitë që nxuarr dyfek e llaf burri, me një rregull e pa frikë duke ndihur shoshojnë e duke mbajtur më krah 825Këtu 826Të

- marrëveshje, negociata regjistroheshin të gjithë vullnetarë – frëngj.

342


HAJREDIN BEJ CAKRANI

shokët e vrarë a plagosurë, nëmën dhe u thanë jazëk atyrej që nuk u futnë më këtë luftë! Se i shihnin fshatartë me dyfeqe që gëzojin e këndojin me hak e plasnë nga marazi, se këjo luftë nuk kish vetëm burrërinë e trimërinë që u vranë e u prenë! Ajo kish dhe një comportement noble,827që këtë radhë ishte çudi mbi çuditë e mbaso ishte qesëndisur nga shumë njers të parisë. Po ata të vërtetën, këtu nuk u tallnë pa të drejtë me ata fshatarë veshur me fustanella e tirqe si mijë vjet, po me një copë të vetes së tyrej, se dhe ata janë nga ky vënd!828. Do s’do njeri, ata lebër u vranë e u prenë, se mund’ të mos vejin fare më luftë tek kishin ndënjur kaqë vjetë tok me italiantë, s’mund të prisheshin nga mëndë se u tha njëri a ca vetë, hajde se do vdesim! Po atë udhë burrash e zgjuadh’ vetë dhe bënë atë që edhe sotë, si do që isha aty vetë, më shumë më duket si një sahat që n’a i dërgoi një Zot i madh!829 Ka që thoshin ahere se pas asaj që hëngrën nga Nemsja më Veri të tyrej italiantë, që u vranë me qindra mijë, janë bërë më të squat dhe kur e shohnë pisk punën, ngrënë duart përpjetë e rrinë si shqerra. Doemos që nevej bëmë dhe atë s’e bën njeri, u duallëm borxhit me kartëra e të gjitha sa asnjë mbretëri s’e bën! Ata i mbushnë mëndjen vetes që n’a kishin njohur e bërë thellë dhe s’kishin bërë ndonjë herë

827Sjellje

fisnike (frëngj) se behet fjalë për Eqrem bej Vlorën, të cilin autori e ka njohur nga afër, pasi bënte pjesë në senat (ai mblidhej në shtëpinë e Eqrem bej Vlorës) së bashku më të, si dhe duke qënë tepër i informuar mbi shumë qëndrime që ai do të mbante në raport me këtë luftë. Kujtimet e Eqrem bej Vlorës janë nga më mbresëlënëset dhe të pakrahasueshme, për përshkrimin e analizën e ngjarjeve si dëshmitar, por pa përllogaritur problemin madhor të këtushëm, në to ai anashkalon ose nuk i prek dy ngjarje të rëndësishme; 1-Në fillim të vitit 1911 Eqrem bej Vlora i kërkon parisë së Vlorës, të nënshkruajë një lloj kërkese në emër të kësaj parie që Sulltani të vizitonte Vlorën, gjë që u refuzua më forcë nga shumica e krerëve duke u konfliktuar me të, 2- Në kujtimet e tij ai e anashkalon duke u përpjekur të thotë se, e vetmja gjë që unë nuk parashikova dot, ishte kjo luftë me fitoren e Labërisë, kur në takimin e bërë nga krerët pjesmarrës të kësaj lufte, akoma pa filluar ajo në shtëpinë e Eqrem bej Vlorës për ti kërkuar atij pjesmarrjen në të, ai u jep një përgjigje duke u treguar se nuk ishte i një mendjeje me ta. Ai e vazhdoi bisedën me “Përrallën e ujit të tërbuar”, duke mosbesuar totalisht në këtë lëvizje e luftë të madhe popullore, ku Ago Agaj si dëshmitar në këtë ngjarje e trajton në librin e tij “Lufta e Vlorës” botuar në Florida, SHBA, 1966. 829Këtu - fat 828Duket

343


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

hesap se njeriu duron sa duron, po ka sinuarin e tij ç’do gjë dhe pastaj mos i dil përpara!

Kufijtë e Jugës

Po si kish ngjarë që erdh’punët gjer këtu? Që më të vjermen 919, senè që hyri ters për nevej asokohe më Durrës e Qeverinë, po sidomos për ata që vejin më Paris dhe që e dijim se nuk i pyesin fare, ndaj mirrin anën e Italisë me shpresë mos n’a ndihë nevej, po me doktor Turtullë, që ish korçarë, ishte tjatër punë. Me të u shtrova një ditë për drekë dhe më dëftoi një gjë që jo më habiti, po më ra pika e më iku goja fare! Pasi më tha se, ata të Mëdhenjtë vijin sahat e minut e këmbejin vëndet më sinuar t’onë poshtë e lartë: Se thanë francestë, sikur të shtyjmë vijën e sinuarve të veriut më poshtë, pa s’ka gjë e jepu sërbëve e malazesëve katër a pesë kasaba që më Podgoricë e me Prizërend, pa dhe tutje më Dibër! Thua se kishin vdekur të zot’ e vëndë dhe hajt’ t’u ndajmë hallvën! Se s’kishin punë tjatër dhe haej Italia me Greqinë për vatanë t’onë! Dhe inglistë thoshnin, pse Korça brënda më këtë anë me italiantë që ishin shtruar më ç’do vënd te ne, se u bëhet dëm grekërve e ishin po ata që ua kishin ngrehur mëndjen. E kishim nevej këtë frikë, ndaj ngulte këmbë Bektash Beu, po Esat Pasha i dij’ më mirë këto pazare ndaj i kish thënë ato llafe të vërteta më Selanik atijë. Gjirokastrën e kish marrë lumi më këtë rrëmullë e sinuari i Jugës këmbente vënd sahat e minutë. Nevej si e pamë që s’ja dalim dotë kësaj pune, që është më keq se më 912, mijë herë e mund’ të ç’dukemi me sahat, u bëmë kartë atyrej më Amerikë.830 U thamë të n’a qajnë një herë e mirë, si j’a ç’pjeguam fill e për pë! U thamë se do gjeni urgjent pará a njers të saktë që njohin ata të deleguartë a vetë presidentin Willsonë, po të jetë e mundur dhe me ç’do kusht Korça të mbetej më Shqipëri, pa italiantë do ikin një ditë! Ata me të ç’pejto e mbaruan këtë punë, si e qysh nukë dihet po të deleguarit e Amerikës do nxjerrin uj’ të zi për Korçën të mbetet Shqipëri! Nga që e kanë ndjerë këtë inglistë s’do mënd e po çuditen demek, pa për tjatër gjë nukë të llafos dotë! Bën vaki t’a luajnë prapë sinuar këtej nga deti dhe të vijë ai grek gjer afër Llogorasë. Se ata të Bregut janë orthodhoksë e të mos kenë gojë e t’ju hakërryen të Mëdhenjëve grekërit për këtë! 830Bëhet

fjalë për shqiptarët atdhetarë të Amerikës

344


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Nukë m’i ngriti sytë fare dhe tërë lloi luan pjatën kotë duke e prurë rrotull e unë që nuk duroj dotë për këto gjëra, më iku goja dhe kishja ngrirë i tëri! Pjatat as i ngamë fare, se m’u duk sikur do gjeja brënda hatanë e Gjirokatrës vetë që do mbetej më grekër. Po dhe kafenë që porosita, nuk e zura me dorë. Duke futur Korçë, Përmet e kazatë vërdallë brënda, duhej t’a harrojim nashti jo vetëm Gjirokastrë, po dhe të një copë vënd këtej detit, që të bijin sytë831të Shqipërisë së shuar.832 Më vonë nga fundi i vitit, fillimi i këtij jenari 920 po dhe më tutje nga maji, si do që mëndja e inglizit dinte shumë më tepër po rroftë për aq sa n’a tha, Gjirokastra e Juga ishin të cakëtuar e dënuar një herë e mirë më anë të grekërve nga të Mëdhenjtë, për këtej e për andej detit.833 Ndaj Sulejman Beu që pas Kongresit kur u poq me ne e qau hallnë, këtë gjë j’a numëroji Bektash Beu atë natë. Këto po mejtoja kur po këtheheshim e që nuk e ndjeva udhnë fare. Këjo luftë kaq e madhe nga një Labëri kaq e vogël, bëri t’u prishen të gjithë planet dhe bëri të binden, mbretëri të tëra! Pa dhe të vëndosën të mos ngasin më vëndë e më tej, le të qesëndisin të gjithë italiantë se u mundën nga një vënd që s’e kish akoma harta! Ama pati dhe njers, si gjithënjë që i frynë kësaj pune dhe hapnë llaf që do bëhet Qeveri më vete Labëri e gjer më Tepelenë, se vetë lëftuan e fituan e vetë do dalin mënjanë! Se s’ja kemi pasur nevojën e ndonjë tjatri e nukë e kemi, tjatër punë këjo e padëgjuar. Vetëm me këtë ngjarje të hatashme do t’a çojin më lumë tërë atë luftë e punë qe u bë! Po dhe tërë Shqipërinë do t’a shkërmoqin ç’pejt. Halim Xhelo Tërbaçi, ai si punë segretari më komisjonë, dolli një shkronjëtor i thekur e shkruaj’ më gazetnë e tij “Politika” më Vlorë, se po ka një vënd që e quajën Sparthë, ka dhe një që e thonë Labëri! E po ka një Thermopile atje, ka dhe një Qafë Koçiu më Vlorë! N’a kish bërë ne si ata që ranë theror e u thernë me persiantë mijë vjet para dhe nuk ka shkollë ushtarake që nuk i mëson, se ata ishin të lindur dhe e 831Këtu

- shumë e bukur. Bëhet fjalë për vijën bregdetare Vlorë-Sarandë që mund të mbetej brenda kufirit grek 832Kufijtë e Shqipërisë lëviznin në raport me qëndrimet e Fuqive fituese dhe në këtë rast. Nqs duhet të lihej Korça jashtë territoreve të pretenduara nga grekët, do të kompesohej me po atë masë të tyre, me territoret jug-perëndimore ku përfshiheshin Gjirokastra si dhe vija bregdetare së bashku me fshatrat e “Bregut të Detit” dhe kufiri grek do të përvijohej deri në afërsi të Llogarasë. 833Aludohet për vëndimin e fuqive europiane, por dhe qëndrimin amerikan

345


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

bënë të partë luftën trup me trup! Unë gjithënjë kam dashur që për ç’do kryengritje a luftë që bëjmë, t’a marrë vesh Evropi se s’bën e si do që e vështron hollë, t’u prishet plani më tavolinë, që i thonë. Po si ky sahat’i hairit që n’a pru’ i madhi Zot, nuk gjëndet llaf se u prishi muhabetet mbretërive më kurriz t’onë, po ato dihet që nuk rrijin duarkryq. As nja dy ditë dhe im vëlla Bektashi u sos më Tiranë se Sulejman Beu ish më një tjatër hall të madh, që n’a habiti me një shkronjëtor që i dëgjohej llafi më tërë Italinë. Sahat e minut u flit’ miletit për të. Ai duke dalë hapur nëpër gazeta thosh se ishin në gabim italiantë që lanë Vlornë! Më atë kohë që nuk duajn’ as limanet e Italisë të ndihnin ushtërinë e tyrej, ai gjeti udhnë dhe pruri më Vlorë ushtërisë italiane dhjetëra milionë fishekë, për nevej dihet! Po ishte me zarar se ai kish miqësi të ngushtë me “Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës” e Danunçio834e thoshin, nga ndonjë derë e madhe dukej, ishte tërë shejtanllëk! Kështu bën hazër më këtë kohë një vapor me dyfeqe e xhephane, që se besoj kurrë se ishin për të n’a ndihmuar, po rrezik të blera me flori nga Hasan Beu!835 Me sërbtë u bë muhabeti që më fillim për të mos lëftuar më anët t’onë dhe ata ishin hazër për mos u nakatosur dhe thanë se, Italinë s’e shohin dotë nga që kish të shumën e Shqipërisë. Se dihet që këta për këtë kishin lënë qimet e kokës!836 Më tjatrën anë të Jugës nga fundi i majit grekërit bënë protokollnë më Kapshtijë dhe lanë duart. Pa nisi dhe Lufta e Njëzetës se njëherësh me këta më vatanë, as që bëhej llaf hiç t’u hidhje sytë e jo t’ua dilje dotë! Nashti tjatër hata kjo e kurdisur hollë që mejtojin, ne s’i muartëm e s’i muartëm dotë, lë të shuhen nashti me sërbtë! Le të ndizej përsi sherri më mbretëri e na ngarkon nevej me faj, se këta s’rrikan dotë pa lëftuar! 834 Bëhet

fjalë për poetin italian Gabriele D’Aanunzio, si nacionalist i skajshëm, ndihmonte luftrat e shtetit të tij, si ajo e Vlorës si dhe interesat e Italisë në vatrat e nxehta për të hapur konflikte të reja 835 Hasn bej Prishtina, atdhetar dhe njeri shumë i pasur, i inspiruar nga fitorja historike e Luftës së Vlorës, ndihmon “Komitetin e Mbrojtjes së Kososvës” me të gjitha mënyrat. Natyrisht i kamufluar nën emrin e idetë e poetit Gabriele D’Anunzios, ai ishte për një luftë të tillë rajonale të Kosovës ndaj Serbisë, ndoshta pa marrë parasysh territoret e tyre tokësore dhe fuqinë hakmarrëse të kësaj të fundit 836 Aludohet për borxhet që i jepnin Esat Pashës, ti konvertonin në territore, ëndërr historike kjo

346


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Këtë radhë sërbtë ishin hazër e prisnin që të zëbrisnin xhephanetë këta nga vapori dhe të digjnin vëndë e të vrisin ç’të dojin, si ç’kishin bërë gjithënjë. Sulejman Beu dhe me të urtë, po dhe me të sertë nuk e la vapornë të shkarkohej as më Durrës dhe as më Shën Gjinë, se i nxuarr xhandartë dhe j’u bëri kartë atyre më veri Barjam Begut837me shokë. S’bëhet llaf për të mos bërë kryengritje, se lufta do bënte që të humbisnin edhe ato sinuarë të vënë më 913, pa për Kosovnë, të përdorim dhipllomacinë! Gjer nashti Shqipërinë e prishi Esat Pasha thonë, por po t’a bezdisim Evropin prapë me sjelljen t’onë, ju siguroj se Shqipërija do ç’duket, doemos, tha Sulejman Beu. Pa dhe me atë katoliknë838bëri punë të ç’muarë shumë, se nuk muar borxh më asnjë mbretëri, po bëri një lloj brënda për brënda dhe nxorri pará të re. Për këtë ishim ngrënë me qeverinë e Ismail Beut se megjithë që ndihën sa mundën miqtë t’onë, barra i ra t’im vëllai, Bektashit po dhe ne të tjerëve që prumë të hollat e mbulojim tërë këto gjërat për brënda. Pa kaqë herë u ka dhënë atyre për jashtë, se është turp i madh t’i zëç më gojë, kurë e bën të mirën, hidhe më lumë! Pa çekun pesëqind mijë franga ar 839 që qe dhuratë e ministrit të Romanisë dhe e muarr më Bukuresht, e thyen dhe e prishnë atças se shkojin Evropit. Korçartë nga ana e tyrej ja bënë fora, se kur grekërit u shtrënguan të firmosin më Kapshtijë e ushtëritë e francesve iknë, të gjitha paratë, nja dy milionë franga të tyrej,840j’a prunë qeverisë më Tiranë. Vepëra këto të holla e aqë të çmuara më atë kohë! Kështu kish ngjarë që më fillim me Esat Pashnë që po trubullonte aq shumë ujtë atje më Conférence de Paix se rreziku ish aqë i madh, sa qeveria e Durrësit me gjithë ligësitë dukej një lodër! Me fuqinë e tijë që mund të bënte hatara ai dhe që kur u nis Amet Beu për Tiranë, i nisi puntë t’i bëjë nën rrogos! Më Durrës zjente dhe 837Bajram

Curri fjalë për Ndoc Çobën, si ministër i financave, mënjanoi borxhin e jashtëm si dhe preu kartmonedhë të re, pasi në atë kohë, si periudhë postosmane, shfaqeshin akoma dukuri financiare të së kaluarës, duke përdorur monedhat prej ari 839Në të vërtetë çeku që Ismail Qemalit iu dhurua në Bukuresht, ishte 500 000 lei (monedhë rumune), jo franga ar 840Me bashkimin e trevës së Korçës gjithë Shqipërisë, atdhetarët korçarë i sollën Qeverisë së Tiranës dy milionë franga franceze 838 Bëhet

347


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

kryengritësve u shkojë një fuqi e shtetit të ri, pa ata që mbetnë erdh’ prapa njërit nga njerst më besnikë të Esat Pashsë. Ata kishin qënë tok më ç’do vënd, që më Tyrqi e gjer më Shkodërë, pa ai ish nga ato anë e i thoshin Osmën Bali. Si do që e njihte Amet Benë mirë, filloi të presë telat dhe të grumbullojë fuqi po dhe vërdallë fshatërave të Tiranës t’i hakërryet qeverisë së re, po dhe Amet Beut vetë. Ky si e pa se nuk i dilej dotë, filloi të mirej vesh me ta. Duhej që t’a shtynte këtë punë ca kohë dhe të mirr’ vesh sagllam sa fuqi kishin dhe si mund’ t’ju dilej. Këtu i hyri më punë dhe ca nga parllamenti i ri dhe më Krujë, se me ata s’llafoseshe dotë për pashanë, u sos Bektash Beu me një tufë njers nga këta, pa më Durrës mbërritnë atças Vrionas e bregas, me një tjatër tufë. Do t’ju a këthejin nga të gjitha anët, po të dëgjojin doemos, që nga ajo se nukë e lënë fuqitë të vijë më Shqipëri Pashai e gjer’ tek ajo që të ujdisnë një herë shtetnë, përsi shohim e bëjmë. Sa u shkoi llafi dihet, po duhej t’u rrije mbi kokë e t’ju këndoje mëndjen. Të gjithë ishin më ethe, po Amet Beu i mori vetë të gjitha përsipër dhe u tha atyrej: -Këjo qeveri ka këtë punë për të bërë, po ju qysh e keni mëndjen se ju s’dini as një as dy! Më mirë të mbëlidhen tri a katër njers dhe të venë të shohnë ç’ka ndër mënd të bëjë, se pa marrë vesh ç’ka Pashai më kokë ju kot bëni zollomahi!841 Osmën Bali nguli këmbë t’a thërresim Esat Pashnë më qeveri këtu, po Amet Beu i qetë fare i thotë: -Atë dua dhe unë, por po n’a fusni pa filluar mirë në sherr me mbretëri, se ato nuk e duajn këtu Pashanë! Ranë më ujdi dhe u muartën vesh, se që nashti të shpërndaheshin të tërë ata që duajn’ luftë me qeverinë dhe se qeveria do t’i falë ata që ngrinë krye gjer nashti. Pa po u prish nga mëndë njeri më prapa, ka dhe hekura! U nisnë serbes e sa vajtnë e folnë me Pashanë, qeveria këtej mori një fuqi dhe e qëroi vëndë! Më vonë kur ne ishim të zënë me luftën më Vlorë, ja mbërriti haberi që Pashanë e kishin vrarë. Atë mësuesin libohovit, Avni Rustemnë e mbaja mënd se e kishim pjekur kaqë hërë më shkollë të Muradies, po nga që ish i ri dhe ai si puna e Luftës së Vlorës, dukej sikur erdh’ nga qielli! Vetëm një Zot i madh mund të n’a i hiqte Esat Pashnë që e bën hatanë atças ku s’e pret e qëkurë kishte e s’mbahej mënd që n’a ishte bërë rrap e nukë ç’kulej.

841Këtu

- rrëmujë, kryengritje

348


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Bektash Beu kish pjekur më Vlorë këta rinitë të shoqërisë “Bashkimi” ku ishte dhe mësuesi, po ata e kishin parë si gjithnjë dhe më e shuma i kishin thënë të shkuara, se ish një çikë sëmurë. I vetëmi që kish bërë shtruarë me të muhabet, ishte Helmi Agai i biri i Mustafa Agait,842një djalë i ri që s’i kish bërë njëzët vjet e që ishin ç’koqur tok. Me që ishte akoma dimër dhe do ikte më Itali ku gjithë dynjaja venë e vinë atças, hoqi atë që kish veshur e që i thosh gunën e tij të zëzë me pllaka ergjëndi marrë më Stamboll, më tha e që s’duhet të ketë qënë tjatër gjë, veç ndonjë manto e madhe e shtrënjtë dhe j’a dha t’a vishte si pa qejf që ish. Asnjë haber a xhevap, se duket ka qënë shumë e mbëshehur dhe rrezik e dijin a s’e dijin aq pak vetë, sa s’u muarr vesh ndonjëherë! Se ata që e dërguane mbushnë me para dhe të tjerat i bënte vetë libohoviti! Si do që të ish ajo punë më gjyq të francesëve u derdh aq flori, sa mund të paguajë vetë i ndjeri Pasha borxhetë sërbe! Më vonë doli një llaf, po si më tha dhe Bektashi që ishte bërë shumë hollë këjo punë se dhe paratë që ishin paguarë nga jo Reuf Ficua vetë, se ish atje ku ish e dukej, po i kunati i tijë! Një punë e ngatërruar që s’ke ç’e do më se u bë ajo që duhej bërë. Gjyqi frances të dënonte me vdekje a ç’kishin atë satërin843që kur ngritnë krye frëngjtë e s’kish llafe!844 Ndaj u mbëluadhnë ndihma që me terezi i shpunë më Francë. Dhe dihet që ne nukë u kursyem, se s’ishim kursyer kurrë! -Për këtë punë që u bë tamëm më këtë kohë të ligë, gjithë jetën paguajmë taksë me qejf, ja bënte Bektashi, se dëmi i tijë do vazhdohej nja njëqind vjet prapa, si nëmë! Nevej n’a dukej sikur kishte bërë punën t’onë libohoviti, aq të ligë i ndjemë ato vitra më supe, sikur ishin njëqind e jo shat’ a tetë! Ashtu si ne mejtojin plot të tjerë që u dhimbej vatani pa edhe ishin pleksur me të, si ngjau me nevej. E si nuk n’a hodhi dotë më dorë, se ishte mësuar me larot që i vejin pas, nxorri kartë që t’i hidhen hekurat 842Duhet

të bëhet fjalë për djalin e Mustafa Bimo Kaninës, një nga komandantët e çetave të Kaninës 1920 përshkruar më lart, Hilmi Bimo, antar i Shoqërisë “Bashkimi” 843Këtu - gijotina 844Avni Rustemin përveç trysnisë nga qarqe atdhetare në gjyqin francez e ndihmoi edhe raporti kriminalistik i autopsisë së Esat Pashë Toptanit, ku fakton se në trupin e tij u gjetën lloje të ndryshme fishekësh të shkrepur njëkohësisht: pra A.Rustemi dhe misioni i tij mund të jetë survejuar në çdo hap dhe mund të jetë përdorur nga Fuqitë e ndryshme, që kërkonin eliminimin e Esat Pashës, i cili me qëndrimet e tij i kish vënë kaq hërë në vështirësi e armiqësi.

349


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Bektash Beut, pa me gojë njëqind vjetë u ka thënë, qërojeni! Po rroftë Shero Agai për këtë! Ama me të liga e shkonte për bukuri ai tërë ymrin, po duke bërë këto që mejtonte ndihu kaq herë ushtëritë sërbe e ata Pashanë! E me që ata kapëtuan më të fituarë u tha dhe për nevej të ishim me fitimtartë, këtu e bëri me a pa dashur një të “mirë” me këta të fituarë të nëmur që n’a i shpunë buznë prapa! Pa francestë shkumuanë për ato çetatë me korçarë që i quajin alla gjermënçe, sa muarr e vranë Misto Gërmenjë e sa të tjerë. Një herë tok me Bektashin kemi qënë kur kemi pjekur Xhemil Benë, që ish i nipi i Esat Pashësë nga nëna, po dhe nga i jati nga Vlorajt i Ismail Beut, që e njohim qëkurë e po ai n’a tha për në Paris: -Unë s’kishja shumë, nja dy ditë që kishja ardhur nga Italia ku rrija. Me të dalë nga hoteli, se do vejim për drekë, unë isha përpara me këto zonjat dhe po futeshim në maqinë, Kur Pashai e rojet që nuk i ndaheshin, këthehet se ç’kish harruar, po unë them exheli!845 Kur po futeshim në maqinë më atë kohë që qëlluan,846u thashë të unjen se mos n’a zir ndonjë plumb! Pastaj nxorra mënjanë këto zonjat dhe i futa më hotel “Continental” nga një derë tjatër, nga prapa. Pashë Pashanë përdhe, koburja më shesh dhe kur u siguruan mileti se ky s’kishmë gjë më duar, se Castillione rue 847 është plotë gjithënjë, u vërvitnë e j’u huath përsipër dhe e një çikë e mbytnë atë që qëlloi. Unë nuk e njoha, pastaj hynë policët që e shpëtuan. Im vëlla Bektashi s’e linte rehat: -Po ti, i tha, qysh u ndjeve, po Xhemil Beu që e ndjeu se për atë s’duhej të thoshe as e njoh, jo t’a kem dajo ja këthehu atças: -Ja shpëtova paq si ç’më sheh Bektash Bej, llaf që dëftonte shumë gjëra.

845Këtu

- i erdhi vdekja sipas Traktatit të Londrës, këmbëngulte që Italisë ti jepeshin territore të gjëra shqiptare, Serbia e kundërshtonte për interesat e veta dhe Esat pasha, mbetej besnik i kësaj të fundit. Thuhet se në këtë kohë ai po negocionte dhe me palën italiane, duke u larguar nga interesat franceze. Si pengesë që ishte bërë në marrdhëniet mes Fuqive, situatat që rridhnin me shpejtësi, bënë që të perëndonte një ditë dhe koha e Esat pashës, por duhej gjetur moment dhe rasti erdhi. Ka të dhëna se për përmbushjen e vrasjes së tij në atë çast ka goditur, veç A.Rustemit, në një mision të rrezikshëm e delikat, ai që ishte ngarkuar, vetë shefi i policisë pariziene François Lascia, (“Metropol” 25.6.2012) 846Këtu - i erdhi vdekja 847Rruga Kastilione (frëngj) 846Franca,

350


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Avni Libohova më vonë u fut më parllamentë dhe që më fillim të tërë i bëhin të njëjtën pyetje: -O po qysh e vrave Esat Pashnë? E ai i këthente xhevap me qesëndi, duket: -Jo or jo, kush ju tha juve se vrava unë, që i bënte të qeshin të tërë! Por halli më i madh ishte se të gjithëve më Francë u kish lodhur sytë ky soj njeriu. Po me që i kish të gjithë miq, duke u qarravitur e mbushur mëndjen sahat e minut se më Shqipëri ishte vetëm ai dhe se atë e kish më të shumën çiflig të tijnë. Duke qënë akoma si qëmoti nënë Tyrqi, ku të gjithë i vejin nga pas më të fuqishmit e kish bërë punën me fjalime. Kështu që edhe gazetat që të nesërmen shkruajin se u vra kryetari i qeverisë shqiptare, ca nxirrin dekuratat francese e ca Esat Pashnë të vdekur dhe barra i ra Qeverisë më Tiranë si e qysh të bënte. Ata të deleguarit e qeverisë më Conference de Paix më Paris atças deklaruan se Esat Pasha nuk kish qënë më asnjë detyrë të Qeverisë t’onë, pa le kryetar i saj, jo e jo! Pa për të folur më Konference e të përfaqësojë Shqipërinë, as t’i shkojë njeriu nëpër mënd qysh thonë gazetat poshtë e lartë! -Vetëm Qeveria e Tiranës që kish dalë nga Kongresi i Lushnjes, ka të drejtë të përfaqësohet me të deleguarit që ka atje në Paris, u kishin thënë këta të qeverisë e që gazetat nuk pushojin. Po me të ardhur Bektash Beu më llafosi se gjysmit bëjin sikur nuk bindeshin që e hoqmë këtë ferrë të keqe të madhe ndër këmbë që kish zënë udhën. Pa të tjerët, si e ka shqipëtari po bëjin plane si e qysh po mprehin dhëmbët për ndonjë copë nga ky i këputur vënd, që e quajim nashti shtet, pa dhe ato karriget që kapërdisen më Tiranë, që e quajëm pushtet! Plagë e pa mbyllur ish puna e Verisë lart dhe sidomos e Kosovës. Se nashti që shtetet e tjerë po e njohin vëndë848ata të Mbrojtjes849e ata me çeta,850ishin hazër dhe me punën e tyrej që ishte me hak, mund t’i bëjin luftë e të dëgjojin mbretëritë që këta nuk çojin pe! Të shohim kush e ka të drejtën e të ujdisën sinuartë me Kosovënë brënda! Vetëm një mëndje çilimiu mund t’a thosh këtë, se mbretëritë ishin vetë që e kishin ndarë dhe e kishin bërë më këtë sahat sa e shkretuanë fare dhe që qeveria e Sulejman Beut për këtej j'ua tha ç’koqur: -Po të hapim luftë me t’a, do mirrni më qafë dhe këtë copën tjatër që ka mbetur nga 913 dhe do e shihni me sytë tuaj se si 848Shqipërinë 849Komiteti

850Aludohet

Mbrojtja Kombëtare e Kosovës për Bajram Currin

351


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

do ç’duket fare! N’a ish një herë një copë Shqipërie do thoni, se do t’a qajmë dhe këtë që ka mbetur! Kështu bënë-ç’bënë ata të Verisë me Barjam Begë, Hasan Begë e të tërë dhe e lanë hë për hë këtë punë, që vetëm ata e dijin! Qeveria i dërgoi Amerikës kartë, që të vërtetën nuk ish prishurë se luftërat nuk vajtnë gjer atje dhe se ata po të dojin n’a ndihnin. Me që nevej bujq jemi po punojmë tokën e vëndë si mijë vjet para, le të bëjnë këtu ca çifliqe si të tyret.851 Se dhe ata kështu e filluan mbill këtu e korr atje, pa nashti s’llafose dotë me ta dhe vënë më vënd e u dëftejnë udhnë luftërave të tëra! Pa i bëri rixha atyre për shkolla më lart,852të mos ikin shkollartë andej e këndej a dhe për çupa u tha. Se nevej n’a muarr’ më qafë Perandorija Osmanllije, jo me ferexhe, jo me çitjane dhe gjysmit e miletit që janë çupa e gra tek nevej, le të ishin gëdhë! Se qysh do i rrisin këta çilimiqër me përralla e me çudira, pa nevej lere mos e nga se mbemë më luftëra! -More ku e gjen gjithë këtë kohë Sulejman Beu që merret me të gjitha këto, i thosha t’im vëllai Bektashit që m’i molloiste853e ai më thosh: -Këjo eshtë të ujdisësh vëndë tënd, jo si nën Tyrqi që ç’bëhim vetë, bërë qoftë, çoji dhe këta barinj nizamë nja shtatë mote të mirë ku piqet buka më diell! E këtu le të ishin si mijë vjet para me karvane nëpër gryka, pa këtej varda sadrazemë e vezirë Stambollit nevej! Tjatër se këtij Sulejman Beu ata që vajtnë që nga Vlora me Qazim Aga Koculnë, me Osmën Aga Haxhinë e me të tërë e që i priti tok me Amet Benë, se të tjertë i vështrojin si të lyer.854 -Aha, janë këta të Vlorës dhe ikin atças! Pa t’u japin ndonjë kafè as që bëhej llaf e këta mbeti që t’i hakërryeshin e t’i zëbrasnin dufin e të tjerëve më Këshilln’ e Madh: -Ç’ka bërë Qeveria jote zoti Kryeministër për Vlornë? T’a them unë hiçë gjë! Pa Sulejman Beu më siklet j’a ç’pjegonej: -Që kaqë herë ka kërkuar Qeveria Vlornë, po ajo do bëjë doemos atë që është më e mira për shpëtimin e sajë dhe po t’a dojë sahati dhe me gjak! Që ahere vunë ministër për këtë punë atë

851Këtu

- ferma model fjalë për shkolla të mesme, ku të mësojnë shqiptarët profesione, jo si deri atëhere, me mënyra mesjetare esnafë - çirakë (Mjeshtër-ndihmës) 853Këtu - spjegon, argumenton 854 Duket se është ironi e thellë, por këmbanë alarmi, për dasitë e përçmimet krahinore 852Bëhet

352


HAJREDIN BEJ CAKRANI

bregasin.855 Kur Komisioni po lloisej e ca ishin fare për t’u llafosur me italiantë,856ishte ky Sulejman Be që j’u tha se, nuk ka më prapa, sa t’a zbrazim vatanë të tërë! Që më të mbaruar Lufta e Madhe e Mbretërive, Amerikantë ngulnë këmbë dhe bënë një si komisjon të madh nga të tërë vëndet. Që të mos bëheshin më luftëra dhe të zgjidhen me ujdi ç’do gjë, që do t’a quajin Lidhje e Kombeve. Sulejman Beu, si do që me halle plotë, bëri që ne të ishim nga të partë që do kërkojim të mos n’a trazojë më asnjë, se mjaft halle kishim shkuar sa komb tjatër nuk kish parë me sy!

Hyrja në Lidhjen e Kombeve

Kur nevej ishim të zënë me Luftën e Vlorës dhe atijë po i loste mëndja e gjeti kohën ky urata857e i bën një kartë Sulejman Beut dhe i ç’koqit hallë, se ky e kish ndriturë e më i lig peshkopë nukë bëhej! Nukë i them se e kishja inat që bëri namin më Durrës kur zëbriti Ismail Beu, po më ç’do punë vatani hidhte helm, më Durrës e më korçartë, pa ç’do gjë grekërit e dijin më para se nevej! Ai858e mori dhe në Protokollë më Kapshtijë859ti dëftejë se i dijim të tëra ato që bën ai dhe se nuk ka më gjë më dorë! Po më këtë kartë kish një gjë që e trëmbte uratën se dhe ish e padëgjuar, më llafosi Bektashi, ndaj u bëra hazër dhe u sosa më Tiranë me të. U poqa me minutë me Sulejman Benë, lashë t’im vëlla Bektashin me të, pa Amet Beu kish ikur me xhandartë e ushtëri më Veri, dhe dolla. Po nuk kish vënd më kafenè që i kishin bërë të sojme,860pa po ata pleq me shallvare të bardha i kishe udhës unjur e më ç’do vënd! Kur mbaroi punë u poqa përsi me t’im vëlla dhe si i lodhurë mu duk. Se të vërtetën pa ardhur më Tiranë, j’u qaja hallnë më atë copë fshat, me pazar e teneqexhinj, me pleq me shallvare, me ca shtëpi prej balte që i thonë tërë mburrje qerpiç ndanë përroit. Po ne që i kemi të larta si kala me gurë e dru, ç’duhej të thoshim? Po u gabuaç, se pa bërë hesap sarajet e Sait Bej Toptanit që i kishin marrë, ujdisur 855Spiro

J. Koleka u emërua si një lloj ministri fuqiplotë, ndërlidhës e ndihmës i Qeverisë së Tiranës me krahinën dhe Luftën e Vlorës 856Këtu - për bisedime e negociata, jo për luftë 857Këtu - peshkopi Jakov Ngjingjilas 858Bëhet fjalë për kreun e qeverisë Sulejman Delvina 859Protokolli i Kapshticës 860Qoftë dhe ky tipar, tregonte se kish filluar të zhvillohej Kryeqyteti

353


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

e bërë si punë parllamenti dè, kishin filluar me kafera më ç’do anë, me hane e i thoshën hotele nashti dhe maqina tek-tuk po ikin poshtë e lartë. Pa nga tym e pluhur nuk shpëtojin dotë! U unjëm me Bektashin për të ngrënë dhe unë më nge i thashë: -Si qibar që jam edhe kur iki më Itali për tevdil-heva861e i hipi gjemisë më skelë të Semenit, po guzhinjernë se ndaj e se lë dotë asnjë herë dhe e marr me vete, se u mësuaç e nuk ha dotë nga dorë tjatër! -Ore ashtu po deshe ha, ma këthehu ai, po deshe agjëro! Im vëlla më ç’koqiti ca gjera që vërtet më habitnë e që ishin të pa dëgjuara. Këtu po mirej vesh 862se nashti iku ajo puna kollajë o burra do lëftojmë se erdh’ armiktë! Nashti janë aq të koklavituara puntë, sa të parnë gjë që shqipëtari që e gjen atças është armiku që e ç’pik në mes tyrej! -Ç’ke Bektash Bej, nuk ujdiset dynjaja dhe të bëheni copë me ty, me Sulejman Benë, Amet Benë e të tërë! -Jo mor nukë është aty puna, po këtu hallet të bëhen mal atças dhe kur halli-hallit nuk i ngjan, mos pyet më tej! N’a ka zënë halli me atë uratën orthodhoksë që ka bërë kartë te Sulejman Beu. Dhe ky nashti është më hall dhe e ka llafosur me ne, ca njers vetëm që e kupëtojin. Se urata ç’nukë thotë më atë kartë për ata më Amerikë, që e shuma e di janë korçarë. Ai thotë ca gjëra më kartë për atë peshkopnë e tyrej më Amerikë, një farë Theofanë Nolë që ësht’ bërë prift e përsi peshkop i atyrej atje. Është bërë jo si e do puna nga Patrikana më Stamboll që varemi nevej, po nga peshkopët e Rusisë që duket e ka ujdisur me ta. Kështu thotë dhe ai atje tek gënjen për këtë dhe bën pa pikë turpje këto gjëra, me që vjen nga Amerika e ju do e shihni më drit’ të syrit e do i mirrni mëndje, domosdo! Pa ai do t’ju bëjë mish-mash e nuk do dini nga t’ja mbani! -Mua më ngjan se këjo është qurravitja e uratës nga që s’ka punë më qishë duket nashti. Se kur ishte më Durrës nuk lij’ njeri pa zënë e u thosh se më mirë me grekër, ashtu e kështu njëmijë gjëra që s’janë punë qishe më duket, i thashë. -Ore nuk j’a harroj atë që i bëri Smail Beut më Durrës kur zëbriti më 912 dhe llafeve të tija, i thashë dhe Sulejman Beut të mos i vërë re këto muhabete e mos i këthe xhevap fare! Se pakë halle kemi dhe qishën mbeti të ujdisëm nashti! Ahere ai më dëftoi kartën që dërgojin ata të Vatrës nga Amerika dhe thonë që si Peshkopi i tyrej nuk ka njeri, që nga tëra, ato gjuhë që flit e gjer te 861Këtu 862Po

- pushime merrte formë pushteti

354


HAJREDIN BEJ CAKRANI

mëndja fillosof fare është! Me që amerikantë e thanë të partë të bëhej Lidhje Kombeve thoshin, të vijë aty dhespoti ynë që është udhës më vapor, llafosuni dhe dërgojeni delegat të vejë atje si përfaqësonjës! -Ua, kërceva përpjetë tha im vëlla, sido që për korçartë unë e dij’, nevej po n’a digjet mjekrra me këto punë, që nevej e dimë ç’po heqim e ata me urdhëra! -Jo Bektash Bej tha Sulejman Beu, shiko sa e hollë është bërë, qaseni ju aty thonë, që atças këta të kacafyten me njëri-jatrin! Jo po unë i kam kartat, hajt’ pyesim grekërit, jo po unë i kam nga rustë! Dhe ne nashti jemi më një qorrsokak që dhe këjo n’a duhej, se nuk n’a dalin këto halle që kemi! -Po një gjë do bërë Sulejman Bej, se ata të Amerikës që s’janë pakë e thonë: -Ja se erdhi me vapor e kërkojnë xhevap, ky këtej me kartëra që i kanë vajtur grekërve më përpara, nuk dëgjohet dotë e n’a ka zënë gjarpëri më vënd të lig, i thonë kësaj! -Ndaj Bektash Bej u dërgova atyre më Durrës të mos e lënë të zëbresë po të këthehet më Itali prapë. Se s’dihet ç’bën ky urata këtu, se helbete vënd i madh nevej n’a duhen nja njëzet dhespotë! Mbëledh nja njëqind orthodhoksë ky e ç’ti bësh, do rrihemi dhe me ta! Ti e di më mirë, se këtu ke qënë kush është ai që s’duaj’ asnjë herë të dalim më vete edhe si qishë! Po vetëm të ketë një çikë autonomi, pa se kush ësht’ ajo qishë e dinë grekër të partë! Kur dëgjova autonomi mu drodh buza, se ne dhe shpyrti ynë e dinte sa shpallëm pamvarësinë vetë, pa ata n’a i quajin autonomi e ato gjasht’ a shtatë muaj më prapa e u torturuam sa n’a i njohën të Mëdhenjtë vatanë. -E qysh i bëhet nashti, se qënka lënë as më udhë e as më buzë këjo punë? Se me kë e kemi më kollaj të prishemi dihet,863pa e shoh që haen për këtë punë të dy palët! Aha, duket që nuk është vetëm punë qishe kjo, pa po t’a llafosësh me Amet Benë ai e ka kollajë, i përzë a i vret fare që të dy dhe u mbyll këjo punë! -Duan xhevap ata të Bostonit dëgjon ç’të them e ai ka mbeturë më Bari! Ja e dërgova më Zvicërë si përfaqësonjës si thonë ata, po pa e pjekur si e qysh do bëhet kjo punë e shtetit, hajduçe? -Sulejman Bej, me njërin do e prishim muhabetnë se s’bën, ndaj ky urata që kemi këtu e që n’a i ka nxirë qëkurë, le të ç’duket, pa le t’a ketë mirë me grekër! Fundja pamvarësinë qishës t’ja japë ky peshkopi i Bostonit, Nolë e s’kemi më punë me tjatër njeri. Pa jo po kush e vuri, jo patriarku, jo rustë, ajo është punë që ujdiset se s’ndihet njeri po iku 863Këtu

- cilin peshkop do të pranojmë

355


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

ky urata që n’a u bë rrap! -Kollajë Bektash Bej, po fluturojnë kartëra Evropit përsi dhe kush i dëgjon, pa hall më vete është dhe më Lidhje të Kombeve qysh do vejë, këtëj peshkop, këtej përfaqësonjës shteti, kur nevej e ndamë fenë nga shteti! -Po atë sahat u thuaj atyre më Boston, le t’a heqë mjekrën dhe kollajë! Ja u bë e si u prish më çehre Sulejman Beu im vëlla i tha me të qeshur: -E po ne nuk do bëhemi katërqind copë, të tjerë rrëzo e ne ngri murë! Qëkur kur ishim më shkollëra e këndojim libra që dëftejin se kur kish qënë Perandorija e Romësë e vunë të parnë e fesë së tyre të re që bënë e i thoshin katolike, pa këtij i thoshën Papa i Romës. Po kur iku një perandor i tyrej, se nuk përzinte dotë ushtëritë e u ngul e ngriti një kasaba të tërë,864që e vuri më emër të tij Kostandij dhe fët prapa tijë një tjatër Papë. Ky duhej të ish tjatër nga ai i Romës, domosdo, më i fortë e fenë më ato anë e quajin orthodhokse, qishën patrikanë e këtë patriark! Kur Sulltan Mehmeti dytë Fatihu e hodhi më dorë dhe e quajti Stamboll të tijë, këta nuk e pushuanë orthodhoksinë dhe rustë andej lart, se ishin bërë qëkurë orthodhoksë që kur u’a futi këtë fe këjo Perandori romake e dytë, mezi pritnë. E muarr’ orthodhoksinë dhe e quajin veten Romë e Tretë. Ndaj dhe këta dy peshkopë haeshin, pa kusuret i pinë të gjithë. Edhe Sulejman Beu ish më hall të madh, ndaj bëri-ç’bëri më vonë dhe e la atë peshkopnë e Amerikës, Nolnë, të hyjë dhe që t’a largojë e vuri të përfaqësojë nevej më Helveti.865 Po ai atë prit dhe si bëri për vete orthodhokstë866e bëri më vete qishën, që e quajin këtë punë authoqefali. Pa unë ahere që të nesërmen u këthyeç vetëm më shtëpi, se Bektashi nuk luante dot nga puntë. Nashti ishte vjesht’ e tretë që i them unë, pa im vëlla Bektashi qëkurë, duket dëgjon Zoti Gurakuqnë që i thoshin nga anët e tyrej nënduer e vardha dhe ai. Po ka dhe të drejtë se kështu e quajin dhe sotë867e se duhet ç’këputur nga ajo Tyrqi mor aman! U përngrenë të gjithë e hodhnë llaf, po dhe u bënë hazër dhe thanë që të bëjin më Tiranë një që e thoshin Asamblè. Qeveria me perëndi tha që nga mesi i muajit të bëhen zgjedhjet më parlament a Këshill’ Kombëtar 864Zhvëndosja

e kryeqytetit romak në Kostandinopojë

865Zvicra 866Këtu

- bindi besimtarët për pavarsinë e kishës ortodokse gjuhë zyrtare e përdorur në administrate e kudo u vëndos gegërishtja, toskërishtja që kemi sot, natyrisht e përpunuar, u vëndos si gjuhë zyrtare më 1945 867Si

356


HAJREDIN BEJ CAKRANI

që e quajin, ku ish dhe im vëlla e që kish plotë dhe nga ata që të qeverisë së Durrësit. Pa po u tërbuan dhe ata të Këshillit’ të Naltë868dhe ulër’ e nuk dojin! -Po ç’doni ahere se unë nuk merrem me ju! Po më keni vënë për punë e shihni që po n’a bie bretku, po është se keni më ato mëndjet që e keni ndriturë me kohë, unë dhe iki fare dhe ujdiseni vetë këtë punë! Se të vërtetën n’a keni nxjerrë mëndë nga koka, ca hallet e ca ju! Dhe kështu bëri, hoqi dorë e tha se i kish dalë shpyrti e ish bërë me crise nerveuse,869po mua më erdhi aqë keq sa s’dëftohet! Se të mbyll sytë nashti më dalin para me çamta e manto si muhaxhirë, kur u nisnë nga Lushnja për Tiranë. Po qeveri që bëri kaqë punë më kaqë pak kohë, po që dhe ndihu Luftën e Vlorës e që s’i numërohen përpjekjet pa dhe punë mbaruarë, nukë vjen më Shqipëri as për njëqind, në mos mijë vjetë! Po ai ndënji më qeveri sa të zgjidhej ndonjë tjatër, si do që Këshill’ i Naltë i bëri një kartë ku e lëvdon. Sikur ai njeri i bëri të gjitha këto për atë copë kartë që lëvdohej, se nga që pinë vetë nga njëzet kafe e ngrohen më diell gjithë dita, këta e dinë se punët e luftërat bëhen që andej! Po nukë ke ç’bën, këta janë shqipëtartë që i kanë rënë më pjesë vetes me ato zilitë e që e kanë kollajë fare të pështyjnë shoshoqnë, po i kanë rënë më pjesë dhe të tjerëve! Se mos harroj, gjatë kësaj kohe peshkopi Nolë si e ujdisi si desh qishën, u qas javash dhe si i pa një tufë me kaposha sipër plehut këta, se ai mbaso s’kish hequr keq po e kish parë që më Amerikë sa punë do që t’ja dalëç, dhe po ja dole, pa këtu ai ishte birinxhi! Këtej bën meshë e andej bën kuvëndë, sebepi vatani, dihet! Më këtë kohë po bëhin vaki aqë shumë gjëra sa që nukë mund të këmbehej me senè tjatër, pa bërë hesap këtu atë të pamvarësisë që nuk mund të vijë ndonjë herë. Kishim që mijë vjet që lëftojim me romantë e na quajin provincë e tyrejn, se fise-fise ishim, u këthyem më othodhokstë, që e thoshin Bizanthi, pa nukë bëmë gjë, veç ç’u bëmë copë-copë! Një t’u futur Perandorija Osmanllije, se ç’bëmë, nja njëzët e kusurë vjet 870 me Iskëndernë dhe më atë vit që nevej ishim më në rrezik nga Lufta e Mbretërive Ballkanike me Tyrqinë, 868Shpoti

për regjencën që kundërshton nervore (frëngj). Më se e vërtetë ky tipar kur janë në kohë paqeje, shqiptarët i shpallin “luftë”... pushtetit! 870Bëhet fjalë për shtetin e udhëhequr prej Skënderbeut 869Krizë

357


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

n’a ndihu Zoti e Nemsja e n’a dha mënd’ më kokë për të bërë vatanë! Të vërtetën ne shqipëtartë kishim bërë për Tyrqi atë që osmantë vetë nuk e bënë, se kishin hamenj këtu nevej më ç’do gjë! Që nga vezirtë e sadrazemët arnautë s’kishin të mbaruarë, pa po për vatanë e tyre nukë bënë njëzet çapa udhë dhe gjer më ata që bëjin kala, xhami e vepëra që habisën dynjanë!871Si ata që jemi nevej nuk e duam gjënë e re, se do kohë të mësohemi me të e si dembelë që jemi n’a bezdis, po dhe kur e sheh që këjo punë n’a shkel më kallo, bëhemi bishë! Kjo si gjyshëritë t’onë qëmotise u vranë me Tyrqi që të rrijin e të ishin po ata të mbëledhnë të tretë e të dhjetë e dihet. Pa të mbëshejnë ca toka të mos japin para e gjë dhe të jenë po ata që mbëledhnë ushtëri e të dëftojnë trimëri! Asokohe kësaj Tyrqie i vajti mëndja të bëhej si gjithë dynjaja,872e nevej jo e jo, po nashti do-s’do ja që do vishemi allafrënga. Po ashtu duhet të këmbejmë dhe tabiate,873po n’a ka thënë mëndja të bëhemi si ata! Po nevej duam të mbajmë një dorë më revani e tjatrën më bakllava, pa kurë është puna hedhim këmbët me vrap të vimë këtej, mëndjenë duhet t’a mbajmë andej!874 Kështu me tërë këto huqe i bie që qënka më kollaj t’a fitoç, se t’a mbaç ndaj nevej nukë dalim dotë nga ai laku i qëkurçëm që n’a mban lidhurë për këmbe. Dhe këta njers që kur n’a duhenë, i marrim më luftëra, pa dhe vriten e harrojmë që kanë lerë një soj, njers si ne, e nevej si ata! Harrojmë se të tërë në fund do futemi më të njëjtin dhè, ndaj këtij njeriu, Sulejman Beut them, vetëm vepëra e bërë nuk i numërohet e jo t’i vdesi! Po këta jo se nuk e kupëtojin atë, po nukë dojin! Qeveria e re që u bë kish më krye Iljas Bej Vrionë. Ky ishte njeri shumë i squat, po fodull e herë-herë me shejtanllëk qysh e kam thënë, si do që me të dalë viti ai ç’palli zgjedhjet për të parnë hërë për në parlament më Shqipëri. Pa bëri dhe ligj për to kush do marrë pjesë e kush jo, domosdo graria që ishin si nën Tyrqi dhe ushtërija dihet! 871Arkitektët

nga territoret ilire e arbër e shqiptare kanë lënë gjurmë të pashlyera, në qytetërimet e tyre 872Këtu - reformat centralizuese turke (Tanzimati) 873Sjellje, zakone 874 Interesant shfaqet këndvështrimi i autorit disi i drejtpërdrejtë për natyrën e shqiptarit, që historikisht duhet të shikojë drejt Perëndimit, ndërsa ai ka ecur drejt Lindjes

358


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Nashti po u bë si frëngjtë!875 Do merreshe me miletnë, t’u mbushëje mëndjen se jam ai e kam bërë këtë ndaj do më zgjidhni mua dhe shyqyr thashë që i ra për pjesë kjo Bekash Beut! Se ai është i prerë për këtë, sa i sertë është nga njëra anë, i qan zemra për një bibë më tjatrën! Dhe j’a qan hallnë vërtet miletit që ç’ke me të! Pa për të tërë nashti nukë ka më si nën Tyrqi, ne jemi parësi dhe pikë, nevej do n’a dëgjonet llafi, dëgjuat ju të tjerët?

Zgjedhjet e para parlamentare

Më të hyrë tjatrës senè, ca njers si biçim intelektualë më Korçë po dhe më Gjirokarstrë, me Koço Kotnë e të tërë, nashti që ishin ngrohur këta miqtë u hipnë të tyret e thanë të padëgjuarën! Se kurë duajn’ t’i kapëtojnë ato më grekër u bënë meitër! Ahere me a pa të drejtë ata bënë ato që bënë e ishin hazër të çojin lotë, po këjo nashti ish me rrezik të pa dëgjuarë. Se kur s’e ke e qan me lotë dhe kur e ke hedh vickëla e këjo nukë durohej! Nukë po kërkojin ndonjë gjë të madhe, administratë autonome dhe ta kishin qëndër më Korçë, një soj si ata grekofonët më kohë të Princit,876që na futnë në sherr me mbretëritë! Për memorandumn të korçarëve Bektash Benë s’e zuri gjumi dhe që më Shkodërë, Tiranë, Vlorë, Berat, nëpër miq atdhetarë vardha kartërat nuk pushuan, po këtë punë që s’ish më e vogël se ato e kishin shpurë vatanë në fill të perit. Sa hyri viti e gjer më të hyrë të prillit, këmbyenë dhjetë palë këpucë, se j’u grinë shojet poshtë e përpjetë.877 Me Amet Bej Resulnë, Hysen e Qemal Bej Vrionë, Ali Bej Skraparnë, 878 me Milto Tutulanë e të tërë për Beratnë, Fier e Mallakastrë kushedi sa mijë shpyrt duhej t’u mbushje mëndjen. Po 875Në

këto zgjedhje u shfaqën dukuritë perëndimore, si ajo e fushatave elektorale. Në to barazia e votës (të asaj pjese të pranuar të popullit), po linte prapa njëherë e përgjithmonë sistemin e deriatëhershëm feudal, ku të drejtën e sundimit e kish vetëm klasa aristokrate 876Qeveria progreke e Zografit në Gjirokastër, 1914 877Këtu - bënë fushatë elektorale. Është një pikë kthese, në idenë e përfaqësimit, por dhe e parlamentarizmit të vërtetë shqiptar në histori. Tashmë, sipas rregullave të demokracisë, mbetet pas mënyra tradicionale, ku dominonte në mënyrë absolute klasa aristokrate feudale në përfaqësim dhe shfaqen elementë të tjerë, si një lloj borgjezie e re 878 Ali bej Koprencka dhe të gjithë ata me këtë mbiemër, që hasim në vepër, meqënse ishin pari nga Skrapari, shfaqnin për mbiemër vëndlindjen, tipar ky i kohës

359


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

nashti gjithë ai farë mileti që kishin qënë, që më Stamboll me nga një copë shkollë që bëjin ndonjë punë e merr ylefe sa mbanë veten gjallë. Pa dhe ata Evropit që bridhnin o pa punë, o shegertë hysmetonin te ndonjë andej, u derdhnë këtu se u hap punë e madhe!879 U shtynë kokoshat me njëri-jatrin sa e sheshuan pirgun me pleh fare, se kishin qindra vjetë e nashti i ndihu Zoti të ishin më këtë ditë. Se provë e kish bërë që Ismail Beu këtë që i ngatërronte atje, ca bejlerë, ca pashallarë dhe të shumit ishin ata që lëftojin dhe e mbajin vetën barabar me këta të parët. Kështu po bëhej nashti dhe bejllëku ynë po dukej se kish shkuar më krah të diellit që ikën më fund të ditës. Po për t’im vëlla Bektashin nukë bëhesha shumë merak, se ishte njeri që mirrej vesh me miletnë, pa e dëgjon një Kaza e tërë e këto bejllëqe të drejtën, i ka patur zët! Gjithënjë e thosh kaqë herë: -Si s’e bëmë një hërë të ngjajë të paktën më të tjerë këtë vatan, se jemi prapa dynjaje, po fukarenj e të pikur, ç’të thuaç! -Pa hë Bektash Bej, si mund t’a ujdisësh dynjanë ti se të tjertë se bënë dotë, e trazojin, po ai ishte mëndje më vete. -Ore, do mirrja pasuri e të tëra, tonat e të tërë vëllezërve e t’ua ndaj fukarenjëve, të mësojin e të punojnë, të rrojnë se dhe ata andej, nuk kanë lerë kështu si janë, or jo! - Jepu atë të çifligjeve të tu ti, i hakërryej me të qeshur Sulo Beu, se unë jam marrë vesh me bujqërit e mi që kështu e duan, më thanë! -E di unë atë që më përrallis ti, por po në mos i ngrë ore më këmbë e kur t’i shoç që janë bërë asllanë e u çojnë sytë çika nukë e di ku do vesh! Pastaj t’a marrin atë që ke ata asllanë a jo, e shohim, e të gjithë qeshin nën hundë, se me Bektashin për këto gjëra zireshe atças! Po Sulo Beu me terezi te veshi më thosh, -Yljanofi ky, ke parë kështu?!880 879 Kjo

është një pikë kritike në Shqipërinë postosmane. Me një popull pothuaj krejtësisht analfabet e një klasë feudale që nuk u shkëput nga e kaluara, këto lloj kërpudhash, filluan të mbinin me shumicë në truallin e brishtë të parlamentarizmit përfaqësues. Duhet thënë se kjo “klasë” e re, duke praktikuar si në garë gjithfarë teorish e idesh nga bota, pa përllogaritur këtu mëritë ballkanase, shumë shpejt me produktin e saj e drejtoi Shqipërinë nga katastrofat në tragjeditë e mëpasme 880 Problemin e barazisë me sa duket se e ka pasur tipar qysh herët Bektash Cakrani. “..kur e pyetën se ç’do të bënte për administrimin ky popull i Shqipërisë kaq i varfër…Bektashi është përgjigjur: Së pari, do t’u ndaj popullit pasurinë e vëllazërisë sime, pastaj do të thërrasë gjithë bejlerët dhe agallarët t’i ndajnë vetë pronat me vëllezërit t’anë që nuk kanë, përndryshe do t’u lëshoj këta asllanë, t’ua marrin me force pa i pyetur.” (“Dielli”vepër e cituar, nr. 21,dt. 26 tetor 1911)

360


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Punët erdhnë të tilla dhe u formuanë nja dy si punë grupe me të tëra me ç’do bëjin, që u thoshin programë dhe i quajin si ata andej parti. I pari që u bë ish me këta bejlertë dhe me që koha e kërkon dhe si llaf, përparimtare e vunë. Tjatrën, si e kish zanatnë me këta njers që nukë ishin oxhak, e quajin popullortë881e që ishin ca që kishin bërë a kishin ndër mënd të bëjin pasuri, që do bëjin demek një si punë borgjezie që i thoshin dhe andej. Më të parnë qe e vështirë, se bejlërtë duan të tërë të parë dhë bënë-ç’bënë, vunë Hoxhë Kadrinë. Pa këtej nga kjo tjatra, kishte nga të gjithë llojet e njerst që nga Ali Bej Klissurnë, 882 oxhak më të madh nukë bëhej, me Qazim Aga Koculnë që udhëhoqi gjithë atë luftë, Luigj Gurakuqnë shkronjëtor, pa më krye kishin njeri të hatashëm që e thante fare atë punë,883si nga Amerika që vin’ e që ish peshkopi Nolë. T’im vëllai qejfi j’a kish më programë që kishin këta bujqit e shkolluar, popullortë, që të shumët kishin bërë më Stamboll shkollnë me zanatçinj, që nga jatrojtë, 884 avukatë e gjer më këta që kishin punuar a punojin më administratë. Me që thoshin se do bëjmë si andej, kapitalizmë, që të mbrohet këjo soj borgjezie dhe të ndryshojë puna më fshat, 885 po këtej, më tjatër anë Bej që pesëqint vjet, nga përprimtartë që këta të tjerëtë i quajën clique.886 Ndaj këjo e kish bërë të lloisej. Si e thashë që ishin kaqë të ngatërruarë brënda, sa zor se gjeje atë që prit! Llafi bie Hasan Bej Prishtinë, të mos kish më prapa Barjam Begnë,887kështu si do që dojin të ishin të kulluarë, më të ngatërruara nuk i bëjin dotë këto partitë. Im vëlla e zuri tërë Mallakastrën që më Ballsh e Patos, Cakran e fshatëra vërdallë e gjer më Levan, nëpër miq dhe dihet që u zgjodh deputet, s’bëhet llaf. Se gjithënjë e ka zgjidhjen më xhep, se që të ketë gjë më dorë, të thotë ato që mejton ai, pa që s’i vijin mirë as 881Partia

Popullore, ishte një lloj klasë e mesme, që ishte e përbërë kryesisht nga njerëz intelektualë të profesioneve të ndryshme 882Ali bej Këlcyra, Klissura është po i njëjti mbiemër, por meqënëse Këlcyra quhej vëndi në kohën e Perandorisë Osmane, në periudhnë Bizantit quhej Klissura 883 Kjo shpotitje për klerikët që s’mund të bëjnë edhe politikë, duket qartë, jo vetëm me paradoksin si njerëz të dyzuar, por në këtë rast, meqënëse Fan Noli vinte nga tjetër realitet dhe për mosnjohje të natyrës së popullit dhe sidomos zhvillimit të tij, gabimi në drejtim bëhej lehtësisht 884Jatrua -mjek (greq) 885Aludohet për reformën agrare 886Klikë - emër përbuzës i këtij grupimi, ku sipas tij, të paaftët dominojnë 887 Bajram Curri

361


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

njërit e as tjatrit dihetë! Dhe u vu më një grup që nuk e kishin vendosur a u pëlqente mëndje tyrej dhe i quajën indipendetë. Hera e parë që këto grupe a parti i quajin, si do që haeshin me njëri-jatrin prapë për Shqipëri bëhej llaf, se n’a i kishin nxirë ata që hajin bukën t’onë e bëhin duvanë e të tjerëve! Se fundja kështu i kishin dhe ata andej,888ti ke këtë program, ik e gjej njerst ku i ke dhe kështu matemi me vepërën e bërë! Si herë e parë që po bëheshin këto gjëra të reja e që dëftenin se të tërëve u qe shqyer syri për dynjanë që bën përpara e që e quajën qytetërimnë, s’mbeti Kaza pa bërë telegram a kartë e t’u urojin të gjithëve që ishin zgjedhur, domosdo dhe Mallakastra nga të partë. Më të dalë të prillit u mbëluadh’ si nja njëqind shpyrt që u zgjuadh me këtë mënyrë të lirë si gjithë dynjaja e që e quajin demokracije. Që kish mijë vjet përpara, tabijat i grekërve ahere dhe më të parnë mbëledhjë, bënë benë 889 që i thonë dhe u kënduan emërat. Të veshurë allafrënga të tërë që e kishin njohur e parë dynjanë qëkurë, bëjin ç’do gjë nashti. Që nga temenatë e fjalët e zgjedhura e të ujdisura më muhabetet e tyrej e të tëra, gjë që dëftonte se këta janë e janë tjatër gjë me ata mijë njers që s’dijin as të shkruajin e këndojën një kartë. Po këtu ama janë të përfaqësojin po këta njers elifi matrak,890pa këtej e quajin veten të parë, se ata dhe këtu më këtë vënd kanë ardhur se janë të zot! Po nga ana tjatër mirë, keq na i la si punë beduvaje Perandoria Osmanllije, se kështu e kish dhe vetë e u qan syri për parësi e bejllëk! Të dyja që s’mund të venë tok, nuk do as mënd, as kalem se dhe inglistë, ata lordët i kanë që rrinë për të mëdhenj,891 pa punënë e bëjnë ata më të gjallët 892që vejin gjer më krye të qeverisë së tyrej. Kështu pa nisurë mbëledhja e dytë, që të drejtën ishte e parë se do fillojin të punojin, më njëzet e tri allafrënga im vëlla Bektashi që i shih këta të dy palët ulurë më dy karrike të njëri-jatrit,893u ngre si 888Po

kristalizohet për herë të parë në parlamentin shqiptar, idea e programeve, që mbrojnë e përfaqësojnë shtresa të caktuara. Për vetë zhvillimin e vonuar dhe mjaft të cunguar ekonomiko-social të popullit tonë, tendencat shfaqen në favor të masave popullore, pasi kjo plagë sociale që rëndon mbi ta 889Betimin e deputetit 890Analfabet (turq), këtu - njerëz të pashkollë 891Dhoma e lordëve në Britani, veç funksionit, ka më tepër rol honorifik dhe sot 892Dhoma e komunëve, borgjezia, ka pëshën e njerëzve të karrierës 893Këndvështimi tepër origjinal dhe i drejtpërdrejtë i autorit, na tregon qartë, se qysh në fillim, aty nuk kishin ideale por interesa

362


HAJREDIN BEJ CAKRANI

gjithnjë i parë: -Unë kam ndernë që të flas më këtë këshill të nderuar, ku mbaso për herë të parë do vëmë më udhë me fuqinë e mëndjes t’onë, punët e vatanit. Këto do t’i bëjmë si dynjaja që është përpara e jo si gjer më nashti me këtë soj uni, që të vërtetën n’a ka marrë gjithënjë më qafë. Dynjaja që ka përparuarë është kështu, se qytetërimi që kanë sheh gjithënjë përpara, duke iu unjur e bërë temena asaj që i pruri gjer aty. Por që nashti të këmbejim mëndje e tabiate, se koha kërkon të tjera gjëra. Unë heq dorë nga titulli Bej që nashti dhe them që t’a quajëm njërijatrin zotërinj, se të tërë këtu kështu jemi e si zotër e nderojmë më shumë veten, ata që na prunë këtu e sidomos, vatanë!894 Nga grupi i popullorëvet Ali Bej Klissura 895 që përtej tundi lart defterin, po dhe kokën që dëftente se këto punë ishin bërë nashti, po duket se im vëlla Bektashi që e ka zët t’i presin llafnë me sytë andej kur mbaroi, i tha: -Jo vetëm me isharet, po dhe me gojë hajde këtu t’a thuaç, se të vërtetën ai është shpuzë, po këtë herë im vëlla j’a vodhi këtë sahat të rrallë, jo atij po të tërëve. Se Ali Beut s’kish burrë t’ja dil’ e ish i jo i rrallë, po shok kish veten! Bejlertë u vunë në sikletin më të madh, mbaso që nga tri a katërqint vjetësh para dhe filluan të gumëzhijën si bletë pa kurë ngrehet Shefqet Bej Vërlaci, që njëqind vjet e kish me t’im vëlla e atij s’kish ç’ti bëjë! S’paska më keq kur të vjen nga i yti ajo që s’e pret dhe ai ngrihet e thotë: -Ore s’bëhet llaf që s’e kemi për gjë këtë dhe shumë mirë që tha ashtu, po se mos bëhet me dy faqe, brënda Zot e jashtë Bej! Kaqë duhej dhe u grinë mileti duke perpjekur pëllëmbat! Pa u ngritnë me Ali Bej që dëfteu se duhet këjo gjë dhe e preu hollë,896sa 894 "Ngrihet

Z. Bektash Cakrani; -Unë qysh tani unë heq dorë nga titulli Bej. Tashmë duhet ta thërresim njëri këtu tjetrin zotërinj. Z. Shefqet Vërlaci; -Jam dakort, por kjo gjë të mos bëhet me dy faqe, brenda Zotëri e jashtë Bej (duartrokitje)" (Parlamentarizmi Shqiptar 1920-1924). Në fakt, sipas ç’do analize historike, ky gjest në hapat e parë të parlamentarizmit, ka përmasat e një revolucioni të tërë shoqëror, po të kihet parasysh shoqëria tejet e prapambetur, në një feudalizëm gati mesjetar që ekzistonte 895 Të bën përshtypje, qysh në hapat e pare të krijimit të partive politike, në parlament nisin “paradokset” dhe qëndrimet e papritura. Ali bej Këlcyra, rrjedh nga aristokracia e lartë e megjithatë, rreshtohet me krahun tjetër politik me të tjera parime, nga ato të klasës të cilës i përket, Bektash bej Cakrani edhe ky si i pari, deklaron plot vëndosmëri, se duhet ta lëmë të kaluarën prapa, pasi rrugë tjetër drejt qytetërimit, nuk ka 896Shprehje pop, këtu - e argumentoi thellë

363


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

kjo tufa tjatër nëmën veten si e qysh u prishën nga mëndë këta e kapëtuan andej! Se nashti nuk ka jam unë e s’ka më, po do e dëgjosh tjatrin aty e do lloisur,897për xhevapnë atças, se janë nja dyqint veshë e një llaf shtrëmbër t’a vunë vjegën e kështu vajtnë më lumë të gjitha! Atyre popullorëve u hipte gazi herë-herë dhe peshkopi Nolë ishte hazër t’u jepte të gjithëve dhe të tijëve dhe palës tjatër xhevap dhe që ish zjarr e dijim, po ajo puna e Lidhjes së Kombeve e kish bërë që këta më konak të Sait Beut, 898 t’i shih si axhamij. Se këta nga që s’ishin kadër899e bënë të vejë atje e nga hiçi a një copë prift, qoftë dhe peshkop të bëhej si një njeri që si e vunë fillosof, nashti t’u japë mëndje atyrej. Po si ngjau që vajti më Helveti a Svicërë, se më atë kohë shqipëtarëve u hipnë të tyret900dhe e bënë Sulejman Benë që i dolli shpyrti më punë, të heqë dorë. Të drejtën këtë punën e peshkopëve e dijin aqë pakë njers, se edhe këjo duhej të mirrej vesh me ato që po ngjasën! Me t’a marrë Ilias Bej Vrioni qeverinë, nga ato që i kish molloisur hollë Sulejman Beu nxitoi të fjaloset gjysëm mbëshehur me ata tri katër vetë për këtë punë dhe Bektash Beu këtu i tha hapur: -Ai ka qënë këtu e shtatë vitra të shkuar, po ky i uruar vënd pjell halle sahat e minut dhe është frikë e madhe pa le të jenë njerst t’anë atje! Po pa u pjekur me nevej, qysh do llafoset më ëmër t’onë? Është e vërtetë se më këtë hall sa ishte Sulejman Beu e kërkoi mëndje njëndizë i thash me shaka t’u thoshte atyre të Vatrës se, po do vejë të n’a përfaqësojë atje ta heqë mjekërrën dhe mjaft të vishet allafrënga se të tjerat ujdisenë! Po nashti them të nxitojë e të vejë jo vetëm me mjekërr, po me gjithë rraso! Sotir Peci i preu llafnë t’im vëllai dhe tha: -Që është më mirë që të vejë atje më ville de Genève901se këtu, si do që është përfaqësonjës i Vatrës të Bostonit me këtë sebep që n’a nxorri ky peshkopi këtu, bën një udhë e dy punë! Doktor Turtullë që e ka bërë kërkesën me kohë t’ja ç’pjegojë, për atë me mjekërr e rraso të vërtetën edhe unë ashtu mejtoj se është dackë e mirë për grekër që thonë se këtu ka qeveri me jeunes turcs! 897Këtu

- të mendohet fjala e Said bej Toptanit në Tiranë, u bë parlamenti i parë shqiptar 899Të zotë (turq) 900Këtu - pakënaqësi, që e bënë qeverinë e kryeministrin Sulejman Delvina, të dorëhiqet 901Qytetin e Gjenevës (frëngj) 898Shtëpia

364


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Ai vuri dorën atças më mjekër dhe n’a e molloisi aqë hollë, sa n’a bindi se e kishte orthodhoksinë më derë dhe n’a tha: -Se mos e dinë ata më Svicërë kush është Peshkopi, po ju s’e njihni Nolnë do t’i vërë përpara me llafe se gjuhnë frënge e flet njëlloj, në mos më mirë se atë inglize që llafos përdita. Po duke e parë orthodhoks, jo vetëm do t’i habisë po do t’u zërë gojnë grekërve që po ngjiren për sinuarët akoma! Sa për punët me Mbretëritë e këtë që është e ngrehur më Lidhjen e Kombeve, si ai nuk mund të gjejmë më! Se ai është pjekur me Willsonë e do llafoset pa këto që n’a vënë nevej më lloi: Obobo ç’do më thotë ai e ç’do më thotë ky! Pa dhe kurë të këthehemi që andej, obobo frikë e madhe se mos më heqin! Pazare a gjëra s’ka më dorë, veç t’a ç’fytëzojmë zjarrin e atdhetarizmën e tijë e të n’a nxjerrë matanë më këtë punë që n’a torturon! Korçartë, më tha Bektashi i njoh që kur s’mbahet mënd, po më hollë se e torri Sotir Pecë, nukë bëhej më! Që më Kongres të Manastirit e këtej ata e njohin njëri-jatrin aqë mirë, sa m’u duk se nga që po të ishin të dy aty, do i nxjerrin bilahitë902njëri-jatrit! Ndaj e hodhi llafnë t’a mbajmë larg. -Më këtë kohë të ligë këtu më shumë do prish se do ujdis me atë zjarrë që ka, po dhe frikën se vjen nga një dynja që po i jep mëndë të tërëve dhe do e marrin prapa! Iljas Beu, pasi dëgjoi dhe të tjerët sa qemë tha se që nashti do t’i dërgojë kartë, ku do j’a mollois të tëra. Dhe këjo punë, që një Zot e di marrtë për mbarë, pa këtu jemi dhe po pyetnë këta këtu903u themi se vumë këtë dhe pikë! Pa nashti janë përngrehur ja bëjmë zgjedhje, ja s’ka! Dhe kështu bëri, j’a shkroi më kartë të tëra e me të vajtur karta më Bari ku ishte sosur peshkopi i Bostonit, ky këmbeu udhë. Në vënd që të vinte këtu më Shqipëri, si i Vatrës dhe të n’a hapte punë me këtë grekun, Jakovnë, u nis më një luftë që as e njih’, as e prit’! I hipi trenit për në Ville de Geneve ku e prisnin të tjertë e delegacionit. Më 912 donte njëri, s’donte tjatri, mjaft t’a kishim mirë me Nemsen e Italinë, pa le të n’a njohin shtat’ a tetë muaj më vonë të Mëdhenjtë më vete! Po nashti halli ishte aqë i madh se ajo kartë e fëlliqur e Londrës i hiqte fuqinë po asaj Londrës tjatër, të Ambasadorëve më trembëdhëjetën dhe mund të ujdisin sinuarët përsi! Po se ku një Zot e di? Kështu që më këtë sahat edhe ishim, edhe s’ishim gjallë si vëndë! Sidomos grekërit 902Këtu

- të fshehtat - parlamenti. Në këtë situatë të tensionuar edhe kjo ndodhi duhej, që parlamenti të reagonte si me qeverinë e saporrëzuar të Sulejman Delvinës 903 Këtu

365


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

ngulnë këmbë se sinuartë e Jugës nukë mbaruanë dotë së vëni e me që komisioni e preu punën se filloi rrëmulla me rrebeltë e përsi Lufta e Madhe e Mbretërive, ndaj nuk ka gjë zyrtare gjakund! Nashti ishte sahati për të ujdisurë ato, po këtej Qeveria jonë mbrohej duke thënë se më 913 sinuartë u pranuan dhe nga gjitonë, qoftë sërbtë, qoftë grekëri që muarr sa u hante krahu më vënd’ t’onë. 904 Po ama po të futeshim më Lidhje të Kombeve gjërat e punët do qenë të ujdisura me ligje e neve jdo ishim një lloj si Mbretëritë e s’mund të n’a hajë kollaj drekët njeri më! Mund të thotë njeri për këtë e atë senè që ngjau ajo e këjo gjë, po ai jenar i njëzetës që me një mëndje të ndarë ruajtëm vëndë! Pa dhe ç’dukëm atë Qëverinë e Durrësit që kishin hedhur sevda, sa as italiantë se dojin aqë shumë veten! Pa bëmë Qeveri të re, u përpoqmë aqë shumë nga të gjithë anët e sidomos bëmë atë Luftën e Vlorës që jo vëtëm i lamë italiantë pa gojë, po i bëmë ata që t’a qajnë një hërë e mirë këtë vënd! Ata nga që s’i shohin dotë grekër e sërbë e nga marazi që gjithë ajo farë fuqie iku e të tjertë fusin turitë akoma, nashti ishin për sinuartë t’onë. Po që italiantë të bëheshin garant për ne, nuk n’a i priste fiqiri. Ilias Beu ngarkoi më vonë me këtë punë të hollë të sikletosur e me rrezik të madh, atë që i kish lëftuar ata, t’im vëlla Bektashin e ndonjë tjatër905që u muarr me ta e gjer tek gazetat e tyrej që kërkojin sahat e minut mëndjen t’onë për këto punë. Dhe këta këto gjëra dihet j’a folnë në emër të këshillit a parlamentit. Po Peshkopi ç’bëri andej, se vendimi ishte përfundimtar dhe grekërit ngulin këmbë më të tyrejn?! Nga nja pesë vënde që ishin më komisjonë t’onë, francestë, si gjithënjë thanë t’a shtyjmë, të bëhet më ndonjë seancë tjatër. Se të n’a diskutojin sinuartë a vetë nevej që nukë ishim brënda më Lidhje të Kombeve anëtarë, do të thoshte se 904Pas

Konferencës së Ambasadorëve në Londër 1913, qëndrimi diabolik i disa Fuqive të Mëdha për mosnjohje të shtetit të ri shqiptar, me qëllim që ndarja e kufijve, të konsiderohej si të një province të Perandorisë Osmane, (nga të gjitha versionet, pa përllogaritur planin tonë, ai austro-hungarez ishte më i plotë) dhe pas ndarjes që njihet tashmë, fqinjët t’anë janë shprehur zyrtarisht, se nuk donin më territore shqiptare. Natyrisht edhe proçesi i ndarjes së kufijve problematikë të jugut të Shqipërisë, ashtu si vetë Konferenca, mbetën pa një vendim përfundimtar. 905Në AQSH gjenden një nr. intervistash të Bektash Cakranit mediave italiane të asaj kohe, ku ai shpreh qartë idenë se Italia, jo vetëm nuk duhet të ketë synime ndaj nesh, por duhet të përpiqet ndërkombëtarisht që të forcojë pozitën tonë, me anë të zërit të saj. Tejet e guximshme si diplomaci ndërkombëtare kjo për pozitat e Shqipërisë, por që paraqitej si e vetmja rrugë

366


HAJREDIN BEJ CAKRANI

nukë mund të mbroheshe dotë e mund të të bëjin ato padrejtësira që të kanë bërë sa herë të duan! Të dytnë e ditës që u sos mori vesh ç’bëhej, të tretën drejt e tek një inglis i madh e me rëndësi i ministrisë së jashtëme të tyrej, një Niko e quajin më duket.906 Si j’a ç’koqiti të tëra e me që flit gjuhnë e tijë a erdhi sahati, se të gjallë e të pa fat nuk ka, jo vetëm që j’a mbushi mëndjen po dhe e vuri më punë të gjejë e të mbëlidh’ për ne të tjerë. Të parnë që gjeti ai ishte një tjatër inglis, deputet që e kishim dëgjuarë e që n’a tha Mehmet Bej Konica se ky nuk e bën dy e që më 913 kish bërë më Londër një komitet pro nevej. Po që bën vaki t’i ketë ngritur kacabunjtë atij lordit të grivër dhe n’a bëri atë që s’e themi dotë me gojë as sotë, një farë Erëbert907më duket se e thoshin. Ky hazër qysh ish pjek miqtë e tijë që ishin nga vëndet që inglistë i kishin pasur të tyrejt qëkurë908me Canada e me Afrique du Sud909i hodhi më luftë! Sidomos një mikun të tij, një lord, që përfaqësonte Afrique du Sud910e që u tundi dhëmbët të tërëve sa shqipëtar jo e jo, po Perëndia vetë nuk do t’a bënte dotë më një sahat të këtillë! Këta dhe e bënë Lidhjen e Kombeve që flit të parnë gjë, për të vëndosurë vetë dhe vëndet a kombet e vegjël. Pa këtej u binte brruzi këtyre të Mëdhenjëve dhe kërkojin ti masin gjërat, me kutin911e tyrej si qëkurë! Si ata të thoshin se ky vënd gjer këtu do jetë e ky tjatri gjer aty, gjë që n’a mori më qafë dhe dal’ ku jemi akoma! Dojën-s’dojën, nga mesi dhjetorit, më të dalë të atij viti e huadh më votë dhe n’a qasën, me nja dyzet e kusurë Mbretëri pro,912më Lidhje të Kombeve. Ç’do gjë mund të mejtoja për inglistë, po të n’a ndihnin më këtë sahat, që n’a qe qasurë aqë shumë mortja, nuk e besoja dotë vetë! Dhe që m’i llafoste këto im vëlla, më dukeshin si gjëra të ardhuara nga qielli. Me t’u ç’këputurë qisha e orthodhokstë nga grekër913dhe ne bektashinjtë, më jenar bëmë të njëjtë gjë me qëndërën botërore të

906Bëhet

fjalë për diplomatin anglez Harold Nicolson të jetë diplomati tjetër Aubrey Herbert 908Këtu - Komunuellthi Britanik 909Kanada dhe Afrika e Jugut 910Duket se bëhet fjalë për lordin Robert Cecil, përfaqësues i Afrikës së Jugut 911Njësi matëse e së kaluarës 912Shqipëria u pranua antare në Lidhjen e Kombeve, me 46 vota, shifër e pamenduar në atë kohë 913Autoqefalia 907Duhet

367


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

bektashizmit më Tyrqi, që e kishte luajtur Mustafa Qemali më Ankara kryeqytenë, për të katërtë radhë a më shumë! . Kështu që më parlament haeshin të dy krahtë, se me këtë Qeveri të krahut përparimtarëve, kacafytej krahu popullor, që i hakërryej për ç’do gjë. Se të drejtën, shqipëtartë ranë më udhë të tyrej dhe tundin dynjanë! Ata ishin genie ne,914për t’u zënur, qoftë dhe me njëri-jatrin dhe që më Tyrqi, se shqipëtartë bëjin më të shumën e parlamentit osman e ndizin ylyver! Jo më tutje, po Smail Beu me Syreja Benë haeshin, që ishin kushërinj se nuk kish deputetë më tri kontinente atje, po do dëgjoheshin këta nga një vënd, sa një majë gjilpëre! Nashti besohej sagllam fare se Sulejman Benë këta të prishin nga mëndë, pa Iljas Beu e ndau mëndjen kollaj dhe u tha: -Atças heq dorë dhe bëni ju ç’të doni! Se njëqind mëndje jepnin për Verinë, që nuk n’a u nda si nëmë e nja dhjetë ditë u përpoqnë si bisht’ i gjarpërit dhe si nuk gjenë që nuk gjenë zgjidhje, sa hyri behari, bënë një si punë gouvernement mixte, 915 me Popullortë e Përparimtartë brënda. Im vëlla Bektashi, sa herë që vjen, sahat e minutë më hakërryet: -S’të kam atje për një mëndje, nga të dridhemi a të më mbaç të paktën, mëndjen e kokës Hajredin Bej, se për të madh që të mbaj, ç’të dua? Bektash Bej, e di që do të bëç vatanë me shqipëtarë, po e ke një çikë zor, sa t’u mbushëç mëndjen të tërëve, pa pastaj e ke kollaj e trazoja. Pa dhe kur vinte ato sahatë, pa ditë, jo e jo, kështu që u ngriç kaqë herë e u sosa më Tiranë me të, se punët e vatanit nukë mbarohen kurrë. Sa bëri vitinë Esat Pasha, sërbtë po e qajin, mbaso jo atë, po paratë që kishin dhënë, po nuk ndënjën rehat, se plasnë që n’a qasnë më Lidhje të Kombeve dhe i frynë më vesh, një kapedani bajraktar katolikë, një Marko Gjonë e quajin.916 Këtë nuk e kishin begenisurë fare dhe ky bën një kryengritje e i shpalli kështu luftë qeverisë. Pa kishte bërë të tërë ato Kaza andej lart tok, dhe vetë i quajin republikë. Pa kish vënë që nga kryetar, doemos që ish vetë, me ministër të brëndëshëm e të jashtëm e s’kish lënë më! Këjo njëqid vjet ishte mëndja, po dhe paratë e sërbëve, që u qante syri për 914Gjeni

të lindur (frëngj) e përbashkët, koalicioni (frëngj) 916BajraktariGjon Markagjoni 915Qeveri

368


HAJREDIN BEJ CAKRANI

sinuarët e veriut akoma. Po hata ish, se me të hyrë vjesht’ e parë, u dërgon kartë Lidhjes së Kombeve, që u thosh se qeveria e Tiranës nukë flet dot më emër të të gjithëvet, se Mirëdita ka zot! Pa ka qeveri më vete dhe nuk mund të rrijë tok me ata, që po e bëjnë vëndë prap Tyrqi! Nuk harroji për turp, që sërbë e grekër t’ja njohnë qeverinë e tijë, po u harbua fare pse italiantë që ishin dhe katolikë, nuk i këthyhen xhevap fare?! Se aqë pakë katolikë që kish këtu, sa duaj t’u mirr hakënë j’a prit atij mëndja? Prapa tyrej, si gjithnjë, sërbtë flijin ditë-natë më sinuar t’onë dhe këtë duajin! U futnë gjer më Mirëditë me ushtëri të tyrej, pa kishin dhe rusë të bardhë, që u thoshin, se kishin mbetur pa punë që kur i përzuri Yljanofi nga sinuartë e tyrej. Këto që po bëjin vaki, atyre të Lidhjes së Kombeve s’ua hidhje dot si punë shqiptarësh, se i njohin sërbtë mirë e që i thoshën nashti mbretëri e Jugo Sllavet. Si fillim, nga mesi i qershuarit, u dërgojin dyqind a dyqind e ca shpyrt, xhandarë. Dhe folnë atças të mbëlidheshin nga Kazatë vërdallë Mirëditës, fuqi luftarake për të lëftuar çetat e kapedanit, pa dhe sërbë me miq, që kishin ngritur më këmbë vëndë! Këta top mëndja, që s’ka njeri t’i ç’kulë! Më këtë vapë Amet Bej Zogolli kish më kokë një plan, që j’a thotë qeverisë anës-anës se: -Duajm’ t’u dëftejmë katolikëvet dhe Pashiçëve917 nga prapa tyrej, me luftë po të lipset, që një Shqipëri ka! Këtë ua thotë dhe cave nga njerst që i quaj të besuar, nga që ishin të shumë ata që çojin llafet andej. Ky u bë tok me Selaudin Shkoznë, 918 se vetëm me ushtëri, dhëmb për dhëmb, u dëftonej vëndi! Për këtë kishin bërë hazër, një ushtëri nja gjasht’ a shtatëqind shpyrt, dhe maraz e kam se dua t’i zë një herë për fyti që të harrojnë nga erdhnë, me ata sërbë që kanë marrë prapa dhe rustë, pa këta që s’u bie buka më bark, nukë i kam as dhjetë ditë, me gjithë kapedanë, u thosh Amet Beu. Nga këta dihet ish dhe im vëlla, që nga ana tjatër u porosit, kurë ngrihej e flit’ t’u thosh troç, se po nuk u dëftuam vëndë që nashti, të Mëdhenjtë s’i kemi marrë vesh ndonjë herë! Pa dhe mund të piqeni 917 Nikola

Pashiç, kryeministër i Jugosllavisë në atë kohë, ndiqte një politikë thellësisht antishqiptare dhe luftënxitëse. Bajraktarët e Veriut kishin marrdhënie të ngushta me Mbretërinë e Jugosllavisë, madje thuhet se të ardhurat u vinin rregullisht prej andej, ku për arsye të interesave të tyre ata mbanin gjallë përçarjen në një gjendje kaotike me shtetin e ri e të brishtë shqiptar 918Në atë kohë, ministri i luftës

369


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

me ata të qeverisë së tyrej, atje më Hellveti a Svicërë! Vërtet Qeveria me të ç’pejto si gjithënjë bëri hazër Amet Bej Zogollnë, po dhe Selaudin Shkoznë, që ish dhe ministër lufte asokohe. Ali Riza Kosovnë, Preng Jaknë e një luftëtar që lëftonte më malësitë e Verisë, Barjam Currnë dhe u derdhnë! Po këta i porositnë xhandartë që të mos vrasin a vjedhin, po të lëftonej kondra çetave të tyrej! Sikur të mireshin vesh me ta, më mirë do qè, si bëri Ali Riza Kosova me ca çeta e me ata që kishin më krye kapedanë, po duke lëftuar me planë të luftës, me ushtëri të rregullt kombëtare e me të tëra, i shtynë mirëditorë thellë gjer më ato skërkat në pyll, që ata i quajën bjeshkë. Gjer më vjesht’ të parë a shtatuer qysh i thonë ata, ushtërija duke lëftuar ashpër, ca herë dhe ballas, i kishin shtyrë tej sërbtë. Më kaza të Mirëditës, Amet Beu që ishte i parë më urdhëra e më ç’do gjë më krye të ushtërisë u dha urdhër të ç’amatosin të tërë ata që mbështesin kapedanë! Të mos vriten me njëri-jatrin dhe dha urdhër tok me Barjam Currnë, të bëjin sulmin e fundit e të mbyllej këjo punë! Më të hyrë të vjeshtës së dytë a tetorë, Lidhja e Kombeve cakëton nja tri vetë, si punë komisioni të mirreshin me këtë punë. Po këtej lëftohej nashti me topa, pa sërbtë a jugo sllavtë nga që po u vinte fundi, dërguan dhe des avions militaires,919që bombardojnë ushtërinë t’onë. Po pa dalë vjesht’ e trëtë, u këndua një kartë që thosh se, Lidhja e Kombeve nuk njeh tjatër qeveri, veç asaj të Tiranës! Me që Stambolli digjej e gjetnë dhe kohën këta e u kacafytën aqë keq më parlament, sa Iljas Beu hoqi dorë atças dhe si Sulejman Beu tha: Bëni ç’të doni! Si mbetnë pa njeri, j’a dhanë korçartë Pando Evangjelë, që ishte ministër më këtë qeveri, njeri i urtë dhe i squat, që do i kishin bërë temena më ndonjë vënd tjatër, pa këtu mirrje të shtymën! Më krah tjatër u ndez lufta nja dy javë të fundit dhe ushtërija vrau më përpjekje me kapedanë, sërbë e rusë nja katërqind shpyrt, pa ajo u dëmtua pak. Kapedan Gjonë, muarr arratinë dhe e mbajti frymën Prizërend, pa sërbtë u hoqnë me turp pa dhe me turp firmosnë kartën, që nukë duhej të mbajin dotë asnjë ushtar të tyrej, më vënd’ t’onë! Këto Bektash Beu m’i dëftente hollë, se e dij merakë që kam kur bëhet llaf për luftëra dhe i thashë se, Amet Beu si do që i ri fare, j’a 919Aeroplanë

ushtarakë (frëngj)

370


HAJREDIN BEJ CAKRANI

ka bërë fora dhe është i lindur për ushtëri! Si do që nuk ka bërë shkollë ushtarake! -Hajredin Bej, e di që ti je me mëndje tënde më rregull, po dita ditës ai po merr pushtet dhe po pati dhe ushtërinë, nuk pyet më për asnjë, pa unë j’a këtheja: -Keq të lëftosh, keq të mos lëftosh për vatanë më këto kohë që jemi në buzë nashti! Ti pse nuk do, që një i zotë të zgjidhë këto punëra e luftëra, andej Evropit peshkopi Nolë, nashti Amet Beu, po e mbyll këtë hata që n’a gjet! Bektashi tundi kokën që duaj të thosh, se ka të keqe që s’i bën dotë derman, po ka dhe të keqe që s’bën dot pa të, ndaj j’a këndova mëndjen dhe i thashë: -Ke të drejtë që kërkon të futet tabijati920i ri. Po mos harro se pesëqind vjetë më Perandorinë Osmanllije, po këta njers djersijin tek rrinë më qoshe 921dhe nuk e ngasën dot të renë! Edhe më Stamboll, se ai i flamosur gjysmit i kish shqipëtarë, këta që ishin të mëdhenj më Portë rrijin rëndë, pa kishte fukarenj që jo e ngisnin, po e ç’pikënin të renë! Nuk shkoje dotë me trok më udhë e mëhallë të tyrej, se e ndiznin që përtej me erë të përbrësmesh duke çuditur dynjanë, pa si i hajin a ç’bëjin me to, një Zot e di! -Gjete sahatnë Hajredin Bej për të numëruarë hyneret e shqipëtarëvet më dynja, hane shane, hane Bagdad!922 -E po mirë përsi! Ai duket që e ka marrë përpjekur si ahere më Lushnje, po më thuaj, si ai kush do e bënte këtë punë që ti e di më mirë, se jemi në buzë?! Këta këtu më vëndë t’onë923për ca para e pse s’vënë ndonjë ministër nga nevej, bënë atë që s’bëhej! Ja që ne s’e kemi për gjë të vemi me armiktë, se ti i mat gjërat me kutin tënd e nga ai soj malli s’ka më këtu te nevej! Ti i sheh sa dredharakë janë të tërë dhe ku e ku të të pengojnë, kur je i drejtë dhe pse? Ai u jep kusurnë të tërëve dhe ua këthen qysh t’a duan, pa ata nuk kanë ç’ti bëjnë. Se po të qe ashtu si thua ai do kish kërkuarë të vij’ më krye se të tëra i ka, kush do t’a pengojë? -Hajredin Bej, llafose që nga maj’ e bregut se ai është i ri fare dhe ti mirë thua që e kanë hak e t’u rrijë festja sagllam këtyrej të ngëthurëve! Po hollë-hollë nga këta vatani nukë ka parë ditë të bardhë, se kur forcohen aqë shumë, bëhen Esat Pashë! Pa këta gjitonë, këtu i kemi gjeturë, këtu do t’i lëmë e ata që kur leu dielli s’kanë pasur punë tjatër, po të hedhën zeher më nevej! Po të bëjë vaki të n’a bjerë zali, n’a shqyejnë së gjalli dhe sa të jetë 920Këtu

- civilizimi pop.Këtu - kultivuan përtacinë 922Shprehje orientale.Këtu-për çfarë flas unë dhe ku e çon bisedën ti! 923Mirditorët 921Shprehje

371


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

dynjaja ata këtë presin! -E di që ti je për ata frëngjtë,924po ne nuk ecim dotë kaq ç’pejto dhe të bëjmë atë që bëjnë Mbretëritë! Pa dhe ata bëjnë kështu me nevej të vegjëlit, pa e pe më Luftën e Madhe të Mbretërive se si u vranë e u grinë me miljonë e ç’hoqën me njërijatrin! Kështu që edhe t’a bëjnë provën ata të shkolluarit nukë u ndes, se dynjaja e tërë tek ne nukë dij’ as të shkruajë, jo të kupëtojë gjëra kaq të mëdha! -Ore unë, hidhej Sulo Beu, jam me këtë se sa më shumë t’i bëç temena shqipëtarit, aq atij i squhetë ajo që ky do një gjë nga unë dhe fap, kundërshtimin në majë të gjuhës! Ndaj bëje ore qerata si ata andej vardha fabrika e këta që sheh kështu të humbur të fillojnë të punojnë e të mësohen! Se e kanë copën e andruar sa këmb’ e pantallonit të tërë e se kanë për gjë, pa s’të këthejnë xhevap po s’u fole Bej a Effendi! -Nuk kupëtoni një gjë që është baza, po nuk bëre gjë për vatanë i bie të jesh Esat Pashë, po mua më hipnë të miat dhe i preva llafnë. -E po ai vatani që thua ti, gjithë-gjithë janë ca njers më konak të Sait Beut dhe ç’do mbjellin, do korrin! Se edhe ata atje shqipëtarë janë, dy punojnë e dyzet vështrojnë pastaj në majë të gjuhës, nukë bën këjo e nukë bën ajo, bëje ti ahere të shohmë! Bektashi vuri buzën më gas se po dëgjon të vërteta të rralla që atje nuk i gjen nga që i mbështjellin me të gënjeshtërt. Po këjo është një gjë që nevej s’e kishim provuarë ndonjë herë këtu, ndaj hoqi dorë Sulejman Beu dhe nashti lIjas Beu. Si ç’është nisur, si do që nevej nuk hamë pykë me kollaj, kjo është shënjë e dynjasë që është përpara925se t’i shuaje fare ata të Qeverisë së Durrësit, meazallah nuk hiqnin dorë! Dhe në fund bënë një që i thoshin Bashkimi i Shënjtë, se dy partitë e mëdha u tha që e kishin fajin, e i ç’krinë. Dhe Pandua se ç’ndënji nja një muaj a një muaj e gjysmë dhe të gjithë shqipëtartë me që qenë të pakënaqur, se qysh duhej të kënaqeshin e dijin vetëm ata, hoqi dorë më të hyrë të dhjetorit. Këtu u bë i gjallë Qazim Aga Koculi dhe u hëngër me llafe me ata të tijtë, që i quajin herë-herë krahu demokrat e dihet që ishin bërë nashti copë-copë e vunë më krye këtë. Po ky nukë j’a harronte Hasan Bej Prishtinës ato dyfeqet e xhephanetë që i kishte porositur te miku i tij e i gjithë Komitetit të Kosovës, ai shkronjëtori italian! Se 924Mënyra

republikane e qeverisjes vërtet rekord më vete në vitet 1920 - ’24, kur në harkun kohor të një mandati në Shqipëri u ndërruan plot 12 qeveri, ndoshta shenjë demokracie nga e cila hoqëm dorë më vonë 925Është

372


HAJREDIN BEJ CAKRANI

ishte po ai që binte nga ana tjatër më Vlorë vjet me gjeminë e tijë, miljonë fishekë për të vrarë vlonjatë! Ai kërkoi me se s’bën që më qeverinë e tij të mos ishte Hasan Beu dhe kështu nga darka e po asaj dite, pasi e ndjeu ç’do ngjaste, hoqi dorë vetë. Këto punë shqipëtarësh vazhdojin dhe andej në Mirëditë digjeshin e këta këtu kriheshin, i thonë ndryshe kësaj! Se nukë hiqeshin sërbtë më një ditë ashtu me shpirt ndër dhëmbë po do bëjin ca sikur nuk e dijin e vardha digj fshatëra e vrit njers! Ca me një copë shprese se mos këthejnë mëndje ata të Mëdhenjtë dhe kish filluar vargani i muhaxhirëve prapë dhe më këto anë. Këta që u mbëluadh’ si punë grupi pro-kosovarë s’i mban vëndi, se hall që sërbtë po digj e shkreto e hall me këta shqipëtartë këtu që s’ishin kadër të ruajin atë copë Shqipërije që mbeti! E jo më të bëjin një luftë të fortë që si ç’i shtrënguan të Mëdhenjtë që u flit sërbëve, ashtu të bëjin dhe me Kosovnë që vritej e pritej qëkurë! Nga të gjithë që po bënte një punë sagllame që ish lufta me mirëditortë, sërbtë e rustë, do s’do, Amet Beu ishte i parë dhe këta të tjertë gjithënjë kështu e bëjnë kur vjen rreziku, ika një çikë unë! Pa kur është mirë e paqë erdha unë përsi dhe hajt t’i ndajmë tok, me ofiqe, me pushtete e të tëra! Po Këshilli i Naltë mbeti, jo vetëm i çuditur nga që hoqi dorë Qazim Aga Koculi, po ish dhe më hall të madh, se ky grup si më me fuqi nashti e kish zënë për fyti. Sebep ishte bërë Hasan Bej Prishtina, që ishte i parë më këtë punë. Ata u shtrënguan se s’kishin nga j’a mbajin, t’ja japin atijë për të bërë qeverinë, po me këto që po ngjasin nukë kish burrë të bëj dot hesap, sa do që e mbajin këmbët Hasan Beun! Ai e formoji me opozitë që i flisin liberalë qeverinë e me pahir pa pyetur tjatër njeri, që të drejtën ishin më luftë dhe e bëri me ministër të brëndëshëm Luigj Gurakuqnë, me atë të jashtëm, peshkopin Nolë e me radhë. Për këtë im vëlla Bektashi u llafos me peshkopnë: Imzot, si do që këjo që po bëhet është me rrezik, ndaj doit etre evitee pour ne pas comprendre!926 Peshkopi ja këthehu se j’a bëhet sot këjo punë, j’a s’bëhet dot më! Se ti e sheh atë fët një bërryl e unjet më qoshe të popullorëvet, pa për kë i punon mëndja edhe ai vetë më fund e merr vesh! Po të vërtetën, që më habit dhe sotë, këtij që ishte si punë grupi prokosovar, shqipëtartë e tjerë nukë para e dojin. Se njëri nxirrte 926Duhet

shmangur të mos kuptohet (frëngj)

373


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

sebepin që ata duke e pasur mëndjen te lufta sahat e minutë, nuk vijin re me kë ils font une alliance.927 Vetëm të ishje kondra sërbëve! Po si të flaktë që ishin ky grup, se ashtu e kishin hallnë nga që ne shqipëtartë e kishim nashti festen mbi sy, dukej sikur n’a bezdisnin. Dhe jo vetëm Amet Beu s’i duaj’ se i shih si rrezik nga që ata mbëledhnë atças mijë vetë, se ishin të lindur për të lëftuar. Po dhe të tjertë si e kanë, qoftë nga an’ e tyrej si kapadainjë qysh e kanë zanatnë, jo vetëm varën turinjtë, po si gjithënjë filluan sherrin! Këto të tëra si i thosh im vëlla Bektashi nga do që t’a dredhësh muhabetnë më të katëmbëdhjet’ anët, shpijen ujë më mulli të Amet Beut, që nga ministër i brënëshmë u vu më krye të ushtërisë! Të vërtetën ai mbajti rrezikun më të madh më luftë me mirëditortë, se ushtëritë me sërbë e rustë hodhnë nja pesëdhjet taborrë dhe e çanë sa herë frontë të ndihurë me l'artillerie et les avions.928 Ata kaqë herë ishin ngjacur drejt vetë Tiranës e që desh Zoti nevej n’a nxuarr nga halli inglistë. Atças u hipnë të tyret dhe vunë sërbtë me një këmbë të firmosin e të heqin ushtërinë atças nga nevej! Hasan Bej Prishtina kur ishte më Stamboll, i flit’ e i tund këmbët929 Sulltanit vetë, sa që jeune turcs i thanë për t’u bërë ministër. Ai s’vajti po j’a nisi kryengritjes që e kish bërë hazër e që Bektash Beu me Mihal Grameno e Baki Bej Gjebrenë muarr’ llafnë e tyrej dhe e ndezën më Toskëri. Ai që ishte atëdhetar i madh, as që bëhej llaf dhe ç’do gjë e bën për Kosovnë që e kish që më luftë Ballkanike plagë, se ish i pasur sa më s’bëhet, deputet në parlamentin e Tyrqisë sa herë e i dëgjohej llafi më gjithë Verinë e Kosovnë! Mbëlidh mijë a dhjetra mijë shpyrt atças për të lëftuar, pa këtu më parlament i duajn njerst si vetja këta, lepe-peqe! Kur bëmë mbëledhjen më Fier me Smail Benë, Luigj Gurakuqnë e të tërë, ata të parisë dhe ata që ishin më krye të çetave të kryengritjes së Toskërisë të gjithë kërkojin, pa u dha dhe një mëndje që t’a çojin atë përfaqësonjës më bisedime me Tyrqinë që ishin hazër me Kryengritjen e Verisë. Po kur u muar vesh se kish rënë sadrazem Sait Pasha me gjithë kabinetë të jeune turcs dhe më vënd të tij ish vënë Qamil Pasha, që i kishte zët jeune turcs e i lëfton ditë e vjetë ata nashti, me që do vijë një komisjonë i hyqymetit të piqet me 927Bëjnë

aleanca (frëngj) dhe aeroplanë (frëngj) 929Shprehje pop. Këtu - i kërkon llogari 928Artileri

374


HAJREDIN BEJ CAKRANI

shqipëtartë, mémorandumi po ishte hazër e i bije që puna jonë mbaroi, u tha. Kush është atje më bisedime që do llafoset, të fusë dhe nevej më defterë dhe kaqë! Këjo dihej e të gjitha këto që kur e kish nisurë kryengritjen e të hollatë e atij ishin ato që u porositnë dyfeqet! Kështu Hasan Beu ishte i parë dhe si do që Isa Beg Boletini me shokë as nuk e shkojin nëpër mënd se dhe kur kishin qënë te Sulltani, kishin qënë si garde du corps.930 Po që mund të ketë tjatër gjë veç Perandorisë Osmanllije, jo! Kështu që dojim-s’dojim dhe sikur të ishim ç’kulurë e të vejim më bisedime, ai ishte që do merrej vesh me të deleguarit osmanë dhe e kishte bërë për këtë kartën, me nja dhjetë a pesëmbëdhjet’ gjëra, që kërkojim të tërë! Kur koha po n’a ikëte dhe vlonjatë e ndezën jo ti po unë, Ismail Beu e dij’ njëqind vjet që ai do flit’ më ëmër t’onë, po u mejtua atças. Dhe nga që e kishte shkuar nëpër mënd kaqë herë se udhë tjatër nuk kishte tha: -Sagllam, ai është atëdhetar i madh, s’bëhet llaf, ai të flasë dhe për nevej të kryengritjes së Toskërisë! Po këtej më tjatër anë lloija e zuri atças, po s’e dha veten! Se me gjithë atë fuqi që kish Hasan Beu, se ne po e po j’a dhamë llafnë e si përfaqësonjës t’onë nashti atë e njih Tyrqia, Perëndia mos j’a çoftë në mëndje, se me një llaf të lëshuar po të mos mirrej vesh do t’i thoshte: -Ik se s’të njoh më, Tyrqisë! Me gjithë ato dhjëtra mijë fuqi që i vejin pas, fuqitë Ballkanike do e shihin si militaire alliee,931kufijtë ja ku i kam, ku është vëndë me shqipëtartë kështu nuk kish Perëndi t’a thotë ç’udhë do mirr’ kjo punë!932 Po këtë radhë shqipëtartë, që janë allasoj e nuk marrin vesh me të mirë, me të hipur më qeveri u tha se: -Jam unë për këtë punë nashti do bëni si do thotë qeveria, se kështu është e shkruar më ligje, po ku pyet shqipëtari?! Ai bën ligje vetë sahat e minutë dhe domosdo j’a 930Truproje

frëngj) ushtarake (frëngj) 932 Në gusht të vitit 1912, Kryengritja e Toskërisë vëndosi për Hasan bej Prishtinën, si përfaqësuesin e vet në bisedimet shqiptaro-turke. Mendohet se ai i kishte të gjitha mundësitë financiare dhe ushtarake, që në mënyrë zyrtare ti hapte luftë Turqisë. Kështu, në prag të Luftës Ballkanike, shqiptarët do të rreshtoheshin kundër Stambollit dhe natyrshëm autori i kryengritjes, do të kish mundësinë e shpalljes së pavarur të shetit shqiptar. Këtë situate të mundshme e hodhi në erë vëndosja e Qamil Pashës kryeministër, i cili ishte kundërshtar i deklaruar i Turqëve të Rinj, së bashku me dafinat e Hasan bej Prishtinës dhe i dhanë mundësi kështu Ismail Qemalit, të vazhdonte të shpallte pavarësinë në atë gjëndjen e pashpresë të Turqisë. 931Aleate

375


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

gjen dhe vjegën! Ata, si shqiptarë që ishin e që duan të gjithë më krye, iknë fare nga Tirana, ca më Durrës e ca më vëndet e tjera dhe Hasan Beu, që i dëgjohej qëkurë llafi më Stamboll kurë këta lozin cingël, i ikën një tufë shqipëtarë e ishin hapur këtij vëndi, sa s’i mbëlidh dot as ushtërija! Dhe vërtet Hasan Beu nukë do mirrej një më një me ta t’u mbush mëndjen, se duhejn tri ymre për t’a bërë këtë, po urdhëroi ushtërinë t’i gjejë ku të jenë e t’i bjerë më punë! Domosdo se kishin prurë zën’ e miletit aty, pa kishin bërë dhe benë, po ku dëgjon shqipëtari nga ai vesh? Kështu nashti s’kish ndonjë dernière chance933për atë punë që e thoshin Kosovë më dhe ai sa mori Qeverinë shqiptarçe e bëri! Po dhe të tjertë j’a bënë shqiptarçe, ne nuk e duam këtë qeveri dhe pikë! Pa po këta vanë përngrehnë miletnë nëpër Kazara e u bë një katrahurë, sa ai se ç’bëri nja katr’ a pesë ditë dhe me që s’mirrej dot me ta, mallkoi veten, ata dhe hoqi dorë! Ka dhe një tjatër sebep heqja dorë më atë kohë, se atças erdhi Amet Beu nga po lëftohej. Dhe si nuk e pa veten më asnjë defter, pruri ushtërinë dhe mund të bënte hatanë. Ndaj këto gjëra shqiptarçe Hasan Beun që kish ardhur aty vetëm për atë gjë që e ka emërin vatanë, si fillim e habintë, përsi e sëkëlldisën! Se ai s’kish nevojë për as një gjë më dynja, kështu e pa të udhës që më mirë është të heqë dorë se kështu e duan shqipëtartë këtë punë, kështu t’a bëjnë, për hair u daltë!

Kryengritja e Dibranëve

Në të vërtetë ata ranë nga shiu më breshër dhe nashti Këshill’ i Naltë ish më hall se s’kish njeri të prishej nga mëndë të mirr më dorë më këtë kohë e të bënte kabinet, pa me këtë mëndjen t’ime them do ishin vrarë me shoshoqnë! Kështu që tha se këjo qeveri të ish si punë kalimtare, s’a ti mbushej mëndja shqipëtarëve kë do çojin. Vunë nga ata që ishin si biçim drejtonjës aty, gjetnë korçarnë Idhome Kosturë që ish një njeri aq i përpjekur s’a s’thuhetë e që ne ahere më Vlorë karta e tij dhe e korçarëve, n’a bëri të llafosemi me vete asokohe. Po dhe ky se ç’bëri nja dhjetë a pesëmbëdhjet’ ditë dhe para se të vinte viti i ri, e dorëzoi! Të gjithë këtë punë e bënë nga vetja a i vuri njeri e zorçme t’a thuaç për shqipëtartë, se jo vetëm që s’u këndon dotë mëndjen, po e bëjnë hatanë atças! Vetëm një gjë 933Shansi

i fundit (frëngj)

376


HAJREDIN BEJ CAKRANI

bënë këta miqtë që s’durojin dotë njeri mbi kokë. Amet Beut j’a dhanë dashur pa dashur gjithë fuqinë e ai si i shihte të gjithë kokoshat majë plehut, kënaqej, po çehre vrarë. T’a shohin mileti e të thonë që i vjen keq për vatanë. Ai nga njëra anë bëri njërën duke i nxjerrë mënjanë fët e fët me këto qeveritë javë për javë, që të mos kishin më gojë të kërkojin përsi të formohin kabinetë! Se do u thoshin që ti e ndrite një herë e më tjatër anë vetë nuk u përzie që të binte më lak të këtyre qeverivet. Po bëri ç’mos të forcojë ushtërinë e shtetnë, se kështu do i duhej më vonë. Po me këtë që ngjau qoftë njëra palë, qoftë tjatra që duaj’ njëra t’a mirr’ e tjatra t’a rrëzojë me pahir gjatë atyre ditëve që ishte më detyrë. Me ata rrotull që e dëgjojin Idhome Kosturnë me kabinetë hodhi një mëndje që Amet Beu të hiqet nga fuqia ushtarake, se ai të bënte hatanë atças! Këto m’i thosh im vëlla Bektashi kur erdhi tërë maras, por jo i lodhurë nga këto gjëra. Se ai gjithënjë kërkon të bëhet më e mira, po këtë radhë ata as patën kohë që t’a hedhnë e t’a bëhin më jetë, se si mejtim qe hazër! U bënë shumë vetë më këtë mëndje, po me t’a marrë vesh Amet Beu erdhi me gjithë ushtëri, rrethosi vëndë e j’u hakërrye Këshillit të Naltë dhe si i ç’katërrojë, i hoqi të tërë. Dhe mori Omer Pashnë, që kur i thoshja të merrej me flamurnë më Fier se do ikja në Vlorë me Smail Benë më thosh: -Nga unë plaku i kërkon këto e nashti n’a u bëkërka djalë! Refik Bej Toptanë, më orthodhokstë Sotir Pecë e atë katoliknë Pistollnë. Se ç’e mbajtën dhe këtë sa shkoi ai vit ndonjë javë a dy dhe nga aty nga mesi jenarit e hoqi fare Omer Pashnë dhe katoliknë dhe bënë kabinetë me Xhaferr Ypin, njeri i diturë dhe që e pështesin aty. Po nashti që ishin bërë mëndje më vete, njëri udhëhiq’ popullortë e gjen pështetje më këta të tjerë, tjatri do bëni kështu si them unë, një mish-mash që s’e merr vesh dotë. Si do që s’dil koha për muhabete të tjera Bektashi u ngre kaqë herë dhe për punët e tjera që nukë i qan hallnë njeri. Se mileti varfër nuk i di e as do që t’i dijë këto që bëjnë vaki këtu, po një udhë e një urë duhen domosdo dhe për të gjitha, pa nuk e harroi dhe atë urën t’onë më Semen. Më Këshill’ të Lartë, që po e këmbejin më keq nga qeveritë, me t’im vëlla Bektashin, me Ali Këlcyrnë, Stavro Vinjanë, Luigj Gurakuqnë, Reuf Ficon e plot të tjerë. Kishin bërë llafe për ata milet të krahut të Dibrës dhe këta deputetë që kishin zgjedhur e i quajn’ të prefektyrës së Drinit, që më 377


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

këtë kohë i përjashtuanë. Këjo e të tjera u bënë më vonë sebepi i një katrahure aqë të madhe, sa u vunë më rrezik të tërë! Amet Beu bëri gjënë më me rrezik që është parë e dëgjuar ndonjëherë, po dhe më të duhurën! Nguli këmbë pas asaj luftës me mirëditortë, që mileti të dorëzojin dyfeqet, se kështu mund të vriteshin Kaza me Kaza! Se nuk shkojin, llafi bie Mat me Mirëditorë dhe kjëo e trashi punën keq! Ca njers me mëndjet tyrej thonë që Hasan Beu i bëri hazër Barjam Currnë me dyfeqet që i muarr a i blenë nga ai shkronjëtori italian nga ana e Shkodrësë dhe Elez Isufnë nga Dibra. Të mbëlidhen si kumandantë fuqie që të lëftohej për të marrë Tiranën dhe t’i heqën Amet Beut fuqinë e ushtërinë që ka më dorë, pa po t’a shtyje më tej del që duaj t’a vrit’! . E gjithë kjo filloi befas dhe Elez Isufë, si u bë tok dhe Mustafa Asimnë934e me Zija Dibrën, ushtarak dhe ky me ëmër me gjithë njers u derdhnë për në Tiranë. Vëtëm Elez Isufë me nja pesëqind shpyrt arriti të hyjë dhe Amet Beu, me që ushtërija ishte gjetkë aty kish nja dyqind shpyrt ushtëri dhe kaqë. Një haber thosh se dibranë nga që janë shumë, do i zënë me Amet Bej e me qeveri e do i djegin, tjatri haber thosh po zunë deputetët, do t’i pushkatojnë, një kanë ikur nga sytë këmbët të tërë, tjatri i muar të gjithë më Elbasan a ku të mundë të shpëtojnë kokën! Lufta kishte filluar, në mos po ishte me sahat dhe këjo n’a duhej, ndaj vajta te im vëlla Sulo Beu, për të ç’koqitur këtë punëqë mua m’u duk si e llahtarisur. Si nuk e pushuan një herë luftën shqipëtartë me njëri-jatrin? -Po mirë, tha Sulo Beu, tërë jetën këtë do kërkojmë nevej sikur është dy vjeç ky, humbi udhnë e do marrim xhandarë! Ai i ka fëmijtë burra dhe po ka vajtur me të tjerë është dhe kur të sheshohen gjërat do vijë! -More e merr vesh ti që njëri thotë ashtu, tjatri kështu, një thotë ka ikur vetëm qeveria, një do zënë deputetët e do i vrasin dhe ne s’dimë ku të vemi, ti më thua llafe! Ti e njeh atë më mirë, po do vinte, do kish ardhur qoftë t’i binte dhe nga Berati. Ku do rrijë nëpër dynja thua ti?! -E kusure, këjo është të luaç nga mëndja, qysh do t’a kërkojmë, se ai është burrë?! Më hipnë të miat dhe i thashë: -Sulo Bej, më luftë të dëftej unë se je i vogël, nuk ka djalë e burrë se vete e s’vjen më! Ti po deshe hajde, unë u nisa! Sulo Beu erdhi me mua dhe si bëmë gati njerst, muartëm udhnë për Tiranë. 934Mustafa

Merlika (Kruja), thirrej ndryshe Mustafa Asimi

378


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Sa vajtmë më Durrës po bëhej nami, njers mizëri me dyfeqe kishin ardhur nga Shijaku si gjithënjë 935 dhe thanë se i kishte mbëledhur Hamid Bej Toptani më çiflig të tijë. -More ku është ky t’a pyes ç’po bën vaki, u thashë, se të vërtetën erë luftë tej e tej. Sulo Beu më pa me inat, më zuri nga dora dhe tha: -Mos u ndjej se këta kushedi për kë n’a marrin dhe si janë bërë këta nuk e bëjnë dy dhe kish të drejtë. -Po ne qysh do bëjmë se ngecëm këtu, i thashë. -Ti je ushtarak që me dyfeqe, se nashti të fshijnë mitrolostë atças njëqind shpyrt njeherësh, n’a i thuaj ti! -Kaqë sa jemi, s’bëhet llaf që do n’a quajin si këta të Hamid Beut që mund të jetë prishur nga mëndë e të derdhetë dhe ky më Tiranë. Na këpusën më ndonjë pusi ndaj them që të vete atje unë me nja dy tri vetë, jo më shumë! -Ç’thua Hajredin Bej, u nisëm tok dhe nashti do veç vetëm, mos e thuaj më! -Sulo Bej, s’ka kohë as për llafe as për gjë, mos e vre fare mëndjen se unë vajta gjashtdhjet’ vjeç nashti! Ti ujdisu këtu më Durrës unë nukë vonohem dhe të gjej vetë kur të këthehem, dhe ika pa e dëgjuar Sulo Benë, që s’ma tha asnjë herë më prapa ç’më kish sharë. Hyjmë më Tiranë me terezi më ca udhë që i kishin ndarë më dysh, qeveria me dibrantë dhe duket o prit urdhër dhe aty të mirr’ nishan për bukuri, o duaj të mirreshinë vesh! Tellalli më tjatër krah e për një çikë me kuajt ku për dore e ku kaluar vajtmë te parlamenti. Po atje s’kishte këmbë njeriu e pastaj vajtmë te konakët e qeverisë. Avllia e mbushur me ca gegë, gjë që n’a dëftoi se brënda kish pakë njers dhe doemos ai që s’i lij’ t’i iknin këto sahate nga duartë, Amet Beu! Këtë gjë m’a thanë dhe gegët ashtu copë-copë nga që isha me xhinde, po dhe më qejf të jem, ata s’i marr vesh! Pashë që përtej se ç’duall një burrë e një zonjë e rëndë me kapelle,936që më habitnë më këtë kohë të ligë të ishin aty dhe s’më gënjeu mëndja! Po i përcillte Amet Beu vetë tek dera tërë temena dhe pas një çike hyra unë, që s’jam mësuarë të pres, po këtu m’u dukë kollajë. Amet Beu u ngrit, më qasi fronë dhe sytë e dalë nga që kish qënë pa gjumë duket, i hapi me habi dhe më tha: -Bej ti këtu, ç’e mirë të pruri, se si ç’e sheh s’të ndih’ dot për ndonjë hall se jamë vetëm e vetë me gjithë këto halle?! -Nuk kam pasur halle ndonjëherë Amet Bej, po ja erdha të të pyes qysh j’a shpini! -Si ç’më sheh Bej, 935Aludohet

për rebelët më 1914 shumë të ngjarë të ketë qënë shkrimtarja amerikane Rose Wilder Lane që ka vizituar Shqipërinë në këtë kohë rreziku dhe në këto ngjarje, të cilat i shpreh dhe në librin e saj “The pieaks of Shala”(Majat e Shalës) 1923 936Ka

379


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

vetëm se jo se kricnë e iknë të tërë, po këtu duhej një njeri dhe kjo më ra për hisè mua dhe më zgjati cingarnë. Po unë nuk e mora dhe ai nuk e ndezi. -Ja dhe yt vëlla Bektash Beu a zoti Bektash, duket që nukë më do e se ç’bëhet me ca që duajn’ të më heqin fuqinë për të lëftuar. Po kë do vënë se të gjithë e kanë ndriturë dhe ndaj më sheh këtu mua të ligun e ata të mirët i hoqa këtej, nga që lëftohej! Ca vajtnë më Elbasan e ca janë hapurë më ç’do anë e janë ndarë si zogjt e korbit! M’u droth mjekërra, sepse se ku e kishja dëgjuar tjatër herë këtë llaf.937 Kështu që më janë poftisurë 938ca nga veriu me Barjam Currnë, ca dibranë me Eles Isufnë e që u janë ngjitur nga prapa Mustafa Merlika me Zija Dibrën me gjithë njers! Duan, që e ke dëgjuar domosdo, të djegin shtetin, pa mua më bëjnë marshallah! Kjo dëften, që shteti nashti je ti, se të tjerët nuk i ke, të paktën ushtërinë e pyeç. -I kam më udhë të pengojnë ata që duajn’ të përmbysnë shtëtin! Vetëm se po mbarojë këjo punë do ti zë dhe do t’i var për gjuhe, do t’i var! -Ke bërë përpara, nuk je më ai i vjermi a i parvjermi, duket të mëson puna vetë. Se do t’i var e thua me gojën plot, si i madh që je, ndaj! -Nuk më thua ti Bej, qysh do bëje ti më vënd’ t’im po të ishe, më tha dhe i shqeu ata sytë pa gjumë. -Vështirë është me ata që flasin gjuhnë tënde vërtet, po që t’i varëç të gjithë si thua, më vështirë do jetë! Por po ke bërë benë për këtë punë dhe qeveria939ty të ka lënë, dëften që ka besim! -Po Bej, për të pyeturë erdhe se s’ma këtheve xhevapnë qëparë? -Po edhe për të pyeturë të vija, s’ka asnjë gjë Amet Bej! Se pyeta për t’im vëlla, se pyëta për ty, se pyeta për shtetnë, s’më duket ndonjë çudi, j’a këtheva. -Mua s’më kërkon njeri, po dhe të kisha nuk do më bëhej dado asnjëherë, këtë e di! -Amet Bej, t’a dua vëllanë t’im nuk është e thënë që t’a vras atë e merr vesh! -E si thua ti Bej, të vritem nashti unë me dibranë se j’u shkrep njërit e i gënjen! Dhe kur të mbarojë e tërë këjo të vijnë ata serbes dhe të thonë, se nuk duhet më Amet Beu! Po pse? Se desh la lëkurnë! Pa unë këtë punë j’a e zgjidh nashti, j’a këtu do vdes! Të të bëj një pyetje Bej, nukë sikletose?! Kur gjyshërit tuajë që ishin oxhaqe më vulë u pleksnë me Stambollnë pas atyre reformave të Tanzimatit, muarrtë ku qenë e ku s’qenë ata shqipëtarë që lëftojin 937Shprehje

e dëgjuar në debatin me Ismail Qemalin, më 1913 - situatë shqetësuese, bezdisëse, kur dikush të ndjek 939Është disi e çuditëshme për gjëndjen kritike, por tepër interesante që biseda zhvillohet plot nota ironie, pasi siç dihet, mungesa e qeverisë e ka sjellë vëndin në këtë situatë 938Këtu

380


HAJREDIN BEJ CAKRANI

për Tyrqi e u që lufta u qe bërë zanat, që te lind e te perëndon! Me Zenel Gjoleknë, me Hodo Nivicnë, me Rrapo Hekalnë e të tërë. Pse s’u dhatë ato liratë e floritë, se ju ishit më rrezik të bijit nga vakti njëherë e mirë! Ata do lëftojin që do lëftojin atje ku ishin, e bënë këtë punë këtu, njëlloj ishte! Ata punë mbaruar dhe ju ikënit mëndje mbëledhur! -Po ja që ai vatani n’a flit’ me atë gjuhnë e tij Amet Bej e do n’a zinte turpja,940po ai m’a preu atças. -Jo këto jo, po t’a them unë Bej! Se nuk u kishit besë, se si i paguat ju e bënte një tjatër, ndaj u futët e u vratë vetë më luftë! Nashti këtë dëgjoje dhe një hërë se ky është llafi im: Nukë ka më prapa Bej, se vdes e këtyre s’ua lë më të bëjnë si ç’e kanë bërë! Po shikoja nga penxherja se si njerst e mijë po këmbejin cingarë a pijin duhan me të tijtë. Dhe qysh merreshin vesh nuk e di, po se s’bën vetëm se ishin të dy paltë shqipëtarë! -Amet Bej, i thashë, s’ma do mëndja t’i bëç të tërë aq kollaj sa thua armik, se trimi me shokë thuhet! Po me këtë ngut e kaqë përpjekur që e ke marrë, edhe sikur të të ndihë Perëndia, do të të kenë zët të tutë e sado të të ndezë, do shuhesh si zjarri më vatër! Tundi kokën: -Bej, t’a thashë një herë, këjo është udha ime dhe u ndava me të e këtu e takova për herë të fundit. Me njerst u unjëm të pimë nga një kafe dhe konaku i qeverisë me kuajtë e gegëve tërë pluhur, me maqinë aty tërë baltë dhe vetë gegët me ato rrobat e tyrej më avlli që e ruajin me besë, m’u ngul më kokë dhe thashë për të kushedi të sajtën herë: -Dëgjove Bektash Bej, dëgjova thuaj! U këthyem, po nuk mund të shkoje dotë nga që rrëmulla po fillonte dhe Sulo Beu që me njers kishin vajtur javashjavash më Kavajë, shqeu sytë kur n’a pa: -Nuk j’u zunë pusi, se edhe këtë donit ju që e gjetët nashti vaktin?! I thashë se nuk kish më njeri më Tiranë fare. -Po kush t’i tha këto, kë poqe, më të tijën Sulo Beu. Kur vajtmë Bektashi po bëhej hazër të nisej dhe ai për tek ne e të lijim nam duke kërkuarë njëri-jatrinë. Po kurë i thashë se ku isha, që as Sulo Beut nuk j’a dëfteva udhës, ai u bë paparunë dhe mirë i iknin lotë nga inati! -Po ç’punë ke ti që vete dhe e pjek atë e di që n’a është bërë exhel dhe s’po e heqim dotë! Se n’a është bërë ferrë nëpër këmbë, n’a është bërë! -Frikë se nuk e hiqni dotë atë ferrë, u’a ka blerë mëndjen të tërëve dhe bën ç’të dojë me ju! Kurë i thashë për ato që fjalosa me të, sa dëgjoi këto im vëlla Bektashi, ra më kolltuk 940Dialogu

vazhdon me ironi, në këtë rast, për fjalët e thëna nga vetë Ahmet Zogolli në Kongresin e Lushnjes

381


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

dhe vuri dorën në ballë. -Po unë dhe në të llafos ty, t’i them se dua si i madh ndonjë mëndje a të më mbaç mënd’ e kokës, se s’kam tjetër juvej kam! Po ti vete dhe më kërkon mua më qeveri e i këthen xhevap atij, ti qofsh dhe që atças s’më flit më me gojë, pa Sulo Beu u ngrit dhe iku kur e ndezi941im vëlla. Si kishin vajturë hallet më prapa si ika unë më Tiranë, se dibrantë ishin shumë dhe e kishin ndarë mëndjen se vdisnin e pa dyfek në mëhallë të sërbit ku ishin, nuk dojën t’i lije gjallë më dynja! Amet Beu i bëri këto gjëra me dorë të botës, etait bel esprit 942 sepse se ç’kish një inglis më Durrës, po dhe ai i vëndosurë fare. Dhe kur e pa që davanë po e humbte futi ingliznë më thes e ai Eles Isufnë dhe kështu e çoi punën ku duaj vetë, te bisedimet! Dhe kur inglizi i kish thënë dibranit, që po të rrëzohi Qeverinë dhe njëqind Qeveri të ngrini, nuk do j’u njohim asnjëherë! Dibrani që e kish më dorë Amet Benë gjer atças, mezi mori llafnë nashti që të falej nga Qeverija, pa Iljas Dibrën e degdisi njëherë e mirë e Mustafa Asimnë e dënoi, si do që kishte ikur. Edhe që kish ardhur me fuqi të madhe e arriti të hyjë gjer më Tiranë kur qeveria nuk kish me se mbrohej veç nja dyqint shpyrt, Eles Isufi erdhi me thes dhe s’iku as me trastë, po i mundur dhe më keq akoma i turpëruar. Pa do ketë thënë ai në sy të Amet Beut e të atij inglizit që e thoshin Eresi, 943 se Amet Beu e mbajti dhe më vonë aty inglizin për këtë që i bëri, jo më gënjyen, jo po unë jam për Qeverinë, pa e vërteta është që me aqë pakë vetë Amet Beu bëri çudinë! Gjithënjë kam ngulur këmbë se për ç’do gjë që bëjmë për vatanë e për të mirnë e tijë, t’a dinë miq e armiq, se pastaj thonë nuk dimë gjë e nuk të njohim! Kam parë lemeri, kur gjithë ajo Perandori Osmanllije u ul nga frika se mos futeshin më Stamboll rustë më Yeshilkoy944dhe firmosi pa teklif që humba! Se iu derdhnë të tërë që hiqeshin si miq e sikur e duaj’, po vetëm një njeri të ketë kaqë fuqi dhe të këthejë mëndje shqiptare, aq më keq dibranë, nuk kish bërë vaki! Ndaj kishin bërë me ne ç’dojin! Më krah tjatër Hamid Beu si ç’ish tërbuarë u derdh me njers dhe pa hyrë më Tiranë u përpoq me fuqitë e xhandërmarisë së qeverisë sa 941Këtu

- filloi grindjen zgjuarsi (frëngj) 943Bëhet fjalë për Harry Ejres, anglezin që negocioi në favor të Ahmet Zogollit, duke e nxjerrë atë nga kjo situatë, jo e vështirë, por e pamundur 944Shën Stefan 942Ishte

382


HAJREDIN BEJ CAKRANI

ikëm ne a nëpër këmbët t’onë, kur po këtheheshim. Se ç’bëri ca luftime, se fuqitë e tij vranë dhe kumandantë Meleq Frashërin, një major a kapiten i zoti që e njohëm që më Lushnje. Fuqitë e tij u thyenë dhe ata që zuri Amet Beu nga të atijë j’a vrau vërtet atças, gjë që rrëfente se puntë ishin pleksur keq më këtë njeri. Hamid Beu iku më arrati, pa të tijtë i nisi me vapor më Itali, gjë që bëri të gjithë të thonë se Toptanajt e kanë shpyrtin aty, më të huaj dhe ata i kanë fryrë në vesh për t’a bërë këtë. Këtë radhë ç’do gjë kish mbaruarë dhe Amet Beu si zot fitonjës se ç’bëri vetë një gjykatore ushtarake dhe zër ata që ngrenë krye e vrit! A i kalbi më burg për lloj e soj gjërash gjer dhe për gra e vajza që kishin zënë me pahir e dhunë e për këtë s’i thosh dotë njeri llaf me gojë! Ishin vërtet larg ato mote që këto gjëra i bënte vetë Qeveri e Vlorës me dorë të kusarëvet që i mbante si ushtëri të sajë e s’i thosh njeri dotë gjë! Ai dënoi nga kjo gjykatore ushtarake të katërt deputetët me vdekje, si do që ajo ishte ngriturë nga ai dhe s’e kishte fuqinë, po më këtë kohë të ligë njeri s’e këthen llafnë dotë dhe ai ndënji ministër i brëndëshëm. Po ai të gjithë i përzuri dhe i vrau më sy të të tërëve me sebepin, llafi bie se Barjam Currë është i qeverisë, njeri e i shtetit, në vënd që të ruajë kufinë nga sërbtë, rrethos dhe zë Shkodrënë. Pa kërkon të bëjë Qeveri më vete dhe atje të gjithë këta njers i dënojin dhe pikë! Puna u shty kështu dhe nga vjeshta e parë a shtatueri që i thotë im vëlla Bektashi dhe ky u ngre dhe u tha, se si e keni zënë po s’u mbëluadh asambleja dhe ky parlament, nga që miletit i plasi buza me ne, të mos jetë më shumë nga dy vjetë e të bëhen zgjedhje përsi!945 E panë me inat, se ata nuk duajn të luajin vëndë, si do që t’a bëjin e si ç’po e bëjin atë punë, po ca me çap e ca me vrap Shqipërija po bëhej si punë shteti! E ashtu qysh ish me shqipëtartë, të huajtë kërkojin t’u hapnin udhë dhe si puna e inglizit të vijin përfaqësonjës nga 945"Z.Bektash

Cakrani: -Mbas Statutit të Lushnjes nuk mund të shpërndanin as Senatin, pse Kongresi i Lushnjes kishte formuar një Senat, i cili do të rrinte në fuqi deri sa të caktoheshin kufijtë, por prej se populli ishte i pakënaqun për të, erdhi ky Parlament. Si po shohim dhe sot ka pakënaqësi të madhe e për këtë arsye jam i mëndjes, që vazhdimi i këtij Parlamenti të jetë për dy vjet, e mbas kësaj kohe, në është se deri atë atëhere nuk bëhet Asambleja, të bëhen zgjedhje të reja në Parlament". (Mbledhja e 46, më 25 shtatuer 1922, Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Legjislatura e parë: vazhdim i sezonit I, Stina e dytë, fq. 216)

383


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Mbretëritë a shtetet e tyrej, si punë ambassadeur diplomatique. 946 Ndaj them po vijim erë shteti dhe nevej. Kish ardhur radha që të mësojim të ikënim me këmbët t’onë me gjithë këto që bëjnë vaki, po ky lloj shteti nuk kish aq të holla që të fillonte së mbari të bënte një punë. Ndaj sahat e minut’ kur binte llafi për parà, të gjithë thoshin a thua se për këtë u futmë aty: -Të n’a japë Lidhja e Kombeve! Që s’i kishin fare trutë më vënd këta, as që bëhej llaf se ajo nuk ishte që mbëlidh’ parà e vardha jepu këtyre që janë fukarenj! Se të vërtetën më këto punë ne ishim fukarenj dhe nga mëndja! Këto t’im vëllai Bektashit i rrënqethin mishtë, se ishim ngrënë njëherë për këtë me plakun në Vlorë e Qeverinë e tijë. Si do që ahere u bë ashiqare po dhe nashti s’luante ndonjë farë gjëri! Vetëm se duke qënë këta më Helveti a Svicërë ishin po ata që kishin lëftuar sa ne, në mos më shumë për sinuartë t’onë që desh n’a i muartën vjet, pa nashti do vrisnin mëndjen ata vetë si e qysh të n’a i gjejin ato parà! Pa nevej vetëm dijim që n’a duhen ato të shkreta dhe pikë! Vetë ne si shtet e qeveri kishim aqë parà, thosh Bektashi, nja pesëmbëdhjet a njëzet miljon franga ar. Pa kur e qysh, duhet të n’a ndihën për të bërë një si punë, banque nationale,947pa këtë herë les conditions que nous avons decide. 948 Që t’i kishim gjysmit e kapitaleve nevej e gjysmit të tjerë, mbretëri a shtete, që nukë kishin në mënd si ca që të parën gjë e n’a vënë syrin! Se pas Luftës së Madhe të Mbretërive, që u mbëluadh’ gjithë ajo farë paraje, nja njëqint milion franga po e po e jo të bëhej paraja pej letre si gjithë dynjaja, po kur s’ke kokë, do kesh këmbë i thonë kësaj! Se mëndja të lë fukara më këtë dynja e nashti me shkop më dorë e trastë më krah do kërkojim a lipim, për mua njëlloj është! Mirë që duhet të n’a i gjejin paratë, po dhe të n’a dilnin me këto des garanties financieres949vetë ata të Lidhjes, se nevej nuk duajm’ të n’a ngasin vatanë, nuk duajm’ të n’a kërkoç hesap ç’i bëre paratë, nuk duajm’ të japim ndonjë gjë shtetit, po të mbëshehim si më kohë të hyqymetit!950 Se nga do dalin tërë këto para, një Zot e dinte! Ata t’i gjejin e të i n’a bjenë këtu, pa nevej kemi punë se do rrihemi a vritemi fare më parlamentë! Dhe kështu ata nukë e bënë këtë të mirë 946Ambasadorët

diplomatikë (frëngj) kombëtare (frëngj) 948Kushte që kemi vëndosur (frëngj) 949Garanci financiare (frëngj) 950Këtu - administrata turke 947Bankë

384


HAJREDIN BEJ CAKRANI

për ne e t’a hedhin më lumë, se mbaso mund ti kishim marrë këmbët vetë! Si do të prapë që jemi me veten t’onë, ata vetëm prunë një njeri të tyrejn, një nga Hungaria më duket951që n’a bën hesapet tona e ha dhe ai si ne bukën kotë! Po dhe ai tek rri e bëri një punë të paqme tjatrin vit. Si n’a pa ashtu drangull fare 952 të parën gjë u habit, këta janë si ata ahere kur u zëbulua Amerika a më ato vëndetë e Afrikës me fise që u thoshnë zulù e që kur vejin këta të Evropit u këmbejin mallnë të tyre që s’gjëndej me pasqyra e ca xhingërrime. 953 Duke parë nevej që këmbejim mall më mall e gjëra, tha se mirë do qe të kishim një si punë banke, me koncesion domosdo, kapitali jo nga një po shumë Mbretëri! Të bëhej që të nxirr’ e mbëlidh’ paranë, të jepte kredi e de faire des investissements,954njëherësh të tëra. Më gusht e më vjeshtën e parë a shtatornë, Lidhja e Kombeve bëri për nevej edhe nja dy projets financiers955që do e bëjin atë si punë banke t’onë si ca vënde lart mbi Afrikë, me Maroknë e Tunis, po më të gjitha këto punë ishte brënda llafi konçesion, pesëdhjet, njëzet e pesë vjetë e me radhë, gjë që e bënte t’im vëlla Bektashin të turfullonte sahat e minutë! -Po mirë xhanëm, dhjetë a njëmbëdhjet vjetë nukë u bënë dot njers këta dhe të marrin vesh se nuk mbahet shtëpia me miell hua! Nukë u bë dot një mëndje dhe atë kapital që kanë t’a kullandrisën, 956 po kaq dorë shpuar dhe të babëziturë, se puna këtu matet më veprë! -Bektash Bej e ke ti atë mëndje, i thosha, pa ata i bjenë shkurt nga pazari vjetër! Kurë nukë e bënë dotë ata të Lidhjes së Kombeve, qënka punë shumë e zorçme dhe këta vardha këtej vidh! Po dhe shqipëtartë nukë janë nikoqirë dhe nuk kullandrisën dotë asnjë gjë! Shiko korçartë, përmetartë, jo gjirokastritë, se do më viresh kondra, ndaj i dua korçartë se më ç’do vënd që vejin e bëhin ujët djathë! Të tërë si vëllazëri nukë kemi vuar as më një anë për para a tjatër gjë. Se jemi përpjekur vetë si bisht’ i gjarpërit që i thonë, me njers që i 951Në

fakt ai është eksperti holandez që quhej Hunger - bosh 953Këtu - zbukurime. Si shtet i ri na mungojnë, jo vetëm eksperiencat perëndimore, por edhe ato financiare të brendëshme, gjë që e bënte të pamundur matjen e ecurisë e zhvillimit ekonomik, nëse kishte statistikë të asaj kohe 954Për të bërë investime (frëngj) 955Projekte financiarë (frëngj) 956Këtu - ta menaxhojnë 952Këtu

385


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

kishim vënë më krye të punëve, po kaqë hërë jemi habitur! Sidomos Bektashi që ikte kaqë herë Stambollit e nashti Evropit. Sa herë piqeshim me shqipëtarë, kështu ishin njers të mirë e atdhetarë të mëdhenj, o të mbyllënin derën atças se ashtu kishin një punë, o të gënjejin e s’vijin më vënd që do piqeshim! Si do që mbaheshin me të madhe të gjitha këto, domosdo jo të tërë i bëjin, jo se s’ishin njers të mirë po se nuk kishin parà dhe ato të uruara duajnë punë që të dalnë! Nevej nga kjo anë nukë n’a ka vrarë këpuca qindra vjetë dhe vejim me xhep plotë. Pa javash-javash e muartën vesh këtë gjë e kush e kush të n’a qafosë a të n’a bëjë mik e këtej më krah tjatër faturat u rrëzojin sirtartë më shtëpitë e tyrej. Këtej shihje plotë të rinj që kishin ardhur për të mësuarë, nëpër Vjenë se Nemsen e dojin, më Paris, se te francestë ishte lux të mësoje me atë farë kulture, pa kish dhe te gjermëntë e me që ishte më afër, Italia ishte plotë!

Konçesionet e vajgurit

Po një ditë më erdhën Bekashi me Sulo Benë e Sabrinë dhe u thashë: -Ç’ka ngjarë, se s’u del koha, jo më të rrimë tok po as të shihemi?! Po im vëlla Bektashi më tha se duhet të vejim tok më Tiranë e duhet të fjaloseshim atje për një punë dhe duheshim të ishim të tërë. Sulua me Sabri Benë nuk folnë fare! Sulua që nuk mbahetë, pa Sabriu i ka llafetë me parà! -Hair ishallah, thashë, po ç’është këjo që duhemi nevej të tërë, kaqë punë u prishim atyrej sa duajn’ të n’a shuajnë njëhërësh? Se që të të thërresin atje ti e di më mirë xhanëm dhe u bëra i çuditurë! Sulo Beu po vir buzën më gas, po dukej që e mban’ të qeshurën, pa Sabriu as e vrau mëndjen fare! Vetëm po dëgjonte ç’kish bërë vaki e ne ç’hynim në punë! -Zili t’a kam mëndjen që ke Hajredin Bej, tha im vëlla si pesëmbëdhjet’ vjeç, tek rënça, mos u vrafsha e ke punënë tënde! -Po ti që lloise kaqë shumë dhe u trete nashti poshtë e përpjetë, nuk më thua qysh e ke punënë tënde? Jo tënden po dhe t’onën e të tjerëve, ndaj të kemi atje ku je! Se unë nukë shoh gjë të madhe të bëni, ç’bën njeriu vetë dhe koha që i rrij’ mbi kokë bërë qoftë, j’a këtheva. E dij’ që me mua i zë sharra më gozhdë dhe j’a them pa teklif, pa këta vëllezërit e tjerë s’ja ngasin fare muhabetnë e kërcasën e ikin kur e ndes ai! -Këjo nukë është për të qeshur më duket Hajredin Bej, ndaj dhe unë nuk e dij sagllam, po atje do ti ç’koqitim si e qysh, tha ai. -Po mua ç’më doni, mua më shkumon kolla dhe në behar! Llafosuni vetë atje e më thoni! Mbaso nukë jemi kaq të mëdhenj që të n’a duaj’ shteti atje se 386


HAJREDIN BEJ CAKRANI

s’bëkërka dotë pa nevej, foli më në fund im vëlla Sabriu. -Sabri Bej, për atë kollë të kemi lënë ca e ca herë përjashta punëve të vatanit! Se ti e di mirë që jo se s’i bëje dotë, po si më i vjetëri, më i lloisuri e më i shtruari do të bëje një punë më të madhe, sa s’ta kishte priturë mëndja?! -Do n’a rrisje çilimiqtë, po të vriteshim nëpër luftëra e merr vesh, i tha im vëlla Bektashi. Dhe vërtet nukë e kishja vënë mëndjen më lloi, se po të vriteshim ndonjë herë ç’do të bëhej me të prasmit? Po për një gjë ishim mëndje mbëledhurë, që si vëllezëri ne lijim kokën për njëri-jatrin, qysh i thonë. -Sulo Bej, ti qysh thua, se ti je hazër për gjëra të vogla që s’ta pret mëndja, pa kur të thua për kësi punë domosdo dhe s’bëhet llaf! S’bëhet llaf vërtet Bektash Bej, po nuk duroj dotë ndonjë cep syri tëndë tërë inat për ndonjë llaf të lëshuarë pa teklif, po dhe qysh e mejtojmë atë llaf. Se ne, të vërtetën, nuk n’a ka hequrë për hunde njeri qindra vjetë! Dhe ti nashti me këto punë që ke mos n’a quaj’ edhe nevej që duajm’ të kërkojmë leje dhe kur të flasim? Këtë jo, nukë e bëj dotë dhe pikë, j’a preu Sulo Beu. -Po mirë mua më latë këtë që kur ne n’a digjej mjekrra më Lushnje dhe Aqif Pasha po thosh që n’a duhen njers të zot e t’a duan me shpyrt vatanë, jo si këta më Durrës, ky i thosh, nuk ka më nga ata Aqif Pashë, mbaruanë! Të n’a i thotë ashtu copë gjërat më tavolinë? -Ata si punë burra më Durrës m’a kishin prurë shpyrtin majë hundës, Bektash Bej! Nashti më thuaj, ç’nxuarrët më dritë juvej që i mbështillni llafet atje më parlament me lëvozhgë të gënjeshtërt, apo ca të vdekur më shumë më faturë, se jemi dhe gjithë këta nevej?! Ndaj burri që është burrë e thotë llafnë qysh e mejton e atij llafi i del zot ama! Kur të ka prishurë punë llafi im, se e di që e hedh për Amet Benë po unë nukë i bëj temena njeriu më dynja e jo atij që s’është as sa fëmija im! Ndaj i vë veshnë ti këtyre se i thashë dy llafe, s’do të thotë se i bëra temena pa ai si e ka mëndjen e tij më luftë, i paftë hairin! Unë Bektash Bej të dua sa s’thuhet, se je me zjarrë e i përpjekur sa s’bëhet, pa je dhe i drejtë dhe t’a mbaç vëth në vesh: -Të drejtit mbaso nuk i duket puna nashti për nashti, po nuk humbet sa të jetë dynjaja! Dhe kur të mos jetë më ai llafi do t’i dalë një ditë, ndaj unë përpiqem të jemi punë mbaruar nashti që halli të zë për gryke! Se më atë ditë të kiametit ahere, aha u mor Moreja957i thonë kësaj, pa unë 957Morèja

- Greqia (turq). Shprehje pop. Këtu - tepër vonë

387


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

do vij’ do-s’do ti! Im vëlla m’a merr kalanë nga brënda me një të vënë buzën më gas dhe unë me Sulo Benë, nuk n’a mbeti më gjë më dorë dhe u nismë të vemi tok me të më Tiranë. Si do që nuk ishte kaqë qejf atje mes rrëmullës, po nga që s’dijim gjë për çfarë bëhej llaf tërë udhësë n’a hëngri lloia!958 Më një zyrë n’a priti peshkopi Nolë i qeshur e tërë shaka, po n’a molloisi një gjë që n’a çuditi e që nuk e kishim dëgjuarë të bënte vaki këtu te nevej! Po dhe ishte punë me axhalè të madhe dhe n’a duaj mëndjenë t’onë ndaj u fjalosmë gjatë, sa dhe kafetë n’a i prunë dy a tri herë më zyrë, tjatër çudi këjo! Më kaza t’onë andej nga ana e Ballshit, më çifligjet t’onë në Marinzë, se n’a kishin thënë një çikë nevej dhe bujqtë e ata pakë njers që ishin andej, pa dhe më atë të Beratit, kishin parë dhenë e kishin thënë që andej mund’ të dalë ai që i thonë vajt’ e gurit. Për këtë e kishin bërë copë-copë inglistë Perandorinë Osmanllije qëkurë, thellë më Lindje. Po dhe më orët e fundit të saj ca me hir, ca me pahir, ca me para e ca me të shtrënguarë dhe atyrej që nuk j’a ha qëni shkopnë më dynja për këtë punë, inglistë e huadh që e huadh më dorë vajt’ e gurit andej nga Persia!959 -Muhabeti është bërë se po këta inglisë që i quajin inglispersjantë tok,960t’a shohnë mirë dhe t’a nxjerrnë vajt’ e gurit, se nevej s’kemi ku e përdorim, ne mallnë, ata paratë! Se me këtë fukarallëk s’ja dalim dotë e po të marrë udhë do kemi ndonjë gjë mënjanë. Pa edhe sherret mbaso pushojnë, pa me parinë e Beratit u llafosa! -Uratë, mëndje më të mirë zor se gjëndet, po nevej si mund të të ndihëm më këtë punë, që të vërtetën gëzohemi sa s’dëftehet që Kazaja e çifligjet t’onë të bëhet sebep e të n’a bëjë zengjinë?! Ne bëhemi mal po dhe të mbëledhim paratë e këtej këtë punë nuk e njohmë fare! Pa kur bëhet llaf për vatanë n’a ke me të që kur leu dielli! -Zotrote mirë u fjalose, po ne nuk do vëmë gjë se nuk kemi, ja zoti Bektash e di se j’a ç’koqita dhe hodhi sytë nga ai. Vetëm nevej dhenë e ata t’a ç’frytëzojnë, se dhjetë, pësëdhjet’ a njëzët’ vjetë, s’këmi lënë llaf si e qysh! Ndaj kërkojë mëndjen tuaj! -De donner la concession?961-j’a këtheva atças unë i habiturë. Uratë, ti vjen nga Amerika dhe atje ti i di gjërat më mirë se si e qysh bëhet 958Këtu

- paramendimi - Iran sot 960Duhet të jetë Anglo-Persian Oil i famshëm, sot BP 961Për të dhënë me konçesion? (frëngj) 959Irak

388


HAJREDIN BEJ CAKRANI

puna me kapitale. Që dynjaja po bën përpara e ka vajturë atje ku është sotë nga këjo tufë me njers si biçim tregëtarë e të tërë këta si punë classe bourgeoise962e bënë përpara! Si do që këjo punë duket si me leverdi, unë për vete kam frikë nga ky llaf! Bektashi hyri në mes duke më mbushurë mëndjen. -Inglistë e kanë filluarë të partë më dynja këtë punë dhe janë atje ku janë! Pa dinë të bëjnë dhe muhabete e të mbajnë llafnë,963se s’kanë vetëm këtu te nevej kapitale dhe nuk duanj’ t’i hedhën ato më lumë! -Kurë lëftojim thellë me grekër më kohë të plakut, më male të Tepelenës a më poshtë, poqëm një tufë të vogël me njers që për një çikë desh i vramë! Kur u qasnë, burrë e grua me tri a katër çilimiqër, kishin kaqë ditë që bëhin udhë gjer aty. Thashë tri a katër, se e jëma ishte prishur nga mëndë 964 dhe nuk dihet qëkurë kishte që qan’ mbyturazi pa pushim, ç’kul floktë e shtrëngon një kërthi të vdekur që nuk j’a hiqje dotë nga duartë! Vijin që nga fshatërat e Çamërisë nën Sarëndë dhe kishin kushedi që kur kishën pa ngrënë. Kishin pjekur udhës një prapavijë të grekërve dhe guzhinjeri i tyrej kish dashur t’u japë një copë bukë, po ata s’e kishin marrë! Kur i pyetmë, si do që njëri ngul këmbë që mirë bënë, sikur të ketë qënë e helmuar, do vdisnin të tërë, pa ne më anë tjatër: -Po një copë bukë ish të shkretnë, t’a kishit marrë, se shiko ç’u gjeti! Po ai me sytë unjur tha: Andej nga ne i thonë një llafi a e këndojnë, se peshqeshit mos j’u gëzo, se do t’a paguaç dhiplló!965 Kështu që unë nukë besoj dotë se e kemi paguarë dhe tjatër herë! Po Sulo Beu që i hyjmë më sinuar, kërceu përpjetë! -Ç’na dëften Hajredin Bej! Po do të luajmë a do bëjmë përpara se gjithë dynjaja kështu ikin! Po do të rrimë aty ku jemi, hajt’ të mbëledhim njerst, t’i ç’pallm luftë qeverisë! Një t’a ndezur si shqipëtartë bëjnë gjithënjë dhe jo inglis nuk qaset, po edhe shejtani vetë do pyesë njëqind herë! Edhe paratë i fusim po të duhet, se është gjë e re më mirë akoma e jemi të partë. Po nuk është qysh e thua zotrote, se vështrohet vakti,966pa dhe fitimi e po duallmë të fituarë të tëra palët, ç’të keqe ka, nevej, vëndi ynë e të tërë mileti! Peshkopit i erdh’ atças të vij buzën më gas e po atças e mblodhi veten se e filloi si me llogo urata, 962Këtu

- klasa e mesme, borgjezia fjalë për seriozitetin e marrveshjeve të britanikëve 964Këtu - çmendur 965Dhiplló - dopjo (greq), këtu - dyfish 966Këtu - është fillimi i një dukurie të re, që kish sjellë zhvillim në Botë 963Bëhet

389


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

po i dolli më vështirë se ç’i dukej! -Ndaj u kamë thirrurë se jo vetëm që jeni atdhetarë breza të tërë, po dhe si zotër më ato anë! Pa jeni dhe më anë të Qeverisë e përparimit dhe t’a pleqërojmë si është më e mira, si e thashë, se unë, po dhe qeveria e pamë të udhës që ka leverdi e dalin paratë tek rrimë. Pa ajo tjatra, sherri mos o Zot, aq sebep n’a gjejnë e n’a fshijnë! Jo vetëm këtë punë që të forcojmë një çikë shtetnë, po dhe n’a lënë më baltë më ç’do gjë më Lidhje të Kombeve që mezi e vumë në vijë! -Për këtë të heqim festen zoti peshkop a imzot qysh e do, se ato që bëre e të ndihu Perëndia a ai një çikë fat i vëndit t’onë e atë që nuk e bëjin dotë të tjertë, u’a mbylle gojnë shumëve nga këta që n’a kanë prurë shpyrtin majë hundës qindra vjetë! Po peshkopi Nolë j’a preu llafnë: -Që të veja atje me gjithë rraso e t’u zijim gojnë grekërve, apo jo dhe qeshi duke parë nga Bektashi, se im vëlla Sulo Beu nxorri lotë nga gazi. Pa j’a kthehu xhevapnë: -Jo mor dhe kështu mirë je birinxhi, po mua nukë më qeshej! -Uratë qofsh i nderuar, këto gjëra që n’a the në fillim i dijmë, këto të prasmet n’a trubullojnë se këto gjëra n’a kanë katandisur kaqë sa jemi nga që s’ishim të zotë! Se zotrote mbaso drekoje me ata të Vatrës më ndonjë hije, kur nevej haeshim e u bëmë dhunë, sa u vramë për këto gjëra! Pa më këtë punë një të këpusin ata, se nukë bëre qysh të thashë, jo po shkele këtë pikë, llafi bie ont l'obligation en tant que sanction, 967 që në lumë e këtej kapëton më hesap t’onë! Dhe këjo do të thotë të kesh luftë jo senè më senè, po muaj për muaj, i thashë tërë merak. -Këjo është një punë, sa me axhalè, aqë dhe me leverdi që mund të përdoret për vënd’ t’onë imzot dhe unë mejtoj, si shtet e si qeveri të bëhen të tëra bisedimet për inglistë domosdo! Se ata janë të zotë më këtë punë, po dhe i kanë duartë larg nevej! Të mejtojmë të keqen, pa meraku i t’im vëllezërve është të mos n’a i hedhi njeri, si do që jemi të këputur a të n’a hanë drekët dynjaja qysh i thonë e mbylli më në fund im vëlla Bektashi. Se inglistë recevoir une concession, njëqind vjetë një vilajet të tërë!968 Bektashi u poq sa herë me peshkopin Nolë dhe ai i kish thënë se inglistë do e bëjin këtë punë domosdo! Vetëm në u’a mbëledhtë ajo puna e Persisë që ishte ca largë, po që kishte gjith’ atë farë vaj guri e 967Kemi

një detyrim si dënim (frëngj) Ndoshta bëhet fjalë për marrjen me konçesion të Hong Kong-ut nga ana e Mbretërisë së Britanike 968

390


HAJREDIN BEJ CAKRANI

mos i prishin pazarnë. 969 Si do që inglistë kishin bërë gjysmën e dynjasë të tyrejn, si punë kolloni, pa dhe më Lidhje të Kombeve ishin me rëndësi e me atë që pamë e që bënë me nevej, ishin thuaj zot! Sa e kishim kujtuar dhe kur ishim më Tiranë me t’im vëlla, si gjithënjë poqëm Ali Be Klisurnë, që e kishte kokënë tym dhe u unjëm për një kafe më atë pikë ftome. Atë e kish qëkur mik e s’virej më siklet fare im vëlla me një të parlamentit nashti. Kështu, kur ai n’a dëfteu ç’gjiste më konak të Sait Be Toptanit, pa unë i thashë Bektashit se paske lerë me këmishë, që shpëtove! -Si gjithënjë ti e di, kush mëngon e kush është,970pastaj pse s’ma dhe llafnë mua, po j’a dhe atijë! Kurë ngehet Reuf Ficua dhe thotë që parlamenti duhet të mbajë nja pësë minuta zi se ka vdekur President’ i Amerikës! Se nuk ish do si do, po ai që e ka mbrojtur vëndin t’onë më Paris e shërbim më të madh nuk i ka bërë njeri kombit, ne vetë jo e jo s’do e bëjim dotë! Pa dhe t’i dërgohet një telegram ngushëllimi, si i thonë, familjes së të ndjerit. Si fillojë mbëledhja prapë ngrihet Jashar Ebari 971 dhe thotë, se po ka folur e mbrojtur nevej Willsonë, ka vdekur dhe Yljanofë, që do flit’ mbaso më shumë se ai, se do flit për Shqipëri të Madhe! Ndaj pesë minuta dhe atijë! Ca e ca u habitnë, ç’të them dhe unë, ti i di e i njeh, kush është ky që n’a paska ndihurë e nevej e se kemi dëgjuar, ç’bëhet kështu, të tjerë po shqyen gazit. Pa u ngre libohoviti Avni Rustemë dhe tha se mund t’ju vijë për të qeshur kur dëgjoni emërin e tijë, se përfaqësoni kombin këtu! Unë nukë e them se e dua vënd’ t’onë bolshevizmë, po dua që të respektohet ai emër për njerzillëk! Se ai ishte i pari që e zëbuloi traktatin e 915 që ishte për copëtim të Shqipërisë! Edhe që nuk pranoni dihet, po e kemi detyrë ama nja pesë minuta zie për të! Qerem Beu nukë e la të bjerë më shesh dhe i tha: -Po ore, po për shpyrtrat e atyre mijëve, a kush e di se save që i ka therurë vetë ai! S’mu durua, u ngreva dhe unë e u thashë se, po do nisim të bëjmë nga pesë minuta për të huajtë, të mbajmë zi dhe nja pesë minuta për këta që kanë derdhurë gjaknë për ne! Për Vanë Kosturë e t’i dërgojmë telegram! E kështu që sotë tha, dita na shkojë nëpër vakira.

969Këtu

- ngrihet çmimi për pjesmarrje, i bërë në parlament 971Duhet të jetë Jashar Erebara 970Apeli

391


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Pa unë për vete po mejtoja ata fiset më Afrikë. Lakuriq nga vapa e veshur me ca fletë, më darke rrinë anës zjarrit që kërcejnë para buke e pas buke, t’a tresin duket. Kur i vete një terxhuman te veshi atij më të madhit dhe i thotë se nga këta që kanë ardhurë, të Evropit dihet, ky e ai kanë zënë në gojë fisinë tuaj! Pritej buka atças me urdhër dhe fillojnë të kërcejnë nga e para për këta, vërdallë zjarrit! Kështu dhe nevej, po së prapthi këtë gjë po bëjim, se Yljanofi si i mori rustë i nxorri nga lufta dhe e bëri këtë gjë për punën e tijë. Se sebepi ishte që më Luftën e Madhe të Mbretërive ajo kartë i paskej prishur punë atijë, pa donte ai Shqipëri të madhe a jo, as që e dinte ku binte! A, mos j’a kish thënë fare Dervish Beu këtë! Unë i kam parë me sy kur u mund Tyrqia më Yeshilkoy,972e ku rustë, si fituan u thanë të gjithë orthodhokësve t’a ç’kyejnë s’a të mundë, Perandorinë Osmanllije! Dhe kurë dihetë që Ballkanë e Shqipëri e ka zaptuarë ajo e aty s’kish asnjë pëllëmbë Tyrqi! Ndaj rus ishte dhe ky dhe Rusinë e nxorri andej se nukë duajn’ t’a shohnë ç’bën, sa vrit e sa prit më ditë! Pa s’e zuri gjumi atë për nevej, këto llogje s’i ha më njeri me dy para mënd në kokë!

Vendosen kufijtë e Jugës

Të vinte keq për mëndjen e shqiptarëvet se qysh e zëbuluan befas atças Ameriknë dhe nashti po n’a habisin, se e bënë hasha dhe atë që kanë bërë për Mbretëritë, që nga mëndjet, punët që kanë bërë a nevej fare! Këta nashti me atë që quajn’ mëndje e të vetëmen gjë dinë të bëhin katrahurë, se hallet u huadh’ prapa krahëve e s’jua kemi më as për bereqavers njeriu! Po si erdhi gjer këtu këjo punë e të tjerëve për nevej, pa vetëm hallnë kishim ne, zgjidhjen do n’a e bëjin ata! Që më Lushnje kur erdh’ vlonjatë n’a llafosnë që Imer Agai i pari e të tërë, por që muartëm vesh dhe më vonë për një të dërguar të presidentit Willsonë. Se Amerika me që hyri vonë më luftë nukë i njohu ato kartërat që kanë bërë para a gjatë luftës, Mbretëritë! Ndaj duhet vajtur e duhet t’a shohnë në vënd se qysh është puna, me kë janë këta njers, kanë të drejtë a jo, ç’do themi për ta?

972Yeshilkoy,

ndryshe emri bizantin Shën Stefan, siç është theksuar vend në Stamboll ku u mbajt traktati, që Rusia, pas luftës ruso-osmane, si fitimtare i mori Turqisë 80% të territoreve të saj në Ballkan në favor të shteteve sllave atje

392


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Kështu vetë presidenti Willsonë me gjithë të deleguartë e Amerikës më Paris për këtë punë, kish ngarkuar konsullin e tijë që e kish andej lart nga Torinua e Italisë, më duket nga këto llafet që i dërgojin katoliktë t’onë që këtej për rreziknë e ri. Nga që sërbtë bënë shtetin e tyrej që nashti e quajën Jugo Sllavi e si s’u ngop me Kosovnë, kërkon’ gjithë Verinë t’onë. Kështu që konsulli ish marrë vesh dhe me Vatikanë e u sos më Vlorë. Gjënë më të fortë që kish ky i deleguar, kish mandatnë që kish nga Conference de Paix më Paris. Po ajo që habiti më shumë dynjanë ishte se me gjithë që ishin të dy fitonjës, nuk e përfilli gjeneralnë Pjaçentinë më Vlorë! Ai vajti më parinë e qytetit më shtëpi të Ali Aga Asllanë, atij shkronjëtorit që n’a bëri ato vjershat e këngët më vonë më Luftën e Vlorës. Haveni, e quajin, u çudit fare kur këta u mbëluadh’ tek ai dhe më gjuhë të inglizit, pa italishten dijin dhe çilimiqtë, i ç’koqitnë aqë gjëra për nevej, po dhe Ameriknë vetë, sa ai s’i kish dëgjuar ndonjëherë! Pa po vunë dhe një delegation de femmes,973me gratë e kënduara e të ditura të tyrej tek ai, që j’a bënë të qartë se do lëftojin po të vinte sahati tok me burrat për Vlorën! Dhe kështu i deleguari i Willsonë, sikur u bind! Nga Vlora ai u sos më Tepelenë, pa vlonjatë duket e kishin ujdisurë e ishin marrë vesh për këtë punë qëkurë ai ish më Vlorë. Si e qysh nuk e di, po sa vajti ai atje plasi një rrëmullë e një popull që kishin dalë për të, sa që ushtërija italiane nukë i nbante dotë! Amerikani u habit për së dyti kurë pa aqë flamurë të tijtë në milet që ishin mbëledhurë, sa s’i gjen më vënd’ të tijë! Pa se ku i gjenë tepelenas këto, habitem dhe sotë! Më Gjirokastrë e pritnë si jo më mirë, me kryetarë bashkie e me të tërë që vijin e piqeshin me të. Me ca që kishin qënë më Amerikë e që edhe peshqeshet j’a bëjin të shkrojtura më gjuhë të tijë. Kur fët erdhi dhe një tufë njers e kërkoi të piqej me të dhe i tha se Gjirokastra është greke dhe mezi po presim të bëhemi tok me Athinë nashti! S’a i përcuallnë më të dalë, përjashta ishin mbëledhur mileti mizëri dhe u vërsulnë mbi këta njers sa desh i vranë më sy të tijë! Gjë që i dëftoi konsullit sagllam se sa duhenë shqipëtarë e grekër kur bëhet llaf për vatanë! Ç’e ngjac, më Korçë, si do që dhespoti Jakovë i përngrehu ca orthodhoksë, atijë i thanë me misionarin që bujti, me kumandantë të francesëve e të tërë që këtu ka vëtëm shqipëtarë! Më Kolonjë po ashtu, Durrës, Tiranë, 973Delegacion

i grave (frëngj)

393


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Shkodërë, më Breg të Detit, nga Vunoi e ku nuk brodhi, kështu që ai j’a bëri hazër raportë Willsonë më tavolinë. Pa këto u’a dëftente këtyrej Tefik Mborja që nukë j’u nda amerikanit një çap! Këjo bëri që dhe të deleguartë e tjerë si ndonjë vit më vonë kishin vënë një italian më krye, një gjeneral, ja kështu vërsnik me mua duhet të jetë, thosh im vëlla Bektashi, Telinë e quajin më duket. Për këtë punë pas atyrej që qeveria më Tiranë e Senati, me Sulejman Benë, Bektash Benë e të tjertë, pasi u bë dhe Lufta e Vlorës, i kërkuanë Italisë që se porter caution974sinuartë me Greqinë. T’i vënë ato e të mos e lënë të n’a ndajnë drekët! Im vëlla Bektashi e kishte pjekur vetë para se të vejin më Korçë dhe n’a kish çuditurë me ato që kishin bërë vaki atje! E kishin llafosurë korçartë, se me që ahere Korça ishte havadan,975hyjnin e dilnin grekër si gjithënjë. Këjo që n’a kish torturuar me kohë n’a dil më ëndërr, s’donte që s’donte të shqitej. Kurë një ditë vijnë nja pesëdhjet’ ushtarë grekë e u futnë më konak të këtij komisioni me pahirë dhe italiani, që qëlloi më trim nga këta të Ballkanit, nxjerr koburen, j’a vë më kokë kumandantë të tyrej dhe u thotë se, mund të më vrisni mua, po pasi të kem vrarë këtë tuajin! Kështu që komisjoni vajti andej më ato fshatëra dhe me që kishin fuqi të luajin sinuartë vetë, më ato fshatëra që grekerit duajn’ t’i ndajin më dysh, ata e zgjidhën kollajë! Muartin nga thesi i të hollave që ishin vënë për këtë punë ca dhe ua hedhin çilimiqërve të fshatit. Ata duke u zënë për to shaheshin më gjuhnë të tyrej, kështu dhe këta e cakëtojin pastaj kujt i takonte aty vëndë. Grekërit plasnë e s’plasnë dotë dhe si u lodhnë duke u ankuar me karta, j’a bënë benë pastaj italianit! Si do që të deleguarit ishin dhe të tjertë nga Evropi, francestë, inglistë, po dhe pala greke që përfaqësohej nga një çam orthodhoks suliot. Ai ishte nga ata të derës së dëgjuar të Marko Boçarë që lëftuan me Ali Pashnë, po dhe për t’u bërë më vete grekerit e sulioti njëqind vjet e ka tjerrë pusinë! Bektashi n’a llafoste që e mirr’ vesh nga këta të deleguartë t’onë atje më vënd, se maqina e italianit iku përpara për të arrirë atë t’onën. Pa dihetë që ne nxitojmë se i huadhmë hallet prapa krahëve dhe maqinë e grekërve mbeti më udhë. Sulioti u thotë të 974U

garanton (frëngj) - i paqëndrueshëm, për arsye se qyeteti ishte nën trysninë e zhvëndosjes së kufirit nga vëndimet e Konferencës së Paqes 975Këtu

394


HAJREDIN BEJ CAKRANI

vazhdojnë udhnë se maqina e tyrej u prish. Ky qe sebepi që të thonë s’ishim aty, pa atyre u’a kishin zënë udhnë me trungje dhe si ndalnë, duall’ shoferi dhe terxhumani ynë, një Leskoviku më duket. Më t’ja hequr këta me malihertë e tyrej e i lanë në vënd të vdekur të dy! Si bënë të dalin doktori dhe një tjatër, segretari i gjeneralit më duket, i vranë dhe këta dhe vetë Telinë me kobure më dorë iku dhe bëri të zërë një vënd që të qëllojë. Po kushedi sa ishin ata të pusisë dhe sulioti sa luftë bëri i gjyshi kondra Tyrqisë asokohe, e vidhisi atças më këtë sahat që s’ishte kismet për ne! Grekërit nxituan për t’a bërë muhabet më Lidhje të Kombeve dhe t’a mbyllin fare po të qe atë punë si gjithnjë! Po Musolinë që s’a e kishte marrë më dorë Italinë me ato të tijat, as e njihte protokollnë e ç’bëhej jashtë dhe sa e mori vesh, vaporët e luftës e një të zëbritur italiantë më Korfus! Hazër ultimatumnë me nja shtat’ a tet’ pika dhe as franestë e as inglistë nukë bëjin më punë! Pa aty thuhej ç’koqur se falje nukë ka e që t’i pështyjë gjithë dynjaja për atë që bënë, po e po! Pa do paguajnë se ata e bënë dëmë, nja pesëdhjet miljonë napolonë të tyrejt më duket, pa të heqim vaportë e luftës! Në fillim grekërit bënë naze e si gjithënjë e kanë bërë shqipëtartë këtë punë! Për këtë u cakëtua një komisjonë për të gjeturë kush e kish fajin, grekër a shqipëtarë! Këta që kishin qënë më komisjonë j’a kishin molloisur sa herë Bektash Beut. Edhe kurë kishja qënë dhe unë më Tiranë me të, po nga dreka piqeshim kur mbarojin më parlamentë e shtroheshim për bukë. Kështu që kur kishin vajturë më Zhepë, ai vëndë që u vra gjenerali me të tjertë, as pesëqind’ çapa largë kishin grekërit një postë të tyrejn. Japonestë ishin cakëtuar, po nukë kishin marrë pjesë më komisjon’ të parë, ndaj nashti që do të bëjin hetime s’kish shahit se u vranë të tërë më maqinë! Këta kishin vënë më krye një oficer a kolonel të tyrejn. Te vëndi ku ishin vrarë ai nxorri koburen dhe qëlloi nja dy herë përpjetë. Kurë të shohësh grekerit atças u sosnë më udhë e nga ato që kishin ngjarë rrethosën tërë merak komisjonë, mos kishte ngjarë gjë! Po këtu ngjau çudia, se koloneli tha: -Kaqë punë kishim, nashti e mbyllëm! Po ata të tjerët sy shqyer i thanë, se sa kishin ardhur. -Dy të qëlluara kobureje dhe këta u sosnë, po qindra pushkë atë ditë? Faji u mbeti grekërve dhe deshën-s’deshën i bënë ato që u kërkojin italiantë dhe u paguanë paratë një më një, pa gjenelal Telinë e çuan më Itali. Atë ditë u ç’pall zija, pa Mehmet Bej Konica vajti më Itali 395


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

në varrim, ai që e nisi punën e sinuarve e që po sosej me aqë shumë shehitë,976t’anët po dhe të dynjasë që ish e shkruar të bijin theror për ne! I ra më datën tri të vjeshtës së parë a shtatorë allafrënga dhe n’a kishin ftuar më Vlorë se bëhej tri vjetë nga Lufta e Vlorës. Ishin mbëledhurë tri-katër mijë shpyrt, si gjithënjë dhe si i takova të tërë me Hamza Aganë, me Abas Mezinë, më Qazim Aganë, Beqir Sulo Agallinë, Hasan Aganë e të tërë! Po këjo që bëri vaki u dukë që atje përtej që qe kupëtuar aqë lartë, sa nuk dëftohet! Që pa kapëtuarë dytri vjetë nga të gjithë ata që i lëftuan italiantë, këtë radhë lebërit e habitnë gjithë dynjanë! Ashtu si ç’qenë të tërë avec un esprit noble,977vajtnë më konsullatë italjane për zinë dhe pastaj të tërë u mbëluadhmë më qishën katolike. Si u bë mesha për shpyrtërat e tyrej u këthyem më shtëpi, po këjo që ngjau a e pru vakti e koha, nuk të hiqej nga mëndë Këto gjëra kishin kaluarë dhe nashti me këto hynere Mbretëritë nukë ishin më ato të parat, po shikojin dhe punën e tyrej. Se si merreshin më përpara sahat e minutë me ne ahere mbaso do bëheshin dhe ata si nevej, jo ne si ata dhe këtë të tërë e dijim! Ishin përleshur e kacafytur më parlament, sa bënë atë që bënë978dhe javash-javash po j’u mbushej mëndja se punët u bëkan vetëm kështu e jo ndryshe! Që nga Kongresi i Lushnjes e deri nashti Amet Beu kishte qënë mirë a keq, ministër i brëndëshëm dhe kishte bërë jo pakë punë duke i shërbyer shtetit, që nga vëndosja e qeverisë më Tiranë me ato që hoqi e gjer te prapsja me mënd e kryengritjeve, sidomos asaj të dibranëve me inglisnë. Ai ishte i vetmi njeri që kur Esat Pasha u vra, u muarr vesh me njerst e tijë që s’ishin pak. Pa i kishje më të tërë Kazanë hazër dhe duket, them unë, ont pris des dispositions979që ky të rrijë më pushtet! Se të nxirrje mënjanë ata, s’ishte pakë dhe njerst e Esatit kanë pritur afro katër vitra me shpirt ndër dhëmbë, duke zgjedhurë si të humbur të keqen më të vogël. Dy udhë ishin, o të rrijë e t’i ketë nënë hyqëm Amet Beu këta, si do që bëjin zhurmë më parlament, o të bëhej katrahurë si e dinë vetë dhe s’kishte Yljanofë t’a ujdisë e t’a bjerë më islla këtë punë, si ç’i ujdisi të tijtë! Ndaj 976Këtu

- dëshmorë një shpirt fisnik (frëngj) 978Bëhet fjalë për atentatin ndaj Ahmet Zogollit 979Kanë bërë marrëveshje (frëngj) 977Me

396


HAJREDIN BEJ CAKRANI

njëqind herë më mirë kanë thënë ata, Amet Beu se të bëhet vëndi ashi-neshi!980 Ka bërë vaki që shteti është gjëndurë keq e mos më keq e nukë mbrohej dotë më asnjë anë! Ndaj them që njerst e Esat Pashës mund të bëjin ç’të dojin dhe më darkë të ishin prapë më konak, pa dhe t’ja mirnin këngës, aqë afër i kishe! Po hija e një Amet Beu më këtë kohë me njers e ushtëri i bënte ata të lloiseshin mirë! Se dhe të ikënin mbretërive, andej s’ka sejmenë e s’të veshëllin njeri, pa duhen sahat e minutë parà dhe shqipëtari i shkretë nukë punon dot për to!

Guverna Revolucionare

Thonë që një shejtan përzien gjithë dynjanë, dy s’bëhet llaf e këthejnë përmbys atë dhe nashti që qe qëlluar Amet Beu, Osmën Balët i kishin duartë të lira. Ndaj ata që i digj’ miza, iknë Evropit e s’u panë ca kohë. Amet Beu hoqi dorë dhe më krye vunë Shefqet Bej Vërlacnë. Ai ishte nga krahu i bejlerëve, orientation conservatrice i pasur sa s’bëhet e s’i mbarojin çifligjet! 981 Po aty s’është si më çiflig që i ke të tërë nën hyqëm e të dëgjojnë, lepe-peqe! Aty burrat janë bërë gra dhe të telendisin982nuk të mbante njeri për të madh dhe aty e qaje bejllëkun!983 Ndaj u dukë që atje tej që ai nukë j’a thosh për këtë punë. Pala tjatër e demokratëve u ngroh dhe u derdhnë për t’i dhënë të shtymën atyrej që kishin mbeturë e të bëjnë atë që kishin në mënd! T’a mirr’ Qeverinë! Se kaqë kohë e kishin qarë, pa nashti nuk mund t’a lënë t’u shpëtojë nga duart! Ai që e sheh nga përjashta këtë punë thotë, çudi e madhe, ç’bëhet?! Por po t’a pyeç atë që është brënda e që e ka marrë dallga, dëften se kanë zënë ethet e gushtit që e kanë ëmërin pushtet! Kështu si kish kaluarë ndonjë muaj Avni Rustemë e qëlluanë me kobure më brinjë dhe e plagosnë. Se ç’ndënji nja dy ditë ashtu dhe 980Shprehje

pop. që tregon kaos e anarki ishte njeriu më i pasur, duke poseduar rreth 140 mijë ha territore e pasuri të shumta në të gjithë Shqipërinë. “Nqs, klasa aristokrate shqiptare i depozitonte pasuritë e saj në më të shumtën e rasteve në bankat italiane, Shefqet beu i kishte depozituar në Zvicër..” (Hana Këlcyra, Tiranë, 2012) 982Anatemohen debatet e ashpra parlamentare ’24 983Këtu - titujt e fisnikërisë. Megjithëse pushteti administrativo-ushtarak osman, të gjithë klasën aristokrate, pra fisnikërinë (efendi, aga, bej, pashë, etj) i kishte të këtij lloji, nuk ngjanin aspak me titujt europianë të asaj kohe, për vetë sistemin dhe zhvillimin e tyre. Për marrveshje fjale, paralelizmi do të ishte ai me titujt europianë të asaj kohe, si baron, vikont, kont, dukë, etj. 981Ai

397


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

vdiq pastaj. Më tjatrin krah Aqif Pasha kish ikur fare nga Elbasani se i thanë po vjen a ka ardhur Osmën Bali dhe do të të vrasë! Dhe vërtet një herë mungoi ai më Paris, e vranë atças Esat Pashnë, që ahere kish bërë një mal me këta armiktë duke i futur edhe më sherr me njëri-jatrin! Se këtej flitej që Aqif Pasha, në mos kish gisht e dinte që do vritej Esat Pasha, pa nevej më atë kohë po vriteshim për vete më Luftë të Vlorës. Me që Osmën Bali, sejmeni më me besë ndonjëherë më dynja e që të vrit atças për Esat Pashnë më ç’do kohë ishte më Elbasan,984delte që nuk e kish vrarë ai. Se të paktën do e kishin njohur, por ai që e vrau më trotuar tha, se njersia e kishin parë pa ca dhe dëgjuarë që, a bëji selam a të bën selam Esat Pasha dhe xhandartë nuk e kishin zënë që s’e kishin zënë dotë! Po këjo që ngjau erdhi si me porosi për këta që u zjente gjaku. Si dha shpyrt libohoviti e bënë në jetë t’a varrosin më Vlorë me të gjitha tertipet. Që nga maqina e Kol Belitasë985që e ruajin atë nate se mo e prishin a i mjaft t’i hedhin një dorë kum986më benzinë e gjer te udha nga Durrësi për Vlorë me vapor, që s’mbante më shumë se trikatër sahat. Kështu bënë e muartën arqen e libohovitit e hipnë në maqinë mes miletit mizëri, që bën vaki të ketë qënë aty dhe ai që e vrau, nga sejmenëtë e Osmën Balit. Se ai që vret thonë s’e zë gjumi dhe e ha lloia987për vikthimënë e tija dhe nuk gjen paqe! Këta njers sikur të mundin, thonë, venë sahat e minut më atë vënd që ka bërë hatanë! Kështu e çuan më Durrës libohovitnë e që andej më Vlorë. Të gjitha këto i muartëm vesh dhe më fund të prillit Qazim Agai si kryetar bashkie, 988 po dhe Halim Xhelo Tërbaçi që kish gazetnë Politika, n’a bënë telegram se varrimi do të bëhej më Vlorë. Ndaj u lajmëruam nevej dhe gjithë paria e Mallakastrës për të vajtur atje. Po n’a mbëlidhte ndonjë ditë që të kujtojim Luftën e Vlorës, pa nashti më Vlorë vetëm për vakira n’a binte udha. Kështu u nismë për Vlorë ne si vëllezëri me Bektash, Sulo Benë dhe unë, Kamber Bej Belishovnë, Rushit Aga Gorishovnë, Gani Aga Patosnë, Ali Rrapo, Abedin Dautnë, Nuredin Alinë e sa të tjerë, nja dyzet e ca shpyrt. Sosëm më Vlorë, po ku të shkoje ishte bërë mizë lisi, kushedi sa mijë 984Këtu

- kishte alibi të jetë makina e Kol Beltojës, e cila e mori trupin e Avni Rustemit nga Tirana për në Durrës, pasi në Vlorë ai mbërriti me anije. 986Kum - rërë 987Këtu - tensioni 988Qazim Kokoshi, kryetar i Bashkisë së Vlorës më 1924 985Duhet

398


HAJREDIN BEJ CAKRANI

vetë dhe atje ku ndahen udhët që një vete më Kaninë e një më sqelë, te lulishtja e kinemasë kishin vëndosurë t’a varrosin. Si gjithënjë Bektashi ishte kujdesur për të bërë një kurorë të shkruar, ashtu si mbajin flamurtë këta djemtë e shoqërisë Bashkimi e ato shoqëritë e tjera që i kishte ngriturë e ujdisurë vetë, Aviu dëshmor, ideali tij është gjallë! Kush do që të kish qënë aty dhe të mos e njih’, do t’i ngjethej mishtë! Ne këtë Avni nuk e njohim sotë që vdiq, po që me gjallje e kaqë herë im vëlla Bektashi e kish pjekur kur ish mësues i Muradies. Pa dhe unë kur vinte me Myqerem Aganë e sa e sa herë të tjera! Si vajti më Itali dhe e nisi shkollnë, më prapa e la po këtu u muarr shumë e formoi vetë me këta klubet e djalërisë. Po dhe bëri këtë punë të mbëshehur që vrau Esat Pashnë. Sikur vetëm këtë të kish bërë të mirë më dynja më aqë pakë ymër e të gjithë të tjerat të këqia, dyert e xhenetit989i kish të hapur me kohë! Libohoviti ishte tosk, si djalë i ri i zjente gjaku dhe si shqipëtar që ish nuk bënte dot ndryshe! Ndaj ai nukë zgjodhi që të bëhesh njeri i shkolluar, pa me brumë ish që ç’ke me të, po se lij gjaku, se njëra nxirr tjatrënë nga udha! Dhe ai zgjodhi koburen dhe sa herë bën provë e qëllon kishte një nishan që s’e kish njeri! Mirë po, po u bënë tok arma dhe gjaku, dihetë se ç’bjenë! Nga që e pa që nukë i dilej dotë me llafe atyrej më parlament, si dhe kjo kobure e kish bërë të njohur dhe qe zgjedhur atje nga ata të Kosovës a të Drinit, nuk hoqi dotë dorë! Po pas asaj që i bënë Amet Beut dhe me ato që tha Beqir Valterë e që nuk e dënuan fare, këjo punë erdhi erë. Dhe ishte koburja që e nisi ajo që e mori më qafë e i hëngri kokën! Të drejtën, unë kam një mëndje t’imen për këtë dhe frikë se krahu demokrat a orientation liberale, që e quajin veten e përdori për hesap të tijë atë. Se sa herë që nuk u ndiste me llafe, ata do bëjin ndonjë rrëmullë, një herë me Hasan Benë, tjatrën me Eles Isufnë e Barjam Currnë përsi! E kur nuk mbeti më njeri pa u përzierë më këto punë që i shesin për të mirë të vatanit, i erdh’ radha libohovitit. Dhe nashti që po dëgjoja ata që flisnin më varrim të tijë e që njerst kullojin lotë, se si më dukej! Folnë me radhë, me Peshkop Nolë, me Luigj Gurakuqë, Halim Xhelo Tërbaçë. Si do që kishja zor më të marrë vesh gegërishten e tijë, po i vija veshnë si do që s’ishte hera e parë që e dëgjojë llafet e At Fishtës e m’u duk si një vajë a si një meshë, sikur i flet shpyrtit të 989Parajsa

(turq)

399


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

tijë! Sikur e qërton, sikur e lëvdon, sikur e kërkon përsi, tërë fillosoftë i kishte brënda! Pa e kupëtoji njeri a jo, s’u ndje njeri kur flit’ ai vetëm ndonjë kujë e mbytur më një varr të hapurë me habi në mes të sokakut e mes dy udhëve! Njëra që ish për te plaku, tjatra për nga deti, andej nga iku dhe bëri më atë kohë aq të ligë atë, që sado të mburrenë, nuk e bën dotë asnjë! Peshkopi Nolë e fillojë butë, si e donte zanati i tijë fjalimin me atë zënë e tijë të qetë, po udhës lumi mori harca e u trubullua, sa që s’u la më gjë pa thënë. -Ky lloj e soj pushteti u ka errur sytë këtyre që vrasin! Dhe ata kanë bërë atë që kanë në mënd a mos më, sa të n’a shuajnë të tërëve, që të bëhen zot! Po të kujt, të fukarasë që t’a hanë të gjallë, se s’ka kush u dëften udhën më! Ja të gjënden vrasësit, se dihet që janë shumë, ja do t’i gjejmë vetë! Këta kanë kaq vjetë që po e rrjepin miletnë dhe të mos ngrihemi e t’u dëftejmë vëndë? Të ndalet njëherë e mirë e do përmbysurë dora e gjakosur, s’e nukë e kanë për gjë të vrasin e presin të tërë, sa edhe të huajtë që nga pushtonjës, sërbë e greker nuk n’a e kanë bërë! E ç’nukë tha tjatër, pa mileti që aqë dojin u përngrenë atças e fjalimi i ndezi, sa dhe Yljanofë vetë, se u bë për ndjesë, do zilepsej! -Është shkronjëtor Peshkopi ndaj i lidh llafet, s’ka lënë libra e qitape pa kënduar, më tha Bektashi te veshi. Si do që kishja dëgjuar për këtë ai e dinte më mirë, se vetë që pesëmbëdhjet vjeç e këthente nga persishtja Omer Kajamnë990 dhe pashë që po e vë veshnë i lloisur. Pa mileti u bënë hazër e ca e ca bërtit! U nëmuruanë aty të gjithë hallet e fukarasë që s’gëzuan breza të tërë një copë toke të tyrejn t’a punojnë, pa herë-herë shikojin turmën, pastaj më sy njëri-jatrin! Mua m’u duk se këta, s’e kishin hallnë për xhenazenë që prit aty, po për të tjera gjëra që nuk mund t’i bëje më Tiranë, llafi bie! Djalëritë e Vlorës a Shoqëria Bashkimi që i kishim parë edhe më varrim të plakut e që libohoviti i kish ujdisurë me dorën e tijë, nashti ishin të veshurë ushtarakë më çetë me ca rrobe liri, me rripa, kobure e dyfeqe! Më shumë se sa garde d'honneur, 991 ata dëftejin hapur se s’i ha lloia e atij që s’ish kallur akoma më dhè, po të një pune që nuk mbarohej këtu, po sa nisi! Im 990Omar

Khajam - poet pers. Në kë rast, bëhet fjalë për poetë të tjerë persë. Gjatë fëmijërisë Bektash Cakrani kishte mësuar turqisht e persisht dhe kur arriti moshën 15 vjeç punoi për përkthimin e Saadiut dhe Shiraziut, të cilat i përmblodhi në një antologji të botuar në Kajro 991Roje nderi (frëngj)

400


HAJREDIN BEJ CAKRANI

vëlla Bektashi tha se kanë hak nga njëra anë, po unë lloisesha me mëndjenë t’ime të luftës, që s’më besohej akoma se e kishte vrarë Esat Pashnë ky njeri! Më dukej sikur e kish vrarë ai një çikë kësmet që mbetet më fund për këtë vënd të këputurë që j’a hedhin të tërë e që i ra në kokë si pikë nga nëma e një mileti të tërë, se i kish ardhur shpyrti në majë të hundës që e shesin dhe blejnë si lopët sa herë të duajn. Të tërëvë mund’ t’ja hedhëç, po Perëndisë, jo! Dhe ai j’a bëri borxh dhe asaj duke bërë ato që s’kanë të numëruar e duke i hyrë më hak e hequrë për hunde një milet të tërë! Pa e gjeti dhe atë që kërkon dhe libohoviti ishte si më të krishtertë ai prifti që të dëgjonë llafinë e funditë dhe si njeri i Perëndisë të thotë se e kishe bërë hak a jo! Të gjithë shqipëtartë që për kollajë e kanë t’i zgjidhin gjërat më dyfek, i habiste ajo që kishte ngjarë dhe me mëndjen e tyrej të përngrehur atças thoshin, se qysh u vra ky që ish si ata që tregojnë më ato përrallat e grekërve mijë vjet para?! E që s’i zinte as shpata a kordha, pa shgjeta jo e jo! Dhe harrojnë që është përrallë e që po e nise t’a zgjidhëç me të vrarë këtë punë, ai stan atë bylmet ka! Ishte si një hasmëri e madhe shumë mes miletit dhe kuçedrës dhe j’a që dhe ai trimi që e vret më përrallë rron e trashëgon, po në jetë të vërtetë plumbi s’të njeh, hasmëria mbjell hasmëri e shuhen breza! Po për mua libohoviti që nga ai xhami i vogël i arqesë mes kurorave, se aqë ditë sa vajti bën vaki t’a kishnë bërë si plakun, 992ikte djal’ i ri, po punë mbaruarë! Se i kishte zgjidhur vatanit një hall më kohnë më të ligë, pa do-s’do, pa plumb s’ma mbush dotë njeri mëndjen që të zgjidhej me të mirë ajo punë ndonjëherë më dynja! Nashti do thoshim se më aqë e kaq të prillit u vra më Tiranë ai që kishte vrarë më Paris atë e këtë dhe nashti, do vrarë këta që e vranë, e Zot n’a ruaj ç’do gjë a llaf i thënë me të vrarë, merret vesh se sa larg ishte paqja tek ne! Po dhe si e ngasin këtë copë vënd këta të zgjedhurit e miletit të tërë, pa peshkopi Nolë vin’ më emër të atyrej që e kishin festen mbi sy, kollonisë së Amerikës! Bektash Beu ndënji kur u futnë këta deputetë demokratë që i quajin, më kinema e bënë mbëledhje, vëndosnë t’i ç’pallin hapur luftë Qeverisë! Gjë që dëftente hapur se ai i ziu më baçë të kinemasë ishte bërë kurban e atças u harrua njëqind vjet nga të bërtiturat, dufi e të përpjekurat e pëllëmbëve të tyrej! U cakëtuan e vajtnë dhe ca nga 992Këtu

- balcamosnin.Dhe me të vërtetë në vitet ’80, pas zhvedosjes së varrit, trupin e tij e gjetën të balcamosur.

401


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

nevej brënda, po kur të shoç nja tri a katëqind’ shpyrt, fjalimet zjarr dhe u dërguan nja dy ultimatum demande! 993 Një domosdo të gjënden me se s’bën vrasësit e libohovitit, i dyti kundër Ceno Beut994të kunatit të Amet Beut, që se ç’kish një çetë andej Verisë dhe ishte me sërbtë e kondra këtyrej. Pa të vërtetën, andej ishte Barjam Currë e duhej që të mos pengohej e të vij’ atças, kur t’a flasin këta për Tiranë. Si ç’bëhet gjithënjë, u bë një komisjonë që të drejtonte tamëm coup d'etat995dhe nga njëra anë këta djemuritë e shoqërisë Bashkimi i bëjin thirrje të rinjvet nga ishin e nga s’ishin, të mirr’ armët kondra Qeverisë që vetëm vret! Më krah tjatër, po këta deputetë thoshin se nuk vijmë ne më Tiranë se është e pasigurtë e ju të vrisni, parlamenti të vazhdojë të bëjë puntë këtu më Vlorë! Si do që mileti ishin përngrehur më Vlorë, parisë këtë radhë nuk i iknë mëndë të bëhej ajo sebepi t’i ç’pallte luftë Qeverisë, se po e shikonte se ç’u korr nga lufta! Ndaj këta e panë të udhës që këjo punë bëhet vetëm me ushtëri! Si ç’ua mbushi mëndjen vitra para kur përngrehu rustë Yljanofë, ndaj kartat do i dërgoheshin bashkivet dhe ushtërisë Shkodërës e Përmetit, se ndryshe s’kish derman për ata! Po kur me këtë punë bie më sevda, ahere do korrësh ç’ke mbjellë dhe parlamenti më ato ditë vazhdoi ku e la sherrin. Të ikë ky dhe ai, që do të thosh se ata që rrijin prapa atij e këtij ministri, duall zëbuluar! Kështu ngjau me Smail Tatëzatë kurë i thanë të hiqte dorë. Luigj Gurakuqë e kish inatnë me Amet Benë që u kish shkelur katolikëve më kallo, Barjam Currnë që e mirr’ ylefenë nga qeveria sikur ishte gjeneral të ruaj Verinë e nashti ishte hazër më Gegëri me nja pesëqind a gjashqind shpyrt, se që me Elez Isufnë s’e shih dot Amet Benë. Po për mua të gjithë këta i mori më qafë Kasëm Qafëzezi! Se kur i pamë ashtu të çaçarosurë996më Vlorë këta demokratë, pa ushtaraktë i quajin Klikë e si u’a këndoi mëndjen a e pleqëruan tok u tha se këjo është punë e mbaruarë! Ushtaraktë kanë muaj që s’u bjenë ylefenë, ushtëria po për ibret, që nesër i ke më Tiranë të tërë régiments militaires 997 të Jugës. Luigj Gurakuqi mori përsipër të llafosej me 993Kërkesa

ultimatumi (frëngj) bej Kryeziu 995Grushti i shtetit (frëngj) 996Këtu - të shqetësuar, në ankth 997Regjimentet luftarakë (frëngj) 994Ceno

402


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Verinë e ushtaraknë, tjatrin kolonelë Rexhep Shalnë. Se këto dy taborre a regjimente kish armée nationale998dhe nga që orientation conservatrice999e kish lënë shkretë parlamentë e kish ikur nga inati, Rexhep Shala i pari e filloi. Pa Barjam Currë filloi të lëftojë me Muharrem Bajrakë e xhandërmari më prefektyrë të Kosovës që e quajin, andej nga Kukësi. Këtej Kasëm Qafëzezi u fut më Tiranë dhe ahere, si do që Yljanofë e zëbriti Carnë nga karrigja, jo të hipë vetë se nuk e kishte atë gjak, po ç’piku e sajdisi një lloj të ri mbretërimi,1000që s’ishte parë ndonjëherë, pa këta sa këmbyen vëndë! Shefqet Bej Vërlaci hoqi dorë atças dhe u përpoq që të mos j’a japin asnjërit krah, po t’ja japën atë karrige të nëmur krahutë që kishte qënë im vëlla Bektashi e që nuk ish asmenjë, pa nashti e drejtonte Iljas Beu! Guverna e re, si nuk u muarr vesh me demokratë si kishin bërë gjithënjë, j’a ngarkon këtë punë të shtypë kryengritjen, dihetë Amet Beut! Po as koha nuk ish më ajo e as Amet Beu nuk u prish nga mëndë të linte kokën! Të gjithë iknë sipas terezisë që kishin, Amet Beu nga sërbtë si qëmoti i ungji Esat Pasha më Jugo Sllavtë, Myfyt Beu dihet me ca të tjerë më Itali, parlamenti më Greqi, ku të mundë! Po këtë radhë nuk ishte si herët e tjera, llafi bie si më ato ditë me Eles Isufnë. Nga të gjitha anët më Tiranë hyjnë ushtëritë, po nga që s’e njohin njërijatrin lëftojnë mes tyrej se e dinë se po lëftojnë me ata që ruajn’ Tiranën e mezi u muarr vesh me shoshoqnë! Falënderoj Zotnë për atë që n’a ka ndihur më ç’do kohë, se nashti im vëlla kush e di ku do ishte! Sido që ai nga zëti që kish me ato që 998Armata

Kombëtare (frëngj) konservator 1000 Pas abdikimit të carit Nikolla II, revolucioni i shkurtit përmbysi dinastinë e Romanovëve dhe shpalli republikën, ku u vendos një lloj qeverie teknike me në krye një intelektual, Kerenskin. Në vështirësi të panumërta, kjo qeveri nuk e nxorri vëndin nga Lufta e Prarë Botërore, gjë që bëri që pakënaqësia të rritej. Ku hyn në skenë Lenini, që e kish përgatitur revolucionin e që në fakt ishte një grusht shteti me ndihmën e marines së Kronshtadit dhe pasi siguroi fitoren, vëndosi pushtetin e sovjetëve. E para herë që praktikisht një vënd vëndos regjim totalitar, ku të tre pushtetet janë në dorë të grupimi një politik të vetëm, madje të një njeriu në mënyrë absolute, qysh prej ditëve të Komunës së Parisit. Mungesa e opozitës politike nga përjashtimi totalitar i një partie-shtet si dhe dominimi pushtetit të pakufizuar të udhëheqësit të saj e bën vërtet të paparashikuar në kohëzgjatje sundimin e tij. Megjithatë paraqitja me ngjyra të gjalla e ngjarjes nga autori ndodh dhe për shkak të afërsisë kohore dhe specifikave të vetë ngjarjes, ku pothuaj të gjitha krahasimet bëhen me Uljanovin, Leninin 999Krahu

403


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

bën Amet Beu tha se e kish hak këtë dackë që t’a mirr xhevapë de la meme façon!1001 Po ajo që ngjau u mais e u bë që as edhe një nuk e kish shkuarë nëpër mënd dotë! Këto llafetë gjëmojin se do e bëjmë si frëngjtë, vëllazëri, 1002 që shqipëtari i ka bërë qëkurë dhe mijë vjet bëheshin vëllamë e pijin gjak të njëri-jatrit, po e zgjidhnin vetë nukë të jep njeri vëlla me pahir! Se janë nga shtat’ a tetë vëllezër e vriten me shoshoqnë nukë e kupëtojnë dhe sotë, pa ajo tjatra që do bëhemi një lloj të tërë, nuk haej fare. Shqipëtartë janë allasoj, mund t’a kenë andrin që në mes e gjer më fund të poturreve dhe nukë të këthejnë xhevap, llafi bie, po nuk u fole Bej dhe të parnë llaf kur u flet një njeri është: -Pse kush je ti, më i mirë se të tjertë je?! Kështu po këta shqipëtarë ishin që i hakërryeshin që Skënderbesë dhe i thoshin se jemi barabar, në mos më sipër se ty! Për punën e tokës, jo shqipëtar po asnjë më dynja nuk bind dotë se si e kishim kullandrisurë nevej me bujq me qinosi,1003vërtetë ishte si gjë e vjetrë allatyrke, po fitojin të tërë palët! Po t’ja merrje si thosh Peshkopi tokën e t’jua jepje fukarasë si tek frëngjtë, atje ata u kavërdisën me këtë nouvelle classe de bourgeois1004që i bleu të tëra e njerst iknë më fabrika të tyrej! Po këtu ç’do gjë është blerë me lira a franga floriri, me të nxjerrë një kartë dhe kështu ish vëllazëria?! Kjo punë po vente më udhë pa krye po nashti që qenë vetëm këta, që të drejtën ishin më të pakët të ndarë më dysh a më trish dhe qysh do j’a bëjmë, jetes par tirage au sort! 1005 Sulejman Bej Delvinë, Qazim Aga Koculnë dhe peshkopi Nolë e si bënë nga copë kartë me emër hazër, një çilimi rruge që muarr zuri kartën e Peshkopit! Kështu u vu Peshkopi më krye të kabinetë, pa kush ish veritable rival1006nga ata të dy u muar’ vesh, se ai të dy i bëri ministra atças! Atë Bektashi, po dhe nevej e kishim mik domosdo, po nuk e kupëtojë edhe sotë se qysh urata që të fjalos me llafn’ e Zotit e që është i drejtë e njëlloj për të tërë tha tërë ato llafe mbi xhenazenë e libohovitit? E që s’kish qishë më dynja t’a qas më avlli të saj, brënda 1001Në

të njëtën mënyrë (frëngj) e Revolucionit francez Libertè, Egalitè, Fraternitè (liri, barazi vëllazëri) 1003Mënyrë e vjetër marrdhënieje mbi tokën qeradhënës-qeramarrës, (pronar-bujk), ku nga territori i tokës së dhënë për të punuar, prodhimi ndahej mes të dyve 1004Klasë të re të borgjezisë (frëngj) 1005Hedhur me short (frëngj) 1006Rival i vërtetë (frëngj) 1002Parrulla

404


HAJREDIN BEJ CAKRANI

jo e jo! Im vëlla më mbushte mëndjenë. -Aty j’a donte puna dhe se ish si përfaqësonjës i kollonisë së Amërikës më parlament e politika është tjatër gjë! -Po paska ardhur me këtë mëndje se kështu e paska politika, pse se bëri atje më Amerikë këtë punë, apo këtu e gjeti han! Po ai ngul’ këmbë se ndryshe Amet Beut nuk i bëhej dhe se këto që thotë janë një çikë larg, po do ujdisen javash-javash! Pa unë po lloisem se këjo që kërkon të bëjë, do një dynja më parà! More ç’farë kundon, si u prishka më një ditë qindra a mijë vjetë, këjo është gjëja më pa mëndë te nevej si shqipëtartë! Se as vëllezër nuk n’a duhen, se mjaft janë këta që vriten me shoshoqnë e as zollomahi, se të bëç atë që thua ti e urata, duhet të hajë njeriu-njerinë! Nukë futet me pahir e s'effondre tradition1007që ka qëkurë! -Këjo punë do bërë me hir a me pahir se jemi vonë e ti më thua traditë për Tyrqinë, që kemi mbeturë! Unë j’a këtheja se, do bëhemi më vonë akoma, se ç’do rrëmullë a luftë ti e di, që të çon prapa dhjetëra vjetë! Pa ti e di mirë dhe se qysh rrojmë, sa dimë të këndojmë një kartë, që më të veshur, më tabijate e të tëra! Këto i kemi jo si qindra, po mijë vjet përpara! Kasabatë po bijin njëra pas tjatrës dhe njerst u funë bincave1008nga frika, pa për të marrë dyfeqet as që bëhej llaf! Gjithë-gjithë ata që e bënë këtë punë ishin a s’ishin nja njëmijë shpyrt, me Kasëm Qafëzeznë, Rexhep Shalnë e Barjam Currnë, pa po nisën prapë radhët e muhaxhirëvet nga frika se mos bëhej luftë. Të parnë gjë që duhet të bëjë kur hapet një konak i ri, janë paratë dhe ne e kishim vuar këtë punë ndaj! Si do që peshkopi Nolë kish bërë një programme progressif, 1009 ajo që kishim marrë me mënd dolli dhe këjo Qeveri me të rinj, që i quajin patriotë, veç hynereve pa fund bëri atë që këtu vetëm parlament s’kish e s’kish! Më të hyrë të korrikut Peshkopi mori dhe Këshill’ e Lartë, si do që ata ca ditë përpara kish lëçuar ç’pallje, se me që nuk mjaftohej fuqia e ushtërisë dhe xhandërmarisë, do të mbëledhnë përsi redifë 1010 si bëjin më Dovlet kur duheshin më ndonjë luftë. Këtej thoshn se do e ç’armatosnë miletnë, njëlloj si Amet Beu, po kë pa? 1007Prishësh

traditën (frëngj) nëntokë, këtu - u fshehën 1009Program i përparuar (frëngj) 1010Rekrutë, rezervistë, Këtu - është thirrja më normale për sovranin e një vëndi, kur i kanoset rreziku i luftës 1008Kati

405


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Dihet ata që i kishin kondra si ai, se Barjam Currnë kishte nja pesë a gjashqint shpyrt që flijin mbi dyfek, po këta jo se i duhen guvernës së tijë. Pa me tokën do bëjë atë la réforme agraire dhe se si e qysh nuk dihetë! Ndaj i përngrehu e i la miltenë me gojë hapët! Kështu që me shatë do punojë prapë bujku atë të shkretnë dhè, pa për parà a të tjera gjëra, më ëndërr! Atje futi me kumandantë që i bënë atë punë, po që më fund e muartën më qafë, me lloj e soj mileti që si të vegjël që qenë nisnë të lëftojnë njëri-jatrinë sa filloi punë Qeveria. Se nuk ka shaka kur të pëlqen mëndja dhe e quan se t’a kanë zili të tjertë! Si s’mbeti tjatër gjë dhe nisnë t’a quajin me qejf guvernë revolucionare, ahere Peshkopi një të vajtur më Lidhjen e Kombeve për të marrë ndonjë para borxh. Dhe si j’u mbush mëndja që ishte vërtetë ai që bëri ç’mos e n’a futi aty nja dy a tri vitra më parë, ata do e shikojin nashti më dritë të syrit e ç’do nxirr ky nga goja. Unë e kam parë Peshkopin Nolë si njeri sa i shtruarë, aq dhe i ç’kathët, sa muhabteçi e me shakara, aq të gjallë e të vëndosurë, pa dhe shkronjëtor i hollë, thosh Bektash Beu. Po ai që vajti të lipë më Geneve e me ato që bëri më prapa, s’më mbushet mëndja edhe sotë që ishte ai që i bëri këto! Ata me të parë ç’ishte guverna revolucionare, j’a thanë atças ç’kishin për t’i thënë. Gouvernement usurpe1011nuk u prishin nga mëndë t’a njohnë a t’a lijin, se kartërat të tëra thoshin që ky i kish të gjitha më dorë e mund t’a këthejë e të bëjë ç’do gjë atças e të bëhet Yljanofë! Pa t’a ndihën ata me para s’kish bërë vaki, ndaj i treguan derën, gjë që nuk e prit më dynja ky! Kështu bënë t’i hipën edhe këtij ato të shqipëtarit dhe t’u mbante atyre një fjalim që s’e kish shkuarë në mënd ndonjëherë, jo t’a thosh! Si hallexhi që ish e që kish vajtur për të lipur, se kërkohet thuhet kur i ke gjysmat, ç’nuk j’u tha! Se ju gënjeni gjith’ dynjanë, u kanë zënë defterët merimanga, e hani buknë kotë, se gjithë dita losni e bëni vetëm les bulles de savon!1012 Ca dihet, do u kenë shkelur synë njërijatrit e do kenë përpjekur pëllëmbët, ca do i kenë thënë bravo, ca të tjerë do kenë përdredhur buztë! E në fund peshkopi Nolë iku si i madh që ishte bërë për vete, po për ata i vogël e i rënë nga kali edhe për atë la chose qui fait l'extraordinaire.1013 -Deri këtu nuk ka gjë të 1011Qeveri

e rrëmbyer, e uzurpuar (frëngj) sapuni (frëngj) 1013Gjë që e bën të jashëzakonshëm (frëngj) Këtë fjalë Noli e ka thënë në kohën kur si kryeministër i Shqipërisë shkoi në Lidhjen e Kombeve për ndihmë financiare. Përfaqësuesit e Lidhjes së Kombeve ngritën problemin e legjitimitetit 1012Fluska

406


HAJREDIN BEJ CAKRANI

keqe se helbetè, ai si ç’erdhi nga ata të Vatrës edhe ikën prapë, po i ziu vatan ç’kusur ka? Apo i mban kurrizi t’a provojnë të gjithë, i thosha Bektash Beut. Edhe ai thosh se këtë punë të pamëndë mund t’ja vishje ndonjë shqipëtari gëdhë, po jo atijë! Nukë më besohet se atë e njoh mirë, ai bëri atë që nukë mundej nga asnjë e u futmë më Lidhje të Kombeve! Edhe Ismail Beu nja tri-katër vjetë e njohu mirë Shqipërinë, po nukë njohu mirë shqipëtartë e si u besoi, pa që ç’do njeri që leu mëndjen e tij pëlqeu, ndaj u bënë ato që u bënë! Edhe Peshkopi Nolë një lloj nja katër vjet kish dhe ai, sa erdhi më krye edhe ky nukë i njih’ shqipëtartë mirë. E si i bëri rrëmullë vetë, ata filluan të haen më njëri-jatrin se j’u dukë qeveria mall i tyrej. Gjithënjë e kam thënë, po Bektash Beu herë m’a hedh poshtë, herë m’a qesëndis, se si do që bejlertë a classes aristocratiques1014i zunë udhën këtyre të rinjvet, a classe bourgeoise1015 qysh i quajin, të partë janë të lidhurë me vatanë, duan-s’duan këta të tjertë! Se janë të lidhurë me vëndë e dhenë, pa këta të rinjtë e ngrënë fabrikën dhe e bëjnë më vënd tjatër! Bejlertë, që Ismail Beu u përpoq t’i nakatosë me ata luftëtartë popullorë edhe më radhë të bejlerëve, si e kish bërë Abdyl Beu më kohë të Lidhjes. Të partë i duaj’ se mbëledhnë miletnë për të lëftuar që janë shumë, të dytët i duaj’ se duke u folurë për atdhetarizmën i mbajnë shtetnë më këmbë me para a gestion financière.1016 Classes aristocratiques ishte ajo që u mërzit nga që ish e varurë a vassalite1017sahat e minutë, bjer kaqë të dhjeta e bjer kaqë nizamë, se bëri, si do që vonë që të dalim më vete, se qindra vjetë mileti i varfër as kish për të marrë vesh gjë dhe sotë! të zgjedhjes së kësaj qeverie, sepse ajo kishte dalë nga një grusht shteti ushtarak dhe nuk ishte zgjedhur nga parlamenti legjitim, i cili nuk ekzistonte si institucion. Këmbëngulja e Nolit se qoftë dhe për të bërë zgjedhje të reja dhe korrekte duheshin shuma të konsiderueshme, që vetëm Lidhja e Kombeve mund ti siguronte sipas tij, bëri që ata në mosbesim të plotë, ti mbyllin bisedimet menjëherë duke përjashtuar ç’do mundësi ndihme. Këtu e ka arsyen dhe fjala e tij kundër zyrtarëve të Lidhjes së Kombeve, ku bllokimi i tyre e kushtëzoi atë më vonë në lëvizjen e tjetër e konsideruar e “gabuar”, lidhjen me Rusinë, ku vetëm për ndihmën e dhënë prej tyre ata sollën në Shqipëri një grup misionarësh sovjetikë (bolshevikë) për qëllimet e tyre 1014Klasa aristokrate (frëngj) 1015Klasa e borgjezisë (frëngj) 1016Drejtim financiar (frëngj) 1017Vasalitet (frëngj)

407


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Ata që s’e kanë dashur Dovletnë, jo të tërë s’do mënd, me kohë e me vakt ishin classes aristocratiques, se më mirë i parë e më vënd’ tënd se sa nga fundi më rrëmullë e me të tjertë! Vërtet classe bourgeoise te francestë në saje të punësë u bë e pasur, po filloi t’ja marrë asaj tjatrës mall e gjë! Ajo filloi t’ja blejë me fusha të tëra, me vreshta se nukë do e bëjin verën, llafi bie, për aqë e kaqë vjet, po atças me fabrikë! Pa dhe ata që e pijnë u shtuan, pa ua çon dhe vëndeve të tjerë. Po këtu së prapthi! I ranë më erë që ky është milet i pa ditur e i pa shkollë e filluan t’a heqin për hunde, si ç’po ngjante. Më ç’do gjë mund të bëç gabime, sidomos kur je më fillime, po t’a prishëç me mëndjen plotë që po bënë atë që nuk duhet se të pëlqen mëndja jote, kjo nuk ka an’ e udhë! Kështu peshkopi Nolë bëri të njëtën gjë si shqipëtar që ishte u muar me mëndje shqipëtarësh. Se shkolla që kish nukë i hyri më punë nga që nuk po thosh ndonjë llaf Zoti dhe s’do mënd, asnjë gjë të vërtetë. Pasi u hëngër për parà më Lidhje të Kombeve, se ku gjeti një tregtar, një nga Durrësi më duket a boshnjak1018dhe me që ai kish qënë më rustë j’a shpije në mëndje dhe këtij. Mund t’a kenë vënë rustë Peshkop, po jo të bënte vaki të vente më atë vënd që s’qasej njeri më dynja, pa le të lidhej e t’a njohin ata të partë më gjithë dynjanë! Ata ishin që vranë vetë Ylanofë, po t’i binte dhe këtu rustë kjo ish e pa dëgjuarë, si do që mileti s’e prishi terezinë fare nga që nuk e dijin se ç’bën vaki! Bektashi u bë bishë dhe kur erdhi me Sulo Benë tek unë ishte bërë tym! Pa më tha se i kish bërë një letër uratës ku i thosh se e kish gabim këtë e atë dhe e qërton për këto që ka bërë. Dhe e mbyllte se vatanë e kemi tok e s’mund të bësh ç’të të dojë qejfi! Po unë j’a preva: -Po ç’i ke shkruar t’a dimë, se mos n’a urdhëron për drekë më këtë kohë dhe s’dimë qysh t’ja nisim?! E prisja që t’a ndiste, po im vëlla tha çere vrarë: -Të tëra j’a kam shkruar, po që t’a shpieç punën gjer këtu një Zot i Madh n’a marrtë hak, po unë hazër xhevap ja këtheva: -Po të ish se beson në Zot urata nuk do t’a firmoste që të vrit’njers, se me ç’dimë Zoti e ndalon! Po që nukë beson për inat të vjerrës vajti të flërë me mollonanë! S’bëmë as nja njëzet ditë dhe im vëlla Bektashi që erdh’ me Sulo Benë, më thotë se do vete më Tiranë t’a pjek vetë imzot Nolnë. Me 1018Duhet

të bëhet fjalë për bankierin Kostandin Boshnjaku, që kish lidhje të shumta, përfshi këtu dhe Odesën

408


HAJREDIN BEJ CAKRANI

gjithë mënd i ka këto që po bën, pa Sulo Beu nga prapa ngriti supet. Nga që s’dimë qysh t’a bindim, të paktën do t’i thoshim që këjo punë më këtë kohë të ligë nukë bëhet dhe pikë! -Po unë nuk u kërkova leje juvej, unë erdha për t’u llafosur a për ndonjë mëndje, pa s’kam frikë jo nga peshkopi që e kam pasur mik, po as nga një! Ndaj ju s’keni pse sëkëlldiseni fare, vazhdoni ngrohni qoshenë e nxirrni zogj! -E kusure mos u soçi, thashë, ore po je më të! Këta që i venë nga prapa të vrasin sikur los sotë dhe s’u thotë njeri gjë, apo nuk i ke parë radhtë me muhaxhirë? Ai po bën ato që sa filloi të bënte Amet Beu, se kur ikën njëra palë këjo tjatra që qëndron thotë më litar ata të tjerët dhe përsi kur këta vijnë, qysh vijnë më krye, i dënojin me vdekje ata që ikin! Pa këta të rinjtë që ka marrë nga prapa, provuam dyfekun, thonë! U nismë më këtë kohë kaqë të ligë, sa s’e molloisim dotë dhe u sosëm më Tiranë, jo nga ndonjë frikë, por po e kërkojim vetë! Sulo Beu me gjithë njers u ndanë nëpër kafera, se ja sytë ata po të shikojin turmë, s’e bëjin dy! Nevej vajtmë më konak të guvernës, që si e kish ëmërin kishte aq ushtarakë më avlli, sa aha, thashë! Këta me rrobe liri të batalionë Bashkimi, me çisme, feste, rripa, dyfekë e kobure, n’a shikojin me cep të syrit nga që nuk n’a njohnë si të rinj e prit të thoshim emërin te dera. Po i thosha t’im vëllai se këta janë si ata që shohim të Musolinë, vetëm bojën e festen e kanë tjatër, pa po atças u përpoqmë pa hyrë me Luigj Gurakuqnë që po dilte e n’a tha: -Po ju këtu, u ka ardhur ndonjë kartë dhe qeshi me mustaqet vesh më vesh. I dhamë dornë dhe im vëlla Bektashi i tha se erdhmë kotë të pjekim imzot Nolnë, pa nevej s’kemi paturë ndonjë herë hall, zoti Luigj, ti e di! Dhe ai që ishte shëndoshur, si qeshi erdh’ me ne gjer më zyrë të uratës, se ai po llafosej me këta kumandantë që i bëri ministra atças e që kishin mbushur nashti koridorët. Si duall’ ata, urata u ngrit dhe kur n’a pa vuri buzën më gas, se njëqind vjet e kupëtojë pse ishim aty! Edhe kur u unjëm me të filloi i pari me një si përrallë që s’më vjen në hatër nashti, po që ishte me njërin kur i bijin ujë të ftohtë thosh bobo se më ftove, i bijën të ngrohtë, më dogje e i flit derës të dëgjojë penxherja. Si nukë n’a erdh’ për të qeshurë, si do që zënë e ka të shtruarë, tamëm për përrallë, urata qeshi vetë si nëpër dhëmbë ashtu si ç’e bën gjithënjë dhe Bektash Beu i tha: -Mirë që u bë si punë e lopës ajo te Lidhja e 409


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Kombeve, vous avez vous-même fait des merveilles, 1019 vetë e rrëzuatë, po kjo me rustë ç’është, që s’duan as veten, as ata të tyret që kanë mbi kokë e që e di zotrote i vranë, jo më do duan nevej? Këtë herë urata e vir’ buznë më gas atças pa lloisur, gjë që dëftente se kish rënë më rehat dhe bën ç’të dojë me ata ushtarakë që kish vërdallë, po që bëri të më hipnë ato të miat: -Uratë, i thashë, e mban mënd kur erdh’ Princi dhe ti këndoje meshënë, sa ne mbetmë të çuditurë dhe thamë: -Ata të Vatrës janë atdhetarë, që andej e prunë e dorëmbarë të bëhemi si ata! Dihet që na vajti vaj, po nuk e kish fajin mesha jote! Po nashti zotrote që je më krye, si të duket ky vëndë, se si në qishë s’ma do mëndja se ja thua dot më llafet! Po ai me atë të qeshurën përbrënda, sa që ca llafe i dalin me të qeshurë, më tha: Bej, e vërtetë që nja katër vjetë këtu më bënë të dij’ sa katërqind! Po jo se e bëra nga inati i atyrej të Lidhjes që tallen më miletnë, po këtë plan e kishim qëkurë dhe u këthye nga im vëlla. Zoti Bektash e di se ka qënë dhe në më të shumën e gjërave e kish zët Zogollnë më shumë nga ne! Bektashi desh të flit, po unë i preva llafnë. -Po është se me këtë mëndje ke ardhur që ahere, pse nukë e bëtë zotrote tok me ata të Vatrës provë më Amerikë këto që po thoni e bëni këtu?! Po ai prapë buzagas tha: -Se andej janë përpara dhe e kanë kaluar këtë vakt Bej ndaj, po unë nuk e lashë të flit! -Jo uratë, jo, t’a them unë! Po t’a shkoç nëpër mënd e jo t’a bëç, të përcjellin me një taborr xhandarë e një gazetarë më karrige,1020dhe ëndërra të mbaron po me karrige! -Imzot Nolë, po është se duhet të të ndihëm n’a ke hazër, u hodh Bektash Beu, po jo më atë mëndje që s’ta do dynjaja! Se mbetemi nevej si peshku pa ujë përsi, pa ti kërcet e ikën prapë te Vatra, se dolli tek llafi im më në fund, dhe e paguajmë si gjithënjë e kemi paguarë! -Zoti Bektash, të kam mik të mirë ndaj ti më kupëton kaqë shumë, po s’do! Se jemi më kohë të keqe dhe s’kam çitur punën akoma me këta që i vejin prapa Zogollit. Dhe të dëgjojin më zyrë të kryeministrit këto llafe, nuk t’a përtojnë ata që pe, janë hazër dhe më e pakta e sheh veten te kazermatë e reja! Se atje kanë vajtur me kohë ca e ca që i njeh dhe ti e që i kemi pasur tok më parlamentë! -I pafsh hairin uratë kësajë guverne, se po bëhem evgjit 1019Ju

vetë e bëtë mrekullinë (frëngj) Bëhet fjalë me sa duket për dënimin kapital, karrigen elektrike, që aplikohet dhe sot në një nr. shtetesh në SHBA, ndërkohë që atje ka ndodhur dënimi i bujshëm autorëve të çështjes “Sacco & Vanzetti”, gjyqi më i zgjatur në kohë, 1921-‘27, kundër të cilit u bënë protesta nga e gjitha bota 1020

410


HAJREDIN BEJ CAKRANI

nashti! Kemi qënë që kur leu djelli më të tjera guverna e s’i mbajtëm dotë, po ti si njeri i Zotit që je mbase të ndih’ ai t’ja dalëç e të bëç ato që ke shkrojturë! Për ne mos e shko nëpër mënd, se ke që nesër këtu një kaza të tërë! Barjam Domosdova s’ta kishim borxh këtë, i tundi kokën Bektashi. Po u habiç që urata qeshi përbrënda, pastaj prapë llafetë i duall me të qeshurë: -Po ti ku e di zoti Bektash dhe si do që u çudit, se pushojë dot gaznë.1021 -M’a ke thënë vetë qëkurë imzot kur llafoseshim tok kaqë herë! Po sot s’mban mënd helbete, se ke halle të tjera më të mëdha, po patrie n'est pas la poésie1022dhe urata duke ujdisurë ata pakë flokë mbi ballë ndënji në mes të odës duke n’a parë. Se ç’u llois që s’po n’a thosh dotë një llaf, po as ne nuk j’a thamë dhe duallmë nga dera më koridor plotë me këta sejmenë tërë kapardisje. Ne j’u dukëm atyrej njëqind vjet, si ca hallexhinj të varfër, që si nuk zgjidhnë dotë gjë te urata, iknë me çere të vrarë. Pa këta ishin sa hyje më Tiranë të vijin në mes të pazaritë a sokakut, të mbërthejin nja katr’ a pesë e po të mos ishje i tyrej të jipnin të pije a të mbushnin gojnë me pahir, një gjë si vajë. Më e qelburë s’bëhet që e thoshin recinë dhe ne kollajë fare do ishim vrarë me t’a sikur t’a kujtojnë avaznë! Kur për dreq nga një zyrë aty del Kasëm Qafëzezi, shtrënguar me rripa e kobure dhe si n’a pa në mëdyshje atças, u derdhë për nga zyra e Peshkopit Nolë. Më kohë të plakut Mehmet Pasha, që ishte mon ministre en chef,1023n’a e dha më krye të xhandërmarisë së atyrej anëvet të lëftojë me grekër dhe ky i ra të jetë më krah të Xhelal Skraparit a më thellë Jugës. Po dhe më Luftë të Vlorës e muartën për mëndje a për luftë, se e pashë më shtab te Qazim Agai, pa nashti bënte vaki t’i thosh uratës se ishte hazër për të n’a hedhur hekuratë që pa dalë nevej. Pa Amet Benë me të tijtë i kishin dënuarë si gjithënjë kur ke ikur, më vdekje! Kjo nukë ngjau dhe udhës, si do që më kishin hipur xhindet, i thashë t’im vëllai Bektashit: -Për ç’kartë n’a fjalose Bektash Bej, ai llafoste sikur vjen nga tjatër dynja! Po im vëlla i lloisurë tha: -Jo, se e pashë më tavolinë Hajredin Bej, e pashë atje po atij kështu j’a donte puna! Vetë ke thënë që me shqipëtartë mirë është të mos plekseç fare, pa 1021Bajram

Domosdova është pseudonimi artistik i Nolit, kur botonte vjersha e poezi me përmbajtje kompromentuese, për pozitën e tij fetare 1022Atdheu nuk është poezi (frëngj) 1023Shefi im ministër (frëngj)

411


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

për të bërë punë, aha! Një e tjatrën ditë tjatër mëndje nxjerrin! Po mirë, ai emër ç’qe, apo më këto që j’a dini njëri-jatrit dhe e kish harruar fare i ziu uratë, po im vëlla ma këthehu: -Kur bëjim muhabetë e i flit për shkronjëtorë të vjetërë, m’i dëfteu e m’i këndoi ca vjersha të tijtë. Po më fund kishin këtë ëmër e llagap se e dallojin e ky po ishte njeri i Perëndisë, pa është i thekur për këto! -Po vjershëra kini bërë më parlament ju, se ti u hëngre me Abdi Benë më kohë të plakut që bën vjershëra se s’ka ç’bën! -Të thashë, ai e jo unë! Unë sa i këndoja kur s’kishim punë, pa sa kishim arrirë tek Sulo Beu dhe i thashë: -Dëgjove Bektash Bej, që duhen tri ymre të merreç me ty, dëgjova thuaj! Po Sulo Beu më tjatër krah: -Unë thashë se j’u kishin hedhurë hekurat, që u vonuat! -Edhe këtë na i thanë, po pse kujt i kanë hedhur hekurat e pyetmë, se për gjyqe që i quajin speciale, kishim dëgjuarë! -Sa kanë zënë nga këta të parlamentit që s’ishin me ata dhe plotë të tjerë që nuk u mbushnë mëndjen e pa nga Bektashi. Qe një fat i madh që ai hoqi dorë, dorë i thënçin, se ku jemi nashti, po mos o Zot të të vrit’ a të hidh’ hekuratë vetëm se s’je me nevej, është të bëç kryq me dorë të mëngjër t’i kishim thënë uratës! Vetëm Sulejman Beu nga të tërë i tha Peshkopit Nolë. -Ne u bëmë tok se n’a hakërryhej e n’a vrit’ Zogolli, po ky që keni vënë këtu e që i thoni program, nukë mund’ të bëhet dotë asnjë herë! As frëngjtë, jo nevej që jemi të këputurë dhe këjo këtu do jemi, do n’a marrë më qafë!

Republika e konçesioneve

Që kur vazhdojin këto rrëmullat e demokratëve që e quajin guvernë revolucionare, rroftë sebepi nga që nukë ishin të tërë më parlament, ca e cave, duke parë që Tirana u bë fuçi baroti, po dhe kishin vëndosurë që më Lushnje për krye qytetin. Duhej të ishin përsi më një mëndje si ahere për këtë se më këtë kushtetutë duhej të thuhej sagllam nashti! Kaqë u desh dhe j’u hap oreksi shumë nga këtyre përfaqësonjësve që e huadh larg e larg se nukë ka siguri me këto që po ngjasin! Shkodriantë thoshin për vete, Elbasanllinjtë më krah tjatër, se e mirr’ parlamentnë ky kur kishte hall, Tirana vinte kujën, se të drejtën pa bërë hesap kuajt e Toptanasve, më të madhen gjë ndanë shtëpive me baltë, kishin parë gomarnë e nashti shikojin dyqane e shkojin maqina më udhë, si kasabatë e ç’quara. Vlonjatë nukë e bëjin të gjatë: -Ore 412


HAJREDIN BEJ CAKRANI

do mbëlidhni mëndje se më këto vënde që është sotë, shteti erdh’ nga halli po dihet ku ka lerë Shqipërija dhe lodheni kotë! Ndaj të mos i shkojë nëpër mënd ndonjërit se po luajti e ka konaknë hazër! Si shkoi dhe ai vit që ishte aq i trazuarë e që n’a kish ngjethur dhe ca ditë nga jenari i tjatrit aty nga mesi i filluan puntë. Si do që mungojin afro gjysmit e hapën me më të vjetërin, Petro Pogën! Më tutje, më nëntëmbëdhjetë ngrehën përsi sherrin, si ngjau, pse ngjau, kush e bëri e me radhë pas të vjeli! Më ditë të Kongresit të Lushnjes, po si një mot përpara kurë filloi me ato zgjedhjet që e ndritën, Xhafer Ypi më ëmër të Këshillit të Lartë e përmëndi që nga Skënderbeu e gjer më atë ditë të Kongresit! Esheref Frashëri që zgjodhnë më krye me mejtimin e hedhur nga Ferit Vokopolasi e nisi me të mbajturë zinë si gjithënjë, se kishte vdekur Hoxhë Kadriu! Atças u kënduan dhe kartat që urojin parlamentë dhe e para e imzot Vasil Markos, që nashti domosdo ishte vënë më krye të qishës orthodhokse. Peshkopi Nolë si s’e kishte bërë dotë punën e Zotit dhe si erdhën punët e vakti, mori udhtë dhe e la Shqipërinë, po dhe qishnë atje ku e gjeti. Halli ish me Këshill’ të Lartë se e kish ç’dukur urata, nga që kish lëçuar një ç’pallje kondra tijë ku thuhejë se duhet të mbëlidhen redifë se nuk mjaftonej xhandërmaria. Po dhe me sebepnë se zëvëndësonte Sotir Pecnë që atë behar ishte i sëmurë e kish vajtur për tebdil-heva. Ndaj Petro Poga që ish më krye tek komisjonë për statutnë tha se ai regjim që u vu më Lushnje, Mbretëri e që vazhdonej që nga Princi që iku më krye të gjasht’ muajve, po me representants religieux1024të krishterë e muhamedanë, të ndahet hesapi! Pa të drejtën dhe vetë komisjonë ishte ndarë më dysh, ca duajn Mbretërinë qysh ish, ca t’a bëjin Republikë, se me atë qysh qe1025e ndritën! Po tek ne nukë mund të bëhej si më Mbretëri të tjera, se mungonte tradition d'heritage royal1026e s’kemi pasur mbret qindra a mijë vjetë. 1024Përfaqësuesit

fetarë u qartësua kurrë sistemi që u aplikua nga periudha qershor-dhjetor 1924, pasi juridikisht dhe praktikisht nuk ekzistonte parlamenti me të dy krahët politikë, për rrjedhojë kishte një qeveri të hedhur me short, brënda pjesës që e kishte marrë pushtetin me grusht ushtarak shteti. I vetmi organ, Këshilli i Naltë, u shkri me urdhër, kështu që me mungesë pothuaj të plotë institucionesh, merret me mend shkalla absolute e mundësisë së abuzimit e keqpërdorimit të pushtetit, gjë që e bëri Lidhjen e Kombeve, organizmin më të madh ndërkombëtar, të shprehej kundër kësaj qeverie, në mënyrë kategorike 1026Tradita e trashëgimisë mbretërore (frëngj) 1025Nuk

413


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Se dhe Princi gjermën von Wied që e kishin vënë tek ne, më Luftën e Madhe të Mbretërive, nga që kishte lëftuar për hesap të një vëndi tjatër, si do që nukë kish hequr dorë nga froni i vatanit t’onë e hiqej akoma si sovrani i ynë nëpër dynja, nukë mund të bëhej llaf që të qasej më atë vënd përsi! Edhe kurë ishte duke u zgjedhur ky, të Mëdhenjtë kishin filluarë me njëri-jatrinë: -Jo të vejë një nga nevej të Nemses se janë të zotë, jo po gjemëntë s’kanë ku i çojnë princërit se kanë një dynja me këta e rrijnë kotë, jo po pse kush janë gjermëntë, francestë janë më të squatë, po italiantë i kanë aty ngjtur e differentes sortes d'intrigues!1027 Kështu u zgjodh dhe ai i flamosurë Princ më derë të të shuarëve që s’ujdisin dotë gjë vetë! Tjatër hata ishte dhe këjo që ngjau dhe bëri kërdinë me Haxhi Qamilnë, që dëftoi njëqind vjet që të jetë i madhi më religion de la majorité,1028të merr më qafë kur të duaç! Pa le ajo si punë guvernë e grekërve më Gjirokastrë që n’a hapi aqë punë, s’a nukë e mbyllmë dotë asnjëherë! Kështu që nukë do shihej domosdo ky tabijat që më shumë n’a kishte kokolepsur1029e n’a kish çuar më buzë. Nashti si ishim bërë nevej dhe për salltanetet e Mbretërve ishim mangut që bëjin sa të shiteshim të tërë! Se s’do vente të piqej me mbretër të tjerë ky yni i veshurë me shajake, ndaj ishim kullandrisur me atë methodhën e gjeturë më Lushnje1030që u’a bënte qejfin të tërëve. Të drejtën, këto ishin thënë që më jenar të senesë që shkoi, po ato që ngjanë më prapa jo të bëheshin në jetë, po as të mos shkoheshin nëpër mënd! Nevej nukë ishim si Nemsja a gjermëntë, po një vënd i këputur që rrojim si qindra vjet përpara dhe merreshim po si qindra vjetë me bagëti a kush kish tokë e punon me shatë dhe e mbill’. Ndaj forme de l'etat1031të shumët ishim bujq e barinj vegjëli të tërë e të drejtën, ajo që i vin’ më hatër këtij mileti është Republika. Të tërë thoshin kemi conviction monarchiste, po më këtë sahat këtij vëndi i duhet ajo Republika! T’a bëjin dhe këtë provë se s’e kishin bërë e të mbëledhnë mëndjen! Kështu më fund të jenarit atë që kishin në mëndje e bënë, të gjithë ishin për Republiknë veç nja dyve, Milto Tutulanë e ndonjë tjatër. 1027Lloje

të ndryshme intrigash (frëngj) e shumicës (frëngj) 1029Shprehje pop.- ngatërruar 1030Këtu - regjenca, në pritje të sovranit 1031Formë shtetërore (frëngj) 1028Fe

414


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Për këtë që ngjau e trazoja t’im vëlla Bektashin. -Ja ku e ke Republikën se n’a plase, soj Amerike, me në krye njeri të fortë po, president e kryeminitër tok po, të zotë po e po e ai ma këthente: Shtatë vjetë më fron që s’begenis e hedh poshtë kur të dojë vetë ligjetë që bën i ziu parlament e që është kot, pa dhe i përzë nga parlamenti1032kur të dojë, që mund të bëjë zgjedhje kur t’i dojë qejfi, që mund të fusë duartë e të ujdis edhe kushtetutnë vetë, pa bëje më Amerikë këtë pa e sheh! Pa këtu përsi e bënë sa të duash, jo shtatë, po njëzet e shtatë e më tutje njëqint e njëzet e shtatë! Dhe vërtet lloisesha po nuk e kupëtoja dotë ç’punë mund të bëjë parlamenti, po t’ja hedh me një llaf poshtë të tëra. Ama për këtë e falenderoj Zotnë kaqë e kaqë herë, po sidomos që im vëlla nukë ishte kur u bë rrëmulla e coup d'ètat me ushtëri e të tëra! Se nga që e kish inat për ato që bën Zogollnë, kiameti do ishte më krah të peshkopit! Po si nuk duron dotë padrejtësinë, ja do ish harruar qoftë larg, ja do kish marrë Evropin! Atje më atë rrëmullë të vrisnin atças, pa vranë shoshojnë do thoshin gazetat! Dhe kush do t’i gjejë më, si ngjau me Luigj Gurakuqnë më fillim të marsitë më Itali. Ai që u firmosi ato qindra mijë franga ar e u rrah me ushtaraktë për këtë, që dihet pse ishin më atë Qeveri, s’i kishin mbeturë më para në xhep, pa urata si i hollë që ish sa më larg tha, dhe e mbajti frymën andej nga Vjena! Ceno Beu i vrit’ me dorë të botës dhe këtij për turp i vuri kushërinë e tijë, po si shqipëtarë që jemi, haet!1033dhe vrit e prit nuk do pyeste, pa ndonjë ditë do hante dhe Amet Benë vetë që e gatoi më këto punë! Luigj Gurakuqnë, që e kishte dënuarë hyqymeti me jetë burg dhe e kishin priturë më Shkodërë, sodomos të rinjtë më 908 si Smail Benë, që prapsën kuajtë dhe e hiqnin arabanë vetë mileti, dëftente se etait leur heros!1034 Se Smail Beu ishte që me Abdyl Benë e Lidhjes nja tri a katër senè luajin, po ky s’i kish bërë tridhjetë akoma! N’a vinte keq vertet jo vetëm se i kishim miq e i njohim qëkurë, po me këta njers kishim bërë aqë shumë gjëra që më kohë të plakut e 1032Kryetari

i Republikës 1925, mes morisë së kopetencave, si ato të mosaprovimit e kthimit të ligjeve, bërjen e zgjedhjeve të reja, etj. kishte dhe atë të shpëndarjes së parlamentit në çdo kohë, si dhe pikën delikate të ndërhyrjen në kushtetutë (në atë kohë statuti i Lushnjes) 1033Këtu - ndodh. Balton Stambolla që vrau Luigj Gurakauqin ishte djali i tezes së tij 1034Ishte heroi i tyre (frëngj)

415


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

gjer njëndizë!1035 Këta që ikën më Itali, s’kishin ç’ti bëjin tjatër e i kënduan fjalime mbi arqe më dhe të huaj. Ishin të gjithë dhe me njerinë më të fuqishëm që kish qënë qëkurë atdhetar e jo sotë, se i dëgjonej llafi shumë po dhe më të pasur që më Selanik llafi bie, i kishte sarajet që të binin sytë e që nukë i kish njeri, Hasan Bej Prishtinë e që ish aty-aty me t’im vëlla Bektashin. Ai kish qënë që e kish bërë në jetë dhe e kish hazër kur e poqi më Stamboll im vëlla Bektashi me Baki Gjebrenë e Mihal Gramenon, Kryengritjen e Gegërisë. Ishte po ai Hasan Beg që i thoshin gegët, që më Stamboll kur u pleks Smail Beu me një farë deputeti një Dervish Bej dhe ky i dha një pëllëmbë plakut, i tha atij: -Do të matëç fuqitë ti se mos të ka ardhur exheli!1036 Hajd’ matu me mua, po më mejdan ama! Pa dhe e bënte hatanë atças, se blen dyfeqe, si ç’i bleu dhe Verinë e ke më kryengritje për tri sahat! Po këta soj burra po shuheshin javash-javash që dëftente se Amet Beu e kish molloisurë hollë dhe të rrinte vetë atje ku ish. Pa këta që i vijin rrotull, i mbyste me pështymë se i kish si sejmenë të tijtë ai. Si do që e kish bërë me dy oda që e quajin senat, gjysmit i zgjedh ky, kusurnë parlamentë e me këtë fuqi që muarr’ nukë kish më njëri t’i flit’ me gojë, pa as nëpër mënd t’a shkojë për t’a rrëzuarë as që bëhej llaf! Më këtë parlament meazallah se kish më dynja njeri të dojë të ish nashti, vetëm këta që i kishin marrë dorën. Pa Amet Beu të parnë gjë që bëri, ishte të bënte mënjanë rreziknë se mos i plaste ndonjë kryengritje këtu brënda në behar me këta njers kishin mbeturë këtej. Po dhe ata andej nukë mund t’i falte ndaj dihet, i dha detyrë Ceno Beut me gjithë njers t’a gjejin e t’a vrisnin Barjam Currnë dhe nga fundi i marsit atijë j’a gjetnë hafijet ku rrinte, më një shpellë andej Verisë dhe përsi e vranë! Ai ishte aty-aty me mua, po ishte një njeri aq i përpjekur, sa nukë lodhej! Kokë më vete ama se vetëm të lëftonte dinte, pa po i shkonte llafi më të tërë Verinë! Si më krye të Komitetit për Mbrojtjen e Kososvës ishte rreziku më i madh për Amet Benë. Se nuk duaj’ vetëm të prish këtë Qeveri, po dhe të bij prapë Peshkopnë! Pa ai e ndiste atças atë punën e Kosovës dhe e prishte atë me miqtë që e prunë në fron!

1035Këtu 1036Këtu

- para pak kohe - të ka ardhur vdekja

416


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Kjo gjë dëftente se ai nukë e kishte marrë me shaka këtë punë dhe jo të qaseshin, po të mos u shkonte fare nëpër mënd! Për këtë me urdhër të tijë u shpërnda fare armée nationale,1037pa vëndë e ruajin ca si çeta me dibranë që mileti u thosh me lemeri, erdh’ gegët! Këta, me në krye Taf Kazinë më ç’do prefektyrë kishin fuqi të madhe, sa që mund të vrasin, të presin, të rrahin e të bëjnë çdo gjë se duajn të ruajnë kështu Republiknë! Unë kam parë vetë me sy kur po shkoja me njerst më një vënd, ndanë udhës ca gra po qajin mbi një qerre, se kau ishte më parmëndë. Mejtova mos kishte vdekur njeri, po kur u qasç, gruaja e çupat po qajin mbi burrnë e t’anë. Atijë nukë i dukej surrati nga gjaku, se gegët e kishin rrahur për vdekje pse kish lëruar të xhumanë, që nukë lejohej! Këjo quhej Republikë, domosdo shqipëtare! Pa s’do mënd Republika i do njerst francesë, të kënduar, jo elifi matrak e s’e qysh do bëjin zgjedhje këta njers që e hedhën firmën me gjisht, pa për t’a kënduar atë kartë e s’e kush është ai që do zgjedhin, t’a harrojnë! Po Amet Beu këtë donte, se e trubullonte miletnë ëmëri i tij me gjithë këto hynere që po bënte! Për këto fjaloseshim me t’im vëlla e atijë i kish mbetur mëndja te Peshkopi që e kish occasion en or qysh duhej, po që s’i bëri dotë me të tëra që kishte bërë në jetë! Po me këtë milet që nuk dijin të këndojin, pa për të numëruarë nuk bëhet llaf e me gjithë ata ushtarakë që i kish mbi kokë ai, harroi që ish më Shqipëri e që po merrej me shqipëtarë! Këto gabime të të tjerëve e bënë Amet Benë të lloisej mirë për më tutje, si e pa që me sërbtë nukë bëri njeri hair, po dhe rreziknë që do kish Verinë e Komitenë e Mbrojtjes së Kosovës kondra jet e mot! Se dihet që sërbtë s’rrijin dotë pa vrarë e pa prerë shqipëtartë atje, ndaj me terezi u iku nëpër duar atyrej që kishin shpresë mos mirr’ ato paratë që kishin dhënë e s’i harrojin qëkurë! Inglistë qenë larg dhe si do që me frikë nja një vit a dy dhe këtë punë ky, që kishte bërë namin për Republiknë. Po dhe që e kish kullandrisurë si kishte dashur këtë vënd me po ata shqipëtarë, që kur kanë një çikë pushtet të hidhen për koke dhe që nashti të tërë pula i bëjin temena atijë para buke e pas buke! Këto e vrerosnin t’im vëlla Bektashin, ndaj kur i bëjim këto muhabete me ndonjë nga miqtë t’onë nga Tirana që na dëftente fill e për pë qysh ngjasin këto, po që këto si tjatër gjë i mirrnim vesh dhe 1037Ushtria

kombëtare (frëngj)

417


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

nga gazetat. Kur bëheshim tok e kuvëndonim me njëri-jatrin e kupëtojim se këjo punë kishte ikur më duar të liga dhe nuk e merrja vesh se ku luajin këta nashti me Esat Pashnë. Po hesapi më dilte vetëm se ai do e shiste a falte njëherësh e këta do j’a marrin shpyrtin javash-javash! Të parnë gjë që bënë ishin ajo që kishin bërë në jetë qëkurë, pa ne n’a ish dredhur zëmra për këtë vatan e kishim lëftuar për të që kur s’mbahet mënd! Ajo se mos e shesnë! Po këtë radhë nukë ishte fare ashtu se këjo punë e kishte emërin më të ligë e më të ëmbël njëherësh që n’a kish torturuar gjithënjë, de donner la concession! Atë që kishte filluar Peshkopi kurë ish ministër i jashtëm më 923 e n’a foli më Tiranë për vajt’ e gurit dhe sosi assemblee constituante.1038 Domosdo me Amet Benë që aty nga shkurti duke u dhënë inglispersjanëve e ndonjë tjatri për nja gjashtëdhjet’ vjetë për vajt’ e gurit. Po dhe sernë e zezë që shtrojin udhët e maqinave nashti dhe doemos, do n’a mirr’leje nevej të zot’ e çifligjeve kur të ç’pojin dhenë! Sido që u gëzuam që këtë punë e muarr’ inglistë nga frika se vërtet pas Luftës së Vlorës, si do im vëlla Bektashi po dhe të tjerë më parlamentë bënë që italiantë duke parë se nukë rrijin rehat grekër e sërbë, vetë këta që i kishin nashti duart jashtë, jo vetëm të mbrojin nevej po dhe të dilin garant de la securite des frontieres!1039 Këjo sa dhe u vra e la kockat për nevej ai gjenerali italian! N’a ra pika kur inglistë nga marsi filluan të mirren vesh me italiantë, gjë që dëftonte se ata do prapseshin një ditë. Si të gjithë që hipën më krye dhe e marrin këtë vënd fukara të sakatosur, të parnë gjë ku do marrim ndonjë para borxh të paguajnë ylefetë e të mbajë me para Taf Kazinë me gjithë gegtë! Pa për të bërë ndonjë punë për këtë milet, s’bëhej llaf fare! Lidhjen e Kombeve e kishim derëmbyllur që me Peshkopin Nolë. Pa nuk e hanin më Mbretëritë dhe nuk j’a veshëllyen edhe këtij si të tjerëve, vetëm italiantë e prisnin këtë occasion en or dhe ishin hazër për të ndihur! Këtijë që ka nja dhjetë vitra që bërret edhe sotë, j’a kishin frikën të tijtë pa për nevej nukë j’u prish puna, po s’do mënd se bën vaki u kish fryrë më vesh atyre të Lidhjes së Kombeve të mos n’a ndihën, se si s’e muartën inglistë mëndja u rrij te vajt’ e gurit t’onë!

1038Asambleja 1039Garant

kushtetuese (frëngj) i sigurisë së kufijëve (frëngj)

418


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Nga që s’kish ku përpiqej më Amet Beu dërgoi për të lypur ndonjë borxh, njerinë që e njih Italinë më shumë se ata që lanë kockat atje,1040Myfit Benë. Atë e pritnë si Princ atje dhe Qeveria e tyrej do të dil garantie de l'etat1041për borxhin e marrë nga nevej, nja pesëdhjet’ miljon franga ari për nja dyzet vjetë më duket.1042 Botorja1043do mirr’ më të shumët për të bërë të reja a ujdisur udhtë e urat. Veç këtyrej italianëvet u’a kishte qejfi të ngrënë një udhë hekuri. Si do që dekovili ishte aty që më Luftën e Madhe të Mbretërive, si dhe për sqelë e liman, udhë maqine e sidomos për të tharë kënetat. Këto duhet t’i japin, jo njëherësh, po çika-çika për nja pesë vjetë, pa për bujqë e të bëhej si gjithë dynjaja të lërojin e mbillnin me maqinë, jo me qè si mijë vjetë përpara, harroje! Se ç’dhanë nja katr’ a pesë miljon dhe për të gjitha këto peng do lijim ç’para mbëlidhënim nga recettes douanières,1044kripën cingarët e të tëra ç’ishin të shtetitë që e quajin monopole d'etat.1045 Po interet1046e të tëra se ç’ishin nja shtat’ milion të mira më senè, e llafi bie, që më të parnë vit, ne duajm t’i lëmë të tëra e të rrijim me gjisht më gojë! Më të tëra hesapet që bënte Bektashi me Sulo Benë, se mbeti me kalem më dorë e që për hesape e ekonomi nuk i hyn do më sinuar njeri dit’ e vjetë, dilnim jo të humbur, po të shitur fare! Po si do e zgjidhin gjithë këtë zollomahi të bërë, që kurë fillojë këjo puna e të lypurit t’onë, aha thashë! Dhe të tallurit e italianëvet që nashti kishin marrë yrysh me këtë Musolinë që bërtet dhe sotë e që lëvdon se atë që bën ai se bën njeri, si qëmoti Yljanofë. Dhe se bëjin dotë vërtet asnjë punën e tyrej, se i stivosin të vdekurit e i bënë mullar! Më arkë të ministërit së financës nukë bëhet llaf se kishin lënë gjë, se ajo e flamosurë arkë është shqyerë sa herë! Se kur ikën njëra palë e merr me vete nga meraku. Ndaj bënë nga fundi i qershorit një banque nationale1047më në fund, që do i kullandrisë këto para të marra hua. Me detyrë të bëjë paranë prej letre që e quajin napolon, barabar këjo si fuqi me nja njëzër franga ari, që ne i thoshëm nashti napolona 1040Aludohet

për ata proitalianë, si katoliku L.Gurakuqi shteti (frëngj) 1042Bëhet fjalë për afatin e shlyerjes së borxhit 1043Ministria e punëve 1044Të ardhurat e doganave (frëngj) 1045Monopol shtetëror (frëngj) 1046Kamata, interesi (frëngj) 1047Bankë kombëtare (frëngj) 1041Garant

419


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

flori! Këtë punë j’a ngarkuan t’a bëjë një financiere de la societe1048e nevej sa i shohim më dritë të syrit! Po vinte erë shteti vërtet, po këjo nukë po bëhej se duhej, po se po e bëjin si s’kish udhë tjatër! Se këta i ishin hedhur përsipër si ujku presë dhe po e ç’qyejin me thonj e me dhëmbë vëndë! Asokohe këjo nuk shkau fare pa e parë leshkot më parlamentë. I pari që u ngre dhe i tha Myfyt Beut copë, se gjithë këtë farë paraje që do paguajmë senè më senè e vure ti a italiantë, ishte Reuf Ficua. Ai ishte qëkurë për Republiknë me gjithë t’im vëlla Bektashnë, po nashti ishin si më një kafas e s’luajin dotë më! Po këtu tha se nuk besoj më këto dallavere ndaj të ngrihet një komision për të parë këtë punë, që më Romë e më Tiranë! Këtë tha dhe anës-anës Ceno Beu, si do që i kunati Amet Beut për Myfyt Benë, se po është se u ka dalë hesapi vetë më ato para pse vijnë e n’a i thonë këtu kur kanë mbaruarë këto punë? Po këtë herë u ngeci sharra më gozhdë, se si nuk ishin mësuar me këtë soj Republike e si sejmenë që ishin a u bënë, harruan atë që kishin bërë. Ata vetë kishin bërë tërë qejf atë gjë për Amet Benë, që presidenti i Republikës nukë e pyet parlamentnë, pa mund dhe t’a ç’dukë!1049 E sodomos atë që il est irresponsable 1050 që e kishin të tërë me kryeministër e të gjithë. Dhe ministrat thanë që dhe nevej nuk n’a do qejfi nga që jemi më krah të tijë dhe se vetë e keni bërë këtë e atë pikë dhe e këndoni përsi, se shiko e harruatë dhe një çikë ç’pejto! Me që kryeministri, presidenti, kumandant’ i ushtërisë e që s’kish lënë më pa hedhur më dorë, ishte që nukë vijin dotë më parlament sahat e minutë, po kur kish halle të mëdhaja! Si punë drejtonjësi më këmbë të tijë ishte ministër i drejtësisë Petro Poga e këta të pa begenisurtë më atë sahat e muartën vesh se sa peshojin më kandar! Unë u marazosa kur ngulët këmbë ju thashë dhe që këta kanë halln’ e tyrej, jo t’imin! Se kujes do t’ja dëgjojmë zënë nashti, po me këto që po bëjin vaki do më qe pështirur vetja e s’do kishja dalë më në faqe të dheut, thoshte pikë e zeher im vëlla Bektashi. Po unë si gjithënjë j’a këtheja: -Qarri dhe zarari ikin bashkë! Nga njëra anë shpëtove që nuk je atje, pa tjatra Bektash Bej është që mund të ngriheshe për t’i nëmuruar Myfyt Beut ato bataliontë me 1048Shoqëri

financiare (frëngj), bëhet fjalë për SVEA-n - ta shpërndajë 1050Ai është i papërgjegjshëm (frëngj) 1049Këtu

420


HAJREDIN BEJ CAKRANI

italianë që duaj’ të n’a i bjerë nga Vlora për të prishurë Kongresë të Lushnjes. Se katr’ a pesë vjetë ka, jo njëqind si dhe qoftë larg, mund të prishje gojën e ti thoshe, që po nga ata italianë kushedi sa franga ari ke marrë ti, pa kartën t’a firmosmë nevej! Kështu më vjeshtë të parë a shtatorë, filluan sherret më deputetët që u dolli si nuk e pandehnë e j’u rrëzua komisjonë! Po këtë radhë si nukë kishin ç’i bëjin Amet Beut, që jo s’i begenisi, po ujdisi atë që s’e pandehnë! Bënë që Esheref Frashërë që ish më krye në senatë të hiq dorë, me që ishte si punë zëvëndës president. Amet Beu rehat fare një të prurë nga Shkodra Musa Juknë, që e bëri ministër të brëndëshëm atças dhe kish më dorë ç’do gjë. Pa më krye më senat, vuri Pando Evangjelë përsi që t’u zërë gojnë të tërë toskëve! Milto Tutulanë më drejtësi, që të drejtojë ato mbëledhjet e tyrej e që nashti kush të dojë t’i bij’ këmborës, se ai nuk dëgjon nga ai vesh! Pa po ata si pula e firmosnë si ishte shkrojturë pa luajtur një pikë. Që nga behari e gjer më fund të vitit u firmosnë aqë shumë koncesione, sa që im vëlla Bektashi thosh: -Ku paskemi qënë për të shiturë vatanë e s’e dijim dhe kaq të madhe Shqipërinë! Pa unë e ngacmoja duke i thënë: -Unë mejtoja mos e kishim ndonjë beduva, po duket se e kemi ont une tradition!1051 Që nga Esat Pashai, llafi bie dè që e qante këtë punë, ata të Vlorës po nukë mbesnin prapa, po këtë gjë nukë mund t’a dijim se të tërë ishin të thekur e kishin lerë për këto gjëra! Nuk lanë më pa firmosur, që nga ata që i quajin inglispersjantë1052që kishin filluarë qëkurë, italiantë po e po për vajt’ e gurit për nja gjashtëdhjet’ vitra, po këta dhe sernë e xhadeve më Selenicë e vërdallë për nja pesëdhjet vitra, 1053 amerikantë 1054 e ca të tjarë inglis, që bënë ç’mos të futen dhe ujdisën një si societe mixte,1055për nja gjashtëdhjet vitra, francestë1056 për vajt’ e gurit e serë përsi, për nja gjashtëdhjet vitra dhe këjo, qymyre edhe këto i quajin të guritë se dalën nga dheu, për nja pesëdhjet vitra e sa e sa të tjera. Këto që po ngjasin i bënë sërbtë t’u bjerë pika dhe muartëm vesh nga gazetat që e hoqnë atças ministr’ e jashtmë. Pa vetë Pashiçit i ra një damblla dhe e tundi këmbën pas një çike, se vdekjen e dijin, po 1051Një

traditë (frëngj) Oil CO, shoqëri britanike 1053SIMSA, italiane 1054Standard Oil Company, amerikane 1055Sipërmarrje e përbashkët, me pjesmarrje angleze 1056Union franco-albanaise, me pjesmarrje franceze 1052Anglo-Persian

421


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

që t’ua punonte Amet Beu kështu, jo! Sa herë i cingërisja 1057 t’im vëllezër se, më mirë me italiantë, apo më mirë do ishim si qëmoti Esat Pasha me sërbtë? Ata si nukë e ngisnin dotë atë muhabet që t’a kujtosh të ngjeth mishtë, m’a këthenin avec la meme monnaie:1058Mirë fare do ishin inglistë, po me ç’po shihja si do që Musolinë i ujdisi e bëri si donte vetë, ata sërbtë që vrisnin ç’do senè sa shqipëtarë dojin, n’a lanë përjashta ata sinuartë e nëmur nevej! Po të n’a bëjin atë që s’e bënë dotë me luftëra më ëmër të paqesë, këjo nukë mund të haej dotë më dynja! Ah, bënë dhe një gjë sagllam! Se me që do derdheshin paratë lumë e që mos bijin njers vetë ata e të n’a i marrin përsi ato, nxuarr’ ligj që nuk qasin punëtorë të tjerë nga jashtë! Meqë u dhimbeshin e dojin t’i shohnë më punë, të veshur e ngjeshurë këta shqipëtartë, duket! Me këto që ngjanë iku e shkoi dhe ajo senè, po pamë se nukë kish të ndalurë yryshi i cette riviere concession!1059 Pa nga marsi i tjatrit vit n’a erdh’ radha nevej, që nga çifligjet e mijë e të Sulo Beut më Myzeqe e gjer te ata t’anët si vëllezëri, me Cakran, Murriz e ç’përmban vërdallë. Domosdo nga italiantë dhe nevej nukë n’a bëhej më për t’u marrë me këto punë që kishim pritur qëkurë e n’a kishin dalë më ëndërr të bëjim dhe nevej përpara si gjithë dynjaja! Lamë t’im vëlla Sulo Benë, jo si më të ngeshëm po që j’a thosh për këto punë! E vërteta ishte se asnjëri nga nevej nuk duaj’ të shih surratnë e atyrej. Që të këtyrej sejmenëvë1060e deri te ata italiantë, që me apo pa të drejtë nuk i shohim dotë si zot më vënd’ t’onë! Kur s’qemë të zotë t’a bëjim këtë punë vetë, gjë që dëftente se këjo punë që kish nisurë qëkurë,1061u bë sotë e që ashiqare dhe nevej n’a rrijë festja tamëm kokës! Kot e ngjac se këto të vrerosin dhe sotë që i mejtoj, po një gjë n’a dëftuan sagllam fare! Se Amet Beu j’a hidhe dhe t’et po të qe për pushtet një, për para dy dhe për pelivanllëqe e intrigë tri, që i dhanë aqë fuqi këto vitra, sa ai j’a kaloi njëqind vjet të ungjit! Filloi të los nashti me këto shtete gjitonë që e prunë më fron, kur, si e qysh 1057Këtu

- shpotit, ironizon të njëjtën monedhë (frëngj) 1059Këtij lumi konçesionesh (frëngj) 1060Këtu - të urdhëruar, servilë, karakteristikë e hershme kjo, që e vëndeve të kolonizuara, prandaj tani në kohët moderne, autori nuk e kursen përçmimin 1061Aludim për ndodhitë me Qeverinë e1912 1058Me

422


HAJREDIN BEJ CAKRANI

donte ai që ahere që hipi në pushtet, pa rrezik dhe nashti rustë e bardhë aty do i ketë!1062 Ai u tall me sërbtë kur bëri sikur u dha u ca vënde nga veriu të nxjerrjën bakërr e si vuri para botoren, j’ua mori atyre parce que l'etat confisque1063ato mijëra franga ar. Se demek j’a huadh arkësë shtetit. Ata u bënë bishë dhe u lloisën shumë qysh t’a zëvëndësojnë dhe si nuk po gjejin methodhë tjatër, i’u këthyhen asaj të vjetrës që kishte bërë punë gjithënjë, kryengritjes dhe përngrehën ca katolikë andej Verisë. Një prift që e quajën e Dom Çako,1064mbëlodhi fuqi luftarake dhe mbëshyeras kish futur dynjanë me dyfeqe nga sërbtë dhe kish armatosurë njerst, që e dëgjojin. Më shumë ca Bejë katolikë të tyrej që u thoshin bajraktartë, që jet e mot të gjithë e mirrnin ylefenë më Dovlet, ata e mirrnin te sërbtë dhe e plasnë papritur kryengritjen! Me të çpejto ajo mori tërë Verinë dhe u fut më Shkodërë, dhe Amet Beu nuk ishte bërë hazër për këtë punë, ndaj priti t’i vijën fuqi të qeverisë. Pa kur erdh’ u ndes nja dhjet’ a pesëmbëdhjet ditë lufta e fuqitë e shtetitë shtoheshinë, pa katoliktë si nuk i ndihu njeri mbetnë vetëm dhe u hoqën prapa, ku humbënë dhe këtë herë. Amet Beu nuk i falte më gjërat, ato që ngjasën dhe njerstë më to, po këjo që ngjau i dëfteu atijë se për sërbtë ai kish kapëtuar më armiktë e tyrej më të mëdhenj! Si i tillë kishte udhë të gjatë për të bërë me gjitonë, se asnjë nuk kish ndërmënd të hiqetë prapa. Po Amet Beu ama ishte esnaf për t’u marrë vesh me këdo që i bije ujë më vijë të tijë dhe bënte alenance avec le diable,1065vetëm të fitojë! Kështu që ai mori gjithë ato që kish bërë hazër Peshkopi Nolë, po dhe para tijë dhe i sosi të tërë këtu, rrezik dhe ata rustë a sovjetë që foli a u mori ndonjë frangë ar urata,1066se nga që Lidhja e Kombeve j’a preu, pa gjë s’ishte ajo punë e ky nuk la më! Italjantë që ishin më sofrë duajn’ të mirr’ që më fillim xhanërmarinë, pa dhe ushtërinë, demek duajn t’a ujdisin e bëjin si të tyrejn. Po këtu Amet Beu e 1062Dhe

vërtet, detashmentet ruse që e ndihmuan në rimarrjen e pushtetit, Ahmet Zogolli i mbajti në Shqipëri një pjesë, ku pasardhësit e tyre gjenden dhe sot në zonat veriore, si Shkodër, etj. 1063Se shteti i konfiskoi (frëngj) 1064Kleriku kryengritës, Dom Loro Caka 1065Aleancë me djallin (frëngj) 1066Në librin e Çatin Saraçit, mikut të ngushtë të Zogut, përmëndet dhe marrveshja mes Nolit dhe Zinovievit, nga ana e rusëve, që shkonte tek 350 mijë franga ar, ku për motive fitimi në momente të caktuara, kërkon ta vazhdojë dhe Zogu këtë gjë

423


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

ndjeu rreziknë dhe u trëmb, po pas trazirave të katolikëve nga Veriu ishte vonë dhe u dorëzua! Që atças e pamë që këtë punë po e mirr lumi fare! Po ai kish filluar t’i bënte këto gjëra që përpara se t’a qëllojin më parlamentë, duke kapëtuarë më krah të orientation aristocrat dhe këtu kërkojë çupën e Shejqet Bej Vërlactë nga që ky kish pasuri e të tëra e sa s’kish njeri! Këtij po i qante syri që u bë me vjerr me të e ai si i mori një thes me para u derdhë dhe hipi më fron të kryeministrit për herë të parë! Nxorri mënjanë Xhafer Ypnë, po s’e bëri të gjatë dhe e zuri haka për zullumet që bënte sahat e minutë 1067 dhe pas asaj që i bënë deshi s’deshi dhe j’a la fronin Shefqet Beut. Me të ndjekur Peshkopin Nolë e i mori më dorë të tëra ditë e vjet e harrojë Shefqet Benë me gjith të bijnë dhe e mbushi parlamentë me këta që kanë qejf t’i urdhërojën! Këto gjëra pelivanësh Amet Beu s’kish harruarë t’i bëjë kur bëri dhe vuri më zap Republiknë e aty nga mesi korrikut trazon një sherr të ngrehur qëkurë më parlamentë! Kurë italiantë me gjeneral Telinë po përpiqeshin për sinuartë t’onë, ai që e nisi e pagoi fare, dihet! Nga ne Medi Bej Frashëri e ç’koqiti hollë fare atyre më komisjonë për punë të nja dy vëndeve që kishin mbeturë rehem1068që me plakun, kur u ndanë sinuartë sefte më 913. Njëri ish më anë të Korçësë, tjatri më veri përmbi Shkodërë. Nashti tjatri Frashërlli, Esheref Beu më pikun e vapësë me dyer mbyllurë s’do mënd, u këndoi atyre më parlamentë që bëjin veri me karta, se ai vëndi nga ana e Korçës n’a ishte një manastir orthodhoks sa një baçë nga tonat, që e quajin Shënjt Naumë! Këtë e dojin bullgartë, sërbtë domosdo, mbaso dhe grekër se n’a paska qënë si punë vënd i shënjtë, pa dhe korçartë vejin se ja ku e kishin një vrap, pa atje nukë kish nashti shqipëtar për be! Si nukë i rrihej pa bërë pazar, u ngriti mëndjen këtyre që ishin cakëtuar të llafoseshin për sinuartë. Se dhe ata të uruar ngjacu e ngjacu e vanë një jetë, t’a këmbejim më lartë qasurë Dibrësë, me një tjatër fshat që e quajin dhe atë Peshkop1069me gjithë lëndina vërdallë, domosdo me shqipëtarë plotë! Si i pa sërbtë që besojin dhe duajn atë pa tjatër, se ishte për t’a vënd’ i mirë megjithë varr’ të këtij Naumit nja njëmijë vjetë përpara a kush e di se kur më buzë të ujitë1070dhe për një baçë u mori tri a katër! Pa këtej 1067Bëhet

fjalë për atentatin të Beqir Valterit - gati të braktisur, pa zot 1069Peshkopia e sotme 1070Liqeni i Ohrit 1068Këtu

424


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Verisë ishin ca skërka që kullosin vetëm dhitë dhe më piskun e vapës u bindë të tërë më parlamentë, me nja shtat’ a tet’ kondra, pa vetëm njëri ish asmenjë.1071 Po këto që ngjasin nashti e vunë të tërin më krah të Italisë, gjë që të kunatin Ceno Begnë e trubulloi fare! Se po kish njeri që ishte me sërbtë që kurë leu djelli, ishte ai! Si do që j’a tha se, po do façismë, kanë dhe sërbtë plotë e i bije më mirë të jemi me ata se me italiantë! Po të tërë më mirë italiantë thoshin, se sërbtë që i njohim jet e motë! Si bëri, j’a bënë dhe kur po ftohej Ceno Begu me të, ai e dërgojë si punë ministri më një konsullatë andej nga një vënd që kish qënë me Nemsen, Çekijë. Dhe dihet që vuri një nga këta djemtë që mësojin andej, demek dhe e vrau! Pa është e shkrojturë dhe e pashkrojturë1072se ai që e ka kollajë të vrasë për hesap tëndë, s’e ka për gjë të t’a këthejë gryknë dhe ty për hesap të një tjatri! Ndaj dhe Kryeznjitë e vranë atë djalnë sa nisnë gjyqet e kështu të dy paltë i muarr të gjitha me vete në gropë! Si ç’e kishim friknë vajt’ e gurit e muarr italiantë 1073 dhe mua m’u drodh mishtë përsi si më kohën e Qeverisë së Durrësit. Po nashti me këtë Musolinë që e kish nxirë tej e tej edhe hataja që ndollën me ato të flamosura franga ari të bankës, nuk vonoi të vinte! Amet Beu të gjitha prapësitë që s’kishin të mbaruarë, dukej që nuk i bënte për inat të vjerrës,1074po atje ku kish fitim! Në fund të vjeshtës së tretë a nëndorë, italiantë erdh’ më Tiranë se i foli ky dhe bënë pacte d'amitie1075për nja pesë vjetë, pa po u kujtuan nashti ata sejmentë më parlamentë dhe j’a nisnë sherrin! Po me kë, se si dëgjon njeri ndaj bjeri se i bije mirë vajti këjo punë dhe u vu përsi Petro Poga më drejtësi. Kaqë gjë u bë dhe u’a mbyllnë gojnë të tërëve! Seneja që hyri bëri Amet Benë që duke mos pasur asnjë gjë më duar, vetëm paratë e tyrej po dhe ato të shkreta iknin nga duart e tijë fët e fët, si ujt’ e lumit! Se të tëra po i mirr’ italiantë që nga banka, vajt’ e gurit e ç’do gjë! Deri tek budallallëku i tijë më i madh që nga frika e ndonjë kryengritje a të shtypë ç’do gjë kondra tijë, la ushtërinë e xhandartë më duar’ të italianëvet. Edhe të mejtohej nashti, ishte bërë vonë! 1071Abstenim 1072Këtu

- e vërtetuar nga jeta - transferimi nga Anglo-Persian në AIPA 1074Aludim për Serbinë 1075Pakt miqësie (frëngj) 1073Këtu

425


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Italiantë e bënë ushtërinë e sidomos xhandarmërinë me të tëra dhe e bëjin hazër për të shtypurë gjënë më të vogël që i del më gjumë Amet Beut. Me ato që po bënte dhe gjumë s’kish më për të! Nga tjatra anë ai i largoi ca me marifet, ca me të hakërryerë, pa nuk përtoi dhe për t’i vrarë e i bëri mënjanë të tërë bejlertë nga parlamenti, se ishin pengim i madh për të. Nashti i kish të tëra më dorë se puntë i bëjin vetëm një tufë njers që i mbante vërdallë e që i bëjin temena sahat e minutë! Nukë mjaftohej këjo mbëledhje e parë me italiantë që e quajin e miqësisë dhe e sigurisë, se vetëm miqësi nukë kish brënda! Nukë ishin më ata italiantë e Telinë, pa sigurinë e dëftente gjumi i tijë që u mërgua dhe s’a dëgjonte ndonjë gjë nga sërbtë, i ngrihej sevdaja për italiantë! Nga behari i këtij moti, si mori vesh që sërbtë s’flijin më vjeshtë të tretë a nëndorë ai bëri mbëledhjenë e dytë me italiantë.1076 Ajo e para i dha këtyrej vajt’ e gurit, bankën, ushtërinë, xhandartë e të tëra, kjo mbëledhja e dytë n’a bëri fare Kaza a Vilajet1077të tyrejn! Gjë që dëftente se ky njeri nuk i besonte më dhe këmishës së tijë! E nga këjo frikë që i kish hyrë j’a dha italianëvet edhe të fundit gjë, vatanë që kishte mbeturë, për nja njëzët vjetë këtë të bëjnë ç’të duanë e të hyjnë ata po t’i rrezikohet froni këtij. Si nukë mbeti më gjë, nëmëm veten që kishim zgjedhurë italiantë me mëndjenë se, si do që të ndodhë kemi marrë prapa një shtet të madh që ka bërë përpara e që nevej të fitojmë ndonjë gjë, qoftë dhe mëndje!1078 Se boll kishim kështu me mijë ligësi e të tjera shejtanllëqe të këtyre njersve të prapë, pa vënë në hesap ato të sërbëve e grekërve! Po kur hyri vjeti tjatër ngjau ajo që nuk e kishim dëgjuarë, jo t’a shohim me sy! Si do që nashti, si e kish bërë këtë punë Amet Beu ç’do gjë bënte vaki! Ai e kishte bluar kaqë kohë nëpër mënd Verinë a Matnë që e kish të tijnë dhe e ruan për kohë të xhanit. Se t’a hidhte këtë mëndje më të nisurë do ngrihej llafi bie, Vlora me gjithë lebër që nukë e duam dhe pikë e ngatërrohej kaqë shumë këjo punë, sa nuk i gjeje më fillnë! Me marifet ai e molloisi gjatë dhe dolli më hesap që vetëm kështu mund t’a hidh llafnë dhe i gjeti hazër më një

1076Pakti

i dytë i Tiranës - protektoriat, të varur pothuaj plotësisht 1078Këtu - ide zhvillimi 1077Këtu

426


HAJREDIN BEJ CAKRANI

vënd njerst! I përngrehu ata që nuk n’a vente mëndja ndonjë herë, po për të si më të kollajtë e Jugës, Skraparnë! Që kurë lëftojim me grekër me Xhelal Skraparnë atyrej vëndeve më kohë të plakut, i njihja mirë që kishin, llafi bie rakinë më të mirë më dynja e që i japin gjithë miletit! Po që t’a kishin pirë vetë të tërë, nuk n’a e preu mëndja të gjithëve! Ata shikojin nga ky nashti, po me skraparllinj duhet njëzet kokë e tridhjet gojë njëherësh dhe nukë bën vaki t’ua këmbeç mëndjen! Dojin, se demek kishin parë gjithë dynjanë këta a mbaso dukej ajo e shkretë dynja që nga ato skërkat e tyrej, të kishim mbret dhe nevej. Po më këtë sene po kishte mbeturë më Shqipëri ndonjë thërrime fuqie e pushteti e kishte emërin Amet Bej! Dhe ai si punë parlamenti u çaçaros atças,1079sa i varfëri Pando Vangjelë tha se edhe këtë kishim mangut! Ç’duan le të bëhet, se i mbyturi nga të qulluritë nukë ka qeder! Ahere me anë j’u qasnë dhe ai e hodhi nëpër milet llafnë, pa atë si punë parlamenti e kish më xhep dit’ e vjetë! Se nukë bëhet përpara po të mos jesh mbretëri, se të gjithë mbretëri janë e mbreti me mbretnë merren vesh atças! Thonë që e kish pasurë në mënd qëkurë, ka ca që thonë se j’a shkuanë nëpër mënd ata që i vijin vërdallë se mos rrezikohen nga ndonjë tjatër që hipën më krye. Po unë e njoh mirë atë njeri dhe me kokë të ftohtë, jo si ca që e duajn e i bëjin temena! Pa unjen gjer më shesh e ca që s’e dojin më qiell e më dhe, si shumë nga këta dhe im vëlla. Po kam dhe një mëndje t’imen! Atë duke e lëftuar e kalitën e bënë t’i njoh fije më fije të mirat e të ligat e të tërëvë! Të shohë mirë këtë lloj e soj mileti me atë që ai sa i përngrehur e hazër është kur i thua për luftë, aqë i urtë e qëngj bëhet kur i rrij’ mbi kokë dhe i thua: -Fli se unë po rrijë pa gjumë për ty! Ahere po, bëhet pasha! Nxorri më ç’do mur a dyqan dhe ç’pallje, rroftë Zogolli president dhe mbret e pa dëgjuarë ndonjëherë! Pa ai i bënte hesapetë hollë dhe s’para kish gabuarë të paktën gjer nashti më asnjë vënd! Kur ishte llafi për të fituar për vete, ç’do gjë më kurriz të këtij vatani, s’bëhet llaf që s’i kish mbeturë gjë më, pa dhe më këto pactes d'amitie ai s’e kish për gjë më! Kjo që po bënte ish e pa dëgjuarë, se ishte po ky njeri që bëri namin më parlamentë kur sa kish përzënë uratën, se mungonte tradition d'héritage royal 1080 dhe miletitë a popullitë i duhet Republika! Pa 1079Këtu

- pështjellim, shqetësim, për këtë ide që e kishin rrëzuar disa vjet më parë e trashëgimisë mbretërore

1080Tradita

427


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Mbretërinë nevej e kishim hazër ashtu qysh ish me gjithë Këshill’ të Lartë. Nashti këtu po bëhej si te frëngjtë, sa binte Mbretëria hipte Republika e kështu këmbeheshin kurë e donte puna e tyrej andej quand la bourgeoisie eu des desaccords avec l'aristocratie!1081Po ne nuk ishim kurrë si frëngjtë! -Këjo punë, thosh im vëlla Bektashi, është si të jesh më një vënd e si të kesh bërë një copë udhë, ashtu me gropa, të këthehesh prapa përsi ku ishe se j’u mbushë koka njërit të praps dhe motet vetë! 1082 Po unë e vrerosja më shumë kur i thosha: -Me këto që po ngjasin u kemi rënë më qafë që nga Smail Beu e gjer te Peshkopi Nolë! Se ato që kanë bërë ata janë si ca lodra çilimiqërish që i mbëshejin njëri-jatrit ndonjë sheqerkë, po nashti më habit një gjë! Ahere ço ku merrnin të tërë nga një kockë, nashti me këtë Amet Bej t’a harrojnë jet’ e mot! Hajredin Bej, të shumën e çifligjeve i ke andej Myzeqesë ti, po ne ç’hoqëm se ato që bënë vlonjatë me nevej s’harrohen dotë sa të jetë dynjaja! Pa me njëri-jatrinë u përpoqnë, sa humbi Smail Beu dhe nga Esat Pasha që përngrehu rrebeltë, humbi vatani jet’ e mot! Dhe vërtet sa larg dukej koha e plakut, pa le ato mote më parlamentë që më llafoste im vëlla Bekashi se ç’ngjiste, ç’thoshin, pa ato fjalimet e tyrej, që të vërtetën ishin më fillime bëj hesap, pa nukë ngjallen dotë më e do qindra vjetë!1083 Po dhe që dëftuan se megjithë që këta burra që lanë rehatnë dhe u mbëluadh’ tok për vatanë, ishin shumë përpara si Evropi e mileti i tyrej qindra vjetë prapa e që s’i mori vesh dotë. Nukë dua asnjëherë të mejtoj se ky milet e kish hak ahere1084Amet Benë e këtë kohë të ligë që kish pllakosurë a e prumë vetë nevej! Si do që unë mejtoj se nga që jemi të vegjël n’a ranë më pjesë jo vetëm këta si punë gjitonë, po dhe të Mëdhenjtë. Se llafi bie nukë kishim më sinuar Nemsen a gjermëntë, pa le inglistë, po italiantë e këtë që bërret dhe sotë! Kështu sa hyri behari Amet Beu u dërgojë kartë të dyja odave, që nashti i kishte mbushurë me gjer më grykë me ata që e duajn’ e i bëjnë temena dit e natë! Po dhe ata nukë e kapëtuan 1081Kur

borgjezia kish mosmarrveshje me aristokracinë (frëngj) - të kthejë kohën prapa 1083Këtu - janë të paarritshëm. Dhe me të vërtetë, pa përllogaritur nivelin e zhvillimit tonë shoqëror, epoka e parlamentarizmit 1920-1924, ishte padyshim me parametrat më demokratikë në histori 1084Bëhet fjalë me sa duket për vendosjen e pushtetit absolut të A.Zogollit si president I Republikës Shqiptare më 1925 1082Këtu

428


HAJREDIN BEJ CAKRANI

javën dhe të mbëledhurë tok, futnë duartë më statutë e ujdisnë atë pikë që thosh se të rishikojin statutë, mund ta bëjin vetëm këta. Ahere të dyja odatë1085quhenë të ç’krira, gjë që të çon domosdo më zgjedhje të tjera!

Mbretëria me fron të rrezikuar

Më një nga këto ditë, im vëlla Bektashim’u lut të veja me të më Tiranë, se nuk i shtyhej udha. -Më këtë kohë të ligë, j’a preva më Tiranë nukë vij më Bektash Bej, po merr Sulo Benë që është më i ngeshëm dhe që mund të qullosësh gjë me të. Nga që e ke për mendje po, për ndonjë gjë pazari1086e ç’të të dojë zemra! Ndaj mos më kërko kot të vijë, pa ty të është bërë araret,1087se po s’vajte ti në Tiranë, nuk u kihet1088 atyrej asgjë! -Hajredin Bej nukë më kupëtove një herë, nuk e marr Sulo Benë jo se është i lig, po se ka ato që më fjalose. Do shohë ndonjë gjë vërtet dhe nuk ç’kulet më! Sikur t’a marrim këjo do bëjë këtë e atë punë, vëmë në vijë këto e ato gjëra që s’i kullandrisim dotë e na prishen a venë dëm!1089 Pa dhe paratë vijnë përsi, javash po pikon ama! I kish thënë llafet e t’im vëllai Sulos një për një, sikur ishte më mëndje të tijë! Se të vërtetën Sulua gjynah që kish lerë ketu, mes kësaj gjullurdie,1090po andej Nemses a inglisve dhe do qe bërë një gjë andej se s’bën, se një më dy duke bërë hesape e ke ne pour devenir un capitaliste!1091 Po ja që nevej nuk luajim dotë, se ishim lidhur me këtë vënd e sidomos me fatnë e tijë që n’a dukej domosdo, që ish dhe i yni! Si gjithënjë m’a ha koknë me të mirë dhe unë, si do që më çan këmba kaqë herë e që n’a është bërë biftan nga ajo egrasi e nëmur, nukë mund t’ja prishja dotë! Se im vëlla këtë punën t’ime e ka si rrëfehen më qishë dhe ai sheh veten, me që duhet të jem njeri që s’ja 1085Dhomat:

e senatit dhe e deputetëve - ekonomike, tregtare 1087Obsesion, diçka shqetësuese (turq) 1088Këtu - nuk mund të vazhdojë jeta, shprehje pop. që shpotit 1089 Prodhime, duket. Sulo bej Cakrani, vëllai i autorit, ka qënë një kapitalist i mirfilltë në veprimtarinë e tij, në krahasim me tiparet feudale dhe aktivitetin me tokën që mbizotëronte në atë kohë. Ai, përveç territoreve bujqësore, posedonte një numër të madh magazinash, punishtesh, madje edhe fabrikë për pëpunimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale, natyrisht për eksport 1090Këtu - rrëmujë, kaos, karakteristikë e moszhvillimit 1091I lindur për t’u bërë kapitalist (frëngj) 1086Këtu

429


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

përtoj dhe atij për të vërtetën! Kështu që më qepet për t’a bërë udhnë e të jem tok me të si ka bërë gjithënjë ai njeri. Udha me maqinë nukë zgjat shumë, po me që udhët janë bërë për karrocat a kuajtë, të trëndalis mirë. Me të hyrë më Tiranë mbajtën anës pazarit më një mejhane te ca pijanecë me hudhra e raki përpara, që më rrukullisnë midenë atças! Dhe kë pa, mua që marr edhe më fund të dynjasë gatonjësin t’im me vete! Jo se s’kam besim si bëjin ca e ca, po jam mësuar me të dhe pikë! Pas një çike kur ikën ata që pijin dhe kur hapi penxheretë dyqanxhiu që u ajros vëndi, e mora veten, po pashë që im vëlla Bektashi kishte ikur me kohë. Po nukë vonoi dhe u dukë me një tjatër njeri që se ku e kishja parë e nashti s’më vinte në hatër për kiamet! Po ai më tha vetë se më njinte që më Durrës. Ishte tërë gas e fliste javash, po dhe sikur druan pa im vëlla Bektashi i tha: -Ohu, jemi të vjetër ne dhe u këthye nga unë faire une presentation1092e po hata fare që e njokërke t’im vëlla e këtë e quajin Azis Effendi,1093m’u këthye mua. Njëqind vjet se e quajin ashtu, po punë Bektashi këto dihet, pa mua nuk më lipsej fare. -Po mirë, nuk n’a fute më ndonjë hamëm 1094 fare, u thashë. Po ata u shqyen më gas dhe dihet im vëlla më mbushte mëndjen se është më rehat këtu e këjo bëri që të më hipën ato të mijat. Po nukë e dhashë veten para atij njeriu që im vëlla e quante mik! Kush e di sa herë të tjera e kishte pjekur mejtoj, pa unë si ç’do njeri që e kishja parë, nashti e njojta. Ata u ç’koqnë fare me muhabete e habere të padëgjuara. Këto më bënë të harroj ku ishja unjur dhe t’i vë veshnë këtyre muhabeteve të tyrej, s’do mënd me terezi. Se jo vetëm që ishte turp, po më fund të fundit unë ishja nashti gjashtëdhjet’ e kusur vjetë e s’më lipsej gjë fare! Po ama nuk mundë të rrija pa dëgjuarë nga ai se ç’po ngjante më atë që e quajin gjer nashti Republikë. Dhe njëqind vjet, që ky ëmër i bënte tok të dy këta njers që për mua nuk piqeshin më asnjë vënd me njëri-jatrinë! Njëri i javashëm e sy unjur, tjatri, im vëlla, shpuzë e që kërcen përpjetë kurë dëgjon gjëra, sidomos të padrejta. Po këtë radhë dukej sikur nuk i bëhej vonë e herë vij’ veshnë më muhabet të tijë, demek që ja po të dëgjoj, si do që Azis 1092Të

bëjë prezantimin (frëngj) person, siç del më vonë duhet të ketë qënë në brendi të gjërave ose i besuar brënda atij rrethi të afërt, një lloj shërbimi sekret 1094Nevojtore (turq) 1093Ky

430


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Effendiu i dëftente fill e për pe ato që bëjin vaki andej lartë. S’kishja marrë veten akoma, kur atças ngriva i tëri nga ato që po dëgjoja. Sërbtë nukë flijin dhe kurë e kishin marrë vesh sagllam se këtijë i kishte hipurë për Mbret dhe s’kish njeri t’a prapste, bënë një gjë mbëshyeras mos u ndiste, po që ishte me rrezik të madh për Amet Benë! Dhe si n’a njohin rrënjë e dhëmballë, vajtnë ku mbetnë ata të mbretit t’onë të fundit, Skënderbesë dhe u fjalosën, domosdo se do një nga ata mileti ynë, demek. Sipas hesapit të tyre, me methode classique du regne, 1095 ishin më rregull. Se i fundit Mbret ishte Skënderbeu, që po këta shqipëtarë nuk e lanë të bëhej tamëm e të bij Papën këtu! T’a mbyllte këtë punë e të n’a kapëtonte më të krishtertë dhe të iknim, po do iknim ndonjëherë me të gjithë tertipet 1096nga Perandorija Osmanllije! Ai bëri përsizaj atë jeu de mots,1097nga që me shqipëtarë nuk u mor vesh dotë as ai që i mbeti palla më dorë. Se të tërë duan të jenë të parë, ndaj dihet që jemi barabar e unë me që lëftoj më krye të ushtërisë jam i parë!1098 Pa a i parë a barabar, të dyja nuk venë e këjo nukë do mënd! Atje më jugë të Italisë ku ishin ngulur qëkurë prashisin nashti ullinjtë. Pa dalin dhe më sokak si zantaçinj të ujdisin këpucë a bëjnë shtëmba e të tjera gjëra, që dëften se janë dhe punëtorë. Vajtnë i gjetnë dhe kërkuan nga një damar saktë të Skënderbeut, se ishin dy, tri a më shumë dhe muarnë një si punë konti a bej i diturë e i kënduar, s’ka gjë se i rënë nga vakti! Pa bënë një si punë mbëledhje me t’a dhe paria e tyrej ishte hazër! Që t’a bëjin punën tamëm nuk u përzienë vetë po futnë më këtë punë malazestë. Dhe si e donte sëra e tijë, po dhe sahati që erdh’ i dhanë një si princeshë të tyrejn, Marie a Jordanka, qysh i quajin ato.1099 1095Mënyra

klasike e mbretërimit (frëngj) - dalje e studiuar, zyrtare. Duke parë territoret e pushtuara nga turqit në Ballkan, rikalimi në Krishtërim, këtë herë katolik, ishte e vetmja lëvizje diplomatike, por dhe ide shkëputjeje si rrugë shpëtimi nga Gjergj Kastrioti. Duke u bërë pjesë e tyre që kishin mbrojtjen Papatit, do të thyhej për herë të parë ishkufiri Romë-Bizant nga detet, duke kaluar në Lindje të Ballkanin Perëndimor 1097Lojë fjalësh (frëngj) 1098I parë ndër të barabartë, u quajt pas Lidhjes së Lezhës Skënderbeu, për shkak se drejtonte ushtrinë mikse shqiptare dhe arriti qëllimin që kështjellat dhe marrdhëniet me jashtë, ti hidhte në dorën e tij 1099Maria-Vaceva Zavadranka figuron vërtet si gjak mbretëror malazez e martuar me një lloj konti, të quajturin Skanderbeg. Dihet se duke qënë nën struktura perandorish, ne nuk kemi pasur mbretëri të mirfilltë. Por Ahmet Zogu për të bërë 1096Këtu

431


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Me terezi, që t’a marrin vesh se kush do ish mbreti në të vërtetë, në fillim e dërguan te Amet Beu. Ai vetëm filli, se sërbtë nukë mund të mirr’ me vete dè, të tijëve po u hapej mideja dhe kush e di ç’avadize do i nxjerrin, vjen te Amet Beu dhe bën muhabetnë. J’a dëften që mund të rrinte qysh është nashti e kish dorë të lirë më ç’do gjë, po mbret nukë mund të bëhej dotë kurrë! Si do që dhe ai Amet Bej se nga kish nxjerrë a ç’pikurë një damar nga e gjyshja më duket, po nga ai Skënderbe pour justifier le fait! 1100 Ky tjatri nguli këmbë më të tijnë që unë jam Skënderbe i kulluar! Ah të ishja atje, po e kam para syvet Amet Benë si i kanë luajturë sy e mustaqe nga vëndi! Se vdekjen e dij’ po këtë hata s’e prit, jo e do ketë pirë tërë kutinë e duhanit a baqetat me cingarë që mbante mbi tavolinë! Po Amet Beu qetë-qetë i tha Skënderbegut: -Ajo që thua ti është e vërtetë, po sa e vërtetë është që ke ardhur më kohë të ligë e sidomos më vënd’ të gabuarë! Ndaj të dalin nja dyzet e tet’ orë, nuk i tha ditë se i dukej shumë, për të ikur e jo t’a bëç muhabet, po t’a shkoç nëpër mënd je i ikur atças nga këjo dynja! Amet Beu më foli mua mënjanë, tha Azis Effendiu dhe më tha se duhet t’a përcillja zotërinë e përgjigjesh me kokë deri mbi Shkodërë, më sinuar. Pa këtej po të mundja, të futesha sikur merresha me tregëti nga malazestë e të bija llaf të saktë ku rrij’ Skënderbegu. Atijë i kishte ikur çehreja fare kur u nismë dhe i ikënin lotë nga inati kur m’a dëftente udhës këtë. Po kishte rënë më lak me të dyja këmbët! Një nga ata që ja bënë fushë e një nga Amet Beu që i bëri benë dhe të dyja këto ishin barabar, i tha ai me vdekjen t’ime! Nëmte e mallkonte njëmijë herë ditën që kishte dhënë llafnë! Se atë e kish zënë gjarpëri më vënd të lig që i thonë, të ikte një sahat e më parë andej nga të tijtë, po ku do lij’ gruan nashti? Si hoqi dhe këtë ferrë nga këmba që desh e grisi keq, aty nga mesi i gushtit bëri ato si punë zgjedhje dhe nashti e kishte hapur llafnë për Mbret, jo vetëm nëpër milet, po dhe më gjithë dynjanë! S’do mënd Italinë të parnë, pa këtu brënda i ngriti Kaza më Kaza me sejmentë

sa më të besueshme lidhjet e tij me gjak “mbretëror” kërkoi që mbretërimin e tij, ta quante “Skënderbeg III”. Për këtë ai kërkoi dhe disa lidhje gjaku që mund të kish me heroin tonë, po nga Mati, por kjo ishte eksluzivitet i pasardhësve të tij në Kalabri dhe ata nuk e lejuan kurrsesi. Pikërisht kjo e dhënë historike shfaqet e panjohur deri më sot dhe ndoshta e zbardh këtë pikë të errët 1100Për të justifikuar faktin (frëngj)

432


HAJREDIN BEJ CAKRANI

që i vejin prapa. Këta po përgrehnë të tyrejt dhe nukë mbeti vënd pa bërë evenement de soutien pour la monarchie.1101 S’mbeti tjatër gjë më dhe ata që duall’ nga ato si punë zgjedhje, duhej të bëjin Mbret nashti Amet Benë e të ç’pallin përsi pouvoir monarchique!1102Po meqënëse ishin mish-mash, që nga ca bejlerë që japin ç’do gjë vetëm t’u dëgjohet emëri, effendilerë 1103 që sa kanë marrë yrysh e që më Mbretëri do u dukej vetja, llafi bije sikur ishin më ato të Evropit, kumandantë që kishin bërë kushedi se kur luftëra e duajn’ të thonë se jemi milet dhe nevej e sa të tjerë që shohnë gjithë-gjithë gjer të gardhi baçës!1104 Të shumët vijin kush e kush t’i bëjë temena më shumë, të tjerë për ndonjë kockë, pa bërë hesap që ai e bluan kockën vetë dhe e bën hime. Ca e ca edhe mund të n’a habisin, pa të shumët i kishte ujdisurë e sajdisurë vetë. Kështu rrobaqepësit frëgj kishin vaktin e punës. Se si sefte që e kishim u binte barra të n’a i qepin rrobet, po as më ato pelerina me bojë të ndezurë e kurora, si më katr’a pesëqint a mijë vjetë para. Po dhe as që të mos duket fare kush është mbreti, jo! Sikur nukë ishin po këta shqipëtarë kur na i prunë sagllam fare të Mëdhenjtë si kish urdhëruar Perëndia, Princnë po e bënë të ik’ natën! Po këta shqipëtarë që thanë sa pëzunë uratnë se mirë ishim me Mbret, po nuk kemi më, ç’krinë Këshill’ e Lartë se nevej n’a mungon tradition d'heritage royal, se s’kemi takat të mbajmë dhe mbretnë me salltanete nashti, po këta njers që i krehnë bishtin nashti, kush e kush më përpara! Më këtë kuvënd kushtetus duhej që të luajin forme de regime1105e ta bëjnë të besuar më të tërë, se demek kështu e duajn vetë mileti, ngjau që fati i madh u ra atyrej të zgjedhnë Mbretnë! Të përpjeknë pëllëmbat dhe të pinë ndonjë bardhak raki pa, champagne détruit l'estomac!1106 Pa bërë hesap Sait Bej Toptanë, që kishte dhënë konak të tijë qëkurë për parlamentë, ne u habitmë, llafi bie jo për elbasanllitë se sa për vetë Shefet Be Vërlacnë, më korçartë, jo për Pando Vangjelnë se aty ish qëkurë, po për Dhamb Biblën, më Beratë, jo për Sami Vrionë se j’a kish marrë dornë që me Princë e jo 1101Manifestime

në mbështetje të monarkisë (frëngj) monarki (frëngj) 1103Borgjezia e qyteteve 1104Këtu - servilë, të paqëndrueshëm, dritëshkurtër 1105Formën e regjimit (frëngj) 1106Shampanja u prish stomakun (frëngj) 1102Rendin

433


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

shaka, se ishte dhëndërri i Esat Pashsë që duaj i pari më ç’do gjë, se sa për Hysni Toskën që kishim lëftuar tok qëkurë,1107me vlonjatë, jo për Sadikë të Duro Shaskës, po për Brahim Aga Xhindnë, pa vlonjatë të tjerë që ishin ç’quarë i kishin akoma ca para mënd më kokë!1108 Ahmet Beu e kishte bërë në jetë se tok me të duhej t’i gjënte dhe emërin kësaj punë që po bënte, ndaj e kishte kandisur dynjanë se duhej doemos t’a quajin Skënderbe. Dhe qysh j’a donte froni i atij të varfëri, që u ç’duk me gjithë kockatë e tijë1109e pas atyre që bëri i biri më prapa, këtë t’a quajën të tretnë. Këtë ai ma do mëndja, nukë duaj’ t’a bëjë e t’i thosh këtij mileti që unë jam Skënderbe sotë për juvej, po gjithë dynjasë që e njohin atë qindra vitra me ato që bëri! Atijë i mbiu kordha më dorë një jetë të tërë, Perandorinë Osmanllije e pruri vërdallë dhe e bëri të flasë me vete,1110pa sa të gjëndej më dynja se ish a jo Amet Beu nga të prasmit e tijë, këjo nuk i prishte punë më vonë! Po ajo që i ngjau me Skënderbegun e nashtisëm e vuri më lloi të madhe që nuk e harroi kollajë. Deshi-s’deshi hoqi dorë nga emëri i Skënderbesë i bërë vrer, se nukë i duheshin më armiq edhe nga të prasmit e atijë që t’a telendisin nëpër dynja! Pa ditë e vjetë ai e dinte kush j’a kishte bërë peshqesh atë, se e harronte që jo gjithënjë mund të bëjë qysh të dojë! Këta, nga që i quan të tërë sejmenë të tijë e mund t’i ketë nën hyqëm, bënte që t’i urdhërojë përdita! Hoqi dorë vetëm nga emëri, që të vërtetën j’a prishi sevdanë më gjysmë, pa nga do j’a mbante, dihet! Atë do e zir’ më gojë si të fundit Mbret dhe bëri hazër t’a quajë

1107Si

parashikohet dhe nga autori, Hysni Toska kalon në këtë kohë në shërbim të mbretit Zog, duke marrë poste të larta në ushtrinë mbretërore. 1108Aludohet për ata që janë shquar qysh nga koha e Pavarësisë, por që nuk ishin në krah të Zogut 1109 Si të gjithë në këtë pikë, autori duket se i referohet burimit të zhdukjes së eshtrave të tij, njohur prej nesh nga vepra e Marin Barletit 1110..”Osmanët rrahën me topa të shumtë muret e fortesës, por ata nuk arritën kurrsesi të mposhtnin mbrojësit e Krujës, duke përdorur mjete të shumta luftarake. Ndërkaq trupat e Skënderbeut, të strehuara nëpër male, përdorën me shumë sukses teknikën e guerriljeve. Të frikësuar nga dimri që po vinte osmanët e hoqën më në fund rrethimin. Shqipëria në fakt, do t’i qëndronte dhe për shumë kohë osmanëve. Qëndresa shqiptare tregoi se pushteti osman në Ballkan nuk ishte i palëkundur..” (Histoire de L’Empire Ottoman de Robert Matran, Nicolas Vatin, fq. 83, Fayard, Paris, 1989)

434


HAJREDIN BEJ CAKRANI

veten me ëmër të tijë, që e ujdisi një çikë. Nga Zogoll më Zog e qysh e ka gjer nashti, pa i hipur ndonjë mëndje e re. Të vërtetën, Amet Beu u kishte dalë punëvë vetë n’danë, pa si e qysh është tjatër punë! Se e vinte më punë mëndjen, pa i bënte tok me prapësitë e më fund i përpiqte me shoshoq, se comme un intrigant qui etait,1111nukë i del njeri përpara! Pa kurë duhej t’i hiqëte qafe i dërgon për gjah tok me atë që kish kumandant garde, një italian a ç’farë ish, që e quajin Xhillari.1112 Se ky n’a qënkej i pirë gjithënjë dhe më vënd të lepujve, shapkave a thëllëzave qëron nga një ç’do herë nga këta njers që s’i pëlqejin Amet Beut. Jo më të ishin më radhë të armikëve të tijë, si kallëpi i Peshkopit llafi bie, ikje atças! Po me këto që kish zgjedhur të bëjë ai e kishte të sigurtë fronë, qysh kish të sigurtë që armik mund t’i bëhej atças edhe më i afërti njeri e mund t’i bëjë hatanë pa teklif! Po ajo që bënte hesap ai ishte se vardhari i tyrej bëhej gjithënjë e më i madh. Gjë që duaj’ të thosh se e kish bërë hak ç’do gjë që i shkonte nëpër mënd dhe e lij’ pa gjumë nashti! Vetë rrinte këtu, pa mëndja i fluturon tek Peshkopi Nolë e më të gjithë ata që ishin këthyer nashti armiktë e tijë! Ndaj ishte hazër të bëjë me italiantë që e ndihën të vijë më fron, ç’të duanë ata! Se kish të tjerë që ishin edhe të pasurë edhe e njohnë Italinë e mirr dyfeqe nga ajo më përpara se ky t’i kish mësuarë emërin, si Hasan Bej Prishtinë. Ai jepte ç’do gjë vetëm të mos kish një zëvëndës atje që t’i rrinte hazër si hije! Po dhe italiantë nuk ishin budallenj, se n’a kishin njohur rrënj’ e dhëmballë me ato luftëra që kishim bërë.

1111Si

mjeshtër intrigash që ishte (frëngj) Gillardi, gjenerali që inspektonte ushtrinë shqiptare thuhej se ishte nr. 3 i pushtetit pas Presidetit dhe ministrit të luftës në Republikën Shqiptare, por në të vërtetë ishte njeriu më i besuar i tij, ndërsa në mbretëri njeriu absolut. Kujtimet e Hajredin bej Cakranit mbarojnë më 15.11.1932, për fat të keq ato nuk zgjaten qoftë 2-3 vjet më vonë, që do të përbënin thuajse një mrekulli në plotësimin e tablosë historike. Kryengritja e Fierit është një nga kryengritjet më të mëdha kundër Monarkisë Shqiptare, natyrshëm e udhëhequr nga i njohuri Bektash bej Cakrani, tashmë i pasuar nga breza të rinj, bijtë dhe nipërit. Gjenerali në fjalë është vrarë në mes të qytetit të Fierit nga Jashar Cakrani, djali i vëllait tjetër të tij, Sulo bej Cakranit, një student në Sorbonë ky i cili u torturua për vdekje pasi u kap. Mbreti Zog, pasi dënoi me vdekje shumë pjesmarrës nga kjo familje, përfshi edhe Bektash Cakranin, nuk mundi të ekzekutojë asnjë prej tyre. Kjo ndoshta për arsye të popullaritetit e ndikimit të madh, pasi për vepra me shumë më pak peshë në këtë ngjarje, ai i ekzekutoi të tjerët me varje. 1112Leone

435


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Nashti u duhej Amet Beu që duke futur më shtëpi gjitonë j’ua dëfteu atyrej të tëra e bëri që ata t’a kenë më dorë, pa me këto që ngjasn dukej ashiqare që të paktën njërën këmbë e kish më lak! Me të hyrë vjeshtë e parë a shtatorë, mezi pritnë s’a u gëdhi e shtunë dhe vunë kryetarnë, Pando Vangjelë. Pa kur të nisin një rrëmullë kush e kush të këndojë fjalimnë e tijë me të qarë fare dhe më krye ishin ata të tijtë më Veri. Një farë Koli, katolikë duket i trazoi mbaso pa dashur, atë që e hante përbrënda Amet Benë. Mirë që i foli të tërë, po sahat e minutë: -O Skënderbe, hajde këtu shiko këtë stërnipnë tënd që po bën atë që s’e bëre dotë ti! Se kurorën që t’a dhanë ty po j’a japim nashti shpëtimëtarit të kombit! Se shqipëtartë e kanë ruajtur gjithënjë fronë tëndë që nashti t’ja japëm këtij, që e kanë bërë Amet Benë të shkumonte se j’a kujtojin të vetëmen gjë që donte t’a harronte ditë e vjetë! Mes këtyrej që i bënë gjak pëllëmbët dhe i huadh’ më shesh e me të tëra këto, ai po bënte me kokën e tijë mes udhëve zëbrazur nga frika e miletit, Mbretërinë! Mbas dite pa vajturë pesë, dihet që të partë erdh’ vargan italiantë me nja shtat’ a tet’ maqina plotë, të hekurosurë, si të mëdhenj që qenë a i vumë nevej. Pa këta shqipëtarë që kishin fat të madh që të jenë si punë të zgjedhur a të folur, pa dhe shehitë u fluturojin limodheta, mustaqe e kapelle, nga që gëzojin, duket! Nga që të tërëve atyre që përfaqësojin Mbretëritë a vëndet e tyrej, j’u dukej këjo njëqind vjet lodër e italianëvet, kështu që nuk e kishin sagllam mëndjennë do e qasnin a jo guvernat a Mbretëritë e tyrej këtë që po bënte vaki! Pa ishin më siklet të madh se ky nashti ishte dhe më krye të Republikës, si po bënte atë që i erdh’ në mënd e ata konsullë të Mbretërive duhej të dukeshin një copë herë se s’bën, që ja ku ishin aty! Sërbtë që nashti e kishin bërë Mbretëri të Jugo-Sllavet e thoshën, doemos nukë mund të vijin më drekë të tyrej, se do u dukej se daveti po e bëhej me ato para që i kishin dhënë vetë. Pa nashti që më sofër ishin shtruar të partë italiantë, po shkumojin! Të vërtetnë Amet Beu paratë e tyrej i kish treturë me kohë e me vakt. Pa vajturë ora pesë Amet Beu më siklet të madh, jo për ceremonie de la couronne,1113se sa për atë që më këto vakte ngjajnë hatatë, me ato që u kish punuarë katolikëvet që i vari me pritërinj e me radhë, po sa e sa të tjerëve! Që të dukej se kështu j’a donte puna, më një 1113Ceremoninë

e kurorës (frëngj)

436


HAJREDIN BEJ CAKRANI

dorë mori këtë librë të të krishterëvet, Biblë dhe më tjatërën atë të muhamedanëve, Kuranë, të miletit të tijë pa ai vetë dukej që nuk kish punë fare me këto! E nisi me atë që ishte fjalosurë nëpër njers, po që e tha këtu më në fund officiellement1114nga Zogollë llagapnë, më Zog. Që domosdo si nukë i ndezi me ata emëra që kishte paturë në mënd e quaj veten të Parë, pa nuk harrojë e tha: -Unë, Mbret i shqipëtarëvet, betohem para Zotit se do jem e do bëj ashtu e kështu, domosdo për kombin, me pamvarësi, ligje e sinuratë e tijë dhe e mbylli po me Zotnë, t’a ndihë, se me atë duket e kish punën, pa njerst i gënjen atças! Kështu bëri me ta duke u thënë se: -Njëndizë ju urova juvej etër të kombit, pa sotë jeni shokë të mijë dhe gjithë dynjaja e di nashti që po t’i lënë rehat të birtë e këtij vëndi të shqiponjave, bëjnë shtet që ç’ke me të! E ata sejmenë u bënë pasha me atë që i quajti ashtu, pa më fund u’a mbylli se tok të dalëm faqebardhë më histori! Bataretë nuk pushojin përjashta, pa po ca varda therin shelegë e deshë nëpër shkallë po nukë qe e thënë të rrij’ një sahat rehat më atë konak që nashti e quajnë pallat. Italiantë, si të shtëpisë erdh’ të partë dhe j’a filluan nga fillimi duke j’a prishur midenë me atë që i zunë më gojë. -Nevej jemi të kënaqur që zure atë fron të Skënderbegut, mikut t’onë që ishte rehem 1115 pesëqint vjetë, pa atças do jetë ngjethurë nga inati! Princi dërgoi që nga gjermëntë llaf se është akoma ai sovranë e nuk mund t’a nxjerrin mënjanë, se u prish nga mënd’ njëri e duaj’ të marrë fronë! Pa nga Tyrqia Mustafa Qemali kishte thënë se nukë mund’ t’a njoh asnjë herë atë që s’e ka për gjë të shkel benë e miletit të tijë! Si do që edhe ai me luftë e kish marrë e po e ujdiste Tyrqinë t’a bëjë si Evropi. Për këtë nuk folnë me Amet Benë tri senè, gjer vjetë e si i tha për këto gjëra që nga Tyrqia, ku të kam parë,1116ç’nukë i këputi! Ky soj mbreti është një karagjos, si palaçotë më thiatro, thoshte ai. Po im vëlla Bektashi kur i këndojim këto më gazetë a n’a i llafosën, më thosh se bën vaki edhe vetë mund t’a ketë shkrojturë fjalimnë e tijë Amet Beu, pa për të kënduar e ka provuarë sa herë! Nashti që shkruajin me maqinë, nashti shpëton nga sikleti ai, se një copë firmë 1114Zyrtarisht

(frëngj) - braktisur, pra u përmend befas 1116Shprehje pop. - nuk njihemi 1115Këtu

437


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

do t’a ujdisë se s’bën! 1117 Ditët ikënin dhe ethet e tijë s’e lijin, pa Inglistë dhe sidomos francestë nukë e qasnë! Sebepi ish se ky e kishte shkruar “Mbret i Shqipëtarëvet” dhe ata që mbajin anën e sërbëvet ishin më merak e u vunë më lloi, se mund të ishte për të tërë shqipëtartë! Se me që e kishin bërë copa vatanë, përngreh ata andej sinuarëvet. Ky ngul këmbë më të tijnë, që është llafi për këta shqipëtartë e mijë që më kanë kërkuar të bëhem Mbret e kjo jeu de mots1118bëri t’i shkojë llafi këtij. Pa sërbtë a Jugo Sllavtë që i quajin nashti u ç’duknë fare, jo të llafoseshin më me mbretëritë! Kështu që bënë-ç’bënë e njohnë dhe ata pas nja dy a tri jave. Meraku më i madh ishte me Ameriknë se ata të shkojnë në vrym’ të gjilpërës, pa të binden për një gjë, pa telegrami tyre erdh’ nja dy javë më prapa. Nga që Peshkopi që dij’ atë gjuhë ishte më Vjenë e që andej thosh se këjo që u bë është një les crimes haineux 1119 ndaj shqipëtarëve. E çuan kartën me një taborr tek terxhumani më ministëri të jashtëme, si e këthyhen më gjuhë t’onë, Iljas Bej Vrioni si qindra vjetë 1120 që nashti po gëzonte më shumë nga vetë Amet Beu, u dërgua te ministri amerikan dhe atje duket, desh i ra zali!1121 Këjo se ai tjatri, Grandi e quajin më duket1122i tha qetë fare se nukë dinte gjë! Këtë Mbret muhamedan nukë e kupëtojin a nukë e dojin nashti tek Evropi, sa edhe maqinë mbreti nukë i dhanë,1123se i fëlliq emërin thoshin! Po të vërtetën aq sa e ndihën a i kish kondra tok, i bëri punë një njeri i vetmë, i vëllai i Mehmet Bej Konicës, Faik Beu që më vonë mbeti më Amerikë ministër i yni, se e dinte sa peshonte Amet Beu. Faik Beu ishte njeri që nuk e zije dotë më llaf. Po si i vëllai Mehmet Beu dhe miku ynë, kurë bëri im vëlla Bektashi mémorandumnë Qeverisë më Vlorë dhe plakut që e firmosnë të tërë, me që i vëllai ishte Evropit erdhi ky të firmosë, si do që ishte më Pleqësi të Shqipërisë së Mesme. Atë dè, që thoshin se e kumandon Esat Pasha! 1117Autori

aludon në këtë pikë, se Zogu kish vështirësi në shkrim e gjuhës shqipe, pasi pëveç nënshkrimit thuhet se nuk ekzistojnë deri më sot dokumenta të shkruara me shkrimin e tij 1118Lojë fjalësh 1119Krim i urrejtjes (frëngj) 1120Aludohet nga autori për shërbimet e tyre ndaj Perandorisë e të gjithëve 1121Këtu - i ra të fikët 1122Ambasadori amerikan Grant 1123Është interesant refuzimi në atë kohë i firmës së njohur të Ettore Bugattit, e cila nuk pranoi ti shiste Zogut një automobil mbretëror

438


HAJREDIN BEJ CAKRANI

Im vëlla, me Përëndi druan mos i thonë si e kanë vlonjatë në majë të gjuhës, se jeni të shitur tek Esat Pasha ju që bëni këto, ndaj e pyeti. Po Faik Beu qetë-qetë iu këthye: -Po kishja një mëndje të thosha se do firmos unë me që im vëlla është andej, nashti nuk luaj mëndje, ndaj ngjasin këto se e quani vatanë tuajin, ja që ai nukë është çiflig, po është i të tërëve dhe e firmosi! Ai nashti për të përfaqësuar vatanë të mos bjerë më dorë të ndonjë gëdhëje që të n’a turpërojë jet’ e motë i kapëtojë të tëra që e kishte armik Amet Benë e ky nga tjatra anë shkumoi sa j’a dolli! Dy gjëra kish frikë Amet Beu më dynja, se të gjithave ju’a gjente anën: mortjen një dhe Faik Benë dy! Të vërtetën të dy ngjajnë si nata me ditën me njëri-jatrinë. Pa Faik Beu si dhipllomat lij’ prapa uratën e ishte nja dhjetë a njëzetë shkallare më lartë, si do që ky tjatri këtu për hynere e shejtanllëqe shok ka veten! Këtej brënda Amet Benë e quajin dhe sotë me atë gjuhnë e tij të Verisë si i fliste ahere më 920 Këshill’ i Naltë, Naltmadhëni. Kështu që për t’u mbushur mëndjen miletit që i ka njëllojë të tërë, pa s’ka gjë që ca i vrit e ca i vidh, bëri një pajtim të madh më të tërë paritë. Mor ç’nukë mori atje me bejlerë, muhamedanë, bajraktartë e të gjithë që demek unë jam Mbret i të tërëve! Ato llafet e besë që tha se i kishte një herë etër e një herë shokë! Doemos ne nuk vajtmë, se nuk kishim asnjë gjë për të pajtuar e asnjë gjë për të uruar. Ata që i vejin prapa, le t’i bëjin veri dit’ e vjetë, pa dhe ai e dinte këtë gjë jet’ e mot që me nevej nuk piqej gjakund! Ca javash e ca më ç’pejto e njohnë Mbretërinë, gjërat u sheshuan këtu brënda dhe im vëlla, Bektashi më tjatrën senè që hyri, si bën gjithënjë m’u lut të vejim përsi më Tiranë, po këtë radhë nuk isha aqë i ngeshëm dhe ai turi varurë, iku vetë. Dhe jo një po kush e di sa herë dhe më bij’ habere se qysh vete Mbretëria e qysh i ç’penëzon paratë, qysh j’a qan hallnë miletit e të tëra, po mua më mbeti në mënd një muhabet i bërë si ndonjë vit më përpara. Kishte pjekur përsi Azis Effendinë që ishte nashti më oborr i besuar, domosdo më lartë, pa unë ngulja këmbë, nashti duhet t’ja këmbeç dhe emërin, se kur u këmbye Republika me Mbretërinë, mos mbeftë më gjë më dynja pa u këmbyerë!1124 1124Pa

përllogaritur francezët që e rivinin mbretërinë pas rënies së ndonjë republike, rasti shqiptar është vërtet një dukuri e rrallë me që lind për herë të parë regjimi i monarkisë, ku si periudhë klasike lind hershëm, pa përllogaritur

439


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

Nga fundi muhabetit m’u kujtua Skënderbegu dhe i thashë, po ai, nuk i dërgoji këtij telegram? -Rrofsh që m’a kujtove Hajredin Bej, se Azis Effendiu që ahere e gjer nashti si e vështron nga jashtë, më llafosi dhe për këtë. Atijë j’u hakërryen sërbtë se nuk e kishte bërë punën tamëm, si më llafosi. Po nga që s’kish ku t’a çojin nashti i dhanë të shoqes një konak a saraje tutje, lart malazesve e atje rron me gjak të ngrirë, besoj.1125 Si bënë një guvernë a qeveri me në krye Kostaq Kotnë, që e flisnin të tërë Koço1126 sikur kishin lozurë cingël me të që çilimi a e kishin priturë fare kurë kish lerë. Këtej si i zgjuarë që ish, Amet Beu oborrnë e mbante me njers allasoj. Dëgjove Bektash Bej, dëgjova thuaj, mejtoja dhe i jepja zëmër vetes! Se nga që im vëlla nukë pushon së lëftuari ndaj jo gjumi, po nukë del i tërë ymri, t’i veç nga prapa. E nashti që ka hyrë vjeshtë e tretë a nëndorë e mësova synë dhe nukë më zë më gjumi me këto vetëtima që llamburisën e të nxjerrin sytë. Më kish zënë gjumi dhe më Vlorë para sarajevet të Xhemil e Syreja Beut, që nashti nukë ishin më. Ai sheshi shkretë fare, po më një diell që të pëllciste sytë mu bë Smail Beu më këmbë me qostrekët 1127e florinjtë, me duar prapa qysh rrinte e me festen e errët më kokë.1128 Unë po i flisja po zë nuk më dil’ si do që e provoja përsi me fuqi, pa në shesh nukë laliste njeri e as zhurmë për be! Hoqi festen nga koka dhe qeshi, gjë që e bënte rrallë dhe u ç’dukë. Mua më dolli gjumi atças, si do që ishte një kohë më shi të tërbuarë e ashtu ujë më djersë pashë që qe gëdhirë. Një hingëllimë e gjatë më avlli më bëri të ngrihesha, si do që më çan këjo e shkretë këmbë më kohë të keqe dhe nukë doja të shikoja nga penxherja më avlli. Më dukej njëqind trashëgiminë si kusht, të zëvëndësojë regjimin republikan, lindur në etapa shumë vonë 1125Bëhet fjalë për bregdetin dalmat në Kroaci 1126 Kostaq (Koço) Kota (1889-1949) në këtë kohë kryeministër, ka qënë qysh herët në vazhdën e korçarëve mësues në shkollën e Cakranit, fakt që falë njohjes dhe respektit për ta si njerëz të dijes e bën autorin të flas me një gjuhë të tillë 1127Zinxhirët me të cilët është e lidhur ora e xhepit (turq) 1128Ndoshta si respekt ndaj veprës së autorit, ndoshta si pendesë shfaqet figura e I.Qemalit, ku çuditërisht në këtë kohë në fund të nëntorit trupin e tij e sollën nga tyrbja në Kaninë dhe e varrosën pikërisht në vëndin ku 20 vjet më parë shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, në lulishten e “Sheshit të Flamurit”, ku gjëndet dhe sot.

440


HAJREDIN BEJ CAKRANI

vjet se kishte ardhur ai njeriu me kalë qullurë gjer më kockë, që të bjerë atë kartën nga Bektash Beu nga Vlora e të veja me të ç’pejto të gjeja Smail Benë! Dëgjova nga avllija që llafoseshin se lumi kishte dalë poshtë më çiflig dhe nukë po ç’qitesha dotë nga ëndërra! Se si do që isha nashti shtatëdhjet e kusur vjeç do dilja të bëja hazër kuaj, buaj e njers për nga udha e sipërme e kënetës, të gjeja dhe të merrja prapë Smail Benë e të bëjim përsi Shqipërinë! Nukë doja t’a çoja nga dora atë kohë, më atë minutë që më erdh! Ja që nevej bëmë atë që s’e kishte bërë njëri gjer atëhere, bëmë Shqipërinë dhe e duajm’ vatanë dhe sotë njëlloj! Ne me aqë mundime e prumë gjer këtu, të tjertë le t’a çojnë më tutje, po . përpara ama, që ëmëri të mos i humbasë kurrë! 15 Nëndor, vjeshtë e tretë 932 Hajredin Bej Cakrani

441


KUJTIMET E NJË FIRMËTARI

442


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.