Sami Krosi - Dasma para gjykimit

Page 263

Në një anë, do të rinjë filluan t’u fishkëllojnë “dëshmitarëve” të fundit, që dihej se kishin dëshmuar kundër redaktorit e t’u thonë. “Të poshtër! Të shitur! Hajdutë!”. Një inspektor i policisë, i friksuar se mos shkaktohej ndonjë incident edhe më i madh, filloi të flet me megafon e të thotë: - Pushoni, pushoni me provokime! Shpërndahuni menjëherë! Pastaj, kur pa se nuk i shkonte fjala, iu afrua redaktorit dhe foli me zë të ulët. Redaktori, përsëri, i ngriri të dyja duart lart dhe tha: - Vëllazër! Vëllazër! Nuk u bë gjë. Puna në gjyq është mirë. Më mirë do të bëhet sikur të shpërndahemi të qetë. Duhet të shpërndahemi pa bërë ndonjë eksces. Dëgjoni?! Të shpërndahmei sa më parë! Këto fjalë sikur i bënë të vetëdishëm njerëzit që e përbenin turmën e madhe, e cila se vijte e rritej. Zhurma patë pushuar. Njerëzit dalëngadalë filluan të shpërndahen e të nisen në drejtime të ndryshme, por edhe policia qëndronte në vend dhe dukej se nuk do t’i ndjekë. Ajo e pa se ishte e panevojëshme dhe siskur u tërhoqën në anën tjetër. U tubuan në një skaj dhe vetëm shikonin se si njerëzit e revoltuar largoheshin. Redaktori u gjet ballë për ballë me xha Dinën dhe me njerëzit e tjerë më të afërt, të cilët ende nuk patën filluar të shpërndaheshin. - Si ndodhi kjo, xha Dinë?! – pyeti i habitur redaktori. - Si është më mirë! Më të lagët nuk kemi se si të bëhemi! Kur panë se ne, që na nxorrën nga tenda e madhe, ishim grumbulluar, filluan të vijnë edhe njerëz të tjerë. Një nga një me të shpejt u mbledhën dhe filluan të protestojnë ende pa u treguar seç ishte puna lidhur me gjykimin. 263


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.