Sami Krosi - Dasma para gjykimit

Page 255

- Po flisni si të mos jeni esull, zotërija juaj! Jeni në organin e drejtësisë! - Nuk dua të më ofendoni haptazi! Këtë nuk e meritoj. Nëse gjygji është organ i drejtësisë, siç po thua, atëherë pse po na lodh me këso marrëzirash?! Ç’provë për gjygjin na qenka një fotografi, e bërë në një vend, të cilin popullata e vendit e quan “TE KALAJA!” pa edhe sikur të thuhej “ILIRE!”? Me këso marrëzirash do të merret gjuqësia jonë?! Ja, po e them një të vërtetë tjetër, nëse duhet të dënohet, dikushi tjetër duhet ta pësojë për atë që ka bërë falsifikim, sepse përfundi asaj fotografie e ka shtuar fjalën “ILIRE”. - Duhet t’u përmbaheni rregullave të gjygjit! – iu ngërmua prokurori dëshmitarit që po fliste dhe po e nxirrte në dritë një të vërtetë tjetër. - Rregullave duhet t’u përmbahet edhe zotëria juaj! Unë ende nuk e kam mbaruar fjalën. Nuk dua të më ndërpritni me aq arogancë. Të poshtër! – bërtiti i revoltuar dëshmitari dhe menjëherë vazhdoi. – Ju, zotëri prokuror, nuk e keni kryer detyrën me ndërgjegjëje. Njësoj ka vepruar edhe organi i hetuesisë. Nuk e keni pikasur se fjala “ILIRE” është shtuar e shkruar nga një dorë tjetër. Këtu qëndron e vërteta. Ja, ku po e them haptazi, këtë mund ta ketë bërë policija! Në këtë rast me prokurorin u solidarizua edhe kryetari i jurisë. Ai menjëherë ia mori fjalën dëshmitarit. Ky i fundit donte të fliste ndërsa ai nuk i lejonte dhe vetëm i bërtiste me zë të lartë që të heshtëte dhe të ulej. Atëherë u revoltuan të gjithë, më parë intelektualët e pastaj edhe të pranishmit tjerë. Dukej se erdhi çasti që të bëhej ajo, e cila ishte dashur të bëhej, të shkaktohej, nga fshatar të cilët me mundime të mëdha patën 255


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.