Sami Krosi - Dasma para gjykimit

Page 222

qenë bërë me dispozita e me ligj, regjistrimi, provimi pranues, çregjistrimi. Drejtorin, e patën thërritur në organin e UDB- ës. Një inspektor e kishte shtërnguar që të tregonte çdogjë që dinte lidhur me regjistrimin, me çregjistrimin, por më shumë lidhur me redaktorin. Kjo i kishte ardhë shumë rëndë. Posa kishte filluar ta harrojë atë punë edhe pse nga ishnxënësja i patë arritur një letër, ku i shkruante se klasën e ka mbaruar me sukses të shkëlqyeshëm. Ç’i doli tani?! Ç’ka pjellë dreqi i mallkuar atje në qytetin e jugut? I vërtitej nëpër kokë drejtorit të vjetër, kur inspektori ia përsëriste pyetjet. Tevona i qen kanosur me burg pse e kishte pas pranuar aq vonë vajzën pa e respektuar ligjin, mandej – pse e kishte pranuar pa provim pranues e, më në fund – pse ia kishte dhënë fletëçregjistrimin? Gjatë kohë s’pat mund t’ia gjente fijen kësaj enigme, por dikur edhe qe tërbuar, pastaj gjithçka iu duk e kotë, e trilluar. Atëherë kishte dalë nga takti, qe tërbuar dhe patë filluar të ulurojë: - Juve jeni qen birë qeni! Më keni marrë që vetëm të më ofendoni me gjithë këtë barrë të moshës sime! - Me atë barrë të moshës sate ke punuar me naivitet. Me naivitet ke lejuar të kapesh në atë lojë të rrezikshme për tërë vendin… - Ç’lojë e rrezikshme, ore?! Këto janë marrëzirat tuaja! Nuk e shihni çka jeni duke bërë. Në këtë rast, si në shumë raste tjera, vetëm qimen po e bëni buall e kurgjë tjetër! Ishte xhindosur drejtori plak. E patën dhënë në gjygj, por atje qe konstatuar se të gjitha punët rreth regjistrimit dhe çregjistrimit ishin bërë brënda dispozitave ligjore dhe të drejtës pozitive. 222


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.