Edukatë islame 155 e tij, duke mos marrë parasysh kritikat dhe kërcënimet eventuale të kundërshtarëve të Islamit. Allahu i Madhërishëm për besimtarët e vërtetë ka thënë: “Luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk i frikësohen kërcënimit të kërcënuesit, kjo është një dhunti e Allahut që ia dhuron atij që do”. (El-Maide, 54). Ebu Dherri r.a. ka thënë: “Më ka porositur i dashuri pejgamber Muhamedi a.s. për dy cilësi të larta: Të mos i frikësohem kritikës së askujt në rrugën e Allahut dhe ta them të vërtetën edhe nëse ajo është e hidhur”. Me një rast kur është pyetur Pejgamberi a.s. se cila luftë është më e vlefshme, ai ka thënë: “Fjala e drejtë para sunduesit të padrejtë”. Ai i cili i këshillon të tjerët, pavarësisht nga kundërshtimet dhe sjelljet e këqija të njerëzve, nuk duhet të demoralizohet as të humb shpresën se një ditë mund të përmirësohen. Në lidhje me këtë Allahu xh.sh. ka thënë: “Dhe kur një grup njerëzish thanë (atyre që i këshillonin populli) përse po e këshilloni popullin të cilët Allahu do t’i shkatërrojë ose do t’i dënojë me dënim të ashpër (për shkak të punëve të këqija). Ata thanë: për arsyetim para Zotit tuaj dhe me shpresë se do të ruhen”. (El-A’raf, 164).
Udhëzimi dhe edukimi i familjes Pas kujdesit për udhëzimin dhe edukimin e vetvetes, çdo mysliman e ka për detyrë të kujdeset për udhëzimin dhe edukimin e familjes së tij në frymën e fesë islame. Në lidhje me këtë, Allahu i madhërishëm, ka thënë: “O ju që keni besuar, ruajeni vetveten dhe familjen tuaj nga Zjarri (i Xhehnemit) lëndë djegëse e të cilat do të jenë njerëzit dhe gurët...” (Et-Tahrim 6). Ibni Kethiri, duke komentuar këtë ajet, ka theksuar mendimet e disa dijetarëve rreth kuptimit të tij: Ali bin Ebi Talibi r.a. ka thënë: “Edukojini dhe mësojini ata (anëtarët e familjes suaj)”. Muxhahidi ka thënë: “Frikësojuni Allahut dhe porositeni familjen
Takvim - Kalendar 2010 156 tuaj t’i frikësohen Atij”. Katade ka thënë: “T’i urdhëroni anëtarët e familjes që t’i binden Allahut dhe t’i ndaloni ata nga kundërshtimi i Tij.” Ndërsa Dahaku dhe Mukatili kanë thënë:m ”Myslimani e ka për obligim që t’ia mësojë familjes së tij atë që i ka obliguar Allahu dhe atë që ua ka ndaluar atyre”.9 Dijetari i njohur islam Mustafa El-Meragi, duke i komentuar fjalët e Allahut: Ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri, thotë: “Mësojeni njëri-tjetrin se si do të ruheni nga zjarri, do të thotë të bëheni të bindur ndaj Allahut dhe të përmbaheni urdhëresave të Tij. Pastaj, gjithashtu mësoni familjen tuaj që të jenë edhe ata të ruajtur nga zjarri. Ai këtë mendim e mbështet në hadithin në të cilin thuhet se Ymeri r.a. duke kërkuar shpjegim për këtë çështje, Muhamedit a.s. i ka thënë: “Mirë, e kam të qartë se si ta ruaj veten, por si duhet t’i ruajmë familjet tona? Në këtë Muhamedi a.s. është përgjigjur: Nëse ua mësoni atyre urdhëresat e Allahut dhe ndalesat e tij, e ato t’iu përmbahen atyre, do të jenë të ruajtura nga zjarri”. Ndërsa komentuesi i njohur i Kur’anit, Sejid Kutbi, duke komentuar ajetin e lartpërmendur, thotë: “Përgjegjësia e besimtarit ndaj vetvetes dhe familjes së tij është tepër e rëndë dhe e tmerrshme, ngase, sipas komentimit të tij, ky ajet përmban kërcënimet më të mëdha nëse nuk veprohet sipas tij. Allahu i madhërishëm secilin që nuk përpiqet për ta ruajtur veten dhe familjen e tij, me mësim, këshillim, bindje, edukim dhe nganjëherë edhe me ndëshkim, do ta dënojë me zjarr, lëndë djegëse të secilës nuk janë drutë as nafta, por njerëzit dhe gurët”. Ndërkaq, dijetari i devotshëm islam, Hasan el-Basriu thotë: “Duhet këshilluar dhe urdhëruar atë (familjen) që të bëjnë të mira dhe të largohen nga të këqijat”10. Transmetohet nga Ibni Ymeri r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë: “Çdonjëri prej jush është rojtar dhe do të përgjigjet për rojën e 9
Ismail Ibni Kethir: Tefsirul - Kuranil-adhim, v. 4 . faq.391, bot Darul Kutubil Misrije. 10 Omer Hajdareviç, Upuçivanje na dobro a odvraqanje od zla.Preporod br. 14, 15 juli 1984 god Sarajevo.