edukata92

Page 62

122

INTERVISTË E HUAZUAR

Intervistë me Sejjid Husein Nasr1 BESIMI DHE DIALOGU NDËRFETAR: NEVOJA, PENGESAT DHE MUNDËSITË 1. Cilat janë sipas jush sfidat kryesore ndaj feve sot? Sfidat kryesore janë para së gjithash krijimi nga dhe për njeriun modern të një bote të mbështetur në harrimin e Zotit, të bërë nga njeriu e të shqitur nga natyra e virgjër, nëpërmjet një teknologjie të bazuar në kuantifikimin e lëmit natyror dhe kësisoj në krijimin e hapësirave dhe formave në të cilat njerëzit jetojnë çdo ditë si dhe të tingujve që ata dëgjojnë, të shkëputura nga Origjina Hyjnore e gjërave. Kësisoj, një botë e tillë e bën disi të huaj ose të paprekshëm realitetin e fesë në jetën e përditshme, sidomos për ata që jetojnë në mjedise urbane, krejtësisht të shkëputura nga bota e natyrës, ku realitetet e fesë shpalosen në çdo formë natyrore për ata që kanë sy. Ky element përplotësohet nga mbizotërimi në botën moderne dhe tashmë post-moderne i paradigmës moderniste (të cilës i përket edhe bota post-moderne), pra i një botëkuptimi në të cilin Zoti është më e shumta një Zot deist, filluesi i

1

Profesor i Studimeve Islame në Universitetin e Xhorxh Uashingtonit, filosofi udhëheqës i gjallë islam dhe autori i mbi pesëdhjetë veprave e gjashtëqind artikujve. Dijetar i shquar i studimeve krahasimore, filosofisë së shkencës dhe metafizikës. Intervista është dhënë për revistën diturore Religions (Doha: International Center for Interfaith Dialogue), Dhjetor 2009, Numri 0, ff. 10-20.

EDUKATA ISLAME 92

gjërave, i cili tani rri larg. Dhe, në rastin më të keq, sigurisht, realiteti i Tij mohohet. Sfida ndaj fesë është një botëvështrim, në të cilin gjithçka shihet brenda një universi të mbyllur material të pavarur nga transhendenca, nëse mund të shprehemi kështu, do të thotë paraqitja e një pikëpamjeje mbi gjithësinë e cila pritet të shpjegojë dhe përfshijë gjithçka pa iu hapur aspak transhendencës. Mbi këtë çështje ka shumëçka për t’u thënë filosofisht që nuk mund të shkoqitet këtu, por më lejoni të vërej se paradigma, botëkuptimi, Weltanschauung, siç i thonë gjermanët, i shpikur në Evropë gjatë Rilindjes e shekullit XVII dhe i kristalizuar gjatë Iluminizmit, veçanërisht në Francë, është në raporte armiqësore me të gjitha fetë e vërtetësishme, sepse mbështetet në vetëmjaftueshmërinë e botës materiale, fizike. Ajo nuk e shquan, ndaj dhe e mohon varësinë ontologjike të botës në të cilën jetojmë, nga Parimi Hyjnor. Edhe nëse e pranon Parimin Hyjnor, ai parim dhe pavarësia ontologjike e tij konsiderohen dytësorë dhe pak a shumë pa lidhje me jetën e përditshme të njeriut. Nuk është rastësi që Evropa ka dhënë numrin më të madh të ateistëve se cilido kontinent tjetër me sa dimë, të paktën në dymijë vjetët e fundit. Është e vështirë të bëhet një vlerësim i saktë sasior i asaj që po ndodhte në fund të qytetërimit egjiptian, si dhe i zhvillimeve të mëvonshme të qytetërimeve greke e romake dhe botës mesdhetare. Por pa dyshim, gjatë dy mijëvjeçarëve të fundit gjendja ka qenë e tillë. 2. Cilat janë sipas jush mundësitë kryesore që feve t’u dëgjohet zëri dhe t’u njihet vlefshmëria? Rasti më i rëndësishëm i shfaqur për fenë në botën moderne gjatë shekullit të fundit, përfshirë jo vetëm Perëndimin por edhe zgjerimin e tij në pjesë të tjera të globit, janë të çarat e dala në fibrën e këtij botëvështrimi modernist, pra shkërmoqja e dalëngadaltë e mënyrës së shikimit të gjërave, e cila nga ana e vet i ka penguar njerëzit për shekuj me radhë në Perëndim - dhe për nja dy shekuj në shumë pjesë të tjera të botës - nga të marrit e fesë seriozisht. Idhujt e panteonit të ri të ateizmit dhe agnosticizmit në një masë të madhe janë thërmuar. Sigurisht,


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.