edukata92

Page 32

TRASHËGIMI ISLAME

63

bëjë me përqasje të re dhahirite. Dhahiritët kanë qenë medhheb i njohur islam, kështu që kjo thirrje e re mund të konsiderohet ecje shtigjeve të dhahiritëve të lashtë, të njohur sipas asaj se kanë refuzuar dhe se nuk i kanë pranuar medhhebet para tyre. Sidoqoftë, nuk ekziston tekst kur’anoro-sunetik, analogjik apo transmetim të cilët ia ndalojnë masës së zakonshme ta pasojë medhhebin e caktuar akaidor, fikhor apo edukativ, deri sa ky medhheb në Islam është i njohur dhe derisa nuk e mohon atë që në Islam ka karakter të të pandryshueshmes. Nuk ekziston asgjë që do t’ua ndalonte dijetarëve islamë që aq sa munden ta përdorin trashëgiminë e medhhebeve, duke u nisur nga parimi i rëndësisë së marrjes së dobisë nga trashëgimia shkencore dhe kognitive të brezave më të hershëm myslimanë. E dymbëdhjeta: Arritja e përshtatjes qytetëruese dhe të optimizmit pozitiv me medhhebet e vdekura dhe ato aktuale islame, sipas rezultateve të këtij studimi varet nga ajo se si do të pranohet grumbulli i parimeve ideore, shkencore dhe programore, të mirësjelljes dhe praktikës e cila duhet të gjendet te çdo person të interesuar për bashkëpunim dhe studim të medhhebeve akaidore, fikhore dhe edukative islame. Këto parime ideore-programore mund të përmblidhen në dhjetë parimet vijuese: 1. Bindja e fuqishme mbi ndalimin e gjakderdhjes së pasuesve të medhhebeve të tjera, e përdhosjes së nderit të tyre dhe shkatërrimit të pasurisë, për arsye se ata janë myslimanë, të përfshirë me hadithin e Muhammedit a.s.: “Vërtet gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janë të shenjtë sikur kjo dita juaj, në këtë muaj, në këtë qytetin tuaj”; 2. Parimi i ndalimit të shpalljes për mosbesimtar (tekfir) të imamëve të medhhebeve, imamëve të tyre ndër as’habët, tabiinët dhe tebeitabiinët të të gjithë pasuesve të medhhebeve islame; 3. Parimi i mospranimit dhe dyshimit në korrektësinë e besimit të imamëve të medhhebeve; 4. Shmangia e favorizimit ndër medhhebet dhe imamët;

64

EDUKATA ISLAME 92

5. Shmangia e konsiderimit të pasuesve të medhhebeve mëkatarë dhe novatorë; 6. Largimi nga çdo formë e mohimit të pasuesve të medhhebeve; 7. Detyrimi i kërkimit të arsyetimit për bërjen e mëkateve të imamëve-muxhtehidëve; 8. Largimi nga pasiviteti dhe indiferentiteti ndaj ixhtihadit të imamëve të medhhebeve; 9. Domosdoshmëria e ripërtëritjes së ixhtihadit të medhhebeve; 10. Domosdoshmëria e bashkëpunimit në çështjet rreth të cilave ekziston pajtimi apo nënkuptohen në Islam. Këta janë dhjetë parime të cilat do të duhej t’i kemi gjithnjë në mendje si metodat më të rëndësishme ndihmëse në mirësjellje ndaj medhhebeve islame. Ata do të na ndihmojnë që në mesin e pasuesve të medhhebeve islame ta kthejmë afërsinë dhe mirëqëllimsinë, në pajtim me fjalët e Pejgamberit s.a.v.s., të shënuar në Sahihun e Buhariut: “Shembulli i besimtarit në dashurinë, dhembshurinë dhe emotivitetin e tyre të ndërsjellë është i njëjtë me shembullin e trupit; kur ndien dhembje një organ i tij, tërë trupi ndien molisje dhe dhembje.” Në fund e konsiderojmë të përshtatshme ta përfundojmë këtë kaptinë me rezolutën historike të Akademisë Ndërkombëtare të së Drejtës së Sheriatit për çështjen e medhhebeve islame, si vërtetim se të gjitha parimet dhe qëndrimet të cilat i kemi cekur janë të përbashkëta dhe ne i ndajmë me shumicën e ulemasë. Rezoluta është shembulli më i mirë për këtë, duke e marrë parasysh se e ka sjellë akademia më e rëndësishme shkencore me renome botërore, e cila tubon dijetarët dhe mendimtarët më eminentë islamë. E lusin Allahun xh.sh. që njerëzit ta përdorin këtë tekst, sepse Ai vërtet çdo gjë mundet.7

7

Burimi i përkthimit në gjuhën shqipe: Ahmet Alibašić, përgatitësi, Savremene muslimanske dileme, botues: Centar za napredne studije, Sarajevo, 2009./1430. h.g..


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.