edukata92

Page 27

TRASHËGIMI ISLAME

53

mënyrën ndryshe të të menduarit. Do të thotë të bëhet kraharori ynë mjaft i gjerë të pranojnë mendime të tjera të vëllait mysliman për atë që bën të komentohet edhe në mënyrë tjetër fare. Është krejt normale që ne të mos e mohojmë atë që disa mendime dhe zgjidhje të ofruara të imamit janë pasojë e moskujdesit dhe rrëshqitjes së tyre. Është detyrë e çdo myslimani që njihet me këtë lloj ixhtihadi që ta këshillojë vëllanë e vet dhe ta ndihmojë që të distancohet nga pasimi i atyre zgjidhjeve të cilat janë pasojë e moskujdesit dhe devijimit. Në këtë duhet të ndihmohemi me metodologjinë e provuar kur’anore, duke ftuar në rrugën e Krijuesit të vet me urtësi dhe këshillë të mirë dhe duke diskutuar në mënyrën më të mirë! Fundja, nuk ekziston alternativë për bashkëpunimin e urtë, ndihmesën e fuqishme, solidaritetin e sinqertë, lidhshmërinë e fuqishme dhe të hapur të grupeve islame. Umeti islam sot ka nevojë për unitet në diversitet dhe për diversitet në unitet. Uniteti në diversitet manifestohet në angazhimin maksimal të laryshisë nacionale dhe gjuhësore në rrugën e forcimit të bashkëpunimit dhe ndihmesës ndër popujt islamë. Kurse diversiteti në unitet manifestohet në marrjen e dobisë nga cilado formë e mundshme e unitetit, duke u nisur nga uniteti politik i bazuar në pranimin e sinqertë të diversitetit pozitiv, nëpërmjet unitetit ekonomik të popujve myslimanë, të bazuar në solidaritetin ekonomik dhe strategjisë së harmonizuar, duke u ngjitur drejt unitetit ideor, të bazuar në unitetin e vizioneve në zgjidhjen e çështjeve vendimtare të umetit, duke përfunduar me unitetin e kulturës dhe edukimit, të bazuar në kulturën islame, e cila pastaj do të bëhet kornizë për të gjitha format e kulturës në botën islame. Sendërtimin e atij uniteti të dëshiruar dhe të mundshëm të gjithë mendimtarët islamë e konsiderojnë qëndrim të dakorduar ndër myslimanët dhe atë që feja dhe arsyeja na imponojnë. Ndërkaq, ende jemi së tepërmi të përqendruar në hedhjen e dritës së verdhë dhe të kuqe në mospajtimet vetjake akaidore, fikhore dhe edukative, që vetëm i thellon ngatërresat ideore, grupore dhe medhhebore në mesin e bijve të umetit.

54

EDUKATA ISLAME 92

Sidoqoftë, me këtë parim arritëm deri te parimi i fundit prej dhjetë sosh, të cilat i konsiderojmë obliguese me rastin e bashkëpunimit me medhhebet e ndryshme islame. Me aplikimin e tyre do të arrihet një nivel qytetërues dhe klimë pozitive në mesin e grupimeve islame. Me aplikimin e parimeve të cekura do të përfundohet konflikti primitiv sektar në botën islame. Me aplikimin e tyre do të zbutet stagnimi mendimor dhe metodologjik, i cili si pasojë e çrregullimit të vlerave e ka përfshirë pjesën e madhe të umetit. Presim që këto parime do ta gjejnë rrugën deri tek aplikimi i tyre praktik, se një ditë do të zhduken barrierat mendore, sociale, kulturologjike dhe pedagogjike ndër grupimet islame. Kjo për Allahun xh.sh. nuk është e rëndë, sepse Ai çdo gjë mundet, por shumica e njerëzve këtë nuk e dinë.

Mendimet përfundimtare dhe rezultatet më të rëndësishme të studimit Me ndihmën e Allahut arritëm deri te stacioni i fundit i këtij studimi. Më përshkon ndjenja e shpresës së sigurt se një ditë do t’i kthehem kësaj teme të vlefshme, do ta zgjeroj, rikonstruktoj, korrektoj dhe përmirësoj. Duke e shfrytëzuar praktikën e punëtorëve seriozë akademikë, të cilët studimet e tyre i përfundojnë me përmbledhjen e rezultateve më të rëndësishme të studimit, do t’i cek ato rezultate deri te të cilat kam arritur duke e hulumtuar këtë temë, në pikat vijuese: E para: Ruajtja e trashëgimisë së pasur islame nuk arrihet ashtu që do ta shpallim të shenjtë. Ajo ruhet me zhvillimin e thesareve të saj dhe me eksploatimin e pasurisë të komponentëve fisnikë nga besimi, dispozitat dhe edukimi. Natyrisht, është e pamundur të arrihet progresi dhe profiti i përhershëm nëse nuk ekziston vetëdija e thellë për pasurinë të deponuar në thesaret shkencore, pasurinë kognitive dhe praninë informative. Kjo është e pamundur të arrihet nëse trashëgimia islame fuqishëm kornizohet në kornizën e caktuar të zhdukur apo aktuale


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.