edukata92

Page 132

RELACIONE FETARE

269

mysliman-i krishterë në Evropë. Pjesëmarrësit e simpoziumit “Koncepti i monoteizmit në Islam dhe Krishterizëm” (mbajtur në Romë në vitin 1981) theksoi nevojën urgjente për të korrigjuar këto stereotipe: “...Një nga pengesat kryesore për një mirëkuptim dhe bashkëpunim kuptimplotë midis Islamit dhe Krishterizmit është ekzistenca e vazhdueshme e stereotipeve false në tekstet shkollore. Duhet të përpunohet një program konkret i veprimit në mënyrë që të shqyrtohen dhe korrigjohen të gjitha tekstet shkollore kështu që të krishterët që në moshë të re të mund të mësojnë nga kultura e vërtetë e Islamit si dhe për nivelin e afërsisë dhe identitetit me krishterizmin.”6

Gjendja aktuale dhe perspektivat e ardhshme të marrëdhënieve Islamo-krishtere në Evropë Është e qartë se edhe në gjendjen aktuale në Evropë një konstelacion i caktuar interesash mban këto stereotipe të lashta. Që nga fundi i komunizmit dhe zhdukja e lidhjes mik-armik, Islami ka funksionuar si një surrogat për ish stereotipin armik përmes të cilit perëndimi ideologjikisht mundohet ta mbrojë hegjemoninë e tij botërore. Marrëdhëniet islamike-të krishtera në Evropë janë të prekur nga ky konstelacion i ri ndërkombëtar, ku Islami portretizohet si një kërcënim ndaj identitetit dhe sigurisë evropiane. Teza e Samuel Huntington për “përplasjen e qytetërimeve”7 shërben si një justifikim për vazhdimin e stereotipeve historike të sipërpërmendura. Ekzistenca e konsiderueshme e komuniteteve Islame, - kryesisht punëtorë emigrantë - Evropën e ka çuar gjithnjë e më shumë në kundërvënie armiqësore. Këto komunitete shpesh portretizohen si kërcënim ndaj kohezionit social dhe kulturor të Evropës. Është shumë vështirë që nën këto rrethana të ruhet një atmosferë e dialogut dhe bashkëpunimit kur levizjet politike në Evro6 7

Koncepti i Monoteizmit në Islam dhe Krishterizëm, fq.133. “Përplasja e qytetërimeve” në Punët e Jashtme, vëll.72, nr.3 fq.22-46. Gjithashtu shih librin e tij Përplasja e qytetërimeve dhe rivendosja e rendit botëror. Nju Jork: Simon & Schuster, 1996. Termi fillimisht është artikuluar nga orientalisti Bernand Luis. Shih “Burimet e Zemërimit të Muslimanëve,” në mujoren ‘Atlantik’, vëll.266, Shtator 1990, fq.60.

270

EDUKATA ISLAME 92

pë me paramendim shfrytëzojnë, madje edhe ndjellin armiqësi tradicionale anti-Islame. Mjedisi po përgatitet për një lloj “lufte kulturore”, siç mund të shihet në lidhje me çështjen e Selman Rushdiut ose me fushatën e vitit të kaluar që u zhvillua kundër ekspertes së njohur gjermane në qytetërimin Islam, Annemarie Schimmel, e cila u përgojua për shkak të përpjekjeve të saj të pafundme për të përcjellë një imazh të ekuilibruar dhe objektiv të Islamit në Evropë. Në këtë drejtim është duke u luajtur një rol shumë negativ dhe pengues nga mediat të cilat - në një masë të madhe - janë nën ndikimin e palëve të jashtme me interesat e tyre të veçanta. Ndikimi i industrisë së filmit amerikan në Evropë ka shtuar formimin e një stereotipi armik në kurriz të Islamit dhe komuniteteve muslimane në kontinentin tonë. Në konstelacionin historik aktual në Evropë marrëdhëniet musliman-i krishter kryesisht përcaktohen nga fati i muslimanëve të Bosnjë e Hercegovinës. Mosbesimi i thellë historik i këtij komuniteti musliman në Evropë ishte pa dyshim një nga arsyet për pasivitetin total të Evropës në fazën kritike menjëherë pas rënies së Federatës Jugosllave. Pasiviteti i Evropës ballë akteve gjenocide në Bosnje ka ndikuar keq në marrëdhëniet muslimanë-të krishterë jo vetëm në këtë kontinent, por edhe në nivelin global ekumenik. Ky pasivitet mund të shpjegohet vetëm nga trashëgimia e konfrontimeve të hershme islamike-të krishtera sikurse që i kemi përshkruar në këtë letër. Përsëri ky është një shembull i trishtuar që tregon sa pak ndikim “në terren” ka pasur afërsia teologjike dhe filozofike e dy feve dhe qytetërimeve. Një tjetër faktor i rëndësishëm për marrëdhëniet muslimano-krishtere në Evropë në kohën e tanishme është definitivisht konflikti araboizraelit dhe polemika mbi statusin e Jerusalemit. Një mirëkuptim dhe bashkëpunim më i mirë mes të krishterëve dhe muslimanëve nuk është në interes të palës së tretë, shtetit hebre në Palestinë dhe të mbështetësve të tij në Evropë dhe vendeve tjera.8 Nga ana tjetër, pushtimi 8

Poashtu shih analizën e Eduard Said ku ai thekson ‘Roli e Izraelit në ndërmjetësimin e perëndimorëve...pamje të botës Islame që nga Lufta e II Botërore.’ (Covering Islam. How the Media and the Experts Determine How We See the Rest of the World. London/Henley: Routledge & Kegan Paul, 1981, p. 31.)


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.