edukata86

Page 90

JURISPRUDENCË ISLAME

179

Shiko ata që janë poshtë teje dhe mos i shiko ata që janë mbi ty Prej metodave dhe mënyrave më të mira për arritjen e lumturisë, është zbatimi i këshillës së Muhamedit a.s. në hadithin vijues: "Shikoni (krahasoni veten tuaj me) ata të cilët janë poshtë jush, e mos shikoni ata që janë mbi ju. Kështu, nuk do të përbuzni të mirat e All-llahut xh.sh. që ju ka dhuruar". (Mutefekun alejh) Kur besimtari i merr parasysh tiparet më të mira që janë përmendur në hadith, do të kuptojë që është segmenti më i rëndësishëm i krijimit lidhur me shëndetin dhe mjeteve të jetesës. Dhe kjo do ta bëjë që të heqë dorë nga brenga, depresioni dhe mërzia. Gjithashtu, kënaqësia dhe dëshira e tij e thjeshtë në dhuntitë e All-llahut xh.sh., të cilat ia ka dhënë para shumë tjerëve, të cilët nuk kanë atë që ka ai, do të shumëfishohen. Sa më shumë që besimtari mendon për të mirat e tij të dukshme dhe të fshehta që ia ka dhënë, lidhur me çështjet e kësaj bote dhe ato fetare, aq më shumë do të kuptojë që me të vërtetë All-llahu xh.sh. i ka dhënë shumë mirësi dhe e ka mbrojtur nga lloje të ndryshme të problemeve. Nuk ka dyshim se e gjithë kjo e zmbraps mërzinë e depresionin dhe i zëvendëson me kënaqësi dhe lumturi të plotë.

Shmangia e mërzisë dhe kërkimi i lumturisë Përpjekja për të shmangur çdo gjë që shkakton mërzi dhe kërkimi i mënyrave e rrugëve që sigurojnë lumturi janë prej mënyrave për të arritur lumturinë dhe për të shmangur mjerimin. Për shembull, çdo njëri duhet të përpiqet të harrojë fatkeqësitë që i kanë ndodhur, pasi që janë çështje e së kaluarës dhe të kuptojë që mendimi për të kaluarën është lloj i shakasë, budallallëkut dhe nganjëherë marrëzi e qartë. Arritja e kësaj kërkon fuqi dhe vendosmëri për të parandaluar zemrën të mendojë për të kaluarën dhe të brengoset për të ardhmen dhe çfarëdo varfërie apo fatkeqësie që mund t'i sjellë. Secili duhet të ndihet i sigurt që e ardhmja është e panjohur për të me çfarëdo mirësi, të keqe,

180

EDUKATA ISLAME 86

shprese apo dhembje që mund të bartë. E ardhmja është në Duart e të Madhërishmit dhe kurrsesi në duart e njerëzve. Por, njerëzit duhet të punojnë për të arritur atë që është e mirë për ta dhe të mbrohen nga mundimet e shqetësimet që mund t'i prekin. Kështu, çdo mysliman duhet të ndihet i sigurt që kur ai apo ajo pushon të brengoset për të ardhmen dhe në vend të kësaj mbështetet në All-llahun xh.sh. që t'i sjellë gjithë atë që është e mirë dhe e rehatshme, gjatë gjithë kohës duke besuar në Vendimin e Tij, atëherë zemra e tij do të jetë e kënaqur dhe të gjitha gjërat do të rrjedhin si duhet. Veç kësaj, ai do të kalojë frikën dhe brengat e tij.

Lutjet e Muhamedit a.s. Prej mënyrave më të mira për t'u përgatitur për të ardhmen është leximi i duasë së Muhamedit a.s.: "O Zot, më rregullo çështjet e fesë sime, pasi që aty është imuniteti im (nga mëkatet). Më rregullo jetën, pasi që aty është jetesa ime. Më rregullo jetën në Ahiret, pasi atje është kthimi im. Dhe më bë jetën plot me të mira dhe vdekjen qetësi nga çdo e keqe". (Muslimi) Gjithashtu, Muhamedi a.s. i është lutur All-llahut xh.sh. me këtë lutje: "O Zot, të lutem për mëshirën Tënde. Të lutem, mos më lë vetëm qoftë edhe për një moment dhe më rregullo të gjitha punët. Vërtet, askush nuk është i denjë të adhurohet përveç Teje". (Ebu Davudi) Kur besimtari i lexon këto lutje (që sigurojnë korrektësinë e çështjeve të tij fetare të ardhshme dhe të jetës së përditshme) me gjithë ze1 mër, sinqeritet dhe duke u përpjekur shumë që të arrijë atë që kërkon , atëherë All-llahu xh.sh. do të t'i plotësojë gjithë atë që ka kërkuar. Dhe, si shpërblim depresioni i tij do të kthehet në kënaqësi e lumturi, me dëshirën e All-llahut xh.sh.

1

Siç është shtimi i ibadetit, përmirësimi i sjelljes së tij, puna, fitimi i më shumë të hollave nga burime të lejuara, të qenurit i sjellshëm me prindër e kështu me rradhë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.