DITURIA ISLAME nr. 237

Page 41

arkıtekturË rruga që çon pranë kësaj xhamie, në shenjë respekti për punën dhe kontributin e Mbretit Fajsal për ndërtimin e kësaj xhamie. Pozita gjeografike e shkëlqyer Xhamia ndodhet afër një pylli në afërsi të një zinxhiri kodrash Margila në Islamabad, një prej lagjeve më prestigjioze dhe të preferuara të kryeqytetit Islamabad. Duke u ngjitur në kodrën përballë xhamisë, mund t’i shohësh tiparet e qytetit, dhe ajo që dallon dhe u jep bukurinë këtyre tipareve të bukura të kryeqytetit pakistanez – Islamabad, është kjo xhami e mrekullueshme. Nga kodrina përballë, e shikuar nga lart, kjo xhami duket si një vepër e rrallë artistike, njësoj edhe nga pjesa e poshtme e xhamisë, kurse bukuria e mrekullueshme e kësaj fotografie kompletohet nga pamja magjepsëse e xhamisë me të gjitha objektet shoqëruese, si dhe rrugët që çojnë te kjo xhami. Ndërtesë me arkitekturë të mrekullueshme Duke analizuar ndërtimin e kësaj xhamie, mund të vërejmë një delinj që harmonizohet dhe përputhet me natyrën e bukur përreth saj, duke filluar që nga kodra dhe malet e larta të bukura, ku disenji i jashtëm i xhamisë duket si një çadër e madhe arabe, me tetë pjesë të mbuluara me mermer të bardhë, që mbahen nga katër shtylla të mëdha betoni, kurse në mesin e projektit gjendet një gjysmëhënë e madhe me diametër 14 metra. Për këto cilësi, kjo xhami dhe ky disenj nuk u ngjajnë disenjeve tradicionale të xhamive dhe sidomos jo të nënkontinentit të Indisë, të cilat zakonisht dallohen për kupola të shumta e të ndryshme. Ky disenj paraqiti një sfidë për arkitektët të cilët mbikëqyrën këtë projekt madhor dhe e bëri një vepër unikale të artit në botë. Në këtë xhami në formë të një çadre arabe, është përdorur një rrjet hapësinor në të cilin muret e saj janë vendosur mbi një bazament katror në gjatësi 61 metra, që formon sallën kryesore të faljes së namazit, ku mund të falen 15 mijë njerëz, ndërsa hapësira e jashtme është rregulluar për t’u falur më shumë se 85 mijë vetë, për t’u ofruar mundësi për falje gjatë manifestimeve të ndryshme, siç janë namazet e xhumasë dhe të bajramit. Të katër supet e mëdha të kulmit të çadrës, të cilat përbëhen nga tre trekëndësha, njeri nga të cilët është i drejtuar nga Kibla, dhe të gjitha takohen në një pikë në lartësinë 40 metra në sallën kryesore të faljes. Në brendinë e xhamisë, mbi hyrjen kryesore pranë murit të drejtuar nga Kibla, është ndërtuar një sipërfaqe ku mund të falen afër 1500 femra. Ndarjet e pllakave të mureve dhe të kulmit janë zbukuruar me xham të ngjyrosur me glazurë, për të lejuar depërtimin e dritës natyrale, e cila krijon një pamje të mrekullueshme brenda xhamisë si dhe një

ambient të devotshëm për t’u falur.Në katin përdhes gjendet abdest-hania, e cila përbëhet nga 200 ulëse të veshura me mermer të bardhë me një shatërvan të madh dhe të bukur në mes, ndërsa muret janë të mbuluara me qeramikë të ngjyrosur, me piktura të thjeshta,sa kohë që hapësira e jashtme kryesore është e veshur me gurë stralli, e rrethuar me disa korridore të harmonizuara me disenjin e xhamisë, të cilat shtojnë bukurinë e saj. Brendia e xhamisë pa shtylla mbajtëse Bukuria e disenjit dhe mrekullia e veprës nuk marrin përfund vetëm në pamjen e saj të jashtme, por depërtojnë në brendinë e xhamisë, duke filluar nga salla kryesore e faljes, e cila ka një shatërvan të mrekullueshëm, dhe dallohet gjithashtu se e gjithë kjo hapësirë, me sipërfaqe prej 490 metra katrorë dhe me lartësinë 45 metra, nuk ka fare shtylla mbajtëse, vetëm në mesin e saj është një llambadar tejet i bukur dhe i mrekullueshëm me peshë 6,5 tonë dhe ndriçohet me 1100 llamba elektrike. Në këtë hapësirë mund të falen 15.000 vetë. Në veri të sallës kryesore gjendet një pishinë me 7 shatërvanë me madhësi mesatare për të formuar së bashku me xhaminë, një pikturë artistike shumë të bukur e tërheqëse. Në ballë të xhamisë, nga Kibla, gjendet gjithashtu një pishinë me 18 shatërvanë të vegjël, të cilët shtrihen nga jashtë në brendësinë e xhamisë, për të freskuar xhaminë me ajër të ftohtë.Murin në drejtim të Kibles e zbukuron një lloj qeramike nga Turqia, e ngjyrosur dhe e punuar me glazurë, në të cilën është gdhendur Shehadeti me kaligrafi-shkrim arab të llojit “Kufi”, nga artisti i njohur pakistanez -Sadikjan.Mihrabi është punuar nga mermeri i bardhë në formë të librit të hapur, në të dy faqet e të cilit janë gdhendur emrat e Allahut xh.sh., kurse në mes është gdhendur surja “Rrahman” me bakër të flakruar me ar. Në mes të mihrabit është gdhendur emri “Allah” me gurë të çmuar në një kallëp nga bakri i flakruar me ar.Mimberi është ndërtuar në formë të minares, në mesin e së cilës është gdhendur surja “Al-Fatiha” me gurë të çmuar në një kornizë nga bakri i flakuar me ar dhe ka tetë shkallë të punuara nga mermeri i bardhë. Xhamia ka gjithsej katër minare të gjera në të katër këndet e sallës kryesore të faljes të xhamisë në një formë ku mbizotëron struktura e minareve turke; në majë janë vendosur gjysmëhëna të punuara nga bakri i flakruar me ar dhe lartësia e minareve është 90 metra, dhe prej tyre mund të shihet rrethina e xhamisë e afërt ku mund të falen 250 mijë vetë, si dhe prej andej shihet qartë i gjithë kryeqyteti pakistanez.Kjo xhami është bërë vepër unikale, prandaj secili nga vizituesit e Islamabadit dëshiron ta shohë atë nga afër. • (Marrë nga revista mujore “Haj dhe Umra”, nëntor Nr. 12 2009)Përktheu nga arabishtja, Besim Mehmeti

DITURIA ISLAME 237 | PRILL 2010

f.76 ,

41


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.