Dituria islame nr. 251

Page 56

56

251-252 DITURIA ISLAME QERSHOR-KORRIK 2011 Aktivitete

dhurata, të cilat i dhuroi shoqata humanitare “Bereqeti” për të gjithë ata që kishin arritur ta përfundonin leximin e Kuranit. Nxënësit që kryen hatmen:Adile Ibrahimi, Arza Riza, Azra Shyqeriu, Azra Tefiku, Berina Kasami, Besarta Fejziu, Blerta Nuhiu, Çlirimtare Salihu, Edin Vehbiu, Elife Maliqi, Makfire Kamberi, Mona Ahmeti, Myrtezan Myrtezani, Omer Nuhiu, Ramadan Yzeri, Rami Kasami, Saime Shaqiri, Semina Tosuni, Semra Kasami, Sevdije Veliu, Saim Yzeri, Sylejman Sylejmani, Xhymret Shyqeriu Ylmi Kamberi Zinete Ahmeti, Medine Saiti, Hikmete Yzeiri, Azra Hasani, Anida Jonuzi, Elmira Jonuzi, Sabina Maliqi, Flutura Reshiti, Esra Kasami, Haxhere Nebiu, Alma Ajeti, Amina Rysheni, Agnesa Abdurrahmani, Agnesa Sylejmani, Arlinda Salihu, Arta Qerimi, Elma Ajeti, Elmedina Salihu, Eljesa Sylejmani, Elvira Abdurrahmani, Djellza Rysheni, Fedaije Halimi, Gresa Shaipi, Medine Aliu, Lejla Qerimi, Sara Abdurrahmani, Ensare Abdurrahmani, Nadire Abdurrahmani, Esma Abdullahu, Esma Latifi, Valdete Izeti, Melisa Ramadani, Ajshe Shasivari, Eroll Kasami, Behar Saiti, Sylejman Nuridini, Jeton Shaipi, Rrahim Sylejmani, Erkan Destani. (Xh.Fejziu)

10 Nxënës bënë hatme në Bardhosh Më 23 prill 2011 në xhaminë e Bardhoshit u mbajt Duaja e Hatmes, pasi përfunduan me sukses leximin e Kur’anit 10 ndjekës të kursit të leximit tek Kadrije E. Dragusha. Hapjen e programit me lexim nga Kur’ani, e bëri Rijesa Haxha. Në këtë manifestim merrnin pjesë edhe të ftuar nga Kryesia e BI-së të Kosovës dhe të KBI-së të Prishtinës. Të pranishmit, në emër të Kryesisë së BIK-së, i përshëndeti Fitim Flugaj, kurse një fjalë rasti për suksesin e nxënësve, mbajti edhe K. Dragusha, e cila u ndal pak tek puna e saj me këta nxënës. Gjithashtu një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Adnan Bërbatovci, sekretar në KBI të Prishtinës. Duaja u lexua nga Xheladin Fazliu, imam në xhaminë e Hajvalisë, kurse në fund nxënësit u shpërblyen me dhurata nga shoqata “Bereqeti” dhe diploma nga KBI e Prishtinës. Lusim Allahun xh.sh. që numri

i programeve të tilla për Dua të Hatmes të shtohet në vendin tone, që njihet për një rini të shëndoshë e plot vlera. Nxënësit që bënë hatme:. Aurita Retkoceri (13), Ajshe Behluli (11), Blerta Vitija (13), Elma Behluli (14), Emira Berisha (12), Donjet Shala (13), Njomza Haxha (13), Osmon Shala (12), Çlirimtare Vitija (11) dhe Rijesa Haxha (11). (K. Dragusha) Në Vërbicë të Kmetocit u përurua xhamia e re Më 17 prill 2011, në një manifestim solemn, para namazit të drekës, në Vërbicë (Gjilan), u përurua solemnisht xhamia e re. Në këtë manifestim, përveç besimtarëve të Vërbicës e rrethinës, qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e lartë nga Kryesia e BI-së të Kosovës, me Kryeimamin Sabri ef. Bajgora në krye, përfaqësuesit e Asamblesë komunale me kryesuesin e asamblesë në krye - z. Izmi Zeka, pastaj përfaqësuesit e KBI-së të Gjilanit dhe të ftuar të tjerë. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Kryeimami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora së pari uroi e përgëzoi banorët e Vërbicës për kontributin e tyre për ndërtimin e xhamisë. Kryeimami Bajgora tha se xhamia është vend i faljes, vend i adhurimit të Zotit, vend i edukimit e fisnikërimit të popullit. Ai më tutje foli për rolin që ka luajtur xhamia gjatë historisë, duke theksuar rolin e xhamisë në fillim të misionit të Pejgamberit Muhamed a.s.. Se sa i rëndësishëm është roli i xhamisë në Islam, këtë më së miri e argumenton fakti se Pejgamberi Muhamed a.s., pas migrimit të detyrueshëm nga Meka në Medinë, puna e parë që bëri pas arritjes së tij në Medinë, qe ndërtimi i xhamisë. Të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi edhe kryetari i KBI-së të Gjilanit, Ilmi Krasniqi, i cili përgëzoi xhematin e Vërbicës për xhaminë e re, falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për ndërtimin e xhamisë si dhe përshëndeti mysafirët e shumtë. Në emër të organeve komunale, të pranishmit i përshëndeti drejtori i kadastrit Gani Neziri. Ndërsa në emër të fshatit, përshëndeti z. Musli Matoshi. (R. Shkodra)


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.