Xhemajl Rudi

Page 1

Poezi

Xhemajl Rudi


ATME Është gjiri i të gjitha dashurive, aty ku zogjtë fluturojnë krahhapur e vallëzojnë qiellit të kaltër dhe sërish kthehen si ëndërrimet e bien në gjirin e ngrohtë.


ATDHEU Është baltë e fjalës dritë e diellit në sy natë e magji e ngjizjes dashuri, përtëritje, vazhdimësi, shkëmb ku buron kroi e fugon lumi mal, fushë e hon i zemrës, dhimbje, lumturi e pikëllim. Është pemë ku bie vesë e shpirtit lindje e perëndim i diellit, varr pranë gurit në sytë e qiellit, udhë brigjeve të pafund kambanë e tingujve të hijes sonë shenjë e shenjtë e amshimit.


KOSOVA Ngjan në kopshtin me mollë me mollët pa kurorë, degët e varura në erë si ngjyra në ngjyra tretur si vala në valë, si brigjet e malet pa kurorë honeve të thella, qiellit pa aurorë.


TIRANA Tirana me sytë e blertë të dritareve, derën e hapur det i kaltër, puhizë e verës e vë në gjumë me zemrën e shtrirë në varësen e orës mat kohën me tiktakun e çastev.


LUGINA E PRESHËVËS Je veç dashuri që pikon dritë blerim dhe erë të freskët, një degë në puhinë e stinës ku vijnë ditët e tua. Ndanë udhës ndalemi një çast e ofshajmë thellë, ku mbete luginë e dhembjes? Në hijen tënde tretemi, lindim e vdesim përditë.


HOMAZH Homazh për të rënët kujtim në heshtje, me lule në ngjyrat e fjalës së tyre nën tingujt e dritës qiellore, thirrjeve të heshtura nëpër gjethe trungu. Dimri dhe zëri i kambanave të heshtura si fjala në tingujt e dhimbjes, pranë varreve të kohës. Homazhe për ta dhe heshtje me lule në ngjyrat e fjalës së tyre.


MËNGJES I NËNTORËVE Erdhi mëngjesi njëherë kafen e pimë të ngrohtë, e zezë ishte si koha e shkuar e hidhur si shekujt. Një diell lindi në dritën tonë dhe mëngjes i thamë, e thirrëm si një rreze të re që përthyhej si vitet kodrave e lugjeve të ëndrrave , ku e gjelbra ishte në ngjyrën e kuqe të pëlhurës së shekujve. Ndriçimi e vuri në erën e re sipër pemës së lirisë, te shkëmbi i të gjitha kohëve ku gjethet binin në prehrin e vjeshtës e valëviteshin sipër reve të dendura mbi rrebeshe e trishtime motesh në dritën e zjarrit të nëntorëve.


JANARI Janari i vatrës arbërore zjarr i natës e flakë e ditës rilindje e kohës. Janari acar me dhimbje prush i rindezur moteve në fluturimin e shqipes mbi detin e paanë, mbi tokën e gurët e bardhë, flakë e qiellit të lashtë në tempullin e shenjtë të lirisë kujtesë e përjetësisë. Janari i skuqur me zjarr janari i guximtarëve të kohës janari i moteve të mëdha, rilindur në gjakun e dritës me fjalën flakë ndër shekuj si qielli ynë i praruar me yje, si lumi në trikohën e jetës. Janari i prushit e flakës janari i kuq hyjnor si ngjyra e fushës së flamurit me shqiponjën e dritës.


NJËQIND VJET Njëqind vjet shtet, njëqind vjet dashuri, njëqind vjet dhimbje, njëqind vjet qëndresë e shpresë...


SHENJTËRI Dashuri e përjetshme, pa ty s`do ishim ne as të tjerët që do të vijnë. Si do ishim ne pa ty, e lumja shkabë e shenjtë, simbol i lashtë i Shqipërisë në qiellin e hyjnisë. Ti e shenjta dashuri, para teje falemi me burrëri.


LIRIA Sa beteja u bënë në emër të dashurisë, sa luftëra humbën në emër të njerëzisë? Sa fitore shkëlqyen në emër të lirisë, sa shkelje mizore në emër të lavdisë? Sa shekuj perënduan me mirësitë, sa urrejtje mbeti në zemër të urtisë? Dhe paqe kënduan e luftëra gatuan lirinë e mbërthyen në kthetra e therën në shpirt e të dy sytë .


DHEU I ZEMRËS Ti je plot hirësi, ëmbëlsi e dashuri ëndërr ylberi, fjalë e dheut në gurë një shenjë flamur. Qiellit tënd një nur zbret brigjeve e puth gurët, si degë shtrihet lugjeve te burimet e gurgullimet, melodi e tingujve të lashtë si vetë fjala, kënga e vallja si buzëqeshja e harlisur, plot hirësi e dashuri.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.