Revista Nr -120 Kuq e Zi

Page 10

vizatova skenën ashtu direkt pa modele për figurat që paraqiëshin në lëvizje luftarake etj. Skënderbeun e vendosa në qëndrim të një komandanti që zotëron e drejton luftimin, në momentin kur ushtria turke po mundej, nën sulmin e furishëm të shqiptarve, ku i bashkova nga krahina të ndryshme, siç tregohët. Ishte problemi i bojrave. Ku e si t’i siguroja. Në shitje të lirë s’kishte. Veç me autorizim nga Komiteti i Artëve. Dy shokë të mi të liceut artistike, të cilëtve u kërkova ndihmë, me dërguen nje sasi bojrash dhe disa penela, sa për të filluar ponën. Pastaj, mrekullisht, në nje dyqan te Lushnjës, shoh disa kuti me tubeta vaji kinezë, , mbetur aty kot, të harruara. I mora të terë. Kjo me lëjoi ta vazhdoja punën. Patjetër pas pune , dhe deri vonë. Gjene mirë që Pluku kishte krijuar një si gjenerator me naftë me një bulldosier i adaptuar si central, i mjaftueshë për ndriçimin e banesave me nga një llampë elektrike. Telajo kishte zenë një faqe muri. Tani dilte puna për të justifikuar kete gjë, mos dilnin telashe. I bera një kërkese ofiçinës ku punoja, gjoja per dy muaj leje krijuese, qe iu jepëshin piktorëve. Ku theksoja së mbështetësha në konkursin e shpallur. Jo vetëm që s’u bë gjë, por më ngarkuan me punë më të shumta e të rënda. Megjithatë u hap fjala se po punoja një tabllo për Skënderbeun. Kjo e qetësoj diçka vigjilencën e partisë. Bënë si benë dhe .me anë të një të tyrin, me të cilin punoja në ofiçinë, që gjeti shkak për të ardhur në banesën tonë, e vërtetuan se po merrësha me Skënderbeun. Puna eci mirë, dhe pothuaj se e përfundova gjithë tabllonë, veç mbetëj të përmirësoja ngjyrat me bojra artistike të cilësisë. Kjo siç thashë, ishte e vështirë. Vërtet se shokë të Liceut me kishin ndihmuar, por puna ishte e madhe e s’përballohej me pak sende. Kur fati me ndihmoi. Duke qene se për punët e ndërfmarrjës furnizohëshim me bojra indushtriale sovjetike, me kishin lejuar të hyja në magazinën e Lushnjës, për të zgjedhur ato bojra. Ku ç’të shoh, një sasi kuti me tubeta bojrash artistike, vaji dhe akuareli, sovietike. Shpëtova. Thuaj se s’hyn në punë fati. Kështu tablloja u përfundua siç shikohët në fotografinë. Ajo s’mund te ekzpozohej gjekundi. Bile as nuk dhamë rast që të njihej. Kishim frikë mos e interpretonin, si një tabllo alegorike. Betejë kundra turqëve, që mund të paraqitej si betejë kundra regjimit. Tani ne aspektin personal, kjo ide ishte, sepse ne figurat e luiftëtarëve shqiptarë, kisha venë, vetën time, vellezërit, ndonjë të njohur, deri dhe gruan time, që po kujdesëj për një të plagosur. Kur nisi termeti i shembjës së komunizmit, dhe u liruan pak rrypat, patëm vizita nga të lirë të ngritur, që mbetën të befasuar. Ajo dhomë e vogël, që mëzi na mbante ne, ishte kthyer ne nje galeri arti. Sepse edhe djali im, Leonard, kishte nisë punën e tij si piktor, ne hije, ku shkollën artistike dhe akademine e kishte berë me mua, në kasollet e Plukut. Gjë e pabesueshme, por e vërtetë. Kur pîktori i denuar Ali Oseku, e mori vesh tah, po ato tuejat janë kushte të pamundëshme ! Erdhi dita për t’u larguar nga Shqipëria, e na doli viza, për të dalur në Jugosllavi, nga ana e Malit të Zi, ku gruaja kishte babën, një vëlla e dy motra. Djali, Leonardi, tashma në kushte më të lirë, gjeti

menyrën që te merte nje autorizim në Komitetin e Artëve për disa piktura, që t’i merrnim me vete. Por tablloja e Skënderbeut s’ishte e përfshirë. Si t’ia bejmë? E zmontuam bezën, dhe e palosëm edhe e kthyem ne një torbë me plaçka. Kështu u bë kalimi ynë në kufi te Hani i Hotit, dhe më tutje deri në Bruksel të Belgjikës. Ku eshtë vendosur, po në një faqe muri, por të një salloni. Kështu tablloja u transferua nga një stallë viçash në një pallat. Ashtu e vendosut si beze, pa telajo e pa kornize. Njeherë mu mbush mendja ta riprodhoja ne kanavac special me bojrat artistike me të mira. Gjë që s’u bë, sepse edhe sytë nuk më punoin si përpara. Përfundimisht ajo mbetët si piktura më origjinale dhe më e posaçme që të jetë krijuar nga një piktor shqiptar, përmatepër i burgosur politik, në kushte krejtësish të papërshtatshme dhe të pamudshme, për çdo piktor tjetër që të degdisej në atë kushte të internimit ku ne kaluem pjesën më të madhe të jetës, 46vjet. Të cilën kohë të humbur mundohemi të rifitojmë diçka, nga ato që kemi humbur, sepse na i kishin ndaluar. Por tablloja në fjalë, e këtu lot rrol fati, arriti të shpëtojë, e të përmbushë mungesat e ndalesat e impônuara. E bera kete shkrim, se ne nje mesazh ne facebook te nje miku tim, dikush kishte dashur të dije se kush e kishte bere atë tabllo, dhe ç’histori kishte, që jepej vetëm si fotografi ne disa site figurative web, pa njoftime perkatese, veç shenimit, tabllo beteje e Skënderbeut kundra turqeve nga Lek Pervizi. Një tabllo që nuk gjendet në asnjë galeri arti në Shqipëri e jashtë shtetit. Prandaj besoj se me kete e kemi dhenë historikun e një tablloje të jashtëzakonshem te krijua në kushte të jashtëzakonshme., për të mos thenë të pamundëshme.

Poezi për Skënderbeun, i frymëzuar nga dy romane historikë, në shkollën në Romë, në moshoshën 13 vjeç, 1942.

A SCANDERBEG Roma, marzo 1942. Giorgio Castriota onore e gloria, Orgolio e fierezza d’ogni albanese, Da secoli inciso nella storia, Per le tue gesta e vittoriose imprese. Della libertà campione e difensore, Contro i Turchi molto hai lottato, In tutte le battaglie vincitore, Per le tue gesta tanto esaltato. La tua bandiera Kroja innalzasti, Sui nemici t’arrise la vittoria, La libertà agognata proclamasti, Scanderbeg, entrasti nella storia, Per il tuo valore, gesta e grandi fasti, Degli Albanesi sommo onore e gloria.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.