2 minute read

Mësimi 20: Kënga: “Jam i lashtë se jam shqiptar ”

Krijues, interpretues, vepra

Advertisement

Dëgjo D një fragment nga vepra muzikore suita për orkestër simfonike “Dy lule mbi varr të Skënderbeut”

Dëgjo një fragment nga opera “Agimi” D

Martin Gjoka u lind më 20 prill 1890 në Tivar. Në vitin 1905 u zhvendos nga Mali i Zi në Shkodër për të vazhduar shkollën e mesme në Kolegjin françeskan. Atje mësoi instrumentin e pianos, luajti në violinë e flaut. Ka dhënë një ndihmesë të vlefshme në fushën e muzikës vokale dhe instrumentale. Këtu përfshihen një numër këngësh, pjesë korale (edhe pjesë me subjekt fetar, këngë për fëmijë, balada, romanca etj.). U bënë të njohura melodramat e tij “Juda Makabe”, Rapsodia shqiptare për orkestër frymore”, pjesët instrumentale “Tek Ura e Shalës” për flaut dhe piano, “Një vjollcë Shkodre” për ansambël orkestral, suita për orkestër simfonike “Dy lule mbi varr të Skënderbeut” etj. Ngriti dhe drejtoi orkestrën frymore “Illyricum”.

Kristo Kono moshën 13-vjeçare studioi për klarinetë dhe mori pjesë në bandën Më 1927 u vendos në Itali, ku kreu studimet për klarinetë në konservatorin “Xhuzepe Verdi” të Milanos. Pas kthimit në atdhe kulturore “Skënderbeu”. Kompozoi këngë korale, romanca e këngë Kono kompozoi operetën “Agimi” me libret të Kolë Jakovës, vepra e parë muzikore skenike shqiptare, që i hapi rrugën zhvillimit të operës shqiptare.

Dëgjo D një fragment nga “Simfonia e parë e Kosovës” të Rexho Mulliqit.

Rexho Mulliqi u lind më 1923 në Guci. Ai e kreu shkollën fillore në vendlindje, vazhdoi arsimimin në Medresenë e Shkupit dhe mbaroi studimet e larta në Akademinë e Muzikës në Beograd (1946). Në vitin 1953 u kthye në Kosovë, ku dha mësim (harmoninë dhe kontrapunktin) në Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren dhe më pas drejtoi veprimtarinë muzikore në Radio Prishtina. Ai është ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë, krijues i këngës korale dhe autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë.

Dëgjo D një fragment nga “Sonata për violinë dhe piano”

Vinçenc Gjini diplomua për Teori dhe pedagogji muzikore në Akademinë e Muzikës në Beograd. Në Shkup studioi dhe u diplomua për kompozim. Punoi kryesisht si pedagog i muzikës dhe në krijuese, ai krijoi një numër të madh veprash të formave të simfonitë, simfonieta, 10 kantatat (jo të mëdha), sonata për violinë e piano, variacionet për klarinetë e piano, cikli i vogël i këngëve solo etj.

Çmo njohuritë

Bëj një krijim të shkurtër për jetën dhe krijimtarinë e një kompozitori të dalluar kosovar.

This article is from: