5 minute read

Projekti 3: Instrumentet muzikore dhe orkestrat

FJALORTH

Acellerando, kur një pjesë muzikore ekzekutohet duke shtuar shpejtësinë. Adagio, kur një pjesë muzikore ekzekutohet më ngadalë. Aerofon, lloji i instrumentit, tingujt e të cilit krijohen nga trysnia e ajrit.

Advertisement

Akordi është tingëllimi i menjëhershëm i tri gradëve kryesore të shkallës (1-3-5). Allegretto, kur një pjesë muzikore ekzekutohet me shpejtësi mesatare. Allegro, kur një pjesë muzikore është e shpejtë. Andante, kur një pjesë muzikore ekzekutohet ngadalë. A tempo, kthim në ritmin fillestar. Banda, orkestër frymore që ekzekuton duke ecur, e cila është e përbërë nga instrumentet e frymës (të drunjta dhe metalike). Bariton është zëri i mesëm mashkullor. Bas, zëri më i ulët nga të gjithë zërat. Bemoli e ul notën 1/2 toni. Bekuadri e kthen notën në gjendjen e mëparshme. Calmo, kur një pjesë muzikore është e qetë. Dirigjenti është drejtuesi i orkestrës. Ekspozicioni është paraqitja e temave muzikore. Espressivo, kur një pjesë muzikore është shprehëse. Energico - kur një pjesë muzikore është energjike. Fanfara është një bandë që përbëhet nga instrumente aerofone metalike dhe me goditje (perkusion). Fokoso, kur një pjesë muzikore është e zjarrtë. Fuga është një formë muzikore polifonike, e interpretuar nga dy ose më shumë zëra.

Gjysmëtoni është largësia më e vogël ndërmjet dy notave të ndryshme. Harmonia është kombinimi i tingujve muzikorë. Intervali është largësia ndërmjet dy notave të

dhe zbritës. Korona është një shenjë muzikore që tregon se nota apo pushimi me këtë shenjë këndohet e gjatë, sipas dëshirës së dirigjentit apo ekzekutuesit. Kordofon, lloji i instrumentit, tingujt e të cilit krijohen nëpërmjet dridhjeve apo pickimit të telave. Kontralto është zëri më i ulët nga zërat femërorë. Koha e përbërë formohet nga dy kohë të thjeshta. Kontratema është një temë e re, e cila ndryshon nga tema kryesore në ritëm dhe në vijën melodike. Koda është një shtesë ose përfundimi i një pjese muzikore. Kuarta është largësia ndërmjet katër notave të ndryshme. Kuinta është largësia ndërmjet pesë notave të ndryshme. Kuarteti është një formacion instrumental ose vokal, që ekzekutohet me katër instrumente ose katër zëra. Largo, kur një pjesë muzikore ekzekutohet më ngadalë. Lento, kur një pjesë muzikore ekzekutohet ngadalë. Marciale, kur një pjesë muzikore ekzekutohet me ritëm marshi. Maestoso, kur një pjesë muzikore është madhështore. Maxhor, kur një pjesë muzikore është e gjallë, ritmike dhe plot dritë. Masë e paplotësuar, kur pjesa muzikore nuk fillon në kohën e parë, por në kohën e dytë, të tretë apo të katërt dhe plotësohet me masën e fundit. Membranofon është lloji i instrumentit, tingujt e të cilit krijohen nga dridhjet e lëkurës së tendosur.

Mexosoprano është zëri i mesëm femëror. Minor, tonaliteti që tregon kur një pjesë muzikore është e ëmbël, e butë, e qetë, melankolike. Moderato, kur një pjesë muzikore ekzekutohet me shpejtësi mesatare. Muzika e dhomës, ekzekutohet nga një formacion muzikor instrumental, që përmban një numër të vogël instrumentesh muzikore. Nota 1/16 është një notë e rrumbullakët, e mbushur, me bisht lart ose poshtë dhe me dy kërraba. Ajo zgjat sa gjysma e kohës 1/8. Oktava është largësia ndërmjet tetë notave të ndryshme. Orkestra është bashkimi i disa instrumenteve të njëjta ose të ndryshme. Partitura është libri që mban përpara dirigjenti. Perkusioni, lloji i instrumentit, tingujt e të cilit krijohen nga goditjet e tij. Presto, kur një pjesë muzikore ekzekutohet shpejt. Prestissimo, kur një pjesë muzikore ekzekutohet shumë shpejt. Prima është largësia ndërmjet dy notave me të njëjtën lartësi dhe emër. Pushimi 1/16 është një shenjë që përdoret në pjesë të ndryshme muzikore dhe zgjat sa gjysma e vlerës së pushimit 1/8. Rallentando, kur një pjesë muzikore ekzekutohet duke ngadalësuar shpejtësinë. Repriza është rishfaqja e temave kryesore të paraqitura në ekspozicion. Rondo është një formë muzikore instrumentale, ku melodia kryesore gërshetohet dy-tri herë me melodi të tjera. Seksta është largësia ndërmjet gjashtë notave të ndryshme. Septima është largësia ndërmjet shtatë notave të ndryshme. Sekonda është largësia ndërmjet dy notave të ndryshme. Soprano është zëri më i lartë nga të gjithë zërat femërorë. Sonata është një formë muzikore instrumentale, e interpretuar me një ose dy instrumente. Spiritozo, kur një pjesë muzikore ekzekutohet me shpirt.

Stakato është shenja e pikës që vihet sipër ose poshtë notës dhe kjo notë këndohet e shkurtër, sa gjysma e vlerës së saj. Shenjat e shartimit janë shenja që vendosen para notave dhe i ngrenë ose ulin ato 1/2 toni. Shkalla muzikore është renditja graduale e tetë notave në ngjitje dhe në zbritje. Tenor është zëri më i lartë nga zërat mashkullorë. Termat dinamikë janë termat që tregojnë shpejtësinë me të cilën luhet një pjesë muzikore. Tema me variacion një formë e thjeshtë muzikore instrumentale, e bazuar mbi një temë, e cila pas çdo përsëritjeje paraqitet e ndryshuar në ritëm, harmoni dhe dinamikë. Terca është largësia ndërmjet tri notave të ndryshme. Toni, largësia më e madhe ndërmjet dy notave fqinjë. Trio është një formacion instrumental ose vokal, që ekzekutohet me tri instrumente ose tre zëra. Vivaçe, kur një pjesë muzikore ekzekutohet me gjallëri dhe shpejt. Zëra të bardhë janë zërat e fëmijëve.

REFERENCA

• Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës; Gusht, 2016 • Kurrikulat lëndore/programi mësimor Art muzikor; Kosovë, Gusht, 2018 • • K. N. Mullai; Edukata muzikore V, VI; Tiranë, Shqipëri, 1998 • N. Doko, Sh. Mara; Solfezhi për klasat e muzikës të shkollës 8-vjeçare; Tiranë, Shqipëri, 1982 • T. Zadeja, S. Kalemi; Metodika e mësimit të këngës dhe muzikës; Tiranë, Shqipëri, 1988 • R. Sokoli; Folklori muzikor shqiptar; Tiranë, Shqipëri, 1965 • V. S. Tole; Folklori muzikor (monodia shqiptare, polifonia shqiptare); Tiranë, Shqipëri 1999, 2002 • S. Kalemi; Historia e muzikës, pjesa 1; Tiranë, Shqipëri, 1973 • R. Radoja, A. Hoxha; Këngët e Atdheut; Tiranë, Shqipëri, 2015 • E. Koço; Kënga lirike qytetare shqiptare në vitet 1930; Tiranë, Shqipëri, 2002 • P. Miso; Veglat muzikore kordofone; Tiranë, Shqipëri, 2008 • R. Sokoli, P. Miso; Veglat muzikore të popullit shqiptar; Tiranë, Shqipëri, 1991 • M. Hala, V. Shamku; Edukimi muzikor VI; Tiranë, Shqipëri, 2005 • M. Hala, V. Shamku; Edukimi muzikor VII; Tiranë, Shqipëri, 2007 • M. Hala, V. Shamku; Edukimi muzikor VIII; Tiranë, Shqipëri, 2007 • M. Hala, V. Shamku; Edukimi muzikor IX; Tiranë, Shqipëri, 2008 • • V. Shamku, R. Radoja; Muzika VI; Tiranë, Shqipëri, 2015 • V. Shamku, R. Radoja; Muzika VII; Tiranë, Shqipëri, 2016 • V. Shamku, R. Radoja; Muzika VIII; Tiranë, Shqipëri, 2017 • V. Shamku, R. Radoja; Muzika IX; Tiranë, Shqipëri, 2018 • R. P. Castello; Fantasia e musica (A-B-C); 2011.

Katalogimi në botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

37.016:78(075.2)

Hala, Majlinda Art muzikor 7 : për klasën e 7-të të arsimit 9-vjeçar / Majlinda Hala, Violeta Shamku. - Prishtinë : Botime Pegi, 2019. - 108 f. : ilustr. ; 20.7 x 28 cm.

1.Shamku, Violeta

ISBN 978-9951-786-00-3 Lejohet për botim me vendimin e Ministris së Arsimit të Shkencës dhe të Teknologjisë, nr. 161/01-B, të datës 27.06.2019.

This article is from: