Odiseja e nje Detektivi 1

Page 49

XVII NË KURTHIN E PROFESIONIT

―Asgjë nuk ndodh kurrë pa shkak.‖ Xh. Eduards Më 29 shtator 1983 Meli dhe Diksi punonin turni i dytë në minierë. Në orën dy pasdite niseshin për në punë. Paradite, pas leximit të detyrueshëm të shtypit, ata kishin shkuar të ngushëllonin një bashkëvuajtës për vdekjen e babait. Pas ngushëllimit, të dy u nisën për në dhomën e fjetjes, për tu shtrirë një copë herë, para se të niseshin për në punë. Melin dikush e thirri dhe mbeti prapa, ndërsa Diksi shkoi e u shtri në dhomë. Pasi hëngrën drekë, u nisën për në punë. Vetëm rrugës për në minierë, Diksi e kuptoi se shoku i tij ishte bërë tym, pavarësisht se përpiqej të mos binte në sy. Ata shkuan më shpejt se çdo ditë tjetër tek vendi i punës. Mbasi i bëri shenjë Diksit që të mos fliste, ortaku i tij i punës filloi të kontrollonte rreth stolit të drunjtë, në kapakun pa poç qelqi të një feneri dritash të mbërthyer në faqe të galerisë dhe në çdo vend të mjedisit rrotull, ku, sipas mendimit të tij, mund të vendosej ndonjë aparat regjistrimi për zërin. Si u sigurua mirë, ai u ul në stolin e drunjtë, ndezi një cigare, i dha edhe Diksit një (veprim ky që u paraprinte shpesh bisedave të tij serioze ) e mandej filloi të sqaronte: — Pikërisht tani, kur unë mendoja se gjithçka do të mbulohej gradualisht nga harresa, ndodhi e kundërta. Personi që më thirri kur po shkonim bashkë në dhomën e fjetjes për të pushuar, pasi u afrua, më tha: — Hamit, a mund të ndez pak cigaren? «Kur unë i zgjata cigaren që të ndizte të tijën, të cilën e kishte në buzë, ai shpalosi paksa njërën anë të jakës së xhaketës, ku shquante emblema e DSJsë. Pastaj më pyeti i buzëqeshur: — Si je me shëndet, Shkëmbi? «Ai po më fliste kështu me pseudonimin që unë kam përdorur gjatë kryerjes së shumicës së misioneve si detektiv. U trondita shumë, por nuk lëviza prej vendit. Pasi ndezi cigaren (natyrisht për të justifikuar thirrjen time), ai vazhdoi pa e fikur buzëqeshjen e shtirë: — Sot e tutje unë do të shërbej si ndërlidhësi yt sekret me DSJnë. Qendra më ka autorizuar të të njoftoj, se je urgjentisht i thirrur për tu riaktivizuar në detyrën e detektivit. Kaq për sot, vetëm sinjalizimi. Nesër do të bisedojmë gjatë e gjerë dhe do të më japësh përgjigje për ofertën. Ndërkohë dua të të kujtoj se biseda që po zhvillojmë është duke u incizuar. «Tek vështroja atë fytyrë-maske, tek dëgjoja zërin e tij të më fliste për "riaktivizim", po më bëhej të bërtisja me të madhe dhe të lajmëroja gjithë të burgosurit, se bashkë me ta hante e flinte një oficer sigurimi i maskuar. Ndërkaq e mblodha veten dhe e pyeta: — A e di ndonjë oficer i komandës se kush je ti në të vërtet?


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.