Odiseja e nje Detektivi 1

Page 239

LXXXI PËRSËRI NË SPAÇ

―Koha, në luftë kundër njeriut, luan me të dhe, kur ai mërzitet, ajo e vret.‖ K. Zh. Sela Diksi e njihte mirë kampin e Spaçit. Atje ai kishte kaluar më se katër vjet, para se të transferohej në Qafë-Bari. I vetmi ndryshim që gjeti atje ishte kalimi i të burgosurve politikë prej dy pallateve në kapanonat e gjatë buzë përroit. Edhe këtu krevatat kolektivë prej dërrase ishin trekatësh. Dy pallatet ishin të mbushur me mbi 1400 të burgosur ordinerë. Ndërkohë në Spaç kishte rreth 500 të burgosur politikë. Diksi kishte vetëm një vit e gjysmë i transferuar prej këtij kampi dhe i njihte të burgosurit e atyshëm, me përjashtim të atyre të ardhur gjatë kohës që ai vetë ndodhej në kampin e Qafë-Barit. Brenda pak ditësh ai filloi punën në minierë me njerëz të tjerë, mjedis tjetër e problematikë tjetër. Por në kujtesë Diksi ruante gjithmonë të freskët atë ngjarje të madhe, më të rëndësishmen e jetës së tij të deriatëhershme. Synimi i këtij transferimi ishte shkëputja e lidhjeve të Diksit me zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve dhe, si pasojë, fillimi i procesit të shuarjes nga kujtesa i atyre ngjarjeve. Amerikanët e njihnin mirë burgun politik shqiptar dhe, jo më kot, shpresonin në erozionin e fuqishëm të terrorit, urisë, stërmundimit, luftës nervore, brengave të gjithanshme e gjithnjë në rritje. Dhe kjo tramundanë, me të cilën Diksit do t'i duhej të përballej edhe për pesë vjet akoma, i detyronte viktimat e saj të harronin edhe ditëlindjet, gjithë duke i mallëkuar ato. E pastaj, ku i dihej se çfarë mund t'i ndodhte gjatë këtyre pesë vjetëve Diksit? Qysh prej gjashtë vjetësh ai punonte me tre turne në minierë. Sa bashkëvuajtës të tij kishin hyrë me këmbët e tyre në minierë dhe kishin dalë me barela! Zoti, që i kishte ndihmuar gjithmonë ata në bëmat antishqiptare, s'kishte pse të mos t'i ndihmonte edhe për një gjë kaq të vogël. Ai ose do t'ia fshinte Diksit nga mendja këtë ngjarje, ose do ta përfshinte nga kjo botë me gjithë të. Mirëpo tre anëtarë të grupit të Stretos, të panjohur prej amerikanëve, do të vepronin gjithmonë të pavarur në Tiranë. Ata përbënin garancinë e vazhdimësisë së veprimtarisë së grupit jashtë tutelës së CIAs. Diksi ishte i sigurtë se një ditë ata do t‘i sillnin ditarin e posaçëm, për të shkruar librin sipas porosisë së detektivit të burgosur. Pra, plani djallëzor amerikan për shkëputjen përfundimtare të lidhjeve të Diksit me zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve ishte i dështuar. Në të ardhmen ata do ta kuptonin këtë një ditë. * Ndërkohë Diksi, pak i kërrusur nga barra e rëndë e halleve të mëdha të jetës së tij të vështirë dhe të nënës plakë, e cila mezi i shkruante pesë fjalë me


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.