OKSIGJENOTERAPIA Prof. Piersante SESTINI Instituti i Tisologjise dhe i Semundjeve te Aparatit Respirator Universiteti i Sienes Itali Çdo qelizë e trupit të njeriut, që të jetojë, ka nevojë për përmbajtje të vazhdushme në oksigjen e në mungesë të tij, qelizat vuajnë iskeminë e cila në se vazhdon gjatë, bëhet shkak i vdekjes së indeve. Reduktimi i permbajtjes se oksigjenit ne gjak, krijon demtime jo vetem ne aparatin respirator ku shprehet me dispne, por për të gjithë organizmin. Në qelizat, oksigjeni konsumohet gjate proçeseve metabolike duke çuar si perfundim ne prodhimin e bioksidit te karbonit (CO2), i cili duhet te shperbehet ose te eleminohet, pasi grumbullimi i tij ne qeliza e ne inde eshte toksik, sidomos per sistemin nervor qendror ku shkakton komën hiperkapnike. Hyrja e oksigjenit ne organizem dhe nxjerrja e CO2 jasht organizmit, jane emertuar proçesi i “shkembimit gazor”, qe realizohet ne mushkeri nepermjet respiracionit. Rol te rendesishem ne keto proçese ka dhe sistemi i qarkullimit te gjakut, qe eshte pergjegjes per transportimin e O2 nga mushkerite ne inde dhe anasjelltas te CO2 nga indet ne mushkeri. Per te kuptuar si duhet te korigjohen efektet e hipoksise ne inde, eshte e domozdoshme te ndalemi edhe ne keto mekanizma. Per te arritur ne kete arsyetim do te na duhet te thellohemi ne disa aspekte te transportit te oksigjenit duke zbatuar dhe pak matematike. Duhet t’i u rikujtoj se permbajtja masive e ajrit qe rrethon token, permban nje sasi fikse oksigjeni qe arrine ne rreth 21 %, ndersa pjesa me e madhe mbetese formohet ne 79 % nga azoti dhe gaze te tjere, ku keto te fundit jane ne sasi te vogla ne se krahasohen me keto raporte. Duke njohur faktin se presioni atmosferik ne nivelin e detit eshte 760 mm te shtylles se zhives (mm Hg), atehere presioni parcial i oksigjenit ne ajer eshte normalisht 21 % / 760, pra 160 mmHg, ndersa duke u ngjitur ne lartesi, presioni atmosferik pakesohet gradualisht, per rrjedhoje ulet dhe presioni parcial i O2 dhe pse si permbajtje mbetet i njejte ne vlerat 21 %. Ulja e presionit parcial te oksigjenit eshte tipike ne lartesi te medha ne male dhe gjate fluturimeve ne aeroplan, rrethana per te cilet do te flasim me poshte. Ne momentin kur ajri hyne ne vijat e frymemarrjes, fillon te ngrohet dhe te lengeshtohet nga ngopja me avujt e ujit. Ajri i pranishem ne vijat e frymemarrjes ka nje presion parcial 47 mmHg, per çka dhe presioni parcial i oksigjenit nuk eshte më 21 % e 760, por i 713 mm/Hg (760 – 47 = 713), pra eshte 150 mmHg. Oksigjeni, pasi arrine ne alveola, ku ndodh shkembimi i gazeve, do te takoje CO2 qe del nga organizmi dhe qe normalisht ka nje presion parcial 40 mmHg. Ne keto rrethana, presioni i oksigjenit do te zbresi pra do te kemi nje diference te 150 – 40 = 110 mmHg. Kur funksioni respirator eshte i rregullt, presioni i oksigjenit te tretur ne plazmen e gjakut arterial qe del nga mushkerite pasi eshte oksigjenuar (presioni arterial i oksigjenit - PaO2) mund te matet nepermjet hemogazanalizes e do te rezultoj pak me i ulet se keto vlera, e kesisoj vlerat normale te PaO2 jane perfshire ne kufijt ndermjet 85 e 100 mmHg. Nje PaO2 normal eshte nje rrethane e favorshme per indin, por nuk garanton qe ne nivelin e qelizave dhe strukturave te tjera indore, te arrije me te vertete sasia e mjaftueshme e oksigjenit. Ne fakt, vetem 5% e oksigjenit transportohet i tretur ne plazem, ndersa sasia tjeter me e madhe transportohet e lidhur me hemoglobinen qe permbajne eritrocitet e nuk kontribuon ne PaO2. Presioni parcial i oksigjenit (PaO2), perfaqeson forcen qe shtyne oksigjenin te lidhet me hemoglobinen dhe sa me i madh te jete PaO2, aq me e madhe do te jete perqindja e hemoglobines qe do te lidhet me oksigjenin. Niveli i saturimit me oksigjen i gjakut mund te matet lehtesisht e ne menyre jo invazive, duke perdorur pulsossimetrin, nje instrument qe nepermjet absorbimit te drites se kuqe ne falangen terminale te gishtave te dores, shpreh intensitetin e ngopjes se gjakut me oksigjen. 45