USHQYERJA E FEMIJËVE Prof.Assoc. Meleq QATIPI Klinika e Pediatrise QSU “Nënë TEREZA”, Tiranë Abstract: CHILD NUTRITION Child nutrition is fundamental to his development and a healthy life. It also contributes to building a very strong biological and psychological bondage between the mother and the child. In children, good nutrition is key in preventing malnutrition, rachitis, iron deficiency anemia, avitaminosis or hypovitaminosis as well as obesity. Food is composed of water, carbohydrates, proteins, lipids, mineral salts and vitamins. Breastfeeding represents obviously the best method of nutrition for infants. Breastfeeding has many priorities vs. bottle feeding. Breast milk is very well digested and boosts up the immune defenses of the infant. It also contributes strongly to mother to child bondage. Ushqimi eshte nje nga problemet jetesore te njeriut qe eshte organizuar ne menyre vetjake prej tij qe kurse ai ekziston. Ushqyerja e shendoshe nenkupton zhvillimin normal te çdo njesie njerezore dhe perben kushtin e mbaresise se saj trupore, shpirterore dhe shoqerore Ushqimi i femijes eshte themeli per zhvillimin e tij, per ritjen e shendoshe te njeriut. Te ushqyerit e femijes eshte nder veprimtarite e para shoqerore ne muajt e para te jetes. Dhenia e gjirit apo e ushqimit te femijes nga ana e nenes, nuk eshte dukuri apo veprim i thjeshte, ajo eshte lidhje biologjike e psikologjike mes nenes dhe femijes, perben garanci per shendetin emocional te mevonshem te femijes dhe adaptueshmerise se tij ne shoqerine e gjere njerezore. Ushqyerja e drejte, ne te gjitha periudhat e jetes se njeriut, por sidomos ne femijeri, eshte kusht per zhvillimin e pjekurise njerezore e individit te shendoshe. Te femijet ajo parandalon kequshqyerjen (distrofia), rakitin, anemine me mungese hekuri, avitaminozat apo hipovitaminozat, si dhe mbiushqyerjen e shprehur me obezitetin . Perberesit e ushqimit dhe nevojat ushqimore. Per nje ritje normale, femijes i duhet te marre ushqim aq sa ai te plotesoje kalorite e nevojeshme. Nevojat jane aq me te medha sa me i vogel e prematur te jete femija. Ushqimet permbajne uje, sheqerna, proteina, yndyrna, kripra minerale dhe vitamina . Nevojat energjetike shprehen me kalori, qe lejojne te sigurohet rritja staturo-ponderale, sigurojne mbajtjen e metabolizmit baze te lendes dhe kompensojne humbjet nga temperatura, levizjet, shqetesimet, etj. Nevojat per kalori ne moshen e latantit (mosha 3 – 12 muaj) jane 100 + 10 kcal/kg/ ne dite dhe tek femija i madh 80+10 kcal/kg/ ne dite . Uji. Nevojat per uje tek femija neonat normal dhe ai prematur llogariten me 150±10 ml/kg/dite. Ne menyre me te hollesishme tek neonati normal: diten e pare nevoja per uje llogaritet me 50+10 ml/kg nga dita e dyte deri tek e shtata me 100-120 ml/kg/dite dhe deri ne diten e 14-te me 150 ml/kg/dite, ndersa per prematurin: diten e pare 60-80 ml/kg deri diten e 7-te 100-120 ml/kg/dite dhe 150-180 ml/kg/dite deri diten e 14-te . Te latanti: deri ne moshen 3 muajsh 160 ± 20 ml/kg/dite, ndersa deri ne moshen 1 vjec 120 ± 20 ml/kg/dite. Ne moshen mbi 1 vjec nevojat per uje jane 80-100 ml/kg/dite per te kaluar ne 80 ml/kg/dite tek femija i madh . Proteinat, luajne rolin kryesor ne rritjen, zhvillimin, riprodhimin dhe mbajtjen e indeve te organizmit, pra ne strukturen e tij. Te njejtin rol kane ne sintezen e hormoneve, te enzimave, te 129