Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare

Page 87

Sipas bestytnive këto vende kanë efekte shëruese, fatësjellese dhe mbrojnë shëndetin e familjarëve dhe të fëmijëve. Personat e sugjestionuar nga këto efekte mbinatyrale, shkonin në burimet e ujit, ku lanin duart dhe fytyrën, meditonin e luteshin nën hijen e lisave, selvive apo të rrapave të lashtë, ose qëndronin në vetmi në lëndina të shenjta, ose në rrenojat e tempujve të shenjtë paganë dhe aty shqiptonin formula lutjesh.

Shpella e eremitit në Koshorishte. (Komuna Lunik - Librazhd)

Shpella e Zezë. (Fshati Pëllumbas - Rrethi i Tiranës)

Vendet më të preferuara për ritet mistike dhe spirituale gjatë festës Dita e Verës, ishin disa shpella karstike, ku paretet e përçudnuara e shumëngjyrëshe, mungesa e dritës, fërshellimet e holla të rrymave të ajrit, që qarkullojnë nëpër guvat dhe plasaritjet shkëmbore, si dhe format e çuditëshme të stalagmiteve dhe stalaktiteve, krijojnë një atmosferë misterioze, që ushqenë fantazinë dhe supersticionet e njerëzve që i frekuentojnë këto mjedise. Në trojet shqiptare, ekzistojnë disa shpella, që populli i konsideron me efekte mbinatyrore, pra që bëjnë “mrekullira” si Shpella e Zezë Pellumbas - Tiranë, Shpella e Vendit të Mirë në Martanesh, Shpella e Eremitit në Koshorishte (Lunik-Librazhd), Shpella e Vertekicës në Diber, Shpella e Mushtishtit, shpellat “Gryka e Madhe” në Pejë etj.

87


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Lutfi Alia | Dita e Veres Shqiptare by Alia - Issuu