Luleshqerra, kjo lule e thjeshtë, ka forcën t’iu dhuroi buzëqeshje dhe gezime të dashuruarve, andaj e quajnë dhe lulja e dashurisë.
Një lule tjetër, që çel në muajin mars në lendinat e trojeve malore, është lulja e Nercisit, apo si e quajnë në vendlindjen time lule Batra. Djemt dhe vajzat e mbledhin në buketa dhe i vendosin në portat e shtepive, por jo në mjediset e brendëshme, pasi ia njihnin efektet toksike, për çka e konsiderojne lulja që ndëshkon ashpërsisht. Sipas mitologjisë helene, Narcisi ishte i biri i nimfës Liriope, me
Cefiso - hyun e lumenjëve, ndërsa në një versioni tjetër përshkruhet i biri i hyjneshës Selene me bariun Endimione. Sipas Ovidit (në veprën Metamorfoza), Narcisi i bukur, i refuzoi të gjitha vajzat që i shprehnin dashurinë dhe për këtë sjellje, mori ndeshkimin hyjnor, të dashurohej me bukurinë e fytyrës së vet, duke u vështruar në pasqyrën e ujit të lumit, ku ra dhe u mbyt nga vetëkënaqësia dhe egoizmi. Lulja e Narcisit shpreh një simbologji potente. Ka shumë mite dhe legjenda, që e bëjnë këtë lule protagoniste dhe metafora e karakteristikave humane, si simbol i dyfishte, i të mirës dhe i të keqes. Romakët antike dhe iliret e konsideronin lule e fushave të Elise, pra ishte simbol i botës së pertejshme, andaj e mbillnin nëpër varret. Për druidet dhe keltët, narcisi ishte simbol i pastertisë, madje kishte
84