PARATHËNIA Prof Dr. Sokrat P. MEKSI Çdo libёr paraprihet gjithnjё nga njё qellim i caktuar, qё diktohet nga natyra, profili e nё mёnyrё tё veçantё, nga bashkёsia e lexuesve kujt i drejtohet. Nё kёtё kёnd vёshtrimi, “Atlasi Morfologjia Patologjike” me autor Prof. Lutfi Alia, ёshtё ideuar dhe hartuar sё pari pёr studentёt e mjekёsisё, por pёrbёn njё material te vlefshem dhe pёr specialistёt e shkencave morfologjike, pra per anatomopatologёt, histiologёt, citologёt dhe patologёt ligjorё. Qellimi parёsor i kёtij atlasi, ёshtё pa dyshim didaktik, pёr tё dhёnё njё informacion bazё ikonografik tё dёmtimeve morfologjike, qё pёrbёjnё substratin e sёmundjeve. Materiali mikroskopik i substratit patmorfologjik të shumё sёmundjeve, ёshtё prezantuar me tё dhёnat e reja, qё kanё ofruar studimet bashkёkohore me teknikat ekzaminuese imunohistokimike, me mikroskop elektronik, me mikroskop me dritё tё polarizuar dhe kontrast-fazë, me imunogeneetike, me analizen semikuantitative te imazheve, me citometrinё me fluks etj, tё cilat janё themelet shkencore tё vendosjes sё njё diagnoze tё shpejtё dhe tё saktё. Fotografitё mikroskopike dhe ato makroskopike, që shprehin substratet patmorfologjike tё sёmundjeve me kryesore tё organizmit tё njeriut , janё zgjedhur me kujdes, tё shoqёruara dhe me shёnime spieguese pёr demtimet e mirёfillta mё tipike dhe me diagnozën morfologjike. Prezantimi nё kёtё formё tё kombinuar, ёshtё realizuar nga autori me vemendje dhe me qellime didaktike. Prof Lutfi Alia, morfolog me pervojё tё gjatё shkencore dhe profesionale, pёrmes kёtij atlasi, bёn kodimin e substratit morfologjik, duke i dhёnё vlerat diagnostike kompleksit tё dёmtimeve indore, qё shumё semundje “gjurmёzojnё” nё qelizat dhe stromёn e indeve tё organeve tё brendёshme të lënduara nga proçeset patologjike. Pikёrisht, kёtu qёndron thelbi i artit dhe i shkencёs sё Anatomise Patologjike, tё kёsaj disipline tё madhe, e cila priret tё deshifroi kodin e “rrëfimit memec” tё indit tё lёnduar dhe tё dёmtuar nga shkaktarёt e shumtё, duke treguar pse dhe si shkaktohen sёmundjet, cili ёshtё substrati morfologjik pёrgjegjёs pёr shprehjen e shenjave klinike, pёr ndryshimet biokimike, pёr fazat e zhvillimit tё sёmundjes, per pasojat nё organe dhe rrugёt me efektive tё mjekimit tё sëmundjeve. Kёto objektiva, Prof. Lutfi Alia, nё saje tё profesionalizmit dhe eksperiencёs didaktike dhe shkencore nё fushёn e Anatomisё Patologjike, i ka realizuar me suksese. Kёto janё dhe arsyet, qё na shtyjnё tё besojmё se ky libёr, pёr nga vlerat shkencore dhe ato praktike qё ai mbart, ёshtё nё ndihmё tё bashkёsisё studentore, por do tё ndihmoi dhe komunitetin mjekёsor paraklinik e klinik, pёr krijimin e njё shёrbimi sa mё cilёsor, pёr parandalimin e sëmundjeve dhe nё dobi tё shёndetit tё sёmurёve.
222