2.
Jashte fushes vizive endoskopike. Ne rastet kur kryhet nje biopsi transbronkiale ose merret nje preliev periferik dhe shfaqet gjakderdhje e shpejte, eshte e nevojshme te izolohet bronku segmentar prej nga vjen gjaku, duke e mbeshtetur bronkoskopin ne trajte pyke dhe duke krijuar nje tamponament mekanik; e ne vazhdim mund te injektohet solucion fiziologjik i ngrire me ose pa adrenaline (1/4 di mg). Kur keto masa rezultojne joefikase, atehere tentohet me krijimin e hemoragjise fiziologjike nepermjet injektimit lokal te solucionit te trombines (100 U.I./ml, 5 ml), qe zakonisht jep efekt pas 1-2 minutash.
Ne keto rrethana eshte e domozdoshme te merren masa qe te intubohet e te ventilohet pacienti dhe te bllokohet hyrja bronkiale me ballonin e kateterit. Pneumotoraksi. Pothuajse gjithmone verifikohet gjate ose pasi eshte kryer nje biopsi transbronkiale, prandaj eshte e nevojshme, qe pacienti te monitorohet per disa ore pas kryerjes te ketij tipi prelievi. Perdorimi i fluoroskopise ndihmon te reduktohet incidenca e pneumotoraksit, edhe pse disa autore, me qe e ndeshin rralle, e kryejne biopsine transbronkiale pa kontroll radiologjik. Megjithate, menjehere sapo eshte verifikuar pneumotoraksi, kerkohet te vleresohet ne se eshte i nevojshem ose jo trajtimi. Ne shumicen e rasteve pneumotorakset jane te vegjel e perthithen ne menyre spontane, por kur kerkohet te trajtohet, atehere eshte e mjaftueshme te behet nje drenzh i vogel duke e lidhur me valvulen e Heimlich. Nderlikimet nga anestetiku. Megjithese lidocaina eshte shume bindese kur perdoret ne doza te personalizuara (7-8 mg/kg peshe trupore), nga nje here mund te ndodhi qe te behet pergjegjese per efekte anesore prekuopuese. Rastet kane treguar, se lidocaina mund te shkaktoje kriza te lehta bronkospastike, madje dhe kriza hipersensibiliteti te gjeneralizuara qe mund te perfundojne deri ne vdekjen e te semurit. Zakonisht keshillohet qe para perdorimit te ketij anestetiku te behet nje test per te verifikuar reaktivitetin e pacientit ndaj lidocaines, qe konsiston ne sprucimin e nje sasie te vogel anestetiku ne kavitetin nazal, duke kontrolluar kesisoj tolerancen e me pas veprohet me aplikimin ne doze te plote. Nderlikimet infektive. Rastet me infeksione pas ekzaminimit endoskopik jane te rralla dhe pergjithesisht lidhen me dizinfektimin difektuoz te instrumenteve pas bronkoskopise se me pareshme. Ne disa raste konstatohen rritje temperature, sidomos pas lavazheve bronkoalveolare, gjendje qe ndodh pa verifikim te pranise ne hemokulture te mikrorganizmave pergjegjes.. Relacioni perfundimtar i ekzaminimit. Pershkrimi i ekzaminimit endoskopik, padyshim duhet te kete nje gjuhe familjare specialistike. Megjithate, ekziston nje diference nder operatoret per menyren e shprehjes dhe te pershkrimit te rezultateve, aq sa ne disa raste e ben te veshtire kuantifikimin e analizes te rezultateve. Vlen te theksohet se sot eshte me i praktikueshem nje relacion i informatizuar, i hartuar ne menyre te tille qe ta drejtoje endoskopistin per t’i u pergjigjur sakte problemeve qe kerkohen te zgjidhen, por dhe te jete i homogjen ne strukture edhe pse i vjedh shume kohe e i heq nje far lirie operatorit. Kerkesa per t’i dhene operatorit, liri ne shprehjen e rezultateve dhe homogjenitet ne vleresim, mund te arrihet nepermjet krijimit te nje arkivi te strukturuar ne menyre te tille, qe te kete nje pjese me te dhena te paracaktuara qe konfirmohen ose perjshtohen dhe nga ana tjeter me pjesen e pershkrimit. Keshtu, forma e pare mund te perdoret per qellime statistike, ndersa e dyta per t’a prezantuar gjendjen patologjike ne menyre “miqesore” kolegeve mjeke qe kane kerkuar kete ekzaminim. Kompletimi i relacioni arrihet vetem kur pjesa e pershrimit bashkeshoqerohet dhe me material fotografik, qe evidencon lezionet kryesore dhe pikat kyçe te
39