Gjakosja e lezionit gjate kontaktit me majen e fibrobronkoskopit, jo gjithmon eshte nje indeks i gjendjes postbioptike, pasi ka dhe patologji si p.sh carcinoidi, qe eshte shpesh here i kapsuluar dhe kur gjakoset prej ngacmimit me intrumentat, hemoragjia postbioptike eshte abondante e jo rralle here problematike. Gjithashtu, duhet te rikujtojme se aspiracioni, me qe shkakton depresion intra bronkial, i mbishtohet gjendjes se bronkorragjise; duke reduktuar si kohen e aspiracionit ashtu dhe intensitetin e hemoragjise. Praktikisht, aspiracioni kryhet ne nje segment bronkial qe eshte larg nga siti bioptik, pasi ne kete menyre influencon me pak ne gjendjen e depresionit intrabronkial e njekohesisht na lejon te kontrollojme vizualisht hemoragjine e te parandalojme opacitetin e pjeseve optike te fibrobronkoskopit. Pra, duke gjykuar mbi nderlikimet eventuale hemoragjike, te behet kujdes do te thote qe te kemi ne dispozicion teknika e instrumenta ndihmes, qe te na lejojne te nderpresim bronkorragjine postbioptike, qe mund te behet dhe abondante madje dhe vdekjeprurese. Kesisoj, bronkoskopi duket te kompletohet me kateter me ballon qe na ndihmon per bllokimin selektiv te bronkut e ndalimin e homragjise.. Ekzaminimi sistematik Sapo endoskopisti kapecen laringun, fillon vleresimin e pemes trakeobronkiale, duke respktuar ne menyre sistematike kater parametra: - prania e sekrecioneve te lira ne trakea e ne bronket - motiliteti i trakeas dhe i dy hemisistemeve bronkiale - karakteristikat e mukozes - karakteristikat e kanalizimit bronkial Strategjia qe ndiqet ne percaktimin e perparesive ne kontrollin e pemes trakeobron- kiale, varet nga rreathana e kushte te ndryshme. Per te vendosur qe ekzaminimi endo- skopik te filloje nga zona e shendoshe apo nga zona e demtuar merren ne konsiderat argumentat e me poshtem: 1.
Ne praktiken bronkoendoskopike, eshte konstatuar se pasi kemi kryer disa prelieve mbi lezionet trakeale ose bronkiale, krijohet nje situate lokale qe mund te pengoje vleresimin e metejshem e te kujdesshem te hemisistemeve bronkiale.
2.
Prania e nje hemoragjie postbioptike e impenjon me shume endoskopistin ta pastroj (ta shpelaj) lumenin bronkial e impenjohet me shume te krijoje hemostazen e vatres ku eshte marre prelievi, se sa te vazhdoje te kontrolloj zonat e tjera. Zgjatja ne kohe e ekzaminimit mund te behet bashkeshkak ne vazhdimin e hemoragjise postbioptike si rrjedhoje e refleksit te kolles qe krijon bronkofibroskopi dhe asprimi i vazhdueshem i sekrecioneve te lira te pranishme ne bronke.
3.
Shumica me e madhe e pacientave, qe jane te informuar per invazivitetin minimal dhe mbi perfundimin fitimprures te ekzaminimit, pergjithesisht kane nje durueshmeri optimale ndaj fibrobronkoskopit. Keto rethana ndihmojne qe ekzaminimi mund te vazhdohet qetesisht, duke kontrolluar se pari zonat e shendosha e ne vazhdim duke u okupuar me ato qe dyshohen patologjike. Ky kriter metodik na ndihmon qe te shmangim kontaminimin (ndotjen) me floren “mikrobiologjike” ose me qeliza neoplazike, te hemisistemeve bronkiale te shendosha. Ne eksperiencen tone klinike dhe bronkoskopike, kjo metodike perben rrezik shume te vogel.
Ne subjekte me rrezik borderline (p.sh subjekte me PaO2 < 60 mmHg pasi u eshte dhene oksigjen), preferohet si kriter pune, qe ekzaminimi te fillohet nga zona e dyshimte per prani proçesi patologjik. Dhe ne raste, kur eshte nderprer ekzaminimi (p.sh. PaO2 ne vlerat < 90 mmHg), ne kohen e mbetur eshte arrijtur qe te ekzaminohen keto zona, madje dhe te merret prelievi ne vatren e proçesit patologjik. E njejta mund te thuhet dhe per nje numer te vogel
35