Lutfi Alia | Leksione Patologjia

Page 146

GJENERATA E PARE ♥ TOLBUTAMIDI (ORINASE) gjendet ne tableta 500 mg ,me qe nese kohezgjatja e veprimit te tij eshte e vogel ( 6 -10 ore ) ai jepet ne doza te ndara ( 500 mg para vakteve dhe para gjumit).Doza ditore maximale eshte 1,5-3 gr/dite ♥ CHLORPROPAMIDI (DIABENEZA) gjendet ne tableta 100 dhe 250 mg, ka nje gjysem jete 32 ore dhe kohezgjatje veprimi mbi 60 ore ,eleminohet e pandryshyar me ane te urines pra, eshte e kundraindikuar ne pacientet me insuficience renale.Doza mbajtese e rekomanduar eshte 250 mg /dite (varion nga 100-500 mg ) e dhene si doze e vetme ne mengjes. Efekti anesor gjate perdorimit te tij eshte hypoglicemia e ndodhur ne distance, mund te kemi skuqje ne fytyre ne rastin kur meret me alkool,nause, te vjella, lodhje deri ne sinkope ♥ TOLAZEMIDI (TOLINAZA) gjendet ne tableta 100,250 dhe 500 mg.Doza ditore varion nga 200-1000mg si nje doze e vetme ose e ndare,kohezgjatja e veprimit eshte 20 ore ♥ ACETOHEXAMIDI (DYMELOR) gjendet ne tableta 250 dhe 500 mg ,kohezgjatja e veprimit 10 -16 ore,doza ditore rekomandohet 250- 1500mg si doza e vetme ose e ndare ne dy doza.Shkaterrimi i tij behet shpejt ne hepar dhe eleminohet me ane te veshkave GJENERATA E DYTE. Keto preparate mund te perdoren mire ne pacientet me semundje kardiovaskulare ku hypoglicemia mund te jete shume e rrezikshme ♥GLIBENKLAMIDI(DAONILI) gjendet ne tableta 1,25;2,5 dhe 5 mg.Doza e fillimit te trajtimit eshte 2,5mg dhe doza mbajtese eshte 5 -10 mg /dite si doze e vetme ose e fraksionuar ne dy ose tre ndarje.Metabolizmi ndodh ne hepar ♥GLIPIZIDI ( GLYDIAZINAMIDI) per te aritur maximumin e efektit ne uljen e hiperglicemise postprandiale preparati jepet 30 minuta para ushqimit. Doza e fillimit rekomandohet 5 mg /dite me nje ritje deri ne 15 mg /dite si doze e vetme.Maximumi i rekomanduar eshte 40 mg /dite e dhene e ndare para vakteve. 90 % metabolizohet ne hepar per kete kundraindikohet ne pacientet me demtime renale dhe hepatike ♥GLIMEPIRIDI ( AMARYLI ) jepet nje here ne dite, si monoterapi ose e kombinuar me preparate te tjere orale ose me insulinen egxogjene ne ata paciente qe nuk arrijne te nivele te mira te glicemive me diete dhe me aktivitet fizik.Gjendet ne tableta 1 ;2 dhe 4 mg.Doza e fillimit rekomandohet 1 mg /dite dhe doza maximale 4 mg /dite nje here ne dite .Ka nje kohezgjatje veprimi mbi 24 ore dhe metabolizohet komplet ne hepar Efektete anesore te pergjithshme te ketyre preparateve Renia ne peshe ,hypoglicemia,rash kutan,purpura,pruritis. Keto preparate kane indikacion ne pacientet obeze ku hiperglicemia nuk arrihet te normalizohet vetem me dieten dhe me aktivitetin fizik,dhe ka nje kundraindikacion madhor ne pacientet me diabet mellitus tip1 dhe ne grate shtatzana. Preaparatet qe favorizojne veprimin e insulines THIAZOLIDINEDIONET Jane nje nga klasat me te reja te preparateve orale ne trajtimin e diabetit mellitus tip2 Keto preparate reduktojne : Insulino rezistencen ne muskuj,ne indin adipoz dhe ne hepar. Veprimi i tyre perfshin stimulimin e receptoreve nukleare te quajtur Peroxisome proliferator-aktivated receptors (PPARs) te cilat rregullojne transkriptimin genik ne nje numer proteinash te cilat perfshihen ne metabolizmin e glukozes dhe lipideve.Me qenese insulino rezistenca eshte nje nga defektet e hershme dhe me madhore te diabetit mellitus tip2 , keto preparate jene shume te efektshem nese fillohen sa me heret me fillimin e diabetit.Thiasolidinedionet kane nje rol te madh ne aritjen dhe mbajtjen e kontrollit glicemik kur perdoren me preparate te tjera orale dhe me insulinen. ►ROSIGLITAZONE (AVANDIA) redukton insulino rezistencen periferike ne inde te ndryshme( ne muskuj,ne indin adipoz dhe ne hepar)

146


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.