Lutfi Alia | Leksione Pediatria

Page 95

ushtron efekt sistemik mbi bujtesin duke zhvilluar ethe e rritje te permeabilitetit te kapilareve, shock e koagulim intravaskular re diseminuar. Endotoksinat shkaterrojne polimorfonuklearet qe çlirojne lende pirogjene, TNF-alfa e IL-,1 qe shprehin patogjenitetin e ketyre agjenteve e qe shkaktojne nekroza ne inde etj. 3. Bakteriet permbajne shume antigene te tretshem, qe jane ne gjendje te nxisin reaksione imunitare. Kapaciteti mbrojtes i bujtesit ndaj bakterieve varet nga kompetenca e komponentit fagocitar e nga integriteti i sistemit imunitar e i sistemit te komplementit serik. Shume bakterie ekstraqelizore pasi opsonizohen jane te lendueshem nga aktiviteti i antitrupave qarkullues, ndersa bakteriet intraqelizore lendohen nga imuniteti qelizor. Infeksione bakteriale mund te parandalohen me vaksinime duke injektuar toksina te modifikuara, siç veprohet me tetanusin dhe difterine, kurse ne infeksionet nga stafilokoket rezistenca e organizmit varet nga aktiviteti fagocitar. Aktiviteti demtues i bakterieve ndikohet dhe nga gjendja e organizmit bujtes, sidomos ne rastet kur vargu i proçeseve mbrojtese eshte demtuar, atehere roli i ketyre agjenteve eshte me agresiv. Ne rastet kur individi ka leukocite difektuoze si ne sindromen Chediak-Higashi, atehere do te pesojne infeksione bakterike te perseritura, ndersa individet me defiçit te faktorit C5a te komplementit serik, jane me te lendushem nga bakteremia e Neisseria-s, ndersa rastet me imunodefiçience te limfociteve T, pesojne riaktivizime te infeksioneve latente nga bacili i tuberkulozit, nga herpes virusi etj. 4. 1. Infeksionet nga koket piogjene Mikrorganizmat e ketij grupi jane pergjegjes te infeksioneve purulente, me te shpeshtet qe ndeshen ne praktiken mjekesore, te shprehura me demtime te kufizuara si absceset, flegmonat, por dhe me supuracione difuze. Identifikimi i ketyre agjenteve ne inflamacionet indore, bazohet ne kulturat bakteriale qe garantojne diagnozen e sakte te shkaktarit, çka orienton nje trajtim te pershtatshem e rezultativ me medikamente antibakteriale. - Infeksionet stafilokoksike. Jane shkaku me i shpeshte i infeksioneve purulente, sidomos stafilokoket koagulaza-pozitive (Staph. Pyogenicus - tipi Aureus), qe infekton çdo pjese te organizmit te njeriut, nga ku invadon vazet limfatike e te gjakut duke krijuar septicemine dhe kur arrine zemren - endokradite. Çdo tip stafilokoku prodhon toksina qe demtojne rende indet, si lokalisht ashtu dhe ne distance. Nderkohe, stafilokoket koagulazanegative (Staphilococcus epidermidis) jane me pak virulente e si rregull krijojne inflamacione ne inde te lenduara me pare si ne plaget traumatike e kirurgjikale. Grupi i stafilokokeve ka kapacitet infektiv vetem kur veprojne ne sasi te madhe dhe sapo instalohen ne ind zhvillojne inflamacione, te cilat ne se nuk mjekohen, behen invazive e progresive. Format klinikomorfologjike te infeksioneve nga stafilokoket jane te shumellojshem, nder te cilet vlen te trajtohen keto tipa: Furunkuli, eshte infeksion supurativ fokal i lekures dhe i indit lidhor te shkrifet ne nenlekure, qe mund te jete i vetem ose multipel, i zhvilluar ne zonat e mbuluara me qime, ne fytyre, ne qafe, nen sqetulla, ne regjionet inguinale etj. Zakonisht e merr origjinen nga nje folikul pilifer, ku zhvillon inflamacion te folikulit, i cili me pas deperton ne thellesi, ku formon nje absces qe arrine te perhapet ne strukturat fqinje. Nje forme e veçante e ketij infeksioni eshte demtimi inflamator i kendit te thojit (paronichia) dhe e majes se gishtit (feloni), qe shpesh perfundojne dhe me heqien e thojit. Infeksioni i plageve kirurgjikale, shkaktohet shpesh nga stafilokoket, ne pikat e qepjes se plages e ne brendesi te inçizionit ku jane te pranishem trupa te huaj. Krahas mjekimit me antibiotike, eshte i domozdoshem drenimi i qelbit nga vatrat inflamatore. Infeksionet e vijave te siperme respiratore. Ne fakt mendohet se stafilokoku eshte kryesisht nje kolonizator i zakonshem i ketyre vijave, por ne rrethanat e renies te forcave 95


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Lutfi Alia | Leksione Pediatria by Alia - Issuu