hyposideremia, hipertransferinemia e pasaturuar dhe totale, renie e saturimit transferinik, varferim i depozitave marciale qe vihet ne dukje me mielograme numri i eritrociteve normal ose i ulur Hb e ulur, qe nuk korrespondon me numurin e eritrociteve.
TRAJTIMI I ANEMIVE SIDEROPENIKE Cilido qe te jete shkaku korrigjimi do te behet detyrimisht nepermjet marrjes ekzogjene te Fe. Terapia orale mbetet ajo e zgjedhur por duhet te bazohet : kriperat ferroze thithen me mire nga ato ferrike Per femijet doza ditore e Fe e nevojshme per te korrigjuar sideropenine eshte 5 mg/kg. Per adoleshentet 180 mg/dite (tab ferri sulfat 300 mg , nje tab. permban 60 mg Fe). Rekomandohet dhenia ne stomak bosh per te evituar lidhjen e Fe me komplexet ushqimore dhe e shoqeruar me medikamente ose ushqime qe rrisin aciditetin ne stomak e duoden Zgjedhja e preparatit: Problem qe per çudi mbetet edhe ne ditet e sotme objekt studimi i shume punimeve eshte: cilin preparat do te rekomandonim me te pershtatshem per trajtimin e anemise ferrodeficitare te femijve?? Nga anon balanci midis efektshmerise dhe tolerabilitetit te preparateve te ndryshme te Fe? Ky eshte nje problem qe vazhdon te diskutohet, sipas propozimeve e ofertave te reja qe i behen tregut Vleresimi i pergjigjes: * Ne çfare ritmi te rritjes se Hb duhet te bazohemi per ta gjykuar nje terapi te efektshme?? Rritja e Hb rreth 2 gm/dl per 4 jave duhet konsideruar pergjigja e pritur * Sa kohe duhet te zgjase trajtimi ?? Jo derisa te normalizohet niveli i Hb por derisa te mbushen depot e Fe (te normalizohet niveli i ferritinemise) * Ne ato raste kur terapia me Fe deshton duhet te kerkojme : - Hemorragji persistente (fece gjak okult ) - Shkaqe qe mund te komprometojne absorbimin e Fe (marrje e antiacideve qe lidhin Fe) - Shkaqe qe demtojne eritropoezen dhe induktojne nje eritropoeze inefikase (infeksione kronike) * Terapia parenterale nuk eshte e indikuar ne pergjithesi, me perjashtim te situatave te meposhteme : - Ne rastet e nje anemie te rende, kur kerkohet marrja e rreth 100 – 250 mg fe ne dite (p.sh. - Ne humbjet e rendesishme ne teleangiektazite) - Ne rastet e patollogjive gastrointestinale (kolit ulceroz, ileitis) qe detyrojne zevendesimin e terapise orale me ate parenterale - Ne rastet e nje intolerance te shprehur qe detyron nderprerjen e terapise orale
71