Dokumenti me i hershem, qe deshmon gjuhën albaneze, ruhet ne Arkivin e Raguzes dhe eshte nje relacion i shkruar nga nje murg me datё 14 korrik 1284, i cili tregon: "Dëgjova një zë, që thërriste në mal në gjuhën albaneze - Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca”. Dëshminë e dytë e kemi nga O. Gorka, prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, ne nje relacion te derguar Selise se Shenjte, pas vizitave ne dioqezat e Cunaviam, Polatum, Stephanatum, Debre, nder te tjera shkruan: “...albanezët, kanë një gjuhë të ndryshme prej latinëve, grekëve dhe sllavëve, kësisoj nuk meren vesh fare me popujt e tjerë (Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis, ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus”. (O Gorka, Anonymi descriptio Europae Orientalis, Cracoviae, 1916, f. 28). Sipas historianit italian Paolo Petta: “... gjuha albaneze e cilesuar nga kronistet e mesjetes, si nje gjuhe e pakapeshme, ne shekullin e XIII ishte tipari dallues i albanezeve, elementi shprehes i identitetit te tyre kombetar” (Paolo Petta: Despoti d’Epiro e principi di Macedonia. Esuli albanesi nell’Italia del Rinascimento. Botim Argo. 2000). Sipas opinioneve te latinistëve tane te shquar Prof. Sotir Papakristo dhe Prof. Stefan Prifti dhe sidomos nga konkluzionet e Prof Eqerem Çabej, sugjerohet se gjuha albaneze, shkruhej ne shekujt XII - XIII. Ne vazhdimesi historike me Shtetin e Albanise (1190 - 1255), u krijua Mbreteria e Albanise (1272 – 1390), me mbret Karli I Anzhù, ndersa Shkodra, Lezha, Ulqini, Tivari, Drishti, Dania, ishin ne varesi te Republikes Albania Veneta, e cila pas vitit 1391 mori dhe Durresin. Keto dy formacione politike paralele, ndikuan ne zhvillimet sociale, aresimore, kulturore, ekonomike dhe ushtarake te popullit albanez e njekohesisht ishin si referenca juridike, politike dhe kultturore per ndertimin e mardhenieve me principatat vendase dhe me shtetet europiane, si me Venedikun, Raguzen, Vatikanin, Ankonen, Napolin, Hungarine, Polonine etj. Karli I Anzhù, organizoj nje mbreteri moderne per kohen, ku çdo njesi administrative drejtohej me statute - “statuta civitas”, qe filluan se pari me Consuetudines Barenses (Statuti Barit 1282) dhe vazhduan ne Mbreterine e Albanise, me Statutet e Krujes te vitit 1288, te Ulqinit me 1290, te Durrësit në vitin 1297 (rishkruar me 1392), te Danjes ne 1319, te Shkodrës te shkruara para vitit 1346 dhe te rishikuara ne vitin 1468, te Vlores ne vitin 1357, te Tivarit ne 1369 dhe sidomos Statutet e Drishtit te vitit 1397, te rishkruara ne vitin 1464, te cilet jane hartuar nga kanonikët albaneze te Drishtit dhe nen kontroll te kryeipeshkevit te Durresit Imzot Pal Engjelli. Statute qytetare albaneze, jane shkruar ne latinisht, shume prej tyre mbajne firma noteresh dhe emerat e
41