Martirët e Kishës Katolike
N Një nga krimet e komunistëve që në ditët e para të ardhjes në fuqi ishte arrestimi, burgosja dhe vrasja e klerikëve me akuza false e me prova të sajuara. Komunistët përdorën edhe një dredhi. Një pjesë e klerikëve, që për shkak të mungesës krejtësisht të provave nuk mund të dënoheshin me dënim kapital, u dënuan me heqje lirie për fare pak vite, por edhe atyre vdekja u ishte rezervuar me të tjera mënyra, që te këneta e vdekjes e mbytja për së gjalli.
Mes 38 martirëve të njohur nga Vatikani, vetëm 10 prej tyre janë gjetur dhe rivarrosur, të tjerët nuk dihet se ku prehen. Gjykata Kishtare për Çështjen e Martirëve në Shkodër, e ngritur për shqyrtimin e dosjes së 38 martirëve që u lumturuan nga Vatikani pas 9 vitesh hulumtim, dëshmon se gjatë regjimit komunist në Shqipëri u pushkatuan 31 klerikë katolikë, vdiqën në tortura 8 të tjerë, u mbytën pa gjyq 3, vdiqën në burgje e kampe internimi ose pak kohë mbas torturash 23, dolën nga burgu pothuajse të vdekur 66 klerikë të tjerë. Për këto të dhëna janë shfrytëzuar arkivat e shtetit dhe të Sigurimit të Shtetit në diktaturë, ndërsa probleme ka pasur me mungesën e të dhënave dhe dokumentacionit për të ekzekutuarit pa gjyq. Janë gjendur certifikatat, por nuk është shënuar data e vdekjes në ditën kur ata janë ekzekutuar.
181