Xhaxhai i tim ati u përpoq pas Luftës të vendoste lidhjet me familjen nëpërmjet UNRRA-s e përfaqësuesve shqiptarë të saj në Gjirokastër. Prishja e marrëdhënieve të regjimit komunist që po vendosej në Shqipëri me Shtetet e Bashkuara të Amerikës solli edhe arrestimin e shqiptarëve që punonin për UNRRA-n. Që të kuptoni tmerrin e familjes sime për “xhaxhain amerikan” mjafton t’ju them se ata i dogjën të gjitha fotot e tij dhe ndaluan çdo bisedë për të. Në vitin
“
Komunizmi në Shqipëri në pamjen e jashtme ishte “shfaqje” e gjatë groteske. Në fund, ajo që mbeti ishte pasqyra për të parë veten.
”
1952 kjo ishte një arsye më shumë pse ata vendosën të shpërnguleshin dhe të vendoseshin nga Gjirokastra në Tiranë. Shqipëria përjetoi një nga regjimet komuniste më të egra dhe ajo çka vlen të theksohet ishte izolimi si konkluzion. Kontaktet politike dhe sociale me vendet e tjera, madje edhe ato komuniste, u shkëputën. Gjatë periudhës së regjimit komunist migrimi jashtë Shqipërisë konsiderohej si një akt tradhtie dhe si i tillë ndalohej me ligj. Por, pavarësisht masave të vendosura nga shteti komunist, pati nga ata që guxuan dhe të largoheshin. Një numër shqiptarësh që konkurron viktimat e Murit të Berlinit dhanë jetën në përpjekjen e tyre drejt lirisë. Emigrimi më i lartë nga Shqipëria ndodhi pikërisht në vitet e para, pas Luftës së Dytë Botërore. Në pjesën më të madhe kundërshtarë politikë të qeverisë së re të sapodalë nga lufta u larguan në kampet e refugjatëve në Greqi, Itali e Jugosllavi, para se të shpërnguleshin në destinacionet përfundimtare, të zgjedhura ose jo nga autoritetet vendase. Në mesin e viteve 1950
17



