130
Prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi Instituti i Historisë, ASA Afrim Krasniqi është profesor në shkencat politike dhe në histori bashkëkohore. Prej 2022 ai është Drejtor i Institutit të Historisë (IH) në Akademinë e Studimeve Albanologjike, si dhe prej 2014 është drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike (ISP). Krasniqi ka kryer në FHF në Universitetin e Tiranës studimet doktorale në histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare, si dhe ka mbaruar studimet master në Universitetin Viadrina (Frankfurt Oder) në Gjermani. Prej vitit 2022 mban titullin akademik “Prof. Dr”, ndërkohë që prej 2004 vijon të jetë lektor në UT dhe disa universitete të tjera. Ai ka qenë deputet në Kuvendin e RSH, si dhe këshilltar politik i dy Presidentëve të Republikës. Prej vitesh është komentator mbi zhvillimet politike për mediat në Shqipëri dhe ato jashtë saj lidhur me Shqipërinë. Ai ka publikuar më shumë se 15 libra studimorë, monografi, studime etj, kryesisht mbi sistemin politik, institucionet kushtetuese, shoqërinë civile, memorien ndaj të kaluarës, partitë politike, zgjedhjet si dhe studime krahasuese në vendet e EJL. Botimi më i fundit është monografia “Kriza e Ambasadave: Shqipëria 1990”.