Buletin Nr. 1, Janar-Shkurt 2022

Page 63

URAN KOSTRECI – JETA, DISIDENCA, VEPRA Elbasan, 28 janar 2022 – Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Bashkia Elbasan dhe Këshilli Bashkiak, Arkivi Digjital Elbasan dhe Biblioteka Kombëtare, në

bashkëpunim të ngushtë me miq e dashamirës të tij, organizuan aktivitetin “𝐔𝐫𝐚𝐧 𝐊𝐨𝐬𝐭𝐫𝐞𝐜𝐢 – 𝐣𝐞𝐭𝐚, 𝐝𝐢𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐜𝐚, 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐚”, në mjediset e Teatrit “Skampa.

Aktiviteti kishte për qëllim të sillte në vëmendje Uran Kostrecin, të prezantuar përmes dosjes së përndjekjes, aktivitetit politik, mendimit dhe fjalës së lirë, krijimtarisë letrare, kontributit si mësues dhe themelues i revistës “Liria”, po ashtu, ekspozimin e librave, shkrimeve, gazetave dhe dëshmisë së dhënë për projektin Edhe Muret kanë Veshë (EMKV). Takimi i parë për Kostrecin u zhvillua në Elbasan, pasi Uran Kostreci ka studiuar e jetuar në këtë qytet, për të cilin ka dhënë kontribut të veçantë. Kostreci studioi në Shkollën Normale, të cilën e përfundoi më 1957. Në vitin 1961 ishte mësues i gjuhës shqipe në fshatin Mollas, përvojë që iu rikthye në vitin 1993, si mësues i gjuhës italiane në shkollën e mesme të Elbasanit. Pas dënimeve politike me burg dhe internim, në dhjetor të vitit 1991, Kostreci themeloi gazetën antikomuniste “Liria”, organ i ish – të përndjekurve politikë të të gjithë Shqipërisë dhe ishte kryeredaktor i parë i saj, si dhe dy herë kryetar i partisë së parë opozitare në Elbasan. Përkujtimi i tij, nga institucione qendrore e vendore, miq, dashamirës e familjarë, disa muaj pasi u largua nga jeta, solli në vëmendje kontributet në vlera të qenësishme në shoqëri të personaliteteve të qëndrueshme, si Kostreci, të cilat punuan për dokumentimin e krimeve të së shkuarës komuniste në vend. Një ekspozitë me dosjet e Uran Kostrecit dhe botime të tij, mes të cilave shkrimet në gazetën “Liria”, mirëpriti të ftuarit në takim. 63


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.