Revista bankieri shqip 4 maj 2018

Page 25

www.aab.al

Burimi, BSH, 2018

Burimi: Banka e Shqipërisë, 2018

këto dy dhjetëvjeçarët e fundit dëshmon gjithashtu për disa mospërputhje. Më mirë i koordinuar shfaqet korrelacioni midis ecurisë së sektorit të shërbimeve dhe masës së huave të dhëna në këtë sektor, ndërkohë që edhe përqindja e huave me probleme në shërbime është e ulët, çka tregon se bankat e kanë vlerësuar drejt dhe ndjekur me vëmendje dinamikat dhe problematikën e këtij sektori. Ndërsa kur bëhet fjalë për ndërtimin dhe industrinë, megjithëse pesha e tyre ka ardhur në rënie dhe tkurrje të veprimtarisë, të shoqëruar me një sërë faktorësh të shtuar rreziku, huaja bankare për to ka qenë në rritje, apo ka mbetur konstante. Veçanërisht ndërtimi rezulton me përqindje të lartë huaje me probleme, duke mbetur veprimtari problematike për sektorin bankar. Shpërndarja e huas sipas sektorëve të ekonomisë tregon se, gjatë vitit 2017 bankat i janë përgjigjur më mirë “pulsit” të zhvillimit ekonomik dhe strukturës së rritjes së PBBsë, duke rritur financimin në sektorin e tregtisë, hotele dhe restorante dhe ulur financimin në sektorin e shërbimeve. Për sektorët e tjerë teprica e huas ka mbetur përgjithësisht e pandryshuar. Këtu konstatohet përmirësim i ritmeve të rritjes në sektorit e ndërtimit dhe të tregtisë, ndërkohë që portofoli i huas për sektorin e industrisë vazhdon të shënojë tkurrje. Sektori i bujqësisë dhe i shërbimeve ka shënuar rritje. Këto zhvillime janë përgjithësisht në linjë me kontributin e secilit sektor në vlerën e shtuar në ekonomi. Prill 2018

Bankieri

25


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.