Historiku i bankave ne shqiperi

Page 84

formal të pavarësisë së bankës qendrore të sanksionuara në ligjin e ri nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”. Ky ligj, i ndryshuar, vazhdon të jetë në fuqi. Ndryshimi i tretë i ligjit për bankat u realizua në vitin 1998. Ligji nr. 8365, datë 2.7.1998 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” shfuqizoi ligjin nr. 8075, datë 22.02.1996 “Për sistemin bankar në Republikën e Shqipërisë”. Ligji i ri pasqyroi ndryshimet e ndodhur në sistemin bankar dhe plotësoi mangësitë e vërejtura gjatë zbatimit të ligjit, në mënyrë që të sigurohej kapitalizimi i duhur i bankave dhe rregullat e duhura për hyrjen dhe daljen nga sistemi bankar. Minimumi i kapitalit rregullues për bankat u rrit nga 200 milionë lekë që ishte në 1996, në 350 milionë lekë në 1997 dhe më tej në 700 milionë lekë në prill 1998 (bankat ekzistuese paguan kapitalin minimal prej 500 milionë lekë brenda shtatorit të vitit 1999 dhe plotësuan shumën prej 700 milionë lekë në mars 2001). Kërkesat për licencim u përforcuan dhe kërkonin përfshirjen e informacioneve shtesë lidhur me planet e biznesit dhe kualifikimin e drejtuesve. Të gjitha bankat tregtare të licencuara për të ushtruar aktivitet bankar në Shqipëri iu nënshtruan shqyrtimit për të përmbushur me përpikëri kriteret e reja të vendosura. Këto ndryshime ndikuan në ringjalljen e sistemit bankar dhe në forcimin e rëndësisë së tyre për jetën ekonomike dhe shoqërore të vendit. Gjatë vitit 1998 u dhanë edhe dy licenca të reja duke e çuar në 10 numrin e bankave përbërëse të sektorit bankar (shih Tabela 5). Tabela 5: Sektori bankar në vitin 1998 Bankat

Numri i degëve

Kapitali i paguar ndaj pasivit, në %

Totali i depozitave ndaj pasivit, në %

Totali i kredive ndaj aktivit, në %

% e kredive të këqija ndaj totalit të kredive

L/V (bono thesari) në % ndaj sektorit bankar

5.2 6.3

84.1 50.7

0.7 97.6

Banka shtetërore Banka Kombëtare Tregtare Banka e Kursimeve

10 33

12.3 0.3

74.3 88.4

Bankat private dhe me kapital të përbashkët Banka Italo-Shqiptare Banka Arabo-Shqiptare Islamike Banka Dardania Banka Tirana Dega e Bankës Kombëtare të Greqisë Banka Tregtare Ndërkombëtare Dega e Bankës Alpha Kredit Banka Amerikane e Shqipërisë

84 | Historiku i Bankave në Shqipëri

2

19.9 90.1 4.3 15.7

63.4 10.9 12.6 63.3

41.4 0.0 2.4 18.0

8.4 0.0 16.5 20.3

0.5 0.0 0.0 0.5

7.0

81.1

0.0

0.0

0.3

58.8 14.7 32.8

48.8 44.5 44.5

31.0 12.5 0.0

0.0 0.0 0.0

0.1 0.2 0.0


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Historiku i bankave ne shqiperi by Shoqata Shqiptare Bankave - Issuu