Historiku i bankave ne shqiperi

Page 52

d. Krediti bankar afatgjatë për kooperativat bujqësore Kooperativat bujqësore përfitonin kredi kryesisht për investime me karakter prodhues, pa ndonjë kufi të caktuar pjesëmarrjeje. Parimi i pjesëmarrjes respektohej në varësi të gjendjes ekonomiko-financiare për secilën kooperativë bujqësore në veçanti. Kooperativat bujqësore përfitonin kredi për këto objekte kryesore: • ndërtimin dhe meremetimin e objekteve me karakter prodhimi (hangarë, stalla, depo, shtretër të nxehtë, sera,etj.); • ndërtimin e kanaleve dhe të veprave të tjera ujitëse e bonifikuese që u përkisnin vetë kooperativave bujqësore; • krijimin e blloqeve me dru frutorë, me ullinj, me vreshta, me agrume, si dhe kryerjen e shërbimeve deri sa hynin në prodhim; • blerjen e makinerive (si traktorë, kombajna etj.), e veglave të ndryshme bujqësore, mjete transporti, etj. • çeljen e tokave të reja, të sistemimeve agrare dhe për punime të thella me mjetet e mekanizuara të shtetit (SMT – Stacioni i Makinave dhe Traktorëve); • blerjen e farërave shumëvjeçare; • ndërtimin e veprave energjetike dhe elektrifikimin e fshatit; • blerjen e kafshëve të punës dhe të prodhimit, të shpendëve, të bletëve dhe të zgjojeve. Kreditë jepeshin sipas destinacionit, për shërbimet nga të tretët, kundrejt dokumenteve që paraqiteshin në Bankë prej tyre, ndërsa ishte përjashtuar kontributi i vetë kooperativave bujqësore nëpërmjet punës së anëtareve të saj. Afatet e kthimit për kredinë afatgjatë vareshin nga objekti i kreditueshëm, dhe mund të shkonin deri në 25 vjet, nga data e fillimit të shlyerjes së saj.

e. Krediti bankar për përmirësimin e kushteve të banimit të punonjësve Banka e Shtetit Shqiptar filloi të japë kredi afatgjatë për ndërtimin dhe për meremetimin e banesave që në vitin 1950. Punonjësve u jepej kredi në masën deri 7.500 lekë, me një afat kthimi deri në 7 vjet. Në vitin 1954, kredia u jepej punëtorëve, nëpunësve dhe anëtarëve të kooperativave të artizanatit në qytet, për ndërtimin e banesës deri në 70 për qind të vleftës së saj, por jo më shumë se 7.500 lekë dhe me afat kthimi deri në 15 vjet, ndërsa për meremetim, kredia jepej deri në 90 për qind të vleftës së meremetimeve, por jo më tepër se 5.000 lekë, me afat kthimi deri në 8 vjet. Duke filluar nga 1 janari 1959, krediti mund të jepej për të ndërtuar banesa të reja, për të mbaruar një banesë të filluar, si dhe për zgjerime dhe meremetime banesash

52 | Historiku i Bankave në Shqipëri


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.