Historiku i bankave ne shqiperi

Page 49

• urdhëresa nr. 3, datë 15.03.1977, “Mbi kredinë me afat të gjatë për zgjerimin e prodhimit në ndërmarrjet”; • urdhëresa nr. 4, date 15.03.1977, “Mbi kredinë me afat të gjatë për përmirësimin e kushteve të banimit të punonjësve në qytet dhe në fshat”. Krediti për ndërmarrjet dhe kooperativat bujqësore rregullohej me dispozitat përkatëse dhe zbatohej nga Banka Bujqësore, duke filluar nga data 1 janar 1970.

a. Krediti afatshkurtër për ndërmarrjet Krediti afatshkurtër për sektorin shtetëror erdhi vazhdimisht duke u rritur dhe pati peshën kryesore të kreditit bankar në ekonomi. Kredia me afat të shkurtër në fund të vitit 1989 arriti në mbi 6.4 miliardë lekë, nga rreth 7.4 milionë lekë kredi gjithsej, ose mbi 86 për qind e totalit, nga rreth 192 milionë lekë në fund të vitit 1950 dhe 1.3 miliardë lekë në fund të vitit 1960. Krediti afatshkurtër synonte plotësimin e nevojave të përkohshme financiare të subjekteve ekonomike. Objektet e kredisë afatshkurtër evoluan në kohë, duke filluar nga paradhëniet dhe skontimi i titujve në fillimet e veprimtarisë, deri në plotësimin e nevojave për para të kushtëzuara për realizimin e detyrave të planit, në varësi të veçorive të ndërmarrjeve të ndryshme. Në vitin 1982 BSHSH u jepte kredi afatshkurtër ndërmarrjeve për këto objekte : a) për blerje e grumbullime materialesh e mallrash stinore; b) për të përballuar shpenzimet e procesit stinor të prodhimit; c) për materiale, produkte të gatshme e mallra në ndërmarrjet e prodhimit, të ndërtimit, të tregtisë etj.; d) për gjendjen e planifikuar të mallrave të eksportit në ndërmarrjet e tregtisë së jashtme; e) për gjendjen faktike të mallrave dhe të materialeve të importit në ndërmarrjet e furnizimit materialo-teknik; f) për meremetime të mëdha, kundrejt fondit vjetor të amortizimit që do të krijohet sipas planit; g) për situacione të paraqitura punëdhënësve për punime të kryera; h) për mallra të nisura, punime e shërbime të kryera në drejtim të blerësve ose të porositësve që ndodheshin jashtë juridiksionit të degës së Bankës. Për nevoja të përkohshme, kur gjykohej e nevojshme, jepej kredi për vlerat materiale në formën e lëndëve të para, të materialeve kryesore, të materialeve ndihmëse, të lëndëve djegëse dhe të prodhimit në proces, që ishin përkohësisht mbi nevojat e normuara të mjeteve xhiruese. Kjo kredi jepej nga dega e Bankës për një afat deri në gjashtë muaj, por Drejtoria e Përgjithshme e Bankës së Shtetit Shqiptar kishte të drejtë të shtynte afatin e kthimit të kredisë edhe deri në tre muaj të tjerë.

Historiku i Bankave në Shqipëri | 49


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.