ndërkombëtar të shoqatave të bankave. Që prej Janarit 2005 Bordi drejtues kryesohet nga Kryetar Z. Seyhan Pencabligil dhe Zv. Kryetar Z. Steven Grunerund. Maj 2007 – Sekretariati i Shoqatës vendoset në zyrat e reja, ku është aktualisht, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, me kapacitete për takime e trajnime, dhe me një strukturë të plotësuar tashmë me tre anëtarë. Kryesia e re e Bordit Drejtues të AAB përbëhet nga Z. Edvin Libohova Kryetar, dhe Z. Steven Grunerund Zv/ Kryetar. 15 maj 2008 - Në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe Programin“Convergence” të Bankës Botërore, AAB mbështet krijimin e “SPI Albania (Iniciativa për Projekte Speciale), si një nismë e bashkëpunimit publik-privat, me objektiv modernizimin e sistemit financiar shqiptar, nëpërmjet zhvillimit të një kulture dialogu dhe ndërtimit të konsensusit. 26 janar 2009 – Asambleja e Anëtarëve zgjedh anëtarë dhe Kryesi të re të Bordit Drejtues me Kryetar Z. Libero Catalano dhe Zv. Kryetar Z. Oliver Whittle. Z. Catalano do të zëvendësohet në këtë post nga Z. Gazmend Kadriu, i cili do të jetë Kryetar i AAB-së nga 10 Maj 2010 – 26 Janar 2011. Maj 2011 – Asambleja e Anëtarëve miraton edhe një herë ndryshime thelbësore në Statutin e AAB-së, që shtojnë njëkohësisht burimet financiare në dispozicion të aktiviteteve të saj dhe rrisin përfaqësimin e bankave në Bordin Drejtues. Anëtarët e bordit drejtues bëhen 6, dhe kuotat e anëtarësisë do të paguhen në proporcion me peshën e aseteve të secilës bankë në asetet totale të sistemit. Që prej janarit 2011 Kryetar i Bordit Drejtues është Z. Seyhan Pencabligil, dhe Zv. Kryetar Z. Ioannis Kougionas. Gusht 2011 - AAB, me miratim të Bordit të saj Drejtues, u bë anëtare në BACEE Shoqata e Bankave për Evropën Qendrore e Lindore. Tetor 2011 – Shoqata Shqiptare e Bankave boton numrin e parë të revistës “Bankieri”, publikim profesional i Shoqatës. Revista është një publikim periodik dygjuhësh, me frekuencë tremujore. 15 mars 2012 - Bordi Drejtues i AAB-së miratoi propozimin e Sekretariatit të AABsë për krijimin e një Komiteti të ri të përhershëm teknik, atë të Auditorëve të Brendshëm të Bankave i cili bëhet kështu komiteti i tetë teknik i krijuar nën ombrellën e Sekretariatit.
110 | Historiku i Bankave në Shqipëri