Financat Personale në Duart Tuaja

Page 146

FINANCAT PERSONALE

147

Konsumatorët janë edhe subjekt i fitimeve të realizuara nga shitja e pasurive të paluajtshme, nga shitja e makinës apo sendeve të tjera, nga investimi i kursimeve tuaja në depozita bankare apo në bono thesari. Edhe për këto, norma e tatimit është 10%. Shembull 2: Llogaritja e tatimit mbi fitimin nga shitja e një pasurie të patundshme Prindërit tuaj kanë blerë një apartament para 5 vjetësh me një çmim prej 5 milionë lekësh. Sot ata e rishesin këtë apartament me një çmim prej 7 milionë lekësh. Sa është tatimi mbi fitimin që duhet të paguajnë prindërit tuaj? Tatimi mbi fitimin = 10% x Fitimin

Fitimi i realizuar nga prindërit tuaj prej shitjes së apartamentit është i barabartë me diferencën mes çmimit të shitjes dhe atij të blerjes. Fitimi = 7 milionë lekë – 5 milionë lekë = 2 milionë lekë Tatimi mbi fitimin = 10% x 2 milionë lekë = (10/100) x 2,000,000 = 200,000 lekë

Shembull 3: Llogaritja e tatimit mbi interesin e depozitës Erjona ka depozituar në bankë 50,000 lekë, në një depozitë me afat 1-vjeçar, me një normë interesi 6%. Sa është tatimi i paguar mbi interesin e fituar nga kjo depozitë? Interesi = 6% x 50,000 = (6/100) x 50,000 = 3,000 lekë Tatimi = 10% x Interesin = (10/100)x 3,000 = 300 lekë

Tatimi mbi të ardhurat personale dhe fitimin është një tatim direkt. Në jetën tonë jemi subjekt edhe i një forme tjetër tatimi, tatimit indirekt. Tatimi indirekt quhet shpesh tatim i pandjeshëm, pasi ai është pjesë e çmimit të blerjes së një të mire ose shërbimi.

Fitimi i realizuar nga shitja e një pasurie të patundshme tatohet në masën 10%.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.