BANKIERI Nr. 2 Janar 2012

Page 20

sistemi bankar

PARANDALIMI DHE KONTROLLI I MASHTRIMEVE NË INDUSTRINË E KARTAVE

M

nga Enkelejda BALLIU Kryetare Komiteti i AAB-së për luftën kundër mashtrimeve nëpërmjet kartave

Aplikimi i teknologjive të reja e ndihmon shumë luftën kundër mashtrimeve. Kartat me “chip” dhe PIN në nivel transaksioni janë shumë efektive.

20 • BANKIERI • www.aab.al

ashtrimi nëpërmjet kartave është një nga çështjet më shqetësuese në industrinë e kartave. Çdo vit industria e kartave vuan nga humbje të konsiderueshme si pasojë e mashtrimeve me karta duke filluar që nga individë të paskrupullt rastësorë deri te grupet e organizuara kriminale që operojnë në të gjithë botën duke vjedhur dhe klonuar kartat bankare. Biznesi i industrisë së kartave është kaq i rëndësishëm për kriminelët, sepse një akses i paautorizuar, qoftë edhe në një fraksion të volumit total të industrisë së biznesit të kartave përkthehet në miliarda dollarë. Ndërkohë që shoqëritë emetuese të kartave kanë investuar qindra milionë dollarë, për të zhvilluar teknologji të sofistikuara kundër mashtrimeve, industria e kartave mbetet gjithmonë në konflikt të vazhdueshëm me botën e krimit të organizuar të mashtruesve të kartave, të cilët i përqendrojnë përpjekjet e tyre në zhvillimin dhe në gjetjen e mënyrave të reja për vjedhjen dhe për manipulimin e informacionit të kartave bankare. Shoqëritë emetuese të kartave kanë marrë masa për t’i parandaluar këto aktivitete mashtruese. Ato gjithashtu kanë vendosur parametra të rrezikut, të cilët nëpërmjet sanksionimit dhe verifikimit të kartëmbajtësit dhe transaksionit zvogëlojnë mundësitë e mashtrimeve. Këto shoqëri gjithashtu punojnë ngushtë me njëra-tjetrën, por dhe me organizmat e zbatimit dhe të mbrojtjes së ligjit, për të luftuar në mënyrë të vazhdueshme kriminelët e organizuar.

Politikat e menaxhimit të rrezikut

Për një emetues kartash është vendimtare që të ketë një politikë të mirëpërcaktuar të menaxhimit të rrezikut ndaj mashtrimit, që të jetë e kuptueshme jo vetëm nga stafi i

menaxhim të rrezikut, por edhe nga të gjithë punonjësit. Politikat e menaxhimit të rrezikut ndaj mashtrimeve nevojiten të jenë gjithëpërfshirëse dhe në linjë me politikat e tjera në nivel shoqërie. Ato duhet të përfshijnë edhe llojet e parametrave të autorizimeve që do të përdoren, por dhe nga kush përcaktohen të dhënat, të cilat duhen monitoruar me kujdes, me qëllimin e zbulimit të rasteve të mundshme të mashtrimit. Politikat e rrezikut ndaj mashtrimit nëpërmjet kartës duhet të mirëpërcaktojnë procedurat dhe kontrollet, të cilat duhet të minimizojnë ekspozimin në të gjitha aspektet e funksionimit të biznesit dhe konkretisht në: - procesin e aplikimit për hapjen e llogarive të reja, - prodhimin e kartave dhe shpërndarjen, shërbimin me klientin (help desk ose call center), - blerjet në internet, etj. Në shërbimin e klientit, për shembull, aplikimi i kontrolleve të rrezikut bën të mundur vërtetimin dhe verifikimin e identitetit të klientit që merr në telefon. Në shpërndarjen e kartave, aplikimi i një politike efektive të rrezikut do të thotë zgjedhje e një shpërndarësi të posaçëm për shpërndarjen e kartave, ose për marrjen e kartës nga vetë klienti në agjenci. Kjo vlen edhe për administrimin dhe shpërndarjen e PIN1-it, që bëhet gjithmonë nga persona të ndryshëm nga ata që administrojnë kartat. Në të dyja rastet shanset që kartat e reja të keqpërdoren para se të arrijnë te klienti legjitim janë minimale. Gjithashtu, politikat e rrezikut përcaktojnë procedurat për sigurinë fizike të kartave plastike, si vendosja e akseseve në kasafortat ku mbahen kartat dhe PIN-et, proceset e inventarizimit të stokut, të prodhimit të kartave të reja si dhe të shkatërrimit


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.