Skip to main content

SECRET MAGAZINE - NO 7

Page 1


SECRET MAGAZINE

IMPRESSUM

BOTUES: RAFTI MAGJIK

Revista botohet nga stafi i redaksisë:

Kryeredaktor: Ekrem A. Kryeziu

Dizajn Grafik: Amalthea

Dizajn Web Grafik: Era Bosi

Marketing: Valineta Bosi

E-mail: secretmagazine@gmail.com www.thepowergate.com

Përshëndetje lexues të dashur të revistës sonë të përmuajshme,

Uroj që ky shtator, pas pushimeve verore, të ju ketë sjellë me energji të reja, me potencial të ri, dhe me plane e projekte për këtë fundvit dhe vitin më pas. Ky muaj ofron mundësinë për të krijuar dhe ndjekur plane të reja dhe për të arritur qëllime të reja në aspektin profesional dhe personal.

Për të arritur sukses në çdo aspekt, është e domosdoshme të keni një plan të qartë dhe të detajuar. Kjo përfshin përcaktimin e qëllimeve të qarta dhe ndarjen e tyre në hapa të vegjël dhe të matshëm. Plani juaj duhet të jetë i bazuar në realitet dhe i arritshëm.

Nëse jeni duke punuar në një projekt të madh, ndihmon të ndani projektin në faza të ndryshme. Për shembull, nëse po planifikoni të lansoni një produkt të ri, ndihmon ta keni një kalendar të ndarë në faza si kërkimi, zhvillimi, testimi dhe lansimi.

Si edhe çdo numër i mëparshëm, edhe ky numër ka trajtime për zhvillim dhe ngritje personale, nga mentorët e “Power Gate” të cilët njohuritë dhe përvojat e veta nuk hezitojnë t’i ndajnë me lexuesit e revistës.

Ata që patën mundësinë të ishin pjesë të Retreat-it më 2, 3 dhe 4 gusht që u mbajt në Istog të Kosovës, më së miri mund t’i përshkruajnë përvojat e veta, diçka më ndryshe, më bukur dhe më veçantë që nuk kishin përjetuar më parë. Ndërsa ju që nuk ishit pjesë e Retreat-it, tani e keni mundësinë të jeni pjesë e revistës në numrat e radhës ku do ta keni hapësirën dhe trajtimin merituar. Mos hezitoni të jeni pjesë e rrugëtimit tonë.

Klisman Meti Power Gate

Të dashur lexues,

pas një vere të gjatë dhe të nxehtë sahariane dhe me pushime të merituara, dua t’ju uroj mirëseardhjen të gjithëve në numirn tonë të radhës për sezonin vjeshtor. Pushimet janë një kohë për t’u shkëputur nga përditshmëria, për t’u freskuar dhe për të marrë energji të reja. Shpresoj që secili prej jush ta ketë shfrytëzuar këtë kohë për të pushuar dhe për t’u kthyer me ide të reja dhe plot entuziazëm.

Me fillimin e sezonit të ri, sfidat dhe mundësitë na presin përpara. Jam i bindur që së bashku do të arrijmë të realizojmë projekte të reja në të mirë të revistës, të lexuesve dhe ta fuqizojmë pozicionin tonë në fushën e zhvillimit personal. Do të përqendrohemi në përmirësimin e cilësisë së përmbajtjes sonë, për të qenë sa më afër lexuesve tanë.

Le t’i përdorim këta muaj që kemi përpara për ta dhënë maksimumin dhe për të ndërtuar mbi sukseset e deritanishme. Pres me padurim bashkëpunimin tuaj dhe jam i sigurt se do të kemi një sezon të mbushur me suksese dhe arritje të reja.

Le t’ia nisim me energji dhe përkushtim!

Me respekt, Ekrem A. Kryeziu Kryeredaktor i “Secret Magazine”

RAFTI BOTIME

TESTI I MATJES SË NIVELIT TË MINERALEVE NË FLOKË

MINERALOGRAMA

Të gjithë ne duam një jetë të shëndetshme, me sa më pak probleme të jetë e mundur. Por në jetën tonë të përditshme, për fat të keq ndeshemi me probleme shëndetësore dhe shpesh pyesim veten pse po ndodhin dhe cili është shkaku i tyre i vërtetë. Përmes kësaj metode të re të testimit kemi zbuluar se shumë sëmundje janë rezultat i çekuilibrimit të mineraleve në trupin tonë. Këtu mund të përmendim disa prej tyre siç janë: Lodhja e adrenalinës, çrregullimet e tiroides, çekuilibrimi hormonal, çrregullimet e humorit, ankthi, depresioni, pagjumësia, sistemi imunitar, humbja e oreksit etj. Prandaj mund të themi se një gjendje e ekuilibruar mineralesh do të ndihmonte trupin tonë të rritej, zhvillohej dhe qëndronte i shëndetshëm.

Çfarë kuptojmë me programin e balancimit të mineraleve?

Kjo metodë testimi ka qenë përdorur për të paktën 100 vjet në mbarë botën. Nutritional Balancing

është një program që shëron shumë sëmundje në mënyrë natyrale.

Nutritional Balancing është një sistem shërimi, i cili i ka ndërtuar themelet e tij duke u bazuar mbi teorinë e shkencës mjekësore Perëndimore, plus shumë parime të shkencës shëruese Lindore.

Krijuesi, Dr. Paul Eck, ishte një mjek shumë i talentuar, i cili filloi të hulumtonte mbi ushqimin dhe shëndetin. Ai ia kushtoi një periudhë të gjatë të jetës së tij njohurisë, kërkimeve dhe eksperimenteve të shumta lidhur me teorinë e sëmundjes së stresit, shtypjen metabolike, biodisponueshmërinë e mineraleve dhe shumë më tepër, bazuar në rezultatet e eksperimentimit me analizën e mineraleve të flokëve.

Dr. Paul Eck zbuloi mënyrat themelore për ta shëruar tërë sistemin, që është e vetmja mënyrë e shërimit të trupit në nivelin më të thellë të mundshëm. Përmes kësaj shkence të re, ai arriti një mënyrë për të balancuar kiminë e trupit në mënyrë korrekte dhe të vazhdueshme, duke lejuar trupin të rindërtojë ngadalë dhe të rivendosë sistemet e tij të enzimave.

Ç’farë është një analizë minerale në indet e flokut?

Testi mineral i flokëve është një lloj testi i ngjashëm me një biopsi që jep një përshkrim të brendshëm të qelizave të trupit. Përmbajtja e mineraleve në flokë pasqyron nivelin e mineraleve të indeve të trupit. Nëse ekziston një mangësi ose tepricë e mineraleve në flokë, kjo zakonisht tregon një mungesë ose tepricë të mineraleve brenda trupit, ose disponueshmërinë biologjike.

Çfarë testohet me anë të kësaj analize?

Tri grupet e elementëve që testohen me anë të kësaj analize janë:

1. Makromineralet (këto përfshin kalcium, magnez, natrium, kalium, fosfor, squfur)

2. Mineralet e lehta (këto përfshin hekur, zink, bakër, mangan, selenium, krom, kobalt, molibdenium, litium dhe të tjera)

3. Mineralet toksike (këto përfshijnë plumb, merkur, kadmium, arsenik, alumin dhe nikel)

Një analizë mineralesh e testit të flokëve mund të sigurojë informacionet përkatëse në lidhje me shkallën tuaj metabolike, nivelet e energjisë, tolerancën e sheqerit dhe të karbohidrateve, fazën e stresit, sistemin imunitar dhe aktivitetin e gjëndrave etj.

1. Shkalla metabolike: Metabolizmi është një kombinim i proceseve biokimike që trupi juaj përdor për ta kthyer ushqimin në energji. Këto procese metabolike përfshijnë frymëmarrjen, ushqimin dhe tretjen e ushqimit, shpërndarjen e lëndëve ushqyese në qelizat tuaja nëpërmjet gjakut, përdorimin e energjisë nga muskujt, nervat dhe qelizat, dhe përfundimisht eliminimin e produkteve të mbeturinave nga trupi juaj.

2. Zbulimi i metaleve toksike: Metalet toksike janë të pashmangshme në mjedisin ku jetojmë, por

ne gjithashtu konsumojmë metale toksike përmes burimeve të caktuara të ushqimit dhe pijeve. Stresi i shpeshtë dhe pamjaftueshmëria adrenale gjithashtu na bën më të ndjeshëm ndaj grumbullimit të metaleve toksike dhe dëmton procesin e metaleve toksike të tyre.

3. Toksiciteti i bakrit: (i drejtpërdrejtë ose i fshehur) - bakri është minerali më i zakonshëm për t’u gjetur me tepricë, për shkak të mënyrës se si ndërtohet në trup nga stresi kronik. Bakri është një mineral thelbësor dhe, kur është në sasi të ekuilibruar në trup, nuk krijon asnjë problem shëndetësor, por kur ka sasi të tepërt në trup, bakri kthehet në formë toksike (bakër toksik). Ky çekuilibrim mineral shoqërohet me shumë simptoma dhe gjendje të shëndetit mendor, sepse ai ka një ndikim të madh në kiminë e trurit dhe funksionin e neurotransmetuesit.

4. Lodhja e adrenalinës: Gjëndrat mbiveshkore janë dy gjëndra të vogla që ndodhen sipër veshkave. Lodhja e adrenalinës është një problem i madh që prek njerëzit pa e kuptuar fare atë. Gjëndrat e adrenalinës janë organet e reagimit ndaj stresit dhe njerëzit në ditët moderne përjetojnë një stres

të përsëritshëm ditor, i cili ka një ndikim të madh në organet mbiveshkore. Lodhja e adrenalinës shoqërohet me shumë gjendje shëndetësore mendore dhe fizike. Testi mineral i flokëve është i aftë të analizojë nivelet e mjaftueshmërisë adrenale nga leximet e caktuara të mineraleve dhe leximeve të raporteve midis mineraleve.

5. Funksionimi i tiroides, metabolizmit dhe ndjeshmërisë së glukozës, aktiviteti i sistemit imunitar, niveli i stresit të mëlçisë dhe veshkave, gjendja autonome (funksioni i sistemit simpatik / sistemit parasimpatik), sinteza e proteinave, aftësitë tretëse dhe përgjigjet inflamatore/inflamacioni.

6. Vlerësimi i sistemit nervor autonom: Një test mineral i flokëve, i kryer siç duhet, mund ta vlerësojë korrigjimin e aktivitetit të sistemit nervor autonom. Problemet me këtë sistem nervor janë shumë të përhapura sot, dhe mund të shkaktojnë qindra simptoma duke filluar nga shqetësimi i tretjes dhe pamundësia për të eliminuar metalet toksike, shqetësimet për të fjetur, probleme të sheqerit në gjak etj.

7. Vlerësimi psikologjik/emocional: Një nga përdorimet më interesante të analizës së mineraleve të flokëve është vlerësimi i shkaqeve për gjendje të tilla emocionale si; depresioni, ankthi, ataku i panikut, humbja e përqëndrimit/vëmendjes, çrregullimi bipolar, mjegullimi i trurit, demenca, skizofrenia, autizmi etj.

8. Sistemi imunitar është një sistem mbrojtës dhe pritës që përfshin shumë struktura dhe procese biologjike brenda një organizmi që mbron nga sëmundjet trupin tonë. Proceset e sistemit imunitar janë të ndryshme duke filluar nga ruajtja e një niveli të shëndetshëm të rruazave të bardha të gjakut, traktit tretës, membranës qelizore, lëndëve ushqyese antioksiduese dhe ekuilibrit autonom. Një test i mineraleve në flokë na jep një informacion të rëndësishëm në lidhje me aktivitetin e sistemit tonë

imunitar me anë të raportit zink/bakër dhe natrium/ kalium. Kur funksionon siç duhet, sistemi imunitar identifikon një shumëllojshmëri të kërcënimeve, duke përfshirë viruset, bakteret dhe parazitët dhe i dallon ato nga indet e vetë trupit të shëndoshë.

Rëndësia e mineraleve dhe roli i tyre në trupin tonë:

Mineralet përfshihen në pothuajse çdo proces metabolik në trupin tonë - që do të thotë se ato janë absolutisht të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin. Mineralet janë thelbësore për trupin e njeriut, por ndryshe nga vitaminat, mineralet nuk mund të prodhohen nga trupi dhe duhet të merren nga jashtë përmes ushqimit tonë. Në organizmat e gjallë, mineralet funksionojnë si bashkë-enzima dhe katalizatorë, të cilat i mundësojnë trupit të kryejë funksionet natyrore siç janë prodhimi i energjisë, rritja, rigjenerimi dhe zhvillimi. Gjithashtu ato e ndihmojnë trupin tuaj të rritet, zhvillohet dhe të mbetet i shëndetshëm. Trupi i përdor mineralet për të kryer shumë funksione të ndryshme që nga ndërtimi i kockave të forta deri te transmetimi i impulseve nervore. Disa minerale madje përdoren për të prodhuar hormone ose për ta ruajtur një rrahje normale të zemrës.

Pse analiza e flokëve është kaq e rëndësishme krahasuar me testet e tjera në gjak, urinë etj.? Ndërsa testet e gjakut gjithmonë do të jenë të vlefshme në përcaktimin e një numri parametrash, ato nuk janë në gjendje të japin informacionin që dikush mund të marrë nga një Analizë e Mineraleve të Flokëve. Arsyet për këtë janë:

• Nivelet e mineraleve në gjak janë dhjetë herë më pak sesa janë në inde, duke e bërë më të vështirë matjen e tyre.

• Trupi ruan nivelin e gjakut brenda parametrave shumë të ngushtë duke e realizuar këtë gjë në kurriz të shëndetit qelizor. Kjo do të thotë që problemet nuk do të shfaqen në gjak, derisa ta kenë arritur një fazë kritike të zhvillimit. Kjo gjë mund të merrte disa vite me radhë, ndërsa me anë të një

testi floku ky problem nuk do të qëndronte i fshehur për një kohë të gjatë por do të zbulohej dhe do të trajtohej.

Analiza e flokut ndihmon jo vetëm në zbulimin dhe në trajtimin e një sëmundjeje, por, mbi të gjitha, në PARANDALIMIN e saj. Duke theksuar trajtimin sa më të hershëm te çdo sëmundje në organizmin tonë.

• Metalet toksike janë më të lehta për t’u zbuluar në flokë sesa në gjak. Ato nuk gjenden në përqendrime të larta në gjak, përveç rastit nëse testi kryhet menjëherë pas një ekspozimi akut. Shumica e metaleve toksike grumbullohen në indet e buta, përfshirë flokët, pasi trupi punon për t’i transferuar ato në vendet ku do të bëjnë më pak dëme. Por trupi punon për t’i transferuar ato në vendet ku do të shkaktonin më pak dëme.

Testi i Urinës: Çfarë e bën të ndryshëm një test floku nga ai i urinës?

Ndërsa me anë të Testit në Urinë ne masim sasinë e mineraleve që trupi ynë i nxjerr jashtë përmes

procesit të urinimit (pra kemi një humbje të mineraleve) që do të ndikonte në rezultatet e një analize. Me anë të testit të flokut ne analizojmë sasinë e mineraleve që përthithet ose depozitohet nga indet e flokut dhe nuk kemi humbje të këtyre mineraleve nga trupi.

Kush ka nevojë për një analizë floku?

Çdo person që është i sëmurë dhe nuk mund të gjejë asnjë shpjegim për gjendjen në të cilën ndodhet, ose kur duket se problemi i tij tashmë është zbuluar, por terapia nuk është plotësisht efektive. Analiza e flokëve na jep një pamje krejt të re për shpjegimin e problemit tuaj duke njohur individualitetin tuaj biokimik dhe duke zbuluar origjinën e shumë sëmundjeve të shfaqura në trupin tonë si psh.

Ankth, depresion, çrregullime emocionale, pagjumësi, hiperaktivitet, autizëm, hipohiperglicemia, tensioni i lartë/ulët në gjak, rënien e flokut, Sëmundjet e Tiroidës, diabetit, aneminë, çrregullimet në sistemin e tretjes, gastro-intestinal, sëmundjet Kardiovaskulare, çrregullimet muskulo-skeletore, problemet me lëkurën, alergjitë, artritet etj.

Çfarë duhet të dini për tiroiditin Hashimoto!

@md.tea_shehu tkolnikaj@yahoo.com

TEA SHEHU KOLNIKAJ

Hyrje: Çfarë është tiroiditi autoimun?

Tiroiditi Hashimoto është një patologji autoimune që karakterizohet nga inflamacioni në gjëndrën tiroide. Në këtë patologji, sistemi imunitar, i cili që në jetën intrauterine (brenda mitrës) ka krijuar memorie për të njohur çfarë është e vetja dhe për të mos e luftuar, por për të mbrojtur organizmin nga agjentët e huaj, gabimisht sulmon qelizat e tiroides duke e dëmtuar funksionin e saj. Kjo gjendje është një nga shkaqet më të zakonshme të hipotiroidizmit, ose funksionit të ulët të tiroides.

Si ndodh kjo patologji?

Tiroiditi Hashimoto është rezultat i një reagimi autoimun, ku sistemi imunitar humbet aftësinë për të dalluar qelizat e shëndetshme nga ato të huaja duke nxitur një kaskadë reagimi imunologjik që përfundon në shkatërrimin e folikujve të tiroides. Natyrisht ka

disa faktorë që predispozojnë disa individë në raport me disa të tjerë për ta zhvilluar këtë patologji. Ndër këta faktorë mund të përmendim gjenetikën dhe ekspozimin ndaj faktorëve ambientalë si jodi i tepërt, stresi, ekspozimi ndaj radiacionit dhe infeksionet virale.

Shenjat klinike të tiroiditit Hashimoto

Shenjat klinike të tiroiditit Hashimoto janë të ndryshme në varësi të stadit të sëmundjes. Kur funksioni i tiroides është i ulur, individët mund të kenë simptoma si lodhje, shtim në peshë, shtim te fluksit të ciklit mensrual, thatësi të lëkurës, ulje të rrahjeve të zemrës, rënie të flokëve. Në raste më të rralla, funksioni i tiroides mund të jetë i rritur në fillim (për shkak se nga shkatërrimi i folikujve dalin në qarkullim hormonet e paraformuara), duke shkaktuar hipertiroidizëm tranzitor, me simptoma si nervozizëm, rrahje të shpejta të zemrës, rënie peshe. Në disa raste, individët mund të kenë antitrupa të lartë, por funksioni i tiroides mbetet i ruajtur dhe ka raste që kjo gjendje zgjat në kohë duke e bërë të panevojshme marrjen e mjekimeve zëvendësuese.

Si diagnostikohet?

Diagnostikimi i tiroiditit Hashimoto përfshin matjen e nivelit të hormoneve të tiroides, T3 dhe T4 (zakonisht porcioni i lirë i tyre), TSH-së (Hormoni Stimulues i Tiroides) dhe të antitrupave të veçantë që reflektojnë prezencën e kësaj sëmundje. TSH dhe T4 zakonisht funksionojnë në mardhënie inverse, që do të thotë kur T4 ulet ( si në rastin e tiroiditit Hashimoto) , nivelet e TSH pritet të gjenden të rritura, dhe e kundërta, kur T4 rritet (si në fazën e parë tranzitore të Hashimotos apo edhe në patologji të tjera të

tiroides), TSH gjendet e ulur ose e frenuar. Praninë e antitrupave si anti-TPO dhe anti-TG ndihmon në konfirmimin e diagnozës. Antitrupat e lartë tregojnë aktivitet autoimun, edhe pse funksioni i tiroides mund të jetë ende normal në fazat e hershme. Në skemën e mëposhtme gjeni të shpjeguar se si funksionon sistemi feedback i hormoneve të tiroides:

Suplementet dhe dietat ushqimore

Suplementet me selenium kanë treguar se mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të antitrupave te disa pacientë me tiroidit Hashimoto, megjithëse roli i tyre nuk është ende plotësisht i qartë. Dietat ushqimore gjithashtu mund të kenë ndikim, ku shumë diskutim kanë ngjallur dietat pa gluten dhe ato hipoinflamatore. Megjithatë sot ende nuk kemi rekomandime të qarta për përdorimin e tyre.

Trajtimi standart

Trajtimi i tiroiditit Hashimoto zakonisht përfshin përdorimin e levotiroksinës, një hormon sintetik që zëvendëson atë që prodhohet normalisht nga gjëndra tiroide. Ky medikament pihet esëll (zakonisht gjysme ore përpara konsumit të vaktit të parë të ditës) dhe ndihmon në ruajtjen e niveleve të hormoneve në kufij normalë dhe në reduktimin e simptomave të hipotiroidizmit. Trajtimi zakonisht është i përjetshëm dhe doza e levotiroksinës duhet të monitorohet dhe rregullohet periodikisht duke u bazuar në nivelet e synuara të TSH në përputhjen me moshën.

Të bashkëjetosh me tiroiditin Hashimoto, shpesh nuk është shumë e lehtë pasi duhen kontrolle rutinë e sidomos në periudha specifikie të jetës sic është shtatzania. Megjithatë, për fat të mirë është një patologji e trajtueshme për të cilën mjafton të jeni bashkëpunues me mjekun tuaj dhe ta merrni në mënyrë rigoroze terapinë.

Hipofiza

YRI I RETË T S

FIQIRIJE GAGICA

Gjëndra Pineale është një organ për të cilin shumë pak flitet dhe shumë pak informacione kemi.

Megjithatë, nuk ka dyshim se ajo është nderuar nga kultura të ndryshme anembanë botës për mijëra vite, dhe ekspërtë të shumtë shkencorë tani e pranojnë rëndësinë e saj të jashtëzakonshme për shëndetin tonë fizik, mendor dhe shpirtëror.

Mrekullia e gjëndrës Pineale

Gjëndra pineale ose ne latinisht Glandula pinealis e emertuar sipas (formes se pishes).

Dhe përndryshe e quajtur si ora jone e mbrendshme.

Funksioni i gjëndrës pineale

Syri i tretë është caktuar në Chakren e ballit, ku ndodhet midis vetullave tona – por shihet nga ana në mes të kokës: qendra e gjëndrës pineale.

Nga kjo qendër apo organ, të gjitha hormonet në trupin tonë kontrollohen me ndihmën e hipotalamusit dhe gjëndrës pituitare. Hipotalamusi

ndikon në ndjenjat, gjumin, tempëraturën e trupit, etjen dhe urinë. si dhe të gjithë mekanizmat mbrojtës dhe nevojat seksuale.

Një gjëndër e vogël në qendër të trurit, gjëndra pineale ose e quajtur edhe epifiza, duket në shikim të parë të jetë shumë më pak e rëndësishme sesa është në të vërtetë. Gjëndra pineale në formë pishe mund të jetë e vogël, por është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin tonë fizik, mendor dhe, sipas disa ekspërtëve, për shëndetin tonë shpirtërorë. Ai e kontrollon gjumin dhe rrit intuitën tonë.

Çfarë ndodh nëse funksioni i gjëndrës pineale bie?

Fillon procesi i plakjes fizike dhe psikologjike. Në gjëndrën Pineale, qelizat neurosekretuese tipike të organeve, pinealocitet, prodhojnë hormonin Melatonin. Ky neurohormon prodhohet në errësirë dhe lëshohet në gjak dhe në lëngun cerebrospinal, kryesisht kjo ndodh gjatë natës.

Melatonina ndikon në ciklin, gjumë-zgjim dhe ritmet e tjera të trupit që varen nga koha.

Një mosfunksionim i sekrecionit pineal, përveç një ritmi të shqetësuar cirkadian, mund të shkaktojë edhe vonesë ose frenim të zhvillimit seksual.

Gjëndra jonë Pineale është e kalcifikuar? A është e rëndësishme që ne njerëzit ta gjejmë rrugën tonë për t’u kthyer në natyrë?

Aktualisht, njerëzimi ende po përballet me një problem – në shumicën e njerëzve ekskluzivisht njerëzve spiritualë, gjëndra Pineale nuk është veçanërisht aktive sepse është e kalcifikuar ose e bllokuar për shkak të një shumëllojshmërie të gjerë ndikimesh. Ja pse në këtë artikull unë dua të shpjegoj

se si mund ta hapim syrin e tretë në vetëm pak hapa.

Si mund të pastrohet apo të detoksifinohet gjëndra Pineale, që të kemi një funksionim të saj të mirë?

Për të pastruar apo detoksifinuar gjëndrën ndihmon shumë fuqia e Haritakit –një frutë e vogël me ngjyrë ulliri i pemës Myrobalan. Është përdorur që nga kohët e lashta nga murgjit, yogis dhe mjeshtrit shpirtërorë në rrugën e tyre drejt ndriçimit. Që nga kohët e lashta, Haritaki është thënë se detoksifikon (dhe dekalcifikon) gjëndrën Pineale. Por jo vetëm kaq, Haritaki thuhet se është në gjendje ta rrisë intuitën dhe t’i zgjojë fuqitë mistike.

Këto fuqi mistike përfshijnë edhe hapjen e syrit të tretë (Ajna chakra).

Nivelet e melatoninës: Aktivizimin, kondicionimin dhe kalcifikimin e gjëndrës Pineale.

Gjëndra Pineale prodhon natyrshëm DMT. Për shembull, fëmijët e moshës para lindjes kanë një tru pothuajse të përmbytur nga DMT.

DMT = HORMONI I LUMTURISË

Përveç kësaj, fëmijët deri në moshën tetë vjeçe, vështirë se mund të bëjnë dallimin midis realitetit dhe fantazisë për shkak të sasisë së lartë të DMT-së. Studime të ndryshme kanë treguar se nivelet e melatoninës, të cilat janë thelbësore për prodhimin e DMT-së, bien me shpejtësi me moshën. Kjo zvogëlohet në mënyrë dramatike nga mosha 17 deri në 20 vjeçe.

Rënia e melatoninës lidhet drejtpërdrejt me kondicionimin e pafavorshëm dhe kalcifikimin e gjëndrës sonë Pineale.

mëlçinë tonë, pastaj përmes disa masave të vogla dhe ndryshimeve të përditshmërisë.

Siç janë;

Dalja së paku 15 min në natyrë

Konsumimi i rrezeve të diellit / dritës

Ujit të pastër

Sjellja e gjumit

Idetë sjellin ndryshime

Teknika taktile

Teknika të meditimit

Perceptimet dhe zgjerimi i horizontit

Higjiena mendore dhe kështu me radhë!

Siç mund ta shohim, ka mundësi të shumta që mund t’i përdorim për ta hapur Syrin e Tretë. Kërkohet vetëm durim.

Megjithatë, përpjekja ia vlen – mendoni për potencialin tuaj krijues dhe përdorni aftësitë tuaja në mënyrë që të gjitha dëshirat dhe vizionet tuaja të bëhen realitet, dhe ne, të gjithë, në një të ardhme të afërt, të jetojmë në një planet plot dashuri, gëzim dhe shëndet.

Si mund të aktivohet gjëndra Pineale apo i ashtuquajturi syri i tretë?

Apo si ta pastrojmë atë?

Nëse duam ta aktivizojmë gjëndrën Pineale, është, para së gjithash, e rëndësishme ta lehtësojmë

Falja dhe kërkimfalja

Falja dhe kërkimfalja

EKREM A. KRYEZIU

Çfarë janë falja dhe kërkimfalja?

Është zhvillim personal, është ngritje personale, është reflektim me veten dhe njëkohësisht edhe me të tjerët. Kërkimfalja zakonisht pason një veprim (gabim) të së kaluarës së afërt ose së largët, i bërë me apo pa qëllim, në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme.

Nëse ia keni bërë dikujt një të padrejtë, në cilëndo formë, ju duhet t’i kërkoni falje. Për aq kohë sa ju nuk i kërkoni falje, ju ndjeni një përgjegjësi morale dhe personale, ndjeni një pendesë e cila gjithnjë ju ngufat, gjithnjë ju vihet mbi kurriz, të cilën për aq kohë sa nuk e hiqni nga kurrizi, ajo vjen duke u renduar, vjen duk peshuar më shumë dhe shkaktuar më shumë vuajtje. Meqë ju jeni personi i parë që po vuani nga ai gabim, atëherë personi i parë që duhet t’i kërkoni falje është vetja, pastaj vjen personi tjetër.

Ju edhe mund, në një mënyrë ose tjetër, t’i kërkoni falje personit të cilin e keni lënduar ose fyer, por nëse, fillimisht nuk ia keni falur vetes, ju nuk keni bërë asgjë, pos një mashtrim, fillimisht vetes, e pastaj edhe personit tjetër, i cili mund të vazhdojë të jetë i qetë,

me ose pa kërkimfaljen tënde.

Nuk e keni të domosdoshme ta takoni personin që t’i kërkoni falje, nuk është e domosdoshme që ai të na falë, nuk është e domosdoshme që tjetri ta kuptojë kërkimfaljen tonë, ta kuptojë gjendjen tonë emocionale. Kërkimfaljen mund ta bëjmë në heshtje, pa zë, mjafton që zëri ynë i brendshëm të dëgjohet.

Kërkimfalja nuk është dobësi, përkundrazi është rritje personale, është përndritje. Kur ju kërkoni falje, dhe merrni miratimin, ju liroheni nga një barrë e rëndë që ju ka rënduar, që nuk ju ka lënë rehat ditën, e as natën. Nuk është e domosdoshme që t’i t’u tregoni të tjerëve se e keni falur veten... sepse, fundi i fundit, askush nuk do t’ia dijë për gjendjen tënde emocionale. Sepse gjendjet tona emocionale janë vetëm tonat, dhe të askujt tjetër. Ne vendosim kohën se sa do të rrinë ato te ne, çfarë efekte do ta kenë mbi ne dhe kur do të ikin nga ne. Ne jemi timoni i tyre, ne jemi pushteti i tyre dhe kështu duhet të jetë, në të kundërtën ato do të kenë pushtet mbi ne, mbi jetën tonë, dhe pastaj “jeta jonë” më “nuk është e jona”.

Falja

Edhe falja, njësoj si kërkimfalja, kërkon një forcë pozitive e cila lë pas anën e errët dhe vë në pah anën e shndritshme, anën e bardhë, anën që shkëlqen. Lë pas egon dhe ngre lart arsyen, ose zërin e brendshëm të pazëshëm (zërin e Zotit). Secili nga ne jemi ndjerë të fyer, të ofenduar, të sharë, të mashtruar dhe të gënjyer nga të tjerët. Disa i kemi mbajtur për kohë të shkurtër në mendje dhe i kemi fshirë, e disa, që na janë dukur më të rënda, e i kemi mbajtur për një kohë më të gjatë, e mbase i mbajmë edhe sot. Çfarë kemi bërë me këtë? Asgjë më shumë e më pak sesa dëm vetes sonë. Aq më shumë sa jemi të ngarkuar nga e kaluara jonë e hidhur, aq më shumë sa mbi supet tona rëndojnë situata që na kanë krijuar dhimbje, lëndime të të gjitha formave, ose të disa formave, ne

do t’i vuajmë ato. Ata që na shkaktuan këto dhimbje mund të mos e dinë fare, ose edhe mund ta dinë, por që nuk brengosen. Ne jemi ata që do t’i vuajmë ato. Ngjarjet e hidhura që na shkaktuan të tjerët, ose që ne i morëm dhe i ndërtuam si dhimbje, janë helme të cilat do të na helmojnë çdo ditë e çdo moment të jetës. Janë helme që do t’i përthithim dhe fusim në organizimin tonë dhe pastaj efektet e tyre negative do t’i pësojmë vetë ne.

Çfarë duhet të bëjmë?

Para së gjithash, duhet ta duam veten, dhe duke e dashur veten, do t’ia duam gjithë të mirat vetes. Duke ia dashur të mirat, ne duhet të marrim një vendim, po ashtu të vështirë, por të domosdoshëm. T’i falim ata që na shkaktuan dhimbje, ata që na gënjyen, ata që na tradhtuan, ata që na dëshpëruan na ngulën thika prapa shpine.

Pse t’i falim?

Çfarë fitojmë nëse nuk i falim? Asgjë pos të vazhdojmë ta ushqejmë trupin tonë me helme dhe shpirtin tonë me lëndime. Asgjë në jetën tonë nuk ndodhë për të keqen tonë – përkundrazi gjithçka, duke përfshirë edhe gjërat më të vështira e më të dhimbshme në jetën tonë, janë për të mirën tonë. Shkencërisht është vërtetuar se një pikë helm gjarpri vret dhjetëra persona, ndërsa po ajo pikë helmi, nëse

përdoret në mjekësi, shpëton qindra jetë njerëzish. E shihni pra së ç’rëndësi ka kur i përdorim helmet kudër nesh dhe në të mirë tonën. Ne duhet ta falënderojmë çdo rrethanë, çdo dhimbje, çdo pikëllim që na ka ndodhur në jetë, qoftë nga veprimet tona, qoftë nga veprimet e të tjerëve, sepse ato na kanë ardhur për të na forcuar, për të krijuar imunitet ndaj të gjitha vështirësive të jetës. Nëse Egoja nuk na lë t’i falim fizikisht, këtë falje mund ta bëjmë në heshtje dhe të ndjejmë me zemër. Mjafton! Kaq e thjeshtë!

Nëse ju ofendojnë - buzëqeshuni atyre!

Ata që na lënduan, ata që na ofenduan... ata kishin një arsye që e bënë këtë gjë. Ata, kanë shumë probleme të brendshme, të cilat, duke mos mundur t’i menaxhojnë, i manifestojnë jashtë në forma të ndryshme. Ata kanë një hall, ata po ballafaqohen me situata të dhimbshme shpirtërore, dhe nëse ne nuk i kuptojmë, atëherë edhe ne mund të jemi në situata të njëjta. Prandaj, nëse nuk mund t’u ndihmojmë, të paktën duhet t’i kuptojmë. Mjafton të jemi ët qetë përballë ofendimeve të tyre, dhe t’u buzëqeshim e t’i falënderojmë. Buzëqeshja jonë do ta vrasë ndërgjegjen e tyre dhe ata do t’i thërrasin arsyes dhe do të këndellen. Do të ndihen keq, dhe kjo ndjenjë do t’i lirojë ata nga gjitha ajo barrë me energji negative. Një reagim i tillë yni ndaj tyre, do të ndikojë shumë pozitivisht te ta, e pastaj edhe te ne. Provojeni!

Manifestoje vizionin tënd!

“Kur nuk ndjekim asnjë
ëndërr, nuk e dimë as në cilin drejtim po shkojmë!”

Këtë ushtrim mund ta përdorësh rregullisht për të lidhur veten me vizionin tënd dhe për të rritur frekuencën e energjisë tënde. Ndoshta dëshiron t’i përfshish këto gjashtë hapa në rutinën tënde të mëngjesit, në mënyrë që të hysh në një nivel të lartë energjie që në mëngjes. Kjo jo vetëm që të ndihmon në manifestimin, por të dhuron edhe një fillim të fuqishëm të ditës.

Merr disa minuta kohë në të cilën mund të jesh pa ndërprerje. Gjej një vend të rehatshëm për të qëndruar, mbyll sytë dhe merr frymë thellë. Ndiq tani gjashtë hapat në faqen e djathtë...

1. Lidhe veten me tokën!

Kalo në të tashmen dhe bëhu i vetëdijshëm për veten. Ktheji shqisat te vetja dhe lidhu me energjinë tënde, e cila shpesh është e shpërndarë në përditshmëri. Tani je këtu dhe tani, dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Për t’u lidhur me tokën dhe për të marrë energjinë e saj, imagjino një rreze drite që rrjedh nga këmbët e tua dhe nga bishti i shtyllës kurrizore në tokë. Vëre re se si kjo energji qarkullon

në të gjithë trupin tënd. Tani je i lidhur me tokën dhe energjinë e saj dhe plotësisht i vetëdijshëm për momentin.

2. Hape zemrën tënde!

Lidhu tani me zemrën tënde. Ndiq rrahjet e zemrës në vete dhe zhytu thellë në të. A mund të ndjesh ngrohtësinë dhe dashurinë që të rrethon? Dashuria e pafundme rrjedh drejt teje dhe përmes teje. Tani je në qendër të esencës hyjnore - këtu dashuria jote fokusohet dhe lidhja jote me urtësinë e pafundme. Tani hap zemrën tënde dhe lëre dashurinë dhe urtësinë të rrjedhin në të gjithë trupin tënd dhe të dalin jashtë, ku dëshiron ta dërgosh.

3. Lidhu me kozmosin!

Ktheje vëmendjen tënde në pikën midis vetullave, te syri yt i tretë. Mbaji sytë mbyllur. Në fillim mund të ndjehesh paksa në siklet, ndoshta ndjen një tension në vetulla. Kjo është krejt normale dhe madje e zakonshme. Kjo pikë lidhet me intuitën tënde dhe ndërmjetësimin e trurit tënd të djathtë. Ndiq këtë rreze drite dhe shpirtërisht kalo përmes universit, planetëve dhe yjeve të bukur. Je në një hapësirë të pafund mundësish. Këtu merr frymë thellë dhe mbush trupin tënd me këtë energji.

4. Aktivizoje manifestimin!

Ti flet fjalët e mëposhtme: “Edhe pse ende nuk e di, se si... (vendos vizionin tënd këtu), e di që është tashmë kështu dhe jam i/e plotësuar.” Zhytu në vizionin tënd. Shih me sytë e brendshëm se si duket kjo dhe ndjeje se si të mbush me ndjenja gëzimi dhe përmbushjeje. Ti buzëqesh, sepse e di se gjithçka tashmë është atje. Vizionin tënd e ndjen si të vërtetë. Kjo ndjenjë mbushet me mirënjohje.

5. Shkarkoji informacionet e reja!

Me këtë njohuri, ndiq rrezen e dritës dhe kthehu sërish në trupin tënd. Kjo njohuri rrjedh tani në të gjithë trupin tënd dhe e mbush atë me gëzim dhe përmbushje. Flet fjalët e mëposhtme: “Unë lëshoj, lëshoj, lëshoj të gjitha besimet e kufizuara që më dobësojnë energjinë. Dhe unë aktivizoj, aktivizoj,

aktivizoj tani fuqinë time krijuese dhe urtësinë e brendshme për të krijuar atë që është më e mirë për mua në jetën time.”

6. Ji mirënjohës!

Forcoje mirënjohjen brenda teje dhe dërgoje atë si valë energjie në univers. Ji mirënjohës për fuqinë tënde krijuese dhe për të gjitha mundësitë. Ji mirënjohës që vizioni yt, në këtë mënyrë ose në një mënyrë tjetër, do të realizohet. Ji mirënjohës për përmbushjen që do të përjetosh. Ji mirënjohës për gjithçka që ke lëshuar dhe hequr dorë. Ji mirënjohës për gjithçka që po vjen.

Me këtë ndjenjë, hap ngadalë sytë dhe kthehu sërish në të tashmen. Si ndihesh? Çfarë ke parë? Cilin hap do të ndërmarrësh së pari?

Rëndësia e Gjëndrës Pineale

Hyrje

Gjëndra Pineale është një nga strukturat më të vogla, por më misterioze të trurit të njeriut. Pavarësisht nga përmasat të saj të vogla, ajo luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e ritmeve cirkadiane, që janë ciklet biologjike që kontrollojnë gjumin, oreksin dhe humorin tonë. Një nga funksionet kryesore të gjëndrës pineale është sekrecioni i hormonit melatoninë, i cili kontrollon ciklin e gjumit dhe zgjimit. Ky organ delikat ndikohet nga shumë faktorë, përfshirë ushqimin dhe stilin e jetesës, të cilat në mënyrë të ndërsjellë ndikojnë në mirëqenien tonë fizike dhe emocionale.

Gjendra Pineale dhe Melatonina

Gjendra pineale prodhon hormonin melatoninë, i cili rregullon ritmin tonë cirkadian. Melatonina ndihmon në përcaktimin e cikleve të gjumit dhe zgjimit bazuar në sasinë e dritës që trupi ynë merr. Kur është errësirë, gjendra pineale prodhon më shumë melatoninë, duke sinjalizuar trupin që të përgatitet për gjumë. Nëse ritmi cirkadian

çrregullohet, gjumi mund të ndikohet negativisht, gjë që ndikon në humorin, efektshmërinë dhe aftësinë për t’u përqendruar në detyra të ndryshme.

Në epokën moderne, përdorimi i teknologjisë dhe dritës artificiale vonon prodhimin e melatoninës dhe mund të shkaktojë probleme të gjumit. Studimet kanë treguar se ekspozimi ndaj dritës blu, veçanërisht në mbrëmje, ul nivelet e melatoninës, duke penguar fillimin e gjumit dhe duke ndikuar në cilësinë e tij.

Gjumi i papërshtatshëm, nga ana tjetër, çon në lodhje, mungesë përqendrimi dhe nivele më të ulëta të produktivitetit.

Ndikimi i ushqimit në Gjendrën Pineale dhe Melatoninën

Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në funksionin e gjendrës pineale. Disa ushqime nxisin prodhimin e melatoninës ose përmbajnë përbërës që e stimulojnë atë. Për shembull, ushqime si qershitë, arrat, farat e kungullit dhe drithërat e pasura me triptofan janë të lidhura me një prodhim të rritur të melatoninës në trup. Triptofani është një aminoacid esencial që konvertohet në serotonin, një hormon që më vonë shndërrohet në melatoninë.

Nga ana tjetër, një dietë e pasur me sheqerna dhe yndyra të përpunuara mund të ndikojë negativisht në funksionimin e gjendrës pineale dhe të ulë nivelet e melatoninës. Këto ushqime rrisin inflamacionin në tru, përfshirë në gjendrën pineale, duke penguar aftësinë e saj për të prodhuar melatoninë në mënyrë efektive. Për këtë arsye, një dietë e shëndetshme dhe e balancuar është thelbësore për ruajtjen e funksionit të duhur të kësaj gjendre.

Gjendra Pineale dhe stili i jetës

Gjendra pineale ndikohet gjithashtu nga stili i jetesës së një individi. Një stil jetese i shëndetshëm, përfshirë aktivitetin fizik të rregullt dhe një dietë të mirë, ndihmon në mbajtjen e ritmeve biologjike të

ekuilibruara. Ushtrimet e moderuara kanë treguar se rrisin prodhimin e melatoninës, duke përmirësuar cilësinë e gjumit. Ndërkohë, mungesa e aktivitetit fizik dhe zakonet e këqija të ushqimit mund të çojnë në një çrregullim të funksionimit të gjendrës pineale. Përveç kësaj, zakonet e gjumit ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e gjendrës pineale. Persona që janë të ekspozuar ndaj dritës për një kohë të gjatë ose kanë orare të çrregullta të gjumit shpesh përjetojnë ulje të prodhimit të melatoninës dhe mund të kenë probleme me gjumin. Një gjendje e tillë mund të çojë në rritjen e stresit, depresionit dhe çrregullimeve të tjera mendore, pasi gjumi është thelbësor për shëndetin psikologjik dhe emocional.

Efekti i Gjendrës Pineale në humor dhe produktivitet

Gjendra pineale ndikon jo vetëm në gjumin, por edhe në humorin dhe efektshmërinë tonë gjatë ditës. Melatonina jo vetëm që rregullon gjumin, por gjithashtu ndikon në nivelet e energjisë dhe përqendrimit gjatë zgjimit. Kur prodhimi i melatoninës është i balancuar, individi përjeton një gjumë më të mirë dhe zgjohet më i freskët dhe energjik. Nga ana tjetër, prodhimi i ulët ose i çrregullt i melatoninës mund të çojë në lodhje, nervozizëm dhe performancë të dobët në punë ose shkollë.

Studimet kanë treguar se mungesa e gjumit ndikon në aftësinë tonë për të marrë vendime dhe për t’u përqendruar në detyra. Gjithashtu, ajo ndikon në sistemin imunitar, duke na bërë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Kështu, gjendra pineale, nëpërmjet prodhimit të melatoninës, luan një rol të drejtpërdrejtë në ruajtjen e një humori të qëndrueshëm dhe një produktiviteti të lartë.

Si mund të përmirësojmë funksionin e Gjendrës Pineale?

Për të përmirësuar funksionin e gjendrës pineale dhe për të ruajtur nivele të shëndetshme të melatoninës, mund të ndiqen disa hapa të thjeshtë. Një nga mënyrat më efektive është kufizimi i ekspozimit ndaj dritës blu në orët e mbrëmjes.

Përdorimi i teknologjisë si telefoni, kompjuteri ose televizori vonon prodhimin e melatoninës, duke e bërë të vështirë fillimin e gjumit.

Ushqyerja është gjithashtu një faktor kyç. Duke përfshirë ushqime që përmbajnë melatoninë dhe përbërës që stimulojnë prodhimin e saj, si p.sh. fruta të freskëta, arrat, farat dhe drithërat e plota, mund të ndihmojmë trupin të prodhojë sasinë e duhur të melatoninës natyralisht. Gjithashtu, shmangia e kafeinës dhe alkoolit në mbrëmje mund të përmirësojë gjumin dhe të ndihmojë në rregullimin e ritmeve cirkadiane.

Gjendra Pineale dhe ushqimet e duhura për stimulimin e saj

Ushqimi është një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon në shëndetin e gjendrës pineale dhe në prodhimin e melatoninës. Disa përbërës specifikë në ushqime mund të ndihmojnë në rritjen e nivelit të melatoninës dhe të përmirësojnë funksionin e kësaj gjendre delikate. Ushqime të pasura me triptofan, serotonin, magnez, vitaminë B6, dhe omega-3 janë veçanërisht të dobishme për funksionin e gjendrës pineale.

Ushqimet që nxisin funksionin e Gjendrës Pineale

1. Qershitë

Qershitë, veçanërisht qershitë tart, janë një burim natyral i melatoninës. Konsumimi i lëngut të qershisë ose i frutave të freskëta para gjumit mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të melatoninës dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.

2. Farat e Kungullit

Këto fara janë të pasura me triptofan, një aminoacid që trupi përdor për të prodhuar serotonin dhe më pas melatoninë. Ato gjithashtu përmbajnë magnez, i cili ndihmon në qetësimin e muskujve dhe në përgatitjen për një gjumë të qetë.

3. Arrat

Arrat janë një burim i shkëlqyer i omega-3 dhe melatoninës. Omega-3 ndihmon në ruajtjen e funksionit të trurit dhe rregullimin e gjendrës pineale, ndërsa melatonina ndihmon në gjumin e qetë.

4. Banania

Banania është e pasur me triptofan dhe magnez. Kjo kombinim i ndihmon trupit të relaksohet dhe nxit prodhimin e melatoninës, duke përmirësuar cilësinë e gjumit.

5. Peshku yndyror

Peshku si salmoni, toni dhe sardele janë burime të shkëlqyera të vitaminës D dhe omega-3, të cilat ndihmojnë në rritjen e prodhimit të serotoninës dhe melatoninës. Omega-3 gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit në tru, përfshirë gjendrën pineale.

6. Drithërat e plota

Drithërat e pasura me fibra, si tërshëra dhe quinoa, përmbajnë melatoninë dhe triptofan. Ato gjithashtu kanë efekt qetësues dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit duke stimuluar prodhimin natyral të melatoninës.

Recetë: Sallatë e pasur me triptofan dhe Omega-3 për funksionimin e Gjendrës Pineale

Përbërësit:

- 1 filxhan quinoa të zier

- 100 g peshk, ose pule të pjekur (ose peshk tjetër yndyror)

- 2 lugë gjelle fara kungulli

- 1 banane e prerë në feta

- 1 dorë arrash

- 1 dorë qershi të freskëta ose të thata

- 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër

- 1 lugë çaji lëng limoni

- Kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

1. Në një tas të madh, përzieni quinoan e zier me salmonin e copëtuar.

2. Shtoni farat e kungullit, arrat dhe qershitë.

3. Shtoni fetat e bananes në majë për një ëmbëlsi të natyrshme dhe një burim të mirë të triptofanit.

4. Përzieni vajin e ullirit dhe lëngun e limonit në një tas të vogël dhe spërkatni sallatën me këtë dressing.

5. Shtoni kripë dhe piper sipas shijes dhe përziejeni mirë.

Kjo sallatë është një vakt i balancuar që përfshin përbërës që stimulojnë gjendrën pineale dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit. Omega-3 nga salmoni dhe arrat, triptofani nga banania dhe farat e kungullit, si dhe melatonina nga qershitë krijojnë një efekt qetësues dhe rigjenerues për trupin dhe mendjen.

Ushqime për t’u shmangur

Disa ushqime dhe përbërës mund të ndikojnë negativisht në funksionin e gjendrës pineale dhe të pengojnë prodhimin e melatoninës:

- Kafeina: Konsumi i tepërt i kafeinës, veçanërisht në mbrëmje, mund të shtyjë fillimin e gjumit dhe të ulë prodhimin e melatoninës.

- Sheqernat e përpunuara: Ushqimet e pasura me sheqer dhe yndyra të përpunuara mund të nxisin inflamacionin, përfshirë në tru, duke penguar funksionin e gjendrës pineale.

- Alkooli: Alkooli ndikon në cilësinë e gjumit duke penguar prodhimin e melatoninës dhe çrregulluar ritmet cirkadiane.

Duke adoptuar një dietë të pasur me përbërës që nxisin shëndetin e gjendrës pineale, ne jo vetëm që përmirësojmë cilësinë e gjumit, por edhe humorin, përqendrimin dhe produktivitetin gjatë ditës.

NJË DESTINACION I DENJË

EARL NIGHTINGALE

Historitë e njerëzve që arrijnë sukses të pazakontë, pavarësisht nga të gjitha llojet e mangësive, nuk dështojnë kurrë të tërheqin vëmendjen tonë. Ata janë frymëzues, me siguri. Por nëse i studiojmë nga afër, zbulojmë se janë shumë më tepër se kaq.

Djali, këmbët e të cilit ishin djegur tmerrësisht dhe i thanë se do të ishte me fat të ecte përsëri, bëhet një yll kampioni në vrapim. Gruaja e verbër dhe e shurdhër që në fëmijërinë e hershme bëhet një nga figurat më frymëzuese të shekullit. Dhe fëmijët e varfër që arrijnë famë dhe pasuri janë bërë gati të zakonshme.

Në këtë epokë emigracioni të paprecedentë, lexojmë dhe shohim në televizion shembuj të njerëzve që kanë ardhur në këtë vend pa para dhe pa ditur asnjë fjalë anglisht dhe që, brenda një kohe çuditërisht të shkurtër, janë bërë jashtëzakonisht të suksesshëm. Në fakt, një familje tipike koreane që ka emigruar në Shtetet e Bashkuara gjatë 20 viteve të fundit ka të ardhura mesatare më të larta se sa familja mesatare amerikane që ka lindur dhe ka shkuar në shkollë këtu. Si ndodh kjo?

Liria, liria personale, është gjëja më e çmuar në tokë. Është gjithashtu një nga më të rrallat - prandaj, kupohet vlera e tij e madhe. Njerëzit që arrijnë të shkojnë në Amerikë, pavarësisht problemeve madhore dhe burokracisë, shpesh e gjejnë veten të lirë për herë të parë në jetën e tyre. Është një përvojë e gëzueshme, e mrekullueshme për ta. Dhe në këtë liri të sapogjetur, ata u vunë në punë për të gjetur një vend për veten e tyre; ata shkojnë në punë duke i shërbyer vendit të tyre të ri dhe popullit të tij. Koha nuk do të thotë asgjë për ta. Por të jesh i lirë për të ndjekur qëllimet e tua në vendin më të pasur dhe më të lirë në planet është gjithçka. Të gjithë shkojnë në punë dhe punojnë shumë. Puna e tyre është e shkëlqyeshme, e klasit të parë, aq e mirë sa ata mund ta bëjnë atë, dhe ka një çmim të drejtë. Ju nuk i shihni ata duke marshuar, duke kërkuar paga më të larta ose orë më të shkurtra. Gjithçka që ata duan është mundësia, dhe pasi të jetë e tyre, ata e shfrytëzojnë atë maksimalisht.

Në qytetin e Nju Jorkut, një familje koreane arriti të blinte një dyqan ushqimor të vogël në qendër të Manhatanit. Gjëja e parë që bënë ishte pastrimi. Dyqani shkëlqente nga pastërtia. Më pas e furnizuan me të gjitha sendet ushqimore që mendonin se njerëzit në zonën e tyre dëshironin. Ata ishin hapur herët në mëngjes. Ata rrinin hapur deri natën vonë. Ata asnjëherë nuk dështuan të përshëndesin miqësisht klientët e tyre. Natyrisht që ata u bënë jashtëzakonisht të suksesshëm.

Ata ishin të hapur shtatë ditë në javë. Një ditë, klientët që erdhën në dyqan e panë atë të mbyllur. Në derë ishte një shënim që shpjegonte arsyen përse. Aty shkruhej: "Ne kemi shkuar në Universitetin e Yale për të parë diplomimin e djalit tonë".

Kjo është një histori amerikane, historia e vërtetë e njerëzve që gjetën gëzim në liri dhe në mundësinë

për t'i shërbyer bashkëqytetarëve të tyre – dhe që e shfrytëzuan atë në maksimum.

Çfarë i shtyn këta njerëz me sfida kaq të mëdha, si mosnjohja e gjuhës, mosnjohja e njerëzve të duhur, mungesa e parave? Apo djali me këmbë të djegura që bëhet kampion në vrapim? Apo një Helen Keller, e verbër dhe e shurdhër që nga fëmijëria e hershme? Cila është përgjigjja në botë?

Përgjigja, nëse kuptohet plotësisht, do t'ju sjellë mua dhe juve çdo gjë dhe gjithçka që duam me të vërtetë. Dhe është jashtëzakonisht e thjeshtë. E kemi prekur në mesazhin tonë të fundit. Ndoshta është shumë e thjeshtë.

Njerëzit për të cilët kemi folur këtu, dhe mijëra që aktualisht bëjnë të njëjtën gjë në të gjithë vendin, kanë diçka që një amerikan mesatar nuk e ka: Ata kanë synime. Ata kanë një dëshirë të zjarrtë për të pasur sukses pavarësisht nga të gjitha pengesat. Ata e dinë saktësisht se çfarë duan. Ata mendojnë për të çdo ditë të jetës së tyre. I zgjon në mëngjes dhe i mban ata të japin maksimumin e tyre gjatë gjithë ditës. Është gjëja e fundit që ata mendojnë para se të bien për të fjetur natën. Ata kanë një vizion për atë që duan të bëjnë, dhe ai vizion i bart ata mbi çdo pengesë.

Ky vizion, kjo ëndërr, ky qëllim – i padukshëm për të gjithë botën, përveç personit që e mban atë – është përgjegjës ndoshta për çdo përparim dhe arritje të madhe të njerëzimit. Është motivi themelor për pothuajse gjithçka që shohim rreth nesh. Çdo gjë që ia vlen që është arritur nga burrat dhe gratë është një ëndërr e realizuar, një qëllim i arritur.

Është thënë se atë që mendja mund ta konceptojë dhe të besojë, mund ta arrijë. Është ndërtesa e bukur ku më parë kishte një tokë të zbrazët ose një sy të lashtë. Është ura që kalon gjirin. Ai që zbret në hënë. Është ai dyqan i vogël komoditeti në qendër të Manhatanit. Është shtëpia e bukur në një rrugë me hije pemësh dhe i riu që

pranon diplomën. Është foshnja e re në krahët e nënës. Është një pozicion i arritur në botën e biznesit. Është një e ardhur e caktuar ose shumë parash të investuara. Atë që mendja mund ta konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë.

Ne bëhemi ajo që mendojmë. Dhe kur jemi të pushtuar nga një qëllim emocionues, ne e arrijmë atë. Kjo është arsyeja pse është thënë: "Bëhu i zgjedhur, pra, për atë që ke për zemër. Sepse nëse e dëshironi mjaftueshëm fort, do ta arrini.” Amen për këtë.

Është thënë se amerikanët mund të kenë gjithçka që duan; Problemi është se ata nuk e dinë se çfarë duan. Oh, ata duan gjëra të vogla. Ata duan një makinë të re, dhe ata e marrin atë. Ata duan një shtëpi të re, dhe ata e marrin atë. Sistemi asnjëherë nuk dështon të punojë për ta. Por ata duket se nuk e kuptojnë se është një sistem, dhe nëse do të funksionojë për një frigorifer të ri apo një makinë të re, do të funksionojë po aq mirë për çdo gjë tjetër që ata duan shumë.

Sapo një person të kuptojë plotësisht se qëllimet që janë të rëndësishme për të mund të bëhen reale në jetën e tij, është njësoj si të hapësh një prizë: të gjitha llojet e gjërave interesante dhe emocionuese fillojnë të ndodhin. Shumë shpesh, ne bëhemi vërtet të gjallë për herë të parë në jetën tonë. Ne shikojmë mbrapa në jetët tona të mëparshme dhe kuptojmë se po përziheshim në një lloj hapi të mbyllur; se ne në fakt po merrnim shenjat tona nga ata rreth nesh, me supozimin e pashprehur se të gjithë jemi njësoj, kur asgjë nuk mund të ishte më larg nga e vërteta. Nuk jemi të gjithë njësoj. Secili prej nesh është krejt i ndryshëm, me aftësi të ndryshme, profile të ndryshme gjenetike, dëshira të ndryshme në jetë. Ajo që do të kënaqte mrekullisht një familje dhe do të përfaqësonte sukses të plotë për ta, do të konsiderohej dështim nga një familje tjetër – të gjitha për shkak të aspiratave të tyre të ndryshme, sfidave të ndryshme në jetë, ndryshimeve në stilin e tyre të jetesës, edukimit.

...marrë nga libri Udhëhiqe Fushën

Psikologjinë e Personalitetit Mbi

SHËNIME NGA KURSI I JORDAN PETERSON

Është e paevitueshme marrëdhënia me njerëzit dhe mosgjetja e një vije të mesme për të mirën e përbashkët. Thuhet në terma diskutimi të përditshmërisë që - Njerëzit janë të ndryshëm, secili ka personalitetin e tij dhe nuk mund të ndryshohet lehtë. Zhvillimi njerëzor ka arritur t’i emërojë dhe t’i klasifikojë personalitetet konkretisht në mënyrë empirike. Është shumë e rëndësishme të mësojmë rreth personalitetit sepse njeriu është pjesë e një bote sociale, dhe njohja/vetëdijesimi mbi psikologjinë e personalitetit do ta bënte ndërveprimin njerëzor më të harmonishëm dhe shkëlqyeshëm për zgjidhjen e problemeve në një mjedis gjithnjë dinamik, dhe në ndryshim.

Personaliteti funksionon duke influencuar perceptimin, motivimin, emocionet dhe veprimet sa që njerëzit me personalitete të ndryshme e përjetojnë dhe perceptojnë botën ndryshe. Ne mund ta zhvillojmë personalitetin dhe të ndryshojmë minimalisht, ndërkohë që ato janë disi të lidhura gjenetikisht. Nuk ka vetëm një zgjidhje të saktë për problemet e botës. Bota nuk është e njëjtë në çdo vënd dhe kohë, dhe mjediset tona janë të paparashikueshme në përbërjen e tyre. Çdo personalitet në ekstremitetet e tij është i mirë përshtatur në një lloji ambienti të caktuar.

Një qasje empirike ndaj Personalitetit është modeli me Pesë Faktorë kryesorë:

Ekstrovert – Neurotik – I Pajtueshëm – I Ndërgjegjshëm – I hapur; i bazuar në leksik dhe jo teori psikologjike, i zhvilluar në fillim viteve 1990. Fjalori njerëzorë është zhvilluar mjaftueshëm të përshkruaj dhe kap elemente esenciale në diferencat dhe të

përbashktat tek personaliteti i njerëzve; nëpërmjet pyetjeve, frazave, apo të zgjidhen mbiemra. I testuar në kultura dhe gjuhë të tjera.

Ekstrovert – dy aspekte në përbërje, Entuziast dhe Kategorik

Trajtat e Ekstrovertit: Social, Të qeshur dhe të dashur, Afeksion, Spontan, Fjalëshumë, Të tërhequr në profesione si shitja, infermieri dhe mësuesi, Impulsiv, Bixhozçij.

Ekstrovert si personalitet ka tendencën të përjetojnë emocione pozitive. E kundërta Neurotik përjetojnë emocione negative.

Emocionet positive dhe negative na orientojnë drejtë arritjeve të qëllimeve tona dhe ndihmon të kuptojmë ku jemi dhe të përllogarisim rrugëtimin përpara. Studimet tregojnë që njerëzit nuk kanë një uri për lumturi, por çlirim nga vuajtia; qëllimi është të qënurit përshtatshmërisht i lumtur bazuar në rrethanat aktuale.

Njerëzit Entuziast flasin shumë, bëjnë miq lehtë, buzëqeshin shpesh, dhe shfaqin ndjeshmëritë e tyre më shpejt. Njerëzit kategorikë marrin përgjegjësi, influencojnë njerëzit, udhëheqin drejtimin, dhe pëlqejnë të ndajnë opinione.

Ekstrovertët vlersojnë të tashmen më shumë se të ardhmen dhe në aspektin social të popullsisë kjo trajtë ndihmon në situata të ndryshimeve dhe bën që të adoptohen në situatat e momentit. Kjo tendencë shtynë në ndjekjen e shpërblimeve, benefiteve të kënaqësive negative drogë, bixhoz, dhe sex të pa mbrojtur dhe kontrrolluar.

Neuroticizm - dy aspekte në përbërje

Paqëndrueshmëri dhe Tërheqia (në vetvete)

Në përgjithësi njerëzit janë më tepër të ndjeshëm ndaj emocioneve negative se sa atyre emocioneve pozitive. Kjo dihet sepse njerëzit preken në dhimbje më tepër nga një magnitudë çfarë do humbjeje se sa ata do të bëheshin të lumtur të merrnin të përfitonin diçka në të njëjtën magnitudë.

Neuroticizmi si tipar përfaqëson emocionet negative. Emocionet negative përfshijnë një aspekt të gjërë trajtash si frustrimi, zhgënjimi, pikëllimi, dhimbja, kërcënimi, pasiguria, dhe ankthi. Dy aspektet e saj:

- Tërheqja (në vetvete): kur personi ananon së tepërmi nga kjo trajtë përshkruhet si më i prekshëm nga ankthi, i vetëdijshëm, depresiv, i lehtë në përhumbje, diskuraim.

Njerëzit me pak të tillë përshkruhen si të qetë, arsyeshëm të lumtur, dhe konfident.

- Paqëndrueshmëria: konsiderohen njerëz që preken, lehtësisht të irritueshëm, dhe të luhatshëm.

Emocionet negative na ndihmojnë të shmangim dhimbjen dhe vuajtjet duke na motivuar të veprojmë të kujdesshëm. Por disa njërëz e kanë të tepruar sa i përhumb dhe gjasat janë të vuajnë nga sëmundje psikiatrike: depresioni dhe ankthi, që mund ti tejkalojnë me trajtim të tyre.

Depresioni shkakton apo bën një njeri të ndjehet i mërzitur, bosh, i pashpresë, dhe me faj ndër të tjera emocione negative.

Kjo mund të kurohet me antidepressant por duhet parë edhe situate në tërësi e njeriut duke iu përgjigjur pyetjeve të disa fushave bazike të jetës, përpara marrjes së medikamenteve. Përfitimi do jetë më i mirë nga përmirësimi i këtyre fushave:

- Keni një punë të qenësishme?

- Kanë marrë edukim të mjaftueshëm?

- Sa përmbushëse është jeta sociale e tyre?

- Janë në shëndet të mirë fizik?

- E përdorin në mënyrë të qenësishme kohën e lirë?

Ankthi një çrregullim tjetër i shkaktuar nga emocionet negative, që përfshin simtomat e merakut të tepruar, ndjenja paniku, dhe ngritje intesiteti fizionomik.

Mënyra më e mirë për ta trajtuar është duke u përballur në mënyrë vullnetare me gjërat që frikësojnë. Tre mënyra të mundshme për tu përballur me Ankthin:

- Ki një plan. / Pasja e një plani të thjesht njëkohësisht motivues

- Mos nënvlerësimi i përdorimit të rutinës. / Edhe rutina më e thjeshtë si ajo e ushqimit apo fjetja në të njëjtën orë çdo ditë.

- Ekspozohu me situate jofamiljare. / Prirja për tu përballur me “frikra’ të reja apo situate mund të reduktoj ankthin ndërkohë qe familjarizoheni me to.

Dakordues - dy aspekte në përbërje

Dhembshuria dhe Mirësjellja

Njerëzit me tipar Dakordësie mund të përshkruhen si të dashur, të ngrohtë, dhe të gjindshëm, ndërkohë jo dakorduesit përshkruhen si përvetësues, të pamëshirshëm dhe hakmarrës.

Dakordësia është një qasje e cila anon të vendosi interesat e të tjerëve kundrejt të vetave, dhe zgjidh

problemin e gjetjes së balancës sa shumë duhet të anojmë nga interesat tona përkundrejt interesave të të tjerëve.

Disavantazhet e Dakordësisë së tepërt

Duke qenë së tepërmi dakordues këta njerëz mund të jenë shumë përkujdesës dhe në ambientin e të rriturve është një strategji jo produktive. Me kalimin e kohës këta njerëz mund të mbajnë inate apo pasiv agresiv.

Psikologët klinikë i ndihmojnë këta persona duke i ushtruar të jenë më kategoritë, për të vendosur interesat e veta përpara. Për shembull ky trajnim ndihmon njerëzit të mësojnë të negociojnë për paga më të mira. Gjithashtu ndikon në autonominë e individit, kur prindërit janë vetë sakrifikues dhe nuk i lënë fëmijët e tyre të zhvillojnë mjaftueshëm autonominë e tyre – të jenë autonom.

Aspekti Dhembshurisë:

- Ndjeshmëri të emocioneve të të tjerëve

- Marrin kohë për të tjerët

- Kanë një anë të butë

- Pëlqejnë të bëjnë për të tjerët

- Interesohen për problemet e të tjerëve

Aspekti Mirësjelljes:

- Respektojnë autoritetet

- Nuk besojnë se janë më mirë se të tjerët

- Urrejnë të duken shtytës

- Nuk marrin avantazh kundrejt të tjerëve

- Rrallë i vendosin të tjerët në presion

Mangësitë dhe sjellja predadore e mungesës së Dakordësisë

Njerëzit jo dakordues janë shpesh kokë-fortë, të pamëshirshëm dhe hakmarrës; edhe pse tingëllojnë negative, kanë një avantazh, paguhen më shumë për të njëjtën punë, gjasat të përdoren nga të tjerët janë të pakta, dhe nuk inatosen sepse nuk bëjnë gjëra që nuk duan ti bëjnë.

Mungesa e tepërt e dakordësisë përkthehet shpesh në dhunë dhe sjellje kriminale.

Më së shumti jo dakordues janë meshkujt; femrat janë më dakorduese.

Kush janë diferencat në personalitet ndërmjet burrave dhe grave?

Diferencat më të mëdha ndërmjet burrave dhe grave në Pesë Trajtat e Mëdha të personalitetit janë në Dakordësi dhe Neuroticizëm, ku gratë shënjohen më lartë në secilën; kjo është përtej aspekteve kulturore.

Diferencat më të mëdha, gratë shënjojnë më lartë në dhembshuri, tërheqje në vetvete, mirësjellje, luhatje, të hapura, rregull dhe entuziazëm. Burrat shënjojnë më lartë në të qenit kategorik.

Janë dy teori kryesore që reflektojnë se nga se derivojnë këto diferenca

1. Teoria e parë është konstruksionizmi social, e cila argumenton që këto diferenca rezultojnë nga mënyra si burrat dhe gratë socializohen.

2. Teoria e dytë është hipotezat biologjike, e cila argumenton që këto diferenca në personalitet janë të lidhura në ndryshimet biologjike siç janë diferenca në gjenetikë.

Më e favorizuara është teoria e ndryshimit biologjik, pas studimeve në shoqëri egalitariste, me influencë për barazi, ndryshimet në personalitet në Pesë Trajtat e mëdha ishin njëlloj të dukshme.

Gjithashtu psikologët e personalitetit kanë zbuluar trajtë sjellje të quajtur Interesa, ku këto interesa janë dy kategori: 1. Interesim në gjëra dhe 2. Interesim në njerëz.

Burrat janë më të interesuar në gjëra, ndërsa gratë janë të interesuara në njerëz.

Nga këtu rezulton që burrat zënë vend në profesione si inxhinierë, mekanikë, dhe riparues; Gratë dominojnë infermierinë, mësuesinë, dhe kujdesin e fëmijëve, që reflekton interesin në njerëz.

Të Ndërgjegjshëm - dy aspekte në përbërje Zellshmëria dhe Rregullsia

Tipari personalitetit të Ndërgjegjshëm me dy aspektet e saj Zellshmërinë dhe Rregullsinë është e lidhur me punën dhe organizimin.

Zellshmëria: i çojnë deri në fund planet, shmangin humbjen e kohës, përfundojnë çfarë nisin, dhe gjithmonë dinë se çfarë po bëjnë, nuk shpërqendrohen lehtë. Zakonisht janë shumë punëtorë.

Rregullsia: Njerëz të tillë mbajnë gjërat me rregullsi, përdorin planifikim të kohës, dhe pëlqejnë rutinat dhe detajet. Ata shpesh përshkruhen si të pastër dhe të organizuar.

Ndërgjegjshmëria është një nga përcaktuesit më të mirë të suksesit në jetë pas Inteligjencës (IQ).

DR. Peterson dhe ekipi i tij kërkimorë kanë teorizuar që mund të lidhet me korteksin frontal të trurit, i cili është i lidhur me sjelljen racionale njerëzore të planifikimit, por hulumtimet nuk gjetën një ndërlidhje të tillë.

Me studentët e tij provuan ta lidhnin ndërgjegjshmërinë me veprimtari të ndryshme që kanë të bëjnë me orientimin drejt detajeve, durim në përfitimin e kënaqësive, dhe Inteligjencën, por përsëri nuk gjetën një ndërlidhje.

Ndërgjegjshmëria, veçanërisht rregullsia, është e lidhur së tepërmi me ndjeshmërinë e neverisë (aromat e pakëndshme, lëngjet trupore, dhe vendet e pa pastra).

Nëse tipari i ndërgjegjshmërisë është në nivele të larta, lidhet me dy çrregullime: Anoreksinë: Hiperobsesion me trupin

Ç’rregullimi Obsesiv Kompulsiv: ç’rregullim shpesh i fiksuar me pastërtinë ndaj mikrobeve.

Lidhja e Ndërgjegjshmërisë me Suksesin në biznes: dy tipologji njerëzish që ndihmojnë në suksesin e biznesit janë të ndërgjegjshmit dhe të hapurit ndaj eksperiencave.

Të ndërgjegjshmit, janë të mirë në zbatim dhe menaxhim, specifikisht nëse gjithashtu janë inteligjent.

Të hapurit, janë të mirë në të menduarit ide të reja dhe ndryshimin e drejtimit të kompanisë.

Biznesi ka nevojë për njerëz të hapur, kreativ, dhe sipërmarrës për të siguruar që mundësitë frutdhënëse të mos lihen pa u vërejtur.

Të Hapur ndaj Eksperiencave: dy aspektet në përbërje Intelekt dhe I Hapur

Njerëzit e hapur përshkruhen si origjinal, imagjinativë, kreativ, kompleks, kureshtarë, dhe shfaqin të kenë gjerësisht interes për gjërat.

Ky tipar personaliteti, i Hapur ndaj Eksperiencave, lidhet me inteligjencën, kreativitetin, të menduarit abstraktë, dhe të interesuar ndaj artit.

Njerëzit me tipar të theksuar të qenit të hapur shijojnë natyrën, besojnë në rëndësinë e artit, janë reflektues, përfshihen shumë në muzikë, shijojnë poezinë, janë shumë emocional, kanë nevojë për një qasje kreative, dhe shikojnë bukurinë në gjëra që njerëzit e tjerë nuk mund ti shohin.

Njerëzit të cilët janë me intelekt të lartë, idetë abstrakte i kuptojnë shpejt, mund të përpunojnë shumë informacion, zgjidhin probleme komplekse, pëlqejnë diskutimet filozofike, lexojnë shpesh, dhe mendojnë shpejtë. Aspekti i intelektit është reflektim i IQ në personalitet.

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook