RAJNHARD KLAJST
ËNDRRA E LOJËRAVE
OLIMPIKE STUDIME SAMIA JUSUF OMAR
Libri 1
Rajnhard Klajst ËNDRRA E LOJËRAVE OLIMPIKE Për botuesin:
Vlladimir Bitoljanu Jovan Bitoljanu Përkthim:
Arbina Ajdar Përgatitja për shtyp dhe dizajni
Llasko Xhurovski, TOTEM d.s. Botues:
Propoint
Botimi i këtij romani grafik u mbështet nga:
Komiteti Olimpik Maqedonas
Copyright text and illustrations ©2015 by CARLSEN Verlag GmbH, Hamburg, Germany First published in Germany under the title DER TRAUM VON OLYMPIA – DIE GESCHICHTE VON SAMIA YUSUF OMAR All rights reserved Shkup, tetor 2017
“Mos ec verbër aty ku të shpie rruga, nisu atje ku nuk ka rrugë dhe lëre gjurmën tënde.” Thënie nga Ralf Valdo Emerson, kushtuar Samia Jusuf Omarit, e publikuar në Fejsbuk
Palermo Tunis
Tunizi
LIBI Sabha
SAHARA
Kairo
EGJIPT
Kartum
SU
DA
NI
Metema
Adis Abeba
ETIOPI
I
SO
L MA
Mogadishu
PA R AT H Ë N I E
Pothuajse çdo ditë duke shfletuar gazetat, zakonisht në skajet e tyre, hasim shkrime që në Detin Mesdhe janë përmbytur njerëz të cilët me barka shumë të vogla gome ose me anije të tejngarkuara tregtare janë munduar të arrijnë në Evropë nga bregu afrikan. Shpesh nuk i lexojmë më numrat – a kanë qenë dhjetë, njëzet ose me qindra të vdekur, nuk e vërejmë. Pse na mbetet në kokë pikërisht ngjarja e Samia Jusuf Omarit ndërsa jo ajo e mijëra të tjerëve, të cilët mizorisht kanë vdekur? Qëkur lexova librin e Elias Bierdelit në fund të një operacioni të shpëtimit, nuk u shkëputa nga tema e politikës së refugjatëve. Në tetor të vitit 2012 kalova një muaj në Palermo që të hulumtoj këtë temë. Atë që përjetova dhe kuptova atje, më preku thellësisht. Duke filluar nga dështimi i shteteve deri tek skllavëria e vërtetë, së cilës, ndër të tjerat, duhet t’i falënderohemi ne në pjesën tjetër të Evropës për çmimin e lirë të pemëve dhe perimeve. Kur përfundimisht hasa në ngjarjen e Samia Jusuf Omarit, fuqia e saj tragjike më preku shumë. Falë mbështetjes së gazetares Teresa Krug, e cila kishte qenë shoqe e saj, kisha mundësinë të bisedoj personalisht me motrën e Samias, Hodan Jusuf Omar, e cila në vitin 2006 ka arritur të ikë në Helsinki. Nga ajo fitova një pamje në jetën e familjarëve të saj në Mogadishu dhe tragjedisë që ua ka sjellë ndarja e familjes. Edhe pse plaga e vdekjes së motrës së saj ishte ende e freskët, ajo mbështeti planin tim për ta ritreguar ngjarjen e saj në një strip. Për mua, kjo ishte shumë me rëndësi. Gjatë udhëtimit të saj, Samia Jusuf Omar ka mbajtur kontakt pothuajse tërë kohën me shoqërinë dhe familjen nëpërmjet Facebook-ut. Megjithatë, në ndërkohë, publikimet e saj janë fshirë. Mesazhet e Facebook-ut në këtë libër i shërbejnë lexuesit për transmetim të informatave, dhe prandaj pak a shumë i kam shpikur lirshëm, përveç njërit: thirrjen e saj të dëshpëruar për ndihmë nga Tripoli, të drejtuar Teresa Krugut. Shumë ngjarje të udhëtimit pothuajse njëvjeçar të Samia Jusuf Omarit nuk mund të përfshihen krejtësisht pa dyshime, kështu që disa situata duhesha t’i marr nga raportet e emigranteve të tjerë ose t’i krijoj vetë. Kështu u mbështeta në fuqinë e imagjinatës sime, se si njerëzit sillen në disa situata, çfarë vijon logjikisht pas një veprimi, çfarë njeriu mendon dhe ndjen në një situatë të caktuar. Megjithatë, shumë ngjarje janë pothuajse të pakapshme për një evropian si unë, që është rritur i mbrojtur e i strehuar. Shpresoj që me këtë libër e përshkruaj denjësisht Samia Jusuf Omarin dhe shpresoj që ngjarja e saj të kontribuojë në ruajtjen e vetëdijes sonë të kthjellët, që prapa shkrimeve të skajshme për politikën e refugjatëve nëpër media dhe prapa numrave abstrakt fshihen fate dhe jetë njerëzore.
Rajnhard Klajst
5
Al-Shabaab është një lëvizje islamiste militante në Somali, qëllimet e së cilës janë themelimi i një shteti islamik dhe xhihadi botëror. Pas luftës civile që zgjat me dekada e gjer më sot ka konflikte të armatosura me trupat e qeverisë në pjesën jugore dhe qendrore të vendit. Në pjesët që kontrollohen nga milicët e Al-Shabaabit mbretëron zbatimi i rreptë i Sheriatit. Hawala është një sistem transferimi joformal ndërkombëtar. Në shtete ku nuk funksionon sistemi bankar, kjo është shpesh mënyra e vetme për të transferuar të holla. Nëse dikush do t’i dërgojë të holla dikujt tjetër në çfarëdo vendi, ia dorëzon ato me besim një anëtari të Hawalas, i cili informon një anëtar tjetër në vendin e pranuesit, që duhet t’ia paguajë shumën këtij të fundit. Anëtarët e Hawalas i llogarisin pagesat ndërmjet veti. Sipas gjasave, edhe transferimet e Samia Omarit gjatë udhëtimit të saj janë zhvilluar kështu.
mogadishu, 2008
7
E di,që Khayre e ka një.
Mund të shkojmë tek Mohamedi, ai ka gjenerator.
Por, a na lejon të shikojmë? Duhej ta pyesnim.
Shpresoj nuk do të ketë ndërprerje rryme!
Pfff, ai është vagabond.
Çfarë po ndodh aty mbrapa?
Jam nëna e Samias!
8
Hë, hyni brenda, uluni!
Të gjithë do ta shohim a do të fitojë Samia.
Krrk... rezultati preliminar në garat sprint.....KrrrrK... në Lojërat Olimpike këtu në Pekin
Vallë kur do të vijë në rend?
Po pyet këtë për të njëqindtën herë, si mund ta di unë?
Tani është vrapimi I femrave në 200 metra, raundi paraprak!
9
A nuk është ky vrapimi i saj?
Lëshoje zërin!
Shpejt, zgjoji fëmijët!
Zgjohuni! Samia është në televizor!
Bija ime!
Vrapueset shkojnë në start...
... Krrrrk...
...Favoritja nga Xhamajka, Veronica Campbell-Brown...
...Isabel le Roux, vrapuesja nga Afrika e Jugut...
...Rusja Natalia Isakova...
10
Ja ku është Samia!
Sa mirë po duket! ...dhe më mbrapa një vrapuese nga Somalia me emrin Samia Omar.
..Kaditou Kamara nga Mali...
Është pak e dobët...
Shikoji të tjerët...
Këta janë makina....tërë muskuj!
Atëherë janë shumë të rëndë, Samia thjesht do të fluturojë përpara.
...Garueset marrin pozitën fillestare...
11
Jepi!!
Samia, vrapo!
Jepi, pëllumbesha ime! Ku është ajo, pse po i shohim vetëm të tjerët?!
Samia!
Vrapueset po arrijnë cakun! Është fitore e qartë për favoriten... Por, Çfarë është kjo? Është edhe një sportiste në shteg...
Vrapuesja nga Somalia nuk po dorëzohet...
...edhe pse të tjerët...
12
..qëmoti kanë arritur cakun...
Jepi, Samia!
Autsajderja” e dobët nga Somalia përfundon e fundit në cak, por publiku e feston si një fituese...
Për mua nuk ka rëndësi, vajza ime vrapoi në Lojërat Olimpike!!!
Што?E Çka? Последfundit? на?
Dhe pastaj ai tha që qenka tepër e dobët...
Ajo arriti në cak dhjetë sekonda më vonë se të tjerët.
Çka ka lidhje?!
Ejani, fëmijë! Po shkojmë!
E Çka? Vrapoi 200 metra në një gjysmë minute..
...Le ta provojë ai një herë!
13
14
Miq të dashur, Sigurisht dëshironi ta dini se a jam e dëshpëruar. Në Pekin ishte mrekullueshëm! Nuk ka rëndësi që isha e fundit. Po, e çka? Herën e ardhshme do të jem më e mirë. Kështu duhet të mendojë dikush që dëshiron të bëhet sportist i suksesshëm. Sigurisht e tërë familja dhe shoqëria ime më kanë shikuar në televizor. Jam shumë e emocionuar të dëgjoj se çfarë do të thonë kur të shihemi përsëri!
Samia, zemra ime! Sa e hollë që dukeshe në televizor!
Jam shumë krenare me ty!
Nënë!
Ah nënë, isha e fundit!
17
Nuk dua të dëgjoj për atë! Të shkojmë në shtëpi!
Tani na trego, si ishte?
Uluni më! Ka bhajia për drekë!
18
Ndihesha aq krenare duke mbajtur flamurin...
Sigurisht ka pasur djelmosha të mirë. Për shembull Abdi Said Ibrahimi ai është “shik”...
Dhe a kishte djem të mirë atje?!
Ah si? S’e di!
Thjesht nuk do të na tregojë!
A mendoni ju ndonjëherë për diçka tjetër?
Të vallëzojmë!
Rihanna!
Nuk do të shkosh më përsëri ose...?
Oh... unë...sot jo..
Mendoj, përgjithmonë...
19
Miq të dashur, Tani jam që dy ditë sërish në Mogadishu. I ndihmoj nënës me punët e shtëpisë dhe kujdesem për fëmijët e motrës sime. Kjo është detyra ime qëkur ajo shkoi në Evropë para dy vitesh, për të gjetur punë. Dua sërish të trajnoj. Vazhdimisht e mendoj Pekinin. Aty ku isha mundesha ta shoh zjarrin olimpik. Ishte sikur Hëna.
Nëse diku dëgjon krisma, kthehu menjëherë. Dhe pastaj të lutem sill pak pemë! Dhe vendose shaminë!
Nënë?! Po dal jashtë të vrapoj!
Po, nënë!
20
Të pashë në televizor! Edhe unë dua të vrapoj!
Hej, Samia, po shkon të trajnosh?
Një sportist profesional nuk guxojë të dalë nga forma!
Kush më shpejt?!
Eh, ti do të fitosh!
Jo, ti!
Hej!
Ecni si duhet!
A nuk e dini që femrave nuk u ngjan të vrapojnë?
Tung Samia...
A nuk do të hysh brenda?
22
Joo, ndoshta ndonjë herë tjetër...
Përshëndetje, Mustafa!
Samia, jam shumë krenar me ty!
Mjaft tani, vrapove në Lojërat Olimpike. Kjo është me rëndësi! Përveç kësaj, të tjerët kishin veshje më të shtrenjta sportive, ashtu mund të fitojnë vetëm ata.
E shikove?
Mirë kalove!
Po, për këtu është mirë por për atje nuk mjafton.
Bluza ime më frenonte, më vinte pak e madhe, por nuk kisha tjetër.
Dhe a i pe të tjerët? Çfarë makina! Vë bast që çdo ditë hanë biftek dhe sallatë.
23
Jo si ne këtu.
Ndoshta nuk duhesha ta bëj vrapimin 200 metra. Më e mirë jam në shteg më të gjatë.
Miq të dashur, Trajnimi në stadiumin Koni në Mogadishu është krejt ndryshe nga ai në Pekin gjatë Lojërave Olimpike. Kur vrapoj, gjithmonë duhet të kem kujdes mos të pengohem diku. Ka gropa të mëdha në shteg, nga bombat. As kronometra nuk kemi. Pas trajnimit hamë pak oriz dhe banane. Atë çfarë kemi për momentin. Qeshim shumë. Në Pekin çdo gjë ishte shumë më serioze. Ishte diçka me peshë. Kjo më pëlqeu.
24
Mustafa, herën e ardhshme do të fitoj, atëherë njerëzit do të festojnë për shkak se kam qenë e para, e jo për të më inkurajuar që sidoqoftë ta arrij cakun.
Sa isha e shpejtĂŤ, Mustafa?
E ke përmirësuar shpejtësinë, Samia.
Pfff!
Duhet të jem edhe më e shpejtë!
Tani duhet të shkoj në punë. Shihemi javën tjetër!
Engjëll je! A po i mbulon Marwanin dhe Manalin në krevat?
Solla pemë!
26
Me dëshirë tëZotit!
Çfarë po ndodh, bijë?
Po e shoh që diçka të brengos, Samia.
Asgjë, nënë.
Sinqerisht, asgjë nuk është.
Miq të dashur, Jam shumë e motivuar. Përmirësova shpejtësinë time për kategorinë 200 metra. Pas trajnimit i fsheh sendet e mia sportive në çantë sa më mirë që mundem, dhe nëse shoh dikë nga Al-Shabaab, mundohem disi t’u kaloj përreth. Ata i kontrollojnë rrugët dhe deri më tani disa herë u fjalosa me ta, sepse thonë që vrapimi nuk u ngjan femrave. Ndonjëherë kur dal nga shtëpia nuk e di a do të kthehem shëndoshë e mirë. Por, duhet të vrapoj, s’kam çfarë të bëj tjetër.
A nuk je ti ajo që vrapoi në televizor?
Au!
He?
27
Të kemi parë, nuk i kishe mbuluar flokët
Sigurisht mendon që kur je në një vend tjetër mund të bësh çfarë të duash.
A nuk e di se si duhet të sillesh si femër?
E ofendon popullin, Profetin dhe vendin tënd!
Ruaju!
E dimë se ku banon!
A duhet të ta rikujtojmë se çfarë ndodhi me babain tënd?
Lëshomëni...
28
Çfarë thua?
Nuk jam unë ajo!
Më keni përzier me ndonjë tjetër!
Çfarë pallavra po na shet?
Nuk kam qenë kurrë në televizor! Nuk e di për çfarë e keni fjalën! Më lini të qenë!
Ndalu !!!
Miq të dashur, Dje pas trajnimit hasa një grup të policëve nga Al Shabaab. Këta burra çdoherë më frikësojnë me skenat religjioze dhe kanosjet e tyre. Kush u duket vetja që janë? Por arrita t’ju ik dhe të largohem. Nuk do të vijnë më. Tërë ditën isha e mllefosur. Po të ishte babai këtu, do të mund të më dispononte.
Një herë pata harruar të përgatis ushqim për Manalin kur nëna ishte në treg për të shitur perime. Kur u kthye ishte tepër e zemëruar...
A duhet unë këtu çdo gjë të bëj vetëm? Thuaj edhe ti diçka!
Kur të them, fillo të bërtasësh, në rregull?
Eja këtu. Menjëherë!
АU!
АU!
АU!
E kështu dhe kështu!
Kështu do të mësosh për pakujdesinë tënde!
30
Ende më mungon babai. Dhe gjithmonë e mendoj atë ditë të tmerrshme kur shkoi në treg për herë të fundit.
31
Para se ta vrisnin babin, jeta ishte më e thjeshtë. Mundesha të shkoj në shkollë. Por tani, çdo gjë është ndryshe. Nënës i duhet ndihmë, sidomos qëkur motra ime u largua. Ajo është në Evropë, si edhe shumë të tjerë.
Tani të gjithë janë larguar. Mos më lër edhe ti vetëm, Samia.
Pa të hollat që Hodani na i dërgon nga Evropa, mezi do t’ia dilnim. Megjithatë, dëshiroj që çdo gjë të ishte si më parë. Vendose shaminë.
32
Kur vrapoj mund të harroj çdo gjë. Largimin e Hodanit. Faktin që babi nuk është më. Të gjithë njerëzit që u zhdukën. Kërcënimet për vdekje që ia bënë babit, për shkak se nuk ndiqnim Sheriatin.
Që nuk kam më kohë për shkollë.
Sharjet e njerëzve që thonë se vrapimi nuk më ngjan. Mund të largohem nga e tërë kjo.
Që për shkak tyre, askund nuk mund të ndihem e sigurt. Të ardhmen që duket aq e errët.
33