PËRGJIGJJA PËR ÇDO PYETJE QË KENI MBI TË ARDHMEN!
Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC
Në partneritet me:
Zbatuar nga:
Nëse zgjedh drejtimin…
Do të mësoj…
Mund të bëj praktikën në… Ku edhe mund të punësohem pasi të mbaroj shkollën!
Mund të punoj si…
Mund të hap biznesin tim?
Ekonomi- Biznes
Tekstil-Konfeksione
si të hap një biznes, si ta promovoj, si të menaxhoj një ndërmarrje apo agjenci turistike, etj.
si të stiloj veshje të reja, të dizenjoj e të krijoj koleksione mode edhe duke përdorur programe kompjuterike, etj.
supermarkete, zyra kontabiliteti, kompani sigurimesh, si: “Insig”, “Albsig”, “Sicred”, etj., agjenci turistike, si: “Outdoor Albania”, “Discover Albania”, “Balkan Tours”, etj.
kompani dizenjimi dhe prodhim veshjesh në reparte industriale dhe artizanale, ndërmarrje dhe atelie mode, etj.
menaxher/e zyre, koordinator/e logjistike, kontabilist/e, agjent sigurimesh, menaxher/e marketingu apo agjencie turistike, etj.
ndihmës modelues ose modelues veshjesh dhe tekstilesh, etj.
Po
Po
?
?
?
Pyetje të nxënësve:
?? ?
1. Shkolla Teknike-Ekonomike Tiranë është një shkollë e mesme shtetërore?
Po, Shkolla Teknike-Ekonomike Tiranë është shkollë e mesme shtetërore, e mbështetur nga qeveria zvicerane e cila zgjat deri në 4 vite.
2. Nëse ndjek shkollën e mesme profesionale, mund të shkoj në universitet?
Patjetër, pas përfundimit të maturës shtetërore profesionale mund të vazhdosh shkollën e lartë (universitetin), edhe në drejtime që nuk ofrohen nga shkolla.
3. Përse duhet të zgjedh shkollën e mesme profesionale?
Shkolla e mesme profesionale të ndihmon të ndërtosh të ardhmen me hapa më të shpejtë! Gjatë viteve të shkollës, ti do të fitosh njohuritë teorike dhe aftësitë praktike në drejtimin që do të zgjedhësh. Praktika në biznes do të konsiderohet eksperiencë pune. Pas përfitimit të Certifikatës së Maturës Shtetërore Profesionale (diplomës), ti mund të ushtrosh në çdo moment profesionin, si i punësuar ose i vetëpunësuar.
4. Çfarë certifikatash dhe diplomash do të marr? Klasës së 11-të certifikatë me titullin “Ndihmës/e”
Struktura 2+1+1 Klasës së 12-të certifikatë me titullin “Punonjës/e i/e kualifikuar”
Klasës së 13-të diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”
Struktura 2+2 Klasës së 11-të certifikatë me titullin “Ndihmës/e”
Klasës së 13-të diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”
5. Kur mund të filloj punë?
Menjëherë pas përfundimit të klasës së 11-të si “Ndihmës/e”, ose pas përfundimit të klasës së 12-të dhe 13-të, nësë dëshiron të fitosh një nivel më të lartë diplome. Ndërkohë, mund të punësohesh me kohë të pjesshme gjatë periudhës së shkollës ose me kohë të plotë gjatë pushimeve të verës.
6. Çfarë lëndësh do të bëj në shkollën profesionale?
Njësoj si në shkollat e tjera, do të ndjekësh rreth 14 lëndë në vit. Ndryshimi është që në Shkollën Teknike-Ekonomike Tiranë do të bësh më pak lëndë të përgjithshme (rreth 8) dhe më shumë
lëndë profesionale. Përveç mësimit në shkollë, do të praktikosh profesionin tënd të ardhshëm në kompani.
7. Ku mund të bëj praktikën profesionale?
Shkolla ka një rrjet të gjerë biznesesh partnere, që zgjerohet dita-ditës. Çdo vit, shkolla organizon Panairin e Praktikave Profesionale, gjatë së cilit nxënësit njihen me bizneset dhe zhvillojnë intervista. Pasi prindi, shkolla dhe kompania nënshkruajnë një marrëveshje, nxënësi mund të nisë praktikën në biznes.
8. Është e vërtetë që do të punoj në kompjuter?
Në disa lëndë, ti mund të përdorësh kompjuterin në orën e mësimit dhe të zhvillosh projekte në grup. Shkolla është e pajisur me laborator informatike.
9. Në cilat aktivitete mund të marr pjesë?
Mund të marrësh pjesë në Panairin e Praktikave Profesionale, në olimpiada, konkurse midis shkollave, projekte ndërlëndore dhe organizime të tjera të Shkollës Teknike-Ekonomike Tiranë. Të presim në shkollë, bashkë me prindërit ose familjarët për t’u informuar më shumë mbi drejtimet, profilet dhe profesionet që ofron Shkolla Teknike-Ekonomike Tiranë!
R r. “Xh or x h i Ma r t in i ” 10 0, T iranë teknikeekonomike@hotmail.com
ShkollaTeknikeEkonomikeTirane
Aftësi për punë S4J
@skills_for_jobs
shkollateknikeekonomike
?
E dinit se...
Ambientet e shkollës janë rinovuar rishtazi
Shkolla mbështetet nga projekti zviceran "Aftësi për Punë" S4J
Nxënësit zhvillojnë praktikën profesionale në biznes
Shkolla ndodhet në qendër të kryeqytetit
Ofrohen ambiente konvikti për nxënësit nga zonat rurale
Zhvillohen aktivitete dhe konkurse të shumta gjatë gjithë vitit
Shkolla ka marrëveshje me bizneset më të mira të rajonit
Mësuesit e shkollës janë edhe profesionistë të fushës
Përse të zgjedh Shkollën Teknike-Ekonomike Tiranë? Nëse dëshiron të ndërtosh biznesin tënd, të mësosh si të marketosh produktesh e shërbimet, të menaxhosh një agjenci turistike apo të krijosh guida turistike, të stilosh veshje sipas modeleve të fundit apo të krijosh koleksione mode, Shkolla Teknike-Ekonomike Tiranë do të të ndihmojë t’i japësh formë të ardhmes tënde. Jo vetëm mësim, por edhe aftësim në praktikë në kompani për gjithçka që mësohet në klasë, e mbi të gjitha argëtim!