Skip to main content

Shkolla industriale "Pavarësia"

Page 1

Ke kureshtje tĂŤ dish ku ndodhet e

ardhmja jote?


Nëse zgjedh drejtimin…

TIK

Shërbim Mjetesh Transporti

Do të mësoj…

si funksionon kompjuteri, si të ndërtoj një website, si funksionon një aplikacion për smartphone, etj.

si ndërtohet një automjet, si ndërrohen pjesët e një makine, si funksionon motori, bateria, etj.

zhvillues faqesh web, mirëmbajtës kompjuterash dhe rrjetesh kompjuterike, etj.

teknik për mirëmbajtjen e automjeteve, i përgjitshëm, ose i specializuar për motorrin, pjesët elektrike, makinat elektrike, etj.

Mund të punoj në…

kompani celulare, interneti, kompjuterash, kompani programimi, agjensi marketingu, etj.

pikë shitje makinash, servis makinash, pikë kolaudimi, kompani transporti, etj.

Mund të bëj praktikën tek… Ku edhe mund të punësohem pasi të mbaroj shkollën!

Vodafone, Facilization, Albanian Business Partner, New Media Communication, Gjeo-Vjosa, ATIS, CEI,Tech360, Landmark Communications, Dentem, Big Media Expert , etj.

Servis Elvis, Autoservis Krenar Cani, Autoservis Allushaj, etj.

Mund të hap biznesin tim?

Po

Po

Mund të punoj si…


Instalues i sitemeve Termo-Hidraulike

Mekanikë

si funksionon ujësjellësi, rrjeti hidraulik dhe sistemi ngrohës i një apartamenti dhe ndërtese, etj.

si të ndërtoj konstruksione, vepra arti, dekore, stuktura të ndryshme duke përdorur metalet.

instalues i rrjeteve hidraulike, sistemeve të kullimit, sistemeve ngrohëse, mirëmbajtës i këtyre sistemeve.

ndërtues i konstruksioneve metalike, riparues ose mirëmbajtës i tyre.

projekte industriale, ndërmarrje shtetërore, shkolla, spitale e institucione të tjera, qendra tregtare, kompani instalimesh dhe kudo që kërkojnë mirëmbajtje të sistemeve hidraulike.

ndërmarrjen e dekorit të qytetit, kompani reklamash, etj.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, etj.

në oficina të ndryshme partnerë te shkollës

Po

Po

Elektroteknikë si funksionon elektriciteti, pajisjet elektrike, panelet diellore, etj.

instalues i sistemeve dhe rrjeteve elektrike, të telekomunikimit, ashensorëve, riparues i pajisjeve elektrike, pjesëve elektrike të automjeteve, etj.

kompani instalimesh dhe pajisjesh elektrike, institucione shtetërore, qendra biznesi, stadiume, teatro, kinema, dhe kudo që kërkojnë mirëmbajtje elektrike.

OSHEE, KESH, etj

Po


?

?

?

Pyetje të nxënësve:

?? ?

1. Shkolla e mesme industriale “Pavarësia" është një shkollë e mesme shtetërore?

Po, shkolla e mesme industriale “Pavarësia” është shkollë e mesme shtetërore, e MBËSHTETUR NGA QEVERIA ZVICERANE e cila zgjat deri në 4 vite.

2. Nëse ndjek shkollën e mesme profesionale, mund të shkoj në universitet?

Patjetër, pas përfundimit të maturës shtetërore profesionale mund të vazhdosh shkollën e lartë (universitetin).

3. Përse duhet të zgjedh shkollën e mesme profesionale?

Shkolla profesionale të ndihmon të ndërtosh të ardhmen me hapa më të shpejtë! Gjatë viteve të shkollës, ti do të fitosh njohuritë teorike dhe aftësitë praktike në drejtimin që do të zgjedhësh. Praktika në biznes do të konsiderohet eksperiencë pune, do të marrësh një formim më të plotë në profesion dhe do të kesh mundësi më të mira punësimi.

4. Çfarë certifikatash dhe diplomash do të marr? Klasa e 11-të certifikatë me titullin “Ndihmës/e”

Struktura 2+1+1 Klasa e 12-të certifikatë me titullin “Punonjës/e i/e kualifikuar” Struktura 2+2

Klasa e 11-të certifikatë me titullin “Ndihmës/e”

Klasa e 13-të diplomë e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e” Klasa e 13-të diplomë e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”

5. Kur mund të filloj punë?

Menjëherë pas përfundimit të klasës së 11-të si “Ndihmës/e”, ose pas përfundimit të klasës së 12-të dhe 13-të, nësë dëshiron të fitosh një nivel më të lartë diplome.

6. Çfarë lëndësh do të bëj në shkollën profesionale?

Njësoj si në shkollat e tjera, do të ndjekësh rreth 14 lëndë në vit. Ndryshimi është që në shkollen e mesme industriale “Pavarësia” do të bësh më pak lëndë të përgjithshme (rreth 8) dhe më shumë lëndë profesionale. Përveç mësimit në shkollë, do të praktikosh profesionin tënd të ardhshëm në kompani.


7. Ku mund të bëj praktikën profesionale?

Shkolla bashkëpunon me bizneset më të njohura të zonës dhe ju punoni nën orientimin e profesionistëve më të mirë të fushës. Çdo vit, shkolla organizon Panairin e Praktikave Profesionale, gjatë së cilit do të zhvilloni intervista me bizneset. Pasi prindi, shkolla dhe kompania nënshkruajnë një marrëveshje, ju mund të nisni praktikën në biznes.

8. Ku mund të marr orientim për të ardhmen time profesionale?

Shkolla ju ofron këshillim karriere, ku ju kuptoni aftesitë e juaja dhe profesionin që doni të zgjidhni. Nxënësit mësojnë ku dhe si të kërkojne punë, si të kryejnë intervista të sukseshme pune dhe të marrim vendime të duhura për të ardhmen.

9. Në cilat aktivitete mund të marr pjesë?

Mund të marrësh pjesë në Panairin e Praktikave Profesionale, në aktivitetet e përbashkëta me shkollën IDM Thun në Zvicër, në olimpiada, konkurse midis shkollave dhe organizime të tjera të SHIP.

Të presim në shkollë, bashkë me prindërit ose familjarët për t’u informuar më shumë mbi drejtimet, profilet dhe profesionet që ofron SHIP

Adresa: Bulevardi ”Ismail Qemali”, në afërsi të “Kalit të Trojës” shkpav

shkolla_industriale_pavaresia

indus triale11@yahoo.com

Aftësi për punë S4J

@skills_for_jobs

Cel: 069 526 1488


?

E dinit se...

73

%

SHIP ndodhet në qendër të qytetit të Vlorës, bulevardi ”Ismail Qemali”

Shkolla ofron mjedise moderne të pajisura me teknologjinë e fundit.

65 154

e të diplomuarve të vitit 2017 janë punësuar ose vazhdojnë studimet

biznese prestigjoze kanë marrëveshje me shkollën

nxënës zhvillojnë praktikën profesionale në bizneset partnere të shkollës

Laboratori i printerit 3D është një mjedis tjetër për t’u përdorur nga nxënësit

Shkolla ka një laborator CISCO, veçanërisht për nxënësit e TIK

Shkolla ka bashkëpunim me shkollën zvicerane IDM Thun

Klasat janë të rinovuara dhe moderne

Pas dimplomimit nxënësit janë gati për të nisur një punë

Shkolla mbështetet nga projekti zviceran "Aftësi për Punë" S4J

Përse të zgjedh SHIP? Nëse ke pasion teknologjinë, kompjuterat, automjetet, pajisjet elektrike, je kurioz të mësosh si funksionon interneti, dëshiron të ndërtosh një aplikacion për smartphone, do të zbulosh si punojnë makinat elektrike, të pëlqen t’i japësh formë ideve artistike, të ndihmosh komunitetin me punën tënde, shkolla industriale “Pavarësia” do të të ndihmojë t’i japësh formë të ardhmes tënde. Jo vetëm mësim, por edhe aftësim në praktikë (në kompani) për gjithçka që mësohet në klasë, e mbi të gjitha argëtim.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Shkolla industriale "Pavarësia" by skillsforjob1 - Issuu