Skip to main content

Shkolla “Salih Çeka” - Broshurë informative

Page 1

Broshurë informative Në partneritet me:

1


TABELË PËRMBAJTJEJE 6 7 9 19 20 26 27 30 33 35 36 37 38 40 41

2

Shkolla në numra Vizioni, misioni dhe prioritetet strategjike Oferta mësimore Infrastruktura Organizimi i brendshëm Mësimdhënia Marrëdhënia me biznesin Praktikat profesionale afatgjata Orientimi në karrierë Të diplomuarit në tregun e punës Gjithëpërfshirja Mundësi për nxënësin Thonë për ne… Partneritetet Bizneset partnere


3


Të dashur lexues, Ju falenderoj përzemërsisht për interesin ndaj shkollës së mesme profesionale "Salih Çeka" në Elbasan! Shkolla "Salih Çeka" ka prioritet rritjen profesionale dhe personale të nxënësve tanë. Nëpërmjet ofertës mësimore të orientuar nga tregu i punës, ne sigurohemi që të ofrojmë një formim profesional cilësor e me standarde europiane. Qëllimi final është punësimi i shpejtë dhe cilësor i nxënësve që studiojnë e diplomohen në shkollën tonë. Për ta arritur këtë, ne bashkëpunojmë ngushtë me bizneset partnere për të përditësuar e përmirësuar vazhdimisht ofertën mësimore sipas nevojave të sektorit privat. Shkolla jonë mundëson realizimin e praktikave profesionale afatgjata që ofrojnë këto biznese, praktika të cilat shpeshherë çojnë në arritje të larta dhe në punësimin e nxënësve. Stafi i përkushtuar shkollës kujdeset që mësimdhënia të jetë në nivelin më të lartë, duke kombinuar metodat e reja të mësimdhënies me përdorimin e vazhdueshëm të teknologjisë. Një rëndësi të veçantë i kushtojmë gjithashtu edhe aktiviteteve jashtëshkollore, sportive, artistike e ndërgjegjësuese për t'u ofruar nxënësve një eksperiencë të pasur dhe për t'i aftësuar në drejtime e fusha të ndryshme përtej profilit që ata zgjedhin. Ju ftoj të mësoni më shumë për shkollën "Salih Çeka" në këtë broshurë. Unë dhe stafi i shkollës jemi në dispozicion për çdo pyetje ose t’ju presim nëse keni dëshirë të vizitoni ambientet e shkollës. Përzemërsisht, Rudina Mita Drejtoreshë

4


Të dashur lexues, Si Kryetar i Bordit Drejtues të shkollës "Salih Çeka", më lejoni t’ju prezantoj shkurtimisht shkollën. Duke qenë i angazhuar me shkollën në këtë pozicion por edhe si përfaqësues i një biznesi, Elite Trave Group, i kushtoj një rëndësi të veçantë marrëdhënies së shkollës me sektorin privat. Çdo vend ka nevojë për profesionistë të aftë, dhe jam i kënaqur të them se shkolla "Salih Çeka" po kontribuon në zhvillimin ekonomik të rajonit përmes përgatitjes cilësore të të rinjve. Kjo bëhet e mundur nga oferta mësimore që përditësohet sipas nevojave të tregut, por edhe prej praktikave profesionale që nxënësit e shkollës realizojnë pranë bizneseve partnere me shkollën. Aktualisht në kompaninë tonë ka 70 nxënës nga shkolla "Salih Çeka" që zhvillojnë praktikën profesionale dhe jemi shumë të kënaqur nga bashkëpunimi me shkollën. Për nxënësit, pjesa më e bukur e ditës është kur vijnë të bëjnë praktikën tek ne. Ky është një hap shumë pozitiv drejt sistemit dual zviceran dhe gjerman; një sistem i suksesshëm ku aftësimi zhvillohet në teori dhe praktikë në kompani. Unë parashikoj që brenda 5 vitesh ky sistem i arsimit profesional do të jetë mbi sistemin e arsimit të përgjithshëm. Sigurisht, puna jonë ka sfidat e veta, ndër të cilat është p.sh. edhe rishikimi i kurrikulës së TIK. Ne si kompani jemi përfshirë në këtë proces dhe do të realizojmë së shpejti një modul sipas nevojave të biznesit. Për më tepër informacion, ju ftoj të lexoni këtë broshurë dhe të mësoni më shumë mbi ofertën e shkollës "Salih Çeka". Elvis Kotherja Kryetar i Bordit Drejtues

5


SHKOLLA NË NUMRA

7

11

36

646

drejtime

mësues

646 regjistrime

Viti shkollor 2020-2021

6

profile

nxënës

Viti shkollor 2020-2021

87

biznese partnere


VIZIONI Qendër inovacioni me reputacion në rajon e më gjerë që mundëson punësim të denjë përmes edukimit e aftësimit profesional gjithëpërfshirës.

MISIONI Shkolla profesionale ”Salih Çeka” Elbasan në bashkëpunim me sektorin privat do të japë kontributin maksimal në orientimin e aftësimin për profesionistët e rinj dhe ato në karrierë të orientuar nga nevojat e tregut, në bashkëpunim me sektorin privat dhe me ndihmen e stafit të kualifikuar me metodat novatore. 7


PRIORITETET STRATEGJIKE Prioriteti strategjik 1 Zhvillimi i stafit

Prioriteti strategjik 2 Zhvillimi i marrëdhënieve me biznesin dhe partnerët

Prioriteti strategjik 3 Orientimi në karrierë drejt punësimit

Objektivat 1. Zbatimi i strukturës së re të Njësisë së Zhvillimit të shkollës e rritja e kapaciteteve. 2. Mbështetja dhe zhvillimi i vazhduar i stafit të shkollës. 3. Zhvillimi dhe zbatimi i një strategjie promovimi, komunikimi e orientimi në karrierë. 4. Sigurimi i cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie. 5. Bashkëpunimi i shkolles me biznesin dhe partnerët në rritjen e efikasitetit të bashkëpunimeve dhe sigurimit të praktikave afatshkurtra e afatgjata.

8


OFERTA MËSIMORE Shkolla profesionale “Salih Çeka” ofron pesë drejtime:

• Hoteleri-Turizëm • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi • Ekonomi-Biznes • Tekstil-Konfeksione • Instalues i Sistemeve Termo-hidraulike • Shërbime Sociale dhe Shëndetësore • Përpunim Druri

9


10


Hoteleri-Turizëm Në varësi të profilit që zgjedh nxënësi, drejtimi “Hoteleri - Turizëm” është i organizuar në 2 dhe 3 nivele, përkatësisht sipas strukturës 2+2 (profili “Shërbime të udhëtimit dhe turizmit”) dhe 2+1+1 (profili “Kuzhinë - pastiçeri”).

Struktura 2+1+1 NIVELI I PARË (2-vjeçar)

NIVELI I DYTË (1-vjeçar)

NIVELI I TRETË (1-vjeçar)

Ofrohet formim i përgjithshëm profesional.

Ofrohet profili: • Kuzhinë - pastiçeri

Pas përfundimit të klasës së 13-të, nxënësi merr diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”.

Pas përfundimit të klasës së 11-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Ndihmës/e”.

Pas përfundimit të klasës së 12-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Punonjës/e i/e kualifikuar”.

Struktura 2+2 NIVELI I PARË (2-vjeçar) Ofrohet formim i përgjithshëm profesional.

Pas përfundimit të klasës së 11-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Ndihmës/e”.

NIVELI I TRETË (2-vjeçar) Ofrohet profili: • Shërbime të udhëtimit dhe turizmit Pas përfundimit të klasës së 13-të, nxënësi merr diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”.

Pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale, nxënësit do të jenë të përgatitur për të punuar si: • kuzhinier/e; • menaxher/e restoranti apo hoteli;

• pastiçer/e; • agjent turistik, etj. 11


Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK) Drejtimi “TIK” është i organizuar në 2 nivele, sipas strukturës 2+2.

NIVELI I PARË (2-vjeçar) Ofrohet formim i përgjithshëm profesional. Pas përfundimit të klasës së 11-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Ndihmës/e”.

NIVELI I TRETË (2-vjeçar) Ofrohen profilet: • Mbështetje e përdoruesve të TIK • Programim Pas përfundimit të klasës së 13-të, nxënësi merr diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”.

Pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale, nxënësit do të jenë të përgatitur për të punuar si: • zhvillues/e faqesh web; • mirëmbajtës/e kompjuterash dhe rrjetesh kompjuterike, etj. 12


Ekonomi - Biznes Drejtimi “Ekonomi - Biznes” është i organizuar në 2 nivele, sipas strukturës 2+2.

NIVELI I PARË (2-vjeçar)

NIVELI I TRETË (2-vjeçar)

Ofrohet formim i përgjithshëm profesional.

Ofrohen profilet: • Llogari • Tregti

Pas përfundimit të klasës së 11-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Ndihmës/e”.

Pas përfundimit të klasës së 13-të, nxënësi merr diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”.

Pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale, nxënësit e degës “Ekonomi - Biznes” do të jenë të përgatitur për të punuar si: • menaxher/e zyre; • koordinator/e logjistike; • kontabilist/e; • agjent sigurimesh; • menaxher/e marketingu apo agjencie turistike, etj.

13


Tekstil - Konfeksione Drejtimi “Tekstil-Konfeksione” është i organizuar në 3 nivele, sipas strukturës 2+2+1. NIVELI I PARË (2-vjeçar)

NIVELI I DYTË (1-vjeçar)

NIVELI I TRETË (1-vjeçar)

Ofrohet formim i përgjithshëm profesional.

Ofrohet profili: • Modelim

Pas përfundimit të klasës së 13-të, nxënësi merr diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”.

Pas përfundimit të klasës së 11-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Ndihmës/e”.

Pas përfundimit të klasës së 12-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Punonjës/e i/e kualifikuar”.

Pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale, nxënësit e drejtimit “Tekstil - Konfeksione” do të jenë të përgatitur për të punuar si: • Modelues/e ose ndihmës/e modelues/e veshjesh dhe tekstilesh, etj.

14


Instalues i Sistemeve Termo-hidraulike Drejtimi “Instalues i Sistemeve Termo-hidraulike” është i organizuar në 3 nivele, sipas strukturës 2+2+1. NIVELI I PARË (2-vjeçar)

NIVELI I DYTË (1-vjeçar)

NIVELI I TRETË (1-vjeçar)

Ofrohet formim i përgjithshëm profesional.

Ofrohet profili: • Panele diellore dhe hidraulike

Pas përfundimit të klasës së 13-të, nxënësi merr diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”.

Pas përfundimit të klasës së 11-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Ndihmës/e”.

Pas përfundimit të klasës së 12të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Punonjës/e i/e kualifikuar”.

Pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale, nxënësit e drejtimit “Instalues i Sistemeve Termo-hidraulike” do të jenë të përgatitur për të punuar si: • Instalues të mirëmbajtës së sistemeve termo-hidraulike apo paneleve diellore, etj. 15


Shërbime Sociale dhe Shëndetësore Drejtimi “Shërbime Sociale dhe Shëndetësore” është i organizuar në 3 nivele, sipas strukturës 2+1+1. NIVELI I PARË (2-vjeçar)

NIVELI I DYTË (1-vjeçar)

NIVELI I TRETË (1-vjeçar)

Ofrohet formim i përgjithshëm profesional.

Ofrohet profili: • Shërbime Sociale dhe Shëndetësore

Pas përfundimit të klasës së 11-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Ndihmës/e”.

Pas përfundimit të klasës së 12-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Punonjës/e i/e kualifikuar”.

Pas përfundimit të klasës së 13-të, nxënësi merr diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”.

Pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale, nxënësit e drejtimit “Shërbim Social dhe Shëndetësor” do të jenë të përgatitur për të punuar si: • Animator/e; • Punonjës/e kujdesi social për të moshuar, fëmijë, etj.

16


Përpunim Druri Drejtimi “Përpunim druri” është i organizuar në 3 nivele, sipas strukturës 2+1+1. NIVELI I PARË (2-vjeçar)

NIVELI I DYTË (1-vjeçar)

NIVELI I TRETË (1-vjeçar)

Ofrohet formim i përgjithshëm profesional.

Ofrohet profili: • Mobileri- Tapiceri

Pas përfundimit të klasës së 13-të, nxënësi merr diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”.

Pas përfundimit të klasës së 11-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Ndihmës/e”.

Pas përfundimit të klasës së 12të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Punonjës/e i/e kualifikuar”.

Pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale, nxënësit e drejtimit “Përpunim druri” do të jenë të përgatitur për të punuar si: • Punonjës i përpunimit të drurit, punonjës mobilerie, tapicerie apo zdrukthëtarie, etj.

17


Nxënësit tanë i realizojnë praktikat profesionale në kompani partnere të shkollës, të cilat janë paraqitur në faqen 41 të kësaj broshure. Shkolla profesionale “Salih Çeka” i përditëson programet mësimore në konsultim të afërt me bizneset.

18


INFRASTRUKTURA 20 kabinete mësimore 2 reparte pune për përpunimin e drurit dhe termo-hidraulikën 5 laboratorë për TIK me kompjutera të fjalës së fundit të teknologjisë 1 klasë e mësimit të kombinuar 1 kuzhinë me pajisje moderne 1 Njësi Zhvillimi 1 palestër me kushte optimale 1 fushë sportive basketbolli Mjedisi digjital • • • •

Akses në platformën Mësovet.al, me kurse dhe materiale digjitale dhe interaktive në përmirësim të vazhdueshëm; Rrjet pa kabllo (WiFi) me bandë të gjerë që mbulon të gjithë ambientet e shkollës; Përdorim i platformës SMAP (Sistemi për Menaxhimin e Arsimit Profesional) për një menaxhim më efektiv të institucionit; Akses në CISCO NetAcad me kurse online në rrjete kompjuterike për nxënësit dhe certifikim ndërkombëtar për mësuesit dhe nxënësit e

19


ORGANIZIMI I BRENDSHËM Rudina Mita Drejtoreshë

Elona Kafexhiu

Nëndrejtore e lëndëve të përgjithshme

Leonidha Haxhinikolla

Drejtimi i Përgjithshëm

Drejtimi Profesional

Stafi mbështetës

Trendelina Dyrma Vera Çomo Edlira Sharra Enkelejda Bedhija Ilda Xhyra Matilda Qosja Alketa Zane Tesliko Gongo Dorina Hakani Klodjana Memelli Amarda Himçi Engjellushe Dardha Xhulio Arapi Artan Shabanaj Entela Sholla Ermelina Dhama Brunilda Bradasheshi *Bledar Peqini *Anjeza Alliu

Entela Progri Adrian Sejdini Abdyl Daiu Ali Hushi Beneta Bejleri Klement Kallajxhiu Irena Lamçja Mirela Ballhysa Valbona Belshaku Alda Palla Sopot Trungu Juljan Kasapi Aida Marku Kriton Zdrava Mirela Sarja Albana Shyti Fabjola Grykshi Mustafa Mazhi *Arvena Dedja *Marion Belegu *Ebjona Gjeli

Majlinda Muça Iris Hysenaj Dhurata Kavaja Qazim Bylykbashi Natasha Aliaj Suzana Qosja Adile Salla Faire Tafani Arben Hatipi Bedri Lushjani

*Mësues me kohë të pjesshme

Instruktor 20

Nëndrejtor i lëndëve profesionale

Naim Bashmili


Këshilli i Mësuesve

Komisioni i Disiplinës

Komisioni i Etikës

Këshilli i Prindërve

Komisioni i Shëndetit, Sigurisë, Mirëmbajtjes dhe Mjedisit

Qeveria e Nxënësve

Bordi Drejtues

Njësia e Zhvillimit

BORDI DREJTUES Përbërja • 2 përfaqësues nga biznese, ku njëri prej tyre është kryetar bordi • 1 përfaqësues nga Këshilli i Qarkut • 1 përfaqësues nga Zyra Rajonale e Punës • 1 përfaqësues nga Zyra Vendore e Arsimit • 1 mësues i shkollës, i zgjedhur me votë • 1 nxënës i shkollës

Funksionet • Cakton drejtimin e përgjithshëm strategjik. • Vendos mbi planifikimin e përgjithshëm dhe përdorimin e burimeve njerëzore, financiare dhe materialeve. • Mbështet aktivitetin e administrimit të shkollës.

21


KËSHILLI I MËSUESVE Përbërja

Funksionet

40 mësues të shkollës

• Zbaton aktet e legjislacionit arsimor dhe sugjeron përmirësime në drejtimin e shkollës. • Analizon periodikisht arritjet e nxënësve dhe këshillon ndryshime në veprimtarinë e shkollës për arritje më të larta.

KOMISIONI I ETIKËS Përbërja

Funksionet

• 3 mësues

• Shqyrton ankesat e nxënësve, prindërve dhe punonjësve të institucionit ndaj shkeljes së normave të etikës e të sjelljes. • Dërgon rekomandime për Drejtorin, Kryetarin e Bordit dhe Kryetarin e Këshillit të Prindërve mbi masat përkatëse.

• 2 prindër • 2 nxënës

KOMISIONI I DISIPLINËS Përbërja

Funksionet

• Drejtori (kryetar)

Shqyrton marrjen e masave disiplinore ndaj nxënësve, mësuesve dhe nëndrejtorit pas kërkesës së Këshillit të Etikës, të drejtuesve të shkollës apo të mësuesve kujdestarë.

• Nëndrejtori • 4 mësues të zgjedhur

nga Këshilli i Mësuesve

KËSHILLI I PRINDËRVE Përbërja Prindër të zgjedhur për të përfaqësuar të gjitha klasat

Funksionet • Mbron dhe të promovon të drejtat e prindërve dhe të nxënësve. • Organizon prindërit që të shprehin pikëpamjet për cilësinë e shërbimit të shkollës. • Ndërmerr nisma lidhur me ndihmesën e prindërve për mbarëvajtjen e shkollës.

22


KOMISIONI I SHËNDETIT, SIGURISË, MIRËMBAJTJES DHE MJEDISIT Përbërja

Funksionet

• Nëndrejtori (kryetar)

Mbikqyr regullisht kushtet e ruajtjes së shëndetit në shkollë, higjienën e mjedisit, sigurinë e nxënësve dhe punonjësve dhe ruajtjen e mirëmbajtjen e mjediseve dhe pajisjeve.

• 2 mësues të zgjedhur nga Këshilli i Mësuesve • 1 prind i zgjedhur nga Këshilli i Prindërve • 2 nxënës të zgjedhur nga Qeveria e Nxënësve

QEVERIA E NXËNËSVE Përbërja

Funksionet

Nxënës të zgjedhur për të përfaqësuar secilën klasë

• Mbron dhe promovon të drejtat e nxënësve. • Ndihmon në mbarëvajtjen e shkollës. • Përfaqëson nxënësit në marrëdhëniet me

drejtorinë e shkollës, komunitetin dhe nxënësit e shkollave të tjera.

23


NJËSIA E ZHVILLIMIT Përbëhet nga mësues të shkollës që janë përgjegjës për funksionet:

Orientimi në karrierë

Marrëdhënia me biznesin

Marketingu dhe promovimi

Ky proces nis me orientimin e nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe përfundon në momentin kur nxënësi diplomohet apo certifikohet nga shkolla “Salih Çeka".

Koordinatori i Marrëdhënieve me Biznesin është përgjegjës për identifikimin, krijimin dhe ndjekjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit me bizneset partnere. Falë këtij bashkëpunimi, nxënësit ndjekin praktika profesionale afatgjata.

Shkolla organizon ose merr pjesë në aktivitete të ndryshme gjatë gjithë vitit për informimin e publikut mbi ofertën e shkollës. Gjithashtu, shkolla ka faqen e saj web dhe është aktive në rrjete sociale.

Zhvillimi i vazhduar profesional i mësuesve

Zhvillimi i kurrikulës

Gjurmimi

Shkolla kujdeset që stafi pedagogjik të jetë në linjë me praktikat e mira pedagogjike dhe zhvillimet e fundit të industrisë, përmes trajnimeve nga industria, shkëmbimit të eksperiencave, konferencave, etj., sipas një plani të ndërtuar në bazë të nevojave. 24

Në mënyrë që programi mësimor t’u përshtatet nevojave të tregut të punës, shkolla u qendron pranë bizneseve për t’u informuar mbi nevojat e tyre dhe situatën e tregut. Në bazë të këtyre të dhënave, rishikohet programi aktual mësimor dhe propozohen programe të reja.

Shkolla anketon nxënësit e diplomuar/ certifikuar një vit pas përfundimit të shkollës, për të ndjekur situatën e tyre të punësimit. Synimi është njohja e zhvillimeve në tregun e punës, në mënyrë që oferta mësimore të jetë sa më e përshtatshme.


Zhvillimi i projekteve Përfaqësuesi i Njësisë së Zhvillimit që merret me zhvillimin e projekteve identifikon, krijon dhe ndjek marrëdhëniet me projekte kombëtare apo ndërkombëtare, me qëllim përmirësimin e ofertës së shkollës.

25


MËSIMDHËNIA Stafi pedagogjik i shkollës “Salih Çeka” kujdeset që nxënësit të kenë një përvojë mësimore të orientuar nga tregu i punës, përmes: • zhvillimit të projekteve të të nxënit novatore e në funksion të komunitetit; • njohjes me teknologjinë e fundit në industri, si: virtualizimi, printimi 3D, etj; • praktikave profesionale afatgjata në kompani; • njohjes me raste suksesi gjatë orëve të hapura me profesionistë e përfaqësues biznesi; • pjesëmarrjen në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, etj. Ne integrojmë teknologjinë për një mësimdhënie cilësore, duke përdorur: • infrastrukturën e nevojshme dhe platformat online të mësimdhënies (MësoVET, Google Classroom, etj.); • materiale mësimore digjitale; • laboratorët TIK e klasat e mësimit të kombinuar. Mësuesit marrin trajnime nga industria: • Marketing digjital; • AutoCAD (automatizim i dizenjimit dhe dokumentimit teknik), etj. Për të mbështetur mësimin e kombinuar dhe në distancë, mësuesit trajnohen sipas standardeve të kompanive zvicerane për: • cilësinë e mësimit në distancë; • hartimin e materialeve mësimore digjitale.

26


MARRËDHËNIA ME BIZNESIN Në funksion të realizimit të praktikave profesionale të nxënësve për një qasje sa më të hershme në tregun e punës, shkolla “Salih Çeka” bashkëpunon me 87 biznese në qarkun e Elbasanit. Zgjerimi i partneritetit me bizneset në vite:

34

Biznese Partnere

2018

87 Biznese Partnere

2021

Shkolla e formalizon marrëdhënien me biznesin përmes firmosjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi. Ekzistojnë këto fusha bashkëpunimi, nga të cilat palët mund të zgjedhin një ose disa:

1.

Praktika profesionale afatgjata

4.

Sponsorizime

2. 5.

Trajnim i mësuesve

Vlerësim i nxënësve

3. 6.

Përmirësim i kurrikulës

Orë të hapura dhe vizita në biznese

Më tej, firmoset një kontratë mes shkollës, biznesit dhe prindit, si dokument që ligjëron praktikën profesionale. 27


Përfitimet e nxënësit Aftësi profesionale të përmirësuara Eksperiencë pune Aftësi për jetën Para xhepi Performancë më e mirë në shkollë

Përfitimet e biznesit Punonjës të kualifikuar për të ardhmen Praktika profesionale produktive Përfshihet në rrjetin e bizneseve Kosto minimale për sigurimin e praktikantëve (0,3% të pagës minimale bruto ose 78 lekë në muaj) Investojnë për të ardhmen e biznesit

Për të mbështetur dhe ndjekur marrëdhëniet me bizneset, shkolla ka përcaktuar një koordinator, i cili është pjesë e stafit pedagogjik dhe i Njësisë së Zhvillimit. Roli i koordinatorit është të identifikojë e të koordinojë marrëdhëniet e shkollës me bizneset partnere, ashtu dhe me partnerët socialë në tërësi. Puna kryhet në bashkëpunim me stafin drejtues dhe mësuesit që ndjekin mbarëvajtjen e praktikave profesionale. 28


29


PRAKTIKAT PROFESIONALE AFATGJATA Në klasë të 10-të, pas përzgjedhjes së drejtimit që do të ndjekin, nxënësit kryejnë teorinë dhe praktikën profesionale në mjediset (laboratorët) e shkollës. Në klasë të 11-të, nxënësit nisin procesin e aplikimit për praktika profesionale afatgjata në biznes. Gjatë këtij procesi, ata udhëzohen nga këshilluesit e karrierës për përgatitjen e CV-së, letrës së motivimit apo prezantimit përpara bizneseve. Në rast se nxënësi përzgjidhet nga një kompani si praktikant, pasi nënshkruhet një kontratë nga prindi, shkolla dhe kompania, ai/ajo është gati të nisë praktikën profesionale. Tashmë, kontratat e praktikave individuale janë afatgjata, të mirërregulluara nga Ligji i Arsimit Profesional dhe të mbështetura nga Kodi i Punës. Gjatë praktikave, nxënësit këshillohen dhe udhëhiqen nga instruktorë në shkollë e në biznes. Në klasën e 12-të ndodh profilizimi i drejtimit kryesor, ku nxënësi mund të risistemohet në një biznes, aktiviteti i së cilit përkon me programin mësimor.

30


Sipas legjislacionit në fuqi: • Oraret e zhvillimit të praktikës profesionale në biznes për nxënësit deri në moshën 18 vjeç nuk mund të jetë më shumë se 30 orë në javë dhe më shumë se 6 orë në ditë; • Për sigurimin e praktikantëve nga aksidentet në punë, kompanitë kanë një kosto prej 0,3% të pagës minimale bruto ose 78 lekë në muaj; • Praktikanti deklarohet në sistemin e tatimeve duke u regjistruar nga biznesi përkatësisht me kodin 0028 (shprehimisht: nxënës i shkollës së mesme apo të lar të që kr yen praktikën në biznes). 31


32


ORIENTIMI NË KARRIERË Shkolla 9-vjeçare

Klasa e 11-të

Klasa e 13-të

Procesi i para-orientimit:

Në fund të klasës së 11të, nxënësi këshillohet nga Koordinatori i Orientimit në Karrierë në Njësinë e Zhvillimit dhe mentori në biznes mbi profilin që do të ndjekë në bazë të aftësive dhe prirjeve që ai shfaq.

Këshillimi nga Koordinatori i Orientimit në Karrierë në Njësinë e Zhvillimit dhe instruktori në biznes vazhdon deri në momentin kur nxënësi përfundon shkollën dhe është gati të punësohet.

• Vizita orientuese në shkollat 9-vjeçare të qarkut të Elbasanit. • “Ditët e hapura” me nxënës të shkollave 9-vjeçare, prindër, biznese dhe institucione.

Klasa e 10-të

Klasa e 12-të

1. “Orët e orientimit” në fillim të klasës së 10-të: nxënësi zgjedh drejtimin.

Shkolla bën rishpërndarjen e nxënësve në biznese sipas profileve dhe vendeve të lira të praktikave, kërkesës së nxënësve dhe përshtatshmërisë me bizneset.

2. Orientimi për përzgjedhjen e biznesit dhe përgatitjen e aplikimit për praktikën profesionale (p.sh. hartimin e CV-së dhe letrës së motivimit). 3. “Ditët e orientimit” nga instruktori në biznes. Gjatë kohëzgjatjes së praktikës, nxënësi këshillohet nga instruktori në biznes dhe Koordinatori i Orientimit në Karrierë në Njësinë e Zhvillimit.

33


34


TË DIPLOMUARIT NË TREGUN E PUNËS Në shkollën “Salih Çeka” i japim rëndësi të veçantë njohjes së situatës së tregut të punës, në mënyrë që oferta mësimore të jetë e përshtatshme dhe në përputhje me kërkesat e tregut. Për këtë arsye, i ndjekim nxënësit e diplomuar apo certifikuar nga shkolla një vit pas diplomimit apo certifikimit të tyre. Gjatë këtij procesi të emërtuar “gjurmim”, nxënësi pyetet lidhur me kalimin e tij nga institucioni arsimor në tregun e punës, kushtet e punës, përputhjen midis programit mësimor që ka përfunduar dhe punës, si dhe vlerësimin në retrospektivë të shkollës, nisur nga kërkesat e tregut të punës. Të dhënat analizohen nga Koordinatori për Gjurmimin pranë Njësisë së Zhvillimit, dhe në bazë të kësaj analize shkolla e përshtat programin mësimor me tregun e punës.

FAZA E PARAGJURMIMIT

FAZA E GJURMIMIT

Aktivitete ndërgjegjësuese mbi procesin

Plotësimi i anketës së gjurmimit përmes pyetësorit online

Plotësimi i anketës së para-gjurmimit me maturantët 1 muaj para diplomimit për të përditësuar databazën e kontakteve ÇDO MUAJ MAJ

PËRDORIMI I TË DHËNAVE NË VAZHDIM

Kontaktimi i vazhdueshëm i të diplomuarve për të siguruar një nivel të lartë të përgjigjeve ÇDO MUAJ QERSHOR

35


GJITHËPËRFSHIRJA Bursat e studimit Mund të përfitojnë bursa nxënësit: • të gjitha vajzat që zgjedhin një nga drejtimet e shkollës; • nga familje me vështirësi ekonomike dhe/ose me probleme sociale; • të cilëve u mungon njëri prind; • që gjatë studimeve arrijnë një mesatare mbi 9; • pjesë e komunitetit rom ose egjyptian. Këta nxënës mund të përfitojnë vlerë monetare ose qëndrimin falas në ambientet e konviktit, i cili ndodhet pranë shkollës. Shkolla ofron edhe rimbursimin e teksteve mësimore për nxënësit në nevojë.

Mbështetje për nxënësin Për të parandaluar braktisjen, shkolla “Salih Çeka” përpiqet të krijojë një atmosferë pozitive në shkollë me vëmendjen tek nevojat e nxënësve, klasat e këndshme, mësimi tërheqës, mjediset e pushimit dhe aktivitetet e ndryshme. Të rinjve u ofrohet një mbështetje individuale nga mësuesit kujdestarë, psikologu dhe administrata e shkollës. Ata i vendosin theks të veçantë krijimit të një raporti të besueshëm dhe personal me nxënësit.

36


MUNDËSI PËR NXËNËSIN Shkolla “Salih Çeka” organizon një sërë aktivitetesh jashtëshkollore gjatë gjithë vitit. Që në javën e parë të shkollës, nxënësit angazhohen në aktivitete për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe me stafin mësimor. Gjatë kësaj jave organizohen lojëra, ndahen përvoja të shkollës dhe praktikës së punës nga nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta, prezantohet Njësia e Zhvillimit dhe organizohen vizita në biznese. Gjatë vitit shkollor, nxënësit e shkollës “Salih Çeka” kanë marrë pjesë në aktivitete dhe konkurse të ndryshme, ku kanë fituar medalje e çmime të shumta. Java e Praktikave Profesionale dhe Panairi i Aftësive janë aktivitete ku nxënësit kanë mundësi të shprehin talentet e tyre dhe të njihen me kompani të rajonit. Ne mbështesim talentet e reja, qofshin në fushën e sportit, poezisë apo këngës. Çdo vit shkollor organizojmë kampionate futbolli, volejbolli etj. me shkollat e tjera të mesme të qytetit të Elbasanit. Gjithashtu, organizojmë aktivitete ku nxënësit tanë kanë mundësi të zhvillojnë e shfaqin aftësitë e talentet e tyre, të argëtohen e të ndërveprojnë.

37


THONË PËR NE... “Unë kam studjuar Ekonomi-Biznes në shkollën “Salih Çeka”. Gjatë katër viteve të mia në këtë shkollë, krahas mësimit nga mësues shumë të përgatitur e të përkushtuar, kam bërë edhe praktika profesionale prej të cilave kam mësuar shumë dhe kanë qenë eksperienca shumë të vlefshme për mua. Aktualisht po vazhdoj studimet e larta, po ashtu në degën Ekonomi-Biznes. Shkollën “Salih Çeka” do e zgjidhja gjithmonë, sepse më ka mundësuar një formim profesional të shkëlqyer”. Rexhep Alla Ish-nxënës ••• “Në kompaninë tonë “Eria Textiles”, marrim prej kohesh nxënës të shkollës “Salih Çeka” për të realizuar praktikat profesionale. Ne përpiqemi që t’i përfshijmë nxënësit në çdo fazë të proceseve që ne realizojmë, në mënyrë që të kuptojnë metodën dhe rëndësinë e çdo etape. Jemi të kënaqur nga kjo eksperiencë sepse bashkëpunimi me shkollën është shumë i mirë dhe nxënësit vijnë të përgatitur me njohuritë teorike që marrin në shkollë, gati për t’i aplikuar në praktikë. Gjithashtu, ne i japim prioritet për punësim nxënësve që kryejnë praktikën profesionale pranë kompanisë tonë, dhe disa prej punonjësve tanë më të zotë vijnë nga shkolla “Salih Çeka”. Artan Konini Përfaqësues i biznesit "Eria Textiles" ••• “Unë jam diplomuar në drejtimin "Instalues i Sistemeve Termo-hidraulike" pranë shkollës “Salih Çeka” në vitin 2007. Falë formimit që mora në këtë shkollë, unë sot kam biznesin tim, “Vëllezërit Shyti”, që mundëson instalimin e sistemeve termo-hidraulike për pishina, panele diellore, kaldaja etj. dhe operon në Shqipëri e jashtë vendit. Njëkohësisht punoj edhe si hidraulik në sektorin e mirëmbajtjes së çerdheve, kopshteve e shkollave në qendrën ekonomike të bashkisë për arsimin, e gjithashtu kam punuar një vit si mësues pranë shkollës “Salih Çeka”, gjë që ka kontribuar shumë në suksesin tim në këtë profesion". Abi Shyti Ish-nxënës 38

•••


“Jam diplomuar në shkollën "Salih Çeka" në vitin 2009 në drejtimin TekstilKonfeksione, dhe më pas vazhdova studimet e larta pranë Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan. Më vonë m’u dha mundësia të isha pjesë e stafit të shkollës si instruktore e praktikave profesionale në të njëjtën degë për të cilën kisha studiuar. Kështu filloi rrugëtimi im profesional për degën të cilën do ta quaja "Arti i të bukurës". Falë bashkëpunimit të shkollës me biznesin "Eria Textiles L.T.D." u punësova fillimisht si Supervizore Linje Prodhimi, dhe tani jam në pozicionin e Shefes së Prodhimit. Biznesi partner i praktikave profesionale "Eria Textiles L.T.D." mundëson trajnimin e nxënësve të drejtimit "TekstilKonfeksione" me firmat më të njohura, dhe më pas punësimin e tyre pas përfundimit të studimeve". Klodjana Bala Ish-nxënëse

39


PARTNERITETE • Projekti “Aftësi për Punë”, Swisscontact

Shkolla profesionale “Salih Çeka”

• Bashkia Elbasan • Prefektura Elbasan • Drejtoria Arsimore Elbasan • Zyra e Punës Elbasan

40


BIZNESET PARTNERE

EEH Electronics Studio Kontabël dhe Konsulencë Fiskale Mikel Alla Konsulencë Financiare Xhulieta Kruja Firma Josifi Bar Restorant Vëllezërit Cenaj Bar Restorant Elbasani

Bar Restorant Kasemi

Bar Restorant Bacemret Led Shop Install Ergi sh.p.k. Fatjon Vasili PF iTeam ISP HOTOnet Servis PC Sota Lule Event Anastasia Spitali Rajonal Elbasan Nialba sh.p.k. Bar Xhesika

Bar Restorant Il Bosco Bar Restorant Cataleya Picerit You Love Pizza Piceri Zemrat e Mira Blertina Cura, Pajisje dhe Shërbime Elektronike Endri Dyrma, Riparim Pajisjesh Elektronike 41


KONTAKT

Adresa:

Rr. “Zogu I”, pranë Doganës, Elbasan

Tel:

+355 69 268 9376

Email:

shkollasceka@yahoo.com

Facebook:

shkollasceka

Instagram: shkolla.saliceka

42


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Shkolla “Salih Çeka” - Broshurë informative by skillsforjob1 - Issuu