Skip to main content

Shkolla profesionale "Salih Çeka", Elbasan

Page 1

SHKOLLA E MESME

PROFESIONALE SALIH ÇEKA

PËRGJIGJJA PËR ÇDO PYETJE QË KENI MBI TË ARDHMEN!

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

Në partneritet me:

Zbatuar nga:


Nëse zgjedh drejtimin…

Ekonomi - Biznes

Hoteleri - Turizëm

si të programoj, si të ndërtoj një website, si funksionon një aplikacion për smartphone, etj.

si të hap një biznes, si ta promovoj, si të menaxhoj një ndërmarrje apo agjenci turistike, etj.

si të ndërtoj dieta të personalizuara dhe me vlera ushqyese, si t’u shërbej klientëve dhe të komunikoj me ta, të krijoj guida turistike, etj.

zhvillues/e faqesh web, programues, mirëmbajtës/e kompjuterash dhe rrjetesh kompjuterike, graphic designer, etj.

menaxher/e zyre, koordinator/e logjistike, kontabilist/e, agjent sigurimesh, menaxher/e marketingu apo agjencie turistike, etj.

kuzhinier/e, pastiçier/e, menaxher/e restoranti apo hoteli, recepsionist/e hoteli, agjent turistik, guidë turistike, etj.

Mund të bëj praktikën në…

Elite Academy, TV Best Channel, Posta Shqiptare, agjenci marketingu digjital, etj.

supermarkete, zyra kontabiliteti, agjenci turistike, si: “Elite Travel Group” (partner i Lufthansa), Big Market, etj.

agenci kateringu, restorante si “Il Bosco”, hotele si: “Imperial”, “Ponte”, etj.

Mund të hap biznesin tim?

Po

Po

Po

Do të mësoj…

Mund të punoj si…

Ku edhe mund të punësohem pasi të mbaroj shkollën!

TIK


Tekstil - Konfeksione

Instalues i sistemeve termo-hidraulike

Shërbim social dhe shëndetësor

Përpunim druri

si të stiloj veshje të reja, të dizenjoj e të krijoj koleksione mode edhe duke përdorur programe kompjuterike, etj.

si funksionon ujësjellësi dhe sistemet hidraulike komplekse, panelet diellore, sistemet e energjisë së rinovueshme, etj.

si të kujdesem për fëmijë, të moshuar dhe persona me më pak mundësi, të organizoj aktivitete argëtuese, etj.

si të përpunoj objekte prej druri e të realizoj mobilje të ndryshme, tapiceri, punime dekorative, etj.

ndihmës modelues ose modelues veshjesh dhe tekstilesh, etj.

Instalues e mirëmbajtës i sistemeve termo-hidraulike apo paneleve diellore, etj.

animator/e, punonjës/e kujdesi social për të moshuar ose fëmijë, etj.

punonjës i përpunimit të drurit, punonjës mobilerie, tapicerie apo zdrukthëtarie, etj.

kompani dizenjimi dhe prodhimi veshjesh, atelie mode, ndërmarrje si: “Eria Textiles”, “4 Vëllezërit”, etj.

Geberit, Ujësjellës Kanalizime sh.a., etj.

qendra rezidenciale për të moshuar ose fëmijë, shërbime komunitare, fondacione, etj.

mobileri, ndërmarrje që realizojnë punime druri, tapiceri, dekorime, etj.

Po

Po

Po

Po


?

?

?

Pyetje të nxënësve:

?? ?

1. Shkolla profesionale “Salih Çeka” është një shkollë e mesme shtetërore?

Po, shkolla profesionale “Salih Çeka” është shkollë e mesme shtetërore, e mbështetur nga qeveria zvicerane e cila zgjat deri në 4 vite.

2. Nëse ndjek shkollën e mesme profesionale, mund të shkoj në universitet?

Patjetër, pas përfundimit të maturës shtetërore profesionale mund të vazhdosh shkollën e lartë (universitetin), edhe në drejtime që nuk ofrohen nga shkolla.

3. Përse duhet të zgjedh shkollën e mesme profesionale?

Shkolla e mesme profesionale të ndihmon të ndërtosh të ardhmen me hapa më të shpejtë! Gjatë viteve të shkollës, ti do të fitosh njohuritë teorike dhe aftësitë praktike në drejtimin që do të zgjedhësh. Praktika në biznes do të konsiderohet eksperiencë pune. Pas përfitimit të Certifikatës së Maturës Shtetërore Profesionale (diplomës), ti mund të ushtrosh në çdo moment profesionin, si i punësuar ose i vetëpunësuar.

4. Çfarë certifikatash dhe diplomash do të marr? Klasës së 11-të certifikatë me titullin “Ndihmës/e”

Struktura 2+1+1 Klasës së 12-të certifikatë me titullin “Punonjës/e i/e kualifikuar”

Klasës së 13-të diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”.

Struktura 2+2 Klasës së 11-të certifikatë me titullin “Ndihmës/e”

Klasës së 13-të diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”.

5. Kur mund të filloj punë?

Menjëherë pas përfundimit të klasës së 11-të si “Ndihmës/e”, ose pas përfundimit të klasës së 12-të dhe 13-të, nësë dëshiron të fitosh një nivel më të lartë diplome. Ndërkohë, mund të punësohesh me kohë të pjesshme gjatë periudhës së shkollës ose me kohë të plotë gjatë pushimeve të verës.

6. Çfarë lëndësh do të bëj në shkollën profesionale?

Njësoj si në shkollat e tjera, do të ndjekësh rreth 14 lëndë në vit. Ndryshimi është që në shkollen e mesme profesionale “Salih Çeka” do të bësh më pak lëndë të përgjithshme (rreth 8) dhe më


shumë lëndë profesionale. Përveç mësimit në shkollë, do të praktikosh profesionin tënd të ardhshëm në kompani.

7. Ku mund të bëj praktikën profesionale?

Shkolla ka një rrjet të gjerë biznesesh partnere, që zgjerohet dita-ditës. Çdo vit, shkolla organizon Panairin e Praktikave Profesionale, gjatë së cilit nxënësit njihen me bizneset dhe zhvillojnë intervista. Pasi prindi, shkolla dhe kompania nënshkruajnë një marrëveshje, nxënësi mund të nisë praktikën në biznes.

8. Është e vërtetë që do të punoj në kompjuter?

Në disa lëndë, ti mund të përdorësh kompjuterin në orën e mësimit dhe të zhvillosh projekte në grup. Shkolla është e pajisur me laborator informatike.

9. Në cilat aktivitete mund të marr pjesë?

Mund të marrësh pjesë në Panairin e Praktikave Profesionale, në olimpiada, konkurse midis shkollave, projekte ndërlëndore dhe organizime të tjera të shkollës profesionale “Salih Çeka”. Të presim në shkollë, bashkë me prindërit ose familjarët për t’u informuar më shumë mbi drejtimet, profilet dhe profesionet që ofron shkolla profesionale Salih Çeka


?

E dinit se...

Ambientet e shkollës janë rinovuar rishtazi

Shkolla mbështetet nga projekti zviceran "Aftësi për Punë" S4J

87

Shkolla ofron laboratorë informatike

biznese të njohura kanë marrëveshje me shkollën

Ofrohen mjedise të ndryshme sportive

Nxënësit mbështeten nga shteti me bursa, rimbursim tekstesh mësimore dhe transport

Ofrohen ambiente konvikti

Nxënësit zhvillojnë praktikën profesionale në biznes

Përse të zgjedh shkollen e mesme profesionale “Salih Çeka”? Nëse ke pasion teknologjinë, dëshiron të ndërtosh një aplikacion për smartphone, të mësosh teknikat e reja të gatimit, të stilosh veshje, të ndërtosh biznesin tënd apo të krijosh guida turistike, të ndihmosh komunitetin me punën tënde apo të mësosh se si funksionon ujësjellësi apo sistemi hidraulik, shkolla profesionale “Salih Çeka” do të të ndihmojë t’i japësh formë të ardhmes tënde. Jo vetëm mësim, por edhe aftësim në praktikë në kompani për gjithçka që mësohet në klasë, e mbi të gjitha argëtim. Adresa: Rr. “Zogu I”, pranë Doganës, Elbasan e-mail: shkollasceka@yahoo.com Aftësi për punë S4J

f b : sh ko l l a scek a i nsta : sh ko l l a .sa l icek a

@skills_for_jobs


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Shkolla profesionale "Salih Çeka", Elbasan by skillsforjob1 - Issuu