Skip to main content

Shkolla "Kolin Gjoka": Një broshurë informuese

Page 1

1


2


TABELË PËRMBAJTJE 6 7 9 19 20 26 27 30 33 35 36 38 40 42 43

Shkolla në numra Vizioni, misioni dhe prioritetet strategjike Oferta mësimore Infrastruktura Organizimi i brendshëm Mësimdhënia Marrëdhënia me biznesin Praktikat profesionale afatgjata Orientimi në karrierë Të diplomuarit në tregun e punës Gjithëpërfshirja dhe emancipimi gjinor Mundësi për nxënësin Thonë për ne… Partneritetet Bizneset partnere

3


Të dashur lexues! Kam kënaqësinë që në emër të stafit dhe partnerëve t’ju prezantoj, përmes këtij publikimi, shkollën profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë. Në shkollën “Kolin Gjoka” ne besojmë se një partneritet i ngushtë mes shkollës dhe aktorëve të ndryshëm të interesit, është garanci për t’iu siguruar kompetenca të plota nxënësve e për t’iu përshtatur më së miri nevojave të tregut rajonal të punës e më gjerë. Kjo broshurë informative ka si qëllim ndërgjegjësimin e publikut mbi çfarë shkolla “Kolin Gjoka” ofron për nxënësit e saj, dhe përmes tyre edhe për biznesin. Për ata që do të na kontaktojnë apo vizitojnë, do të jemi të lumtur t’iu tregojmë më shumë mbi shkollën dhe të diskutojmë si mund të punojmë së bashku për t’u ardhur sa më shumë në ndihmë të rinjve dhe bizneseve. Nëse je nxënës në një shkollë 9-vjeçare apo një prind, një drejtues apo mësues kujdestar i një shkolle 9-vjeçare, një menaxher në një kompani apo një specialist që ka pasion të transferojë eksperiencën tek të rinjtë, një anëtar i një dhome tregtie apo institucionesh të specializuara për zhvillimin e aftësive, një përfaqësues i shoqërisë civile apo një sipërmarrës i ri, ky informacion mund të jetë me vlerë për ty. Informacioni i dhënë është subjekt ndryshimesh gjatë vitit akademik. Në rast ndryshimesh, ato do të reflektohen në faqen e internetit të shkollës. Nëse keni nevojë për më shumë informacion mos hezitoni të na kontaktoni.

Bardh Dedgjonaj Drejtor

4


Të dashur lexues! D u k e q e n ë n j ë k o h ë s i s h t D re j t o r B o rd i i shkollës “Kolin Gjoka” dhe pronar i një biznesi, Agroturizmi “Mrizi i Zanave”, për mua ka shumë rëndësi marrëdhënia e shkollës me sektorin privat. Në këtë aspekt, mendoj se shkolla “Kolin Gjoka” ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Kjo shfaqet më së miri në situatën e punësimit të nxënësve: ende pa mbaruar shkollën, një numër i konsiderueshëm i tyre gjejnë punë. Gjithashtu, programi mësimor përpiqet t’i përshtatet nevojave të tregut. Një shembull për këtë është hapja e drejtimit “Teknologji Ushqimore” në vitin shkollor 2019-2020. Nga ana ime, nxis shpeshherë nisma që nxënësit e shkollës të njihen me bizneset, kulturën dhe prodhimet tipike të zonës, në mënyrë që ata të kenë një njohuri më të gjerë për tregun e punës e për vendin ku jetojnë. Kjo i përgatit të rinjtë për të ardhmen e tyre profesionale, e njëkohësisht hedh bazat për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit.

Altin Prenga Kryetar i Bordit Drejtues

5


SHKOLLA NË NUMRA

6

5 12 42 576 36% 145 87

drejtime

profile

mësues

nxënës, viti shkollor 2019-2020

vajza, viti shkollor 2019-2020

regjistrime, viti shkollor 2019-2020

biznese partnere


VIZIONI T’u krijojmë nxënësve tanë mundësi punësimi të shpejtë dhe të denjë, duke ofruar trajnime dhe kualifikime në përputhje me kërkesat e tregut.

MISIONI Shkolla jonë, me pasion dhe përkushtim, mundëson kualifikimin dhe integrimin e nxënësve në tregun e punës përmes metodave bashkëkohore mësimore, nxitjes së kreativitetit dhe bashkëpunimit me biznesin. Ne punojmë duke përshtatur aftësitë dhe talentin e nxënësve me kërkesat e komunitetit dhe të sektorit privat. 7


PRIORITETET STRATEGJIKE Prioriteti Strategjik 1:

Kualifikime të përditësuara 1. Kurrikulat shqyrtohen dhe përditësohen për çdo vit 2. Vlerësim i programeve dhe përmbajtjes mësimore 3. Proces mësimor i integruar me teknologjinë Prioriteti Strategjik 2:

Oferta arsimore tërheqëse për nxënësit e të dyja gjinive 1. Infrastrukturë bashkëkohore për të gjitha drejtimet 2. Rritja e regjistrimit të vajzave 3. Orientim dhe këshillim për karrierë 4. Certifikime ekstra kurrikulare 5. Zgjerimi i partneriteve për të gjitha drejtimet/profilet Prioriteti Strategjik 3:

Përmirësimi i të nxënit përmes punës me fokus praktikat profesionale 1. Forcim i bashkëpunimit mes mësuesit të praktikës dhe biznesit 2. Rritja e pjesëmarrjes së ekspertëve të biznesit për ofrimin e skemave graduale të zhvillimit të nxënësve 3. Përditësimi i njohurive për mësuesit e shkollës nga biznesi Prioriteti Strategjik 4:

Punësimi dhe vetëpunësimi i nxënësve 1. Orientim drejt punësimit dhe start-up 2. Ndërmjetësim për punësim shkollë/ biznes 3. Vlerësim i vazhdueshëm i tregut të punës dhe punësimit të nxënësve 8


OFERTA MËSIMORE Shkolla “Kolin Gjoka” ofron pesë drejtime:

• Ekonomi - Biznes • Hoteleri - Turizëm • Shërbim Social dhe Shëndetësor • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi • Teknologji Ushqimore

9


10


Ekonomi - Biznes Drejtimi “Ekonomi - Biznes” është i organizuar në 2 nivele, sipas strukturës 2+2.

NIVELI I PARË (2-vjeçar) Ofrohet formim i përgjithshëm profesional. Pas përfundimit të klasës së 11-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Ndihmës/e”.

NIVELI I TRETË (2-vjeçar) Ofrohen profilet: • Llogari • Tregti • Shërbime bankare • Sipërmarrje e agjencisë turistike • Sigurime Pas përfundimit të klasës së 13-të, nxënësi merr diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”.

Pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale, nxënësit e degës “Ekonomi - Biznes” do të jenë të përgatitur për të punuar si: • menaxher/e zyre; • punonjës/e në postë; • nënpunës/e i prokurimeve; • koordinator/e logjistike; • arkëtar/e; • llogaritar/e; • kontabilist/e; • agjent për shitjen e pronave; • agjent sigurimesh; • menaxher/e marketingu apo agjencie turistike, etj. 11


12


Hoteleri - Turizëm Në varësi të profilit që zgjedh nxënësi, drejtimi “Hoteleri - Turizëm” është i organizuar në 2 dhe 3 nivele, përkatësisht sipas strukturave 2+2 (profili “Shërbime të udhëtimit dhe turizmit”) dhe 2+1+1 (profilet “Kuzhinë - pastiçeri” dhe “Shërbime në hotel dhe restorant”).

Struktura 2+1+1 NIVELI I PARË (2-vjeçar)

NIVELI I DYTË (1-vjeçar)

NIVELI I TRETË (1-vjeçar)

Ofrohet formim i përgjithshëm profesional.

Ofrohen profilet: • Kuzhinë - pastiçeri • Shërbime në hotel dhe restorant • Recepsion • Guida turistike

Pas përfundimit të klasës së 13-të, nxënësi merr diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”.

Pas përfundimit të klasës së 11-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Ndihmës/e”.

Pas përfundimit të klasës së 12-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Punonjës/e i/e kualifikuar”.

Struktura 2+2 NIVELI I PARË (2-vjeçar) Ofrohet formim i përgjithshëm profesional. Pas përfundimit të klasës së 11-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Ndihmës/e”.

NIVELI I TRETË (2-vjeçar) Ofrohet profili: • Shërbime të udhëtimit dhe turizmit Pas përfundimit të klasës së 13-të, nxënësi merr diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”.

Pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale, nxënësit do të jenë të përgatitur për të punuar si: • kuzhinier/e; • menaxher/e restoranti apo hoteli;

• pastiçer/e; • agjent turistik, etj. 13


Shërbim Social dhe Shëndetësor Drejtimi “Shërbim Social dhe Shëndetësor” është i organizuar në 3 nivele, sipas strukturës 2+1+1. NIVELI I PARË (2-vjeçar) Ofrohet formim i përgjithshëm profesional. Pas përfundimit të klasës së 11-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Ndihmës/e”.

NIVELI I DYTË (1-vjeçar) Ofrohen profilet: • Animacion social • Shërbime kujdesi për fëmjë • Shërbime kujdesi për të moshuar Pas përfundimit të klasës së 12-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Punonjës/e i/e kualifikuar”.

NIVELI I TRETË (1-vjeçar) Pas përfundimit të klasës së 13-të, nxënësi merr diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”. Pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale, nxënësit e degës “Shërbim Social dhe Shëndetësor” do të jenë të përgatitur për të punuar si: • animator/e; • punonjës/e kujdesi social për të moshuar ose fëmijë ose për të rinjtë e komuniteteve me më pak mundësi, etj. 14


15


Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK) Drejtimi “TIK” është i organizuar në 2 nivele, sipas strukturës 2+2.

NIVELI I PARË (2-vjeçar) Ofrohet formim i përgjithshëm profesional. Pas përfundimit të klasës së 11-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Ndihmës/e”.

NIVELI I TRETË (2-vjeçar) Ofrohen profilet: • Mbështetje e përdoruesve të TIK • Rrjete të dhënash • Zhvillim website Pas përfundimit të klasës së 13-të, nxënësi merr diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”. Pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale, nxënësit do të jenë të përgatitur për të punuar si: • zhvillues/e faqesh web; • mirëmbajtës/e kompjuterash dhe rrjetesh kompjuterike, etj. 16


Teknologji Ushqimore Drejtimi “Teknologji Ushqimore” është i organizuar në 3 nivele, sipas strukturës 2+1+1. NIVELI I PARË (2-vjeçar)

NIVELI I DYTË (1-vjeçar)

NIVELI I TRETË 1-vjeçar)

Ofrohet formim i përgjithshëm profesional.

Ofrohen profilet: • Teknologji e përpunimit të qumështit • Teknologji e përpunimit të brumërave • Teknologji e përpunimit të pijeve • Teknologji e përpunimit të mishit dhe peshkut • Teknologji e përpunimit të frutave dhe perimeve

Pas përfundimit të klasës së 13-të, nxënësi merr diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”.

Pas përfundimit të klasës së 11-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Ndihmës/e”.

Pas përfundimit të klasës së 12-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Punonjës/e i/e kualifikuar”. Pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale, nxënësit e degës “Teknologji Ushqimore” do të jenë të përgatitur për të punuar si: • menaxher i mesëm në biznese prodhuese, përpunuese dhe tregtuese të produkteve ushqimore; • teknolog; • përgjegjës prodhimi, etj. 17


Nxënësit tanë i realizojnë praktikat profesionale në kompani partnere të shkollës. Nxënësit e degës “Shërbim Social dhe Shëndetësor” i realizojnë praktikat profesionale pranë institucioneve, si: Spitali Rajonal Lezhë, Shërbim Shëndetësor Parësor, Shërbimi Shëndetësor Spitalor (ambulanca), institucione të edukimit parashkollor, Qendra e Moshës së Tretë në Lezhë, etj. Shkolla “Kolin Gjoka” i përditëson programet mësimore në konsultim të afërt me bizneset.

Në shkollën “Kolin Gjoka” zhvillohen edhe kurse afatshkurtra në teori dhe praktikë nga Qendra e Formimit Profesional Shkodër dhe Zyra e Punës Lezhë, për:

• parukeri 18

• elektriçist

• hidraulik

• aftësi për jetën


INFRASTRUKTURA 5 klasa të mësimit të kombinuar

të pajisura me banka modulare, TV, tabelë, laptopë e tableta, ndriçim të përshtatshëm dhe kushte komode. Në këto klasa aplikohen metoda tërheqëse të mësimdhënies, si: lojëra, prezantime, punë me projekte, përdorim i platformave online etj.

2 laboratorë TIK me kompjutera të përshtatshëm, smart boards dhe

pajisje CISCO për profilin e rrjeteve kompjuterike, si dhe aksesorë të ndryshëm për qarqet e programueshëm.

1 bibliotekë e pajisur me laptopë, mobilje moderne dhe kushte komode. 1 zyrë ushtrimore

e pajisur me mobilje moderne dhe kompjutera me programet e nevojshme profesionale për simulimin e një mjedisi real të një kompanie të ndarë me departamente e funksione.

1 sallë për mësuesit me kushte moderne për zhvillimin e mbledhjeve të stafit dhe veprimtarisë ditore të mësuesve. Mjedisi digjital • Akses në platformën Mësovet.al, me kurse dhe materiale digjitale dhe interaktive në përmirësim të vazhdueshëm; • Rrjet pa kabllo (WiFi) me bandë të gjerë që mbulon të gjithë ambientet e shkollës; • Përdorim i platformës SMAP (Sistemi për Menaxhimin e Arsimit Profesional) për një menaxhim më efektiv të institucionit; • Akses në CISCO NetAcad me kurse online në rrjete kompjuterike për nxënësit dhe certifikim ndërkombëtar për mësuesit dhe nxënësit e drejtimit “TIK”; • Akses në kursori.org me kurse në gjuhë të ndryshme për programim.

19


Bordi Drejtues Këshilli i Mësuesve Komisioni i Shëndetit, Sigurisë, Mirëmbajtjes dhe Mjedisit Këshilli i Prindërve

Komisioni i Etikës Komisioni i Disiplinës

Qeveria e Nxënësve

Njësia e Zhvillimit

BORDI DREJTUES Përbërja • 2 përfaqësues nga biznese, ku njëri prej tyre është kryetar bordi; • 1 përfaqësues nga Këshilli i Qarkut; • 1 përfaqësues nga Zyra Rajonale e Punës; • 1 përfaqësues nga Zyra Vendore e Arsimit; • 1 mësues i shkollës, i zgjedhur me votë; • 1 nxënës i shkollës.

Funksionet • Cakton drejtimin e përgjithshëm strategjik; • Vendos mbi planifikimin e përgjithshëm dhe përdorimin e burimeve njerëzore, financiare dhe materialeve; • Mbështet aktivitetin e administrimit të shkollës.

20


21


KËSHILLI I MËSUESVE Përbërja

Funksionet

40 mësues të shkollës

• Zbaton aktet e legjislacionit arsimor dhe sugjeron përmirësime në drejtimin e shkollës; • Analizon periodikisht arritjet e nxënësve dhe këshillon ndryshime në veprimtarinë e shkollës për arritje më të larta;

KOMISIONI I ETIKËS Përbërja

Funksionet

• 3 mësues;

• Shqyrton ankesat e nxënësve, prindërve dhe punonjësve të institucionit ndaj shkeljes së normave të etikës e të sjelljes; • Dërgon rekomandime për Drejtorin, Kryetarin e Bordit dhe Kryetarin e Këshillit të Prindërve mbi masat përkatëse.

• 2 prindër; • 2 nxënës.

KOMISIONI I DISIPLINËS Përbërja

Funksionet

• Drejtori (kryetar);

Shqyrton marrjen e masave disiplinore ndaj nxënësve, mësuesve dhe nëndrejtorit pas kërkesës së Këshillit të Etikës, të drejtuesve të shkollës apo të mësuesve kujdestarë.

• Nëndrejtori; • 4 mësues të zgjedhur nga Këshilli i Mësuesve.

KËSHILLI I PRINDËRVE Përbërja 8 prindër të zgjedhur për të përfaqësuar të gjitha klasat.

Funksionet • Mbron dhe të promovon të drejtat e prindërve dhe të nxënësve; • Organizon prindërit që të shprehin pikëpamjet për cilësinë e shërbimit të shkollës; • Ndërmerr nisma lidhur me ndihmesën e prindërve për mbarëvajtjen e shkollës.

22


KOMISIONI I SHËNDETIT, SIGURISË, MIRËMBAJTJES DHE MJEDISIT Përbërja

Funksionet

• Nëndrejtori (kryetar);

Mbikqyr regullisht kushtet e ruajtjes së shëndetit në shkollë, higjienën e mjedisit, sigurinë e nxënësve dhe punonjësve dhe ruajtjen e mirëmbajtjen e mjediseve dhe pajisjeve.

• 2 mësues të zgjedhur nga Këshilli i Mësuesve; • 1 prind i zgjedhur nga Këshilli i Prindërve; • 2 nxënës të zgjedhur nga Qeveria e Nxënësve.

QEVERIA E NXËNËSVE Përbërja

Funksionet

• Nxënës të zgjedhur për të përfaqësuar secilën klasë.

• Mbron dhe promovon të drejtat e nxënësve; • Ndihmon në mbarëvajtjen e shkollës; • Përfaqëson nxënësit në marrëdhëniet me drejtorinë e shkollës, komunitetin dhe nxënësit e shkollave të tjera.

23


NJËSIA E ZHVILLIMIT Përbëhet nga mësues të shkollës që janë përgjegjës për funksionet:

Orientimi në karrierë

Marrëdhënia me biznesin

Marketingu dhe promovimi

Ky proces nis me orientimin e nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe përfundon në momentin kur nxënësi diplomohet apo certifikohet nga shkolla “Kolin Gjoka”.

Koordinatori i Marrëdhënieve me Biznesin është përgjegjës për identifikimin, krijimin dhe ndjekjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit me bizneset partnere. Falë këtij bashkëpunimi, nxënësit ndjekin praktika profesionale afatgjata.

Shkolla organizon ose merr pjesë në aktivitete të ndryshme gjatë gjithë vitit për informimin e publikut mbi ofertën e shkollës. Gjithashtu, shkolla ka faqen e saj web dhe është aktive në rrjete sociale.

Zhvillimi i vazhduar profesional i mësuesve

Zhvillimi i kurrikulës

Gjurmimi

Shkolla kujdeset që stafi pedagogjik të jetë në linjë me praktikat e mira pedagogjike dhe zhvillimet e fundit të industrisë, përmes trajnimeve nga industria, shkëmbimit të eksperiencave, konferencave, etj., sipas një plani të ndërtuar në bazë të nevojave. 24

Në mënyrë që programi mësimor t’u përshtatet nevojave të tregut të punës, shkolla u qendron pranë bizneseve për t’u informuar mbi nevojat e tyre dhe situatën e tregut. Në bazë të këtyre të dhënave, rishikohet programi aktual mësimor dhe propozohen programe të reja.

Shkolla anketon nxënësit e diplomuar/ certifikuar një vit pas përfundimit të shkollës, për të ndjekur situatën e tyre të punësimit. Synimi është njohja e zhvillimeve në tregun e punës, në mënyrë që oferta mësimore të jetë sa më e përshtatshme.


Zhvillimi i projekteve Përfaqësuesi i Njësisë së Zhvillimit që merret me zhvillimin e projekteve identifikon, krijon dhe ndjek marrëdhëniet me projekte kombëtare apo ndërkombëtare, me qëllim përmirësimin e ofertës së shkollës.

25


MËSIMDHËNIA Stafi pedagogjik i shkollës “Kolin Gjoka” kujdeset që nxënësve t'iu ofrohet një shërbim cilësor i mësimdhënies dhe një përvojë mësimore e orientuar nga tregu i punës, përmes: • zhvillimit të projekteve të të nxënit novatore e në funksion të komunitetit; • njohjes me teknologjinë e fundit në industri; • pjesëmarrjen në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, etj. • ditë të hapura në kompani; • praktikave profesionale afatgjata në kompani; • orë të hapura me profesionistë e përfaqësues biznesi. Ne integrojmë teknologjinë për një mësimdhënie cilësore, duke përdorur: • infrastrukturën e nevojshme dhe platformat online të mësimdhënies (CISCO NetAcad, MësoVET, Google Classroom); • materiale mësimore digjitale; • laboratorët TIK e klasat e mësimit të kombinuar. Mësuesit marrin trajnime nga industria: • CISCO NetAcad; • Marketing digjital; • Smart Home; • CAD (automatizim i dizenjimit dhe dokumentimit teknik); • Alfaweb; • Programim e krijim faqesh interneti, etj. Për të mbështetur mësimin e kombinuar dhe në distancë, mësuesit trajnohen sipas standardeve të kompanive zvicerane për: • cilësinë e mësimit në distancë; • hartimin e materialeve digjitale.

26


MARRËDHËNIA ME BIZNESIN Në funksion të realizimit të praktikave profesionale të nxënësve për një qasje sa më të hershme në tregun e punës, shkolla “Kolin Gjoka” bashkëpunon me 83 biznese në qarkun e Lezhës. Zgjerimi i partneritetit me bizneset në vite

9

Biznese Partnere

2017

41

Biznese Partnere

2018

87 Biznese Partnere

2020

Shkolla e formalizon marrëdhënien me biznesin përmes firmosjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi. Ekzistojnë këto fusha bashkëpunimi, nga të cilat palët mund të zgjedhin një ose disa:

1.

Praktika profesionale afatgjata

4.

Sponsorizime

2. 5.

Trajnim i mësuesve

Vlerësim i nxënësve

3. 6.

Përmirësim i kurrikulës

Orë të hapura dhe vizita në biznese

Më tej, firmoset një kontratë mes shkollës, biznesit dhe prindit, si dokument që ligjëron praktikën profesionale. 27


Përfitimet e nxënësit Aftësi profesionale të përmirësuara Eksperiencë pune Aftësi për jetën Para xhepi Performancë më e mirë në shkollë

Përfitimet e biznesit Punonjës të kualifikuar për të ardhmen Praktika profesionale produktive Përfshihet në rrjetin e bizneseve Kosto minimale për sigurimin e praktikantëve (0,3% të pagës minimale bruto ose 78 lekë në muaj) Investojnë për të ardhmen e biznesit

Për të mbështetur dhe ndjekur marrëdhëniet me bizneset, shkolla ka përcaktuar një koordinator, i cili është pjesë e stafit pedagogjik dhe i Njësisë së Zhvillimit. Roli i koordinatorit është të identifikojë e të koordinojë marrëdhëniet e shkollës me bizneset partnere, ashtu dhe me partnerët socialë në tërësi. Puna kryhet në bashkëpunim me stafin drejtues dhe mësuesit që ndjekin mbarëvajtjen e praktikave profesionale. Koordinatore e Marredhenieve me Bizneset: Valbona Çokaj Nr. kontakti: +355 69 62 65 552 28


“

Jam certifikuar si mentor në restorant ‘Rapsodia’ pas trajnimit të mbështetur nga projekti ‘Aftësi për Punë’, dhe vazhdimisht marr nxënës të shkollës ‘Kolin Gjoka’ si praktikantë. Për mua, puna me këta të rinj nuk është thjesht delegim detyrash. Unë dëshiroj që t’iu nxis pasionin për profesionin, duke i rritur shpirtërisht dhe profesionalisht. Të zhvillosh një brez profesional, do të thotë të ndihmosh veten por edhe të gjithë zonën. Do të thotë të rrisësh cilësinë e shërbimit dhe prurjet turistike në rajon.

”

Alfred Marku, pronar i restorant “Rapsodia”, Lezhë

29


PRAKTIKAT PROFESIONALE AFATGJATA Praktikantët tanë

2017 - 2018

2018 - 2019

%

%

31

68

Në klasë të 10-të, pas përzgjedhjes së drejtimit që do të ndjekin, nxënësit kryejnë teorinë dhe praktikën profesionale në mjediset (laboratorët) e shkollës. Në klasë të 11-të, nxënësit nisin procesin e aplikimit për praktika profesionale afatgjata në biznes. Gjatë këtij procesi, ata udhëzohen nga këshilluesit e karrierës për përgatitjen e CV-së, letrës së motivimit apo prezantimit përpara bizneseve. Në rast se nxënësi përzgjidhet nga një kompani si praktikant, pasi nënshkruhet një kontratë nga prindi, shkolla dhe kompania, ai/ajo është gati të nisë praktikën profesionale. Tashmë, kontratat e praktikave individuale janë afatgjata, të mirërregulluara nga Ligji i Arsimit Profesional dhe të mbështetura nga Kodi i Punës. Gjatë praktikave, nxënësit këshillohen dhe udhëhiqen nga instruktorë në shkollë e në biznes. Në klasën e 12-të ndodh profilizimi i drejtimit kryesor, ku nxënësi mund të risistemohet në një biznes, aktiviteti i së cilit përkon me programin mësimor. Me mbështetjen e projektit “Aftësi për Punë”, në qarkun e Lezhës janë trajnuar e certifikuar 11 përfaqësues biznesesh, tashmë mentorë në biznes të nxënësve tanë praktikantë. 30


Sipas legjislacionit në fuqi: • Oraret e zhvillimit të praktikës profesionale në biznes për nxënësit deri në moshën 18 vjeç nuk mund të jetë më shumë se 30 orë në javë dhe më shumë se 6 orë në ditë; • Për sigurimin e praktikantëve nga aksidentet në punë, kompanitë kanë një kosto prej 0,3% të pagës minimale bruto ose 78 lekë në muaj; • Praktikanti deklarohet në sistemin e tatimeve duke u regjistruar nga biznesi përkatësisht me kodin 0028 (shprehimisht: nxënës i shkollës së mesme apo të lar të që kr yen pr aktikën në biznes).

31


“

Praktika më ka ndihmuar të njoh nga afër procesin e menaxhimit të një biznesi, duke nisur nga plotësimi i dokumenteve, përdorimi i programeve për financën, mbajtja e invetarit, etj.

Eva Pjetri, Drejtimi “Hoteleri - Turizëm”

Burbuqe Mziu, Drejtimi “Ekonomi - Biznes”

”

“

Në praktikë kam vëzhguar nga afër rolin e mjekëve, infermierëve, psikologëve dhe punonjësve socialë. Kam mësuar shumë nga ndërveprimi dhe komunikimi mes tyre. Kam kuptuar gjithashtu se çdo profesion mund ta ushtrosh shkëlqyeshëm kur ke pasionin dhe dëshirën.

”

Kjara Kolbuçaj, Drejtimi “Shërbime dhe Shëndetësore”

32

“

Praktika profesionale më ka ndihmuar shumë, sepse kam mësuar sesi funksionon një agjenci turistike si dhe komunikimin me klientët.

Sociale

”

“

Bashkëpunimi që ka krijuar shkolla ‘Kolin Gjoka’ me biznesin është një hap gjigand përpara. Unë marr vazhdimisht nxënës nga kjo shkollë si praktikantë, ndërkohë që jam trajnuar e certifikuar si mentor në biznes me mbështetjen e projektit ‘Aftësi për Punë’. Këta të rinj që sapo kanë nisur qasjen me tregun e punës, kanë nevojë të orientohen e të rriten, por edhe të argëtohen gjatë procesit. Unë përpiqem që ta organizoj përvojën e praktikës në formë sa më të këndshme, në mënyrë që ata të ndihen të lirshëm e të vijnë me kënaqësi në ambientin e punës.

”

Marin Nikolla, Administrator i restorant “Ara”, Lezhë


ORIENTIMI NË KARRIERË Shkolla 9-vjeçare

Klasa e 11-të

Klasa e 13-të

Procesi i para-orientimit:

Në fund të klasës së 11të, nxënësi këshillohet nga Koordinatori i Orientimit në Karrierë në Njësinë e Zhvillimit dhe mentori në biznes mbi profilin që do të ndjekë në bazë të aftësive dhe prirjeve që ai shfaq.

Këshillimi nga Koordinatori i Orientimit në Karrierë në Njësinë e Zhvillimit dhe mentori në biznes vazhdon deri në momentin kur nxënësi përfundon shkollën dhe është gati të punësohet.

• Vizita orientuese në shkollat 9-vjeçare të qarkut të Lezhës; • “Ditët e hapura” me nxënës të shkollave 9-vjeçare, prindër, biznese dhe institucione.

Klasa e 10-të

Klasa e 12-të

1. “Orët e orientimit” në fillim të klasës së 10-të: nxënësi zgjedh drejtimin.

Shkolla bën rishpërndarjen e nxënësve në biznese sipas profileve dhe vendeve të lira të praktikave, kërkesës së nxënësve dhe përshtatshmërisë me bizneset.

2. Orientimi për përzgjedhjen e biznesit dhe përgatitjen e aplikimit për praktikën profesionale (p.sh. hartimin e CV-së dhe letrës së motivimit). 3. “Ditët e orientimit” nga instruktori në biznes. Gjatë kohëzgjatjes së praktikës, nxënësi këshillohet nga mentori në biznes dhe Koordinatori i Orientimit në Karrierë në Njësinë e Zhvillimit.

33


34


TË DIPLOMUARIT NË TREGUN E PUNËS Në shkollën “Kolin Gjoka”, i japim rëndësi të veçantë njohjes së situatës së tregut të punës, në mënyrë që oferta mësimore të jetë e përshtatshme dhe në përputhje me kërkesat e tregut. Për këtë arsye, i ndjekim nxënësit e diplomuar apo certifikuar nga shkolla një vit pas diplomimit apo certifikimit të tyre. Gjatë këtij procesi të emërtuar “gjurmim”, nxënësi pyetet lidhur me kalimin e tij nga institucioni arsimor në tregun e punës, kushtet e punës, përputhjen midis programit mësimor që ka përfunduar dhe punës, si dhe vlerësimin në retrospektivë të shkollës, nisur nga kërkesat e tregut të punës. Të dhënat analizohen nga Koordinatori për Gjurmimin pranë Njësisë së Zhvillimit, dhe në bazë të kësaj analize shkolla e përshtat programin mësimor me tregun e punës.

FAZA E PARAGJURMIMIT

FAZA E GJURMIMIT

Aktivitete ndërgjegjësuese mbi procesin

Plotësimi i anketës së gjurmimit përmes pyetësorit online

Plotësimi i anketës së para-gjurmimit me maturantët 1 muaj para diplomimit për të përditësuar databazën e kontakteve ÇDO MUAJ MAJ

PËRDORIMI I TË DHËNAVE NË VAZHDIM

Kontaktimi i vazhdueshëm i të diplomuarve për të siguruar një nivel të lartë të përgjigjeve ÇDO MUAJ QERSHOR

35


GJITHËPËRFSHIRJA DHE EMANCIPIMI GJINOR Bursat e studimit Mund të përfitojnë bursa nxënësit: • nga familje me vështirësi ekonomike dhe/ose me probleme sociale; • të cilëve u mungon njëri prind; • që gjatë studimeve arrijnë një mesatare mbi 9; • pjesë e komunitetit rom ose egjyptian. Këta nxënës mund të përfitojnë vlerë monetare ose qëndrimin falas në ambientet e konviktit. I cili ndodhet pranë shkollës. Shkolla ofron edhe rimbursimin e teksteve mësimore për nxënësit në nevojë.

36


Gjithëpërfshirja Për të parandaluar braktisjen, shkolla “Kolin Gjoka” përpiqet të krijojë një atmosferë pozitive në shkollë me vëmendjen tek nevojat e nxënësve, klasat e këndshme, mësimi tërheqës, mjediset e pushimit dhe aktivitetet e ndryshme. Të rinjve u ofrohet një mbështetje individuale nga Koordinatori për Parandalimin e Braktisjes, mësuesit kujdestarë, psikologu dhe administrata e shkollës. Ata i vendosin theks të veçantë krijimit të një raporti të besueshëm dhe personal me nxënësin apo nxënësen. Ne besojmë që çdo vajzë e djalë duhet të ndjekë talentin dhe ëndrrat e veta profesionale, duke mos u penguar nga paragjykimet gjinore. Për këtë, në shkollën tonë kemi një Koordinator për Çështjet Gjinore që realizon këto aktivitete: • veprimtari promovuese me fokus rritjen e numrit të vajzave në shkollë; • këshillimin dhe ndërgjegjësimin e mësuesve mbi sjellje që përforcojnë stereotipet gjinore; • zhvillimin dhe përhapjen e orëve interaktive edukative në shkollë me tematikë barazinë gjinore; • pjesëmarrjen e vajzave të shkollës në aktivitete, si: Samiti i Vajzave në Shqipëri, konkursi “Digital Girl of the Year”, promovimi i vajzave në arsimin profesional etj.; • konkursin e eseve mbi barazinë gjinore në rrjetet sociale.

“Shkolla ka hedhur hapa të konsiderueshëm drejt rritjes së numrit të vajzave në shkollë. Orët kushtuar barazisë gjinore janë bërë tashmë pjesë e programeve mësimore. Gjithashtu, janë organizuar orë të hapura edukative me tematikë barazinë gjinore. Kemi zhvilluar trajnimin me temë ‘Përdorimi i Photoshop’ me vajzat e klasave të 9-ta, ku koordinatorët e trajnimeve ishin nxënës të shkollës sonë. Është një kënaqësi të shohësh se si është shtuar numri i vajzave në drejtimin ‘TIK’.” Lindita Gjoka, Mësuese, përfaqësuese e Orientimit për Karrierën në Njësinë e Zhvillimit dhe Koordinatore për Çështjet Gjinore

37


MUNDËSI PËR NXËNËSIN Shkolla “Kolin Gjoka” organizon një sërë aktivitetesh jashtëshkollore gjatë gjithë vitit. Që në javën e parë të shkollës, nxënësit angazhohen në aktivitete për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe me stafin mësimor. Gjatë kësaj jave organizohen lojëra, ndahen përvoja të shkollës dhe praktikës së punës nga nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta, prezantohet Njësia e Zhvillimit dhe organizohen vizita në biznese. Gjatë vitit shkollor, nxënësit e shkollës “Kolin Gjoka” kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, ku kanë fituar medalje e çmime të shumta. Disa nga këto aktivitete janë: • Konkursi ndërkombëtar i gastronomisë “Pearl of the Sea”, Kroaci; • Konferenca/bootcamp “Startup Live”, Tiranë; • Konkursi ndërkombëtar i gastronomisë “Grand Gourmet”, Kroaci; • Konkursi kombëtar për ide biznesi "Yea" në Shkoder, etj. Ne mbështesim talentet e reja, qofshin në fushën e sportit, poezisë, këngës apo vallëzimit. Çdo vit shkollor organizojmë kampionate futbolli, volejbolli etj. me shkollat e tjera të mesme të qytetit të Lezhës. Gjithashtu, organizojmë shfaqje me poezi, këngë e valle, ku nxënësit tanë kanë mundësi të zhvillojnë e shfaqin aftësitë e talentet e tyre, të argëtohen e të ndërveprojnë. 38


39


THONË PËR NE... “Jam diplomuar në vitin 2008 nga shkolla ‘Kolin Gjoka’, dega ‘Bankë Sigurime’ që ofrohej në atë kohë. Në vitin 2012, nisa punë në Zyrën e Tatim Taksave pranë ish-Komunës së Shëngjinit dhe njëkohësisht ndoqa fakultetin në degën ‘Financë - Administrim Publik’ në Universitetin e Vlorës. Disa vite më pas, u zgjodha Drejtor i Legalizimeve për Qarkun Lezhë, e ndërkohë punoj si Drejtor i Drejtorisë Vendore në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Ndihem shumë krenar që kam qenë nxënës i shkollës ‘Kolin Gjoka’. Përveç përgatitjes së përgjithshme, kam mësuar si funksionon biznesi dhe kam fituar guxim e besim në vete falë praktikave profesionale.” Aris Mema ish-nxënës, Drejtor i Drejtorisë Vendore, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ••• “Pasi u diplomova në drejtimin ‘TIK’ nga shkolla ‘Kolin Gjoka’ në 2014, vazhdova universitetin në Shkodër në degën ‘Informatikë’. Tani po ndjek një master në Universitetin e Tiranës, dega ‘Informatikë e Aplikuar’, ndërkohë që kam një biznes servisi kompjuterash. Faktikisht, frymëzimin për të pasur aktivitetin tim, e kam marrë vitet e shkollës së mesme. Falë lëndës ‘Menaxhim biznesi’ që kam ndjekur gjatë vitit të dytë në shkollën ‘Kolin Gjoka’, kam mësuar shumë dhe jam nxitur që të nis këtë sipërmarrje ku kam pasur mjaft sukses.” Ditjon Celami ish-nxënës, pronar i “Computer Service System” ••• “U diplomova nga shkolla ‘Kolin Gjoka’ në drejtimin ‘Ekonomi - Biznes’, viti 2009. Pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale, punova disa vite si operatore në Western Union, derisa vendosa të nis aktivitetin tim. I jam mirënjohëse shkollës, pasi atje kam marrë parimet bazë për karrierën time, dhe sot bashkëpunoj me të duke marrë nxënës praktikantë.” Marsida Nikolli ish-nxënëse, pronare e agjencisë turistike “Rikardo 2011” 40


“U diplomova në degën ‘Ekonomi - Turizëm’ nga shkolla ‘Kolin Gjoka’ në 2008. Që nga periudha kur kam qenë unë nxënëse, shkolla ka pësuar ndryshime të jashtëzakonshme. Imazhi i shkollës, infrastruktura, ambienti, janë përmirësuar shumë. Tashmë shkolla ka marrëdhënie bashëpunimi me bizneset, ku nxënësit zhvillojnë praktika profesionale afatgjata që konsiderohet si eksperiencë pune. Stafi është shumë bashkëpunues dhe serioz. Jam vërtet e kënaqur që po kontribuoj në edukimin e brezave të rinj që do të dalin nga kjo shkollë.” Adriana Prenga Mësuese, dega “Hoteleri - Turizëm” ••• “Praktikantët që kemi marrë nga shkolla ‘Kolin Gjoka’, kanë qenë një ndihmë e madhe për ne. Më pëlqen shumë dëshira e këtyre të rinjve për të mësuar dhe për t’u përshtatur me proceset e punës. Disa prej tyre i kemi punësuar edhe gjatë verës, dhe mund të them që kanë qenë të çmuar për ne.” Vera Deda Administratore, kompleksi “Koral”, Lezhë

41


PARTNERITETE • Projekti “Aftësi për Punë”, Swisscontact • Projekti "Mobiliteach - In-depth sectoral specialisation of VET teachers”, Erasmus+ • Projekti “Al-Tour”, KulturKontakt Austria • Projekti “IRMA”, Terre des Hommes • Projekti “Through VET”, New Vision

Shkolla Profesionale “Kolin Gjoka”

• Projekti “Yes”, H.A.N.A. • Projekti “Open ICT Education for Youth Employment”, Open Data Kosovo • Instituti Shqiptar i Shkencave • Albanian Institute for International Studies (AIIS) • European Center for Minority Issues in Kosovo (ECMI Kosovo) • Rrjeti Rinor Lezhë “LYONET”, UNDP • Bashkia Lezhë • Spitali Rajonal Lezhë • Drejtoria e Shëndetit Publik Lezhë • Drejtoria Rajonale e Punës Lezhë • Qendra e Formimit Profesional Shkodër

42


BIZNESET PARTNERE

Hotel "Domus" Hotel "Bianco Trade" Hotel "Liss 2" Hotel "Presidenti" Hotel "Trevi"Prince" Hotel "Jolly" Hotel “Vila Vitoria” Hotel "Ambasador" Hotel "Frojd" Hotel-restorant "Twin Towers" Restorant "Goga" Restorant "Ara" Restorant "Trëndafili Mistik" Restorant "Peshkatari" Restorant "Syni i Zi" Restorant "Tradita e Vjetër" Restorant "Bezhi" Restorant "Detari" Restorant "Grande Stella" Restorant "Bujtina e Gjelit" Restorant "Grepi i Artë" Restorant "Hylli i Dritës" Restorant "Giardino della Pace"

Restorant-Piceri "El Passo" Piceri "Marku" Piceri "Pizza Park" Bar-restorant "Aragosta" Bar-restorant "Arba" Bar-restorant "Kristi" Bar "Serrani" Bar "Obelisku" Adriatic Resort Taverna "Envi" Vila Veneto Piceri "Amadeus" Ndreucom Computer System NetSysCom Mobileri dhe elektroshtepiake "Suli" Pylaj 90 Noka-Color Dyqan elektronike "Erlis Marku" Materiale ndërtimi Ishull-Lezhë Zyrë kontabiliteti "Doda" Zyrë kontabiliteti "Aleks Jaku" Aleksandra Plast Dukati Electronics

Antag Resort Meridian Catering Kompleksi "Ermiri Palace" Coral Restorant Pastiçeri "Mimoza" Mali sh.p.k. Kompleksi "Sebastiano" Ishulli i Peshkatarëve Dentem Gjeo-Vjosa Big Media Tech 360 Ulaj Reklama Mobileri "Gjeci sh.p.k." Computer Shop Net Center Servis "Re-Start" Prodhime brumi "Kallmet" Përpunim frutash "Amarildo sh.p.k." Përpunim mishi "Nela sh.p.k." Agjenci turistike "Dena Travel" Dyqan "Fashion EM"

43


KONTAKT

44

Adresa:

“Besëlidhja”, Rr. “Kosova”, Lezhë

Tel:

+355 68 25 77 245

Email:

kolin_gjokalezhe@yahoo.com

Web:

www.kolingjoka.edu.al

Facebook:

Shkolla Profesionale “Kolin Gjoka”

Instagram:

shkolla.kolin.gjoka


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Shkolla "Kolin Gjoka": Një broshurë informuese by skillsforjob1 - Issuu